PARIMET THEMELORE TË LËVIZJES SË KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE
HUMANITET PAANSHMËRI NEUTRALITET PAVARSI SHËRBIM VULLNETAR BASHKIM UNIVERSALITET „MERIDIANE HUMANE“ Botues : Për botuesin: Kryeredaktor: Redaktor teknik: Këshilli i redaksisë: Boton: Sasia: Viti i botimit:
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë D-r Sait Saiti, Sekretar gjeneral Elizabeta Arsoska Vlladimir Haxhi Pulevski Valentina Koleska, Majlinda Mustafa, Sasho Taleski Shtypshkronja “Evropa 92” 500 shembuj 2015
LËVIZJA NDËRKOMBËTARE E KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE
FUQIA E HUMANITETIT
Historia e Kryqit të kuq është lidhur me tmerret e konflikteve të armatosura, vuajtjet e njerëzve dhe nevoja për dhënien e ndihmës dhe zbatim të raportit human. Fotografitë e tmerrit në Solferino në vitin 1859 në Italinë veriore, kyçja e drejtpërdrejtë e Anri Dinan në organizimin e ndihmës për të vuajturit, që e përshkroi në librin e tij “Kujtimet për Solferino”,e hapën rrugën e lëvizjes humane, që sot kyç rreth 130 milion vullnetarë në të gjithë botën. Porositë për qasje universale ndërkombëtare, gjegjësisht parimet për organizim më vonë, nga Kryqi i kuq i morën dhe Kombet e bashkuara. Nga viti 1994, Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, ka vëzhgues të përhershëm në Kuvendin gjeneral të Kombeve të bashkuara.
KUSH E PËRBËN LËVIZJEN? Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq, i formuar në vitin 1863, është institucion humanitar i pavarur, neutral dhe i paanshëm, promovues i Të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në bazë të së cilës janë Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokolet plotësuese të vitit 1977. Në kuadër të mandatit, gjatë konflikteve të armatosura të brendshme dhe ndërkombëtare, detyra të tijë janë sigurimi i ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave ushtarake dhe civile, vizita e të burgosurve në luftë, zbatimi i lidhjeve familjare, sigurimi i nevojave elementare për jetë për civilët në konfliktin e armatosur dhe përhapja e diturive për të drejtën humanitare, kontrolli dhe respektimi i tij.
Shoqatat nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhëna e kuqe, veprojnë në vendet e veta, me aktivitete në plan humanitar, nëpërmjet programeve për përgatitje gjatë katastrofave, kujdesit shëndetësor dhe social në bashkësi, trajnim dhe aktivitete nga ndihma e parë, dhurimi i gjakut, aktivitete preventive shëndetësore, aktivitete rinore dhe diseminim të të Drejtës ndërkombëtare humanitare
Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, themeluar në vitin 1919, punon për përforcimin e kapaciteteve të Shoqatave nacionale për zbatim efikas të aktiviteteve të veta në planin shëndetësor dhe social dhe për aktivitete për përgatitje dhe veprim në rast të katastrofave. E koordinon dhe drejton ndihmën ndërkombëtare të cilën e siguron Lëvizja për viktimat nga katastrofat natyrore dhe teknologjike dhe e nxit punën humanitare të Shoqatave nacionale për përmirësimin e gjendjes së personave më të rrezikuar.
FJALIM
HAPËROJMË SËBASHKU
Nëse koha është dëshmitar i ndodhive, atëherëaktivitetet e dekadave intensive programore të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë janë dëshmi për besimin e fortë të paraqitur në parimet dhe qëllimet e misionit human të shoqatës sonë nacionale. Këtë vit shënojmë dy jubile të mëdha të organizatës – 70 vjetori i formimit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe 20 vjetori i njohjes ndërkombëtare dhe pranimit në Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. I kujtojmë vitet që kaluan, vullnetarët dhe të punësuarit e shumtë të cilët lanë gjurmë nëpërmjet veprave të tyre në organizatën tonë. I kujtojmë dhe shënojmë arritjet dhe veprat për përparimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë. Njëkohësisht, qëndrojmë të drejtuar dhe të gatshëm që të ballafaqohemi me sfida të reja. Ndërsa sfidat për ne paraqesin ncitje dhe motivim që të jemi edhe më të suksesshëm dhe të ndërtojmë organizatë moderne me qëllim që të jemi më efikas, më të mirë, që të sigurojmë shërbime kualitative dhe në kohë për të përkrahur dhe ndihmuar personat të cilët janë gjetur në pozitë të papëlqyer si rezultat i fatkeqësisë elementare, varfërisë, hendikepit, humbje të pasurisë si rezultat i katastrofës, persona të ndarë nga familja, persona të shfaqur në rreziqe më të ndryshme shëndetësore dhe sociale dhe kategori tjera të përdoruesve të shërbimeve tona.
4
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
Fuqia e organizatës tonë e cila është shoqatë e parë nacionale e sertifikuar në Lëvizje është se dimë si të mobilizojmë përkrahje efikase për menaxhim me sfida të ndryshme humanitare dhe mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë. Këtë e bëjmë me sukses me partnerët tanë të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, me sektorin korporativ, sektorin qytetar, me institucionet shtetërore dhe përkrahjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Vazhdimisht mundohemi t’i inspirojmë njerëzit për vlerat e vullnetarizimit dhe angazhimin në Kryqin e kuq që të jemi më afër popullatës së mjeruar në bashkësitë lokale. ndërsa ata gjithmonë mund të mbështeten tek ne, ashtu si dhe para 70 viteve kur për herë të parë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë u formua si organizatë ne shtetin tonë. I ftojmë të gjithë lexuesit që të jenë pjesë e familjes tonë të madhe të Kryqit të kuq dhe së bashku t’i shkruajmë fletat e reja humane nga historia e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë
dr. Millço Trajkov Kryetar Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë
FJ A L I M
Të nderuar humanistë, Kryqi i kuq u lind nga humaniteti si respekt i thellë ndaj jetës së njeriut, unikat dhe të papërsëritshëm. Është shprehje e besimit tonë për njerëzimin, dashurinë tonë ndaj të tjerëve, shpresa për një të ardhme më të ndritshme dhe mirëqenie shoqërore. Këtë vit së bashku shënojmë shtatë dekada nga formimi dhe veprimi i suksesshëm të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Miku i vërtetë njihet në momentet më të vështira. Në kohë të tillë lindi edhe idea për Kryqin tonë të kuq – menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur njerëzve iu është dashur solidariteti dhe ndihma reciproke dhe përkrahja në tejkalimin e traumave të mëdha. Kryqi i kuq i jonë syhapur e përcjell zhvillimin e shtetit të Maqedonisë, duke aftësuar vazhdimisht prioritetet dhe detyrat e veta për nevojat dhe sfidat të cilat i kemi dhe me të cilat ballafaqohemi. Edhe gjatë fatkeqësive të shkaktuara nga njeriu dhe gjatë fatkeqësive dhe katastrofave natyrore, qytetarët e Maqedonisë gjithmonë kanë mundur dhe mund të llogaritin në përkrahjen jovetjake morale dhe materiale të Kryqit të kuq. Edhe përskaj disa Shpërblime të Nobel-it për paqe, edhe përskaj mirënjohjeve të shumta prestigjioze nacionale dhe ndërkombëtare, shpërblimi më i madh për gjeneratat anëtarë dhe vullnetarë në lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në Maqedoni dhe në botë është vetëdija për jetët e shpëtuara dhe për dhimbjet e lehtësuara. Nuk ka më falënderuese se sa që tu ndihmohet të pafuqishmive, të ushqehen të uriturit, të mburren të dobëtit, e të margjinalizuarve tu ripërtrihet dinjiteti i personalitetit të tyre njerëzor. Nuk guxojmë të presim tragjedi të mëdhaja që të jemi solidar. Si dhurues i rregullt i gjakut jam i vetëdijshëm se solidariteti jetohet për çdo ditë. Edhe pse
fillon me vepra të vogla, solidariteti jep rezultate të mëdha. Secili prej nesh në vete bart ndjenjën si obligim që t’i ndihmohet atij që ka nevojë për ndihmë. Falë organizatave si Kryqi i kuq, dëshirat dhe orvatjet tona individuale rriten në vetëdije kolektive, e cila çon vetëm kah përparimi i përbashkët. Me krenari flasim për veprat e anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të kuq, të cilët na nxisin të arrijmë në të mirë. Prandaj, më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ta uroj jubileun e Kryqit të kuq. Së bashku të festojmë 70 vjet menaxhim me sukses me sfidat e të sotmes, dhe shumë vite të gjata së bashku ta shënojmë këtë ditë.
d-r Gjorge Ivanov Kryetar i Republikës së Maqedonisë
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
5
INTERVISTË D-R SAIT SAITI, SEKRETAR GJENERAL I KRYQIT TË KUQ TË RM
SHOQATA NACIONALE ËSHTË ORGANIZATË MODERNE E CILA VAZHDIMISHT I PËRCJELL TRENDET E REJA!
Valentina Koleska
Jubiletë gjithmonë janë motiv që të kthehemi në të kaluarën, ta kujtojmë atë që kemi arritur, por edhe të mendojmë për sfidat të cilat na presin në të ardhmen. Shtatëdhjetë vjetori jubilar i Kryqit të kuq ishte shkaku që të bisedojmë me Sekretarin gjeneral të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, d-r Sait Saiti. Zotëri Saiti, para se të fillojmë me përkujtimin për rezultatet konkrete të cilat kanë lënë gjurmë në punën Tuaj të deritanishme, do të donim që ta dëgjojmë tregimin Tuaj në Kryqin e kuq? Me kënaqësi kthehem në kujtimet për fillimet e mia në Kryqin e kuq. Fillova gjithsesi në organizatën komunale time amë, Kryqi i kuq Karposh, nga viti 1985 si anëtar në Kuvend, kurse që nga viti 1990 edhe anëtar i Kuvendit të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, ku një periudhë isha edhe kryetar i organizatës. Në periudhën e angazhimit tim vullnetar, zbatoja edhe funksionin e kryetarit të Kryqit të RM-së, deri në vitin 2005, kur fillova me punën profesionale në organizatë, si Sekretar gjeneral. Në prag të 70 vjetorit jubilar të Kryqit të kuq të RM-së, kam mundësinë të flas edhe për jubileun tim personal në Kryqin e kuq – tridhjetë vite të plotësuara me shumë sfida dhe mësime të mësuara. Lirshëm mund të them se përkushtimi i organizatës siç është Kryqi i kuq në masë të madhe ndihmon që më lehtë t’i njohish vlerat dhe qëllimet në jetë. Nga viti 2005 si Sekretar gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Si e vlerësoni situatën e përgjithshmenë organizatë dhe a jeni të kënaqur nga e arritura? Kur flas për arritjet dhe rezultatet, gjithmonë kthehem në qëllimet të cilat si shoqatë nacionale i kemi përcaktuar. Një numër i madh i sfidave në periudhën e kaluar, bënë që Kryqi i kuq i RM-së të jetë i njohur dhe pozitivishte i vlerësuar nëpërmjet aktiviteteve të realizuara në planin e mbrojtjes së jetës dhe të mirave të njeriut dhe përforcimi i aktiviteteve për rindërtim nga katastrofat dhe gjendjeve në krizë, përparim në shëndetin dhe sigurinë e jetës së njerëzve dhe përparim të kyçjes sociale dhe kulturës së jodhunës dhe paqes, si qëllime strategjike të organizatës. Vëmendje të madhe përkushtuam në zhvillimin e shoqatës nacionale në organizatë moderne e cila vazhdimisht i përcjell trendet e reja në Lëvizjen e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënën e kuqe, e shpesh herë paraqesim edhe shembull për shoqatat tjera nacionale në zbatimin e aktiviteteve dhe programeve të caktuara. Në këtë rast dëshiroj të theksoj se zhvillimi i shoqatës nacionale shkon kah pika e lartë dhe personalisht jam i kënaqur nga e arritura, si parakusht për edhe shumë kontribute të ardhshme.
