Gazeta "Sheshi", numri 15

Page 1

FA LA S

Anita Syla nga Gjilani vendin Faqe 15 e parë në Bukuresht 20 QERSHOR - 3 KORRIK 2014, E PËRDYJAVSHME E RAJONIT TË GJILANIT, NR.15 KOMUNA

Gjilani me 10 deputetë

Në bazë të rezultateve zgjedhore, Gjilani mund të ketë 10 deputetë në Parlamentin e Kosovës. Këtu përfshihen 3 deputetë nga LDK, 3 nga Vetëvendosje dhe 3 nga PDK. Ndërsa, nëse edhe pas çertifikimet të rezultateve e kalon pragun zgjedhor, atëherë nga Gjilani mund të ketë 1 kandidat në Parlament nga radhët e saj. Për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare janë dashur një numër i caktuar i votave, bazuar në përqindjen e fituar në zgjedhje: PDK - mbi 10.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.000 vota për femra. LDK - mbi 7.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.500 për femra. VV - mbi 6.500 vota për meshkuj dhe mbi 3.000 vota për femra. AAK - mbi 6.500 vota për meshkuj. Vazhdon faqe 5

JAM GRUA TAKSISTE NUK BËHET KIAMETI!

KOMUNA

Mbi 1000 qytetarë të Luginës pa dokumente identifikimi Shpërngulja e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja

pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe fillimit të rezistencës së armatosur nga UÇPMB-ja në atë pjesë, drejt Kosovës ishte masive, edhe pse kjo shpërngulje ka filluar që nga vitet e 80’. Shumica e këtyre familjeve të shpërngulura janë vendosur në Fushë Kosovë dhe në Gjilan, ndonëse ka edhe në pjesët e tjera të Kosovës. Sipas të dhënave që ka Lëvizja “Vatra”, në komunën e Gjilanit ka mbi 1000 qytetarë që janë pa asnjë dokument me të cilin mund të dëshmojnë se janë banorë të kësaj komune, ndonëse ka mbi 15 vjet që jetojnë këtu. Ata nuk kanë as dokumente të Serbisë. Vazhdon faqe 7

KOMUNA

Luta,

çka bëri dhe SHFLETIME HISTORIKE TË çka s’bëri deri tash ÇLIRIMIT TË GJILANIT Gjilani dhe rrethina e tij janë territor verilindor i vi¬seve 15 VITE NGA ÇLIRIMI I GJILANIT

shqiptare, të provuar si pjesë e pandashme dhe rrugëka¬lim i përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta, pavarësi dhe bashkim kombëtar, që në çdo kohë kanë qëndruar në ballë të detyrës kombëtare, duke i dhënë atdheut bij e bija që ranë në altarin e lirisë. Përpjekjet për çlirimin nga pushtues të ndryshëm kanë qenë të vazhdueshme si në këtë rajon po ashtu edhe në gjitha viset shqiptare. Shembullin më të mirë të çlirimit të Gjilanit e gjejmë në faqe të historisë. Vazhdon faqe 12

OPINION NGA VEDAT XHYMSHITI

Pjesëmarrja e vogël e votuesve ka rizgjedhur të dyshuarit për krime! Pesëmbëdhjetë vjet që kur Kosova ishte ndarë nga lufta,

vendi qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e treta e fuq¬isë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy të tretat e popullsisë nën- 25 vjeç janë aktualisht pa punë dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Vazhdon faqe 24

Një një intervistë dhënë gazetës “Sheshi” pak pas përfundimit të zg¬jedhjeve lokale në të cilat fitoi qeverisjen e komunës së Gjilanit, kryetari Lurfi Haziri u pati dhënë disa premtime qytetarëve, premtime të cilave do t’u referohem na vazhdim të këtij shkrimi, bashkë me statusin e tyre të përmbushjes. Në fillim të intervistës Haziri, kishte filluar të ankohet për borxhet dhe për disa projekte të cilat kanë filluar prej vitit 2009, e që nuk janë ende të realizuara. vazhdon faqe 6


2

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

këtë numër

në Sheshi Parkingjet publike nën menaxhimin e komunës Faqe8

BE ofron grante për zhvillim rural Agjencioni Rajonal për Zhvillim – Lindje (AZHR) ka organizuar takim me bizneset e 11 komunave të pjesës lindore të Kosovës, për të prezantuar skemën e granteve rurale të BE-së. Almir Hyseni nga AZHR-Lindje, ka thënë se kjo është një ndihmë tjetër për sektorin privat në komunat e regjionit të lindjes, përmes granteve të BE-së.

Min

Max

Ismajl Januzi, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, e ka mirëpritur ndihmën që BE po ofron për rajonin e lindjes, për herë të dytë, duke inkurajuar bizneset e këtushme që të shfrytëzojnë këtë mundësi për ngritjen e kapaciteteve të tyre zhvillimore. Skemën e grateve e ka prezantuar Iva Stamenova, shefe e degës për Ambient dhe Zhvillim Rural në Zyrën e BE-së, e cila ka thënë se grantet janë të ndara në 4 grupe dhe janë të parapara për katër sektorë. Grupi 1 synon nën-sektorin e përpunimit të qumështit, grupi 2 synon nën-sektorin e përpunimit të mishit, grupi 3 synon nën-sektorin e frutave dhe perimeve, duke përfshirë edhe prodhimin e verës,

Intervenimet në gyp të dëmtuar të ujit lënë gropa prapa

Musa i kënaqur me testin e arritshmërisë për nxënësit e klasave të Faqe 9 nënta

grupin e katërt – 1.5 milionë euro. Afati për dorëzimin e koncept-projektit është deri më 1 korrik 2014, ka thënë Stamenova. Kurse Arbana Abrashi nga Zyra e BE-së, dha sqarime për mënyrën e aplikimit për grante, përfshirë edhe detajet teknike që kërkohen në aplikacion, i cili duhet të plotësohet në gjuhën angleze. Shuma e granteve që mund të përfitohen në këtë fond të BE-së për zhvillim rural, është prej 250500 mijë euro. Ismajl Januzi, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, e ka mirëpritur ndihmën që BE po ofron për rajonin e lindjes, për herë të dytë, duke inkurajuar bizneset e këtushme që të shfrytëzojnë këtë mundësi për ngritjen e kapaciteteve të tyre zhvillimore. Januzi ka premtuar se bashkërisht me RDA-në do të ndihmojnë bizneset në këtë fazë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim.

veçanti, ku interes i tij ishte mundësia e investimeve në Gjilan. Me këtë rast, Retto Laober, ka thënë se është i impresionuar me ambientin dhe mikpritjen që i është bërë.

Faqe 9

Biznesmenët zviceran shprehin interesim për të investuar në Gjilan

“Kam ardhur të shoh këtu ambientin, biznesin, turizmin, shkollat dhe gjithçka tjetër. Jam këtu për shkak të bashkëpunëtorit tim Leka dhe kam përshtypjen më të mirë nga të gjitha vizitat që kam bërë nëpër botë", ka thënë Laober. Ai tha se është i interesuar që të ndikojë në sjelljen e firmave të jashtme për të investuar këtu, në fusha dhe drejtime të ndryshme. Ndërsa drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka thënë se interesimi për të sjellë të mira në shkollat tona, është për t`u përshëndetur. “Zotëri Retto Laober nga Zvicra është i interesuar që të investojë, përmes donacioneve, në shkolla të ndryshme në Gjilan. Shumë shpejt do të sjellin karrige dhe banka, por edhe inventar tjetër, ndërsa në të ardhmen planifikohet binjakëzimi me ndonjë shkollë në Zvicër", ka thënë Musa.

Retto Laober, udhëheqës i marketingut për bizneset më të mëdha në Zvicër dhe jashtë saj, i shoqëru-

Musa tha se brenda kohës sa ai do të jetë drejtor i DKA-së, do të inves-

ar nga bashkëpunëtori i tij Xhevat Leka, ka vizituar shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, ku është pritur nga drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, dhe nga ai i shkollës, Ahmet Aliu. Qëllimi i vizitës është njoftimi me ambientin, kulturën, biznesin, zhvillimin, turizmin dhe gjithçka tjetër, në Kosovë dhe Gjilan në

tohet në ndërtimin e një një çerdheje në këtë lagje. Po ashtu është zotimi tjetër që një nxënësi me kushte të rënda ekonomike – sociale t’i financohet i gjithë shkollimi, ka thënë drejtori Musa. Edhe Xhevat Leka, bashkatdhetar në Zvicër, ka thënë se pos gjitha atyre që u thanë, po punohet që në

Të dhënat për motin ofrohen nga Moti në Gjilan (www.facebook.com/moti.06)

Valdrin Shala

A e dini se? Shiu përmban vitamin B12.

ndërsa grupi 4 synon përpunimin e barishteve, bimëve mjekësore, frutave pyjore, nënprodukteve të drurit, kërpudhave dhe turizmin rural. Për sektorin e qumështit, grantet janë 500 mijë euro, për sektorin e përpunimit të mishit – 1 milion euro, sikurse edhe për atë të frutave dhe perimeve, ndërsa për

Kurset për përfitim, jo për aftësim Faqe 10

të ardhmen të hapet një qendër ku do të punësohen 15 – 20 punëtorë. Laober dhe Leka janë pritur edhe nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismajl Januzi, dhe kanë vizituar shkollën e mesme të Agrobiznesit “Arbëria”.

Ramjani shpallet fshati më i pastër në komunën e Vitisë Komisioni Komunal i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë bërë shpalljen e fshatit më të bukur, shkollës më të pastër dhe kopshtit më të mirë në komunën e Vitisë. Kjo ceremoni e përzgjedhjes së më të dalluarve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këshillave të fshatrave të Komunës së Vitisë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti. Me këtë rast, kryetari Haliti ka thënë se si institucione komunale kemi filluar me aksione për pastrim të ambientit dhe rregullim të hapësirave publik muaj më parë, ndërsa me pastrimin e hapësirave publike është filluar në ditën e tokës. “Ne i kemi dhënë prioritet krijimit të hapësirave të gjelbëruara, largimin e deponive të egra, mbrojtja e ambientit dhe do të jenë edhe më tej. Ju falënderoj për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj në mbrojtje të mjedisit”, tha kryetari Haliti. Ai ka përmendur edhe punën që është bërë gjatë këtyre 5 muajve, ku kanë qenë të evidentuar 86 deponi të egra dhe ka theksuar se nuk do të lejojmë një gjendje të tillë siç ka qenë. Përzgjedhja e fshatit më të bukur, shkollës më të pastër dhe kopshtit më të mirë është bërë nga komisioni komunal në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Lokaliteti më i pastër në komunën e Vitisë u zgjodh fshati Ramjan, në vendin e dytë fshati Kabash dhe vendi i tretë Stublla e Epërme. Shkolla më e pastër “Kenan Halimi” Skifteraj, në vendin e dytë “28 Nëntori” Vërban dhe vendi i tretë “Dëshmorët e 5 Prillit” Smirë. Ndërsa kopshti më i rregulluar dhe më i bukur - Ramadan Iseni nga Radivojci, vendi i dytë - Admir Frangu Sllatinë e Ulët, vendi i tretë -Ferid Bajrami, Tërpezë. Drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të

Pronar dhe Botues: Sheshi PR & Marketing Kryeredaktore: Diturie Hoxha, d.hoxha@sheshionline.com, Politikë dhe ekonomi: Besarta Maliqi, b.maliqi@sheshionline.com, Teknologji: Prarim Hoxha, prarim.hoxha@boshti.com, Sport: Valon Rashiti, v.rashiti@sheshionline. com, Elife Sherifi, e.sherifi@sheshionline.com, Dizajni Grafik: Ngadhnjim Shabani, n.shabani@sheshionline.com, Marketing: marketing@sheshionline.com, Tel dhe email: redaksia@sheshionline.com , 045 506 411 | Bulevardi i Pavarësisë, pa nr, Gjilan, Kosovë


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

3

Komuna

Gjilani bëhet me dy klube të futbollit të femrave Faqe 30

Përlepnica e suksesshme edhe në fushën e sportit Faqe 30 - 31

Blerim Misini, shitësi i cigareve i shndërruar në poet Faqe15

Urim Maliqi fiton dy çmime

Mjedisit, Dionis Ukaj, ka theksuar se kjo përzgjedhje është bërë për herë të parë në komunën tonë, ndërkohë që do të vazhdohet tani e tutje edhe në të ardhmen.

Priten norma njëshifrore të interesit për kredi Nga Shoqata e Bankave të Kosovës është thënë se ardhja e bankës “Ziraat Bank” në tregun e Kosovës është lajm shumë i mirë sepse do ta pasurojë edhe më shumë nivelin e konkurrencës brenda sektorit. “Mendoj se konkurrenca gjithmonë ndikon pozitivisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimin e ofertës. Jemi duke punuar vazhdimisht t’i eliminojmë barrierat për afarizmin bankar në tregun e Kosovës, në mënyrë që ky treg të jetë sa më atraktiv për bankat e reja dhe të gjenerojmë interesim në këtë drejtim”, ka thënë Balija, drejtori i Shoqatës. Ai ka deklaruar se normat e interesit në Kosovë janë duke shënuar rënie. “Shpeshherë citohen analistë të ndryshëm që thonë se normat e interesit në Kosovë janë mbi 15 për qind, por nuk mund të thuhet tani, pasi norma mesatare e interesit për kredi ka rënë dukshëm në 10.6 për qind në fund të muajit prill 2014”, ka theksuar ai. Balija në këtë intervistë për gazetën Koha Visionin ka bërë me dije se deri në vitin e ardhshëm pritet të ulen normat e interesit për kredi.

BE i zgjat mandatin EULEXit Bashkimi Evropian ka zgjatur mandatin e misionit të tij për sundim të ligjit dhe drejtësi në Kosovë edhe për dy vjet, përkatësisht deri në qershor të vitit 2016. Në deklaratën e tyre, qeveritë evropiane kanë thënë se EULEX-i do të nisë të zvogëlojë funksionet ekzekutive në sektorin e drejtësisë, duke theksuar se prokurorët nuk planifikojnë të marrin raste të reja. Po ashtu është thënë se madhësia e misionit do të reduktohet për të pasqyruar ndryshimin e aktivitetit të tij. Deficiti tregtar, sjell papunësi Kosova vazhdon të jetë eksportuesi më i madh i parasë së gatshme. Deficti tregtar edhe këtë vit ka trend rritës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në katër mujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar ka shënuar rritje për pesë milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë. Varësia e tregut të vendit nga produkteve e huaja sa vjen e shtohet. E gjithë kjo, në mungesë të prodhimeve vendore. Deficti tregtar edhe këtë vit ka trend rritës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në katër mujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar ka shënuar rritje për pesë milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) deficiti tregtar gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në vlerë prej

Faqe 16

Xhevdet Shabani, ish-lojtar i Dritës, ka nënshkruar me Teutën

Tarabuka band me "Summer" Hit

Faqe 17

Faqe 31

606,2 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë ishte 601,7 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave në përjashtim të muajit janar, në të gjithë muajt tjerë deficiti tregtar ka shënuar rritje, si pasojë e rritjes së importit. Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se kjo gjendje sjell fukarallëk në vend dhe rritje të papunësisë. Sipas tyre i gjithë ky bilanc vjen si pasojë e paaftësisë konkurruese të prodhuesve kosovarë. Ata thonë Qeveria e Kosovës do të ishte dashur që të krijojë një listë të përparësive konkurruese që ka Kosova në raport me vendet tjera.

Freedom House: Regjimi i Hashim Thaçit gjysmë autoritar Partia Demokratike e Kosovës dhe Hashim Thaçi po insistojnë që të marrin mandatin e tretë. Por, Freedom House, në një raport, mënyrën e qeverisjes që ka bërë ky subjekt viteve të kaluara, e konsideron gjysmëautoritare. Kosova dhe Serbia, pas disa viteve retorikë të përshkallëzuar dhe negociata të dështuara, kanë shënuar përparim të madh në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në raportin më të ri të organizatës Freedom House “Vendet në tranzicion 2014”. Freedom House kujton se në shkurt të vitit 2013, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe homologu i saj serb, Tomisllav Nikolliq, janë takuar në Bruksel, duke shënuar takimin e parë midis kryetarëve të dy shteteve prejse Kosova ka shpallur pavarësinë. Raporti përmend edhe marrëveshjen e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe zotimet e të dyja palëve për të mos penguar njëratjetrën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Në Kosovë ka pasur edhe përmirësime; një nga to është natyrisht marrëveshja historike midis Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sidomos sa i përket trajtimit të situatës në veri. Në anën e Serbisë, ajo nuk ka shkaktuar vlerësime të njëjta, sepse vlerësimet e Serbisë kanë qenë shumë më të larta se të Kosovës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Sylvana Habdank-Kolaczkoëska, drejtore e projektit për vendet në tranzicion, pranë organizatës Freedom House. Megjithatë, sa i përket demokracisë, Kosova, edhe sivjet, është përfshirë në grupin e vendeve me regjim gjysmë të konsoliduar autoritar. Në tabelën prej shtatë pikësh, ku njëshi përfaqëson nivelin më të lartë të përparimit demokratik, ndërsa shtata më të ultin, Kosova ka 5.14 pikë. Shifra, prapëseprapë shënon një përparim të vogël nga një vit më herët, kur ka qenë 5.25. Në grupin e vendeve gjysmë-autoritare bëjnë pjesë edhe Armenia e Kirgizia. Sa u përket mediave të pavarura, organizata Freedom House i jep Kosovës 5.75 pikë; në lidhje me qeverisjen kombëtare 5.50, ndërsa për qeverisjen lokale 4.75. Sa i përket korrupsionit, Kosova është vetëm një pikë

e botës në ndarjen e mprehtë ideologjike dhe politike midis Evropës, e cila vepron sipas parimeve demokratike, dhe Euroazisë, ku gati katër nga pesë njerëz jetojnë në regjime autoritare.

larg vlerësimit më të keq – në këtë kategori ajo ka 6 pikë. Për kushtet në të cilat funksionon shoqëria civile, Kosova ka 3.75 pikë, ndërsa për kornizën gjyqësore 5.50. Raporti po ashtu thekson se Kosova, së bashku me

Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, kanë marrë vlerësime të mira për zgjedhjet dhe transferimet paqësore të pushtetit. Në rrafshin global, kriza aktuale në Ukrainë thuhet se ka përqendruar vëmendjen

Raporti konstaton se pengesat për qeverisjen demokratike janë prirje dominuese në të gjithë Euroazinë dhe Ballkanin, ashtu si edhe në Evropën Qendrore, ku klientelizmi dhe korrupsioni kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë vitit të kaluar. Organizata me seli në Shtetet e Bashkuara ka bazuar raportin e sivjetmë në monitorimin e zhvillimit demokratik në 29 vende nga ish-Bashkimi Sovjetik, Ballkani dhe Evropa Qendrore.

Apliko për kredi deri në

50,000€ 0%

shpenzime administrative Kualifikohu për aranzhman të plotë për 2 persona në bregdetin Turk

038 60 60 10 www.bpbbank.com


4

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

KAMPIONATI BOTËROR Nga: Belkise Krasniqi

P

ërpos amtosferës të gjallë në sezonën e verës që është çdo vit, në të gjitha vendet e botës, për të gjithë fansat e futbollit, vera është edhe më e kompletuar me fillimin e Kampionatit Botëror të futbollit. FIFA-Ëorldcup Kupa Botërore, turneu i futbollit të kombëtareve mbahet çdo 4 vjet. Kampionati organizohet prej FIFA-s dhe i fundit është mbajtur në Afrikën e Jugut. Për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, kombëtaret duhet së pari t’i nënshtrohen një kualifikimi. Në kualifikim marrin pjesë të gjitha shtetet, kombëtaret e të cilave janë të pranuara nga FIFA. Ato luajnë kundër njëra tjetrës, të organizuara në fillim sipas kontinenteve, shtetet e së cilave janë të ndara në nëngrupe. Kampionati i këtij viti, i 20-ti me radhë, ka filluar me 12 qershor dhe është paraparë të përfundojë me finale më 13 korrik. Është hera e dytë që Kampionati po mbahet në Brazil, hera e parë ishte në vitin 1950. Botërori i parë u mbajt në vitin 1930 në Uruguai. Historia e futbollit fillon para 100 vjetësh. E gjitha filloi në 1863 në Angli, ku futbolli amerikan dhe futbolli evropian morën dy rrugë te ndryshme, gjë e cila themeloi Shoqatën e Futbollit ne Angli (Britaninë e Madhe). Të dy llojet e futbollit filluan nga një rrënjë por u zhvilluan ne dy degë te ndryshme. Në kohët e mëparshme quhej tepër e natyrshme të gjuaje topin me dorë dhe ky veprim nuk kërkonte dhunti. Në të kundërtën, futja e gjithë pjesëve të trupit, me përjashtim të

duarve, në funksion, kërkonte përgatitje të veçantë fizike dhe talent për shkak te vështirësive teknike te lojës. Më së shumti tituj në Kampionatin Botëror ka Brazili me 5 tituj të fituar ndërsa pas tij vjen Italia me 4 tituj të fituar. Më poshtë keni listën në të cilën janë të paraqitura fitoret e Kampionatit Botëror që nga fillimi(1930) e deri në vitin 2010. Sa i përket shqiptarëve që luajnë në këtë kampionat, Xherdan Shaqiri është përzgjedhur nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër – Ekuador. Përndryshe, shqiptari tjetër që luan për Zvicrën, Admir Mehmedi shënoi golin e parë për Zvicrën në minutën e 48-të. Shpresojmë që vitin e ardhshëm, talentët e Kosovës ta përfaqësojnë kombëtarën tonë në Kampionatin Botëror. Ashtu si herave tjera edhe në këtë numër kemi përgjigje të disa fansave të futbollit, të cilët na tregojnë reth dashurisë dhe entuziazmit çdo herë që ndjekin futboll. Edisoni për Sheshin tregon se kampionatin e përcjell nga viti 2002, dhe se gjithmonë i përcjell ndeshjet në shtëpi. "Unë jom për Anglinë, përndryshe kampionati botëror është ndër eventet që m'jep ma së shumti emocione”.

Hasancani, gjilanasi i cili studion dhe luan për një ligë turke, tregon se i len të gjitha gjërat anash sa herë bëhet fjalë për futboll” “unë jom tifoz i Spanjës, edhe pak edhe për Holandën. Me këtë "pak" nënkuptoj që, kur ekipa jem e preferume nuk është në lojë atëherë boj tifo për Holandën. Po kësaj here nuk jam i kënaqur me Spanjën si herat e tjera... Kjo është hera e 3-të që e përcjelli kampionatin, se kur ka qenë ma i vogël nuk ia kam ditë vlerën”. Ndryshe prej asaj që jemi mësuar, se futbolli është sport më shumë mashkullor, duket se janë edhe femrat tifoze të tij. Elza, një tifoze e flaktë e futbollit, tregon se deri tani ka humbur vetëm një ndeshje: “Jam tifoze e dy ekipeve: Portugalisë dhe Gjermanisë. Kjo është e dyta herë që e përcjell kampionatin. Zakonisht e përcjell ose mundohem me e me përcjell çdoo lojë, po ka raste kur nuk mundem, po prapë se prapë. I kqyri highlights për atë lojë që e kam hupë. Asnjëhere monoton nuk bëhet për shkak që e adhuroj shumë futbollin si sport edhe çdo

me qenë edhe monotone, po megjithatë jam femër dhe kuptohet që nuk takon neve të flasim shumë për futboll se edhe pse sa do që na pëlqen të ndjekim ndeshje nuk po na vie rendi që të ligjerojmë për futboll.

mendojnë që jemi duke peshkuar në Uellsin Perëndimor”, kështu u thonë shikuesit gazetarëve që duan t’i fotografojnë. Si duket jo vetëm përdoruesit e rrjeteve sociale por edhe gratë e tyre

Kështu që vajza, në vend se të gjurmoni në google info për të kopjuar ato në statuset e juaja në facebook, gjurmoni në kuzhinë, ose të paktën shikojeni një ndeshje të plotë për të kuptuar entuziazmin. Por prapë se prapë ju lutem ta mbani entuziazmin për vete

tashmë e dijnë se ku i kanë burrat!!

