Përtej Fjalës
Revistë Social-Edukative
Mujore nr. 47
Maj 2018
Fillimi i Ramazanit Aroma e këndshme e Ramazanit”
Kur agjëruesit e vjetshëm mungojnë ...
PËRTEJ FJALËS NR 47
PËRMBAJTJA 04
KUR AGJËRUESIT E VJETSHËM MUNGOJNË ...
06
AROMA E KËNDSHME E RAMAZANIT”
09
FILLIMI I RAMAZANIT
12
ÇFARË THOTË FEJA PËR RAMAZANIN
18
SKLLAVËRIA E SHPIRTIT
42
LARG VETVETES
43 RAMAZANI MË SHUMË SE NJË
FJALË E BUKUR DHE MË SHUMË SE NJË DETYRË PËR TU KRYER.
PROFETI MUHAMED (A.S) DHE AMBICIA
21
44
26
46 SFIDA PËR NDRYSHIM NË ARSIMIN
FEMRAT E NDALUARA PËR MARTESË NË TEURAT DHE NË KURAN.
2
38
LIRIA E BESIMIT, SHEKULLARIZMI, KOMUNIKIMI DHE KUFIZIMET E LIRIVE NJERËZORE
Përtej Fjalës
PSE NUK NA BINDEN FËMIJËT TANË?
E SOTËM SHQIPTAR
STAFI Kryeredaktore A. Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr
Redaktore letrare A. Muja
Këshilli i redaksisë Sh. Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota A. Baholli T. Xeka A. Basha K. Ndreu E. Kodra Sh. Koçi M. Qoshja
Art Grafika E. Laci
ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2018
Përtej Fjalës
3
EDITORIAL
Kur agjëruesit e vjetshëm mungojnë ...... Ramazan 2018, 16 maj, ditë e shënuar për të gjithë muslimanët, në atë kalendarin tonë që shënon rrugëtime të gjata besimtarësh ndër shekuj, përpjekje e përparime pa u ndalur në rrugën deri kur të mos jemi.
Sot ndjehemi mirë, falenderimi i takon Zotit, na bëri të jemi agjërueshëm, të falemi e të pastrohemi nga gjithë ato muaj lodhjesh e trazirash, është shpëtim, e liri për të gjithë. Por mes gjithë këtyre mirësive që sjell ramazani, mendja duhet të na shkojë edhe tek ata që nuk janë më sivjet. Ne sikur ndjehemi më të privilegjuar, por ata janë tek Zoti i tyre, më i miri Përkujdesës, por mëndja rri aty ku dhëmb shpirti, mos vallë edhe ne një ditë shpejt do ikim e nuk do të jemi një pjesë prej besimtarëve që e presin këtë muaj plot kënaqësi. Nuk ndajnë si ne ndoshta gëzimet e syfyrevve dhe iftareve, emrat e tyre nuk janë në lista shokësh, kolegësh, punëdhënësish, përveçse tek Zoti i tyre në një botë tjetër.
Urimet janë të shumta, kartolinat nga më të bukurat, të veçantat, ku sigurisht dominojnë fanaret ndriçues tipike të botës lindore e indetifikuese të linjës dekorative islame thuajse kudo. Të gjithë jemi të mahnitur nga mirësia e Zotit që edhe sivjet jemi gjallë, shëndoshë e mirë për të filluar këtë rugëtim i cili zgjat një muaj por mirësia e tij na shoqëron pergjatë vitit. Në çdo hap që hedh, në faqet që shfletoj, në takimet me të mëdhenj e të vegjël, sikurse njihet prej të gjithëve thuajse kur gjërat ikin njerëzit bëhen më të kujdeshshëm ndaj tyre. Ata që ikën, nuk e patën këtë vit, këtë ramazan. Ata duhet të kenë marrë me vete, lusim Zotin gjithë Ashtu ndodh edhe me jetët tona, por duke qenë se mirësitë e botës, begatitë e shpirtit të dlirë e të falur, ajo na jepet vetëm një herë bartësi i saj nuk i kthehet por ne mbetemi me mendje, po sikur..... vit pas më për të patur mundësinë e rimarrjes së gjërave viti, ndjehemi me mungesa shokësh e miqsh, të më mirë, por të tjerët që lë pas dhe ende gjallë, afërmish e të njohurish. Sot jemi agjërueshëm. duhet të marrin mësim që të nxisin veten për vepra të mira, të gjalla te Zoti, të sinqerta deri në dlirësinë E arritëm me ndihmen e mirësinë e Zoti edhe e ujit që rrjedh e të mos reshtë së falendëruari për këtë Ramazan. A nuk është kjo për tu falëndëruar. jetën që iu zgjat e për ditet që iu dhanë pa kursim. Zoti na ka mësuar të rritemi në bazë stadesh të
4
Përtej Fjalës
caktuara. Sa jemi rritur nga Ramazani i vjetshëm, jemi lodhur, dremitur, por e jashtëzakonshmja prej Zoti është se çdo vit Ramazanin e sjell në kohën, orën, mirësinë që di vetëm Ai. Ai na e sjell ndryshe, të freskët, të këndshëm, e mbresëlënës. Jo vetëm të rriturit që ia dinë mirësinë agjërimit të këtij muaji, por edhe fëmijët tanë, i sheh se janë nxitësit e parë tek të shtyjnë të jesh e vëmendshme në çdo çast ndaj agjërimit, falenderimit, lutjes, pendimit, pa harruar më pas, iftarin e hapur mes miqsh. Pa mbaruar ende ata sikur të tërheqin me vrap për të rendur pas Namazit të teravive. Vijmë dhe bashkohemi të gjithë bashkë.
Mos kujtoni.... nuk janë vetëm kafenetë që tregojnë trendin e fundit të bashkimit mes njerëzish. Nuk ka vend për tu betuar, pasi të gjithë e dinë jo vetëm besimtarët, por mbarë bota se bashkimi i namazfalësve nuk i ngjan bashkimeve të tjera. Është bashkim në mirësi, mëshirë e qetësi. Më pas vjen pushimi pas teravive, kafeja çlodhëse, bisedat në dyert e xhamive, përshëndetjet që mbijnë prej zemre për tu ujitur gjatë gjithë kohës me reshje mirësie gjatë gjithë këtij muaji.
ALBANA MUJA
Përtej Fjalës
5
AKTUALITET
Aroma e këndshme e Ramazanit”
6
Përtej Fjalës
Aroma e Ramazanit përkthehet në përjetime të ndryshme në kohë dhe në vende të ndryshme “me disa elementë dhe praktika që dallojnë nga njëri vend në tjetrin”. Në kohën e Profetit a.s, nga çfarë na është trasmetuar deri ditët e sotme, kuptohet se Ramazani përfaqësonte një atmosferë garuese në një përpëlitje të vazhdueshme për vepra të mira, drejt kënaqësisë hyjnore. Në kohën e Perandorisë Osmane, zakonisht gjatë Ramazanit sulltanët dhe zyrtrarë të tjerë bënin kurbane shesheve dhe më pas mishin ua dhuronin kalimtarëve. Disa të tjerë hapnin dyert e tyre për të mirëpritur këdo që kishte dëshirë dhe nevojë të hante iftar në pritjet e pallateve elitare. Shembull i kësaj zemërgjerësie ka qenë edhe Melek Ahmed Pasha (Vezir i Madh 1650-51), i cili hapte dyert e tij ditën e hënë dhe të premte dhe çdo kush mund të shijonte gostitë dhe të dëgjonte këndim Kurani nga recituesit më të mirë të kohës, të cilët i ftonte në pallatin e tij për të bërë hatmen gjatë gjithë muajit. Gjithashtu, ai dhuronte rroba, armë, xhevahirë, ose sende të tjera me vlerë teksa përcillte mysafirët nga pallati i tij.
Përjetim personal në vende të ndryshme Në ditët e sotme, aroma e Ramazanit ndryshon në varësi të vendit paçka se përjetimi mbetet i njëjtë në zemrat e muslimanëve. Në epokën e globalizmit dhe përparimit të mjeteve të komunikimit, në shumë raste njerëzit zgjedhin vetë se ku ta ndiejnë aromën dhe shijen që e karakterizon Ramazanin në vende të caktuar. Islami është universal, dhe kjo dihet, mirëpo e bukura e tejçimit të vlerave islame në një rang global ndërthurur me ngjyra globalizmi mundëson shpalosjen e këtyre vlerave edhe tek komunitet e tjera: “Edhe nëse një person është jomusliman, ai ulet bashkë me muslimanët në sofrën e iftarit, si dhe iftare përgatiten për muslimanët, sidomos në shoqëri ku ata janë në minoritet. Të tjerë agjërojnë si muslimanët. Empatia ndaj muslimanëve bie në sy gjatë këtij muaji, më shumë se kurrë.” Dhe kjo empati është e dukshme sidomos në vende me
multikulturalizëm të theksuar si përshembull në kryeqytete apo kryeqendra turistike si “tre S-të e mia të preferuara:”Shkupi, Sarajeva dhe Stambolli.
Në mëmëdhe Një herë më ftuan tek Radio Televizioni Kombëtar Turk për një intervistë-bashkëbisedim në lidhje me përjetimin e Ramazanit në vendin tim dhe kur po mendoja për çfarë mund të flisja, vetëm kujtime të trishta më vinin ndërmend. Në Shqipëri pavarësisht se është vend me shumicë muslimane, përqindja e atyre që agjërojnë nuk është dhe aq e lartë, ose të paktën nuk ka qenë që prej sa unë kam nisur të agjëroj. Të zgjohesh vetëm për syfyr, të gatuash vetëm dhe të hash vetëm, të çelësh iftarin vetëm, të shkosh vetëm për namaz të teravive nuk është ndonjë ekperiencë emocionuese. E në disa raste nëse nuk je në marrëdhënie pune, nëse nuk je aktiv në ndonjë shoqatë dhe nuk ke shumë miq muslimanë vështirë të jesh pjesë e ndonjë iftari të përbashkët dhe këtë e vëreja më së shumti tek të sapo konvertuarat apo të rejat në fe, të cilat privoheshin nga kjo kënaqësi e të çelurit të iftarit në grup. Megjthatë, netët e teravive dhe të 10-ditëshit të fundit janë një nga përjetimet më emocionuese dhe të paharrueshme, gjë që nuk ndodh në vende të tjera ku gratë nuk para frekuentojnë xhamitë, si për shembull në Maqedoni apo Turqi.
Shije orientale Për të parën herë Ramazanin në një vend europian e kam përjetuar në Barcelonë, Spanjë. Ashtu si në çdo vend turistik tjetër, edhe rrugët e Barcelonës janë të mbipopulluara nga njërëz që shëtisin. Kujtohesh se është ende Ramazan vetëm kur perëndon dielli dhe tek pazari me emigrantë – kryesisht muslimanë – që shesin. Shikon pranë tezgave të tyre një shishe ujë dhe një pako me hurma. Ndërsa nëpër restorante nuk sheh ndonjë “menu iftari”dhe as që shihje muslimanë teksa nxitojnë për teravi. Më kujtonte pak a shumë atmosferën në Shqipëri, përjashtuar këtu atë të kryeqytetit.
Përtej Fjalës
7
Padyshim që në Ballkan, të paktën në ato qytete “ku vetëdija kolektive dhe identiteti fetar janë shumë të fuqishëm”, si dhe në Turqi Ramazani karakterizohet nga shije vëllazërie, bashkimi, diversiteti, solidariteti dhe mbi të gjitha bamirësie. Tradita e zemërgjerësisë gjatë Perandorisë Osmane duket se është trashëguar edhe në ditët e sotme. Për herë të parë kam përjetuar ndjenjën e të ulurit në një tryezë më qindra muslimanë të tjerë. Aty ku i varfëri, udhëtari, muhaxhiri, studenti, profesori, punonjësi i administratës, kryetari i bashkisë, deputeti, madje ne raste të veçanta edhe vetë kryeministri apo presidenti ndajnë të njëjtën atmosferë dhe të njëjtin ushqim. Të ecësh rrugëve të Stambolli do të thotë të dehesh nga aromat e ushqimeve orientale. Në Taksim apo në lagje të tjera me shumicë arabe, aroma e shafranit, kuminit dhe mikse erëzash të tjera të ftojnë për të shijuar falafelsat palestineze, pilafin uzbek, mantian ujgure dhe ëmbëlsirat siriane apo libaneze. Në këtë zonë të qytetit aroma e kafesë jemenase është aq provokuese dhe e pa rezistueshme saqë nuk mund të rrish pa të, pavarësisht se rrezi-
8
Përtej Fjalës
on të mbetesh pa gjumë deri në syfyr. Përndryshe aromës së hidhur të çajit të zi të nxehtë shoqëruar më atë kërcitjen e gotave karakteristike, tingullin e përzierjes së sheqerit dhe rrënqethjen që të shoqëron pamja e asaj copëze limoni buzë gotës, rituale këto të pranishme netëve të ramazanit në çdo lagjie tjetër të qytetit. Begatinë e madhe e të përjetuarit të Ramazanit në një vend musliman e kupton atëherë kur të trokasin në derë komshijtë për të ofruar piten e Ramazanit apo ndonjë gjellë tradicionale për iftar, kur shoqata të ndryshme organizojnë iftare vetëm për studentët e huaj dhe kur dëgjon lajmërimin që të rrënqeth mishin nga piloti linjës ajrore se në vendin mbi të cilin po udhëtojmë është koha e çeljes. Dhe me të sosur në aeroport dëgjon urimin: “Ekipi ynë ju uron Gëzuar Bajramin të gjithë pasagjerëve tanë”, që të lë një shije të këndshme atmosfere festive. *Ky shkrim është vlerësuar me çmimin e dytë në konkursin e esesë me titullin “Aroma e këndshme e Ramazanit” realizuar nga Shoqata “Gruaja”18.07.2017
Nga: Nada Dosti
Fillimi i Ramazanit
PĂŤrtej FjalĂŤs
9
Të gjitha falenderimet adhurimet, e lavdërimet i takojnë Allahut tonë të madhëruar. Paqja dhe bekimet e tij qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij, shokët, dhe të gjithë ata që e ndjekin këtë rrugë deri në ditën e fundit të kësaj bote. Dua t’ju përkujtoj, se prej momentit kur ka perënduar dielli sot e përgjatë gjithë muajit Ramazan, derisa të perëndojë dielli i këtij muaji sikurse sot, jemi në një muaj me të cilin Zoti xhelexhelalu na ka nderuar. Jemi në një garë për të fituar shumë, jemi përballë begative e mirësive të shumta. Prandaj të mundohemi të japim mundin tonë, të mos jemi nga ata që privohen nga mësimet e këtij muaji. Lus
10
Përtej Fjalës
Allahun e Madhëruar të na japë shëndet mirëqënie, siguri, të na japë Allahu sukses dhe vullnet që ti kalojmë ditët dhe netët e këtij muaji duke qënë vazhdimisht në kënaqësinë e Allahut xheleuala, në përfitime të shumta e të vazhdueshme. Uroj të jemi prej atyre që kanë fituar, prej atyre që janë pajtuar me Zotin e gjithësisë. Uroj të jemi nga ata që në këtë muaj kanë filluar një faqe të re, kanë filluar një mënyrë tjetër jetese në koncepte të reja, duke krahasur me ato çfarë kishte më parë, fjala është për përmirësimin e koncepteve që nuk kanë qënë në rregull e na kanë penguar reugëtimin tonë më tej. Lusim Zotin e madhëruar që të mbizotërojë në familjet tonë rehatia, dashuria, mëshira, mirëkuptimi. E të mbizotërojë në mesin tonë, solidariteti, përkrahja, vëllazëria. Të jemi të bashkuar, sikurse e kërkon feja. Dua të ndaj me ju një çështje të veçantë që ka të bëjë me taravitë. Ju kërkoj të gjithëve ju që do të faleni për taravi të jeni të disiplinuar. Pasi në muajin e Ramazanit vijnë e falen në xhamivajza djem, por edhe fëmijë apo të moshuar që nuk kanë qënë më parë në xhami. Duhet të dimë se xhamia është vend i shenjtë. Dhe se në të adhurohet Allahu xheleuala. Allahu thotë se xhamitë janë të Zotit e nuk lejohet të adhurohet në të askush tjetër përveç tij, prandaj xhamia nuk është pronë private e askujt, por është e Zotit. Prandaj duhet ta ruajmë shenjtërinë e xhamisë, duke shkuar me dinjitet e me kujdes duke u mos e shqetësuar askënd, duke u ruajtur nga zhurmat. Të mos shqetësojmë askënd brënda dhe jashtë xhamisë. Të respektojmë rradhën e hyrjes dhe të daljes nga xhamia. Dihet që taravitë nuk janë obligative, mund të largoheni kur të dëshironi, por është e preferuar dhe e kërkuar që të qëndrohet deri në fund. Derisa të largohet imami. Kjo është më e preferuara dhe më e shpërblyera. Muhamedi salallahu alejhi ue selam ka thënë: “ Kush falet në xhami me imamin, derisa të përfundojë ai, i shkruhet sikur është falur gjithë natën. Prandaj e ka kushtëzuar Muhamedi salallahu alejhi e selam arritjen e këtij shpërblimi, me qëndrimin në namaz dhe derisa të përfundojë imami. E kush nuk dëshiron të qëndrojë deri në fund, të ketë
mirësin që të rqëndrojë në safat e fundit, që hyrja e aq më tepër largimi i tij të mos vihet re. Të jemi korrektë, të mirëkuptueshëm e solidarë. Të mos bëzdisim askënd, të mos shqetësojmë askënd, apo Zoti na ruajtq të zihemi apo mërzitemi me dikënd. Ta ruajmë shenjtërinë e xhamisë, ta ruajmë vlerën e Ramazanit. E ata që vijnë në xhami me fëmijët, apo që i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë, le ti edukojnë se në xhami duhet ndenjur qetë dhe pa zhurmë. Përndryshe nëse bëjnë zhurmë, e shqetësojnë njerëz, atëherë nuk duhet të hyjnë në xhami derisa, të mësojnë sesi duhet të sillet në xhami. Të jemi të qetë derisa të tjerët falen. Lus Allahun e madhëruar që të jemi në nivelin e edukatës e përgjegjsisë, që ka kërkuar nga ne Muhamedi salallahu alejhi ue selam. Të ndihmojmë njëri -tjetrin në adhurime, në agjërim, në namazin e teravive, në namaz nate e në të gjitha punët e mira. Të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin, t’ja japim dorën njëri- tjetrit. Sikurse ka thënë Allahu:” Ndihmoni në punë të mira e në ato që jua shtojnë devotshmërinë, e mos e ndihmoni asnjëherë njëri -tjetrin në mëkate e armiqësi. E mos u bë ti përgjegjës, që nga ti të konfilktohet dikush apo të shqetësoj dikënd tjetër, duke qënë ti shkaku. Të ndihmojmë njëri-tjetrin duke u përqëndruar në namaz, e jo ta shpërqëndrojmë atë. Të kemi frikë Zotin. E të kemi parasysh gjithmonë, që po shkojmë në xhami që është vend tubimi i muslimanve, e nëse njeriu nuk mund ta mbajë veten aty, atëhërë është mirë të falet vetëm tek shtëpia e tij. Që të tjerët që mund të përmbahen të falen qetë, e larg rëmujërave, e zhurmave. Lusim Allahun e madhëruar që të mbretëroj në familjet tona, në xhamitë tona, paqja dhe qetësia. Të mbajmë xhaminë të pastër, të regullt, ngaqë në Ramazan ka një frekuentim më të madh të namazlinjve, e për këtë arsye mund edhe të krijohen gjëra jo të këndshme. Ti zgjasim dorën hoxhës së xhamisë apo njëri -tjetrit, në pastrimin e saj. Të jemi gjithmonë në shërbim të xhamisë, ngaqë aty ne adhurojmë Zotin tonë, jo vetëm për këtë, por për çdo gjë që kërkohet në xhamitë tona të jemi të gatshëm të kontribuojmë, të jemi solidarë. Ti zgjasim dorën njëri- tjetrit në jëtën e kësaj bote, më qëllim që të fitojmë shpërblime, në botën tjetër.
