Përtej Fjalës
Revistë Social-Edukative
Mujore nr. 49 Korrik 2018
Bazat e lumturisë familjare SHESHI QE U BË PËRSHESH MBESHTETJA NE BESIM PER RUAJTJEN E FAMILJES
PËRTEJ FJALËS NR 49
PËRMBAJTJA 04
SHESHI QE U BË PËRSHESH
06 BAZAT E LUMTURISË FAMILJARE 08 MBESHTETJA NE BESIM PER RUAJTJEN E FAMILJES
16 BESA E GRAVE 20 SHAMIA BINDJA DHE MOSBINDJA PËR MBAJTJEN E SAJ
24 25
KUR TE THYHET ZEMRA MBRESA PAS NJE PROMOVIMI
26
KAZINOTË- VAZHDON SHEMBULLI I KEQ PËR RININË TONË
30
PUSHIMET VERORE, PAK PARA & SHUMË DËSHIRA
31
SI DUHET TË VEPROJMË ME FËMIJËT GJATË PUSHIMEVE VERORE
33
SI TË PRINDËRONI KUR /NUK/ MERRENI VESH NË ÇIFT?
40 10 GJËRA QË MUND TË BËSH PËR VETEN ME FËMIJËT NËPËR KËMBË
48
STRATEGJI QË PARANDALOJNË SJELLJET E PADËSHIRUARA TE FËMIJËT
48 SHTËPIA JUAJ DHE VERA 48 AKTIVITETE VERORE PRANË
QENDRËS FEMRA INVESTIM I FAMILJES
2
Përtej Fjalës
STAFI Kryeredaktore A. Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr
Redaktore letrare A. Muja
Këshilli i redaksisë Sh. Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota A. Baholli T. Xeka A. Basha K. Ndreu E. Kodra Sh. Koçi M. Qoshja
Art Grafika E. Laci
ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2018
Përtej Fjalës
3
EDITORIAL
SHESHI QE U B
Nga Albana Muja
V
itet e lira në Shqipëri kanë rrjedhur shpejt, duke lënë siç e do edhe rregulli i jetës, gjurmë e shenja, plagë të hidhura por dhe kujtime
të bukura. I tillë është rrugëtimi njerëzor, asnjëherë autostradat dhe kufinjtë nuk janë pa trarë që të mund të të ndalojnë edhe pa shumë qejf para tyre për tu treguar dokumentet dhe pa të treguar atë cakun se këtu duhet të stoposh pak .... se ka diçka që ta pengon hapin e shpejtë, ritmin e shpenguar. Kështu, risitë që sjell njëri apo tjetri në jetë bëjnë ndryshimin, risitë që sjellin qeveritë nga njëra- tjetra sigurisht që bëjnë diferencën. Sigurisht që shumë prej ndryshimeve në qytetin tonë të Tiranës nuk kanë kaluar pa a vënë përpara stepjeve të tilla duke u stërmunduar për të kuptuar, se ky qytet është gjithashtu edhe i të gjithë qytetarëve apo jo?. Ndryshimet na bëjnë të ndjehemi në udhëtim dhe eksplorim dhe askush deri këtu nuk do të ishte kundër. Kur ndryshojmë fare pak nuk
4
Përtej Fjalës
është se bie në sy detaji, por kur ndryshojmë qendrën tonë, sheshin patjeter që ngrihet i madh e i vogël për t’i vënë kurorën ndryshuesit ose diçka e kundërt me këtë. E marrim të mirëqënë se jo çdokush nuk pati fjalë për ti shtuar xhunglës së krijuar në mesin e qytetit tonë dhe tepsisë prej pllake me një kupë në mes. Me hapjen e këtij sheshi, dolën në pah shumë prej aseteve që çdo shesh i çdo qyteti krenohet me to, fton, pret dhe përcjell vendas e të huaj si në një shtëpi ku më të mirën tonë kemi hollin e pritjes. Po ky shesh prej vitesh ka qënë dhoma e pritjes edhe për besimtarët muslimanë që festonin ditën më të bukur të tyre, festën e bajramit. Shumëkush me një memorie jo të lodhur e mban mend tymin që nxorën fytet e atyre që folën se kjo turmë e stërmadhe besimtarësh pa dashje por qe deshën më shumë folësit, u mbulua i tërë sheshi, ndër të tjera edhe statuja e heroit Skenderbe. Nuk pati oxhak në media kryesisht, që nuk
BË PËRSHESH
emetoi tym e pluhur në mediat tona ku përveç oxhakut nuk u ka ngelur as holl e as odë e mirëfilltë për ta. U fol e përfol shumë ... se dhimbja për heroin qe e madhe. Nuk zgjati shumë dhe po ai shesh, tepsia me kupë në mes u kthye në mejhanen më të çuditshme që mund të kishim parë, ku tymoste qoftja dhe ku parfumoste derri i pjekur dhe i gjallë. Na panë sytë edhe kështu, paradë vulgare pas një birre që mund të kapnin rinia jonë falas, por fatmirësisht qe ditëshkurtër. Nuk shkoi gjatë dhe ky shesh u zaptua më së keqi nga dhoma të errëta të reklamash që xixëllojnë vetëm natën. Një operacion gati mafjoz i të bërit lekë dhe reklamë në mes të tepsisë përfaqësues i vetëm disa kategorive njerëzore, ndërsa pjesa tjetër i duhet të gjejë cepat e lënë bosh për të gjetur rreng ku të kalojë për në punë, për në hall apo diku tjetër. Edhe diçka... duhet të jemi të drejtë... harruam terrenin e stisur të volejbollit, ku luajnë tre veta dhe zihen 30 të tjerë.
