FA LA S
Artan Sadriji, tenisti 11 vjeçar, gjilanasi që po shkëlqen në Zvicër Faqe 29 29 gusht - 11 shtator 2014, e përdyjavshme e Rajonit të Gjilanit, nr.20 ANKETË
Vajzat, 'qershitë mbi tortë' në botën e futbollit Një qytet me dy ekipe, me dy nga tifo-grupet më të zjarrta në Kosovë, nuk do të ishte edhe aq atraktiv nëse në mesin e tifozëve nuk do të ishin të pranishme edhe pjesëtaret e gjinisë së futbollit. Është bërë traditë që sporti i futbollit të luhet nga meshkujt dhe janë vetëm meshkujt ata që e kuptojnë këtë lojë. Por, bota ka ecur para dhe, si në çdo veprimtari tjetër, edhe në sport femrat janë të barabarta me meshkujt. Vazhdon faqe 3
Diella Salihu
REGJISORJA 15 VJEÇE
KOMUNA
Këshilltarët komunalë me pasuri milionëshe Bazuar në të dhënat e Agjensionit Kundër Korrupcionit (AKK), pjesa më e madhe e këshilltarëve komunalë në Gjilan janë të pasur. Në pasurinë e tyre përfshihen pasuria e deklaruar e paluajtshme, e luajtshme, paratë e gatshme, të hyrat vjetore duke përfshirë edhe obligimet e tjera. Këshilltarët që kanë deklaruar se nuk kanë pasuri sa edhe kolegët janë: Adelina Berisha nga AAK, Shpresa Kurteshi nga LDK, dhe Srdjan Mitroviç nga SIP. Vazhdon faqe 5
KOMUNA
Pogragja dhe pesë fshatra tjera të brezit kufitar me Serbinë pa mjek Në fushatën e fundit elektorale, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u pati premtuar banorëve të brezit kufitar me Serbinë se do t’ua rregullojë infrastrukturën rrugore në vitin e parë të qeverisjes fshatrave Kokaj i Erpërm, Kokaj i Poshtëm, Sllubicë e Epërme, Sllubicë e Poshtme, lagja e Zahirajve, lagjja e Bishtajve, Kacabaç, Pogragjë e Bilinicë. Vazhdon faqe 9
KOMUNA
Gjinollët erdhën të parët në Gjilan Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane në vitin 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan. Vazhdon faqe 11
SHËNDETËSI
Vera dhe shëndeti Vera si prodhimtari bujqësore (Agrare), ka një rëndësi shumë të madhe dhe vlerësohet si pije e shëndoshë sot në tërë botën. Ne, verëtarët, si në Kosovë ashtu edhe më gjerë, me kënaqësi të madhe i degjojmë këto të dhëna për vlerat e shëndosha të prodhimeve tona, e sidomos kur këto vlera pranohen dhe publikohen pikërisht nga studiues të mëdhenj të medicinës dhe artikujve ushqimorë. Vazhdon faqe 18 - 19
MË E REJA NË DOKUFEST
KF Gjilani - 2 Korriku 31 gusht / e dielë ora 17:00, Gjilan KF Gjilani - KF Lepenci
Trepça - Drita 30 gusht / e shtunë ora 17:00, Mitrovicë Drita - Ferizaji 03 shtator / e mërkurë ora 16:00 Gjilan
këtë numër
në Sheshi
Shërbime juridike falas për rastet sociale
Gusht-Shtator 2014
PDK akuzon Komunën se po jep subvencione me “njofshëm”
Komuna e Gjilanit e ndihmuar edhe nga UN – HABITAT, ka nisur punën për regjistrimin e të gjitha familjeve të cilat kërkojnë strehim, duke krijuar kështu data-bazën e saktë për secilën familje veç e veç, e që në të ardhmen në bazë të mundësive buxhetore të Komunës të intervenohet konform prioriteteve. Me këtë rast, Mursel Zymberi, anëtar i komisionit, ka thënë se ky ishte një takim i komisionit për hartimin e planit për zgjedhjen e çështjes së banimit për rastet sociale që ka Komuna e Gjilanit.
Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor
Faqe 7
Faqe 7
Pronat private po dëmtohen nga zjarret
Faqe 8
Komisioni për banim dhe çështje sociale ka mbajtur mbledhjen e radhës
Faqe 9
“Kemi marrë detyra shtesë në mënyrë që t’i kategorizojmë familjet duke i futur në data-bazën e komunës si në aspektin e gjendjes
sociale të cilën e kanë, problemin e banimit, pastaj numrin e anëtarëve të këtyre familjeve, personat të cilët i kanë me nevoja të veçanta, rastet me probleme shëndetësore në familje etj. Mbledhja e statistikave do të nis menjëherë, konform detyrave të ndara në këtë mbledhje mes anëtarëve të komisionit, ndërsa në javën e ardhshme në mbledhjen e radhës do të bëhet prezantimi i tyre i detajuar. Shumë shpejtë do të nxjerrim një profil të saktë për familjet të cilat kanë problem banimi e më pas në bazë të mundësive buxhetore t’u jepet prioritet rasteve emergjente, ka thënë Murseli, duke shtuar se zotimi i kryetarit Haziri, për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë sociale, e posaçërisht atyre me probleme të
banimit, veçse është vërejtur javë më parë me ndarjen e një fondi të posaçëm për këtë kategori. Ai më tej ka potencuar se me reputacionin që ka kryetari Haziri brenda dhe jashtë vendit, do të përfitojnë vazhdimisht familjet e këtyre kategorive. “Duke e parë vullnetin dhe reputacionin që ka kryetari Haziri unë jam shumë i bindur se pos atij vendimit të Kuvendit për një pjesë të mjeteve, kryetari jam i bindur se përmes donacioneve do të sigurojë edhe më shumë mjete në mënyrë që t’u ndërtohet kulm mbi kokë familjeve që sot breng kryesore kanë këtë, në mesin e shumë brengave të tjera sociale, ka thënë ai ndër të tjerash. *
Haziri ka pritur nipin e mësuesit të parë të kësaj ane Andi Bejlerin Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, ka pritur në një takim miqësor z.Andi Bejlerin, nipin e mësuesit Mehmet Turhani, i cili ishte pjesë e grupit të mësimdhënësve të ardhur nga Shqipëria për të përhapur arsimin shqip në Kosovë, e që kontributin profesional të tij ai e dha gjatë vitit 1942 – ’43 në fshatin Desivojcë, ndërsa gjatë viteve ’43 – ’44 ka kontribuar në Gjilan.
pikërisht nga qytete të ndryshme shqiptare, duke mos kursyer asgjë në përhapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë.
Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar atë për vizitën që sot i ka bërë Gjilanit nipi i njërit ka mësimdhënësit e shteti shqiptar që bënë që sot në Gjilan dhe Kosovë të kemi arsimin shqip, e kjo është nisur
“Sot më priti në një takim miqësor i pari i Komunës së Gjilanit, në saje të kontributit të madh që ka dhënë për këtë regjion gjyshi im si mësues, i cili kishte përfunduar normalen e Elbasanit, dhe ai në moshën 19 vjeçare,
Ndërsa nga ana e tij Andi Bejleri, ka thënë se pritja e bërë nga ana e kryetarit Haziri në nderë dhe respekt për kontributin e gjyshit tim që ai dha në vitet e ’40-ta, është një krenari për neve trashëguesit e tij.
nisi angazhimin e tij pikërisht në Kosovë respektivisht në Gjilan”, ka thënë ai ndër të tjerash. Andi i cili ishte edhe këshilltar i kryeministrit Berisha, pas shëtitjes nëpër qytet, ka shtuar se Gjilani dhe Elbasani kanë ngjashmëri të mëdha. “Përhimtëria dhe trëndafilat janë simbol i të dy këtyre qyteteve. Qyteti ishte me gjallëri të plotë. Si kërkues që tani jam në Universitetin Teknik në Darmstadt të Gjermanisë, kjo vizitë e sotmja dhe kjo pritje më japin vullnet shumë të madh kur me kaq dashuri ruhet dhe kujtohet kontributi i mësuesve të parë të grupit nga Shqipëria” përfundoi ai.
Në fshatin Pozhoran nis gurthemeli i ndërtimit të ambulancës Personalitet, Ali Huruglica
Intervistë me Ard Islamin “Gena dhe muzika e tij duhet të ndiqet me ligj”
Faqe 12
Faqe 14
Ndërtimeve të çoroditura duhet t’u vijë fundi. Intervistë me arkitektin Muhamet Sadriu
Faqe 15
Modë: Uniforma, zgjedhje e dytë Opinion nga Bob Symons, Çka më pëlqen dhe çka nuk më pëlqen në Kosovë
Faqe 21
Faqe 25
Sport, Kampionati i Futbollit në Kosovë, KF Drita dhe KF Gilani e nisin me fitore Faqe 30-31
Kryetari I Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Basri Aliu me bashkëpunëtor, mjekë, dhe banorë të fshatit Pozheran, ka vënë sot gurëthemelin e ndërtimit të ambulantes në Pozheran të Vitisë cila do të ndërtohet me mjete të buxhetin komunal ndërsa vlera e ndërtimit të objekti është 223.071.96€. Me këtë rast kryetari Haliti i uroj banorëve të këtij lokaliteti fillimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm
duke theksuar se për momentin në këtë komunë është duke u punuar në shumë projekte. “ Gjatë këtyre ditëve kemi rritur volumin e punëve, vlen të theksohet se për momentin jemi ndër komunat që kanë hapur më së shumti vend punishte konkretisht 60 sosh” u shpreh Haliti. Për ndryshe kjo ambulant priet të ndërtohet me standarde bashkëkohore dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore në këtë Komunë. Ndërkaq banorët e Pozheranit e
kanë mirëpritur këtë projekt, duke e vlerësuar të domosdoshëm. Për ndryshe Pozherani është një ndër fshatrat më të mëdhenj në këtë komunë. Ndërkaq poashtu sot kreu i komunës ka vizituar në këtë fshat edhe shkollën e mesme ku janë duke vazhduar punimet në renovimin e saj, ku është bërë shtruarja e trotuarit deri në hyrje të shkollës si dhe rrugën bujqësore që është shtruar ditë më parë me zhavorr.
Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanovic ka urdhëruar shtimin e numrit të policëve serbë në këtë kufi me Kosovën "Kam urdhëruar që në këtë pjesë të zonës tokësore të dërgohen forca të fuqishme policore të cilat do të mbrojnë jetën e pjesëtarëve të pol-
icisë, të popullatës lokale dhe interesat vitale të vendit tonë”, ka thënë Stefanovic për Tanjug. Sipas fjalëve të tij Serbia nuk do të
tolerojë “sulmet terroriste” në territorin e vet dhe në mënyrën më të rreptë do të reagojë në çdo sulm *
Pronar dhe Botues: Sheshi PR & Marketing Kryeredaktore: Diturie Hoxha, d.hoxha@sheshionline.com, Politikë dhe ekonomi: Besarta Maliqi, b.maliqi@sheshionline.com, Teknologji: Prarim Hoxha, prarim.hoxha@boshti.com, Sport: Valon Rashiti, v.rashiti@sheshionline.com, Elife Sherifi, e.sherifi@sheshionline.com, Dizajni Grafik: Ngadhnjim Shabani, n.shabani@sheshionline.com, Marketing: marketing@sheshionline.com, Tel dhe email: redaksia@sheshionline.com , 045 506 411 | Bulevardi i Pavarësisë, pa nr, Gjilan, Kosovë
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Anketë
N'SHESH
Vajzat, 'qershitë mbi tortë' në botën e futbollit
3
Kallxoni!
Të nderuar qytetarë, tek e fundit ju jeni ata që e njihni qytetin e Gjilanit më së miri. Nëse keni ndonjë ide, pikëpamje, sygjerim, fotografi etj, së cilës mendoni se ia vlen t'i kushtohet më shumë vëmendje, mos hezitoni të na kontaktoni në adresat e më poshtme:
e-mail: redaksia@sheshionline.com tel: 049 758-000/ 044 178-448
Nga: Elife Sherifi dhe Kaltrina Zymberi
Një qytet me dy ekipe, me dy nga tifo-grupet më të zjarrta në Kosovë, nuk do të ishte edhe aq atraktiv nëse në mesin e tifozëve nuk do të ishin të pranishme edhe pjesëtaret e gjinisë së futbollit. Është bërë traditë që sporti i futbollit të luhet nga meshkujt dhe janë vetëm meshkujt ata që e kuptojnë këtë lojë. Por, bota ka ecur para dhe, si në çdo veprimtari tjetër, edhe në sport femrat janë të barabarta me meshkujt. Sot, në botë por edhe në Kosovë, ka ekipe të futbollit të femrave, tifoze dhe përkrahëse të vazhdueshme të ekipeve të caktuara. Qyteti ynë, i njohur për derbin më të madh në Kosovë, për rivalitetin e ekipeve gjilanase, nuk ka sesi të mos ketë mbështetje. E kush mund t'i japë mbështetje më të pastër, të sinqertë dhe emocionale sesa gjinia e bukur-femrat. 'Intelektualet' dhe 'Skift-
Futbolli është sporti im i preferuar. Zakonisht kur Drita, ekipi im i zemrës, ka lojera të rëndësishme, unë jam prezente në stadium. Fyerjet që bëhen për ekipin kundërshtar nuk më pengojne aspak dhe nuk i kushtoj shumë vëmendje. Kjo është edhe me interesantja e tifozllëkut. Në mesin e Intelektualëve ka një numër të konsiderueshëm të femrave dhe kjo më gëzon shumë. Pothuajse në çdo ndeshje ka tifoze femra, por sigurisht se ende nuk ka numër të kënaqshëm të femrave që e përcjellin futbollin. Në derbe ka tifoze të rregullta që gjenden në stadium dhe nuk pushojnë së kënduari në përkrahje të klubit.
Fjona Xhelili
Unë jam një fanse e madhe e futbollit, prandaj zakonisht jam në rrjedha me këtë sport. Në Gjilan nuk shkoj thuajse kurrë, sepse nuk më pëlqen atmosfera dhe loja nuk është shumë kualitative. Nganjëherë më pengojnë fjalët fyese, por kjo nuk më pengon, sepse këto janë pjesë e të gjitha tifozërive në botë prandaj s’kemi çfarë i bëjmë as ne në Gjilan. Ka një pjesë e femrave që e shikojnë futbollin, por jo si vajzat ndërkombëtare, që futbollin e shikojnë njejtë si djemtë. Në ligat evropiane ka më shumë interes nga gjinia femërore, kjo është normale, pasi në Kosovë ende nuk jemi në atë shkallë të civilizimit sa të barazohemi me djemtë edhe në futboll.
Egzona Pajziti
erat' i japin futbollit gjilanas dhe atij kosovar një dimension tjetër me shfaqje të jashtëzakonshme dhe me atmosferë që rrallë mund të shihet në stadiumet vendore. E në mesin e dy grupeve, me prezencën e tyre, diferencën e bëjnë tifozet femra. Nuk mund të themi se vajzat futbolldashëse gjilanase kanë thyer të gjitha tabutë, por disa nga to tashmë kanë vendosur t'i ndërrojnë preferencat televizive, në vend të telenovelave ato zgjedhin ndeshjet futbollistike. Femra police, ushtare, taksiste, vozitëse shohim në çdo minutë. Pse të mos ketë vajza edhe në shkallët e stadiumit. Të hysh në mesin e turmave me djem dhe të dëgjosh fjalë të ndryshme thumbuese për kundërshtarin është një sfidë e veçantë. Në fund të fundit, kur djemtë sfilojnë në pista të modës, çfarë i ndalon vajzat të hyjnë në stadium!
Në shumicën e ndeshjeve mundohem të jem në stadium që ta shikoj lojën nga afër. Kur kam kohë të lirë shikoj edhe futboll evropian. Si çdo femër, shkoj vetëm për të shikuar futboll, mendoj që futbolli është me kshyr jo me shku mu sha. Në vendin tonë nuk e përcjellin shumë, shumë pak. Por, shpesh ato që e përcjellin, përqeshen ose shiqohen me një sy tjetër.
Mirjeta Sylejmani
E përcjelli futbollin rregullisht dhe më pëlqen shumë kjo lojë. Rregullisht shkoj në stadium dhe nuk humbas asnjë loje të ekipit tim. Shumicën e herave referimi në ndeshjet në Gjilan i meriton sharjet, ama kudo në botë ka sharje të tifozave dhe kjo më duket si diçka e zakonshme jo për mu çuditë. Nuk e di në qytetet tjera, por në Gjilan mund të themi se futbolli përcillet nga femrat në një masë, por më shumë ka femra kur është derbi mes Dritës dhe Gjilanit. Ne familjarisht e përcjellim futbollin edhe gjinia femërore nuk e kemi problem, në familjet e tjera nuk e di. Te na me dashtë futbollin osht traditë jo marre.
Vesa Rashiti
Të them të drejtën nuk e përcjelli futbollin dhe nuk më tërheq aspak. Këtu në Gjilan është bërë traditë që në der-
bi të shkojnë të gjithë, i madh e i vogël. Kë s ht u edhe unë m b l id he m me shoqe dhe shkoj si të gjithë qytetarët e tjerë. Jo që kam ndonjë leverdi dhe kuptoj në futboll, por kureshtja për ta parë atmosferën e Intelektualëve dhe Skifterave nga afër nuk më lejon të rri në shtëpi ditën e derbit. Jo sepse nuk dua ta përcjelli futbollin, por nuk e kuptoj këtë botë dhe më duket sikur humbje kohe. Sidoqoftë, nuk mendoj se është ndonjë problem për vajzat që e duan futbollin, është një sfidë për ta kuptuar lojën, rregullat dhe botën e futbollit.
Donjeta Sherifi
Unë e përcjelli futbollin, po nuk shkoj rregullisht në stadium. Mendoj se vajzat në Gjilan duhet t'i lënë fjalët e këqija që fliten për to, si në stadium, si nga njerëzit jasht stadiumit, dhe të shkojnë me kqyrë lojën për qejf. Mua personalisht nuk më pengojnë, sepse edhe djemtë e dinë që ka vajza që përnime e duan futbollin dhe shkojn me kqyrë Dritën ose Gjilanin. Ata shajnë por shajnë lojtarët, referimin dhe tifozët kundërshtarë. Mendoj se vajzat nuk duhet as mi ngu ato fjalë edhe me shku në stadium sikur vajzat e tjera kudo në botë. Shpresoj që të vetëdijësohemi dhe të tregojmë se vajzat jemi të zonja për gjithçka, siç kemi dëshmuar edhe në fusha të tjera.
Ardita Bejtullahu
Futbollin e përcjelli kur kam kohë të lirë, nuk është se jam ndonjë tifoze e madhe, por kam të preferuarit e mi. Në derbi gjilanas shkoj dhe më pëlqen atmosfera, për këtë krenohet i gjithë qyteti. Nuk kam se si ta anashkaloj e të mos shkoj në stadium. Lojërat e tjera më rrallë, por në përgjithësi kam interesim për futboll. Fyerjet e tifozëve më pengojnë shumë, nganjëherë bëhem që nuk po i dëgjoj, por mendoj se e teprojnë me gjithë ato fjalë banale. Sidoqoftë, i arsyetoj sepse tifozeritë këtë e kanë. Dhe dashuria për klubin të shtyn të flasësh e të nervozohesh. Mendoj se në Gjilan edhe vajzat e përcjellin futbollin, jo shumë, por njoh që e përcjellin. Nuk e di nëse në qytetet e tjera ka më shumë apo më pak tifoze.
Blinera Neziri
E përcjelli futbollin vazhdimisht, sidomos premier ligën angleze, mundohem që asnjë ndeshj e të mos e humbas në tele- vizion. Në stadium shkoj ndonjëherë dhe i shikoj ndeshjet drejtperdrejt. Sharjet më pengojnë shumë jo vetëm mua si femër, por besoj që i pengojnë gjithsecilit, sepse ato e pengojnë edhe lojtarin gjatë lojës.
Arjana Sahitaj
Futbolli është një sport relaksues, e përcjelli herë pas here. Por, zakonisht
kur luan derbi më i madh në Ballkan, Drita me Gjilanin, meqë luan ekipi im i preferuar, zakonisht shkoj, të tjerat ka ndonjë që më ik. Normal është paksa banale, mirëpo, duke e parë dashurinë për futbollin nga gjilanasit, besoj që as ata nuk janë nën kontroll të dinë çfarë flasin duke dashur që ekipi i tyre i preferuar të triumfojë, pastaj kështu ndodhë në gjithë botën, janë ndjenja të mbrendshme që asnjëri nga ne nuk mund t'i kontrollojë. Mendoj që femrat në Gjilan e percjellin futbollin deri diku, pasi ngurrojnë të shkojnë edhe në stadium. Nuk shoh një numër të mjaftueshëm femrash taty. Por, besoj se me futjen eventuale të KF Gjilanit në Superligë, qytetit do t'i kthehet fryma sportive, edhe interesimi i tifozëve nga të dyja gjinitë dhe të dyja ekipeve. So, keep calm and watch football please!
Dalina Ibrahimi
Futbollin e përcjelli, por jo rregullisht, vetëm kur ka ndonjë kampionat si ky botërori i fundit po, se për ndryshe asnjëherë. Jo, asnjëherë nuk vjen në shprehje të shkojë të shoh një lojë futbolli sepse nuk jam entuziaste për këtë sport e për asnjë sport tjetër, por edhe sikur të shkoj e di që s’do të mund të qëndroja më shumë se 5 minuta. Aty ka sharje, ofendime që mua më pengojnë shumë dhe nuk është etike për një femër t’i dëgjojë ato sharje e aq ma pak t’i përkrahi ato sjellje jo të hijshme. Ndoshta, ka femra që shkojnë të stadium dhe kanë karakter sportiv por, sa kam njohuri unë, të pakta janë ato. Stadiumi njerëzit i bashkon, por nuk paraqitet ndonjë edukatë aty.
Adelina Hyseni
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
Këshilltarët komunalë me pasuri milionëshe
rime financiare në banka ka 14.500 euro. Bujar Nevzati nga PDK ka pasuri 355.000 euro. Ai ka një veturë 7.000 euro, para të gatshme 1.200 euro, të hyra vjetore në emër personal dhe të prindit 12.480 euro. Kredi në banka i ka deklaruar 32.000 euro. Sahit Abazi nga PDK ka 360.000 pasuri të paluajtshme në emër personal, të përbashkët dhe të bashkëshortes, 6.900 euro ka pasuri të luajtshme në emër të përbashkët, 22.000 euro detyrime financiare në emër personal dhe të bashkëshortes, të hyra vjetore 4.740 euro në vit në emër personal.
Nga: Besarta Maliqi
B
azuar në të dhënat e Agjensionit Kundër Korrupcionit (AKK), pjesa më e madhe e këshilltarëve komunalë në Gjilan janë të pasur. Në pasurinë e tyre përfshihen pasuria e deklaruar e paluajtshme, e luajtshme, paratë e gatshme, të hyrat vjetore duke përfshirë edhe obligimet e tjera. Këshilltarët që kanë deklaruar se nuk kanë pasuri sa edhe kolegët janë: Adelina Berisha nga AAK, Shpresa Kurteshi nga LDK, dhe Srdjan Mitroviç nga SIP. Adelina Berisha nga AAK ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë vetëm 507 euro. E paga vjetore e Adelinës dhe bashkëshkortit mbërrin në 10.704 euro, 2.304 pagë vjetore si këshilltare komunale, dhe 8.400 pagë vjetore në emër të bashkëshortit. Këshilltarja komunale Shpresa Kurteshi nga LDK, këshilltare nga viti 2009, ka deklaruar 60 euro para të gatshme në bankë, dhe të vetmen pagë vjetore ka deklaruar atë të Kuvendit Komunal në vlerë 2.750. Srdajn Mitrovic nga SIP, ka pasuri të luajtshme një veturë në vlerë 6.000 euro, dhe dy paga vjetore - atë nga Kuvendi Komunal në vlerë prej 2.700 eurosh në vit, gjithashtu edhe pagën vjetore si mësimëdhënës në shkollën e fshatit Shillovë prej 2.484 eurosh. Pra, ai ka pagë vjetore 5.184 euro. Ndërsa më i pasuri i kuvendit komunal, sipas të dhënave në AKK, është Isa Agushi nga LDK, pasuria e të cilit arrin në 1,8 milion euro, i pasuar nga bashkëpartiaku i tij Avdyl Aliu me 1,1 milion euro pasuri. Isa Agushi, këshilltar nga LDK, ka deklaruar pasuri të patundshme në vlerë 1,800.000 eurosh, në emër personal dhe të përbashkët. Prejardhja e deklaruar e pasurisë së tij, sipas të dhënave, është nga Zvicra, ku ka disa biznese. Pasuria e luajtshme, po ashtu në emër të tij dhe të përbashkët, vlen 200.000 euro. Të hyra vjetore në emër personal dhe të bashkëshortes i ka deklaruar 70.000 euro, kurse para të gatshme në bankat e Kosovës i ka 70.000 euro. Avdyl Aliu nga LDK është këshilltari i dytë më i pasur në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Që nga viti 1990 ai merret me biznes, në emër të të cilit ka deklaruar se e ka gjithë këtë pasuri. Aliu ka deklaruar 1,101.600 euro pasuri të paluajtshme - shtëpi banimi dhe tokë, 23.000 veturë, 25% aksione në vlerë prej 1,312.550 euro të NTSH “Agrohermes”, 6.410 euro para të gatshme në bankë, 3.000 euro të hyra vjetore nga Kuvendi Komunal Gjilan si këshilltar komunal, 4.800 euro të hyra nga kompania në emër të pagës, si dhe 3.000 euro paga vjetore e bashkëshortes nga kompania. Edhe pse i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk është më i pasur se këshilltarët e Kuvendit Komunal nga partia e tij, ai ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion si pasuri të pa-
lujatshme 768.000 euro, duke përfshirë tokë pronë e përbashkët me prindërit 500.000 euro, shtëpi së bashku me prindërit 350.000 euro, edhe një shtëpi tjetër të përbashkët me prindërit 500.000, banesë të lëshuar me qira 290.000 euro, truall 12.000 euro, veturë BMë personale 25.000, veturë Hundayi në pronësi të gruas 10.000 euro. Ai gjithashtu ka deklaruar se ka 95.100 euro para të gatshme në disa banka të vendit, kurse paga vjetore që merr familja Haziri ka vlerën e 20.600 euro duke përfshirë pagën e kryetarit të komunës, pensionin e prindit dhe pagën e bashkëshkortes në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”. Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku-Rexhepi, nuk është e pasur si kolegët dhe bashkëpartiakët e saj, ngase ajo nuk ka deklaruar se ka pronë të paluajtshme, dhe si të ardhurat e vetme që ka deklaruar janë ato nga Kuvendi Komunal dhe puna që bën si arsimtare e Matematikës në Shkollën Fillore “Thimi Mitko”, e që mbërrin vlerën 10.167 euro. Jashar Jashari nga LDK, ka deklaruar 200.000 euro pasuri të paluajtshme në emër të prindit të tij, 1.000 euro para të gatshme në njërën nga bankat në vend si dhe 850 euro pagë mujore nga Spitali Regjional në Gjilan dhe nga Kuvendi Komunal, përkatësisht 10.200 euro të hyra vjetore. Jehona Hyseni nga LDK ka pasuri të paluajtshme në vlerë 38.000 euro, 7.000 euro veturë, 50 euro para të gatshme në bankë si dhe 2.750 euro pagë vjetore nga Kuvendi Komunal. Arben Maliqi nga LDK, ka pasuri të paluajtshme 145.000 euro, të deklaruar si pasuri e përbashkët, 8.290 euro para të gatshme në njërën nga bankat, pasuri të luajtshme 4.500 euro një veturë. Paga e tij vjetore nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është 5.329 euro, kurse nga Kuvendi Komunal 3.300 euro. Pra, të ardhurat e tij vjetore janë në vlerë 8.629 euro. Arben Mehmeti nga LDK ka pasuri të paluajtshme në vlerë 180.000 euro. 19.000 euro i ka deklaruar pasuri të luajtshme të përbashkët dy vetura, 12.000 euro të hyra vjetore nga Post Telekomi i Kosovës, në emër të pagës. Ai ka deklaruar 22.000 euro kredi në banka. Zijadin Maliqi nga LDK, ka deklaruar 180.000 pasuri të paluajtshme shtëpi, 500 euro para të gatshme në bankë, si dhe të hyra vjetore në emër personal, të bashkëshortes dhe të prindit, 5.040 euro. Ismet Rrahmani nga LDK, ka deklaruar pasuri të paluajtshme 247.000 euro në emër personal, 310 euro detyrime financiare në bankë në emër të shërbimeve televizive, 9,600 euro pagë vjetore në emër personal si dhe 20,400 euro paga vjetore në emër të bashkëshortes. Rrahmani ka 1.000 euro kursime në
bankë. Mizafere Ismajli nga LDK, ka deklaruar 210.000 euro pasuri të paluajtshme në emër të përbashkët, 700 euro para të gatshme në bankë. Të hyrat 400 euro paga mujore në emër personal ose vjetore prej 4,800 eurosh, 435 euro në emër të bashkëshortit (për një vit 5.520) si dhe 241 euro provizion nga një kompani e sigurimit në emër të fëmijëve e që brenda një viti arrin në vlerën e 2.892 euro, çka do të thotë se këshilltarja Ismajli ka të ardhura vjetore 13,212 euro. Detyrime financiare në bankë në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar se ka 10.000 euro. Nevzad Rushiti nga LDK, ka deklaruar 570.000 euro pasuri të përbashkët të paluajtshme tokë pune dhe shtëpi banimi. Të hyra vjetore ka deklaruar 1,200 euro pagë nga Kuvendi Komunal, 60 euro pension të prindit si dhe 348 euro pagë mujore e bashkëshortes. Rina Ahmeti, këshilltarja më e re në Kuvendin Komunal, ka trashëguar një shtëpi nga prindi në vlerë të 180.000 euro, ajo ka 30 euro para të gatshme në bankë, dhe të ardhurat e vetme Rina ka deklaruar se janë paga nga Kuvendi Komunal në vlerë 2.759 euro. Ibish Ibishi nga AAK, ka 105.000 euro pronë të paluajtshme, një veturë 7.500 euro, para të gatshme në bankë 1.000 euro, të hyra vjetore 4.000 euro nga Spitali Regjional i Gjilanit, 2.300 euro nga Kuvendi Komunal si dhe 1.050 euro pagë nga NSHT “Vëllezërit Ibishi”. Obligime ka deklaruar 3.000 euro, kredi në bankë. Selami Xhemaili nga AAK, ka pasuri të paluajtshme të përbashkët me vlerë 300.000 euro, dy vetura me vlerë 7.000 euro, 2.000 euro para të gatshme në bankë, si dhe 50 euro kompensim mujor nga Kuvendi Komunal.