Përtej Fjalës
11
Çfarë thotë feja për Ramazanin
12
Përtej Fjalës
Do të flasim për një temë të madhe që ka të bëjë me një muaj të madh. Është afruar në pragjet tona, e nuk na ndajnë nga ky muaj veçse disa ditë. Fjala është për muajin Ramazan. Koha është t’i kthehemi Ramazanit.Koha që angazhimet, preokupimet, temat, mendimet, meditimit, qëndrimet, të gjitha bisedat tona të jenë në shërbim të pritjes së këtij muaji. Të jenë në shërbim të kalimit sa më të mirë e të sukseshëm të këtij muaji. Do të flasim për mirësitë e këtij muaji. Ne duhet të flasim para ardhjes së tij, me qëllim që të ndërgjegjësohemi, sepse mund të ndodhë që të vijë Ramazani e ne ende nuk e kemi kuptuar rëndësinë e tij e na kalon pa u kuptuar gjysma e tij... Po përse ky muaj është kaq i rëndësishëm, përse gjithë ky përkushtim, e gjithë këto ligjërata? A thua se, muajt e tjerë nuk janë kaq të rëndësishëm, edhe ato Allahu i ka krijuar. Pse ky muaj duhet të pritet, më ndryshe? Pse ky muaj duhet të kalohet më ndryshe. Të shohim se çfarë veçorish ka ky muaj. Për disa ngjarej e zhvillime të rëndësishme që kanë patur ndikim të thellë në rrënjët e historisë, për disa ngjarje që ia kanë ndryshuar drejtimin historisë. Për disa zhvillime, të cilat kanë patur ndikime të shumta në disa koncepte, që njerëzit i kanë patur ngulitur më herët, në këtë muaj janë çrrënjosur shumë koncepte, janë rrënuar shumë keq kuptime dhe janë vendosur koncepte të drejta. Prandaj ky muaj na thërret. Kështu që duhet të rishikojmë konceptet tona, mos vallë këtë muaj duhet të çrrënjosim ndonjë koncept të gabuar. Veçoria e parë që ka të bëjë me Ramazanin, është se Allahu i madhëruar ka zgjedhur këtë muaj, që të zbriste librat e tij. Allahu i madhëruar kujdeset në çdo aspekt për ne. Në atë aspekt që Zoti nuk ku-
jdeset për, ne, dobësohemi, rrënohemi, shkatërrohemi. E ç`mund të bëjmë ne me dobësitë tona? Na duhet në çdo aspekt që Zoti të kujdeset për ne, për furnizimin tonë, por ai kujdeset edhe për mënyrën e furnizimit tonë. Madje dhe kur e përdorim këtë furnizim dhe ushqehemi me të, është Allahu që kujdeset. Dhe kujdesi i Allahut xheleuala për ne është i pazëvendësueshëm. Por, fatkeqësisht shumica prej nesh e kuptojnë, nevojën për kujdes ndaj Allahut azauexhel, vetëm në disa nevoja fizike dhe materiale, ndërsa në aspekte të tjera nuk e ndjejnë këtë nevojë. Por fakti që nuk e ndjejmë nevojën, nuk do të thotë se nuk kemi nevoj, dhe se nuk jemi duke dështuar në ato aspekte që nuk ia kemi besuar kujdesin Allahut. Që edhe në këto përkujdesje të përfitojmë nga Allahu azauexhel. Allahu tebareke ue teala, e ka krijuar njeriun dhe kujdesjen për të, e nga kujdesi i Allahut për ta është se ka përzgjedhur nga mesi i njerëzve njerëz që i ka dërguar tek njerëzit. Allahu xheleuala këtyre të dërguarve u ka dhënë disa mësime, që tu mësojnë njerëzve rrugën e drejtë, ti nxjerrin njeërzit nga errësira në dritë. Dhe ky kujdes ka ndodhur gjithmonë në muajin Ramazan. Flasim për librat e mëdhenj, të cilët Zoti u ka zbritur njerëzve. Mësimet e Allahut azauexhel dedikuar njerëzve. Janë 4 libra të mëdhenj që u kanë zbritur të dërguarve tanë: 1.Teurati që i zbriti Musait alejhi selam 2.Zeburi ju dha Davudid alejhi selam 3.Inxhili që i zbriti Isait alejhi selam 4.Kurani që i zbriti Muhamedit salallahu alejhi ue selam
Përtej Fjalës
13
Këta libra të mëdhenj, që janë mësime jetësore për ne, pa të cilat nuk ka sukses, nuk ka lumturi në këtë jetë, të gjitha këto libra Allahu xheleuala, i ka zbritur në muajn e shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj gjithashtu ka zbritur libri që i dërgoi të gjitha shpalljet e mëhershme. Dhe i përmblodhi të gjitha mësimet e duhura dhe të nevojshme. E kjo ndodhi në muajin Ramazan. Padyshim se kjo ka një kuptim, ky për ne është një mesazh. Se po vjen muaji në të cilin Allahu ka zbritur të gjithë librat e mëdhenj, madje në këtë muaj ka zbritur libri më i madh, Kurani. A nuk është ky një sinjal i rëndësishëm për ne, për një veçori të madhe që karakterizohet me të ky muaj. Dhe që ky fakt se ky muaj veçohet, duhet që edhe tek ne të jetë i veçantë, me pritjen, me kujdesin, me adhurimet, me leximin e Kuranit, jo sikur po vjen një muaj i zakonshëm. A kanë filluar tek ti të shfaqen shenjat e muajt Ramazan, në familjen tënde, a po vërehet diçka e tillë në familjen tënde. Është duke ardhur dikush, diçka po ndodh, nuk është diçka e thjeshtë. Diçka e veçantë duhet të vërehet tek ne, një gëzim, një lumturi, një hare dhe kënaqësi. Një pritje e posaçme për shkak se po vjen dikush i posaçëm. Jo thjeshtë se në këtë muaj është shpallur Zeburi, Inxhili, jo thjesht se në këtë muaj është shpallur Kurani. Në këtë muaj është shpallur Kurani dhe është lajmëruar Muhamedi salallahu alejhi ue selam se do të jetë pejgamber për të gjithë njerëzit , deri në Ditën e Gjykimit. Kur ka festa të caktuara zyrtare, njerëzit m e z i e presin atë ditë, madje nuk shkojnë n ë
14
Përtej Fjalës
punë e presin me gëzim, është ditë pushimi. Për çfarë arsye, sepse është një datë me rëndësi për vendin tonë, për shtetin tonë. Çdo shtet ka data të tilla. Ajo që e bën të posaçme një ngjarje është ajo çfarë ka ndodhur në atë ditë. Ngjarja, apo data tashmë e 17 shkurtit për shembull, për popullin e Kosovës asnjëherë nuk ka qënë për ne me rëndësi, por tashmë për këtë vend ka një domethënie të posaçme. Se në këtë datë është shpallur pavarësia e Kosovës Ndaj kjo nuk është një çështje e thjeshtë, që në atë datë që ka ndodhur diçka e caktuar, njerëzit ta kalojnë me thjeshtësi. E për ne muslimanët, që në muajn Ramazan ka filluar zbritja e Kurani, është dërguar Muhamedi salallahu alejhi ue selam. Prandaj duhet të përgatitemi jo thjesht nga ana materiale, por konform asaj që e bën këtë muaj të veçantë. Çfarë e bënë këtë muaj të veçantë? E bën rivënja e lidhjes mes Allahun dhe krijesave. Ngaqë shpallja e Muhamedit salallahu alejhi ue selam, zbritja e Kuaranit shënon një rivënje të lidhjeve të shkëputura, për kohë të gjatë mes Allahut dhe krijesave, për shkak të mëkateve , të rebelimit, të devijimeve, çoroditjeve , besëtytnive, të shumta që kanë qarkulluar në mesin e njerëzve. Muhamedi salallahu alejhi ue selam thotë: “ Allahu i madhëruar ( para se të dërgonte Muhamedin “salallahu alejhi ue selam” pa krijesat e tij në tokë dhe ishte i hidhëruar, i urreu të gjithë përveçse një pakice nga ata që respektonin librat e shpallur, nga pejgamberët e më hershëm. Ishte një situatë e rëndë, kritike. Dhe Allahu po rivendoste edhe njëherë lidhjen , që të pajtohet me ta, që të largojë hidhërimin dhe urrejtjen. Që të përzgjedhë nga mesi i tyre të atillë që Allahu i do, është i kënaqur,
të atillë që mbartin flamurin e ndryshimit dhe të përmirësimit. Filli i kësaj lidhje, i këtij raporti që, po fillon të rivendoset mes Allahut dhe robit të vet, të gjitha këto ndodhin në këtë muaj të shenjtë. Prandaj ajo që e bën të veçantë këtë muaj është rivënja e raporteve me Zotin. Ajo çfarë ka duhet të bëjë me ne, është që të të rivendosim raporte të posaçme me Allahun xhelel uala. T’i fuqizojmë ato, t’i ndryshojmë për të mirë. Kjo është pritja e këtij muaj. Kështu kalohet ky muaj. Disa thonë, kemi festë këtë muaj, jemi të gëzuar se po vjen Ramazani, do hamë mirë iftare... por ky muaj nuk ka ardhur për të përmirësuar menunë e ushqimeve. Absolutisht. Ka ardhur të na përmirësojë raportin me Zotin. E nëse ne përmirësojmë raportet me Allahun azauexhel, atëherë ne e kemi nderuar, e respektuar këtë musafir, pra kemi respektuar atë që e bën këtë muaj të posaçëm. Muaji Ramazan është muaji në të cilin ka zbritur Kurani. Kjo është e veçanta e këtij muaji. d Na duhet që këtë veçori ta mbajmë e ta ruajmë si të veçantë, pasi ky muaj është i veçantë, me rivënien e raporteve me Allahun xheleuala. Ramazani është muaji kur u zbrit Kurani dhe u dërgua pjebamber Muhamedi salallahu alejhi ue selam, kjo e bën këtë muaj të veçantë dhe mendoj që fokusi ynë duhet kthyer në këtë pikë, në këtë veçori të madhe. Ti çfarë lidhje të posaçme ke vendosur, që ta rifreskosh, ta fuqizosh e ta rivendosësh, në këtë muaj me Zotin e gjithësisë? Në cilën pikë? Ke vendosur që në çështjet e namazit të jesh më i përkushtuar, më i përpiktë, që namazi bërë në ramazan të jetë më i veçantë nga namazi i bërë në muajt e tjerë? Apo ke vendosur që raportet me Kuranin në këtë
muaj të jenë të veçanta madje shumë më i veçantë se në muajt e tjerë? A ke përgatitur, plan për këto veçori, që duhet të jenë të theksuara, pasi ky muaj është i veçantë. Tjetër veçanti e kësaj dite është se që nga dita e parë e deri në ditën e fundit të Ramazanit, dyert e xhenetit mbeten të hapura, byllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajt e rebeluar. Kështu thuhet në një hadith të Muhamedit salallahu alejhi ue selam. A e di çfarë do të thotë që të hapen dyert e xhenetit? A ka kjo ndonjë të veçantë për ty? Paramendo sikur një firmë e madhe në të cilën shumë e vështirë të punësohesh aty, pikërisht ajo të ti hapë dyert e saj në muajin korrik. Ti ke shumë nevojë për punë, e hyrja, pra punësimi në atë firmë, është një nder i posaçëm, për shumë aspekte. E kur kjo firmë lajmëron se do të ti hapë dyert e saj për punësim, a është kjo diçka e zakontë për ty? Apo do të ngrihesh nga vendi do pyesësh, çfarë.... si?. Apo të ndryshon ky lajm a të gjallëron, a të jep fuqi? Apo thjesht thua : i paska hapur dyert? Apo kjo, ka për ty një domethënie të posaçme, kjo firmë i ka hapur dyert për këdo, plotëson një dokumentacion dhe siç thotë populli, ia dole mbanë. A është kjo domethënëse? Për Zotin e lartë, shumëe rëndësishme? E çfarë ndodh nëse Zoti i gjithësisë i hap dyert e xhenetit e të jep mundësinë që të konkurosh më lehtë për të qënë banor i xhenetit. Të ndihmon me shumë vepra që e bën këtë muaj të veçantë, e shumëfishon shpërblimin e veprave që me pak mund ta fitosh. A ka kjo ndonjë
Përtej Fjalës
15