Korabi thotë:"Kjo është hera e parë që e percjelli tamam çdo lojë të këtij kampionati, pasi që më herët nuk kom pasë edhe aq interesim të madh. Kësaj here jom tifoz i Gjermanisë, edhe asnjëherë lojrat, të cilat që mbahen çdo natë, nuk bohen monotone, secilen herë jep emocion bile edhe ma i fuqishëm”.

ekip ka trikat e veta qe i bon mu dallu prej ekipeve tjera, kështu që secila është shumë argëtuese! Edhe Linda është njëra ndër fanset më të flakta femra, por Linda tregon pakënaqësinë e saj për një lloj diskriminimi që u bëhet femrave kur flitet për futboll. "Këtë vit jam për Italinë ashtu si edhe herave tjera. Shtetet e mia të preferuara në Ëorld Cup kanë qenë gjithmonë Italia dhe Spanja, mirëpo Spanja filloi me këmbë të majtë sivjet. Kampionatin e ndjek që nga hera e kaluar kur është mbajtë në Afrikë. Nuk kam ndonjë vend të caktuar ku e përcjell, varet se ku gjendem, por ma shumë preferoj ta ndjek në shtëpi. Loja din ndonjëherë

Këto ditë po kemi rastin që nëpër rrjete sociale, portale të ndryshme, të informohemi me çdo risi që po ndodh në kampionat. Fotoja e fundit që po qarkullon nëpër rrjete, tregon se sa shumë ka fansa të flakktë e të përkushtuar që e bëjnë të pamundurën të shkojnë në kampionat. “Ju lutem mos na filmoni, gratë tona

187,000 tiketa janë blerë nga kartela bankare të shtetasve amerikanë dhe sipas llogaritjeve 80,000 vizitorë amerikanë kanë shkuar në kampionat. Thuhet se qeveria ka vënë në punë 157,000 ushtarë dhe personelë të policisë për shkak të protestave dhe nëse situata del nga kontrolli do të përdorin edhe ushtrinë. Përkundër vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, vendasit tregojnë se ndeshjet i përcjellin në shtëpi e shfrytëzojnë këtë mundësi që të mblidhen familjarët dhe shoqëria së bashku.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Gjilani me 10 deputetë 20 qershor 2014

N

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Gjilani Deputetët nga LDK: FATMIR REXHEPI – me 7,071 vota MURAT HOXHA – me 6,360 vota LIRIJE KAJTAZI – me 7,779 vota Deputetët nga VV: BESNIK BISLIMI – me 7,631 vota ISMAJL KURTESHI – me 6,716 vota BESA BAFTIJA – me 3,341 vota Deptetët nga PDK ZENUN PAJAZITI – me 9,128 vota LABINOTË DEMI-MURTEZI – me 11,014 vota SALIHE MUSTAFA – me 4,064 vota Nëse NISMA kalonë pragun zgjedhor prej 5%, atëherë pjesë e parlamentit do të jetë edhe: VALDETE BAJRAMI – me 2,927 vota

40 mijë vota të pavlefshme Gati 40 mijë vota të zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit dalin të jenë të diskutueshme. Në fakt, shifra e votave të papërfshira në rezultat është 59.469 vota, ku kanë mbetur pa u shpallur apo pa u përfshirë në rezultatet online të KQZ-së edhe 0.38% të votave të përgjithshme. Nga 99.62 për qind të votave të numëruara del se janë 734,056 nënshkrime dhe 753,804 vota nga 1.782.454 qytetarë me të drejtë vote, nga del se ka 19.748 vota më shumë se sa votues. Po ashtu nga numërimi i 99.62 % të votave del se 39.721 vota janë të pavlefshme apo mbi 5.69 për qind të votave legjitime, pra nga 697.504 vota të vlefshme.

putetë nga legjislatura e kaluar kanë mbetur jashtë, madje në këto lista ka pasur edhe befasi pasi ka nga ata ish-deputetë të cilit pavarësisht që kanë qenë shumë aktivë, nuk e kanë marrë besimin e qytetarëve më 8 qershor. Më së shumti në këtë drejtim është prekur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi deri më tash këtij subjekti i mungojnë tre zëra që kanë qenë gjithë kohën aktivë madje njeri prej tyre ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar. Fjala është për Ardian Gjinin, ndërsa aktualisht jashtë janë edhe Burim Ramadani e Ahmet Isufi. Ndryshime në përbërje dhe fytyra të reja të deputetëve do të ketë pothuajse në secilin subjekt politik, ndërsa në këtë drejtim prin lëvizja Vetëvendosje. Këtij subjekti në Grupin Parlamentar që aktualisht llogaritet se do t’i ketë 16 deputetë, do t’i shtohen 10 emra të rinj. Shumica prej tyre janë ish-zyrtarë të lartë të partisë Fryma e Re e cila është shuar duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga: Besarta Maliqi

ë bazë të rezultateve zgjedhore, Gjilani mund të ketë 10 deputetë na Parlamentin e Kosovës. Këtu përfshihen 3 deputetë nga LDK, 3 nga Vetëvendosje dhe 3 nga PDK. Ndërsa, nëse edhe pas çertifikimet të rezultateve e kalon pragun zgjedhor, atëherë nga Gjilani mund të ketë 1 kandidat në Parlament nga radhët e saj. Për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare janë dashur një numër i caktuar i votave, bazuar në përqindjen e fituar në zgjedhje: PDK - mbi 10.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.000 vota për femra. LDK - mbi 7.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.500 për femra. VV - mbi 6.500 vota për meshkuj dhe mbi 3.000 vota për femra. AAK - mbi 6.500 vota për meshkuj dhe mbi 3.000 vota për femra.

Komuna

Pa ndryshime nuk janë edhe dy partitë tjera të mëdha PDK e LDK, derisa disa nga figurat e larta të këtyre subjekteve nuk kanë fituar edhe një mandat të deputetit.

Rezultati nxjerr PDK-në dhe partitë të cilat kanë hyrë në koalicion parazgjedhor me të si partinë me numrin më të madh të votave të fituara, 30.69%. Rezultati i këtij koalicion është ndjekur nga LDK me 25,70%, Vetëvendosje me 13.48%, AAK 9,60%, Nisma për Kosovën me5.24%. Ndërsa AKR, me vetëm 4,65%, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Lista Srpska me 4,21% , aktualisht mbetet poashtu poshtë pragut, duke fituar vetëm 10 vendet e garantuara me Kushtetutë. Renditja nuk e ndryshon konfiguracionin e Kuvendit, pasi PDK, LDK, VV dhe AAK ishin në po të njëjtën renditje edhe në zgjedhjet e 2010-s. Por, krahasuar me rezultatetet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, partitë politike kanë lëvizur renditjet e tyre nëpër disa nga qendrat kryesore të Kosovës. Kështu, ndërsa PDK më 2010 ishte subjekti më i votuar në Gjilan, në zgjedhjet e vitit 2014 u radhit subjekti i tretë, pas LDK-së dhe Vetëvendosjes. Megjithatë, PDK ka dalë papritur kryesuese në Obiliq, ku pavarësisht se më parë nuk ka qenë as forcë e tretë, këtë herë u rendit e para. Lidhja Demokratike e Kosovës është hequr nga lista e tri subjekteve më të votuara në Gjakovë, ndërsa po ashtu nuk ka mundur të rikthehet si forcë e parë as në Prizren. Krahasuar me 2010, Vetëvendosje ka arritur ta ruajë pozicionin e saj si partia e dytë dhe e tretë në qendrat më të mëdha të vendit. Ndërsa partia e Ramush Haradinajt, AAK, e cila më 2010 ishte më e votuara në rajonin e Dukagjinit dhe e para në qytetin e Pejës, në këto zgjedhje nuk ka

arritur të radhitet as e treta në këtë qytet. Tani, para AAK-së në Pejë ndodhen LDK dhe PDK. Partia e Behgjet Pacollit, AKR, as në vitin 2010 nuk ishte në asnjë qytet e para, sikurse edhe në këto zgjedhje nuk ka shënuar rezultatte pozitive, duke humbur edhe shumë vota se që kishte në zgjedhjet lokale në Gjakovë dhe Mitrovicë, komuna me të cilat qeveris pushtetin lokal. Edhe në këto zgjedhje parlamentare Skënderaj ka dalë qyteti që vazhdon të jetë adhurues i PDK-së, ku ky subjekt edhe kësaj radhe mori mbi 91 për qind të votave.

Kuvendi me emra të ri Kuvendi i ri që do të përfaqësojë legjislaturën e pestë që nga paslufta, do të pasurohet me rreth 40 fytyra të reja të cilat ose kanë qenë më herët deputetë ose e fitojnë për herë të parë këtë mandat. Nga rezultatet jozyrtare që janë bërë publike në media, del se shumë de-

Marrëveshja për qeverinë, opozita propozon Haradinajn për Kryeministër Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë rënë dakord që të formojnë qeverinë e re të vendit. Në një deklaratë që mban firmën e Isa Mustafës të LDK-së, Ramush Haradinajt të AAK-së dhe Fatmir Limajt të Nismës, thuhet se tri forcat opozitare janë bashkuar për t'u dhënë qytetarëve një qeveri të kthimit të shpresës. Është rënë dakord që Ramush Haradinaj të jetë kandidati i përbashkët për kryeministër, ndërkohë që Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti, në përputhje me Kushtetutën, i takojnë LDK-së. Nisma e Fatmir Limajt do të ketë një zëvendës-kryeministër në qeverinë e re. Palët po ashtu kanë rënë dakord që përgjegjësitë e tjera politike dhe institucionale do të ndahen sipas fuqisë politike në Kuvend. Marrëveshja që pritet të çojë në opozitë kryeministrin Hashim Thaçi dhe PDK-në, partia me numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 8 qershorit, përmbyllet me një angazhim të palëve për të vazhduar konsultimet me partitë e komuniteteve, që kanë 20 vota në parlament, dhe me forcat e tjera të spektrit opozitar. LDK-ja fitoi 25.75 përqind të votave, ose 30 vende, AAK-ja 9.61 përqind, ose 13 vende, kurse Nisma për Kosovën, 5.24 përqind, 6 ose 7 deputetë. Mbetet e paqartë nëse Vetëvendosja, me 13.51% të votave, do t'i bashkohet këtij koalicioni, i cili ka nevojë për mbështetjen e Albin Kurtit për të arritur maxhorancën prej 61 deputetësh në parlament. Në një dalje për mediat, Albin Kurti tha se ka dy

5

kushte që Vetëvendosje të përkrahë koalicionin. Njëri është ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, kurse tjetri është që t'i jepet fund procesit të privatizimit. Sipas Kushtetutës, Presidentja i jep mandatin për krijimin e qeverisë partisë ose koalicionit që ka fituar numrin më të madh të votave. Dokumenti themeltar po ashtu thekson se një subjekt politik i serbëve të Kosovës duhet të jetë pjesë e qeverisë me të paktën një ministri. Lista Serbe, e përkrahur nga Beogradi, ka fituar dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb në parlament.

Thaçi: Unë kryeministër Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka thënë se ai do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, ngaqë përfaqëson partinë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Thaçi ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do t'i nisë konsultat me partitë e mundshme partnere për krijimin e qeverisë, duke e përjashtuar kështu mundësinë që qeveria e ardhshme të formohet dhe drejtohet nga opozita. "Me zgjedhjet e 8 qershorit shteti i Kosovës ka fituar shumë. Ka fituar Misioni i Ri, ka fituar qytetari i Kosovës. Me këto zgjedhje të përgjithshme që organizuam dëshmuam edhe njëherë që demokracia është në zhvillim. Zhvilluam zgjedhje fer, të lira, demokratike, me standarde të larta ndërkombëtare dhe prej më të mirave në rajon".

Presidentja kërkon interpretim prej Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e Qeverisë Presidentja Atifete Jahjaga ka këekuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim se kujt duhet t’i jepet mandati për të formuar Qeverinë: Hashim Thaçit si fitues i zgjedhjeve apo Ramush Haradinajt si i propozuar i opozitës. Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë për Express se Presidentja ka pritur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve për të vepruar më tutje ashtu siç thuhet në Kushtetutë. “Po presim certifikimin zyrtar të rezultateve. Presidentja do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllahiu, për Express. Aktualisht, PDK si fituese e zgjedhjeve, nuk i ka votat për të formuar Qeverinë, pasi LDK, AAK dhe Nisma kanë bërë koalicion paszgjedhor. Ndërsa, Vetëvendosje ka thënë se do të mbështesë Opoziten nëse i plotësojnë disa kushte të saj, në mesin e të cilave, edhe pezullimin e dialogut me Serbinë.


6

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

Luta, çka bëri dhe çka s’bëri deri tash Nga: Valon Rashiti

N

jë një intervistë dhënë gazetës “Sheshi” pak pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në të cilat fitoi qeverisjen e komunës së Gjilanit, kryetari Lurfi Haziri u pati dhënë disa premtime qytetarëve, premtime të cilave do t’u referohem na vazhdim të këtij shkrimi, bashkë me statusin e tyre të përmbushjes. Në fillim të intervistës Haziri, kishte filluar të ankohet për borxhet dhe për disa projekte të cilat kanë filluar prej vitit 2009, e që nuk janë ende të realizuara. “Nënvizoj këtu edhe servisimin e borxheve, uljen e vlerës së tatimit në pronë, uljen e qirave komunale, taksave të tjera, gjë e cila do të jetë në kuadër të pakos për familjen, premtim të cilin unë mendoj me realizu që në muajin janar”, pati premtuar kryetari Haziri. Me siguri premtimi që i ka gëzuar më shumti qytetarët e Gjilanit, ka qenë kjo për uljen e tatimit në pronë. Kanë kaluar 6 muaj që nga marrja e qeverisjes, dhe ky premtim nuk është realizuar ende, ndonëse ka qenë ndër të parët në listën e prioriteteve. Hazriri, pati dhënë edhe disa shembuj se si do ta realizojë këtë ulje të tatimit në pronë. E megjithatë, kjo nuk ka filluar të zbatohet ende për qytetarët e Gjilanit, të cilët ende po vazhdojnë të paguajnë një herë më shumë se qytetarët e komunës së Pejës. “Është fjala për uljen e vlerës së tatimit në pronë e jo tatimin në pronë,

Qeveria nuk ka asnjë lloj të drejte t’i kufizojë investimet apo diskriminojë Komunën e Gjilanit nga investimet në raport me komunat e tjera, pavarësisht se cila parti politike e udhëheq me shumicë komunën

për të mos u keqkuptuar. Qytetari i Gjilanit ka qenë i mbingarkuar me vlerën e tatimit. Është e drejtë e komunës ta bëjë vlerësimin e pronës së paluajtshme dhe pronës tjetër e cila tatimohet me taksën e pronës. Duke e mbivlerësu vlerën e pronës është mbingarku qytetari me tatim. Nuk mundet me pas qytetarë të varfër e komunë të pasur. Për shembull, një shtëpi e cila është vlerësuar 300,000 Euro me një çmim të tregut në Gjilan në kohën kur Gjilani është vendi më i pazhvilluar si regjion në Kosovë, në kohën kur Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Ose, pjesa tjetër, një pronë shoqërore është blerë me 1.3 milionë Euro sipas çmimit të tregut të lirë ndërsa është vlerësuar 5.5 milionë Euro nga ekspertët e

komunës. Është katërfishuar vlera e tregut. Nuk e kemi ndërmend t’i tatimojmë në bazë të vlerësimeve tona as bizneset e as ekonomitë familjare, e kemi ndërmend me përcaktu vlerën reale për aq sa është dhe për aq sa na takon”, ka thënë Haziri. E vetmja lëvizje pozitive që është bërë në këtë drejtim ka qenë formimi i komisionit për vlerësimin e pronës, i cili deri në shtator të këtij viti do të bëjë vlerësimin e pronave dhe ekonomive familjare. “Kemi riemëruar komisionin sa i përket vlerës së uljes së tatimit, i cili që deri në shtator do vlerësojë kategoritë si bizneset e vogla dhe të mëdha e në veçanti ekonomitë familjare, sepse sipas vlerësimeve ka mbingarkesa”, ka thënë Haziri. Disiplina buxhetore ka qenë premtimi i radhës i Hazirit, sepse sipas tij, komuna e Gjilanit, është kampione e borxheve. “Disiplina buxhetore ka me qenë e detyruar për të gjitha zyrat buxhetore dhe zyrat që merren me financa në Komunën e Gjilanit, në mënyrë që shpenzimet me u ulë deri në minimum dhe ato mjete me u shfrytëzu për të mira publike dhe për shpenzime të tjera dhe jo për atë që është quajtur reprezentacion i cili i ka shkaktuar komunës harxhime enorme”, ka thënë Haziri. I pari i Gjilanit u përkujdes edhe për dukjen e zyrtareve komunal, të cilët i veshi me rroba [kate] dhe kravata. Ky tender i ka kushtuar Komunës së Gjilanit hiq më pak se 6,216.00 euro. Ka mundësi që kjo të ketë ardhur si nevojë që ka lindur nga aplikimi i “dietës buxhetore”. Gjithashtu, Haziri pati premtuar edhe reduktimin e drejtorive, por edhe këtë nuk ka arritur ta realizojë ende. Haziri, pati premtuar se do t’i kthejë investimet e Qeverisë së Kosovës në Anamoravë. “Qeveria nuk ka asnjë lloj të drejte t’i kufizojë investimet apo diskriminojë Komunën e Gjilanit nga investimet në raport me komunat e tjera, pavarësisht se cila parti politike e udhëheq me shumicë komunën”, pati thënë Haziri. Në këtë drejtim pothuajse nuk u bë asgjë. Shumë ministria të Qeverisë së Kosovës vizituan kryetarin Haziri, por që nuk pati diçka konkrete në ketë drejtim sepse një pjesë e tyre më shumë bënë fushatë zgjedhore sesa që ishin të interesuar për të investuar në projekte të ndryshme kapitale. “Ajo që do të ndërtojmë, në komunikim me qeverinë, është që në radhë të parë koeficienti i grantit i cili do të shikohet për komunën e Gjilanit

të jetë në përputhje me censusin që është realizuar, e dyta programet e investimeve kapitale do të rishikohen në tërësi dhe do të paraqiten prioritete të reja për investime. Qeveria nuk ka asnjë lloj të drejte t’i kufizojë investimet apo diskriminojë Komunën e Gjilanit nga investimet në raport me komunat e tjera, pavarësisht se cila parti politike e udhëheq me shumicë komunën”, ka thëne Haziri. Edhe liria e drejtës së bartjes së shamive në shkolla ishte premtim i Hazirit. Ky premtim është realizuar me sukses sepse kemi shumë vajza të mbuluara me shami të cilat i kanë vijuar mësimet dhe nuk kanë qenë të penguara. “Është respektim i kushtetutës në parimin e mosdiskriminimit. Çdokush ka të drejtë të ruajë etninë e vet, prejardhjen e vet kombëtare, vlerat e veta kombëtare por edhe besimin në zot, pavarësisht cilit lloj besimi i takon. Kështu që në Gjilan kjo temë është e përballume, secili ka të drejtë me pasë besimin e vet, me praktiku besimin e vet, edhe me u shkollu. Nuk mundesh me i ndalë fëmijët sepse obligim i komunës është detyrimi në zbatimin e mësimit, nxënies së mësimit për fëmijët në shkollën fillore. Për shkak të besimit fetar nuk mundet me u ndalë fëmija, vajza, për me e ndjekë shkollën”, ka thënë Haziri. Diçka që është pozitive dhe e mirëseardhur për qytetarët e Gjilanit, kanë qenë mbledhjet e bordit të drejtorëve që kanë qenë të hapura dhe janë transmetuar drejtpërdrejt nga mediat lokale, gjithashtu dhe seancat e Kuvendit Komunal. Ndryshe Haziri, u pat zotuar gjatë fushatës që menjëherë pasi të zgjidhet kryetar i Gjilanit, objektin në të

cilën gjendet për momentin t’i japë në shfrytëzim Muzeut Rajonal të Gjilanit. Tani kur kanë kaluar ma shumë se gjashtë muaj, ende nuk e ka realizuar këtë premtim i cili do të krijonte një hapësirë për eksponatet të cilat mjerisht po qëndrojnë në bodrumet e konviktit tek shkollat e mesme. “Komuna e Gjilanit ka filluar procesin e hulumtimit të hapësirave se ku do të zhvendoset kabineti im duke ditur që në objektin ku momentalisht punon zyra ime, vazhdojnë punën edhe shume zyra të tjera si: avokati i popullit, një pjesë e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, barazia gjinore, sekretaria e kuvendit. Është e pamundur që të akomodohemi në afat të shkurtër kohor në zyra të reja dhe kjo është pasojë-rezultat që komuna e Gjilanit ende nuk ka këtë objekt si muze”, ka thënë Haziri. Haziri, gjatë fushatës parazgjedhore, pati premtuar se Gjilanin do ta bëjë qendër kulturore. Ndërkaq, në një shkrim të trajtuar më herët nga gazeta mbi këtë çështje, është raportuar se aktorët e qytetit për disa muaj me radhë ishin pa paga dhe u patën shprehur të dëshpëruar me Hazirin. Ndryshe, Teatri i Qytetit vazhdon të mbetet me status te padefinuar dhe aktorët e qytetit do të marrin pagat e tyre vetëm deri në fund të qershorit.

Bujanovc, dhe do të merret me zgjedhjen e problemeve për qytetaret e asaj pjese. I pari i komunës ka premtuar se Gjilanin do ta shëndrroj në qytet të luleve. “Nëse arrijmë ta bëjmë një lule për kokë banori dhe ta ruajmë në çdo sezon deri në fund të vitit, natyrisht që Gjilani prej qytetit të paqes do të bëhet edhe qytet i luleve”, ka thënë Haziri. Deri sot janë, sipas raportimeve të komunës, janë mbjellur 10,000 lule. Gjithashtu, Haziri gjatë fushatës pati premtuar se punën e parë që do ta bëjë kur të zgjidhet kryetar i Komunës së Gjilanit, është rregullimi i kompleksit të dëshmoreve dhe po ashtu edhe rregullimi i varrezave të martirëve në Llashticë dhe rregullimi i memorialit në Zhegoc.

Nëse arrijmë ta mbjellim një lule për kokë banori dhe ta ruajmë në çdo sezon deri në fund të vitit, natyrisht që Gjilani prej qytetit të paqes do të bëhet edhe qytet i luleve

Gjithashtu ansamblet folklorike të cilat janë në Gjilan, mbeten në një gjendje të rëndë dhe pa mbështetje të rregullt nga institucionet komunale. Për sportin, i pari i komunës pati premtuar se qytetin e Gjilanit do ta bëjë kampion të sportit. Kërkesat e sportistëve mbeten të mëdha dhe një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të jenë të zhgënjyer dhe të largohen në shtetet e ndryshme evropiane, në të cilat e shohin një të ardhme më të mirë.

Por tani për tani punët janë ndërprerë dhe asgjë nuk është lëvizur ne këtë drejtim. “Ky projekt ka mbetë qe një kohë të gjatë keq, sidoqoftë do të kalohet kjo situatë dhe do të investohet në këtë projekt, pllatoja do të rregullohet do të ngjyroset obilesku dhe do të rikonstruktohet kjo pjesë e punimeve në mënyrë që fazën e fundit me përfundu gradualisht” ka thënë Haziri.

Fusha ndihmëse e futbollit e cila gjendet afër varrezave të qytetit do të përurohet shumë shpejt e për të cilën merita ka edhe qeverisja e kaluar, si dhe pagesa e transportit për sportistët, janë të vetmet zhvillime pozitive që Haziri ka bërë për sportin. Premtim tjetër që pritet të realizohet dhe që është në proces është zyra për Preshevë, Medvegjë dhe

Si sukses Haziri ka përmendur mundësinë që qyteti i Gjilanit të jetë i pari me mundësinë për aplikim online për çertifikata në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme. Kjo mundësi brenda një afati të shkurtër është pasuar edhe nga qytetet të tjera si pjesë pjesë e projektit të përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të shpejta nga administrata.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Mbi 1000 qytetarë të Luginës pa dokumente identifikimi Nga: Besarta Maliqi

S

hpërngulja e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe fillimit të rezistencës së armatosur nga UÇPMB-ja në atë pjesë, drejt Kosovës ishte masive, edhe pse kjo shpërngulje ka filluar që nga vitet e 80’. Shumica e këtyre familjeve të shpërngulura janë vendosur në Fushë Kosovë dhe në Gjilan, ndonëse ka edhe në pjesët e tjera të Kosovës. Sipas të dhënave që ka Lëvizja “Vatra”, në komunën e Gjilanit ka mbi 1000 qytetarë që janë pa asnjë dokument me të cilin mund të dëshmojnë se janë banorë të kësaj komune, ndonëse ka mbi 15 vjet që jetojnë këtu. Ata nuk kanë as dokumente të Serbisë.

janë shtetas të Serbisë. Jemi në pikë të hallit. Kam aplikuar për shtetësi para dy viteve dhe më është kthyer përgjegjje negative, për arsye kinse nuk ka pasur deshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se unë jam banor i Gjilanit. Kërkohet që të kemi pronë, por unë jetoj me familje dhe kemi një shtëpi të përbashkët. Fakti që jetoj me familje nuk merret parasysh”, ka thënë Haziri.

mesme, nuk mund të regjistrohen në fakultet, pra u mohohet e drejta për të studiuar, siç u mohohet edhe e drejta e punës, sepse për ta aplikuar në një vend pune, duhet pasur dokumente identifikimi, të cilat ata nuk i posedojnë. .