Fatbardha Selmani nga PDK ka pasuri të paluajtshme 270.000 euro në emër të prindit si dhe 40.000 euro trashëgimi një lokal në emër personal. Të hyra vjetore ka deklaruar pagën e prindit në shumë 3.888 euro.
Isa Agushi - LDK Pasuri të patundshme 1.800.000 € Pasuria e luajtshme 200.000 € Para të gatshme 70 000 €
Shukrije Rapuca nga PDK ka deklaruar 130.000 euro pasuri të paluajtshme të përbashkët, 2.600 euro kursime në bankë, 4.200 euro pagë vjetore në arsimi si dhe 2.160 mëditje nga Kuvendi Komunal. Ajo nuk ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortit. Leonora Morina-Bunjaku nga PDK, nuk ka deklaruar asnjë pronë të palujtshme përveç pagave që ajo merr nga tri institucione ku punon si dhe pagen e bashkëshortit, e që kapin vlerën e 1.283 eurove në muaj, po ashtu ajo ka deklaruar se ka një kredi në vlerë prej 16.300 euro. Arjeta Rexhepi nga VV, ka deklaruar 185.000 euro pasuri të paluajtshme një shtëpi, veturë 6.800 euro në emër të bashkëshortit, 1.150 euro para të gatshme në emër personal dhe të fëmijëve, 3.000 euro kredi në bankë, 4.200 euro të ardhura vjetore nga arsimi si dhe 4.536 euro pagë në emër të bashkëshortit, që gjithsej kapin vlerën në 8.736 euro.
Avdyl Aliu - LDK Pasuri të patundshme 768.000€ Aksione 1,312.550 € Para të gatshme 6410 €
Mevlyde Zejnullahu nga AAK ka 300.000 euro pasuri të paluajtshme, në emër të bashkëshortit, 12.000 euro vetura, po ashtu në emër të bashkëshortit. Ajo ka deklaruar 11.856 euro të hyra vjetore në emër personal të bashkëshortit dhe fëmijëve. Detyrime financiare në bankë 3.500 euro, për rinovim të shtëpisë. Izmi Zeka nga PDK ka deklaruar pasuri të paluajtshme një shtëpi banimi të përbashkët me vlerë 200.000 euro, një veturë që vlen 12.000 euro, para të gatshme në emër të bashkëshortes dhe të prindërve 24,450 euro, 15.000 euro detyrime financiare në bankë, të cilat i ka marrë për rinovimin e shtëpisë dhe blerjen e veturës, si dhe 2.103 euro të hyra vjetore në emër personal dhe të bashkëshortes.
5
Fehmi Sylejmani nga VV ka deklaruar pasuri të paluajtshme 250.000 shtëpi, pasuri të luajtshme një veturë me vlerë 6.500 euro pronë e përbashkët, 9.624 euro të hyra vjetore në emër personal nga Kuvendi Komunal dhe nga puna si profesor, të bashkëshortes si dhe pensionin e prindit. Kredi në banka ka 4.000 euro. Nevzad Isufi nga VV ka pasuri 224.800 euro. Pasuri të luajtshme ka një veturë dhuratë, me vlerë 5.200 euro. Para të gatshme në banka mbi 15.000 euro. Të hyrat vjetore janë paga në arsim në shumë mujore 386 euro dhe mëditjet nga Kuvendi Komunal, me pagë mujore 225 euro, paga vjetore e të cilit, pra, i bie të jetë 7.332 euro. Bajram Hasani nga NISMA ka deklaruar pasuri të paluajtshme të përbashkët 550.000 euro ku përfshihen shtëpi me oborr, truall dhe fabrikë për prodhimin e mobiljeve, dy vetura 55.000 euro njëra në emër të prindit, 250.000 euro aksione në “City Projekt” ose 25%, 96.000 euro para të gatshme në emër të tij dhe të përbashkët. Detyrime në banka i ka deklaruar 225.000 euro. Të hyra vjetore në emër të tij dhe prindit, me prejardhje nga biznesi, ka deklaruar se ka 92.000 euro. Sejdullah Kadriu nga VATRA, ka deklaruar 140.000 euro pasuri të paluajtshme një shtëpi si trashëgim, 7.500 euro një veturë dhuratë nga motra, 300 euro para të gatshme në bankë, 2.580 euro të hyra vjetore në emër të pagës në arsim si dhe 720 euro pension për aftësi të kufizuar.
Lutfi Haziri - LDK
Riad Rashiti nga PDK ka deklaruar pasuri të paluajtshme 420.000, Pasuri të patundshme 1,101.600 € pasuri të luajtshme veturë 10.500, Para të gatshme 95100 € të hyra vjetore në emër të tij dhe të bashkëshortes 46.800 euro. Dety-
Ismet Hajdini nga AKR, ka pasuri të paluajtshme 430.000 euro pasuri të luajtshme dy vetura 8.500, të ardhura vjetore 2.400 nga Kuvendi Komunal dhe 2.600 nga sigurimi që së bashku bëjnë 5.000 euro në vit. Ai ka deklaruar se ka 12.000 euro kredi në bankë.
29 gusht - 11 shtator
6
sheshi
Komuna
Civilizimi përjashton ushtrimin e DHUNËS
Qendra e Shëndetit Mendor Nga: Belkise Krasniqi
Nga: Kaltrina Zymberi
O D
huna në familje është një problem që ka kosto në familje dhe në shoqëri. Nga këndvështrimi i shëndetit kjo ka të bëjë me shëndetin e plotë të një individi e deri te humbja e plotë e jetës së tij. Kurse nga pikëpamja sociale kjo kosto përfshin dëmtimet psikologjike dhe emocionale të grave (individëve) mbi të cilët ushtrohet dhunë, por edhe të vartësve që zakonisht janë fëmijët. Dhuna është krim, kur ajo përfshin dëmtimin fizik (djegien, përplasjen, prerjen, etj), abuzimin seksual (aktivitet seksual pa dëshirë dhe me force) dhe përndjekjen (me qëllim dëmtimi). Nga ana tjetër, megjithëse abuzimi emocional, psikologjik dhe financiar nuk janë sjellje kriminale, ato janë forma të abuzimit dhe mund të çojnë në dhunë kriminale. Mungesa e të dhënave statistikore periodike te unifikuara mbi dhunën në familje, na detyron që të vazhdojmë të përdorim rezultatet nga anketat, studimet dhe hulumtimet e kryera, si bazë për formulimin e politikave dhe programeve kundër dhunës në familje, nga institucionet qendrore dhe lokale. Sipas një hulumtimi i cili rezultoi me një raport “Siguria fillon në shtëpi”, tregohet se viktimat e dhunës në familje në një numër të madh janë gratë dhe vajzat, dhe se dhuna ndërmjet çifteve është e zakonshme. 50% e të anketuarve janë shprehur se “ndonjëherë fëmija ka nevojë të rrihet me shuplaka”. Sipas Drita Klaiqit, zyrtare për barazi gjinore në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, “viktimë e dhunës në familje mund të jetë çdokush, por në 70% e rasteve viktimat janë të gjinisë femërore”. Ajo gjthashtu thote se në komunën e Gjilanit është rritur vetëdijësimi në këtë aspekt, dhe është rritur edhe numri i rasteve të lajmëruara. Kjo falë takimeve, broshurave dhe informatave që kanë shumica e grave dhe dhe familjeve që kanë qenë viktima. “Nuk kemi raste kur një burrë është pre e dhunës në familje, sepse shumicën e kohës vetë ata janë ushtruesit e dhunës”, vazhdon
Klaiqi. Që nga viti 2007 në Gjilan është e hapur Qendra e Gruas “Liria” qendër kjo që është destinacioni dhe rrugëzgjidhja e fundit e grave dhe fëmijëve për strehim dhe siguri. Sipas Drita Klaiqit, kjo qendër ofron një siguri të pakusht dhe se deri më tani nuk ka ndodhur as edhe një kërcenim apo tentim për ngacmimin e qendrës dhe grave që qëndrojnë aty. Klaiqi gjithashtu ka thënë se në këtë qender bëhet riadresimi i grave ku ato duhet të strehoen. “Gjatë kohës që gratë së bashku me femijët qëndrojnë në strehimore, ata mund edhe të arsimohen dhe të marrin afësime të ndryshme profesionale. Për shembull, një grua tani ka sallonin e ondulimit të sajin, lokalin për të cilin e ka ofruar komuna. Por këtë vit kemi një problem me donacionin financiar të komunës sepse ende nuk është ndarë buxheti nga Ministria e Punës dhe Mirëqeniës Sociale”. Krahasimi i të dhënave të mbledhura nga studimet e bëra në Kosovë me ato të vendeve të tjera të botës tregon qartë se rastet e dhunës në familje janë të nën-raportuara. Madje ato nuk raportohen as nga viktimat, pasi konsiderohet turp dhe një çështje që nuk duhet të dalë jashtë mureve të shtëpisë. Por ky problem nuk mundë të e themi që mundë ta përfshijë tash e tutje edhe komunës së Gjilanit,sepse vetëdisimi vetëm ka filluar dhe se ndërtimi I qendrës së rë në periferi të qytetit dhe largimi nga ajo se ku osht tash besohet që lajmrimi I dhunës, fizike psikologjike të grave,vajzave dhe fëmijëve do jetë edhe me I madhë. Parim kryesor për parandalimin e një dukurie shkatërruese është parimi I të drejtave të njeriut dhe respektimi I plotë nga ana e partneritetit,që do të thotë të gjithë partnerët të dhe autorët e programit të dhunës në familje duhet të punojnë së bashku për të arritur misionin e kësaj dukrije që shkatrron një familje,mbyt një shoqëri dhe rrebelon një shtetë.
fron vlerësime dhe shërbime jashtëspitalore për personat nga mosha 18 dhe për të rriturit me probleme të ndryshme psikiatrike dhe psikologjike. Një qendër e tillë është e domosdoshme për pothuajse secilin qytet,duke marrë parasysh gjendjen e qytetarëve të periudhës pas luftës. Qendra e Shëndetit Mendor është hapur më 7 prill të vitit 2003 dhe ka nën përkujdesje klientët nga komuna e Gjilanit, Dardanës dhe Vitisë. Stafi i kësaj qendre përbëhet nga një psikiatër, një psikolog, një punëtor social dhe njëzet infermierë. Drejtori dhe psikiatri i qendrës në Gjilan na rrëfen për përvojën e tij në këtë qendër qe plot 10 vjet. Kjo qendër është në kuadër të Ministris së shëndetit dhe mbulon edhe 2 komuna tjera me shërbimet e saj. Shërbimet ofrohen pa pages, duke marrë parasysh që egziston edhe një ligj për penzione për të gjithë personat me aftësi të kufizuara mendore e fizike. Dr.Cana tregon se përpos problemit të mungesës së stafit ai prioritizon disa probleme tjera, të cilat janë më të rënda për këtë qendër. Mungesa e medikamenteve paraqet problem mjaft të madh për pacientët e kësaj qendre. Problem tjetër është edhe hapësira jo e mjaftueshme, kjo qendër ka bërë edhe kërkesën për hapësirë më të madhe e cila është pranuar nga qeveria mirëpo aneksimi i vendit tjetër është lënë pas dore dhe nuk ka ende ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Ky objekt përmban një sallë të pushimit në të cilën është një tavolinë e biliardos, një telivizor dhe disa mobilie, salla për terapi grupore, një kuzhinë në të cilën secili person që streohet gjatë ditës ka një shujtë ditore dhe pije. Qendra ofron këto shërbime: vizita shtëpiake
multidisiplinare, vizita specialistike, aktivitete okupuese në qëndrim ditor, terapi grupore, psikoedukim familjar dhe aktivitete të tjera që kanë për qëllim rehabilitimin dhe risocializimin e kësaj kategorie të klientëve por edhe luftimin e stigmës. Sipas Dr.Canës për këtë dekadë të funksionimit janë arritur rezultate duke realizuar 27,000 vizita, kontrolla specialistike, 27,448 klient në qëndrim ditor. Janë realizuar 14,268 vizita shtëpiake , janë dhënë 18,174 depo preparate, janë mbajtur 160 takime psikoedukimi multifamiljar, në përkujdesje të rregullt janë 507 klient.
TË RINJTË NUK PO HEZITOJNË SIKUR GJENERATAT E DIKURSHME Gjatë bisedës Dr.Cana spjegon se numri i të paraqiturve në këtë qendër po shënon rritje, e sidomos nga moshat më të reja. Duke ditur se në vendin tonë pos faktik që kemi probleme ne edhe e konsiderojmë pak absurd të vizitojmë psikologun apo psikiatrin. Fatmirësisht ky fakt po ndryshon me emancipimin dhe vetëdijësimin e të rinjve tanë. Kryesisht këta të rinj të cilët e vizitojnë këtë qendër kanë probleme me depresionin apo janë nën ndikimin e ndonjë substance narkotike. E mira këtu qëndron te fakti që këta të rinjë, janë të vetëdijshëm për dëmin që ua shkaktojnë ato substanca dhe kanë vendosur që vesin dhe tashmë sëmundjen e tyre ta luftojnë në bashkpunim me psikologët. Të rinjtë me probleme të ndryshme sot i shohin këto trajtime dhe psikologët si shpëtimin e tyre të vetëm. Pra, qytetarët po vetëdijësohen për vlerën e rëndësishme të psikologut.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
7
Shërbime juridike falas për rastet sociale Nga: Valon Rashiti
tani këtë ndihmë e kanë përfituar 596 qytetarë” ka thënë Salihu. Sipas Salihut, shumica e këtyre qytetarëve kërkojnë ndihmë lidhur me shërbimet administrative.
N
ë kuadër të Agjencionit për Ndihmë Juridike falas, i cili është themeluar nga Kuvendi i Kosovës që nga viti 2008, po funksionon edhe zyra për ndihmë juridike falas në Gjilan. Sadullah Salihu, zyrtar për ndihmë juridike falas në Gjilan, thotë se përfituesit më të mëdhenj të kësaj zyre janë rastet sociale dhe të gjithë qytetarët e Anamoravës të cilët i kanë të ardhurat e tyre nën mesataren e rrogës në Kosovë. “Të gjithë qytetarët që e kanë një kontest lidhur me pronën, familjen, divorcin, ndarjen dhe kërkojnë kujdestarinë për fëmijët, ose ata që mendojnë se janë larguar padrejtësisht nga puna, mund të kërkojnë mbështetje për zgjidhjen e këtyre problemeve tek kjo zyrë cila ofron shërbime falas për banorët e Anamoravës”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, ndihma juridike falas përfshin ofrimin e këshillave juridike dhe informative lidhur me të drejtat e tyre dhe mjetet juridike në dispozicion, personave të cilat kualifikohen për një ndihmë të tillë nga kjo zyrë. “Po ashtu këtu përfshihet edhe shërbimi pa pagesë i palëve në gjykata dhe organe administrative dhe ndihmë juridike në përpilimin e shkresave dhe parashtresave, procedurave, duke
Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor Nga: Valon Rashiti Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtoria e Arsimit në Gjilan është duke punuar me një intensitet më të lartë për të mundësuar zhvillimin e mësimit në mënyrë të rregullt dhe sa më profesionale. Nazmi Musa, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, ka thënë se kjo drejtori ka formuar një komision i cili do të merret me vlerësimin e objekteve të cilat kanë nevojë për renovim dhe riparim, në mënyrë që nxënëseve t’u krijohen kushte sa më të mira dhe të përshtatshme për mësim. “Ky komision deri më tani ka vizituar disa nga shkollat fillore siç janë: Rexhep Elmazi, Vehbi Ibrahimi, Shkolla e Zabelit, Dëshmoret e Kombit, dhe Vatra e Diturisë, dhe e ka parë gjendjen për se
afërmi. Brenda mundësive tona buxhetore do të mundohemi t’i evitojmë pengesat që kanë dhe se tanimë veç sa kemi filluar” ka thënë Musa. Musa shprehet i bindur se sa i përket hapësirave shkollore komuna e Gjilanit nuk do të ketë probleme dhe mangësi. Sfidë për këtë Drejtori këtë vit mbetet regjistrimi i nxënëseve të rinj në klasat e para nëpër shkollat fillore. “Angazhim tjetër i yni është edhe regjistrimi i nxënësve në klasat e para. Ne po mundohemi t’i ndajmë sipas shkollave dhe lagjeve në mënyrë kompjuterike dhe të gjithë nxënësit sipas alfabetit”, ka thënë Musa. Musa ka thënë se këtë vit prindërve do t’u pamundësohet përzgjedhja e
përfshirë ndërmjetësimin-arbitrazhin dhe zgjidhjen alternative të kontesteve”, ka thënë Salihu. Ky shërbim financohet nga Qeveria e Kosovës për t’ii mundësuar qasje në drejtësi qytetarëve të cilët e plotësojnë kriterin e përshtatshmërisë financiare. “Në vitin 2013, në komunën e Gjilanit, përfitues të ndihmës juridike falas ishin 800 qytetarë të cilët i kanë plotësuar kriteret, ndërsa këtë vit deri më
arsimtarëve siç ka ndodhur viteve të kaluara. Të gjithë fëmijët janë të barabartë dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe nuk do të ketë dallime. “Shkolla Fillore ‘Thimi Mitko’, mbetet shkolla më e kërkuar nga prindërit për regjistrimin e fëmijëve të tyre. Shumë prindër po i ndërrojnë vendbanimet e tyre në dokumente në mënyrë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat fillore të preferuara, por ne do t’i verifikojmë të gjitha ato dokumente dhe të gjithë ata që kanë gënjyer do t’i kthejmë mbrapsht”, ka thënë Musa. Qyteti i Gjilanit, edhe pse konsiderohet si njëri nga qytetet më të qeta në Kosovë, vitin e kaluar kishte disa probleme me dhunën në shkolla, kur një i ri ishte therur me thikë në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan. . “Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Kosovës dhe për çdo muaj kemi takime dhe trajtojmë probleme të fushave të ndryshme, dhe se edhe për këtë vit do vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe do ta kërkojmë mbështetjen e tyre”, ka thënë Musa.
Vendosjen e rafteve nëpër shkolla fillore nuk e kanë menduar Ndryshe, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë vendim që nëpër të gjitha shkollat fillore të kryeqytetit të vendosen rafte në mënyrë që fëmijët t’i vendosin librat dhe të mos ta mbajnë gjithë atë peshë çdo ditë në shpinë.
“Të gjithë ata që vijnë të zyra juridike për shërbime falas duhet të kenë me vete dokumentet personale si dhe dokumentacionin mbështetës me të cilën duhet ta dëshmojnë situatën financiare”. Salihu garanton se të gjitha informatat nuk do të përdoren për asnjë qellim tjetër. “Pas verifikimit të gjendjes financiare, Zyra për Ndihmë Juridike do të vendosë nëse ekziston bazë për ofrimin e ndihmës juridike falas”, ka thënë Salihu. Ndryshe, të gjithë qytetarët që mendojnë se padrejtësisht iu është refuzuar ndihma juridike falas, mund të parashtrojnë ankesa tek Komiteti i Ankesave i Komisionit për ndihmë juridike. Salihu shprehet i lumtur që këtë ndihmë juridike falas po e shfrytëzojnë
Musa thotë se nuk e kanë menduar një projekt të tillë dhe se ky veprim nga kryetari Ahmeti i duket me shumë si sistem i çerdheve. “Do te bëhej një rrëmujë dhe nuk e kemi as infrastrukturën dhe as ambientet në shkollat tona dhe se shkollat nuk duhen të bëhen si xhamia. Më duket e pakuptimtë”, ka thënë Musa. Sipas Musës, këtë vit në shkollat fillore të Gjilanit do të pranohen 1505 nxënës, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar, ky numër ka rënë për 240 nxënës. “Një sfidë tjetër është reforma e re në arsim sepse shumë mësimdhënës të klasave të 13-ta kanë mbetur pa nor-
edhe minoritetet nga Anamorava. “Po, kemi ofruar disa shërbime falas edhe për minoritetet të cilët gjithashtu ballafaqohen me probleme të njëjta si shumica në zgjidhjen e problemeve”. Salihu thotë se të gjithë ofertuesit e ndihmës juridike, duke përfshirë zyrtarët e ndihmës juridike dhe avokatët, i obligohen standardeve ligjore të shërbimit, në përputhshmëri me Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes, respektimin e konfidencialitetit dhe privatësinë e informatave të ofruara nga përfituesit e ndihmës juridike falas. “Nëse ju kërkohet të paguani për ofrimin e ndihmës juridike falas, është mirë ta lajmëroni këtë menjëherë tek Zyra Koordinuese e Ndihmës Juridike”, ka thënë Salihu. Salihu për fund iu bënë apel të gjithë atyre qytetarëve qe i plotësojnë kriteret për shërbime falas që të drejtohen te kjo zyre e cila gjendet te ish-objekti i Hidromoravës, në rrugën “Avdulla Tahiri”.
ma dhe të pasistemuar, por, pas një vendimi të kryetarit Haziri, të gjithë këtyre mësimëdhënësve do t’u jepen norma së paku deri në fund të këtij viti’ ka thënë ai. Musa bën apel tek të gjithë mësimdhënësit që të jenë korrekt në kryerjen e detyrave të tyre, ndërsa nxënësve u apelon që të vijnë të përgatitur në shkollë. “Të gjithë prindërit që i i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para t’i përcjellin fëmijët e tyre në shkollë dhe të bashkëpunojnë me arsimtarët”, ka përfunduar Musa.
Zgjidhjet nga enigmatika: Skandi 1 : MARIKA, IMORAL, RINIMI, INATOS, A, ËMA, CIVIL, LANA, APELI, IBËR, NATA, FTESË, ILËRUAR, EZ, MITHAT, JA, TORTURË, AKREPI, NOM, HAITI, BESA ANTIC, ULËT. Skandi2 ;DAMASK, AXHAMIU, FAMË, R, IMI, SN, NI, ETA, A, ALEC, ZELENIKOVA, EZEZË, AKRA, QETI, BUTAK, IZI, GAZEP, RA, KANAT, Z,I, HALLET, FA, BALLAS, LOG, SANATADITA, GRAMATIKOR. faqe 26,27
29 gusht - 11 shtator
8
sheshi
Komuna
Sirenat gjatë dasmave pengojnë qytetarët Nga: Valon Rashiti Krahasuar me komunat dhe rajonet e tjera, Rajoni i Gjilanit vazhdon të jetë i qetë në aspektin e sigurisë dhe lëvizjes në përgjithësi edhe gjatë këtij viti. Si asnjë vit më parë, këtë vit njësitet e Policisë së Kosovës i kemi parë shumë më të angazhuar dhe më të përkushtuar në mbajtjen e rendit dhe qetësisë në qytet. Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, ka thënë se për çdo sezon Policia e Kosovës përgatitet me plane vepruese të cilat i implementojmë gjatë sezonës së verës kur shumica e bashkatdhetarëve tanë vijnë për pushime te familjet e tyre. “Arsyeja pse jemi më të pranishëm në terren është sepse gjatë verës ka më shumë vetura dhe rrugët
janë më të frekuentuara se zakonisht”, ka thënë ai. Hashani thotë se Policia ka qenë më shumë prezente nëpër udhëkryqe dhe në disa vende që janë konsideruar si vende me frekuentim më të madh të veturave. “Sa i përket gjobave të shpeshta, në vetëm i jemi referuar ligjit. Janë gjobitur të gjithë ata qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit”, ka thënë Hashani. Hashani thotë se njëra prej arsyeve pse policia ka dalë më shumë në terren janë edhe disa nga banorët e lagjes Dardania të cilët gjatë mbrëmjeve kanë qenë të ngulfatur nga automjetet të cilat e kanë penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. “Ne do te mundohemi qe ta pastrojmë qytetin nga veturat të cilat parkohen vend e pa vend në mënyrë që qytetarët e Gjilanit të kenë hapësirën e mjaftueshme dhe që u takon atyre me rregulla të komunikacionit”, thotë ai. Pas masave të ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe patrullimeve më të shpeshta edhe në rrugë magjistrale, ka rënë edhe numri i aksidenteve me fatalitet dhe me lëndime të rënda. “Gjatë muajit gusht kemi pasur tri aksidente me fatalitet, ku fatkeqësisht kemi pasur 4 viktima, ndërsa 30 kanë qenë me lëndime të rënda. Janë shqiptuar 1.566 tiketa për vozitësit që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit”, ka deklaruar Hashani.
“Aksidentet e shpeshta në komunikacion janë arsyeja kryesore që po na shtynë që të jemi sa më shumë prezent nëpër qytetet dhe rrugët magjistrale”, ka shtuar ai.
Sirenat gjatë dasmave të padurueshme për qytetarët
PDK AKUZON SE KOMUNA JEP SUBVENCIONE ME TË “NJOFSHËM”
Aliu: Luta është lindë e rritë në Gjilan, i njeh qytetarët e komunës Nga: Besarta Maliqi
Gjatë muajve më të nxehtë të vitit pothuajse në gjithë Kosovën shumë të rinj martohen dhe familjarët e tyre e shprehin gëzimin në mënyra të ndryshme. Gjatë rrugës për ta marrë nusen ata i kanë shqetësuar qytetarët e Gjilanit me sirena. Magbulja, qytetare e thjeshtë, thotë se sirenat e veturave sivjet i kanë shqetësuar dhe bezdisur jashtë mase. Ato pengojnë gjatë orarit të punës dhe ia prishin qetësinë qytetarëve edhe në banesat e tyre.
“E di që është një gëzim i madh kur një familje marton djalin por nuk është aspak normale dhe etike që të pengosh njerëzit në punë dhe në banesat e tyre”, ka thënë Magbulja. Ndërsa Hashani thotë se sirenat, në bazë të rregullave të komunikacionit, janë janë të ndaluara. Shumë dasmorë, thotë ai, janë gjobitur për këtë arsye. “Edhe pse jemi në përfundim të stinës së verës, iu bëjë apel të gjithë vozitësve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit”, ka thënë Hashani. Hashani thotë se nga muaji shtator do të jenë edhe më të përkushtuar ne kryerjen e detyrave dhe se në afërsi të vendeve ku janë do te kete patrullime te shpeshta me të vetmin qellim që fëmijët të jenë sa më të sigurt.