domethënie për ty? Apo thjesht , ne do të agjërojmë. Ku janë veprat?. Ku është angazhimi përballë kësaj informate. Ku është gjallëria, ambicja vullneti, të gjitha këto duhet ti kërkojmë brenda veten sonë. Ky lajm i madh, ky është lajmi jo i ditës, po i vitit për ne, që vjen nga Muhamedi salallahu alejhi ue selam, se në muajn e Ramazanit hapet dyert e xhenetit. Kjo hapje ka një kuptim të caktuar. Kur dikush ju hap derën, nënkupton se dëshiron që ju të futeni, pra jeni i mirëseardhur, apo kërkon që të largoheni. Pra na njofton se mund të futemi me lehtë se kur kanë qënë dyert e mbyllura. Ky mesazh i Zotit të gjithësisë po troket këto ditë në dyert tona. Muaji që hap dyert e xhenetit. Por a keni përgatitur dokumentacionin për të hyrë në këtë firmë, e cila nuk të jep pagë mujore. Të punësohesh në xhenet?A ke menduar ndonjëhërë për këtë punë? Të jesh i punësuar për xhenet, të punosh për xhenet ? A e ke menduar ndonjëherë?. Ne nuk kemi lajme nga Muhamedi salallahu alejhi ue selam se në një muaj tjetër përveç këtij muaji hapen dyert e xhenetit. Pra ajo ç`ka e bën këtë muaj të veçantë duhet të na shtyjë edhe ne. Ne si muslimanë gjthmonë jemi të angazhaur që me veprat tona të fitojmë xhenetin edhe kur ato dyer janë të
16
Përtej Fjalës
mbyllura. Por tani që ato janë të hapura a nuk duhet të jetë angazhimi ynë më i veçantë. Bëhu i veçantë në një muaj të veçantë? Bëhu i veçantë për t’iu përshtatur veçorive të këtij muaji. Nëse ky muaj është i veçantë në hapjen e dyerve të xhenetit, atëherë mos u bëj i veçantë në hapjen e dyerve të dunjasë, ngaqë këto të dyja nuk përputhen kurrë me këtë veçori. Nuk është kjo e veçanta e këtij muaj. Pra veçoria e këtij muaji të reflektojë tek ne, ajo që e bën të veçantë nga muajt e tjerë, të reflektohet edhe tek veprimtaria jonë. Allahu në këtë muaj mbyll dyert e xhehenemit dhe hap dyert e Ramazanit. A lexon diçka në këtë mesazh, apo lexon mes rreshtave. Allahu po të dërgon porosi të qartë se nuk të kam krijuar për të të cuar në xhehenem. Të kam krijuar për në xhenet, prandaj po hap dyert e tij, dhe po mbyll dyert e xhehenemit.Pra shfrytëzoje këtë muaj për të realizuar qëllimin se pse Allahu të ka krijuar. Të mos i kalojmë dyert e hapura dhe të shkojmë te dyert e mbyllura. Veçantia e këtij muaji na e mëson drejtimin se nga duhet të shkojmë. E veçanta e këtij muaji qëndron se na e rregullon axhendën e preokupimeve dhe angazhimeve që në fakt e kemi disi të çregullt. Për shkak të angazhimeve dhe punëve
dinamike. Përditshmëria ka mundësi të na e ketë çregullar pak axhendën tonë ndoshta deri në atë pikë sa jemi çoroditur e në vend që të shkojmë nga një anë shkojmë nga një tjetër. E vjen Ramazani dhe të tregon, se dyert e xhenetit janë të hapura, e të tregon se duhet të largohesh nga këto dyer të mbyllara e të vendosesh tek dyert e hapura, të largohesh nga ato dyer të mbyllura, tek të cilat mund të kemi kaluar më shumë kohë. Largohu nga këto kuptime dhe afrohu nga këto të tjerat. Pra përmirësohu! Pra këto janë ato që e bëjnë këtë muaj të posaçëm, pra të veçantë tek Allahu xhelexhelalu, ka qënë i veçantë tek Muhamedi salallahu alejhi ue selam, tek dijetarët e mëdhenj. Prandaj ta përcjellim këtë veçanti dhe këtë histori dhe këtë traditë veçantie që dhe ne të jemi të veçantë në muajin e veçorive të shumta që Allahu na ka nderuar me të. Pra ajo që na duhet të bëjmë në këtë muaj, pra veçantitë që duhet të praktikojmë në këtë muaj, të jenë në përthuje me veçoritë e këtij muaj. Sikurse veçoria e studentëve. Nëse janë pushim nuk quhen studentë, pasi studentët veçorinë e kanë në provim, pra kur mendojmë një student nuk mendojmë dikë që është pushim por dikë që është në provim, pra veçoria e studentit është të jetë në provim. Kështu
e veçanta e muslimanëve në këtë muaj është , rivënja e raporteve me Allahun xheleuala, përmirësojini ato. Përmirësoni raportet me Kuranin. Drejtohuni nga xheneti që të përmirësoni busullën e orientimit. Por tani dimë nga të drejtohemi, kjo është dhe e veçanta e këtij muaji. Nëse mbetemi gjithmonë të orientuar në raport me Allahun, të trokasim në dyert e duhura. Atëherë na bëjnë dobi veçoritë e këtij muaji. Të përgatitemi dhe të angazhohemi për këtë muaj para se ai të vijë. Të gjejmë energji në këtë drejtim, që sapo të vijë ky muaj të jemi të gatshëm të ecim përpara. Shpresoj tek Allahu xheleluala, që njohja e këtyre veçorive, të na ndërgjegjësojë deri në atë masë saqë jo vetëm në këtë muaj të jemi më të veçantë se muajt e tjerë, por të jemi të veçantë edhe më shumë sesa në Ramazanet e tjera, në këtë Ramazan. Të dallojmë nga muajt e tjerë. Allahu na bëftë të veçantë në këtë muaj, në të gjitha kuptimet, që të shkëlqejmë në raport me Allahun e në raport me Kuranin. Të shkëlqejmë dhe në raport me veten, në raport me orientimin se nga duhet të rrugëtojmë për një jetë me plot besim. Agjërim të lehtë e të pranuar!Nga ligjëratat e hoxhë
Enis Rama
Përtej Fjalës
17
Skllavëria e shpirtit Historia e Karunit është një prej historive që bën pjesë në periudhën që izraelitët kaluan në Egjipt. Gjatë trajtimit të saj, vëmendja fokusohet natyrshëm te personi i Karunit, pasuria e stërmadhe që zotëronte, paradat që kryente duke shpalosur luksin ku jetonte dhe përfundimi i tij si pasojë e arrogancës që tregoi. Por, po aq me rëndësi sa Karuni në këtë histori, është edhe populli që sodiste shfaqjet e tij të pompozitetit, si dhe efekti që ato shkaktonin te besimtarët që josheshin nga pasuria tij. Sjellja e tyre zbulon propagandën që Faraoni bënte nëpërmjet Karunit për të tunduar izraelitët e drobitur shpirtërisht, duke u shitur si të suksesshëm modelin që duhet të ndiqnin: një izraelit që kishte pranuar, në këmbim të të mirave të kësaj bote, të përdorej prej sistemit faraonik në mbajtjen të robëruar të bashkëkombësve të tij.
“njeriu më i pasur i Egjiptit” (Ismail ibën Kethir). Aq e madhe ishte pasuria e tij, “sa çelësat e thesareve të tij ishin të rënda për t’u mbajtur edhe nga një grup burrash të fortë” (El-Kasas 28, 76). “Për të mbajtur çelësat e sënduqeve të tij duheshin 60 mushka. Çdo çelës nuk ishte më i gjatë se një gisht dhe secili shërbente për të hapur një thesar të veçantë” (Ibën Xherir et-Tabari). Pasurinë e tij të shumtë, Karuni e përdori për të shtypur izraelitët dhe për të korruptuar vendin (El-Kasas 28, 76-77). Zoti tregon në Kuran se si populli i tij e këshilloi që të kërkonte shpërblimin e botës tjetër me atë që Allahu i kishte dhënë, të tregohej bujar me njerëzit ashtu sikurse Allahu ishte treguar Bujar me të dhe të mos shkaktonte korruptim në tokë, sepse Allahu vërtet nuk i do korruptuesit (El-Kasas 28, 77).
I mashtruar prej diturisë, pasurisë dhe pushtetit, Karuni u përgjigj se pasuria që zotëronte ishte rrSipas Kurtubijut, Karuni ishte një funksionar i jedhojë e dijes që kishte (El-Kasas 28, 78), sepse Faraonit që kishte për detyrë të mbikëqyrte izra- ai “ishte më i dituri i izraelitëve për Teuratin pas elitët. Sha’rauiju është i mendimit se përmendja Musait dhe Harunit” (Xhelal ed-Din es-Sujuti). e Karunit bashkë me Faraonin dhe Hamanin në Tabariu thotë se “as paralajmërimet dhe as përkujajetin 24 të sures Ghafir tregon se të tre ata ishin timet e atyre që i përkujtuan Zotin nuk i bënë dobi bashkëpunëtorë në skllavërimin e izraelitëve. Për Karunit, që ai të hiqte dorë nga shtypja e popullit këtë arsye, Allahu ju referohet të treve se e akuzuan të tij nëpërmjet pasurisë së tij të madhe. Ai doli në Musain si magjistar dhe gënjeshtar i madh (Ghafir mesin e njerëzve i stolisur, i hipur mbi një kalë të 40, 24). Megjithëse ishte izraelit, Karuni ishte bërë bardhë me shalë të purpurt dhe i veshur me petka
18
Përtej Fjalës
të ngjyera me të verdhë. Bashkë me të ishin treqind robëresha, të veshura në mënyrë të ngjashme dhe të hipura në mëze të stolisura si ai, si dhe një shpurë me katër mijë shoqërues. Njerëzit e devijuar prej popullit të Karunit, të cilët dëshironin bukurinë e jetës së kësaj bote, kur e panë t’u shfaqej me pompozitetin e tij psherëtinë dhe thanë: “Ah, sikur të kishim edhe ne si ajo që i është dhënë Karunit! Ai është vërtet fatmadh!” Edhe pse Karuni ishte një vegël e sistemit te Faraonit, që i shtypte izraelitët duke përdorur pasurinë e tij të pamatë, një pjesë e izraelitëve të skllavëruar e konsideruan atë me fat të madh dhe dëshiruan me afsh të ishin në vendin e tij. Ngazëllimi me pasurinë dhe pozitën e Karunit shpërfaq se, në thelb, ata ishin shtypës dhe të padrejtë si ai, me dallimin se atyre nuk u ishte dhënë mundësia që të ushtronin shtypjen sikurse Karuni. Thellë në zemër, një pjesë e izraelitëve nuk aspironin lirinë dhe drejtësinë, por pasurinë dhe pushtetin, edhe pse ato mund të vinin duke i shërbyer Faraonit dhe duke shtypur izraelitët e tjerë, e për këtë arsye vazhdonin të ishin robër në Egjipt. Për më tepër, zilinë për pozitën e Karunit izraelitët e shfaqnin ndërkohë që Musai ishte në mesin e tyre. Megjithëse Zoti e kishte dërguar atë për të çliruar izraelitët dhe shenjat e Tij ishin shfaqur në tërë madhështinë e tyre, shpirtrat e një pjese të izraelitëve ishin skllavëruar pas jetës së kësaj bote dhe
në vend që të synonin lirinë, parapëlqenin pasurinë dhe pozitën në shërbim të skllavëruesit të tyre. Kjo skllavëri e shpirtit të izraelitëve shfaqet përsëri edhe në udhëtimin për në tokën e premtuar, pasi kaluan detin e hapur dhe dëshmuan mbytjen e Faraonit. Megjithëse në shkretëtirë, Allahu me mrekulli i shoqëroi me re për t’u bërë hije dhe u zbriti prej qiellit për të ngrënë: “Ne ju bëmë hije me re dhe ju zbritëm “manna” dhe thëllëza: “Ushqehuni prej begative me të cilat ju kemi pajisur”! (El-Bakara 2, 57). Por izraelitët nuk arritën t’i vlerësonin si duhet shenjat e Zotit dhe përzgjedhjen që Ai u bëri, sepse ajeti vazhdon dhe bën të ditur mosmirënjohjen e tyre: “Ata nuk na bënë Ne padrejtësi, por, ndaj veteve të tyre, u treguan të padrejtë”. Ajeti 61 i sures Bekare në vazhdim tregon rebelimin e tyre ndaj providencës hyjnore, teksa thanë: “O Musa, nuk kemi për të duruar me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na nxjerrë nga ato që rriten në tokë: perime, tranguj, hudhra, thjerrëza dhe qepë!” I çmeritur nga kërkesa e njerëzve të tij, Musai ua kthen: “A po shkëmbeni atë që është e përbuzshme, me atë që është më e mirë?!” Fjala e përdorur për të përshkruar të përbuzshmen që dëshiruan izraelitët, në këmbim të kujdesit dhe furnizimit Hynor, është “edna”, që rrjedh nga e njëjta rrënjë me fjalën “dun’ja”, me të cilën emër-
Përtej Fjalës
19
tohet jeta e kësaj bote. Izraelitët e përshkruar më herët, ata që dëshiruan me afsh të kishin njësoj si Karuni dhe të ishin në vendin e tij, Zoti i përshkruan si “ata që dëshironin jetën e dun’ja-së” (El-Kasas 28, 79). Prej këtej mund të dilet në përfundimin se sëmundja shpirtërore e shfaqur nga izraelitët në shkretëtirë ishte e njëjta me atë të Egjiptit: dashuria e të ulëtës, të padenjës dhe asaj që duhet përbuzur nga kjo botë.