6
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
Një pjesë e menaxhimit Tuaj me organizatën ishte edhe realizimi i projektit për mbindërtim intensiv të kapaciteteve, të financuar nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Cilat janë përfitimet nga realizimi i këtij projekti në shoqatën nacionale, duke patur parasysh se i njëjti u realizua tre vite? Projekti u realizua në Kryqin e kuq të RM-së prej vitit 2009 deri në vitin 2011 dhe i njëjti kontribuoi për zhvillimin e kapaciteteve materiale – teknike dhe kadrovike në nivel komunal dhe nacional, duke i mundësuar Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë që me sukses të ballafaqohet me sfidat me të cilat ballafaqohet popullata e mjeruar në bashkësitë lokale. Aktivitetet projektuese u implementuan në tre fusha programore dhe atë: ndërtimi i sistemit efikas informativ menaxhues, menaxhim me vullnetarët dhe të punësuarit dhe mobilizimi i fondeve, ndërsa në realizimin e aktiviteteve ishin të kyçura edhe 34 organizata komunale dhe Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit. Planifikimi strategjik gjithashtu ishte sfidë e madhe në periudhën e kaluar, duke marë parasysh atë që me të vërtetë vëmendje e madhe u përkushtua në organizimin e këtij plani. Cilat janë përfitimet e mënyrës së tillë të punës së shoqatës nacionale? Përgatitja e Strategjisë 2020 të Kryqit të kuq të RM-së, do të thotë një mënyrë më ndryshe e planifikimit dhe caktimit të prioriteteve në punë. Qëllimet të cilat ishin të caktuara në Strategjinë 2020, e futën nevojën për planifikim programor strategjik, për çka në disa vitet e kaluara përkushtuam vëmendje të madhe dhe përpunuam më shumë dokumente të tilla sipas veprimtarive. Do të doja të theksoj se mënyra e tillë e planifikimit u tregua si mjet shum i suksesshëm për definimin e drejtimeve për të cilat do të veprojmë në të ardhmen. Në punën Tuaj vëmendje të madhe përkushtuat në përcjelljen e punës në të gjitha segmentet e funksionimit të organizatës. Vlerësimi dhe analiza për punën e strukturës së përgjithshme në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, na bën të njohur në Lëvizjen e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Për secilën organizatë me rëndësi të madhe është që të shqyrtohen dhe analizohen sfidat me të cilat ballafaqohet në veprimtarinë, por gjithashtu edhe trendet e reja të cilat reflektohen në punë. Për këtë, duke filluar nga viti 2006, me iniciativën tonë, e me përkrahje të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, filloi procesi i vlerësimit dhe analizës së punës së pjesëve strukturore të shoqatës nacionale. Ky proces deri tani kishte tre faza të cilat rezultuan me rekomandime të caktuara në bazë të së cilave u ndërmorën më shumë masa dhe aktivitete për tejkalimin e mangësive dhe gjendjeve të caktuara në punën e organizatës. Procesi i certifikimit të shoqatës nacionale, zbatuar nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, gjithsesi se është një ndër ngjarjet të cilat e shënuan periudhën që shkoi. Na thoni diçka më tepër për këtë! Procesi për certifikimin e kapaciteteve organizative të shoqatave nacionale, inicuar nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, filloi në vitin 2011, kur Kryqi i kuq i RM-së u kyç në
pilot fazën. Qëllimi kryesor ishte t’iu mundësohet shoqatave nacionale t’i vlerësojnë kapacitetet dhe punët e veta, me qëllim që të vërtetohen qasjet më të mira për zhvillim të pavarur, si dhe të jepet vërtetim për ato shoqata nacionale të cilat kanë arritur nivel të lartë të kompetencës. Me kënaqësi mund të them se pas procesit afatgjatë, i cili u realizua në më shumë faza, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me sukses e kaloi procesin e certifikimit dhe u bë shoqatë nacionale e certifikuar me notë “për shembull”. Certifikata pritet që në mënyrë solemne t’i dorëzohet shoqatës nacionale në Kuvendin gjeneral të Federatës ndërkombëtare, që do të mbahet në nëntor të vitit 2015. Në disa vitet e fundit për njohje janë aktivitetet për mobilizimin e fondeve për realizimin e aktiviteteve programore të organizatës. Të rëndësishme janë sukseset të cilat në këtë plan janë arritur në bashkëpunim me sektorin korporativ në shtet. Për çfarë suksese flasim dhe në cilën mënyrë keni sukses ta nxisni përgjegjësinë shoqërore tek kompanitë? Përvojat pozitive në punë me kompani të suksesshme në Republikën e Maqedonisë, treguan se komapnitë kanë interes dhe përgatitje për bashkëpunim dhe përkrahje në organizimin dhe zbatimin e fushatave dhe aksioneve të Kryqit të kuq. Dispozitat të cilat dalin si rezultat i politikave të reja nga fusha e mobilizimit të resurseve dhe fondeve nga sektori korporativ, Kryqi i kuq i RM-së bëri riorganizim të brendshëm me qëllim që në mënyrë më organizative të ketë qasje në shfrytëzimin e kapaciteteve dhe mundësive të veta dhe të njëjtat t’i fusë në funksion si partner serioz i kompanive, në implementimin e programeve të përbashkëta sociale të dobishme shoqërore për përmirësimin e kualitetit të jetës së popullatës së mjeruar në bashkësi. Nga projektet e përbashkëta të realizuara deri tani me kompanitë në RM-së dhe evaluimi i zbatuar i aktiviteteve të implementuara, mund të notohen efekte pozitive dhe kënaqësi tek shfrytëzuesit. Vitin e kaluar Kryqi i kuq i RM-së realizoi operacion të madh për të ndihmuar popullatën e rrezikuar nga përmbytjet në Serbi dhe B dhe H, ndërsa fillimin e këtij viti e shënuan aktivitete të ngjashme me përmbytjet në shtetin tonë. A jeni i kënaqur nga ajo që u realizua? Katastrofat natyrore të cilat vitin e kaluar i përfshinë Serbinë, B dhe H dhe Kroacinë, si dhe përmbytjet në shtetin tonë këtë vit, ishin sfidë e madhe, por edhe test për shoqatën nacionale. Ajo që deri tani ishte pjesë e planifikimeve tona dhe aktiviteteve ushtruese në planin për përgjigje dhe veprim në rast të katastrofave, këtë herë e treguam edhe në praktikë. Kryqi i kuq i RM-së, mund lirshëm të konstatoj se në të dy rastet u tregua si partner i shkëlqyeshëm në shtet gjatë sanimit të pasojave nga katastrofat e tilla. Në shumë kthime në periudhën e kaluar theksova, dhe dua edhe tani ta theksoj bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me insitucionet shtetërore të cilat në situata të tilla të jashtëzakonshme janë aktiv në teren, por njëkohësisht dua të flas për vetëdijen e lartë tek popullata dhe tek kompanitë në Republikën e Maqedonisë të ndihmojnë dhe të përgjigjen në apelet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë..
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
7
PROCES I SERTIFIKIMIT TË KALUAR ME SUKSES
SHOQATË E FUQISHME NACIONALE NË FAMILJEN E FEDERATËS NDËRKOMBËTARE Sasho Taleski
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me sukses e kaloi procesin e sertfikimit, me çka nga Federata ndërkombëtare edhe zyrtarisht e mori titullin shoqatë e fuqishme nacionale. Sertifikata pritet që në mënyrë solemne të dorëzohet në Kuvendin gjeneral që do të mbahet në nëntor të këtij viti. Rruga deri tek marja e këtij dokumenti të rëndësishëm të nënshkrusar nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe ishte sistematik, ndërsa procesi afatgjatë dhe i zbatuar nga tetori i vitit 2011 deri në mars të vitit 2014. Qëllimi kryesor i procesit për vlerësimin organizativ të kapaciteteve dhe sertifikimit është që t’ju mundësohet shoqatave nacionale t’i vlerësojnë kapacitetet dhe punët e veta që të vërtetohen qasjet më të mira për zhvillim të pavarur, si dhe të jepet vërtetim për ato shoqata nacionale të cilat kanë arritur nivel të lartë kompetent.
8
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
Procesi për vlerësimin organizativ të kapaciteteve dhe sertifikimit është proces kompleks i përbërë nga dy vlerësime të posaçme. Njëra është vetvlerësim, ndërsa tjetra është vlerësim nga ekipi i jashtëm. Që të dy rezultatet janë të shoqëruara me mjete gjithëpërfshirëse të intervenimeve organizative – zhvillimore, të thurrura që të japin kapacitete specifike deficitare të cilat identifikohen gjatë vlerësimeve.
NGA RAPORTI I EKIPIT TË JASHTËM PËR VLERËSIM (nxjerrje nga raporti përfundimtar i Federatës ndërkombëtare ku janë paraqitur rezultatet e dy vlerësimeve të realizuara, sëbashku me rekomandimin për sertifikimin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë)
Faza 1
Faza 2
Vlerësim pozitiv për të gjitha atributet në punë
Investim të vazhdueshëm në komunikim të shkëlqyeshëm
Në fillim të sertifikimit, ekipi i Federatës ndërkombëtare i vizitoi organizatat komunale Shkup, Ohër dhe Kumanovë, me qëllim që t’i vlerësojë kapacitetet dhe punën, që t’i vërtetojë qasjet më të mira për zhvillim personal.
Vlerësimi i jashtëm, i zbatuar në Shkup kishte për qëllim, përskaj kapaciteteve të Shoqatës nacionale, të shqyrtojë edhe elemnte tjera siç është funksionimi i tij në kontekst nacional. Ky vlerësim është i dizajnuar që të matet ndikimi i punës së Shoqatës nacionale në katër dimensione të ndryshme: kohezion i brendshëm, zgjedhje relevante, kualitet optimal dhe vëllim optimal të shërbimeve.
Atëherë, Kryqi i kuq mori notë pozitive për të gjitha 88 atributet për sukses në punë, që ishte dëshmi se Shoqata nacionale është e fikusuar mirë, ka kulturë të mirë organizative dhe sisteme të brendshme të definuara mirë.
Kohezion i brendshëmnë rradhë të parë ka të bëjë me komunikimin e ngrohtë dhe të drejtpërdrejtë dhe raportet në të gjitha nivelet e Shoqatës nacionale, të udhëheqësisë, nëpërmjet drejtorisë dhe të punësuarve tek vullnetarët dhe të rinjtë. Ekziston këmbim i lirë dhe i lehtë dhe respektim i historisë dhe llojllojshmërisë multikulturore që ekziston në shoqërinë e Maqedonisë. Kohezioni i dukshëm mbështetet në kulturën e fuqishme për ndarjen e vizionit të përbashkët në bazë të identitetit dhe të ardhmes së shoqërisë dhe investimit të vazhdueshëm në komunikimin e shkëlqyeshëm. Të gjitha dokumentet sillen nëpërmjet debatit publik, ku anëtarët dhe vullnetarët kanë mundësi t’i paraqesin qëndrimet dhe mendimet e veta. Dokumentet publikohen në tre gjuhë dhe ndahen me të gjithë partnerët, postohen në internet faqen e KKRM-së. Edhe 11 organizata
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
9
komunale kanë internet faqe të veta, por gjithashtu botohet edhe gazeta javore elektronike e cila shpërndahet në 70.000 adresa elektronike. Zgjedhja e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë të shërbimeve relevante është komponenta e dytë e suksesit. Projektet janë të fokusuara në nevojat prioritare të popullatës së mjeruar me të cilat sigurohet përkrahja e nevojave kyçe në bashkësitë në bashkëpunim me pushtetet lokale dhe partnerë tjerë relevant. Identifikimi i nevojave bëhet nëpërmjet vlerësimit sistematik të grupeve qëllimore. Shembull i shkëlqyeshëm për suksesin e këtij procesi mund të shihet në Qendrat ditore për personat e moshuar dhe në Pikën për të pastrehurit. Si dëshmi e mëtejme për punën e fuqishme relevante të KKRM-së në rrethin shoqëror është bashkëpunimi i fuqishëm me subjekte të ndryshme qeveritare. Shoqata nacionale bashkëpunon me Qeverinë e RM-së në gjashtë trupa të ndryshme qeveritare. Shumë ministra, por edhe vet Kryeministri me krenari marrin pjesë në Shoqatën nacionale që vet vetiu flet për dukjen e organizatës. Organizatat komunale të KKRM-së gjithashtu marin pjesë në strukturat e pushteteve lokale në nivel lokal, ndërsa në mënyrë aktive është anëtarësimi edhe në disa rrjete nacionale në sektorin qytetar që kanë për qëllim t’i koordinojnë aktivitetet në fusha të caktuara siç janë për shembull ndryshimet klimatike, HIV/SIDA dhe TB. Kualitetin optimal të shërbimeve Kryqi i kuq i RM-së e siguron nëpërmjet qasjes së dyfisht. Ekziston kulturë e fuqishme për monitorim dhe evaluim nëpërmjet të cilave bëhet kontrollim dhe evaluim vjetor i programeve të shoqatës nacionale në nivel nacional dhe lokal. Bëhet revizion vjetor nga ana e qendrës dhe organizatave komunale. Të gjitha planet për punë zbatohen dhe analizohen në pajtueshmëri me rezultatet e realizuara në vitin e kalu-
ar dhe qëllimet e vërtetuara për vitin vijues. Rezultatet nga puna prezantohen në opinion. Përskaj kulturës për monitorim dhe evaluim, KKRM-së e përcjell dhe kontrollon kualitetin e shërbimeve të veta nëpërmjet testimit të rregullt të kënaqësisë së shfrytëzuesve të shërbimeve. Kualiteti i punës, gjithashtu ështël i shprehur në partneritete të zbatuara dhe mirënjohje të ndara. Dy nga liderët udhëheqës në sektorin korporativ në Maqedoni – EVN dhe Alkaloid si dhe vet ministri i punës dhe politikës sociale shprehën kënaqësi të thellë dhe falënderim për bashkëpunimin me KKRM-së. Vërtetim për kualitetin e punës është edhe partneriteti afatgjatë me UNHCR, Fondin global, UNDP... Në vitin 2012, Kryqi i kuq është fitues i mirënjohjes vjetore për filantropi dhe përgjegjësi shoqërore të ndarë nga Qendra për Zhvillim Institucional, ndërsa dy vullnetarët janë të njohur si liderë humanitar në vend nga ana e Qeverisë së RM-së. Përfundimisht, dispozita për rritjen e vëllimit të shërbimeve është evidente në më shumë nivele nëpërmjet kontributit për identifikim dhe replikim të shërbimeve të suksesshëme siç janë: lider në fushën e përparimit të dhurimit të gjakut, sigurim të trajnimeve nga ndihma e parë për kandidatë për vozitës, rol udhëheqës në fushën e shpëtimit në male dhe siguri në ujë. Shërbimet specifike për ngritjen e vetëdijes për vetmbrojtje nga katastrofat janë të pranishme në të gjithë vendin, ndërsa gjatë valëve të ftohta dhe të ngrohta vullnetarët e Kryqit të kuq sigurojnël përkrahje nëpërmjet shpërndarjes së ujit, strehim, pako humanitare dhe material informativ. Kryqi i kuq është i njohur si organizatë udhëheqëse në vend në planin humanitar dhe veçohet si partner primar i Qeverisë mes 5.000 organizatave, fondacioneve dhe asociacioneve të cilat janë aktive në Maqedoni. Gjithashtu është zgjidhje e parë edhe e sektorit korporativ kur bëhet fjalë për implementimin e aktiviteteve për përgjegjësi shoqërore korporative.
