Përtej Fjalës
Revistë Social-Edukative
Mujore nr. 51 Shtator 2018
SHKOLLAT DHE UNIVERSITETET NË 2018
DESHIRIMI I JETES SE KESAJ BOTE DHE BUKURISE SE SAJ KUSH ËSHTË DHUL-KARNEJNI I PËRMENDUR NË KURAN?
PËRTEJ FJALËS NR 51
PËRMBAJTJA 04
SHKOLLAT DHE UNIVERSITETET NË 2018
06 DËSHIRIMI I JETËS SË KËSAJ BOTE DHE BUKURISË SË SAJ
09 KUSH ËSHTË DHUL-KARNEJNI I PËRMENDUR NË KURAN?
30
14
SEKRETET E SURES KEHF
33
“A PO IA JEP NJË KAFE BABËS...”
17
HAXHI: UDHËTIMI I ZEMRAVE
34
NJERIU I MIRË
AKUJ MES SHPIRTRASH
36 ALI IBN EBU TALIB, GJYKATËSI I
22
“QYTETËRIMI OSMAN” NË SHQIP, KONTRIBUT PËR DRITËHEDHJE TË VYERA
25
MISS PËR BURRA
28
SOT MBUSH 18 VJEÇ!
URTË
41
PIKTURË E SHKRONJËZUAR- NJË EKSPOZITË PËR JETËN!
43 SA PRESION MBAN FËMIJA JUAJ? 44
FILLIMI I SHKOLLËS, LEXIMI DHE SHKRIMI: DHJETË KESHILLA PËR PRINDËRIT.
2
Përtej Fjalës
STAFI Kryeredaktore A. Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr
Redaktore letrare A. Muja
Këshilli i redaksisë Sh. Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota A. Baholli T. Xeka A. Basha K. Ndreu E. Kodra Sh. Koçi M. Qoshja
Art Grafika E. Laci
ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2018
Përtej Fjalës
3
EDITORIAL
Shkollat dhe unive Përmes risive me të cilat njihemi nga viti në vit jo vetëm vendi ynë, por edhe në të gjithë botën rifillimet sjellin ndryshime, edhe fëmijet tanë dhe të rinjtë tanë nisin sivjet rrugëtimin e gjatë në kërkim të dijes dhe zhvillimit të tyre profesional. Pas pushimeve çdokush ndjehet i predispozuar të jetë pro një ndërmarrje të re, e kur bëhet fjalë për fillimin e studimeve duhet të jemi syhapur e mëndjendritur, kërkues e të vetëmotivuar për të çuar përpara betejën me çdo pengesë tjetër që mund të hasim gjatë arsimimit dhe edukimit tonë për një jetë më të vlerë e më me prosperitet. Ndjehemi të angazhuar që fëmijët dhe të rinjtë tanë të nisin ashtu siç duhet ditën e parë të shkollës dhe ditët në vazhdim të jenë ditë anagzhimi dhe hulumtimi për ta. Të qënit besimtar e shtyn njeriun edhe më tej, përtej pengesave si përtacia, dembelizmi dhe hutimit pas rrjeteve të shumta sociale, duhet të kemi parasysh këshillat që vijnë nga profetët e Zotit për shfrytëzimin e kohës së rinisë e fëmijërisë, jetës së shëndetshme dhe dëshirimit me çdo kusht të dijes së dobishme, për tu bërë kështu të dobishëm për vetet, familjet dhe shoqërinë tonë.
Albana Muja
4
Përtej Fjalës
ersitetet nEë 2018
Përtej Fjalës
5
Deshirimi i jetes se kesaj bote dhe bukurise se saj O ti Profet, thuaju grave të tua: “Nëse jeni duke dëshiruar jetën e kësaj bote dhe bukurinë e saj, atëherë ejani, t’ju jap pasuri për ndarjen dhe t’ju divorcoj në një mënyrë të këndshme. E nëse jeni duke dëshiruar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe banesën e botës tjetër, atëherë, nuk ka dyshim, Allahu ka përgatitur për vepërmirat mes jush një shpërblim madhështor!” (El-Ahzab 33, 28-29) Ngjarja e përmendur në këto ajete i referohet kërkesës që gratë e Profetit ﷺi bënë atij për të shtuar shpenzimet në familje dhe lirisë së zgjedhjes që ai u ofroi atyre, për të qëndruar të martuara me të duke duruar vështirësitë e mënyrës së tij të jetesës, apo për t’u divorcuar prej tij. “Zoti i Lartësuar i dha lirinë e zgjedhjes Profetit ﷺ, për të qenë Profet dhe Mbret, apo një Profet nevojtar. Ai u konsultua me Xhibrilin, i cili i sugjeroi vobektësinë. Kur e bëri këtë zgjedhje, e cila përbënte shkallën më të lartë mes të dyjave, Zoti i Lartësuar e urdhëroi që t’ia ofronte lirinë e zgjedhjes edhe grave të tij, sepse ndonjëra mund të mos pëlqente të qëndronte me të në vështirësi” (Uehba ez-Zuhajli). Ajetet kanë zbritur pas tërheqjes së aleancës së fiseve arabe nga rrethimi i Medines dhe marrjes nën zotërim nga ana e muslimanëve të territoreve të hebrejve të Benu Nadir,
6
Përtej Fjalës
Khajberit dhe Fedekut. “Me hebrejtë e Khajberit Profeti ﷺra në ujdi që ata të punonin tokën dhe gjysmat e të ardhurave t’u takonin muslimanëve. E njëjta marrëveshje u bë dhe me hebrejtë e Fedekut, me ndryshimin që të ardhurat e muslimanëve do t’i takonin të gjitha Profetit ﷺ, sepse Fedeku u dorëzua pa luftë nga ana e hebrejve pas rënies së Khajberit” (Ibën Is’hak). Të nxitura nga rritja e ndjeshme e të ardhurave të Profetit ﷺpas këtyre ekspeditave, “gratë u ulën rreth tij dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, gratë e (perandorit të Persisë) Khosrout dhe (perandorit të Romës) Çezarit jetojnë në mesin e zbukurimeve dhe bollëkut, me shërbëtore dhe robëresha, kurse ne jemi në varfërinë dhe ngushticën që shikon!” (Uehba ez-Zuhajli). Ebu Daudi transmeton në një hadith se të
ardhurat nga pasuritë e Benu Nadir, Profeti ﷺi mbajti për nevojat e tij të ngutshme, ato nga Fedeku ua dedikoi udhëtarëve në nevojë, kurse të ardhurat nga Khajberi, Profeti ﷺi ndau në tri pjesë: dy pjesë për muslimanët dhe një pjesë për nevojat e familjes. Por, pjesa që ai kishte ndarë për nevojat e familjes iu duk e pamjaftueshme grave të tij, e për këtë arsye “kërkesa e tyre për bollëk dhe që t’i trajtonte siç trajtonin mbretërit dhe të mëdhenjtë gratë e tyre ia lëndoi zemrën Profetit ﷺ, prandaj Zoti i Lartësuar e urdhëroi t’u lexonte ajetet që zbritën rreth tyre” (Uehba ez-Zuhajli).
Sipas një versioni më të detajuar të ngjarjes, Buhariu transmeton në një hadith të gjatë se, pas kërkesës së grave, Profeti ﷺu veçua prej tyre në një dhomëz brenda xhamisë ku qëndroi më vete për një muaj. Në një prej këtyre ditëve, ‘Omar bin el-Khatabi lejohet prej Profetit ﷺqë ta vizitojë dhe e gjen ndenjur mbi një rrogoz, i cili kishte lënë shenjë në trupin e Profetit ﷺsepse mbi të nuk kishte asnjë shtrojë. Pyetjes së ‘Omarit nëse i kishte divorcuar gratë e tij, Profeti ﷺiu përgjigj duke ngritur sytë: “Jo”. Duke qëndruar në këmbë, ‘Omari i thotë Profetit ﷺ: “O i dërguari i Allahut, ne kurejshët dominonim mbi gratë, por kur erdhëm në Medine dhe gjetëm një popull që dominohej nga gratë e tyre, gratë tona filluan të përvetësonin zakonet e
Përtej Fjalës
7
tyre. Lute Allahun që ta begatojë me të mira populli tënd, sepse Persët dhe Bizantinët janë begatuar dhe ju është dhënë gjithë bota, ndërkohë që ata nuk e adhurojnë Allahun”. Profeti ﷺ, që deri në atë moment kishte qëndruar ulur në ije, u drejtua dhe i tha ‘Omerit: “O bir i Khatabit, a mos ke dyshim se bota tjetër nuk është më e mirë se kjo botë?? Ata janë popuj që shpërblimet e punëve të mira u janë dhënë në këtë botë”! Pasi kaloi një muaj, Profeti ﷺ u kthye të gratë e tij dhe u ofroi zgjedhjen që kishte zbritur në ajet, duke nisur nga ‘Aisha. Gjatë përshkrimit të situatave me të cilat do të përballen muslimanët e kohës së sotme, Profeti ﷺka parathënë me përpikëri sëmundjen që do t’i karakterizojë ata. Në një hadith të transmetuar nga Ebu Daudi ai ka thënë: “Do të jetë e afërt koha kur kombet e tjera do t’ju sulen duke i thërritur njëri-tjetrit, ashtu sikurse njerëzit ftojnë njëri-tjetrin për në ushqim”. Dikush e pyeti: “A do të ndodhë kjo për shkak të numrit tonë të pakët në atë kohë”? “Jo – u përgjigj Profeti – ﷺju do të jeni shumë, por do të jeni si kashta e kalbur që e merr rryma. Pa dyshim, Allahu ka për ta hequr nga zemra e armiqve frikën prej jush, ndërsa në zemrat tuaja do të hedhë dobësi”. Dikush pyeti: “O Mesazher i Allahut, çfarë është dobësia”? Ai u përgjigj: “Dashuria për jetën e kësaj bote dhe
8
Përtej Fjalës
urrejtja për vdekjen”. I parë me sipërfaqësi, hadithi duket sikur përshkruan ata muslimanë që do të jepen pas dashurisë së gjërave të ndaluara të kësaj bote, ngase dashuria për këtë jetë, e shoqëruar për më tepër me urrejtjen ndaj vdekjes në hadith, krijon përshtypjen se Profeti ﷺështë duke folur për sëmundjen shpirtërore të dashurisë së të ndaluarës. Ndërkohë, Profeti ﷺka folur për dashurinë e kësaj jete dhe bukurisë së saj në tërësi kur ka përshkruar muslimanët e kësaj kohe, sepse dëshirimi i jetës së kësaj bote nga gratë e tij, i përmendur në ajetin e sures Ahzab në fillim, nënkupton pikërisht mirësitë e lejuara kur i referohet dëshirimit për këtë jetë, dëshirim i cili dëmton përkushtimin e duhur ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ. Prandaj, muslimanët e sotëm, të cilët shohin në të përpjekurit për arritjen e të mirave të kësaj jete zbatimin e parimit Islam të të begatuarit me to, krahas adhurimeve që sigurojnë shpërblimet në botën tjetër, duhet të meditojnë dhe reflektojnë se mos përkushtimi ndaj të mirave të jetës së kësaj bote përfshihet në dashurinë e qortueshme të saj, ndaj së cilës ka tërhequr vëmendjen Profeti ﷺkur ka folur për ngjarjet e kohëve afër fundit të botës.
