Gazeta Sheshi - Numri 24

Page 1

3 1 t e t o r - 1 3 n ë n t o r 2 0 1 4 , e p ë r d y j a v s h m e e R a j o n i t t ë G j i l a n i t , n r. 2 4

113%

28.838 tiketa gjobe për 9 muaj, policia në hall për të arritur qëllimin!

më shumë gjoba për 2015. Komuna rrit kërkesën për të hyra nga gjobat nga 150.000₧ në 320.000₧ Faqe 10

Fshati Shurdhan, vendstrehim i refugjatëve nga shtetet arabe

Ambulanta në Verbicë me objekt modern por pa mjek

Shqiptarët në Beograd

Banorët e fshatit Shurdhan po ndihen të rrezikuar sepse që disa vjet me radhë po takohen me vizitorë të papritur në fshatin e tyre. Sipas banorëve, ish-Kombinati Bujqësor, që ndodhet pranë shkollës fillore “Bajram Curri”, objekt ky i rrënuar dhe pa përkujdesje, po shfrytëzohet si strehë e refugjateve nga Afaganistani, Siria dhe vendet e tjera. Banorët tregojnë se këta persona shumë shpesh e kanë përdorur edhe autobusin e fshatit për qarkullim, gjë që, sipas tyre, paraqet rrezik për nxënësit dhe banorët e fshatit. Pozita e mirë gjeografike e këtij fshati dhe mungesa e demakarcionit të kufijve me shtetet përreth, me Serbinë dhe Maqedoninë, ka bërë që terreni të jetë i lehtë për t’u futur në territorin e Kosovës. Sipas banorëve të fshatit, që nga paslufta kjo rrugë është shfrytëzuar për kontrabandë edhe me cigare dhe barna, sidomos nga Serbia.

Shemsedin Xhemaljit nga fshati Verbisë e Zhegovcit i duhet të bëjë 23 kilometra rrugë për të ardhur në Gjilan vetëm për të marrë ndihmën e parë. Edhe pse objekti i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat është ndërtuar këtë vit dhe ka kushte shumë të mira, ai është pothuajse i pashfryetëzueshëm, ngase aty punon një teknik dhe atë vetëm gjatë ditës së mërkurë, bile as këtë ditë nuk vjen rregullisht. Ambulanta ndodhet shumë afër shkollës fillore të këtij fshati. “Kemi një teknik e edhe ai bile është nga fshati Bresalc. Në fshat ka teknikë por ata nuk janë punësuar këtu, ndërsa tekniku që e kemi vinte çdo të mërkurë por tani nuk po vjen më”, i ka thënë gazetës Sheshi, Xhemajli. Problem tjetër për këta banorë, sidomos për zyrtarin e Gjendjes Civile, Islam Rashiti, është fakti se ai, si zyrtar i gjendjes civile, shfrytëzon një dhomë në objektin e Ambulantës si zyrë të tijën.

Në dhjetor të vitit 1900, në Beograd, filloi të botohet gazeta dyjavore "Bratimstvo" (Vëllazërimi) emërtimi i së cilës ishte i shkruar edhe në gjuhën shqipe me shkrimin cirilik. Pronar i gazetës ishte Aleksa Bogosavleviq - Berisha ishte me origjinë nga vëllazëria Berisha. Gjer sa ai ka qenë pronar, gjatë vitit të parë të botimit të kësaj gazete u botuan artikuj edhe në gjuhën shqipe (me shkrim cirilik). Prej vitit 1902 deri 1906 është botuar edhe gazeta "Albania" në gjuhën serbe me alfabetin cirilik dhe në gjuhën shqipe në alfabetin latin, në dialektin gegë). Kohë pas kohe është shkruar edhe në gjuhën frënge, rumune dhe italiane. Në kopertinë shkruante në gjuhën shqipe "Shipja e shkiptarëvet" (Shqipëria e shqiptarëve). Gazeta përpiqej për pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithsej u shtyp në 44 numra. Pronar i saj ka qenë Jashar Erebara. Redaksia e kësaj gazete në atë kohë ishte si qendër kulturore e shqiptarëve të Beogradit.

Faqe 4

Faqe 6

Fejton (4)

Faqe 12


Këtë numër në

Lajme shkurt, 31 tetor- 13 nëntor, 2014 GJILAN

Në mes të tjerash mund të lexoni: Anketë: Studentët e UPGJ-së të kënaqur me kushtet, i kushtojnë edhe poezi Universitetit, faqe 3 Shkolla montazh në Shurdhan rrezik për nxënësit, faqe 4 Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, me shumë funksione, faqe 5 Ambulanta në Verbicë me objekt modern por pa mjek, faqe 6 Infermierët e Spitalit Regjional po trajnohen që nga viti 2005, faqe 6 Ramadan Kryeziu, që nga viti 1971, ka dhuruar 12 litra gjak, faqe 7 Morgu i qytetit pa mjek ligjor dhe patolog, faqe 8

Berisha:Mungesa e të dhënave kadastrale pengesë për punë normale, faqe 10 Fshatrat më larg qytetit do të paguajnë më shumë tatim!, faqe 11 Neshat Rexhepi, i vetmi tifoz në Beograd nga Gjilani, faqe 31 Kur politika i “fut hundët” në sport, faqe 31

Gazeta "Sheshi" është gazetë e përdyjavshme e Rajonit të Anamoravës, me mbulueshmëri në komunat Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobëdë Gazeta shpërndahet falas. Gazetën Sheshi më së lehti e gjeni në këto pika: Nëpër kioska në Gjilan Bibliotekën e qytetit Institucionet komunale Nëpër marketet: Meridian, Qendër / Gavran ETC Viva Fresh Store Samsung Andi Market Aroma, Gavran Markete të tjera Kafenetë: Boka Tribeca Intro Papak Kristal Sky Bar 2000 Park Caffe Palace Taboo Cabana Koha Dab Home made Pizza Në institucionet e komunave Viti, Kamenicë, Novobërdë, markete, dhe kioska.

Pronar dhe Botues: Sheshi PR & Marketing Kryeredaktore: Besarta Maliqi, b.maliqi @sheshionline.com, Politikë dhe ekonomi: Besarta Maliqi, b.maliqi@sheshionline. com, Teknologji: Prarim Hoxha, prarim.hoxha@boshti.com, Sport: Valon Rashiti, v.rashiti@sheshionline.com, Elife Sherifi, e.sherifi@sheshionline.com, Dizajni Grafik: Shpat Krasniqi, sh.krasniqi@sheshionline.com, Marketing: marketing@sheshionline.com, Tel dhe email: redaksia@sheshionline.com , 045 506 411 | Bulevardi i Pavarësisë, pa nr, Gjilan, Kosovë

Në përfundim projektiti i kanalizimit atmosferik të lumit “Baja” Qytetarët e lagjes “Dheu i Bardhë”, brenda pak kohësh më nuk do të përballen me problemet e vërshimeve që ka shkaktuar lumi “Baja” ngase Komuna e Gjilanit është në përfundim të projektit të ndërtimit të kanalizimit atmosferik. “Ky është njëri nga projektet e rëndësishme infrastrukturore të Komunës së Gjilanit në rregullimin e shtratit, përkatësisht kanalizimi atmosferik të lumit “Baja” që ka qenë zonë shumë problematike, posaçërisht kur ka të reshura dhe gjatë dimrit, dhe me këtë punë që është duke u bërë, kjo pjesë e qytetit do të jetë definitivisht e stabilizuar dhe nuk do të jetë e rrezikuar më nga ujërat e tepërta të “Bajës” dhe nga të reshurat që këtë vit i kemi pasur me bollëk”, ka thënë me këtë rast drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri. Projekti ka një gjatësi prej 480 metrash vlera e të cilit është 132 mijë euro, që nis prej rrugës “Abdullah Presheva” për të vazhduar deri tek burimi i lumit “Baja”. Komuna e Gjilanit dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshje për të luftuar korrupsionin Është nënshkruar marrëveshja për të luftuar korrupsionin në mes të Komunës së Gjilanit dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). “Ky program është në interes të qytetarit sepse në kohën kur problemi kryesor del të jetë sundimi i ligjit dhe lufta kundër çdo forme të korrupsionit na ndihmon shumë kjo marrëveshje e mirëkuptimit ta mbështes Gjilanin me kapacitete, politika dhe angazhime konkrete në mënyrë që të parandalon çdo korrupsioni i cili është bërë problemi kryesor dhe sëmundja

kryesore e shoqërisë sonë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri. Nga ana e tij, përfaqësuesi i UNDP-së Rusell u zotua se do të punojë ngushtë me Komunën e Gjilanit për zbatimin e aktiviteteve të ndryshme që pritet të kenë ndikim pozitiv në fuqizimin e kapaciteteve të Komunës për të identifikuar dhe parandaluar korrupsionin në departamentet e zgjedhura. Rotary Klubi në Gjilan, mik dhe mbështetës i vërtetë i shëndetësisë gjilanase Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan ka pranuar një donacion simbolik me 21 tension-metra, nga Klubi Rotary në Gjilan, që ndikon në lehtësimin e punës në shëndetësinë primare dhe ndihmën e pacientëve në përgjithësi. Me këtë rast drejtori i QKMFsë në Gjilan Fejzulla Berisha, ka falënderuar Klubin Rotary për këtë donacion dhe disa donacione të tjera, duke potencuar se kjo është një mbështetje për të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në kuadër të QKMF–së. Ndërsa kryetari i Klubit Rotary në Gjilan, Vehbi Salihu ka thënë se është një ditë e madhe për rotarianët e gjithë botës, e poashtu edhe për neve këtu në Gjilan, sepse në 1985 ka filluar edhe lufta kundër sëmundjes më të madhe në historinë e njerëzimit e ajo ishte sëmundja e Polios, andaj në shënim të kësaj dite ne simbolikisht po ndajm sot këtë donacion për QKMF – në.

KAMENICË U mbajt takimi me Këshillin Komunal Për Siguri Në Bashkësi Është mbajtur mbledhja e radhës së KKSB-së. Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, FSK-së, shoqëria civile si dhe drejtorët e kompanive privatë që ushtrojnë punën në këtë veprimtari pune.

Kryetari i komunës Begzad Sinani përshëndeti të pranishmit për përgjigjen në këtë takim dhe njoftoi të pranishmit për pikën kryesore të kti takimi i cili ishte rreth gjendjes së jo të mirë të seperacinove të zhavorrit që janë në komunën tonë. Ai me keqardhje u shpreh se bllokimi i punimeve të kompanive të ndryshme në komunë nuk janë funksionale si pasoj e mungesës së dokumentacionit për shfrytëzimin dhe seperimin e zhavorrit nga ana e kompanive. Në këtë mbledhje edhe përfaqësuesit e kompanive ishin të një zëri se ju është ndaluar puna nga ana e Policisë së Kosovës për të puna lirshëm, pasi që në gjithë komunat tjera i është lejuar të punojnë vetëm në komunën tonë nuk punohet. Sipas këtyre kompani problem kryesor për mos marrjen e licencave për seperim është gjendja momentale e qeverisë ku nuk mundë të lëshojnë leje për këto ndërmarrje.Kryetari Sinani inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës në Petrit

VITI Komuna e Vitisë përfituese e projektit ndërkufitar Komuna e Vitisë së bashku me atë të Likovës së Maqedonisë janë përfitues të një projekti në vlerë prej 450 mijë euro i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe atë në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar . Kontratën e këtij projekti e ka nënshkruar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti . Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të kësaj kontrate theksoi se kjo komunë gjatë këtij viti ka përfituar edhe dy projekte të tjera nga KE.” Gjatë këtij viti kemi përfituar edhe dy projekte të tjera nga Komisioni si ajo për rivitalizimin e parkut në Viti i cili ka filluar muaj me parë dhe në të janë angazhuar mbi 40 punëtor nga Komuna jonë. Poashtu, jemi edhe përfitues të një projekti për renovimin e Shtëpisë së

Kulturës në Viti. Dua ta falënderoj Komisionin Evropian i cili ka konfirmuar se komuna jonë është përfituese e projektit ndërkufitar bashkë me atë të Likovës”, u shpreh Haliti. Kryetari Haliti ka thënë se vetëm investimet nga KE në Viti kapin vlerën e afro 1 milion euro. Për ndryshe projekti i fundit të cilën e ka përfituar Komuna e Vitisë në kuadër të projekti ndërkufitar ka të bëjë në fushën e Kulturës. Ndërkaq Vitia dhe Likova kanë përfituar një grant të përbashkët rreth 450 mijë euro. Ndërsa vetë komunat do të bashkëfinancojnë në këtë projekt më mbi 30 mijë euro. Për ndryshe ky projekt pritet të filloj gjatë këtij viti si dhe do të vazhdoj në vitin në vijim.

PRISHTINË Doganës së Kosovës, 702 milionë euro për 9 muaj Duke vazhduar performancën e mirë në grumbullimin e të hyrave, Dogana e Kosovës sipas raportit të fundit financiar ka tejkaluar nivelin rekord në mbledhjen e të hyrave pasi deri më sot ka mbledhur 702.6 milion euro. Nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milion euro të mbledhura. Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak tregon rritje prej afër 30 milion euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milion euro, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës. Dogana e atribuon performancën më të mirë tek disa faktorë kyç siç janë, reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit. Dogana pret që deri në fund të këtij viti të arrijë mbi 900 milion euro të hyra që paraqesin shifrën në të lart të mbledhur ndonjëherë që nga themelimi i doganës. Me këtë rast


sheshi

Anketë

31 tetor - 13 nëntor

3

N'SHESH

Studentët e UPGJ-së të kënaqur me kushtet, i kushtojnë edhe poezi Universitetit Nga: Floriana Surdulli Themelimi i Universitetit Publik të Gjilanit është vlerësuar si ngjarje shumë e rëndësishme për qytetarët e Komunës së Gjilanit, rajonit të Anamoravës, si dhe të Luginës së Preshevës. Sipas rezultateve nga Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës në vitin 2011, në Anamoravë jetojnë rreth 170.000 banorë. Ndërsa, në Luginën e Preshevës e cila përfshinë Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës jetojnë rreth 57,800 banorë të nacionalitetit Shqiptarë. Prandaj, Universiteti i Gjilanit ka si objektivë primar që të tërheqë studentët potencial nga këto treva për shkak të afërsisë gjeografike dhe kostos më të lirë të jetesës që ofron Gjilani në krahasim me Prishtinën. Universiteti Publik i Gjilanit përbëhet prej tre njësive akademike: Fakulteti i Edukimit Fakulteti Juridik Fakulteti Ekonomik. Të gjitha Fakultetet ofrojnë studime të rregullta të nivelit bachelor në përputhje me dispozitat e statutit të Universitetit. Mirëpo, zanafillat e para të arsimit të lartë datojnë qysh në vitin 1966 me hapjen e një paralele të fakultetit Juridik të Prishtinës si dhe me hapjen e degës në Gjilan të shkollës së lartë

pedagogjike të Prishtinës një vit më vonë. Me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), më datë 9 shtator 2002 u themelua Fakulteti i Edukimit më qendër në Prishtinë dhe degët e saj në Gjilan, Prizren dhe Gjakovë. Pas konsolidimit të procesit arsimor gjatë këtyre viteve, Universiteti Gjilanit (UGJ) është themeluar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi themelimin e Universiteteve Publike më datë 6 mars 2013, të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës më datë 31 maj 2013. Gazeta “SHESHI”, ka realizuar një anketë me student të UPGJ-së, të anketuarut janë shprehur të kënaqur me kushtet që u ofron universitetit por edhe me profesorët, mirëpo ka edhe prej atyre që i kanë thënë gazetës se nuk janë të kënaqur me kushtet në përgjithësi, e këta të fundit nuk kanë dashur që tu përmendet emir nga frika se mund të ju hakmerren profesorët. Në një nga shumë grupet e shumta të studentëve në rrjetin social Facebook, ku studentët postojnë informata dhe komunikojnë me njëri tjetrin, një nga studentët ka parodizuar me antë të një poezie, të cilën mund ta lexoni, mirëpo për shkak të ruajtjes së privatësisë nuk është publikuar emir i studentit që ka shkruar këtë parodi.

Në fakultet kom nis me shku Shkoj për qef jo me msu Rri mendoj në mendjen time Çka të bëjë me provime Shkoj në provime unë si trim Me kujdes shkruaj emrin tim Fleta e bardh për bukuri Dal nga salla si zotni I jap dorën profesorit Jo prej qefi po prej zori Profesorë ti qofsh bekue Qysh i bohet me kalu Profesori anash sheh Eh mi thot dy llafe në vesh Me kalu është shumë vështirë Po unë jom njeri i mirë Nëse don me kalue Naj 50-she ma len mu

Manushaqe Latifi, viti i parë, Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet Kushtet në universitet janë relativisht të mira, edhe profesorët janë shumë të mire, ndonëse është ende fillimi për të gjykuar, mirëpo deri më tani jemi shumë të kënaqur duke marrë parasysh edhe numrin e madh të studentëve në këtë vit akademik. Ka bibliotekë në universitet, unë personalisht e shfrytëzoj biblotekën e qytetit, mirëpo pse jo të shfytëzojmë edhe atë të universitetit. Nuk mundem me thanë që është nxehtë, për momentin nxemjet nuk janë në funksion edhe pse koha është ftohur mjaft, por nxehtësia po krijohet nga numri i madh i studentëve nëpër salla të ligjëratave. Administrata është mjaft efikase, çdo herë që ne kemi nevojë janë në gjendje të na shërbejnë saktë dhe shpejt.

Dardan Haziri, viti i parë, Fakulteti Ekonomik Numri i stërngarkuar i studentëve e pamundëson që të ketë apo që të mbahet një mësim cilësor. Sa i përket profesorëve, në përgjithësi janë shumë të mirë. Po, bibilotekë ka, por të them të drejtën unë për vete nuk e shfrytëzoj. Administrata është mjaft efikase, çdo herë kur ne kemi nevojë na ofrojnë shërbime të shpejta.


4

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

Fshati Shurdhan, vendstrehim i refugjatëve nga shtetet arabe Nga: Valon Rashiti

Mejdi Mehmeti, punëtor teknik i shkollës fillore “Bajram Curri” të këtij fshati në Grykën e Karadakut, tregon për gazetën Sheshi se si i kishte parë imigrantët nga shtetet arabe në objektin e ish-Kombinatit Bujqësor. “Zakonisht e filloj punën herët në mëngjes, dikur rreth orës gjashtë, sepse detyra ime është me pastru objektin brenda shkollës dhe me e përgatitë për nxënësit. Rastësisht e kam ndëgjuar një përshpëritje dhe disa zhurma të vogla në objektin e rrënuar të ish-Kombinatit Bujqësor i cili gjendet përballë shkollës tonë, dhe i kam parë disa njerëz të panjoftur dhe me mjekra”, ka thënë Mehmeti. Sipas, Mehmetit, kanë qenë shtatë burra që dalloheshin lehtë nga pamja që janë nga shtetet arabe.

Mejdi Mehmeti tregon ku ka parë emigrantët e fshehur

“E kam nxjerrë letërnjoftimin e Kosovës dhe jam paraqitur si polic sepse ndihesha i frikësuar dhe pastaj i kam lajmëruar Policinë e Kosovës”, ka rrëfyer Mehmeti. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia ka informata për kalime ilegale dhe ka ndërrmarrë veprimet e saj ligjore sikurse edhe në rastet e caktuara ku mund të hasen persona të tillë gjatë patrulli-

meve policore në brezin kufitar dhe brenda territorit të vendit. “Sa i përket brezit kufitar me Maqedoninë, në të kaluarën kemi pasur një numër jo të madh rastesh ku shtetasit e vendeve të lindjes janë kapur nga Policia duke tentuar të shfrytëzojnë Kosovën si vend transit drejt vendeve perëndimore”, ka thënë Kelani. Sipas tij, ka pasur edhe persona të arrestuar si të dyshuar që kanë kryer kontrabandim me imigrantë. “Policia, në konsultim me prokurorin kompetent, e heton çdo rast policia dhe vepron konform autorizimeve të tij”, është shprehur Kelani. Mehmeti kërkon qarkullim me të shpeshtë të policisë kufitare në mënyrë që banorët e kësaj ane të ndihen më të sigurt. “Andej kufirit gjendet një shtëpi në fshatin Llojan të Maqedonisë, një fshat me 6 mijë banorë, që është vetëm një kilometër larg kufirit me Serbinë, ku mbahen këta refugjatë dhe shumica prej tyre u paguajnë pare të majme kontrabanduesve për të kaluar nëpër vendin tonë ne mënyrë që prej këtu të dalin në shtetet e ndryshme evropiane”, ka thënë Mehmeti. Ai thotë se një person nga ky fshat i Maqedonisë, i cili merret me kon-

Objekti i ish-kombinatit bujqësor, në fshatin Shurdhan, të cilin po e shfrytëzojnë si vendstrehim refugjatët nga shtetet arabe. Ky objekt në vitet e 90-ta, është shfrytëzuar për grumbullin dhe ruajtjen e bereqetit të banorëve të kësaj ane.

trabandimin e këtyre personave, e kishte ftuar për të bashkëpunuar por ai asnjëherë nuk kishte pranuar të punonte me punë ilegale. “I bëj apel Policisë së Kosovës që të jenë sa më sy hapur dhe të mundohen ta ndalin kontabandën e cila zhvillohet me të madhe në këtë pjesë”, ka përfunduar Mehmeti. Edhe pse Policia e Kosovës, e cila bashkëpunon me EULEX-in për të parandaluar kontrabandën me migrues, nuk ka treguar sukses, zyrtarët nga EULEX-i nuk thonë se kanë dështuar. Në muajin janar të vitit 2013, në

një operacion të shkallës së gjerë në Evropë lidhur me kontrabandimin e imigrantëve nga Siria, Libia dhe Turqia për në Evropën Perëndimore, janë arrestuar një numër i madh personash. Në mesin e të arrestuarve 15 kanë qenë të arrestuar vetëm në Kosovë. ,Sipas pohimeve, disa prej udhëheqësve kryesorë të këtij rrjeti kishin operuar nga Kosova e cila shërbente si rrugë transiti nga Siria, Libia dhe Turqia drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Numër të saktë të personave që po shfrytëzojnë Kosovësn si transit për të kaluar në shetet e Evropës Perëndimore nuk ka.

Shkolla montazh në Shurdhan rrezik për nxënësit duke e bërë të pamundur qëndrimin aty. Edhe sprejët e ndryshëm aromatikë që ata i blejnë me vetëiniciativë nuk mjaftojnë për të eliminuar këtë aromë të padurueshme. Myfail Maliqi është shpërngulur në Zhegër por vazhdon ta sjellë djalin e tij, Arlindin, nxënës i klasës së gjashtë, në këtë shkollë për shkakë të stafit të mrekullueshëm, siç thotë ai, dhe për të mos e ndarë djalin e tij nga shokët e shoqet. Mirëpo Maliqi është shprehur se do ta ndalë djalin e tij nga shkolla nëse nuk ndërtohet shkolla e re. Majlinda dhe Yllnora Veseli, nxënëse shembullore të shkollës fillore “Bajram Curri” që bëjnë 16 kilometra rrugë në ditë për në shkollë.

Nga: Besarta Maliqi

Motrat Majlinda dhe Yllnora Veseli nga fshati Stanqiq bëjnë 8 kilometra rrugë për të shkuar në shkollë dhe 8 kilometra të tjera rrugë për t’u kthyer në shtëpi, pra 16 kilometra brenda një dite. Katër kilometra, Yllnora, që është vetëm 6 vjeçare, i bën në këmbë, për të arritur deri në rrugën kryesore, për të hipur në veturën e cila i dërgon në shkollë, e që paguhet nga komuna e Gjilanit. Majlinda dhe Yllnora janë nxënëse të Shkollës Fillore “Bajram Curri”, në fshatin Shurdhan/ Ato, përveç rrugës së gjatë që bëjnë për në shkollë çdo ditë, kanë edhe një hall tjetër, ngase shkolla ku ato mësojnë është ndërtuar në vitin 1968 dhe është duke u mbajtur me shtylla. Ky objekt vetëm shkollë nuk mund të quhet.

Kjo shkollë nuk i plotëson kushtet as për së afërmi për të zhvilluar mësimin. “Edhe ne jemi Kosovë”, ka thënë njëri nga mësuesit në këtë shkollë, gjatë vizitës tonë bërë kësaj shkolle. Në këtë shkollë ka disiplinë e rregull, por jo kushte për mësim. Pos kësaj, në këtë shkollë ka edhe shumë insekte të cilat lëshojnë një aromë të padurueshme, edhe pse shkolla pastrohet disa herë në ditë nga tre punëtorët teknikë. “Ka shumë buba edhe shumë pluhun, edhe nuk jemi të sigurtë në këtë objekt”, ka thënë një nxënës i kësaj shkolle. Edhe Mejdi Mehmeti, punëtor teknik në këtë shkollë, ka thënë se mundi i tij dhe i dy kolegëve të tij thuaj se nuk shihet fare për shkak se vetëm me një prekje shumë të lehtë të murit bie pluhur, dhe nga jashtë hyjnë numër i madh i insekteve, sidomos gjatë stinës së dimrit, kur jasht është ftohtë. Insektet hyjnë nëpër klasë

“Bashkë kemi dhënë shumë për shkollë, si mësuesit edhe ne si prindër, por nuk kemi mundësi që ta rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë. Çdo ditë kur e sjelli djalin në shkollë më vjen keq për kushtet ku mëson ai dhe shokët e tij, kur e di që janë shumë të zotë e shembullorë”, ka deklaruar i shqetësuar Maliqi.

ardhshëm shkollor, ishte shprehur ish-zyrtari i Zyrës së Projekteve Fadil Osmani, me rastin e vizitës bërë lokacionit të shkollës vitin e kaluar. E ish-drejtori i Arsimit, Ismajl Kurteshi, pati premtuar ndërtimin e kësaj shkolle qysh në vitin 2009, të financuar nga komuna e Gjenevës, përkatësisht Organizata Joqeveritare GE-KOS, e sipas tij ky projekt do të kushtonte mbi 160 mijë euro. Mirëpo, edhe përkundër gjithë këtyre premtimeve, drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se shpreson që këtë vit të fillojnë punimet, pa dhënë ndonjë informacion dhe detaj rreth këtij projekti të rëndësishëm për fëmijët e Malësisë së Karadakut.

Objekti i ri i shkollës është paraparë të ketë sipërfaqe prej mbi 69 ari oborr dhe parashihet të ketë sipërfaqe prej 787 m/2, hapësirë kjo e mjaftueshme për nevojat e pjesës së epërme të Grykës së Karadakut ku, pos Shurdhanit, gravitojnë edhe disa fshatra të tjera, Shurdhani që ka 21 familje me 185 banorë, fshati Pidiq që ka 47 familje me 405 banorë, Çelik, me 14 familje me 112 banorë, Stanqiq, me 5 familje me 75 banorë, Dunavë, me 1 familje 7 banorë, dhe Goden, me 15 familje 139 banorë.

Shkolla Fillore “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan ka 144 nxënës, duke përfshirë edhe parashkollorët. Këtu punohet në dy ndërrime, deri në klasën e nëntë. Komisioni Evropian ka ndarë rreth 400 mijë euro për ndërtimin e saj. Ishte premtuar që kjo shkollë do të jetë moderne e me infrastrukturë të nivelit evropian. “Më 17 korrik është nënshkruar kontrata se do të fillojë ndërtimi i kësaj shkolle pas tre muajsh, mirëpo deri sot nuk ka asgjë konkrete”, ka shtuar drejtori Ramadani. Shkolla e re iu premtua që nga 2009! Gjilani nuk do të ketë shkolla të tipit montazh duke filluar nga viti i

Shtyllat e drunjta që mbajnë themelin e Shkollës FIllore "Bajram Curri" në Shurdhan


sheshi

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

5

Bukuri natyrore shumë, turistë pak!

Vendet në Anamoravë që duhet t'i vizitoni

Ja vlenë ta vizitoni, Kalanë e Pogragjës që gjendet 10 kilometra në jug-lindje të Gjilanit. Është një kala e tipit kodrinor. Deri më tash është ruajtur pirgu kryesor me një lartësi pre 13 metrash, disa kulla vrojtuese dhe 44 metra të murit të parë. Gjetjet gjatë punëve, monedha, pjesë shigjetash e të ngjajshme, dëshmojne se kalaja i takon epokës së antikitetit.

Nga: Besarta Maliqi Kosova ka bukuri të rralla natyrore pa përjashtuar ato kulturore dhe shpirtërore, mirëpo sektori i turizmit nuk është i zhvilluar dhe i shfrytëzuar sa duhet. Kosova ka mjaft resurse turistike që krijojnë mundësinë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit, është thënë çdo herë nga ekspertë për çështje të turizmit dhe qytetarë. Në lokacionet turistike ka mungesë të kapaciteteve të akomodimit. Edhe pse në Kosovë llogaritet të jenë ndërtuar mbi 300 hotele, shumica prej tyre janë ndërtuar në vende që nuk konsiderohen atraktive për vizitorët dhe nuk janë vende turistike. Krahasuar me vitet e kaluara, numri i turistëve të cilët kanë vizituar Kosovën gjatë muajve të verës ka shënuar rritje, thonë përfaqësues të autoriteteve të Kosovës dhe udhëheqës të Shoqatës së Turizmit. Kosova ende nuk ka një institucion që regjistron saktë numrin e turistëve dhe preferencat e tyre, ka treguar Zekë Çeku, ekspert

i fushës së turizmit dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë. Për nga aspekti i turizmit, Kosova ndahet në 5 rajone turistike, dhe secili nga këto rajone ka veçoritë dhe atraktivitetet e veta. Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si rajonet kryesore turistike në Kosovë. Rajoni Turistik i Anamoravës që ndodhet në mes të maleve të Karadakut, në lartësi mbidetare mbi 1,500 metra, është i pasur me burimet e ujërave termale, për shembull banjat në Kllokot, në Kmetoc e Uglar, pastaj monumente të trashëgimisë kulturore si Kalaja e Novobërdës, Kalaja e Pogragjës Kisha në Letnicë Stubëll dhe shumë objekte tjera me rëndësi historike, pa përjashtuar edhe klimën e mirë e malet e larta që e rrethojnë. Edhe pse Anamorava, por edhe Kosova, është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe

transit. Duke pasur parasysh pozitën në të cilën ndodhet regjioni lirisht mund të konsiderohet si urë lidhëse me shtetet tjera. Anamorava ka vende turistike që mund të shfrytëzohen për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet. Sipas, Zekë Çekut, ekspert i fushës së turizmit dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, ka thënë se deri në vitet e shtëdhjeta në mungesë të rrugëve të mira, në Kosovë kishte pak lëvizje turistike edhe pse Kosova ka pozitë të mirë gjeografike. Pas viteve të shtatëdhjeta me ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor automobilistik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike, lëvizjet turistike fillojnë të shtohen. “Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e grupore me qëllim pushimi e rekreacioni, bëhen sidomos gjatë verës pranë lumenjve, liqeneve, por edhe në periudhën pas luftës në Kosovë është ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të

madh të pushuesve, ose gjatë stinës së dimrit në qendrat e skijimit që i posedon Kosova si në Brezovicë dhe në Rugovë”, ka sqaruar Çeku. Kurse të rinjtë si resurs tjetër i Kosovës, nuk i vizitojnë shumë vendet turistike dhe janë fokusuar më tepër në kryeqytet, por edhe në qytete sidomos në ambiente të mbyllura, pra nëpër kafiteri, ka thënë Kaltrina Zymberi, studente në Prishtinë.