REKOMANDIM Pas kontrollimit të përgjithshëm të dëshmive nga ana e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, ekipi i jashtëm për vlerësim i rekomandon Komitetit për Pajtueshmëri dhe Ndërmjetësim të Federatës ndërkombëtare që ta shpallë Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë për Shoqatë nacionale të parë të sertifikuar me notën “për shembull”. 10
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
MOBILIZIMI NË RAJONET E PËRMBYTURA NË MAQEDONI
TË PARËT PËR TË NDIHMUAR TË PËSUARIT NGA PËRMBYTJET
Lupka Petkovska
Shtëpi, bodrume, dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura, ura të shkatërruara dhe largpërques, për shkak të së cilave disa vendbanime mbetën pa rrymë. Kështu dukej Maqedonia pas të rreshurave të shiut dhe qëndrimi i ujit në lumenjt në vend, që në janar dhe shkurt të vitit 2015, shkaktuan dëme të mëdha në fshatrat dhe qytetet dhe shkatërruan sipërfaqe bujqësore në disa rajone të vendit. Më së shumti pësuan popullata e Maqedonisë lindore, rajoni i pellagonisë dhe i pollogut, si dhe pjesë tjera të vendit. Në një pjesë të rajoneve të përmbytura, uji për pije ishte i ndotur, për të cilën institucionet shtetërore rekomanduan për ndalimin e pierjes së ujit për shkak të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Kryqi i kuq i RM-së në pajtueshmëri me kapacitetet personale, menjëherë u kyç në sanimin e pasojave nga përmbytjet, ku për familjet më të goiditura u shpërndau ndihmë në ushqim, mjete për higjienë, batanie, shtretër dhe ujë për pije.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
11
Nga ana e Trupit koordinues për menaxhim me situata në krizë të Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i RM-së u caktua për koordinim me aksionin humanitar për të ndihmuar popullatën e mjeruar nga rajonet e përmbytura. Për këtë qëllim më 3 shkurt, Ministri i punës dhe politikës sociale dhe Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së e informuan opinionin për aktivitetet e ndërmarra për të ndihmuar popullatën që pësoi, ndërsa shpallën edhe startin për aksionin humanitar për të siguruar ndihmë për ujë të pijshëm, mjete për higjienë dhe mjete për dezinfektim. U hap edhe apel për grumbullimin e mjeteve financiare nëpërmjet llogarisë së Fondit të solidaritetit, si dhe nëpërmjet telefonave për donacion nga tre operatorët në vend.
Ndihmë për familjet e pësuara nga rajonet e përmbytura është siguruar edhe nga Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe ku nëpërmjet operacionit DREF u miratua edhe Plani urgjent për aksion. Nga ana e UNFPA është paralajmëruar donacion prej 2.400 pakove me mjete për higjienë ku me ndihmën e organizatave komunale e distribuan në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik.
Aktivitetet për sigurimin e ndihmës humanitare u realizuan në bashkëpunim me institucionet qeveritare, kompanitë dhe qytetarët. Në këtë aksion kontribut të madh dhanë edhe vullnetarët e organizatave komunale për paketim dhe distribuim të ndihmës. Donacionet për ujë për pije dhe mjetet për higjienë, kompanitë i dorëzuan në magazinën qendrore të Kryqit të kuq të RM-së dhe bënë përkrahje logjistike për transportimin në organizatat komunale.
Sipas informacioneve të marrura nga 15 organizata komunale janë evidentuar gjithsej 734 familje të pësuara nga përmbytjet të cilave u nevojitet ndihmë.
Interes për të ndihmuar të pësuarit kishin edhe shoqatat nacionale të Kryqit të kuq të Serbisë, Malit të Zi, B dhe H, Sllovenisë, ndërsa solidaritet me bashkatdhetarët treguan edhe të shpërngulurit nga diaspora. Në periudhën e parë Kryqi i kuq distribuoi gjithsej 382 ton ujë për pije, 1.026 pako me artikuj ushqimor, 1.047 pako me mjete për higjienë, 2.582 batanije, 425 palë çizme gome, 100 shtretër dhe 780 litra dizental. Me ndihmën humanitare janë përfshirë mbi 600 familje nga rajonet e përmbytura.
12
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
Për të ndihmuar popullatën e mjeruar, Ministria e punës dhe politikës sociale në bashkëpunim me Kryqin e kuq të RM-së në nivel lokal formuan ekipe të përbashkëta ku janë kyçur edhe përfaqësues të vetqeverisjeve lokale për vlerësimin e nevojave të popullatës së pësuar nga rajonet e përmbytura.
Duke përmbyllur më 25 shkurt të vitit 2015 në tre telefonat për donacion janë siguruar gjithsej: 9.219.860 denarë. Në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq të RM-së janë paguar gjithsej 3.660.377 denarë. Mjetet do të realizohen me qëllim në pajtueshmëri me vlerësimin për kënaqjen e nevojave prioritare të popullatës së pësuar nga përmbytjet.
SOLIDARITET DHE HUMANITET
Ju ndihmuam të përmbyturve në Serbi, B dhe H dhe Kroaci Ali Samet
Silidariteti dhe humaniteti u treguan në vepër në maj të vitit 2014 kur Serbia fqinje si dhe B dhe H, u përfshinë nga shiu ku erdhe deri tek derdhja e lumenjve nga shtrati i lumit, dëmtuan penda dhe shkaktuan pasoja të shumta në infrastrukturë, bujqësinë ndërsa banorët e disa rajoneve mbetën edhe pa kulm mbi kokë. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë realizoi kontakt me Kryqin e kuq të Serbisë dhe Kryqin e kuq të B dhe H, si dhe me ambasadat e dy shteteve në Maqedoni dhe ofroi ndihmë në ekipe dhe pajisje për shpëtim, si çizme gome, shpëtimtarë në ujë, ekip për vlerësim për nevojat humanitare të popullatës dhe ekip me stacion mobil për pastrimin e ujit. Kryqi i kuq dërgoi apel tek qytetarët, sektorin korporativ, institucionet, shoqatat qytetare dhe mediat për organizimin e aksioneve humanitare për grumbullimin e ndihmës për popullatën e pësuar edhe të Kroacisë e cila gjithashtu kishte probleme me rajonet e përmbytura. Për të pësuarit në Serbi u dërguan gjithsej 27 kamionë me 560.560 kilogram ndihmë humanitare me vlerë prej 9.969.363 denarë, gjegjësisht 162.198 euro. Në llogarinë e Kryqit të kuq të Serbisë për përkrahjen e popullatës së pësuar nga përmbytjet u transferuan 164.188 euro. Për popullatën e pësuar nga përmbytjet në BdheH janë dërguar 23 kamionë me 421.916 kilogram ndihmë humanitare me vlerë prej 12.442.194 denarë, gjegjësisht 202.382 euro. Në llogarinë e Kryqit të kuq të BdheH për përkrahjen e popullatës së pësuar nga përmbytjet u transferuan 157.650 euro. Në llogarinë e Kryqit të kuq të Kroacisë u transferuan 3.593 euro. Solidariteti dhe humaniteti u treguan në vepër edhe për minatorët që pësuan në Republikën e Turqisë ku Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë transferoi 1.000.000 denarë në Gjysmëhënën e kuqe.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
13
ZHVILLIM I PËRBASHKËT I BASHKËSISË
METODA TË REJA PËR TË NDIHMUAR GRUPET E MJERUARA Lupka Petkovska Duke përcjellur ndryshimet aktuale në shoqëri dhe varësisht nga nevojat e grupeve të mjeruara qëllimore, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të veprimtarisë sociale – humanitare i definon drejtimet e veta të veprimit dhe planifikimit të shërbimeve sociale, i zhvillon format dhe metodat ekzistuese për punë dhe vërteton të reja. Një ndër metodat më të rëndësishme për punë është programi “Zhvillim i përbashkët i bashkësisë – ZHPB” që filloi të zbatohet në vitin 2002 me përkrahjen e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Nga viti 2003 deri sot ky program është i koordinuar dhe zhvillohet nga ana e Kryqit të kuq të RM-së. Në dyzet vitet e kaluara janë realizuar aktivitete të shumta siç janë klubet sociale, edukimi shëndetësor i popullatës, trajnime për artizanate, kurse për mësimin e kompjutorëve, gjuhë, aktivitete ekologjike, arsimimi i popullatës, zhvillim i infrastrukturës në bashkësi etj dedikuar për bashkësinë rome. Aktivitete projektuese u përkrahën nga Federata ndërkomëbtare, Kryqi i kuq i Norvegjisë, Kryqi i kuq i Gjermanisë, ndërsa nga viti 2012 interes për përkrahjen e aktiviteteve të tilla projektuese ka edhe tek kompanitë vendore. EVN Maqedoni e financoi projektin ZHPB “Qendra për përkrahjen e të rinjve” që është hapur në bashkësi në Komunën Shuto Orizarë dhe funksionon nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. Me projektin “Zhvillim i përbashkët i bashkësisë” u sigurua përkrahje për përforcimin e kapaciteteve të grupeve të mjeruara qëllimore për integrim më të mirë social në bashkësitë. Projekti kontribuoi që më mirë të kuptohet mjerueshmëria, ndihmoi të identifikohen kapacitetet lokale, si dhe mundësoi të ndërtohet partneriteti me personat e mjeruar, shoqatat qytetare, institucionet qeveritare dhe ndërmarrjet për përmirësimin e kualitetit të jetës së popullatës së mjeruar në bashkësi. Në realizimin e deritanishëm të programit ZHP janë involvuar gjithsej 23 organizata komunale të Kryqit të kuq të cilat me sukses e kanë implementuar të gjithë procesin nëpërjet mikro projekteve për zhvillimin e bashkësive ku jeton popullata e mjeruar rome. Nëpërmjet realizimit të këtij programi në fakt arrihet që të zhvillohet kuptimi i bashkësisë në veprim të anëtarëve në bashkësi. Nga përvoja e deritanishme nga implementimi, ZHPB u vërtetua si metodologjia me e suksesshme e cila mund të zbatohet jo vetëm në aktivitetet sociale – humanitare, por edhe në programet tjera të organizatës së Kryqit të kuq të RM-së. ZHPB si mjet zhvillimor do të qëndrojë edhe në të ardhmen të zbatohet edhe më gjerë në shoqatën nacionale në vend.
14
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
VULLNETARËT E RINJ
E përmirësojnë të sotmen, dhe punojnë në një të ardhme edhe më të mirë Vlladimir Vukeliq Me aktivitetet, iniciativat dhe veprat e veta, rinia më tepër e fokuson kujdesin në të gjitha nivelet e punës së Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, por edhe në përgjithësi në Lëvizjen e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Pothuajse edhe nuk mund të paramendohet aktivitet, projekt apo intervenim ku nuk janë të kyçur të rinjtë. Sintagma “Rinia janë e ardhmja!” u ndryshua me fjalët “Rinia janë e tashmja!” Kjo dukuri nuk i përket vetëm moshës. Trendet moderne në teknologji, shkencë, rrethin shoqëror, arsimimin dhe në përgjithësi tempoja e jetesës vetvetiu dedikuan standarde të reja tek personat e rinj në përditshmërinë e tyre. Rutina ditore ndryshohet. Tregu i punës ndryshohet. Kërkesa dhe oferta për krah pune ndryshohet. Konkurenca rritet. Falë këtyre trendeve dhe potencialit tek vullnetarët e rinj rritet. Rinia janë më të arsimuar, më profesionistë dhe më me ndikim se kurë deri më tani. Në shkurt të vitit 2015 në Forumin e të rinjve të Kombeve të bashkuara Sekretari gjeneral Ban Ki Mun tha “ Kjo gjeneratë e njerëzve të rinj e ka potencialin që t’i japë fund varfërisë dhe të jetë gjenerata e fundit e cila do t’ju shmanget efekteve më të këqija nga ndryshimet klimatike”.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është shembull pozitiv i organizatës i cili mbështetet në potencialin e të rinjve. Vitin e kaluar në rrjetet sociale edhe në media dominuan dokumentarë dhe fotografi nga aktivitetet e Kryqit të kuq të cilët në pjesë më të madhe u realizuan nga persona të rinj. Por edhe më i madh është edhe numri i personave të interesuar për kyçje në aktivitetet humanitare. Prandaj organizata edhe më tej vazhdon me përcaktimin e vet që të jetë mesi ku rinia do të mund të ndjehet rehat dhe do t’i kenë të gjitha kushtet e nevojshme për arritjen e qëllimeve humanitare. Kyçja e të rinjve është me rëndësi të madhe për përforcimin e Shoqatave nacionale, ndërsa prej këtu edhe për vullnetarizimin është me rëndësi kyçja e fëmijëve, adoleshentëve dhe personave të rinj të rritur. Sigurimi i trajnimeve dhe mundësive për edukim, përforcimi dhe krijimi i mjediseve të cilat mundësojnë gjithashtu janë të rëndësishme. Vetëm mirë të trajnuarit, të rinjtë të cilët dijnë dhe munden të veprojnë e marin rolin e vet të agjentëve për ndryshimin e bashkësive. Nëpërmjet caktimit të vet strukturor në Shoqatën nacionale ekziston pozitë e definuar qartë e të rinjve që mundëson respekt, iniciativë, përkrahje dhe aksion.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
15
PËRVOJA
KRYQI I KUQ NË AKSION – PROMOVIMI Aleksandra Ristovski Në vitin 2014 u organizua vallëzim i përbashkët ku morën pjesë rreth 1.400 të rinj të cilët në ritmin e muzikës së njëjtë e dërguan porosinë, bashkë jetojmë bashkë vallëzojmë. Në vitin 2013 u organizua TV Shou nëpërmjet të cilit rinia e prezanton gjuhën, kulturën dhe traditat e veta, ndërsa në vitin 2012 me temë: “Qëlloni se kush vjen sonte” rinia përgatitën shfaqe teatrale.
Alen Osman, Diseminator i PVH: Vlerat humane të rinjtë i bëjnë aktiv dhe të gatshëm që ta ndryshojnë vehten Programi i Kryqit të kuq “Në aksion – promovimi i vlerave humane”, iu mundëson të rinjve të kyçen në përpunimin e mini projekteve për mirëqenien e bashkësisë, të jenë aktiv dhe ta ndryshojnë veten. Iu mundëson t’i shprehin idetë e tyre për përkahjen e grupeve qëllimore të rrezikuara sociale, personat me hendikep, grupet e margjinalizuara etj dhe të gjithë këtë nën temën “Njohja e llojllojshmërive”. Nëpërmjet programit, të rinjtë e bashkësive të ndryshme etnike kanë mundësi që të njihen dhe të ndërtojnë kanal komunikues ku do të mund të promovojnë kulturën si sistem të vlerave. Për rininë kjo është mundësi e rallë ku mund të njoftohen njëri me tjetrin, të punojnë së bashku për interesat e të gjithë bashkësisë. Si rezultat i këtij segmenti është futur edhe java PVH e cila shënohet çdo vit prej 21 deri më 27 Shtator.