Sipas tij, edhe marrja e dokumeteve të përkohshme, pra kërkesa për azil, paraqet problem. Kriteri bazë për këtë është pasaporta valide e shtetit nga i cili vjen. Këta banorë nuk pesodojnë këtë document i cili duhet të lëshohet nga shteti serb. Haziri thotë se një kërkesë tjetër absurde është edhe deklarimi me shkrim se a e njeh gjuhën shqipe ose atë serbe. “Ligji për Shtetësi i lë anash qytetarët e Luginës - ne jemi qytararë apartit ose pa shtetësi. Me këtë ligj, si kinezi që vjen nga Kina, si shqiptari i Luginës, janë të barabartë. Bile, bile, nga zyrtarët kinezët trajtohen më ndryshe, ndoshta se ne si popull e çmojmë të huajën më shumë se që duhet”, ka deklaruar Haziri.

lodhur nga problemet që po ju dalin në rregullimin e dokumentacioneve. Sipas Kushtrim Kadriut, zëdhënës i Lëvizjes Vatra në Gjilan, në Kosovë më shpejt marrin shtetësi kinezët se sa banorët e Luginës.

Luginasit që jetojnë në Kosovë, veçanërisht në Anamoravë, janë të zhgënjyer me institucionet dhe të

Komuna “Vatra” në Gjilan e ka mirëpritur votimin e 34 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për marrjen e vendimit për themelimin e Komitetit dhe Zyrës për Luginën, ka thënë Sabedin Kadriu, Kryetar i Vatrës. “E rëndësishmja e gjithë kësaj është inicimi i themelimit të Komitetit dhe Zyrës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilat do të punojnë për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve të këtij rajoni si dhe për të drejtat dhe integrimin e qytetarëve të tyre në Kosovë, pasi që siç dihet, pas përfundimittë luftës ishin ndjekur nga vatrat e tyre”, është shprehur Kadriu. Sipas Kadriut, qytetarët e Kosovës Lindore, siç shprehet ai, po bëhen me një adresë të caktuar në kuadër të Komunës së Gjilanit, adresë e cila do të jetë e hapur për adresimin e problemeve të tyre, sikurse edhe adresë bashkëpunimi kulturor, tregtar, sportiv ndër komunal, do të bëhet shumë më lehtë e në mënyrë të koordinuar, shtoi ai. Ai ka thënë se ky është ndër vendimet më të rëndësishme që ka marrë Kuvendi Komunal i Gjilanit në këta 6 muaj. Kushtrim Kadriu, zëdhënës i

7

Kosovës Lindore”, ka thënë Haziri.

Kadriu: Rezoluta për Luginë nuk po zbatohet Në qershor të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc d h e Medvegjë Re zolu ta kërkon kushtëzimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë me shkallën e respektimit të drejtave të shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Kjo rezolutë ishte një nga vendimet e vetme që Kosova ka marrë në raport me Luginën e Preshevës. Ndër të tjera, Rezoluta fton edhe Këshillin e Evropës të hetojë respektimin e të

Enver Haziri, që nga periudha para luftës në Kosovë, jeton bashkë më familjen e tij në Gjilan. Sikurse shumë qytetarë të Luginës së Preshevës, edhe Enveri ka lëshuar vendlindjen e tij për shkaqe sigurie dhe ngase në Malësinë e Bujanocit – vendbanimi i tij dhe i familjes, nuk ka kushte për të jetuar.

“Në atë pjesë janë vetëm katër ose pesë shtëpi dhe nuk ka kushte infrastrukturore për jetë normale, nuk ka rrugë, nuk ka shkollë, pra nuk mund të jetohet aty”, ka thënë Haziri. Ai tashmë ka të drejtë në shtetësinë e Kosovës pasi që në LIGJIN PËR SHTETËSINË E KOSOVËS neni 10 pika 1.2, thuhet që cdo banor që jeton të paktën pesë vjet në Kosovë ka të drejtën e shtetësisë. Mirëpo, këtë të drejë nuk e gëzojnë asEnveri dhe as familjarët e tij. Ata e kanë të kufizuar të drejtën për t’u pajisur me dokumente dhe marrjen e nënshtetësieë kosovare. “Këta banorë nuk kanë dokumete as në Kosovë e as në Serbi. Në Serbi u thonë e janë shtetas të Kosovës ngase po bëhen 15 vjet që ata jetojnë në Kosovë, ndërsa këtu u thuhet se

Problemet më të mëdha hasen tek të rinjtë, ngase ata, pasi ta përfundojnë shkollën e

Gjilani me zyrë për Luginën e Preshevës Kuvendi Komunal ka miratuar propozimin për themelimin e Komitetit si dhe Zyrës për të Drejtat e S h q i p ta rëve në Preshevë, Medvgejë e Bujanoc, që është përkrahur nga të gjitha grupimet politike. Kryesia e Lëvizjes

Lëvizjes Vatra, ka sqarur se kjo zyrë do të mundësojë edhe lidhjen kulturore të shqiptarëve të Luginës me pjesën tjerët të Kosovës, ngase sipas Kadriut jeta kulturore në luginë është shumë e varfër ose edhe nuk ekziston fare, zyra do të jetë urë lidhëse, si politike, ekonomike e kulturore. Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se lidhur me format e bashkëpunimit që i kemi tradicionalisht të vendosura në nivel politik dhe në nivel regjional apo komunal, natyrisht që kërkohet një organizim më i mirë dhe një formë e bashkëpunimit në kuadër të regjionit, në mënyrë që qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave të mos paraqesë probleme. “Tashmë përfundimisht ne po fillojmë ndërtimin e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila do të merret ekskluzivisht zgjidhjen e problemeve civile dhe problemet tjera politike që i kanë qytetarët e

drejtave të shqiptarëve në Luginë. Po ashtu, Rezoluta kërkon që Qeveria e Kosovës të kujdeset për të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës, të mundësohet shkollimi dhe mirëqenia për ta, si dhe të hapen zyra në Prishtinë e Gjilan që do të punon për këtë qëllim. Një zyrë e tillë në Komunën e Gjilanit është në proces të konsolidimit. “Rezoluta e për të Drejtat Elementare të Shqiptarëve të Preshëvës, Bujanocit dhe Medvegjës, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, megjithatë nuk po zbatohet në tërësi. Heqja e taksës prej 20 eurove për banorët e Luginës, është pika e vetme e rezolutës që ka gjetur zbatim”, ka sqaruar Kushtrim Kadriu, zëdhënës i Lëvizjes “Vatra”. Qeveria e Kosovës prej 21 terorit 2013 ka hequr taksat doganore për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë.


8

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

Parkingjet publike nën menaxhimin e komunës

Dhuro gjak, shpëto jetë Nga: Valon Rashiti

P

Nga: Besarta Maliqi

P

arkingjet publike në Gjilan kanë qenë të menaxhuara nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës që nga viti 2008 bazuar në një Memorandum Bashkëpunimi të lidhur ndërmjet kësaj organizate dhe ish-kryetarit Qemajl Mustafa. Nga tash, me arsyetimin e gjendjes së rënë ekonomike, me menaxhimin e tyre do të merret komuna e Gjilanit, gjegjësisht Drejtoria për Shërbime Publike. “Me vendim të Kuvendit Komunal do të shpallet tenderi për t’i dhënë në shfrytëzim këto hapësira, dhe deri në atë fazë, pra deri sa të përfundojnë proceduat ligjore, parkingjet publike do të jenë nën menaxhimin e komunës”, ka sqaruar për gazetën Sheshi, Sokol Haziri, drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Ahmet Daku nga Organizata e Veteranëve të UCK-së, i ka thënë gazetës së kjo organizatë nuk është profitabile dhe me mjetet që ka siguruar nga menaxhimi i parkingjeve publike kanë ndihmuar ndonjë familje që ka pasur nevojë. Ai është shprehur se për “prishjen” e marrëveshjes me komunën kanë qenë të informuar me kohë dhe janë dakorduar se ata që kanë punuar do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Sipas drjtorit Haziri, Gjilani ka park-

ingje të mjaftueshme duke përfshirë edhe ato private dhe po të menaxhohen mirë dhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe do të respektojnë rregullat e komunikacionit. “Parkingjet private funksionojnë si cdo biznes privat, jnaë të regjistura dhe në Drejtorinë e Urbanizmit e cila e jep pëlqimin për funksionimin e parkingjeve në harmoni me planin urban pa e penguar as komunën e as qytetarët”, ka thënë Haziri. Sa i përket numrit të madh të gjobave që ka shqiptuar Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, Haziri ka thënë se do të vazhdohet me këtë trend dhe nuk do të ketë mëshirë për ata që shkelin ligjin dhe rregullat e komunikacionit, ai ka shtuar se shqiptimi i gjobave nga ana e policisë nuk ka qenë vetëm për një javë por do të vazhdojë edhe më tutje. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka deklaruar se parkimi i veturave në vende ku është e ndaluar me shenja të komunikacionit, si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion, kanë bërë që Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit të shqiptojë 1702 gjoba vetëm në periudhën 1-14 maj, ndërsa në periudhën 4-10 qershor janë shqiptuar 707 tiketa për kundërvajtësit në trafik. Kurse qytetarët shprehen se qytetit i Gjilanit ka mungesë të parkingjeve

në lagjet më të banuara të qytetit dhe sipas tyre mungesa e parkingjeve po paraqet problem për këmbësorët por edhe për shoferët e veturave. Duke mos pasur hapësirë, këmbësorët detyrohen të ecin edhe në rrugë ku mund të goditen nga ndonjë veturë, kurse shoferët e automjeteve, në mungesë të parkingjeve i parkojnë veturat ku të munden. “Mungojnë parkingjet në lagjen time, “Dardania”, po ashtu edhe në lagjet tjera. E kemi një hapësirë jo shumë të madhe para banesës, të cilën shpeshherë po na e zë dikush nga lagjet tjera, dhe shpesh po më ndodh që jam në telashe ku ta lë veturën time kur vij nga puna”, deklaron Shemsiu. Shqetësimin për mungesë të hapësirave për parkim, e shprehin edhe banorët e lagjeve të tjera të qytetit. “Si në qytet, por edhe nëpër lagje, e kemi hallin e mungesës së parkimit. Ish-qeverisja komunale asfaltonte rrugë, i prishte ato, e përsëri pas një kohe të shkurtër i asfaltonte. Me këtë gjest po më krijohet përshtypja se kjo bëhej veç sa për të harxhuar diku paret, ndërkaq nuk kanë tentuar që ato para t’i shpenzojnë në ndërtimin e parkingjeve nëpër lagje”, është shprehur një banor i lagjes së “Balecit”. Arditi, banor në lagjen të Tregu i Gjelbërt, tregon se në mungesë të parkingjeve i duhet të sillet gjatë nëpër rrugë deri sa të gjejë një vend për parkim.

rej 12 qershorit deri më 19 qershor ishte Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut ndërsa 14 qershori, është Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Në Spitalin Regjional të Gjilanit ekziston transfuzioni për dhurimin familjar dhe vullnetar të gjakut. Sipas shefes së këtij reparti, dr.Esma Mustafa, tek ne më shumë është i shprehur dhurimi i familjar i gjakut se sa ai vullnetar. “Synojmë për dhurim vullnetar 100 për qind edhe pse dihet se duhet punë dhe mund i madh. Besoj se me kohë dhe me një vetëdijësim më të madh të popullatës mund të arrihet kjo gjë”, ka thënë Mustafa. Transfuzioni i gjakut në Gjilan gjatë kësaj periudhe i ka mbajtur hapur dyert dhe i ka mirëpritur dhuruesit në çdo moment kur kanë shprehur dëshirë për dhurim të gjakut. “Dhuruesit janë të mirëpritur dhe ditëve të tjera jashtë javës së dhurimit. Për Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut kemi dhuruar 60 fanella me logon e transfuzionit dhe i kemi freskuar dhuruesit me nga një pije freskuese dhe nga një çokollatë”, shprehet Mustafa. Mustafa thotë se nevojat e spitalit për gjak gjithmonë varen nga numri i pacienteve që kanë nevojë për gjak dhe nga emergjencat e ndryshme dhe se numri gjithnjë është relativ dhe nuk mund të jetë absolut. “Gjaku ruhet në frigoriferë specialë për gjak dhe produkte të gjakut, në temperaturë te caktuar për produkte të gjakut, dhe jetëgjatësia e tij varet nga sasia e antikuagulantit në qeset e përdorura”, ka thënë Mustafa. Sipas saj, mungesa më e madhe e gjakut është ajo e grupit negativ por kur ka nevojë urgjente për ndonjë rast kërkohet ndihma nga QKKTGJ në Prishtinë, me të cilën transfuzioni i gjakut në Gjilan ka lidhje

bilaterale shumë të mira. QKTGJ asnjëherë nuk ka hezituar t’u dalë në ndihmë. “Për rezerva nuk mund të flasim për arsye se ato variojnë varësisht prej kërkesave dhe prej rasteve urgjente dhe që të ketë gjithnjë gjak dhe rezerva të gjakut ne nuk duhet të presim

Dr.Esma Mustafa vetëm javën e dhurimit të gjakut po gjithnjë duhet të mobilizohemi për të dhuruar gjak”, përfundon Mustafa. Sipas ligjit të transfuzionit çdo person që gëzon shëndet të plotë prej moshës 18 deri me 65 vjeçare mund të dhurojë gjak dhe se është privilegj për atë person që dhuron gjak. Njerëzit e shëndoshë dhurojnë gjak dhe se moto e transfuzionit është se gjithnjë gjaku duhet ta presë pacientin e jo pacienti gjakun. Aksionit të kësaj jave për dhurimin e gjakut i është përgjigjur edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe kryesuesja e Kuvendit komunal, Valentina Bunjaku-Rexhepi, si dhe drejtorë dhe zyrtarë komunal. Ata kanë porositur të gjithë qytetarët që kanë mundësi të dhurojnë gjak ta bëjnë këtë pa asnjë hezitim.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Komuna

9

Intervenimet në gyp të dëmtuar të ujit lënë gropa prapa Nga: Besarta Maliqi Vetëm në rrugën “Perandori Justianin”, në lagjen Dheu i Bardhë, intervenimet pas shpërthimit të qypave të vjetëruar të ujit kanë lënë pas dy gropa, të cilat qytetarët janë detyruar që t’i riparojnë vetë, në këtë rrugë është intervenuar disa herë në riparimin e gypave të ujit. Banorët e lagjes janë shprehur se edhe përkundër se kanë bërë kërkesë për t’i mbuluar këto dy gropa, ato është dashur që t’i rregullojë vetë, mirëpo, sipas tyre gropat janë hapur përsëri ngase nuk janë shtruar me asfalt por me zhavor, kjo gjë sipas tyre është bërë vetëm përkohësisht. Ky nuk është rasti i vetëm, edhe në shumë rrugë të qytetit në lagje të ndryshme, gjenden gropa të tilla, tek të cila nuk është intervenuar me vite. Drejtoria e Shërbimeve Publike jep leje në bazë të kërkesave për ndërhyrje në infrastrukuturë, dhe në çdo leje që lëshohet specifikohet qartë se kërkuesi i lejes është obliguar që ta kthejë në gjendjen e mëhershme, i ka thënë gazetës Sokol Haziri, drejtor në këtë drejtori. Mirëpo, sipas tij fak-

tikisht kjo nuk është duke ndodhur. “Për shkak të defekteve tepër të shpeshta dhe të rënda që kanë ndodhur kohëve të fundit, është shkaktuar një dëmtim i madh në infrastrukturën e komunës së Gjilanit. Në kontaktet tona me drejtorin e “Hidromoravës”, ne kemi marrë premtime se këto dëme do të sanohen, përndryshe e tërë barra bie mbi Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Mirëmbajtja verore e rrugëve ka kosto shumë të lartë. Sikur të mos ishin këto gropa ne do të operonim me një kosto shumë më të ulët”, ka sqaruar Haziri. Haziri thotë se, për hir të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarë, kanë intervenuar edhe vetë në këto rrugë. Më pas kemi mundësi të tjera ligjore për t’i kompensuar ato dëme, por për mos të penguar qarkullimin e lire, ne e marrim këtë përgjegjësi. Drejtori Teknik në kompaninë “Hidromorava”, Mumin Morina, ka shpjeguar se pikat në të cilat intervenon kompania “Hidromorava”, janë përgjegjësi e përgjegjësi e saj, mirëpo zakonisht kordinohen me komunën kur ata riasfaltojnë rrugë në atë periudhë. “Ne përcaktojmë cilat pjesë të rrugës janë dëmtuar gjatë interven-

imeve dhe e kryejmë obligimin tonë ndaj komunës”. Ai ka thënë se, për shkak të numrit të vogël të prishjeve, kjo kompani nuk mund të kontraktojë një kompani e cila do të rregullonte këto rrugë, prandaj edhe shumë prej tyre kanë mbetur në këtë gjendje. “Ne nuk mundemi që çdo moment kur i shkaktojmë dëmtimet me i rregullu. Këtë çështje ne duhet me rregullu ngase nuk mund që t’i dëmtojmë qytetarët për një kohë të gjatë. Ne do të kordinohemi me komunën ashtu që kur komuna të bëjë renovimin e rrugëve ne të kryejmë pjesën tonë të përgjegjësisë”, ka thënë Morina. “Hidromorava” aktualisht është duke ndërruar gypin kryesor në qytet që nga Xhamia e Madhe në qendër të qytetit e deri tek Fabrika e Baterive, me një gyp të kualitetit të lartë që nuk është vendosur deri sot në qytet. Drejtori Morina beson që, me vendosjen e këtij gypi, nuk do të ketë nevojë për intervenime, dhe gjatë kësaj periudhe do të intervenohet edhë në rrugët e tjera ku ka dëmtime.

Musa i kënaqur me testin e arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta Nga: Valon Rashiti

K

ëtë vit, testit të arritshmërisë në komunën e Gjilanit iu nënshtruan 1605 nxënës të 24 shkollave fil-

lore. Për mbarëvajtjen e këtij procesi u angazhuan 180 mësimdhënës, 14 komisionerë dhe te gjithë drejtorët e shkollave. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazmi Musa, shprehet i kënaqur me të arriturat e nxënësve për këtë vit. “Nota e përgjithshme mesatare është

72.70, dhe është mbi mesataren e pritshme dhe gjithashtu këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kemi pasur rritje për 3.50 për qind, për çka jam shumë i kënaqur”, shprehet Musa. Musa thotë se përmes këtij rezultati mund të vlerësohet jo vetëm dija e nxënëseve por edhe puna dhe angazhimi i mësimdhënëseve përgjatë gjithë procesit. Shkolla fillore e fshatit Zhegër, “Agim Ramadani”, doli e para me notën mesatare 86.53, ndërsa me notën mesatare më të ulët doli shkolla fillore

“Aferdita”. Drejtoria e Arsimit falënderon nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimet e tyre në mësimdhënie e mësim nxënie për këtë vit. “Vetëm drita e diturisë na shpie përpara. Gjithçka mësohet nga libri andaj , nxënës të dashur, mirë se vini në klasat e dhjeta të Arsimit të Mesëm të Lartë. Shkollat e Arsimit te Mesëm të Lartë”, ka thënë Musa. Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjilanit tani gjendet në vlugun më të madh të përgatitjeve për regjistrimin e nxënëseve në klasë të dhjeta. Të drejtën e regjistrimit në këto klasë do ta kenë 1,638 nxënës. Drejtimet në të cilat nxënësit shprehin interesimin më të madh për tu regjistruar janë ato të gjimnazit dhe mjekësisë. “Po edhe këtë vit mbeten këto dy drejtime për të cilat nxënësit shprehin interesim më të madh por, është e pamundur të regjistrohen të gjithë për arsye të numrit të kufizuar”, shprehet Musa. Meqë këtë vit numri i nxënëseve të cilët do të regjistrohen është më i vogël se herëve të tjera, Drejtoria e Arsimit është detyruar që të zvogëloj numrin e paraleleve nëpër disa shkolla. “Gjimnazi e cila kishte 24 paralele

tani do të ketë vetëm 20 të tilla ndërsa Shkolla e Mesme e Mjekësisë, nga 11 sa kishte, tani do te ketë vetëm 6 paralele”, shprehet Musa. Përderisa te disa shkolla të mesme numri i nxënësve për t’u regjistruar mbetet i madh, Shkolla e Agrobiznesit tash e disa vjet po përballet me mungesë të nxënësve. Ndoshta mungesa e një propagande për përparisitë e kësaj shkolle ka qenë e vogël në vitet e kaluara çka ka bërë që interesimi i të rinjve për bujqësi të jetë kaq i vogël. “Për Shkollën e Agrobiznesit gjithmonë ka pasur ankesa se nuk kanë shkuar nxënësit. Ndoshta arsyeja është se nxënësit nuk e kanë kuptuar ndoshta rolin e kësaj shkolle dhe kanë menduar se nuk ka perspektivë”, shprehet Musa. Shkolla e Agrobiznesit mbetet njëra prej shkollave me moderne në Kosovë dhe i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e duhura për shkollim dhe aftësim profesional të nxënësve. “Këtë këtë vit do ta rregullojmë edhe transportin për atë shkollë dhe do të mundohemi që t’i joshim sa më shumë nxënësit për të zgjedhur drejtimin e bujqësisë”, ka thënë Musa. Problematikë tjetër për Drejtorinë e Arsimit mbetet reforma në arsim si-

pas së cilës nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më klasë të 13-ta. “Shuarja e klasave të 13-ta do të na detyrojë t’i largojmë disa profesorë, por ne se pari do të mundohemi me gjetë një alternativë që kjo reformë të kaloj me sa më pak dhimbje”. Musa thotë se Drejtoria e Arsimit do të mundohet që të gjithë këta profesorë t’i sistemojë në mënyrë që mos të mbesin pa norma. “Deri në miratimin e buxhetit për vitin 2015, këta profesorë do të jenë ne listën e pagave por, nëse nuk rritet buxheti për arsim do të jetë e pamundur t’i sistemojmë të gjithë këta profesorë pas muajit janar”, ka thënë Musa. I pari i arsimit në komunën e Gjilanit gjithashtu foli edhe për një numër të madh të arsimtarëve dhe profesorëve, te cilët janë me kontratë në vepër dhe të cilëve iu përfundon kontrata me 30 qershor. “Këtë vit nuk do të shpallim konkurs për arsye se duhet të bëjmë plotësime me ata të klasave të 13-ta, për çka me vjen shumë keq, sepse kemi shumë kuadro dhe te rinj të shkolluar të cilët janë të interesuar për të kontribuar në fushën e arsimit”, përfundon Musa.