Përveç pesë rajoneve për turizmin malor, Kosova është e pasur dhe e njohur edhe me atraksione të tjera turistike, siç janë: Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvara e Mirushës, një numër i konsiderueshëm shpellash, duke veçuar Shpellën e Gadimes, dhe bifurkacionin e Lumit të Nerodimes.

Shkolla e parë shqipe në Stubëll, shkollë-kishë me traditë pesëshekullore. Më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë.

Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, me shumë funksione Nga: Besarta Maliqi E ndërtuar në vitin 1982 me 4200m2, Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, përdoret nga shumë institucione lokale në këtë qytet në mungesë të hapësirave adekuate të këtyre institucioneve. Institucionet që janë të vendosura në këtë objekt janë Drejtoria e Inspekcionit, sektori i Biznesit, sektori i Komunikacionit, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata Nëna Terezë, Zyra për Shenjëtari, Organizata Regjionale Zvicerane. E në koridor ndodhet edhe invertari për komunën e re, e cila pritet të jetë gati për shfrytëzim deri në fund të vitit 2014. “Shtëpia e Kulturës ka në funksion sallën e koncerteve ku mbahen manifestime të ndryshme, galerinë e arteve, depon e eksponateve nga periudha të ndryshme nga lufta e fundit e shumë të tjera. Edhe Kuvendi Komunal i zhvillon seancat këtu”, ka thënë Hetem Kurteshi, përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës.

Të gjithë ata që janë të interesuar që të shfrytëzojnë dy sallat e Shtëpisë së Kulturës, sall ën e vogël dhe sallën e madhe, duhet të paguajnë 30 euro për sallën evogël, ndërsa 50 euro për një aktivitet në sallën e madhe. Kërkesa duhet të parashtrohet kërkesë 24 orë përpara, në mënyrë që përgjegjësit ta përgatisin sallën. Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, është përballuar për vite të tëra me një gjendje jo të mirë, si në hapësirën për aktivitete kulturore, po ashtu edhe në parakushtet për organizimin e shfaqjeve dhe koncerteve në sallë. Një projekt i cili parasheh renovimin e hapësirave në këtë objekt ka gjetur përkrahje nga Komisioni Evropian. Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Viti, Kaltrina Sylejmani, ka theksuar se realizimi i këtij projekti konsiderohet shumë i rëndësishëm pasi që do të ofrojë kushte shumë më të mira si për shoqëritë, ansamblet e grupet artistike edhe për zhvillim normal të ushtrimeve dhe aktiviteteve tjera, po ashtu edhe për promovimin sa më të suksesshëm të punës së tyre.

“Ky projekt për renovimin gjeneral të Shtëpisë së Kulturës, do të mundësojë renovimin e hapësirave të vjetra dhe krijimin e hapësirave të reja për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, rinore e sportive. Projekti mbërrin vlerën prej 170.000 eurosh”, ka shtuar Sylajmani. Kurse Ismet Sejdiu, përgjegjës për kulturë në këtë drejtori, ka deklaruar se me renovim e objektit dhe me ndërtimin e objektit për institucionet që ushtrojnë funksion në këtë objekt, pra me ndërtimin e objektit të ri të komunës, Shtëpia e Kulturës do të jetë në funksion 100% të artistëve dhe artdashësve.

Kaltrina Sylejmani, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, njëherit zëdhënëse e komunës së Vitisë, djithashtu edhe drejtoresh e KF Vitia.


6

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

Komuna ka premtuar 200 mijë euro për fuknsionalizimin e Ambulantave

Ambulanta në Verbicë me objekt modern por pa mjek Nga: Besarta Maliqi Shemsedin Xhemaljit nga fshati Verbisë e Zhegovcit i duhet të bëjë 23 kilometra rrugë për të ardhur në Gjilan vetëm për të marrë ndihmën e parë. Edhe pse objekti i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat është ndërtuar këtë vit dhe ka kushte shumë të mira, ai është pothuajse i pashfryetëzueshëm, ngase aty punon një teknik dhe atë vetëm gjatë ditës së mërkurë, bile as këtë ditë nuk vjen rregullisht. Ambulanta ndodhet shumë afër shkollës fillore të këtij fshati. “Kemi një teknik e edhe ai bile është nga fshati Bresalc. Në fshat ka teknikë por ata nuk janë punësuar këtu, ndërsa tekniku që e kemi vinte çdo të mërkurë por tani nuk po vjen më”, i ka thënë gazetës Sheshi, Xhemajli. Problem tjetër për këta banorë, sidomos për zyrtarin e Gjendjes Civile, Islam Rashiti, është fakti se ai, si zyrtar i gjendjes civile, shfrytëzon një dhomë në objektin e Ambulantës si zyrë të tijën. “Përveç që nuk kemi mjek dhe kjo është shumë e nevojshme për banorët e kësaj Malësie, unë jam duke punuar në këtë objekt, duke i pamundësu banorëve që me e shfrytëzu edhe zyren time për kryerjen e vizitave mjekësore, edhe pse nuk po ka kush me i mjeku 750 banorët e Verbicës”, është shprehur Rashiti. Kurse kryetari Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë të mbajtur më 28 qershor, me rastin e raportimit për punën gjashtë mujore të tij, kishte premtuar se do t’i ndajnë 200 mijë euro për funksionalizimin e të gjitha ambulantave në Komunën e Gjilanit. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur edhe pas nëntë muaj qeverisjeje nga ana e tij. Ai pati thënë se do të ketë një qeverisje të re në gjitha ambulantat. “Politikat menaxheriale atje kanë dhënë rezultatet e para dhe ne jemi në mbështetje të funksionimit sa më të mirë, duke e vu prioritetin e

parë shërbimin për qytetarët. Edhe në këtë sektor kemi bashkëpunëtorë si Komisionin Europian, qeverinë amerikane, qeverinë zvicerane, Caritas-in e Kosovës në bashkëpunim me mbështetjen e Caritas-it të Luksemburgut, që po ndihmojnë këtë sektor. Bashkë me Caritas-in jemi në projektin e ofrimit të shërbimeve më të mëdha shëndetësore në Gjilan përmes shëndetësisë primare dhe këtë do ta bëjmë me kujdes dhe nën menaxhimin profesional”, kishte premtuar kryetari Haziri. Problemet në shëndetësi shqetësuese për opozitën në Gjilan Partitë opozitare kanë kritikuar punën që është duke u bërë në shëndetësi nga qeverisja Haziri> Përmirësim në këtë sektor, sipas tyre, nuk pritet as në vitin e ardhshëm, pasi që propozimi i buxhetit për vitin 2015 për sektorin e shëndetësisë nuk shkon në favor të shëndetit të qytetarëve të Komunës së Gjilanit. Besa Baftiu, ish-këshilltare komuna nga lëvivja Vetëvendosje, tash deputetete në Parlamentin e Kosovës nga kjo parti, në seancën e muajit qershor pati shprehur shqetësimin për mosfunksionin e ambulantave nëpër fsahtra. Sipas saj, këtë problem ajo e kishte paraqitur në Komitetin për Shëndetësi qysh në muajin mars. “Për vitin 2015 janë të planifikuara më pak mjete për investime kapitale si dhe për mallra dhe shërbime. Ndërsa, shuma e mjeteve për mallra dhe shërbime këtë vit është 423.584.00 euro, e për vitin 2015 janë planifikuar 330.000.00 euro, ose për 25% me pak se këtë vit. Me këtë lloj planifikimi të buxhetit të shëndetësisë, Komuna po tregohet e papërgjegjshme karshi nevojave të qytetarëve për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në shëndetësi”, ka sqaruar deputetja Baftiu. Sipas Baftiut gjendja është aq e rëndë sa që në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare si dhe ambulancat e fshatrave mungon bile edhe pambuku për dhënien e injeksioneve, e mos të flasim për barnat për të cilat përherë ka mungesë.

“Gjatë 10 muajve të qeverisjes Haziri kemi dështime të shumta në sektorin e Shëndetësisë, duke filluar nga vijueshmëria jo e rregullt e mjekëve nëpër ambulancat e fshatrave, mosfunksionimi i disa ambulancave. Kurse në Gjilan është një numër i madh i mjekëve të rinj që presin punë”, ka përfunduar Baftiu. Kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan lidhur me sektorin e shëndetësisë, përmes një letre të përbashkët, i është përgjigjur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, dhe kryesuesi i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ismet Rrahmani, të cilët i kanë quajtur ato të pabaza. “Së pari, buxheti i planifikuar është në nivelet e planifikimeve të viteve të mëhershme (në përqindje), dhe është rezultat i imponimeve të pavullnetshme nga shkurtimet buxhetore që kanë ardhur nga Qeveria e Kosovës. E dyta, po punohet shumë që përmes donacioneve dhe rishikimeve buxhetore të obligueshme me ligj,

Shtëpia e Shëndeti në fshatin Vërbicë është ndërtuar këtë vit dhe plotëson kushtet për punë normale, por nuk ka mjek të rregullt. Kjo ambulantë ndodhet në mes maleve dhe nga banorët konsiderohet si qendra e fshatit.

këto shifra të ndryshohen pozitivisht. Natyrisht, se duhet pak përpjekje dhe kohë që gjërat të vinë në vend. E treta dhe kryesorja, ne nuk do të bëjmë “lojën e numrave” dhe i garantojmë qytetarëve se të gjitha mjetet e planifikuara do të shfrytëzohen me zgjuarsi dhe vetëm për nevoja prioritare”, thuhet në reagim. Më tej, në reagim, thuhet se tashmë kanë përfunduar proceduarat tenderuese për furnizim me aparaturë dhe mjete bazike për punë normale në shërbim të pacientëve si: EKG, otoskopa, tensiometra, inhalatorë, etj. “Se vëllimi i madh i punëve dhe sakrifica e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët nuk mund të kontestohet, po ju ofrojmë një argument: janë vaksinuar edhe rreth 4300 qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal, angazhim ky jashtë punëve normale rutinore. Shtrohet pyetja se si do të bëhej edhe

një punë e tillë shtesë në mungesë të pambukut dhe alkoolit ose antishok-terapisë, kur ajo kontrollohet edhe nga inspektoriati i MSH-së (që nuk ka pasur vërejtje)?!”, vazhdon reagimi i Fejzullahut dhe Rrahmanit. Kurse, sa i përket mosfunksionimit të ambulantave të mjekësisë familjare nëpër fshatra, në reagim thuhet se kolegët opozitarë nga VV-ja nuk i kanë informatat “taze” flasin edhe këto argumente: ambulanta në Livoq të Epërm është mbyllur nga ish-pushteti dhe objekti i është dhënë në shfrytëzim shkollës së fshatit, ndërsa orari “dy herë në javë” (Cërnicë e Shurdhan) është trashëguar poashtu nga ish-pushteti, dhe tani po punohet intensivisht në gjetjen e zgjidhjes së duhur me kthimin e mjekëve nga specializimi dhe me punësimin e mjekëve të rinj.

Kryeziu, për 62 vite jetë ka dhuruar 12 litra gjak Nga: Valon Rashiti Ramadan Kryeziu, pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjilan, Qendrën e Transfuzionit të Gjakut e ka bërë si shtëpi të dytë. Ai ka gjak të mjaftueshëm për të gjithë ata të cilët kanë nevojë dhe janë në rrezik për jetë. Kryeziu tani, edhe pse ka mbushur 62 vjeç, është i gatshëm që t’i përgjigjet secilës ftesë për të dhuruar gjak.

Ramadan Kryeziu, përveç që ka shpëtuar shumë jetë njerëzish duke dhuruar gjak, është lexues i rregullt i gazetave dhe është koleksionist i tyre. Që nga numri i parë i ka të ruajtura të gjitha numrat e gazetës “Sheshi”.

“Sa herë kam dhuruar gjak jam ndier më i relaksuar dhe më mirë me shëndet. Shumë pak i njoh ata të cilëve u kam dhënë gjakun, vetëm disa raste. Asnjëherë nuk më ka interesuar se kujt po i shpëtoj jetën”, ka thënë Kryeziu. Kryeziu thotë se ka pasur eksperienca të ndryshme dhe të paharrueshme, për këtë ndihet krenar që ka mundur t’i ndihmojë njerëzve që të jetojnë sot. Sipas tij, ka pasur edhe shumë

raste kur iu ka ndihmuar njerëzve dhe iu ka shpëtuar jetën, por nuk ka marrë asnjëherë ndonjë falenderim prej tyre për faktin që “ua ka zgjatur jetën”. “Asnjëherë në jetën time nuk kam pranuar që të dhuroj gjak me pare sepse gjaku nuk shitet. Emrat e të gjithë atyre të cilëve iu kam dhuruar gjak i kam të regjistruar dhe i ruaj sepse nuk dëshiroi që në të ardhmen të kemi lidhje gjaku me ata persona që e kanë gjakun e njëjtë”, ka sqaruar Kryeziu. Ai shprehet se ndihet krenar që kishte arritur t’i shpëtojë tri jetë pasi që kishte dhuruar gjak për ta shpëtuar një grua me dy binjake e cila kishte shumë gjakderdhje gjatë lindjes. “Gjithashtu i kam ndihmuar edhe një koleges time serbe, sepse mendoj që të gjithë njerëzit e kanë të drejtën e barabartë për të jetuar, pa marrë parasysh fenë, kombin dhe ngjyrën”, ka thënë ai.

Polici Kryeziu i bën apel të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të dhurojnë sa më shumë gjak dhe të shpëtojnë jetë. Në Spitalin Regjional të Gjilanit ekziston Qendra për Transfuzionin e Gjakut, për hurimin familjar dhe vullnetar të gjakut. Sipas shefes së këtij reparti, Dr.Esma Mustafa, në shoqërinë tonë më shumë është i shprehur dhurimi i familjar i gjakut në krahasim me atë vullnetar. ‘’Synojmë për dhurim vullnetar 100% edhe pse dihet se duhet punë dhe mund i madh. Besoj se me kohë dhe me një vetëdijësim më të madh të popullatës mund të arrihet kjo gjë’’, ka thënë Mustafa. Mustafa thotë se nevojat e Spitalit për gjak gjithmonë varen nga numri i pacienteve që kanë nevojë për gjak dhe nga emergjencat e ndryshme, dhe se numri gjithnjë është relativ dhe nuk mundet të jetë absolut.

‘’Gjaku ruhet në frigorifer special për gjak dhe produkte të gjakut, në temperaturë te caktuar për produkte të gjakut, dhe jetëgjatësia e tij varet nga sasia e antikuagulantit në qeset e përdorura’’, ka sqaruar Mustafa. Sipas shefes së kësaj qendre, mungesa më e madhe e gjakut është ajo e grupit negativ por kur ka nevojë urgjente për ndonjë rast, kërkohet ndihmë nga Qendra në Prishtinë, me të cilën Transfuzioni i Gjakut në Gjilan ka lidhje shumë të mira. Kjo qendër asnjëherë nuk ka hezituar t’u dalë në ndihmë atyre në Gjilan. Sipas Ligjit të Transfuzionit, çdo person që gëzon shëndet të plot prej moshës 18 deri 65 vjeçare, mund të dhurojë gjak dhe se ky është një privilegj për atë persona që dhuron gjak. Njerëzit e shëndoshë dhurojnë gjak dhe moto e transfuzionit është se “gjithnjë gjaku duhet ta presë pacientin e jo pacienti gjakun”.


sheshi

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

7

Infermierët e Spitalit Regjional po trajnohen që nga viti 2005 Nga: Valon Rashiti Në maj të vitit 2005, duke marrë për bazë parimet edukuese për kujdesin infermieror, cilësinë e kujdesit, avancimin e modeleve të organizimit, rregulloreve të cilat duhen të adaptohen sipas specifikave të akteve ligjore në fuqi, filloi punën Qendra Edukuese e Spitalit Rajonal të Gjilanit. Xhavit Ramadani, koordinator i kësaj Qendre, ka sqaruar se qendra është hapur me qëllim edukimin e vazhdueshëm infermieror për zhvillimin dhe avancimin e strukturave menaxhuese infermierore. “Programet e edukimit të vazhdueshëm infermieror kanë rëndësi për ndryshime progresive në profesionin e infermierisë. Kjo qendër është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, e përkrahur fillimisht nga projekti “Finish Support to Continuing Nursing Education in Kosovo” i cili u monitorua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka hartuar një planprogram për infermierët që janë të punësuar në nivel sekondar dhe terciar të kujdesit shëndetësor

të Kosovës. Qëllimi kryesor i planprogramit është që të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për pacientët, të të dy nivelever” ka thënë Ramadani. Ai shpjegon se planprogrami mësimor “Teoria Infermierore dhe Praktika Klinike” përqendrohet në edukim cilësor duke marrur dhe përpunuar dije të avansuara në shërbime infermierore dhe ngritjen profesionale. “Janë gjithsej nëntë module: shkathtësitë në komunikim, çështjet etike dhe profesionale në infermieri, promovimi shëndetësor, parandalimi dhe kontrolla e infeksioneve, dhe sëmundjet ngjitëse, ifermieria në kontekst-praktika klinike infermierore, ndihma e parë, edukimi i pacientit, kujdesi ndaj barnave dhe dozimi”, shprehet Ramadani. Ramadani ka sqaruar se mësimdhënia nga ligjëruesi bëhet duke përdorur metoda si ligjërim, diskutim, pune grupore, mësim i bazuar ne problem, luajtje e roleve dhe demonstrim. “Me këto trajnime bëhet në vazhdimësi rifreskimi, plotësimi i njohurive dhe shkathtësive infermierore dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikohet në zhvillimin profesional

infermieror. Në të njëjtën kohë infermierët me këto trajnime arrijnë t’i fitojnë pikët e nevojshme akredituese për rilicencim duke rritur dhe avancuar”, ka sqaruar Ramadani. Sipas tij, pjesëmarrësit e përfshirë në kurse vijnë nga të gjitha njësitë dhe repartet e spitalit Regjional të Gjilanit , duke përfshirë edhe njësinë e RTG, ata nga Transfuzioni i Gjakut si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Gjilani, PAMS-a. “Të gjithë pjesëmarrësit janë të pajisur me certifikata për pjesëmarrje në kurs ku i kanë fituar pikët gjegjëse. Këto trajnime deri më tani i kanë ndjekur rreth 50 për qind e infermiereve dhe se do të vazhdojnë deri sa të trajnohen të gjithë infermieret”, është shprehur Ramadani. “Teoria infermierore dhe praktika klinike”, zgjat 27 javë, përmban 11 module dhe infermierët fitojnë 32 pikë akredituese të Sistemit Evropian i Transferit dhe Akumulimit të Kredive (ECTS). Një (1) pikë akredituese është e barabartë me 30 orë pune e cila përbëhet nga orët kontaktuese.

Qëllimi kryesor i planprogramit është që të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për pacientët, të të dy niveleve.

Nxënësit e shkollave në Gjilan, po mërdhijnë nga të ftohtit Nga: Besarta Maliqi Ftohti po i mërdhin nxënësit të gjimnazit “Zenel Hajdini”, ata janë të detyruar që me batanije të shkojnë në mësim. Edhe orët e mësimit janë shkrurtaur nga 45 minuta në 30 minuta për shkak të ndyshimit të motit ditëve të fundit. Mbajtja e komplet orëve mësimore është bërë e pamundur për shkak të ftohëtit që po mbretëron. Për këtë qështje ka reaguar PDK në Gjilan me anë të një komunikate për media duke thënë se ende nuk ka filluar furnizimin e shkollave me dru dhe naftë për ngrohje. “Nxënësit e shkollave të mërdhijnë nga të ftohtit, si mungesë e ngrohjes të cilën ky pushtet nuk është angazhuar me kohë të bëjë kontraktimin dhe furnizimin me dru dhe naftë, duke e ditur shumë mirë se me ligj është e përcaktuar që më datë 15 tetor, të gjitha shkollat duhet të jenë

të gatshme për të filluar ngrohjen e ambienteve mësimore”, thuhet në reagimin e PDK-së. Kurse drejtori për Arsim, Nazmi Musa ka thënë se qështja e ngrohjeve do të rregullohet dhe të jitha shkollat e mesme dhe fillore të komunës së Gjilanit do të furnizohen me lëndë djegëse me të cilat shkollat furnizohen. Por, sipas PDK-së, edhe me këtë rast komuna e Gjilanit po tregon një pa përgjegjësi të madhe, duke lejuar që nxënësit me vështirësi dhe në ambiente të padurueshme nga të ftohtit, të mbajnë mësim duke ua rrezikuar shëndetin e tyre. Kjo për gjashtë vitet e kaluara nuk ka ndodhur në qeverisjen e PDK-së në komunë. “Tenderomania në komunën e Gjilanit po shkakton shumë probleme dhe keqpërdorime, të cilat po e dëmtojnë rëndë edhe buxhetin komunal. Ndërsa kur është fjala për tenderët e ekskursioneve të nxënësve, po i kryejnë për tri ditë krejt tenderët për të gjitha

shkollat. Nuk është vetëm problemi i furnizimit për ngrohje nëpër shkollat e Gjilanit, poashtu problem serioz është edhe dezinfektimi i ambienteve shkollore e cila nuk është bërë me kohë para fillimit të vitit shkollor, mu për shkak të kësaj tenderomanie. Nxënësit e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, nuk kanë mbajtur mësim për shkak se është bërë dezinsektimi i shkollës, edhe pse kjo ka mundur të bëhet gjatë ditëve të vikendit, por kësaj i thonë qeverisje Lutfihane”, thuhet më tej në reagimin e PDK-së. Reagimi i PDK-së përfundon me kërkesë drejtuar komunës dhe Drejtorisë së Arsimit, të marrin masa për të zgjidhur këtë problem serioz për mijëra nxënës të cilët po mërdhihen nga të ftohtit. Ka mundësi që furnizimi të bëhet shpejtë dhe menjëherë, por duhet ti gjeni rrugët dhe mundësitë për ta realizuar këtë.

Mësimdhënësit po ngrohen me qaj kamomile, gjatë pushimeve të shkurtra.

Batanija po shfrytëzohet si mjet për ngrohje nga nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini”.


8

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

Emrat modern të fëmijëve të porsalindur Nga: Valon Rashiti

Emrat e vjetër: Nazmije, Mirvete,Gjevdet, Gani, Bajrush, Miradije, Naxhie, Ruzhdi dhe Ismail. Emrat modern: Soreja, Auron, Denik, Erina, Edri, Ofre, Fron, Levent, Alman, Malvesa dhe Ajan.

Dikur fëmijët e posalindur pagëzoheshin me emra që lidheshin me kauzën shumëvjeare të kombit shqiptar për liri, me emra patriotësh, me emra vendesh, betejash, e të tjera. Emrat më të shpeshtë me të cilët janë pagëzuar fëmijët e porsalindur në Kosovë deri në fillimin e luftës në Kosovë ishin: Flamur, Vlorë, Shqiponjë, Kosovare dhe Asdren, emra të cilët simbolizonin një të kaluar me luftëra dhe qëndresë të popullit shqiptar. Një pjesë tjetër ndërkaq e kishte bërë si traditë që ti trashëgonin emrat e prindërve, gjyshërve, stërgjysheve në mënyrë që t’iu përtërihet emri i tyre. Ndryshe, tash kur po jetojmë në shekullin e teknologjisë dhe modernizimit të përgjithshëm të shoqërisë kosovare, fëmijët e porsalindur po pagëzohen me emra modern. Arbenita Kryeziu, zyrtare e Gjendjes Civile, në komunën e Gjilanit thotë se prindërit e fëmijëve të lindur gjatë tetorit të këtij viti kanë vendosur që fëmijët e tyre t’i pagëzojnë me emra modern. Sipas saj, tash të gjithë prindërit po mundohen të zgjedhin emra bashkëkohorë dhe të shkurtë. “Emrat tradicionalë dhe patriotikë kanë dalë nga moda menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Gjatë muajit tetor, nga të gjitha emrat që i kemi regjistruar këtu librin e regjistrit civil, kemi pasur vetëm dy emra të vjetër. Të gjitha pagëzimet e tjera janë bërë me emra modern dhe të shkurt. Prej emrave të vjetër me të cilat janë të porsalindurit i përmendi këta: Nazmije, Mirvete, Ruzhdi dhe Ismail, ndërsa prej emrave te rinj dhe modern po i përmend: Soreja, Auron, Denik, Erina, Edri, Ofre, Fron, Levent, Alman, Malvesa dhe Ajan”, ka thënë Kryeziu.

Sipas, saj shumica e prindërve nuk e dinë domethënien e emrit që zgjedhin për fëmijën e tyre, por parapëlqejnë ata që u duken më lehtë të shqiptueshëm. Politologu Shkodran Ramadani thotë se ende nuk është kryer ndonjë studim sa i përket pagëzimit me emra të fëmijëve në Kosovë, sidomos për ata paslufte, megjithatë, nga vëzhgimet e përditshme, vërehet një ndryshim i madh në krahasim me, ta zëmë, periudhën e para luftës. Sot emrat më të shpeshtë janë ata që i përkasin kulturës perëndimore. “Për shkak edhe të thellimit të fenomonenit të globalizmit dhe përhapjes së teknologjisë, që të paktën kulturalisht ka prekur edhe Kosovën, politikat shqiptare kanë qenë kryesisht orvatje për tu shkëputur nga lindja me synim vrapin drejt perëndimit. Pasi që politika prodhon dije, ndikimi i këtyre politikave është vënë re edhe tek emrat e fëmijëve të lindur nga lufta e këndej”, shprehet Ramadani. Ramadani thotë se edhe emrat përbëjnë një përpjekje për arratisje nga lindja, të paktën vetëm nominalisht, dhe të dëshmojnë se janë pjesë e botës së “qytetëruar”. Mirëpo, paralelisht me këtë “arratisjen nga lindja”, është ngjizur edhe një kategori tjetër e njerëzve që i rezistojnë këtij perëndimorizimit kulturor të shqiptarëve. “Kjo kategori e qytetarëve si mburojë përballë erozionit perëndimor ka përdorur fenë dhe fëmijët i ka emërtuar kryesisht me emra fetarë të nxjerrë nga tekstet islame, shpeshherë edhe të rinj për ne, krahasuar me emrat e

apo për t’u mbajtur mend më lehtë nga të tjerët.

Avni Rudaku, sociolog, është deklaruar se ndërrimi i emrit shënon ndërrimin e mentalitetit shoqëror dhe kulturor në Kosovë, duke prekur të gjitha transformimet e mëdha shoqërore, kulturore, ekonomike dhe etnopsikologjike pas vitit 1999.

“Ka edhe ndërrime emrash për shkak të komplekseve emocionale të individëve, të cilët inferioritetin e tyre në ndonjë fushë apo gjë e projektojnë në “emrin e tyre të shëmtuar”! Duke ndërruar emrin, mendojnë se do ta reduktojnë inferioritetin që mund ta kenë krejt për diçka tjetër. Pra, ndërrimi i emrave ndërlidhet me ndërrimin e rrethanave shoqërore, kulturore, etnopsikologjike, politike, fetare dhe ekonomike të shqiptarëve në Kosovë”, ka sqaruar Rudaku.

Sipas Rudakut, dikur emrat përzgjidheshin me bazë rrethanat politike e tradicionale të jetesës kosovare (kur dominonte jeta në natyrë e fshat apo mbizotëronte bujqësia dhe blegtoria, kanë dominuar emrat nga flora dhe fauna) dhe ato fetare në të cilat gjindeshin shqiptarët, ndërsa sot bëhet ndërrimi i emrave, të ndikuar nga modernizmi, filmat, sporti dhe perëndimorizimi.

Sipas tij, ndërrimi i emrave lejohet edhe me ligjin e Kosovës, prandaj nëse dikush ndihet më mirë të ndërrojë emrin, mund ta bëjë. Ka shumë studime që na dëshmojnë se emri nuk është i parëndësishëm, siç mahiten disa. Por edhe ekziston e vërteta tjetër se nëse njeriu përmbushet dhe është i plotësuar me personalitetin e tij, emri sado i shëmtuar të jetë, nuk i pengon aspak.

mëparshëm fetarë”, ka thënë Ramadani.