16
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
Programin e udhëheq ekip i përbërë prej 30 instruktorëve të cilët janë të moshës së ndryshme, përkatësi të ndryshme etnike, nga qytete dhe profesione të ndryshme. Ata janë të trajnuar mirë që të japin trajnime të unifikuara në çdo organizatë komunale, në çdo grup të ri të të rinjve. Dhe kështu, pas në 16 vitet e fundit, të gjithë të bashkuar me qëllim, trajnime më kualitative, projekte më kualitative dhe të rinj të edukuar me kualitet të cilët do ta ndërmarin iniciativën për një të ardhme më kualitative.
Vesna TERZIOSKA, Instruktor për PVH: Krijimi i gjeneratave të cilat do ta bëjnë botën vend më të mirë për jetesë
I VLERAVE HUMANE Promovimi i vlerave humane – PVH është mundësi jashtzakonisht e rrallë për rritje dhe pjekje kualitative të një personi, formë për shfrytëzim të organizuar të kohës së lirë, duke i ndihmuar bashkësisë. Është program që ofron dituri, zhvillon aftësi, nxit qasje aktive ndaj jetës, zgjon vlera humane, nxit ndryshime gjithkund, çdoherë, secilit... Ndryshimin që e bën PVH duhet secili ta përjetojë, për shkak se pas kësaj bëhet tjetër, person më i mirë. PVH është shpresë për krijimin e gjeneratave të cilat do ta bëjnë botën vend më të mirë për jetesë”.
mirëqenien e bashkësisë. Deri tani janë trajnuar 15.000 të rinj, janë përpunuar rreth 1000 projekte të vogla për mirëqenien e bashkësisë nga ana e këtyre të rinjve, ndërsa vetëm vitin e kaluar iu është ndihmuar 4.055 personave nga ana e heronjëve tanë, ku u harxhuan 3.828 orë vullnetare. Kenan Tair, diseminator i PVH: Adoleshentët e nxjerrin maskën e tyre të njerëzve të rritur, të pjekur, përgjegjës dhe të aftë
Të ndryshohet rutina ditore e njerëzve të rinj, të largohen nga kompjutorët, nga televizorët, të nxiten të jenë aktiv në bashkësi janë vetëm pjesë e sfidave me të cilat ndeshet dhe mundohet t’i zgjidhë programi Kryqi i kuq në Aksion PVH. I njëjti tani më 16 vjet implementohet në territorin e vendit tonë dhe paraqet mjet nacional për rekrutim dhe mbajtje të vullnetarëve në rradhët e organizatës sonë. Secili grup ka diseminatorin e vet i cili tërë kohën jep ndihmë, i motivon dhe i kurajon të rinjtë në procesin e krijimit të projekteve të vogla. Rinia janë të ndarë në grupe më të vogla, ekipe dhe veprojnë në teren. I vëzhgojnë nevojat në teren, gjejnë grup qëllimor, promovojnë ngjarje nëpër media, organizojnë aksion dhe në fund të gjithë këtë e dokumentojnë, disa prej tyre për herë të parë takohen me persona të hendikepuar, me prindër që kujdesen vetë për fëmijët, me të pastrehurit...me persona të cilëve me të vërtetë u nevojitet ndihmë, për herë të parë drejtohen në media, për herë të parë flasin publikisht apo organizojnë shitje në sheshet e qyteteve. Me këto aftësi të rëndësishme të fituara nëpërmjet arsimimit joformal rinia përgatiten për sfidat e të ardhmes. Secilin vit 1200 të rinj i kalojnë trajnimet dhe të udhëhequr nga 50 diseminatorë përpunojnë projekte për
Programi PVH iu jep mundësi adoleshentëve që të tregojnë se çka munden dhe duhet ttë jenë kur të piqen. Nëpërmjet projekteve të vogla për mirëqenien e bashkësisë, shoqërimit multietnik dhe bashkëpunimit dhe dhënies së maksimumit të tyre gjatë tre muajve aktiv për t’i ndihmuar dikujt, adoleshentët e nxjerrin maskën e tyre të cilët më tutje transformohen në njerëz prej të cilëve mund të presim ndryshimin pozitiv në shoqëritë cilin të gjithë dëshirojmë ta shohim... por edhe e shohim në këto 16 vite të kaluara.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
17
INSTRUKTOR KKA – PVH
PUNA ME TË RINJËT MË PASURON Unë jam Valdete Adili. Tani më 10 vjet jam instruktor për KKA – PVH dhe ajo është gjëja më me rëndësi që punoj pas punës sime si psikologe në shkollë të mesme. Si instruktor i PVH, çdo vit kam mundësi të mbaj trajnime në qytete të ndryshme në Maqedoni, të njoftoj rreth njëqind njerëz të rinj dhe të njëjtit t’i mësoj se si t’i realizojnë idetë e tyre. Sa ngjajnë rinia njëri me tjetrin, pa dallim të nacionalitetit, statusit gjeografik apo social; kanë pothuajse rutinë të njëjtë ditore, duan gjëra të njëjta, kanë energji të njëjtë dhe nuk e kanë përkrahjen e njëjtë. Vijnë në trajnime të vetëdijshëm se duhet të ndryshojnë diçka në përditshmërinë e tyre dhe të bindur se askush nuk do t’ju ndihmojë.
Fillojmë me ushtrimin “litari” dhe tani më bëhet ndryshim, apatia e tyre është e thyer me atë që kuptojnë se si individë ndoshta do të mund të kontribuojnë shumë për mjedisin e tyre, por nëse tentojnë së bashku suksesi nuk do të mungojë. Prej kur është përforcuar vetbesimi i tyre, më tutje nëpër trajnim si instruktor iu ndihmoj t’i artikulojnë idetë e tyre për qasje aktive ndaj shoqërisë. Është e mirseardhur çdo ide e cila është e qartë, e matur dhe e kapshme me çka e nxis dhe kujdesem për humanitetin e tyre. Në fund të çdo trajnimi, tridhjetë njerëz të rinj e lëshojnë hapësirën me shumë ide dhe zgjidhje që do të bëjnë më tutje, në muajt e paraparë për përpunimin e projekteve të vogla. Për tregimin e besimit tek ata, ata na kthejnë me qindra projekte të vogla të përpunuara, me orë pa fund të aktivizmit, me shumë familje të ndihmuara. Jetoj në Kërçovë, qytet i vogël por me mundësi të kufizuar për të rinjtë. Në qytetin tim përveç se i trajnoj të rinjtë, kam mundësi ta vijoj edhe punën e tyre. Këtu jam me ata kur gjenerojnë ide, kur i kap entuziazmi, kur prindërit dyshojnë në punën e tyre, kur kujdestarët e klasës u thonë se vetëm mësimi është me rëndësi, kur mocanikët i përqeshin pse besojnë në humanizëm. Këtu jam kur to të durojnë gjithçka dhe kur do të kenë sukses në qëllimin e tyre, kur do të shohin se si gëzohet fëmiu i varfër apo person me nevoja të posaçme. Prej kur jam instruktor i PVH, nuk jam më në grupin e të rriturve të cilët vetëm ankohen se si rinia e harxhon kohën pa ndonjë qëllim, por jam dikush që drejton potencialin e tyre, prandaj jam e dashur dhe e respektuar nga ana e tyre dhe prandaj jam e plotësuar.
18
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
19
KOHËSHTRIRJE
DIKUR DHE SOT – SHTATË DEKADA PJEKURI!
Aktivitetet e para të Kryqit të kuq në territorin e Republikës së Maqedonisë janë regjistruar në fillimin e shek. XX, gjatë paraqitjes së konflikteve me dimension çlirimtar nacional dhe social, më saktë në vitin 1908. Pastaj, gjatë kohës së Luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore (viti 1912) me elemente të rolit tregues dhe mbrojtës në dhënien e ndihmës së parë për të plagosurit, të sëmurit, të burgosurit dhe persona tjerë të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë. Më 17 mars të vitit 1945, është mbajtur Kuvendi themelor ku është formuar Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë. Për Kryetarë të parë të Këshillit kryesor të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur Aleksandar Petrovski. Pjesëmarrje të dukshme me aktivitete të veta Kryqi i kuq ka treguar gjatë fatkeqësive dhe katastrofave elementare në vend, siç janë përmbytjet dhe tërmeti në Shkup në vitin 1992 dhe 1993, por edhe gjatë katastrofave jashtë shtetit tonë, siç është tërmeti në Turqi, Cunami në Indonezi dhe përmbytjet në Rumani, kurse para pak kohe edhe në Serbi dhe B dhe H.
20
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
Në krijimin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, vullnetarë të shumtë dhe dashamirë në misionin human, me kontributin e vet lanë gjurmë në rritjen e organizatës. Në këtë periudhë nga formimi, janë organizuar një numër i madh i aktiviteteve për kujdesin e njeriut dhe dinjitetin e jetës së njeriut. Në drejtim të përkujtimit për të kaluarën, por edhe ndërtimin e mekanizmave të reja për zhvillim të vazhdueshëm të organizatës, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë e definoi vizionin e vet që paraqet bazë dhe drejtim për realizimin e planifikimit. Me pavarsimin e Republikës së Maqedonisë, pavarsohet edhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në vitin 1992 me sjelljen e Statutit të ri. Më 26 qershor të vitit 1994, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e votoi Ligjin për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Në fillim të nëntorit të vitit 1995, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është i njohur nga Komiteti ndërkombëtar të Kryqit të kuq, ndërsa më 27 nëntor në Kuvendin gjeneral të Lëvizjes, që u mbajt në Gjenevë, është pranuar si anëtar i 169-të në Federatën ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
21
С Е Ќ А В АNË KTHIM Њ ЕHISTORI, SHIKIM KAH ARDHMËRIA
IMPULSE TË REJA PËR NJOHJEN E GJENERATAVE Së pari, frymëmarrje të thellë, të lumtur për jubileun. Kur bëhet fjalë për Kryqin e kuq, shtatëdhjetë vite mund të jetë kohë edhe e shkurtë por edhe e gjatë. Bota në të cilën jetojmë është karakteristike për rëndësitë e shumta të ndryshueshme dhe prandaj nëpërmjet shënimit të përvjetorëve mundohemi t’i gjejmë pjesët e shpërndara të përkujtimit, që ta zgjedhim sekretin e mbijetimit. Sot Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq janë në të gjitha destinacionet botërore, në të gjitha gjatësirat dhe gjërësirat e botës. Tregojmë se toka me të vërtetë bëhet e vogël dhe i takon të gjithë njerëzimit dhe të gjitha problemet mund të jenë të vogla nëse njerëzit janë të mëdhenj. Siç thotë i madhi Dostoevski: Për gjithëçka jemi përgjegjës – para vetes dhe para të tjerëve. Kujtimet duhet të maten dhe të përmaten nga këndvështrime më të ndryshme.Unë do të filloj me anëtarësimin tim. Gjithë familja ime ishin anëtarë të Kryqit të kuq që nga formimi i tij puas Luftës së Dytë Botërore. Menjëherë pas mbarimit të shkollës fillore, në vitin 1961, unë mbarova seminarin për aftësim për punë me rininë e Kryqit të kuq në Qendrën e Vodnos në Shkup. Si person i ri përdora mendimin e të madhit Gete: kush nuk bën asgjë për të tjerët, nuk bën asgjë as për
22
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
vete. Duke iu ndihmuar të tjerëve, hasim të drejtë morale për të ndihmuar veten. Këtu e gjeta arsyen për angazhimin e njeriut në të gjitha rrethanat jetësore që të kuptojë dhe të sillet sikur të mos jetë asgjë, përveç se njeri i cili drejtohet vetëm tek njeriu. Aktiviteti im në udhëheqësinë e Kryqit të kuq në Tetovë filloi në vitet e tetësdhjeta të shekullit të kaluar. Fitova besimin që të jem edhe kryetar i Organizatës komunale. Nga viti 2002 deri më 2008, në dy mandate, isha i zgjedhur për kryetar i KKRM-së. Ishte e bujshme, dramatike, e shpejtë, e kalueshme dhe e pakalueshme, por gjithmonë kohë e pakryer. Republika e Maqedonisë transformohej nga modeli socialistik në atë plural të drejtimit shtetëror. Në atë transformim kur mes njerëzve ndodhte konfrontimi i brendhshëm për secilin individualisht dhe kolektivisht, edhe Kryqi i kuq u kyç në ndryshimet dhe adaptimet e përgjithshme ndaj kohës së re. Si kryetar i KKRM-së angazhohej për shoqatë nacionale bashkëkohore, moderne e cila misionin e vet e vizionon kah qëllimi që të jetë pjesë e barabartë e strukturës në organizatën botërore të Kryqit të kuq. Kjo mund të bëhet me adaptim në kushtet e reja me përdorim efikas të resurseve njerëzore dhe materiale të cilat ishin në shërbim të njerëzve. E çka është resurs në organizatë është prej njerëzve për njerëzit. Strategjia jonë e zhvillimit dhe veprimit ishte adekuate dhe përgjegjëse ta kryejmë misionin humanitar, ndërsa shërbimet tona të jenë sipas standardeve ndërkombëtare. Në kohën kur unë isha kryetar Kryqi i kuq kujdesej për dinjitetin e jetës së njeriut nëpërmjet aktiviteteve të organizuara nga edukimi shëndetësor dhe preventiva, me dhurimin e gjakut nëpërmjet aktiviteteve të programuara për përgatitje gjatë katastrofave dhe trajnim të njësive për intervenime, përkrahje psikologjike, kujdes për të ikurit dhe për personat e shpërngulur, diseminim bashkëkohor dhe zgjerim të të drejtës ndërkombëtare humanitare. Ishte kohë kur u botuan një numër i madh i librave, broshurave dhe botimeve tjera adekuate me aktivitete të ndryshme tematike për pasurimin e veprimtarisë informative. Dua të besoj se gjurmët të cilat i lamë janë po këto shenja të njëjta pas të cilave edhe sot lëviz KKRMsë. Duke u kujtuar në periudhën e kaluar e cila nuk është vetëm kthim në histori, duhet të theksohet e vërteta e thjeshtë se sigurohet kënd për të parë edhe të ardhmen. Sa i përket resursit njerëzor në
KKRM-së dua të theksoj se kemi bërë aktivitete të vazhdueshme për anëtarësimin e njerëzve të rinj. Por e respektojmë edhe sintagmën se sa më shumë kemi dhe mundemi, aq më shumë iu kemi borxh atyre që ishin para nesh. Kthimi kah historia nuk është patjetër të kuptohet si ndonjë fitore për të festuar, por si një përkujtim i një numri të madh të aktivistëve të cilët lanë gjurmë në rritjen e organizatës. Nuk është e udhës të përkujtoj emra, posaçërisht nuk dua të kujtohemi edhe në pikëpamjet e ndryshme në zhvillimin e organizatës, kur ndaheshim në dy anë të kundërta. Çfarë praktike demokratike është nëse nuk ka mendime të ndryshme? Sot, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është organizatë e njerëzve dinjitoz, solidarë të cilët japin hapësirë për besim, për zgjim të vazhdueshëm të shpresës për humanitet dhe solidaritet mes njerëzve, për shkak se më e mira në jetë janë veprat njerëzore me emër dhe pa emër, të kujtuar apo të paharruar të cilët nuk harroen për shkak të mirës dhe lumturisë e njerëzimit. Këta njerëz të rinj kreativtë cilët tani e udhëheqin organizatën janë krenaria e aktivistëve të dikurshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Shënimet shërbejnë që të njihemi në të tanishmen dhe të shtojmë impulse të reja për njohje në të ardhmen, por sot të gjitha krahasimet e të tanishmes me të kaluarën bëhen në krahasim me atë universalen si tendencë e përgjithshme e të menduarit global. Vlerësoj se në KKRM-së sot me të vërtetë realizohen një numër i madh i aktiviteteve për rritjen e efikasitetit në punë, me shumë iniciativa për rritjen e kapacitetit, racionalizimi i shpenzimeve për realizimin e funksionit dhe aktivitete tjera. Sa i përket punës në periudhën që vjen, pres të pasurohen aktivitetet për definimin e strukturës bazë për realizimin e programeve, përforcim të organizatave themelore, rritje të numrit të vullnetarëve dhe mobilizim të bashkësive. Edhe në të kaluarën, edhe sot, edhe në të ardhmen, duhet të pritet vizionimi që duhet t’i jepet rinisë. Kjo paraqet rritje të resurseve njerëzore dhe materiale të KKRM-së që më jepë për të drejtë të besoj se nuk është larg koha kur nga pranues të donacioneve për projekte të ndryshme, do të bëhemi edhe vend donator.