10

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

Kurset për përfitim, jo për aftësim Nga: Besarta Maliqi

N

ë qytetin e Gjilanit mbajtja e kurseve private nga ana e mësimdhënësve dhe profesorëve është bërë trend, sidomos kohëve të fundit. Nxënësit dhe studentët, përveç orëve mësimore të obligueshme në shkollë dhe universitet, vijojnë edhe kurse të ndryshme që organizohen nga mësimdhënësit e njëjtë nga shkolla publike po ashtu edhe nga universiteti. Ndërkohë, nxënësit dhe studentët pranojnë se janë të obliguar t'i ndjekin kurset nga mësimdhënësit e tyre, duke u kushtëzuar edhe me note. Por, përveq kësaj, të intervistuarit i kanë thënë gazetës se gjatë orëve mësimore nuk mund të arrijnë të marrin gjithë informacionin e nevojshëm. Edhe çmimet për vijimin e kurseve të tilla janë të larta, gjithashtu edhe kushtet në të cilat organizohen dhe planprogramet që ofrohen, nuk plotësojnë kërkesat minimale për aftësim profesional, kanë vlerësuar nxënës dhe studentë të intervistuar nga gazeta Sheshi. T.M, nxënës i klasës së VIII në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, ka thënë, ka raste kur nxënësit nëse nuk shkojnë në kurs te arsimtari i caktuar, nuk marrin notat e dëshiruara, edhe pse i meritojnë ato. “Edhe pse të njëjtën lëndë mësimore e ndjek në shkollë, nga po i njëjti profesor, t’i duhet patjetër të vijosh kurs tek ai nëse dëshiron notë kaluese, kjo ndodh edhe tek nxënësit e dalluar”, ka thënë T.M. Ai ka sqaruar se edhe vetë ka ndjekur dhe është duke ndjekur kurse, po nuk ka dashur që të zbulojë as lëndët e as arsimtarët që u mbajnë kurse. Edhe F.A. student, ka mbajtur kurse edhe sa ka qene nxënës i shkollës së mesme po ashtu edhe fillore, por edhe tani kur po i vijon studimet ai vazhdon të jetë pjesë e kurseve private që organizojnë profesorë dhe shkolla të ndryshme të trajnimeve që ndodhen në qytetit e Gjilanit. “Gati çdo herë iu vihet përgjegjësia nxënësve për shumicën e gjërave, mirëpo jo gjithçka është ashtu siç ne e paramendojmë, sepse në shumicën e rasteve nxënësit janë viktimat e vetme”, ka deklaruar A. Ai theksoi se kjo vërehet edhe nëpër testet e maturës shtetërore, ku për çdo vit gati gjysma e nxënësve nuk mund ta kalojnë testin, duke mos pasur mundësi pranimi në universitet. “Kjo dëshmon më së miri të arriturat e kurseve, ku shumica e profesorëve punojnë për përmbushjen e qëllimeve të tyre financiare”, ka thënë A, i cili nuk ka dashur të paraqesë emrin e tij për shkak të frikës se mund të ndëshkohet nga profesorët.

Musa: Nuk do të ketë kurse private Për të gjithë ata që duan të organizojnë mbajtjen e kurseve dhe trajnimeve profesionale, si në nivelin qëndror dhe atë local, këtë duhet ta bëjnë në përputhje me Ligjin për Arsimin dhe Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve në Institucionet Edukativo Arsimore dhe Aftësuese në Komunën e Gjilanit, e cila shumë qartë specifikon kushtet dhe ndëshkimet për ata që nuk i respektojnë këto ato. Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional neni 5, pika 5.2. thotë se institucionet e arsimit profesional mund të themelohen, licencohen, fillojnë punën dhe zbatojnë aktivitete të arsimit dhe aftësimit, nëse i përmbushin kushtet dhe kriteret që do të caktohen, siç janë: numri i nxënësve dhe vijuesve; programet e arsimit dhe aftësimit profesional që do të realizohen; resurset (hapësira, pajisjet, materiali ndihmës i mësimit, mësimdhënësit dhe personeli tjetër, etj.); përgjegjësitë e sigurisë dhe shëndetësisë, përfshirë sigurinë e nxënësve dhe të atyre që aftësohen, që realizojnë pjesën e arsimit dhe aftësimit jashtë objekteve shkollore të institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional; mundësitë financiare.

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka proceduar në Kuvend një rregullore me anë të cilës do të ndalohet mbajtja e kurseve që organizojnë mësimëdhënësit për nxënësit të cilëve u japin mësim në shkolla. Në Rregulloren mbi Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve në Institucionet Edukativo Arsimore dhe Aftësuese në Komunën e Gjilanit, në nenin 3 pika 2.1., thuhet se është e ndaluar mbajtja e mësimit (kurseve) për nxënës, imponimi për blerjen e mjeteve, marrja e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material. Nazmi Musa, drejtor në këtë drejtori, ka thënë se do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë rregullore, mirëpo sipas tij kurse të tilla ndonjëherë edhe nuk mund të kontrollohen, sepse shumica e tyre mbahen në shtëpi private të mësimëdhënësve, sepse hapja e një biznesi nënkupton edhe kryerjen e obligimeve ndaj shtetit.

Sipas tij, drejtoria që ai drejton nuk të dhëna se sa është numri i kurseve që mbahen në komunën e Gjilanit, por, me anë të kësaj rregulloreje e cila do të miratohet së shpejti do të mundësohet një gjë e tillë.

“Ky fenomen më së shumti është i pranishëm tek shkollat e mesme, duke mos anashkaluar edhe ato fillore. Janë disa institucione të licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që kanë të drejtën e organizimit të kurseve, por jo edhe personat individual, në këtë rast mësimdhënësit, të cilët në të shumtën e rasteve kushtëzojnë nxënësit për t’i ndjekur kurset që ata ofrojnë”, ka sqaruar Musa.

të mblidheshin”, është shprehur Sylejmani.

Sipas tij, mbajtja e kurseve nga profesorët për nxënësit të cilëve u ofrojnë mësim edhe në shkollë, nuk është etike, pasi që parimet themelore të një mësimdhënësi të mirëfilltë janë: parimi i përkushtimit ndaj nxënësit, mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi në lidhje me procesin e të nxënit; parimi i përkushtimit ndaj profesionit, mbi bazën e të cilit përcaktohen sjelljet që priten nga mësuesi për përsosjen e cilësive të tij personale në funksion të të nxënit dhe të mjedisit arsimor, që e mbështet atë në të gjitha drejtimet; parimi i përkushtimit ndaj komunitetit për krijimin e një mjedisi motivues për arsimin.

Rregulloren e kanë përkrahur të gjitha partitë opozitare, duke kërkuar që të plotësohet edhe me disa detaje të tjera, më shumë të anës teknike, por kanë kërkuar edhe zbatmin e saj në teren. Për Fehmi Sylejmanin, këshilltar në Kuvendin Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherit edhe profesor në gjimnazin “Zenel Hajdini”, edhe përkundër që është miratuar rregullorja për ndalimin e kurseve, ajo nuk do të përfillet, për faktin se nuk do të ketë sanksione ose penalizime për ata që e thyejnë dhe e shkelin këtë rregullore.

“Në këtë kohë të demokratizimit është vështirë të ndalen kurset, mirëpo është e udhës që kurset duhet të akreditohen dhe licencohen, gjë që ju jep të drejtë të gjithë atyre që dëshirojnë të merren me ofrimin e kurseve, që është një mënyrë e mirë, e drejtë dhe ligjore e funksionimit të tyre. Në këto kurse të licencuara do të përfitonin edhe nxënësit, studentët, mësimdhënësit, por edhe vetë shteti nga tatimet që do

respektivisht për të ndjekur kurse, mirëpo pa kushtëzime.

“I rëndësishëm është edhe akreditimi, programi me të cilin punohet, mbajtja e konferencave për ngritje të vazhdueshme si në mësimdhënje e poashtu edhe në mësimnxënje. Këto kritere janë të plotësuara në kursin ku edhe unë punoj pas orarit të mësimit të rregullt”, ka deklaruar Morina-Bunjaku.

Mirëpo, profesori Sylejmani ka thënë se problem real që shfaqet te nxënësit, por edhe te studentët është se, kur janë nëpër klasa/shkollë nuk tregojnë seriozitetin e duhur, sado që mësuesit e tyre japin po të njëjtat mësime që ofrohen edhe nëpër kurse private, ndërsa kur paguajnë janë më të motivuar, më të përkushtuar dhe e kanë një seriozitet shumë më të lartë. Fenomen i çuditshëm, por i vërtetë, ka përfunduar Sylejmani. Leonora Morina-Bunjaku, këshilltare e Kuvendit Komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, profesoreshë e gjuhës angleze në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, dhe po ashtu profeshoreshë në një nga kompanitë që ofrojnë kurse dhe trajnime në Gjilan, i ka thënë gazetës Sheshi se duke pasur parasysh kërkesën për mësimin shtesë, dmth në kurse, është e drejtë e secilit mësimdhënës e poashtu edhe e secilit nxënës, për të ofruar,

Edhe Mevlyde Zejnullahu, profesoreshë në Shkollën e Mesme Teknike “Marin Barleti”, njëherit edhe këshilltare komunale nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Lidhja Demokratike e Dardanisë, ka thënë se mbajtja e kurseve nga mësimëdhënësit nxënësve që u japin edhe mësim në shkollat publike është shkelje e rëndë dhe duhet të sanksionohet me ligjet dhe rregulloret në fuqi.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Uji i pijes po keqpërdoret Nga: Besarta Maliqi

“Keqpërdoruesit e ujit të pijes vërehen përditë. Ata ata “ujitin” trotuarin, asfaltin. Por problemi më i madh është tek ata të cilët nuk mund t’i

vërëjme - ata që e ujisin kopshtin në oborret e tyre. Dhe, për shkak të këtij keqpërdorimi tani kemi ankesa të shumta të konsumatorëve të ujit të pijes në pikat me të larta të qytetait, tek të cilat vërehet shtypje e më e vogël e ujit të pijes”, ka sqaruar Morina. Morina ka thënë se 49% e ujit të prodhuar humb dhe ka apeluar shfrytëzim sa më racional të ujit. Gjithashtu ka apeluar që edhe qytetarët të jenë bashkëpunues me kompaninë, duke i shlyer borxhet e tyre. Ndërsa Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka premtuar se do të ketë investime në rrjet dhe paralelisht edhe në përmirësimin e rrjetit

Përfaqësimi i komuniteteve në Gjilan Nga: Valon Rashiti

K

omuna e Gjilanit e ka tejkaluar në masë të konsiderueshme kushtin e saj ligjor prej 2.62 për qind të përfaqësimit proporcional, duke punësuar 34 pjesëtar të komuniteteve apo 9.77 për qind të shërbimit të saj civil. Pjesëmarrja e barabartë e të gjitha komuniteteve në ndërmarrjen e punëve publike është element i rëndësishëm i promovimit dhe i mbrojtjes së të drejtave të tyre. Duke u bazuar në parimet e përgjithshme të mos-

diskriminimit, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të barabartë, Ligji i Shërbimit Civil përcakton që komunitetet dhe pjesëtaret e tyre të kenë të drejtë përfaqësimi të duhur dhe proporcional në shërbim civil, si dhe në organet e administratës publike qendrore dhe lokale.

11

për shkak të humbjeve të mëdha. Këto investime do të ndihmojnë në racionalizimin dhe përdorimin e ujit të pijshëm. Sipas tij, keqpërdorimi i ujit është shprehi e keqe dhe kjo duhet të ndryshohet. Kryeinspektori komunal, Selver Xhelili, ka rikujtuar se drejtoria që ai drejton ka bërë qysh para katër muajsh mbylljen e disa autolarjeve në qytet të cilat janë furnizuar me ujë nga “Hidromorava”, gjithashtu ai ka bërë të ditur se Inspekcioni Komunal është duke realizuar kontrollin sistematik për pengimin e keqpërdorimit të ujit të pijes, qoftë përmes kyçjeve ilegale, qoftë përmes abuzimit me ujë të pijes.

Shqetësues për kompaninë “Hidromorava” mbetet kyçja ilegale. Vetëm për dy vjet janë hasur mbi 1,000 konsumatorë ilegalë, është shprehur Mumin Morina. “Deri më tani shumica e tyre janë legalizuar, një pjesë janë në proces ndërsa për një pjesë do të procedohen lëndët në gjykatë. Konsumatori duhet të dijë se që nga janari i këtij viti, edhe me Kodin Penal, vjedhja e ujit është vepër penale dhe parashihen ndëshkime të rrepta”, ka përfunduar Morina. Sipas Raportit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për Gjendjen e Ujrave në Kosovë, Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore, që në të ardhmen do të jenë një faktor kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Vlerësohet se Kosova ka vetëm 1,600 m3/ujë/vit për kokë banori. Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepeneci. Nga territori i Kosovës në vitin me lagështi mesatare rrjedhin përafërsisht 3.8 x 109 ujë përkatësisht 121.2 m3 /sec.

Karakteristikë kryesore hidrologjike në Kosovë është shpërndarja jo e barabartë dhe jo adekuate e resurseve ujore në krahasim me nevojat. Potenciali për energji ujore në Kosovë është shumë i vogël dhe deri më tani shfrytëzimi i saj është mjaft modest. Rezervat e ujërave nëntokësore janë të kufizuara dhe gjenden kryesisht në pjesën perëndimore të Kosovës, ku edhe rezervat e ujërave sipërfaqësore janë më të mëdha, në krahasim me pjesën lindore me rezerva të pakta dhe pjesën jug-lindore ku nevojat për ujë janë shumë të mëdha.

Kemal Shahin, kryesues i komunitetit për komunitete, shprehet i kënaqur me përfaqësimin e komuniteteve dhe integrimin e tyre nëpër institucionet komunale në Gjilan. “Në përgjithësi jemi të kënaqur edhe pse gjithmonë ka nevojë për një përfaqësim edhe më të madh sepse kërkesat dhe nevojat janë në rritje”, ka thënë Shahin. Shahin shprehet i kënaqur me shumicën e komuniteteve në Gjilan të cilat i kanë pranuar institucionet e Kosovës dhe kërkojnë mbështetjen e tyre. “Pothuajse të gjitha komunitetet i njohin këto institucione edhe disa shkolla i kanë paralelet e tyre dhe procesin mësimor e zhvillojnë sipas planprogramit të Ministrisë së Arsimit, në përjashtim të serbëve dhe romëve të cilët ende mëso-

jnë me planprogram të Serbisë, por shpresoj që shumë shpejt edhe ata ta kuptojnë realitetin sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Shahin. Komuniteti turk është më së shumti i integruar në arsim dhe ka disa paralele të ndara ne disa shkolla si në fshatin Dobërçan, në Shkollën Fillore “Musa Zajmi” si dhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Në regjistrimin e fundit të popullsisë janë 1,132 banorë të komunitetit turk në Gjilan. Numri total i banorëve në Gjilan është 91,413, me shumicë shqiptare. Sipas Shahin, i cili është në këtë pozitë prej vitit 2001, në Komunën e Gjilanit është bërë mjaft për të gjitha komunitetet si në infrastrukturë, ndriçim, kanalizim dhe ne ndërtimin dhe meremetimin e disa shtëpive. “Është bërë mjaft deri me

tani edhe pse ka ende shumë hapësire për investime por, duke iu falënderuar bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me te gjithë kemi pasur këto rezultate të kënaqshme”, ka thënë ai. Megjithatë, përkundër këtyre rezultateve dhe bashkëpunimit të mirë me institucionet komunale komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, mbeten shumë pak te përfaqësuar në të gjitha institucionet komunale. “Ne jemi të vetëdijshëm për situatën e rëndë ekonomike në te cilën ndodhet Kosova dhe është e pamundur me hapë vende të reja pune, për momentin e kemi vetëm një të punësuar në komunën e Gjilanit po shpresojmë që në të ardhmen do te ketë një numër më të madh të këtyre komuniteteve”, përfundon Shahin.

R

eshtjet e shiut kanë bërë që Penda e Përlepnicës, burimi kryesor nga i cili qyteti i Gjilanit furnizohet me ujë, të arrijë nivelin maksimal, duke rezultuar kështu në furnizim të qytetarëve me ujë të pijes 24 orë pandërprerë. Mirëpo, nëse kjo sasi e ujit nuk kursehet nga konsumatorët, si nga ekonomitë familjare po ashtu edhe nga bizneset, dhe ndodhin keqpërdorime të ujit, atëherë zyrtarë të “Hidromoravës” paralajmërojë se mund të ketë problem me furinizim me ujë të pijes gjithashtu edhe ndëshkime për keqpërdoruesit. Mumin Morina, Drejtor Teknik në “Hidromorava”, ka thënë për gazeten Sheshi se të gjithë ata që e keqpërdorin ujin do të ndëshkohen sipas rregullores për Shërbime Publike Komunale, nenit 160, duke filluar nga 50 euro deri në 150 euro.

Komuna

Kosova ka numër të vogël të liqeneve natyrore. Liqene artificiale janë: Batllava, Gazivoda, Radoniqi, Përlepnica dhe Badovci, si dhe një numër të vogël të liqeneve për ujitje. Kosova ka burime të rëndësishme të ujërave termale të cilat shfrytëzohen për qëllime shërimi dhe rekreacioni. Mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ujore është shumë i rëndësishëm dhe një ndër sfidat më të mëdha mjedisore të Kosovës.


12

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

15 VITE NGA ÇLIRIMI I GJILANIT

SHFLETIME HISTORIKE TË ÇLIRIMIT TË GJILANIT

G

jilani dhe rrethina e tij janë territor verilindor i viseve shqiptare, të provuar si pjesë e pandashme dhe rrugëkalim i përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta, pavarësi dhe bashkim kombëtar, që në çdo kohë kanë qëndruar në ballë të detyrës kombëtare, duke i dhënë atdheut bij e bija që ranë në altarin e lirisë. Përpjekjet për çlirimin nga pushtues të ndryshëm kanë qenë të vazhdueshme si në këtë rajon po ashtu edhe në gjitha viset shqiptare. Shembullin më të mirë të çlirimit të Gjilanit e gjejmë në faqe të historisë. Kështu, vetëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare, qyteti i Gjilanit u çlirua tri herë nga shqiptarët: 1. Së pari në kohën e Kryengritjes së Dervish Carës (1843-1844), e cila kishte shpërthyer si rezultat i mospajtimit të shqiptarëve me reformat e Tanzimatit që kishte shpallur Perandoria Osmane. Programi i kësaj kryengritje ngërthente autonominë e viseve shqiptare. 2. Së dyti në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (21 janar 1881), kur ndjenja kombëtare e shqiptarëve mori hov dhe u shpreh me mospajtimin e tyre për copëtimin e viseve shqiptare që sanksionoheshin nga Traktatet e Shën Stefanit dhe të Berlinit. 3. Së treti në kohën e Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare Kundërosmane (28 korrik 1912), kur Idriz Seferi dhe bashkëluftëtarët e tij e çliruan Gjilanin nga pushteti dhe administrata osmane-xhonturke.

Në vitin 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër me vendimet e saj dëmtoi rëndë shqiptarët dhe tokat e tyre. Kosova dhe vise të tjera shqiptare iu ndanë Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Mirëpo, ideali i lirisë, çlirimit dhe bashkimit kombëtar vazhdoi të mbetet aspiratë e forcave progresiste shqiptare me perspektivë kombëtare. Synimet për çlirimin e Gjilanit dhe vise të tjera të Kosovës nuk munguan edhe gjatë zhvillimit të luftërave botërore. Një përpjekje për çlirimin e Gjilanit nga forcat ushtarake antifashiste të UNÇJ-së, pas hyrjes së tyre në Gjilan më 16 nëntor 1944, e bëri edhe mulla Idriz Gjilani me bashkëluftëtarët e tij më 23 dhjetor të po atij viti, mirëpo një gjë e tillë nuk u arrit për shkaqe që tashmë ka paraqitur historiografia. Programet e kolonizimit, terrorit, shpërnguljes masive, dëbimit, asimilimit, vrasjeve dhe gjenocidit serbo-jugosllav në Kosovë, përfshirë edhe rrethinën e Gjilanit, nuk mundën të shfarosnin prezencën etnike autoktone shqiptare. Aneksimi i dhunshëm i Kosovës nga ana e Serbisë më 1945 ngjalli lëvizje refraktare në Kosovë. Gjilani dhe viset përreth u shndërruan në çerdhe të Lëvizjes Klandestine Kombëtare, e cila aktivizoi reaksion të ashpër tek pushteti ushtarak dhe policor serbo-jugosllav. Proceset gjyqësore ndaj anëtarëve të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare në vitet 1947, 1950, 1956, procesi gjyqësor ndaj anëtarëve të Komitetit Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

më 1964, pjesëmarrja e gjilanasve në demonstratat e viteve 1968 e 1981 dhe dënimet e tyre, janë prova konkrete për një lëvizje organike kombëtare në këto vise, e cila nuk pajtohej me regjimin serbo-jugosllav. Politika shoviniste e Serbisë ndaj shqiptarëve vetëm sa vinte e merrte formë. Vitet 1989 e këndej për Gjilanin shënon edhe një periudhë mjaftë të vështirë. Dhuna dhe presioni i vazhdueshëm, largimi masiv nga puna i shqiptarëve vetëm sa e bënte këtë gjendje më të vështirë dhe nxitën popullin për t`u organizuar në luftën çlirimtare dhe inteligjencën në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjilani me viset përreth dha një kontribut të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës. Në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Karadakut, e cila përfshinte Gjilanin, Kamenicën, Vitinë dhe Novobërdën provoi luftë çlirimtare, e cila e sfidoi ushtrinë dhe policinë serbo-jugosllave. Kjo zonë, në hierarkinë e saj pati këtë strukturë organizative: • Komandant– Ahmet Isufi (Rexha) • Zëvendëskomandant – Shemsi Syla (Shaqa) • Shef i Shtabit – Daut Ilazi (Shpati) • Shefi i Sektorit të Personelit dhe Kuadrit – Emin Krasniqi (Baci) • Shefi i Sektorit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit – Abdyl Bajrami (Rremi) • Shefi i Sektorit Operativ –Muharrem Ibrahimi (Bajrami) • Shefi i Sektorit për Financa dhe Menaxhim të Resurseve – Selami Neziri (Agroni)

• Shef i Sektorit për Logjistikë – Basri Musmurati (Kravata) • Shef i Sektorit për Moral dhe Politikë – Lulzim Leci (Enveri) • Shefi i Sektorit për Informim – Hanumshahe Abdullahu (Nushi) • Shef i Sektorit për Ndërlidhje – Elisah Ymeri (Ylli) • Sektori i Mbrojtjes Civile (Shemsi Syla, Emin Krasniqi) • Komandant i Policisë Ushtarake – Fatmir Mehmeti (Gjilani) • Komandant i Qendrës Stervitore të ZOK-ut - Isa Agushi (Dardani) Kjo zonë në përbërjen e saj kishte tri brigata, të cilat ishin: brigada 171 ”Kadri Zeka”, brigada 172 “Isa Kastrati” dhe brigada 173 ”Gursel e Bajram Sylejmani”. Suksesi i kësaj zone në përgjithësi nuk ishte i vogël, ngaqë në të u zhvilluan disa beteja të përgjakshme. ZOK-u nga gjiri i saj dha më shume se 82 dëshmorë si dhe shumë sukseset tjera. Vlen të përmendet se brenda kësaj zone u zhvilluan edhe shumë aksione të suksesshme luftarake. Beteja e Zhegovcit (15-16 prillit 1999) dhe ajo e Marevcit (18-12 prillit 1999) treguan vendosmërinë dhe gatishmërinë e kësaj zone për çlirim, aktiviteti i së cilës shtrihej edhe përtej kufijve të saj. Gjilani me rrethinë luftën e fundit e përjetoj mjaftë rëndë. Nga data 24 mars deri më 20 qershor 1999 u vranë më shumë se 116 persona pa dallim moshe e gjinie, në veçanti kishin pësuar banorët e malësive të Marecit e Zhegovcit si dhe ata të fshatrave Llashticë, Lladovë, Malishevë, Llovcë etj.