Përse të ndodhë kështu? Çuditemi kur në një kohë kur shtohen ujqër, përse shtohen edhe dele ... se normalisht i bie të jetë e kundërta.... O njëra palë ose tjetra duhet t’ia mbathë për më larg sepse për asnjërin nuk ka vend në qytet, duke qenë se nuk vuajmë as për faunë dhe florë për më përshtatshëm maleve dhe stepave. Askush nuk foli më, për përçudnimin që iu bë sheshit pas ditës bajramit e më tutje. Asnjë fjalë, asnjë kanal televiziv, asnjë kanal mendimi përveçse përrenjve psiqikë me derdhje të shkurtër deri në statuse face book- u dhe vetëm kaq. Sheshi u bë përshesh dhe askush nuk e vë re parashetesën e tij për tu vënë pak në momente reflektuese : përsë u mjaftua me faktin se besimtarët nuk e kuptuan se ajo ishte kapje pas një fijeje për të shpëtuar nga lumi që kish përmbytur argumentet e forta analistësh ndoshta në kërkim të honorareve të premtuara e të pamarra. Përse... mendohet se nuk u kuptua aq gjë?
Përtej Fjalës
5
Bazat e lumturisë familjare 6
Përtej Fjalës
Secili nga ne ka lindur në një familje. Çdonjëri prej nesh ka familje, pavarësisht rolit apo pozitës së tij. Ai mund të jetë, baba, nënë, bijë, bir e kështu me rradhë. Secili prej nesh në bazë të kësaj e kupton rëndësinë e një familje të pastër, e një familje të mirë, një familje jo pa probleme, sepse nuk ka familje pa probleme, por një familje, që di si ti menaxhojë problemet apo krizat, duke u përpjekur që ta shpëtojë familjen nga përçarja, nga konfliktiktet e shumta që mund të ndodhin e që po ndodhin sot në familjet tona. Koha që po jetojmë bën që në familjet tona të shfaqen probleme të natyrave të ndryshme, e këto familje të marrin një ngjyrim, i cili mund të cilësohet me disa cilësi dhe karateristika të ndryshme. Le të flasim drejpërdrejt për familjen. Çfarë e bën një familje të sukseshme, të mirë, konstruktive për veten e saj, për anëtarët e saj për dhe për shoqërinë në përgjithësi. Nuk duhet të harrojmë se familja është bërthama e rëndësishme, prej të cilës përbëhet pastaj brumi i të gjithë shoqërisë. Nga kjo qelizë formohet shoqëria dhe varet prej saj. Dhe çdo sukses në familje, do të reflektojë me suksese në shoqëri, çdo dështim në familje, do të reflektohet me dështime në shoqëri. Prandaj të folurit për këtë temë do të thotë se po flasim për përditshmërinë tonë, ngaqë të gjithë jemi anëtarë të një familje, të gjithë kontribuojmë në familje dhe të gjithë e dimë rëndësinë e familjes në shoqëri. Islami kur flet për familjen, i qaset me një qasjeje shumë interesante. Sa interersante aq dhe e rëndësishme, për të kuptuar drejt se çfarë rëndësie i jep islami familjes. Allahu xhele xhelalu në Kuran thotë: “ O ju që keni besuar, pa përjashtim, ruajini vetet tuaja dhe familjet tuaja, nga zjarri i xhehenemit”. Prandaj Allahu xheleuala kur i drejtohet njeriut, individit dhe kërkon nga ai që të jetë i dobishëm, e i mirë, e bashkangjit në këtë proces përmirësimi edhe familjen tij. E kërkon nga ky individ që të marrë familjen e tij, pra të jenë së bashku në përmirësim e ta ruajë nga xhehenemi. Muhamedi “salallahu alejhi ue selam”, ka thënë: çdonjëri prej jush është kujdestar për diçka, e secili prej jush do të japë llogari para Allahut për atë që