Përgatiti: G.Demneri
Kush është Dhul-Karnejni i përmendur në Kuran? Histori, antropologji, hulumtim në dije fetare
N
ë ajetet 83-98 të sures Kehf, Zoti i Lartësuar tregon historinë e sundimtarit që mbante titullin e Dhul-Karnejnit – Zotëruesit të Dy Brirëve – sundimi i të cilit u shtri nga Perëndimi (ajeti 86) deri në Lindje (ajeti 90). Zoti “ia bëri të lehtë udhëtimin në tokë dhe i dhuroi mjetet për të arritur çdo gjë që dëshironte” (Xhelal ed-Din es-Sujuti). Dhul-Karnejni ishte një sundimtar “që e donte Zotin dhe Zoti e deshi atë, e që i urdhëroi njerëzit t’i druheshin Atij.
apo të zotërimit të Lindjes dhe Perëndimit (Nasir ed-Din el-Bejdauij), ose sepse kishte dy gërsheta flokësh në formë briri (‘Abd er-Rahman eth-The’alebij), ose sepse në kokën e tij kishte dy brirë. Disa të tjerë kanë thënë se pasi u godit në një nga brirët e tij dhe vdiq, Zoti e ringjalli, derisa e goditën në bririn tjetër dhe vdiq përsëri” (Ibën Xherir et-Tabari).
Shumica e komentuesve të hershëm të Kuranit kanë qenë të mendimit se Dhul-Karnejni është Sa i takon titullit të Zotëruesit të Dy Brirëve, “disa Aleksandri i Madh, i njohur ndryshe si Aleksandijetarë kanë qenë të mendimit se ai e mban- dri i Maqedonisë, i cili ka jetuar në vitet 356–323 te për shkak të sundimit të tij mbi përpara erës sonë (p.e.s.). “Ai lindi në “Rum”-ët (vendet e Perëndimit) dhe vitin 356 p.e.s. në Maqedoni, prej Filipit Persinë, (Ibën Xherir et-Tabari), II dhe Olimpias. Nga mosha 13 deri në
Përtej Fjalës
9
16 vjeç ai u mësua prej Aristotelit, i cili i frymëzoi atij interesin për filozofinë, mjekësinë dhe hulumtimin shkencor. Por Aleksandri do të përparonte përtej mendimit të ngushtë të mësuesit të tij se jo-Grekët duhet të trajtoheshin si skllevër. Në moshën 20 vjeçare, pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori pushtetin pa hasur në kundërshti dhe i mbështetur nga ushtria. Në pranverën e vitit 334 p.e.s. ai marshoi drejt Persisë. Pasi vizitoi Trojën, ai u ndesh me ushtrinë Perse pranë detit të Marmarasë dhe e mundi atë. Në dimrin e vitit 334–333 p.e.s. Aleksandri pushtoi Azinë e Vogël. Në Nëntor 332 p.e.s. ai mbërriti në Egjipt, ku themeloi qytetin e Aleksandrisë, pranë degës perëndimore të lumit Nil. Pushtimi i Egjiptit plotësoi dhe kontrollin e tij të plotë mbi bregun lindor të Mesdheut. Në Korrik 331 p.e.s. Aleksandri pushtoi Babiloninë, ndërsa gjatë vitit 330 p.e.s. ai përparoi në Azinë Qendrore, derisa në vitin 328 p.e.s. arriti në skajin lindor të Perandorisë Perse. Në vitin 326 Aleksandri pushtoi Indinë, për të vdekur në Qershor 323 p.e.s. në Babiloni, në moshën 33 vjeçare dhe pas 13 vjetësh në pushtet. Aleksandri është një nga gjen-
10
Përtej Fjalës
eralët më të mëdhenj që ka njohur bota. Ai ka treguar një shkathtësi të pazakontë si në kombinimin e llojeve të ndryshme të armëve, ashtu edhe në përshtatjen e taktikave të tij luftarake ndaj sfidave të kundërshtarëve që zotëronin mjete të reja luftimi. Mbretërimi i shkurtër i Aleksandrit përbën një moment vendimtar për historinë e Europës dhe Azisë. Ekspeditat dhe interesi i tij personal ndaj hulumtimit shkencor sollën shumë përparime në dijet mbi gjeografinë dhe natyrën. Karriera e tij u bë shkak për bartjen në Lindje të qendrave civilizuese dhe krijimin, nga ana ekonomike dhe kulturore, të një bote të vetme që shtrihej nga Gjibraltari deri në Punxhab të Indisë”. (Encyclopaedia Britannica). Gjithë komentuesit e rëndësishëm të Kuranit kanë qenë të mendimit se emri i vërtetë i sundim-
tarit me titullin Dhul-Karnejn është Aleksandër, ndonëse kanë patur mendime të ndryshme se për cilin Aleksandër bëhet fjalë. Ibën Xherir et-Tabariu mendon se ai ka qenë Aleksandri i Madh, dhe në mbështetje të këtij mendimi transmeton nga ‘Ukba bin ‘Amir, bashkë me Xhelal ed-Din es-Sujutin, se ka thënë që një ditë, teksa ishte në shërbim të Profetit ﷺdhe doli prej shtëpisë së tij, ndeshi në disa ithtarë të Librit që i thanë: “Dëshirojmë të pyesim per diçka Profetin, prandaj na fut tek ai”. Kur hynë, Profeti ﷺu tha: “Nëse dëshironi, ju tregoj për atë që keni ardhur të më pyesni, pa folur ju, e nëse dëshironi flisni përpara se të t’u tregoj unë”. Ata u përgjigjën: “Jo, na trego ti”. Atëherë Profeti ﷺtha: “Keni ardhur të më pyesni për Dhul-Karnejnin, një djalosh nga “Rum”-ët që iu dha mbretërimi, i cili përparoi derisa arriti në
Përtej Fjalës
11
bregun e tokës së Egjiptit, ku ndërtoi një qytet që i thonë: Aleksandri. Kur e mbaroi së ndërtuari, Allahu i Madhëruar dërgoi një engjëll që e ngriti në qiell dhe e pyeti: “Çfarë shikon”? Ai u përgjigj: “Shikoj qytetin tim dhe qytete të tjera me të”. Pastaj e ngriti më lart dhe i tha: “Shiko”! Ai ia ktheu: “Tani është përzier me qytete të tjera dhe nuk e shquaj”. Pastaj u ngrit më lart dhe engjëlli i tha: “Shiko”! Ai ia ktheu: “Shikoj vetëm qytetin tim dhe nuk shoh gjë tjetër”! Engjëlli tha: “Kjo është tërë toka, por Zoti yt dëshiroi të ta tregojë sepse të ka dhënë pushtet mbi të, prandaj ec në tokë, jepi dituri të paditurit dhe përforcoje të diturin”. Mendimin e Tabariut, që Dhul-Karnejni ka qenë Aleksandri i Madh i Maqedonisë, e ka patur shumica e komentuesve të hershëm të Kuranit. Kështu, ‘Abd er-Rahman eth-The’alebij dhe Ebu Hajjan el-Ghranatij kanë thënë se Dhul-Karnejni është mbreti Aleksandër i Greqisë, Bejdauiju është shprehur se Dhul-Karnejni është Aleksandri i “Rum”-ëve, mbreti i Persëve dhe Romakëve, ndërsa Nidham ed-Din en-Nisaburi ka thënë se ai është Aleksandri i “Rum”-ëve, i biri i Filipit, i cili sundoi tërë botën. Sipas Ibën Kethirit, Aleksandri i Madh nuk ka mundësi të jetë Dhul-Karnejni i përmendur në Kuran, sepse Dhul-Karnejni ishte një besimtar i devotshëm dhe mbret i drejtë, ndërsa Aleksandri i Madh ishte idhujtar. Aleksandri me titullin Dhul Karnejn ka jetuar më shumë se dymijë vjet përpara Aleksandrit të Madh, ka qenë bashkëkohës i Profetit Ibrahim, ka besuar në profecinë e tij dhe ka bërë rreth-rrotullimin e Qabes bashkë me të pas ndërtimit të saj nga ana e Profetit Ibrahim. Të njëjtin argument të Ibën Kethirit, atë të qenies së Aleksandrit të Maqedonisë idhujtar, citojnë edhe Tahir ibën ‘Ashur, Muhamed esh-Sha’arauij dhe Muhamed Tantauij prej dijetarëve të shekullit të 20-të, si arsyen e mospërkimit të tij me Dhul-Karnejnin e përmendur në Kuran. Fakhr ed-Din er-Razi përmend tre mendime për personazhin historik që mban titullin Dhul-Karnejn. “Mendimi i parë është se ai i referohet Aleksandrit të Maqedonisë, sepse sipas dëshmisë së Kuranit, sundimi i Dhul-Karnejnit arriti në skajet e Lindjes dhe të Perëndimit dhe si i tillë, një sundim kaq i zgjeruar dhe i paprecedent, nuk ka se si të mbetej i mbuluar dhe i papërmendur në përjetësi. Gjithashtu, sundimi që përmendet në librat e historisë se ka arritur një shkallë të tillë nuk është vetëm se ai i Aleksandrit. Prandaj, përderisa në Kuran është e vërtetuar se Dhul-Karnejni sundoi gjithë tokën, ose pothuaj plotësisht atë, dhe shkenca e historisë ka provuar se ai që e arriti këtë sundim ishte Aleksandri, duhet të pranohet si e sigurt se Dhul-Karnejni është Aleksandri i Maqedonisë, i biri i Filipit. Mendimi i dytë është që Dhul-Karnejni i referohet Ebu Kerb el-Humejriut nga Jemeni, ndërsa mendimi tretë se ai ishte një sundimtar i devotshëm, i panjohur për ne, të cilit Zoti i dha pushtetin e tokës si dhe dije, urtësi e madhështi. Mendimi i parë
12
Përtej Fjalës
është ai më i sakti, për shkak të argumentit që u përmend, vetëm se këtu ka një problem të madh: Aleksandri ka qenë nxënës i Aristotelit të urtë dhe ndjekës i tij, çfarë do të thotë se madhërimi që Zoti i ka bërë Dhul-Karnejnit e bën të detyrueshme të pranohet që filozofia e Aristotelit është e vërtetë dhe e saktë, çka është e pamundur”. Nidham ed-Din en-Nisaburi i ka dhënë përgjigje problemit të shtruar nga Razi duke thënë se “jo çdo mendim i filozofëve është i pavlefshëm, e ndoshta Dhul-Karnejni mori prej tyre atë që ishte e pastër dhe la mënjanë atë që ishte e papastër”. Siç del në pah nga parashtrimi më lart, dy arsyet që disa dijetarë nuk kanë identifikuar Aleksandrin e Madh me Dhul-Karnejnin e përmendur në suren Kehf kanë të bëjnë me të dhënat historike për mosqenien e tij besimtar monoteist dhe me konfirmimin e vlefshmërisë së filozofisë së Aristotelit nëpërmjet lavdërimit të Aleksandrit që ka qenë nxënës i tij, sepse sa i takon madhështisë së sundimit të tij, ajo përputhet me përshkrimin Kuranor. Sa i takon filozofisë së Aristotelit, Nisaburi ka theksuar se Aleksandri mund të ketë marrë të pastrën prej filozofisë së tij dhe të ketë lënë të papastrën.
Për më tepër, Aleksandri i Madh e ka tejkaluar mësuesin e tij në moskonsiderimin si skllevër të jo-Grekëve, çka tregon se ai nuk ka qenë një ndjekës i verbër i filozofisë së Aristotelit. Gjithashtu, dijetarët që kanë pohuar se Dhul-Karnejni është Aleksandri i Madh, kanë qenë pa dyshim në dijeni të faktit që librat e historisë e kanë përshkruar atë si idhujtar. Në komentimet e tyre nuk haset argumentimi me dijetarët që e shohin fenë e Aleksandrit të Madh si arsyen e mospërkimit të tij me Dhul-Karnejnin, por ata ka gjasa ta kenë tejkaluar këtë problem duke bërë analogji me historinë e Profetit ‘Isa a.s. Nëse nuk do të ishte Kurani, sot do të ekzistonte vetëm historia e shtrembëruar e Isait a.s., historia e një personi që ka deklaruar se ishte edhe Profet edhe bir i Zotit, pjesë e trinisë së përbërë nga Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, që vdiq i kryqëzuar për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe që u ngjall pas vdekjes. Prandaj, nuk ka arsye përse sundimtari i përmendur ne Kuran si Dhul-Karnejni të mos ketë qenë Aleksandri i Madh, ngase historia që ekziston sot për besimin e Aleksandrit të Madh mund të jetë historia e shtrembëruar e besimit të tij të vërtetë.