Ekonomia shoqërore dhe familjare ishte shkatërruar mjaft shumë, për pasojë shumë familje mbetën pa shtëpi (1402 shtëpi të djegura), shumë shtëpi ishin plaçkitur e shkatërruar, bujqësia e në veçanti blegtoria nga plaçkitjet e mëdha ishte e shkatërruar pothuajse. Më 15 Qershor 1999, Gjilani sikur e gjithë Kosova u çlirua nga dhuna dhe gjenocidi serbo-jugosllav. Në këtë ditë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht ata të Zonës Operative të Karadakut hynë në Gjilan, aty ku u pritën me entuziazëm nga banorë të qytetit dhe viseve përreth. Në këtë kohë në Gjilan hynë edhe ushtarët francezë të KFOR-it, të cilët po përmbushnin detyrën e tyre, për t‘i lënë më pas vendin ushtarëve amerikanë. Në Gjilanin tashmë të çliruar, po vazhdonin të largoheshin forcat serbo-jugosllave, që duke ikur bënin vrasje dhe shkatërronin shtëpi. Pesëmbëdhjetë vite më vonë Gjilani thuajse është mëkëmbur, ekonomia dhe degët e saj po gëzojë një zhvillim të mirë me shpresën e përparimit të mëtejshëm. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve dhe obligimeve të saj profesionale e kombëtare, është e përkushtuar në ndriçimin e të kaluarës së kësaj pjese të viseve shqiptare, e cila konsiderohet e gërshetuar në etapa të historisë se popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri"dega në Gjilan



14

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

Vlora Veseli, taksistja e parë femër në Gjilan Nga: Valon Rashiti Qytetarët e Gjilanit janë mësuar që për të udhëtuar për një destinacion të caktuar, në mungesë të veturës personale, të përdorin taksin si mjet transporti, por gjithmonë me shofer mashkull. Ndërsa, prej tani nëpër rrugët e qytetit ka filluar punën taksistja e parë femër për Gjilan dhe Anamoravë. Vlora Veseli, nga lagjja “Arbria”, gati që një muaj ka filluar punën si taksiste dhe ka arritur shumë shpejt të jetë taksistja e preferuar e qytetarëve të Gjilanit. Vlorai për gazetën “Sheshi” tregon se si e ka filluar këtë profesion “burrëror” krejt rastësisht dhe është dashuruar në këtë profesion të veçantë. Ajo gjithmonë kishte dashur të jetë e para për diçka por kurrë nuk e ka menduar se do të jetë femra e parë taksiste në Gjilan. “Dola me veturën e bashkëshortit tim i cili që një kohë të gjatë punon si taksist nëpër qytet dhe pasi i mora disa gjëra të nevojshme në një qendër tregtare u nisa për në shtëpi. Rrugës me ndalën disa udhëtarë dhe prej kureshtjes vendosa t’i

marr dhe t’i dërgoj në lokacionin që kërkuan pastaj i mora disa udhëtarë tjerë dhe kështu fillova. Tani këtë profesion nuk e ndërroj me asgjë”, shprehet Vlora. Vendimin e Vlorës për të ushtruar profesionin e taksistes e kishin përkrahur bashkëshorti, fëmijët dhe vëllezërit e saj me te cilët ishte konsultuar para se të vendoste të zgjidhte këtë profesion. “E falënderoj bashkëshortin për përkrahjen dhe mbështetjen që ma ka dhënë për të punuar si taksiste dhe për të qenë e pavarur”, ka thënë ajo. Vlora tregon se prej momentit që ka filluar të punojë ka marrë komente prej më të ndryshmeve nga qytetarët. “Ndryshe nuk vjen kiameti, kuku taksiste femën, e shumë

komente tjera por shumica janë pozitive dhe e respektojnë vendimin tim”, ka treguar ajo. Taksistja thotë se ka edhe shumë gra të tjera që dëshirojnë të bëhen taksiste por për arsye të paragjykimeve dhe mos përkrahjes së familjeve të tyre detyrohen të rrinë në shtëpi mbyllur. Një fakt interesant është se shumica e pasagjerëve të Veselit janë meshkuj edhe pse ajo e ka pritur të kundërtën. “Nuk e di pse femrat po hezitojnë te udhëtojnë me mua. Shumica e pasagjerëve janë meshkuj. Jam falënderuese për respektin dhe besim që po kanë për të udhëtuar me mua”, thotë Vlora. Për fillim, ajo thotë se është e kënaqur me të ardhurat të cilat

i fiton nga puna e taksistes dhe thotë se me këto të ardhura mban familjen. “Kam disa myshterinj tani që udhëtojnë vetëm me mua dhe nuk më ndërrojnë, për çka i falënderohem dhe do të mundohem të mos i bëj pishman që më kanë zgjedhur”, ka thënë ajo. Gjithashtu, Vlora thotë se puna e frymëzon dhe nuk mund ta paramendojë jetën tani e mbyllur në shtëpi. “Bëj apel te të gjitha femrat mos të hezitojnë të angazhohen në punën që duan dhe që i bën të ndihen mirë. Le t’i largojnë paragjykimet sepse nuk është marre me punu. Jeta është bërë e vështirë”, përfundon Vlora.

Çmimit letrar “Beqir Musliu” i jepet Nehat Sopajt

N

ehat Sopaj nga Shkupi është fitues i sivjetëm i çmimit letrar “Beqir Musliu”, që jepet nga Komuna e Gjilanit, për arritje të veçanta në letërsi. Sopaj është shpallur fitues nga juria e konkursit letrar ‘Beqir Musliu’, në përbërje Zejnepe Halili-Rexhepit, Hasan Bunjakut e Sarë Gjergjit. Sopaj është fituesi i tetë me radhë i këtij çmimi, pas Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Musa Ramadanit, Visar Zhitit, Ibrahim Kadriut, Rexhep Qosjes e Ramadan Mehmetit. Në emër të jurisë, arsyetimin e ka dhënë Zejnepe Halili-Rexhepi. Ajo ka thënë se Nehat Sopaj, autor i më se 40 veprave letrare, është një krijues i suksesshëm në të gjitha zhanret e letërsisë. Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se Beqir Musliu është identiteti më i mirë për Gjilanin, duke nënvizuar se për së paku 24 vjet sa e ka njohur e takuar atë, ka mësuar shumë prej tij. “Madhështia e Beqir Musliut nuk është vetëm në libra, por madhështia e tij qëndron edhe në dashurinë dhe përkush-

timin që pati gjithmonë për Gjilanin, për Kosovën dhe për kombin e tij. Por, pa dyshim Beqiri është përshkruesi më i mirë i Gjilanit në veprat e tij, përshkrim ky që shkon deri në perfeksion”, ka thënë Haziri. Haziri u shpreh i interesuar për t`i rishikuar dhe riemëruar rrugët ku ka jetuar e ku e ka kaluar fëmijërinë dhe pjesën më të madhe të jetës së tij Beqir Musliu, sikurse dhe për të kontribuar në përgatitjen e dorëshkrimeve të tij për botim. “Kjo është ajo që më së paku mund të bëjmë ne për Beqir Musliun”, ka thënë Haziri. Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, ideator i ndarje së këtij çmimi letrar në Gjilan, ka thënë se tha se Gjilani i ka end shumë borxh Beqirit, duke përmendur dorëshkrimet e tij të shumta, që ende nuk e kanë parë dritën. Rrustemi ka sqaruar se është filluar të punohet në sistemimin e këtyre dorëshkrimeve, para tri vitesh, por ende nuk është përfunduar puna. Sipas tij, duhen së paku edhe gjashtë muaj punë për të përfunduar përgatitjen e këtyre dorëshkrimeve për botim.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Blerim Misini, shitësi i cigareve

Komuna

15

i shndërruar në poet Nga: Valon Rashiti

Blerim Misini, u lind në Gjilan në vitin 1988, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Misini sapo ka botuar librin e parë të tij, me 33 poezi, “Nuk shkon veç mirë”. Libri “Nuk shkon veç mirë” nga Blerim Misini është i veçantë. E veçanta që erdhi nga autori është fakti qe ai hyri në terrenin letrar dhe në krijimtarinë e tij poetike pa ndonjë lidhje direkte apo indirekte me poezinë dhe letërsinë. “Plot 6 vjet më janë dashur që ta kompletoj këtë libër me poezi te cilin ia dedikoj bashkëshortes sime dhe birit tim Dionit të çmuar, te cilët po i japin motiv dhe dashuri jetës time”, ka thënë Misini. Misini gjithashtu shprehet falënderues edhe për ata që i ndihmuan për ta botuar këtë libër. “Së pari i falënderohem kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit, për financimin e librit, dhe Avni Rudakut, Besim Baftiut, Jeton Mujas dhe Hysen Kqikut për ndihmën e madhe dhe mbështetetjen që ma kanë dhënë, pa të cilët nuk do të mund të realizoja këtë ëndërr”, shprehet Misni.

Libri i Misinit ndahet në katër kapituj: “Jeta ime”, “Tjetra jetë e ime”, “Diçka për familjen” dhe “Diçka për veten time”. “Tani për tani poezinë e kam vetëm hobi dhe e falënderoj zotin që ma ka dhënë këtë aftësi për të shkruar”, ka thënë Misini. Misini tregon se ka lexuar shumë libra të shkrimtareve të njohur. “Kam lexuar shumë libra të shkrimtarëve të njohur si Ali Podrimja, Avni Rudaku, Selman Vokshi dhe shumë të tjerë, por librat që më kanë prekur më së shumti emocionalisht janë të Selman Vokshit”, shprehet ai. Për arsye të kushteve të rënda financiare, Misini është i detyruar të punojë si shitës i cigareve për të mbajtur familjen. “Po kjo është punë e zorit sepse është edhe ilegale, por jam i detyruar sepse kam një djalë te vogël dhe atij duhet t’ia siguroj kafshatën e gojës”, ka thënë Misini. Ai shprehet i zhgënjyer me politikanët të cilët e kanë humbur besimin në popull dhe po punojnë vetëm për interesa të vetat. Nga Misini shumë shpejt mund ta presim edhe librin e tij të dytë. “Kam filluar që tre muaj të punoj për librin tim të dytë i cili do të jetë pak më ndryshe në përmbajtje se ky i

Anita Syla nga

Gjilani zëv endin e parë në Bukuresht Nga: Besarta Maliqi

Pas finales në Sala Palatulu të Bukureshtit në Festivalin Ndërkombëtar të këngëve dhe valleve turke, i cili mblodhi së bashku rreth 100 pjesëmarrës nga 27 vende nën moton "Zemra e Bashkuara" të këtij viti, Anita Syla nga Gjilani fitoi vendin e parë me këngën Firuze të Sezen Aksu. Ngjarja, e quajtur më parë Olimpiadat Turke, është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare Turke (TÜRKÇEDER). Anita ka thënë se dola e para atëherë kur fare nuk e prisja. “Kam ushtruar çdo ditë me mësuesit e mi për këtë garë. Kemi praktikuar mjaft. Edhepse kur dola në skenë fillimisht pata pak emocione. Në të ardhmen dua të bëhem këngëtare dhe aktore”, ka thënë Anita. Dymbëdhjetë finalistët nga 12 vende konkuruan kundër njëri-tjetrit, duke kënduar këngë turke, për t'u bërë "Yjet e Këngës", të festivalit gjatë finales. Anita Syla nga Kosova e cila ka kanduar këngën turke “Firuze”, zuri vendin e pare, ndërsa Ayhan Xelili nga Azerbajxhani u rendit i dyti me këngën turke “Zahidem”. Dalia Chih nga Algjeria erdhi e treta me këngën “Adını Sen Koy". Juria përbëhej nga artistë të njohur si kompozitori Ali Kocatepe, këngëtarja Aysev, këngëtarë të këngës popullore turke - Bedia Akartürk dhe Nuray Hafiftaş, akademik Hajdar Tanrıverdi, Alkan, drejtor Bülent Osma, artistët Ertugrul Erkişi dhe Aslıhan Erkişi, lojtari rumun Andreea Marin dhe pianisti Horia Moculescu. Të pranishmit u argëtuan edhe nga valleve popullore nga Kirgistanit, Kazakistanit, Azerbajxhanit dhe pjesëmarrës etiopianë.

tashmi dhe shpresoj që lexuesve do t’ju pëlqejë”, përfundon ai. Misini për fund e falënderon gazetën “Sheshi”, për përkrahjen dhe për hapësirën. Libri “Nuk shkon veç mirë” ka

një strukturim shumë të mirë të ndërlidhjes së kapitujve dhe ka diçka për secilin nga pak, pa harruar edhe vetveten. Redaktor dhe recensent i librit ishte Avni Rudaku, ndërsa autor i ilustrimit në ballinë është Jeton

Muja. Autor i fotografisë është Vedat Xhymshyti-Vudi. Librin “Nuk shkon veç mirë”, të autorit Blerim Misini, mund ta gjeni në disa prej kioskave të qytetit dhe kushton vetëm 3 euro.


16

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Komuna

Ansambli “Gjilani” i pari Urim Maliqi fiton dy çmime të para në në “Gurra Popullore”

Garën Ndërkombëtare të Kitaristëve të Rinj në Tiranë

A

nsamblit të Këngëve dhe Valleve "Gjilani", nga qyteti i Gjilanit, i është ndarë vendi i parë në Festivalin “Gurra Popullore 2014”. Ky festival mbahet për shumë vjet me radhë dhe ka karakter garues. Pjesëmarrës të këtij festivali ishin edhe ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira shqiptare, si: Ulqini, Shkupi, Veleshta-Struga, Tetova, Podujeva, Prizreni, Kaçaniku, Obiliqi dhe grupe lokale të qytetit të Gjilanit.

Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati, ka thënë se konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë sepse edhe ansamblet e tjera u paraqiten me programe shumë të bukura dhe kolorit të jashtëzakonshëm të veshjeve tona kombëtare. Sipas tij, Ansambli “Gjilani”, në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle nga treva e Anamoravës dhe Karadakut.

Nga: Kaltrina Zymberi

U

rim Maliqi, nxënës i shkollës fillore “REXHEP ELMAZI” si dhe nxënës i Shkollës Fillore të Muzikës në Gjilan, pos që është kryetar i klases IV-4 dhe kryetar i klases IV-t në shkollën “Rexhep Elmazi”, ai edhe këtë vit arriti suksese të lakmueshme si në matematikë ashtu edhe në muzikë.

Një stil jete i Veqantë dhe Luksoz Ju mirëpresim në qendrën tonë të shitjes

www.chelseapoint.net

BËRNICA PARK | BËRRNICË E EPËRME | PRISHTINË

info@chelseapoint.net

Bernica Park_advert.indd 3

049 603 100 045 703 032

12/02/2014 15:56

Në garat e matematikësnë shkollën e tij ai pati më së tepërmi pikë sa u përket klasëve të gjashta dhe në garat komunale ai u rendit i 9-nti dhe u nderua me mirënjohje nga Drejtori i Drejtoratit të Arsimit të Gjilanit, z.Nazim Musa. Nëna e Urimit, zonja Mirvete Maliqi, tha se “nuk e dija që ai është I interesuar aq për muzikë edhe pse kitaren nuk e ndante nga vetja kudo që shkonte”. Urimi është edhe ndër nxënësit më të talentuar

në Shkollën e Muzikës në Gjilan ku mëson për instrumentin kitare klasike. Ai vitin e kaluar fitoi 2 çmime të para në garat ndërkombëtare në Shqipëri (1st Tirana International Youth Guitar Competition) dhe në Mal të Zi (International Guitar Competition-Tivar. Ministria e Arsimit e ka përzgjedhur nxënësin e vitit dhe e ka shpërblyer me çmimin e parë. Inspirimi kryesor i djalit plot suksese është Johan Sebastian Bach të cilin e vlerson e pëlqen më shumë. Veprat që i dallon janë suitat për violonçel të cilat Urimi i interpreton edhe me kitarë. Nga Kosova më së shumti i pëlqen Petrit Çeku i cili është një kitarist që jeton dhe vepron në Austri. Profesorët në Shkollën e Muzikës po e përkrahin pakushte, por edhe kujdestari i klasës, Nevzat Nevzati, është ai që gjithmonë do ta përkrahë talentin e Urimit. Kurse prindërt thonë që janë shumë krenarë me

sukseset e Urimit dhe se përkrahja e e familjes kurrë nuk do i mungojë. Zonja Maliqi thotë se familja Maliqi është një familje artistish ku pos Urimit edhe motrat e tij mirren me muzikë dhe me artin pamor dhe se e kanë të trashëguar nga familja. Gjithashtu Maliqi shtoi se “Urimi ka instrumentin e tij sipas kushteve ndoshta joprofesonale por tingulli që e bënëajo kitarë me duart e Urimit arrin të pëlqehet prej të tjerëve”. Komuna e ka ndihmuar më herët këtë familje. “Kryetari Haziri ka shprehur gatishmërinë të na ndihmojë gjatë udhëtimeve që Fatjona ka jashtë Kosovës. Por, për Urimin nuk kanë bërë kërkesë”, shprehet Mirvete Maliqi. Me rastin e ditës së Çlirimit të Gjilanit, Urimi u vlerësua në mesin e qytetarëve më të suskesshëm të Gjilanit, dhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri, u nderua me mirënjohje.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Komuna

17

Tarabuka Band me

"Summer" Hit

Nga: Kaltrina Zymberi Djem plot jetë, plot energji dhe me një talent të jashtëzakonshëm. Janë këta grupi Tarabuka Band të cilët ditëve të fundit kanë lansuar këngën e tyre të fundit "Summer". Këngë kjo që është e stilit oriental dhe plot ritëm. Grupi Tarabuka përbëhet prej 3 anëtarëve me tarabukë: Ener Gashi dhe Ardit Uruqi dhe DJ-Arbëresh Salihu. Tarabuka Band edhe pse që një kohë të gjatë të përkushtuar në fushën e muzikës, ata kanë të realizuar dy instrumentale, ku njërin edhe e kanë vizuelizuar. Ata për gazëtën "Sheshi" thanë se janë të kënaqur dhe i janë shumë mirënjohës publikut që i kanë përkrahur dhe vazhdo-

jnë ti përkrahin vazhdimishte. Gjithashtu ata na folën edhe rreth klipit dhe bashkëpuntorëve të këngës "Summer" “Bashkëpunëtorët tanë janë të shumtë sa i përket mënyrës se realizimit të instrumentaleve ku ka rezultuar edhe bashkëpunimi ynë i fundit, e që jemi te kënaqur me realizim”, ka thënë Salihu, i cili ka përmendur Agim Kita dhe Miri Nushi që kanë punuar në realizimin e Instrumentalit Summer, pastaj Bigg Image për Spotin e fundit dhe Video Art Gjilan. Kënga tashmë është lansuar, këngë kjo e punuar për sezonin veror, ku sipas tij, ai shpreson që të gjithë do të mund ta gjejnë veten. Instrumentali “Summer” është një përzierje mes muzikës latine dhe asaj me

tarabuka. Të pyetur se a pritet ndonjë bashkëpunim me ndonjërin prej artistave tanë, Arbëreshi tha se "njëherë nuk e kemi menduar një gjë të tillë por nëse do kemi një ofert nuk është se do e refuzojmë por njëherë për njëhërë ndihemi rehat dhe nuk ka asgjë zyrtare apo të menduar për ndonjë bashkëpunim me ndonjërin prej kolegëve tanë" "Muzikën kemi filluar për hobi, por dita ditës ajo po bëhët më e ngushtë, tani ajo na është shëndrruar në profesion ngaqë ku do që shkojmë, çka do që flasim na lidh me muzikën dhe tingujt e saj. Muzika na është bërë ushqim dhe element kryesor i jëtës tonë njësoj sikur oksigjeni. Thjesht pa muzikë nuk ka jetë për ne", ka perfunduar Salihu.

Komuna ndan mirënjohje me rastin e Ditës së Çlirimit

K

omuna e Gjilanit në Ditën e Çlirimit, ka ndarë mirënjohje për personalitete të ndryshme për t’i falënderuar ata për punën e mirë që e kanë bërë në forma të ndryshme dhe nga fusha të ndryshme, si nga arti, kultura, shkenca, sporti, rinia, shëndetësia dhe fusha të tjera, por edhe qytetarë të ndryshëm që kanë dhënë kontribut të çmueshëm në shoqëri. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit ,Lutfi Haziri, ka thënë se “brenda vitit kalendarik kemi vendosur t’u ndajmë mirënjohje të gjithë atyre që kanë shënuar rezultate, që i japin identitet Gjilanit ne fusha të ndryshme të shoqërisë, si në arsim, shëndetësi, kulturë, art, sport dhe fusha të tjera”. Ai më tej ka thënë se Dita e Çlirimit është dita më e rëndësishme dhe kujtimi më i mirë, por duke përkujtuar përherë të gjithë ata që kanë rënë në luftën për lirinë që ne sot e gëzojmë. Haziri ka thënë se Gjilani ka dhënë një kontribut shumë të madh edhe

në çështjen kombëtare, në luftën për liri, por edhe kontribut shumë të madh po jep në paqe në forma të ndryshme, për të mirën e vendit dhe shoqërisë. Hairi ka thënë se sot kemi një qytetar që ka dhënë 105 herë gjak për të shpëtuar jetë, kemi rastin tjetër që një nxënës ka zënë vendin e parë në garat republikane në lëndën e kimisë, kemi studentë që marrin pjesë në gara të ndryshme në Amerikë, Europë, kemi artistë të shumtë, sportistë, profesorë, dhe të gjithë këta janë kontributdhënës për të mirën e Gjilanit fillimisht dhe të vendit në përgjithësi. Ndërsa, ish-komandanti i Zonës

Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se ditët e robërisë ishin qindravjeçare, por brezat e lirisë kanë sjellë çlirimin e vendit më 15 qershor të vitit 1999, kur Gjilani fillon të frymojë i lirë. Nga ajo ditë ne kemi nisur të marrim frymë lirisht.

Ai tha se nga ajo ditë ne kemi filluar të punojmë në kuptimin e plotë të jetës, duke menduar e punuar për t’u zhvilluar dhe jetuar normalisht. Isufi ka ndarë së bashku me të pranishmit edhe momentet kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka hyrë në

qytetin e Gjilanit dhe për mikpritjen që kanë marrë nga qytetarët. Ahmeti ka thënë se duhet të punojmë secili prej nesh sot, që Kosova të jetë krenare me veprimet tona, sepse vetëm atëherë kemi dhënë diçka për vendin.


20 qershor - 3 korrik 2014

18

Teknologji

sheshi

Për herë të parë një kompjuter e kalon testin e Turing-ut pasi i ka bindur përdoruesit se është njeri

N

jë ”super-kompjuter” i ka bindur një grup njerëzish se është një djalë 13 vjeçar duke u bërë makia e parë që kalon testin e Turing-ut, thonë ekspertët. Pesë kompjuterë janë testuar në ”Royal Society” në Londër për të pare se a mund të na bindin se janë njerëz përmes bisedave me shkrim. Testi është hartuar nga Alan Turing që njihet si babai i shkencave kompjuterike dhe shërben për të matur intelegjencën artificiale të një makine. Alan Turing ka thënë se nëse një makinë nuk mund të dallohet nga njerëzit se nuk është njeri, atëherë ajo makinë ”mendon”. Tesi i Turing-ut që kërkon që 30% e gjyqtarëve të mashtrohen pas një serie bisedash 5 minutëshe me shkrim nuk

është kaluar kurrë më parë nga ndonjë kompjuter. Por ”Eugene Goostman”, një program kompjuterik i zhvilluar për të simuluar një djalë 13 vjeçar i bindi 33% të gjyqtarëve se është njeri. Kjo arritje thuhet të jetë kalimi i një pike të rëndësishme në zhvillimin e intelegjencës artificiale. Gjithsesi, në rrethe të caktuara mendohet se saktësia e testit të Turing-ut duhet të rivlerësohet me argumentin se ka të bëjë më shumë me mashtrueshmërinë e njerëzve sesa me intelegjencën e kompjuterit, pasi që njerëzit sot mashtrohen lehtë edhe nga programe shumë më pak të sofistikuara. Thonë se nevojitet një test që mat më shumë tipare për të arritur tek përgjigja në pyetjen: a dinë të mendojnë kompjuterët?

Syzet Google

N

jë realitet i zmadhuar tashmë është pjesë e jetës sonë në formë të eksperimenteve të ndryshme të simuluaa dhe aplikacioneve të ndryshme për edukim, por Google po e ngrit këtë në një nivel tjetër me

syzet Google. Teorikisht, me syzet Google ju mund të shikoni të rejat nga rrjetet sociale, harta të Google-it si dhe të përdorini GPS për navigacion dhe fotografi. Google si duket ende nuk e ka të qartë qëllimin e këtyre syzeve

dhe me një çmim prej 1500 dollarëve nuk e kanë kapur interesin e publikut. Gjithsesi, në industritë e mëdha, menjëherë është parë vlera e tyre dhe veq sa s’kanë filluar të aplikohen. Kompania “Drchrono” ka zhvillu-

ar një aplikacion për syzet Google për përdorim në siptale e klinika të ndryshme. Aplikacioni do të mund të mbajë të gjitha të dhënat mbi pacientin dhe gjithashtu, me leje të pacientit, do të mund të incizojë procedura të ndryshme si konsul-

time apo operacione dhe t’i ruajë ato. Me të bëhet e mundur të ruhen fotografi dhe shënime të ndryshme mjekësore mbi pacientin dhe të gjitha këto do të mund të ruhen në një platformë online të kompanisë “Box”.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

3 nga idetë fituese të Çmimit Evropian të Shpikësve

Teknologji

19

Në finalen e këtij organizimi i cili u mbajt në Berlin më 17 qershor, arritën 15 nga 300 kandidatë që me projektet e tyre të mahnitshme që sjellin kontribute në zhvillimin social, teknologjik e ekonomik konkuruan për këtë çmim të përvitshëm. Më poshtë mund të lexoni për 3 nga idetë fituese në kategori të ndryshme. Në kategorinë e industrisë, sektori farmaceutik:

Bari kundër tuberkulozit me rezistencë të barërave të mëhershme

parandaluar rishfaqjen e semundjes. Ky bar i ri shkurton periudhen e mjekimit me plot 40 dite dhe shton gjasat qe pacientet ta qojne mjekimin deri ne fund.