ka qënë kujdestar”. Pastaj fillon i dërguari i Zotit që t’i thotë në detaje këto përgjegjësi. Burri është përgjegjës dhe ai do të japë llogari, gruaja është përgjegjëse në shtëpinë e saj dhe do të japë llogari për shtëpinë e saj. Prandaj islami fillon trajtimin e familjes, duke ngarkuar me përgjegjësi të caktuar individët, në këtë rast prindërit, bashkëshortët, që ata të jenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë, e që pastaj ta udhëheqin këtë familje siç duhet. Nëse kërkohet një përgjegjësi prej bashkëshortëve, e kërkohet që secili të luajë një rol të rëndësishëm, konstruktiv, atëherë ku e ka fillimin kjo përgjegjësi, nga fillon? Islami i mëson njerëzit, pasuesit, se kjo përgjegjësi e të dy bashkëshortëve, e çiftit, fillimet e saj i ka përpara martesës. Nga këtu fillon përgjegjësia. Përgjegjësia e mashkullit për të përzgjedhur, për fëmijët e tij në të ardhmen, një nënë sikurse duhet. Dhe gjithashtu një grua të jetë e përgjegjshme për zgjedhjen e burrit të saj, i cili nesër do të jetë i aftë të udhëheqë familjen dhe të instalojë vlerat e duhura në atë familje. Nëse ne shohim fillesat e shumë familjeve, nuk e kam fjalën për ato raste kur nis diçka gabim, por që përmirësohet me kalimin e kohës, nuk po flasim për këtë. Po flasim për një rend, siç është rendi në islam për të filluar një familje. Fillon nga hapat e para të përzgjedhjes. Si duhet të bëhet përzgjedhja atëherë? Përgjegjësia e përzgjedhjes. -Nga këtu fillon, pastaj vijon përgjegjësia e familjes, e fëmijëve, e së ardhmes e kështu me rradhë. Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” thotë:” Gruaja martohet për 4 gjëra. Edhe burri e përzgjedh gruan për 4 gjëra, por edhe gruaja lakmon që të martohet me dikënd, me një nga këto 4 gjëra. 1- kur është e bukur, e pëlqen dhe i kërkon të martohet me të. 2- kur është e pasur. Pra e tërheq pasuria e saj. Ndoshta babai i saj ka pasuri të madhe, e ai trashëgon nga ajo, ndoshta sapo të martohen, është edhe ai përfitues i kësaj pasurie. 3- Për shkak të prejardhjes së saj. Ndoshta vjen nga një familje fisnike, edhe për këtë njerëzit lakmojnë. 4- Për shkak të fesë së saj. Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” thotë: “Mundohuni të fitoni, mos lakmo atë i cili ka fituar një
Përtej Fjalës
7
grua të bukur, mos lakmo atë që ka fituar një grua të pasur, por lakmo atë që ka fituar një grua besimtare, të devotshme.” Dhe gruaja e cila kërkohet nga një burrë që është me fe dhe i moralshëm, nuk duhet ta kthejë dorën e tij ose ta refuzojë. Muhamedi ka thënë për burrin se nëse gjen gruan e devotshme dhe besimtare, atëherë e kosideron këtë fitore, me të madhe se vetë martesa. Ngaqë ka përmendur shprehjen fitore, ngadhënjim, është një sukses i madh që arrin njeriu kur gjen një grua të devotshme. Muhamedi salallahu alejhi ue selam thotë: O ju kujdestarë të vajzave, o ju vajza, nëse ju vjen, ju kërkon dikush që është musliman, e nuk ka ndonjë të metë në fenë e tij, fal 5 vakte, ruhet nga haramet dhe jeni të kënaqur me sjelljen e tij. Pra nëse jeni të kënaqur me fenë e tij, me sjelljen dhe moralin e tij, devotshmërinë e tij, atëherë mos e lini të dalë pa ia dhënë dorën ose pëlqimin. E nëse këtë nuk e bëni, atëherë bëhet trazirë e madhe, bëhet shkatërrim në tokë. Kohët tregojnë se vajzat e mira njihen dhe lidhen me burra të këqinj, e djemtë e mirë sprovohen me gra të këqija. Duke qënë se kanë ndryshuar kriteret e martesës, nuk bien të mirët në dorë të të mirave dhe anasjelltas, bëhet shkatërimi. Ngaqë prishet e shkatërohet familja. Apo rasti kur bashkëshorti problematik e çorienton edhe gruan,