prof. d-r Jovan Damjanovski, ish kryetar i KKRM-së
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
23
BASHKËPUNIM
KOMPANITË E SUKSESSHME JANË KOMPANI ME PËRGJEGJËSI SOCIALE Ljupka Petkovska
Sigurimi i shërbimeve më kualitative për popullatën e mjeruar dhe funksionim të pandërprerë dhe efikase të shoqatës nacionale, rezultoi me ndërmarjen e aktiviteteve intensive për përdorimin e qasjeve bashkëkohore për mobilizimin e fondeve të sektorit korporativ. Në periudhën e deritanishme Kryqi i kuq i RM-së realizoi bashkëpunim partnetor me një numër të madh të kompanive bë vend me të cilat bashkarisht i realizuam projektet e dedikuara për grupe të ndryshme qëllimore. Në vitin 2011, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë siguroi 2,1% nga buxheti i përgjithshëm vjetor nga kontributet e sektorit korporative. Në vitin 2014 kjo përqindje ishte 7.5% nga buxheti i përgjithshëm vjetor apo 6.500.000 denarë. Është me vlerë të përmendet se në implementimin e këtyre aktivitetev, kompanitë jo vetëm se ndihmuan në mënyrë financiare, por edhe në mënyrë aktive morën pjesë edhe me të punësuarit e tyre me çka e treguan dhe e vërtetuan përgjegjësinë personale sociale. Kryqi i kuq i RM-sl si partner serioz iniciativa për përkahje dhe implementim të programeve sociale të dobishme shoqërore me të cilat do të kontribuohet në uljen e mjerueshmërisë së popullatës në vendin tonë.
PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE E KOMPANISË Aktivitetet tona në fushën e përgjegjësisë shoqërore të kompanisë edhe më tej janë në majën e agjendës time personale si dhe në agjendën e Alkaloid. Në gusht të vitit 2013 u shpërbleva me shpërblimin më të lartë shtetëror “Nëna Terezë” si mirënjohje shoqërore për kontribut të veçant në fushën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor, ndërsa në dhjetor të vitit 2013 mora “Medaljen e artë” nga Kryqi i kuq i Maqedonisë, si shenjë falënderimi për përkahjen time personale për qëllimet e organizatës. Në vitin 2013 Alkaloid u bë partner me Kryqin e kuq të Maqedonisë që përfshin Qendrën për dhurimin e gjakut. Zhivko Mukaetov
24
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
MBLEDHJE PARTNERORE
SINERGJIA ME QYTETARËT DHE ME BASHKËSINË E BIZNESIT Sasho Taleski Në drejtim të promovimit të vlerave humane dhe kapaciteteve të Shoqatës nacionale dhe nxitjes së partneriteteve strategjike për implementimin e programeve të përbashkëta sociale të dobishme shoqërore për përmirësimin e kualitetit të jetës së popullatës së mjeruar, tani më pesë vite Kryqi i kuq i Maqedonisë, organizon mbledhje partnerore me përfaqësuesit e sektorit korporativ, institucionet qeveritare, agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare. Në këto mbledhje prezantohen aktivitetet programore të Kryqit të kuq të RM-së, iniciativat e reja projektuese dhe iu jep mundësi partnerëve t’i
Këto mbledhje janë të përkrahura nga ana e Ministrisë së ekonomisë dhe tre Odave ekonomike në Republikën e Maqedonisë, ndërsa risi në organizimin e mbledhjes partnerore në vitin 2014 ishte sigurimi i përkrahjes nga ana e EVN Maqedoni, partner i yni strategjik dhe përkrahës më i madh në implementimin e projekteve dhe aktiviteteve programore për grupe të ndryshme qëllimore në bashkësi.
prezantojnë praktikat e mira të bashkëpunimit, me qëllim që të nxitet interesi i kompanive tjera për realizimin e bashkëpunimit me Kryqin e kuq.
torin korporativ, në kërkesë të odave ekonomike në RMsë si rezultat i interesit të rritur të sektorit korporativ për bashkëpunim me Kryqin e kuq. Këto mbledhje partnerore janë formë e rëndësishme për tërheqjen e interesit të kompanive të cilat kanë realizuar bashkëpunim me Kryqin e kuq që njëjti të rritet në bashkëpunim strategjik afatgjatë.
Për nevojat e mbledhjes partnerore Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë përgatit katalog të projekteve të përpunuara nga organizatat komunale dhe Qendra e KKRM-së, i cili publikohet në tre gjuhë dhe përmban CD me projekte. Publikimi ofron iniciativa për bashkëpunim në nivel lokal dhe nacional me kompanitë të cilat si partnerë në implementimin e aktiviteteve të përbashkëta humanitare do të munden të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së popullatës së mjeruar në bashkësi, në pjatueshmëri me misionin e Kryqit të kuq. Potencohet se implementimi i projekteve, gjithashtu duhet të rezultojë me sinergji me partnerët dhe përkrahësit në zgjedhjen e problemeve shoqërore në vend.
Në vitin 2014, për herë të parë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë mbajti dy mbledhje partnerore me sek-
Dukja e Kryqit të kuq të RM-së mes qytetarëve të Maqedonisë është në nivel shumë të lartë. Besimin e qytetarëve dhe biznes bashkësisë, Kryqi i kuq e ndëton me transparencë maksimale në donacionet e realizuara. Kryqi i kuq i RM-së është organizatë e vetme humanitare që disponon me resurse adekuate për implementimin e projekteve humanitare në të gjithë territorin dhe si i tillë është partner serioz i kompanive.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
25
INTERVISTË ME HARI KOSTOV, DREJTOR KRYESOR EKZEKUTIV KRYETAR I KËSHILLIT DREJTUES I BANKËS KOMERCIALE SHA SHKUP
Ne jemi ekipë nga individë jashtzakonisht përgjegjës, jo vetëm në punën tonë profesionale por edhe si qytetarë! Majlinda Mustafa
Kompania Juaj është e njohur si përkrahës më i madh i aktiviteteve humanitare dhe iniciativave për të ndihmuar personat e kategorive të ndryshme të mjeruara. Cili është motivi Juaj për kyçje aktive në misionin human të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë? Banka komerciale SHA Shkup u kyç në realizimin e projektit “Socializim më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme” në vitin 2011. Motiv themelor për kyçje në këtë projekt është që t’iu mundësojmë fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të posaçme ta zhvillojnë shpirtin e shëndoshë dhe kapacitetin kreativ, në mënyrë plotësuese të edukohen dhe në tërësi të integrohen në shoqërinë tonë. Vazhdimi i bashkëpunimit me Kryqin e kuq dhe përkrahjen e këtij projekti i vërteton orvatjet tona për qasje afatgjate dhe sistematike ndaj përmirësimit të mirëqenies së grupeve të mjeruara në bashkësi dhe është në pajtueshmëri me kontributet strategjike të Bankës në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Çka paraqet për Ju përgjegjësi shoqërore? Sot, më shumë se kurë kemi përgjegjësi të vazhdojmë të jemi kompani, e cila me shembull do t’i praktikojë dhe do t’i nxisë të tjerët të jenë përgjegjës shoqëror. Nga përvoja e deritanishme në realizimin e aktiviteteve përgjegjëse shoqërore, si kompani, por edhe si individë, mund të vërtetoj se ndjehemi krenarë. Banka komerciale, ka individë
jashtzakonisht përgjegjës, jo vetëm në punën e tyre profesionale por edhe si qytetarë, të cilët janë të senzibilizuar për llojllojshmëritë e problemeve në shoqëri. Si bankë jemi të drejtuar kah suksesi afatgjatë, por suksesin tonë e masim jo vetëm nëpërmjet prizmës së profiteve, por edhe me atë, sa është e njohur Banka komerciale SHA Shkup si përgjegjëse ndaj të gjitha kategorive të qytetarëve në shoqëri, sa janë të kapshme shërbimet e saja për të gjitha grupet sociale, ndërsa suksesi ynë gjithsesi do të jetë sukses edhe për bashkësinë në tërësi. Çka do të thotë bashkëpunimi me Kryqin e kuq të Republikës s Maqedonisë dhe si do ta vlerësonit bashkëpunimin e deritanishëm? Bashkëpunimi me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë në tre vitet e kaluara për mua personalisht paraqet nder të madh, ndërsa praktika e punës përgjegjëse shoqërore shumë vite më mbrapa është pjesë përbërëse e politikës së përgjithshme afariste të Bankës komerciale SHA Shkup. Aktivitetet e realizuara deri tani kanë ndikim të fuqishëm pozitiv në kulturën korporative të Bankës, vetëdijen e të punësuarve për përgjegjësinë shoqërore dhe për dukjen e Bankës Çka paraqet për Ju mirënjohja më e lartë e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë “Medalje e artë” të cilët e fituat në vitin 2012? Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është institucion i lartë respektibil me përvojë më të madhe dhe punë me vite efektive në fushën e përmirësimit të gjendjes së grupeve të mjeruara në shoqëri. Prej këtu, shpërblimin i cili mu nda mua e llogaris si nder, por edhe për mirënjohje për Bankën se e kemi përkrahur grupin e vërtetë të mjeruar, e ata janë fëmijët me nevoja të posaçme që të mund të edukohen dhe në tërësi të integrohen në shoqërinë tonë. Mirënjohjet dhe shpërblimet për veten tonë nuk do të thonë se kemi bërë mjaft, por ato janë nxitje dhe inspirim që të bëjmë edhe më shumë. Bashkëpunimi ynë me Kryqin e kuq vazhdon edhe këtë vit, me qëllim që të përfshihen numër sa më i madh i fëmijëve të cilët kanë nevojë për përkrahjen sociale dhe zhvillimin e aftësive dhe njohurive për qasje më të lehtë në të mirat shoqërore. Cila është porosia Juaj për lexuesit, kompanitë dhe aktorët kyç në shoqëri të cilët mund të bëjnë ndryshime? Të gjithë besojmë në të ardhme më të mirë, por shihet se ardhmëria do të thotë të pranohet përgjegjësia për atë se çka ndodh sot në shoqëri, të nxiten ndryshime, si në sektorin tonë profesional ashtu edhe në bashkësi në përgjithësi. Qëllimi i secilës kompani dhe i çdo individi është të jetohet në harmoni me veten dhe me rrethinën, e për këtë nevojitet të jesh përgjegjës për çdo procedurë dhe vendim, profesional dhe personal.