“Në vitet e ’90-ta, kemi pasur shumë emra “Lirim”, sepse ishte kohë e shtypjes brutale nga regjimi jugosllav, prandaj emërtoheshin fëmijët me emra që i “rezistonin” atij përkeqësimi terrorizues të gjendjes së shqiptarëve nën sundimin serb. Ndërsa pas vitit 1999, liheshin emra të personaliteteve të njohura politike nga SHBA vendet mike (Klinton, Bler, Ollbrajt, etj.), duke u ndikuar nga fryma e mirënjohjes ndaj bashkësisë ndërkombëtare për ndihmën e dhënë në çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO’s për ndalimin e spastrimit etnik”, shprehet Rudaku. Rudaku thotë se zakonisht gjenerata e re kërkon emra nga interneti, kërkon emra të shkurtër dhe që tingëllojnë këndshëm, u ikin emrave tradicionalë që i njohim ne dhe em-

rave të gjatë. “Ka të tillë që ndërrojnë emrin sepse thjesht nuk u pëlqen, mund të ketë ngjashmëri në shkronja apo tingëllim me ndonjë fjalë të turpshme shqipe ose edhe vulgare, ose konsiderojnë se emri i tyre nuk është në trend me kohën. Ka të tjerë që ndërrojnë emrat me bazë preferencat profesionale, tifozllëkun vendor e ndërkombëtar duke lënë emra të lojëtarëve që i admirojnë”, është shprehur Rudaku. Për Rudakun, një pjesë e shoqërisë kosovare vazhdon të ruajë dhe trashëgojë emrat me bazë librin e shenjtë Kur’anin dhe Biblën (ata pyesin në formën: “A është n’Kuran’ ky emër?!), me dominim të emrave me bazë fenë islame, por në përgjithësi janë duke lënë emra që tingëllojnë këndshëm me kohën dhe janë më të shkurtër për t’i shkruar, për t’i thënë

“Mirëpo, marrë në përgjithësi, ndërrimet e emrave varen nga kodi fetar dhe kodi nacional i individëve, por edhe nga ndërrimet që ndodhin në sistemin e vlerave shoqërore, politike, historike, etnopsikologjike dhe trendeve të reja globale (globalizmi, masmediat, akulturimi, perëndimorizimi, islamizimi etj.) ku jetojnë këta emër-ndërrues, siç kan dodhur në Kosovë pas vitit 1999”, ka përfunduar Rudaku.

Morgu i qytetit pa mjek ligjor dhe patolog Nga: Valon Rashiti Morgu i qytetit të Gjilanit, i përuruar në vitin 2007, i cili funksionon në kaudër të Spitalit Regjional të Gjilanit, vazhdon të mos ketë kuadër adekuat. Morgu aktualisht shërben vetëm për vendosjen e përkoshme të kufomave të atyre që ndërrojnë jetë në spital. Tash kur kanë kaluar shtatë vjet nga përurimi, morgu ende është pa patolog, pa mjek ligjor dhe pa infermiere të trajnuara në mënyrë adekuate. Ymer Ibishi, zyrtar i Morgut dhe Patologjisë, ka thënë se sa i përket objektit, ky morg i plotëson të gjitha kriteret e duhura. “Kemi mungesë të një mjeku ligjor dhe të patologut, na është thënë nga drejtoria se shumë shpejt do të kompletohet stafi i nevojshëm për funksionimin e morgut në mënyrë sa më profesionale”, ka thënë Ibishi. Sipas tij, këtë morg e shfrytëzojnë edhe banorët e Kamenicës, Vitiës dhe Novobërdës, pra ky morg është regjional. “Menjëherë pas ardhjes në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të

Spitalit Regjional të Gjiilanit, Abdylatif Latifit, të gjitha shërbimet në Morg ofrohen falas”, ka sqaruar Ibishi. Sipas tij, Morgu i plotëson kushtet për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe ai ka mbetur i pashfrytëzuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët nuk janë në dijeni se qyteti ka Morg. “Kemi bashkëpunim të mirë edhe me Bashkësinë Islame në Gjilan dhe me të gjitha repartet e Spitalit Regjional të Gjilanit”, ka përmendur Ibishi. Përmes këtij Morgu kanë kaluar edhe njerëz nga shtetet e ndryshme nga Evropa dhe bota. “Para dy viteve ka vdekur një shtetas boshnjak në Qendrën e Shëndetit Mendor dhe e kanë sjellë kufomën këtu. Ia kemi kryer të gjitha shërbimet dhe e kemi varrosur sepse ai nuk kishte asnjë pjesëtar të familjes në Kosovë”, ka përfunduar Ibishi. Abdylatif Latifi, ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit Regjional të Gjilanit, ka përsëritur se morgu është në gjendje të rregullt. “Patolog nuk kemi se nuk kemi pasur staf. Tani jemi në bisedime me një patolog nga Prishtina për kryerjen e shërbimeve në spitalin tonë dhe kjo

çështje do të rregullohet shumë shpejt ”, ka premtuar Latifi.

Çka është Patologjia e çka Mjekësia Ligjore?

në dy degë kryesore, patologji anatomike dhe patologji klinike.

Kosova ka departament të veçantë të Mjekësisë Ligjore

Patologjia është degë e mjekësisë e cila merret me studimin e shkaqeve (Etiologjia), shenjat e lindjes (Patogjenezë) dhe të zhvillimit të një sëmundjeje (Simptomet) ose dhe organizimin e simptomeve (Sindromet) si dhe deformimin e të gjitha llojeve të organeve trupore (Patofiziologjia).

Shkencat Ligjore, term gjithëpërfshirëses për metodat shkencore që aplikohen në shërbim te drejtësisë për ekzaminimin e gjurmëve të krimit dhe identifikimin e autorit të tij.

Pas miratimit të legjislacionit të ri nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2010, Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (ZPZHML) është riemëruar si Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML). DML është krijuar në bazë të Ligjit për krijimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore. Në bazë të këtij ligji, Departamenti i Mjekësisë Ligjore e ka mandatin e autoritetit kompetent publik përgjegjës për ofrimin e mjekësisë ligjore dhe të ekspertizës mjekësore për hetimin e vdekjeve. Këtu bën pjesë kërkimi, gjetja e vendndodhjes, zhvarrosja, obduksioni dhe identifikimi i mbetjeve mortore që kanë të bëjnë me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe në periudhën pas tij, si dhe kthimi i mbetjeve trupore tek familjet e tyre. Përveç kësaj, DML i ndihmon sistemit të drejtësisë në mbledhjen e të dhënave vendimtare dhe të dëshmive të mundshme për rastet e vdekjeve të dyshimta jo të natyrshme dhe të pohimeve për sulme seksuale.

Patologjia është studimi dhe diagnoza e sëmundjes përmes ekzaminimit të organeve, indeve, lëngjeve trupore(autopsia). Termi gjithashtu përfshin studimin shkencor lidhur me proceset e sëmundjes (Patologjia e Përgjithshme). Patologjia ndahet

Etimologjia e fjalës “forensics”, tek termi “Forensic sciences” vjen nga “forensis” mbiemër latin, që do të thotë paraqitje e çështjes në publik, përpara një forumi. Në epokën romake, si të akuzuarit për krime dhe akuzuesi, do të jepnin shpjegimet e tyre përpara një forumi i cili, për zgjidhjen e çështjes bazohej në argumentimin më të mirë.

Morgu regjional që shfrytëzohet edhe nga banorët e Kamenicës, Vitiës dhe Novobërdës.


sheshi

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

9

Intervistë me Rina Ahmeti – Kasumi, kryetare e Grupit të Grave të Gjilanit

Ahmeti-Kasumi: Ka përmirësim të pozitës së gruas në shoqëri Nga: Besarta Maliqi Intervistë me Rina Ahmeti – Kasumi, kryetare e Grupit të Grave të Gjilanit Ahmeti-Kasumi: Ka përmirësim të pozitës së gruas në shoqëri Nga Besarta Maliqi Nisur nga pikëpamja demografike gratë në Kosovë përbëjnë gjysmën e popullsisë, por pabarazitë janë evidente. Pabarazia dhe mosrepsektimi i të drejtave të grave thellohen edhe nga niveli i dobët i përfaqësimit të tyre në procesin e vendimmarrjes si edhe nga vëmendja e pamjaftueshme e shoqërisë ndaj tyre. Statistikat tregojnë se përqindja e grave të punësuara në institucionet qendrore dhe lokale është vetëm 35.6. Sipas Rina Ahmeti-Kasumit, kryetare e Grupit të Grave të Gjilanit, organet e qeverisjes lokale, në pajtim me kompetencat e tyre, kanë për detyrë të

promovojnë dhe krijojnë mundësi të barabarta, të hartojnë politikat e tyre duke u bazuar në barazinë gjinore dhe të miratojnë masa dhe ndërmarrin aktivitete të nevojshme për krijimin e mundësive të barabarta për femra dhe meshkuj. Ahmeti-Kasumi ka vlerësuar se në Gjilan pozita e gruas është me mirë se që ka qenë në qeverisjen e kaluar. Tash, në institucionin më të lartë legjislativ, Kuvendin Komunal kemi një kryesuese, në , gjithashtu kemi edhe tri gra kryesuese në komitete, në Komitetin për Kulturë, Rini dhe Sport, Komitetin për Ekonomi dhe në Komitetin për Financa. Niveli i ulët i përfaqësimit të grave në strukturat vendimmarrëse është tregues i faktit se aspiratat dhe nevojat e grave janë të nënpërfaqësuara dhe se gratë kanë pak mundësi për të nxitur politika që adresojnë problem të grave, përfshirë edhe varfërinë e pabarazinë gjinore, apo të përmirësojnë statusin dhe rolin e tyre në zhvil-

Gjilani bashkohet me Çairin e Shkupit Nga: Besarta Maliqi Në përgjigje të thirrjes për grante të Komisionit Evropian të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Kosovë, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunën e Çairit në Shkup ka fituar një projekt në vlerë prej mbi 500 mijë eurosh. Kontratën për implementimin e projektit e ka nënshkruar kryetarit i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka sqaruar se së bashku me dy projektet tjera të fituara gjatë vitit 2014 në kuadër të programit “Kosova e Bukur” të Komisionit Europian, shuma e përgjithshme arrin vlerën prej afro 1 milion eurosh. Objektivi i përgjithshëm i projektit “Valorizimi i tregtisë/zejeve tradicionale dhe potencialeve të ekonomisë sociale në Komunën e Çairit dhe atë të Gjilanit” është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në zonën ndërkufitare përmes mbështetjes për degët tradicionale dhe sipërmarrjes sociale. Projekti në tërësi arrin vlerën rreth 500 mijë eurosh për të dy komunat, derisa granti për komunën e Gjilanit arrin vlerën prej 241,631.15 euro, duke përfshirë këtu edhe participimin e Komunës në vlerë prej 36,244.68 euro.

Përfshirja dhe implementimi i çështjeve gjinore në politikat, programet dhe iniciativat për zhvillimin e vendit duhet të jetë një imperativ edhe për Kosovën, para së cilës shtrohen shumë sfida - ato të zhvillimit ekonomik e social, si dhe ato të integrimit në familjen evropiane, ka përmendur Ahmeti-Kasumi. “Është evidente se vendet me nivel të ulët të barazisë gjinore ballafaqohen me një zhvillim më të ngadaltë

ekonomik dhe kanë pengesa në zbutjen e varfërisë më tepër sesa ato vende ku barazia gjinore është në nivel të kënaqshëm. Do të angazhohem maksimalisht për ta vënë gruan në pozitën që e meriton, ta luftojmë shkeljen e ligjit për barazi gjinore, të mbrojmë me fanatizëm të drejtat që na takojnë dhe ta fuqizojmë gruan në çdo sferë të jetës publike dhe politike”, ka përfunduar Ahmeti-Kasumi. Grupi i Grave të Gjilanit (GGGJ) e ka liruar nga detyra kryesuesen e deritashme, Besa Baftiu, për shkak të angazhimeve të saj në Parlamentin e Kosovës, ku është zgjedhur deputete, dhe në vend të saj, për gjashtë muaj dhe me mundësi rizgjedhjeje, ka caktuar Rina Ahmetin. Sipas marrëveshjes, udhëheqja e Grupit të Grave të Gjilanit (GGGJ), bëhet me rotacion. GGGJ është themeluar në vitin 2009, si nevojë për të mbështetur gratë në vendimmarrje dhe politikëbërje.

Haziri falënderon qytetarët për ndihmën e dhënë

të fillojnë të realizohen në ditët në vazhdim, ndërsa nënkryetari i tij, në të njëjtën konferencë të përbashkët kishte thënë se këto projekte do të fillojnë të realizohen brenda dy muajsh. “Poashtu, kryetari Haziri kishte deklaruar në atë kohë, se vlera e tre projekteve të fituara kap shifrën e 600 mijë eurove, ndërsa sot po deklaron shifrën e një milion eurosh. Dhe vetëm njëra shifër mund të jetë e vërtetë, e ajo shifër është pak mbi 600 mijë euro dhe jo 1 milion euro”, ka shtuar Rashiti. Për Rashitin, arsyet e ndryshimit të këtyre deklaratave rreth shifrës së shumës për projektet e fituara nga Komisioni Evropian, nuk janë të vështira për t’i kuptuar, sidomos kur vijnë nga kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili duket se ka shumë problem me numra dhe me matematikë në përgjithësi. “Asnjëherë nuk e thotë shifrën e njëjtë për ndonjë projekt apo për ndonjë tregues tjetër, por e thotë varësisht prej gjendjes momentale në të cilën ndodhet ai - nën ndikim të politikave ndërkombëtare me të cilat merret shpesh ai apo nën ndikim të “ahengjeve” dhe disponimit të lartë kur gjendet me ndonjë shoqëri të hareshme”, ka thënë ish-drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Rashiti.

Fotografi gjatë mbrëmjes humanitare organizuar nga komuna e Gjilanit

Nga: Besarta Maliqi Komuna e Gjilanit informon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë se deponimi i mjeteve financiare në kuadër të Mbrëmjes Humanitare, për familjet në nevojë, me moton “Pak nga ne, shumë për ata”, mund të bëhet në Bankën Kombëtare Tregtare. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, falënderon të gjithë qytetarët anë e mbanë botës shqiptare për gatishmërinë e treguar për ndihmën e treguar për këtë kategori të shoqërisë sonë. Hairi ka informuar të gjithë ata se premtimi dhe grumbullimi i mjeteve financiare po vazhdon ende dhe publiku do të informohet në ditët në vijim për shumat e grumbulluara për këtë Fond.

Realizimi i projektit do të zgjasë 18 muaj dhe në kuadër të tij përfshihet këmbimi i përvojave ndërmjet Gjilanit dhe Çairit, trajnimet, panairet, vizitat, rehabilitimi i hapësirave ku është e vendosur qendra informuese si dhe nën-grantet e vogla për ndërmarrësit. Ndërsa Riad Rashiti, këshilltar komunal nga PDK, ka thënë se Lutfi Haziri po luan me projektet e Komisionit Evropian. Sipas tij, kanë kaluar mbi pesë muaj nga data 20 maj 2014, kur Lutfi Haziri, në një konferencë me gazetarë, kishte deklaruar se Komuna e Gjilanit ka fituar tri projekte nga Komisioni Evropian, në kuadër të projektit “Kosova e bukur”, dhe kishte theksuar se këto projekte do

limin ekonomik e social të vendit. Ligjit për Barazi Gjinore, pika 3 neni 3.2, i obligon të gjitha institucionet që të kenë pjesëmarrje prej 40% në pozitat vendimarrëse, është shprehur Ahmeti-Kasumi. “Pozita e gruas në shoqëri, ka shënuar një përmirësim por ende nuk është e kënaqshme. Në pozicionin më të mirë janë ato që punojnë në arsim, në shëndetësi, por shihet një angazhim i dukshëm dhe në sektorin privat”, ka thënë Ahmeti-Kasumi.

Çairi Kjo komunë aktualisht ka dendësinë të madhe të popullatës jo vetëm në Maqedoni e Ballkan, por edhe në Evropë, pasi aty jetojnë 18.401 banorë në një kilometër katrorë. Po të krahasohet me komunat tjera të Shkupit, Çairi ka numër shumë më të madh të banorëve që banojnë në një sipërfaqe prej 3.52 kilometra katrorë.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni mbështetur dhe përqafuar thirrjen e Komunës së Gjilanit për të ndihmuar njerëzit që kanë problem kulmin mbi kokë. Me zotimin tuaj të treguar në natën e mbrëmjes humanitare për këtë qëllim, i cili po vazhdon ende, më keni bërë krenar sepse qëllimi ynë i përbashkët është krijimi i kushteve më të mira për qytetarët që kanë problem banimin dhe strehimin”, ka thënë Haziri, duke shtuar se Komuna e Gjilanit po i bënë evidentimin e të gjitha zotimeve të qytetarëve.

Transaksionet e para të qytetarëvë tashmë kanë filluar të vijnë në xhirollogarinë zyrtare. Për hirë të transparencës, po i paraqesim emrat e personave që iu kanë përgjigjur aksionit të Komunës së Gjilanit për ndihmë familjeve në nevojë. Muharrem Huruglica – 1000 euro Noter Arben Mustafa – 200 euro Ramush Sherifi - 200 euro Noter Behar Idrizi – 200 euro Bekim Zeqiri – 100 euro Emurlla Suka – 50 euro Sevdail Haliti – 1000 euro Sejdi Ismaili – 100 euro N.T.P. “Globi MI” , Ismet Haziri – 2000 euro “Diamond” SHPK – 1000 euro Noter Fatmir Halimi – 200 euro Baki Reqica – 100 euro Hamdi Gorani – 100 euro Shaip Xheladini – 70 euro Shefrije Rama – 50 euro Jakup Maliqi – 50 euro Qemaludin Sherifi – Caffe Bar “Kemi” – 100 euro Selver Ramabaja – 100 euro N.P.L. Stacioni i Autobusëve Gjilan – 300 euro Hajrush Behluli – 300 euro Bislim Tahiri – 100 euro Shpend Fera – 160 euro Hidajete Hasani – 50 euro Manol Lleshaj – 100 CHF Melihate Kërqeli – 500 CHF Elmaz Zeqiri – 1000 CHF


10

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

PDK: Lutë evliaja duhet të krijojë forcë Berisha: Mungesa e të dhënave kadastrale të re policore për të dënuar qytetarët pengesë për punë normale në trafik Nga: Valon Rashiti

Rrëmuja e krijuar në qendër të qytetit të Gjilanit nga policët në hall për të mbledhur para nga gjobat

Nga: Besarta Maliqi 2.868 tiketa gjobitëse më shumë janë shqiptuar nga Policia e Kosovës në Gjilan për nëntë muaj e parë të këtij viti, pra nga janari deri në shtator. Gjatë periudhës kohore janar-shtator në vitin 2013 janë shqiptuar gjithsej 25.520 tiketa gjobitëse kurse në të njëjtën periudhë të vitit kalendarik janar-shtator 2014 janë shqiptuar gjithsej 28.388 tiketa gjobitëse. Ilmi Limoni, drejtor financiar, numrin e madh të tiketave të shqiptuara në krahasim me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar e ka arsyetuar me faktin se çdo ditë po rritet numri i personave që po pajisen me patentë shoferi. Kurse, Sahit Abazi, shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, këtë arsyetim të Limonit e ka quajtur banal dhe ka shtuar se këtë vit të hyrat nga gjobat në trafik janë rreth 150 mijë euro, kurse planifikohet që vitin 2015 kjo shumë të shkojë në 320 mijë euro, pra të rriten për 113%. “Çfarë evliaje është ky kryetar që pretendon se qytetarët në vitin tjetër do të bëjnë shkleje trafiku për tri herë më shumë apo ndoshta ka lidhje me Burdushin ky Luta jonë, apo ndoshta mendjen e ka lart te qendra e vendimmarrjes në Prishtinë, por po harron që njerëzit në Gjilan e votuan për t’ua zgjidhur problemet e jo për t’i thelluar ato”, ka thënë Abazi. Sipas tij, Gjilani vitin tjetër do të jetë qytet policor. Paramendoni që kjo qeverisje e udhëhequr nga Luta pretendon t’i rrisë të hyrat nga gjobat në trafik duke ndëshkuar qytetarët, ka potencuar Abazi. Edhe për Riad Rashitin nga PDK këto të hyra nuk varen aspak nga puna

dhe angazhimi i institucioneve komunale sepse kjo është përgjegjësi e Policisë së Kosovës dhe varet prej performancës së tyre gjatë punës në komunikacionin rrugor. “Ne nuk e kemi aspak të qartë se si është planifikuar të dyfishohet kjo e hyrë vetanake në buxhetin komunal për vitin 2015, përveç nëse qeverisja e LDK-së parasheh krijimin e ndonjë force tjetër policore të Lutfi Hazirit. Ndoshta ai do t’i qesë në rrugët e Gjilanit ushtarët e Rugovës të cilët i përmendte gjatë fushatës elektorale për me dënu sa më shumë qytetarë me tiketa dhe gjoba të trafikut”, ka ironizuar Rashiti. I pari i këshilltarëve të PDK-së, Abazi, ka shtuar se së pari është paragjykuese dhe nuk beson se Luta do t’ia arrijë këtij plani, së dyti, ideja t’i trefishojnë gjobat është fyerje e qytetarëve nga ana e pushtetit. Sipas tij, planifikimi i buxhetit për vitin 2015, e pareasheh Gjilanin ashtu sikur të kishte qenë viti 2004. Ky është buxhet i kthimit prapa në kohë. “Kryetari një ditë e quajti buxhet i zorit, por ne mendojmë që është qeverisja e zorit që lë pasojat që vërehen në planifikim të buxhetit. Paramendoni, investimet kapitale janë ulur nga 38% në vetëm 17%. Pra kemi një ulje drastike dhe prishje edhe të asaj pak perspektive ekonomike që kishim”, ka përfunduar Abazi. E për bashkëpartiakun e Abazit, Riad Rashitin, kjo formë e planifikimit të buxhetit komunal, tregon më së miri se qeverisja komunale nuk as më të voglën ide se si mund të krijohen mundësi të reja dhe reale për rritjen e të hyrave vetanake, në mënyrë që ato pastaj të kthehen në investime dhe projekte zhvillimore për Gjilanin. Leonard Miftararaj, ekonomist nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar për

këtë çështje duke thënë se nuk është befasues ky planifikim ngase kjo qeverisje përveç se me ndëshkime nuk mund të sigurojë ndryshe të hyrat komunale. E drejtori financiar, Ilmi Limoni, ka përshëndetur punën e Policisë së Kosovës e cila, sipas tij, nëse vazhdon me këtë tempo të punës, do të arrijë që të tejkalojë të hyrat e parapara buxhetore nga gjobat në trafik. Shuma e mbledhur do të arrijë në 600 mijë, pra dyfishi i planifikuar. Për Ilmi Limonin drejtor financiar, propozim-buxheti i planifikuar për vitin 2015, është 21.839.768,00 euro. Kjo shumë sigurohet nga granti qeveritar 17.979.815,00 euro dhe të hyrat vetanake 3.859.953,00 euro. Ky buxhet do të shpenzohet për paga 14.150.000,00 euro, për mallra dhe shërbime 2.857.491,00, për shpenzime komunale 562.200,00 euro, për subvencione 674.000 dhe për investime kapitale 3.596.077,00 euro. Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, ka thënë se ky nuk është buxhet i Komunës së Gjilanit, sepse kufijtë buxhetorë i ka caktuar Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Ai ka thënë se ndarja e granteve për komuna është e padrejtë, sepse një komune i jepen 17 milionë euro për një rrugë, ndërsa Gjilanit i ndahen gjithsej 4 milionë euro. “Ky buxhet është zero në krahasim me kërkesat e komunës së Gjilanit”, ka thënë Haziri, duke shtuar se ne nuk po kërkojmë benificione por po kërkojmë barazi në ndarjen e buxhetit.

Mungesa e dokumentacionit të librave kadastralë dhe librave civilë, mbetet njëra nga pengesat kryesore me të cilat po përballet Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjilan. Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në vitin 2011, ishte arritur marrëveshja për kthimin e 3,000 mijë kopjeve të regjistrave kadastralë, të cilat ishin marrë gjatë luftës së fundit nga shteti serb. Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje po i rritë dyshimet për abuzime të pronave publike-komunale. Sadudin Berisha, Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjilan, ka thënë se drejtoria që ai drejton është larg informacionit që duhet të ketë. Drejtoria ka rindërtuar një pjesë të mirë të librave kadastralë, por edhe më tutje mungesa e dokumentacionit është pengesë reale. “Serbia ka marrë dokumentacionin bazik, librat kadastaralë dhe librat civilë me pretendime për manipulimin e tyre dhe ato janë pengesë për një punë normale. Problemet janë të përditshme dhe ne po mundohemi që shërbimet t;i qartësojmë sa më shumë të jetë e mundur duke i udhëzuar qytetarët për hapat e mëtejshëm”, ka sqaruar Berisha. Berisha ka potencuar se vëllimi i punëve është dukshëm më i lartë se viteve të kaluara. Sipas tij, kërkesat e qytetarëve shpërndahen brenda ditës në sektorë të ndryshëm dhe shumica e tyre zgjidhen brenda afatit të caktuar me ligj. “Kemi një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve dhe ato janë të larmishme. Deri më tani kemi trajtuar 12 mijë kërkesa gjatë kësaj periudhe kohore. Në çdo muaj, përgatisim raportin mujor përmes të cilit e informojmë kryetarin e komunës”, ka treguar Berisha. Kjo drejtori posedon evidencën e pasurisë komunale dhe publike dhe ajo është nën mbrojtjen dhe nën menaxhimin e komunës, kurse nevojat për

ngritje të kapaciteteve profesionale janë të domosdoshme. Në anën tjetër kultura jonë për trajtimin e pronës private është e mangët dhe shumë shitblerje në periudha të caktuara kohore janë bërë nga fjalët dhe nga besimi. “Fokus të veçantë i kemi dhënë mbrojtjes të pronës publike dhe jemi gjithnjë në gatishmëri për të ndaluar uzurpimin e saj. Ka nevojë për angazhime shtesë për kryerjen me sukses të punëve tona që janë jashtëzakonisht të theksuara. Kurse sa i përket pronës private, marrëveshjet janë bërë pa asnjë dokumentacion apo akt formal të shitblerjes dhe sot ende tjo pasuri evidentohen në emër të dikujt tjetër”, është shprehur Berisha. Berisha thotë se kanë kryer rileximin e gjendjes faktike (mureve dhe objekteve) përgjatë gjithë rrugës Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Bujanoc, deri ku mbulohet zona kadastrale e Gjilanit. Sipas tij, ka pasur rritje të të hyrave në krahasim me atë çka kemi planifikuar dhe se kjo është e arritur e stafit të kësaj drejtorie. Ai tha se, deri në muajin dhjetor, do bëhet skenimi i regjistrave kadastralë dhe përgatitja dhe shpërndarja e flepalosjeve për qytetarët e lagjes “Dardania” për regjistrimin e trojeve të paregjistruara deri më tani. “Edhe këtu kemi hasur në vështirësi sepse kemi pasur mungesë të shënimeve grafike kadastrale të grabitura nga shteti serb. Deri në fund të këtij viti kemi bërë një plan veprimi të drejtorisë dhe që besojmë që do t’ia dalim në krye. Do të bëhet edhe shënimi i rrugëve dhe arave të fshatit Zhegër dhe Lladovë, krijimi i parcelimeve sipas elaborateve të rrugës Gjilan-Prishtinë”, ka përsëritur Berisha.

Sadudin Berisha, drejtor për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër


sheshi

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

11

Fshatrat më larg qytetit do të paguajnë më shumë tatim! Nga: Besarta Maliqi Ulja e tatimit në pronë ishte njëri nga premtimet që kryetari i komunës Lutfi Haziri iu kishte bërë qytetarëve të Gjilanit. Kuvendi Komunal në seancën e 29.09.2014, ka miratuar rregulloren e re për tatimin në pronë të paluajtshme për vitin fiskal 2015. Vlerësimet ndërmjet pozitës dhe opozitës për miratimin e kësaj rregulloreje kanë qenë të ndryshme. Zijadin Maliqi, këshilltar komunal nga LKD, ka thënë se beson që do të ketë një vlerësim më real të pronës më vonë në nivel të Kosovës, vlerwsim i cili do të bëhet shtëpi për shtëpi. Sipas Riad Rashitit nga PDK, ulja e bërë në bazën tatimore është simbolike në shumën e përgjithshme të tatimit, ndërkaq ai tha se grupimi politik i PDK-së ka vërejtje edhe te ndarja sipas zonave. “Këtë gjë e ka pasur shumë të qartë Lutfi Haziri, por me vetëdije të plotë ai ka mashtruar qytetarët e Gjilanit, duke i premtuar me bindje të plotë në fushatë elektorale se do të bëjë uljen e tatimit në pronw”, ka thënë Rashiti. Por norma e tatimit në pronë është e njëjta dhe nuk ka aspak ulje të tatimit nga sa ka qenë, 0.15% për shtëpi dhe banesa, është po e njëjta edhe për vitet e ardhshme, sepse kjo normë e caktuar e tatimit në pronë nuk është kompetencë e komunave, por është kompetencë e Ministrisë së Financave e cila përcakton nivelin e normës tatimore për tërë territorin e Republikës së Kosovës, këtë e ka pranuar edhe Ilmi Limoni, drejtor financiar. Në një intervistë për gazetën Sheshi tw dhwnw në muajin prill të këtij viti, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, pati

thënë se qytetarët e Gjilanit paguajnw tatim një herë më shumë se qyetatarët e Pejës, e në disa raste dy e tri herë ma shumë, kurse në anë tjetër ne kemi marrë gjithmonë investime më pak. “Do të bëjmë largimin e diskriminimit sepse si do që tw duket ne nuk mund ta pasurojmë komunën duke e varfëruar qytetarin, familja duhet të ngarkohet vetëm për aq sa ka mundësi me pagu. Gjilani është njëri prej vendbanimeve të shtrenjta sa i përket tokës, ngase njerwzit janë të lidhur me pronën dhe tokën e vet, por kjo nuk do të thotë që ne ta mbingarkojmë qytetarin tonë me vlerë të tatimit, ngase një pjesë e madhe e njerëzve nuk jetojnë këtu dhe pagujnë tatim. Kjo është ajo mbi të cilën dëshirojmë të ndërtojmë. Është e drejtë komunale e garantuar me ligj për përcaktimin e vlerës së tatimit, sepse koeficienti i taksës është e drejtë e qeverisë, ata e kanë dyfishu fatëkeqësisht, po ne vlerën do ta rishikojmë sipas detyrës ligjore dhe do ta vlerësojmë drejt ashtu që qytetari, në radhë të pare, të mos jetë i ngarkuar po as biznesi lokal të mos jetë i ngarkuar shumë”, ka sqaruar kreu i komunës. Sipas zyrtarëve të PDK-së në Gjilan, tani po shihet se edhe për këtë çështje janë mashtruar gjilanasit nga ky kryetar i pamoralshëm, i cili keqpërdori fushatën elektorale me të vetmin qëllim për t’ia marrw votën qytetarëve për të ardhur në pushtet dhe pastaj të arrijë realizimin e interesave të tij. “Edhe pse në realitet rregullorja e re për tatimin në pronë, e cila është miratuar për vitin 2015, parasheh ulje të bazës tatimor të pronës. Por me bindje të plotë e themi se kjo formë e uljes së bazës tatimore, është në kundërshtim me ligjin 03L-204

dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ nr 04/2011”, ka shtuar Rashiti. Sipas tij, nuk është formuar komision profesional për të vlerësuar realisht çmimin e tregut të pronës dhe nuk është bashkëpunuar me Ministrinë e Financave, në mënyrë që të kemi një vlerësim real të pronës nëpër të gjitha zonat e komunës së Gjilanit, kështu që me këtë ndarje aktuale të zonave, ka shumë vendbanime, ku kryefamiljarët ngarkohen më shumë me tatim në pronë në krahasim me ata që janë më afër qytetit të Gjilanit.

ta bërë atë sa më të përballueshme, duke rikujtuar se deri tani borxhet kanë arritur në 9 milionë euro. “Ne nuk e kemi ndërmend të marrim asnjë masë ndaj këtyre qytetarëve, por i lusim ata që t`i paguajnë obligimet e veta”, ka thënë Haziri.