“Në Brendësi të Kuranit” nga G. Demneri
Përtej Fjalës
13
Sekretet e sures Kehf
E keni pyetur ndonjëherë veten pse Profeti Muhamed a.s na ka kërkuar të recitojmë suren Kehf çdo të premte? Kjo sure përmban 4 histori. Të shikojmë çfarë mësimesh mund të nxjerrim prej tyre. Njerëzit e shpellës Është historia e disa djelmoshave që jetonin në një qytet mosbesimtarësh, prandaj vendosën të emigronin, të largoheshin për hir të Allahut. Allahu i shpërblen ata me mëshirë dhe mbrojtje nga dielli, në shpellën ku u strehuan, derisa u zgjuan dhe zbuluan se të gjithë banorët e qytetit ishin bërë besimtarë. Sprova e besimit Pronari i dy kopshteve Historia e një burri të cilin Allahu e kishte begatuar me dy kopshte të bukur, por burri harroi të falendëronte Atë që e kishte bekuar me gjithçka që kishte. Madje ai guxoi të vinte në dyshim amëshimin apo botën e përtejme të premtuar nga Allahu. Për këtë ar-
14
Përtej Fjalës
sye kopshtet e tij u shkatërruan. Ai u pendua, ishëm që zotëronte dije dhe pushtet dhe që por pendimi i tij ishte i vonuar dhe nuk i shër- udhëtonte nëpër botë për të ndihmuar njerëzit beu për asgjë. dhe për të përhapur mirësi. Ai arriti të zgjidhte problemin e Jexhuxh Maxhuxhëve duke ndërSprova e pasurisë tuar një ditë gjigante me ndihmën e njerëzve që nuk ishte në gjendje as t’i kuptonte. Musai a.s dhe Hidri a.s Kur Musai u pyet “kush është njeriu më i di- Sprova e pushtetit (fuqisë) tur në sipërfaqen e tokës?, ai u përgjigj: “Unë jam”, duke menduar se ishte Profeti i vetëm në Në mes të sures Allahu përmend Iblisin si qetokë për kohën. Por Allahu i shpalli se një bur- nien që shkakton këto sprova: “Kur u thamë rë tjetër dinte më shumë se ai në disa çështje engjëjve: “Përuluni në sexhde para Adetë caktuara. Musa udhëtoi për ta kërkuar dhe mit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte arriti të mësonte se ndonjëherë, urtësia mund një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të të fshihet në çështje të cilat ne i perceptojmë si Zotit të vet. Atëherë, a do t’a merrnit atë të këqija. dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sprova e dijes Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!” (Surja Kehf 18:50) Dhul Karnejni Në shumë thënie profetike, Profeti Muhamed Allahu përmend historinë e një mbreti të fuq- a.s përmend se ai i cili lexon dhe mëson për-
Përtej Fjalës
15
mendësh Suren Kehf do të jetë i mbrojtur nga sprovat e Dexhalit. Ebu Derda r.a transmeton se Profeti a.s ka thënë: “Ai që mëson përmendësh 10 ajetet e para të Sures Kehf do të jetë i mbrojtur nga sprovat e Dexhalit.” Tashmë të analizojmë lidhjen mes Sures Kehf dhe Dexhalit: • Dexhali do të shfaqet para Ditë së Gjykimit me 4 sprova” • Do t’ju kërkojë njerëzve që të adhurojnë atë dhe jo Allahun: Sprova e besimit. • Do të ketë fuqinë të shkaktojë dhe ndalojë shiun dhe të tundojë njerëzit me pasurinë e tij: Sprova e pasurisë • Do të sprovojë njerëzit me “dijen” dhe lajmet që do t’ju japë: Sprova e dijes • Do të kontrollojë një pjesë të madhe të tokës: Sprova e pushteti Si t’u mbijetojmë këtyre sprovave Miqësia e mirë dhe e drejtë “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.” (Kurani 18:28) Njohja e të vërtetës së kësaj bote “Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!” (Surja Kehf
16
Përtej Fjalës
18:45) Modestia (përulësia) “(Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” (Kurani 18:69) Sinqeriteti “Thuaj: “Unë jam vetëm një vdekatar si ju, që më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (Surja Kehf 18:110) Thirrja (lutja) ndaj Allahut “Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk ke për të gjetur kurrfarë strehe, përveçse tek Ai.” (Surja Kehf 18:27) Përkujtimi i jetës së përtejme “Ditën, kur Ne do t’i shkulim malet, do ta shohësh tokën të zhveshur dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa. Ata do të sillen të radhitur para Zotit tënd (e do t’u thuhet): “Tashmë Na erdhët, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju (o jobesimtarë) pretendonit se nuk do t’ju caktonim një takim (ringjalljen)”. Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” (Surja Kehf 18:47-49) Burimi: ilmfeed.com
Haxhi: Udhëtimi i zemrave
Përtej Fjalës
17
Arafati 10 vjet pas hixhretit Ai ishte me të dërguarin e Allahut (a.s) kur ra nga deveja. Deveja u pengua dhe ai këputi rruazën e qafës. Vdiq! “Lajeni trupin e tij me ujë dhe sidër dhe varroseni me gjithë roba”, – tha i dërguari i Allahut “Mos ia mbuloni kokën, e as mos e prekni me kamfur…sepse me të vërtetë, ai do t’i kthehet Allahut në gjendjen e Telbies! (Lebejke Allahume lebejk.)” Buhariu dhe Muslimi Amër ibn al-Asi tregon: “Kur Islami hyri në zemrën time, shkova tek i dërguari i Allahut dhe i thashë: ‘Më jep dorën që të të jap besën.’ I dërguari i Allahut (a.s) zgjati dorën e tij, por unë e tërhoqa timen. “Ç’gjë nuk shkon o Amër?” Unë i thashë: “Dua të më plotësohet një kusht”. “Cili është ai kusht?”, – tha ai. “Që Allahu të më falë”. Atëherë i dërguari i Allahut (a.s) tha: ‘A nuk e di ti se Islami i fshin të gjitha mëkatet para tij, dhe Haxhi fshin gjithçka para tij, dhe Hixhreti fshin gjithçka para tij”. (Sahihu i Muslimit) Shpërblimi përfundimtar I dërguari i Zotit ka thënë: “Dhe për Haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit!”Cili është ajeti i parë që ju lexoni tek surja Haxh? Ai nuk flet për Arafatin e as për shtyllat e ditës Nahr. Ai thjesht thotë: “O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së Kiametit është një
18
Përtej Fjalës
llahtari e madhe. Atë ditë kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatzënë e hedh par kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër”. Haxh 1-2 Haxhi nuk është udhëtim i trupit, i ngjashëm me udhëtimin e atij që shkon për pushime apo në ndonjë vend si turist. Ai është udhëtim i shpirtit dhe i zemrës. Kur njeriu i lexon me vëmendje ajetet që flasin për Haxhin, ai do të vërë re, se të gjitha ajetet përfundojnë me urdhrin e te qenit i ndërgjegjshëm për mbikëqyrjen e Allahut, me përkujtimin e mirësive të Allahut ndaj nesh apo me lidhjen që ekziston mes Haxhit dhe Ditës së Fundit. Vendmbërritja Jo shumë larg nga ditët e të parëve tanë, kurdoherë që duhej nisur një udhëtim, duheshin marrë të gjitha masat. Rruga ishte e gjatë nëpër një shkretëtirë të nxehtë dhe të ashpër. E pamëshirshme! Nuk kishte qendra karburanti për t’u furnizuar e as qendra pushimi për të ngjitur sipër ujin e ndonjë burimi. Në të vërtetë shikimi nuk të zinte asgjë përveç milje e milje të tëra dunash shterp rëre. Humbja e rrugës nënkuptonte humbjen e jetës! Kësisoj, para udhëtimit ju duhej të siguroheshit mirë, se i kishit të gjitha pajisjet që ju nevojiteshin. Ushqim i mjaftueshëm, ujë i mjaftueshëm,
çdo gjë e mjaftueshme deri në vendmbërritje. Që këtej, nga ajetet që flasin për haxhin, ku çdokush duhet të bëjë një farë udhëtimi për të arritur Qaben, Allahu u tërheq vëmendjen robërve të tij për një udhëtim tjetër, një udhëtim drejt të cilit çdo shpirt po udhëton, dhe pse e dimë apo jemi të pavëmendshëm ndaj tij. Allahu na e tërhoqi vëmendjen për udhëtimin drejt Botës tjetër, Parajsës apo Zjarrit. “… Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë) e furnizimi më i mirë është devotshmëria”. Bekare 197 Ditën që Buhejm Axhli u nis bashkë me shokun e tij për të kryer haxhin, i hodhi një vështrim shkretëtirës së pafundme që i priste dhe qau aq fort, sa kraharori po i gufonte. “Kjo është diçk, – tha Buhejmi – që më ka bërë të kuptoj udhëtimin më të vërtetë që do të nis drejt Allahut”.
e kthehej gjallë, do t’ia përkushtonte gjithë jetën adhurimit dhe bindjes ndaj Zotit. Nuk kishte më mashtrim, gënjeshtër apo namaz të humbur. Tashmë ai ishte Haxhi. Ndërsa sot, me reaktivët viganë, anijet oqeanike e autobusët mercedez, lehtësimi i kryerjes së haxhit e ka marrë me vete lavdinë e të qenit haxhi. Sot njerëzit mund të ankohen se nuk kanë krevate e dyshekë mbretëror në Mina, apo se motori i kondicionerit bën shumë zhurmë. Por të dashur vëllezër dhe motra, kush na furnizoi me këto të mira, me të cilat po jetojmë? Është po Ai Allah, që na ka sprovuar ne këtu në fushën e Arafatit. Robi i Allahut mund t’i vlerësojë vërtetë mirësitë e Allahut mbi të, vetëm kur i merren këto mirësi. Me të vërtetë që mirësia më e madhe që na ka dhënë Allahu është Islami dhe ai na mjafton neve si favor. Allahu e di se ne do të pluhuroFurnizuesi semi gjatë haxhit, Allahu e di atë. Kështu që mos u çudisni kur të fryjë era, por kthejuni Në lidhje me atë se nëse ai që bën haxhin Allahut me durim dhe mirënjohje. quhet apo jo haxhi, ka mosmarrëveshje. Kjo “Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le nuk është diçka që gjendet në sunet, por ka një t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të silhije interesante në kulturën e historisë sonë. len rreth shtëpisë së lashtë”. Haxh 29 Më parë, kur dikush vendoste të kryente haxIbn al-Kajimi shkroi një ilahi për këtë udhëtim hin, ishte njësoj sikur t’i linte lamtumirën jetës të zemrave, dhe këtu shprehet vetëm një pjesë së kësaj bote. E gjithë kjo në saj të pengesave e këtyre vargjeve: të pabesa gjatë udhëtimit – sprova si sëmund- “Ai thotë, robërit e mi kanë je, uri dhe përpjekje në situata të veçanta. ardhur tek Unë (për haxh) nga Atëherë, për t’i përcjellë haxhilerët mblidhej i dashuria për Mua dhe Unë jam i gjithë fshati. Nëse dikush e niste këtë udhëtim mëshirshmëm ndaj tyre, lajme të
Përtej Fjalës
19
mira bujarie e dashurie o pjesëmarrës në atë qëndrim (në Arafat), një çast ku Allahu i fal të gjitha gjynahet dhe hedh mëshirën e Tij”. Ebu Hurejre transmeton: “E kam dëgjuar profetin (a.s) të thotë: “Kushdo që e kryen haxhin dhe nuk bën ndonjë gjë të turpshme (rafath) dhe nuk e tepron (Fusuk), ai kthehet nga haxhi (pa asnjë mëkat) si ditën që lindi prej nënës.