8
Përtej Fjalës
duke e penguar në adhurim, në ibadete, nuk lejon që ti edukojë fëmijët sikurse duhet, u prish familja, gjithashtu dhe burri, mundë të jetë i mirë, por nuk e ka gruan të devotshme, e ajo ia edukon keq fëmijët dhe kështu shkatërohet e gjithë familja. Prandaj shikoni se sa herët i mëson dhe instalon islami përgjegjësinë e së ardhmes, çiftit që do të bashkëudhëtojë së bashku në jetën e kësaj bote. Pra këto kritere duhet të shikohen. Për sa e sa motra, fatkeqësisht nuk e kryeson axhendën e cilësive të burrit të saj të ardhshëm, feja e tij. Kryeson axhendën, pozita e tij, shkollimi i tij. A jeton me prindërit apo vetëm sepse me prindërit e tij nuk mund të jetojë. A jeton në qytet apo në fshat, në periferi... etj. E në fund fare është feja e tij. I themi se kjo nuk jep shenja për një familje të mirë në të ardhmen. Edhe burri, në përzgjedhjen e tij, sheh vetëm pamjen, sheh foto, dëgjon fjalë. Thotë se duhet të jetë e bukur, e shkolluar, edhe e punësuar, edhe ...edhe. Po ku është feja këtu? Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” thotë, të parën shiko fenë, çfarë feje ka. A falet, a është e moralshme, a ka frikë Zotin? A është zonjë / zonjushë për mbajtjen e shtëpisë, apo është e rrugës dhe e çarshisë. Nëse familja islame fillon me këto kritere, atehërë përgëzohu për një të ardhme më të mirë. Ajo që duhet të dimë është se për të qenë një mashkull i devotshëm, një femër e devotshme nuk njihen mes njëri- tjetri në mënyre të ndryshme, nuk kalojnë vite të
tëra njohje, e dashuri, pa i legjitimuar lidhjet e tyre. Ngaqë kjo nuk jep shenja të mira për fillimin e një familje të begatshme, sepse nuk ka filluar me bekimin e Allahut të lartësuar . Sot fatkeqësisht keqpërdoret facebook, apo çfarëdo lloj rrjeti tjetër social. Apo interneti sesi keqpërdoret në tërësi, shkëmbehen foto dhe fjalë. Keqpërdoret shkolla, keqpërdoret gjithçka që mund t’i afrojë dy të rinj. Nuk konsultohet i riu me të riun, sepse tek ai vlon epshi, ai nuk di diçka tjetër përveç epshit dhe e para që i përgjitet këtij epshi bie viktimë e tij dhe ai viktimë e saj, e kjo sjell pasoja shumë të mëdha. Prandaj Muhamedi salallahu alejhi ue selam na ka mësuar se kur një vajzë do të martohet, kujdestari i saj vendos për të, babi i saj e di më mirë, ajo e ka të drejtën e saj të përzgjedhë, mirëpo zgjedhjen duhet ta konsultojë me familjen e saj, sepse ndodh që ajo mund të ketë, bërë zgjedhje të gabuar. Por me shumë kujdes, sapo shikon një djalë që i pëlqen, duhet të vërë në dijeni babain e saj, nënën e saj. Ata të mund të shohin kush është ai, cila është familja e tij, a është kjo lidhje serioze dhe e sinqertë, apo është lojë prej lojërave të fëmijëve apo adoleshentëve. Sa vuajtje kemi sot, sa të rinj po pësojnë depresion. Sa herë na bëhen pyetje ne hoxhallarëve, se çfarë duhet të bëj, më është shkatërruar jeta, më është nxirë jeta, më ka braktisur i dashuri, më ka braktisur e dashura, ndërsa mosha e tyre nuk është më tëpër se 17, 18 apo 20 vjeçare. Çfarë jete mund të bëjnë këta në të ardhmen nëse dëshirojnë ta ndërtojnë familjen me kaq papjekuri. Kini kujdes. Mjaft më me këtë liri të shfrenuar, mjaft me keqpërdorime, me ngacmime dhe me lidhje fallco. Dashuria në islam nuk është e ndaluar, por duhet të jetë në vendin e vet, në kohën e vet, në mënyrën e vet, jo të jetë e shfrenuar, jo të keqkeqpërdoret nga manipulues të ndryshëm, për të zënë viktima të ndryshme. Të gjitha këto japin shenja për një familje të brishtë në të ardhmen. Islami i ndalon të gjitha këto. Islami ndalon që të rinjtë të kenë marrëdhënie të paligjshme. Për të rua-