“Për shembull, për të njëjtën shtëpi me metrazhw të barabartë, një kryefamiljar nga fshatrat Haxhaj, Nasalë, Demiraj etj, paguan 68% më shumë, se sa një kryefamiljar nga fshati Malishevë e Epërme, ndërsa çmimi për metër katror dallon mjaft shumë në mes këtyre vendbanimeve. Ne kemi kërkuar që ky dallim, nga 30 euro në 55.50 euro për një shtëpi prej 200m/2, të barazohet, sepse është totalisht e padrejtë që qytetari nga fshatrat e lartcekura të paguajw dyfishin pa asnjë arsye të vetme”, ka sqaruar ish-drejtori i Zhvillimit Ekonomik, aktualisht këshilltar komunal nga PDK, Riad Rashiti. Nevzd Isufi, shef i grupit të këshilltarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar që familjet e dëshmorëve dhe kategoritë tjera të dala nga lufta, të lirohen nga tatimi në pronë. Ai ka kërkuar që të ketë favore për ata që kryejnë obligimin para kohës, meqenëse parashihen kamata ndëshkuese për ata që nuk respektojnë afatin. Kurse sa i përket gjithë kësaj, Lutfi Haziri, kryetar i komunës, ka thënë se janë marrë parasysh si interesat e komunës, ashtu edhe të qytetarëve, për

Komunitetet kërkojnë respektimin e gjuhës së tyre në lëshimin e dokumenteve Komiteti për Komunitete në Gjilan ka kërkuar përmirësime në sistemin qendror të lëshimit të dokumenteve të gjendjes civile, për t`iu dhënë mundësi komuniteteve që t`i kenë në gjuhën e tyre të gjitha të dhënat. Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete, ka thënë se në Gjilan është në përdorim zyrtar edhe gjuha turke, prandaj ka kërkuar që të gjitha të dhënat në certifikata të jenë në gjuhën e komuniteteve, duke sqaruar se sistemi qendror nuk i njeh disa të dhëna, siç shkruhen ato në gjuhën turke. Sqarime në këtë çështje ka dhënë Agim Velekinca, shef i Shërbimit të Gjendjes Civile, i cili ka thënë se kjo çështje është e rregulluar me ligj, duke shtuar se shqetësimet e komuniteteve janë përcjellë në administratën qendrore dhe pritet që disa gjëra të rregullohen. Velekinca ka thënë se disa kërkesa janë të pa realizueshme, sepse emërtimet e rrugëve nuk mund të shkruhen sipas rregullave të gjuhës turke, si për shembull “Adem Jashari” të bëhet “Adem Jasharllar”. Ne bëjmë aq sa lejon sistemi qendror,

por nuk mund të ndërhyjmë në bazën e të dhënave, ka thënë Velekinca. Përndryshe, gjendja e sigurisë në komunën e Gjilanit u vlerësua e mirë. Sadete Sadiku nga policia e Kosovës, ka thënë se gjendja e sigurisë është e qetë dhe se nuk është raportuar asnjë rast me prapavijë etnike gjatë muajit të fundit. Sadiku ka thënë po ashtu se policia është duke realizuar projektin “Stop migrimit ilegal” dhe është e përqendruar te komuniteti rom, për t`i njoftuar ata me pasojat që ka kjo formë e largimit nga Kosova.


12

31 tetor - 13 nëntor

Personalitet Fejton (4)

Shqiptarët në Beograd

Kujtim Shahiqi

Në fillim të shekullit XX në Beograd u botuan dy gazeta me shkrimet në gjuhën shqipe Në dhjetor të vitit 1900, në Beograd, filloi të botohet gazeta dyjavore "Bratimstvo" (Vëllazërimi) emërtimi i së cilës ishte i shkruar edhe në gjuhën shqipe me shkrimin cirilik. Pronar i gazetës ishte Aleksa Bogosavleviq - Berisha ishte me origjinë nga vëllazëria Berisha. Gjer sa ai ka qenë pronar, gjatë vitit të parë të botimit të kësaj gazete u botuan artikuj edhe në gjuhën shqipe (me shkrim cirilik). Prej vitit 1902 deri 1906 është botuar edhe gazeta "Albania" në gjuhën serbe me alfabetin cirilik dhe në gjuhën shqipe në alfabetin latin, në dialektin gegë). Kohë pas kohe është shkruar edhe në gjuhën frënge, rumune dhe italiane. Në kopertinë shkruante në gjuhën shqipe "Shipja e shkiptarëvet" (Shqipëria e shqiptarëve). Gazeta përpiqej për pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithsej u shtyp në 44 numra. Pronar i saj ka qenë Jashar Erebara. Redaksia e kësaj gazete në atë kohë ishte si qendër kulturore e shqiptarëve të Beogradit. Beogradi dikur ishte qendër e albanologjisë Shkencëtari i parë i cili seriozisht filloi ta studiojë gjuhën shqipe midis serbëve ishte Henrik Bariqi, katolik i Raguzës, i cili studioi në Gracë dhe në Vjenë. Në vitin shkollor 1920/1921, në kuadër të seminarit nga Gramatika krahasuese e gjuhëve indoevropiane, e përfshiu edhe Historinë e gramatikës së gjuhës shqipe. Ky konsiderohet si fillim i albanologjisë në Universitetin e Beogradit. Shumë shpejt doli revista Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologijiu (Arkivi për vjetërsinë, gjuhën dhe etnologjinë) (1923-1926), e para e këtij lloji në botë, pronar i së cilës u bë profesori i universitetit, etnologu i famshëm Tihomir R. Gjorgjeviq. Revista shumë shpejt e tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor botëror dhe u bë prestigjioze. Për këtë revistë punoi një numër i madh i shkencëtarëve të njohur të vendit dhe të huaj. Prej kur studiohet gjuha dhe letërsia shqipe në Universitetin e Beogradit?

Këshilli i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Beogradit, më 31 maj të vitit 1925 e ka marrë vendimin të themelohet Seminari për "filologjinë shqipe", i cili i është besuar Henrik Bariqit. Për lektor me honorar për gjuhën dhe letërsinë shqipe është zgjedhur Xhevat Korça, në vitin 1925, emigrant i Shqipërisë, ish-drejtor i gjimnazit në Shkodër. Ai gjatë vitit shkollor 1927/28 e ka mbajtur "Kursin e gjuhës shqipe për fillestarë", pas së cilit është larguar nga Beogradi. Si lektor - vullnetar, për shkak të mungesës së mjeteve, është zgjedhur Vojisllav Dançetoviq në vitin 1935, serb i Kosovës, i lindur në Vushtrri, i cili dinte të fliste shqip mirë. (Dançetoviq, po atë vit e ka mbaruar romanistikën në Zagreb). Në vitin 1937 ky seminar është suprimuar, gjatë kohës së afrimit të Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë fakultet, seminari për gjuhën shqipe e ka rifilluar punën në vitin shkollor 1948/49, dhe për ligjërues është zgjedhur Vojisllav Dançetoviq. Në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë në vitin 1949 dy muaj është suprimuar. Pas kësaj e ka vazhduar punën normalisht. Për asistentë janë zgjedhur Anton Çetta dhe Idriz Ajeti në vitin 1950, të cilët poashtu e kanë kryer romanistikën në Universitetin e Beogradit. Më vonë të dytë janë bërë shkencëtarë prestigjiozë. Në vitet e 60-ta, Seminari për Albanologji në Fakultetin Filologjik të Beogradit e ka vazhduar punën si Degë e veçantë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, të cilin e ka udhëhequr dr. Vojisllav Dançetoviq, dhe pas vdekjes së tij dr. Halit Tërnavci dhe një kohe si lektore, dhe pastaj si docente dr. Gjystina Shushka. Për nevojat e mësimit janë angazhuar në vitet 80-ta profesorët e Universitetit të Kosovës, dr. Latif Mulaku (për gjuhë shqipe) dhe dr. Latif Berisha (për letërsinë shqipe), mirëpo kjo praktikë është ndërprerë në vitin 1990 për shkaqe politike, për çka kjo katedër ka pësuar dëme të mëdha. Këto studime i kanë kryer një numër i madh i intelektualëve të Kosovës, profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë, kryeredaktorë të gazetave, ndër të cilët janë edhe dr. Gani Luboteni, dr. Latif Mulaku, dr. Latif Berisha, Fahredin Gunga, Enver Gjergjeku etj. Nga kjo katedër kanë dalë magjistrat e parë nga fusha e filologjisë në Kosovë,

Mehdi Bardhi (1958) me temën "Disa veçori në vokalizmin e së folmes së Hasit" dhe Hilmi Agani (1958) me temën "Krijimtaria lirike e Naim Frashërit". Një kohë Beogradi ishte qendër e studimeve për shqiptarët e Kosovës Para Luftës së Dytë Botërore një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të Kosovës studiuan në Beograd. Në Gjimnazin e parë të meshkujve maturoi Mehmed Barjaktereviq (Meto Bajraktari), i cili më parë për shkak të propagimit të komunizmit, u largua nga Medresa e Madhe në Shkup (e quajtur "Medresa e Kuqe"), pastaj u përjashtua nga gjimnazi në Prishtinë, u refuzua nga gjimnazi në Vranjë dhe u ndoq nga gjimnazi në Pejë. Në Universitetitn e Beogradit drejtësinë e studiuan Zejnel Ajdinoviq (Hajdini), Mehmed Barjaktareviq (Meto Bajraktari), Ramiz Sadikoviq (Sadiku), që të tre e kanë humbur jetën si partizanë në Luftën e Dytë Botërore dhe janë shpallur heronj të popullit, Rashiq Dedoviq (Deda), gjithashtu e humbi jetën si partizan, Aziz Sulejmanoviq, luftoi si partizan, Esad Imeroviq (Imeri), Kurtesh Agusheviq (Agushi), Shaip Mustafoviq (Mustafa), njëherë anëtar i PKJ, kurse gjatë Luftës së Dytë Botërore kolaboracionist gjerman, veterinën Esad Mekuloviq (Mekuli), i cili 1933-36, i botoi vjershat shoqërore në revistat përparimtare të atëhershme, agronominë Qamil Ibrahimoviq (Ibrahimi), romanistikën Ferid Peroli, teknikën Hivzi Sulejmanoviq (Sylejmani), pas luftës shkrimtar i njohur, dhe Veli Dediq (Dedi), nga Medvegja në Serbi, i cili më pas në Itali e ka kryer akademinë ushtarake, pas së cilës ka marrë pjesë në Luftën e Spanjës, ku në vitin 1938 është dekoruar me çmimin e lartë "No pasara", e pastaj është bërë hero si komandant i forcave antifashiste në Marsej, etj. Pas Luftës së Dytë Botërore Beogradi një kohë ishte qendër ku studionin shumë shqiptarë të Kosovës. Doktorët e parë të shkencave nga radhët e shqiptarëve të Kosovës dolën nga Universiteti i Beogradit. Idriz Ajeti, disertacionin e mbrojti në vitin 1958 në Fakultetin Filozofik nga lëmi i shkencave filologjike. Në Fakultetin e

sheshi

Shkencave Natyrore, në vitin 1959, në mënyrë madhështore e ka mbrojtur tezën e doktoraturës Dervish Rozhaja nga lëmi i shkencave biologjike, dhe atëherë ishte doktori më i ri i shkencave në Jugosllavi, po këtë vit në lëmin e veterinës doktoroi Esat Mekuli. Hasan Kaleshi në vitin 1960, në Fakultetin Filozofik e mbrojti tezën e doktoraturës. Mehdi Bardhi dhe Hilmi Agani në vitin 1958 ishin të parët që magjistruan në Fakultetin Filozofik në lëmin e albanologjisë. Ali Hadri 1960 në fushën e historisë, poeti Enver Gjergjeku në vitin 1961 në albanologji, që të gjithë këta më vonë u bënë profesorë të njohur në Universitetin e Prishtinës. Deri në vitin 1989 në Beograd doktoruan afro 100 shqiptarë të Kosovës. Në këtë qytet si shkencëtar filloi të formohet edhe Martin Camaj, emigrant nga Shqipëria, poet lirik, i cili diplomoi gjuhën sllave në Fakultetin Filozofik, por si i papërshtatshëm politikisht, ai në vitin 1957 u detyrua të largohet nga Jugosllavia. Në vitet 50-ta Instituti Etnografik i Akademisë Serbe të Shkencave i angazhoi si bashkëpunëtorë, Mark Krasniqin dhe Kadri Halimin, të cilët në revistat shkencore i botuan disa artikuj me rëndësi për etnologjinë. Akademinë e Arteve Figurative e mbaruan Musli Muliqi, Gjelosh Gjokaj, Ëngjëll Berisha, Bedri Emra, Tahir Emra, Hysni Krasniqi, Sylejman Cara, artet aplikative Matej Rodiqi, Rexhep Ferri dhe Shyqri Nimani, Akademinë e Muzikës Krist Lekaj, Selim Balata, Mark dhe Gjergj Kaçinari, Bajar Berisha, Fahri Beqiri, Bahri Çela, Selim Kabashi etj., kurse Akademinë e teatrit dhe të filmit, aktorët Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci, Xhevdet Qorraj, regjistorët Isa Qosja, Selami Taraku, Emin Halili, Artan Skender, dramaturgjinë Ekrem Kryeziu, Petrit Imami, montazhin Mustaf Presheva, i cili me sukses e ka filluar karrierën në Beograd dhe pastaj e ka vazhduar në Turqi. vazhdon në numrin e ardhshëm.

NGA JETA DHE VEPRIMTARIA E PRESONALITETEVE TË SHQUARA TË ANAMORAVËS

Mustafë Koka

Mustafë Koka u lind në Kokaj me 1931, ishte një patriot dhe mësues shqiptar i shekullit të 20-të. Ai u shqua për ndihmesën që dha në qëndresën e shqiptarëve të Kosovës ndaj represionit serb të pasluftës se Dytë Botërore. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në korrik 1947 në Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Mustafë Koka dhe Hasan Alia Remniku, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriotë të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht më 11 tetor 1951. Veprimtaria atdhetare Mustafë Koka gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, iu bashkua një njësiti të Brigadave Shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Në fund të vitit 1947 ishte kthyer në Kosovë, ku filloi mësimdhënjen, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e Anamora-

vës. Puna e Mustafë Kokajt në fushën e arsimit nuk zgjati shumë, pasi që pushteti komunist jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Shkollimi dhe stërvitja e tij në njësitë elite diversante të shenjëtarisë Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë në vendlindjen e tij në Remnik. Në fillim të qershorit të atij moti (1951), dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe bijtë e vëllait. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, ia. Xhafer Lila dhe Voja, futen të paftu-

ar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë përtej bjeshkëve. Pastaj kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Përderisa ishte nën kerkimin e forcave serbe, Mustafë Koka qëndroj një kohë në fshatin Lubishtë të Vitisë, ku qëndroi te jataku Mustafë dhe Musli Nura, të cilet i gjeten strehim dhe e mbajtën me ushqim. Mustafë Nura, i cili ishte një ballist, i mbajti mësuesit Mustafë lidhjen me Hasan Alinë, të cilët vendosën të largohen nga atje. Kah fillimi i vjeshtës nisi udhën për në anën tjetër të lire të vendit. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Kokaj, kishte vendosur të rrezikonte do të qëndronte në kullën e vet. Mustafa po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDBsë për të pësuar si ishte keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, edhe pas amnistisë së premtuar. Mustafa e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte dorën nga tyta e armës. Ekspozimi i trupave para sheshit te

“Lama e millit”, në Gjilan Me 11 tetor 1951, trupat e ekzekutuar me armë zjarri i sollën te "Lama e miellit" në Gjilan, ku po i priste agu i parë që kur ranë. As në emër të katundit nuk ua dhanë kufomat, as të mësuesit të vrarë bashkë më bashkëshorten e tij, dhe as të tre kaçakëve të tjerë. Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur me gra e fëmijë. Nëna i erdhi në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dalë nënës së tij, as para masës së dalë te "Lama e millit". Sipas fejtoneve të botuara. “Vendtakimi në Bistricë" dhe duke u bazuar në këtë veprimtari të Mustafë Kokës, regjisori i njohur jugosllav, Veljko Bulajiq, xhiroi filmin e njohur “Kapetan Lleshi”, në Beograd në vitin 1968. Mësuesi që paraqitet në këtë film është Mustafa, kurse vendi është fshati Kokaj. Natyrisht, filmi paraqet ngjarjen e rregulluar sipas shijes së pushtetit okupues serb.


sheshi

Komuna

31 tetor - 13 nëntor

13

Qytetarët ofrojnë ndihma për familjet e varfra Nga: Valon Rashiti Kryqi i Kuq i Kosovës e ka realizuar aksionin “Solidariteti në vepër”, i cili që nga pas lufta është bërë tradicional dhe po organizohet çdo vit. Ilmi Shala, sekretar i Kryqit të Kuq, dega në Gjilan, thotë se gjatë kësaj periudhe një mujore qytetarët kanë ofruar ndihma në veshmbathje, ushqim, shtrojë e mbulojë dhe mjete financiare.

PAVARËSIA

Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe u krijua për të siguruar ndihmë pa dallim për të plagosurit në fushë betejë. Ajo përpiqet në çdo rrethanë të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet e njerëzve kudo që janë. Ajo synon mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njeriut si dhe të sigurojë respektin për qenien njerëzore.

Lëvizja është e pavarur. Është ndihmëse e pushteteve publike në veprimtaritë e tyre humanitare, por e ruan autonominë për veprim sipas parimeve të Lëvizjes.

PAANËSIA Lëvizja nuk bën asnjë dallim për arsye kombësie, race, feje, gjendje shoqërore apo përkatësie politike.

“Bartësit kryesorë të aksionit janë degët e Kryqit të Kuq të Kosovës si dhe vullnetarët e tyre që kanë ndihmuar në grumbullimin e gjësendeve të cilat do t’iu shpërndahen familjeve nevojtare më vonë”, ka thënë Shala. Sipas Shalës, me qëllim të organizimit në mënyrë sa më të efektshme, janë botuar materialet përkatëse për sensibilizimin e opinionit si: spote, posterë, apeli, apoena me vlerë: 1,5 euro dhe 10 euro. Shala thotë se të gjitha familjet që i përzgjedhin për ndihmë paraprakisht shkojnë dhe i vizitojnë. “Ne i përgatisim listat paraprakisht dhe pastaj, gjatë aksionit, e bëjmë shpërndarjen e këtyre ndihmave. Janë shpërnda diku rreth 700 kg

HUMANIZMI

NEUTRALITETI

rroba, e për këtë i falënderohemi të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe disa kompanive”, ka sqaruar Shala. Shala ka treguar se, për shkak të krizës ekonomike, qytetarët më shumë kontribuojnë me veshmbathje se me gjëra ushqimore. “Realisht kemi një numër të madh të familjeve të skamnorëve në qytet, por ne i kemi evidentuar 250 familje të cilat jetojnë në varfëri të skajshme

dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë në veshmbathje dhe gjëra ushqimore. Kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe me KFOR-in italian në Prishtinë. Për çdo javë i përzgjedhim dy familje nevojtare për t’i ndihmuar dhe, së bashku me vullnetarët tanë, shkojmë dhe u dërgojmë gjëra ushqimore dhe veshmbathje”, ka thënë Shala. Ai thotë se, përveç këtij aktiviteti të rregullt vjetor, janë duke mbajtur edhe ligjërata për edukim shëndetësor nëpër fshatra. Shala thotë se kanë

Me qëllim që të ketë gjithnjë besimin e të gjithëve, Lëvizja i shmanget pjesëmarrjes në armiqësitë dhe në çfarëdo polemike me karakter politik, racial, fetar apo ideologjik.

UNITETI Në një vend mund të ketë vetëm një Shoqatë të Kryqit të Kuq ose të Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të shtrijë veprimin e sajë humanitar në tërë territorin. UNIVERSALITETI Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe, në gjirin e së cilës të gjitha shoqatat kanë të drejta të barabarta dhe detyrën për të ndihmuar njëra tjetrën, është e mbarëbotërore.

VULLNETARIZMI Ajo është një Lëvizje që jep ndihmë vullnetare dhe pa interes. filluar edhe një program për edukimin e adoleshentëve që mos ta braktisin shkollën dhe se këto ligjërata kryesisht mbahen në fshatra rurale. “Në këto ligjërata femrat bashkëbise dojnë mes veti për higjienën dhe

problemet e natyrave të ndryshme që kanë femrat. Të gjithë ligjëruesit janë të rinj dhe janë të trajnuar për të bashkëbiseduar me këtë kategori të të rinjve”, ka përfunduar Shala.

Ndihmojeni familjen Ajeti nga Lipovica Nga: Elife Sherifi Familja Ajeti nga Lipovica mbijeton me vështirësi Familja pesëanëtarëshe nga Lipovica e ka të vështirë të sigurojë mbijetesën, e lëre më një jetë të standardeve më të larta. Kushtet jashtëzakonisht të vështira ekonomike ia pamundësojnë kësaj familje të ketë një jetë normale. Çdo gjë që mund të quhet e thjeshtë dhe elementare për njerëzit e tjerë, është nevojë urgjente dhe kërkesë e menjëhershme për familjen Ajeti. Kryefamiljari është i papunë dhe familja mbahet me një ndihmë sociale. Shtëpia është ndërtuar pas luftës nga një organizatë e huaj joqeveritare, por është akoma me disa mungesa dhe e papërfunduar. Problemet për këtë familje nuk përfundojnë këtu, sepse edhe problemet shëndetësore janë mëse të dukshme. Nga 5 anëtarët e kësaj familjeje, e zonja ka disa ankesa shëndetësore, ndërsa 3 fëmijët janë me të meta. Shtëpia e kësaj familjeje është në fshatin Lipovicë, afër Muçibabës dhe

shumë larg qytetit, largësi kjo që ia pamundëson vizitat mjekësore në qytet. Në raste të veçanta dhe urgjente, qytetarët solidarizohen me këtë familje dhe e ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Së fundmi, me iniciativën e Selvete Sherifit, janë grumbulluar rroba, mjete të tjera për shtëpi, u është rregulluar rryma, kanalizimi, uji, dyert dhe dritaret, por shtëpia është akoma e pakompletuar dhe ka hapësirë për ndihmë për t’i plotësuar edhe disa nevoja elementare për jetë. Ata të cilët kanë mundësi t’i ndihmojnë kësaj familjeje në ndonjë mënyrë, le t’i drejtohen Kryqit të Kuq në Gjilan ose të kontaktojnë në 044 537 089. Nëse të interesuar kanë teprica të inventarit shtëpiak si tepihë, dyshekë, çarshafë, garderobë, shporet, që do të kontribuonin në rregullimin e shtëpisë, mund t’i dërgojnë drejtpërdrejt tek kjo familje. Mjetet financiare mund t’i deponojnë në numrin e llogarisë në bankën Teb: 2017000095959027, Selvete Sherifi. Një ndihmë sado e vogël nga ju, mund të jetë shumë për ata!


14

Anketë

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

Stundentët e UPGJ-së të kënaqur me kushtet, i kushtojnë edhe poezi Universitetit Vijon nga faqe 3

Elduana Surdulli, viti i parë, Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet

Rigon Ymeri, viti i parë, Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet

Unë mendoj se kushtet në universitet nuk janë edhe aq të mira, duke u nisur pikë se pari nga sallat e mbingarkuara me studentë, çka e pamundëson zhvillimin cilësor të një ligjërate. Profesorët kryesisht janë të mirë, janë të rregullt në ligjërata. Sa i përket bibilotkës, bibiloteka është, mirëpo ne e shfrytëzojnë më shumë bibiliotekën e qytetit pasi ofron kushte më të mira. Administrata është shumë efikase na ofron shërbime të menjëhershme.

Kushtet në universitet janë kryesisht të mira, edhe pse nuk janë edhe aq në nivel, megjithatë nuk është edhe aq keq. Profesorët, për mendimin tim, janë për çdo lavdatë, janë të rregullt dhe ligjërimi i tyre plotëson të gjitha kriteret e një ligjërimi cilësor. Po, është bibloteka dhe është e pajisur me literaturë të nevojshme. Ndoshta nuk është ftohur koha aq shumë sa të vërejmë se a është mjafteshëm nxehtë në universitet. Adminisrata, për momentin, është mjaft efikase, na ka ndihmuar çdo herë kur kemi pasur nevojë për ndonjë informacion apo shërbim nga ana e tyre.

Erblinda Bilalli, viti i parë, Fakulteti Juridik Sipas mendimit tim, universiteti jonë ofron kushte mjaft të mira. Profesorët janë në nivelin e duhur, me përgjegjësi të madhe e kryejnë punën e tyre. Pengesa më e madhe e jona është se numri i studentëve ështe shumë i madhë dhe nuk po mund të mbahet një ligjërim cilësor. Mirëpo në përgjithësi është mirë. Administrata mendoj se është efektive dhe i përgjigjet kërkesave tona çdo herë.

Erza Fazliu, viti i parë, Fakulteti i Edukimit, drejtimi Parafillor

Liburna Keka, viti i parë, Fakulteti Juridik

Duke marrë parasysh se është viti i parë që Gjilani ka universitetin e tij publik, mendoj se kushtet janë mjaft të mira dhe i plotësojnë pak a shumë të gjitha kërkesat e një universiteti të mirëfilltë. Profesorët mendoj se janë mjaft të mirë dhe janë shtytja jonë kryesore. Biblioteka është dhe unë personalisht e shfrytëzoj, pasiqë posedon literaturën e nevojshme. Administrata funksionon shumë mire, mendoj se është në nivelin e duhur.

Sa i përket kushteve nuk jam shumë e kënaqur, nuk besoj që ndonjëri nga studentët të jetë shumë i kënaqur. Përderisa kemi ardhur të studiojmë atëherë nevojiten më shumë kushte që të kemi një studim cilësor. Profesorët në përgjithësi janë të mire e të rregullt në ligjerata, mirëpo ajo çka nuk më pëlqen tek disa profesorë është përdorimi i sllajdeve, çka nuk mendoj të jetë efektive. Për administratën nuk di çfarë të them pasi nuk kam pasur rast të bisedoj apo të kërkoj ndonjë shërbim prej tyre. Ehh, nxehtësia në universitet për fat të keq nuk krijohet nga radiatorët por nga numri i madh i studentëve.

Edon Shkodra, viti i parë, Fakulteti Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë Universiteti i Gjilanit mendoj se plotëson deri diku kushtet për një studim cilësor. Profesorët janë shumë të mirë, kryesisht janë të rregullt në ligjërata, na ofrojnë një ligjërim të mirëfilltë, po besoj. Universiteti ka bibliotekë mirëpo nuk mendoj se shfrytëzohet aq shumë nga studentët, arsyeja qëndron ndoshta në faktin se nuk ka literaturë të mjaftueshme. Sa i përket administratës, është mjaft efektive.

Ali Aliu, viti i parë, Fakulteti Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë Kushtet në përgjithësi janë të mira, ka disa mangësi mirëpo është relativisht mirë. Për profesorët mendoj se janë shumë të mirë, mendoj se japin maksimumin nga ana e tyre. Administrata funksionon si duhet në mënyrë të rregullt, deri tani jam mjaft i kënaqur me shërbimin e ofruar prej tyre. Universiteti ka bibliotekë dhe ajo ka literaturë të mjaftueshme.


sheshi

Intervistë

31 tetor - 13 nëntor

15

Arti konceptual si formë bashkëkohore e shprehjes artistike Nga: Diturie Hoxha Ekzistenca e artit në Gjilan, sipas artistëve, është në krizë. Kryesisht për shkaqe financiare, thonë ata, dhe për këtë gishtin ia drejtojnë më së shpeshti institucioneve, sidomos atyre komunale. Komuna ndërkaq, në disa raste ka pohuar dhe dëshmuar se, brenda mundësive të tyre, i kanë ndihmuar artistët. Në fillim të këtij viti por edhe më vonë është diskutuar shpesh rasti i aktorëve të teatrit të cilët janë paguar nga komuna (ndonëse rrogat i janë paguar me vonesë). Iniciativa individuale po ashtu janë financuar pjesërisht nga institucionet komunale.

lojmë ne sa i përket krijimtarisë artistike. Na mungon arti konceptual. Po e marrim një shembull, Flakën e Janarit. Ne kemi thënë shpesh që Flaka e Janarit është një ekspozitë e qejzit. Nuk ka kurrfarë koncepti dhe për këtë përgjegjësia bie mbi komunën. Një ngjarje e tillë nuk mund të organizohet pa pasur një koncept të sajin të përgjithshëm i cili përkthehet më pas në aktivitete të caktuara. Një ekspozite të Flakës së Janarit, për shembull, i mungon aftësia për të përcjellë mesazh artistik, pasi që as nuk ka kurator. Secila punë duhet të kryhet nga personat kompetentë”.