kryen vepra të mira, por kjo nuk i jepet vetëm se të duruarve” (El-Kasas 28, 80). Pasi panë dështimin e modelit të jetesës së Karunit, tek e gëlltiti toka bashkë me shtëpinë e tij (El-Kasas 28, 81), “ata që kishin dëshiruar të ishin në vendin e tij të djeshmen u gdhinë duke thënë “Oh, Allahu ia shtrin furnizimin atij që dëshiron prej robërve të tij, ashtu sikurse kufizon. Sikur të mos na kishte përfshirë Allahu me hirin e Tij, do të ishim përpirë nga toka. Ah, mohuesit nuk kanë sukses” (El-Kasas 28, 82). Duke qenë se ushqimet që kërkonin, izraelitët i Ekzistenca e të diturve në mesin e izraelitëve bëri kishin shijuar në Egjipt, të mundur kthimin Musai lë të kuptohet se në rrugën e drejtë të ata ishin duke preferuar atyre që u joshën prej skllavërinë e Faraonit me shembullit të izraelmenynë e ushqimeve të itit të “suksesshëm” tij të llojllojshme, në vend të reklamuar nga ana të lirisë me ushqim të njëe Faraonit. Besimjtë të përditshëm. Këtë ai tarët sipas ajeteve 79 e shfaq qartë kur u jep dhe 80 të sures Kasas lirinë e zgjedhjes izraelndahen në dy grupe: itëve: “Zbrisni në “misr”, ata që dëshirojnë pasepse aty do të gjeni atë surinë dhe pozitën që kërkuat! (El-Bekara 2, në këtë botë, dhe ata 61). “Fjala “misr” e përqë kanë dije. Shemdorur në ajet nënkupton bulli i izraelitëve dhe një qytet çfarëdo, por disa shpëtimi i tyre prej komentues kanë qenë të tiranisë së Faraonit mendimit se gramatika tregon se kur në mee arabishtes e lejon që sin e muslimanëve ka fjala të nënkuptojë edhe besimtarë të ditur që Egjiptin” (Muhammed refuzojnë të ulëtën el-Kurtubij), duke qenë dhe të padenjën e se Egjipti në arabisht bukurive të kësaj quhet Misr. bote, që këshillojnë Me diturinë e tij djallëzore, besimtarët e tjerë Faraoni e kishte kuptuar të mos joshen prej se sigurimi i ushqimit të shembullit të musshumëllojshëm mjaftonte limanëve të “sukpër të tunduar njerëzit që sesshëm” që e kanë të mos rebeloheshin ndaj arritur suksesin duke robërisë dhe ta duronin i shërbyer sistemit atë. Por, në mesin e izraelitëve gjendeshin edhe faraonik, muslimanët do të interpretojnë si duhet besimtarë të pajisur me dituri prej Zotit. Kur izra- shenjat e Zotit dhe do të çlirohen nga çdo formë elitët që u joshën prej paradës së Karunit shprehën robërimi. dëshirimin e zjarrtë të ishin në vendin e tij, “ata që u ishte dhënë dija thanë: “Mjerë ju, shpërblimi Përgatiti: G. Demneri i Allahut është më mirë për atë që ka besuar dhe
20
Përtej Fjalës
Profeti Muhamed (a.s) dhe ambicia
Përtej Fjalës
21
Personi i ushqyer me ambicie të shëndoshë me siguri që ka më shumë shanse për të zënë një vend elitar në hierarkinë njerëzore. Na ndodh shpesh t’i pyesim fëmijët e vegjël: Çfarë do bëhesh kur të rritesh?; dhe po kaq shpesh dëgjojmë prej tyre ambicie të pazakonshme dhe të rëndomta. Në një rast njëri prej fëmijëve u përgjigj: Kur të rritem dua të bëhem pastrues rrugësh. Kur iu tha se përse, ai u përgjigj: Më duket zanat i lezetshëm… Pra kemi të bëjmë me njerëz të cilët që në vegjëlinë e tyre nuk janë ushqyer me objektiva më të lezetshëm sesa kaq… tek ata fjala ambicie tingëllon krejt e huaj dhe atyre për ta kuptuar atë u duhet që medoemos t’i drejtohen fjalorit. Që të kuptohemi nuk po duam kurrsesi të ulim vlerën e njerëzve të mirë që ushtrojnë profesionin e pastrimit të rrugëve, pasi puna e tyre është e rëndësishme dhe janë pikërisht ata personat që kujdesen për ne që të mos jetojmë mes plehrave dhe aromave të pakëndshme. Ky profesion është i rëndësishëm dhe nuk po e përçmojmë, por kjo s’na pengon të themi se njeriu ambicioz është përtej kësaj… Ambicia Ambicia nënkupton dëshirën e fortë dhe synimin këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë, që të ngre në sytë e të tjerëve dhe të shtyn përpara. Njeriu ambicioz, sa herë që ngjitet në një nivel, shikon tek niveli që vjen më lartë se ai ku gjendet. A m bicia e shëndoshë konsiston në dëshirën e individit: për të bërë punë që i
22
Përtej Fjalës
përkasin hierarkisë më të lartë të punëve. Ambicia e shëndoshë konsiston në dëshirën dhe synimin këmbëngulës për ta ndryshuar gjendjen gjithmonë e më për mirë dhe drejt pozitave gjithmonë e më të larta, kah asaj çfarë është më e dobishme jo vetëm për individin, por edhe për familjarët, vendin dhe bashkësinë e tij… Ambicia është për t’u lavdëruar dhe meriton të klasifikohet si e shëndoshë, përderisa vjen në përputhje me të drejtën islame, ndërsa personi që ushqen ambicie që bie ndesh me Islamin, sikurse ai që ushqen ambicien për të vënë diktatin e tij mbi të tjerët apo për të përvetësuar padrejtësisht pasuritë e njerëzve, i tilli është e vërtet se quhet ambicioz, porse ambiciet e tij janë ambicie të sëmura, të liga dhe të padenja. Hasen ibën Aliu (r.a.) thotë se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Është fakt se Allahu i pëlqen elitaret prej çështjeve dhe nuk i pëlqen të parëndësishmet prej tyre”.([1]) Pra Allahu i Madhëruar i pëlqen ambiciet elitare që prodhojnë çështje të larta dhe me nivel, ndërsa në krahun tjetër nuk i pëlqen çështjet absurde që janë në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, që janë të parëndësishme dhe periferike. Një personi prej gjeneratave të para muslimane i thanë: Filani ka ambicie të lartë. Ai u përgjigj: “Po qe se është kështu, atëherë ai nuk disponon synim tjetër veç Xhenetit.” Pra nëse gjen një person të ketë ambicie dhe vendosmëri të lartë, në këtë rast është e sigurt se ai e ushqen sa në fjalë me ambicien e tij për Xhenet. Ambicia është disa nivelesh dhe më të ulëtat prej tyre i takojnë jetës së kësaj bote. Kurse ambiciet më të arrirat janë ato që aspiro-
jnë gradat më të lartë të Xhenetit të amshueshëm. Edhe amshimi, ashtu si dynjaja, ka një hierarki nivelesh dhe pozitash, pas të cilave fshihet ambicia ekuivalente humane… Për këtë do të gjesh që edhe në çështjen e arritjeve të amshimit, të ketë aspirues lutja e të cilëve të jetë: “O Zot më fut mua në Xhenet!”, dhe të ketë të tjerë lutja e të cilëve është: “O Zot më fut mua në Firdeus, më të lartin Xhenet!” Shenjat dhe karakteristikat e personit ambicioz Ambicia e brumosur me vlerat e larta morale është gjeneruese e fisnikërisë së unit, madhështisë së tij dhe tipareve më të rëndësishme të karakterit të lartë. Ambiciozi i këtij rangu nuk mund të jetë kurrsesi periferik, i parëndësishëm dhe i pavlerë, porse ai synon përherë lartësitë. Ambicia e shëndoshë e bën poseduesin e saj që të ngrihet në nivele të larta dhe pozita madhështore. Ajo e dëlirë padronin e saj nga cilësitë e ulëta dhe e imunizon atë prej degradimit. Ambicia e shëndoshë dhe dëshirat boshe janë dy gjëra të kundërta, prandaj, njerëzit që e ngopin veten e tyre me dëshira joproduktive dhe nuk bëjnë asgjë për t’i realizuar dëshirat e tyre, nuk i takojnë statusit të njerëzve ambiciozë. Një ambicie e shëndoshë është vetëm ajo ambicie që e shtyn njeriun të jetë dinamik dhe të gjenerojë sjellje të qëlluara… Ambicia e shëndoshë e ngre njeriun nga vegjëlia tek paria dhe n g a përçmimi tek nderimi. Ajo bën që falë padronit të saj të nderohen dhe marrin famë familjarët, fisi, bashkësia dhe
kombi i tij. Dallimi midis ambiciozëve seriozë që ushqejnë ambicie të shëndoshë dhe atyre të cekët që ushqejnë ambicie të sëmurë, është se këta të fundit lakmojnë në vend që të aspirojnë? Treguesit më të rëndësishëm të ambicies së shëndoshë Treguesi i parë: Arritja e pozitave të larta Njeriu që ka ambicie të shëndoshë aspiron të bëhet ministër, kryeministër, të marrë çmimin nobël etj. Ai, synon yjet, dhe në rëntë, më së poshtmi ka për të rënë në re. Ky tregues është kyç dhe nëse e gjejmë tek personi, sidomos të kultivuar nga fëmijëria e tij, ai na tregon për unin ambicioz të poseduesit të tij. Prania e këtij treguesi spikatet qartë tek personi i Profetit (a.s.), i cili Mesazhin me të cilin e ngarkoi Zoti i tij, aspironte t’ia përçonte mbarë njerëzimi. Misioni i tij profetik nuk kishte nevojë vetëm për vullnet të çeliktë dhe durim të pashtershëm, por edhe për ambicie të lartë. Prandaj Profeti (a.s.) i kërkonte ndihmë Allahut të Madhëruar duke iu lutur me lutjen: “O Allah, të lutem për qëndrueshmëri në çështjen [e fesë] dhe që t’i përmbahem me vendosmëri udhëzimit…”([2]). Profeti (a.s.) lutet me këto fjalë duke qenë se çështja e tij është shumë kritike. Ai (a.s.) aspiron ta përçojë udhëzimin hyjnor tek mbarë njerëzia, prandaj, për të qenë në nivelin e këtij misioni sublim, Profeti (a.s.) i lutet Allahut të Madhëruar që ta mbarësojë të kapet fuqishëm për udhëzimit dhe drejtësisë. Nëse do të kërkosh në historinë e të gjithë njerëzimit nuk ke për të gjetur ambicie më të lartë dhe më të shëndoshë se ajo e profetit Muhamed
Përtej Fjalës
23
(a.s.). Ai (a.s.) nuk kërkoi pozita të kësaj bote, madje as edhe thjesht pozita të larta prej atyre të amshimit, por ai kërkoi një pozitë unike, të pamundshme për t’u arritur përveçse nga ana e një njeriu të vetëm prej të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe profetët. Profeti (a.s.) e bëri publike këtë ambicie të tijën dhe iu drejtua të gjithë muslimanëve që të bëjnë lutje për të (a.s.) që Allahu t’ia japë këtë pozitë, duke u thënë: “Luteni Allahun të më japë mua El-Uesilen, e cila është një pozitë në Xhenet që s’i takon veçse një robi/njeriu prej robërve të Allahut dhe unë shpresoj të jem vetë ai. Ai që e kërkon për mua El-Uesilen, do ta fitoj ndërmjetësimin [tim].”([3]) Në këtë kontekst ne muslimanët jemi porositur që pas ezanit t’i lutemi Allahut të Madhëruar t’ia japë Muhamedit (a.s.) El-Uesilen, që është pra pozita dhe rangu më i lartë në Xhenet. Tërë jetën e tij, Muhamedi (a.s.) e skicoi në kahen e kësaj ambicie unike të cilës iu përgjigj me bindjen dhe adhurimin e tij unik ndaj Allahut të Madhëruar dhe përmbushjen kulmore të misionit me të cilin Ai e kishte ngarkuar edhe pasi Shpallja hyjnore e përgëzoi se do të ishte Muhamedi (a.s.) personi unik të cilin e priste kjo pozitë unike; ndërsa muslimanët do të vijojnë të luten me këtë lutje për Profetin e tyre (a.s.), ambiciozë për shpërblimin e Allahut të Madhëruar me përftim të shefatit/ndërmjetësimit të Profetit të Tij të fundit (a.s.). Profeti Muhamed (a.s.) nuk e ushqeu vetëm veten e tij me aspirata të larta, por ai i inkurajoi edhe shokët e tij (r.a.) dhe të gjithë muslimanët që të jenë ambiciozë. Hadithet e tij janë të mbushura me nxitjet që Profeti (a.s.) u bën muslimanëve për të qenë të parët në të gjitha çështjet e dynjasë që u gjenerojnë atyre shpërblime madhështore në amshim. Profeti (a.s.) e nxiti vazhdimisht ambicien e muslimanëve për të qenë të parët në bindje dhe vepra të mira. Principin e konkurrimit në vepra të mira Muhamedi (a.s.) e ka rrënjosur përmes shumë e shumë prej haditheve të tij. Në njërin prej këtyre haditheve, inkurajimi i Muhamedit (a.s.) vjen në trajtën e mrekullueshme në vijim: “Nëse do ta dinin njerëzit se çfarë [vlere, shpërblimi, mirësie dhe begatie të madhe] ka në thirrjen [e ezanit] dhe [në qëndrimin] në rreshtin e parë [pas imamit], e s’do gjenin mundësi për [ta arritur] këtë përveçse duke bërë short, do të kishin bërë short; nëse do ta dinin çfarë[shpërblimi] ka tek të shkuarit herët [nxitimi për ta kapur faljen me imam të namazit të detyrueshëm që në tekbirin e parë të saj], do nguteshin për
24
Përtej Fjalës
këtë dhe nëse do ta dinin çfarë[shpërblimi] ka tek Jacia dhe Sabahu [falja e këtyre dy namazeve në xhami] do të vinin tek ato të dy edhe këmbadoras.”([4]) Në fakt tipari i ambicies ka qenë i pranishëm tek arabët para se Islami t’u vinte dhe t’ua konsolidonte atë. Në këtë kontekst tregohet se një person prej arabëve e kishte parë Muauije ibën Ebi Sufjanin kur ky ishte ende fëmijë i vogël dhe po ecte me të ëmën, Hind bintu Utbe. Personi tha: “Unë mendoj se ky djalë ka për të qenë prej liderëve të popullit të tij.” E ëma, Hindi, ia ktheu: “E qaftë e ëma (vdektë) nëse bëhet lider vetëm i popullit të vet apo vetëm i arabëve!” Shikoni ambicien e lartë që inspiron kjo nënë tek fëmija e saj që në vegjëlinë e tij. Dhe në fakt me kalimin e ditëve Muauija (r.a.) bëhet lider jo vetëm i arabëve por edhe i joarabëve, duke u vënë në drejtimin e kalifatit të famshëm të Shtetit Umevit. Një fakt tjetër i njohur është ambicia e Umar ibën AbdulAzizit, e shprehur qartë përmes thënies së tij të famshme: “Unë posedoj një shpirt ambicioz. Ai e aspiroi prijësinë dhe e arriti, e aspiroi qeverisjen/kalifatin dhe e arriti, tanimë aspiron Xhenetin dhe shpreson që ta arrijë.”
Treguesi i dytë: Lënia e një gjurme të pashlyeshme Gjurmët e përjetshme të mbetura nga një person, skalitja e tyre dhe dimensioni i ndikimit të tyre madhështor në histori; që të gjitha këto tregojnë qartë mbi kualitetin e ambicieve të një individi. Profeti Muhamed (a.s.) është gjurma më e pashlyeshme e skalitur jo vetëm ndër njerëzit e zakonshëm por edhe ndër mbarë profetët, pasi ai (a.s.) u dërgua i fundit prej tyre dhe tek mbarë njerëzimi, për të qenë vula e të gjithë profetëve dhe të dërguarve që Allahu i Madhëruar i solli njerëzisë (a.s.). Në lidhje me këtë gjurmë unike të tij, Profeti (a.s.) thotë: “Në fakt shembulli im dhe shembulli i profetëve para meje është si shembulli i një personi që ndërtoi një shtëpi të cilën e bëri të hijshme dhe të bukur [e plotësoi dhe kompletoi], përveç vendit [të mbetur bosh] të një tulle prej qoshes [këndit]. Njerëzit filluan të vërtiteshin rreth saj, ta pëlqenin shumë atë dhe të thonë: “A s’po vendoset kjo tullë [vendose edhe këtë tullë në vendin e saj të boshatisur që të bëhet ndërtesa e bukur dhe e kompletuar në kulm]?!” Unë jam tulla [komplotuesi/finalizuesi i normave të fesë] edhe unë jam vula e profetëve [s’ka profet pas meje]”.([5]) Profeti (a.s.) krenohet dhe i takon që të krenohet me këtë gradë që jehon kumbueshëm gjurmën e tij të pashlyeshme në përvijimin e historisë njerëzore. Treguesi i tretë: Qëllime të mundshme për t’u realizuar Të shumtë janë personat që vendosin në kokat e tyre objektiva dhe qëllime imagjinare të pamundshëm për t’u arritur, ose sepse këta “ideatorë” të tyre jetojnë në botën e fantazisë pa fre ose sepse nuk veprojnë asnjë nga shkaqet e domosdoshme që mundësojnë konkretizimin e këtyre qëllimeve. Të dy këto raste kanë emërues të përbashkët “ambicien e sëmurë”. Në krahun tjetër uni i ushqyer me ambicien e shëndoshë, e nxit padronin e tij vetëm në aspirata konkrete, që ndonëse të vështira dhe të pamundura në dukje, shndërrohen në objektiva realë që marrin rrugën e zbatimit përmes pozicionimit të parevokueshëm pro veprimit të shkaqeve dhe kundër ngujimit, pro mirëplanifikimit e kundër kaosit, pro zbritjes në mejdanin e realitetit e kundër ëndërrimit syhapur, pro afatizimit, matshmërisë dhe testimit e kundër punës angari. Vendosmëria e njeriut varet tek ambiciet e tij dhe preokupimet që kjo ambicie prodhon. Pikërisht nga fakti i mëparshëm buron edhe aksioma: Çdo person është peng i asaj që vepron dhe do të arrijë ambicien që aspiron.