jtur t ë ardhmen, për të ruajtur familjen, për të ruajtur fëmijët e së ardhmes. Prandaj përgjegjësia e bashkëshortëve fillon që nga fillimi i lidhjes së të dyve me njëri - tjetrin, qoftë nga përzgjedhja qoftë nga mënyra se si ata e menaxhojnë kontaktin e parë, si e menaxhojnë fejesën, si e menaxhojnë rrugëtimin deri tek fejesa, e deri tek lidhja e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme. Në qoftë se të gjitha proçedurat që nga njohja dëri tek akti i lidhjes, janë respektuar, proçedurat fetare, është respektuar kënaqësia e Allahut azauexhel, kjo jep shenja të sigurta se do të jetë një familje e shëndoshë me lejen e Allahut azauexhel. Ka ardhur një njeri tek Hasan el Basri, e i ka thënë: “o hoxhë i madh, kam një vajzë dhe nuk di më kë ta martoj. Shumë djem i kërkojnë dorën për fejesë, por nuk di kujt duhet t’ia jap”. Hasan el Basri tha:“Jepja atij që ia ka frikën Allahut”. Ka shënja të caktuara që tregojnë se një njeri ia ka frikën Allahut. E nëse këtij njeriu nuk i pëlqen diçka tek vajza jote, pas disa kohësh, të paktën nuk do t’i bëjë padrejtësi, ngaqë do të jetë korrekt dhe i drejtë ndaj saj. Edhe nëse në moment nuk do e dojë sa duhet, së paku nuk do t’i bejë asaj padrejtësi. Prandaj themi se pika e parë, nga fillon udhëtimi i dy bashkëshortëve, është faza para martesore, që nënkuptonte përzgjedhjen dhe mënyrën se si arrihet e shkohet deri tek lidhja. A shkohet, rrugëve mes harameve apo kafeneve. Njohja duhet të bëhet siç ka qënë tradita jonë gjithmonë. Nuk bredhet rrugëve dhe kafeve me një njeri të panjo-
Përtej Fjalës
9
hur. Babai i saj/ i tij duhet të jetë në djeni, ta dijë se kush është dhe t’i legjitimojë raportet. Këtu i tërheq vëmëndje dhe kujdestarëve, që thonë se duhet të kryejë njëherë shkollën, ta kryejë, por nëse ajo do dikënd, të legjitimohet lidhja, ta dijë se ky është burri i ardhshëm i saj, ngaqë vonimi i fejesës bën që ato të shkelin proçedurat, apo të mbajnë lidhje sekrete, për të cilat prindi nuk di asgjë. E të gjitha këto pastaj po përgatiten për një familje me probleme, jo e ndërtuar siç duhet, në kuptimin e asaj siç na ka mësuar Allahu azauexhel dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selam. Prandaj kërkojmë përzgjedhje të ndershme dhe repsektim të proçedurave të ndershme, që të shkohet në një lidhje të ndershme. Kjo është e thënë shkurt, ajo që do të duhej bërë. Së dyti duhet të përmendim, që secili nga bashkëshortët të jëtë i pajisur me disa cilësi, flasim gjithmonë për dy bashkëshortët, pasi aty fillon krijimi i familjes. Cilat janë këto cilësi që duhet të kenë dy bashkëshkortët që të jenë të aftë të krijojnë një familje të shëndoshë. Cilësia e parë: dy bashkëshortët të jenë të aftë dhe të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje, se programi dhe referenca që do t’i referohen në të gjitha stacionet e jetës, në të gjitha problemet që mund t’ju shfaqen gjatë jetës së tyre, për çdo problem ata, së bashku të dy do t’i referohen, Kuranit
10
Përtej Fjalës