Nëse artistët paguhen nga institucionet, atëherë pse nuk kemi art?

Muja: Arti në Kosovë duhet të mbështetet prej shtetit, ndryshe nuk mund të mbijetojë

Si zhvillohet arti? Duhet të paguhet si shërbim paraprakisht, apo duhet t’u ofrohet konsumuesve të tij – qytetarëve, për t’u vlerësuar prej tyre? Fitim A., qytetar, thotë se ka dëgjuar për ankesat e aktorëve të teatrit për mospagesën e pagave, por thotë ai “thënë të drejtën, mua nuk më kujtohet të kem parë së fundmi ndonjë shfaqje të aktorëve të teatrit të Gjilanit. Nëse rrogat u janë vonuar, a do të thotë që pas pagesës së tyre shfaqjet teatrale do të lulëzojnë? Shpresoj të jetë ashtu”. Florije K. piktore, thotë “unë punoj vazhdimisht, përkundër mundësive të kufizuara. Po e them të kufizuara në aspektin financiar, sepse qoftë edhe vetëm materialet, pa përfshirë këtu aspak angazhimin, njohuritë, përvojën dhe cilësinë e artit që ne si artistë krijojmë, janë shpenzim i konsiderueshëm për ne”.

Nëse artistët duan të japin një ekspozitë, duhet t’u drejtohen donatorëve ose edhe institucioneve, komunës ose Ministrisë së Kulturës. Muja thotë se zhvillimi i artit duhet të mbështetet prej shtetit, edhe pse jo vetëm prej tij. Meqenëse arti është një mënyrë për të lidhur njerëzit dhe kulturat e ndryshme mes vete, mbështetja mund të vijë edhe nga burime të tjera, dhe i referohet donacioneve nga ambasadat kryesisht. Por, thotë ai, mënyra më e mirë e funksionimit është ajo përmes fondacioneve. Duhet të ketë kontrata një-dy vjeçare për mbështetjen e aktiviteteve të caktuara. “Varg e Vi ka sjellë në Gjilan artistë të fushave të ndryshme, artistë të huaj. Është normale që, për shembull, ambasada franceze ose ajo gjermane e të tjera, të mbështesin një artist francez ose gjerman, për të prezantuar punën e tyre para komunitetit artdashës në Kosovë”.

Në vitin 2012 në Gjilan është krijuar Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi’. Jeton Muja, kryetar i saj, thotë se qëllimi i qendrës është prezantimi i një arti të ndryshëm nga ai që shohim sot në Gjilan dhe Anamoravë. Arti që krijohet aktualisht i ngjason, thotë ai, ekspresionizmit të fundit të shekullit të kaluar dhe impresionizmit të fillimit të këtij shekulli. “Duhet t’i krijojmë një kulturë të të krijuarit të një lloji tjetër të arti. Art nuk është vetëm piktura, skulptura e grafikë. Sot ekzistojnë edhe mediume të tjera artistike, kemi instalacione, performanca, video. Gjeneratat e vjetra na kritikojnë, dhe thonë se nuk është se po bëjmë diçka të re, dhe se mediumet të cilave u referohemi ne i kanë parë qysh para 30 vjetësh. Përgjigja jonë në këtë është ‘pse atëherë nuk i kanë konsumuar’. Po të kishin krijuar artistët e vjetër një bazë, tani për ne do të ishte shumë me e lehtë të punonim”. Flaka e Janarit, ekspozitë e qejzit Gjilanit i mungon koncepti, thotë Muja. “Këtu ça-

Menaxhimi i mirë është çelësi për tërheqjen e mbështetjes së donatorëve Duhet të bëhemi vetëkritikë, thotë Muja, dhe të pranojmë të marrim përsipër një pjesë të përgjegjësisë. Për të tërhequr fonde nga cilido institucion, i vendit apo i huaj, në radhë të parë ne duhet të kemi një menaxhim të mirë përbrenda qendrave të artit të cilat i kemi. “Ne as që pretendojmë se jemi e vetmja qendër arti në Anamoravë, por kemi arritur të funksionojmë tamam për shkak se jemi angazhuar edhe vetë. Si rezultat i kësaj, kemi sjellë në Gjilan artistë të huaj të fushave të ndryshme, kuratorë, regjisorë, aktorë, bateristë, e të tjerë. Përveç kësaj, kemi krijuar lidhje me qendra të artit jashtë, në Maqedoni, Zvicër, Francë, Gjermani. Ky është edhe qëllimi, ta bëjmë të njohur artin tonë jashtë, si dhe të sjellim tendencat bashkëkohore nëpër botë në Kosovë. Pra të jemi në hap me të tjerët”.

Instalacion, Idealizmi i demoralizuar "Duhet t’i krijojmë një kulturë të të krijuarit të një lloji tjetër të arti. Art nuk është vetëm piktura, skulptura e grafikë. Sot ekzistojnë edhe mediume të tjera artistike, kemi instalacione, performanca, video. Gjeneratat e vjetra na kritikojnë, dhe thonë se nuk është se po bëjmë diçka të re, dhe se mediumet të cilave u referohemi ne i kanë parë qysh para 30 vjetësh. Përgjigja jonë në këtë është ‘pse atëherë nuk i kanë konsumuar’. Po të kishin krijuar artistët e vjetër një bazë, tani për ne do të ishte shumë me e lehtë të punonim”, Jeton Muja

Avni Behluli përfaqëson Kosovën në Stamboll Nga: Elife Sherifi Piktori nga Gjilani, Avni Behluli, ishte i ftuar në simpoziumin 3 javor në Turqi, me ç’rast prezantoi para publikut turk disa nga punimet e tij, duke përfaqësuar kështu Kosovën. Në këtë simpozium, artisti gjilanas u njoftua me kulturën turke, vizitoi shumë qytete, muze, galeri, vende dhe objekte të ndryshme historike e kulturore të Turqisë. Behluli tregon se pjesëmarrës në këtë event ishin artistë nga vende të ndryshme botërore, përfshirë Evropën dhe Amerikën. Të gjithë artistët kanë qëndruar për 6 ditë në Kallkan. Pas Kallkanit, u kthyen në Stamboll – Beshiktash, ku qëndruan edhe për 10 ditë të tjera. Pas përfundimit të simpoziumit u mbajt ekspozita në galerinë “Kemajl Ataturk” me punimet e 62 artistëve pjesëmarrës. Në hapje të ekspozitës, kryetari i qytetit ka ndarë mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre.

I gjithë qyteti ishtë i mbushur me pllakate të pjesmarrësve, me piktura, me emra dhe flamuj të vendeve nga vinin artistët. Behluli tregon se punimet e tij kanë zgjuar mjaft interesim dhe janë vlerësuar pozitivisht. Piktori thotë se ishte arritje dhe kënaqësi që piktori gjilanas e pati një përvojë të tillë. “Ishte kënaqësi që vizitorët të ndaleshin para punimeve të mija, t’i pëlqenin ato dhe mbi të gjitha ta lexonin emrin Kosovë”, ka thënë Behluli. Si rezultat i punës dhe i veprave të tij, Behluli ka pasur ftesa të shumta në adresën e artistit gjilanas. Ai është ftuar nga disa shtete si Neë Delhi, Bjellorusia, Qipro, etj. Sipas Behlulit, shpërblimi më i madh është se veprat e tij tani po vendosen nëpër galeritë dhe objektet me rëndësi publike në Turqi.


16

Shkencë

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

Kimisti Islam Zuzaku bën që lënda e kimisë të jetën atraktive për nxënësit

Plotëson planprogramin mësimor edhe me eksperimente

Nga: Elife Sherifi Kimisti Islam Zuzaku, mësimdhënës i lëndës së kimisë për nxënësit e shkollave fillore, eksperimenton, dhe diturinë e dhënë me fjalë e shndërron në vepër. Përmes eksperimenteve të tij, kimisti jo vetëm që u sjell nxënësve një pamje më të zgjeruar se ajo që jep lënda e kimisë në libër, por edhe punës së tij i jep dimensione më të gjera të dijes së gërshetuar me praktikë. Tash e 12 vjet Islam Zuzaku është mësimdhënës i kimisë dhe thotë se edhe në librat e klasës së VI, VII, VIII të shkollës fillore, por edhe në librat e shkollës së mesme, ka rekomandime që në fund të mësimit të bëhen edhe eksperimente praktike. Kjo sipas Islamit, në 99% të rasteve nuk kryhet nga arsimtarët. E faji për këtë nuk bie mbi mësuesit, por mbi kushtet e pafavorshme ose pothuajse të pamundshme për të zhvilluar një aktivitet të tillë. Mungesa e kabineteve, e aparaturave, e elementeve dhe produkteve që duhen për të realizuar një eksperiment, ka bërë që arsimtari Islam Zuzaku ta gjejë vetë zgjidhjen. Ai ka investuar nga xhepi i tij, për të krijuar një laborator të kimisë, ku në mungesë të kabinetit në shkollën ku ai punon, në Lagjen e Tetë, detyrohet që pajisjet t’i mbajë në një dhomë të vogël private. Mësuesi Islam shpreson që, përmes eksperimenteve të tij në këtë mini-laborator, të arrijë që në Komunën e Gjilanit ta krijojë një laborator të madh për hulumtuesit e rinj, i cili do të kontribuonte në realizimin e projekteve hulumtuese dhe shkencore. Sipas Zuzakut, një laborator i tillë do të ndihmonte nxënësit në nxënien e dijes së plotë - kuptimin teorik do ta mësonin edhe në praktikë. Eksperimentet e tij i punon kryesisht me elemente që gjenden lehtë në treg. Gjithashtu, bën modifikime të ndryshme për të dizajnuar një eksperiment.

“Nuk pres që të kem mjete perfekte laboratorike, por përdor gjithçka nga jeta e perditshme, si shishe të ndryshme të plastikës e të qelqit, mjete që përdoren në kuzhinë, mjete higjieniko-sanitare, mjete që përdoren në industri dhe ndërtimtari”, thotë Zuzaku. Sipas tij, për të realizuar diçka të bukur, në shërbim të dijes dhe të arritjeve si personale ashtu edhe kolektive, nuk mjafton gjithmonë të presësh, por duhet ta marrësh iniciativën dhe ta bësh vetë. Disa nga eksperimentet më të njohura që Islam Zuzaku ka arritur t’i realizojë janë: veshja e shishes së qelqit me argjend nga brenda, përfitimi i dioksidit të karbonit, përfitimi i oksigjenit, përfitimi i hidrogjenit etj. Ka disa vjet që Islami merret me elektrolizën e ujit, nga e cila përfitohet hidrogjeni si burim i energjisë elektrike. Elektroliza është pasion i profesionit të kimistit dhe ai është shumë i dhënë pas saj, sidomos në 4 vitet e fundit. Në lidhje me këtë, ai ka ndërtuar një celule për prodhimin e hidrogjenit dhe pritet ta bëjë publike së shpejti. Fatkeqësisht, Islami të gjitha eksperimentet i bënë vetë dhe i financon vetë. Sipas tij, puna më e suksesshme është puna ekipore, prandaj lut të githë të interesuarit të kyçen në punën e tij dhe të dalin bashkarisht me projekte të reja dhe atraktive. Problem për mësuesin paraqet mungesa e mbështetjes financiare. Kjo natyrisht se e vështirëson punën për të realizuar projekte më të mëdha ideore dhe shkencore. Materialet të cilat i përdor për eksperimentet e tij shpesh dinë të jenë të rrezikshme. Zuzaku na tregon se ka materiale të koncentruara si p.sh acidet, të cilat nëse nuk ruhen në vende të posaçme, nëse puna me to nuk udhëhiqet nga njerëz profesionistë dhe kompetentë, paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut. Eksperimentet e Islam Zuzakut mund të shihen në internet, në kanalin “alkoslab” në YouTube.


sheshi

Shkencë

31 tetor - 13 nëntor

Skencëtarët kërkojnë të studiohen faktorët ambientalë të cilët e shpejtojnë plakjen Pse trupat tanë plaken me ritëm të ndryshëm? Pse disa persona mund të vrapojnë maratonën bile edhe në moshën 70 vjeçare ndërsa disave u duhet të përdorin karrocë për të lëvizur?

Gjenet janë vetëm njëra pjesë e përgjigjes ndaj kësaj. Një grup prej tre shkencëtarësh të Universitetit të Karolinës Veriore kanë argumentuar se duhet të punohet më shumë në identifikimin e faktorëve “gerontogjenë”, përfshirë substancat në ambient të cilat mund ta shpejtojnë procesin e plakjes. Gerontogjenët e mundshëm përfshijnë arsenikun i cili gjendet në ujin nëntokësor, benzenet në që vijnë nga ndotja insutriale, rrezatimin ultraviolet të diellit, dhe një përzierje të 4,000 kemikaljeve toksike të tymit të cigares. Mund të përfshihen këtu edhe aktivitetet si marrja e kalorive me tepricë ose stresi psikologjik. Tre shkencëtarët, Jessica Sorrentino, Hanna Sanoff, and Norman Sharpless, kanë sjellë prova se fokusimi në këta lloj faktorësh do të plotësonte qasjet më të popullarizuara si studimi i ndryshimeve molekulare tek personat e vjetër si dhe kërkimi i gjeneve që lidhen me jetëgjatësinë. “Njerëzit janë fokusuar në plakjen e ngadaltë, gjë e cila përherë më është dukur si një gjë e papjekur”, thotë Sharpless. Bile edhe sikur shkencëtarët të deklaronin nesër se kanë zbuluar një pilulë kundër plakjes, njerëzit do të duhej ta përdornin atë për dekada të tëra për të pasur efekt. “T’i shtysh njerëzit e shëndetshëm të marrin barna për një kohë të gjatë është një gjë sfiduese dhe, përveç kësaj, ka përherë efekte anësore”, thotë Sharpless. “Nëse identifikoni faktorë ambientalë që ndikojnë në procesin e plakjes, atëherë po, kjo do të ishte njohuria që na duhet dhe do të mund ta shfrytëzonim sot”. Dobësimi i mendjes Studimet kanë treguar se vetëm rreth

25 përqind e variacionit në jetëgjatësinë njerëzore influencohet nga gjenet. Pjesa tjetër mund të influencohet nga faktorë të tjerë, përfshirë aksidentet, lëndimet si dhe substancat të cilat e përshpejtojnë plakjen. “Ideja se faktorët ambientalë mund të përshpejtojnë plakjen ka qenë aktuale ka një kohë. Pajtohem se studimi i gerontogjenëve ka mbetur prapa fushave të tjera të studimeve të plakjes”, thotë Judith Campisi nga Instituti Buck i Studimeve mbi Plakjen. Ajo shton se shkencëtarët vitet e fundit po shfaqin më shumë interesn në këto substanca, pasi që kanë mësuar se shumë lloje të kemoterapise, si dhe disa barëra kundër HIV-it, mund të përshpejtojnë fillimin e tiparëve të lidhura me plakjen si dobësimi i fuqisë mendore. Ky kërkim për identifikimin e gerontogjenëve është pjesë e kërkimit për të gjetur mënyra më të mira për matjen e moshës biologjike. Ka disa opcione, por asnjëra nuk është e përsosur. Studiuesit kanë shikuar trurin dhe kanë matur nivelet e beta-amiloidit, një proteinë e lidhur me sëmundjen e Alzheimer’it, por këto nivele nuk e kanë reflektuar plakjen në pjesët e tjera të trupit. Ata gjithashtu kanë matur edhe gjatësinë e telomereve – kapelat mbrojtëse në fund ADN-së tonë të cilat harxhohen me kohë. Por, këto gjëra janë shumë të vështira për t’u bërë dhe shumë të shtrenja, dhe gjatësia e telomereve ndryshon në mënyrë të natyrshme ndërmjet njerëzve të së njëjtës moshë. Ekipi i studiuesve është fokusuar në një aspekt të veçantë të plakjes – në procesin e quajtur “sensecence”, në të cilin qelizat përfundimisht pushojnë ndarjen. Qelizat senescente akumulohen me moshë dhe niveli i proteinës së quajtur p16 është dhjetë herë më i

lartë se niveli i zakonshëm. Minjtë shkëlqyes Ekipi ka zhvilluar një racë të minjve që prodhojnë një proteinë e cila shkëlqen sa herë që ata prodhojnë p16. “Duke u plakur, minjtë prodhonë shumë qliza senescente dhe shkëlqejnë si të çmendur”, thtoë Sharpless. “Nëse ata i ekspozohen gerontogjenëve, ata do të shkëlqejnë në një moshë më të re se ajo që pritet”. Anëtarët e ekipit po i shfrytëzojnë minjtë e tyre për të testuar gerontogjenët potencialë, dhe i kanë dërguar kafshët në rreth 50 laboratotë të ndryshëm që e bëjnë po të njëjtën gjë. Ata gjithashtu po punojnë me një kompani të quajtur HealthSpan Diagnostics për të krijuar një version të tyre të p16 dhe i cili do të mund të maste moshën biologjike të njerëzve. “Vetëm një tregues nuk mjafton. Nevojitet një panel i tërë”, thotë Sharpless. “Testi perfekt nuk ekziston, por unë jam i bindur që do të jeëmi në gjendje të arrijmë të masim me saktësi moshën psikologjike të njeriut gjatë jetës sime”. Sharpless pret që hulumtimi të ndryshojë perceptimet e deritashme. “Sikur të ishin bërë më herët ato që bëmë ne për karcinogjenët, ku kemi testuar miliona përbërës, do të kuptohej se materiali me të vërtetë befasuese ishin gerontogjenët”, thotë ai. Campisi shton se “agjencive toksikologjike mund t’u marrë pak kohë për të klasifikuar ekspozimet si gerontogjenët. Por, thotë ajo, janë dashur disa dekada për të zhvilluar testin për karcinogjenët deri këtu ku është sot, ku qindra faktorë rreziku janë klasifikuar sipas potencialit të tyre për të shkatuar kancer. Fusha e plakjes është në hapat e parë drejt arritjes së qëllimit final.

17

Depresioni çon në zvogëlimin e trurit të njeriut Depresioni afatgjatë çon në një reduktim të ndjeshëm të vëllimit të trurit. Kjo është dëshmuar nga rezultatet e kërkimeve të shkencëtarëve të Yale University. Një grup shkencëtarësh të kryesuar nga Profesor Ronald Duman shtroi si pikësynim përpara vetes të përcaktojë se në ç’mënyrë ndikojnë në trurin e njeriut stresi i vazhdueshëm dhe depresioni. Si rezultat u konstatua se në këto gjendje ndodh humbja e pjesshme e lidhjeve të kontaktit në mes qelizave të veçanta të trurit. “Truri thjesht tkurret, duke humbur gjatë kësaj një sasi të konsiderueshme të lidhjeve të brendshme”, – tha Profesor Ronald Duman. Shkurtimi i numrit të kontakteve ndërmjet qelizave të trurit shkakton gjithashtu rënien e përgjithshme të aftësisë e tij për të përpunuar informacionin e marrë. Kështu, duke qenë në depresion të rëndë apo stres të vazhdueshëm një person humbet aftësinë për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj ndryshimeve në botën që e rrethon.veprat e tij tani po vendosen nëpër galeritë dhe objektet me rëndësi publike në Turqi.


18

Shëndetësi

31 tetor - 13 nëntor

Pse krijohet reumatizmi në kyçe dhe në muskuj Ngurtësia dhe dhimbjet gjatë lëvizjes janë simptomat tipike të artritit reumatik. Kyçet enjten, dhembin dhe në rastin e një malcimi të rëndë bëhen të nxehta. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Kjo sëmundje mund të ndryshojë shumë midis njerëzve të ndryshëm. Përveç se shqetësime në kyçe, deje dhe muskuj, njerëzit me artritin reumatik mund të kenë edhe simptoma të tjera si gunga reumatoide në nënlëkurë. Ato shfaqen në vende të tilla në trup ku ushtrohet shumë shtypje ndaj lëkurës, si për shembull tek bërrylat apo në gishtërinj. Në rastin e një malcimi të përhapur njeriu ndjehet i lodhur në mënyrë të dukshme. Shqetësimet janë herë më të forta e herë më të dobëta dhe periudhat më të mira këmbejnë me më të këqijat. Simptomat shtohen shpesh kur njeriu stërmundohet dhe ngarkon kyçet, në rast infeksionesh, kur është ftohtë dhe ndonjëherë edhe kur është nxehtë. Simptomat Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndejtur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria

në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë. Artiti reumatik edhe i trashëguar Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohett dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve. Dy ditë në javë, specialistët e shëndetsisë rekomandojnë që njerzit të merren me ushtrime gjimnastikore, kruesiht për këmbët, kyçet e duarve.

Jo sport të rëndë dhe gjimnastikë për reumatikët Ai që ka artritin reumatik shpesh mundet të vazhdojë të merret me interesat e kohës së lirë poashtu si më parë. Por për ta do të ishte më mirë që gjatë ditës të mos kryejnë lojra me top apo gjimnastikë me ushtrime kërcimi. Këto lloj veprimtarish mund t’i mbingarkojnë kyçet.Se sa i lodhur njeriu ndjehet nga kjo sëmundje, është diçka vetjake. Nëse sëmundja bëhet më e rëndë mund të jetë i domosdoshëm marrja e pushimit mjekësor. Dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trurpin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A. Tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmën, sipas tyre është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë.

Lodhje dhe vështirësi në lëvizje Gratë më të prekura nga sëmundja Ai që ka artritin reumatik mund të përjetojë periudha të qeta të kësaj sëmundjeje por ndonjëherë vijnë disa periudha kur sëmundja është më aktive. Gjatë kësaj kohe njeriu ndjehet edhe më i lodhur. Vështirësitë qëndrojnë shpesh tek veprimet praktike në shtëpi, në punë dhe në kohën e lirë. Për të zgjidhur disa andralla të përditshme ka mjete të ndryshme ndihmëse. Tetë këshilla rekomandojë specialistë, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale për të gjithë njerzit, kjo sëmundje është shumë e përhap[ur në vendin tonë, për shak të klimës dhe kushteve të jetesës. Ndërkoh 20 minuta duhet të zihen bimët jeshile, të cilat më pas do të pihen, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. Çaji duhet të zihet në një enë porcelain dhe jo metalike.

Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Si ta kurojmë reumatizmin 1-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta

2-Merrni here pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë 3-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta 4-Bëni, plazh çdo vit, dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe mbazdites 5-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile 6-Përdorni ujë mineral 7-Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A 8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamentë të tjera për përmbajtje paracetamoli.

sheshi


sheshi

Biznes

31 tetor - 13 nëntor

Marketingu si pjesë e strategjisë së biznesit Nga: Diturie Hoxha Një eksperiment klasik në botën e brendeve është të parashtrosh pyetjen se çka do të ndodhte me aftësinë e Coca Colës për të mbledhur fonde për të rifilluar operimin nga e para nëse asetet fizike të kompanisë në gjithë botën do të digjeshin në mënyrë misterioze brenda natës. Përgjigja, ashtu siç shumica e biznesmenëve të arsyeshëm do të konkuludin, është që kjo humbje do t’i kushtonte kompanisë kohë, përpjekje dhe para, por, Coca Cola nuk do ta kishte të vështirë të mblidhte fonde për t’u ngritur sërish në këmbë. Brendi të cilin ajo e gëzon, do t’i tërhiqte lehtë intvestitorët që kërkojnë kthimin e investimeve të tyre në të ardhmen. Pjesa e dytë e eksperimentit është të pyesësh se çka do të ndodhte sikur 7 miliardë konsumatorët e Coca Colës të zgjoheshin një ditë në mëngjes me amnezi të pjesshme dhe sikur të mos mund të kujtonin emrin dhe brendin e Coca Colës dhe asgjë tjetër që lidhet me të. Shprehitë që i kanë pasër një kohë të gjatë do të zhdukeshin, dhe konsumatorët nuk do të kërkonin Coca Colë më kur të ndjenin etje. Sipas këtij skenari, shumica e biznesmenëve pajtohen se edhe sikur asetet fizike të Coca Colës do të mbeteshin të paprekura dhe të padëmtuara, kompania do ta kishte të vështirë të gjente fonde për të rifilluar operimin. Përgjigjet nga ky eskperiment, është shumë e qartë, e vënë rëndësinë dhe përparësinë konkuruese të kompanive dhe produkteve të tyre, tek konsumatorët dhe lidhja e tyre me brendin. Coca Cola e ka ndërtuar imazhin e saj jo vetëm si një pije freskuese, por më shumë si një stil jetese. Rrallë reklamat e saj flasin për shijen e kësaj pijeje – ato më shumë fokusohen në aktivitetet të cilat kjo pije është shoqëuruese, sidomos në aktivitetet në të cilat adrenalina shkon përpjetë, gjë e cila, në anën tjetër është pashmangshmërisht e lidhur me rininë, për të cilën të gjithë do të donin të ishte e përjetshme. Me imazhin që sot Coca Cola gëzon, ajo do të mund të vazhdonte suksesin e saj edhe për disa dekada, edhe pa kurrfare reklamash apo aktivitetesh të marketingut. Por, kjo nuk është zgjedhja që ka bërë kjo kompani. Ajo vazhdon të vazhdimisht promovimin e brendit të saj dhe një përqindje e madhe e buxhetit vjetor i alokohet marketingut. Për shkak se Coca Cola duhet të vazhdojë të mbetet në mendjet e njerëzve, në mënyrë që shprehia e të pirit të saj, të mos humb. Për më tepër, Coca Cola duhet të mbajë imazhin e saj në mënyrë që të kultivojë gjeneratat e reja të konsumatorëve të saj. Ndoshta ndër imazhet e para që marrin fëmijët gjatë viteve të para të jetës së tyre, është ai i Coca Colës. Kështu, kjo pije bëhet natyrshëm pjesë e përditshmërisë dhe e jetës së njerëzve. Rëndësia e marketingut të vazhdueshëm është vërtetuar edhe një rast tjetër që në fakt është mjaft i freskët. Nokia, njëra ndër kompanitë më në zë prodhuese të telefonave mobile, e famshme dhe e besueshme (të paktën deri sa nuk u dëshmua e kundërta), kishte pushuar së bëri marketing duke llogaritur në avantazhet e mësipërme. Kur ajo lansoi gati se paralelisht me Samsung-un smart phone-n e saj me karakteristika dhe cilësi të ngjashme, shitja pësoi kolaps. Tregu as që ishte në dijeni se Nokia kishte një produkt të tillë. Pra, nuk ishte as disavantazhi në cilësi e as çmimi ata që e vulosën fatin e telefonit të Nokias. Ishte mosnjohja – klientët as që shkonin të shikonin atë telefon dhe as që arrinin deri te pika ku bëhet krahasimi. Ka një kohë shumë të gjatë që kompani prodhuese të Kosovës, në mënyrë individuale apo të

organizuar, bëjnë përpjekje që të zhvendosin vëmendjen e konsumatorëvë nga produktet e importuara tek ato vendore. Këta janë prodhues të produkteve të qumështit, mishit, pijeve, prodhues të pemëve e perimeve, prodhues të ujit, e të tjerë. Dhe jo vetëm ata, por edhe lëvizjet e ndryshme qytetare, organizatat jo-qeveritare, bile edhe vetë institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje për këtë. Por, megjithatë bilanci tregtar i Kosovës është skajshmërisht i pabalancuar në favor të importit. Sjellja e konsumatorëve ndaj produkteve ndikohet nga shumë faktorë. Mund të jenë të ndryshëm, varësisht nga grupet e blerësve, por po i përmendim disa, çmimi, natyrisht, cilësia ose raporti cilësi:çmim, qasja, njohja e produktiti në kuptimin vërtetimi i cilësisë bazuar në konsumimin e vazhdueshëm të produktit, standardet konstante, shprehia e të përdorurit një produkt për një kohë të gjatë, prefererenca e shitësit/marketeve për të nxjerrë në pah një produkt të caktuar (e që lidhet direkt me përfitimin), e të tjera. Po kthehem edhe njëherë te Coca Cola. Po e bëj një krahasim që ndoshta lexuesit mund t’i duket banal, por, nëse tek ne ka ndonjë produkt të krahasueshëm me Coca Colën, do të mund të përmendnim Faksin dhe Kalladont-in. Personat më të shtyer në moshë e dinë për çka bëhet fjalë, Faksi ishte detergjent për larjen e rrobave ndërsa Kalladonti pastë dhëmbësh. Ende më të vjetrit thonë: bleje një faks Ariel, një faks Duel, ose një kalladont Colgate, Signal, Sensodyne ose tjetër. Ndoshta për shkakun se brendi i tyre ka qenë aq i fortë tek ne sa që ka arritur të marrë statusin e një kategorie produktesh, psh jo deterxhentë, po faksë, e cila më pas degëzohet në Ariel, Duel, e të tjera. Por, sa kohë duhet të zgjasë brendingu i një produkti ose kompanie për të arritur një qëndrueshmëri të tillë. Në kohët e sotme përgjigja është “nuk duhet të ndalet asnjëherë”. Konkurenca është aq e madhe, dhe si pasojë e saj, kujtesa dhe lojaliteti i konsumatorëve ndaj produktit, ëshë afatshkurtë. Është shumë e lehtë që vëmendja e konsumatorit të kthehet nga cilido produkt me cilësi të pranueshme i cili është në plan të parë sa i përket vizibilitetit dhe promovimit të tij. Kompanitë prodhuese vendore kanë bërë shpesh përpjekje për të fituar treg përmes marketingut. Ia kanë dalë që të jenë prezente, por pothuaj asnjë prej tyre nuk ka arritur që të jetë lidere në treg. Të gjithë faktorët e mësipërm mund ta kenë luajtur rolin e vet. Mungesa e marketingut ose marketingu joadekuat, natyrisht, do të ketë luajtur një rol posaqërisht me rëndësi. Në numrin e ardhshëm: analiza e tregut dhe e konkurencës në funksion të strategjisë së marketingut.

19


20

Biznes

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

Janë detajet ato që e bëjnë stilin!