“Policia e Kosovës u bën apel
vozitësve si dhe këmbësorëve që të jenë më të kujdesshëm, sidomos tani, në prag të fillimit të vitit te ri shkollor. T’i respektojnë rregullat e komunikacionit maksimalisht”
-Ismet Hashani
Grupi i këshilltarëve nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverisjen aktuale se gjatë kësaj periudhe ka dhënë subvencione me të “njofshum” dhe se shumica e këtyre subvencioneve janë dhënë vetëm për përfitues individualë. E Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LKD-së, ka thënë se është fakt se kryetarin e njohin të gjithë përfituesit e ndoshta edhe kryetari shumicën e tyre i njeh. Ai më tej ka shtuar se kryetari posedon një aftësi që rrallëkush e ka, ajo është me i njohtë njerëzit dhe me i mbajtë në mend. Për një kryetar të lindur dhe të rritur në Gjilan nuk ka kuptim mos me i njohtë qytetarët e komunës. “Sipas raportit financiar të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, kryetari i komunës së Gjilanit ka dhënë subvencione në total prej 252,252.86 euro. Kryetari i komunës së Gjilanit, sipas raportit financiar, i ka dhënë subvencion në shumën prej 3.370 euro vetëm Qendrës Kulturore “LABORATORIUM”, apo një biznesi individual, pronar i së cilës është njëri nga aktorët e Teatrit të Gjilanit dhe aktivist e mbështetës i LDK-së. Nga kjo shumë totale, 1.870 euro i janë dhënë më datë 27.02.2014, ndërsa 1.500 euro i janë dhënë më datë 18.06.2014. Për këto para të dhëna kësaj qendre, nuk ka asnjë arsyetim se për çfarë projekti apo qëllimi janë dhënë”, thuhet në prononcimin e grupit të këshilltarëve të PDK-së. Në anën tjetër, Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve nga LKD, i ka thënë gazetës Sheshi se janë krejtësisht të pabaza akuzat e opozitës në lidhje me dhënjen e subvencioneve nga ana e qeverisë komunale. “Këto subvencione nga zyra e kryetarit jepen për persona juridik dhe fizik në bazë të Rregullores së miratuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit mu në kohën e qeverisjes së akuzuesve. Dihet mirë se kjo rregullore e ka mbështetjen në nenin 12 pika c, të Ligjit
nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen e Lokale (Gaz. e R.K nr. 28 datës 4 qershor 2008), neni 43, paragrafi 3, Rregulla Financiare dhe Udhëzimet e Thesarit 02-Shpenzimi i Parave Publike, Udhëzimit Administrativ nr. 2005/08 MEF-it - Klasifikimi ekonomik i shpenzimeve dhe neni 39 pika 1.3 të Statutit të Komunës së Gjilanit”, ka sqaruar Aliu. Kurse grupi i këshilltarëve komunalë nga PDK ka përmenduar edhe disa subvencione individuale që sipas tyre i ka dhënë komuna. I janë dhënë para edhe një Qendre Rinore, pa emër fare, në shumën prej 950 euro, më datë 23.04.2014, pa asnjë arsyetim për qëllimin e ndarjes së këtyre mjeteve. Më tej është shtuar se nuk dihet as pronari apo udhëheqësi i kësaj qendre rinore. Por gjithsesi se ajo i përket ndonjë jarani apo jaraneshe të pushteti aktual të Gjilanit. Këtë çështje ata edhe e kanë ironizuar duke e thënë se kësaj i thonë “jep pare sa duash nga buxheti, për jarana që na sollën te pushteti”, përfundon reagimi i grupit të këshilltarëve të PDK-së. Aliu ka deklaruar se ndarja e subvencioneve është një punë që bëhet në vazhdimësi sepse nevojat për to paraqiten në vazhdimësi. Por, thotë ai, tani ekziston një kontroll më i theksuar në përzgjedhjen e të subvencionuarve - nuk shikohet përkatësia etnike, partiake, fetare, racore, gjinore e as kurrfare tjetër. Me rëndësi është që ndarja të jetë plotësisht e arsyetuar dhe e bazuar në kriteret e kërkuara me rregullore. “Shprehim keqardhje që për shkak të borxheve të trashëguara nga qeverisja e kaluar jemi të kufizuar në aspektin e shpërndarjes së subvencioneve, mirëpo ato mjete që i kemi për këtë qëllim po i japim në mënyrë të ndershme dhe pa kufarë shkelje”, ka potencuar Aliu. Ai u ka kërkuar këshilltarëve të PDK-së që ta shohin listën e përfituesëve dhe i ka ftuar këta të fundit që të diskutojnë për secilin përfitues.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
9
Pronat private po dëmtohen nga zjarret Nga: Valon Rashiti
R
rezik i permanent për qytetarët vazhdojnë të jenë zjarret nga pyjet dhe mbeturinat të cilat shumë qytetar po i djegin nga moskujdesi i duhur dhe duke mos i ditur pasojat. Koha e korrje-shirjeve, ka përfunduar por ajo çka i po shqetëson dhe po i rrezikon më së shumti qytetarët e Gjilanit janë zjarret të cilat po i dëmtojnë pronat e qytetarëve dhe në masë të madhe po e ndotin ambientin. Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), e karakterizon një angazhim i madh dhe intensiv në realizimin e detyrave planifikuese, me qëllim të rritjes së preventivës dhe uljes së dëmeve nga zjarret dhe fatkeqësitë tjera. Përndryshe, zyrtarët e Preventivës dhe Zbulimit të Shkaktarëve të Zjarreve, kanë bërë inspektime të objekteve publike. Halit Rexhepi, thotë se DMSH-ja, është përgjegjëse për realizimin e detyrave
profesionale dhe administrative në lëmin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera në territorin e vet. “Momentalisht jemi të fokusuar në mbrojtjen e pronave të qytetarëve nga zjarret që po shkaktohen nga disa njerëz të papërgjegjshëm” ka thënë Rexhepi. Sipas Rexhepit, krahasuar me vitet e kaluara, numri i zjarreve këtë vit ka qenë më vogë, sidomos në pyje, sepse të reshurat e shiut kanë qenë më të shpeshta. “Zyrtarët tanë janë gjithmonë në gatishmëri për vëzhgim, lajmërim dhe alarmim të rasteve që paraqesin rrezikshmëri publike, qoftë nga veprimet e personave të papërgjegjshëm qoftë nga shkaqe natyrore” ka thënë Rexhepi. “Zjarret po paraqesin sfidë për neve dhe ne kemi bërë disa herë apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe mos t’i ndezin hamulloret sepse duhet të sigurohet vendi paraprakisht” ka
thënë Rexhepi. Rexhepi thotë se ndihmë të madhe në shuarjen e zjarreve kanë dhënë edhe zjarrfikësit të cilët, me gjashtë kamionë sa i kanë në dispozicion, kanë qenë në gjendje gatishmërie 24 orë. “Zjarrfikësit kanë ndihmuar jashtë mase edhe gjatë vërshimeve të qytetit dhe e kanë dhënë kontributin e tyre
në largimin e ujit nga qyteti” ka thënë Rexhepi.
Të dëmtuarve nga vërshimet ende nuk i janë kompensuar dëmet
Vërshimet e fundit në Komunën e Gjilanit iu shkaktuan dëme të mëdha
materiale qytetarëve. Qytetarëve të dëmtuar ende nuk i janë kompensuar dëmet për arsye se vlerësimi i dëmeve po zgjat shumë. Lidhur me këtë ne tentuan të kontaktojmë edhe me të dytin e Gjilanit, Rexhep Kadriun, i cili është kryetar i komisionit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, por ai nuk u përgjigj në telefon. Ndërsa, Halit Rexhepi, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, thotë se vërshimet kanë qenë ato me të cilat janë ballafaquar gjatë kësaj vere më së shumt. është vërshuar i tërë qyteti por ne si drejtori kemi qenë të përgatitur dhe të mobilizuar. “Kapacitetet tona nuk janë aq të mëdha dhe duhet të deklaroj se, deri në këtë kohë, shërbimeve emergjente i është dhënë shumë pak rendësi” ka thënë Rexhepi. Rexhepi, thotë se kanë marr premtime të mëdha nga Kryetari Komunës, Lutfi Haziri, se emergjencat do të kenë përkrahje dhe mbështetje më të madhe.
Pogragja dhe pesë fshatra tjera të brezit kufitar me Serbinë pa mjek Nga: Besarta Maliqi dhe Kaltrina Zymberi
N
ë fushatën e fundit elektorale, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u pati premtuar banorëve të brezit kufitar me Serbinë se do t’ua rregullojë infrastrukturën rrugore në vitin e parë të qeverisjes fshatrave Kokaj i Erpërm, Kokaj i Poshtëm, Sllubicë e Epërme, Sllubicë e Poshtme, lagja e Zahirajve, lagjja e Bishtajve, Kacabaç, Pogragjë e Bilinicë. Këto fshatra tash janë bërë me rrugë që do t’ua mundësojë qasjen më të shpejtë me qytetin e Gjilanit dhe në fshatrat tjera përrreth. E disa banorë të fshatit Kokaj kanë thënë se me ndërtimin e këtyre rrugëve pritet që 80 për qind e banorëve të Kokajve të kthehen
prej qyetetit. Mirëpo, të gjithë këta banorë kanë vetëm një ambulantë ku kryhen shërbimet shëndetësore - atë në fshatin Pogragjë. Kjo ambulantë nuk ka mjek të rregullt dhe funksionon me dy infermiere, ndërsa të vetmit ushtrues detyre të mjekut janë katër specializantë, e të cilët nuk janë të rregullt. “Nuk kemi mjek të rregullt. Mjeku, ka raste, nuk vjen një javë. Kemi pas mjek non-stop, por qe një vit jemi mbet pa mjek. Keq shumë. Gjilanin e kemi 13 kilometra larg, por kur ka raste të rënda 1 metër është larg”, i ka thënë gazetës Sheshi, Naser Durmishi, banor i fshatit Pogragjë. Jo vetëm mungesa e mjekut është shqetësim për banorët e kësaj ane. Kjo ambulantë punon prej orës 8 në mengjes e deri në ora 2 pasdite, kjo i bie që edhe ato pak shërbime që kryhen në këtë ambulantë përfundojnë po në këtë orë, e ditën e shtunë dhe të dielen nuk punon fare. Gjithashtu në fshat nuk ka as barnatore. “Për një paracetamol duhet me shku në Gjilan, ni barnatore është e domosdoshme me qenë në fshat, se në ambullantë nuk ka barna. Edhe për një udhëzim të specialistit duhet me shku në Gjilan, bile kur po u thojmë jetojmë në Pogragjë, po na pysin me habi ku e keni mjekun?”, ka sqaruar Dilaver Mustafa, banor i Pogragjës. Pastëërtia në këtë ambulantë, edhe për kundër numrit të madh të pacientëve
që ka, është në nivel, e Nuhi Mustafa i cili merret me mirëmbajtjen e objektit disa herë është shpallur si mirëmbajtësi më i mirë, edhe banorët e kanë lavdëruar punën që bën ai e edhe infermieret. Por, mungesa e barnave dhe mjeteve tjera bën që në disa raste pacientët të mos jenë të kënaqur me punën e tyre. “Vetëm ndihmën e parë mund t’ia ofrojmë pacientëve, bile bile edhe disa lloje të injeksioneve nuk mund t’i japim. Kemi edhe mungesë të barnave dhe mjeteve elementare, edhe pse pa disa lloje të barnave nuk guxojmë të jemi ngase kemi shumë pacientë nga krejt fshatrat e kësaj ane. Ka edhe raste të rënda që duhet t’i përcjellim për në Gjilan, e ata duhet që të shkojnë vetë,
nëse kanë veturë, kuptohet, ose edhe të përcillen nga ndojnë bashkëfshatar”, ka thënë Shukrije Azemi, infermiere. Karrika e stomatologut nuk është duke u përdorur edhe pse kjo ambulantë e posedon atë. Kësaj karrikeje vetëm pluhuri duhet t’i fshihet, siç ka thënë infermierja Azemi. Materiali i shtrenjtë që përdoret në rregullimin e dhëmbëve ka qenë arsyetimi për mospunën në këtë sektor, edhe pse stomatologu ka ardhur tri herë në javë dhe ka pasur shumë të interesuar, ka sqaruar Azemi. Kjo ambulantë është renovuar në viti 2011, i është ndërruar kulmi dhe është bërë me rrethoja, kurse këtë vit është paraparë që të fasadohet edhe brenda edhe jashtë.
29 gusht - 11 shtator
10
sheshi
Komuna
Pengesë e Arkivit të qytetit mungesa e lokalit adekuat
DokuF
gjithnjë e më
Nga: Valon Rashiti
M
e iniciativën e Arkivit të Kosovës, Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në marrëveshje me Komunën e Vitisë dhe të Dardanës, nxori vendimin me të cilin u formua arkivi i karakterit regjional, me detyrë që të evidencojë, grumbullojë, ruajë, rregullojë, përpunojë dhe publikojë lëndën arkivore. Mirëpo, këto komuna nuk e zbatojnë marrëveshjen dhe ky vendim nuk do të zbatohet.
arkivistikës, në kuadër të Agjencisë së Arkivave të Kosovës, vazhdon ngritja profesionale e punëtorëve të arkivit, me pjesëmarrjen e tyre në kurse, seminare e forma tjera të organizuara në nivel të vendit dhe të rajonit.
Më 2 mars 1977, Kuvendi i Komunës së Gjilanit merr Vendimin për fillimin e punës së arkivit, i cili fillon punën me emrin Arkivi Historik në Gjilan. Nazmi Mujaj, Drejtor i Arkivit të Gjilanit, thotë se arkivi është person juridik, dhe e ka vulën me stemën e Kosovës dhe emërtimin e vet, ku në bazë të Rregullores për Rrjetin Arkivor të Kosovës dhe shtrin aktivitetin e tij të përgjithshëm arkivor në kuadër të Komunës së Gjilanit, me një mbikëqyrje profesionale edhe në arkivat komunale të Komunës së Vitisë, Dardanës, Kllokotit, Ranillugut dhe Parteshit. “Në fillim të punës së Arkivit, përpos kuadrit profesional, ishte pengesë edhe mungesa e lokalit të mjaftueshëm dhe të papërshtatshëm”, ka thënë Mujaj.
“Për punë të suksesshme të arkivit, pos kuadrit, është i nevojshëm edhe objekti i duhur me pajisjet e tij. Që nga fillimi i punës së arkivit. Nga viti 1979, e deri në fund të vitit 2008, arkivi ka qenë i vendosur në qendër të qytetit, ku me adaptimin e lokaleve dhe me pajisje teknike, janë krijuar kushte për punë”, thotë Mujaj. Mujaj thotë se nga janari 2009, arkivi është vendosur në lokalet e konviktit të shkollave të adaptuar për nevojat e arkivit. Si zgjidhje e vetme afatgjatë është ndërtimi i objektit të ri të arkivit i cili do t’i plotësonte nevojat e standardeve bashkëkohore të arkivistikës. Me miratimin e planit rregullativ të qytetit, përkatësisht lagjes “Fidanishta”, është përcaktuar vendi për ndërtimin e arkivit, në kompleksin e organeve të rendit - policisë, prokurorive dhe gjykatave. Në bashkëpunim me zyrën për projekte të Kuvendit Komunal në Gjilan është përgatitur projekti ideor për objektin e arkivit dhe pritet gjetja e donatorëve për realizimin e tij. “Arkivi i Gjilanit është shpërblyer 3 herë me Mirënjohje nga ana e Kuvendit Komunal të Gjilanit, më 2003, 2007, 2011, për angazhim, bashkëpunim dhe shërbim të qytetarëve dhe institucioneve. Në mars të vitit 2012 është shpallë si arkivi më i suksesshëm në Kosovë nga ana e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës”, ka thënë Mujaj. Ndërsa, si prioritet i këtij arkivi është mbrojtja e lëndës arkivore dhe materialisht e regjistratura ne territorin e Komunës së Gjilanit.
Sipas Mujajt, me kohë paralelisht me shtimin e sasisë së lëndës arkivore, përkatësisht të fondeve dhe koleksioneve arkivore në Arkiv, është shtuar edhe numri i kuadrit profesional. “Pas luftës arkivi është kompletuar me kuadër profesional, ku pjesën dërmuese e përbëjnë arkivistët dhe ndihmëarkivistët, në krye me drejtorin për herë të parë shqiptar Mr. Aliriza Selmani të emëruar më 1999, kurse pas pensionimit të tij më 2009, u zgjodha unë ne këtë pozitë”, ka thënë Mujaj. Mujaj thotë se veprimtaria themelore e arkivit është mbrojtja, evidencimi, pranimi, rregullimi, përpunimi, ruajtja, prezantimi, publikimi i lëndës arkivore dhe dhënia e saj për shfrytëzim. “Në mbështetje të kryerjes së detyrave të arkivit, në bazë të ligjit dhe akteve normative, veprimtaria themelore e arkivit zhvillohet nëpërmjet katër shërbimeve - shërbimi për mbrojtjen dhe pranimin e lëndës arkivore, shërbimi i depos, shërbimi për rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore dhe shërbimi për punë të përgjithshme të cilin e kryejnë drejtori, punëtori i administratës dhe asistenti teknik”, ka thënë Mujaj. Me qëllim të aplikimit të metodave bashkëkohore të
Mujaj: Ndërtimi i objektit të ri është zgjidhja e vetme afatgjatë
Sipas Mujajt, shfrytëzimi i lëndës arkivore është e drejtë demokratike e çdo qytetari, dhe kjo zhvillohet në harmoni me Ligjin për Arkivat Shtetërore, Rregulloren për Shfrytëzimin e Lëndës Arkivore, dokumentet dhe normativat ndërkombëtare për qasje në lëndën arkivore. “Shfrytëzues më të shumtë janë qytetarët, hulumtuesit shkencorë, gazetarët, institucionet e pushtetit lokal në regjion, të cilët kërkojnë dëshmi për realizimin e të drejtave të tyre, si dhe nxënës, student e hulumtues shkencor”, ka përfunduar Mujaj.
Nga: Kaltrina Zymberi
D
okufesti është një Festival Ndërkombëtar i dokumentarëve dhe filmave të metrazhit të shkurtë, që mbahet çdo vit gjatë muajit gusht në Prizren. DokuFesti filloi në vitin 2002. Ky festival po tërheq vëmendje dhe pjesëmarrje si të artistëve rajonalë ashtu edhe të atyre ndërkombëtarë. Nga dy kinema sa ishin atëherë tash janë bërë 7, dhe produksioni i filmit është rritur dhe përmirësuar dukshëm. Ngjarje të ndryshme ndodhin në kuadër të festivalit si: punëtori, ekspozita DokuPhoto, kampe, koncerte, të cilat së bashku e kthejnë qytetin në një vend të gjallë dhe përplot aktivitete.
fillim, që nga themelimi, ka dëshmuar se me punë të vazhdueshme dhe përkushtim mund të bëhet një nga organizatat kryesore kulturore në Kosovë dhe rajon. Tash së fundi mori financim prej dy qeverive shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri.
DokuFest, një organizatë me bazë vullnetare me pothuajse asnjë financim në
“Ideja eshte lidhje e plotë e gjërave të mëparshme që lidhin njëra tjetrën”,
Diella Salihu, 15 vjecarja nga Gjilani, ishte e vetmja konkurente nga qyteti i Gjilanit, dhe konkurentja më e re në gjithë Dokufestin. Ajo përpara publikut te KINO LUMI paraqiti dokufilmin e saj “SKIAMAKHIA”. Skiamakhia - është fjalë greke, kuptimi i së cilës është lufta kundër hijeve dhe armiqve imagjinarë. Filmi është i metrazhit të shkurtër dhe zgjat gjithsej 7 minuta.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
Festi,
ë interesant
Gjinollët erdhën të parët në Gjilan
Nga: Valon Rashiti Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane në vitin 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan.
tha Diella për gazetën SHESHI, duke vazhduar dhe falenderuar ekipin e saj që përbëhej prej Dren Eminit, Saqip Hazirit dhe Yll Hysenit të cilët pos ndihmës që më dhanë me vizatime, më ndihmuan edhe në teknikë”, thotë ajo. E pyetur se nga ka ardhur ideja për pjesmarrje në DokuFest, Salihu tha: “ Ideja më ka lindur prej një workshopi ku kam aplikuar dhe jam pranu. Kam pasur kohë 6 muaj për me e dorëzu filmin por jemi vonu pak, dhe filmi është dorëzu 3 ditë përpara editimit”. Bukuroshja sy bojë qielli na thotë se filmi i saj “është një performancë por të njëjtën kohë brenda tij zhvillohet edhe një ngjarje. Karakteristika e kësaj është se filmi nuk ka zë, imagjinata e shikuesit vetë e hap mendjen”. Filmi është i shoqëruar nga një vijë melodike
e cila është punuar po ashtu nga vajza me talent të jashtëzakonshëm, Diella Salihu. “Regjinë dhe skenarin e kam bërë vetë, kurse për montazhin më ka ndihmuar një mentor i imi që e kam pasur në ëorkshop e që është nga Barcelona”. Sipas Salihut, DokuFesti është festival i famshëm me emër të madh dhe ka bërë punë të mirë me workshopin. Diella na dha një shpjegim për të gjithë ata se nuk e kuptojnë se cfarë është ËorkShopimë saktësisht. “WorkShopi është një punëtori ose takim pune i një grumbulli njerëzish që diskutojnë, paraqesin idetë e tyre të cilat më pas shqyrtohen nga një ekip profesionistësh dhe ku merren vendimet për një projekt”, përfundoi Salihu.
11
Sipas të dhënave në ëikipedia, thuhet se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë. Sulltani ka qenë i detyruar ta pranojë pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar. Po sipas këtij burimi, Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani.Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli, i cili në atë kohë ka pasur 1.000 shtëpi. Njëri nga profesorët e parë të historisë në Gjilan Alirizah Selmani, i cili ka edhe disa libra të botuara dhe ka marrë pjesë nëpër shumë simpoziume shkencore, në një prononcim për gazetën Sheshi, na kthen pak mbrapa në kohë duke treguar për familjen Gjinolli, dhe ardhjen në qytet të kësaj familjeje. “Themelues të qytetit të Gjilanit kanë qenë familja feudale shqiptare, Gjinollët me origjinë nga fisi Krasniqi”, ka thënë Selmani. Ai shton se Gjinollët, para se me mbërri në Gjilan, kanë qeverisur një pjesë të madhe të Kosovës me
qendër në Prishtinë. “Një pjesë e madhe e tyre shkoi në Novo Berdë (Artanë), e cila në atë kohë ishte qendër e madhe tregtare dhe zejtare”, ka thënë Selmani. Sipas, Selmanit, edhe pse ende nuk dihet bash viti i saktë i ardhjes së Gjinollëve në Gjilan por thuhet se ata erdhën në qytet diku kah viti 1750-54. “Në fillim thuhet se janë vendosur në fshatin Përlepnicë por që nuk kanë qëndruar gjatë dhe më pastaj janë vendosur në qendër aty kah ajo pjesa të tregu i gjelbër” ka thënë Selmani. Sipas Selmanit, lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve dhe Çifllak Mëhalla, pastaj qyteti u zgjerua edhe me lagjet Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami Mëhalla, Mëhalla e Romëve, Baçevina, Dere Mëhalla, Mëhalla e Muhaxhirëve e kështu me radhë. “Kam bërë shumë kërkime dhe hulumtime dhe jam i bindur që ka ekzistuar një fshat me emrin Gilan, lokacionin e saktë të të cilit nuk kam arritur ende ta gjej. Por, sipas literaturës serbe, thuhet se ky fshat ka qenë ose në lagjen e Balecit afër qeshmes ose në lagjen e Varoshit” ka thënë Selmani. Sipas Selmanit, qyteti i Gjilanit edhe pse është themeluar më vonë se disa qytete tjera, ka arritur shumë shpejt të bëhet si njëri nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme të vilajetit të Kosovës në atë kohë, falë punës së madhe të Gjinollëve me tregti dhe zejtari të cilët kanë qenë të interesuar që qytetin e tyre ta ngrisin sa me shpejt ekonomikisht. Gjinollët kontribuuan shumë edhe për çështjen kombëtare dhe njëri prej tyre ishte pjesëmarrës edhe në Lidhjen e Prizrenit, ka thënë Selmani. Selmani thotë se shumë të dhëna për familjen Gjinolli gjenden në Turqi, të dhëna të cilat janë në
gjuhën osmane, por për arsye të mjeteve financiare, ai nuk ka mundur të shkojë t’i marrë dhe t’i përkthejë. “Edhe historiografia serbe e pranon që Gjinollët janë themelues të Gjilanit edhe pse nuk iu pëlqen ky fakt”, ka thënë Selmani.
Gjinollët: Nuk kanë mjete financiare për ta realizuar një film dokumentar Sadar Gjinolli, njëri nga pasardhësit e familjes Gjinolli, thotë se qytetarët e Gjilanit duhet të dinë të vërtetën për themeluesit e qytetit të tyre. “Me kanë treguar më të vjetrit e familjes tonë se ne kemi ardhur nga një fshat i Shqipërisë dhe se kanë qenë tre vëllazën të cilët në atë kohë kishin shku me të gjithë fëmijët e tjerë për t’u trajnuar si ushtarë në Turqi, pastaj ishin kthyer për t’i shërbyer ushtrisë turke deri një kohë të caktuar dhe në fund kishin fituar si privilegje territore të caktuara të cilat ishin shumë të zhvilluara”, ka thënë Gjinolli. Sipas tij, këta tre vëllazën ishin shpërndarë në tri qytetet mjaft të zhvilluara si Mitrovica, Novo Bërda dhe Tuzulli, të cilat ishin shumë të pasuara me minera dhe ari. “Ka pas shumë kontradikta për familjen time por çka është më e rëndësishmja është vërtetuar shkenëctarisht se Gjinollët janë qytetarët e parë te cilët erdhën në Gjilan”, ka thënë Gjinolli. Sipas tij, shumë të dhëna për familjen e tyre gjenden në Muzeun e Stanbollit dhe në atë të Beogradit. Ai thotë se do të donin të bënin një film dokumentar, po u mungon kapaciteti financiar për këtë. Pjesa më e madhe e Gjinollëve jetojnë në Gjilan ndërsa, pjesa tjetër janë të shpërndarë në Turqi, Prizren, Prishtinë dhe Shkup.
29 gusht - 11 shtator
12
sheshi
Komuna
NGA JETA DHE VEPRA E PRESONALITETEVE TË SHQUARA TË ANAMORAVËS
Ali Huruglica
-Pse përralla gjysmë Gjysagjysh, kështu ku ke parë?! (“Vetë më keni ndarë”) Gjysagjyshi ia nis këngës Kënga gjysmë; ia nis lojës loja - gjysmë; ia nis valles vallja- gjysmë?! Mbesa mbushet plot hidhërim: Kështu nuk ka kuptim! Kur nisesh për diku; Çka u muar vesh nëse nuk arrin deri në fund? (Pse u përlatë? Pse më ndatë?!
Sa ju dua! Kësula e këmisha Të gjitha i keni njësoj...
GJYSAGJYSHI I NIPIT
Herë më dukeni si ushtarë, Herë si nuse malësore, Ju s’keni nevojë për margaritarë, Ju vetë m’i stolisni male e bregore. Në halat tuaja të blerta, Zogu i bukurisë përherë pushon, E mbi majat tuaja – hëna lulediell Ëmbël, ëmbël qesh e vizullon. Nën ju, në barë të butë Dreri shtratin e ka në verë, Në luhajat tuaja, pa tutë, Kitra e vogël luhatet si n’erë...
DORA E USHTARIT Për vend të vet Për atdhe Si shpatë I bie flakës i bie zjarrit Dora e ushtarit Dora e ushtarit.
A
li Huruglica është njëri ndër poetët më të frytshëm dhe më inovativë të letërsisë shqipe, në lëminë e krijimtarisë poetike për fëmijë. Ali Huruglica, u lind në vitin 1930 në fshatin Gjyryshec të Dardanës. Fëmijërinë, deri në moshën 12 vjeçare, e kaloi në vendlindje, si bari. Babai i tij, Salihu, e mësoi të shkruante dhe të lexonte në gjuhën shqipe. Gjatë vitit 1942 u regjistrua në klasë të dytë të shkollës fillore “Bogdani” në Gjilan, ku përjetoi masakrën e njohur të Gjilanit. Në dhjetor të vitit 1944, ai dhe motra e tij 5-vjeçare, Taibeja, u detyruan të largohen nga Gjilani. Shkollën fillore arriti ta kryen tek në vitin 1948. Pas përfundimit të shkollës fillore ai mori përsipër detyrën e mësuesit, të cilën e kreu me sukses për 24 vjet me radhë. Shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë Shqipe, i përfundoi në Prishtinë, pa shkëputje nga puna. Më vonë shkoi në Shkup, ku punoi si redaktor i revistave për fëmijë “Fatosi” e “Gëzimi”. Më 1973 u kthye përsëri në Gjilan dhe u punësua në bibliotekën e qytetit, ku punoi një kohë të gjatë. Në Gjilan ka udhëhequr Klubin Letrar “Dardania”, si dhe organizoi një shkollë letrare për fëmijë, me të cilët edhe nxori dy numra të revistës
“Ylberi” dhe një libër më shkrime të vijuesve të kësaj shkolle “Libri që po shkruhet…” Huruglica shumicën e veprave të tij letrare ua kushtoi fëmijëve. Vdiq me 15 dhjetor 1996. Krijimet e tij janë përfshirë në disa nga antologjitë e poezisë shqipe për fëmijë, po edhe në gjuhë të tjera.