26
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
INTERVISTË ME VERNER HENGST – KRYETAR I KËSHILLIT DREJTUES TË EVN-MAQEDONI
Përgjegjësia shoqërore nuk është çështje e vullnetit të mirë, por obligim! Majlinda Mustafa
Nën moton “Jemi ambicioz në ndërtimin e zhvillimit të qëndrueshëm në të gjitha segmentet e punës sonë me qëllim që të sigurojmë kualitet më të lartë të jetës së shfrytëzuesve tanë, të punësuarve, natyrës dhe shoqërisë” EVN Maqedoni vazhdimisht e ndërton politikën e vet për zhvillim të qëndrueshëm dhe besim mes shfrytëzuesve. Si kompani veprimtaria e së cilës ndikon në aq shumë jetë, punon në zhvillimin e vetëdijes për përgjegjësinë e cila patjetër duhet të realizohet gjatë plotësimit të detyrave të përditshme punuese. Në kuadër të punës së vet EVN përkrah ngjarje lidhur me traditën maqedone, investime në promovimin e sportit dhe shëndetit, dhe kujdes për trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në shoqëri. Për bashkëpunimin shumëvjeçar të frytshëm si dhe për projektet e përbashkëta të planifikuara, bisedojmë me kryetarin e Këshillit drejtues të EVN- Maqedoni, Verner Hengst. Në tre vitet e kaluara intensiteti i bashkëpunimit për përkrahjen e aktiviteteve humanitare të Kryqit të kuq është rritur nëpërmjet realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta për të ndihmuar personat e kategorive të ndryshme të mjeruara. Cili është motivi Juaj për kyçje në misionin human të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë? EVN Maqedoni është kompani e cila siguron shërbime me interes publik, gjegjësisht shërbimet tona i sigurojnë bazat për funksionim normal për të gjithë qytetarët, kompanitë dhe institucionet. Nëpërmjet aktiviteteve tona, vijmë në kontakt me qytetarët, por si kompani transparente dhe përgjegjëse shoqërore për ne shum me rëndësi është që të jemi të kyçur në aktivitete të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin dhe posaçërisht në përkrahjen e grupeve të mjeruara. Ky nuk është vetëm kontribut deklarativ, por vendimi ynë i vërtetë të cilin e dëshmojmë nëpërmjet aktiviteteve tona specifike. Për ne është shum me rëndësi që të jemi përgjegjës para shoqërisë, dhe të jemi partner i shoqërisë. Orvatjet tona gjithmonë janë të implementuara më së miri në partneritet me organizimin e realizuar që ka dituri, strukturë dhe logjistikë për projekte të tilla, ndërsa Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është organizatë e tillë. EVN Maqedoni gjithmonë dëshiron të sigurojë përkrahje për grup të caktuar të mjeruar apo aktivitet specifik, me qëllim që të arrihet efekti i vërtetë. Kjo nuk është e mundshme pa partnerin adekuat. Jemi të kënaqur që bashkëpunimi me Kryqin e kuq tregon efekte të vërteta dhe të dukshme. Praktikimi i përgjegjësisë shoqërore nga ana e kompanive në Maqedoni llogaritet se është në nivel fillestar në krahasim me Austrinë prej nga vini Ju. Çka nënkuptoni Ju me termin përgjegjësi shoqërore? Për mua personalisht dhe në përgjithësi për kulturën korporative, përgjegjësia shoqërore nuk është çështje e zgjedhjes apo vullnetit të mirë, por obligim moral. Secila kompani punon në mjedis të caktuar dhe zhvillimi i asaj kompanie është i mundshëm vetëm nëse, mjedisi i përgjithshëm zhvillohet në vendin e njëjtë. Kompania patjetër duhet të kontribuojë në zhvillimin personal, por edhe në zhvillimin e shoqërisë. Vetëm atëherë mund të flasim për zhvillim afatgjatë social. Mendoj se vetëdija për përgjegjësinë shoqërore e kompanive rritet dhe zhvillohet në drejtimin e duhur në Maqedoni. Si do ta vlerësonit bashkëpunimin e deritanishëm me Kryqin e kuq? EVN Maqedoni-së i nevojitej partner i cili ka traditë të gjatë me implementimin e projekteve për personat e kategorive të rrezikuara sociale. Kryqi i kuq dëshmoi se i posedon kapacitetet e nevojshme për implementimin e projekteve të tilla, në mjedise të ndryshme të rrezikuara në Maqedoni, dhe gjithsesi përvojë të madhe. Duke pasur parasysh ato aspekte, Kryqi i kuq është zgjidhja e vërtetë. Gjithashtu nga Kryqi i kuq marim raporte dhe informacione të rregullta nga implementimi i projek-
teve tona të përbashkëta. Bashkëpunimi ynë dhe partneriteti me Kryqin e kuq është i rëndësishëm, për shkak se në këtë mënyrë, bashkësisë i japim shumë më shumë nga energjia elektrike të sigurtë dhe stabile. Në vitin 2012 morët mirënjohjen më të lartë nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë “Medalje e artë”. Çka do të thotë kjo mirënjohje për Ju? Për mua dhe për EVN Maqedoni, shpërblimi “Medalje e artë” është me rëndësi të madhe, por edhe nxitje plotësuese që në të ardhmen edhe më shumë të kyçemi në këtë fushë dhe të implementojmë një mori aktivitetesh të cilat do tu sjellin benefit atyre grupeve, të cilët me të vërtetë kanë nevojë për përkrahjen tonë së bashku me Kryqin e kuq. Me të vërtetë shpresoj se, me aktivitetet tona kemi sukses që dikuj t’ia lehtësojmë jetën dhe të sjellim fat. Cila është porosia Juaj për lexuesit, kompanitë dhe aktorët kyç në shoqëri të cilët mund të bëjnë ndryshime? Porosia ime është e thjeshtë dhe përsëri është në frymën e filozofisë tonë korporative. Kompanitë kanë përgjegjësi që pozitivisht të ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë. Prandaj, të jeshë përgjegjës shoqëror nuk është çështje e vullnetit të mirë, por obligim. Zhvillimi korporativ është i pamundur pa zhvillimin shoqëror. Nuk duhet ta pyesim veten se çka duhet të bëjmë apo a mjafton kjo, thjeshtë duhet të jemi vazhdimisht aktiv në këtë fushë me qëllim të vetëm – të sigurojmë kushte më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
27
DHURIMI I GJAKUT NËPËR HISTORI
Filluam pa organizim, ndërsa sot grumbu Gligor Novaçevski Të jetohet me mendimin se pika jote e gjakut shpëton jetë është akti më i lartë i altruizmit. Ndjenja se i ke ndihmuar dikuj, ke shpëtuar jetë nuk mund të përshkruhet. Prandaj, kush dhuron gjak për herë të parë, nuk ndalet këtu, por vazhdon edhe më tej, pastaj hyn bëhet dhurues shumëvjeçar i gjakut. Kështu, anëtarët e familjes së madhe të dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq e sqarojnë motivin i cili i çon të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare. Ndërsa dhurues i gjakut mund të jetë secili person i shëndoshë prej moshës 18 deri 65 vjet. Meshkujt mund të dhurojnë gjak në çdo 3 muaj, ndërsa femrat në çdo 4 muaj. Dhurimi i gjakut në Maqedoni ka histori të pasur me më shumë periudha zhvillimore. E para, ka të bëjë me periudhën mes dy luftërave botërore, e që karakterizohet si dhurim i gjakut pa organizim, në mënyrë incidente plotësuar me shumë paragjykime dhe dilema. Transfuzionin e parë të drejtpërdrejtë në Maqedoni e dha d-r Pançe Karagjozov i cili me trajnim teorik dhe praktik u has në vitin 1935 në Beograd. Pas Luftës së Dytë Botërore fillon periudha e dytë, kur dhurimi i gjakut bëhet me organizim dhe formohen shërbime speciale për transfuzionin e gjakut. Për këtë periudhë me rëndësi të madhe për dhurimin e gjakut është data 17 mars 1945 kur është formuar Kryqi i kuq i Maqedonisë. Në periudhën prej vitit 1945 deri në vitin 1966 dhurimi i gjakut në Maqedoni është paguar, familiar dhe më pak vullnetar. Më 5 mars të vitit 1953 është futur sistem i ri i dhurimit të gjakut në mënyrë të organizuar vullnetare themeluar në parimet e anonimitetit, vullnetarizimit, pa pagesë dhe solidaritetit. Në vitin 1954 në Entin për transfuziologji është formuar ekipi i parë mobil. Në vitin 1958 janë bërë serumet dhe reagenset
28
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
e para personale për caktimin e grupeve të gjakut. Në vitin 1965 në Entin për transfuziologji janë prodhuar sasitë e para të plazmës së thatë të gjakut. Në vitin 1966 specialisti i parë transfuziolog është Akademik d-r Ivan Dejanov. Vitin e njëjtë plotësisht ndalohet dhurimi me pagesë i gjakut në Maqedoni. Në vitin 1953 janë grumbulluar 3.765 njësi gjaku, ndërsa në vitin 1960 15.447 njësi gjaku. Aktivitetet rreth motivimit të popullatës për dhënien e gjakut si një ndër parakushtet më kryesore për rritjen e numrit të dhuruesve vullnetar të gjakut i takoi Kryqit të kuq të Maqedonisë. Angazhimet e lodhshme të një numri të madh të entuziastëve dhe vullnetarëve nga rradhët e organizatës më të fuqishme humanitare në Maqedoni në pjesën e motivimit të popullatës për dhurimin e gjakut dhanë rezultate. Në periudhën prej vitit 1966 deri më 1990 gradualisht rritet numri i dhurimeve vullnetare të gjakut dhe ulet numri i dhurimeve familjare. Në vitin 1985 kur janë grumbulluar 47.495 njësi gjaku, numri i dhurimeve familjare ishte vetëm në 3%. Në vitin 1970 janë grumbulluar 19.584 njësi gjaku, ndërsa në vitin 1980 30.138 njësi gjaku. Periudha e fundit prej vitit 1991 – 2015, që karakterizohet me shkatërrimin e RSFJ, formimi i Republikës së Maqedonisë së pavarur dhe me shumë ndikime të fuqishme politike, ekonomike dhe sociale. Në vitin 1990 në Maqedoni janë grumbulluar 55.553 njësi gjaku dhe në krahasim me vitin 1994 kur janë grumbulluar 45.853 njësi gjaku, numri është ulur për 9.700 njësi gjaku. Duke parë gjendjen e keqe me ulje rapide të numrit të dhurimit të gjakut, Kryqi i kuq i RM-së ndërmori
llojmë nga 55 mijë njësi gjaku! hapa konkrete për përmirësimin e gjendjeve me gjak dhe ishte bartës dhe organizator i Konferencës së parë tematike për dhurimin e gjakut që u mbajt në Shtip në vitin 1993.
Konferenca e dytë tematike “Edukimi dhe perspektivat në dhurimin e gjakut” u mbajt në vitin 1996 në Mavrovë, ndërsa në vitin 1998 në Strugë. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Enti republikan për transfuziologji mbajtën simpozium me temë: “Dhurimi i gjakut – e tanishmja dhe e ardhmja”.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
29
ZHVILLIMI I QENDRËS PËR SHPËTIM PRANË KRYQIT TË KUQ – OHËR
Sasho Toçkov Kur bëhet fjalë për sigurinë dhe shpëtimin në ujë në kuadër të Organizatës së Kryqit të kuq Ohër, fillimet e këtij aktiviteti vërehen që në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, kur janë trajnuar edhe shpëtimtarët e parë në ujë. Aktivitetet për përsosjen dhe përgatitjen e shpëtimtarëve marin intensitet të posaçëm në vitet e tetëdhjeta kur Kryqi i kuq i RM-së bëhet anëtar i Federatës ndërkombëtare ILSF dhe periudhës pas vitit 1987 kur Kryqi i kuq Ohër nënshkruan dekret për vëllazërim me Kryqin e kuq Bamberg të Gjermanisë dhe fillon këmbim intensiv të përvojave me miqt e tij, posaçërisht në pjesën e sigurisë dhe shpëtimit në ujë. Në vitin 1997, del nga shtypi doracaku “Siguri në ujë” nga autori prim. D-r Mile Miqunoviq, e që në vitin e njëjtë realizohen edhe disa kurse për trajnimin e shpëtimtarëve në ujë të udhëhequr nga instruktori ndërkombëtar për zhytje Millutin Sekulloski dhe instruktori për siguri në ujë Kirill Stojmenov. Në vitin 1998 çështja për sigurinë e shpëtimtarëve në plazhe ngritet në nivel më të lartë shtetëror. Ministria e punës dhe politikës sociale të RM-së inicon përgatitjen e Doracakut të posaçëm për llojin dhe shënimin e vendeve për notim, që i rregullon pajisjet e shpëtimtarit për punë të sigurt të vendeve për notim dhe mbajtje të rendit, vëzhgim, shpëtim dhe dhënie të ndihmës së parë mjekësore në vendet për notim dhe të drejtat dhe obligimet e shpëtimtarit në ujë, në përgatitjen e kësaj rregulloreje pjesëmarje aktive kanë Kryqi i kuq Ohër dhe Kapiteni i porteve. Nga viti 2005 Njësia për siguri dhe shpëtim në ujë shënon zhvillim të rëndësishëm që edhe sot vazhdimisht përparohet. Në verën e vitit 2005, u organizua kursi i parë për trajnimin e shpëtimtarëve në ujë, me çka filluan kurset tradicionale për trajnimin e shpëtimtarëve, të cilat së paku një herë në vit, para fillimit të sezonit veror i organizon Kryqi i kuq Ohër me qëllim përforcimin e njësisë me vullnetarë, shpëtimtarë kualitativ dhe ambicioz në ujë të përgatitur të japin maksimumin e tyre në dëshirën që tu ndihmohet të pësuarve. Në vitin e njëjtë 2005, shënohen edhe angazhimet e para profesionale në disa vende për notim, ku pronarët angazhojnë prani të vazhdueshme të shpëtimtarëve në ujë të Kryqit të kuq Ohër. Në periudhën prej vitit 2005 deri më 2007, Kryqi i kuq Ohër organizon disa trajnime, në koordinim me institucionet tjera siç janë ARM, MPB, Kapiteni i porteve, Shërbimi i shpejtë mjekësor, dhe shërbimet tjera me të cilat në opinion e promovon përgatitshmërinë e vet të fuqishme dhe vendosëse për pjesëmarje në misoni shpëtimtare dhe kapacitetin me të cilin përparon edhe para shumë shërbimeve tjera, posaçërisht në fushën për shpëtim në ujë, por edhe në fushën për shpëtim në male dhe në terene të pakapshme. Nga viti 2007, me rregullimin e të drejtave shfrytëzuese në vendet për notim të cilat në formë koncesioni shteti ua ndau subjekteve tjera, në mënyrë aktive filloi të zbatohet obligimi
30