Përfaqësues i autorizuar për Kosovë SHPALLJE Jap objektin lokal afarist me qira me 800 metra katrorë. Objekti posedon nxemje qendrore dhe lejen e ndërtimit. Lokali gjendet te Parku I Qytetit, Gjilan. Çmimi sipas marrëveshjes. Për informata mund të kontaktoni në 044/049 211 333. Shes 35 ari troje në lagjen Dheu I Bardhë, konkretisht afër rrugës qarkore. Trojet kanë infrastrukturën përcjellëse, ujësjellës, kanalizim dhe rrymë, gjithashtu edhe rrugë që i mundësojnë lidhje trojeve në rrugën qarkore. Çmimi sipas marrëveshjes. Për informata mund të thërrisni në 044 105 526. Kërkoj lokal lokal me qira, mundësisht të jetë jo larg qendrës së qytetit (të preferueshme lagjet Kamniku, Baleci). Lokali të jetë jo më i madh se 65 metra katrorë. Të gjithë të interesuarit të paraqiten në numrin e telefonit 045 626 478. Shes shtëpinë me 178 metra katrorë. Shtëpia ka tri dhoma gjumi, dhomën e pritjes, kuzhinën, dy banjo, dy ballkona, oborr me 4 ari. Shtëpua është e mobiluar dhe e lidhur me ujësjellës, gjithashtu ka edhe pusin. Shtëpia gjendet në rrugën “Mumin Beqiri”. Çmimi është i negociueshëm. Të interesuarit të lajmërohen në 045 681 382. Shes 9 ari truall i cili posedon infrastrukturën përcjellëse të kanalizimit, ujit dhe energjisë elektrike. Trualli gjendet në rrugën e Livoqit të Epërm. Çmimi mund të bëhet sipas marrëveshjes. Për informata mund të kontaktoni në 044 576 693.

Për publikimin e shpalljeve dhe reklamave në gazetën Sheshi, kontaktoni në: marketing@ sheshionline.com ose në 049 560 194.


sheshi

31 tetor - 13 nëntor

Modë

21

Grimi mund të bëjë të dukeni 7 vjet më e vjetër KUJDES ! Qafën dhe duart duhet t'i lyeni me krem për mbrojtje nga dielli. Krahas fytyrës, këto janë pjesët e trupit që janë më të ekspozuara në diell, e me këtë edhe më të rrezikuarat nga paraqitja e shenjave të plakjes. Shumë femra bëjnë gabime me rastin e zgjedhjes së preparateve kozmetike, si dhe me rastin e vënies së grimit, gjë që mund t'i bëjë ato të duken deri në 7 vjet më të moshuara. Njëri ndër këto gabime është edhe vënia e maskarës në qerpikët e epërm dhe të poshtëm. Ekspertët këshillojnë që gratë mbi moshën 40 vjeçare të mos vejnë maskarë në qerpikët e poshtëm, sepse me

Kujdes me buzëkuqin Kini kujdes sesi e vini buzëkuqin. Kur faqet ta humbin fortësinë, nuk preferohet që të theksohen më tepër. Përdorni nuanca më të buta të buzëkuqit, duke e vënë këtë preparat në pikën më të lartë të eshtrave të faqeve. Kështu faqet do të duken më të forta.

këtë vetëm sa theksohen defektet eventuale rreth syve. Nëse doni t'i theksoni sytë, ekspertët ju këshillojnë që të theksoni vetëm qerpikët e epërm, së pari me lakues, e më pas me maskarë. Për një efekt sa më të fortë përdoreni nuancën më të errët që mund ta gjeni. Gjithmonë veni buzëkuq, sepse do të dukeni më joshëse. Por, kini kujdes rreth nuancës së buzëkuqit. Buzëkuqtë tepër të errët ju bëjnë që të dukeni më e moshuar, kurse buzëkuqtë neutralë, apo ata të kuqërremtë ua freskojnë pamjen. Buzëkuqi e thekson më shumë buzëqeshjen tuaj, prandaj duhet të kini kujdes që të keni gjithmonë dhëmbë të pastër.

Forma e vetullave Forma e vetullave mund ta ndryshojë pamjen e përgjithshme të vetullave tuaja. Vetullat tepër të holla, apo të vizatuara keq, krijojnë përshtypjen e parregullsisë, por po ashtu ju bëjnë edhe që të dukeni më e vjetër.Për këtë shkak, do të ishte mirë që rregullimin e vetullave t'ia besoni ndonjë eksperti.

Ja cilat janë pesë gabimet më të shpeshta estetike: • Vënia e sasisë së tepërt të pudrës - vë në pah parregullsitë, në vend se t'i fshehë ato. • Gjithmonë stili i njëjtë i flokëve. Duhet ta dini se balluket dhe tufat e flokëve që bien në fytyrë ju bëjnë që të dukeni për disa vjet më e re. • Xixat, thjesht, harroni që ekzistojnë. • Insistimi për thonj katrorë - nëse përcaktoheni për thonj ovalë, atëherë duart do të kenë një pamje më rinore. • Llaqet tepër të errët të thonjve, sidomos nëse bëhet fjalë për nuanca të ngjyrës vjollcë.


22

31 tetor - 13 nëntor

Këshilla Praktike Mënyra të lehta të hekurosjes

Ide per ushqyerje te shendetshme te femijeve

sheshi

Mos i përdorni shishet plastike

Zgjedhja e nje ushqyerjeje te shendetshme per familjen dhe per femijet, eshte tejet e rendesishme. Shumë here deshira per t’i ushqyer fëmijët shendetshem, has ne rezistence dhe qejfprishje. Nese duam qe femijet tane te konsumojne gjithçka qe ne ju ofrojme, atehere duhet te kujdesemi per prezantimin e tyre me ushqime te shendetshme qe ne foshnjeri. Mesojini femijet te pijne uje, qumesht, dhalle, çaj bimor, komposto me fruta te fresketa, lengje frutash te shtrydhura vete, vend te pijeve me gaz, ngjyrues e njemije lloje konservuesish. Mesojini femijet te konsumojne ushqime te pergatitura ne shtepi dhe, mos ju blini patatina, biskota, embelsira qe rrine me vite neper rafte supermarketesh. Gjithnjë e më shumë amvisat blejnë rroba nga pëlhurat, të cilat nuk është e domosdoshme të hekurosen, mirëpo ndonjëherë kjo punë e mundimshme dhe monotone duhet bërë patjetër. Po ju japim disa këshilla se si hekurosja të mos jetë e lodhshme. Zgjedhni pëlhurën e cila hekuroset lehtë. Më lehtë do ta keni nëse rrobat i hekurosni para se të thahen tërësisht, d.m.th. derisa ato janë pak të njoma. Hekurosja mund të jetë e lehtë, madje edhe relaksuese nëse rrobat i lajmë dhe i thajmë në mënyrë të drejtë. Kini kujdes që të mos thahen shumë, posaçërisht nëse nuk posedoni hekur me avull, dhe palosini me kujdes pas marrjes nga vendi i tharjes. Disa orë para se të filloni hekurosjen spërkatini me ujë të vakët, mbështillini në formë rrethi dhe vendosini në qese plastike. I lini të qëndrojnë ashtu disa orë. Gjërat palosini me rend – të parat ato që duhet të hekurosen në temperaturë më të ulët, dhe në fund rrobat të cilat kërkojnë që hekuri të jetë më i nxehtë. Rrobat e bardha nga liri apo pambuku, si edhe ato me ngjyra vezulluese, hekurosini nga pjesa e jashtme, ndërkaq ato me ngjyra të errëta nga pjesa e brendshme, në mënyrë që të mos u dëmtohet ngjyra. Nga pjesa e brendshme hekurosen rrobat e mëndafshta, ato me zbukurime në formë dantellash, rrobat nga stofi i kadifenjtë. Rrobat nga stofi hekurosni duke i vendosur sipër një leckë të njomur, në mënyrë që të mos “vezullojnë”. Këmishët dhe bluzat hekurosen duke filluar nga jaka, pastaj kalohet tek krahët – në fillim manshetat. Pas hekurosjes së krahëve fillohet pjesa e përparme e këmishës, pastaj pjesa e shpinës, ndërkaq pjesa nga janë pullat hekuroset nga ana e brendshme. Kur i hekurosni vijën e pantallonave, filloni nga pjesa e sipërme, pastaj bashkojini këmbët e pantallonave sipas gjatësisë dhe rrafshojini. Largojeni të sipërmen dhe hekuroseni këmbën e poshtme, pastaj sipër saj lëshojeni pjesën e sipërme të këmbës së pantallonave dhe hekuroseni edhe atë. Pantallonat ktheni edhe nga ana tjetër dhe përsëriteni të njëjtin veprim.

Gjate udhetimeve, ofrojuni femijeve byrek, kek apo biskota shtepie, fruta apo perime te pastruara e te prera si kastraveca, speca, domate, molle, dardhe. Perdorni frutat e perimet e stines. Ne mengjes e darke ofrojuni femijeve drithera si tershera me kos e fruta, ne vend te kosit te blere me fruta. Nese femijet kerkojne aerokrem per te lyer buken, ofrojuni recel te bere vete apo mjalte. Nje fete buke me mjalte, pak kanelle dhe nje banane e prere feta mbi te, eshte me e shendetshme per femijen, sesa nje fete buke e lyer me cokokrem. Kini parasysh qe ushqimet e blera, jane shume larg vlerave ushqyese te ushqimeve qe pergatiten vete. Femijet tane nuk dine ende te zgjedhin menyren me te shendetshme per tu ushqyer, POR ju e dini!

Si të përgatisni çaj kundër gripit

Ndoshta jo të gjithë, por një pjesë e mirë e njerëzve e përdorin më shumë se njëherë, madje nuk denjojnë të marrin gota. Është çështje nevoje, domosdoshmërie, por edhe neglizhence, edhe pse ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë. Bëhet fjalë për shishen plastike. Edhe pse idetë për sterilizimin e saj gjatë përdorimit janë të shumta, lëngjet e ndryshme brenda tyre rrisin ndjeshëm praninë e baktereve.

Mos hekurosni çdo rrobë, ja disa mënyrat tjera Hekurosja na shton faturën e energjisë elektrike, është e bezdisur në vapën e verës, na kushton kohë dhe, kur kemi fëmijë të vegjël, duhet dhe të ruhemi nga djegjet. Gjithashtu, sa më pak të hekurosim aq më shumë i zgjatet jeta hekurit. Disa masa të thjeshta që mund të marrim për të pakësuar hekurosjen apo harxhimin e energjisë gjatë hekurosjes: •Jo çdo veshje ka nevojë për hekur. Hekurosja ka qëllim estetik, dhe më pak, qëllim dizinfektimi. Dizinfektimin e rrobave e bën kryesisht larja, si dhe në kohë me diell rrezet ultraviolet të diellit. Në të kaluarën vetëm të pasurit mund t’i lejonin vetes hekurosjen e rrobave. Veshjet e brendshme, për shembull, mund të mos hekurosen, aq më tepër që këto shpesh lahen në temperatura të larta. •Nëse i lajmë rrobat me dorë, i qesin për t’u tharë menjëherë pas larjes (që mos t’u forcohen rrudhat e mbledhu-

ra gjatë tharjes), i shkundim mirë pa formuar pala. •Nëse i lajmë me lavatriçe, mund t’i lajmë me programin pa centrifugë dhe i vendosim për t’u tharë menjëherë pas përfundimit të larjes, duke i shkundur paraprakisht. •Nëse i lajmë në programin me centrifugim, ky i than shumë, prandaj, pasi i nxjerrim nga lavatriçja i lagim prapë me ujë që t’u shtrihen rrudhat, pastaj i shkundim dhe i qesim për t’u tharë menjëherë. •Rrobat e thara mundësisht i mbledhim përpara se të jenë tharë plotësisht. •Hekurosim shumë rroba në një seancë, pastaj bashkojini këmbët e pantallonave sipas gjatësisë dhe rrafshojini. Largojeni të sipërmen dhe hekuroseni këmbën e poshtme, pastaj sipër saj lëshojeni pjesën e sipërme të këmbës së pantallonave dhe hekuroseni edhe atë. Pantallonat ktheni edhe nga ana tjetër dhe përsëriteni të njëjtin veprim.

Receta per kerpudha furre te mbushura:

Kerpudha furre super te shijshme

Te gjithe perberesit per kete caj jane lehtesisht te gjendshem dhe shume efikas per te luftuar gripin e te ftohtin, madje te keshillueshem edhe per femije te moshes mbi 6 muajsh. Per nje cajnik qe u sherben 8 personave (ose 4 personave qe pijne edhe nje filxhan te dyte) Xhenxhefil rrenje- nje cope 3 cm e pastruar, qeruar dhe prere ne feta te holla Nje shkop kanelle 8 kokrra trendafil i eger Tri kapje me majen e gishterinjve, lule bliri 2 luge gjelle mjalte (fshati) 8 filxhane te medhenj caji uje. Pasi te vloje uji, hidhni brenda perberesit pa mjaltin dhe lerini te vlojne edhe tri minuta se bashku. Fikeni soben/zjarrin dhe lereni enen te mbuluar edhe per 15 minuta te tjera. Shtoni mjaltin dhe duke u kujdesur qe te mos digjeni, Ky caj redukton simptomat e gripit, lehteson frymemarrjen, qeteson bronket, lehteson tretjen, qeteson sistemin nervor, te ngroh “barkun” dhe te jep nje shkak per te shijuar ndonje biskote apo cope kek te mire.

Nevojitet 1 1/2 kuti kerpudhash te fresketa, te cilave ju hiqen bishtat dhe pjesa e tyre duke krijuar boshllek. Lahen me uje e sode dhe thahen me kujdes. Ne nje tas qelqi hidhen tri hudhra te njoma te grira, nje tufe koper e grire, pak djathte i bardhe, nje veze, 3 luge qumesht dhe djathte kackavall I grire (une preferoj djathte Parmesan) dhe perzihen mire. Me kete perzierje mbushen “barqet” e kerpudhave. Sperkatini siper me vaj ulliri e pak piper te zi dhe piqini ne furre per 15 min ne 170 grade. Nese ju pelqejne shijet pikante, sperkatini kerpudhat me vaj speci djeges.

Ekspertët sugjerojnë se gjëja ideale që duhet bërë do ishte zëvendësimi me shishe xhami, ose në të kundërt ndërrimi sa më i shpeshtë i tyre dhe jo përdorimi disa herë me ujë qumësht apo lëngje të ndryshme. Edhe pse janë të shumtë njerëzit që i lajnë këto shishe me detergjentë para përdorimit, ende nuk është provuar efikasiteti i tyre dhe as sterilizimi i tyre me ujë të nxehtë, njëlloj siç ndodh me enët e qelqit. Studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëjnë me dije se përdorimi i shisheve plastike dhe lëngjeve brenda tyre, rrit rrezikun për t’u prekur nga baktere të ndryshme, të cilat kalojnë direkt tek trupi i njeriut dhe pengojnë zhvillimin psikologjik dhe mendor, veçanërisht te fëmijët. Bakteria në fjalë, është gjetur te shishet plastike, pjatat plastike, dhe produktet që përdoren disa herë prej këtij materiali, ndaj rekomandohet që ato të mos përdoren më shumë se një herë.


sheshi

Letra Redaksisë

31 tetor - 13 nëntor

Pse duhet ndaluar ekskursionet? Letra Redaksisë

Nga Fehmi SYLEJMANI

Redaksia e gazetës Sheshi mirëpret letrat e lexuesve. Letrat nuk duhet të jenë më të gjata se 300 fjalë. Për arsye të qartësisë, letrat e dërguara mund të jenë subjekt i redaktimit nga ana e redaksisë së gazetës.

Fillimi i muajit shtator zakonisht është i gëzuar për filloristët të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore, por edhe për nxënësit e tjerë, derisa për kryefamiljarët është një muaj paksa i vështirë në aspektin financiar. Mirëpo, për më keq, fundi i muajit shator, viteve të fundit është shndërruar në ankth për prindërit të cilët kanë fëmijë maturantë, të cilët, siç dihet, shkojnë për një javë në ekskursion në Shqipëri.

Na shkruani në: redaksia@sheshionline.com

Prindërit e maturantëve rrëqethen kur arrijnë fëmijët e tyre në vitin e fundit të shkollimit. Përveç pagesave prej diku rreth 100 eurosh të cilat janë të detyruar t’i bëjnë për udhëtimin dhe vendosjen e fëmijëve të tyre, me ushqim dhe fjetje të papërshtatshme, fëmijëve me vete duhet t’u sigurojnë edhe një shumë të caktuar të parave për harxhime shtesë, mandej edhe një shumë të caktuar duhet siguruar për veshmbathje të cilën nuk e kanë pasur më parë e që zakonisht është e nevojshme për një ekskursion të tillë. A duhet ndryshuar mënyrën e organizimit të ekskursioneve? Nuk duhet gëzuar në fatkeqësinë e askujt, por viteve të fundit, vetëm maturantëve gjilanas ju kanë ndodhur disa telashe të ndryshme, e kjo e fundit edhe me fatalitet, ku një maturant edhe humbi jetën. Jeta e çdo të riu është më e vlefshme se çfarëdo qëllimi që ka ekskursioni. Prandaj duke i marrë parasysh këto fakte reale, do të ishte mirë, që në radhë të parë, vetë maturantët, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave, institucionet arsimore komunale e veçmas prindërit të bëjnë një reflektim të mirëfilltë e serioz në mënyrë që të ndalohet rreptësisht kjo mënyrë e organizmit të ekskursioneve. Këto nuk janë faktet e vetme për ndalimin e ekskursionit. Ka edhe fakte të tjera për keqpërdorime të ndryshme që po bëhen me këto ekskursione, sidomos në aspektin financiar-material, duke e shkelur madje edhe ligjin dhe të gjitha procedurat e tenderimit. Gjithëashtu parashtrohet edhe kjo pyetje logjike: me çfarë baze ligjore hapen tenderë për ekskursione, kur mjetet e grumbulluara janë të vetë nxënësve?! Këto mjete nuk janë as të institucionit shkollor, as të komunës e as MASHT-it. Përveç dukurive të lartcekura, pas kthimit nga ekskursioni, maturantët në masë të konsiderueshme, për të mos thënë të gjithë, nuk po mund të konsolidohen në procesin e mësimnxënies për shkak të shpërqendrimit të tyre. Nuk është për t’u çuditur që kemi nivel të ulët të kalueshmërisë së provimit të maturës.

Kriza e thellë për formimin e institucioneve e dëmton realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës Nga Refik HASANI Që nga mbatja e zgjedhjeve për Parlament filluam të hyjmë në muajin e pestë pa u bërë konstituimi dhe zgjedhja e organeve të Parlamentit dhe formimi i qeverisë së Kosovës. Kjo stërzgjatje e kohës për zgjedhje të organeve është e pa justifikueshme, është një lojë e aktrimit shumë e dobët dhe e dëmshme që do të ketë pasoja tepër të mëdha në të ardhmen si në njohje, zhvillim, investime dhe konsilidim të shtetit. Kjo krizë e thellë si mungesë e institucioneve është një lluksi e zhagitje që po bëhet, por është tepër me pasoja të dëmshme për proceset e ardhshme. Ne si një shoqëri e dalun nga një pushtim, nga një prapambetje e madhe, nga një tranzicion që nuk i shifet fare fundi më së paku ka nevoj për këso lojrash për formim të institucioneve qendrore. Më së vështiri e përjetojn dhe e ndiejnë shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës pasi këto aspekte e dëmtojn rëndë imazhin e Kosovës se kështu Kosova nuk është e aftë të qeverisë as me punët e veta e ku të interesohet dhe mbështes bashkëkombasit e vetë. Në vendë që mos të humbë kohë pa nevoj duke u zhvilluar ekonomikisht shteti dhe duke u kyqur në rrjedha Evropiane e globale është ndihmë edhe për Shqiptarët në këto tri komuna. Pa-aftësia për themelimin e institucioneve qendrore është dëmtim i rëndë për këto tri komuna, pasi ne ishim nën pushtimin një shekullor të Serbisë, ajo bëri luftë ndaj nesh dhe tani ende nuk e ka njohur shtetësin e Kosovës. Vazhdim i avazit të vjetër që të diskriminoj dhe ti shtrëngoj shqiptarët që ti braktisin trojet e tyre se po duket kështu nuk ka askush t’ju del zot dhe ti përkrah që ti fitojn të drejtat individule dhe kolektive. Tri komunat që nga përfundimi i luftës qershor 1999, presin dhe janë me sy e vesh drejtuar kah Prishtina zyrtare që të mbështesin çështjen kësaj hapsire Shqiptare që po pret një zgjidhje të drejtë . Asgjë deri më tani nuk kanë bërë në këtë drejtim bile, bile nganjëhër liderët Kosovarë i kanë qorientuar dhe rekomanduar gabimisht partit politike që veprojnë në këto tri komuna në kuptimin në raportin që do të duhet të ndërtojn e mbajn me Beogradin. Kështu pa institucione qendrore kur ende nuk kanë zotësi ti formojnë institucionet e funksionalizohet shteti, parashtrohet pyetja: Çfarë ndihme të presin tri komunat me shumicë Shqiptare.

Mundësi punësimi në

Sheshi Marketing & PR Agjent i shitjes

Serbia po i merr shtetësin qytetarëve të Kosovës Lindore Nga Kushtrim KADRIU Për gjatë vitit 1999-2001 nga Kosova Lindore dëbuan me dhunë mbi 20.000 qytetarë. Nga fshatrat e malësisë së Bujanocit për pak ditë u shpërngulën rreth 5.000 banorë nga fshatrat: Zarbice Priboc,Carr, Gjergjefc Novosell, Suharren, Muhoc, Ramabuqe. etj si dhe nga Malësia e Preshevës e Medvexha.
Duke ditur që këta qytetarë nuk jetojë në këto vendbanime pasi që nuk ka kushte as elementare për të jetuar si psh: demolomi i shtëpive, kallja e tyre, vendosja e bazave puntëve të xhandarmërisë serbe, kanë bërë të pa mundur që këta qytetarë të mos mundë të kthehen të jetojnë në këto vendbanime.
 Këta qytetarë të Kosovës Lindore duke qenë banorë të Serbisë ju takon shtetësia dhe e drejta e pajisjes me dokumente të identifikimit, drejta e votës e gjitha drejtat që i takojnë një qytetari të një shteti, e që është një e drejtë e garantuar në gjitha konventat ndërkombëtare pra e drejta e dy shtetësisë. Por ditëve të fundit një praktikë diskriminuese e Serbisë po ia mohon qytetarëve të shpërngulur nga Kosova Lindore të mundë të vazhdojnë afatin e pasaportave dhe letërnjoftimeve të tyre. Problemi qëndron tek pasaportat dhe letërnjoftimet që ju del afati qytetarët që shkojnë me qëllim ti vazhdojnë ato ju thonë se nuk mund ta vazhdojnë afatin, për shakë se nuk jetoni më në vendbanimet e tyre, kjo gjë shihet mjaftë qartë se Serbia po e bënë këtë gjë vetëm për ti zhdukur nga regjistrat e votimeve dhe të ulë numrin e banorëve shqiptarë në Kosovën Lindore, këtë po e bëjnë duke njohur fillimisht numrin e shqiptarëve që dolën në regjistrimin e popullsisë që këtë regjistrim e kishin bojkotuar 90% të shqiptarëve dhe tani po mundohen qe edhe për mes këtij procesi diskriminues ta zvogëlojnë edhe më shumë numrin e tyre në Kosovën Lindore.

Sheshi është një kompani e specializuar në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun. Është e orientuar në ofrimin e shërbimeve për bizneset me qëllim të rritjes së vizibilitetit dhe prezencës së tyre dhe produkteve të tyre në treg. Sheshi gjithashtu boton gazetën e përdyjavshme “Sheshi” me mbulueshmëri në rajonin e Anamoravës dhe në kuadër të saj, kërkojmë një agjent të shitjes. Agjenti i shitjes do të jetë fytyra publike e gazetës dhe roli i tij do të jetë të informojë bizneset për profilin e gazetës dhe mundësitë e reklamimit në të. Kush duhet të aplikojë? Të gjithe ata që: •Kanë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe prezantimit •Mund të punojnë në mënyrë të pavarur

Intervistat mbahen rregullisht! Dërgo CV dhe letër motivuese -> sh.krasniqi@ sheshionline.com

23


24

31 tetor - 13 nëntor

Opinion

sheshi

Fjalët e huaja në gjuhën shqipe - Vështrim i përgjithshëm Nga: Mr. Sc. Sefedin MUSLIU

Pasuri apo bastardim? Huazimi i fjalëve të huaja dhe përdorimi i tyre në gjuhën e sotme shqipe, tanimë nuk është një dukuri e re. Çështja e të huazuarit apo përdorimit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe është një dukuri e cila i ka shkaqet e veta. Një gjë është e sigurt se gjithmonë merren apo huazohen fjalët nga gjuha superiore, e cila ka një epërsi dhënëse, dhe përdorimi i fjalëve të huaja sot në gjuhë konsiderohet proces e jo gjendje. Gjuhëtarët pohojnë se bartësit kryesor të fjalëve të huaja në gjuhën amtare janë bilingualët (njerëzit qe flasin dy gjuhë), intelektualët, ata qe punojnë jashtë vendit ej. Mendohet se huazimet ne përgjithësi i plotësojnë zbrazësitë e gjuhës marrëse duke marrë fjalë të reja me kuptim të ri, por vallë a po ndodh kjo në gjuhën shqipe pikërisht për këtë shkak? Ata që përdorin fjalë të huaja nuk janë gjithmonë në gjendje ta bëjnë dallimin midis asaj që është ‘pranuar’ dhe asaj qe nuk është pranuar në gjuhë. Huazime apo përdorime të fjalëve të huaja ka në të gjitha

gjuhët, por në rastin e gjuhës shqipe bëhet fjalë për fjalët e panevojshme. Gjuhëtarët thonë se përdoruesit e këtyre fjalëve e bëjnë këtë për te treguar se janë të ngritur nga aspekti intelektual, se njohin një gjuhë të huaj e me të edhe një kulturë të huaj. Kjo ndodh veçanërisht kur ajo gjuhë e huaj ka prestigj të lartë në atë vend ose në botë. Për sa i përket kësaj çështjeje, në radhë të parë duhet të kujdesen të gjithë intelektualët shkrimtaret dhe ata që e ndjejnë veten përgjegjës për këtë dukuri, detyra e të cilëve është të studiojnë gjuhë e jo të bëjnë gjuhë. Është vërtetuar se derisa të integrohen fjalët me origjinë të huaj në gjuhën marrëse, e cila është shkalla e fundit e pranimit të fjalës së huaj brendapërbrenda saj (si p.sh.: dajë, teze, tren, kompjuter, motër, xhelozi) etj., ato kalojnë nëpër tri faza dhe nuk është e sigurt se do të arrijnë të integrohen brenda sistemit të gjuhës marrëse, p.sh.: 1. Fjala e huaj është fjala e cila për dëgjuesin apo

lexuesin tingëllon e huaj, ka fonema të huaja dhe theks jo të rëndomtë, e cila ndryshe njihet si transfer. 2. Fjala e huazuar ne këtë faze, fjala është më shumë e integruar në sistemin e gjuhës marrëse mirëpo ajo ende në vete përmban elemente të një fjale të huaj dhe nuk dihet se a do ta pranojë gjuha në sistemin e vet apo do ta largojë, që njihet si faza e interferencës. 3. Huazimi është elementi i huaj nga origjina por në këtë fazë fjala është krejtësisht e integruar ne sistemin e gjuhës marrëse e cila nuk dallon dot nga fjalët e rëndomta të saj as nga theksi as nga fonemat, dhe në gjuhësi kjo njihet si faza e integrimit. Në rast se elementet e gjuhës marrëse të një fjale të përberë mund të zëvendësohen, atëherë kjo në gjuhë quhet kalk (nga frëngjishtja calque – përkthim fjalë për fjalë), fenomen ky i cili në gjuhë quhet ‘huazim semantik’. Disa huazojnë dhe përdorin fjalë të huaja për të treguar shkallën e tyre të avancuar për arsye të prestigjit shoqëror apo kulturor.

Në përgjithësi huazohen më shumë emrat, pastaj vijnë foljet etj. Ja disa fjalë, me prejardhje të ndryshme gjuhësore, të cilat shumë shpesh përdoren pavend dhe të gjitha mund të zëvendësohen me fjalë shqipe, p.sh.: Abonohem – pajtohem, abrogim – shfuqizim, abuzoj – shpërdoroj, adaptohem – përshtatem, aderoj – adhuroj, aferim/bravo – të lumtë, aksent – theks, akoma – ende, aktivitet – veprimtari, alet – vegël, aman – të lutem, ambientohem – mësohem, aneks – shtojcë, anti-, - kundër-, apel – thirrje, aplikoj – kërkoj, aprovoj – miratoj, asistent – ndihmës, aspekt – pamje, avantazh – epërsi, bilateral/unilateral – i dyanshëm/i njëanshëm, bosh – zbrazët, brazdë – hulli, celulë – qelizë, cerebral – trunor, civilizim – qytetërim, dedikoj – kushtoj, definicion – përkufizim, demarsh – përçarje, detaj – hollësi, determinoj – përcaktoj, devijim – shmangie, dimension – përmasë/ përpjesëtim, direkt – drejtpërdrejt, divergjencë – mospajtim, divorc – shkurorëzim, dominoj – sundoj, eksperiencë – përvojë, ekstrem – i ska-

jshëm, ekuilibër – baraspeshë, ekuivalent – i barasvlershëm, ekzagjeroj – teproj/zmadhoj, ekzistence – qenie, eliminoj – zhduk/mënjanoj, erupsion – shpërthim, esencë – thelb, eveniment – ngjarje, evitoj – mënjanoj, farmaci – barnatore, fenomen – dukuri, firmë – nënshkrim, fusnotë – poshtëshënim, front – ballë, frutikulturë – pemëtari, granulë – kokrrizë, hezitoj – ngurroj, hezitoj – ngurroj, imediate – e menjëhershme, imperativ – i domosdoshëm, impakt – ndikim, implikohem – ngatërrohem, inauguroj – përuroj, indinjatë – zemërim, influencë – ndikim, informoj – lajmëroj/ bëj me dije, iniciativë – nismë, insistoj – këmbëngul, inspirim – frymëzim, internacional – ndërkombëtar, kampanjë – fushatë, koincidencë – përputhje, komplikoj – ndërlikoj, konditë – kusht, konfrontohem – ballafaqohem, konkludim – përfundim, koordinim – bashkërendim, korrekturë – korrigjim, korrent – rrymë, kurioz – kureshtar, legjislativ – ligjdhënës, literaturë – letërsi, mizëri – mjerim, monument – përmendore, neglizhencë – mospërfillje, orator – gojëtar, parcelë – ngastër/arë,

pastiçeri – ëmbëltore, performoj – shfaq, preferoj – pëlqej, presion – trysni, primar – kryesor, printoj – shtyp, produktiv – frytdhënës, progres – përparim, proporcion – përpjesëtim, radikal – rrënjësor, refuzoj – kundërshtoj/nuk pranoj, sakrifikoj – flijoj, sekondar – i dorës së dytë, seleksionoj – (për)zgjedh, spektator – shikues, stopoj – ndaloj, stabilitet – qëndrueshmëri, transformim – shndërrim, unanimisht – njëzëri, urgjent – i shpejtë/i menjëhershëm, verbal – me gojë, violent – i dhunshëm etj.