Përgatiti: Altin Torba
Përtej Fjalës
25
Femrat e ndalu në Teurat dh
Ligje në lidhje me femrat e ndaluara për martesë ka pasur që në kohën e Ademit -alejhi selam- dhe ato me kalimin e kohës, Allahu i madhëruar i ka plotësuar dhe përsosur sipas nevojës siç u vërtetua më lart. Dokumentimi më i vjetër i këtyre ligjeve i cili vazhdon të jetë në duart e njerëzve deri sot e kësaj dite është Teurati pastaj Kurani. Femrat e ndaluara për martesë në Teurat
Duke parë në Teurat në kapitullin “Levitë”, kapitull ky që merret me rregullat fetare shoqërore të cilat mbikëqyrën nga priftërinjtë e tyre sepse vet fjala “Levitë” dmth: ata që kujdesen për rregullat e Teuratit.
Mos e zbulo lakuriqësinë e gruas së babait tënd: sepse është lakuriqësia e babait tënd. Mos e zbulo lakuriqësinë e motrës sate qoftë prej babait e qoftë prej nënës, qoftë e lindur në shtëpi apo jashtë. Mos e zbulo lakuriqësinë e bijës së birit tënd as lakuriqësinë e bijës së bijës sate: sepse lakuriqësia e tyre është lakuriqësia jote.
Mos ia zbulo lakuriqësinë vajzës së gruas së babait tënd, që ia lindi babait tënd: është motra jote. Mos e zbulo lakuriqësinë e motrës së babait tënd, sepse është mishi i babait tënd. Mos e zbulo lakuriqësinë e motrës së nënës Në kapitullin “Levitë” thuhet: “Mos e zbulo sate, sepse është mishi i nënës sate. lakuriqësinë e babait e të nënës sate: ajo është Mos e zbulo lakuriqësinë e ungjit tënd! D. m. nëna jote: mos e zbulo lakuriqësinë e saj. th. mos iu afro gruas së tij! Sepse është gruaja
26
Përtej Fjalës
uara për martesë he në Kuran. e ungjit tënd.
1- Femra të afërta nga gjaku. Mos e zbulo lakuriqësinë e resë sate! Ajo është Ato janë: bijat, nënat, motrat qofshin ato nga gruaja e djalit tënd! Mos e zbulo lakuriqësinë e nëna dhe babai apo dhe vetëm nga njëri prej saj! tyre, mbesat (vajzat e bijve dhe të bijave), halMos e zbulo lakuriqësinë e gruas së vëllait lat dhe tezet. tënd, sepse është lakuriqësia e vëllait tënd. Mos e zbulo lakuriqësinë e ndonjë gruaje e të 2- Femra të ndaluara për shkak të lidhjeve bijës së saj. Mos u marto me vajzën e birit të martesore me të afërmit. saj as me vajzën e vajzës së saj për t’ua zbuluar Ato janë: gruaja e babait, gruaja e xhaxhait, lakuriqësinë e tyre, sepse janë mishi i saj: është gruaja e djalit, e bija e gruas së babait e lindur me një baba tjetër, gruaja e vëllait kur ai është punë e turpshme! Mos e merr për grua motrën e gruas sate sa të gjallë apo kur ai vdes dhe ajo ka fëmijë me të. jetë gruaja gjallë që të mos nxitësh mendjen e zezë duke i zbuluar lakuriqësinë e saj” shih 3- Femra të ndaluara për tu bashkuar te një burrë (poligami). kapitullin “Levitë”: 18/7-18. Ato janë: bashkimi mes gruas dhe vajzës së Sipas Ehli Kitabit, këto vargje të Teuratit saj, bashkimi me gruas dhe mbesës së saj (bipërmbajnë tre lloje femrash të ndaluara për jës së birit dhe të bijës së saj) dhe bashkimi i dy motrave. martesë:
Përtej Fjalës
27
4- Femrat që kanë për fe idhujtarinë. Këto femra nuk janë përmendur në këtë kapitull por në një kapitull tjetër Kapitulli i Përtërirë. Aty thuhet: “Mos lidh me ta martesë (me idhujtarët): vajzë tënden mos u jep bijve të tyre, dhe vajzë të tyren mos e merr për djalin tënd, sepse ajo do ta ngashnjejë djalin tënd të mos më ndjekë mua, por t’u shërbejë hyjnive të huaja, e atëherë do të ndizet flakë zemërimi i Zotit kundër jush dhe shpejt do të të qesë fare” Shih Kapitulli i Përtërirë: 7/3-4. Femrat e ndaluara për martesë në Kuran. Surja En-Nisa, kapitulli ku janë përmendur femrat e ndaluara për martesë shënon: “Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) sepse ajo ishte punë e shëmtuar, e urryer dhe traditë e keqe. U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet
28
Përtej Fjalës
tuaja, bijat e vëllait, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (te një burrë) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë
që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshmi, i urti. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëritjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuani kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta apo të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju.
All-llahu është mirëdashës, mëshirëplotë” Sure En-Nisa: 22-25. Duke medituar te këto ajete Kurani gjejmë se femrat e ndaluara për martesë ndahen në të ndaluara përjetësisht dhe në të ndaluara përkohësisht. Të ndaluarat përjetësisht. Të ndaluarat përjetësisht janë për tre arsye: E para: Femra të ndaluara për shkak të lidhjeve të gjakut. Ato janë: Nënat (këtu futen edhe gjyshet), bijat (këtu futen edhe bijat e djalit edhe bijat e vajzës), motrat, hallat, tezet, vajzat e vëllait dhe vajzat e motrës. E dyta: Femra të ndaluara për shkak të gjidhënies.
Përtej Fjalës
29
Kur një fëmijë pi gji te një grua atëherë ai futet në zinxhirin familjar të asaj gruaje dhe për pasojë është i ndaluar nga martesat në atë familje siç ndalohet fëmija i drejtpërdrejtë i saj. Profeti Muhamed -alejhi selam- në lidhje me gjidhënien që ajo të ndalojë martesat, ka caktuar: të jetë pesë herë të plota dhe të jetë gjatë dyvjeçarit të parë të fëmijës. E treta: Femra të ndaluara për shkak të lidhjeve martesore. Ato janë: Nëna e gruas, vajza e gruas, gruaja e babait dhe gruaja e djalit. 1- Në Teurat në lidhje me femrat e ndaluara për shkak të lidhjeve të gjakut nuk përfshihen mbeTë ndaluarat përkohësisht sat nga vëllai dhe motra dmth: bijat e vëllezërve dhe të motrave të cilat në Kuran janë cilësuar Të ndaluarat përkohësisht janë për disa arsye: qartë si të ndaluara. 1- Femrat e martuara sepse nëse u vdesin burrat apo shkurorëzohet, lejohen për tjerët. 2- Bashkimi te një burrë mes gruas dhe motrës së saj, apo mes saj dhe hallës së saj, apo mes saj dhe tezës së saj sepse nëse ato të parat vdesin apo shkurorëzohen lejohet martesa me tjerat. 3- Femra idhujtare përveç atyre që kanë libra: të krishterat dhe hebraiket derisa ta lënë idhujtarinë e tyre. Përjashtimi i të krishterave dhe hebraikeve nuk është marrë nga ky ajet por nga ajete të tjera 4- Femrat imorale derisa të lënë imoralitetin dhe të pendohen për të. Një krahasim i shkurtër mes femrave të ndaluara për martesë sipas Teuratit dhe femrave të ndaluara për martesë në Kuran. Në citimet e lartpërmendura të Teuratit dhe të Kuranit gjejmë disa dallime në lidhje me femrat e ndaluara për martesë siç gjejmë edhe përputhje të qartë në disa të tjera. Prej dallimeve gjejmë:
30
Përtej Fjalës
2- Në Teurat në lidhje me femrat e ndaluara për shkak të lidhjeve martesore dalin në pah si të ndaluara edhe: gruaja e xhaxhait, gruaja e vëllait, dhe vajza e gruas së babait nga një martesë tjetër. Dy të parat gruaja e xhaxhait dhe gruaja e vëllait sipas Kuranit janë të lejuara nëse ato shkurorëzohen apo ngelin të veja kurse vajza e gruas së babait nga një martesë tjetër sipas kuranit nuk është haram veçse për babain dhe jo për të birin. 3- Në Teurat në lidhje me femrat e ndaluara për poligami, përfshihet edhe bashkimi i gruas dhe vajzës së saj apo i gruas dhe mbesës së saj të cilat në Kuran janë absolutisht të ndaluara për martesë qoftë edhe pa poligami. 4- Në Teurat në lidhje me femrat e ndaluara nuk përfshihen femrat e ndaluara për shkak të gjidhënies të cilat në Kuran janë ndaluar si ato të gjakut. Nuk e dimë me saktësi se këto dallime janë prej dallimeve të ligjeve që kanë pas profetët e Al-
dëshirën e saj dhe i tha: dëshira ime është të vrasësh Jahja bin Zekerijën. Ai i tha: më kërko diçka tjetër! Ajo i tha: Nuk dua veçse këtë. Kështu kur ajo refuzoi, ai ftoi Jahjen dhe kërkoi gjithashtu një tas dhe i preu atij kokën” e transmeton Hakimi me zinxhir të saktë siç thekson imam Dhehebiu. Kjo histori e treguar nga Ibn Abbasi -radiallahu anhu- gjendet edhe në Inxhil por aty thuhet se mbreti donte të martohej me gruan e vëllait të tij dhe ajo për ta realizuar këtë gjë përdor vajzën e saj për të vrarë Jahjen -alejhi selam-. Pavarësisht se cili nga dy versionet qëndron, në këndvështrimin e përgjithshëm shohim se ka tendenca shkelje të rregullave të martesës nga ana e pasuesve të Teuratit sepse nëse mbreti ka pasur për qëllim të martohej me të bijën e vëllait siç thotë Ibn Abasi -radiallahu anhu- dhe Jahja donte ta ndalonte atëherë kjo do të thotë se bija e vëllait ka qenë e përfshirë në ndalesat e Teuratit e nëse qëndron ajo që thuhet në Inxhil se ai ka dashur të martohet me gruan e vëllait dhe jo me vajzën e vëllait atëherë kjo duhet të jetë prej dallimeve të profetëve sepse ajo në Kuran lejohet sipas kushteve të lartpërmendura dhe ata kanë dashur ta shkelin atë dhe për Tendencat për të devijuar te pasuesit e Teura- pasojë është vrarë Jahja -alejhi selam-. tit kanë qenë të mëdha deri edhe në lidhje me martesat dhe ja një histori e treguar nga Ibn Ndërsa prej përputhjeve të gjykimeve mes Teuratit dhe Kuranit të cilat janë të shumta gjejmë Abbasi -radiallahu anhu-! edhe një fakt shumë të rëndësishëm i cili është: Ibn Abasi -radiallahu anhu- thotë: “Isa i biri As në Teurat dhe as në Kuran nuk përfshihen i Merjemes dërgoi dymbëdhjetë havaritë për te femrat e ndaluara për martesë kushërirat: vati mësuar njerëzit. Prej gjërave që i ndalon- jzat e xhaxhallarëve, vajzat e hallave, vajzat e te (njerëzit) ishte martesa me të bijën e vël- dajave dhe vajzat e tezeve. lait. Mbreti i tyre kishte një vajzë vëllai e cila Gjykimi i martesave me kushërirat. i pëlqente dhe donte të martohej me të. Ajo Më lart thamë se kushërirat nuk janë përfshirë kishte çdo ditë një dëshirë të plotësuar. Kur e te femrat e ndaluara as në Teurat dhe as në ëma e saj e mori vesh atë gjë, i tha asaj: kur Kuran. Fakti se Teurati nuk i ka përfshirë ato, të hysh te mbreti dhe ti thuash dëshirën tënde, saktësohet edhe prej burimeve tona sepse në thuaji atij: dëshira jote është të vrasësh Jahja bin hadithet e profetit tonë Muhamed -alejhi seZekerijen. Ajo kur u fut te mbreti, i kërkoi atij lam- është edhe hadithi i tre burrave prej populahut mes tyre sepse në Kuran jemi njoftuar se ata kanë pas dallime në disa rregulla siç thuhet në ajetin: “Secilit prej jush (pasuesve të profetëve), u kemi bërë ligje dhe rregulla (të veçanta)” Suretu El-Maide: 48, apo këto dallime janë prej devijimeve të tyre sepse kurani gjithashtu njofton se ata ka bërë edhe devijime në lidhje me rregullat e Allahut siç thuhet në ajetin: “Mjerë për ata të cilët e shkruaj librin me duart e tyre pastaj thonë: kjo është prej Allahut. Për të blerë me të gjëra me pak vlerë. Mjerë për ata prej asaj që kanë shkruar dhe mjerë për ata prej asaj që kanë fituar” suretu El-Bakara: 79.
Përtej Fjalës
31
jve të mëparshëm që hynë për tu strehuar në një shpellë për tu mbrojtur nga shiu. Pastaj kur u zu hyrja e shpellës, secili prej tyre iu lut Allahut me një lutje dhe ja lutja e njërit prej tyre: “O Allah, unë kisha një vajzë xhaxhai të cilën e doja më shumë se çdo kënd tjetër. Unë tentova për të kontaktuar me të (zina) dhe ajo refuzoi, mirëpo kur ishte një vit zie, ajo erdhi te unë dhe unë i dhashë asaj njëqind e njëzet dinar me kusht që të pranonte kontaktin dhe ajo ashtu bëri. Unë kur u ula mbi të, ajo më tha: Kije frikë Allahun dhe mos e prish vulën veçse me të drejtë!” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Fjala e tij [mos e prish vulën veçse me të drejtë!] dmth: veçse me martesë sepse ajo është prishje e vulës me lejim nga Allahu i madhëruar.
e Allahut nuk është ndaluar madje edhe vetë profetët e kanë praktikuar: Ibrahimi -alejhi selam- siç e thamë më lart është martuar me Sarën bijën e xhaxhait të tij. Jakupi -alejhi selam- është martuar me dy bijat e dajës së tij.
Muhamedi -alejhi selam- është martuar Zejnebe bintu Xhahsh, bijën e hallës së tij Umejme bintu Abdul-Muttalib dhe bijën e tij Fatimen e ka martuar me birin e xhaxhait të tij Aliun. Gjatë historisë së islamit ka plot raste të martesave mes kushërinjve siç mund të ketë edhe para islamit veç atyre që përmendem të cilat edhe pse nuk i dimë jemi të sigurt se kanë ndodhur sepse martesa të tilla asnjëherë nuk Pra, sipas kësaj historie e cila i përket ymeteve të janë ndaluar nga Allahu i madhëruar. kaluara dhe konkretisht Beni Israilëve siç është shprehur diku tjetër, ata besonin se martesa me Nuk kanë kundërshtuar në lidhje me këtë bijën e xhaxhait është e lejuar. E si të mos jetë çështje veçse të krishterët dhe ja çfarë thonë kështu kur kjo lloj martese asnjëherë në ligjet komentuesit e Kuranit në lidhje me një ajet të
32
Përtej Fjalës
sures Ahzab: “O ti profet! Ne ti kemi lejuar të marrësh për gra…. bijat e xhaxhallarëve të tu, bijat e hallave tua, bijat dajave të tu dhe bijat tezeve tua....” Suretu El-Ahzab: 50.
për qëllim Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftëështë hadithi i Ibn Abasit -radiallahu anhu- i cili ka lidhje me vrasjen e Jajhja bin Zekerijës -alejhi selam-.
Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Ky gjykim është i drejtë dhe i mesëm. Ai qëndron mes teprimit dhe neglizhimit sepse të krishterët nuk martohen me ndonjë grua veçse nëse ka mes saj dhe burrit shtatë gjyshër apo më shumë ndërsa hebrejtë ndonjëri prej tyre martohet edhe me vajzën e vëllait apo të motrës. Kështu kjo fe erdhi e plotë dhe e pastër për të shkatërruar teprimin e të krishterëve duke e lejuar bijën e xhaxhait dhe të hallës dhe bijën e dajës dhe të tezës dhe duke ndaluar neglizhimin e hebrenjve të cilët lejuan bijën e vëllait dhe të motrës, gjë e cila është e shëmtuar dhe e tmerrshme” Shih librin Tefsir Ibn Kethir.
Gjithashtu me neglizhimin e hebrenjve është komentuar edhe një ajet i Kuranit në suren Nisa ku Allahu i madhëruar thotë: “Allahu (me rregullat e martesës) do që ju të pendoheni (nga gabimet) ndërsa ata të cilët ndjekin epshet duan që ju të largoheni nga e drejta me largim të madh” Suretu En-Nisa: 27. Mukatil bin Hajjan -Allahu e mëshiroftë- në komentimit e ajetit thotë: “[Largimi i madh] janë për qëllim hebrenjtë sepse ata pretendojnë se martesa e motrës nga babai është hallall prej Allahut” E transmeton Ibn Ebij Hatim.
Ndërsa teprimi i të krishterëve në lidhje me gratë e ndaluara për martesë duket fare i qartë Për sa i përket neglizhimit të hebrenjve në lidh- sepse Isa -alejhi selam- nuk ka ardhur për të je me gratë e ndaluara për martesë, ajo që ka anuluar Teuratin dhe çdo gjë që është në Teurat
Përtej Fjalës
33
vlen edhe për të krishterët: Ja kjo nga fjalët e Isës në Inxhil dhe në Kuran! Në Inxhilin sipas Mateut thuhet: “Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo, s’erdha të shlyej, por të përkryej. Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha” shih kapitullin Mateu: 17-18. Kurse në Kuran përmendet se Isa -alejhi selam- mes të tjerash, u ka thënë Beni Israilëve edhe këto fjalë: “Dhe (kam ardhur te ju) për t’ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara” shih suretu Ali Imran: 48-51. Fjala e tij [për t’ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara] tregon se Teurati për Isën -alejhi selam- do të jetë libri bazë nga i cili do të marrë gjykimet fetare.
dhe jo lehtësim dhe Isa -alejhi selam- nuk është dërguar për këtë gjë. Si ka ardhur ky shtrëngim te të krishterët në lidhje me kushërirat? Duke parë në historikun e përhapjes së fesë së krishtere, shohim se ajo u përhap te popuj të huaj në lidhje me rregullat e Teuratit dhe këta popuj janë romakët qofshin ata bizantinë apo latinë. Romakët ishin popuj idhujtarë dhe shumë larg rregullave të Teuratit. Ata kur përqafuan fenë e krishtere, zakonet e tyre ndryshonin shumë nga ato të Teuratit aq sa u bë problem te thirrësit e asaj kohe për në fenë e krishtere.
Në librin veprat e apostujve tregohet për një debat mes apostujve në lidhje synetllëkun e të krishterëve të rinj që vinin nga popuj paganë të cilët nuk e njihnin këtë zakon. Disa apostuj me prejardhje hebreje thanë: “Paganët e pagëzuar duhet të rrethpriten e të urdhërohen që ta mbajnë Ligjin e Moisiut” shih veprat e apostujve: 15/5. Kurse Jakobi një apostull tjetër tha: “Unë menNdërsa fjala e tij [dhe që t’ju lejoj disa gjëra që doj se nuk është mirë, që t’i mos i rëndojmë i keni pasur të ndaluara] dmth: se ai me lejen e ata që kthehen prej paganizmit nga Zoti” shih Allahut do të ndryshonte pak gjëra nga Teurati veprat e apostujve: 15/19. të cilat nuk përbëjnë shfuqizim të plotë të Teuratit çka do të thotë se Teurati do të mbetet libri Ata zgjodhën këtë mendimin e fundit dhe këshi rregullave fetare. tu, të krishterët e humbën zakonin e synetllëkut të cilin e pohojnë se është zakon i trashëguar Meqenëse në ajet përmenden pak ndryshime, nga Ibrahimi -alejhi selam- dhe është gjithashlind pyetja: a mos ndoshta prej atyre ndryshi- tu rregull i Teuratit dhe se edhe vet Mesiu Isa meve ka qenë ndalimi i martesave me kushërirat -alejhi selam- është bërë synet. deri sa të kalojnë shtatë baballarë? E njëjta gjë duhet të ketë ndodhur edhe me Përgjigjja: Ndryshimet e Isës -alejhi selam- si- zakonin e ndalimit të martesave me kushërirat pas ajetit paraqiten si lehtësime sepse në ajet deri sa të kalojnë shtatë baballarë sepse të gjithë thuhet [t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të studiuesit e lidhin atë zakon me Kodin Bizanndaluara]. Kështu, përderisa ato martesa janë të tin, perandori kjo e cila përqafoi krishterimin lejuara në Teurat dhe nga ana tjetër Isa -alejhi pas paganizmit dhe përzien mësimet e Isës me selam- nuk ka ardhur për shtrënguar por për paganizëm. të lehtësuar atëherë ato martesa nuk mund të “Kodi Bizantin” shënon: “Lidhjet jo të drejtjenë objekt ndryshimi në udhëzimet e Allahut përdrejta të gjakut (dmth: kushërirat që vijnë për Isën sepse ndalimi i tyre përbën shtrëngim nga xhaxhallarët, hallat, dajat dhe tezet), pen-
34
Përtej Fjalës
gojnë martesat deri sa të kalojnë gradën e shtatë (shtatë baballarë)”. Shih librin “Martesat në Kodin Bizantin” studim i universitetit Tobruk të Libisë. Llogaritja e gradëve të sipas tyre bëhet në këtë mënyrë: Djali ka gradën e parë, babai gradë e dytë, gjyshi nuk llogaritet sepse është i përbashkët, xhaxhai është i gradë së tretë, bijat e xhaxhait janë të gradës së katërt, bijat e bijve të xhaxhait janë të gradës së pestë, bijat e bijve të bijve të xhaxhait janë të gradës së gjashtë, bijat e bijve të bijve të bijve të xhaxhait janë të gradës së shtatë. Këtu sipas tyre përfundon ndalimi i martesave dhe çfarë vjen më pas lejohen martesa mes tyre dhe siç e thamë më lartë këto janë shtrëngime të pabazuara në Teurat. Ndikimi i paganizmit në Shqipëri në përcaktimin e femrave të ndaluara për martesë. Në kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet: “Në fejesë varzash do të shikjohet: a) Të mos jetë gjak e gjini; b) Të mos jetë të njij fisit; c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë; d) Të mos të jetë grueja e lshume; e) Të mos të ketë kumari: në të peshuem në derë të Kishës; në kunorë; në të marrun të flokvet; të mos të jetë vllaznue me gjak të pim. Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a djegë)” shih Kanunin e Lekë Dukagjinit Kapitulli: 3 Neni: 16. Në këto fjalë ka paganizëm të qartë sepse kanuni duke e çuar ndalimin e martesave në më shumë se katërqind breza, ka cituar një gjë të paparë dhe të padëgjuar nga profetët e Allahut. Shto këtu edhe faktin se ai fut te shkaqet e ndalimit edhe disa shkaqe të tjera si kumbarinë me marrjen e flokëve dhe vëllazërimin me pirje gjaku të cilat gjithashtu nuk janë parë dhe dëgjuar nga profetët e Allahut.
Duke ditur se Lekë Dukagjini ka qenë katolik, është e vështirë të thuhet se ai ka qenë i ndikuar nga Bizanti sepse ata janë ortodoksë e aq më tepër kur sqaruam se bizantinët kanë caktuar gradën e shtatë për ndalimin e martesave. Katolikët kanë qenë nën ndikimin e romakëve latinë dhe ndoshta ka ardhur prej tyre ose është përzierje mes paganizmit shqiptar dhe atij romako-latin. Kodi i sotëm familjar shqiptar. Në nenin e dhjetë të kodit të sotëm familjar thuhet: “Nuk mund të lidhin martesë midis tyre të paralindurit dhe të paslindurit, vëllai dhe motra, ungji dhe mbesa, emta dhe nipi, si dhe fëmijët e vëllezërve dhe të motrave. Gjykata, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën midis fëmijëve të vëllezërve dhe të motrave” shih librin Kodi i familjes neni: 10. LIGJ Nr.9062, date 8.5.2003. Shihet qartë se kodi i sotëm familjar ka ndaluar në lidhje me kushërirat ka ndaluar vetëm martesat mes të afërmeve të gradës së katërt dmth: mes bijve dhe bijave të vëllezërve duke mos përfshirë gradat e tjera dhe duke përjashtuar gjithashtu edhe kumbaritë apo vëllazërimin me pirje gjaku të cilat siç thamë më lart janë paganizëm. Pastaj kodi ka bërë një përjashtim në lidhje me martesat e gradës së katërt për ta lënë atë në dorë të gjykatës për raste të rëndësishme siç thekon neni. Kjo gjë që ka bërë kodi i sotëm familjar është shumë më i pranueshëm se kanuni i Lekë Dukagjinit i cili i vë njerëzit në një vështirësi shumë të madhe duke e bërë të pamundshme që njerëzit të gjejnë nuse të lejuar në krahinën e tyre madje edhe më gjerë. A janë të shëmtuara martesat me kushërirat? Allahu i madhëruar kur përmend disa zakone të kohës para islamit kur njerëzit martoheshin me gruan e babait thotë: “Mos u martoni me ato që janë martuar baballarët tuaj se ajo është
Përtej Fjalës
35
e vepër shumë e shëmtuar, shumë e urryer dhe amanetin e vjetër të mbajtjes së lidhjeve me fartraditë e keqe” suretu En-Nisa: 22. efisninë. 2- Nuk duhet të marrim në konsideratë menPra, Allahu i madhëruar e ka cilësuar këtë lloj dimet e askujt që kundërshton fenë e Allahut martese me tre cilësi shumë negative të cilat nuk edhe nëse ato serviren në emër të shkencës, kur bashkohen bashkë veçse për një punë shumë të gjërat thjesht janë hamendësime të pa vërtetukeqe dhe kjo vlen për të gjitha martesat e nda- ara. Ndërsa kur ka diçka konkrete në lidhje me luara. Ndërsa për martesat e lejuara ku mes tyre një familje në veçanti të farefisit gjë e cila jo futen edhe martesat me kushërirat dmth: bijat rrallë herë ndodh edhe në martesat jashtë fare xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve, ajo efisit atëherë evitohen siç ndodh zakonisht në që i shkon përshtat atyre është e kundërta e çdo martesë qoftë ajo në farefis apo jashtë tij. martesave të ndaluara që do të thotë se ato te Allahu janë: vepra shumë të bukura, shumë të Sa shumë vuajnë njerëzit sot për këtë lloj arsyepëlqyera dhe traditë e mirë. timi të bazuar në gjurmët e profetësisë. Njerëzit sot duke ndjekur paganizmin e Lekë DukagSheikh Ibn Bazi -Allahu e mëshiroftë- kur është jinit nuk martohen veçse shumë larg madje aq pyetur rreth asaj që thotë mjekësia: martesat larg sa dy bashkëshortët nuk i bashkon asgjë: mes të afërmeve si martesat me bijat e xhaxhal- natyra të ndryshme, zakone të ndryshme, kullarëve, hallave, dajave janë shkak për përhap- tura të ndryshme dhe për pasojë në shumë rasjen e sëmundjeve trashëguese, ka thënë: “Nuk te martesat nuk janë të suksesshme. duhet që besimtari të dëgjojë fjalët e mjekëve apo dikujt tjetër në punët që kundërshtojnë Në martesat e largëta për shkak të këtyre fenë e pastër sepse feja ka përparësi ndaj men- ndryshimeve ka grindje të mëdha mes bashdimit të tyre. Martesat mes të afërmeve (ato këshortëve e nëse jo mes tyre atëherë me që lejohen prej tyre) janë të pëlqyera dhe kanë prindërit e bashkëshortëve. Nusja sapo vjen në dobi të shumta në lidhje me: mbajtjen e lidhjeve shtëpi urren vjehrrën, vjehrrin dhe kërkon të farefisnore, afrimin e të afërmeve, bashkëpun- jetë sa më larg tyre duke u grindur vet dhe duke imin mes tyre, shtimin e farefisit etj. Prandaj futur në grindje edhe bashkëshortin e saj sepse nuk duhet të merren në konsideratë mendimet ata asgjë nuk i bashkon. Ata duke u larguar e tyre. Mirëpo kur dikush prej të afërmeve nuk shumë nga farefisi veç problemeve që u lindin ka sjellje të mirë atëherë ndryshon çështja. Nëse në familje, humbin edhe lidhjet me farefisin, djali apo vajza nuk është e sjellshme apo është madje edhe mëshirën të cilën Allahu e ka bërë ndonjë frikë konkrete në lidhje me ndonjë së- në zemrat e tyre për njëri-tjetrin. Sot askush nuk mundje në familjen te e cila do të martohesh interesohet më për farefisin deri edhe njerëzit atëherë nuk ka pengesë që të zgjidhet dikush që janë shumë të afërt në gjak sepse duke fortjetër (larg familjes)”. Shih silsilen “Nur Ala muar lidhje të largëta ata shkëpusin gradualisht Ed-Derb” kaseta nr: 567. lidhjet me farefisin pastaj edhe mund të zhvendosen dhe kështu humbet amaneti i Allahut në Kjo fjalë e sheikhut të nderuar përmban dy po- lidhje me mbajtjen e lidhjeve farefisnore. rosi shumë të vyera: Nuk do të gjejnë njerëzit qetësi derisa ti nën1-Martesat në farefis nuk janë të shëmtuara shtrohen plotësisht ligjit të zotit të tyre sepse përkundrazi janë të bukura sepse ruajnë dhe ai kur gjykon për diçka, ai gjykim është më i mbrojnë disa qëllime të Allahut në lidhje me miri dhe më i përshtatshmi. A nuk thotë Al-
36
Përtej Fjalës
shumë larg nga farefisi gjë e cila siç thamë është e lejuar sepse Allahu ka caktuar vetëm femrat e ndaluara atëherë më e pakta të mos e përbuzë ligjin e Allahut, i cili e lejon martesën me to duke ndjekë paganizmin. Kjo nga njëra anë dhe nga ana tjetër të jetë i sigurt se paganizmi nuk sjell veçse vështirësi apo shëmti. Ai nëse ka shtrëngim më shumë sesa ka caktuar Allahu, i vë njerëzit në vështirësi, të cilën Allahu ka dashur ta largojë madje krahas saj edhe ndonjë dobi, të cilën pa atë mënyrë është vështirë të realizohet. Ndërsa kur paganizmi ka tolerim, ai sjell shëmti sepse njeriun e ka krijuar Allahu zoti i tij dhe ai ka bërë në natyrën e njeriut atë që ai do -i lartësuar qoftë në lartësinë e tij- dhe kështu çdo tolerim do të jetë shëmti në lidhje me natyrën e tij të krijimit. Allahu i madhëruar në kuran thotë: “A mos duan njerëzit gjykimin e injorancës?! Kush e ka gjykimin më të mirë se Allahu për një popull Në Shqipëri, martesat me kushërirat janë që beson fort?!” suretu El-Maide: 50. shumë të përfolura sepse bien në kundërshtime me zakonet e njerëzve por jo me fenë e Alla- Dr. Abdullah Nabolli hut. Megjithatë, nëse njeriu zgjedh të largohet lahu i madhëruar: “A nuk e njeh mirë atë që e ka krijuar, ndërkohë që ai di të imtën dhe të fshehtën?!” suretu El-Mulk: 14. Allahu i madhëruar ka caktuar vetëm gratë e ndaluara. Duke medituar në citatet e Kuranit në lidhje me martesat shohim se ai cakton vetëm gratë e ndaluara çka do të thotë se veç tyre njeriu ka të drejtë të zgjedhë. Kështu bazuar në këtë dobi të përfituar nga mënyra se si i paraqet Kurani rregullat për martesë madje jo vetëm Kurani por edhe Teurati, themi se ne nëpërmjet këtij shkrimi nuk kemi për qëllim të ftojmë njerëzit të martohen me femra të caktuara por, t’ju sqarojmë atyre femrat e ndaluara sipas librit të tij dhe të largojmë nga ata mbetjet e paganizmit të cilat kanë pushtuar mendjet e tyre që në kohët e vjetra dhe vazhdojnë ti pushtojnë ato deri sot e kësaj dite.