Në kategorinë e bizneseve të vogla dhe të mesme, sektori i teknologjisë së membranave:

Pastrimi i ujit pa harxhuar shumë energji

Tuberkulozi ende nuk është zhdukur dhe merr më se 2 milionë jetë çdo vit. Më e keqja është që bakteriet të cilat shkaktojnë këtë sëmundje po bëhen gjithnjë e më rezistente ndaj barërave eksistuese. Tash pas 40 viteve zbulohet një bar i ri kundër tuberkulozit nga studiuesi belg Koen Andries dhe ekipi i tij, një lëndë shumë efektive e quajtur ’Bedaquilline’ qe ia nderpret furnizimin me energji bakterieve te tuberkulozit. Perderisa medikamentet e mehershme mbeshteteshin ne ngadalsimin e riprothimit te baterieve te tuberkulozit duke e zbutur keshtu infeksionin gjate kohes, Bedaquilline e paralizon furnizimin me energji ne qelizen bakteriale dhe keshtu i shkakton vdekjen. Ky mekanizem i kombinuar me efektivitetin e tij te shpejte e ben Bedaquilline armen me te forte kunder tuberkulozit rezistant (MDR). Numri i infeksioneve me TB sa shkon e rritet, me afro 8.6 milione raste te reja cdo vit dhe 1.3 milione ne vitin 2012. Perderisa barerat e zakonshme ende jane ne dispozicion, shumica e pacienteve i marrin vetem derisa te zhduken simptomet fillestare edhe pse perfundimi i mjekimit eshte shume i rendesishem per te

Industria elektronike ka nje etje te madhe per uje te delire por metodat tradicionale per filtrimin e pastrimin e ujit rezultojne te jene shume te kushtueshme dhe te paqendrueshme. Te modeluar sipas proteinave natyrore qe pastrojne ujin, filteret e ujit te shpikur nga danezi Peter Holme Jensen dhe ekipi i tij sigurojne nje menyre efikase te pastrimit te ujit pa harxhuar shume energji. Kjo shpikje perdor levizjen natyrore te ujit ndermjet qelizave individuale natyrore dhe karakteristikat e proteinave krijojne kete levizje. Proteinat e quajtura ’Aquaporins’

lejojne ujin te transferohet ndermjet membranave qelizore perderisa gjate gjithe kohes ndalojne kalimin e ndotesve si kripa dhe mineralet. Metodat tradicionale per filtrimin e ujit e kanalizojne ujin e ndotur me shtypje shume te madhe neper filtera me pore shume te ndjeshme. Ky proces qe harxhon shume en-

Eksoskeleti që debuton në hapjen e kampionatit botëror Në Brazil do të gjuhen shumë topa derisa më në fund njëra nga kombëtaret të shpallet kampione botërore. Por, prej gjithë atyre gjuajtjeve, njëra është më e rëndësishme. Gjatë ceremonisë së hapjes në Sao Paolo, një brazilian i panjohur, i paralizuar nga beli e poshtë, bëri një gjuajtje që s’është bërë kurrë më parë. Hipur mbi një eksoskelet të cilin e kontrollon me mendjen e tij, ai mori disa hapa dhe e gjuajti një top futbolli për të shënuar

fillimin e garës. Gjuajtja e së enjtes është kulmi i një studimi 30 vjeçar që kombinoi mendjet e 156 shkencëtarëve ndërkombëtar të udhëhequr nga Miguel Nicolelis nga Duke University. Tetë pacientë, burra e gra të moshave 2024 vjeç kanë ushtruar me muaj të tërë me eksoskeletet. Ceremmonia përfaqësoi një hap të rëndësishëm por assesi hapin e fundit në rrugën për të bërë këtë teknologji të mundur për të gjithë.

ergji komplikohet edhe me tej nga mundesia e bllokimit te po atyre poreve. Pa pasur nevoje per shtypje te jashtme dhe shtypje shume te kushtueshme hidrostatike, kjo shpikje perdor procesin e osmozes per te transportuar molekulat e ujit neper nje membrane me ’Aquaporine’ te integruar ne nje shtrese mbeshtetese. Afro 1.5 bilione njerez ne bote nuk kane qasje ne uje te paster dhe ne te njejten kohe, standardet per nivelin e pastertise se ujit sa shkojne e rriten nga industrite. Filteret Aquaporin tashme e pastrojne ujin ne nje nivel shume te larte e te pranueshem per perdorim industrial. Hapi tjeter eshte qe kjo teknologji te aplikohet ne fabrika te medha te pastrimit per de dekripezuar ujin e detit dhe per pastrimin e ujerave te zeza qe do te ishte nje kontribut shume i madh per rezervat globale te ujit te pijshem.

duktore organik dhe senzore qe perdorin sasi shume te vogla te lendeve kimike kryejne testet aty per aty. Çipi pastaj mund te futet ne nje USB-drive me ane te cilit i ben te lexueshme rezultatet nga cfaredo kompjuteri brenda 20 minutash. Kjo shpikje jo vetem qe e ben testimin e ADNse shume me te volitshem per klinika e spitale qe dikur duhej te shpenzonin me shume se gjysme milioni dollare ne maqina te ADNse por edhe ia mundeson pacienteve marrjen e rezultateve brenda pak minutash e nuk i vonon me jave te tera si me pare. Volitshmeria e kesaj pajisjeje duhet te jete veqanerisht terheqese per vendet ku niveli i resurseve shendetesore eshte me i ulet, si ne disa vende

Në kategorinë e studimeve, sektori i bioteknologjisë:

Mikroçipi për testim të shpejtë të ADN-së Zberthimi i kompleksiteteve te gjenomit njerezore dikur diçka qe vetem elite shkencore mund te bente por shpikja e Christofer Toumazou – nje mikroçip qe dekodon ADN-n e pacientit brenda pak minutave e ben kete gje shume me te lehte. Shpikja e shkencetarit britanez perdor mikroçipa te vegjel prej silikoni qe mund te identifikojne mutacione gjenetike qe percaktojne predispozicionin e nje personi ndaj semundjeve te trasheguara. Ketyre pajisjeve te vogla dhe efikase nuk i duhen laboratoret per te analizuar te dhenat, mund ta bejne kete gje kudo. Keshtu, kjo pajisje pasqyron nje hap te madh ne mjekesi ku theksi kalon nga trajtimi i semundjeve tek parandalimi i tyre dhe percaktimi i diagnozes ne menyre te shenjesteruar. Çipi sherben si nje laborator i vogel, semikon-

afrikane ku klinikat kane mungese te pajisjeve te nevojshme. Potenciali i tregut per sekuencimin e ADNse eshte i pamase. Ne vitin 2016, vlera e tij pritet te jete 6.6 bilion dollare me nje rritje vjetore prej 17.5% - nje vlere e llogaritur nga nevoja e madhe per teknologji depertuese si shpikja efikase e Christofer Toumazou-s. Kjo dinamike ushqehet nga perparimet ne bioinformatike, ne fotografi, teknologjine nano, mikrofluidike dhe ne mikroelektronike si ne rastin e kompanise DNA-Electronics te Toumazou-s.

Bashkimi i mendjes dhe i makinës

Makina kontrollohet nga truri i përdoruesit. Kur luhasim duart ose bëjmë disa hapa, truri ynë shpërndan sinjale nëpër linja të caktuara nervore. Për të ecur me eksoskelet, përdoruesi duhet të bartë një helmetë me elektroda që regjistrojnë impulset e lëvizjes dhe i përçojnë ato tek një kompjuter në çantën e shpindës. Pastaj kompjuteri i konverton ato sinjale në komanda që i tregojnë eksoskeletit si të lëvizë.

Ka ende shumë punë

Nicolelis e filloi këtë

rrugë të gjatë në vitin 1984 kur shkroi temën e doktoraturës mbi lidhjet nervore në kontrollin e muskujve. Pastaj ideja për të krijuar këtë robot i erdhi në vitin 2002. Në prill të këtij viti, një person i paralizuar bëri hapat e parë me këtë pajisje. “Në vitin 2009 kur morëm vesh se kampionati botëror do të mbahet në Brazil, më pyetën nëse kam ndonjë ide për të bërë diçka me ndryshe se zakonisht. Atëherë sugjerova këtë demonstrim shkencor për të treguar se Brazili është duke investuar dhe ka potencial njerëzor për gjëra më të mëdha se sa futbolli”, ka thënë Nicolelis.


20 qershor - 3 korrik 2014

20

sheshi

Shëndetësi

Recetat popullore për të luftuar sëmundjet e zorrëve

S

ot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. E megjithatë, një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Sëmundjet e aparatit tretës shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm. Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin falë një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore popullore) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor. Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar?

Kurat popullore për sëmundjet e zorrëve

Sëmundjet e zorrës, që prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atë lëvizës të këtij organi, mund të jenë pasojë e ndryshimeve lokale në mbulesën e mukozave dhe neuroreflektore (me anën e nervave) dhe humorale (me anën e substancave që gjenden në gjak). Ndryshimet kryesore që vihen re në këtë trakt mund të përmblidhen si: në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët; në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose muskulore në to; në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullimin gazesh, meteorizëm; acarim, katar të mbulesës mukozë të zorrës të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku, diarre, kapsllëk (konstipacion) të shoqëruar me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, zhvillim të parazitëve dhe të mikrobeve, të cilat dëmtojnë mukozën, helmojnë organizmin me produktet e tyre jetësore ose shkaktojnë mahisjen (inflamacionin) e mbulesës mukoze, që shoqërohet me dhembje, jashtëqitje ose kapsllëk.

Mahisja ose pezmatimi i zorrës së hollë (enteriti)

itetit, duhet të përmbajnë para së gjithash, taninë, të cilat me efektin e tyre rrudhës lidhen me shtresën proteinike të mukozës duke formuar një cipë mbrojtëse. Ato jo vetëm që mbrojnë zorrën, por edhe ulin pezmatimin, duke ngushtuar enët e gjakut. Gjithashtu, shfrytëzohen edhe bimët me vajra të etershme e me substanca azulenike që kanë veti të efektshme kundër pezmatimit (antiinflamator). Në mjekësinë popullore dhe shkencore takojmë një radhë bimësh, të kombinuara ndërmjet tyre ose jo, për mjekimin e enteritetit, si: ftoi, mushmolla, thana, kulumbria, gështenja, boronica, arra, bar pezmin njëmijë fletësh (bishtamithi), trëndafili i egër, hudhra, luleshtrydhja, bargjaku, manaferra, mendra, trumza, sherbela, shega, vidhi, tërfili i livadheve, etj.

Mahisja e zorrës së trashë (koliti)

shpejt dhe që nuk formon shumë celulozë. Mjekimi i kolitit bëhet, në radhë të parë, me bimë mjekësorë që përmbajnë taninë me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimë me esenca që kanë veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina. Çajrat që përdoren për mjekimin e kolitit duhet të merren për një kohë të gjatë, për një efekt më të mirë. Një lloj çaji duhet të zëvendësohet herë pas here me një lloj tjetër. Çaji mund të përzihet me lëngje frutash për të rregulluar shijen e tij. Për mjekimin e kolitit ka dhënë rezultate të mira kura me bar majasëlli (Teucrium polium), e cila vazhdon 20 ose 30 ditë. Bari i majasëllit jep gjumë.

Jashtëqitja (diarreja)

mollë, etj; dhe shumë bimë të tjera që përmbajnë taninë, mucilagje e pektina, ndërmjet të cilave vendin e parë e zënë sythat (majat e kërcejve) dhe gjethet e manaferrës, boronica, hithra, lulebasani, bargjaku, rigoni, hudhra, thana, sherbela, bar pezmi, bishtamithi, kulumbria, vidhi, shega, etj. Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bime mjekësorë përdoren edhe për shërimin e sëmundjeve të barkut. Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta, etj.

Kapsllëku (konstipacioni)

bimë të ndryshime që përmbajnë glukozite antrakinonike, siç janë drunakuqi, pastaj bimë me mucilagje si mëllaga, liri, kulumbria, etj; të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji. Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.

Mund të shkaktohet menjëherë ose pas një kohe të gjatë nga agjentë të ndryshëm patologjikë. Ajo shoqërohet me dhembje, heqje barku, fryrje të zorrëve nga gazrat dhe çrregullime të tjera. Në këto raste është e domosdoshme dieta dhe përdorimi i barnave që pastrojnë zorrën, sepse ato ndihmojnë në shpejtimin e shërimit. Në mjekimin e mahisjes së zorrës së hollë ndihmojnë bimët që përmbajnë mucilagje e pektina, si mollët e grimcuara hollë dhe çajrat e ngrohta në vend të ujit, që përgatiten me tërshërë, oriz, karotë, salep, elb, etj. Por bimët, nga të cilat fitohen çajrat kundër enter-

Diarreja është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike, prandaj suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me mënjanimin e shkaktarit. Nganjëherë diarreja kalon shpejt dhe lehtë, duke respektuar regjimin e dietës dhe përdorimin e kurës përkatëse. Vëmendja e veçantë i duhet kushtuar diarresë dhe barkut të fëmijëve të moshës së gjirit gjatë verës, të cilët disa herë janë vdekjeprurës për ta. Marrja e lëngjeve duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme mjekimi, veçanërisht në formën e çajrave bimorë që përmbajnë, për shembull: mendër, kamomil, çaj kinez,

Mahisja e mukozës së trashë mund të shkaktohet gjithashtu menjëherë ose pas një kohe të gjatë. Ajo mund të shoqërohet me heqje barku, diarre, e cila shpesh kthehet në kapsllëk. Diarreja shpesh është me shkumë, e cila në raste më të theksuara, del e përzier me gjak me pjesë të patretshme ushqimi dhe me copëza nga mukoza e zorrës. Ndryshe nga koliti i menjëhershëm akut, forma e zgjatur kronike është proces që mjekohet me vështirësi dhe ngadalë. Dieta edhe në këtë sëmundje ka rëndësi të veçantë dhe si rregull, duhet përdorur ushqimi i lehtë që asimilohet

Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve të veçanta dhe të organeve në tërësi. Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhembjeve të kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër është faktor që parandalon lindjen e kapsllëkut. Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

21

Video Festi Muzikor '14 Nga: Kaltrina Zymberi

Çka po veshin meshkujt këtë verë? Nga: Belkise Krasniqi

Nëse meshkujt e pistave Europiane kanë sadaopak ndikim te të tjerët, atëherë xhaketat sportive të dyfishta janë shumë in këtë verë.. Atletet të cilat zakonisht më parë janë shfrytëzuar për sport, tani po vishen çdo ditë me rroba të zakonshme. Sidomos ato me ngjyrë neoni. Si dhe çantat për meshkuj janë bërë shumë shik... E rrobat me lule, nuk po dalin nga

U mbajt për herë të 14-të VideoFesti Muzikor. Dallimi këtë viti ishte se u mbaj në qytetin plot art dhe kulturë të Gjakovës. Një mbrëmje gala me tapet të kuq ku ndjenja e artistëve tanë ishte prej YJESH TË VËRTETË. Të pranishëm ishin artistë të shumtë të skenës

tonë shqiptare si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, por nuk munguan edhe figurat politike si Ramush Haradinaj, Bajram Rexhepi dhe natyrisht, përkrahësja më e madhe e këtij Video Festi, kryetarja e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila. U dhanë shumë çmime

me meritë apo pa meritë, ajo mbetet çështje e përzgjedhjes së organizatorëve, por gara për cmimin e fundit ishte shumë e fuqishme. E vetmja e cila arriti ta marrë dhe ta rrëmbëj cmimin e madh ishte "E bukura e Shqiptarisë"- Leonora Jakupi, e cila vërtet shkëlqente. Edhe pse kishte shumë emocione, arriti ta mbledhë veten dhe me modesi t’i thotë disa fjalë: “Me të vërtet jam shumë e lumtur, karriera ime 20vjecare

u shpërblye në vitin e duhur, në vitin e 20-të punës dhe angazhimit tim muzikor, u jam shumë mirënjohëse!" Ndonëse shumë artistë e figura të njohura të skenës tonë muzikore nuk ishin të pranishëm në këtë eveniment muzikor, për organizatorët nuk kishtë shumë rëndësi. Sepse ata që dëshironin të ishin aty erdhën, dhe gjithcka shkoi ashtu siç kishin planifikuar me ditë të tëra.

moda fare, përkundrazi çdo ditë e më shumë po vishen. Producentët e Javës së Modës në Neë York, Londër, Paris, Los Angeles e Singa-

por e kanë siguruar krijimin e një platforme për një paraqitje më të perfeksionuar dhe me të madhe për veshjet e meshkujve, duke krijuar kështu një javë mode të ndarë për rroba meshkujsh dhe brendet e tyre. Dizajnere tradicionale per rroba të femrave siç ështe Vera Wang tregojnë se do lansojnë një ndarje të re në rrobat e meshkujve. Java e Modës së Meshkujve mbahet dy herë në vit në qytete të mëdha, zakonisht në janar dhe në korrik. Eventi për industrinë e modës mbahet për dizenjatorë profesional. Dizenjatorët dhe brendet e ndryshme u bëjn reklamë

koleksioneve të tyre në media, revista, blerësve. Përkrahja nga vende të ndryshme të botës për veshje të mashkujve është e pritur që të rezultojë në Javën e modës për meshkuj. Në janar 2012 Londra shpalli se do t'ia dedikojë një vikend të tërë për modën e meshkujve dhe dizenjatorëve të saj. Singapori gjithashtu ja dedikoi disa ditë. Los Angeles ndjeki lansimin e kostumeve për meshkuj. Aktualisht Parisi po promovon pistat e modes për meshkuj tashmë si shoë i regullt sikur javët e tjera të modës


20 qershor - 3 korrik 2014

22

sheshi

Këshilla Praktike

Si të udhëtojmë me foshnjat e vogla

Receta PASTICERIA TEUTA

Llokuma

G

jatë viteve të fundit kemi rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtimeve, madje edhe drejt vendeve të largëta. Kjo preferencë nuk është vetëm e çifteve, por edhe e familjeve me fëmijë të vegjël. Ky fakt ka bërë që të rritet edhe kërkesa e informacionit dhe këshillat rreth normave kryesore të sigurisë kur nisesh për një udhëtim të largët”, thotë një pediatër. Hapi i parë për të kaluar pushime të qeta është të konsultoheni fillimisht me mjekun e familjes dhe më pas, nëse është e nevojshme, me specialistin infeksionist. Tashmë përmes këshillave të pediatërve, mund të udhëtoni të qetë edhe me fëmijët e vegjël. Ja sugjerimet e tyre. Kur prindërit vendosin të shkojnë me pushime së bashku me fëmijët, hapi i parë që duhet të bëjnë është t’i vaksinojnë ata për të parandaluar virozat e ndryshme. Kjo gjë do të ishte e vlefshme në rastin kur fëmijët janë ende shumë të vegjël dhe vendi i pushimit është larg. Vaksina e parë e rekomanduar është ajo kundër Hepatitit A: doza e parë merret nga goja kur fëmija është tre muajsh, ndërsa doza tjetër kur është gjashtë muajsh. Prindërit duhet të respektojnë zakonet e fëmijëve kur janë me pushime. Arsyeja? Sepse kjo mund të jetë e vë s h t i rë për të vegjlit, të cilët e shohin të ndryshuar rutinën e p ë rd i t s h m e . Të udhëtosh me një fëmijë, do të thotë të re s p e k to s h kohën e tij, ndaj duhet t ë

shmangni udhëtimet e gjata dhe të bëni pushime të vogla gjatë rrugës (gjithmonë nëse udhëtoni me makinë). Kini parasysh që fëmija juaj duhet të ketë gjithnjë në dispozicion lodrat dhe sendet e preferuara. Kur udhëtoni me makinë, mos harroni ndenjësen e fëmijës, që duhet të qëndrojë vetëm në sediljen e pasme. Sedilja i ndihmon prindërit të mos lodhen dhe të bëjnë një udhëtim të rehatshëm. Gjithashtu mund të udhëtoni edhe me avion, duke pasur parasysh disa rregulla: një fëmijë i shëndetshëm mund të fluturojë me avion që në muajin e parë të jetës. Në rast kur ka dëgjim të keq, ose ndien sikur i ka veshët të bllokuar, është mirë të gëlltitet. Për foshnjat e vogla këshillohet të pinë gji ose qumësht me biberon, fëmijët pak më të rritur të përtypin ndonjë ushqim. Nëse keni vendosur që pushimet t’i kaloni në mal, këshilla e parë që pediatrit japin është të ecni ngadalë dhe të bëni shumë kujdes. “Sëmundja akute e malit” vërehet shpesh te foshnjat e vogla dhe karakterizohet nga simptoma si brengosje, irritim, mungesë oreksi, të përziera, të vjella, çrregullime të gjumit. Shkaku është ngjitja e 2500 metrave për një kohë të shkurtër. Për të parandaluar diçka të tillë, mjafton të ngjisni gradualisht lartësinë e madhe. Nëse keni vendosur të shkoni në plazh, b ë n i

kujdes nga rreziqet e fshehta. Në det ose në pishinë, rreziku i parë është mbytja në ujë. Fëmijët që luajnë në ujë duhet të kontrollohen herë pas here, duhet të veshin medoemos jelekë shpëtimi dhe të vendosin në krahë kamerdare të vogla. Në vendet tropikale, ujërat e ëmbël mund të ngjisin infeksione parazitare, ndaj prindërit duhet ta kenë parasysh këtë fakt dhe të përpiqen ta shmangin me sa të munden atë. Rrezik përbën edhe mjedisi detar, sidomos në prani të shkëmbinjve nënujorë. Në rast kontakti me një kandil deti, mos vraponi tek alkooli, uji i ëmbël ose akulli: përdorni ujin e kripur të detit dhe garza të lagura me ujë të ftohtë. Prindërit duhet të jenë tepër të kujdesshëm karshi fëmijëve me ushqimet dhe pijet, sidomos në vendet ku kushtet higjienosanitare lënë për të dëshiruar, që të parandalojnë diarrenë. Është e rëndësishme që fëmijët të pinë ujë vetëm në shishe të mbyllura, ose të sterilizuara. Gjithashtu të rriturit duhet të bëjnë kujdes nga perimet e gjalla dhe frutat e palara, mishi dhe peshku i ndenjur, akulli, qumështi jo i pasterizuar dhe nënproduktet e tij, molusqet dhe në veçanti ushqimet e përgatitura nga shitësit ambulantë. Fëmijët duhen mbrojtur nga dielli dhe i nxehti, ose më saktë nga e ashtuquajtura “goditja e të nxehtit”, gjë që mund të shkaktojë një situatë emergjente, e cila verifikohet kur trupi mbytet në djersë dhe temperatura trupore është tepër e lartë. Për t’i mbrojtur, fëmijët duhet të veshin rroba të lirshme, me ngjyra të hapura dhe të mbajnë kapele në kokë, të pakësojnë aktivitetin fizik, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, si dhe të konsumojnë sasi të mëdha lëngjesh. Para se të dalin në plazh duhet të lyhen me kremra kundër diellit, me faktor të lartë mbrojtës. Gjithashtu të rrezikshme janë edhe pickimet e insekteve, kështu që do të ishte mirë parandalimi i tyre me produkte efikase dhe veshje të përshtatshme. Këshilla e fundit kur niseni me pushime është të mos harroni ilaçet, sidomos nëse do të udhëtoni drejt vendeve të largëta.

Përbërësit: - 1 vezë - 1 gotë kos - 4 lugë qumësht - Kripë - 1 lugë sodë buke - Miell

Përgatitja Të gjithë artikujt e mësipërm përzihen mirë ndërsa mielli i hidhet gradualisht. Gatuhet një brumë i butë dhe lihet të pushojë së paku gjysmë ore. Brumi më pas hollohet deri në trashësi rreth 1 centimetër. Pritet në forma katërkëndëshe dhe fërgohet në vaj të nxehtë nga të dy anët. Shërbehet me djath, kos, qumësht, xhem, etj.