palose atë. Pastaj kur dikush të ti ngrejë nervat – thjesht kaloi letrën. Në krye të atij zarfi të vogël shkruaj: ‘Mos e hap atë deri sa të mbarojë haxhi”. Njeriu u pajtua me këtë. Në sulmet dhe incidentet e njëpasnjëshme, ai thjesht do të buzëqeshte, më pas do të ngrysej, dhe do t’i kalonte zarfin e vogël palës provokuese. Çdo gjë po shkonte për bukuri deri ditën kur ai po drejtohej për në Xhamarat, ku dikush i shkeli Të përmirësosh zemrën gishtërinjtë. Ai e humbi fare kontrollin. Me murmuritje nëpër dhëmbë, turfulloi dhe më Shumë vite më parë, kur haxhilerët po pas kërkoi në valixhen e tij për një zarf, të cilin zbrisnin luginës së Muzdelifes, një burrë thirri ia ngjiti djaloshit të varfër në kokë. me të lartë: “Shih numrin e haxhilerëve!’ Një Kam parë në haxh njerëz, në ato çaste sprove, njeri i mençur iu përgjigj: “Jo, kalimtarët janë të luftojnë për durim dhe shpërblimin e Allatë shumtë por haxhilerët janë pak!’ Njëherë hut, ashtu siç lyp dikush rrugëve për ar. Pyesja dëgjova historinë e një njeriu që ishte begatuar veten se ç’ndryshim kishte mes tyre dhe atyre me mundësinë për t’iu bashkangjitur çdo vit që i shpenzonin frymët me kritika dhe zënka? karvanit të haxhilerëve. Megjithatë, e meta e Përfundimisht kuptova se atje nuk ishin dështij ishte se nuk mund të kontrollonte asnjëherë mitarë trupat e Zejdit dhe Amrit, por zemrat zemërimin gjatë ditëve të haxhit, dhe rrinte e tyre. Disa njerëz vijnë në Haxh të furnizuar vetëm duke mallkuar të tjerët. Dikujt i lindi financiarisht. Ndërsa disa të tjerë vijnë me një ide në lidhje me sjelljen e tij. Frymëzimi i zemra të përgatitura, që është dhe thelbi. Nëse tij ishte: “Në vend që të rrish duke mallkuar guri gërryes do të na kthejë në grimca pluhuri muslimanët gjatë haxhit, më mirë shkruaji të apo do të na shkëlqejë, varet nga ajo se ç’jemi gjitha të këqijat që ndjen në një copë letër dhe- ne.
20
Përtej Fjalës
Si ta përgatisim zemrën për haxh? Së pari ndiqni leksione dhe tubime që flasin për haxhin. Haxhi është një ndër shtyllat mbi të cilat qëndron Islami. Kur dikush ka për qëllim që ta kryejë këtë rit të fesë, e ka për detyrë që të mësojë rreth tij. I dërguari i Allahut ka thënë: “Kërkimi i dijes është detyrë e çdo muslimani”. Imam Buhariu shkruan në sahihun e tij: “Dija vjen përpara veprave” dhe më pas përmend ajetin kuranor: “Atëherë dije se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për atë të besimtarëve e të besimtareve. Allahu di për lëvizjet tuaja e për vendin tuaj”. 47:19 Së dyti: Falni namazin dhe Kijam al-lejl Kur i dërguari i Allahut po përgatiste zemrën për misionin e përhapjes së fesë, Allahu e urdhëroi atë të përgatitej për të falur Kijam al-lejl. Allahu i Lartësuar thotë: “O ti i mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj”. 73:1-2 Një student fjeti njëherë në shtëpinë e imam Ahmedit, Zoti e mëshiroftë. Imam Ahmedi
kishte lënë për të një enë me ujë dhe kur erdhi për namazin e sabahut, e gjeti enën plot me ujë. Ai u trondit dhe tha: “Si mundet që dikush të jetë nxënës i Islamit dhe të mos ngrihet për namaz nate!” Njëherë disa i thanë ibn Mesudit r.a : “Ne nuk mund të ngrihemi për namaz nate”. Atëherë ai u përgjigj: “Mëkatet tuaja ju pengojnë prej tij”. Së treti: Pendohuni tek Allahu dhe bëni dua Ishte pikërisht gjatë ditëve të Tashrikut, kur engjëlli Xhibril a.s erdhi tek i dërguari i Allahut me fjalët e mëposhtme: “Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi). Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti pra lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh”. Nasër 1-3 Ky ishte dhe kulmi i 23 viteve thirrjeje, përpjekjesh dhe pune; këtu ishte dhe haxhi i lamtumirës. Po si përfundoi ai? “Atëherë lartësoje dhe falënderoje Zotin tënd dhe kërko falje prej Tij”.
Nga: Muhamed Alsharif
Përtej Fjalës
21
“Qytetërimi osman” në shqip, kontribut për dritëhedhje të vyera parathënien e tij, që diçka më herët se të nisë shekulli në të cilin jetojmë. Si një kontribut i era është stina e diellit, detit, pushimit mirëfilltë shkencor nën kujdesin e institucionetë plotë… Meraku i vetëm për shumë ve përkatëse të shtetit turk, objektivi për t’iu drejtuar si lexuesve në Turqi, por po ashtu dhe njerëz gjatë kësaj periudhe të vitit është se në ç’bregdet do t’i kalojnë ditët. Ama lexuesit të huaj, është përmbushur sa ka të bëjë më së paku me botimin në shqip. ka të tjerë për të cilët ndalesa është e huaj, puna është më e dashur, edhe me synimin për Për të shuar kureshtjen, ky libër është nisur nga përgatitësit e tij si një vëllim i vetëm. ta nisur shtatorin sa më rrëmbyeshëm. Përballja me një material të gjerë e ka bërë të Të tillë janë ata që kanë sjellë për lexuesin me detyrueshëm një vëllim të dytë, dhe gjithçfillimin e këtij muaji një vepër voluminoze, ka është sjellë në turqisht dhe anglisht. Falë “Qytetërimi osman”. Në vështrim të parë, përkushtimit të Fondacionit “ALSAR”, ne tani tek e merr në dorë, në dy vëllime, vepra ka e kemi atë në duar dhe në shqip. rëndesë në përmbajtje, siç ka dhe peshë në Mbi tridhjetë autorë e ekspertë kanë punuar kuptimin e fjalëpërfjalshëm. Botimi ka mbyllur një cikël të gjatë përpjekjesh për përgatitjen e këtij libri, na thotë parathënia, por në krye të tij, si përgatitës kryesorë, si aupër të ardhur gjer këtu; mbi tre vite e gjysmë torë, lexohen dy emra, Halil İnalcık dhe Günpunë në përkthim nga anglishtja e përgatitje sel Renda, shkrues dhe të parathënies. I pari, për shtyp. Ndërkohë, cilësia e botimit është tejet e lavdërueshme, faqe pas faqeje. Përpjekja i ndarë nga kjo jetë dy vite të shkuara, është tejet i mirënjohur, një historian turk i jashtëzapër ta sjellë në shqip këtë vepër është e Fonkonshëm, një shkrues veprash të shumta studacionit “ALSAR”, tashmë i mësuar të bëjë dimore mbi Perandorinë Osmane, me njohje përzgjedhje titujsh të këtij niveli. Vetë iniciativa për përgatitjen e këtij libri është të gjerë ndërkombëtare, në të gjallë të tij dhe lektor në universitetet më me prestigj të botës. shumë më e hershme, siç na bëhet e ditur në
Nga Bujar M. Hoxha
V
22
Përtej Fjalës
Koha e zhvillimit të aktivitetit promovues në kryeqytet, në Tiranë, të botimit në shqip të veprës “Qytetërimi Osman” është e kushtëzuar pikërisht nga ardhja e së bijës së historianit të ndjerë, që ka premtuar pjesëmarrjen. Günsel Renda po ashtu është një historiane e njohur, e specializuar për artin osman, me botime të shumta si autore dhe bashkautore. Trashëgimia osmane mbetet e fuqishme edhe njëqind vite pas fundit të perandorisë falë atij qytetërimi, të shtrirë në një pjesë të mirë të botës. Siç nënvizohet dhe në hyrje të kësaj vepre, 40 për qind e popullsisë së botës dhe mbi 76 shtete gjenden sot në hapësirën ku ka sunduar kjo perandori. Studime të panumërta ka mbi atë periudhë historike, të risjellë dendur në ditët e sotme në vëmendje dhe në analizë për shkak të spikatjes së Turqisë së kësaj dekade në arenën gjeopolitike dhe ekonomike globale. Diskutimet dhe ligjërimet mbi otomanizmin, neotomanizmin, mbi qytetërimin osman, janë herë-herë tendencioze nga qarqe të caktuara, me ngjyrime keqësuese.