Veprat letrare: - “Zani i zamarës” 1964, - “Kaçuba” 1966, - “Ylli m’ka tregue”1967, - “Kangët e plakut me lahutë” 1968, - “Pulëbardha” 1968, - “Shkurtabiqi zemërartë” 1968, - “Zogu i bardhë” 1969, - “Xhita me yll”1969, - “Bilbili i gëzimit”1971 - “Kthimi në fëmijëri” 1971, - “Qershia me çadër”1973, - “Këngët e shkronjave” 1973 (bashkë me Fejzi Bojkun), - ”Vjersha të zgjedhura” 1976, - “Princi i trandofilave” 1977, - “Dreri në mal” 1989, - “Jastëku i ëndrrave” 1996 , - “Duar të bardha” 2002.
Poezi nga Ali Huruglica PISHAT E VENDIT TIM
N’krahët tuaj dua t’pushoj, o pisha, Dhe për ju natë e ditë të këndoj...
Ajo lojën e di lojë E mahinë mahi E nëse ka nevojë Bëhet edhe rrufe Që të na ruaj ne Prej barbarit Dora e ushtarit Dora e ushtarit E në paqe e në rehati Kur s’ka drojë as tutë Dorë e nënës është dora e tij Dora e ushtarit – qengj i butë.
ZOGU I VOGËL
Degën e blertë Po e përkund puhia Në të zogu i vogël Po flen si fëmija. Nën degë - burimi Ëmbël po gurgullon Zogut të vogël Ninullën ia këndon
LUTJE
Oj erë lum era Fryj më ngadal’ Se zogu i vogël Tash vlen në mal. Nesër herët Zgjohet me diell Dhe në fushë e mal Këndon me fyell ... Oj erë lum era Fryj më ngadal’ Se zogu i vogël Tash flen në mal.
Sonte do të flejmë në fushë E në çadrën tonë Do të vijë një drenushë Ty ajo dorën do ta lëpijë Dhe ti do të bëhesh Më i miri fëmijë. Sy Sonte do të flemë në livadh E në çadrën tonë Do të vijë një dre i madh Një dre me shumë brirë Dhe ka për të shëtitur Nëpër fushë e lendinë. Yll Sonte do të flejmë në pyll E mbi çadrën tonë Do të zbres një yll E ai do të shndrisë e do të shndrisë E ti më i madh do të bëhesh pasha sytë. Lule Sonte do të flejmë afër burimit E mbi çadrën tonë Do të këndojë Këngëtari më i mirë Bilbili i gëzimit...
KËNGA PËR GJYSAGJYSHIN Nipi e mbesa mbrëmë për gjyshin janë përlarë veç që s’janë rrahur veç që s’janë sharë! -Është gjyshi im, është gjyshi im! Gjyshin unë më shumë e dua Gjyshi duhet të flej me mua! -Bre?! Ç‘ka thua: Po unë më shumë se ti e dua Gjyshi duhet të flej me mua! Nipi e mbesa, qe besa u përlanë e u përlanë dhe gjyshin e ndanë... Tash nuk kanë më gjysh Mbesa ka një gjysagjysh, nipi ka një gjysagjysh.
GJYSAGJYSHI I MBESËS
Gjysagjyshi eja të rrëshqasim nëpër borë! (Ai ka një këmbë ai ka një dorë) Gjysagjyshi sharron në borë. E mba në dorë po nuk rrëshqet ai, e hipi në sajë në vend të rrëshqitjes vaj!
NËNA I KËNDON CERGARIT TË -Gjysagjysh një përrallë e dua! VOGËL Gjysagjyshi përrallën e nisë, Shpend
përralla - gjysë?!
Një palë këpucë Gjysagjysh blemi mua! Gjysagjyshi fluturim një këpucë ia blen në vetëshërbim (Njërën këmbë mbathur tjetrën zbathur!) Gjysagjysh një palë rroba unë i dua!Ai një palë rroba ia blen në vetëshërbim Nipi i veshi, rrobat - gjysmë! -Kështu –tha- nuk ka kuptim! (Kush ju ka faj që s’mirreni vesh?!) E keqja kur njerëzit nuk mirren vesh, nis me flakaresh, e përshesh Nipi e mbesa kuptuan dhe u pajtuan: gjyshin e bashkuan si më parë çdo gjë u kthye mbarë. Mbesa në njërën anë, nipi në tjetrën anë si lule në saksi... Thua se vërtetë ish gjyshi vetë e jo në fotografi!
GISHTI DIV
Babi im gishtin e ka div, me gisht të tij s’ka mahi, ai e ka zemrën plot fuqi. Gishti i tij natën e bën dritë dimrin verë, ai ngjall makinat nëpër kombinate ai i lëviz trenat nëpër rrafshe e shpate, ai me ashensor të çon në trembëdhjetë kate. ai e nxen ujin në bojler, ai bën dritë në lambadare, ujë të nxetë të lëshon nga tushi gisht më të fuqishëm askush s’ka se babushi. Tak, e prek sustën e termocentralit në Obiliq dhe në tërë Kosovën bëhet dritë, deri në fshatin tim e në Shahiq Gisht të fuqishëm ka im at, ai ndriçon qytet dhe fshat.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
13
IA DALIN MBANË NË MËNYRA TË NDRYSHME
Megjithatë, punojnë Nga: Elife Sherifi
J
eta e vështirë dhe kushtet e rënda ekonomike i detyrojnë qytetarët të kërkojnë mënyra të ndryshme të përfitimit të të ardhurave. Sot, është bërë e vështirë të sigurohet edhe kafshata e gojës e lëre më të mendohet për gjëra të tjera të dorës së dytë. Mungesa e fabrikave, papunësia dhe vendet e pakta për punë kanë bërë që qytetarët të mendojnë alternativa të tjera. Në qendër të qytetit mund të shohësh shitës ambulantë të cilët në mënyra vetanake, secili në qoshet e tyre, orojnë shërbime dhe produkte të ndryshme për kalimtarët e rastit. Disa me cigare, disa me telefona, disa shkëmbejnë para, të tjerët ofrojnë bereqetin nga bujqësia me misër e fara lule dielli, disa kanë zgjedhur t'i fusin duart në vaj e miell për të përgatitur palpeta, krofne e petulla vetëm për të siguruar ndonjë cent për vete dhe për familjarët e tyre. Shitësit ambulantë tregojnë se interesimi dhe fitimi nga kjo punë është i vogël, por sigurisht se është më i madh se të qëndrosh tërë ditën në shtëpi. Shitësi ambulant i telefonëve mobilë, tregon se interesimi është i kënaqshëm, por fitimi lë pak për të dëshiruar. Ai thekson më tej se mobishopat e ndryshëm dhe ndoshta numri i madh i shitësve
të telefonave vështirësojnë edhe më shumë shitjen dhe tregtinë me telefona. Në anën tjetër, shitësi i misrit të pjekur, Rexha, thotë se interesimi është më i madh kur vijnë bashkëatdhetarët. "Tash nuk ka shumë njerëz që blejnë shtalbakë të pjekur, më shumë blejnë për t'i pjekë ose zier në shtëpi", tregon Rexha. Edhe shitësit e tjerë të produkteve të njëjta me Rexhën tregojnë se nga të mirat e mbjellura në arat e tyre, mundohen t'i nxjerrin shpenzimet dhe aty-këtu ndonjë përfitim. Sezona e verës është e artë për shitësit e misrit pasi edhe 'shtalbat', siç njihen në popull hahen dhe janë më të mirë në këtë kohë. Shitësit e produkteve me miell si petulla, krofne e palpeta tregojnë se ia dalin mirë të fitojnë me biznesin e tyre. Aktualisht janë dy shitës ambulantë të cilët ofrojnë këto shërbime për qytetarët dhe dalin për shitje në orët e pasditës deri në orë të vona të natës. Nëpër rrugët e qytetit hasim edhe në disa shërbime të tjera të cilat kujdesen edhe për këpucët e kalimtarëve. Lustruesit e këpucave ofrojnë çmime shumë të lira në pastimin dhe lustrimin e këpucëve. Ata thonë se kushtet e rënda ekonomike i kanë detyruar të ndërmarrin këtë hap dhe të vendosin ta kryejnë këtë punë.
Lustruesi i këpucëve i cili del çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit para objektit të komunës thotë se nuk ka aspak interesim. "Më herët kur ka pasë fabrika dhe punëtorëve i janë pluhurosur këpucët, ndoshta është ndalë dikush, tani shumë rrallë ndalen", tregon Veliu. Edhe qytetarët e shohin këtë opcion si të arsyeshëm, dhe nuk u pengojnë aspak. Sipas kalimtares Remzie Hafizi, shërbimet e tilla nëpër rrugë u ndihmojnë qytetarëve të jenë më afër produkteve. "Ish konë mirë me pasë edhe një shesh në Gjilan, ku nuk kalojnë automjete dhe ka qetësi. Pastaj, edhe ish rritë numri i shitësve të lloj lloj seneve", thotë Remzija.
Sipas kësaj qytetareje, në Gjilan nuk ka hapësira të veçanta për fëmijë, për pushim dhe për relaksim. Janë disa parqe, por të parregulluara dhe parku i qytetit shfrytëzohet më tepër nga të moshuarit dhe pensionistët. Megjithatë, qytetarët e papunë ia dalin disi dhe krijojnë mundësi për veten. Familjet e tyre kanë nevojë edhe për gjërat elementare për jetë, dhe kjo është arsyeja kryesore që të zotët e shtëpisë zgjedhin rrugën si vend ku mund të zhvillojnë biznese të vogla. Ndoshta këto alternativa janë vështirë të realizuara me barriera të ndryshme, por janë frytdhënëse dhe mund të plotësojnë të paktën ndonjë kërkesë të fëmijëve dhe të familjarëve të tjerë.
29 gusht - 11 shtator
14
sheshi
Komuna
Intervistë me aktorin dhe skenaristin gjilanas, Ard Islami
Islami: “Gena dhe muzika e tij duhet të ndiqet me ligj” jinë e ka bërë Ilir Bokshi. Ky serial bashkon të gjithë dialektet e shqipes në një klasë dhe ndikon në ruajtjen dhe pasurimin e traditës sonë kulturore. Krijon një klimë favorizuese për mbarë trevat shqipfolëse. Aktorët në këtë serial janë: Enver Petrovci, Koço Devole, Olta Daku, Shkëlzen Veseli, Xhevdet Jashari, Jonida Vokshi, Helidon Fino, Eftiola Lacka, Armend Ismajli, Abuela Kryeziu, Besnik Krapi, Kushtrim Qerimi, Linda Jarani, Jeton Zogiani, Edi Kastrati.
Nga: Belkise Krasniqi
N
ë shumë postime të tij në rrjetin social Facebook, aktori dhe skenaristi gjilanas Ard Islami, kohët e fundit ka ironizuar këngëtarin nga Shqipëria të muzikës tallava, Gena. Edhe pse zhanri i muzikës që Gena këndon dëgjohet dhe kërkohet shumë, ky lloj i këndimit si duke i pengon Ardit dhe e irriton. I pyetur nga gazeta se çfarë problemi ka me Genën, Ardi është përgjigjur se “Gena dhe muzika e tij duhet të ndiqen me ligj”, pa dhënë detaje të tjera për gjithë këtë mllef që ka ndaj këngëtarit. Muzika është lëmia e tij e preferuar, mirëpo marrjen në mënyrë aktive me muzikë Ardi nuk e pëlqen. “Me qef isha marrë me muzikë, edhe shumë e dua muzikën, edhe shumë instrumente muzikore di t’i ekzekutoj, mirëpo jo, nuk do të merrem me muzikë, se të ftojnë në Rinora 6 ose diçka kështu”, ka ironizuar përsëri Ardi me muzikën tallava. Ard Islami ka lindur në vitin 1984 në Gjilan është aktor dhe skenarist, ka diplomuar për aktrim në vitin 2004 në Prishtinë. Ardi për gazetën Sheshi ka shpalosur karierën e tij prej aktori. Nuk kishte menduar që të merrej me aktrim, Ardi gjithmonë kishte dashur të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake në ËestPoint në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo për arsye shumë personale, siç thotë Ardi, ideja për t’u bërë pjesë e Akademisë ndryshoi
“Ka shumë role të cilat i kam performu. Vetëm shfaqje të lujtura, deri më tani janë diku mbi 70 profesionale, mirëpo rolin të cilin do ta veçoja është roli i “Vebës” tek shfaqja “Shtëpia në Ankand”, e profesor Fadil Hysajt”, ka shtuar Ardi.
brenda ditës. “Gjithçka nisi në teatrin e qytetit të Gjilanit. Menjëherë pas mbarimit të luftës, unë u angazhova në një organizatë joqeveritare (nuk m'kujtohet emri) dhe aty punonim shfaqje të vogla. Më pas edhe u regjistrova në Akademinë e Arteve në Prishtinë”, ka treguar aii. Përpos aktrimit, Ardi ka sqaruar se shkruan skenare teatri, sitkome, bënë kompozimin e muzikës për shfaqje teatrale, gjithashtu ai ka
mbaruar master kompozim të muzikës klasike në Konservatorium of Jazz Amsterdam. Ai ka qenë dhe është pjesë e disa serialeve televizive nga më të shikuarat në trojet shqiptare: Tre Gjermanët e Trashë, Spital X, O sa mirë!, dhe Kosov-o. Seriali "Tre Gjermanët e Trashë" është komedia më e shikuar vendëse. Ai ka nisur të transmetohej edicionin e dytë në Kohavision. “Tre Gjermanët e Trashë” u transmetua që nga viti
2004 deri në vitin 2007 në Kohavision. Ky serial, me regji të Florent Mehmetit dhe Petrit Bakallit, ishte transmetuar edhe në Teatrin ODA me aktorët më të njohur: Aktorët: Naser Rafuna (Gania), Flutura Zeneli (Mimoza), Lirak Celaj (Piteri), Ard Islami (Ukshini), Ardian Morina (Hekurani), Kushtrim Sheremeti (Hansi), Fisnik Ademi (Brigeli). "O sa mirë", është serial televiziv shqiptar. Skenaristë të tij janë Ard Islami dhe Erion Kame, ndërsa reg-
Realizimi i librit është ndihmuar financiarisht nga Komuna e Gjilanit Zyra e Kryetarit si dhe nga Ars Clubi "Beqir Musliu". Përshtypjet e para për poeten janë premtuese dhe pret që lexuesit ta thënë fjalën e fundit dhe ta vlerësojnë vetë. Përveç librit të sapo realizuar, Qëndresa për gazetën 'Sheshi' tregon edhe përvoja të tjera dhe fillimet e saj si një shkrimtare e re. Pasioni për të shkruar poezi dhe
lidhjen e saj shpirtërore me artin e të shkruarit e ka nisur që pas mësimit të alfabetit. Qëndresa ka shkruar dhe ka lexuar shumë libra për fëmijë e të rritur nga shkrimtarë të ndryshëm. Kontaktet e saj me krijuesit e Ars Clubit "Beqir Musliu" dhe marrja pjesë në veprimtari të shumta letrare që janë zhvilluar vitet e fundit në Gjilan, vetëm sa ia kanë shtuar dashurinë ndaj të shkruarit. Gjatë vitit 2012 ka qenë e përfshirë edhe në një antologji poetike të fem-
I angazhuar në shumë projekte dhe aktiv gjatë gjithë kohën, Ardi momentalisht është duke punuar në katër shfaqje, disa projekte me DigitAlb, dhe me produksionin e tij ai është duke punuar edhe video reklama të ndryshme. “Vetë ideja e të qenit aktiv, para ose pas kamerave, është diçka që të bën të mendosh edhe për më shumë. Shumë plane e shumë punë, për mu nuk ka sezonë, aktiv në çdo stinë”, I qeshur si gjithmonë me sens të lartë të humorit, Ard Islami ka thënë duke qeshur se çmimi që ka fituar deri tash është “Ma i bukuri i mahallës”.
Libri me poezi nga shkrimtarja e re, prek tema të përditshmërisë, jetës personale e shoqërore
"Pritja jote jam"
- libri i parë nga Qëndresa Shala Nga: Elife Sherifi Qëndresa Shala, vajza që filloi të shkruaj poezi nga shkolla fillore dhe vazhdoi edhe në vitet e tjera të jetës, ka publikuar librin e saj të parë në poezi "Pritja jote jam". Poetja e re gjilanase mblodhi shumë poezi nga repertoari i saj i kahmotshëm dhe i botoi në një libër të vetëm për lexuesit. Vëllimi poetik "Pritja jote jam" është një libër me poezi lirike me tema të ndryshme, me epiqendër dashurinë. Temat e poezive prekin sfera të ndryshme të jetës dhe përditshmërisë sonë. Vetë krijimtaria është fryt i imagjinatës, por Qëndresa thotë se inspirimin e merr nga preokopimet dhe përvojat personale, nga jeta reale, tema shoqërore dhe nga ëndrrat e dëshirat e saj.
"Temat janë nga jeta reale, nga përditshmëria që po e jetojmë. Vetë jeta është frymëzimi im, me ëndrrat që i kam e që më sjellin ide me bollëk ", thotë Qndresa. Ajo thotë se libri është i kuptueshëm, i rrjedhshëm me tema të lehta dhe të kapshme për lexuesin. "Kush e lexon librin, nuk e ka problem për ta gjetur dhe burimin e frymëzimeve të mia", vazhdon më tej Qëndresa. Me një titull tërheqës, titull ky që sipas poetes paraqet vet përmbajtjen, autorja pret që të ngjall kureshtjen e lexuesve. Libri është publikuar më 13 gusht 2014, nga Shtëpisë Botuese "Beqir Musliu", nën përkujdesjen e editorit Sabit Rrustemi e të redaktorit Nexhat Rexha si dhe recensentëve Hasan Bunjaku, Sadete Tërnava - Osmani dhe Adem Salihaj.
rave krijuese të Anamoravës dhe Kosovës Lindore me titull " Arma e dheut", autore e së cilës është deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Lirije Kajtazi. Qëndresa porosit të rinjtë gjilanas të lexojnë sa më shume dhe të kenë vullnet për t'i realizuar synimet. "Ajo që mund t'iu them është se me vullnet e dashuri, arrihet çdo gjë", përfundon Qëndresa.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
Ndërtimeve të çoroditura duhet t’u vijë fundi Nga: Kaltrina Zymberi
M
e shekuj të tërë Kosova ishte vend për demonstrimin e sjelljes shtazarake. Shumë hordhi që kaluan nëpër këto troje të cilët nuk kursyen asgjë pa shkatërruar duke filluar nga jetët e njerëzve e deri te buburrecat e poashtu edhe të mirat natyrore. Shpesh ndodhte që qeniet me shpirt mund edhe të iknin apo edhe fshiheshin për të shpëtuar, por këtë fat dhe mundësi nuk e kishin edhe objektet e palëvizshme, duke filluar nga bukuritë natyrore e deri objektet që shfrytezoheshin për nevojat e ndryshme të njerëzve. Trashëgimia arkitektonike e Kosovës është dëmtuar aq shumë sa që mund të thuhet se nga e kaluara jonë nuk na ka mbetur fare identitet. 1.Gjilani konsiderohet të jetë një ndër qytetet më të vjetra në Kosovë, por tash në kohën ku ne po jetojmë sa e vjetër është arkitektura e qytetit?
Historiku i Gjilanit mbase dihet mjaft mirë, por sa i përket pyetjes suaj, se sa e vjetër është arkitektura e qytetit, do të thoja që termi “arkitekturë e vjetër apo trashëgimi arkitektonike” ka mbetur vetëm si term gjuhësor për Gjilanin dhe Kosovën, sepse ajo pothuajse është e zhdukur në tërësi, ndërsa faktorët që kanë ndikuar në këtë shkatërrim për mua jane tre: - Është shkatërrimi që ka ardhur nga kalimi i barbarëve nëpër trojet tona dhe luftërat botërore, por edhe sunduesit e ndryshëm të cilët me ndikimet e tyre në të gjitha poret e jetës, kanë bërë që ndikimi në arkitekturë të jetë shumë i dukshëm. - Periudha e pushtetit komunist e cila në emër të zhvillimit dhe ndërtimit të një shoqërie të zhvilluar e progresive, ia humbi Gjilanit identitetin që e kishte si qytet. Këtu duhet cekur qarshinë e zanatlinjeve, kalldërmën e qytetit, objektet e shumta me vlerë të cilat nuk i ruajti, përkundër obligimit që kishte për ruajtjen e trashëgimisë, por në heshtje lejoi që ato t’i hajë koha. Sot numri i objekteve të vjetra që janë të vlerave të larta arkitektonike është numër njëshifror në Gjilan. - Faktori i tretë, e që shpesh për mua është po aq trishtues sa edhe dy të parët, jemi vetë ne, pronarët e objekteve me vlera të larta, por jo vetëm objektve por edhe gjërave të tjera të trashëgimisë familjare, të cilat në emër të zhvillimit dhe civilizimit I kemi flakur nga shtëpitë e tona, ose edhe shtëpitë i kemi rrënuar duke dashur të modernizohemi e ndryshojmë të kaluaren tonë (e ka raste kur edhe në jemi turpëruar
projektojmë një objekt të bukur me të gjitha kushtet e nevojshme, por ç’të duhet kur rreth tij ndërtohen 10 tjera pa asnjë standard, pa arkitekt, pa inxhinjer, pa asnjë kontroll. Arkitektura është simfoni e ngrirë, ka harmoni, ritëm, lëvizje ka jetë ka gjallëri, ndërsa kjo që po na e prish neve ambientin është një tallava arkitekture e çoroditur. 4. A ka konsultime me arkitektet e qytetit për ndërtimet që po bëhen kohëve të fundit?
Shpresoj se një ditë njerëzit do të vetëdijësohen dhe ta kuptojnë se objekteve dhe qytetit hijeshinë ia japin duart e arkitektëve. Ndërsa, sa i përket pyetjes, konsultimet janë të pakta, për mos me thënë minore. 5. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës është një drejtim që do shumë përkushtime, a ofroni ndihmë për studentët dhe cila është ndihma juaj për brezin e ri?
Gjitha fakultetet duan përkushtim, por Fakulteti Arkitekturës gjithsesi që do një përkushtim të pandërpre-
rë dhe, për shkaqe specifike, të rinjtë që zgjedhin këtë drejtim kanë nevojë për një përkrahje nga ne të vjetrit. Unë personalisht jam në shërbim të të gjithë atyre fillojnë rrugëtimin në këtë drejtim, pa limit kohe dhe me vullnetin më të madh të mundshëm. Për mua është privilegj t’u dal në ndihmë këtyre të rinjve. 6. Si e shihni ju pozitën arkitekturale të qytetit, dhe po të ishit në pozitë udhëheqëse, çfarë do të ndryshonit dhe çfarë nuk do të ndryshonit në qytetin e vogël të Mirushës?
Arkitektët, aktualisht, në shoqërinë tonë janë lojtarë rezervë dhe jo me vullnetin e tyre, edhe pse ata me forcat e veta bëjnë maksimumin për të dhënë kontribut. Por, ja që çorodia e aktuale është shumë më e madhe dhe e ka devalvur ambientin tonë. Pozita e arkitektit gjithsesi duhet forcuar insitucionalisht duke respektuar Ligjin e Ndërtimit dhe planet urbane të qyteteve. Sot me mijëra njerëz ndërtojnë shtëpi pa asnjë mbikëqyrje, pa asnjë projekt, vetëm duke kopjuar shtëpitë e njëri-tjetrit. Ju jeni dëshmitar sa herë përsëritet një shtëpi në qytet. Janë
15
të shumta kompanitë e ndërtimit që asnjëherë nuk kanë pasur konsultime me ndonjë arkitekt apo inxhnier. Kjo gjithsesi duhet të ndryshojë, duhet pasur kontroll dhe menaxhim të situatës. Ndërsa në pjesën e dytë të pyetjes suaj, unë mendoj se, nga siç thoni ju, qyteti i vogël i Mirushës, ka mbetur vetëm emri. Bile edhe Mirusha më nuk ekziston, kjo kur është fjala për të ruajtur. Ndërsa për të bërë ka aq shumë sa që nuk do të mjaftonin as edhe numrat katërshifrorë për t’i numëruar punët që duhen bërë. Unë jam optimist se gjeneratat e reja do të jenë më luftarakë se ne për qytetin dhe ambientin e tyre dhe gjithsesi shpresoj në forcimin e ligjit dhe shtetit në luftën kundër “çoroditjes së ndërtimeve” dhe zbatimit të ligjit pa asnjë kompromis, e po qe nevoja, edhe objekte shumë të mëdha duhet të bëhen rrafsh me tokë. Kjo do ta vetëdijësonte popullatën për të kuptuar se mosrespektimi i ligjit i dëmton të gjithë, por më së shumti gjeneratat e ardhshme, prandaj, për hir të tyre ne duhet të luftojmë pa kompromis.
Muhamet Sadriu - Arkitekt nga pështjellakët e gjysheve tona). Shpesh kemi harruar se vetëm duke e ruajtur dhe njohur të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen tonë. Ne mund ta modifikojmë, ta renovojmë, ta ridizajnojmë të kaluarën tonë, por gjithsesi themelet e saj janë shumë të dëshirueshme edhe nga popuj shumë të civilizuar të botës. Sot vështirë se mund të gjeni në ndonjë familje për shembull pështjellakët e gjysheve tona, shokë burrash të gjyshërve tanë, apo ndonjë qilim. Po përmendi kësi gjërash që deri para pak viteve kanë qenë të përdorshme. 2. A ka ngjashmëri arkitektura e qytetit të Gjilanit prej qyteteve të Kosovës, por edhe e rajonit në përgjithësi?
Zhvillimi i qyteteve në përgjithësi, si në të kaluarën e largët por edhe në të sotmen në Kosovë, është pothuajse i njëjti. Arkitektura e tyre është degraduar tej mase dhe është pothuajse duke u ndërtuar pa asnjë normë dhe kriter arkitektonik, prandaj me lehtësi mund të thoni se është nje xhungëll urbanistike. Shumë pak respektohen planet urbanistike e Ligji për Ndërtim gati aspak. Në një qytet me mbi 100 mijë banorë, ju keni vështirësi të gjeni 100 shtëpi me vlerat e mirëfillta arkitektonike, ndërsa ndërtimet e larta janë vetëm për t’i bërë hije qytetit, ndoshta me përjashtim të një numri të vogël të tyre që kanë vlera arkitektonike. Të tjerat jo që nuk kanë vlera arkitektonike, por kanë edhe vlera trishtuese për qytetarin. Sa i përket rajonit nuk mund të themi të njëtën gjë sepse është vështirë të gjendet një vend, jo vetëm në rajon por ndoshta askund, ku ndërtohet objekt me 10mijë m2 pa asnjë leje. Zhvillimin e qyteteve duhet kontrolluar me profesionalizëm dhe fanatizëm të madh, e këtë e bëjnë gati në gjitha vendet e botës me perjashtim tonin. 3. Sa kontriboni ju si arkitekt në dukjen dhe “veshjen” e bukur të qytetit?
Nuk mjafon kontributi ynë, nevojitet kontroll shumë, shumë më i madh në ndërtim, sepse në arkitektët e
Distributor i autorizuar për Kosovë
29 gusht - 11 shtator
16
sheshi
Komuna
ALS ICE BUCKET CHALLENGE SFIDA ME AKULL Nga: Belkise Krasniqi
Intervista
POEZIA ËSHTË E PAVDEKSHME Nga: Belkise Krasniqi
Shpresa Kurteshi, e lindur dhe e rritur në Gjilan, merret me shkrimin e poezisë që nga fëmijëria. Ajo diplomoi në Fakultetin Filologjik për Letërsi Shqipe dhe aktualisht është duke vijuar studimet master në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, dega Letërsi shqipe – Shkencor. Si ke filluar të merresh me poezi? Më duket se prej se kam mësuar shkrim e lexim kam filluar të merrem me poezinë. Gjithmonë më ka pëlqy poezia. Para luftës e dijmë se në çfarë rethana kemi qenë, se qysh ka qenë situata politike, nuk kemi guxu me shprehë patriotizmin, e ne si fëmijë i kemi pas të zgjume ndjenjat kombëtare edhe pavarësisht asaj se prindërit nuk na kanë leju me kalu shumë kohë pranë televizionit, e me pa se qysh ka qenë gjendja. Ne shpesh herë kemi mujtë edhe jemi mundu me i ikë atij kujdesi edhe përafërsisht kemi mujtë me pa se çka është t’u ndodhë. Më kanë bërë përshtypje ato periudha edhe ndër poezitë e mia të para u janë kushtuar zërave atdhedashës . Poezi të cilat janë botuar në revistat e atëhershme për fëmijë “Zog Mengjesi” dhe “ Pioneri” e ato poezi kanë qenë "Kengat e Bilbilave" dhe "Atdheu"!!