Duhet ta lëmë lexuesin të vlerësojë vet se cilit grup të lartpërmendur i takojnë këto fjalë dhe mos vallë tani në radhë janë fjalët si; evaluim, estimim, (vlerësim), akçes (qasje), açivment (arritje), tiçer (mësimdhënës), beheiviorizëm (sjellje), bllatant (llafazan), billding (ndërtesë) etj.

Pastrimi politik – fundi i epokës së sharllatanëve

Skena politike kosovare është ajo e cila i ka ndryshuar shumë rrjedha politike dhe nacionale, por jo vetëm. Qysh nga takimi i Rambujesë e këndejmi kemi të bëjmë me disa nga dukuritë apo fenomenet të cilat e kanë ngulfatur avancimin e vlerave të reja por edhe të inkuadrimit të gjeneratës së re në poltikë, nga e cila, për dallim nga figurat e derisotme monotone dhe të amortizuara politike, pavarësisht prej moshës së tyre, të vjetër apo të re, pritjet janë shumë më të mëdha. Kjo ndodh pikërisht si pasojë e:

Fenomeni i parë: Politika(nët) Ad-Hoc Tranzicionin politik i yni po zgjat që më shumë se 15 vjet. Në regjionin e shteteve postkomuniste por edhe të republikave jugosllave të dala si shtete, ky tranzicion ka zgjatur më së shumti një dekadë, gjegjësisht 10 vjet. Rasti i shtetit të sapodalur nga komunizmi i Presidentit Vaslav Havel, Çekosllovakisë, është rast Sui Generis për këtë pjesë të Ballkanit, Evropës dhe të botës, ku pa kaluar as edhe një dekadë, kemi kërkesën për ndarje në dy shtete të pavarura. Kjo kërkesë, nën monitorimin e të urtit z. Havel dhe qeverisë së tij, i cili edhe është dekoruar me çmimet më të larta për paqe, u realizua pa as edhe një incident të vetëm. Tani paramendojeni ndarjen e ndonjë shteti tjetër, cilido qoftë ai!

1. Fenomenit të politika(nëve) ad-hoc 2. Fenomenit të tullumbaceve 3. Fenomenit pakurrizor!

Nëpër cilat furtuna dhe katrahura kishte për të kaluar ajo ndarje?! As që mundemi të paramendo-

Nga: Arianit Sllamniku

jmë një gjë të tillë në Ballkanin tonë me aq shumë histori të cilat nuk mund t’i bartë më as vetë. Por, tranzicioni i Havelit ndodh tek një popull dhe një vend ku kultura poltike ka traditë dhe niveli intelektual është me mbi 5 gjenerata familjare me gradë universitare. Ndërkaq, ne tani sapo e kemi arritur gjeneratën e dytë. Prandaj edhe Fenomeni Ad-Hoc vjen si rezultat i mungesës së politologëve në udhëheqësinë e subjekteve politike, apo që të paktën të kuadrove mund të jenë të dobishëm me projeksionet dhe këshillat e tyre profesionale. Fati dhe muskujt e fisit i kanë sjellë në pozita aty ku edhe thirret në emër të faktorit shtetëformues por me mjete ad-hoc. Nga kjo rrjedh edhe prodhimi i politikave ditore, politikave adhoc ose të ndodhive dhe ngjarjeve aty për aty. Në një arenë të mirëfilltë politike, subjektet do të duhej të ishin të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm por edhe për daljen nga situatat e vështira të prodho-

jnë ngjarjet ad hoc. Ndërkaq në Kosovë, subjektet politike në rastin e parë ju drejtohen zyrave të ambasadave të huaja, pasiqë pa ato zyra janë si gusat në mjegull; nuk do të dinin kah t’ia mbanin. Kjo vjen nga fakti që kemi një strukturë tepër fragjile dhe të paedukuar politikisht për sistemin sipas të cilit jemi duke provuar të funksionojmë që gati 15 vjet. Fenomeni i dytë: Politika e tullumbaceve Për të mbetur në trend brenda strukturave të saj por edhe jashtë tyre, lidershipi i subjekteve politike tenton të krijojë mini-kriza politike të stilit të balonave që shpërthejnë dhe nuk lënë gjurmë, me “ballafaqime” pompoze dhe skena të cilat qytetarin e thjeshtë sa e kanë shndërruar në një tifoz apo militant të flaktë, po aq e kanë ndërsyer në një armik të njërit krah por edhe të tjetrit. Subjektet politike, por edhe lidershipi i tyre politik, vazhdon ta luajë lojën e “Shpëtimtarit të vetëm të këtij mileti – alla Mesia i Kosovës” duke

krijuar skena trishtimi, frike me tone të një situate thuajse “nëse nuk do të ishin këta, kush e di se ka do të bëhej me ne”. Për të vërtetuar këtë që u tha më lart, për subjektet politike por edhe për lidershipin e deritanishëm , lindin pyetjet retorike: 1. Deri në vitin 1999 ishim një vend i okupuar. Pas 1999, prej kur armikun e kemi pasur jashtë territorit, athua kush na pengoi të avancojmë përpara si shtet deri më sot? 2. ”Sa përqind nga premtimet e dhëna nëpër fushatat elektorale janë përmbushur në mandatin qeverisës përkatës dhe me çfarë kapacitetesh profesionale?” Këtu, qysh në fillim, kemi edhe një nënpyetje tjetër: 3. “A kanë pasur të gjitha subjektet politike së pari program politik dhe a ka qenë ai program kompatibil me krahun politik të subjektit i cili edhe e ka prezantuar programin në

fjalë?!” Me këto pyetje dhe me një gjakftohtësi të paanshme politike, secili nga ne mund të nxjerrë seriozititetin e angazhimit politik të politikanëve tanë për zgjidhjen e çështjeve esenciale të votuesve të tyre. Por ja që shumicën e tyre e kanë shëndrruar në votues klientelist të tipit – do të angazhohem për ty as sa më ofron ti mua! Fenomenit i tretë: Pakurrizorët Ky fenomen është shpikja më e re e trendeve politike kosovare që nuk mund ta gjeni në literaturën e deritashme të sistemit demokratik sepse një gjë e tillë nuk është e regjistruar askund. Por, në politikën kosovarë është i pranishëm si fenomen që 15 vjet! Kemi të bëjmë me fenomenin më të rrezikshëm të skenës politike kosovare, atë me persona(litete) të cilët kërcejnë nga një subjekt politik në tjetrin pa pasur fije turpi dhe morali, thua se gjëndet mbi një trampolinë e cila është e


sheshi

25

31 tetor - 13 nëntor

Opinion Cili është qëllimi i ekskursionit shkollor dhe si duhet të organizohet ai? Janë pjekë kushtet që përgjegjësit e arsimit të republikës së Kosovës të ulen dhe të shqyrtojnë mënyrën e organizimit të ekskursioneve. Më në fund dikujt iu mbush mendja që të përpiqet t’i bindë anëtarët e Komitetit të Arsimit që t’i propozohet kuvendit komunal të merr vendim për ndryshimin e mënyrës së organizimit të ekskursioneve, ashtu siç duhet në kushte dhe rrethanat tona.

Nga: Ismet Azizi

Rubrika Opinion është e hapur për qytetarët të cilën dëshirojnë të shprehin opinionet e tyre për çështje të ndryshme. Shkrimet mund të dërgohen në adresën redaksia@ sheshionline.com dhe nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia rezervon të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe botimin e tyre. Shkrimet në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë.

krijuar që tërë kohën ta argëtojë personin në fjalë dhe jo subjektet politike që kanë parime, objektiva dhe programe që duhet të arrihen apo lidership i cili do t’i shtyjë këto në proceset përpara! Karakteri i tillë shkakton tërmet të brendshëm politik brenda insituciuonit, brenda subjektit ku është, brenda strukturës ku duhet të angazhohet ai dhe në përgjithësi në mekanizmin insitucional në të cilin krijon plasaritje por edhe trillim të skenave të herë pas hershme, vetëm e vetëm me qëllim të mbetjes nëpër pozita. Kohë pas kohe figura të tilla dalin edhe si “shpëtimtarë” të ngjarjeve në fjalë të krijuara nga vetë ata. Përfundim Krejt këto ndodhi, aktivitete politike, agjutantë, pakurrizorë me nuanca kameleonidësh, prezentë në një ambient ku sistemi është jashtë funksionit dhe ku masa nuk është e edukuar dhe e pjekur politikisht, tregojnë për nev-

ojën për pastrimin e skenës politike nga po këta pakurrizorë të cilët janë shkaktarë të stagnimit të proceseve për zhvillim. Por sot, kemi të bëjmë me një pastrim gjeneral të skenës politike si dhe të dukurive të lartëpërmendura të cilat e rëndojnë procesin e ecjes së shtetit përpara drejt asaj për të cilën politikanët tanë shpesh e kanë gojën plot, por pak apo hiq angazhohen për ta bërë realitet – ecjen drejt shteteve dhe demokracisë perëndimore. Por, para së gjithash, ata që ende janë të mençur e që janë ende në politikë, ta dijnë se personat në sistemin demokratik e kanë “afatin e përdorimit” të caktuar me kohë dhe jo pa kufi, në cilindo nivel qofshin ata. Koha e sharllatanëve dhe bashibozukëve po ikën. Pikërisht për këtë është edhe porosia për ata që kanë veshë: Pensionohu nga politika faqebardhë ose do të të nxjerrin nga loja aferat personale!!!

Ekskursioni është një udhëtim i organizuar nga një grup i njerëzve, i cili zakonisht bëhet në kohën e lirë, me qëllim arsimi apo për aktivitet fizik, vizitë të një vendi, nganjëherë për punë dhe qëllime të tjera. Por, kur kemi të bëjmë me ekskursionet shkollore nënkuptohet se kemi të bëjmë me ekskursionet mësimore. Me ekskursion mësimor duhet të nënkuptohet zhvillimi mbajtja e mësimit jashtë objektit shkollor, e kurrsesi me qëllim argëtimi apo ahengu, siç praktikohet zakonisht me nxënësit tanë. Objektiv i ekskursionit mësimor, patjetër duhet të jetë arritja e njohurive të cilat duhen të arrihen, por që nuk mund të demonstrohet në objektet shkollore. Me një fjalë, ekskursioni mësimor është formë e veprimtarisë jashtëshkollore e mësim nxënies. Detyrë e ekskursionit mësimor është që nxënësit t’i përcjellin njohuritë elementare nga disa tërësi mësimorë-shkencore drejtpërdrejt në hapësirë dhe në këtë mënyrë të arrijnë perceptime të qarta dhe të arrijnë njohuri të përhershme. Ekskursionet duhet të jenë në përputhshmëri me plan programin mësimor, të planifikohen me kohë, d. m. th, në fillim të vitit shkollor, në mënyrë që të mund të jenë të realizueshme dhe duhet të kenë objektiva të caktuara mësimore. Ekskursionet përbëjnë formë komplekse të udhëtimit i cili nënkupton aplikimin e metodave të ndryshme: Vëzhgimi i drejtpërdrejtë i hapësirës, bisedat hulumtuese, shfrytëzimi i instrumenteve të ndryshme, punimet hartografike, paraqitjet grafike, bisedat mësimore, referime, përshkrime, referate të nxënësve, ese, etj. Nxënësit gjatë ekskursionit zhvillojnë shoqërizimin, solidarizimin, të organizuarit, tolerancën, etj. Mandej tek nxënësit ekskursioni ka rëndësi të madhe edukuese; zhvillon pikëpamjet shkencore mbi botën, ndjenjat estetike dhe emocionale. Kur kemi të bëjmë me ekskursionet të cilat kanë të bëjnë me njohjen e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të trojeve tona, nxënësit do t’i duan, aq sa i njohin ato. Ekskursionet e kohëpaskohshme kontribuojnë në zhvillimin e organizimit të nxënësit, forcojnë dhe stabilizojnë jetën e tij emocionale. Mësimdhënësit gjatë ekskursionit arrijnë të ngritën profesionalisht dhe ti njohin nx-

ënësit më mirë. A dimë të organizojmë dhe a duhet ndryshuar mënyrën e organizimit të ekskursioneve? Vetë fakti se, organizimi i ekskursioneve për nxënës shihet si një biznes mjaft fitimprurës për agjencitë turistike, por edhe për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave të cilët në tërë këtë aktivitet, siç thuhet në opinion, e kanë llogarinë e tyre, patjetër duhet ndryshuar mënyrën e organizimit. Pra, nëse themi se duhet ndryshuar mënyra e organizimit, atëherë nënkuptohet se nuk dimë të organizojmë ashtu siç duhet. Organizimi i ekskursioneve mësimore kishte me qenë shumë më i mirë të organizohen sipas seksioneve, sepse në këto ekskursione do të shkonin vetëm nxënësit e interesuar për të cilët nuk është me rëndësi vetëm argëtimi dhe shëtitja. Problemi nuk është vetëm te organizimi i ekskursioneve. Ne ngecim, ose fare nuk punojmë nëpër seksione. Nuk jam i sigurt se kemi diçka të shkruar në letër ndonjë plan të punës në seksione. Në kuadër të plan programeve të seksioneve duhet futur edhe planin e organizimit të ekskursioneve. Në kuadër të programeve të tyre, p.sh. seksioni i historisë, do të organizonte ekskursion mësimor në Krujë dhe Lezhë, ai i Gjeografisë në Dajt dhe Luginën e Valbonës kurse biologët do të organizonin ekskursionin në Alpet Shqiptare etj, etj. Organizimi i ekskursioneve sipas seksioneve do të ishte shumë më i suksesshëm dhe në ekskursion do të shkonin vetëm ata nxënës të cilët janë të mishëruar me lëndën gjegjëse. Pse themi se është kështu. Asnjëherë nxënësi nga seksioni i historisë nuk do të pranonte të shkonte për të vizituar Luginën e Valbonës, ujëvarën e Rragamit, as malin e Dajtit e as kanjonet e Osumit- Skaraparit. Sikurse nxënësi i seksionit të Biologjisë nuk do të shprehte gatishmëri të vizitonte amfiteatrin e Durrësit apo Apoloninë. Mandej, a ka logjikë nxënësit e drejtimit të teknologjisë të shkojnë 5 ditë që të qëndrojnë në Durrës pa e vizituar për 12 vjet Kombinatin Trepça ose mihjen sipërfaqësore të thëngjillit, bie fjala në Bardhin e Madh. Me një punë me përkushtim të duhur në seksione, gjatë

tre viteve të shkollimit në shkollë të mesme, do të ishte një mënyrë e përzgjedhjes së nxënësve që nga fillimi i shkollimit të mesëm. Nxënësit me kohë do të orientoheshin edhe me interierin e ekskursionit dhe me objektet që do të vizitoheshin, qofshin ato të trashëgimisë kulturore apo ato të natyrës. Kështu do të rritet interesimi i nxënësve për degët të cilat do t’i studiojnë në të ardhmen dhe një dashuri më të madhe për trojet tona. Ekskursionet më tepër se njëditore duhet të organizoheshin disa herë gjatë vitit me paralele të ndryshme e jo të gjitha përnjëherë. Si mund të organizohet një ekskursion i suksesshme për 900 nxënës të një shkolle (siç ka ndodhë me nxënësit e Gjimnazit “ Zenel Hajdini” para disa viteve), kur duhet siguruar rreth 18 autobus, të sigurohet vendosja dhe ushqimi i tyre. Shtrohet pyetja, si do të ekzekutohet vizita e një kompleksi turistik me një numër aq të madh të nxënësve?! Ekskursionet njëditore për klasat e IX- ta, duhet shikuar mundësia e organizimit sipas seksioneve, edhe atë më herët, jo vetëm kur të dalin në klasën e IX-të së bashku me nxënës anëtarë të seksioneve, pavarësisht se cilës klasë i përkasin. Për shembull, pse mos të organizohet një orë mësimore në Institutin Hidrometeorologjik apo ndonjë liqe akumulues me të gjithë nxënësit e seksionit të gjeografëve? Pse mos të organizohet në kalanë e Artanës p. sh. me klasat e VI -ta. Vetëm një shembull, kur organizohen ekskursionet për klasat e IX-ta, kur të gjitha shkollat e Kosovës organizojnë interierin dhe kohën e mbajtjes pothuajse të njëjtë në Prekaz, Mirushë dhe e përfundojnë zakonisht në Prizren, kur vështirë se mund të kontrollohet lëvizja e nxënësve nga numri i madh i tyre. Ky nuk mund te quhet ekskursion, por një tollovi e krijuar nga numri i madh i nxënësve nga të gjitha viset e Kosovës. Dhe, shtrohet pyetja se a mundë të arrihet efekti dhe qëllimi i ekskursionit?! Më në fund edhe Komiteti për Arsim i komunës së Gjilanit, e ka vërejt se kështu më nuk shkon. Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Arsimi, ndër vendimet shumë të rëndësishme,

ishte edhe rekomandimi që ka të bëjë me organizimin e ekskursioneve të nxënësve të shkollave të mesme. Ishte mendim i përgjithshëm i anëtarëve të Komitetit të Arsimit që forma aktuale e organizimit të ekskursioneve, është jo e mirë dhe e dëmshme për nxënësit. Në kuadër të këtij shqetësimi, është rekomanduar që Kuvendi Komunal të marrë vendimin për ndërprerjen e organizimit të ekskursioneve deri në hartimin e disa kritereve tjera, për të rregulluar ndryshe këtë formë të aktiviteteve jashtëshkollore, ka thënë Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit të Arsimit, thuhet në informatën e lëshuar nga zyra për informim e Kryetarit të Komunës. Në ndërkohë, Komiteti i Arsimit, Drejtoria e Arsimit, Këshilli i Prindërve dhe faktorë të tjerë relevant do t`i propozojnë Kuvendit kriteret për aprovim, që do të jenë me fuqi ligjore në organizimin e këtyre aktiviteteve, thuhet në komunikatën lëshuar nga zyra për informim. Të themi se çështja e ekskursioneve është shumë komplekse dhe meriton një qasje studimore serioze nga organet gjegjëse të arsimit. Të shpresojmë se përgjegjësit do të organizohen dhe ta shfrytëzojnë përvojën dhe njohuritë e individëve të ndryshëm dhe t’i japim fund kësaj forme të organizimit të ekskursionit, e cila e ka humb kuptimin e mirëfilltë dhe efektin edikativ dhe arsimor.


26

Enigmatikë

31 tetor - 13 nëntor

DETYRA

LOGJIKE UDHËZIME:

Çifti i fjalëve me shkronja të mëdha kanë një lidhje kuptimplotë mes vete. Zgjedhni njërin nga çiftet e fjalëve nga pesë opcionet e ofruara, lidhja e të cilëve ndërmjet vete i ngjan më së shumti lidhjes së atij me shkronja të mëdha.

sheshi

SKANDI 1

Cila figurë i përshtatet vendit të zbrazët ku gjendet pikëpyetja? 1.

RROBAQEPËS : KOSTUM a) b) c) d) e)

2.

skemë : agjent rishikim : shkrimtar rrëzim : ndërtesë redaktim : shkrim referim : mendim

LIDHJE : LIBËR a) b) c) d) e)

kriminel : bandë artist : zdrukthtar kornizë : pikturë shfaqje : muze gozhdë : çekan

EKSPLORO : ZBULO

3.

a) b) c) d) e)

lexo : cek shkruaj : shtyp flej : zgjohu hulumto : mëso mendo : ndërlidh

PETALE : LULE

KuriozitetE

a) b) c) d) e)

Limoni përmban më shumë sheqer se dredhëza.

KAMARIER : RESTORANT

Ariu ka 42 dhëmbë. Syri i strucit është më i madh se truri i tij. Alfabeti Hawaian ka 12 shkronja. Fluturimi më i gjatë i regjistruar i një pule ka zgjatur 13 sekonda. Macet kanë 32 muskuj në secilin vesh. I vetmi kontinent pa vullkane aktive është Australia. Coca-cola dikur në fillim përmbante kokainë. Zëri udhëton 5 herë më shpejt në ujë se sa në ajër. Australia dikur quhej Holanda e re.

a) b) c) d) e)

kripë : piper bazë : top këlysh : qen rrotë : biçikletë sandale : këpucë

mjek : diagnozë shofer : kamion autor : libër aktor : rol mësues : shkollë

METAFORË : SIMBOL a) b) c) d) e)

pentametër : poemë nuancë : këngë analogji : krahasim ritëm : melodi zhargon : përdorim

DELTOID : MUSKUL

Elefantët janë gjitarët e vetëm që nuk mund të kërcejnë.

a) b) c) d) e)

Gjuha është pjesa e trupit që shërohet më së shpejti.

DOMINANCË : HEGJEMONI

Truri harxhon 20-25% të oksigjenit që merrni përmes ajrit.

Një person i kalon mesatarisht 25 vite në gjumë. Xhamajka ka 120 lumenjë. Letra e ka origjinën në Kinë.

a) b) c) d) e)

rreze : kockë ind : organ bisturi : prerje tru : nerv gjak : venë

romancë : simpati pavarësi : autonomi shpërblim : qeshje përkrahje : melankoli tolerancë : filantropi

SUDOKU Çdo rresht vertikal dhe horizontal dhe çdo bllok “3X3”, duhet të permbajë numrat prej 1-9. Secili numër është njëkohësisht pjesë e tri fushave të tilla dhe duhet të jetë për të tria.


sheshi

Enigmatikë

31 tetor - 13 nëntor

KAKURO

Bashkojini pikat:

Jeta është tragjedi kur veshtrohet nga afër, por komedi nga larg.

27

Me numrat prej 1-9, plotësoni shumën e kërkuar tek të dhënat. Numri i njëjtë nuk përsëritet përgjatë një zgjedhjeje, po sikur tek sudoku. Zgjidhja për 4 asnjëherë nuk është 2/2, por 3/1 ose 1/3


28

Argëtim

31 tetor - 13 nëntor

Filma dhe seriale që na pëlqejnë

sheshi

Barcoleta Çifti që s’merret vesh S’kam çfarë të bëj, vërtet që nuk kuptohem dot me Gencin!” Genta: “Pse, çfarë ndodhi?” Moza: “I thashë që s’dua ta shoh më!” Genta: “Po ai çfarë tha?”. Moza: “Thjesht, fiku dritën e dhomës dhe u shtri…”. Libri pa dobi I dashur, e ke parë gjë librin tim. Çfarë titulli ka, pyet ai. Si të bëhesh 100 vjeç, përgjigjet gruaja. E kam hedhur, thotë sërish burri. Si!? E ke hedhur? Po përse?, e pyet gruaja e irrituar. Se donte ta lexonte mamaja jote…, ja kthen burri.

HOUSE OF CARDS

Kryetari i grupit parlamentar amerikan, Francis Underwood ju merr me vete në rrugen e tij për hakmarrje drejt atyre të cilët e mashtruan, pjestëtarëve të kabinetit të tij duke përfshirë edhe vetë presidentin e

Një tregim për familjen, fenë, urrejtjen, naftën dhe çmendurinë pas saj. Përqëndruar në fillimet e hershme të hulumtimit të rezervave të naftës dhe industrisë së saj. Daniel Plainview, hulumtues argjendi i shndërruar në kërkues nafte, nuk zgjedh mënyrat dhe bën gjithçka që është e nevojshme për të arritur qëllimet e tij. Punëtor i palodhshëm por edhe eskploatues i atyre që i ka përreth. Në rolet kryesore: Daniel Day-Lewis, Martin Stringer

shteteve të bashkuara. I pashëm, dinak, metodik e i pamëshirshëm, Frank-u bashkë me gruan e tij po aq dinake e manipulative ngjiten nëpër shkallët e hierarkisë dhe e pushtojnë Washington-in.

Verzion modern i personazheve të Arthur Conan Doyle, me ngjarjet e detektivit Sherlock Holmes që jeton në Londrën e shekullit 21. Bashkë me kolegun e tij James Watson, ata marrin përsipër rastet më të vështira kriminale që nuk mund ti zgjidhë askush tjetër e i zgjidhin në mënyrë briliante. Ky është serial i shkurtë me 9 episoda.

Në rolet kryesore: Kevin Spacey, Robin Wright, Michael Kelly

Në rolet kryesore: Bennedict Cumberbatch, Martin Freeman

Hoxha, polici dhe gomari Alo, policia, jam hoxha. Në rrugë gjendet një gomar i ngordhur dhe po ju telefonoj që ta largoni që të mos përplaset dikush në të. Polici gjen kohen për te vene ne loje hoxhën: Në rregull, hoxhë. A ja the lutjen? Jo ende, fillimisht desha t’i njoftoj familjen…, ka kthen hoxha i zgjuar. Xhentëlmeni Flasin dy shokë: Gruaja ime ankohet vazhdimisht se nuk ka më xhentëlmenë… Nuk është ashtu! Ja, një ditë binte shi dhe unë ia kam mbajtur ombrellën gruas për një orë që të mos e lagte shiu. Vërtet? Kur ashtu? Derisa ia ndërronte rrotën veturës…

HOROSKOPI JAVOR | 31 tetor - 7 nëntor Dashi

Demi

Luani

Akrepi

Ujori

Nëse doni të ruani një klimë sa më të ngrohtë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave, mos ngurroni t’i shprehni ndjenjat. Beqarët nuk do jenë ende gati për një histori dashurie. Në planin financiar do keni shumë fat. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Në punë duhet t’i peshoni mirë gjërat para se të merrni vendime.

Do bëni çmos gjatë kësaj jave që ta përmirësoni jetën tuaj në çift. Beqarët do bëjnë atë që do ndiejnë, pa u fiksuar në lidhjje serioze. Financat do jenë mjaft të ekuilibruara gjatë gjithë kohës. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë.

Javë e mbushur me çaste të lumtura. Beqarët do të jenë shumë të qartë për atë që duan. Financat nuk do kenë aspak probleme. Shëndeti nuk do të jetë shumë i qëndrueshëm. Në punë jo gjithçka do ecë si duhet dhe kjo do ju mërzisë pa masë.

Gjatë gjithë kësaj jave do të bashkëpunoni shumë me personin që keni në krah. Beqarëve do t’ju rrahë zemra fort për një person. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë. Shëndeti nuk do të jetë i mirë. Në punë do të keni shumë vështirësi

Binjakët

Virgjëresha

Shigjetari

Tensioni ka rrezik të shtohet edhe më shumë gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Beqarët nga ana tjetër do të jenë në humor të mirë. Me financat nuk do të jeni shumë të kujdesshëm. Shëndeti do të varet nga jeta që do bëni. Në punë do të jeni aktivë dhe nuk do të ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.

Do të tregoheni më të kujdesshëm gjatë kësaj jave. Beqarët do të kalojnë një javë të trazuar. Në planin financiar do të lindin shumë probleme. Shëndeti nuk do të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Në punë do të arrini suksesin shpejt.

Peshorja

Nëse doni që lidhja juaj të ecë sa më mirë gjatë kësaj jave duhet të tregoheni realistë dhe të bëni herë pas here disa tolerime. Beqarët do të marrin propozime të papritura. Ekuilibri financiar do të ketë tronditje të mëdha. Për shëndetin nuk duhet të shqetësoheni fare. Në punë do të keni shumë sukses.

Duhet të tregoheni sa më të arsyeshëm gjatë gjithë kësaj jave në planin sentimental. Beqarët ka rrezik të bëjnë edhe ndonjë sakrificë për personin që pelqejnë. Financat do të varen nga mënyra sesi ju do t’i menaxhoni. Shëndeti do të ketë disa probleme të vogla. Në punë do t’i ngjisni shumë më shpejt shkallët drejt suksesit.

Do të ndiheni shumë të shpërqëndruar gjatë kësaj jave. Beqarët do të zhgënjehen nga disa persona që do të takojnë. Me financat tregohuni vigjilente. Shëndeti nuk do të jetë aspak në gjendjen e duhur. Në punë do t’ju sulmojnë shumë që t’iu prishin planet.

Do jeni shumë të stresuar gjatë gjithë kësaj jave. Beqarët do të fillojnë njohje të reja. Financat do të jenë delicate në ditët e para. Shëndeti fizik dhe ai moral do të jenë në gjendje të shkëlqyer. Në punë duhet të filloni disa projekte te reja.

Gaforrja Rutina do t’ju peshojë shumë gjatë gjithë kësaj jave. Beqarëve do ju ndryshojë shpesh humori. Financat nuk do të jenë të këqija. Shëndeti do të jetë më delikat. Në planin profesional do të jeni me më shume fat se kurrë më parë.

Bricjapi

Peshqit Mos bëni asnjë lloj çmendurie këtë jave në jetën tuaj sentimentale. Beqarët do të kenë një periudhë të paqëndrueshme. Financat do të jenë gjatë gjithë kohës të mira. Shëndeti nuk do të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Në punë do të jeni të detyruar të qëndroni më gjatë që të mbaroni projektet që i keni në proces.


sheshi

29

31 tetor - 13 nëntor

“Ëndërro sikur do të jetosh përgjithmonë, jeto sikur do të vdesësh sot”. LEBRON JAMES

Përmbledhje ndërkombëtare Nga: Elife Sherifi

Ish-portieri Fabian Barthez përfundon në spital Ish portieri i Manchester United është tani 43 vjeçari Fabian Barthez, e ka kaluar natën në spital. Kampioni i botës më Francën ka humbur vetëdijën duke shqetësuar të gjithë me gjendjen e tij. Barthez thuhet se ka patur probleme në zemër dhe se duhet të jetë përsëri nën kontroll të mjekëve.