Duke e parë në këtë pikëpamje, duhet t’i jemi mirënjohës botuesit në shqip të veprës në fjalë, si një pasqyrë e gjerë e një qytetërimi mbresëlënës, të pasur, që ka vënë vulën në historinë botërore. “Pa dyshim që Perandoria Osmane është një prej qytetërimeve më të shkëlqyera në historinë e botës… Procesi i transformimit të kësaj principate turke… në një perandori edhe sot e kësaj dite vazhdon të tërheqë interesimin jo vetëm të historianëve, por edhe të intelektualëve, politikanëve dhe studiuesve të ndryshëm. Aspektet politike, ushtarake, sociale dhe ekonomike të historisë osmane janë bërë objekt studimesh të panumërta në Turqi e jashtë saj, dhe ky interes shkencor vazhdon të rritet. Por, si në Turqi, ashtu dhe jashtë saj, aspektet kulturore dhe qytetërimore ende nuk janë diskutuar, parashtruar dhe ekspozuar aq shumë sa aspektet e tjera… Është e kuptueshme që shteti osman, me të gjithë elementët e tij, do të vazhdojë të tërheqë interesimin e botës edhe në të ardhmen…” Kështu shkruhet në hyrje të
Përtej Fjalës
23
librit, në ca fjalë të thëna nga një ish-ministër turk i Kulturës. Mes këtyre rreshtave qëndron dhe thelbi i rëndësisë së botimit të kësaj vepre madhore, e posaçërisht i përkthimit të saj në gjuhën tonë. Përpjekje të ngjashme për të sjellë në shqip vepra të së njëjtës temë ka patur dhe më herët. Ka mbizotëruar përgjithësisht një punë serioze, por qoftë cilësisht, qoftë nga këndvështrimi, nga tematikat, qoftë dhe nga përmasat e trajtesës, “Qytetërimi osman” është krejt diçka tjetër, tepër më kontribues për hedhjen dritë mbi atë qytetërim. “Qytetërimi osman” ka nëntë kapituj, shkruar nga ekspertë në fushën e tyre të kërkimit. Veprës i paraprin një hyrje nga Halil İnalcık, për të vijuar me vëllimin e parë, ku ka trajtesa të historisë dhe shkencës, dhe vëllimin e dytë, në të cilin vendin e zënë kultura dhe arti. “Shteti, shoqëria, ekonomia”, “Feja dhe mendimi”, Shkenca dhe edukimi”, “Jeta e përditshme dhe komunikimi”, “Gjeneaologji, kronologji”, “Letërsi”, “Arkitektura dhe artet e bukura”, “Të performosh në art dhe muzikë”, “Europa dhe osmanët”, janë titujt e kapitujve, të ndarë brenda tyre dhe në nënzëra, si punime studimore të autorëve të ndryshëm. Fotografitë e shumta i japin larmi tërë veprës, duke ilustruar aktivitetin e gjerë qytetërimor osman. Çdo fjalë që të thuhet për veprën do të sjellë
24
Përtej Fjalës
sidoqoftë një përshkrim të mangët, të shmangshëm vetëm nëse lexuesi i pasionuar pas këtij qytetërimi, apo i interesuar për të, do thellohet mes faqeve, shkronjë më shkronjë. Në mbarim do duhet të ketë dhe një ndjesi të mirë për praninë tonë të dikurshme në atë qytetërim. Një tjetër citim nga rreshtat e para të veprës së sapobotuar do të ishte me vend në këtë kontekst: “Është e domosdoshme për ne që të shqyrtojmë dhe të vlerësojmë të gjitha aspektet e së shkuarës ‘osmane’ dhe të përvojës qytetëruese…” Dy fjalë në fund të kësaj paraqitjeje i meriton, sigurisht, dhe botuesi. Fondacioni “ALSAR” i ka vënë vetes si qëllim prej kohësh të krijojë një kolonë botimesh të veprave autoritare, me peshë e cilësore, të zgjedhura me shumë kujdes e të publikuara po kaq kujdesshëm. Mjafton të përmendim mes të tjerash botime të tilla si, “Historia osmane dhe institucionet”, “Vdekje dhe dëbim”, “Muslimanët e Ballkanit”, “Letrat turke”, “Çështja e paqenë e detit: një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”, “Kalendari kombiar”, për ta çmuar këtë përpjekje. Po prej këtij fondacioni pritet të dalë këto ditë një përmbledhje dyvëllimëshe e revistës “Diturija” të Lumo Skëndos, e viteve 1909-1929. “Qytetërimi osman” na pret ndërkaq për t’u lexuar…
MISS PËR BURRA Muhabeti komplikohet shumë në momentin kur dimë se veç miss-eve për gra ka edhe miss-e burrash: konkurset e bukurisë femërore tashmë po bashkërendohen me ato të hijeshisë mashkullore. (A mundemi të veshim me të njëjtën fjalë bukurie edhe mashkullin edhe femrën njëherësh? Lasgushi i ka thënë dikujt se si për hir të purizmës, me dhimbje shkuli nga një vjershë e njohur e veta fjalën e huaj {jabanxhije/ arabe* nur për ta zëvendësuar me atë “të ftohtën” shqipe hir; gjithsesi në rastin e parë haptas kemi të bëjmë me bukurinë-amë {femër*, kurse në të dytin hir, me një bukuri-mashkull-mbi kalë, apo maksimumi me një homazh për territoret e ndonjë femre të vdekur.) Për këtë pjesë të dytë të konkursit, autori e ndjen veten të detyruar të strehohet krejtësisht në paragjykimet e veta kulturore. Ai në fakt nuk sheh ndonjë dallim thelbësor midis konkurseve të grave dhe atyre të burrave. Përveç bukurisë të jetuar si ves dhe zeje, e përbashkëta që ndajnë përmidis burrat me gratë e konkurseve të bukurisë fare pa mundim të zbulohet tek silueta e njëjtë, truku, xhestikulacioni, aroma, fjalorthi, kostumografia. Revista e mirënjohur e blegtorisë erotike “Playboy”, ekuivalenti burrëror I “Si të gatuajmë”, duke shfrytëzuar kompetencën dhe arkivin e vet më se gjysëmshekullore, vinte re në një studim të
ribotuar edhe në shtypin tonë ditor, sesi modeli fizik femëror gjatë këtyre dekadave është duke u njëtrajtësuar ca nga ca me atë mashkullor, duke tentuar po njëlloj drejt të njëjtave kuota në shpatulla, gjoks dhe kudo në muskuj. Hiq atë tendosjen po aq militare të ekspozimit burrëror “gatitu”/”arm’mbërthe” të gjoksit tek veshja e femrave misse dhe të gjenitaleve tek veshja e meshkujve miss, kusuri është e tëra ecejake e njëjtë vashërore, me po atë sheqer-pudër mbi faqkat e buta pa qime, me gjithë po atë buzëqeshje, po ato nojma e po atë bel, me gjithë po atë muskulaturë të njëjtë posteriore (siç thotë edhe “Playboy”), pas të cilës zhgënjehet me një pahitje të kuqe faji e turbullimi vëzhguesi i përhershëm primitiv mashkullor. Çapitja me nge tutje tëhu e vajzërisë-miss në monopatin imagjinar të skenës, në fakt është tëpkë ajo sfilata sfilitëse e fshatit shqiptar, ku qafëngrirë, po jo aq nga emocioni e pesha e vështrimeve, sesa nga pesha e bucelës, vajzëria sypërdhe, me sebepin e mbushjes së ujit në krua, u ofrohej përditë si trup dhe si informatë, në pritje për t’u bërë grua, trimave që valëvisnin nga pas shkrepave e shkurreve shamitë me djersën toksike të beqarnisë ballkanike etj. etj. ndërkaq që kjo renditja bashkëkohore e pafjalë e trimave një për një në të njëjtin itinerar marketingu me ujësjellësin vajzëror, na duket se çon ujë në mulli
Përtej Fjalës
25
të hasmit… (Për hollësi të mëtejshme konsulto fletoren e fundit zyrtare, lidhur me një vështrim kreativ mbi martesat e ligjshme në vendin tonë.) Vërtetë natyra dhe historia na ofrojnë të shkrira në konsensus harmoninë e luanit-diell me luaneshën-hënë pa krifën e tij zjarr-e-tym; të gjelit-baba-diell me të shoqen-nënë-hënë pa lafshën e tij një pëllëmbë gjak të gjallë mbi kokë; atë harmoni të një dynjaje të tërë me kafshë e kafshëza e shpendë meshkuj ku e ku më ekzibicionistë se gratë e veta; atë të shefit indian të kuq me një ekspozitë të tërë pupëlnaje mbi krye, dhe të shefes së tij mrekullisht pa to; harmoninë e gjithë kulturave të hershme që kanë jetuar brenda tre monoteizmave të fundit semitë ku burri ka shpalosur mbi krye imitacione tempujsh në forma kapash e turbanësh, ndërsa gruaja këto tempuj nuk i shfaq, por i ka mbuluar me vello. Krejt thjeshtë, ajo që na ka mësuar shqisa e posaçme njerëzore, tregon se në fakt veçori ceremoniale e publike ka mashkulli shumë më
26
Përtej Fjalës
përpara femrës; se edhe sipas një krahasimi që më vjen në mend periodikisht, jo më kot shenja seksuale e mashkullit është shfaqje, teksa shenja femërore është fshehje. Duket si kundërshti me miss-in. Por në fakt, ndonëse zhvendosur jashtë harmonive të traditës, ndonëse me një artific ekspozimi, konkursi i bukurisë femërore përdor gjuhën e fshehjes pas perdeve; ai është thjesht një formë e shoqërizuar dhe publike e shijimit të asaj çka qëmoti ngjërohej në intimitet, tek e tek. Vini re sesi pika më e nxehtë dhe shkencore e konkurimit është kundërvënia kontradiktore kur gratë parakalojnë në publik me të brendshmet, që janë në fakt uniforma e kthinës më të fshehur të botës, dhomës së gjumit, atelierit tipik ku për kohë e kohëra me rradhë bukuria në fjalë shpalosej, duke konkuruar vetëm me atë përballë-me të burrit, për të fituar kështu përherë; se ajo është në fakt bukuria femërore, harkore, bukuri natyrore, pra e dhuruar, bërë nga lart,
bukuri që për të qenë e tillë nuk mban dot përsipër kontribute njerëzore- pelerina, dekorata, helmeta. Është hiri këndor i burrit ai që, duke qenë në thelb jo natyror, por kulturor, ka nevojë të mbahet në këmbë me mjete të jashtme, me pupla e pendë bie fjala, apo me pushkë e pendë me që ra fjala.(etj,etj) Historia e natyra shpesh janë bërë bashkë për të na dëftyer se nuk është e vërtetë që gratë nuk barabiten me burrat për të bërë çudira të shkencës, arteve e teknikës e sporteve. Ata që mendonin të kundërtën kanë mbetur me gisht në gojë kur kanë parë sesi gruaja ka shpikur ndonjë ilaç shpëtimtar, apo ka shkruar ndonjë roman të pavdekshëm apo ka dhënë ndonjë grusht që të lëshojnë sytë xixa. Problemi është se ajo paralelisht me këto, nxjerr nga barku edhe kalamaj, dhe këtë çudi burri nuk e bën dot. Pasi që ia ka provuar njerëzimit se mundet të bëjë mrekulli edhe jashtë edhe brenda vetes, femra është dhe e bukur.
Trishtimi ka kapluar rracën e burrave; shumë syresh kanë vendosur të përpiqen seriozisht për të fituar kohën e humbur të kultivimit të bukurisë natyrore, atë kohë që në anën tjetër të peshores e fitoi gruaja duke triumfuar përmbi patriarkalizmin, dhe duke ndarë pastaj në bazë të frymëve monopolin e vjetër të kulturës. (Për më gjerësisht, hidhi një sy prirjeve të përgjithshme të diasporës mashkullore dyqind vitet e fundit, duke filluar që me autosugjestionin e përditshëm të fshehjes së leshrave burimorë të faqeve, për të kaluar përmes një universi galopant të paparë më parë locionesh, aksesorësh vanitozë dhe cohërash e revistash të specializuara e konkursesh, për të arritur deri në padurimin për t’u unifikuar sa më parë me femrën edhe proporcionalisht, me anë të përcaktimit të modeleve të bukurisë femërore sa më të arritshme prej mashkullit, në pikat e nxehta të shpatullave, gjoksit dhe kudo në muskuj.)
Nga: Ervin Hatibi
Përtej Fjalës
27
Sot mbush 18 vjeç! Bëj shaka! Sot mbushen plot 18 vjet që mbaj mbulesën time. Plot 18 vjet me një pamje “ndryshe”! Kur e përsëris këtë shifër, më ngjan sa një jetë. Një jetë gëzimesh, përkushtimi, sprovash, përpjekjesh, zhgënjimesh e ndjesish të tjera të pafundme. Një jetë që ngërthen shumëçka. Kur u kthehem sirtareve të kujtesës, aty gjej vetëm gjërat që kam zgjedhur vetë t’i ruaj. Të paruajturat flenë në askundin e harresës. Sigurisht që një ngjarje e tillë ishte “e bujshme” për mua, për familjen time, për rrethin
28
Përtej Fjalës
shoqëror, e deri edhe për kujdestaren e godinës së konviktit ku jetoja (Hahah). Shkallët e tolerancës ndaj veprimit tim varionin nga “Hajt, e tolerojmë, veç shkollën mos e lër!” të prindërve, e deri te deklarata kategorike “S’lejoj që një studente e nivelet tënd të budallallëpset në këtë formë!” të kujdestares së godinës. Tani që e kujtoj, është e çuditshme të konstatoj se nuk e kam vrarë aspak mendjen për reagimet që më qenë adresuar në atë kohë. Fundja, kisha nisur ta mësoja veten me to qysh
1 vit më përpara, kur kisha vendosur të vishesha me të gjata. Pyetjes së kuriozëve të fisit, se pse vishesha në atë formë në mes të vapës, ua kisha gjetur anën. U thoja se kisha alergji nga mushkonjat, insektet, gjethet...
ra) të nënës time, e cila ma përsëriste gjithë kohës: “Ah moj bijë, unë s’po kam hall se u mbulove, por po kam hall se s’ke për të gjet ma burrë!”.
Ishte koha kur ende nuk e kisha përmbyllur vendimin final.
Atëherë më vinte për të qeshur nga ato fjalë të saj, por nuk ia merrja për ters sepse e dija që buronin nga zemra e shqetësuar e një nëne për vajzën e saj.