H
umaniteti po gjendet gjithkund, e këtë kemi pasur rastin ta vërtetojmë më së miri në këto vitet e fundit. Sa më shumë që teknologjia e mjekësia po avancohet, në hap me to po zbulohen edhe sëmundje të reja. Fatkeqësisht, kurimi i shumicës prej sëmundjeve po kushton shumë, e jo të gjithë kanë ato mundësi financiare për shërim. Fatmirësisht në anën tjetër në këso lloj rastesh njerëzit po tregohen të gatshëm që t’u ndihmojnë të tjerëve në çfarëdo llojë mënyre. Tek ne herën e fundit që u bë dicka e tillë ishte fondacioni për Sindorim Doën, në të cilin cdo përdorues i rrjeteve sociale duhej të komentonte apo të bënte një postim #amcdsa, ku automatikisht komenti apo statusi kushtonte të holla. Një tjetër trend, filloi para 1 jave për sëmundjen ALS (Amyotrophic lateral sclerosis), Skleroza amiotrofike laterale, e cila ndikon në tru dhe në palcën kurrizore. Neuronet motorike degjenerojnë dhe vdesin, gjë që
e bën gjithnjë e më të vështirë për të lëvizur muskujt. Kur muskujt nuk përdoren sa duhet, ata ndalojnë së funksionuari. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje fillojnë të ndihen të dobët, sidomos tek krahët, këmbët, gjatë të folurit, gëlltitjes dhe frymëmarrjes. Pasi indet e muskujve atrofizohen, gjymtyrët fillojnë të humbasin funksionin. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes, pacientët mund të bëhen krejtësisht të paralizuar. Në rreth 90 për qind të rasteve, nuk e dihet se si dhe pse godet kjo sëmundje. Miliona dollarë tashmë të mbledhur nga shoqata ALS do të shkojnë për hulumtimin e kësaj sëmundje. Fytyrat më të famshme publike internacionale e gjithashtu përfshirë këtu edhe vipat tanë po lagen me ujë e akull dhe po dhurojnë të holla për donacionin e kësaj sëmundje. Këtij donacioni për sensibilizimin e sëmundjes ALS iu bashkangjit edhe Kryetari i Komunës sonë, Lutfi Haziri, dhe Drejtori i Administratës Publike në Gjilan, Nazim Galica, si dhe Faton Bislimi.
Prej fëmijërisë kam shkruajtur në një fletore timen poezi gjatë tërë kohës, fletore e cila është humbë për shkaqe sigurie, pasi që, ashtu siç tregova, poezitë e mija kryesisht kanë qenë për atdheun dhe patriotike. Familjarët e ndjenin rrezikun në rast se forcat serbe do hynin në shtëpi do e gjenin fletorën. Në atë fletore kanë qenë poezitë e mija të para, nuk është se kanë pasur ndonjë vlerë të madhe artistike por kanë pasë shumë rëndësi për mu, poezi të cilat me thjerrëzat e një fëmije i ka parë dhe i ka përshkruar ngjarjet e asaj kohe. “SHPIRTI POETIK NUK DO SHKOLLIM” Shpresa tregon se nuk ka ende libër të botuar dhe se po e pret momentin e duhur. “Libër nuk kam të botuar edhe pse vëllim ka të mjaftueshem, mirëpo nuk nisem prej asaj që me çdo kush ta kem një libër. Për mua ka shumë rëndësi cilësia e atij libri. Dëshiroj që në poezinë time, nëse jo të gjithë lexuesit, të paktën një masë e madhe ta gjejë vetën! Kam pasur shumë këshilla prej profesorëve të nderuar, gjithmonë më kanë dhënë kurajo ta botoj një libër, mirëpo ende mendoj që kam nevojë të pjekem, të mësoj më shumë për shpirtin e poezisë, megjithëse shpirti poetik nuk do shkollim”. E pyetur se ku zakonisht gjen inspirim, Shpresa tregon se asnjëherë nuk ka shkruar poezi me planifikim: ”Kam pasur raste kur me muaj të tërë nuk kam shkruaur as edhe një varg, dhe ka pas rast që brenda 2-3 dite kam shkruajtur një vëllim . Është krejt çështje inspirimi”.
Çka konsideroni ju "të qenit kreativ"? Mund të jesh kreativ në momentin kur e prek shpirtin e një mase të madhe të lexuesëve, edhe përderisa ai lexues e gjen vetën në shkrimet tua, atëher ti ke bërë dicka. Inspirimi im ka qenë për shembull vyshkja e një luleje edhe unë e kam përjetu në atë mënyrë të cilën e kam përshkru vyshkjen në mënyrë metaforike. Një lexues mund ta kuptojë si vyshkjen e shpirtit e jo të lules. Unë gjatë tërë kohës kam folur vetëm për lulen por lexuesi mund ta kuptoj ndryshe. Të qenit origjinal dhe të sjellësh risi, atë konsideroj kreativitet!
Juve si poete, cila ju kënaqë më shumë: pëlqimi i kritikëve letrarë apo i lexuesit, i cili ndoshta thellësisht nuk mund ta kuptojë një veper tënden ashtu siç mund ta bëjë një kritik?
ndoshta edhe për shkak të digjitalizimit edhe internetit kanë marrë kahje tjetër edhe interesat e të rinjve, mirëpo prapë se prapë gjendjen e ka të kenaqshme deri diku, interesimi sigurisht është më i madh për romanin ndoshta, mirëpo poezia është e pavdekshme. Është një edukatë shpirtërore, është ushqim i shpirtit. Të bën të mendosh gjana ma të mira, të mendosh pak më ndryshe, sidomos ndikon tëk të rinjtë në përgjithësi. Vlen thënia e famshme "Ja kam frikën atij njeriu që e ka lexuar vetëm një libër". Kjo thanje të len me kuptu edhe shpjegon mjaft se sa i rëndësishëm është të lexuarit”. Poetët gjithmonë i kanë dhënë popullit dhe gjithmonë do i japin. Poetët e mbajnë shpirtin e popullit, duke fillu prej rilindasëve tanë të cilët kanë qenë shtylla e shtetit. Atëherë kur askush s’ka pasur guximin me ngritë, zanin ata kanë marrë guximin dhe kanë qenë zëri i popullit. Edhe sot pak ma zbehtë por në një mënyrë tjetër.
Poezia shkruhet për lexuesin në rend të Në bisedë e sipër, Shpresa na tregon se parë. Nëse nuk mbërrin në duar të lex- sa shkrimtarët në përgjithësi janë të uesve por vetëm tek kritikët nuk do thoja përkrahur nga qeveria komunale: “Duke që është sukses i kënaqshëm. Vlerësimi i pasur parasysh gjendjen e përgjithshme kritikës është shumë i mirëseardhur dhe ekonomike të shtetit tonë, tash për tash i rëndësishëm, ai vetëm çka e kompleton çdo lami është keq jo vetëm letërsia, dhe më shumë, por në momentin kur e dëshi- asnjëra prej tyre nuk janë të përkrahura aq sa duhet, ndoshron lexuesi edhe e gjen ATLANTIK ta jo pse nuk dëshiveten në poezinë tënde rojnë të na ndihmoështë jashtëzakonisht Ti ngjashëm më përkëdhelë jnë, por pse nuk ndjenjë e mirë. Edhe në kanë mundësi. si nëna kur më vinte në gjumë raste kur kritika mund të jetë negative është Për fund Shpresa të kënga jote aq shumë i ngjanë shenjë e mirë sepse të gjithë artistëve të ninullës së lokes sime. lë të kuptosh që dikush rinj ua përcell këtë është marrë me punën mesazh: Atlantik, tënde, e ka marrë në “Ata që kanë shpirt konsideratë. Gjumin tim përkunde edhe pak poetik nuk munLexuesi zgjedh se çka den kurrë me shu, dëshiron të lexojë edhe ëndrra ime e trisht çdo shkrim nuk mun- e parë, si jeta e ëmbël në tehun e shpatës! por mos hezitoni të merrni hapa dhe det me qenë totalisht i guximin të bëni dicpranueshëm por varet se kush si e gjen veten, ndërsa kritika ka ka të veçantë. Një kryevepër fle diku e një qasje më konstruktive. Të dyat e kanë nuk e di askush, edhe poetët me renome botërore janë bërë nobelistë prej një verëndësinë e tyre shumë të veçantë. pre spontane. Mirëpo ne kurr nuk mund ta dijmë se ku fle kryevepra, prandaj Pse është poezia e rëndësishme, pse duhet të kemi guximin dhe t’i shpalosim duhet të lexohet? vlerat tona. Mos e dhunoni shpirtin, lereni Në ditët e sotme nuk është edhe aq sa të rjedhë si lumi dhe të jetë origjinal”. ka qenë ma herët e lexueshme poezia,
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
17
VËRSHIMET SHNDËRROJNË RRUGËN NË NJË 'MOÇAL BALTE' DHE 'OQEAN ME UJËRA TË ZEZA'
Rruga "Hysen Tërpeza II" me kanalizim të dobët dhe rrugë të paasfaltuar Nga: Elife Sherifi dhe Kaltrina Zymberi
P
roblemet me rrugë dhe kanalizim nuk kanë të ndalur. Edhe pse vazhdon të mbajë epitetin 'lagjia më e madhe në komunën e Gjilanit', lagjia "Arbëria" në Gjilan vazhdon të përballet me parregullsi dhe probleme me kanalizim dhe me rrugën e asfaltuar përgjysëm. Lagjia "Arbëria", rruga “Hysen Tërpeza II” më saktësisht për atë anë e njohur si “Te shtëpia e Halil Vokshit”, tash e disa vjet kanë probleme serioze me kanalizim, sidomos kur ka vërshime. Ujërat e zeza, mbeturinat dhe aromat kundërmuese, janë vizitorët e parë pas shiut. Këto familje e kanë të vështirë edhe kalimin nëpër rrugën e papërfunduar dhe dalja në rrugën kryesore për në qytet është pothuajse e pamundur. Balta pushton gjithë lagjen, uji rrjedh sikur një ujëvarë, dhe për ditë të tëra pas shiut qytetarët mbeten pothuajse të mbyllur në shtëpi. Sipas banorëve të kësaj lagjeje, komuna ka harruar çdo premtim të dhënë në fushatën parazgjedhore. Sipas tyre, lagjia Arbëria nuk është
fshat, e edhe po të ishte fshat nuk do të duhej lënë në harresë. Kanalizimi dhe rrjeti i ujësjellësit janë të dëmtuara dhe kjo sipas banorëve është arsyeja kryesore pse ndodhin këto vërshime. Gypat e shtypur dhe të shpuar nuk e përçojnë as ujin sa duhet dhe kur ka edhe reshje shiu, gjithçka bllokohet. Një nga banoret e kësaj lagjeje, Makfire Shurdhani, thotë se askush as që i ka vizituar e aq më pak t'i ketë ndihmuar. "Shiu më i vogël mbush bodrumin dhe më shpërthen kanalizimi i gjithë mahallës", ka thënë Makfirja. Ajo tregon se ditën e të reshurave zakonisht kërkojnë ndihmë te Hidromorava, të cilët bëjnë vetëm zgjidhje të përkohshme. "Më se paku 10 herë e kam thirrë Hidromoraven, bile herën e fundit kur ishin më thanë është hera e fundit që vijmë, kjo punë nuk është e jona", thekson Makfirja. Banorja tregon se djali i saj nga Zvicra, në kohën e pushimeve, ka intervenu në problemin e kanalizimit, por
ky problem nuk zgjidhet vetëm me një ndërhyrje. Të gjitha shtëpitë në lagje, të cilat janë të kyçura në të njëjtin rrjet duhet të intervenojnë dhe kjo kushton. Gjithë banorët janë në hall dhe nuk dinë më as se ku të drejtohen. Ata kërkojnë që taksat që ata paguajnë, t'iu shpaguhen përmes zgjidhjes së këtij lloji problemesh. "Duke qenë pjesë e kësaj komune, janë disa gjëra që janë në dorë të komunës dhe aty duhet të tregohet marifeti, e jo në fushata", ka thënë Makfirja. Ajo ka treguar se kjo lagje në periferi të qytetit është shndërruar në një provincë të largët ku nuk mund të jetohet. Ajo dhe familja e saj janë shpërngulur në Gjilan pas luftës së fundit dhe, thonë se, në disa raste jeta këtu nuk ka dallim nga jeta në fshatin paraardhës, Poliqkë e Kamenicës. "Përveq ndriçimit, kjo lagje nuk është e asfaltuar dhe kanalizimet janë për të ardhur keq. Vetëm ata që e përjetojnë e dinë se çfarë do të thotë era dhe mbetjet e kanalizimeve", përfundon Makfirja.
Dëshironi të bëheni futbollist? Shkolla e Futbollit e KF Gjilanit Ofron kurse trajnimi që nga mosha e re e deri kur ju bëheni profesionist!
Trajnimet fillojnë së shpejti!
Na kontaktoni për t’u regjistruar: kfgjilani@gmail.com 049 560 164 044 855 426
29 gusht - 11 shtator
18
sheshi
Komuna
Vera dhe shëndeti
Rexhep (Amrush) Kryeziu Reb- und Weinbau „Wehrli“ Küttigen – AG Schweiz
Dr. Avni (Amrush) Kryeziu
Specialist i midicinës interne - Prishtinë
Vera si prodhimtari bujqësore (Agrare), ka një rëndësi shumë të madhe dhe vlerësohet si pije e shëndoshë sot në tërë botën. Ne, verëtarët, si në Kosovë ashtu edhe më gjerë, me kënaqësi të madhe i degjojmë këto të dhëna për vlerat e shëndosha të prodhimeve tona, e sidomos kur këto vlera pranohen dhe publikohen pikërisht nga studiues të mëdhenj të medicinës dhe artikujve ushqimorë. Aurelius Augustinus (354 – 430) mësues Kishtar dhe filozof Romak në Romë dhe Milano në kohën e vet, ka shkruar kështu për verën: "Në shumë raste, për njeriun, konsumimi i verës është i domosdoshëm. Ajo forcon lukthin e dobët, freskon forcën e humbur, e ngroh trupin, të prek në kënaqësinë shpirtërore të shenjtë, ta shuan merzinë dhe të orienton në kënaqësi dhe deshirë për jetë". Vera ka edhe më shumë vlera se sa shkrimet e cituara më lartë. Ajo poashtu ka vlerë të madhe civilizuese dhe edukuese tek njerëzit.
Eshtë pije mbretëreshë në shum dimensione. Si produkt me prejardhje agrare nga natyra, varësisht nga viti i prodhimit dhe klima, prodhohet direkt nga dora e verëtarit. Në të njejtën kohë vera është «drogë», materje ushqyese dhe medikament.
- Si «drogë» në kuptimin pozitiv të fjalës, në lavrimet (regetimet) fillozofike të bën të mendosh për këtë. Shumë veprues artistik të literaturës, të muzikës, piktorë, skulptorë e artistë të mëdhenj të filmit e teatrit me famë botërore, me një shishe verë kan qenë më të disponuar dhe më të inspiruar në veprimtaritë e tyre artistike. - Si materie ushqyese, vera, së bashku me bukën dhe vajin e ullirit, simbolizon triumfin e njeriut ndaj urisë. - Vera si medikament me ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut, është një zinxhir i gjatë i shkruar dhe i hartuar si nga studiuesit shkencorë të ushqimeve, ashtu dhe nga ata të mjekësisë. Gjithnjë e më shumë mjekët krijojnë bindje që konsumimi i verës në sasi të lejuara, është pije e shëndoshë për pacientët e tyre. Që vera ka ndikim të madh në shëndetin e njeriut, kjo është deshmuar qysh herët, por edhe sot e kësaj dite jep rezultate pozitive. Mendimet që janë ende të përhapura se „alkoholi është një e keqe e madhe në këtë botë’’, se „alkoholi për njerëzit është një materie ushqyese e rrezikshme dhe se hyn në grupin e materjeve helmuese”, dhe se “koncepti më i mirë është një jetë pa alkohol”l e tj…janë mendime tashmë të vjetëruara. Për prof. Dr. Rudolf Steurer, janë mendime të pabaza dhe të pa vërteta. Të gjithë studiuesit seriozë të ushqimit në tërë botën, sot janë të bindur se alkoholi është i shëndoshë, por, në realitet vetëm atëhere kur ai konsumohet në doza të caktuara kënaqësie. Dr. Prof. Manfred Köhnlechner në librin e tij „Die heilkrafte des ëeins“ (Forca shëruese e verës), shkruan se vera e konsumuar në doza normale, të kënaqshme, ka ndikim pozitiv ndaj sëmundjeve të zorrëve, ndikon mirë në mëlqinë e zezë, në veshkë, në sistemin nervor, në raportet e qarkullimit të gjakut, ndikon shumë mirë në organet e frymëmarrjes. Ai në librin e tij poashtu shkruan se “të rralla janë rastet kur tek njerëzit që pijnë verë të gjendet një Arteroskloroz, deri sa tek njerëzit që nuk e pijnë verën, këto raste janë më të shpeshta. Njerëzit që e pijnë verën kanë më pak probleme me sëmundjet iskemike të zemrës. Dyshohet se alkoholi nuk mund të ndikojë favorshëm në një Arteroskleroz. Më së shumti e në mënyrë pozitive ndikojnë materiet bimore, Flavon-ët dhe Antacion-et të cilat verërat i kanë në përmbajtjen e tyre. Këto dy materie organike, ndikojnë shumë në reduktimin e paraqitjes së kolesterinit në gjak dhe me këtë reduktojnë një faktor shumë të rrezikshëm në paraqitjen e arterosklerozës, duke e mbajtur atë në kufijtë e saj fiziologjik. Alkoholi i pastër, nuk ka ndikim në paraqitjen e kolesterinit. Në dhjetë vitet e fundit, mbi 60 autorë, studiues nga shumë vende të botës, kanë vërtetuar se një sasi e lejuar e verës me përmbajtjen e alkoholit, eviton rrezikun nga infarkti i trurit apo i zemrës. Alkoholi është materie antioksiduese, që do të thotë e mbron gjakun nga oksidimi dhe kështu qarkullimi i gjakut në trupin e njeriut bëhet më i mirë. Vera e kuqe sherben si masë parandaluese e sëmundjeve iskemike të zemrës, kurse vera e bardhë i forcon mushkëritë. Është bërë një studim në klinikën medicinale të universitetit të Buffalo-s në SHBA në vitin 2002, dhe është publikuar përmes mediave të shkruara nga forumi Gjerman për “Verë dhe Shëndet” si dhe në Austri përmes listës profesionale “ëinzer” nr. 07 të vitit 2002. Nga këto të dhëna mund të vertetohet se vera e kuqe ka më shumë
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Komuna
19
ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut se sa vera e bardhë për shkak se përmbajtja substanciale në verërat e kuqe është më e madhe. Sipas Dr Holger Schünemann – asistent profesor për mjekësi sociale dhe preventive në univerzitetin e Buffalo-s- SHBA, që udhëhoqi këtë studime mbi ndikimet e mundshme antioksiduese të alkoholit apo dhe ndikimet e substancave tjera në përmbajtjen e verës, thotë se tek verërat ka edhe një mori substancash me ndikim pozitiv që ende nuk janë të njohura dhe që kërkojnë një studim të mëtejmë. Vera në përmbajtjen e saj, përveq alkoholit (Etanolit dhe disa nga alkoholet e tjera me përmbajtje më të vogël), përmban dhe hidrate të karbonit (sheqer), posaqërisht verërat gjysëm të ëmbla. Janë me qindra materie organike të tretura në ujë, disa prej të cilave i takojnë grupit të Fenolëve – Polifenole. Këto materie janë bashkëdyzime shumë komplekse që nuk kanë të bëjnë asgjë me alkoholin në përmbajtjen e verës. Disa nga këto janë materie shumë me rëndësi, si materiet tanate – tanini, flavini, antacioni, vitaminët, aminoacidet, etj, si dhe përmbajtja minerale e verës (K, Mg, Mn, Fe, P, S, Cu, Na, F, etj.) të cilat kanë ndikim të mirë në shëndetin e njeriut. Disa nga efektet konkrete, pozitive te verës në organizmin e njeriut, përfshijnë:
Ndikimi i verës në zemër dhe në qarkullimin e gjakut: Vera ka një ndikim pozitiv në zemer dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo i atribuohet polifenoleve që gjenden në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq. Pijet e tjera alkoholike nuk e posedojnë një substancë të tillë. Polifenolet mendohet se ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterines në gjak, materie kjo mjaft e rrezikshme për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut në të gjithë trupin. Këtë efekt e arrijnë duke e penguar prodhimin e nje substance në trupin e njeriut që quhet endotelin-1 e që është përgjegjëse për ngurtësimin e enëve të gjakut (atherosclerosis).
Ndikimi i verës në sistemin e organeve të tretjes: Fakti se vera e kuqe ka veti mbrojtëse në sëmundjet e zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut, ka shtyrë shkencëtarët që të kërkojnë efektin e saj edhe në sistemin e tretjes. Kësh-
tu, është hulumtuar niveli i disa bakterjeve si Escheria coli, Salmonela typhimorium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori në traktin tretës dhe niveli i këtyre bakterieve tek personat që konsumojnë verë ka qenë më i ulët. Këto bakterie janë përgjegjëse për shumë sëmundje të lukthit dhe të zorrëve, duke filluar nga pezmatimet e lukthit dhe të zorrëve (gastritis et enteritis), i thati në lukth dhe në zorrë (ulcus ventriculi et duodeni) e deri tek kanceret e traktit digjestiv. Përdorimi i verës ul Ph-në e lukthit dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi dhe i cili ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementeve (ulja e Ph-së së lukthit dhe lirimi i polifenolit), do ta bënte më të vështirë mbijetesen e bakterieve në traktin tretës dhe si rrjedhojë,do ta mbronte atë nga ndikimi negativ i këtyre bakterieve.
për një ndikim pozitiv të verës në mëlqi. Konsumimi i një gote verë në ditë, mbron mëlqinë nga sëmundjet e ndryshme por edhe zvogëlon prevalencën e sëmundjes yndyrore të mëlqisë (steatosis hepatis). Ky ndikim pozitiv i verës në këtë organ mjaft me rëndësi për trupin e njeriut, i atribuohet poashtu substancave antioksidante që gjenden në përmbajtjen e saj. Vlen të përmendet se ndikimi pozitiv i verës në mëlqi, është i lidhur ngushtë me sasinë e përdorur pasi çdo tejkalim i sasisë së përdorur në këtë rast, do ta rrezikonte veprimin pozitiv të saj duke e kthyer atë në veprim negativ, pasi që mëlqia është organ shumë i ndjeshëm ndaj pijeve alkoholike! Pra, sasia e lejuar e verës që konsumohet në këtë rast, duhet respektuar në mënyrë rigoroze.
Ndikimi i verës në mëlqi:
Vera e kuqe ka ndikim pozitiv në mbrojtjen e mushkërive nga kanceri. Kjo i atribuohet dy substancave që gjenden në këtë verë, taninit dhe risveratrolit. Mendohet se këto dy substanca
Sipas disa studimeve që janë bërë mbi pijet alkoholike, janë fituar rezultate që tregojnë gjithashtu
Ndikimi i verës në mushkëri:
veprojnë në atë mënyrë që pengon rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale. Perdorimi i një gote verë të kuqe ne ditë ul rrezikun për kancer të mushkërive për 13 % kurse marrja e dy gotave në ditë, ul këtë rrezik për 26 %. Këto ishin vetëm disa nga efektet pozitive të verës në shëndetin e njeriut. Të gjitha këto, duke iu falenderuar substancave të shumta që gjenden në përmbajtjen e verës, substanca të cilat pijet tjera alkoholike nuk i posedojnë. Pra, me të drejtë thuhet se vera është Mbretëreshë e pijeve.
Literatura: 1.„Die Heilkräfte des Weins“ Dr. Manfred Köhnlechner Institut für Erfahrungsmedizin (2 Auflage November 1995) München. 2.„Gesundheit + Wein“ Prof. Dr. Rudolf Steurer – 2000 Wien. 3.„Wein – Ein Hobby für Geniesser“ Rolf Kriesi Obrist verlag GmbH 2003 München. 4.Das Fachblat Österreischen Der ëinzer – ausgabe 07 / 2002.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
21
UNIFORMA, zgjedhje e dytë ënësve, si dhe koncentrim më stabil në mësime. Një studim eksperimental psikologjik nga Giessen-i ka treguar se nxënësit me veshje uniforme koncentroheshin më mirë në mësim dhe trajtonin bashkënxënësit jo në mënyrë sipërfaqësore. Ekipi i hulumtueseve nga Giessen-i poashtu kishte konstatuar se nxënësit e uniformuar e vijojnë më mirë mësimin. Dickhäuser, njëri nga hulumtuesit, shpjegon se bartësit e iniformave i japin më shumë rëndësi kuptimit të lëndës. Ai në përgjithësi e vlerëson pozitivisht veshjen e njëjtë, dhe thotë se uniformat do t'ju kursente shumë stres psikosocial nxënëseve.
Nga: Kaltrina Zymberi dhe Belkise Krasniqi
P
asi që jemi në kohën e fillimit të vitit të ri shkollor do të kemi rastin rastin të shohim veshje të ndryshme nga nxënësit, qofshin ato adekuate për instutucionin edukativo-arsimor apo edhe e kundërta. Shkollat fillore nuk kanë veshje identifikuese në mënyrë që nxënësit e shkollave përkatëse të dallohen nga njëri tjetëri, por kjo ndryshon në periudhën e shkollës së mesme, duke filluar nga gjimnazet e deri te shkollat profesionale. Veshja e uniformës do të thotë obligim i domosdoshëm por jo edhe respektim i plotë i tij nga të gjithë nxënësit. Uniforma zakonisht nuk është edhe aq e preferuar nga nxënësit e sidomos nga gjinia femërore, por ka mënyra të ndryshme për ta bërë më atraktive veshjen obligative. Veshjet sa do që të jenë të thjeshta ato prapë në trupin e një vajze do të rrinë bukur. E njëjta vlen edhe për meshkujt, poashtu. Fundi, këmisha, setra, pantollonat dhe kollarja janë pjesët kryesore të uniformës së gjimnazistëve të Gjilanit,por ndërhyrja e aksesorëve dhe getave që vajzat ia shtojnë univormave të tyre me të vërtetë shtojnë bukurinë dhe bëjnë që dukja e tyre të jetë shumë tërheqëse. Uniforma shkollore siç duket bën që sjellja sociale të jëtë më e mirë në klasë dhe ofron rezultate më të mira të nx-
Hussein Chalayan Është një dizajner turko/anglez i modës. Në dizajnet e tij ai gjithmonë intigron trupin e njeriut dhe veshjet me teknologji, shkencë dhe arkitekturë, duke luajtur me format e tyre të ndërtuara me baza kulturore dhe antropologji. Në mënyrë që t’i konstruktojë këto vepra, ai kombinon punën e tij artistike të dizajnit me instalacione të muzikës dhe kinemasë. Kjo është arsyeja pse pistat e tij më shumë ngjasojnë në performanca se sa në pista mode. Në vitin 1995 Chalayan ndër 100 kreator tjerë zë vendin e parë në Londër për cmimin dizajneri më i mirë. Chalayan, 25 vjeça,r fitoi mbështetje financiare me një shumë prej 28 mijë funtash, që t’i përfundojë kreacionet për javën e modës në Londër. Chalayan diplomoi me koleksionin e
tij “The Tangent Floës”, koleksion i cili përmbante rroba të djegura pak para se të fillonte të shfaqej koleksioni i tij, ku ai i prezantoi aty dhe shpjegonte procesin dhe domethënien e tyre. Ai ritual, djegia, varrosja dhe më pas ringjallja nënkuptonin jetën, vdekjen dhe shkatërrimin urban. Puna e Cha-
layan tërhoqi vëmendjen e disa nga butiqeve të famshme në Londër të cilët e huazuan koleksionin e tij për dyqanet e tyre. Ndër çmimet e shumta që ka fituar, ai gjithashtu ka fituar dy herë çmimin “Dizajneri anglez i vitit” në vitin 1999 dhe 2000.
Mirëpo jo gjithmonë uniforma e largon stresin nga nxënësit, sepse në Kosovë kanë ndodhur edhe protesta për çmimin e lartë që atyre u duhet të paguajnë për uniformë nëpër gjimnaze publike, çmimi të cilin familjet kosovare nuk mund ta përballojnë për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Ata edhe e bëjnë pyetjen “a po shkollohemi në shkolla publike apo private?” Por si do që të jëtë e bukura kushton, edhe pse shpesh teprohet. Gjimnazistet janë ato që këtë uniformë e zbukurojnë edhe më shumë ashtu. Fotot më poshtë e ilustrojnë këtë më së miri.
29 gusht - 11 shtator
22
sheshi
Komuna
Soda e bukës të bën të bukur! Keni nevojë për relaks? Doni të hiqni nga trupi lodhjen e të riktheni tonusin dhe energjinë? Shtojini një gjysmë tasi sodë buke vaskës suaj të ngrohtë, për një efekt tonizues: do të keni një lëkurë të butë e të lëmuar.
shkëlqyer, një herë në javë lajini duke tretur një lugë kafeje sodë buke në shampon e flokëve, masazhojeni kokën mirë dhe pastaj shpëlajeni me shumë kujdes.