Nr kontaktues : 044-406-468 facebook/pasticeria.teuta


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

23

Opinion

Republika Serbe plaket, nataliteti bie për 30% Nga: Ismet Azizi

P

ërveç Kroacisë dhe Serbisë, dikur vendet më të populluara të ish-Jugosllavisë , edhe Republika Serbe, krijesa e Dejtonit, po ballafaqohet me rënie të lartë të natalitetit . Statistikat kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, vendet me numër më të madh të popullsisë të dala nga e ish-Jugosllavia, nga aspekti nacional edhe më homogjene, tregojnë se të dy vendet po përballen me shkallë shumë serioze negative të rritjes natyrore të popullsisë. Një trend i tillë i lëvizjes së popullsisë po e ndjek edhe Republikën Serbe.

Nataliteti në Republikën Serbe ka rënë nga viti 2000 deri në vitin 2012 për 30 për qind, ndërsa sipas statistikave, në këtë periudhë, në Republikën Serbe lindin për çdo vit 355 foshnje më pak. Në vitin 2000 janë lindur 14.250 fëmijë, ndërsa në vitin 2012, viti i fundit për të cilin ka të dhëna, 9970 fëmijë. Ndërsa norma e vdekjeve është në rritje. Në Republikën Serbe në vitin 2012 kanë vdekur 13.800 persona, shkruan Press RS. Demografi Stevo Pashaliq beson se numri i foshnjave mund të rritet duke siguruar shuma të konsiderueshme të shtesave për fëmijë, ndërsa masat indirekte përfaqësojnë trajtimin e sterilitetit me ndihmën e shtetit, mandej zgjatjen e pushimit të lehonisë dhe duke shpërblyer çiftet financiarisht.

Në Ministrinë e Familjes, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Serbe, thonë se kanë identifikuar këtë problem dhe në lidhje me të kanë marrë disa masa, por rezultatet e para mund të jetë të dukshme vetëm pas 15 deri 20 viteve, pas aplikimit intensiv të tyre. Demografët vlerësojnë se Republika Serbe, në krahasim me të dhënat e para-luftës për numrin e lindjeve, gjatë një viti humb rreth 3,800 banorë, e cila është e barabartë me zhdukjen e një komune të madhësisë së Foqës, Novi Gradit apo Loparës. Demografi Stevo Pashaliq thotë se Republika Serbe shënon një pamje të pafavorshme demografike. “Popullsia po plaket, ne kemi rënie të shkallës së lindshmërisë për vite me radhë, fshatrat mbeten të shkreta, nxënës gjithnjë e më pak në shkolla.

Për vetëm katër-pesë vjet kemi humbur një brez të plotë të fëmijëve që do të regjistroheshin në shkolla. Në krahasim me periudhën e para 11 viteve, sot ne kemi rreth 30,000 nxënës më pak”, tha Pashaliq.

Në Republikën Serbe shtimi është negativ, ndërsa në Federatën Bosnje e Hercegovinë është pozitiv Në Federatën e BH, situata është dukshëm më ndryshe. Sipas vlerësimeve zyrtare, në Federatën e BH jetojnë rreth 2.3 milionë banorë dhe kjo shënon një rritje të vogël të popullsinë me një normë prej 0.6 për qind (të dhënat nga 2011).

Rritje pozitive natyrore, sipas shifrave të fundit, është shënuar në kantonin e Tuzllës (TK). Kantoni i Sarajevës (KS) disa vjet me radhë ka një trend negativ, ndërsa në Gorazhdë vitin e kaluar është shënuar "mesatarja evropiane", gjegjësisht zero rritje e numrit të popullsisë.

Shkalla më e lartë e lindjeve në Kosovë

Në krahasim me Serbinë, Kroacinë dhe një pjesë të Bosnjës, popullsia në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, sipas statistikave, është në rritje. Kosova, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ka rreth 1,733,872.00 banorë, dhe sipas të dhënave të fundit zyrtare nga viti 2010, kishte një rritje të popullsisë prej 12 për qind.


20 qershor - 3 korrik 2014

24

sheshi

Opinion

Pjesëmarrja e vogël e votuesve, ka rizgjedhur të dyshuarit për krime! tike e Kosovës deklaroi një mandat të tretë të dielën e shkuar, në zgjedhjet të cilat shënuan një pjesëmarrje të ulët në mesin e kosovarëve të frustruar me ngecje të përparimit që nga koha kur Thaçi kryesoi deklaratën e (pa-ratifikuar në parlament!) shkëputjes së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, me varfëri të përhapur kudo, korrupsionin dhe vrasjet politike që karakterizuan hapësirën politike dhe shoqërore të Kosovës që nga viti 1999.

Nga: Vedat Xhymshiti Gazetar i Pavarur

Pesëmbëdhjetë vjet që kur Kosova ishte ndarë nga lufta, vendi qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy të tretat e popullsisë nën25 vjeç janë aktualisht pa punë dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Në vitin 2010, diplomatët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve ishin dëshmitarë të mbushjeve të kutive të votimit dhe parregullsive të tjera, zgjedhjet duhej të përsëriteshin në më shumë se 20 qendra votimi, megjithatë zgjedhjet ishin pranuar pa asnjë refuzim nga të gjitha subjektet politike që konkurruan në zgjedhjet e para të përgjithshme të vendit pas shpalljes së pavarësisë. Zgjedhjet e fundit nacionale të Kosovës në vitin 2010 morën legjitimitetin e 47.8% të popullsisë zgjedhore në vend. Megjithatë, pjesëmarrja e këtij viti ishte 42% në shkallë kombëtare dhe edhe më e ulët në zonat me shumicë serbe. Kryeministri në largim Hashim Thaçi ish-kreu i kryengritësve të armatosur dhe kreu i Partisë Demokra-

Edhe pse Beogradi ende e kundërshton pavarësinë e deklaruar të Kosovës, për herë të parë Serbia ka inkurajuar serbët etnikë të votojnë. Zgjedhjet pasojnë pas marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës si një parakusht për qëllimet e tyre për t’u bërë anëtarë të BE-së. Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të BE-së. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për 17 shkurtin e vitit 2008, saktëson se grupet politike në vend kanë shpallur një deklaratë e cila nuk aspiron të fuqiozhet ndonjëhere në kuptimin legjislativ. Paqeruajtësit e NATO-s janë në Kosovë që nga viti 1999 dhe kanë dështuar për të ushtruar mandatin e tyre të plotë për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe paqësor për të gjithë, sidomos në bregun verior të vendit që është zhytur në dhunë dhe veprime të jashtëligjshme nga grupet e armatosura separatiste pro-Serbisë. Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) vepron si pasaardhësi (në hije) i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në mandatin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila garanton integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën. EULEX jo pak here është gjendur para situat-

ave kompromituese, duke dëshmuar pafuqinë e tyre për të zbatuar ligjin. Misioni Evropian në përpjekje për të ushtruar detyrimet e tyre ligjore, jo pak here ka dëshmuar se ‘preferon’ drejtësinë selektive.

HETIMET E KRIMIT

Për herën e trete rizgjidhet në pushtet për të vepruar kryeministri Hashim Thaçi, i cili besohet se aspironë për t’u bërë presidenti i vendit. Kryeministri i ri-gjedhur në largim Thaçi është identifikuar si “peshku më i madh” në krimin e organizuar në vendin e rrethuar me kodra e male të Gadishullit Ballkanik. Prandaj është shumë e mundur pse më shumë se 53% e popullsisë zgjedhore të Kosovës kanë refuzuar në mënyrë të vendosur për të marrë pjesë në proceset zgjedhore në tetë vitet e fundit. Dosjet e NATO-s të botuara në vitin 2011, të cilat ‘çuditërisht’ nuk janë raportuar në shtypin e Kosovës (në atë kohë!), tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe disa prej fuqive të tjera perëndimore që mbështesin qeverinë e Kosovës, kanë pasur njohuri të gjerë (për disa vjet!) të lidhjeve kriminale të ish kreut të

kryengritësve dhe njëherit kreut të PDK-së Hashim Thaçi. Sipas kabllove diplomatike të rrjedhura nga WikiLeaks dhe dosjeve të Inteligjencës së NATO-s të rrjedhura në vitin 2011, përhapja gjeografike e bandave kriminale të Kosovës është e vendosur së bashku me lidhjet e supozuara familjare dhe lidhjet e biznesit, duke përfshirë shumicën e anëtarëve të partisë në pushtet PDK nga Hashim Thaçi, si dhe partitë e tjera politike, siç janë ajo e AAK-së nga Ramush Haradinaj dhe ‘Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti, në mesin e disa grupeve të tjera të vogla që veprojnë si mbulesë e klaneve të krimit me urdhër të “KANUNIT“. Qeveria e ardhshme është shumë e mundur që të përjetojë një presion të menjëhershëm nga Perëndimi që të marrin parasysh zbulimet dhe hetimin e krimeve të luftës, të cilat hetime kërcënojnë ish shokët e armatosur të Hashim Thaçit. Një grup i posaçëm i Bashkimit Evropian në detyrë pritet që brenda disa javësh të nxjerrë rezultatet e një hetimi mbi akuzat se ushtria guerrilase e Kosovës është e përfshirë në tregti me organe nga të burgosurit

serbë të luftës dhe gjoja se i ka shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit të vitit 1998-99. Nisja e hetimeve pasoi pas një raporti të vitit 2011 nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili drejtoi gishtin ndaj kryeministrit të atëhershëm Thaçi, duke mos i përjashtuar kështu ish-kryengritësit e tjerë të afërt me Hashim Thaçin. Në kutinë e akuzave përfshihen katër anëtarë të lartë të PDK-së dhe kandidatë për parlamentin e ardhshëm, si dhe zëvëndësi i partisë së Thaçit, Kadri Veseli, i cili jo pak here ka qenë subjekt i diskutimeve për dyshimet e operacioneve të tija sekrete për t’a mbështetur partinë përmes aktiviteteve të jashtëligjshme të krijesës së tij të njohur si SHIK. Hashim Thaçi ishte një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori armët në fund të viteve 1990 për t’u çliruar nga sundimi i dhunshëm i Jugosllavisë së atëhershme nën udhëheqjen e njeriut të fuqishëm të Beogradit Slobodan Millosheviç, ky i fundit nuk është dënuar për krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, por gjeti vdekjen e tij gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Hagë. Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij të ngushtë!), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakra kundër civilëve të pafajshëm në Jugosllavinë e asaj kohe, në vend të gjykimit, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane. NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.

Shkrimet në këtë faqe nuk përfaqësojnë qëndrimet e redaksisë. Të interesuarit mund të dërgojnë shkrimet e tyre në adresën sheshi@zoom-ks.com. Shkrimet nuk duhet të jenë më të gjata se 800 fjalë. Redaksia mban të drejtën për redaktimin e shkrimeve si dhe vendimin për t’i botuar ose jo.

Autori është gazetar i pavarur dhe fotograf dokumentar, ai raporton nga vendet e përfshira në kryengritje të armatosura dhe paqësore. Përpjekjet e tij për gazetari të pavarur janë të dokumentuara në ditarin e tij në www.THEFrontliner.me http://twitter.com/vedatxh


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

25

Momentumi politik dhe nevoja për lidership

Nga: Arianit Sllamniku

Padyshim se proceset politike, sidomos të vendeve në tranzicion siç është Kosova do të kenë përballje më të ashpra në terrenin politik derisa të implementohen praktika e mirëfilltë demokratike perëndimore. Në rastin e Kosovës, shumë procese përbrenda por edhe të regjionit të Evropës perëndimore gjegjësisht gjeopolitikave rajonale ndërlidhen me krijimin e lidershipit kredibil, gjithëpërfaqësues dhe gjithpërfshirës, për vet faktin se mandati I tanishëm do të ketë rrolin përfundimtar të rrjedhave politike jo vetëm vendore e fqinjësore por edhe rajonale.

Rëndësia më e madhe ka të bëjë me përngutinë e marrjes – dhënies së statusit të kandidatit Serbisë në muajt në vijim por edhe të ngritjes së nivelit të përgjegjësisë në drejtësinë kosovare duke e pasur parasyshë kriterin për liberalizim të vizave për Kosovën e që emruesi I përbashkët do të jetë sundimi I ligjit gjegjësisht gjykimet për krim të organizuar dhe korrupsion që deri më tani pothuajse asgjë nuk është ndërmarrur në këtë drejtim. 1. Vendi ynë ndodhet në një kolaps lëvizjeje për shkakun e injorimeve institucionale, duke marrur parasyshë edhe atraktivitetin e treguar por edhe kërkesat e bëra qysh moti dhe të përsëritura vazhdimisht nëpër Raportet e Progresit të BE-së, të cilat në çdo gjashtë muaj gjendjen e skanuar në vend e pasqyrojnë qartësisht për ata që dijnë dhe dëshirojnë të kuptojnë rëndësinë e plotësimit të standardeve me qëllim të avansimit të vendit drejt familjes së madhe evropiane. Deri më sot vullneti partiak përmes premtimeve me data “të sakta” ka treguar se ekziston si teori, por në fakt avansimi plotësimit të kritereve dhe standardeve nuk ka lëvizur aspak e sidomos që prej fillimit të

negociatave me Serbinë përmes ndërmjetësimit të SPJS-së znj. Ketrin Eshton, ku trumbetohej në avansim dhe “fitore” të Kosovës, por realiteti tregon se sot Serbia pret t’a marrë Statusin e vendit kandidat përderisa Kosova nuk I ka filluar as bisedat, e aq më keq që vitet e mëhershme kishim të nënshkruar mardhënien kontraktuale me BE-në e që sot edhe ky akt nuk egziston dhe as që ka pasur tendencë të përtrirjes së saj. 2. Për që Kosova ësht sebep i Serbisë për marrjen e Statusit të vendit Kandidat të BE-së, kjo nuk do koment e as që nuk bënë të dyshohet. Kapitulli I 35 I negociatave ndërmjet BE-së dhe Serbisë është përfundimi I bisedimeve bazë të cilat I kishte nisur znj. Tahiri me z. Stefanoviq e që I thelluan ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve. Por për t’I përfunduar këto bisedime, është normale që Serbisë I duhet një personalitet gjegjësisht Kryeministër kosovar me afera, i shantazhuar dhe I dobët moralisht me qëllim të kapërcimit sa më të lehtë të Serbisë në bisedat përfundimtare para nënshkrimit të marrëveshjes paqësore të të dyja vendeve. 3. Nuk është pahirë vizita e Kryemi-

Opinion

nistrit serb z. Vuçiq në Gjermani por edhe të pritjes së tij me protokolin më të lartë shtetëror nga kancelarja znj. Merkel në Berlin ku tregon një përulje serbe karshi faktorit kyq të BE-së gjegjësisht Gjermanisë por këtë rast do të duhej që t’a shfrytëzoj edhe lidershipi kosovar me zgjidhjen e problemeve të brendshme të cilat po I krijon Serbia, por sidomos të fillimit të demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe caktimin e datës për përfundimin e demarkacionit e që është element shumë me rëndësi në mardhëniet ndërkombëtare të avansimit të Kosovës drejt anëtarësimit në mekanizmat e jashtëm ndërkombëtar, pasiqë me këtë element do të përmbyllim kushtet e shtetësisë së Kosovës e cila ende nga disa shtete mike serbe konsiderohet si pjesë e Serbisë e që elementi I njohjes së kufirit gjegjësisht njohje reciproke e territorit nënkupton përfundimisht njohje edhe të sovranitetit të shtetit I cili kriteret tjera të shtetësisë I ka të plotësuara që moti. Rezyme Popullsia e Kosovës nga statistikat vendore tregon se është me mbi 65% e koncentruar ne viset rurale ku edhe shkollimi e avansimi intelektual, e sidomos në tema të nivelit më të

lartë nuk janë në gjendje të përfillin interesin e momentumit politik. Andaj tani I nevojitet shtresës intelektuale që përfundimisht të fillojë rezonimin e interesit shtetëror, të gjithmbarshëm dhe gjithpërfshirës para atij personal, klanor apo të ndjenjës së frikës për të vepruar, duke biseduar jo vetëm me përfaqësuesit serb, qoftë edhe me dreqin e të birin por me një qëllim, që shtetësia e Kosovës të përmbyllet përfundimisht si një vend ku mbretëron paqja, stabiliteti institucional por edhe si faktor I ndërgjegjshëm politik në rajon por edhe më gjerë. Vendit në mos deri më tani por TANI I duhet një lidership I fuqishëm dhe intelektual I cili ka guximin t’I shtyjë proceset e vendit përpara qofshin ato kritere drejt avansimin apo jo; Vendi duhet të ecën në binarët e botës së civilizuar me faktorin elitar në krye të vendit dhe jo matrapazëve, të shantazhuarve e personave me krahun e forte por ata që dijnë, munden, guxojnë dhe e duan Kosovën si një shtet ku shumë gjenerata kanë sakrifikuar për të ardhur në këto di të sotme. Koha e muskujve dhe premtimeve ka kaluar, tani vlen vepra, strategjia dhe guximi politik.


26

20 qershor - 3 korrik 2014

Enigmatikë

Detyra logjike Udhëzime: Çifti i fjalëve me shkronja të mëdha kanë një lidhje kuptimplotë mes vete. Zgjedhni njërin nga çiftet e fjalëve nga pesë opcionet e ofruara, lidhja e të cilëve ndërmjet vete i ngjan më së shumti lidhjes së atij me shkronja të mëdha.

FUQIZIM : SKLLAVËRI

TOPAZ : I VERDHË

A. ekuacion : matematikë B. çlirim : kufizim C. skllavërim : nënshtrim D. i qetë : i paarsyeshëm E. anatomy : fiziologji

A. diamant : karat B. argjendar : qartësi C. safir : i kuq D. ametist : i purpurtë E. qelibar : i kaltër

DETYRA 1: Cili grup i figurave mund të grupohet në atë mënyrë që të formojë figurën/formën e mëposhtme:

DETYRA 2: Cila nga format e mëposhtme kur të palohet formon kubin e dhënë?

sheshi


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Enigmatikë

KAKURO Me numrat prej 1-9, plotësoni shumën e kërkuar tek të dhënat. Numri i njëjtë nuk përsëritet përgjatë një zgjedhjeje, po sikur tek sudoku. Zgjidhja për 4 asnjëherë nuk është 2/2, por 3/1 ose 1/3

27


28

20 qershor - 3 korrik 2014

sheshi

Argëtim

KURIOZITETE Nga: Nim Shabani

Në këto momente dikush,diku, osht tu e ngjit ni sakëz nër tavolinë. I kemi bo ka 2 interpretime të kushtetutës për kokë banuri.

1. Njerëzit e llojit të parë 2. Njerëzit e llojit të dyte 1.- Qysh e ki emrin? 2.- Remzi, e ti? 1.- Une Rembardh Tash ma nuk po festojme e s'po përkrahim, tash po celebrojmë e po suportojmë.

Drejtësia në Kosovë ka met veç emision n'RTK !

Lidh flokët me gozhdë për të studiuar

Një foto e rrallë e vitit 1948, që tregon një studente të inxhinierisë në Universitetin e Madras, Indi. Duke studiuar orët e vona të natës ajo ka lidhur flokët në një gozhdë dhe çdoherë që koka i varej për gjumë, dhimbja që shkaktohej ia nxirrte gjumin duke bërë të mundur vazhdimin e studimit!

Jeta juaj në çift do të jetë mjaft e ndërlikuar. Nuk do të kuptoheni mirë me partnerin tuaj dhe kjo do t’ju brengosë pa masë. Beqarët do të kenë një javë normale dhe pa ndonjë takim të veçantë.

Peshorja Do të bëni çmos që të ruani një marrëdhënie harmonike me partnerin tuaj, do t’ja dilni mbanë me sukses. Beqarët do të takojnë shumë persona, por nuk do të arrijnë të krijojnë lidhje me asnjë.

Në “Samsung” kanë krijuar llampën 36 vjet të qëndrueshme Ndërrimi i llampave elektrike së shpejti do të mbetet çështje e së kaluarës, sepse “Samsung” ka prezantuar një llampë të re, të kursyeshme, e cila do të qëndrojë 36 vjet.

Ekzistojnë dy lloje të njerërzve :

Dashi

Barcoleta

Demi Saturni dot’ju nxisë të tregoheni më kokëfortë dhe të mos hapni rrugë për asnjë çast. Beqarët do të kenë takime të papritura të cilat do t’ua ndryshojnë fatin njëherë e përgjithmonë.

Akrepi Ndjenjat tuaja për partnerin do thellohen të edhe më shumë gjatë kësaj kohe. Do të dashuroheni si kurrë më pare dhe do të ndiheni shpesh si mbi re. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë një lidhje.

Ekspertët e kësaj kompanie e kanë promovuar llampën LED e cila mund të jetë e qëndrueshme deri në 40 mijë orë, që është 40 herë më shumë se llampat e rëndomta.

Fëmija që flet menjëherë pas lindjes

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo

Klima në jetën tuaj në çift do të jetë përgjithësisht e ngrohtë, megjithatë duhet të bëni kujdes me mënyrën si flisni. Beqarët do t’i marrin qetësisht dhe nuk do të nxitohen për asgjë. Në këtë mënyrë do të kenë edhe më tepër përfitime.

Shigjetari Ka rrezik të tundoheni nga një person sot dhe ta tradhtoni partnerin qoftë edhe në mendime. Beqarët do të kenë një dëshirë ekstreme për të filluar histori dashurie.

Komandanti i Stacionit Policor i urdhëroi policët e stacionit që të rreshtoheshin sipas shkollës që kishin të kryer. U formuan rreshtat: me 4 vjet shkollë, me shkollë fillore, të mesme, të lartë, fakultet, mirëpo një polic i gjorë sillej vërdallë nga rreshti në rresht. Dikur komandanti u zemrua dhe e pyeti: “Si është puna me ty që nuk po zë vend askund”? “Po unë nuk kam shkollë fare”, u përgjigj i gjori. “Ti dil pas meje”, i tha komandanti.

Nastradini dhe mbreti

E vetmja e metë e kësaj llampe deri më tash mund të jetë çmimi i saj, sepse një këso llampe aktualisht shitet mbi 60 euro.

Binjakët

Komandanti policor

kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush? Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qysh prej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një gjë e tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo. Papanova vazhdon më tej: "Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës”. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Gaforrja Çiftet do të kenë një periudhë të turbullt dhe delikate. Matuni mirë kur të flisni me partnerin që keni në krah. Beqarët do të kenë një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues.

Bricjapi Jeta juaj ne çift do të jetë shumë e bukur. Ata që kanë shumë kohë bashkë dhe janë martuar së fundmi do të mendojnë për një fëmijë. Beqarët do të kenë në dashuri dhe do të fillojnë një lidhje të qëndrueshme.

Luani

Gjërat nuk do ecin aspak ashtu siç duhet dhe do të jeni shpesh te mërzitur. Beqaret, në të kundërtën, do të kenë sukses në dashuri dhe do të fillojnë një tjetër etapë në jetën e tyre.

Ujori

Marsi do ta bëjë edhe më të bukur jetën tuaj në çift. Komunikimi me partnerin do të jetë edhe më i ngrohtë se më parë. Beqarët më mirë të mos fillojnë asnjë lidhje sepse do t’ju turbullohet shumë.

E kishte thirrë mbreti Hajradinin edhe ja kishtë bë 3 pyetje! 1. Sa yje ka qielli? 2. Ku është mesi i tokës? 3. Çka jam duke menduar unë? Si mos t’i dish për 1 javë këto pyetje do të të vrasim! Edhe Hajradini shkon në shtëpi edhe i kallëzon Nasradinit. Nasradini i thotë “lërma këë punë mua, unë do të shkoj të përgjigjem në vend tëndin”. Shkon Nasradini dhe mbreti ja bën pyetjen e parë. 1.Sa ka yje në qiell? – Nasradini përgjigjet: Sa qime ke në kokë ti mbret. 2.Ku është mesi i tokës? – Nasradini përgjigjet: Aty ku je ulur ti. 3.Çka jam duke menduar unë? – Nasradini përgjigjet: Ti mendon se jam Hajredini, po unë jam Nastradini.

Jepi edhe një shans

Në një konkurs në Gjermani moderatori pyet një konkurues. ”Sa bëjnë 2+2?. “5”, qe përgjigja. Gjithë salla tha j”epi dhe një shans”. Moderatori pyeti përsëri. ”Sa bëjnë 2+2?” “3”, qe pëgjigjja. Salla edhe njëherë “jepi edhe një shans”. Moderatori drejtohet nga konkuruesi dhe me një ton të ashpër e pyet përsëri. ”Sa bejne 2+2?” “4” u pergjigj konkuruesi. Një bjondinë nga salla ”Jepi dhe një shans!!”