Ai vendim erdhi i qetë, relativisht i qetë, dhe për këtë i jam mirënjohëse familjes time, e cila ishte treguar dashamirëse ndaj meje e lirisë time qëkurse kishte vendosur të më arsimonte në kryeqytet, në një kohë kur vajzat e moshës time përgjithësisht nuk ndiqnin shkollë të lartë, po edhe ato që e ndiqnin, i vazhdonin studimet në qytetin e lindjes. I kujtoj disi të çuditshme ato ditë. Kujtoj reagimin epik (që më shkaktonte edhe të qeshu-
Ndjej se në 18 vjet mbulesë jam pjekur mendërisht e shpirtërisht shumë më shumë se ç’do të isha pjekur pa mbulesë. Kjo për faktin se mbulesa është një element shtesë, që përveç paqes në shpirt, në këtë vend t’i shton edhe telashet me botën e jashtme. Me ta vënë mbulesën, nga një vajzë që studionte në Tiranë, në një degë që s’e kishin dëgjuar ndonjëherë (sociologjia njihej krejt pak
Përtej Fjalës
29
asokohe), unë u shndërrova për fisin në “hoxhanicën” që “bënte do sjellje t’çuditshme”.
dije sa ç’kam sot, por sinqeritetin e kisha më të lartë, mbase shumë më të lartë sesa sot.
Nuk kujtoj shumë detaje nga ajo kohë, por di me siguri, se dashuria e madhe që kisha për Zotin, m’i kishte taposur veshët dhe s’dëgjoja gjë fare se ç’thuhej e ç’bëhej.
Në kohën që jam mbuluar, ne nuk kishim mundësinë e zgjedhjes së rrobave që kanë vajzat sot. Ne i sajonim vetë rrobat. Ishim të gjitha thuajse një model. Mbizotëronin vetëm 4 ngjyra: e zeza, bluja, kafja dhe grija.
Di me siguri, se në atë kohë s’kisha vërtet kaq
30
Përtej Fjalës
Aq dinim, aq bënim. Ama’ çdo veprim shoqërohej me sinqeritet dhe dashuri të madhe për Zotin dhe për njëra-tjetrën. Në këto 18 vjet mbulesë kam mësuar shumëçka. Mund të isha kthyer me dhjetëra herë mbrapsht, mund të kisha hequr me dhjetëra herë dorë nga kjo zgjedhje, por asnjëherë nuk kam arritur në atë shkallë, sa të dyshoj mbi saktësinë e saj. Asnjëherë.
më të mirën nga vetja, ndonëse jo përherë ia kam dalë. A kam bërë gabime? Plot. A kam të meta? Patjetër Sa herë që i konstatoj, lutem që Zoti të më japë forcën për t’i kthyer ato të meta në pika të forta, e për të më bërë një shembull të mirë.
Shumë vajza po heqin dorë nga mbulesa sot, por përulësisht mendoj Shumë mund të thonë se po të mos se të heqësh dorë prej saj, është si të kisha qenë e mbuluar, mbase do të heqësh dorë nga një copëz e vetvetes, kisha bërë një jetë krejt ndryshe, do të nga ajo copëz të cilën ti e ke ndërtuar kisha shijuar të tjera emocione e çaste. me aq mund. Me bindje, pas kaq shumë vitesh e me Edhe nëse dikush më vjen me tezën ato çka kam jetuar, them: ekstreme që ka dalë së fundmi në qarkullim, se mbulesa nuk na qenka Jo! Nuk do të kisha jetuar më ndryshe obligim nga Zoti, i them: nga ç’kam jetuar deri më tani. Edhe pa shami, unë s’do të kisha frekuentu- “Unë s’e besoj kurrë këtë, por edhe ar vendet që s’i kam frekuentuar. sikur të supozoja se një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, aspak pishman s’e Edhe pa shami, s’do të isha shoqëruar kam! Për sa kohë që e kam bërë me me njerëzit që s’jam shoqëruar. nijet për Zotin e kënaqësinë e Tij, jam e bindur se Ai nuk e lë pa e shpërblyEdhe pa shami, s’do të kisha bërë er qoftë edhe një grimcë përpjekjeje veprimet që s’i kam bërë. që robi bën për t’iu afruar Atij.”. Në çdo çast që kalon e në çdo përpËshtë një e brendshme që të nxit jekje që bëj, unë ndihem e bekuar që të qëndrosh në shina, përpara se të Zoti më ka dhënë mendjehapjen dhe ekzistojë një e jashtme (në këtë rast, forcën për të zgjedhur të jem ajo që shamia) që të kujton se s’duhet t’i kam dashur e që dua të jem. kalosh ca kufinj. Në këta 18 vjet jam përpjekur të jap
Shkroi: Klodiana Smajlaj
Përtej Fjalës
31
Akuj mes shpirtrash “Nuk i flas gjallë në botë i pari, se ai e kishte fajin!” - thotë njëri.
mund të përshëndeten për mirësjellje po u hasën në rrugë.
“Nuk i flas gjallë në botë i pari, se ai e kishte fajin!” - thotë dhe tjetri. E kështu gdhihen e ngrysen, duke qenë të bindur se i takon tjetrit të flasë e duke pritur të ndodhë ajo që ia kanë mbushur mendjen vetes se duhet të ndodhë.
Këta, as përshëndetje s’shkëmbejnë më. Secili ndërron rrugë kur sheh tjetrin. Kur rastësisht përmenden emrat e njëri-tjetrit në bisedat me miqtë e përbashkët, ti mund ta kuptosh ligështimin e tyre. Ata ulin kokën dhe heshtin.
Heshtin, sepse ai hendek i krijuar mes tyre është Gdhihen e ngrysen në ditët që bëhen javë, në javët një barrë e rëndë për zemrën. që bëhen muaj e në muajt që dalëngadalë bëhen Heshtin, sepse thellë brenda vetes, ata e dinë se vite. atë peng nuk do të mund ta mbajnë dot për gjatë. Heshtin, sepse e dinë që mund të jenë vetëm një Thonë se s’bën askund më ftohtë sesa në shpirtin fjalë, një vështrim a një buzëqeshje larg njëri-tjee njeriut, e në shpirtra të tillë, akujt duhet të kenë trit. përmasa të frikshme. Njeriu s’mund ta dallojë me saktësi se ç’përmasa akujsh i janë krijuar në zemër, për sa kohë që Një fjalë e thënë pa menduar, një fjali e lëshuar s’merr vendimin që t’i shkrijë ato. Vetëm pasi e rrëmbimthi, një ironi e çastit a një thashethem merr këtë vendim, ai nis të kuptojë se ç’dimër të helmues, krijojnë akuj, shkrirja e të cilëve bëhet e acartë paska mbajtur në gji. vështirë deri në pamundësi. Secili pret nga tjetri. Secili kujton se qëndrimi që Nëse bën hapin e parë drejt tjetrit, duke e lënë po mban ndaj tjetrit, është respekt që po tregon egon e lënduar mënjanë, akujt do të shkrihen ndaj vetes. Dashurinë e dashamirësinë e kanë të njëherësh para syve të tu. Kjo duket dhe është gjë pamasë për njëri-tjetrin, por egoja e lënduar i bën e vështirë vërtet, sepse i bie të dalësh mbi veten, t’i maskojnë e të mos i shfaqin më. por është padyshim shumë më e Egoja e lënduar u vë zemrave një lehtë sesa të mbash gjatë gjithë gur, e ata që dikur ishin miq të jetës një barrë shpirti.... një ngushtë, shndërrohen në të huaj barrë, që sa më shumë kalon të ftohtë e të largët. Madje koha, aq më shumë do të të as të huaj, se të huajt edhe rëndojë.
32
Përtej Fjalës
“A po ia jep një kafe babës... Në fakt e kuptova se nuk kisha ditur asgjë, e kuptova që edhe pse gaboja, më merrje me të mirë. Sa dashuri fale dhe pse 14 vjet nuk të kam, ndjehem akoma në lagje si çuni Biut. I kam të memorizuara të gjitha, urtësinë, dashurinë, i kam në gji. Durimin që kishe për çdo gjë, i kam këtu në shpirt. Ja kështu në momente që fëmijët na rriten, të kujtoj ty, me durimin dhe dashurinë që më fale. Po ne nuk bëhemi dot si ti, as fëmijët tanë nuk janë si ne. Kur u largove nga kjo bote përmende vetëm Zotin dhe amanetet mi le kur ishe mirë. “A po ia jep i kafe babës” bëje shaka, jo se nuk kishe lekë, por doje të më burrëroje. T’i kam mbajtur amanetet si gjënë më të shtrenjtë. Po bab du me ta dhënë një kafe, sidomos sot që fëmijët po më rriten, por s’kam se ku. Botën do ta falja për një kafe me ty! E nëse ti që e lexon këtë reflektim e ke babanë gjallë jepja një kafe, puthe në ballë, se ai është heroi më i heshtur në shtepi, ai që përballon hallet jashtë, rrezikun, stresin, mërzinë që ty të mos mungojë asgjë... Jepja kafen babës... Nga: Ilir Hoxholli
Përtej Fjalës
33
Njeriu i mirë
34
Përtej Fjalës
Kur halifi (prijësi) Abdul-Melik ibn Meruan takoi Lejlën, për të cilën Mexhnuni kishte mbuluar botën plot me poezi dhe thënie për bukurinë e saj, atij nuk i bëri përshtypje bukuria e saj. Dhe gjithë ironi i thotë:- “Nuk paskeni ndonjë bukuri të rrallë, kush të zgjodhi ty për më të bukurën?” Ajo ia kthen:- “Të njëjtët njerëz që të zgjodhën ty për halife (prijës), më zgjodhën dhe mua për më të bukurën...! Kur bukuria është intelekt...! Njeriu i mirë që duam të edukojmë, duhet të jetë: 1. i shëndoshë në besimin e tij. 2. i rregullt në adhurimin e tij. 3. i fortë në moralin e tij. 4. i rregullt në trupin e tij. 5. Me kulturë të gjerë. 6. i aftë për të fituar. 7. i dobishëm për të tjerët. 8. i kujdesshëm ndaj kohës së tij. 9. Shumë kërkues ndaj vetes së tij. 10. i sistemuar në punët e tij.
Një mjeshtri dhe mentari Ibrahim ibn Et’hem duke shkuar me karvan nga Siria ne Bagdat, gjatë rrugës iu afrua një grua e cila e ftoi për imoralitet. Në atë moment ai filloi të qajë. Ajo e hutuar e pyet se përse qante:- Çfarë të bëra? Ai i përgjigjet:- Pash Zotin, a fytyrë imorali tu duka që mu drejtove mua mes gjithë këtyre njerëzve? Kjo është arsyeja pse po qaj. Qaj për mëkatet e mia, që ty tu duka si fytyrë e një imorali. E marta është ters, nuk punohet, nuk behen vizita, nuk bëjmë këtë e atë... Po pse??? Nuk e dimë, por është ters!!! E vërteta është se Grekët e kanë konsideruar dhe akoma e konsiderojnë të martën si një ditë tersi. Pasi 29 Maj 1453, ishte ditë e martë; dita kur Konstandinopoja vendi që është konsideruar dhe akoma konsiderohet si -Mbretëresha e Qyteteve- u çlirua nga Perandoria Osmane. Kështu të nderuar, e marta ska aspak lidhje me tersin. Ndaj, nevoja për të njohur gjërat është jetike.
Vetëm shiu që bie nga qielli nuk bën dallime mbi askënd, i freskon të gjithë. Ndërsa ne të tokës bëjmë dallime kur veprojmë. Herë shikojmë atë që njohim, herë atë që kemi interes e herë atë që duam. Kështu pra na mëson qielli, se baza e veprimit tokësor është dallimi, ndërsa baza e veprimit qiellor është bashkimi.