Përtej Fjalës
37
Liria e besimit, shekullarizmi, komunikimi dhe kufizimet e lirive njerëzore
38
Përtej Fjalës
Epoka në të cilën sot g jendet shoqëria njerëzore është një botë më së shumti e përkufizuar ose të paktën e kuptuar nga mënyra se si e paraqet atë televizioni, interneti dhe në tërësi mjetet e komunikimit. Arsyet pse ka marrë këtë pushtet televizioni apo mediat janë të shumta, por paralelisht me këtë fuqizim vihet re një fuqizim i rolit të shtetit, një rritje e shtetit dhe kufizimi i lirive të njeriut nga ana tjetër. Shteti sot në shumicën e vendeve të Perëndimit është shumë më i madh se sa 30 apo 40 vite më parë. Jo vetëm pesha e tij në ekonomi, por edhe ndikimi i tij në liritë njerëzore është më e madhe. Shteti sot ka nisur të shpërndajë të drejta, të krijojë të drejta siç janë ato të aksionit afirmativ, apo ato të lëvizjes gender apo të lëvizjes gay. Shteti sot ka marrë fuqinë në mjaft raste të tregojë se çfarë është martesa, se çfarë është shkolla, se si duhet të jetë dhe se çfarë duhet të mësohet në shkolla. Këto nuk janë të vërteta abstrakte, por këto janë disa prej shqetësimeve reale të shoqërive. Shumë studiues mendojnë se një prej arsyeve të krizës së madhe financiare ka të bëjë me këtë rol të rritur të shtetit. Në pamje të parë duket se kemi të bëjmë me një kontradiktë: fuqizimi i medias dhe i televizionit duhet të çonte në një shkallë më të madhe të Demokracisë dhe për rrjedhojë në një shkallë më të madhe të lirisë. Në fakt kjo nuk ka ndodhur dhe shkaku themelor është se media dhe televizioni janë shndërruar në elementë përbërës të makinerisë së madhe sociale që funksionon sipas rregullave të shoqërisë së konsumit. Duke qenë kështu ka një zgjerim të hapësirës së sekularizmit, ka një pushtet në rritje të tij dhe ajo që detyrohet të paguajë është feja, janë liritë fetare dhe ato të besimit. Në një farë mënyre edhe termat, konceptet dhe fjalët nisin të marrin ngjyrat e kësaj epoke dhe rreken të përcjellin atë që ajo përfaqëson. Në fakt kështu ka ndodhur gjithnjë, por sot kjo është shumëfishuar për shkak të rolit të me-
dies dhe të televizionit në veçanti. Shekullarizmi, bota shekullare ka të sajën paradigmën e pushtetit, të fuqisë në të cilën domini dhe kontrolli janë vlera të brendshme. Për këtë botë efektiviteti është një kriter themelor. Shprehja më bazike e gjithë kësaj bote thotë Loui Safi, një studiues amerikan gjendet tek Makiaveli: “Qëllimi justifikon mjetin”. Kjo është një shprehje që shërben si parim udhërrëfyes në botën shekullare. Shën Agustini shkroi mbi bashkëjetesën e trazuar të shekullares dhe religjiozes në veprën e tij, ”Qyteti i Zotit”. Ky studiues i madh dhe një nga doktorët e kishës apo të Krishterimit siç quhet, tha se është e vështirë dhe madje e pamundur që këto dy botë të ndërvepronin apo të bashkëjetonin me njëra-tjetrën. Kohë më vonë, në Medine, myslimanët i treguan botës se është e mundur që vlerat morale të bëhen kriter i gjykimit politik. Në atë kohë, në Medine për herë të parë politika nuk gjykoi mbi paradigmën e fuqisë dhe të dominimit. Për herë të parë politika u bazua mbi vlerat morale dhe u udhëhoq vetëm nga ato. Në veprën e tij madhore “Historia e Filozofisë” Hegeli pranon se uniteti mes shekullares dhe spirituales zuri fill në shoqërinë myslimane shumë më herët sesa në atë të krishterë. Bota e krishterë, edhe ajo arriti të krijojë një bashkëjetesë të shekullares me spiritualen dhe arriti që vlerat morale të kenë ndikim, peshë por edhe rol në politikën e vendit. Megjithatë zgjerimi i hapësirës shekullare ka vijuar pandalur të paktën që prej dy shekujsh dhe sot jemi në një pikë ku shoqëritë moderne janë më së shumti rezultat i ristrukturimeve sistematike në përshtatje me vlera morale që përkufizojnë jetën moderne. Këtë proces Max Ëeber, një prej sociologëve më të njohur të shekullit të kaluar e quan racionalizim. Ëeberi megjithëse e admironte këtë proces vuri re se po shfaqej gjithnjë e më shumë një prirje për ta tkurrur hapësirën e lirive individuale, që për pasojë shkaktonte humb-
Përtej Fjalës
39
jen progresive të lirisë. Kjo është në një farë mënyre, sipas këtij këndvështrimi pa dyshim të thjeshtuar, korniza në të cilën shekullarizmi dhe religjiozja janë të detyruara të ndërveprojnë sot. Në këtë kornizë zhvillon jetën e tij edhe komunikimi, në këtë kornizë gjuha, fjalët dhe imazhi përcjellin ide, pikëpamje, formësojnë opinion dhe qëndrime. Në vitin 2005 revista Time, kishte në kopertinën e saj një pikturë të Monalizës, të mbuluar me shaminë islame. Kjo ishte gjetja e editorëve për të treguar se si perceptohet gruaja në Islam. Më shumë se kaq me këtë kopertinë iu tregohej lexuesve, se si Islami e gjykon artin perëndimor dhe se si Islami mund të rrezikojë mënyrën e tyre të jetesës. Padyshim që është një këndvështrim shekullar, është një këndvështrim i shekullares, që nuk kujdeset për besimin dhe ndërgjegjen e myslimanëve. Në anën tjetër kjo kopertinë nuk ka në fokus vetëm Islamin, por edhe fetë e tjera, sepse në thelb është një provokim ndaj besimit dhe lirisë së besimit. Dy vjet më parë kur në Zvicër u miratua
40
Përtej Fjalës
nëpërmjet një referendumi ndalimi i ndërtimit të minareve, Ian Buruma një profesor në Oksford shkroi se zviceranët votuan nisur nga ajo që iu ka ofruar televizioni. Ian Buruma shkroi në Nju Jork Times se në Zvicër janë gjithsej katër minare dhe se që të gjitha ato ndodhen në periferi të qyteteve dhe askush nga qytetarët e Bernës, Bazelit, Gjenevës apo Zyrihut nuk kishte parë ndonjë minare. Gjithashtu, tha Buruma, myslimanët me mjekër as që dalin nëpër qendrat e qyteteve dhe kështu që perceptimi i vetëm i tyre ishte ai i televizionit. Arsyeja pse ata votuan kundër minareve ishte televizioni. Të njëjtën gjë ka bërë televizioni edhe me Krishterimin, ku në shumë media është në fokus gjithçka ndodh në kisha apo dioqeza dhe ku sjellja e dobët e një prifti përdoret për të etiketuar si të tillë, problematike të gjithë kishën. Karikatura me priftërinj pranë fëmijëve, apo priftërinj që joshin vajza janë botuar në shumë media. Bill O’Reilli, një gazetar i famshëm amerikan e quan sulmin në shkallë të gjerë nëpërmjet gjuhës dhe etiketi-
meve të medies ndaj kishës, si një sulm që vjen nga shekullarizmi. Shekullaristët, thotë Bill O’ Reilli, kanë një problem bazik me religjionin, ata kanë frikë se mos vihet në diskutim morali i tyre personal. Siç e thamë më sipër në thelb të shekullarizmit qëndron paradigma e pushtetit dhe e forcës, dhe padyshim e efektivitetit. E moralshme është e efektshmja. Për herë të parë në historinë e mendimit njerëzor po shfaqen studiues që ia kushtojnë punën e tyre përhapjes së ateizmit. Këta të quajtur evangjelistë ateistë si Sam Harris, Richard Daëkins apo Cris Hitchens shkruajnë mbi Zotin, si një krijesë të mendjes së njeriut, si një të krijesë të keqe që prodhon luftëra etj. Ata, madje, kanë dalë edhe me pankarta në rrugë ku thonë se Zoti nuk ekziston dhe janë përpjekur të organizojnë manifestime të ateistëve. Hapësira shekullare ka tentuar gjithnjë të rritet, ka tentuar ta shtyjë religjionin në margjina, ta zhvendosë nga jeta publike. Media por edhe i tërë mendimi liberal shekullarist ka krijuar klishetë e tij, si: i
krishterë i moderuar, i krishterë konservator, islam radikal, islam i moderuar etj. etj. Këto klishe dhe shekullarizmi kanë zhvilluar dhe zhvillojnë jetën e tyre edhe në Shqipëri. Tërë thelbi i tyre synon në ngushtimin e lirive fetare, në diktimin në mjaft raste prej shtetit të kufijve të besimit. Që prej vitit 1944 e deri në vitin në vitin 1967 shteti komunist i asaj kohe e pa fenë si armik dhe në kisha e xhami ajri i rëndë i frymës së tij largoi imamë, priftërinj, meshtarë, dhjakë e çfarëdo lloj shërbyesi tjetër, dhe emëroi të tjerë. Ishte shteti komunist kreu i doktrinës dhe kreu i institucioneve fetare. Në atë kohë shteti komunist madje edhe kërkoi ta ndante kishën katolike nga Vatikani, të themelonte një kishë katolike shqiptare. Kjo frymë vijon dhe u shfaq në vendimin e gjyqtarit, që urdhëroi moslejimin e imamit të hyjë në xhami. Mbi imamin nuk ka asnjë akuzë për dhunë, nuk ka akuzë penale për asgjë, madje Komuniteti Mysliman e ka në dispozicion si “kuadër”, siç e quan ai me gjuhën e vet.
Përtej Fjalës
41
Larg vetvetes Agjërimi i Ramazanit dhe falja e 5 namazeve është një vepër më e vlefshme se agjërimi i ditës së Arafatit apo i Ashures dhe se me kryerjen e këtyre namazeve falen mëkatet mes tyre në rast se shmangen mëkatet e mëdha. Nj rast i tillë është Ramazani dhe 5 kohët e faljes sepse Allahu ka thënë: “ Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë ndaluar, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla.” Sa më shumë të forcohen shkaqet për faljen e mëkateve, aq më e fortë dhe me gjithëpërfshirëse do të jetë falja. Shtysa e mendjes dhe besimit thërret në çdo kohë: “Hajde në shpëtim”, “mbas natës së gjatë vjen mëngjesi”. Pas çdo syfyri, çelet edhe iftari, e pas vështirësisë vjen lehtësimi. Kur të vdesë,njeriu do të falenderojë devotshmërinë. Nëse errësira e dashurisë shtohet dhe pushteti i epshit e i dëshirës mbizotëron, ai thotë: “O vetja ime duro,sepse nuk është veçse një çast”, e gjithë kjo do të shkojë dhe do të mbarojë. Shkroi: Desara Tollia
42
Përtej Fjalës
Ramazani më shumë se një fjalë e bukur dhe më shumë se një detyrë për tu kryer. Një ndjesi e bukur që përshkron ndjenjën njerëzore, ndjesi që buron nga shpirti i bukur i besimtarëve. Një muaj me zanafillë hyjnore, ardhur si urdhëresë në shërbim të njerëzimit, botës njerëzore. Një atmosferë festive për zemrat tona. Ku ka vepër më të dashur e më fisnike se sa kjo për muslimanët, festë e cila hap dyert e tokës dhe qiellit për të pranuar duatë tona, hap portat e mirësive dhe zgjidh labirinthet e sfidave. Ramazani është dobi për trupin dhe shëndetin, një ilac i shkruar në një recetë hyjnore, që vjen për ne si dhuratë e paçmueshme dhe me plot përfitime. Ramazani - një urdherëse që vjen për ne si mëshirë prej Mëshiruesit, si përkujtim për skamjen dhe varfërinë, për të pangopurit e pafajshëm, si përkujtim i vështirësisë e më pas si përkujtim i vazhdimësisë me lehtësim e progres. O Robërit e Zotit po ju troket në derë një mik që ju sjell vetëm të mira. Ti, që Zoti të furnizoi me mirësi e me plot begati, mos u bëj kryeneç, por ftoje Ramazanin, le të jetë si mysafir për ty në shtëpinë tënde, në familjen tënde, në shpirtat dhe në zemrat tuaja. Respektoje mysafirin ashtu siç duhet dhe përcille atë me butësi e me
shpresë, që ai të ngelet i kënaqur, e të kthehet përsëri një ditë tek ti. Ti i sprovuar me skamje e varfëri, hapi portat e shtëpisë, të zemrës e të shpirtit, përqafoje mysafirin tënd të dashur. Hape zemrën tënde dhe thirr me zërin e shpirtit tënd që nga brenda po buçet. O Zoti im, ky është mysafiri im i dashur, që kur i kërkoj nuk më përgojon, por përkundrazi ai më jep mundësinë që të ndihem njëlloj me të tjerët, që herë pas here ndihem i ngritur në piedestalet e devotshmërisë, mëshirës, që aq shumë kemi nevojë. Ai vjen ngadalë dhe ikën shumë shpejt, por gjurmët e tij janë të gdhendura në udhët e shpirtit. Udhë, të cilat janë ndjekur e po ndiqen dhe lusim Zotin të ndiqen sërish nga shpitra të ciltër dhe zemra të hapura me besim tek Krijuesi. Ky është muaj i përzgjedhur mes të tjerëve nga Allahu dhe besimtarët janë krijesa të përzgjedhura mes të tjerëve nga Allahu. Ndaj rrjedhimisht Ramazani vjen për ne dhe duhet ta presim dhe përcjellim siç e meriton ai, ta nderojmë për hir të Zotit, që i Madhërishmi të hapë për ne deren e xhenetit- derën e Rejanit , nga e cila do të hyjnë të privilegjuarit, vetëm agjëruesit, të cilët sakrifikuan për Allahun dhe vetëm Ai shpërblen pa fund. Shkroi: Donika Sulaj
Përtej Fjalës
43
Pse nuk na binden 1. Fëmijët na dëgjojnë për atë që jemi më shumë Gjeni menyra për të dhënë alternativa dhe pase për atë që themi varësi. 6. Fëmijët i ndjekin udhëzimet tona kur ne i Ndikimi jonë tek fëmija është në varësi të lidhjes kthejmë ato në diçka zbavitëse dhe tërheqëse. që ne kemi me të. Nëse fëmija nuk ju dëgjon, kuroni marrëdhënjen me të duke ia kuptuar Me pak kreativitet, ju mund të krijoni lojëra nga ndjesitë, duke i kushtuar vëmendje të pandarë, pothuajse çdo gjë dhe fëmijët janë gjithmonë duke e bërë të qeshë, duke ia fshirë lotët. gati të luajnë. 2. Fëmijët i marrin komandat tona kur ato janë 7. Fëmijët i ndjekin kërkesat tona kur ato përpjesë e një rutine shtaten me moshën e tyre. ...sepse kështu është jeta. “ Gjithmonë i lajmë duart para se të hamë” Nëse komanda refuzohet, kërkohet insistimi juaj duke iu bashkuar fëmijës, duke e bërë si lojë derisa larja e duarve nuk diskutohet më. 3. Fëmijët iu binden kërkesave tona kur ata e kuptojnë, përmes eksperiencave, se ju i qëndroni limitit të vendosur. Nëse fëmijët kuptojnë se ju mund t’i ndryshoni kërkesat tuaja, ata natyralisht do t’ju sfidojnë herë pas here. Kjo nuk do të thotë të neglizhoni argumentat e tyre, por nëse e keni ndarë mendjen, qëndrojini vendimit tuaj me mirësjellje. 4. Fëmijët pranojnë kufijtë që vendosim kur ne kuptojmë dëshirat e tyre, inatin e tyre, trishtimin dhe zhgënjimin që u kemi krijuar duke u vendosur kufijtë. Nuk është e thënë që ata të bien dakord me rregullat që po u vendosim; ata thjesht duhet t’i zbatojnë ato. Kur ata shprehin dëshirat dhe pakënaqësitë, ata i pranojnë më me lehtësi rregullat dhe vazhdojnë më tej. 5. Fëmijët i ndjekin kërkesat tona kur nuk ndjehen të mposhtur. Shmangni luftën e pushtetit me fëmijën tuaj.