Ndërkohë mund të bëni një pastrim të lëkurës sipas kësaj recete: për të pastruar dhe lëmuar lëkurën e trupit e të fytyrës me një trajtim delikat, përgatisni një pastë sode me ¾ sodë dhe ¼ ujë, vendoseni mbi zonat që dëshironi dhe pastaj masazhoni lehtë me lëvizje rrethore: do t’u thoni lamtumirë qelizave të vdekura dhe papastërtive, duke i dhënë lëkurës suaj një shkëlqim dhe freski të re. Soda e bukës është një aleat i çmuar për higjienën e gojës. Mund të përdoret si shpëlarës, sepse neutralizon acidet duke parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe heq erën e gojës. Tretni një lugë kafeje sode në një litër ujë. Për të zbardhur dhëmbët e për të eliminuar njollat, herë pas here ( jo
shumë shpesh) vini pak sodë në furçën e dhëmbëve dhe përdoreni si një pastë dhëmbësh normale. Për rezultate më kohëgjata, shumë
prej dentistëve bëjnë një trajtim të veçantë me sodë, delikat por të efektshëm. Për të pasur flokë të butë e të
Për të luftuar djersitjen e tepërt dhe erën e keqe në mënyrë delikate, mjafton të vini një pastë me sodë e ujë në sqetulla: Është një deodorant i vërtetë, i butë e me pak shpenzime, që eviton rrezikun e acarimeve apo reaksioneve alergjike, sepse nuk përmban as alkool e as parfum. Për më tepër, ruan erën natyrale të lëkurës. Për duar shumë të buta, përpara manikyrit futini në një tas me ujë dhe sodë (dy lugë të vogla në një litër ujë). Në qoftë se këmbët tuaja kanë nevojë për pak pushim, për ca përkëdhelje më tepër apo përpara se të bëni pedikyr, përgatisni një zbutës të bërë me 2 lugë sodë buke në një litër ujë. Dhe për të trajtuar pjesët me kallo në mënyrë delikate, përgatisni një pastë me sodë dhe ujë e kalojeni në pjesët më të forta.
Receta Biskota me gjalpë kikirikësh
Lëvozhga e vezës, disa gjëra që nuk i dini për të! Në testet që janë bërë tek njerëzit dhe kafshët, ka rezultuar përmirësim i dukshëm i kockave, shtim dendësie tek kockat dhe pakësim dhimbjesh reumatike, madje edhe rritje e indit lidhor fleksibël, që gjendet tek kyçet dhe kockat, pas përdorimit të lëvozhgës së vezës. Lëvozhgat e vezëve përmbajnë 27 mikroelemente esenciale kryesisht të përbëra nga karbonat kalciumi, një strukturë shumë e ngjashme me dhembët dhe kockat e njeriut. Në testet që janë bërë tek njerëzit dhe kafshët, ka rezultuar
Mos hani këto ushqime se ju plakin! 1. Ëmbëlsirat. Dëmtojnë kolagjenin e lëkurës, debolojnë organizmin dhe errësojnë ngjyrën e dhëmbëve. 2. Alkooli. Veçanërisht kur mëlçia ka probleme, ajo qe e pëson me shume ne rastet e
përdorimit te shtuar te alkoolit, është pikërisht lëkura. 3. Vera e bardhe. Dëmton zmaltin e dhëmbëve. 4. Mish i pjekur shume. Pjesa qe është pjekur me shume është
përmirësim i dukshëm i kockave, shtim dendësie tek kockat dhe pakësim dhimbjesh reumatike, madje edhe rritje e indit lidhor fleksibël, që gjendet tek kyçet dhe kockat, pas p ë rdor i m it të lëvozhgës së vezës. Ja si ta përdorni: i marrim
lëvozhgat, i shpëlajmë dhe i vendosim të thahen në diell ose në furrë në temperature të ulët. Më pas i bluajmë me një grirëse elektrike. Mund të konsumojmë çdo ditë 3/4 ose 1 lugë çaji, e cila është e barabartë me 800 mg kalcium. Pluhuri i lëvozhgës së vezëve mund të përdoret edhe për të pergatitur pastë dhëmbësh. Disa studiues kanadezë, kanë vërtetuar se njerëzit që përdorin lëvozhgën e vezës për larjen e dhëmbëve, kanë dhëmbë më të fortë, më të bardhë dhe smalt më të shëndetshëm.
përgjegjëse për dëmtimin e kolagjenit te lëkurës.
10. Pijet energjetike. Për shkak te acideve qe ndodhen me tepri ne këto lloj pijesh, edhe këto dëmtojnë gjithashtu smaltin e dhëmbëve.
5. Ushqimet e kripura. Këto lloj ushqimesh çojnë ne mbajtjen e ujit ne inde. 6. Mishrat e përpunuara. Konservantët e përdorura për këtë qellim janë përgjegjëse gjithashtu për formimin e rrudhave. 7. Ushqimet pikante. Rendon dermatozën dhe zmadhon njollat ne lëkurë. 8. Mishi i kuq. Yndyrat e tij aktivizojnë radikalet e lira duke dëmtuar lëkurën. 9. Agrumet. Dihet qe te gjitha këto produkte dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.
11. Kafeina. Për shkak te aftësive diuretike, edhe kafeina çon ne dehidratim te lëkurës. 12. Yndyrat e ngopura. Dëmtojnë lëkurën dhe e bëjnë atë te prekshme ndaj rrezeve ultra violete. 13. Kafja. Veç efekteve që lidhen me kafeinën dhe dehidratimin e lëkurës, acidet e ndodhura ne kafe dëmtojnë gjithashtu smatin e dhëmbëve. 14. Çaji i Zi. Ky për shkak te taninës, dëmton dhëmbët
Përbërësit: 1 ¾ filxhanë me miell. ½ lugë caji, kripë 1 lugë caji sodë e bukës ½ e filxhanit, gjalpë i butë ½ e filxhanit, sheqer i bardhë ½ e filxhanit, gjalpë kikirikësh ½ e filxhanit sheqer i kaftë. 1 vezë e tundun 1 lugë caji ekstrakt vanile. 2 lugë supe qumësht 40 cokollada me gjalpë kikirikësh minjatura
Përgatitja: Paraprakisht të nxehet furra në 375 gradë. Shoshiti së bashku, miellin , kripën dhe sodën e bukës; mënjanoi. Përziji së bashku, gjalpin, sheqerin, gjalpin e kikirikëve dhe sheqerin e kaftë deri sa të zbutet. Të tunden brenda, veza, vanilia dhe qumështi. Shtoje edhe masën e bërë nga mielli dhe përziji mirë. Formësoji në 40 topa dhe vendose secilën në tepsin me forma për mafinsa. Pjeki në 375 gradë për rreth 8 minuta/ largoje tepsinë nga furra dhe shpejt cokolladat në secilin top. Të ftohen dhe me kujdes të largohen nga tepsia.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Letra Redaksisë Djali im sivjet do të filloj të shkoi ne klasë të parë dhe si ç’do prind edhe unë jam i brengosur për sigurinë e djalit tim në shkollë. Kërkoj nga Policia e Kosovës, që të vazhdojnë patrullimet e shpeshta nëpër qytet dhe afër objektive shkollore. Gjithashtu i beje apel institucioneve komunale, që të bëjnë shenjëzimin e rrugëve në mënyrë që fëmijët të lëvizin lirshëm neper vendkalimet e këmbësoreve. Farushi Jam shumë e brengosur dhe e shqetësuar se si t’ia bëjë për vajzën time e cila tash fillon gjimnazin në klasën e djetë. Uniforma e kësaj shkolle kushton më shumë se 40 euro dhe me kushtet që familja ime ka nuk mundet ndoshta edhe ti dal ballë këtij shpenzimi që realisht do të duhej të kishtë një shumë normale. Shuma që shkolla ka ofruar për nxënësit është shqetësuse për prindërit dhe kujdestarët e atyre fëmijëve që janë pjesë e gjimnazit. Zgjidhja e këtij problemmi duhët të vijë sa më shpejt sepse hallet e dertet tona ditë e më shumë po vijnë e po shtohen.
Gana
Zakonisht preferoj që të dielave të dal me familje me bicikleta por duke e marrë parasysh që nuk kemi shteg të posacem per biciklista ateherë dhe deshira ime per me ishiju bukurit që ka ven di yne po me shuhet nga frika. Ndonese ne te rriturit jemi te kujdesshem gjat ngasjes se bicikletes nuk do te thotë që personat më të rinj në mosh janë. Andaj I lus të gjithë vozitesit e makinave të jenë më të kujdesshem derisa qyteti jonë të bëhet me shteg të posacem per biciklista! Vjosa Unë nuk do të ankohem kësaj here. Jam lexuese e rregullt e gazetës suaj dhe më pëlqen këndi që keni ndarë për qytetarë. E kam vrejt që cigaret kanë filluar të ndalen nëpër hapësira publike. Në kafiteri më duket qytetarët kanë kujdes dhe nuk i dhezin vend e pavend. As tymi që më ka penguar, nuk më pengon më. Gjithmonë e vrej se më nuk kam problem të qëndroj në hapsira të mbyllura. Më vjen mirë që një herë në jetë për diçka u mbushëm mend ! Blerta
Personalisht e du shumë sportin, por fatkeqsisht nuk po kemi vende të mjaftueshme ku mundemi me u mar me sport.
Unë jam tifoze e flaktë e futbollit dhe ndeshjet e ligave më të forta evropiane gati se gjithmonë i përcjelli me
SHPALLJE Jap objektin lokal afarist me qera me 800m2. Objekti posedon nxemje qëndrore dhe lejen e ndërtimit. Lokali gjendet te PARKU I QYTETIT, Gjilan. Çmimi sipas marrveshjes. Për informata mund të kontaktoni në 044/049 211 333. Shes 35 ari troje në lagjen Dheu i Bardhë, konkretisht afër rrugës qarkore. Trojet kanë infrastrukturën përcjellëse ujësjellës, kanalizim dhe rrymë, gjithashtu edhe rrugë që i mundësojnë lidhje trojeve me rrugën qarkore. Çmimi sipas marrëveshjes. Për informata mund të lajmëroheni në 044 105 526. Kërkoj lokal me qera, mundësisht të jetë jo shumë larg qendrës që qytetit (të preferushme lagjet Kamniku, Baleci). Lokali të jetë jo më i madh se 65 merta katrorë. Të gjithë të interesuarit të paraqiten në numrin e telefonit 045 626 478. Shes shtëpinë me 178 metra katrorë. Shtëpia ka 3 dhoma gjumi, dhomën e pritjes, kuzhinën, dy banjo, dy ballkona, oborr me 4 ari. Shëpia është e mobiluar dhe është e lidhur në ujësjellës, gjithashu ka edhe pusin. Shtëpia gjendet në rrugën “Mumin Beqiri”. Çmimi është Iinegociushëm. Të interesuarit të lajmërohen në 045 681 382. Shes 9 ari truall i cili posedon infrastrukturën percjellëse të kanalizimit, ujit dhe energjisë elektrike. Trualli gjendet në rrugën e Livoqit të Epërm. Çmimi mund të bëhët sipas marrëveshjes. Për informata mund të kontaktoni në 044 576 693.
Për publikimin e shpalljeve dhe reklamave në gazetën Sheshi, na kontaktoni në marketing@sheshionline.com ose në numrin e telefonit 049 560 194.
vëmendje sepse më dhurojnë emocion të pafund. Gjithmonë kam pasur dëshirë me i përcjell edhe ndeshjet e futbollit te Kosovës, por për arsye të sharjeve dhe ofendimeve të mëdha të disa tifozëve të cilët nuk ia duan te mirën futbollit kam qenë detyruar që të mos i ndjek ndeshjet nëpër stadiumet tona. Andaj i bëjë apel të dyja tifo grupeve tona që mos të ofendojnë
Rina Kam tre fëmijë dhe të gjithë janë në moshë të përafërt dëshira e tyre është që tërë ditën ta kalojnë në ndonjë park dhe të luajnë me fëmijët e tjerë por, ne jetojmë në lagjen “Dheu i Bardh”, dhe kemi mungesë të një parku ku fëmijët do të mund të kalonin kohën duke lozur. Pothuajse ç’do ditë fëmijët e mijë dhe të lagjes time por rrezikohen nga veturat e shumta qe e kanë vërshuar qytetin e Gjilanit. E lusë Kryetarin e Komunës se Gjilanit, Lutfi Hazirin, qe te investoj edhe ne lagjen tonë dhe mos të bëjë dallime. Agimi Mungesa e WC-ve, publike në qytetin tonë është njëra nga nevojat më të mëdha që kanë qytetarët e Gjilanit. Të gjithë qytetarët e Gjilanit po detyrohen që nga mungesa e WC-ve,
publike nevojat e tyre personale ti kryejnë nëpër lokalet më të afërta. Këto institucione pothuajse nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim dhe jam shumë i zhgënjyer deri më tani. Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për politikan të cilët punojnë dhe angazhohen për të mirën e qytetarëve të Gjilanit të cilët dëshirojnë të shohin reforma sepse tek e fundit ne kontribuojmë me taksa për të parë qytetin më të zhvilluar dhe rregulluar. Xhema E dijmë që ekonomikisht nuk I kemi punët mire ama po më duket diqka shumë shqetësuse kur nëpër cdo rrugë po shofim raste mjeruese dhe tejet skamnore. A ka kush që mundet me I hjek prej atyre rrugicave, a ka pikë humaniteti?? T’u fillu prej moshave më të vjetra, tëcilët tash ish dasht me pas nji pleqëri të rehatshme, ata dalin dhe kërkojnë lëmoshë e deri te të miturit nga 6-7 vjec të cilit duhet me qenë t’u mësu si të gjithë moshatarët e tyre.Un po ndjehem tmerrësisht keq kur e mendoj se në vend të atij personi të vjetër apo atij fëmije, kish mujt me qenë baba apo fëmija jem. Të paktën vetëm një strehim do të ishte mire t’ua siguronte Komuna. Shpendi Gjilanit i ka humbur imazhi kuluror.
23
Asnjë aktivitet kulturor dhe as teatri e kinemaja nuk funksionojnë. Ne kemi shumë, piktorë, aktorë, këngëtarë dhe nuk i shfrytëzojmë. Ata ose bredhin rrugëve, ose punojnë kamarier ose më e keqja largohen nga qyteti në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim. Cfarë mjerimi, në çfarë gjendje jemi ardh. As artistët e diplomuar nuk kanë zgjidhje, e çfarë të bëjnë njerëzit e thjesht. E them për artistët, sepse kemi edhe juristë, ekonomistë, psikologë etj, që sorollaten rrugëve. Kërkohet punë, punë dhe vetëm punë. Nuk është që nuk kemi talent, nuk është që nuk kemi dëshirë, por problemi është që asgjë nuk po funksionon. Nuk ka as vende për argëtim, fëmijët dhe të rinjtë mund ta shohin një shfaqje teatrale në vend se të kalojnë kohë të gjatë në kafiteri. Pastaj ankohemi për dukuri të kqija në shoqëri, por nga t'ia mbajnë të gjorët. Gjithë ditën në rrugë nuk rrihet. Jemi bërë për keqardhje, nuk e di se ku do përfundojmë, por jemi shndërruar në një fabrikë huliganësh, narkotikësh, dembelësh. Në vend që të sjellim vlera për qytetin 'prodhojm antivlera'. MJERIM Refiki
29 gusht - 11 shtator
24
sheshi
Opinion Në kujtim të Jimmy-t… shkronjave, por nëse lufta nuk ju ka prekur në ndjenjën tuaj njerëzore të dashurisë për shokun, shoqen, vëllaun, motrën apo prindërit, sigurisht se s’keni për t’a kuptuar asnjëherë sa e rëndë është! Unë po ju drejtohem juve me këto fjalë, por këto vlenin edhe për mua deri në momentin kur fillova të numëroj shokët e humbur në luftë!
bisedoja me Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë, nëse mund të siguronin ardhjen e tij. Unë bisedova me UÇS-në dhe u kuptuam që nëse Jimmy do të thërriste ata, do ta mbështesnin për të hyrë brenda.
Nga: Vedat Xhymshiti
Në muajin mars të vitit 2011, unë duhej të tërhiqesha nga raportimi i vendeve të përfshira në kryengritje paqësore dhe të armatosura në Lindjen e Mesme gjatë Pranverës Arabe. Në këtë muaj Xhimi kishte shkuar në Libi për të raportuar. Në prill ai së bashku me Clare Morgana Gillis, Manu Brabo, të dy këta kolegë dhe shokë për mua si dhe fotoreporterin jugo-afrikan Anton Harmmel, ishin kapur në një pritë nga forcat besnike të kolonelit libian Muhammer Gaddaf. Harmmel ishte vrarë, ndërkohë që James, Clare dhe Manu kishin shpëtuar për t’u liruar pas gjashtë javëve të mbajtur peng. Unë isha i përfshirë në një fushatë për lirimin e tyre, por ç’mund të bënim më shumë pos të shkruanim letra qeverive të ndryshme, për të kërkuar nga ata një ndërhyrje dhe t’i mirëmbanim kontaktet dhe natyrën e komunikimit me individët e ndryshëm në Libi. Në fund të vitit 2011, kisha vendosur të lëvizja drejt Sirisë, ndërsa Jimmy po më thoshte se “duhet të jesh çmendur, nuk është edhe aq lehtë andej, sigurohu mirë me kënd po shkon!”. Dihej që ishte ashtu, sidomos pas vrasjes së korrespondentes së ‘Sunday Times’ Marie Colvin, dhe fotoreporterit francez Remi Ochlik, por unë kisha ndarë mendjen, madje ia thoja Jimmy-t se sapo të ndërtoja kontaktet e qëndrueshme, unë atje do t’i ndaja kontaktet për të krijuar mundësinë që të vinte dhe ai. Unë kisha hyrë ilegalisht në maj të vitit 2012 dhe nuk mund të prisja më arsyetimet banale të ambasadës siriane në Beograd dhe më 20 Maj 2012, kisha hyrë brenda territorit të trazuar verior sirian, të përfshirë pjesërisht në kryengritje të armatosur dhe në demonstrata të përditshme nga studentët në Aleppo. Sapo kisha hyrë, ia kisha thënë Jimmy-t: “Hey I am in, it was hard but made it through, do you want to join?” Ai ma kthen përgjigjen: “Duhet të pres edhe pak, dhe shkruhemi.” Në muajin qershor ai më kishte kërkuar t’i ndaja kontaktet dhe të
Por, Jimmy kishte ri-konsideruar pikën kufitare të Sirisë me Turqinë dhe kishte vendosur të hynte nga Libani, gjë që e kishte bërë me kryengritësit sirianë, për çfarë ai më informoi në fillim të qershorit për këtë dhe u thamë se do të takohemi diku në fushëbetejë, ose atje ku njerëzit kanë nevojë për dëshmitarë, për t’i dokumentuar vuajtjet e tyre. Në fillim korriku u gjetëm bashkë në një fushë sporti në periferi të qytezës Marea, aty po flenim në fusha të hapura, ishte krejtësisht larg fshatit dhe shpresonim se nuk do të mund të ishim shënjestër e forcave ajrore, pastaj kishte edhe gojëdhëna nga banorët se mund të kishte ndërhyrje tokësore gjatë natës, e Ushtria Çlirimtare që përbëhej nga mësuesit, studentët, furrtarët e këpuctarët sirianë, nuk besonim se do të mund t’i bënin ballë ndonjë aksioni të tillë, thjesht donim të ishim të kujdesshëm. Ne shkonim përditë në zona të ndryshme ku dëgjonim për luftime, interesimi ynë ishte kryesisht në pikat e nxehta, fshatra e qyteza te vogla ku kishte banorë shumë, dhe duhej të dokumentonim jetët dhe vuajtjet e civilëve të vrarë e të plagosur. Ishim bërë shumë gazetarë në një vend (Marea, Aleppo—Syria) dhe dikush duhej të ndahej për ta bërë të mundur mbulimin mediatik të luftës në tërësi, aq sa mundeshim dhe na krijohej hapësira e lirisë së lëvizjes, të gjithë ishim të pavarur, dhe të gjithë po raportonim për media të ndryshme por me lajme dhe pamje të njëjta, prandaj, vlerësuam se ndarja duhej bërë. Në fund korriku Jimmy vendosi të largohej, ai së bashku me kolegen tjetër Nicole Tung u larguan në drejtim të Deir ez-Zur, rreth 350/km në lindje të Sirisë. E dinim që zona ku Jimmy kishte vendosur të hynte nuk ishte dhe e lehtë, flitej për militantë shovenistë të mbërthyer prapa kuintave të fesë islame, por megjithatë ende sikur e kishim nënvlerësuar rrezikun. Atë ditë pushuam, dikush nga ne po largohej, prandaj duhej të ishim bashkë për një ditë. Në mëngjesin e 14 korrikut, ata shkuan pak pas lindjes së diellit. Mbrapa ngelëm unë, C. Stormer, B. Szlanko dhe më vonë u bashkua edhe James Harkin nga ‘VanityFair’, por ai shpejt u largua, duke dalur me një botim në muajin maj të këtij viti të titulluar: ‘Të Avulluar në Siri’. Nuk ishim dëgjuar më me Jimmyn, unë në muajin gusht isha tërhequr për t’u kthyer në Tetor, ku ndodhi të isha rrëmbyer nga grupe të interesit të lidhur me Sauditët, për t’u liruar më pas falë ndërhyrjes së forcave
Duke iu referuar rrethanave në të cilat Jimmy është vrarë, e kuptojmë se ndoshta trupin e tij të pajetë nuk mund ta shohim më! Se Jimmy është diku atje gjithnjë, zërat do të na thërrasin pas nesh diku në betejat e fshehta! E, kusarët shovenistë të fshehur prapa fesë Islame do të mund t’i vrasin trupat tanë, por të vërtetën për përfshirjen e tyre në krime kundër njerëzimit nuk do të mund ta fshehin asnjëherë. Jimmy dhe të gjithë kolegët e tjerë gazetarë do të rrojnë në historinë njerëzore, në piedestal të respektit, e shovenistët nuk do të kenë vend asnjëherë në faqet e bardha të historisë tonë të zezë! Ne do të jemi gjithnjë atje, për t’ju dhënë zë, atyre që nuk kanë, për të qenë dshmitarë dhe për të vënë në dukje gënjeshtrat tuaja të mbuluara me një maskë të keqe. Ne do të jemi gjithnjë aty për të raportuar! kryengritëse siriane. Fundi i qershorit ishte muaji që kur Siria kishte marrë të zezën, luftëtarë të huaj po hynin me shumicë andej, dhe ata pak që kishin qenë në fillim përkrah forcave kryengritëse siriane, filluan të kalojnë në krahun e kryengritësve me orientime fetare të quajtur ‘Jabhat Al-Nusra’ (Shqip: Fronti Çlirimtar). Jimmy ishte rrëmbyer në nëntor të vitit 2012 dhe askush nuk e dinte se ku dhe si u rrëmbye! Pas shumë kërkimeve e kuptuam se ai ishte rrëmbyer nga një grup militant islamik, por nuk dihej se kush ishin ata në të vërtetë. Në fushatën për lirimin e tij u përfshimë të gjithë, familjarë, shokë e kolegë për 635 ditë me rradhë. ‘Free James Foley’ (Shqip: Lirojeni James Foley) thërrisnim ne! Nëna dhe babai i Jimmy-t po bënin çmos për të kërkuar mbështetje nga qeveria amerikane dhe asgjë nuk u bë në këtë drejtim. Për habinë e pabesueshme telepatike, pas 635 ditëve, Jimmy më ishte shfaqur në një ëndërr, teksa po fshiheshim nga një fluturake ushtarake diku në një zonë të panjohur të luftës. Ai po mbante veshur një helmetë dhe nje antiplumb ngjyrë portokalli, dhe po i thoja pse nuk i ke blerë me ngjyrë kamuflazhi Jimm, por ai nuk fliste. Një fluturake e vërtetë ishte duke fluturuar mbi lagjen time, e cila më nxorri gjumin, nuk ndihesha mirë aspak, dhe sapo kisha hyrë në internet, pashë perlat e zeza në profilin e Clare dhe Manu’s, të dy këta shokë të luftës. Hyra në profilin e faqes ‘Free
James Foley’, pashë porosinë e Nënës së Jimmy-t. Pastaj pashë një raport të botuar në REUTERS, aty pashë Jimmyn e vërtetë me veshje portokalli! Nuk me kujtonte diçka të mirë ajo ngjyrë. Titulli thoshte se gazetari amerikan ishte ekzekutuar nga militantët islamikë. Ne e shohim luftën përditë në televizione, të shkruar në gazeta përmes
Lufta në Siri filloi si një protestë paqësore kundër presidentit të Sirisë, Bashar al- Assad, por u shndërrua në një luftë civile që deri më tash u kushtoi me jetë më shumë se 100,000 njerëzve ku përafërsisht 180 prej tyre ishin gazetar të cilët u masakruan dhe u vranë si mos të ishin njerëz. Lajmi i fundit që u dha për masakrën që i ishte bërë gazetarit amerikan, James FOLEY, nuk është jami i vetëm i vrasjeve barbare. Gazetarët vazhdojnë të jenë të rrezikuar dhe pa mbrojtje. Foley ishtë rrëmbyer në nëntor të 2012 dhe askush nuk dinte asgjë rreth fatit të tij. Përpjekje të shumta ishin bërë për të informuar qeverinë amerikane për fatin e Foley-t, por nuk kishin sukses. Vrasja e Foley-t edhe njëherë vë në dukje rrezikun me të cilin gazetarët që raportojnë nga zonat e luftës, por edhe
Vedat Xhymshiti, është gazetar i pavarur. Ai ka raportuar nga Republika Arabe e Sirisë për gjashtë muajt e vitit 2012 për magazinën Gjermane ‘Der Spiegel’. Puna e tij nga territoret e përfshira në kryengritje të armatosura është botuar edhe në amerikanet ‘The Neë York Times, ‘Time Magazine, si dhe francezet ‘Paris Match, AFP etj.
të tjerë, përballen në përpjekjet e tyre për raportim. Në anën tjetër, lajmet që marrim çdo ditë nga po ata gazetarë, vënë në dukje nevojën për prezencën e tyre atje, për t’i dhënë botës lajme të cilat sensibilizojnë njerëzit për ndodhitë e përgjakshme, me shpresë që humaniteti i tyre të ndikojë që ato të ndërpriten. Vetëm dy vitet e fundit, në zonat ku ka pasur luftë, është raportuar të jenë vrarë mbi 170 gazetarë. Vedat Xhymshiti, gazetar dhe fotoreporter i njohur nga Gjilani, i cili edhe vetë ka raportuar nga zonat e luftës, përfshirë Sirinë, ka shkruar një shkrim përkujtimor për James Foley-n. Xhymshiti ka qenë shok i gazetarit të vrarë dhe në Siri kanë qenë bashkë.
Shkrimet në këtë faqe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë. Të interesuarit mund të dërgojnë shkrimet e tyre në adresën redaksia@sheshionline.com. Shkrimet nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia mban të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe vendimin për t’i botuar ose jo.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
25
Opinion Çka më pëlqen dhe cka nuk më pëlqen në Kosovë
Nga: Bob Symons
Mua më pëlqen Gjilani. Jam kënaqur këtu gjatë kohës sa kam shërbyer në UNMIK dhe pasi e lashë misionin e UNit e bleva një shtëpi këtu dhe, së bashku me kolegun tim të atëhershëm, Sefedin Musliun, e hapa një biznes të vogël. Njerëzit shpesh më pyesin se pse më pëlqen këtu dhe pse kam blerë shtëpi këtu kur farë lehtë mund të kasha shkuar në Itali, Francë apo Spanjë. Pyetjet e tyre më nxitën që të bëj një përmbledhje të gjëave që më pëlqejnë dhe atyre që nuk më pëlqejnë në këtë vend dhe tek njerëzit këtu. Ju mund të pajtoheni ose jo. Shpresoj të mos fyheni. Atë çka po e them këtu po e them me zemër të hapur dhe ju mund të mendoni çfarë të doni për ndërkombëtarët!
Ja disa gjëra që më pëlqejnë: Njerëzit në Gjilan janë njerëzit më mikpritës, më të shoqërueshëm në të
cilët kam hasur gjatë udhëtimeve të mia. Ata janë shumë më të shoqërueshëm se bashkëvendasit e mi anglezë të cilët mund të jenë shumë të rezervuar dhe indiferentë deri kur arrini të njiheni mirë me ta. Njerëzit në Kosovë përherë ju shtrengojnë dorën dhe ju pyesin si jeni dhe si e keni familjen. Në shumicën e rasteve ju ftojnë për kafe.
Është e mirë mënyra se si njerëzit bëjnë biznes duke pirë kafe ose ngrënë ushqim. Është një mënyrë e këndshme për të bërë biznes. Disavantazhi i kësaj është se për ta bërë këtë punë në kafë harxhon gjysmë ore kohë, ndërsa në zyrë e njëjta punë do të të merrte jo më shumë se dy minuta.