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
ligjor për angazhimin e shërbimit profesional për shpëtim, me prani të përditshme në vendet për notim. Njësia për siguri dhe shpëtim në ujë në mënyrë të përgatitur e pranoi sfidën e këtillë dhe që në vitin e njëjtë siguroi më shumë se 70% të vendeve për notim në bregun e Ohrit. Në disa vite vijuese, Kryqi i kuq Ohër dhe Njësia për siguri dhe shpëtim në ujë, treguan se janë serioz në qëllimet e veta për përmirësimin e sigurisë së përgjithshme në vendet për not, jo vetëm nëpërmjet shpëtimit në ujë, por edhe si servis i tërësishëm për dhënien e ndihmës së parë dhe shpëtim në rast të çdo lloji të fatkeqësive, probleme të ndryshme shëndetësore, fatkeqësi në anije dhe katastrofa natyrore. Janë siguruar disa barka të shpejta për shpëtim për patrullim, përgjigje të shpejtë dhe transport të të lënduarve gjatë fatkeqësive në hapësira të hapura të ujit, është siguruar dhe pajisur anije ambulancë për shpëtim, për transport të shpejtë dhe të sigurt për transportin e personave të pësuar apo të sëmurë. Rëndësia dhe kapaciteti që treguan Njësia për siguri dhe shpëtim në ujë pranë Kryqit të kuq Ohër, në vitin 2011, rezultoi me sjelljen e vendimit për formimin e Qendrës nacionale për siguri dhe shpëtim në ujëra të hapura pranë Kryqit të kuq Ohër të sjelluar nga ana e Këshillit ekzekutiv të Kryqit të kuq të RM-së, që paraqet obligim serioz por edhe mirënjohje për rezultatet e arritura në fushën e sigurisë dhe shpëtimit në ujë në nivel nacional. Në të gjithë periudhën, Kryqi i kuq Ohër dhe Qendra për siguri dhe shpëtim në ujëra të hapura, në mënyrë aktive punojnë në përsosjen e resurseve të veta materiale dhe njerëzore, të thelluara dhe të realizuara janë disa shoqërime të reja të rëndësishme me organizata të ngjashme të cilat punojnë në fushën e sigurisë dhe shpëtimit në ujë, të cilat në masë të madhe e ndihmojnë procesin për përparimin e kapaciteteve me ndihmë materiale por edhe profesionale. Këtu posaçërisht meritojnë të përmenden bashkëpunimet intesive me Kryqin e kuq Bamberg, Operacioni Florijan nga Mançesteri, Britania e Madhe, Kryqi i kuq Zevolde nga Holanda dhe Kryqi i kuq i Bullgarisë. Sot, Qendra për siguri dhe shpëtim në ujëra të hapura pranë Kryqit të kuq Ohër, mund të lavdërohet me më shumë se 280 shpëtimtarë në ujë, prej të cilave 55 trajnues plotësues për menaxhim dhe shpëtim me barkë, pesë Instruktorë nacional për shpëtim, shtatë demonstrues, dy instruktorë ndërkombëtar për zhytje, 30 zhytës, mjek për mjekësi nënujore dhe hiperbarike si dhe shumë vullnetarë ndihmës së ekipeve për shpëtim në ujë. Disponojmë me pesë barka patrulluese, anije ambulancë për shpëtim, sistem radio komunikativ personal, më shumë se 80 pajisje komplet për pikat shpëtimtare dhe dëshirë e motiv të madh për punë të mëtutjeshme aktive, me qëllim siguri më të madhe të njerëzve në rajonet turistike rekreative, jo vetëm në liqenin e Ohrit por edhe në ujërat e tjera të hapura.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
31
PËRGATITJE DHE PROFESIONALIZËM
VODNO DHE MATKA JANË TË SIGURTA PËR NE Aleksandra Vallkanovska
Dashamirët e natyrës, posaçërisht bukuritë e Vodnos dhe Matkës kënaqen në shëtitjet në të gjitha stinët e vitit për shkak se në secilëm prej tyre mali ka bukuri të posaçme, aromë, ngjyra dhe mundësi për memonte të bukura të kaluara. Për fat të keq, ndonjëherë, një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë problem të madh, një rrëzik i vogël të shkaktojë lëndim, një pakujdesi e vogël të krijojë pasoja serioze, ndërsa paaftësia sjell edhe rrezik plotësues. Prej këtu edhe nevoja për hapjen e Stacionit shpëtimtar të Vodnos, prej ku vullnetarët e trajnuar të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit e përcjellin gjendjen dhe kujdesen për sigurinë e vizitorëve. Ndihmojnë kur ka nevojë. Stacioni malor Vodno është i hapur në vitin 2005. Aty kujdestarojnë nga dy shpëtimtarë të ekipit për shpëtim në mal dhe atë shpëtimtarë dhe paramedik i trajnuar për dhënien e ndihmës së patjetërsueshme, tërheqje dhe dhënien e ndihmës për personat të cilët janë gjetur në terene mjaft të rrezikshme dhe pa qasje. Për punën e stacionit është përgjegjës Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, ndërsa në mënyrë financiare është ndihmuar nga qyteti i Shkupit. I njëjti është i hapur çdo fundjavë dhe për festa, e nëse ka nevojë edhe gjatë javës. Ndonjëherë bëhet fjalë për më shumë se 20 intervenime gjatë një muaji, para se gjithash në periudhën e dimrit, intervenime për shpëtimin e jetës, intervenim për të cilën duhet koncentrim, përgatitje të mirë në kondicion. Të lënduarit eva-
32
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
kuohen dhe kujdesen, iu jepet ndihma e parë dhe nëse ka nevojë me automjet të Kryqit të kuq barten në spitalin më të afërt. Stacioni është i pajisur me pajisje adekuate mjekësore, ndërsa për çdo vit rinovohet edhe pajisja alpiniste. Vazhdimisht kontribuohete dhe në edukimin dhe përgatitjet e vullnetarëve të angazhuar në stacion, për shkak se telefoni kujdestar 075/432-355 ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë, nuk dihet se kur mund të cingërojë. Shpëtimtarët shpesh herë kujtohen në intervenimet për shpëtim të cilat kanë lënë gjurmë të thella dhe të cilat për fat të mirë kanë mbaruar me sukses. Përkujtojnë për gjurmimin e dy fëmijëve të mitur në orat e vona të natës në kushte dimërore, gjurmimi pas familjes katër anëtarëshe dhe tërheqja e tyre nga rrugica më e vështirë në Vodno në shumë kohë të keqe dhe me shi gjatë kushteve të natës, tërheqja e të lënduarve nga automjeti i rrotullisur... Dëshirojnë të ketë më pak intervenime si të thyera, infarkte dhe gjakderdhje në tru për shkak se ato shpesh i kanë merakosur. Shpëtimtarët nga stacioni Vodno që tre vjet janë të angazhuar edhe për sigurimin e teleferikut, ndërsa nga viti i kaluar filloi me punë edhe stacioni shpëtimtarë MATKA e cila është e hapur vetëm në periudhën verore gjatë fundjavës dhe festave. Aty kujdestarojnë shpëtimtar dhe paramedik.
QASJE E RE NË EDUKIM
NDIHMA NË KOHË SHPËTON JETË! Gligor Novaçevski Çdo ditë mijëra njerëz humbin jetën e tyre dhe shumë më shumë vuajnë për shkak të ndihmës joadekuate dhe jo në kohë. Për tre arsye, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë kushton vëmendje të posaçme në përparimin e mësimit me kurse nga Ndihma e parë, në intensivimin e përparimit të enteve kompetente mësimore në vend, në edukimin e kuadrit mësimor nga Ndihma e parë, në modernizimin e kabineteve dhe pajisjeve për zhvillimin e mësimit, në përmirësimin e metodologjisë në edukimin dhe hasjen e aftësive praktike nga kjo lëmi. Trajnimi është proces mësimor dhe paraqet pjesë të Strategjisë evropiane për përforcimin e kujdesit paraspitalor të personave të lënduar në fatkeqësi trafiku. Kjo nënkupton veprim urgjent me ndihmën e teknikave dhe aftësive të cilat mbrojnë dhe shpëtojnë jetë, deri sa personi nuk stabilizohet apo mer ndihmë profesionale mjekësore. Me trajnimin adekuat dhe trajnime efikase, vullnetarët e Kryqit të kuq kontribuojnë në përforcimin e rezistencës së individëve dhe bashkësive, në përgatitshmërinë dhe veprimin në jetën e përditshme edhe në rast të katastrofave.
rëndësishme e promocionit të aktiviteteve shëndetësore – preventive, preventivë gjatë fatkeqësive të trafikut, ndihma e parë për kandidatë për vozitës dhe për organizata pune, si dhe ndihma e parë për popullatën e përgjithshme. Në vitin 2012 Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë e mori Qertifikatën evropiane nga ndihma e parë, botoi Doracak të ri nga ndihma e parënë gjuhën maqedonishte dhe shqipe në pajtueshmëri me normat dhe rregullativat e Qendrës Evropiane Referente për Ndihmë të Parë (EFAC), solli risi në fushën e edukimit në ndihmën e parë dhe ndryshim të akteve interne dhe rregulloreve në pajtueshmëri me rekomandimet e EFAC. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 1991 deri më 2014 organizoi 23 Gara shtetërore me ekipet e ndihmës së parë. Garat shtetërore nga ndihma e parë përfshijnë fushë të caktuar tematike me qëllim që të kontrollohet shkalla e përgatitjes së ekipeve për dhënien e ndihmës së parë në situata të ndryshme të paraqitura në mënyrë reale sipas skenarit të vërtetuar simulativ. Ekipi i parë merr pjesë në Garën evropiane nga ndihma e parë.
Edukimi nga fusha e ndihmës së parë është pjesë e
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
33
PËRMIRËSIMI I KUALITETIT TË JETËS
Shoqërimi i të rinjve me të moshuarit është kull! Lupka Petkovska Kujdesi për më shumë se 4000 persona të moshuar gjatë vitit është traditë shumëvjeçare në implementimin e aktiviteteve për përkrahjen e personave të cilët përkujdesen dhe zhvillohen në vazhdimësi. Janë arritur efekte pozitive aktivitetet në mjediset lokale, për çka flasin edhe rezultatet e arritura. Kyçja aktive e vullnetarëve të Kryqit të kuq është me rëndësi të posaçme në zbatimin e këtyre aktiviteteve, të cilat përskaj kujdesit për personat e moshuar kanë për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes personale por edhe të asaj publike për të drejtat e kategorisë më të moshuar të qytetarëve. Aktivitetet në nivel lokal implementohen në bashkëpunim me shoqatat komunale të pensionistëve, me qendrat për punë sociale dhe shoqatat qytetare me të cilat OKKK realizojnë bashkëpunim partneror. Numri i rritur i personave të moshuar, faktikisht paraqet edhe rritje të kërkesave në sistemin publik shëndetësor, si në mjekësi ashtu edhe në shërbimet sociale. Përskaj aktiviteteve tradicionale, KKRM-së zhvillon jashtë formave institucionale për përkrahjen e personave të moshuar, që është një ndër qëllimet e Projektit “Kujdesi për personat e moshuar në kushte shtëpiake” që filloi të implementohet në vitin 2011 me përkrahjen e KK të Austrisë dhe Agjencisë austriake për zhvillim nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe më shumë organizata komunale.
34
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
Qëllimi i aktiviteteve është të kontribuohet në përmirësimin e kushteve për jetesë të kësaj kategorie të mjeruar dhe përforcimi i sistemit shëndetësor dhe social të personave të moshuar. Nëpërmjet shtatë OKKK dhe KK të qytetit të Shkupit janë përfshirë gjithsej 480 persona të moshuar të cilëve iu janë ofruar shërbime sociale dhe mjekësore në kushte shtëpiake, me ndihmën e 140 vullnetarëve dhe 16 motrave medicinale, të cilat realizojnë aktivitete për dhënien e këshillave shëndetësore dhe sigurimin e socializimit të vazhdueshëm. Në qershor të vitit 2012 me përkahjen e Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe Qytetit të Shkupit është hapur Qendra ditore për persona të moshuar dhe Qendra për dhënien e ndihmës së parë në kushte shtëpiake që funksionon nëpërmjet KK të qytetit të Shkupit. Kryqi i kuq i RM-së edhe në periudhën që vijon vazhdimisht do të angazhohet për zgjerimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të deritanishme, si dhe sjellje të formave dhe aktiviteteve të reja për përkrahjen e personave të moshuar në bashkësi.
TREGIM NGA QENDRA DITORE PËR PERSONA TË MOSHUAR
ATËHERË KUR JETA ËSHTË SFIDË Katerina Jankovska Të keshë mbi 64 vjet dhe jetën ta ndash me pafuqinë tënde, të jeshë përgjegjës për veten, nostalgjia për të kaluarën dhe kujtimet e jetës, atëherë përditshmëria është sfidë me të cilën ballafaqohen gjithsej 15% e popullatës së përgjithshme në shtetin tonë. Numri ku tanimë katër vite thirren 20 vullnetarë të KK dhe në mënyrë të palodhshme kujdesen për 120 persona të moshuar duke i vizituar në shtëpitë e tyre. Edhe atëherë kur nëpër rrugë do të takohen katër motra medicinale të cilat patrullojnë nën ëmblemën e ngjyrës së bardhë dhe të kuqe, nën ëmblemën e Kryqit të kuq, të dini se ka kush të kujdeset që sfida të jetë më e thjeshtë. Ekipet e përbëra nga vullnetarë dhe motra medicinale kujdesen për atë që njeriu vital do ta quajë e drejtë themelore njerëzore dhe pleqëri dinjitoze. Vullnetarët e rinj në KK nëpërmjet projektit “Qendra ditore për persona të moshuar dhe qendra për dhënien e ndihmës së parë në kushte shtëpiake” vendosën që një pjesë të kohës së tyre t’ia dhurojnë personave të moshuar në qytetin e tyre, familjeve të tyre, përvojës së tyre prej të cilës këta vullnetarë e blenë mësimin jetësor, thjeshtë shoqërisë e cila është e jona, e përbashkët. Duke i lënë paragjykimet dhe duke pasur për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet përkrahjes nga ana e bashkëpunëtorëve profesional të organizatës, në bazë ditore vullnetarët me sukses mundësojnë qasje në të drejtat dhe shërbimet të cilat i ofrojnë sistemet e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale në RM-së. Më shumë se 80 persona në vit ka kush t’i përkrahl nëpër procedurat dhe rregullat administrative.