44
Përtej Fjalës
Shumica e fëmijëve 5-vjeçarë nuk mund ta rregullojnë dhomën vetë ndaj është e kotë të jepni komandën “ rregullo dhomën!” pa qënë edhe ju tëpranishëm dhe ndihmues në kryerjen e kësaj detyre. 8. Fëmijët i pranojnë kufijtë kur e shikojnë se ne kujdesemi për lumturinë e tyre Nëse ai është lodhur shumë që të ndërtojë kullën me kuba dhe nuk do ta prishë, ju bini dakord që të mbledhë lodrat e tjerë shpejt para se të shkojë në shtrat. 9. Fëmijët pranojnë udhëzimet tona se kanë besim që ne vendosim rregulla për të mirën e tyre Ky besim ndërtohet nga mënyra si ndërveprojmë me ta çdo ditë. “ Lodrat do i vendosim në kosh që të mos i shkelim dhe t’i prishim dhe që të kemi vend ku të luajmë nesër”. 10. Fëmijët pranojnë “JO-në” tonë sepse ndjejnë thellë “ PO-në” tonë
fëmijët tanë? Fëmijët do të zbatojnë pothuajse çdo kërkesë tonën nëse e bëjmë kërkesën me zemër të dashur. Krijojini fëmijës suaj momente pozitive kur e dëgjoni dhe thoni “po” shpesh, që kur të thoni “jo”, fëmija do të bindet duke nxjerrë në pah bujarinë e shpirtit të vet që përputhet me atë tuajin. Përgatiti: Elona Çeço
Përtej Fjalës
45
SFIDA PER NDRYSHIM NE ARSIMIN E SOTEM SHQIPTAR
46
Përtej Fjalës
Ndjehem e nderuar të jem këtu midis jush në këto ditë të bukura pranë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Për këtë arsye, unë sot kam dëshirë të mbaj përpara jush një ligjëratë të sinqertë, të thjeshtë e të kuptueshme, ashtu siç janë dhe ditët e muajit të bekuar të meditimit, të rritjes së besimit, të pastrimit, të veprave të mira, sigurisht, me shpresën e ekzistencës së tyre të vazhdueshme…Me këtë rast, dua jo vetëm thjesht të përçoj sot një mesazh, porse mesazhi im të depërtojë thellë në zemrat tuaja. Ne kemi detyrimin si qenie humane të punojmë fort për këtë jetë, por edhe për jetën tjetër. E thënë kështu duket sikur po flasim për dy gjëra të ndara, por të gjithë ne e dimë që çdo vepër dinjitoze në këtë jetë duhet bërë me qëllimin e pastër që ajo t’i shërbejë edhe jetës tjetër. Unë nuk jam teologe dhe këtë pjesë ia lë me kënaqësi dhe përulësi të gjithë teologëve tanë të përgatitur që janë mentorët më të mirë për sa kohë që Zoti i madh i ka graduar me një mision të tillë. Megjithatë të gjithëve na bashkon i njëjti synim: të jemi besimtarë deri diku të devotshëm, pra që nis me të qenit fillimisht një njeri i mirë, ku çdo ditë e jona të jetë e mbushur me vepra të mira që kryhen duke mos shkelur për asnjë çast paktin që kemi bërë me Zotin e Madh (nëse e kemi bërë një të tillë, nëse jo, rendni sa më shpejt drejt Tij dhe “nënshkruani” një pakt me Të) që do të thotë: të punosh drejt duke mos shkelur kurrë rregullat që Ai ka caktuar. Pakti që secili prej nesh duhet të bëjë me Zotin e madh nuk është asgjë tjetër veçse një nocion themelor që zakonisht ne e quajmë frikë ndaj Zotit, por duke qenë se ngjyrimi i fjalës frikë shkon pak më përtej, mjafton ta quajmë atë vetëdije apo ndërgjegjësim për ekzistencën e Zotit. Kjo do të thotë ndër të tjera ruajtje e fortë e kufijve që Zoti i madh i ka shpallur në Librin e Shenjtë. Që ky tipar të zhvillohet sa më mirë tek njeriu, Islami ka përcaktuar agjërimin njëmujor për çdo vit (Latiç 2006: 225) O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që
ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush – le’al-lekum tettekun ( El – Bekare, 183): që ta keni ndërmend vazhdimisht Allahun dhe që t’u përmbaheni fort urdhërave të tij. (Latiç 2006: 226) Jeta jonë e përditshme në kontekstin shqiptar por edhe më tej, ku përparësia e antivlerave tejkalon çdo limit, na sprovon nga dita në ditë që ne të bëhemi pjesë e kësaj turme pra, t’i thyjmë këto kufij. Unë personalisht këtu dua të ndaj me ju vetëm një prej këtyre çasteve, të cilët në jetën time kanë qenë të shumtë . Bëhet fjalë për një shembull për të cilin unë ndiej kënaqësi dhe shpresoj që dhe Zoti im të jetë i kënaqur me të. Muajt e agjërimit për të cilat ndjehem mjaft krenare pse i kam agjëruar, kanë qenë dy: ato kanë qenë muajt kur kam agjëruar bashkë me fëmijët e mi, në shtatzëni. Shpesh me shaka u them dy djemve të mi: ju të dashurit e mi, e keni filluar jetën një hap përpara të tjerëve sepse një muaj Ramazan e keni dhuratë nga unë. (Sigurisht ju e dini që ky lloj agjërimi ka rregullat e veta dhe s’është nevoja të zgjatemi tek kjo çështje, që do të thotë se duhet bërë marrëveshja me mjekun për marrjen e një vendimi të tillë…). Unë kisha fatin e lindjes së fëmijëve në dimër, kur dita ishte e shkurtër (edhe pse mendoj se do të bëja të njëjtën gjë në çdo kohë), nuk ndieja kurrë etje apo uri, vetëm se kam shijuar kënaqësinë që më jepnin këto ditë. Dhe sa për informacion, fëmijët e mi kanë lindur të mëdhenj në peshë. Megjithatë, duke mos qenë dhe e vetmja që kam bërë një veprim të tillë, qëllimi i këtij rrëfimi është diku tjetër….. Gjatë shtatzënisë së fëmijës së dytë dhe agjërimit njëkohësisht, kisha filluar punë në një shkollë private, ku nxënësit përveçse mësonin edhe ushqeheshin në të. Kishim shumë nevojë për të ardhura pasi im shoq kishte filluar një punë e cila më shumë e harxhonte sesa fitonte. Ishim keq ekonomikisht dhe, në këto çaste, shejtani bën punën e vet, ndofta më shumë me njerëzit që na rrethonin…….. Presioni nga punëdhënësit ishte shumë i madh për të
Përtej Fjalës
47
prishur agjërimin. Ato arritën deri aty sa më kërcënonin çdo ditë që do të më hiqnin nga puna. Ishte një çast shumë i vështirë sepse unë kisha një fëmijë tjetër shumë të vogël që kishte kërkesat e veta dhe tjetri do të lindte, për rrjedhojë kërkesat do të shtoheshin dyfish, ndofta trefish, po të shtonim edhe paratë që na duheshin për t’u operuar… etj. Për momentin kishim vetëm këtë pagë ekzistuese. Pas dy- tri ditë heshtje, bisedoj me tim shoq dhe i them: le të më heqin, Zoti inshallah do të më bekojë me një rrisk edhe më të madh! Dhe ai po mendonte të njëjtën gjë…. edhe pse priste vendimin tim. Po fluturonim të dy nga lumturia e kënaqësia për vendimin që shprehëm, sepse brenda vetes ai gëlonte edhe pse nuk ia kishim shprehur njëri-tjetrit. Nxitoj dhe u them menjëherë punëdhënësve, duke përdorur edhe pak elegancë në të shprehur e cila duhet në të tilla raste: “më falni, por unë nuk e prish dot agjërimin sepse ia kam premtuar Zotit. Kjo nuk ka lidhje me nxënësit, as me ushqimin që ju servirni,por është diçka personale”. Unë vazhdova agjërimin edhe pse marrëdhëniet në punë u ftohen shumë, në shtet nuk më kishin dhënë shpresë as për të filluar si mësuese në tetëvjeçare e ndërkohë më vjen një telefonatë nga Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës dhe këtu fillon një sfidë e re në jetën time. Koleget e mia e kuptuan, sidomos disa që besonin në Zot, edhe pse jo praktikante, ato e ndjenin, madje nuk hezituan ta shprehnin që kjo mirësi nuk ishte asgjë tjetër veçse shpërblimi i madh që Zoti menjëherë ma kishte kompensuar. Por ky mbetet vetëm një shembull nga jeta ime sepse në jetë njeriu ka plot shembuj që tregojnë ekzistencën e padiskutueshme të Zotit, momentet kur ti vihesh në sprovë për t’i thyer kufijtë e fjalës së Tij ose atë të cilin unë pak më parë e quajta pakt. Jeta e një besimtari sidomos në vendin tonë është e mbushur plot e përplot me shembuj të tillë… Të nderuar pjesëmarrës ndërmjet jush unë dua t’i veçoj pak studentët. Dua t’ju veçoj juve të dashur studentë të cilët sot jeni në udhëkryq
48
Përtej Fjalës
të madh për të ardhmen tuaj, pasi ky vënd lë shumë për të dëshiruar, por, nëse të gjithë ju, nuk e prishni kurrë raportin, marrëdhënien e bukur që keni me Zotin tuaj (sado e rëndësishme të jetë çështja), ju do ta keni Zotin gjithmonë pranë, pavarësisht vështirësive, kushteve ekonomike familjare, korrupsionit masiv që çdo ditë na shoqëron, etjes së pashu a r tashmë të shoqërisë sonë për luks sipërfaqësor, duke lënë mbas dore pasurimin shpirtëror me vlerat e vërteta njerëzore… etj. Studentët e mi, ushqejeni çdo ditë këtë lidhje me besim, me përkushtim ndaj Tij, duke u afruar me Të sa më shumë, duke plotësuar atë çfarë Zoti ka caktuar si detyrim ndaj nesh, duke u sjellë e duke punuar në bazë të rregullave të tij, që do të thotë të kesh guximin të ecësh edhe kundër rrymës nëse drejtimi i saj janë antivlerat njerëzore. Cila është përgjegjësia juaj sot? Një ndër përgjegjësitë e mëdha përpara jush, përgjegjësi që e keni detyrim edhe përpara Zotit, është puna e palodhur në rrugën e dijes. Dija dhe arsimi janë çelësi i suksesit dhe kontributi më i madh i kësaj jete edhe për jetën tjetër. Arsimimi i mirë ndihmon në radhë të parë vetë individin e më pas familjen, rrethin shoqëror etj. Një arsimim i mirë kontribuon për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie të tërë. Individët janë tulla me të cilat ndërtohet familja dhe shoqëria. Për këtë arsye Islami i jep rëndësi të madhe ndërtimit të individit (Kardavi 2002: 214) Meritokracia (aftësitë e fituara me punë e përkushtim) çon në formimin e një individi që
dallon për nga intelekti i tij, përgatitja që ka, kontributi që do të japë për tjetrin, kontributi që do të japë për gjenerata të tëra, për një shoqëri të zhvilluar që bazohet mbi normat e moralit, punën e ndershme, vlerat e vërteta njerëzore etj. Sa më i lartë të jetë niveli ynë arsimor, aq më të formuar dalim prej bankave të shkollës. Por si arrihet një gjë e tillë? Përmes një studimi rigoroz e arsimimi të mirë duke shfrytëzuar sa më shumë atë që Zoti na e ka lënë amanet përmes fjalës së tij, Kohën. “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri- tjetrin të jenë të durueshëm” Koha që duhet të mbushni fillimisht gjatë ditës duhet të jetë koha për studim. Angazhimet e tjera duhet të marrin vetëm prej kohës së mbetur. Ndjehem keq dhe e turpëruar kur shoh që 80% e studentëve gjejnë mënyra të ndryshme për të kopjuar: - një vjedhje e hapur, e qëllimshme dhe e pafalshme. Ndjehem keq, kur shumica e studentëve marrin detyra të gatshme nga interneti ose paguajnë për një detyrë kërkuese, ndërkohë që shkencëtarët dhe dijetarët më të mëdhenj venë në dukje një diferencë shumë të madhe midis materialit lëndor të asimiluar teorikisht dhe punës kërkimore përmes detyrave e projekteve individuale. Këto të fundit kanë qenë ndonjëherë arritje të mëdha shkencore edhe pse prej studentëve, pikërisht prej faktit se ato bëhen me përkushtim, dëshirë e pasion. Ndjehem mjaft keq kur shoh vajza dhe djem
besimtarë jo të rregullt, në prezencë, në detyra, në sjellje, ndërkohë që ato e dinë mirë që Islami na mëson të jemi korrekt etj. Besimtari duhet të jetë i pari në zbatimin e rregullave, i pari në arsim e dituri, i pari në sjellje, në familje, në punë e shoqëri, i pari në logjikë e perspektivë. Nga ana tjetër, ndjehem mjaft mirë kur shoh vajza dhe djem besimtare që janë me të vërtetë model për të tjerët. Të dashur studentë, ju duhet të kontribuoni që fara e njëjtë e islamit, e mbjellë tashmë në terrenin tonë, të ketë kujdesin e duhur, kushtet e favorshme, me qëllim që të ketë një zhvillim të mirë. Në të kundërt? Misioni juaj ka përfunduar përpara se të fillojë, për sa kohë që ju do të jeni thjesht disa analfabetë me diplomë. Ne kemi nevojë jo thjesht për mësues, por për mësues të aftë. Kemi shumë nevojë për juristë jo të korruptuar. Kemi nevojë sot për ekonomistë të zotë, sepse duhet të rrisim ekonominë. Kemi nëvojë për ju si mjekë, sepse na duhen mjekë të specializuar. Kemi nevojë për ju si politikanë sepse na duhen politikanë të ndershëm. Kemi nevojë për ju në krye të Bashkive, që taksat tona të shpenzohen për ne. Kemi nevojë për ju sepse ky vend ka nevojë për njerëz të formuar e të pakorruptuar. Ne kemi detyrimin t’i shërbejmë këtij vendi sepse Zoti deshi të na lindë pikërisht këtu , në këtë vend, prandaj kemi nevojë për ju në krye të institucioneve, pse jo edhe në krye të shtetit. Dhe për sa kohë që fjala”i aftë” sot nënkupton të kundërtën, ne nuk kemi nevojë thjesht për teologë, por për teologë të palodhur në rrugë të dijes. Ky është çelësi i suksesit! Duke ju falënderuar për vëmendjen, Ju uroj një muaj të lehtë, të bukur e plot arritje në jetën tuaj prej besimtari! Referuar ne konferencen e organizuar prej Forumit te davisteve, Durres. Dt 14/ 05/2018
Prof. asoc.dr Edlira Troplini -Abdurahmani Pedagoge pranë Universitetit “A. Moisiu”, Durrës
Përtej Fjalës
49