Njerëzit janë të gëzuar përkundër vështirësive që kanë. Ata janë natyre e qelur, qeshin dhe bëjnë shaka. Njerëzit I respektojnë shumë më të vjetrit dhe personat në pushtet si dhe ata në pozita më të larta. Kjo është shumë më evidente se në Angli. Vërehet menjëherë se në Kosovë njerëzit ngrihen në këmbë kur dikush hyn në dhomë dhe e përshëndesin atë. Bile edhe zonjat e bëjnë këtë. Në Angli kjo nuk ndodh edhe aq shpesh. Një anglez i edukuar mirë ngritet në këmbë kur në dhomë hyn një zonjë, por, përndryshe ata thonë vetëm “tungjatjeta”. Ata nuk ngriten në këmvë dhe nuk ta japin dorën.
Më pëlqejnë çmimet e shtëpive. Shtëpia ime në Kosovë kushton sa një e treta e shumës që do të duhej të paguaja për një pronë të ngjashme në Angli.
Njerëzit në Kosovë e duan familjen dhe fëmijët. Ata janë aq miqësorë me fëmijët, i përshëndesin dhe bisedojnë me ta. Fëmijët janë të mirëpritur në kafe dhe ristorante të cilat kanë hapësira enkas për ta, ndërkohë që në Angli njerëzit presin që fëmijët t’i shohin por jo edhe t’ua dëgjojnë zërin, dhe në të shumtën e rasteve nuk i mirëpresin në restorant.
Dhe disa gjëra të tjera që nuk më pëlqejnë edhe aq shumë:
Në një masë shumë të madhe njerëzit këtu janë shumë të sinqertë për gjëra sikur për shembull kusuri që ta japing në shitore. Gjithashtu, mund të leni paratë ose gjëra të tjera tuajat në tavolinë dhe ato nuk do të vidhen dhe njerëzit nuk do të mendojnë t’ua falsifikojnë dokumentet.
Më pëlqen cilësia e restoranteve në Kosovë. Ata zakonisht janë të haur gjatë gjithë ditës dhe deri vonë natën dhe cilësia që merr kundrejt çmimit që paguan është shumë më e mirë se në Angli. Shumica e restoranteve atje (përveq kafeve si McDonalds) janë të hapura për kohë të caktuar dhe është normale që duhet të rezervosh vendin përpara se të shkoni.
Ndonëse situate është përmirësuar dukshëm brenda 15 viteve sa kam qenë këtu, vendi ende është i ndyrë dhe rrugët janë të mbushura me mbeturina, qese të plastikës dhe të gjitha llojet e tjera të bërllogut. Më irriton shumë fakti që njerëzit thjesht e hedhin bërllogun ose cigaret e tyre në tokë, ose e gjuajnë atë nga makina, pa u menduar fare. Njerëzit që pështyjnë në rrugë. Korrupcioni i cili gjendet në secilin hap. Nëse nuk është korrupcion direkt, atëherë është indirekt. Për
shembull, është vështirë të gjesh një punë ose të fitosh një kontratë, përveq nëse ke një të afërm, njeh një shok ose një anëtar të së njëjtës parti politike. Pirja e duhanit. Edhe pse është shumë më mirë se 15 vjet më parë, ka ende njerëz që pijnë duhan në kafene dhe ristorante. Një ditë një zonjë e ndezi cigaren dhe kamarieri, në vend se t’i thoshte se është e ndaluar, ia solli një tabëll. Paratë. Kjo është e tmerrshme. Njerëzit vijnë tek unë dhe dëshpërimisht kërkojnë t’ua huazoj disa qindar euro për të zgjidhur një problem, me premtimin se do të m’i kthejnë paratë sapo t’u aprovohet kredia apo në ndonjë mënyrë tjetër. Nuk është e nevojshme ta them se nuk i kthejnë paratë. Ata nuk bëjnë asgjë për këtë përveq nëse shkoj tek ta dhe ata më thonë gjëra aq qesharake si “meqenëse nuk m’i kërkove, mendova se nuk të duhen”, ose “nuk munda të t’i kthej paratë sepse mu desh të shkoja me familjen në pushim”. Problemi është se kjo më shtyn që të mos i jap më para dikujt që has në vështirësi. Saktësia dhe besueshmëria. Kjo është në nivel shumë të ulët. Njerëzit kanë qasje aq të shkujdesur ndaj jetës sa thjesht as nuk lodhen që të vijnë me kohë në takim. Kjo I dëmton të gjithë dhe është shumë joefikase. Së fundmi kam dëgjuar storien për një kryetar komune i cili rr me stafin e tij duke pirë kafe në vend që t’i kryejë detyrat e tij, dhe nëse ndonjërit nga stafi i tij i vjen ndonjë ide e çmendur si “le të shkojmë në Tiranë për drekë”, ata të gjithë hyjnë në makinat zyrtare dhe shkojnë për drekë përkundër takimeve ose obligimeve që kanë në zyrë. Dhe, një kryetar tjetër, komuna e të cilit është gati të
marrë një grant të madh nga Qeveria Zvicerane, i cili, në kohën kur duhej të nënshkruhej Memorandumi i Mirëkuptimit, nuk po gjendej askund, bile as që I përgjigjej telefonit. Nëse Kosova do të jetë konkuruese në tregjet ndërkombëtare, njerëzit duhet të jenë më të besueshëm dhe më të saktë. E njëjta vlen për tregtarët. Merreni vesh me ta që të vijnë dhe ta kryjnë punën në një ditë të caktuar në orën e caktuar. Ju prisni dhe ata nuk vijnë fare. Meqenëse po flasim për tregtarët, është e çuditshme për mua se si, edhe atëherë kur vijnë për të kryer një punë, ata kërkojnë mjetet tua, shkallën, litarin ose çkado tjetër, pasi që nuk i kanë të vetat. Gjithashtu, çmimi që të japin mund të jetë konfuz. Ju supozoni se çmimi është për punën që do ta kryejë ai, por duhet të jeni shumë i kujdesshëm sepse është vetëm çmimi për punën e dorës. Ndërsa, duhet të paguash vetë për materialet kur shkoni bashkë me tregtarin për t’i blerë ato. Makinat. Vozitja në Kosovë është shumë e keqe por as francezët dhe italianët nuk janë më të mirë. Qesharake është se si disa njerëz, vendorë ose nga Gjermania e Zvicra, insistojnë që të kenë makinat më të mëdha dhe më luksoze të imagjinushme, duke menduar që njerëzit do të impresionohen me dëshirën e tyre për të treguar pasurinë. Sjellja e këmbësurëve shpesh demonstron një qasje “fshatareske” në trafik. Njerëzit shikojnë nëse është duke ardhur ndonjë makinë dhe e kalojnë rrugën bash përpara saj. Ata sillen nëpër rrugë sikur rruga të ishte pronë e tyre. Gjithmonë presin që vozitësi të ndalet kur ata kalojnë. Këta njerëz nuk do të mbeteshin gjallë as për një sekond sikur të silleshin ashtu në Angli.
Cilësia e arsimit në Kosovë
Nga: Liridon Mehmeti
Derisa në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka kapur në dorë drejtimin e arsimit shqiptar dhe po mundohet të arrijë nivelet evropiane, kjo nuk mund të thuhet edhe për Kosovën. Gjendja e procesit edukativo-arsimor në Kosovë në të gjitha nivelet lë shumë për të dëshiruar. Kjo mund të vërehet lehtë nëse diskutojmë me të rinjtë që janë pjesë e drejtëpërdrejtë e këtij procesi. Që të kemi cilësi në arsim,të krahasueshme me vendet perëndimore, duhet ngritur vëmendjen e gjithë shoqërisë e sidomos institucioneve kompetente si MASHT-i dhe DKA-të në disa pika kyçe si: Mjedisi mësimor i cili përfshin përshtatjen e objekteve, materialeve dhe përkrahjes brenda shkollës, çështjet e sigurisë, përfshirë nivelin e dhunës që përjetohet brenda shkollës apo rreth saj dhe vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë. Pastërtia dhe mirëmbajtja e shkollës: Problemi kryesor janë tualetet e tejshfrytëzuara për shkak të mungesës
së hapësirave për aktivitete sociale për të rinjtë brenda shkollës. Madhësina e klasës: kjo ndikon drejtpërdrejtë në uljen e cilësisë së arsimit në vendin tonë sepse numri i madh i nxënësve në klasë ia pamundëson mësimdhënësit që t’u kushtojë vëmendje të gjithëve. Hapësira për mësim joformal dhe hapësira sportive: Të rinjtë janë të interesuar për më shumë mundësi sportive, përfshirë fushëlojat dhe së paku një pishinë noti, orë për komunikim dhe art, klube dhe aktivitete, etj. Arsimi joformal është shumë i rëndësishëm sepse iu mundëson nxënësve të zënë njohuri të reja rreth temave të cilat nuk janë pjesë e kurrikulumit. Përdorimi i duhanit, drogës dhe dhuna në shkolla: Fuqizimi i rregullave për ndalimin e përdorimit të substancave narkotike domosdo duhet bërë, sepse çdo ditë shtohet numri i nxënëse konsumatorë të tyre. Fakt trishtues është konsumimi i drogave, prandaj duhet krijuar strategjitë që të parandalohet
kjo dukuri në rritje. E ndoshta pika më e rëndësishme për ngritjen e cilësisë në arsimin kosovar është kualifikimi i mësimdhënësve. Mënyra e kyçjes së tyre në mësimdhënie duhet të jetë puna parësore e prokurorisë. Nëpër shkollat tona punojnë mësimdhënës të cilët kanë përgaditje profesionale krejtësisht të ndryshme me lëndët që ligjërojnë, prandaj kemi këso raste: Mësimdhënësi i matematikës nuk di të zgjidhë logaritma nga më të thjeshtat. Mësimdhënësi i fizikës nuk di të dallojë masën dhe peshën. Mësimdhënësi i kimisë i noton nxënësit me nota të larta për arsye se kanë vizatuar mirë sistemin periodik të elementeve kimike. Mësimdhënësi i biologjisë nuk përdor kurrë as gjethe në orët mësimore. Mësimdhënësi i gjuhës shqipe përdor fjalë turke dhe serbe e gjuhën standarde e lë në harresë.
Mësimdhënësi i gjuhës angleze nuk di të prezantohet në gjuhën angleze. Mësimdhënësi i informatikës nuk di çka është kompjuteri. Mësimdhënësi i muzikës nuk di cilat janë notat muzikore. Mësimdhënësi i artit figurativ është ekonomist. Mësimdhënësi i historisë nuk mund ta sqarojë çka është komunizmi. Mësimdhënësi i gjeografisë më shumë flet për sistemin e tretjes sesa për sistemin diellor. Mësimdhënësi i Edukatës Fizike takohet me nxënës vetëm në orën e fundit të gjysmëvjetorit. Gjenerata të shumta dëmtohen nga kjo neglizhencë e institucioneve kosovare dhe në këtë drejtim mbesim shumë mbrapa nga bashkëmoshatarët tanë të vendeve evropiane. Liridon Mehmeti ish-Kryetar i Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit "Kuvendi i Lezhës", Viti
Shkrimet në këtë faqe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë. Të interesuarit mund të dërgojnë shkrimet e tyre në adresën redaksia@sheshionline.com. Shkrimet nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia mban të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe vendimin për t’i botuar ose jo.
26
29 gusht - 11 shtator
sheshi
Enigmatikë
DETYRA LOGJIKE
SKANDI 1
UDHËZIME: Çifti i fjalëve me shkronja të mëdha kanë një lidhje kuptimplotë mes vete. Zgjedhni njërin nga çiftet e fjalëve nga pesë opcionet e ofruara, lidhja e të cilëve ndërmjet vete i ngjan më së shumti lidhjes së atij me shkronja të mëdha. MAXIMUM : MINIMUM
MISHNGRËNËS : MISH
a) b) c) d) e)
a) b) c) d) e)
pesimist : shovinist minimum : optimum më e mira : e mirë më së shumti : më së paku më dobët : më pak
mishngrënës : perime barngrënës : bimë vegjetarian : vitamina botanist : barishta fertilizim : bimë
DETYRA 1 Cila figurë e kompleton katrorin në të djathtë?
DETYRA 2 Cila figurë i përshtatet vendit të zbrazët ku gjendet pikëpyetja?
SUDOKU Çdo rresht vertical dhe horizontal dhe cdo bllok “3X3”, duhet të permbajë numrat prej 1-9. Secili numër është njëkohësisht pjesë e tri fushave të tilla dhe duhet të jetë për të tria.
Kuriozitet -Pema që këndon Një pemë interesante gjendet në Lancashire, Angli, e cila këndon sa herë qe era fryn mbi të. Në bazë të disa tubave të vendosur njëri pas tjetrit, rrymët që kalojnë në të, krijojnë disa tinguj unik!
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Enigmatikë
FJALËKRYQ FOL SHQIP Për çdo fjalë të kërkuar tek të dhënat,në skemë duhet të shkruhet sinonimi i zëvendësues sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe
HORIZONTALISHT 2.okupatori, 6.Buqet, 8.Beharor, 11.Front, 12.Gjyzlykë, 13.Vatani, 15.Kunatiteti, 16.Bazen, 17.Arbitroj, 19.Aksi.23.Aksenti, 24.Produktiviteti, 25.Haber, 27.Moment, 28.Kundërofensiva, 30.Dynja, 32.E vaditiur, 35.Kapriqo, 36.Medikolegale, 37.Ferment, 38.Legjendat, 39.Evitim VERTIKALISHT 1.Dekadat, 2.Anomalitë, 3.E distancuar, 4. E slekcionuar, 5.Baftë, 6.Presion,7.Gjeneratë, 9. Izoloj, 10.Novacioni, 12.Spaleta, 14.Nishani, 18.Insistimi, 20.Evident, 21.Akumuloj, 22.Prezentohem, 25.Adio, 26.Germë, 29. Asistoj, 31.Kontakti, 33.Farmak, 34.Korrenti
KAKURO Me numrat prej 1-9, plotësoni shumën e kërkuar tek të dhënat. Numri i njëjtë nuk përsëritet përgjatë një zgjedhjeje, po sikur tek sudoku. Zgjidhja për 4 asnjëherë nuk është 2/2, por 3/1 ose 1/3
Kuriozitet Këpurdhat magjike Ato ekzistojnë, dhe nëse i konsumoni rezultatet do jenë mbreslënëse! Menjëherë sapo i konsumoni ju shtojnë kreativitetin, ndihmojnë në normalizimin e presonit të gjakut dhe ndikojnë pozitivisht në të gjithë gjendjen tuaj shpirtërore!
SKANDI 2
27
29 gusht - 11 shtator
28
Argëtim
HOROSKOPI KINEZ Origina
Ngjashëm me 10 shenjat e qiellit dhe 12 degët e tyre tokësore, kafshët në horoskopin kinez gjithashtu u krijuan me qëllim të numërimit të viteve meqenëse sistemi i bazuar në kalendarin Gregorian i cili tashmë është i pranuar nga gjithë bota nuk ekzistonte ende. Zgjedhja dhe radhitja e kafshëve të cilat influenconë jetën e njerëzve është rrjedh nga Dinastia Han (202 p.e.s-220 e.s), dhe është bazuar në karakterin e secilës kafshë dhe mënyrën e jetesës. Njerëzit antikë kanë vënë re se brenda një viti ka 12 hënë të reja. Kështu që, origjina e këtij horoskopi lidhet me astronominë. Secila shënje kafshe zakonisht lidhet me një degë tokësore, kështu që vitet e kafshëve janë quajtur: viti i miut, i demit, tigrit, lepurit, dragoit, gjarpërit, kalit, deles, majmunit, gjelit, qenit dhe derrit. Për një kohë të gjatë ka ekzistuar një mardhënje e veçantë midis njerëzve dhe 12 kafshëve të horskopit. Besohet që vitet e përfaqësuara nga kafshët, prekin karakteret e njerëzve në të njëjtën mënyrë sikurse shenjat e horskopit të miratuara nga qytetërimi perëndimorë. Në horoskopin Kinez janë dymbedhjet shenja. Përkatesia tek shenjat, ndryshe nga horoskopi yjor, bëhet në varësi të vitit të lindjes:
Miu: 1900, 1912, 1924, 1936,
1948,1960,1972, 1984,1996,2008 Bualli: 1901, 1913,1925,1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009 Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010 Lepuri: 1903, 1915, 1927, 1939, 1951,1963, 1975, 1987, 1999, 2011 Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012 Gjarpëri: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977,1989, 2001, 2013 Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978,1990, 2002, 2014 Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979,1991, 2003, 2015 Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016 Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981,1993, 2005, 2017 Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018 Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
SHENJAT E HOROSKOPIT KINEZ Horoskopi Kinez bazohet në ciklin 12 mujor të vitit, secili vit në atë cikël është i lidhur me shenjën e një kafshe. Këto shenja janë: Miu, Bualli, Tigri, Lepri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Delja, Majmuni, Gjeli, Qeni, Derri. Karakteristikat e shenjës suaj mund t’i gjeni në vijim.
MIU
sheshi
Konsiderohet si një shenjë me shumë shpirt, zgjuarsi, vigjilencë, delikatesë, fleksibilitet dhe vitalitet. Pikët e forta: Njerëzit me këtë shenjë zakonisht janë shumë intelegjentë dhe të shëndetshem dhe punojnë shumë që të jenë të suksesshëm. Kanë dhunti për
pastërti dhe regull. Janë të zgjuar dhe të adhurueshëm, tërheqës dhe materialistë. Për nga natyra janë të kujdesshëm, kurreshtarë dhe kanë sens të fortë të gjykimit. Pikët e dobëta: Janë të turpshëm, kanë mungesë koncentrimi dhe stabiliteti. Kanë nevojë për kurajo, përgjegjësi dhe principe. Nuk duken autoritarë, dhe janë të paaftë të pretendojnë pozitë prijëse, lideri. Janë qëllimmirë por duken të pasjellshëm.
BUALLI
Bualli është shenjë me këto karakteristika: i thjeshtë, i sinqertë, këmbëngulës dhe i drejtëpërdrejtë. Pikët e forta: Janë të talentuar për të qenë lider me vullnet dhe kanë besim të fortë, janë të devotshëm për punë dhe kanë fuqi fuqi. Zakonisht janë të matur dhe tipa më të mbyllur. Respektojnë shumë traditat, familjën dhe punën. Pikët e dobëta: Janë të dobët në komunikim me të tjerët. Liderët në karrierën e tyre munden të mos I zbulojnë aftësitë e tyre tjera. Duken shumë të distancuar dhe të matur.
TIGRI
Konsiderohet i guximshëm, mizor, i dhunshëm. Këto janë simbolet e pushtetit dhe forcës. Pikët e forta: janë tolerantë, trima, të fortë dhe të respektueshëm. U pëlqejnë sfidat dhe shpejtësia dhe janë të mirë të shprehin veten. Në moshën e mesme mund të jenë të thyer, por dikur do të shijojnë një të ardhme me perspektivë. Shumica e femrave me shenjën e tigrit janë të zgjuara, besnike edhe të moralshme. Pikat e dobëta: Shpesh ju ndodh të kenë konflikte me mosha të reja dhe me persona autoritarë. Kanë vetëbesim të tepruar dhe janë tradhëtarë, gjë që ua bënë më të vështirë komunikimin e mirëfilltë dhe bashkëpunimin me të tjerët.
LEPURI
Qe një kohë të gjatë lepuri sipas kinezëve, ka paraqitur shpresën. Është miqësor dhe i dashur. Pikët e forta: Personat me këtë shenjë janë të butë, sensitivë, modestë, të sjellshëm, të mëshirshëm dhe kanë memorie shumë të fortë. Nervozohen lehtë dhe punojnë me shumë efikasitet dhe shpejt. Pikët e dobëta: Kanë mungesë të shkathtësive dhe shpesh herë humbin shuma të mëdha parash në ide që sjellin dështim në karrierën e tyre. Janë dashurues por jo të vendosur dhe janë shumë kokëfortë. Kanë mundësi të humbin shanse të mira për shkak të personalitetit shumë të rezervuar që kanë.
DRAGOI
Kjo shenjë gëzon një reputacion shumë
te mire në kulturën Kineze. Është shenjë e autoritetit, dinjitetit, respektit, suksesit, fatit dhe kapacitetit. Pikët e forta: Personat që kanë këtë shenjë janë shumë të gjallë. Intelektualë, energjikë dhe janë me temperament të nxehtë. Janë liderë të mirë dhe gjithmonë dëshirojnë të arrijnë perfekten. Kur përballen me ndonjë vështirësi nuk lejojnë që të dëshpërohen. E urrejnë hipokrizinë, thashethemet dhe të jenë të përdorur për interesat e të tjerëve. Pikët e dobëta: Dijnë të jenë shpesh herë arrogantë dhe të padurueshëm. Nuk ka mungesë romantizminë jetat e tyre por rrallë japin dashuri të vërtetë, prandaj edhe ata vetë nuk dëshpërohen asnjëherë nga dashuria.
GJARPRI
Në horoskopin Kinez, gjarpri radhitet menjëherë pas dragoit. Njihet si symbol i adhurimit shumë më pak se dragoi. Është mendjeprehtë, misterioz dhe mund të jetë edhe hakmarrës. Pikët e forta: Shpesh kanë temperament të mirë dhe aftësi të komunikimit edhe pse flasin pak. Posedojnë dhembshuri, moral dhe urtësi të madhe. Janë financiarisht të sigurt dhe nuk kanë nevojë të brengosen për para. I perceptojnë gjërat shumë lehtë. Pikët e dobëta: Janë xhelozë dhe dyshues. Duhet të jenë më të kujdesshëm se çfarë diskutojnë me të tjerët, sepse kjo pakujdesi u kushton me humbjen e shoqërisë dhe shanseve. Shpeshherë janë kokëfortë. Kanë shumë probleme në lidhje dhe martesë.
KALI
Është energjik, zemërmirë, i aftë dhe intelegjent. Pikët e forta: Personat e lindur në shenjën e kalit janë të mirë në komunikim dhe gjithmonë tentojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Janë të zgjuar, të mirë me të tjerët dhe dëshirojnë të kenë një karrierë me shumë aventurë. Ndonjëherë flasin shumë, janë shumë të lumtur, të talentuar por kokëfortë. I pëlqejnë argëtimet dhe turmat e mëdha. Janë të famshëm në shoqëri, aktiv në punë dhe nuk pranojnë dështimet. Pikët e dobëta: Nuk i pranojnë shumë kritikat ose sugjerimet e të tjerëve. Nga dështimet bëhen shumë persona pesimistë.
DELJA
Është njëra ndër shenjat më të pëlqyera nga të tjerët. Është i butë dhe i qetë. Pikët e forta: Kanë aftësi në fushën e artit dhe ndaj të bukurës në përgjithësi. Femrat qe i përkasin kësaj shenje janë të afta të kujdesen ndaj të tjerëve, por duhet ta shmangin pesimizmin dhe
Barcoleta hezitimin. Pikët e dobëta: Janë persona që brengosen shumë, të turpshëm, tejet të ndieshëm. Nuk kanë guximin ta shprehin dashurinë haptazi dhe zakonisht shprehin interesim në teori të çuditshme.
MAJMUNI
Është një kafshë e zgjuar. Zakonisht krahasohet me një person të zgjuar. Pikët e forta: Janë fleksibil, të gjallë dhe të gjithanshëm. U pëlqen të ndrrojnë vendet dhe sportet. Janë të shoqërueshëm dhe shumë kreativ në punë. Madje janë të gatshëm t’i lënë anash obligimet e tyre që t’u ndihmojnë të tjerëve. Kanë etje të madhë për njohuri të reja dhe kanë memorie të shkëlqyeshme. Pikët e dobëta: Janë xhelozë, të dyshimtë, egoistë dhe ndonjëherë edhe arrogantë.
GJELI
Është shenja e besnikërisë dhe i përpikmërisë. Pikët e forta: i mendojnë gjërat shumë gjerësisht, janë të sinqertë, komunikativë, ambiciozë dhe kanë zemër të mirë. Kanë respekt të madh për veten, dhe rallë mbështesin të tjerët. Janë të pashëm dhe kanë dëshirë të vishen bukur. Janë shumë temperament. Pikët e dobëta: Ndonjëherë janë shumë entuziastë për disa gjëra, por shpejt mund ta humbin entuziazmin. Shpesh janë të çuditshëm dhe kanë vështirësi të kuptohen me të tjerët. Janë kritikues dhe mendojnë se gjithmonë kanë të drejtë për atë që thonë. Sikurse furtuna, emocionet e tyre vijnë herë shpejt herë shumë ngadalë.
QENI
Qeni është shoku më i mirë që mund ta kuptojë shpirtin e një njeriu dhe t’i bindet zotit të tij, qoftë për mirë apo keq. Simbolizon pasurinë dhe besnikërinë. Pikët e forta: Kanë karakter të fortë dhe janë të drejtpërdrejtë. Në karrierë dhe dashuri janë besnik dhe tipa kurajozë, të mençur dhe me qëllime të mira gjithmonë. Këta persona janë liderë të mirë. Nëse bijnë në dashuri nuk ndryshojnë. Pikët e dobëta: Femrat e kësaj shenje janë tërheqëse por jo stabile. Mund të jenë të ftofta emocionalisht dhe ndonjëherë të distancuara. Shpesh i lënë gjërat mbasdore dhe mundohen ndonjëherë të bëhen të guximshme.
DERRI
Personat e kësaj shenje kanë dëshirë të flenë shumë dhe të hanë. Ndonjëherë janë shumë dembela por edhe të ngathtë. Pikët e forta: Kanë sjellja të mira, nuk kanë qëllimë të dëmshme për të tjerët. Janë të sinqertë dhe trima. Bëjnë çfarëdo që dëshirojnë me forcën e tyre. Kanë një paraqitje të qetë por një zemër të fortë. Janë tolerantë dhe optimistë. Janë shokë të mirë dhe nuk të gënjejnë, vetëm në rast se u nevojitet patjetër. Pikët e dobëta: Janë shumë naivë dhe munden lehtësisht të bijnë në kurthe. Edhe pse janë besnikë ndaj shoqërisë nuk kanë shumë shoqëri të madhe. Nuk janë të mirë në komunikim më të tjerët.
Pa sheqer Si e pini kafen? — pyet e zonja e shtëpisë mysafirin. Kur jam në shtëpi me një lugë sheqer, kurse jashtë saj me tre a katër. - Rri si në shtëpinë tënde! — i thotë i zoti i shtëpisë. Fëmijë i parë Një burrë tepër i emocionuar merr doktorin në telefon. - Doktor, si t’ja bëj? Po më lind gruaja dhe dhimbjet i ka shumë të shpeshta. - Fëmija i parë? Jo mor idiot, jam burri. Vajza Një vajzë në moshë bindet se, ashtu si pohon mjeku, është shtatzënë. Thërret: - Mallkuar qofshin ata të mbrojtjes qytetare! Le të vijnë dhe njëherë e të flasin për frymëmarrje artificiale! Gjykatesi Gjykatësi: - Xhuzepe, shpresoj të mos të të takoj tjetër herë! Hajduti: – Pse, zoti gjykatës, keni ndërmend të jepni dorëheqjen?
KURIOZITETE Kënga më e gjatë në botë është „Zëei Jahre“ kënduar nga grupi muzikor gjerman Phrasenmäher. Kënga zgjat 1 orë e 30 minuta e 10 sekonda. Helmi i bletës mund të vrasë virusin HIV pa dëmtuar qelizat e shëndosha. Një burrë i moshuar që nuk shikonte pasi pësoi një aksident me makinë 9 vjet më parë arriti të shikojë pasi ai u godit nga një rrufe. Bletët mund të trajnohen për 10 minuta që të dallojnë njerëzit me kancer, dhe kanë një saktësi prej 98%. Dhoma më e qetë në botë është -9 decibel, dhe është aq e qetë sa ju mund të dëgjoni rrjedhjen e gjakut tuaj. Qetësia është kaq marramendëse sa krijohen halucinacione dhe koha më e gjatë që dikush ka mundur të qëndrojë është 45 min.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
29
"Gezohem
me shume kur jap nje asist sesa kur shenoj nje gol!" -Cesc Fabregas
Tenisti i ri Artan Sadriji është radhitur në mesin e 'Top 10' tenistëve më të mirë në Zvicër
Tenisti 11 vjeçar, gjilanasi që po shkëlqen në Zvicër Nga: Elife Sherifi kampionit të shumëfishtë Federerit, sot i jep udhëzime Artanit. Disa nga trajnerët e tjerë, të cilët Artani i fut në mesin e trajnerëve më të mirë tek të cilët ushtron, janë edhe Walter Tanner dhe Amra Sadikovic.
Arkitekt apo tenist?