Përmbledhje : V.Kera Përtej Fjalës
35
Ali ibn Ebu Talib, Suzana Nabil Saad E dini historinë e Ali ibn Ebu Talibit, kushëririt të Profetit Muhamed a.s, shokut të tij më të ri që pranoi islamin dhe kalifit të 4-ët? Kjo histori s’mund të tregohet pa thënë më parë atë të kushëririt të tij; Profetit Muhamed a.s, këshilltarit të zgjuar që qëndron pas madhështisë së këtij sahabi të ri. Babai i Profetit a.s vdiq para se ai të lindte, ndërkohë që pas pak vitesh atij i vdiq edhe nëna. Xhaxhai i tij, Ebu Talib, e konsideroi Profetin a.s si djalë dhe e rriti bashkë me fëmijët e tij. Më vonë, në shenjë mirënjohjeje, kur Profeti a.s krijoi familjen e tij, vendosi të rriste dhe edukonte më të voglin e fëmijëve të Ebu Talibit; Ali ibn Ebu Talibin. Ku mund të gjente Aliu shtëpi më të mirë se shtëpia e Sadik Eminit (të ndershmit, të sinqertit), vulës së Profetëve; shtëpisë së Muhamed ibn Abdullahut, të cilin Allahu e lavdëron në librin e tij të shenjtë: “Padyshim ti do të jesh i shpërblyer, sepse ti je me virtyte madhore.” (Kur’ani 68:4) Profeti i zgjuar dhe pasuesi i tij i ri
36
Përtej Fjalës
Aliu u mbrujt me cilësitë e dalluara të Profetit Muhamed, si dhembshuria, urtësia, ndershmëria, sinqeriteti dhe guximi. Duke përfituar nga nderi dhe mundësia që të rritej dhe edukohej nga Profeti Muhamed a.s dhe bashkëshortja e tij Hatixhe bin Huajlid (gjithashtu e njohur për trashëgiminë e saj fisnike dhe natyrën modeste), ai mundi të zhvillojë dhe ruajë një karakter të balancuar islam. Shumë shpejt, ai u shndërrua në model dhembshurie, urtësie, ndjeshmërie, sinqeriteti dhe kuraje, për të bashkëkohësit. Shoku më i ri që pranoi islamin Kur Aliu ishte 10 vjeç, Muhamedit nisi t’i zbriste shpallja. Duke parë kushëririn e tij dhe Hatixhen që luteshin, djali pyeti i habitur çfarë po bënin. “Ishim duke ardhuruar Allahun, të vetmin”, ishte përgjigja që mori, dhe Muhamedi i shpjegoi islamin në mënyrë të thjeshtë. Me një urtësi të rrallë për moshën e tij, Aliu u përgjigj se duhet të mendohej, dhe u largua për të peshuar dhe reflektuar mbi atë që kishte dëgjuar dhe parë. Të nesërmen në mëngjes u kthye me mendjen të ndarë dhe
, gjykatësi i urtë pranoi islamin. “Këmbët e mia janë të sëmura dhe holla”, tha ai, “megjithatë do të qëndroj përkrah teje o I Dërguar i Allahut!”. Djali i ri jo vetëm që u rrit në shtëpinë e Profetit, po gjithashtu vendosi me vullnet të lirë të pranonte islamin. Ai nuk bëri thjesht ashtu siç i thanë, siç mund të bëjnë shumë djem të moshës së tij, por pranoi islamin me mendje dhe me zemër, plotësisht i lirë dhe i pandikuar.
pëlqyer kurrë të më caktonin si prijës.”
Të nesërmen Profeti a.s thirri Aliun dhe i dha flamurin. (Buhariu) Historia më e treguar, nga një brez në tjetrin, shpalos qartë guximin, sinqeritetin dhe dashurinë e tij për Profetin a.s. Aliu e vendosi veten në një situatë të rrezikshme ku e kishte të pamundur të mbrohej, duke rrezikuar jetën e tij. Ai u bë pjesë e një dredhie për të bërë armiqtë e islamit të besonin se ai ishte Profeti Guximi i Ali ibn Ebu Talibit Muhamed, duke u shtrirë në shtratin e tij, me Profeti Muhamed rriti një burrë të guximshëm qëllim që t’i jepte Profetit Muhamed kohë të dhe të fuqishëm, me orientim të qartë drejt mjaftueshme për të emigruar në Medinë. qëllimit të tij në jetë dhe me zemër të mbushur Ai gjithashtu qëndroi në Mekë njëfarë kohe me dashuri të sinqertë për Allahun dhe jetën e pas kësaj ndodhie, në zbatim të amanetit përtejme. (besës) për t’i kthyer sendet dhe pasuritë e lëna Me përjashtim të betejës së Tebukut, Aliu me mirëbesim tek Profeti a.s për ruajtje, tek mori pjesë në të gjithë betejat e zhvilluara në pronarët e tyre të ligjshëm. rrugë të Allahut. Ai ishte ndër më të guximshmit në çdo betejë që mori pjesë. Martesa me Fatimen Në prag të betejës së Hajberit, Profeti a.s tha: Pak kohë pas martesës me Fatimen, vajzën “Do t’ia jap flamurin një personi që e do Allahun dhe e Profetit a.s, Allahu i begatoi me fëmijën e të Dërguarin e Tij, dhe që Allahu dhe i Dërguari e parë. Sapo dëgjoi lajmin, Profeti a.s shkoi në Tij gjithashtu e duan.” shtëpinë e tyre dhe i këndoi fëmijës ezanin si Umeri thotë: “Përpara asaj dite, nuk më kishte dhe ikametin.
Përtej Fjalës
37
Në ditën e shtatë, Profeti e pyeti Aliun si e kishte quajtur djalin? Aliu iu përgjigj Harb, që në arabisht do të thotë luftë. Jo, tha profeti. Ai është El-hasen, që në arabisht do të thotë I Mirë dhe I bukur. (Albani) Profeti a.s, këshilluesi i zgjuar dhe i urtë, i ofroi Aliut një zgjedhje më të mirë, duke zbutur entuziasmin dhe prirjen e tij kah lufta. Fjalët e urta të Ali ibn Ebu Talibit Profeti a.s ka thënë: “Më i dhembshuri në bashkësinë time, ndaj bashkësisë time, është Ebu Bekri; më i vendosuri në fenë e Allahut është Omeri; më i sinqerti në modestinë e tij është Othmani; dhe më i sakti në gjykim është Aliu.” (Tirmidhiu) Mes urtësive të Ali ibn Ebu Talibit të përcjella nga Ebu Nuajm me zinxhirin e tij janë: “Mirësia nuk qëndron tek pasuria e shumtë dhe fëmijët, por tek të bërit shumë vepra të mira, fuqizimit të karakterit bujar dhe stolisjes së vetes përpara njerëzve me adhurimin e Allahut. Nëse bëni mirë, lëvdoni Allahun, nëse gaboni, kërkoni faljen e Tij.
38
Përtej Fjalës
Në botë nuk ka të mirë përveç asaj të bërë nga dy lloje njerëzish: dikush që mëkaton dhe e pason këtë me pendim, dhe dikush që garon për të bërë të mira. Ajo që bëhet me maturi për hir të Zotit nuk është kurrë e paktë apo e vogël. Si mund të jetë e vogël diçka që pranohet nga Allahu?” Nga Ebu al-Zagl mësojmë se ai ka thënë: “Le të mos shpresojë asnjë shërbëtor veçse tek Zoti i tij; të mos i frikësohet asgjëje veç mëkateve të tij; le të mos turpërohet asnjë i paditur që pyet për diçka që nuk e di; le të mos turpërohet asnjë i ditur të thotë se Allahu e di më së miri; dhe durimi në raport me besimin është si koka me trupin, nuk ka besim ai person që nuk ka durim.” Nga Muhaxhir ibn Umejri: “Ajo që më frikëson më shumë është ndjekja e dëshirave të kota dhe shpresa boshe. Të parat pengojnë rrugën tek e vërteta, ndërsa e dyta shkakton anashkalim dhe shkujdesje ndaj jetës së përtejme. Në të vërtetë, kjo botë na tërheq drejt
vetes, ndërsa jeta e përtejme udhëton drejt nesh, dhe secila ka bijtë e saj. Bëhuni bij të botës së përtejme dhe jo të kësaj bote. Sot ka vepra pa llogari, ndërsa nesër do të ketë llogari pa vepra.” Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit Kur Profeti a.s e dërgoi Aliun në Jemen, Aliu i tha: “O I Dërguari i Allahut, po më dërgon mes njerëzve që janë më të moshuar se unë që të gjykoj mes tyre? Profeti a.s u përgjigj: “Shko, sepse Allahu do të fuqizojë gjuhën dhe udhëzojë zemrën tende!”. Aliu tregon: “Pas kësaj, nuk pata më asnjë dyshim për mënyrën si duhet të gjykoja mes dy palëve.” (Ibn Maxheh)
Profeti Muhamedi e edukoi Aliu me cilësitë e nevojshme për misionin e tij themelor. Ai ishte i devotshëm, i zgjuar, i ndershëm dhe i guximshëm. Aliu u bë kalifi i katërt dhe i fundit. Megjithatë, kalifati i tij erdhi në një periudhë tejet të ndjeshme dhe të luhatshme, pas vrasjes së Othman ibn Afanit dhe të tjera trazirave që kishin përfshirë bashkësinë e muslimanëve. Qëndrimet e Aliut mbi këto çështje u shoqëruan me opinione të ndryshme dhe shpesh mospajtime. Kalifati i tij zgjati pak (nga viti 656-661), duke përfunduar me vrasjen e një tjetër prijësi të shquar të muslimanëve.
Burimi: aboutislam
Përtej Fjalës
39
Alban Bala
Tash veç lodhja më vë në gjumë. Endrrat janë gjirafa që nuk pinë më ujë Në liqenin e ngrirë të syve të mi. Shtegëtuan rosat me kokat si zaje. Zogjtë ka kohë që kanë ikur. Gjoksin e kam plot me akuj dhe gajzere Që puthen. Jam rritur shumë. Dje isha pesëmbëdhjetë. Sot plak i thinjur. Në mbrëmje harroj ku kam lënë duart. Në mëngjes kërkoj buzët. Nganjëherë një fjalë e embël më bën të lumtur. Heshtjet janë zëra që më lënë zgjuar. Mendoj se bota është një dashuri e madhe Që rritet kur humb të shkuarën. Më shpesh iki se vij. Por udhëtoj shumë. Asgjë nuk kam humbur në humbje pafund Veç fuqisë për të jetuar si një ëndërr e bukur Që vjen mbi një fjalë të ëmbël para gjumit.
Mure ngjyrë kohe, dritaret nga muzgu, Të gjelbër janë bliret dhe kopshti përbri, Mes pemësh si syri nën vetull shtëpia Mëngjeseve i ngjet një femijë. Ti je shtepia ime! Në ëndrra jargavanet kanë aroma dhe lule, Begonjat puthin bletët me buzët e ndritshme, Qershitë janë të trishta dhe mollët trupvogla Pikëlojnë ëmbëlsisht. Je ti shtepia ime! Shiu që ra mbrëmë ecën ende mbi lumë, Dhe vesa me kristale shkruan mbi aroma. Trëndafilat buisin si kujtimet nga heshtja Dhe mbrëmja mban erën e bukës së ngrohtë. Shtëpia ime është një buzë që këndon, Një ëndërr e lumtur, një dritë e lënë ndezur, Një heshtje e mbetur jashtë librit me vjersha, Një guackë bri detit ku ti fle... Je ti shtëpia ime ku zgjohen ëndrrat... 40
Përtej Fjalës
Pikturë e shkronjëzuar -Një ekspozitë për jetën! Tek të gjithë ne, brenda vetvetes tonë fle një shkrimtar i cili me apo pa vetëdije është narrator. Ai tregon ndodhi të jetës, ndjen emocione, i rreh zemra për dikënd/diçka. Dikush i flet, dikush i shkruan, një tjetër i pikturon e dikush i mban të fshehura duke ja shkruar veç zemrës së tij. Unë këtë herë vendosa që disa çaste t’i ndaj me njerëzit e mi të dashur, me shpresën se dhe ata do gjejnë vetveten në rrjeshtat dhe pikturat e mia. Herë kam folur me gërma, e herë me bojna, hera- herës me të dyja. Për të ndarë së bashku vargjet e shpirtit, pikturat e shkronjëzuara, fotot e shkrepura në çaste poetike.