Virgjeresha

Jeta juaj në çift do të jetë përgjithësisht e mbrojtur gjatë kësaj periudhe. Beqarët do të jenë më të gatshëm të fillojnë ndonjë aventurë.

Peshqit

Jeta juaj në çift do të jetë shumë e qetë. Do të flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe gjërat do të ecin si më së miri. Beqarët do të kenë pas vetes Venusin dhe me shumë gjasa statusi do t’ju ndryshojë.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

29

"Më paso një top, dhe më pas më ndiq për të festuar golin! "

Zlatan Ibrahimovic

Çka dijmë për

Brazilin

B

razili ka tërhequr aktualisht sytë e gjithë botës. Kjo për shkak të Kampionatit Botëror të Futbollit 2014 si dhe për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio de Zhaniero dy vjet më vonë. E megjithatë stadiumet e papërfunduara, protesat masive kundër korrupcionet e të tjera, janë brengosëse për njerëzit. Në anën tjetër, brazilianët dinë se si të kënaqen! Prandaj edhe është një ndër vendet më tërheqëse për turizëm. Duke pasur parasysh që ky gjigant

gjithashtu u zbritet edhe një ditë nga dënimi për çdo tri ditë që ata kalojnë duke thurur materiale nga leshi. Të mësuarit e një shkathtësie, disiplina e punës dhe disa para kur të dalin nga burgu janë disa përparësi për t’i nxjerrë njerëzit nga situata dhe për t’i bërë ata që të mos kryejnë krime.

Nazistët në Brazil

Të gjithë pajtohemi se nazistët ishin fajtorë për shumë gjëra, por askush nuk mund të thotë se nuk kanë qenë

kishte thënë Himlerit se “për racën superiore të bardhë ofronte mundësi të jashtëzakonshme për eksploatim”. “Engjëlli nazist i vdekjes”, Dr. Josef Mengele, është personi më i famshëm i cili u vendos në Brazil pas luftës. Prania e tij atje nxorri në dritë legjendën urbane për qytetin Candido Godoi. Ky vendbanim i largët brazilian ka një shkallë të pazakonshme të binjakëve dhe njerëzit supozojnë që për këtë janë përgjegjëse eksperimentet e Mengelit. Kjo gjë doli se ka qenë veq një mit – vendorët lindnin shumë binjakë përpara se të Mengeli të shkonte atje dhe vazhduan të lindnin edhe më tej. Bile, binjakët me të drejtë acarohen me supozimin se janë rezultat i një eksperimenti nazist.

Turizmi i Favelave

amerikano-jugor parashikohet nga disa se do të jetë njëra nga supërfuqitë e ardhshme botërore, është koha që të njiheni me të. Ka gjëra interesante për të mësuar se si jetohet atje, dhe jo vetëm për futbollin, kampionatin dhe karnevalet!

Të burgosurit që thurin me krrabëza

Arisvaldo de Campors Pires është një burg me siguri maksimale, 160 kilometra larg Rio de Zhanieros. Është një burg i llojit ku gardianët vishen me rroba të cilat mbulojnë edhe kokën dhe mbajnë armë, por përtej kësaj ka edhe shumë pamje që të kujtojnë ato të shtëpive. Projekti “Lulja Lotus” ka qenë ide e dizajneres brazilian të modës Raqul Guimaraes, e cila nuk kishte mjaft njerëz për të thurur materialet të cilat ajo i përdorte në dizajnet e saj. Ajo kishte pasur shumë sukses dhe i duhej të rriste prodhimin dhe vendos që kriminelët më të regjur të Brazilit mund ta kryenin këtë punë. Të burgosurit paguhen 75% të pagës minimale në Brazil, ndërsa 25% i mbetur u ruhet për ta marrë kur të kryejnë dënimin. Atyre

ambiciozë! Dëshira e tyre për ta dominuar botën nuk u kufizua vetëm me Evropën dhe Rusinë – sytë e tyre shikonin përtej këtyre dyjave. Një ekspeditë shkoi në Amazonë në Brazil për të hulumtuar vendosjen e një avanposte atje. Një nga anëtarët e ekipit vdiq gjatë këtij misioni dhe një kryq i gjatë 2.8 metra qëndron në pyll, me mbishkrimin: “Joseph Greiner vdiq këtu më 2 janar 1936, nga ethet, gjatë shërbimit në Punën Kërkimore Gjermane”. Ekipi udhëhiqej nga një zyrtar i Gestapos, Dr. Otto Schulz Kampfhenekel. Ai mendonte se Brazili si vend ishte shumë premtues dhe i

Rio de Zhaniero është i famshëm për qytetet e tij me baraka të quajtura “favela”. Favelat janë shtëpitë ku jetojnë 1/5 e popullsisë. Pra, për 1.4 milionë njerëz ato baraka janë shtëpi. Një numër i madh njerëzish të grupuar në varfërinë e tyre, përpiqen që të mos bëhen vend për krim. Banorët e favelave braziliane shpesh ishin detyruar të hyjnë në botën e krimit, duke i bërë favelat të famshme për rrezikshmërinë e tyre. Qeveria braziliane kishte bërë përpjekje vitet e fundit për t’i pastruar këto qytete. Ky program “pacifikimi” përfshinte hyrjen e policisë për të zënë bandat e drogës, përmirësimin e infrastrukturës me ndërtesa të reja dhe me rrugë të sigurta. Një palë shkallë të mira të betonit mund të të ndryshojnë jetënnëse jetoni në një

anë mali të lartë 1,000 metra. Ky program kishte funksionuar mirë, dhe si i tillë, ka krijuar një industri tërësisht të re – turizmin e favelave. Favela e parë e pacifikuar ishte Santa Marta. Sot, shumë banorë të kësaj zone punojnë si ciceronë. Shtëpitë e ndërtuara nga druri ruajnë nga jashë pamjen sikur janë të lëna pas dore. Por brenda kanë televizione me ekran të rrafshtë dhe kuzhina plotësisht të pajisura. Yjet, përfshirë Madonën dhe Beyoncen, kanë paguar për t’i vizituar këto vende.

Bumba-meu-boi

Nëse do të donit të organizonit një karneval dhe të kishit mundësinë të zgjidhnit një komitet organizator nga cilido shtet, sigurisht që do të shkonit në Brazil. Brazili është i njohur për paradat e ndritshme në Rio, por Karnevali ikonik Carnaval do Brasil nuk është i vetmi karnaval ku mund të kënaqeni. Një paradë tjetër është Bumba-meu-boi. Është posaqërisht i popullarizuar në veri të vendit dhe parada është e bazuar në një përrallë të pazakonshme popullore. Ndonëse ka disa versione të ndryshme të kësaj përralle, tregimi bazë është i njëjti. Një bujk i pasur punëson një punëtor të ri për t’u kujdesur për kaun e tij, i cili është kafsha më e madhe në atë vend. Gruaja shtatzënë e bujkut bëhet merak për të ngrënë gjuhën e kaut, kështu që ky punëtori e vret kaun për të cilin kujdesej në mënyë që gruaja e bujkut të kënaqej. Bujku, me të drejtë, zemërohet dhe vendos që ta vrasë punëtorin Me ndihmën e fshatarëve dhe me intervenimin e shenjtit Gjon, punëtori e ngjall kaun duke përdorur daullet. Bujku e fal atë (nuk është mirë të ngatërroheni me njerëz që kanë fuqi hyjnore, bile edhe nëse jeni punëdhënësi i tyre). Në Sao Luis, 200 ekipe të ndryshme veshin kostumet e kaut dhe luftojnë që të krijojnë skenën më impresive të karnevalit. Turma nxitet për ta vrarë të keqin në këtë tregim – i cili nuk është vrasësi i kaut por vetë bujku. Mësimi i këtij tregimi është, supozohet, që është në rregull të vrisni dikë për të cilin paguheni për t’u kujdesur, për sa kohë që mund ta ringjallni atë përsëri.

Brazilianët japonezë

Në fillim të shekullit 20-të, Japonia frikoësohej se do të ishte në krizë popullsie. Industrializimi në rritje dhe shpërngulja e njerëzve në

qytete krijoi frikën për burime të pakta, kështu që qeveria zgjodhi të promovojë emigrimin si politikë të saj. Qindra mijëra japoneze u larguan nga Japonia dhe shumica shkuan në Brazil për të kërkuar fatin në plantacionet e kafesë. Ndonëse Japonia priste që ata do të ktheheshin kur të pasuroheshin, vetëm 7% e tyre u kthyen. Si rezultat i kësaj, Brazili është shtëpia e 62% të të gjithë japonezëve që jetojnë jashtë Japonisë. Japonezët u integruan jashtëzakonisht shpejt në shoqërinë braziliane. Katërdhjetë përqind e pasardhësve të emigrantëve japonezë janë racë e përzier.

Fakte interesante për Brazilin • Brazili është vendi i pestë në botë për nga madhësia. • Zë vendin e dytë për nga numri i aeroporteve në mbarë botën. • Gjuha zyrtare e Brazilit është portugishtja. • Brazili është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë ekonomike. Rritja vjetore është 5%. • Zë vendin e nëntë në botë për numrin e miliarderëve në mbarë botën. • Zë vendin e dhjetë për numrin e pronarëve të veturave në mbarë botën. • Brazili ka numrin më të madh të llojeve të gjitarëve, bimëve dhe peshqve. • Mban numrin rekord për llojin e zogjve dhe të pestin për llojet e zvarranikëve. • Me një numër banorësh prej 200 milionë, Brazili është i pesti në botë për nga popullsia. • Brazili eksporton kafe, sojë, grurë, oriz, kakao, mish gjedhi dhe sheqer. • Kafja më e mirë në botë thuhet se vjen nga Brazili.


20 qershor - 3 korrik 2014

30

sheshi

Sport

Volejbollistet e Dritës nuk ia arrijnë qëllimit

Gjilani bëhet me dy klube të futbollit të femrave

niversiteti AAB, e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në volejboll për edicionin e sivjetëm pasi ka triumfuar ndaj Dritës me rezultat të përgjithshëm 3 me 2. Në tri ndeshjet e para skuadrat kishin shënuar në terrenin mysafir, ndërsa në ndeshjen e katërt këtë nuk e arritën vashat e Dritës, pasi vashat e AAB, ia arritën të shënojnë fitore në përballjen e katërt, me rezultat 3 me 2. Setin e parë, vashat e Universitetit AAB e fituan me rezultat 25:18. Volejbollistet e Dritës rikthyen lojën duke fituar setin e dytë të ndeshjes me rezultat 25:18 dhe duke barazuar rezultatin 1:1 në sete. Po ashtu edhe seti i tretë u takoi volejbollisteve gjilanasve, të cilin e fituan me rezultat prej 25:22, kështu ato ngritën epërsinë në 2:1 në sete.

Nga: Valon Rashiti

U

A

frim Mehemti, ish-trajner i klubit të futbollit “Drita.Gj” ka vendosur të formojë klubin e ri të femrave me emrin “Intelektualet”. Mehmeti, për gazetën Sheshi, tregon arsyet pse pse ka vendosur të largohet nga Klubi Drita.Gj.” dhe çka e ka shtyrë të formojë klub të ri.

Vashat e Universitetit AAB u rikthyen në lojë, duke fituar dy sete radhazi, atë të katërtin me rezultat 25:20, dhe setin e pestë me rezultat 15:10. Me këtë rezultat, volejbollistet e Universitetit AAB siguruan titullin e kampionit të sivjetmë, duke e mposhtur kampionin e vitit të kaluar, klubin më të përgatitur këtë sezon, atë të Dritës së Gjilanit. Pas përfundimit të ndeshjes u deklaruan edhe dy trajnerët e këtyre klubeve. Lorik Iljazi: Së pari dua t’ia uroj fitoren AAB. Ne kemi gabuar në Gjilan, ku në dy ndeshje nuk e kemi fituar asnjë set. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur këtë skuadër aq me tepër që kemi luajtur me kadete. Berat Vllasa: E kemi ditur se do te kemi punë të vështirë. Mirëpo gjatë gjithë kësaj pauze që e patëm për shkak të zgjedhjeve kemi punuar shumë për t’i evituar gabimet e mëhershme dhe nuk mund t’i lejonim vetes një gabim tjetër. Qëllimi ynë ishte që të festojmë titullin në Prishtinë.

Shqiptarët në mesin e yjeve në Brazil Sipas uebfaqes ‘’editon.ccn.com’’ dy lojtarët me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj, janë të përfshirë në listën e 32 lojtarëve më të mirë në këtë kampionat. Zvicra duken të jetë shteti më me fat pasi në radhët e tyre ka një lojtar të kalibrit botëror si “Shaqa” i cili krahasohet me top sulmuesit botëror. “Shaqa” ka rritur konkurrencën në klubin e Bajernit, duke i bërë të djersitin fanellën edhe lojtarët e dëshmuar si Robben, Ribery dhe Muler, për të zënë vend në formacionin bazë të Bajer-

“Së bashku me kolegun tim Sijarina, e kemi parë të udhës që të formojmë klubin e dytë të femrave në futboll në Gjilan”, ka thënë Mehmeti. Ai gjithashtu tregon për problemet me të cilat është përballur dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar në kohen sa kishte qenë trajner i “Drita.Gj”. “Filluam shumë mirë dhe u mobilizuam me disa anëtarë të kryesisë dhe gjetëm mbështetjen e një donatori që nuk kursehej aspak siç ishte Ridvan Asllani dhe startuam shumë mirë në kampionat. Vashat e “Dritës.Gj”, sipas Mehmetit, e filluan shumë mirë kampionatin dhe treguan lojëra të shkëlqyera. “Pas përfundimit të sezonit mjaft të suksesshëm ishim të

pakënaqur me kryesinë e klubit sepse shumica e vajzave udhëtonin dhe kërkonin pagat e tyre që i meritonin por fal ndihmës së madhe të Ridvan Asllanit, ky problem u pat tejkaluar”, shprehet Mehmeti. Mehmeti tha se arsyeja që u largua nga klubi është se dëshironte të formonte një klub të ri duke e parë interesimin e vajzave. “Duke e parë se vajzat ishin të interesuara dhe e donin sportin e futbollit me zemër, vendosa që të formoj një klub të ri të femrave dhe interesimi është mjaft i madh dhe kemi shumë vajza të cilat me të vërtet premtojnë shumë në të ardhmen”, ka thënë Mehmeti. Sipas Mehmetit “Intelektualet” shumë shpejt do bëhen pjesë e klubit të futbollit “KF Drita”, dhe shprehet i lumtur për këtë dhe pret rezultatet në të ardhmen. Ndryshe, qyteti i Gjilanit njihet për derbin më të madh lokal në Kosovë. Të shpresojmë që një ditë të kemi një derbi të tillë edhe në konkurrencën e femrave.

nit. Ndërsa belgët, në momentin e fundit, arritën ta bindin mesfushorin e talentuar nga Istogu, për të mbrojtur ngjyrat e kësaj kombëtareje. Me vetëm dy paraqitje me përfaqësuesen e tij, Januzaj arriti t’i tregoj vlerat e tij prej një futbollisti prej të cilit pritet shumë në të ardhmen. Januzaj, në debutimin e tij për United, kur ishte vetëm 18 vjeç kishte shënuar shënuar dy gola në fitoren 2 me 1 ndaj Sandurlendit. Ndryshe Januzaj, në moshën 6 vjeçare kishte shënuar 17 gola ne një ndeshje, prandaj nëse i jepet hapësirë me siguri nuk do t’i mungoj fati dhe vetëbesimi. Januzaj, pas shumë presioneve dhe kërkesave që t’i mbrojë ngjyrat kuq e zi, vendosi ta përfaqësojë shtetin e Belgjikës, ku dhe i mori hapat e parë në futboll.

Përlepnica e

edhe në fushën Nga: Valon Rashiti

P

ërlepnica njihet për zhvillimin e shumë veprimtarive kulturore dhe sportive në të kaluarën dhe për dashurinë që ka për sportin, duke veçuar futbollin. KF Përlepnica është themeluar në vitin 1980, duke garuar nëpër liga të ndryshme të vendit tonë në futboll të madh, ndërsa në vitin 2008 ka filluar garat zyrtare në Futsall (futboll i sallës), kur edhe për herë të parë në Kosovë filloi së funksionuari kjo garë. Fidan Shaqiri, anëtar i kryesisë së klubit të Përlepnicës, thotë se ky klub pas luftës së fundit në ven-

din tonë në mungesë të mjeteve financiare u detyrua që të ndërpres aktivitetin. “Një grup i të rinjve nga fshati ynë ishin aktivë vetëm me pjesëmarrje nëpër turne të ndryshme që organizoheshin në futboll të vogël dhe me të filluar garat në Futsall (në vitin 2008), këta të rinj (7-8 persona), morën iniciativën që ta regjistrojnë klubin në federatën e futbollit të Kosovës, duke gjetur mbështetje edhe nga gjithë banorët e fshatit”, ka thënë Shaqiri. KF Perlepnica, në vitin e parë të pjesëmarrjes së saj, në garat e Futsallit, tregoi se ky klub ka kapacitete dhe talent për të garuar me ekipe nga gjithë Kosova.


sheshi

20 qershor - 3 korrik 2014

Sport

31

Xhevdet Shabani, ish-lojtar i Dritës, ka nënshkruar me Teutën Nga: Valon Rashiti

Shabani, në një status në Facebook-in e tij. Rrugën e Zhdrellës e Shabanit pritet ta ndjekin edhe lojtarët tjerë nga Kosova, Kreshnik Lushtaku i Drenicës pritet të kalojë te Teuta. Arbër Prekazi i Llamkos Kosovës ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Tiranës, kurse për dyshen e Prishtinës, Viktor Kuka e Argjend Malaj, ka kohë që flitet po ashtu për një kalim te Tirana. Portieri i Prishtinës, Kushtrim Mushica, është një tjetër alternativë për një kalim matan kufirit. Krahas tyre, edhe Leart Emini e Semir Zeneli, të dy të Llamkos Kosovës mund të kalojnë në kampionatin shqiptar, sikurse Ylber Ramadani i Ferizajt, që lidhet me një kalim te Skënderbeu.

Lojtarët më të mirë të Superligës së Futbollit Kosovar, vazhdojnë të largohen në drejtim të Superligës së Shqipërisë. Krahas Mentor Zhdrellës, një tjetër lojtar i Dritës kaloi në Shqipëri. Xhevdet Shabani nënshkroi me Teutën e Durrësit. ”Prej sot jam lojtar i Teutës. Sapo u ktheva nga Shqipëria ku nënshkrova kontratë. Kam pasur edhe oferta tjera, por vendosa të kalojë te Teuta. Do ta jap maksimumin për këtë skuadër. Dua ta falënderoj edhe ish-klubin tim, Drita”, ka thënë

Zeqiri: Po largohem për shkak të kushteve të rënda

suksesshme e sportit “Me një angazhim të pakursyer të lojtarëve dhe gjithë atyre që mbështetnin klubin tonë arritëm të shpalleshim kampion i ligës së parë në Futsall (në sezonin 2008/2009) me 13 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje, po ashtu fituam të drejtën që të bëhemi pjesë e superligës, ku edhe në këtë rang garash treguam rezultate të mira dhe mbi të gjitha kulturë” shprehet Shaqiri.

mungesë lojtarësh, por vazhdimisht kyçeshin të rinj që shprehnin gatishmërinë që të mbështesnin në klubin tonë edhe pse asnjëri prej lojtarëve nuk paguhej, por dëshira për ta mbajtur aktiv ekipin ishte mbi të gjitha, gjë që ia kanë arritur”, thotë ai.

Sipas Shaqirit, ky klub funksionon me të vetmin qëllim që të rinjtë të kenë një adresë për argëtim, shoqërim dhe për t’i larguar ata nga rrugët e këqija.

“Që nga aktivizimi i Klubit në Futsall, kemi gjetur mbështetje nga bizneset që janë nga fshati ynë (Pro-Eng, Kamberi Benz, Kosova Komerc, Progresi, Përlepnica Trans, Shoqata “Zija Shemsiu”, Vali Ranch, , etj.), dhe komunën e Gjilanit dhe nga banorët e Përlepnicës”, përfundon Shaqiri.

“Ekipi ynë në këto 7 vitet e pjesëmarrjes në garat e Futsallit , në disa periudha kohore kishe

Shaqiri i falënderon te gjithë ata që e kanë mbështetur këtë klub dhe vazhdojnë ta mbështesin.

Nga: Valon Rashiti Boksieri nga Gjilani, Lirdon Zeqiri, kampion i shumëfishtë i Kosovës në boks, ka vendosur ta braktisë Kosovën. Zeqiri, i cili ka shumë tituj të fituar dhe llogaritet si e ardhmja e boksit kosovar, qe një kohë të gjatë kishte oferta nga shtete të ndryshme të cilat ishin të interesuara për shërbimet e tij. Zeqiri, ishte kampion i Kosovës për 8 vjet me radhë në kategorinë për junior dhe senior, ndërsa në vitin 2007, Federata e Boksit e kishte shpallur boksierin më me perspektivë në Kosovë. Për katër vjet me radhë ishte shpallur boksieri më i mirë në kategorinë e seniorëve gjithashtu për disa vjet radhazi ishte shpallur si sportisti i vitit nga disa televizione nacionale. Rezultatet nuk i munguan as në arenën ndërkombëtare ku e përfaqësoi Kosovën ne mënyrën më të mirë të mundshme. Zeqiri, i cili ushtroi në kushte mjaft të rënda, asnjëherë nuk është pishman që e ka zgjedhur sportin e boksit. “Asnjëherë nuk jam pishman. Jam shumë i kënaqur me rezultatet dhe të arriturat e mia në karrierë, por shpeshherë mendoj vetë me vete se po të zgjidhja një sport tjetër ndoshta do të qëndroja më mirë financiarisht sepse

sporti i boksit shumë pak përkrahet në Kosovë”, ka thënë Zeqiri. Arsyeja kryesore e Zeqirit pse ka vendosur për ta vazhduar karrierën në Hamburg të Gjermanisë janë kushtet financiare. “Që nga mosha 15 vjeçare kisha shumë oferta nga Qekia, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Gjermania dhe Mali i zi, por vendosa me pranu ofertën e klubit “Sv Lurup”, nga Hamburgu i Gjermanisë. Kontrata tani veç është gati

Bunjaku i Derby County

Mustafit ëndrra i bëhet realitet

S

S

ulmuesi me prejardhje nga Gjilani, Alban Bunjaku, ka nënshkruar kontratë me ekipin anglez, Derby Conuty. Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori i skuadrës angleze, Chriss Evans, i cili Bunjakun e ka cilësuar si lojtar të talentuar duke njoftuar se ai do t’i bashkohet U-21 të ekipit. Bunjaku, ishte pjesë e ekipeve të njohura evropiane, si Arsenal dhe Sevilla, gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësues së Kosovës, dhe ishte i përfshirë në ndeshjet miqësore që i zhvilloi Kosova. Bunjaki, ishte qe një kohe lojtar i lirë.

hkodran Mustafi, tregon për portalin Sport 1, se ëndrra e tij më e madhe në karrierë ka qenë pjesëmarrja në ndonjë kampionat botëror. “Në momentin që trajneri Loew më telefonoi, po shkoja për në shtëpi. Nuk mund të përshkruaj gëzimin tim. Kisha planifikuar pushime në Ibiza, por në Brazil s’kisha qenë asnjëherë”, nënvizoi Mustafi për “Sport1”. Mustafi është lojtari parë me origjinë shqiptare që vesh fanellën me kombëtaren e “pancerëve”.

dhe do të udhëtoj shumë shpejt”, tregon Zeqiri. Zeqiri shprehet i zhgënjyer me përkrahjen e institucioneve komunale të cilat i kanë premtuar kushte më të mira dhe mbështetje por asnjëherë nuk ia realizuan. “Këtë vit kam vendosur që mos të dal në ring sepse nuk ia vlen dhe kam vendosur që të pushoj deri sa të udhëtoj për në Gjermani”, ka përfunduar Zeqiri. Zeqiri nuk është sportisti i vetëm i cili po largohet nga Kosova, ka edhe shumë të tjerë që për arsye të mosmbështetjes dhe përkrahjes nga shteti janë detyruar të largohen nga vendlindja.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.