Nuk është lehtë të jeshë i vetmuar në jetë dhe në përgjithësi i varur nga protezat e të dy këmbëve, nuk është lehtë të jetosh në katin e pestë të ndërtesës mes katër mureve, nuk është lehtë të jesh e ve në 85 vjet e të kujdesesh për vajzën e vetme me sindrom të daunit... por, nën moton “TË GJITHË JEMI FËMIJËT E TYRE” nëpër vite Kryqi i kuq nuk i harron personat dhe me të vërtetë ua lehtëson jetën. Kur këto tregime do të plotësohen me këshilla të përditshme shëndetësore – preventive, matje të rregullta të sheqerit në gjak dhe shtypjen e gjakut, atëherë të dini se ju jeni në duar të sigurta. Me sfidën e jetës ballafaqohen edhe ata persona vital dhe ambicioz të cilët kanë dëshirë të flaktë që vitet e pleqërisë së tyre të jenë shkaku i tyre për dituri të re dhe kohë të kaluar mirë. Për kënaqjen e kësaj nevoje nëpërmjet praktikimit të pleqërisë aktive, të futur në funksion të zhvillimit të vullnetarizimit në periudhën e pleqërisë, funksionojnë edhe katër qendra për persona të moshuar. Këtu më shumë se 600 persona në muaj kanë katin e tyre ku kujdesen për shëndetin e tyre nëpërmjet kontrollimeve të rregullta shëndetësore, por para se gjithash, kyçen në ndonjë aktivitet të cilat i bëjnë të kyçur social në jetën shoqërore. Pa dallim se a bëhet fjalë për shëtitje të përbashkët, punëtori për pikturim apo takim i ri për ushtrime Çi Kong ndjenja e përkatësisë është e shkëlqyeshme kur ajo është e përshtatur. Çdo vit të ardhshëm, tregim i ri fëmijëror do të tregohet nga gjyshja apo gjyshi, dhe për çdo vit të ri Kryqi i kuq do të kujdeset për këto gjyshe dhe gjyshë ta fitojnë kujdesin e duhur. Për shkak se të gjithë ne jemi fëmijët e tyre.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
35
PIKA PËR TË PASTREHURIT NË MOMIN POTOK – SHTATË VITE NGA EKZISTIMI
KUR RRUGA ËSHTË SHTËPIA JUAJ Marina Mateska Kur jeni vetëm me disa rroba në trupin tuaj, pa dokumente, të sëmurë, të ngrirë, e rruga është shtëpia e juaj e vetme dhe kërkoni ndihmë, atëherë vendi i vetëm ku do të fitoni të njëjtën është Pika për të pastrehurit në Momin Potok. Aty për çdo të premte ekipi i Kryqit të kuq i qytetit të Shkupit e jep përkrahjen adekuate për më shumë se 120 persona të cilët kanë tregimet e veta prej të cilave njeriu nuk mund të përballojë dhe fiton dëshirë që të ndihmojë. Në këtë vend shthurren gërshetat e ekzistimit të këtyre personave kur nëpunësi social i fillon procedurat për sigurimin e dokumenteve: qertifikatë, letër njëftim, legjitimacion shëndetësor, kur ata me barkun plot, të larë i veshin rrobat e pastërta dhe me aromë, kur mjeku i kontrollon dhe iu jep medikamente për të cilat nuk ka nevojë të paguajnë, kur psikologu iu tregon se mundet më ndryshe. Atëherë këta njerëz kujtohen se pa dallim të asaj se si jetojnë, çfarë fati dhe të kaluare kanë pasur edhe ata kanë të drejtë t’i kënaqin të drejtat themelore të njeriut dhe të luftojnë për ato. Rruga për riintegrim, për kthim mbarapa në sistem shpesh është e komplikuar dhe ndoshta edhe i pamundshëm dhe se nevojitet shumë kohë, durim, tolerancë, nga personat të cilët i përkrahin në të njëjtën gjë – njerëzit e Kryqit të kuq. Por, prapë në shtatë vitet e kaluara, prej kur ekziston Pika për të pastrehurit, gjashtë persona patën sukses të sigurojnë për vete të ardhura dinjitoze dhe kulm mbi kokë.
36
| 2015 | MERIDIANE ХУМАНИ МЕРИДИЈАНИ HUMANE
Këta tregojnë për jetën në rrugë si një pjesë e të kaluarës duke u munduar t’iu ndihmojnë atyre të cilët për momentin kanë nevojë për ndihmë. Në riintegrimin rol të vet ka edhe programi i Asociacionit për vëzhgime, komunikime dhe zhvillime “Pablik” në kuadër të së cilës një pjesë e shfrytëzuesve të Pikës e shesin revistën Sy më sy dhe në këtë mënyrë përfitojnë. Njerëzit e Kryqit të kuq janë dëshmitarë edhe për shumë tregime prekëse të cilët kanë mbaruar në këtë Pikë e cila përkohësisht strehon persona pa strehë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për një pjesë të tyre në bashkëpunim me institucionet shtetërore gjenden zgjdhje afatgjate për strehim në institucione adekuate, ndërsa ata të cilët do të shërohen kthehen mbrapa në mënyrën e tyre paraprake të jetës. Pika për strehim hapet edhe kur temperaturat janë shumë të ulta. Atëherë aty njëkohësisht mund të kalojnë natën 20 persona dhe kanë mundësi të marin shtrat të ngrohtë dhe ushqim të ngrohtë. Në kushte të tilla për ata persona të cilët do të gjenden të ngrirë dhe të humbur nëpër rrugët e kryeqytetit, ekipi i trajnuar i Kryqit të kuq 24 orë është i gatshëm ta merr personin dhe t’ia jep ndihmën e duhur. Pika për të pastrehurit është vend ku Qyteti i Shkupit, së bashku me shumë kompani: Alkaloid, Sigurimi SAVA, Promes, Vezë Sharri etj, me nxënësit e shkollave ndërkombëtare NOVA dhe shumë qytetarë e ndjejnë si të vetin. Ata vazhdimisht kujdesen për funksionimin e tij me sukses nëpër gjithë vitin duke dhuruar mjete financiare, të mira materiale dhe shërbime si dhe orë vullnetare.
ROLI I KRYQIT TË KUQ NË PËRDITSHMËRINË E TË IKURVE DHE KËRKUESVE TË AZILIT
Për ata të cilët në Kryqin e kuq shohin shpëtim të vetëm Aneta Zafirovska
Konfliktet e armatosura, situatat e pakënaqshme ekonomike, pasiguria personale dhe lufta për të ardhme më të mirë janë arsyet kryesore të cilat i theksojnë njerëzit të cilët e braktisin vendlindjen e tyre dhe të ardhmen e tyre e kërkojnë larg vendlindjes. Kjo, len pasoja për gjithmonë tek personat pa dallim të moshës së tyre, gjinisë, përkatësisë fetare apo nacionale. Shumica prej tyre shpresën e vet e shohin në Kryqin e kuq, si organizatë e vetme të cilës i besojnë se mund t’iu ndihmojë në lehtësimin e pasojave negative, nga braktisja e vendlindjes së tyre deri në fillimin e një jete të re në vend tjetër. Besimin të cilin personat e krijojnë për Kryqin e kuq bazohet fillimisht në empatinë të cilën organizata e jep, në raportet shoqërore, përkrahja e dhënë çdoherë në kohë, transparenca në komunikim, qasja dhe e vërteta në raportet reciproke. Zbatimi i riteve të përditshme shoqërore tek të ikurit kërkon vëmenjde të posaçme nga ana e shërbimeve profesionale të Kryqit të kuq, të cilët kanë për detyrë ta lehtësojnë mjerueshmërinë e personave me interes dhe të sigurojnë resurse materiale dhe jomateriale për një jetë dinjitoze, të bëhet balans psikologjik që do të mundësonte përsëri funksionim efikas dhe efektiv. Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit tanimë 10 vjet është partner implementues i UNHCR dhe vepron në fushën e uljes së mjerueshmërisë së personave të ikur nga Kosova, nëpërmjet programeve të krijuara qëllimore, duke mundësuar përditshmëri dinjitoze për çdo individ.
qasje pa pengesë në shërbimet shëndetësore, si dhe integrim të lehtësuar në shoqërinë maqedone, e që realizohen nëpërmjet Qendrës për përkrahjen e bashkësisë së të ikurve, që ofron përkrahje multidiciplinuese për të njëjtit. Aktivitetet arsimore janë të lidhura me funksionimin e qendrës edukative që ka për qëllim ta përcjellë arsimin e të gjithë fëmijëve nga bashkësia e të ikurve, duke përkrahur me stipendi dhe asistim të rregullt gjatë gjithë detyrave shkollore, që në fund të arrijmë 86% të popullatës të moshës shkollore të janë të kyçur në procesin e rregullt arsimor. Sektori shëndetësor ka për detyrë të mundësojë sistem të pandërprerë për të gjitha institucionet shëndetësore, posaçërisht në nivel sekondar dhe terciar, duke filluar nga ambulanca e Kryqit të kuq ku të gjithë personat të cilët nuk janë të kyçur në sistemin shëndetësor, marin mbrojtje dhe medikamente primare shëndetësore. Integrimi i plotë dhe pa pengesë i të ikurve dhe kërkuesve të azilit, si dhe hasja e ndjenjës së sigurisë për personat me interes në institucionet shtetërore, nxitja e proaktivitetit të tyre dhe dëshira për veprim me qëllim realizimin e të drejtave të tyre njerëzore, dhe në përgjithësi duke krijuar rrugën e qasjes pa pengesa për personat deri në marrjen e të gjitha shërbimeve shoqërore, janë fusha me të cilat Kryqi i kuq menaxhon, nëpërmjet implementimit të aktiviteteve të llojllojshme nga fusha e shëndetësisë, arsimi dhe përkrahja sociale në drejtim të zhvillimit të mekanizmave për vetëndihmë dhe vetmbajtje.
Për momentin Kryqi i kuq nëpërmjet këtyre programeve punon me rreth 1200 persona të cilët pas krizës së Kosovës dhe disa proceseve të ripatriacionit kanë mbetur në vendin tonë. Aktivitetet në të cilat punon organizata janë të lidhura me rritjen e kualitetit të arsimimit,
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
37
KRYQI I KUQ I RM-së – SELIA E KOMITETIT NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE HUMANITARE
Përparimi plotësues i implementimit të të Drejtës Ndërkombëtare humanitare Violeta Kuzmanoska
Kryqi i kuq i RM-së zhvillon program për diseminimin e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, DNH dhe vlerave humane. Një prej detyrave të Organizatës është njoftimi i popullatës me dispozitat e Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokolet plotësuese të vitit 1977, të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i nënshkroi në vitin 1993. Për përparimin e implementimit të DNH, e duke e përcjellur praktikën e shteteve tjera, anëtare të BE dhe shtetet e rajonit, Kryqi i kuq në vitin 2004 inicoi propozim për formimin e trupit ndërrsor me përkrahje të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq. Në vitin 2006 në bashkëpunim me Kryqin e kuq, Qeveria e RM-së solli konkluzë për formimin e Komitetit nacional për DNH me seli në KKRM-së. Komitetin nacional për DNH e përbëjnë përfaqësues të Ministrive për punë të jashtme, Mbrojtjes, Drejtësisë, Arsimit dhe Shkencës, Kulturës, Shëndetësisë, Sekretariatit gjeneral të Qeverisë dhe KKRM-së, ndërsa në vitin 2008 e përhapi përbërjen e këtij trupi me përfaqësues të ministrive për financa, punës dhe politikës sociale dhe punëve të brendshme. Komiteti nacional shqyrton çështje të rrethit të tij, e që kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislativës nacionale me DNH; implementim efektiv të DNH nëpërmjet vëzhgimit të masave praktike dhe aktiviteteve, përcjellje të zhvillimit të DNH dhe diseminimit të tij në segmente të ndryshme të jetës shoqërore, përparim të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve kompetente kyçur edhe bashkëpunimin me KKRM-së, në drejtim të identifikimit të aktiviteteve të cilat dalin nga fusha e DNH dhe obligimeve ligjore. Republika e Maqedonisë si shtet palë kontratuese në pothuajse në të gjitha marrëveshjet multilaterale ndërkombëtare nga fusha e DNH, nëpërmjet Komitetit nacional për DNH në mënyrë plotësuese do ta përparojë implementimin e DNH.
38
| 2015 | MERIDIANE HUMANE
FONDI GLOBAL PËR LUFTË KUNDËR SIDA, TUBERKULOZI DHE MALARIA
Iu ndihmojmë të margjinalizuarve! Aneta Trgaçevska
Republika e Maqedonisë është vend me nivel të ulët të rasteve me HIV, e njëkohësisht është vend ku për çdo vit ulet edhe numri i të sëmurëve nga tuberkulozi. Trendi pozitiv shëndetësor është rezultat i aktiviteteve preventive që 11 viteve të kaluara realizohen nëpërmjet Fondit global për luftë kundër SIDA, tuberkulozit dhe malaries – GFATM, fond i cili i përkrah orvatjet e drejtuara kah ulja e infeksioneve, sëmundjeve dhe vdekja nga HIV/SIDA, tuberkulozi dhe malaria. Republika e Maqedonisë nëpërmjet KK ka realizuar partneritet me Fondin nga viti 2004. Aktivitetet e Fondit dhe Shoqatës nacionale, posaçërisht janë të rëndësishme për shkak se janë ofrim të shërbimeve pa pagesë për bashkësitë të cilat janë në rrezik më të madh apo janë të margjinalizuar, e të tillë janë përdoruesit e drogave, punëtorët seksual, personat e varfër, meshkuj të cilët kanë marrëdhënie me meshkuj, të burgosur. Projekti për uljen e dëmeve nga përdorimi i drogave është program i drejtuar kah ulja e rrezikut nga HIV/ SIDA, hepatitis B dhe C dhe infeksioneve tjera bartëse nëpërmjet gjakut apo marrëdhënieve seksuale, mbidozimi apo dëme tjera sociale. Përveç këtyre shërbimeve, në qendrat realizohen punëtori edukative për përfaqësuesit e qendrave shëndetësore dhe sociale, policia dhe vetqeverisja lokale dhe institucione tjera, si dhe risocializimi i përdoruesve të stabilizuar të drogave nëpërmjet implementimit të punëtorive të llojllojshme kreative. Kryqi i kuq i RM-së është fascilitator në procesin e sjelljes së planeve të qëndrueshme dhe efikase lokale oprative për preventivë nga tuberkulozi në nivel lokal, prandaj së bashku me Institutin për tuberkulozë dhe sëmundje të mushkërive të bardha organizon inçizime fluorografike për popullatën rome.
MERIDIANE HUMANE | 2015 |
39