A
rtan Sadriji nga Gjilani, 11 vjeçari i cili jeton me familjen në Spreitenbach të Zvicrës, është zgjedhur në mesin e 10 tenistëve më të mirë në kategorinë U12. Talentin e tij në sport e zbuloi disa vjet para se të merrej me tenis. Fillimisht ai u inkuadrua në një shkollë futbolli, tek e cila Artani luajti për 2 vjet. Në futboll mbulonte pozitën e sulmuesit dhe e mbante me shumë dinakëri. Ai ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes për disa takime dhe konsiderohej si sulmuesi më i mirë në gjeneratën e tij. Sporti kolektiv i futbollit vetëm sa hapi rrugën e një sportisti të dëshmuar, por në një sport tjetër, në atë të tenisit. Nëna e Artanit ishte një adhuruese e këtij sporti dhe herë pas here ndiqte performancat e tenistëve më të mirë. Ideja për ta dërguar Artanin në një provë për sportin e tenisit u përkrah edhe nga babai i tij Abdusamet Sadriji. Me t'u paraqitur te trajnerët e tenisit, Artani magjepsi me paraqitjen e tij të parë, pa e ditur se një ditë do të triumfojë në garat e tenisit. Trajnerët zvicran i kërkuan familjes së Artanit ta sjellin sërish në ushtrime. Ata vlerësuan se Artani ka teknikw të jashtëzakonshme, është intelegjent dhe i saktë. "Në futboll është më lehtë, je me shokë dhe të ndihmojnë. Në tenis je vetëm, fitorja është e jotja dhe humja gjithashtu", thotë Artani. Ai ka marrë pjesë në shumë turnire, në garat më të njohura të tenisit në Zvicër dhe pothuajse në të gjitha është shpallur ndër tenistët më të mirë. Ai aktualisht është në 'Top 10' tenistët më të mirë në Zvicër në kategorinë U12. Artani dëshmoi veten në garën 'Schweizer meisterschaften' dhe në këtë mënyrë u klasifikua në grupin e 10 tenistëve më me perspektivë në tenisin zvicran. Artani gjatë qëndrimit në atdhe, ka marrë pjesë disa herë në garat e tenisit që orga-
nizohen këtu në Kosovë. Në garat e vitit të fundit nuk mori pjesë, për shkak të orarit të mbajtjes, disa ditë para se Artani të mbërrijë në Kosovë. Në 'Prishtina Open 2012' në kategorinë U12 Artani është shpallur kampion, kurse në kategorinë U14 nënkampion. Tenisieri 11 vjeçar, po mahnit trajnerët më të mirë të tenisit në Zvicër me talentin dhe seriozitetin e tij. Artani është ndër tenistët e dalluar edhe për nga disiplina, serioziteti dhe edukata. Si rezultat i sukseseve të tij, Federata e Tenisit dhe udhëheqësit e klubit në të cilin ushtron kanë vendosur që ta lirojnë nga çdo pagesë dhe t'ia paguajnë shpenzimet. Artan Sadriji ushtron tek trajnerët më të mirë të tenisit në Zvicër, me shumë kureshtje dhe me vëmendje të plotë ndjek të gjitha rekomandimet dhe këshillat e tyre. Ndër trajnerët më të mirë në Zvicër është edhe trajneri i cili ka ushtruar tenisierin më të mirë zvicran Roger Federer. Trajneri Freddi Siegenthaler i cili ia dha hapat e parë
Të njejtën përshtypje kanë edhe prindërit e Artanit. Ata shprehen tepër të kënaqur me sukseset e të birit, edukatën dhe vullnetin që ka djali i tyre. Babai Abdusamet Sadriji, ndihet krenar me sukseset e Artanit, por ndihet edhe më i lumtur me edukatën dhe sjelljet e tij. Babai tregon se gjatë kohës kur mbahen ushtrimet, prindërit ftohen t'i përcjellin trajnimet e fëmijëve, por për Artanin nuk është e nevojshme vëzhgimi i prindit. Ai shkon i pari në ushtrime dhe del i fundit nga fusha. Sipas tij dhe trajnerëve, Artani është shembull për gjithë tenisierët e rinjë në Zvicër, për shokët e shkollës dhe për çdo moshatarë të tij me të cilët takohet. Përveq sukseseve dhe arritjeve në tenis, Artani shquhet edhe për sukseset në shkollë. Të gjithë shokët e klasës habiten me intelegjencën e tij në çdo punë dhe detyrë që ai nis. Artani ka talent të madh edhe në vizatim, në makineri, përpilimin e projekteve, ndërtesave, shtëpive. Ai ka punuar disa herë me dru dhe punimet e tij kanë lënë me gojë të hapur mësuesit. Babai tregon se kur Artani mbush 15 vjet, i duhet të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë shkollimin apo të miret me sport, sepse për tu bërë arkitekt në Zvicër duhet shumë punë. Në anën tjetër as Artani nuk e mohon dëshirën për tu shkolluar. "Tani mund t'i mbajë të dyja, por më vonë duhet të përkushtohem ose në studime ose në sport. Tenisi e do një moshë më të re dhe sukseset arrihen si i ri", është shprehur Artani. E babai nuk e ka idenw se çfarë do të ndodhë me Artanin. Ai, familja dhe vetw Artani, do të gjenden në një udhëkryq në kohën kur Artanit do t'i duhet të vendosë për të ardhmen. "Artani e do shumë tenisin, është i suksesshëm dhe do t'i mbërrijw majat. Por, më dhimbset sepse është i shkëlqyeshëm edhe në shkollë", thotë babai. Artani ka takuar edhe idolin e tij, Roger Federer. Ishte ndjenjë e veçantë për të dhe familjen të takohen me tenisierin më të sukseshëm zviceran. Një gjë është e sigurtë, në një të ardhme të afërt apo të largët, Gjilani do ta ketë një kampion tenisi ose një arkitekt të suksesshëm në Zvicër.
E arta Majlindë, triumfon në Rusi Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur që ta mbrojtë titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror të mabajtur në Chelyabinsk të Rusisë. Majlinda hyri si favorite në këtë turne dhe arriti me lehtësi finalen. Xhudistja pejane, e cila në xhiron e dytë kaloi pa luftë, u kualifikua në rrethin e tretë të fazës së grupeve, pasi e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia. Xhudistja jonë ashtu siç pa ndonjë problem kalojë pengesën kundër Vanessa Cortesia, ndërsa në rrethin e tretë i sprovoi forcat më garuesen nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar. Në luftën e dytë ajo s'kishte mëshirë ndaj mongolezes, Munkhbaatar dhe brenda një minuti arriti ta mposhtë atë. Majlinda Kelmendi arriti të mposhtë pa asnjë problem edhe Yanet Bermoy Acostan fituar me Ipon, teksa në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ajo u takua me Natalia Kuziutinan, xhudisten ruse me shumë eksperiencë e cila luan para publikut vendas. Ajo arriti që të tregohet fantastike edhe në duel me rusen Kuiziutinan, të cilën e deklasoi para publikut rus, duke treguar pse është më e mira në botë në këtë sport. Në finale ajo u përball me rumunen Andrea Chitu. Pas disa lëvizjeve të mira të rumunes ishte Majlinda që u përgjigj me një Vazari, para se dy minuta para duelit të bëjë edhe një tjetër të tillë për të mposhtur rumunen Chitu, e cila ishte pa gjasë. Eshtë ky titulli i dytë me radhë i kampiones së botës për Majlindën, e cila këtë herë e bëri në tokën ruse, duke i treguar shtetit të Rusisë se Kosova ka shpirt sporti dhe meriton njohjen e intergrimin nëpër institucionet botërore të sportit. Majlinda nuk e ka harruar vendin e saj dhe posa i erdhi mundësia shtoi: “Unë e di se të gjithë ishin duke më shikuar drejtpërdrejt në vendlindjen time. Ata duhet të jenë të lumtur tani. Edhe unë jam e lumtur që po i bëjë njerëzit e mi të lumtur”, shtoi tutje Kelmendi, e cila falënderoi presidentin e IJF-së, Marius Vizer. “Unë jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme. Të jesh kampione botërore në fuqi. Unë erdha këtu si favorite, por isha e gatshme për çdo medalje. Kësisoj, e arta është fantastike”, u shpreh Majlinda.
Herolind Shala refuzon Kosovën, dëshiron Shqipërinë Albert Bunjakit për ndeshjen miqësore ndaj Omanit ka ftuar Herolind Shalën, por ky i fundit ka refuzuar dhe ka treguar se Kombëtarja shqiptare është prioritet i mesfushorit kosovar. Herolind Shala nuk do ta përfaqësoj Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Omanit, e cila do të zhvillohet me 7 shtator në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar mesfushori kosovar, prioritet i të cilit është Kombëtarja shqiptare. “Më ka marrë dy herë në telefon gjatë kësaj kohe trajneri Bunjaki dhe më ka kërkuar që unë të shkoj të luaj për ndeshjen miqësore të muajit shtator”, ka deklaruar mesfushori i Odd, Herolind Shala. “Nuk kam dashur që ta mbaj me shpresa kot dhe i kam thënë se për momentin kam si prioritet një ftesë nga Shqipëria dhe ndoshta më pas do të mendoj për Kosovën”, theksoi ai. Shala, gjithashtu ka zgjuar edhe interesimi për përfaqësuesen e Norvegjisë. Dhe, nëse Shqipëria nuk e thërret ka gjasa t’i bashkohet ekipit skandinav.
Angel Di Maria lojtar i Manchester United Manchester United besohet se ka paguar 75 milionë euro për ta transferuar Argjentinasin Di Maria nga Real Madridi. Kjo i bie që marrëveshja do të thyejë rekordin e mëhershëm të transferimit britanik, kur Chelsea pagoi 50 milionë funte (63 milionë euro), për të transferuar Fernando Torres nga Liverpooli në vitin 2011. Di Maria do të mbajë fanellën me numër shtatë, e cila më herët është veshur nga legjendat si David Beckham, Eric Cantona, Cristiano Ronaldo, George Best dhe Bryan Robson.
29 gusht - 11 shtator
30
Biznes
Është mbajtur një turnir futbolli në Dobërçan në nderim të dëshmorëve Mehmali Behluli dhe Fejzullah Hajdari
Dobërçani organizon turnir futbolli
D
obërçani ka organizuar një turnir të futbollit në nderim të dëshmorëve Mehmetali Behluli dhe Fejzullah Hajdari. Në këtë turnir të drejtë pjesmarrjeje kishin të gjitha ekipet e organizuara në mënyrë vullnetare, e për t’u bërë pjesë e garës secili ekip pagoi shumën prej 30 eurosh. Në këtë turnir morën pjesë afër 50 ekipe, saktësisht 48 nga qytete të ndryshme të Kosovës. Ekipet u prezentuan me emra të ndryshëm dhe me një synim, të dalin triumfues të këtij turniri. Ky turnir u organizua nga disa qytetarë të Dobërçanit dhe u realizua nga financimi dhe kontributi i vetë ekipeve pjesëmarrëse. Nga të hollat e mbledhura 60% u dhuruan për ekipin fitues të
Nga: Elife Sherifi
turnirit, vendi i dytë 20% dhe 20% e fondit të mbledhur ka shkuar tek organizatorët. Rregullat e turnirit ishin strikte me kritere të rrepta, por që në fund kanë rezultuar me një organizim të suksesshëm. Ishte e domososdshme që të gjithë pjesëmarrësit të ishin të dicisliniuar në fushë dhe të luanin 'fair play'. Ekipi nga Gjilani i identifikuar me emrin 'Liverpool', doli fitues në këtë turnir. Me iniciativën e njërit nga lojtarët e ekipit ,Dritonit, djelmoshat nga Gjilani u organizuan dhe iu futën garës. Anëtarë të ekipit 'Liverpool' nga Gjilani ishin: Driton Dauti, Sovran Fazliu, Dardan Hasani, Blerand Sylejmani, Shkodran Aliu, Burim Hyseni dhe Egzon Shabani. Ndeshje pas ndeshjeje, gjilanasit
mposhtën plot 6 ekipe dhe arritën të kurorzëohen me epitetin e ekipit kampion të turnirit. Vetë lojtarët shprehen shumë të kënaqur me organizimin dhe me pritjen që iu është bërë. Njëri nga futbollistët e 'Liverpool', Sovran Fazliu, thotë se gjithçka ka qenë në nivelin e duhur që nga organizimi, pritja dhe referimi. "Turniri u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundur, pritja ishet shumë e mirë dhe falemnderoj organizatorët për gjithçka", thotë lojtari i ekipit fitues Sovran Fazliu. Sovrani dhe bashkëlojtarët e tij kanë qenë futbollistë të dalluar të KF Gjilani. Ata janë rritur duke luajtur futboll si pjesë e Akademisë së Klubit KF Gjilani. Dikur,futbollistët fitues të këtij turniri njiheshin si gjenerata e artë dhe me perspektivë për klubin.
Basketbollistet e reja gjilanase, perspektiva e basketbollit të Kosovës
KB Drita - femrat, gati për kampionat
Nga: Elife Sherifi
B
sheshi
asketbollistet gjilanase të KB Dritës janë gati për stinorin e ri të garave dhe janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve. Me ushtrime kanë filluar para një muaji dhe tashmë janë gati që punën e tyre ta dëshmojnë në parket. KB Drita - femrat, tash e sa vjet është pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll. Për disa vite me radhë, KB Drita - femrat nga Gjilani, në kategorinë e kadeteve, shpallet kampion i Kosovës. Ky klub zhvillon stervitjet në palestrën e qytetit "Bashkim Selishta - PETRITI", me tri termine në javë dhe janë relativisht të kënaqur me kushtet e palestrës. Sa i përket gjendjes financiare, trajneri Afrim Selimi shprehet i pakënaqur dhe shpresën e mban te miratimi i ligjit per sponzo-
rizim të klubeve. Sipas tij shumica e klubeve janë në gjendje të mjerueshme financiare dhe mungesë të donatorëve e sponzorëve. Aktualisht ekipi i tyre mbijeton vetëm më të ardhurat që i siguron komuna e Gjilanit dhe janë vazhdimisht në pritje të sponzorëve. "Jemi në pritje të ligjit mbi sponzorim, ndoshta ajo do të jetë një arsye për ndonjë donator që të ndihmoj klubet në Kosovë, pasiqë shumica e klubeve kanë probleme financiare perveç pak klube që kanë stabilitet financiar, e vetmja është miratimi i ligjit pasi që tjetër mundësi nuk ka këtu tek ne", thotë Selimi. KB Drita ka për synim të mbajë balancën e ekipit dhe të hyjë në mesin e 4 ekipeve më të mira dhe të sigurojnë hyrjen në 'Play off'.
Hyrja në 'Play off' nuk është dëshira dhe qëllimi i vetëm i këtij klubi, por shpesh shkëlqimin e tij e pengon mungesa e kushteve. Trajneri Afrim Selimi i është falenderues vajzave të klubit të cilat me përkushtim maksimal punojnë dhe dëgjojnë të gjitha rekomandimet e trajnerit. "Ne kemi një skuadër me përbërje relaitivisht të re në moshë. Jam i kënaqur me ekipin, si me disiplinen e lojtareve në parket ashtu edhe jashtë parketit. Është kënaqësi të punosh me vajza të shkëlqyera si në mësime ashtu edhe në basketboll", thotë trajneri Afrim Selimi. Të gjitha basketbollistet janë nga Gjilani, ndërsa nje fakt interesant është mosha e tyre. Mosha mesatare e basketbollisteve të Dritës është më e reja në Kosovë, -+16 vjeç.
KF DRITA dhe e nisin me fitor
Islam Rashiti - Drejtor i K.F. Dita Nga: Elife Sherifi Të dyja skuadrat gjilanase ia kanë filluar mbarë edicionin e ri. KF Gjilani nisi garat në Ligën e Parë dhe doli fituese në takimin e parë me Ulpianën të cilën e mposhti 0:3 në Lipjan. Në anën tjetër edhe KF Drita filloi garat në Superligë dhe në ndeshjen e parë mposhti kampionin në fuqi, Llamkos Kosova, me rezultat 0:1 në Vushtrri, kurse ndeshjen e dytë si vendas, në përballje me Vllaznimin, e përfundoi me 0:0. Të dyja klubet janë përgatitur maksimalisht për fillim të mbarë të stinorit dhe vazhdimësi gjatë tërë kampionatit. Synimi i KF Gjilani tashmë dihet - rikthimi në Superligë është destinacioni i vetëm, kështu thotë Drejtoresha Ekzekutive e klubit, Diturie Hoxha. Ndërsa, KF Drita me lojtarët e rinj nga akademia e klubit, presin të shfaqin lojëra të mira dhe në fund të kampionatit të përfundojnë ndër 5 ekipet më të mira. Edhe kryesitë e të dyja klubeve gjilanase janë të bindura në sukseset e klubeve dhe janë të kënaqura me gjendjen aktuale dhe me atmosferën brenda klubeve. Sipas Drejtoreshës së KF Gjilanit, Diturie Hoxha, përbërja e skuadrës është e mirë, nuk do të ketë prurje të reja dhe të gjithë po punojnë shumë në realizimin e synimeve të klubit. "Ne jemi mobilizuar maksimalisht në të gjitha nivelet – kemi marrë trajner të ri, lojtarë të rinj, jemi mobilizuar si kryesi për t’i dhënë ekipit mbështetjen e nevojshme për
Xherdan Shaqiri refuzon Atleticon, preferon Juventusin Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri nga Zhegra e Gjilanit, ka refuzuar mundësinë që të jetë pjesë e Atletico Madridit. Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Xherdani ka refuzuar ofertën zyrtare të Atleticos, duke preferuar ta presë Juventusin.
fitore, dhe asnjë rezultat tjetër përpos fitores nuk e marrim parasysh si opcion", ka thënë Dituria. Ajo ka shtuar se përveç përbërjes së lojtarëve, klubi qëndron mirë edhe financiarisht dhe është ndihmuar edhe më parë dhe vazhdon të ndihmohet nga Komuna. Drejtoresha e të kuqve nga Gjilani thekson se në bashkëpunim me komunën do të bëjë përpjekje që buxheti për sportin për vitin tjetër të rritet ashtu që të rritet edhe performanca e klubeve. Sipas saj, futbolli duhet të shihet përtej kornizave thjesht të një loje që ngre stadiumet në këmbë. Futbolli mund të jetë një industri prej së cilës në forma të ndryshme mund të përfitojnë shumë akterë – vetë klubet, natyrisht, pastaj lojtarët, bizneset, shikuesit, vetë institucionet komunale (ky sport mund të gjenerojë të hyra në nivele të ndryshme të biznesit), dhe qyteti në përgjithësi. Ajo më tej vazhdon se Gjilani është njohur si qytet i sportit, dhe jemi ne ata që duhet të punojmë vazhdimisht që qyteti ta forcojë këtë imazh, këtë identitet, edhe më shumë. Në anën tjetër edhe Islam Rashiti nga kryesia e KF Drita, tregon se kryesia, klubi dhe tifozët presin shumë nga lojtarët e rinj të skuadrës. Rashiti tregon se në përbërjen e tyre kanë lojtarë me ambicje, lojtarë që japin maksimumin në fushë dhe që japin çdo ditë lojra më të mira. Edhe KF Drita ka marrë mbështetjen e Komunës së Gjilanit e cila u ka premtuar një shumë në formë të subvencioneve. Rashiti tregon se kanë të siguruar edhe do-
Bayern Munichu ka pranuar faktin se Shaqiri do të largohet gjatë kësaj vere, teksa janë të gatshëm ta japin atë si huazim. Megjithatë, kampionët e Spanjës, Atletico Madrid duke se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen në garën për yllin shqiptar të Bayern Munich, Xherdan Shaqirin. Krerët e Atleticos do të provojnë që në ditët e fundit të tregut verore ta blejnë 22 vjeçarin.
sheshi
29 gusht - 11 shtator
Biznes
KF GJILANI re
Palestra "Bashkim Selishta PETRITI", gati për stinorin e ri Nga: Elife Sherifi
Diturie Hoxha - Drejtoreshë i K.F. Gjilani natorë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe shpenzimet janë më të mëdha në raport me fondin e të ardhurave që siguron klubi. Të pyetur rreth kushteve të stadiumit të qytetit dhe kushteve të tjera në të cilat lojtarët e të dyja ekipeve i zhvillojnë ushtrimet dhe ndeshjet, të dy drejtuesit e klubeve u shprehën të kënaqur. Islam Rashiti tha se ekipi mundohet t'i realizojë ushtrimet dhe të gjitha përgatitjet e tjera në këto kushte, të cilat sipas tij janë të mira dhe plotësojnë në një masë nevojat e lojtarëve. Në anën tjetër edhe Diturie Hoxha tregon se stadiumi është në gjendje relativisht të mirë, në përjashtim të fushave ndihmëse të cilat nuk janë edhe aq të rregulluara. Në ndeshjet jashtë Gjilanit, të dy skuadrat hasin në terrene të ndryshme, të përshtatshme e të papërshtatshme për lojë. Por, ashtu siç thotë Hoxha, klubet nuk mund ta zgjedhin fushën e betejës, prandaj duhet të jenë të përgatitur për të gjitha rrethanat. Të dy drejtorët shpresojnë edhe në mbështetjen e tifozëve të skuadrave të cilat ata udhëheqin dhe i ftojnë të dy grupet e tifozëve që të japin maksimumin, sepse gjysma e suksesit vjen nga përkrahësit e tyre. Drejtoresha e KF Gjilanit, Diturie Hoxha, thotë me bindje të plotë se arsyeja pse ekziston futbolli ose pse lojtarët luajnë mirë, është publiku dhe tifozët. Sipas saj,
futbolli nuk është një lojë që bëhet thjesht për kënaqësi personale. Për të fituar, duhet të ketë shikues që i gëzohen fitores. Edhe Islam Rashiti, nga rivali lokal KF Drita, është i bindur në përkrahjen e Intelektualëve dhe thotë se ata kanë qenë pas klubit gjithmonë. Sipas tij, edhe atëherë kur klubi ka qenë në disavantazh ai e ka ditur se diferenca dhe ndryshimi i rezultatit do vijë pikërisht nga mbështetja në tribunë. Rashiti vazhdon duke treguar se ndikimi i tifozëve në fushën e blertë, tek lojtarët dhe në rezultatin e lojës, është i padiskutueshëm. Sipas tij, vetëm lojtarët e dinë se çfarë janë në gjendje të bëjnë tifozët. Një gol mund të jetë goli i thjeshtë për një lojtar, por ngrit në këmbë mijëra shikues. "Ftoj tifozët të jenë të pranishëm më shumë në numër. Lojtarët e Dritës janë në moshë mesatare reth 20 vjeç dhe ata kanë nevojë për përkrahjen e tyre", porosit Islam Rashiti. Ndërsa, Diturie Hoxha nga KF Gjilani, i motivon tifozët duke thënë se ekipi i tyre nuk do t’i zhgënjejë këtë vit - KF Gjilani po ec bindshëm drejt Superligës. "SKIFTERAT dhe të gjithë përkrahësit e tjerë të klubit tonë, janë ata të cilëve ua dedikojmë fitoret që do t’i korrim në këtë stinor. Prandaj, SKIFTERË, ejani të gjithë në stadium! Klubi do t’ju ofrojë lojë, ju na ofroni mbështetje. Le të bëjmë spektakël”, përfundon Diturie Hoxha.
KB Drita kërkon mbështetje financiare Nga: Valon Rashiti
31
P
alestra sportive është gati për stinorin e ri, pasi në muajin korrik dhe gusht janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Në këtë periudhë të gjitha klubet aktive, të cilat e shfrytëzojnë palestrën pushojnë dhe stafi i palestrës ka pasur mundësi të intervenojë. Duke filluar nga nevojat elementare që duhet t'i plotësojë një palestër për sportistët e saj e deri të tribuna për shikues, të gjitha janë në gjendje të mirë dhe të knaqshme për shfrytëzim. Me disa renovime të nevojshme në tualete, në ndriçim, në përgatitore e deri tek paajisjet sportive për të gjitha sportet, palestra është gati për stinorin e ri. Përveç ndërhyrjeve të lartpërmendura, stafi i palestrës ka intervenuar edhe në rregullimin e ulëseve për shikues. Sipas përgjegjësit të palestrës, Adnan Hoxha, aktualisht palestra është në gjendje të përshtatshme për t'i zhvilluar të gjitha sportet nga të gjitha klubet të cilat janë të regjistruara. Nga qeverisja e re përveç gjërave elementare për mirëmbajtje të vazhdueshme, palestra nuk është ndihmuar me ndonjë investim kapital. Këtë vit është përfunduar renovimi i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në disa pjesë të palestrës.
T
ani kur po afrohet edicioni i garave në basketboll, basketbollistët e Dritës kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri.
KB Drita, sezonin e kaluar shpresoi play offin dhe nuk e arriti synimin në fund. Basketbollistët nuk i kanë ndërprerë stërvitjet dhe kanë punuar individualisht derisa po punohet edhe me gjeneratat e reja. Drejtori i këtij klubi, Fazli Fazliu, thotë se lojtarët kanë filluar në mënyrë individuale dhe se edhe tani janë duke u përgatitur individualisht. “Punën do ta vazhdojmë me trajner vendor, mirëpo na është ofruar një trajner boshnjak, i cili dëshiron të japë kontributin
Përgjegjësi për palestër,Adnan Hoxha, pret investime të reja si nga MKRS-ja ashtu edhe nga komuna, pasiqë sipas tij qyteti ynë po rritet dhe po shtohet numri i sportitstëve dhe të interesuarve për t’u marrë me sport. "E rëndësishme është që të gjitha pajisjet sportive për të gjitha llojet e sporteve që aplikohen në palestër janë funksionale dhe në gjendje të mirë, pastaj rregullimi i ulëseve në tribuna, ndonjë renovim në zhveshtore e tualete, ndriçimi i mirë, bëjnë që palestra të jetë e kompletuar", ka thënë Hoxha. Në palestrën e sportit "Bashkim Selishta - PETRITI", zhvillohen aktivitete sporive, kulturore, muzikore e koncerte të shumta, pa e penguar aktivitetin sportiv. Klubet e boksit, të karatesë, të xhudos dhe klubet e tjera të sportit me top janë të lejuara të shfrytëzojnë hapësirën e palestrës. Nga numri i përgjithshëm i klubeve që shfrytëzojnë palestrën, marrin pjesë 9 klube të sporteve me top, të cilat janë primare dhe 2 klube të sporteve luftarake. Të gjitha këto klube, aktivitetet e tyre sportive i zhvillojnë edhe me grupmosha të reja si kadetë dhe juniorë, me ç'rast në palestrën sportive "Bashkim Selishta - PE-
e vet në klub”, ka thënë ai. Fazliu thotë se nëse arrijnë t’i sigurojnë disa kushte elementare, trajneri boshnjak do t’i sjell katër lojtarë cilësorë,të cilët, beson ai, do t’i japin klubit përparësi të madhe në edicionin e ri të garave. “Mundi dhe djersa që e kanë dhënë trajnerët vendorë, Gyltekin Selimi dhe Arben Bislimi, nuk mund të mohohet asnjëherë dhe të dytë do të jenë pjesë e skuadrës sonë” ka thënë Fazliu. Ai shton se shumica e lojtarëve janë pa kontrata për arsye se që katër vjet po ballafaqohen me probleme financiare dhe nuk po mund t’i detyrojnë apo t’i kushtëzojnë lojtarët me kontrata. “Kemi shumë respekt të madh për lojtarët tanë të cilët më shumë kanë luajtur pa rro-
TRITI", ushtrohen dhe edukohen diku rreth 250 fëmijë. Sipas rregullorës së punës, e cila rregullon mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës e miratuar nga Kuvendi Komunal në vitin 2009, të gjitha klubet e qytetit të Gjilanit të regjistruara në Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport, janë të liruara nga pagesa. Për shfrytëzimin e palestrës paguajnë vetëm klubet private dhe shkollat private të sporteve, sipas tarifës së përcaktuar në rregullore. Nganjëherë, ka kërkesa për shfrytëzim të palestrës për ndeshje kampionale edhe nga klubet e komunës së Dardanës, Vitisë dhe Artanës, por ato duhet të paguajnë ose ka raste kur lirohen nga pagesa me ndonjë marrëveshje bashkëpunimi mes dy komunave. Përveç sportit zyrtar në palestër mund të organizohen edhe aktivitete tjera rekreative sportive, kulturore, muzikore, koncerte të ndryshme, por vetëm atëherë kur nuk pengohet sporti zyrtar. Përgjegjësi Adnan Hoxha shprehet optimist në sukseset e klubeve gjilanase dhe shpreson që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, në mënyrë që si sportistët e sporteve individuale ashtu edhe kolektive të shkëlqejnë në stinorin e ri.
ga për arsye se e kanë kuptuar gjendjen në klub, dhe po ndjej shumë keqardhje që nuk kemi mundur t’i paguajmë për komplet sezonin për arsye të mungësës së mjeteve”, ka thënë Fazliu. Fazliu thotë se edhe për këtë vit kanë për synim 4-shen e madhe dhe se beson fuqishëm se nëse vjen trajneri boshnjak do ta arrijnë cakun. “Trajneri boshnjak do të sjellë edhe katër lojtarë cilësorë, dhe Drita do të jetë aty ku edhe e meriton të jetë sepse ne kemi lojtarë vendorë që kanë vlera. Besoj që do të jemi arrë e fortë edhe për dy skuadrat pretendente për titull, siç janë Sigal Prishtina dhe Peja”, ka përfunduar Fazliu.