Mourinho takohet djaloshin që ia pikturoi portretin

me

Një fëmijë i moshës 11 vjeçare, tifozë i Jose Mourinhos, ka befasuar portugezin, duke i shfaqur para ndeshjes Shreësbury – Chelsea, një portret, të punuar nga vetë ai. Mourinho, përgëzoi 11 vjeçarin, i cili ishte një lojtar premtues, por që tani është në karrocë duke iu nënshtruar kimioterapisë në një tumor të trurit, që i është diagnostikuar në maj të vitit të kaluar. 11 vjeçari anglez, Lloyd Barton është i sëmurë me kancer, ndërsa më parë kishte kërkuar që të plotësohej ëndrra e tij, takimi me Mourinhon. Jose Mourinho e ka treguar anën e tij humane që ka dhe është takuar me djaloshin. Kjo gjë u mundësua para ndeshjes të kupës që Chelsea e zhvilloi ndaj skuadrës që ai bën tifo. Shrewsbury.

Sinan Bytyqi shënon sërish për Manchester City-n Talenti kosovar, Sinan Bytyqi, po vazhdon të dallohet në skuadrën e njohur angleze, Manchester City. Ai është treguar edhe një herë efikas në futbollin e grupmoshave U-21 në Angli, duke qenë ndër të paktit lojtarë pozitiv te City në ndeshjen ndaj Leicester Cityt. Bytyqi shënoi golin e dytë për Cityn, në disfatën e thellë që e pësoi kjo skuadër ndaj Leicesterit me rezultat 6:2. Bytyqi në këtë mënyrë e ka konfirmuar formën e mirë. Ai konsiderohet si ndër futbollistët me të ardhmen më të madhe në këtë klub anglez.

Aksidentohet ylli kosovar Donis Avdijaj Talenti nga Istogu ka qenë pjesë e një aksidenti me makinën e tij superluksoze, Mercedes SL 63 V8 biturbo, që ka çmim 158 mijë euro. Avdijaj e ka goditur me veturën e tij një Lamborgini duke dëmtuar të dy makinat. Thuhet se në momentin e aksidentit, Avidjaj bënte ngasje të rrezikshme.

Mediat gjermane kanë bërë kritika për Avdijajn duke thënë se nëse ai fillon karrierën me të tilla skena, atëherë nuk mund të bëhet futbollist i madh. Avdijaj ka klauzolë të blerjes me vlerë 49 milion euro dhe llogaritet një nga talentët më premtues në Gjermani. Së fundmi, ylli nga Istogu pranoi të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare.

ndodhur një ngjarje e rëndë. Steve Simonsen, portieri i Rangersit, ka goditur shtyllën pingule me kokë, derisa po e ruante portën nga një gjuajte e kundërshtarit. Ai u dërgua menjëherë në spital, derisa gjenda e Simones është jashtë rrezikut për jetë

Gianluigi Buffonin regjistron paraqitjen e 500-të për Juventusin

Një futbollist në Egjipt është pezulluar me katër ndeshje pasi zhveshi referin. Mesfushori i Al Ahly, Ëalid Soliman, ka marrë një pezullim me katër ndeshje pas një ngjarje që ndodhi të hënën. Soliman i nervozuar me një vendim të gjyqtarit, e preku atë në fanellë duke ia ngritur lartë. E, për këtë gjest ai u pezullua për katër ndeshje.

Ndeshja ndaj Genoas, ishte ndeshje e veçantë për Gianluigi Buffonin, i cili regjistroi paraqitjen e 500-të për Juventusin. Me këtë rast, portieri dhe kapiteni i “Zonjës së Vjetër” mbajti në krah një shirit të veçantë në të cilin ishte i

Futbollisti zhvesh referin, pezullohet me katër ndeshje

Murgesha , tifoze e flaktë e Barcelonës Murgesha Lucia Caram ka treguar se është një tifoze e flaktë e Barcelonës. Ajo bëri disa postime gjatë ndeshjes El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, duke kritikuar gjyqtarin e

shkruar numrin 500. Në anën tjetër, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka shprehur admirimin e tij për Gianluigi Buffon për paraqitjen e 500-të të portierit për klubin italian. “Është një arritje të cilën vetëm disa do ta realizojnë. Gigi e meriton atë. Mendoj se ai ka ende për të ofruar pasi ai kombinon entuziazmin e një të riu me kokën e qetë të një veterani”.

Pas fitores në ‘El Clasico’ yjet e Real Madridit pushojnë në Carlo Real Madridi ka vendosur t’i pushoj yjet e skuadrës pas fitores në El Clasico ndaj Barcelonës me rezultat 3:1. Carlo Ancelotti vendosi t’i pushoi lojtarët kryesor për ndeshjen ndaj UD Cornella, e cila u luajt në kuadër të Copa del Ray. “Ne i pushuam Cristiano, Iker, Ramos, Kroos, Modric dhe Pepen”, ka thënë Anceloti. Real Madrid në këtë ndeshje u paraqit me 11-shen e lojtarëve: Keylor, Carvajal, Varane, Nacho, Arbeloa, James, Khedira, Illarra, ISCO, Chicharito dhe Benzema

Portieri i Ranfersit shtyllën me kokë

godet

Steve Simonsen, portieri i Rangersit, është dërguar në spital pasi ka goditur shtyllën pingule me kokë.Në ndeshjen ndërmjet Rangessit dhe St.Johnstone (1:0), e cila u zhvillua në kuadër të çerekfinales së League Cup në Skoci, ka

ndeshjes. Madje, ajo e quajti gjyqtarin si hajn. Murgesha Caram gjithashtu kritikoi ashpër Ronaldon, duke shkruar se ai meriton të ndëshkohet me të kuq, pas ndërhyrjes ndaj Daniel Alvesit.

Lionel Messi solidarizohet me 30 fëmijë me sëmundje të rënda Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, tregoi karakterin e tij të butë. Ai priti në një takim në fushën stërvitore të Barcelonës 30 mijë që po vuajnë nga sëmundje të rënda. Ata ishin nga vendet e ndryshme të botës, teksa esenca e takimit ishte dhënia e motivit për ta që t’i mposhtin sëmundjet e tyre.

të marrëveshjes dhe kohëzgjatja e saj. Ndërkohë, mediat spanjolle spekulojnë se IPIC ka blerë edhe të drejtën për ndërrimin e emrit të stadiumit dhe për këtë do të paguajë gjysmë miliardi euro.Me këtë rast, stadiumi do të quhej “Abu Dhabi Bernabeu” dhe ky emër do të qëndrojë për 20 vjet.

Granit Xhaka nuk do të luaje 1 muaj Mesfushori shqiptar i Borussia Monchenlgladbach, Granit Xhaka do të jetë një muaj jashtë fushës së blertë. Mesfushori prishtinas në fundjavën që lamë pas pësoi një lëndim në ndeshjen Monchengladbach-Bayern Munich (00). Mediat gjermane raportojnë se reprezentuesi shqiptar i Zvicrës do të qëndrojë një muaj larg fushës së blertë, aq sa shihet të zgjatë rikuperimi i lëndimi te lojtarit. Raportohet se Xhaka në mesin e muajit nëntor mund të jetë në dispozicion të Kombëtares së Zvicrës, e më pas edhe në shërbim të Borussia Monchenlgadbach

Arsenal e Bayern Munich në garë për të riun Gonçalo Guedes Arsenal do të duhet të shtyhet me Bayern Munich në garën për të nënshkruar me të riun e Benficas, Gonçalo Guedes. Topçinjtë e kanë përcjellë anësorin që nga sezoni i kaluar, pasi e vërejtën atë në garën UEFA Youth League. Megjithatë, ‘Tz’ shkruan se tash edhe Bayerni i është bashkuar betejës për 17-vjeçarin, të cilin ata e shohin si pasardhësin e kamotshëm të Franck Ribery. Arsenali tashmë e ka përcjellë interesimin te Benfica dhe ka përmendur një shumë prej 7 milionë eurosh.

Dy skuderitë e ‘Formula 1’ afër falimentimit, nuk do të marrin pjesë në garat e SHBA-

Stadiumi i Real Madridit do të quhet “Abu Dhabi Bernabeu” për 20 vjet!

Kampioni i Evropës, Real Madrid dhe International Petroleum Investment Company (IPIC) nga Abu Dhabi, kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet afatgjatë strategjik që do ta bëjë akoma më të pasur klubin më të pasur në botë. Marrëveshja nënkupton edhe zgjerimin e shkollës së Los Blancos nëpër botë, formimin e platformave të reja digjitale mediatike dhe rekonstruktimin e stadiumit Santiago Bernabeu. Në këtë mënyrë, stadiumi i Realit do të bëhet objekti më i mirë sportiv në botë, edhe pse nuk janë zbuluar detajet financiare

Dihet se garat me makina të shpejta, Formula 1, kanë kosto të madhe, ndërsa së fundi këtë sport e ka përfshi një krizë ekonomike. Së fundi, skuderitë “Marussia” dhe “Caterham” nuk do të marrin pjesë në garën e ardhshme në SHBA, përkatësisht në shtegun e Texas-it, ndërsa ato nuk priten të jenë as në Rio de Janeiro të Brazilit. “Pronari nuk është në gjendje të sigurojë fonde, ndërsa menaxhmenti nuk ka arritur të gjejë një investitor të ri, prandaj kemi filluar procedurat e falimentimit”, shkruan në komunikatën e skuderisë, "Marussia". Caterham më

herët kishte filluar procedurat e falimentimit, ndërsa në garën e ardhshme do të marrin pjesë vetëm 18 makina. Edhe shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka konfirmuar shkurt për mediat se “këto dy skuderi nuk do të marrin pjesë në garat e SHBA-së”.

Kryetari Haliti premton mbështetje për futbollistët vitias që u kthyen nga Gjermania Gjashtë futbollistë të rinj të grup moshës 13-14 vjeçare nga Vitia, janë kthyer nga Gjermania ku kanë qëndruar për 7 ditë, me qëllim të testimit të talenteve të rinj nga menaxherët e futbollit gjerman. Me rastin e kthimit të tyre, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar një pritje me që rast edhe i ka inkurajuar ata për të vazhduar më tej, drejt sukseseve të reja. Kryetari Haliti është shprehur se futbollistët e rinj, talentet e rinj, do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të Institucioneve komunale të Vitisë. “Juve ju mbetët të vazhdoni përkushtimin dhe të tregoni rezultate, e ne si Institucione do të jemi të angazhuar që të mbështesim dhe të ecim përpara. Është kënaqësi kur dëgjoj për rezultatet e mira që keni arritur gjatë qëndrimit tuaj atje, prandaj edhe shpresoj shumë edhe në rezultate pozitive të arrini pas vlerësimit që iu është bërë atje nga ekspertët e futbollit gjerman”, ka thënë kryetari Haliti. Trajneri i futbollit për grup moshat e reja Sylejman Hajdini, ka njoftuar se gjatë 7 ditë qëndrimi në Bon, Hotenhaim, Voslburg e qytete të tjera, kanë zhvilluar 4 ndeshje dhe të gjitha i kanë përfunduar me rezultat pozitiv. Ai ka bërë të ditur se këta 6 futbollistë të rinj, ishin përzgjedhur muaj më parë në kampingun e organizuar nga shkolla e futbollit “Ardhmëria” nga Ferizaj. Gjithashtu ka njoftuar për interesimin tejet të madh të menaxherëve të futbollit gjerman, për talentet e rinj nga Kosova. Një grup tjetër i futbollistëve të rinj të grup moshës 12-13 vjeçare, do të udhëtojnë më 24 nëntor në po të njëjtat qytete të Gjermanisë me qëllim të testimit të talenteve të rinj.


30

Sport

31 tetor - 13 nëntor

sheshi

Agim Agushi me rekord të ri botëror

Kur politika i “fut hundët” në sport

Agim Agushi ka pushtuar ndërtesën 99-katëshe, “Princess Toëer” me një lartësi 414 metrash, në disiplinën “ecje prapa shkallëve”, duke goditur topin me kokë mbi shkallë.

Nga: Valon Rashiti Vendimi absurd i UEFA-s për t’ia dhuruar tri pikë Serbisë, në një ndeshje në të cilën barrën e organizimit të ndeshjes e kishte Federata e Futbollit të Serbisë. Federata serbe, si vendase dhe organizatore e ndeshjes, ishte e obliguar dhe e kishte marrë përsipër organizimin e një ndeshjeje futbolli dhe për këtë kishte angazhuar një numër të madh forcash policore për të parandaluar incidentet dhe dhunën brenda stadiumit të stërmbushur me tifozë serb. Vendimi për të mos i lejuar tifozët shqiptar që ta mbështesin kombëtaren e tyre në Beograd doli të jetë i qëlluar sepse, pas asaj që ndodhi në fushën e gjelbër, do mund të kishim edhe viktima në njerëz. Pamjet televizive që transmetoheshin tregonin një atmosferë lufte dhe urrejtjeje për kombin shqiptar. Dhe kjo ishte një ndeshje futbolli dhe jo një “ring i kombeve”. Numri i madh i forcave policore, nuk i parandaloi “shovinistët”, serbë që t’i fishkëllejnë intonimnit të himnit kombëtar dhe ta fyejnë gjithë kombin shqiptar me refrenin e tyre te përsëritur “Vrite, preje shqiptarin”. Djelmoshat tanë e kishin shumë të vështirë në këtë ndeshje e cila rrezikonte të ndërprehej dy herë para se të zbarkonte “Droni” në fushë pasi që tifozët serbë i sulmuan dy herë lojtarët tanë me fishekzjarre në fushë. Zbarkimi i “Dronit”, në stadium e tregoi fytyrën e vërtetë të shovinistëve serbë. U vërtetua fakti se flamuri kuq e zi është pika më e dobët e tyre dhe se ai ua rikthen atyre në mendje zhdukjen, vrasjen dhe prerjen e shqiptarëve. Ngjarjet që ndodhën në stadium mund të ishin të orkestruara vetë nga inteligjenca serbe mund të kishte kishte llogaritur se mund ta kishin humbur ndeshjen pas dy rasteve shumë të mira për shënim nga Mërgim Mavraj dhe Lorik Cana. Lojtarët tanë treguan qartë se pse e kanë zgjedhur ta përfaqësojnë këtë kombëtare dhe u treguan shumë guximtarë kur “u vërsulën”, për ta mbrojtur flamurin me hartën e trojeve etnike shqiptare me dy figurat tona të shquara, Ismajl Qemajlit dhe Isa Boletinit. Kuqezinjtë u sulmuan me karrige dhe u rrahën nga sigurimi i stadiumit dhe nuk kishin as një pikë faji në ngjarjet që ndodhen brenda stadiumit. Vendimi skandaloz i UEFA-s, për t’ia dhuruar tri pikë kombëtares serbe, dhe për ta dënuar kombëtaren shqiptare me 100 mijë euro, duket të jetë qesharak dhe i pa bazuar. Ndërsa, kombëtarja serbe, “u përkëdhel” edhe një herë nga UEFA, duke u dënuar me 100 mijë euro, dy ndeshje pa tifozë dhe duke ia marrë tri pikët e fituara në tavolinë me Shqipërinë. Me këtë vendim absurd dhe të pabazë u vërtetua fakti se politika i ka “futur hundët”, në sport. Deklarata e Michel Platinit pas përfundimit të ndeshjes se të përgatiten të dy kombëtaret për dënime të rënda dhe se “Droni”, do të mund të ishte bombë ishin paralajmërim i qartë për kuqezinjtë se edhe kësaj radhe serbët do të “përkëdhelen”. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që

edhe zyrtarët e lartë te Bashkimit Evropian t’i komentojnë ndeshjet e futbollit dhe ta përkrahin dhunën dhe fyerjet raciste. Maria Kociançiç, zëdhënëse e baroneshës Catherine Ashton, gjatë një konference për media, falënderoi dhe e përshëndeti shtetin serb për organizimin e ndeshjes dhe parandalimin e incidenteve. Fjalët e Kociançiç, i nxitën shumë shqiptar që ta postojnë në rrjetet sociale strofë nga poezinë e famshme të Gjergj Fishtës për Evropën në të Fishta shpreh revoltën e tij ndaj Evropës për copëtimin e tokave shqiptare në favor të shteteve sllave të rajonit. Dorën në zemër të gjithë pritnim një vendim më të “butë” për kombëtaren serbe, duke e ditur mbështetjen dhe lobin e tyre të fortë në UEFA. UEFA, e cila e ka për qellim që t’i bashkojë popujt me anë të lojës së bukur të futbollit, kësaj radhe i legjitimoi fyerjet etnike dhe dhunën me karrige. Platini, erdhi në këtë pozitë pikërisht me votën e disa shteteve të vogla, ku njëra prej votave ishte ajo e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila e kishte ndihmuar Platnin për t’u zgjedhur kryetar i UEFA-s. Tani, Platini është shndërruar në njërin nga personazhet më të urryera sportive dhe jo vetëm nga shqiptarët. Me legjitimimin e dhunës në stadiumin e Beogradit, kombëtarja shqiptare e ka një mundësi të mirë që përmes “dajakut”, t’i fitojë të gjitha pikët e plota si vendase. Nëse rregullat janë të njëjta edhe për shqiptarët, në ndeshjen e kthimit do të jetë një mundësi e lehtë për t’i marrë tri pikë shumë të vlefshme për ta bërë ëndrrën realitet pa pasur nevojë për të vrapuar 90 minuta në fushë. Jam i bindur që sikur të ndodhte një incident i tillë në Shqipëri, kuqenzinjtë do të përjashtoheshin nga kualifikimet dhe dënimet do të ishin shumë më të rënda. Lidhjet e forta të Platinit me mafian ruse, siç raportojnë mediat e njohura botërore, si duket kanë ndikuar që Platini ta miratojë një vendim kontravers dhe të palogjikshëm. Disa muaj më parë dy gazetat e njohura angleze, “Sunday Time” dhe “Daily Telegraph”, kishin raportuar për takimet e shpeshta të Platinit me zëvendës presidentin e FIFA-s, Hamam, i cili ishte përjashtuar përjetë nga FIFA pasi që ishte vërtetuar se kishte blerë votat e anëtarëve të saj. Të shpresojmë që këto ngjarje të mos ndikojnë në rezultatet e ardhshme të kombëtares sonë e cila si asnjëherë herë më parë është në rrugën e duhur dhe është shumë afër për ta bërë realitet ëndrrën të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në një eveniment të madh, siç është kampionati evropian i cili do të mbahet në Francë. Ndërsa, serbët duhet të pajtohen me realitetin e hidhur se dalëngadalë shqiptarët po bëhen fuqi dhe faktor i rëndësishëm në Ballkan.

Këtë rekord ai e arriti me kohëgjatje prej 1 orë, 30 minuta, 14 sekonda e 14 të qindat e sekondës. Njëherit ky është rekord i ri botëror nga Agushi. Komisioni vlerësues, Gani Kosumi, Haydar Al Sharif nga Dubai dhe Halim Cakolli, i cili vepron dhe jeton në Dubai, vlerësuan se Agim Agushi me sukses e kreu këtë sfidë tejet të vështirë. “Kjo ishte ndër sfidat më të vështira për mua. Gjatë arritjes së këtij rekordi kam pasur vështirësi, por të gjitha i tejkalova siç parashikoja dhe jam shumë i lumtur që ia dola të pushtoj edhe këtë ndërtesë gjigante”, shprehet Agushi. Kjo ndërtesë kishte hyrë në librin e Ginisit në vitin 2012 si ndërtesa më e lartë deri në atë kohë. “Synimet e mija janë që të sfidoj ndërtesën aktualisht më të lartë ne botë “Burk Khalifa”, në Dubai me një lartësi 822 metra, me 176 kate. Këtë synim shpresoj ta realizoj gjatë vitit 2015”, ka përfunduar Agushi.

KF Bashkimi nga fshati Koretin rikthehet në gara Nga: Valon Rashiti

Mbjellja e fidaneve nuk janë më aktiviteti i vetëm me të cilin merren banorët e fshatit Koretinit, edhe pse ata janë të njohur për këtë anembanë Kosovës. Kohëve të fundit futbolli ka gjallëruar fshatin më të madh të Kamenicës. Pas pauzës shumëvjeçare sportdashësit i janë rikthyer futbollit dhe tashmë po jetojnë ëndrrën e vitit 1974, atëherë edhe kur e kishin formuar klubin. Më shumë se gjysma e popullatës jeton në perëndim, por as largësia me qindra kilometra nuk i ndan klubi i tyre i fëmijërisë që është rikthyer të bëjë gara në Ligën e Dytë të Futbollit të Kosovës pas pauzës shumëvjeçare. Asgjë nuk i ka ndalur për të nisur gjithçka nga e para - rregullimi i një terreni të mirëfilltë me kushte që ndoshta as disa skuadra të elitës në vendin tonë nuk i posedojnë. Sejdi Kurteshi, kryetari i klubit, tregon se pse kanë vendosur ta riaktivizojnë klubin dhe si e mirëpritën fshatarët këtë iniciativë. “Me kërkesën e fshatarëve klubi është riaktivizuar në

maj të këtij viti dhe, pasi kemi marrë licensën nga Federata e Futbollit të Kosovës, në vjeshtë kemi startuar në kampionat. Të gjitha kushtet i kemi plotësuar vetë. Kontributi vjen nga bashkëfshatarët të cilëve klubi i futbollit u ka hyrë nëpër shtëpi dhe të gjithë kanë pranuar t’i bëjnë konak atij. Një kontribut të jashtëzakonshëm e kanë dhënë mërgimtarët të cilët jetojnë në perëndim duke na dërguar mjete financiare të domosdoshme për funksionimin e klubit, pajisje sportive si dhe gjithçka tjetër’’, thekson fillimisht Sejdiu. Për të krijuar një ambient sportiv, banorët i janë përveshur punës, Rregullimi i stadiumit është vetëm nisja e një projekti të madh që vazhdon me rregullimin e dhomave të zhveshjes, tribunave, bankinave e deri te fushat ndihmëse të cilat pritet të përfundohen shumë shpejt. Lidhur me punën që është bërë në stadium dhe lokaleve përreth tij, flet kryetari Sejdiu. “Planifikojmë të rregullojmë stadiumin, edhe më mirë duke i shtruar drenazhën, ndonëse ky stadium, edhe në këto kushte është mjaft i përshtatshëm, madje është njëri ndër më të mirët në ligën në të cilën garojmë e ndoshta më i mirë se i disa klubeve që ga-


sheshi

Sport

31 tetor - 13 nëntor

Neshat Rexhepi, i vetmi tifoz në Beograd nga Gjilani Tifozët shqiptarë, e kishin të ndaluar për ta përkrahur kombëtare e Shqipërisë, dhe për ta shikuar ndeshjen në stadiumin e Beogradit. Moslejimi për të udhëtuar drejt Beogradit i tifozëve “Kuq e Zi”, në mënyrë të organizuar i ka detyruar shumë prej tyre që të gjejnë mënyrë tjera për të shkuar dhe për ta ndjekur ndeshjen nga tribunat e stadiumit të Partizanit. Njëri prej tyre është edhe Neshat Rexhepi, nga Gjilani, i cili kishte vendosur që të udhëtonte drejt Beogradit për ta parë ndeshjen nga afër. Ai, tregon për gazetën “SHESHIi”, për eksperiencën e tij, në Beograd para dhe pas ndërprerjes së ndeshjes. “Dëshira e madhe për ta mbështetur kombëtaren dhe dashuria për futbollin më kanë shtyrë që ta marr një vendim të tillë aspak të lehtë për të hyrë në mesin e 30 mijë, serbëve në stadiumin e Partizanit”, shprehet Rexhepi. Rexhepi, thotë se kur mbërriti në Beograd e kishte të vështirë për ta siguruar biletën për ta parë ndeshjen. Ai, thotë se ka kishte pas kontroll të madhe të Policisë, dhe se deri te hyrja në stadium ka kaluar tre kordonë të Policisë Speciale. “Fati im që e kisha pasaportën gjermane, dhe e sigurova biletën por, pastaj kisha problem për të hyrë në stadium sepse autoritet serbe, e kishin parë mbiemrin tim Rexhepi dhe për një kohë më ndaluan dhe më penguan që të futem në stadium. Kur vendosa për me përcjell këtë ndeshje nuk ma kishte marr mendja se do të ketë aq tollovi dhe se aq më pak se ndeshja do të ndërprehet në përfundim të pjesës së parë”, ka sqaruar Rexhepi. Rexhepi, thotë se ishte i ulur në rendin e tretë të ulëseve dhe se e kishte parë ngjarjen nga afër prej momentit kur u ndërpre ndeshja. Sipas tij, shumica e atyre që krijuan tollovi ishin tifoz serbë, nga Kosova të cilët kishin ardhur nga Mitrovica Veriore. “Tifozi i parë që u fut në fushë për ti sulmuar lojtarët e kombëtares sonë ishte afër meje dhe ai, në momentin që i kaloi pengesat dhe

rojnë në rangje me të larta. Kemi rregulluar zhveshtoren duke e pajisur me inventarin më modern të kohës. Dhomat e zhveshjes kapin vlerën e 17 mijë eurove, ndërkohë rregullimi i bankinave, inventarit dhe gjërave të tjera elemtare kanë kushtuar më tepër se 30 mijë euro. Tani jemi duke punuar në rregullimin e tribunave pasi kemi numër të madh të simpatizantëve që po na përkrahin dhe gjithashtu kemi filluar punimet edhe për një fushë ndihmëse e cila do të na lehtësonte punën për mirëmbajtjen e terrenit. Besoj se në pranverë do të jetë gati. Fshatarët kanë treguar vullnet të madh duke na ndihmuar në rregullimin e tyre dhe kanë marrë pjesë në çdo punim për të treguar dashurinë që kanë për klubin, ndërkohë që edhe mjetet financiare kanë ardhur nga ta dhe nga familjarët tanë që jetojnë në mërgim’’. Synojnë ta bëjnë klubin elitar Riaktivizimi i klubit nuk është i rastësishëm. Fshatarët po jetojnë me futbollin dhe planet e tyre për të krijuar një skuadër stabile dhe elitare.

u fut në fushën e gjelbër ishte i pa penguar nga forcat e shumta të Policisë dhe sigurimit të stadiumit. Fyerjet për lojtarët e kombëtares shqiptare, kanë filluar që nga nxehja e lojtarëve, intonimni i himnit e deri te ndërprerja e ndeshjes”, shprehet Rexhepi. Ai, thotë se zbarkimi i “Dronit”, në fushë ishte “infarkt” për 30 mijë, shikuesit prezent në stadium. “Në fillim të them të drejtën as unë nuk e pash qartë çka ishte por në momentin që u vërejt flamuri kuq e zi, me dy fotot e patrioteve tanë të çmuar Isa Boletini dhe Ismajl Qemajli, huliganët serbë, u revoltuan dhe tentuan që të futen në stadium për ti qëruar hesapet me lojtarët” ka shpjeguar Rexhepi. Rexhepi, tregon se pas përfundimit të ndeshjes ndjehej i rrezikuar sepse gjatë kohës sa ishte brenda stadiumit kishte postuar disa foto në Facebook, dhe asnjëherë nuk është pishman që kishte marr udhën për në Beograd dhe se po të luhej ndeshja prapë do të udhëtonte për ta mbështetur kombëtaren shqiptare. “Rrugës për në Gjilan isha i frikësuar sepse kishte shumë kontroll dhe forca Policore në të gjitha rrugët dhe isha në kontakt të vazhdueshëm me familjen time në Gjilan sepse ndjehesha i vetmuar dhe i kërcënuar”, ka thënë Rexhepi. Përndryshe, Rexhepi, ka të përfunduar akademinë Policore në Beograd në vitin 1987, dhe ka punuar rreth pesë vite si Policë në qytetin e Beogradit. “Gjatë asaj periudhe në klubin e Partizanit luante Fadil Vokrri, të cilën shumë shpesh e kam siguruar në stadium, ndërsa në kohen kur isha i lirë i përcjellja nga afër ndeshjet e Partizanit dhe i gëzohesha golave të Vokrrit”, ka përfunduar Rexhepi.

”Ky është viti i konsolidimit të klubit. Jemi duke ecur mjaft mirë deri më tani por gjithmonë kërkojmë më shumë. Kërkojmë që të jemi sa më lart. Ne jemi bazuar 100% në lojtarë vendorë. Mosha mesatare e skuadrës është 18-20 vjeç, është një gjeneratë që premton shumë. Kur e kemi themeluar klubin, jemi bazuar në lojtarë vendorë të fshatrave Koretin dhe Topanicë. Ata do ta kenë barrën kryesore. Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe futemi në një rang më të lartë të garave, atëherë do ta zgjerojmë rrethin, por gjithsesi do të mbetemi me lojtarë vendorë nga ana e Kamenicës”, thekson kryetari Sejdiu. Sfidë tjetër është organizimi nga ndeshja në ndeshje por entuziasmi i banorëve është aq i madh sa që këtë detyrë po e kryejnë më mirë se disa klube elitare në vendin tonë që shpesh ndodh të mos i paguajnë personat zyrtarë të Federatës së Futbollit. ”Fshatarët që jetojnë këtu dhe ata që jetojnë në perëndim na ndihmojnë t’i kryejmë obligimet. Insitucionet deri më sot nuk kanë

shprehë dëshirën për të na ndihmuar. Organizimi i një ndeshjeje kushton deri në 500 euro, ndërkohë që ne kemi 20 ndeshje në sezon, e që në total kapin vlerën e 10 mijë eurove. Ndihma vjen nga mergimtarët që kanë ndërmarrë dy takime në perëndim nga edhe kanë tubuar shuma të konsiderueshme parash në mënyrë që t’i ndihmojnë klubit. Fshati ynë i ka 5 mijë banorë. Përafërsisht 2700 janë ne perendim, pra 50% e fshatit jeton në diasporë. Por nuk mungon ndihma edhe nga bashkëfshatarët të cilët japin shuma të konsiderueshme të hollash”, përfundon Sejdiu.

31



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.