Nga: BRUNILDA BASHA
Përtej Fjalës
41
Burrat nuk ia dalin dot pa gratë, e as gratë nuk ia dalin dot pa burrat. Kushdo që pretendon të kundërtën, kërkon ta degdisë njerëzinë në një shteg të errët gënjeshtrash. Burrat dhe gratë, jo vetëm që janë plotësues të njëri-tjetrit, por janë krijuar për të funksionuar si një njësi e vetme, në çift, për të dashur, frymëzuar, mbështetur e mbrojtur njëri-tjetrin, për të ëndërruar me njëri-tjetrin e për ta nderuar njëri-tjetrin.
Feminizmi që promovon dominimin e grave mbi burrat, është fatkeqësi për shoqërinë.
Burrat dhe gratë nuk janë krijuar për të urryer, përbuzur apo turpëruar njëri-tjetrin. S’janë krijuar për të nxjerrë më të keqen nga njëri-tjetri, as për të konsideruar njëri-tjetrin rival, as për të mbivlerësuar e as për të nënvlerësuar njëri-tjetrin, as për të bërë gara me njëri-tjetrin.
Për të shpëtuar nga çmenduritë që po i çojnë në greminë dalëngadalë, burrat dhe gratë duhet të mos harrojnë se pavarësisht dallimeve, ata janë NJË shpirt i ndarë në mënyrë të përsosur në dy gjysma të mrekullueshme.
42
Përtej Fjalës
Po ashtu, edhe patriarkalizmi/antifeminizmi që promovon dominimin e burrave mbi gratë, është njëlloj fatkeqësi për shoqërinë. Zoti është I VETMI që i përcakton vlerat e krijesave të Tij dhe gjykimi i Tij është ai që vlen mbi gjithçka tjetër.
Përshtatje
Sa
? j a u j a j i m ë f n a b m n o i s e pr
Sigurisht që ne duam më të mirën për fëmijët tanë, por jo gjithmonë ajo që ne mendojmë se është më e mira vlen edhe për ta. Shpesh prindërit ushtrojnë presion që ata të sfidohen dhe kjo është shumë e mirë për të rritur guximin dhe fleksibilitetin e fëmijës, por kur presioni e kalon masën rezulton në një fëmijë që mblidhet në vetvete dhe zhvillon ankthe për çdo situatë të re. Arsyet pse prindërit ushtrojnë presion në përgjithësi lidhen me rritjen e aftësive të fëmijëve për të zgjidhur situatat, për të arritur suksese në shkollë e më tej, por është e rëndësishme të dimë kur të nxisim dhe sa të nxisim duke marrë në konsideratë personalitetin e fëmijës sonë. Hapi i parë është të njihni mirë fëmijën tuaj, pikat e forta të tij dhe vështirësitë e tij. Shtysa që i jepet fëmijës duhet të jetë kryekëput në zhvillim të interesave të tij. Fëmijët bëhen rezistentë dhe krijojnë marrëdhënje problematike me prindin kur shtysa është më shumë në interes të prindit sesa të fëmijës. Ndodh shpesh që për shkak se prindërit nuk kanë arritur të angazhohen diku në fëmijërinë e tyre, shtyjnë fëmijën të kompesojë për ta, pavarësisht interesave të fëmijës. Sikurse, nëse prindërit mendojnë se kanë qënë shumë të suksesshëm në një fushë të caktuar, mund të shtyjnë fëmijën pikërisht në atë fushë, pavarësisht preferencave të tij.
Në raste të tjera kur fëmija është rezistent mund të ndodhë që ka vështirësi në të nxënë ose çrregullime të ankthit. Po ashtu, fëmija bëhet rezistent dhe i vështirë kur objektivi që i vendosni është shumë larg dhe për një kohë shumë të gjatë flitet për të (Për shembull diskutohet çfarë universiteti do të kryejë që kur ai është në klasë të tetë). Nëse mendoni se e keni tepëruar me gjithë atë presion bëni një hap prapa. Merrni kohën të shijoni suksese të vogla të tanishme, pa futur ankthe për të ardhmen. Megjithatë, Dr. Kopleëicz and Domingues këshillojnë që nëse fëmija juaj fillon të angazhohet në një aktivitet të ri, për shembull klasa karateje, është e rëndësishme që ta çojë deri në fund sezonin ( psh 8 ditë në muaj), edhe pse fëmija mund të ndrrojë mendje dhe të dojë të shkëputet pas orës së parë për të provuar një disiplinë tjetër. “ Duhet t’i mësoni fëmijës që nëse ka marrë një vendim, duhet t’i qëndrojë atij deri në fund”. Gjithçka varet nga aftësitë reale të fëmijës suaj dhe sa i njihni ju ato. Nëse jeni të sinqertë me aftësitë e fëmijës suaj, do të dini shumë mirë sa të madhe ta bëni kafshatën për të, që ta zhvilloni më shumë dhe në të njëjtën kohë të mos e mbysni.
Përgatiti: Elona Çeço
Përtej Fjalës
43
Fillimi i shkollës, leximi dhe shkri
Rregull bazë: Mundohuni të mos e mësoni ju vetë fëmijën tuaj. Jepini atij shpesh mundësinë të bëhet kurioz për shkronjat që gjenden në libra, në etiketa apo tabela të ndryshme. Mbi të gjitha përkushtohuni duke dhënë informacione mbi pyetjet spontane të fëmijës dhe interesit të tij për shkrimin. Disa keshilla konkrete: • Lexojini fëmijës suaj sa më shpesh të jetë e mundur. Lejojeni fëmijen tuaj të zgjedhë vetë librat ose revistat, momentin dhe për sa kohë të dëshirojë. Në qoftë se fëmija juaj ju ndjek në librin që po lexoni, mund t’ shoqëroni me gisht kalimin nga fjala në fjalë gjatë leximit. Bëni në të njëjtën kohë pushime të shkurtra gjatë te folurit, në mënyrë që fëmija te dalloje se cilat njësi leximi dhe cilat njësi shkrimi i perkasin njera tjetres. • Edhe kur lexoni për veten tuaj si prindër: lexojeni tekstin me zë të ulët në momentin që fëmija ndodhet pranë jush. Shumë fëmijë nuk e dinë, se çfarë bëjnë prindërit e tyre kur lexojnë një libër ose shikojnë një gazetë. Për më tepër fëmija mund të bëhet kurioz mbi tekstin që po lexoni. Më pas mund te flisni me të mbi fotografinë që përmban artikulli në gazetë dhe në të njëjtën kohë të tregoni në tekst: “Ketu
44
Përtej Fjalës
thuhet që….“. Kështu fëmija dallon ndryshimin midis vizatimit, ngjyrosjes së pikturave, leximit dhe shkrimit. • Komentoni aktivitet e leximit dhe të shkrimit tuaj si prindër. Flisni, ndërkohë që shkruani listën e blerjeve që do të bëni. Pyesni fëmijen tuaj: “Çfarë duhet të shkruaj akoma që të mos harrojmë gjë? Lexoni në dyqan listën me zë të lartë:“ Këtu kemi shkruar: 1 kilogram sheqer – ku mund t’a gjejmë atë? Ah, këtu lexohet „sheqer“!“ Flisni me zë të ulët kur kërkoni produktet e listës suaj në raftet e supermarketit: “Këtu shkruan sheqer, aty kripë- ku shkruhet miell përmbi pako?“ • Lëreni fëmijen tuaj të gjejë vetë çfarë shkruhet në tabela dhe mbishkrime: Përgjatë rrugës, në reklama, mbi pako. Tërhiqini vëmendjen mbi ngjashmerinë e fjalëve tek të cilat ai tregon interes: “E shikon: fjala Polizei(Polici) ka ngjashmëri në shkronjat e para me fjalen Post(Post) - dhe kur i shqiptojmë këto fjale jane të ngjashme : P-ost – P-olizei“ Mos ushtroni me femijen tuaj alfabetin ose mënyrën e të shkruarit të fjalëve. Lejoni që ndonjëherë fëmija vetë t`ju drejtojë pyetje dhe pëergjigjuni atij sipas rasteve. • Luani lojra gjuhësore “Cilat fjalë tingëllojnë njësoj në fillim?” Bëni ushtrime me anë të disa shembujve: Lampe- Licht – Luft….. Diel-
imi: dhjetë keshilla për prindërit.
li –dora- dita…….. Ose luani rolin e robotit: “Une jam një robot. Ai i copëton fjalët. Çfarë do të thotë ai kur flet kështu: O-M-A (GJY-SH-J-A)?”- Tani flit edhe ti një herë si një robot.” Kujdes: Mos gërmëzo fjalën por thuaj vetëm tingullin e saj. Edhe rima dhe ushtrime të tilla si: “ Unë shikoj diçka që ti nuk e shikon , kjo fjalë fillon me O” , nxisin njohurinë për gjuhën. Kështu fëmija i kushton vëmendje tingullit të gjuhës, me të cilin lidh shkrimin me shkronjat.
vizatojë dhe të kopjojë nga nje tekst, apo fjale të ndryshme…. Ofrojini atij ndihmën tuaj si sekretare/sekretar:“Do që të shkruaj….?“ Krijoni nje kutizë të bukur, për fjalët e tij të reja , të cilat ju herë pas here ja dhuroni në letra të vogla, dhe në këtë mënyrë ka mundësi t’i perserisë ato. • Pranoni shkarravina dhe prova të tjera shkrimi të femijes tuaj Merreni seriozisht çfare ju tregon fëmija juaj për këtë. Gabimet nuk janë të rënda, pasi nga gabimet mësohet. Edhe gjuhën e folur fëmija Kur fëmija juaj ngjyros ose vizaton: Flisni me e ka mësuar duke bërë gabime, të cilat i ka të për atë që ai po vizaton Formuloni një për- përmirësuar më vonë. Pranoni mënyren e shkrim të vizatimit sipas asaj që fëmija juaj ju te shkruarit të fëmijës tuaj si nivel të perforthote. Ofrojini atij këtë si titull për vizatimin: mancës. Më tej, si krahasim mund t’i tregoni psh “Ah, makina po ecën shpejt”- dëshiron në shkollë, si shkruajnë të rriturit. Shkruani t’a shkruaj këtë?” Flisni ngadalë ndërkohë që më parë ju dhe më pas fëmija, fjalë që ai ka shkruani, në mënyrë që fëmija juaj të kuptoje, dëshire t’i mësojë. se si gjuha e folur kthehet në atë të shkruar. • Nxitni rrethin tuaj familjar ose të miqve, Pyeteni rastësisht ndërkohë që vizaton një pik- që t’i shkruajnë fëmijës tuaj letra dhe turë: “Dëshiron të shkruaj edhe emrin tënd?“ e-maile. Rekomandohet të shkruani me shkronja shtypi Ofrojini fëmijës tuaj mundësine që të shkrume madhësi, nga 1 deri në 3 cm. ajë një përgjigjje ndaj letrës që ka marrë nga • Krijoni me fëmijën tuaj, libra, fletore të dikush. Lexoni herë pas here pjesët e para vogla ose vizatime të përmasave të mëdha. dhe në fund të gjithë letrën që keni shkruar: Ndihmoni fëmijën sipas dëshires se tij, të “Atëherë tani kemi shkruar…….” presë e të ngjise vetë figura të illustruara, të Hans Brugelman
Përtej Fjalës
45