dhe sunetit të Muhamedi “salallahu alejhi ue selam”. Nëse i kemi të ndara referencat, për shembull burri kërkon nga gruaja atë që e ka parë te shoku i tij, e thotë sa mirë urdhëron ai, si e bën këtë, si e bën atë veprim apo gjest. Pra do të instalojë jetën e dikujt tjetër në jëtën e tij, pa problem menjëherë, por njerëzit dallojnë, situatat ndryshojnë, personalitetet dallojnë, nuk është e njejtë. Gruaja nga ana
tjetër thotë:” shiko ajo grua sa mirë kalon me burrin e saj dhe fillon të ëndërrojë dhe ëndërrat e saj do ti shikojë në përditshmërinë e saj. Prandaj nuk e bëjmë referencë familjen e askujt, e aq më pak serialet e ndyra dhe aspak etike, që thuajse na i kanë çorientuar familjet. Nuk janë ato referencë. Thonë: shih sa burrë i mirë që është, ja si duhet të sillet, ky është burrë, thotë për artistin që ka vetëm 5 minuta që e sheh dhe kështu do që
të jetë dhe burri i saj, ngaqë e ka bërë referencë e shëmbull serialin televiziv. Ngaqë aty problemet janë të gatshme. Prandaj themi se pas përzgjedhjes dhe procedurave të ndershme deri tek një lidhje e ndershme, vjen nënshkrimi i marrëveshjes. Ka mundësi që në jetë të ndodhin probleme të shumta, e ne nuk duhet të pranojmë askënd, as fqinjët, as shkokët, as televizorin të na i zgjidhë problemet. Kështu bashkëshorti thotë :”unë jam i gatshëm që për aq sa më ngarkon feja, nëse kam lënë diçka mangët,tërhiqem e të kërkoj falje, po ashtu le thotë edhe gruaja:” Jam e gatshme në kam lënë mangët nga ajo që më ka ngarkuar feja ime, tërhiqem e të kërkoj falje. Kudo që të jem të jap kontributin, e të jem në partneritet me atë qe thotë islami, e kur shohin që nuk po plotësohet diçka që na ka urdhëruar islami, atëherë secili tërhiqet e kërkon falje. Kështu jetojnë shumë bukur. Sa e sa mospajtime ndodhin sot, mes nuses dhe vjehrrës ku shkatërrohen famijle të ndryshme. Mospajtime të cilat ndikojnë, që ndonjë nuse, të shtypet shumë për shkak të presionit të vjehrrës së saj, ndodh ndonjëherë që për shkak të kryeneqësisë e rebelimit të nuses, të nënçmohet nëna e djalit. E pasojë e kësaj mund të jetë ndarja e çiftit, gruaja ndahet nga burri, ose burri ndahet keq me familjen e tij. Të gjitha këto pasi nuk ka kush ua zgjidh problemet.
Përtej Fjalës
11
MBESHTETJA NE BESIM PER RUAJTJEN E FAMILJES
12
Përtej Fjalës
P
o nëse kjo familje thotë: të kthehemi në sheriat, aty ku çfarë thotë thotë feja. Kush shikon diçka të mirë këtu, kur dikush ndahet, divorcohet?. Nëse vjehrra kërkon nga nusja për të kryer diçka dhe nusja nuk do ti thonte :” Ngadalë. Çfarë thotë Kurani, Allahu dhe feja. A e ngarkojnë këtë grua me këtë detyrë ?- po e ngarkon. Atëherë i themi nuses:” Nëse beson Allahun dhe pejgamberin, zbatoje këtë urdhër, ngaqë e ke detyrë ta bësh, Allahu të ngarkon në këtë aspekt. Po nëse Allahu nuk e ngarkon me të, i themi burrit, vjehrrës e të tjerëve :” Kini frikë Allahun, mos e ngarkoni, mos i bëni padrejtësi kësaj gruaje, pasi nuk e ka obligim ta kryejë këtë punë. Shikoni sa bukur rregullohen çështjet, nëse që në fillim, jemi marrë vesh se programi i jetës tonë, referenca së cilës do ti kthehemi në çdo çast, gjykatësi i problemeve tona, madje dhe modeli me të cilin duam t’i mësojmë fëmijët tanë, çfarë duhet të urrejnë dhe çfarë duhet të duan, për të gjitha këto, marrëveshja është:” Kurani”. Aty është e vërteta për çdo punë, e jo vetëm për ta vendosur Kuranin në kokë të nuses për bereqet e mirësi, apo kur futet nusja në shtëpia të puthë Kuranin, ta vendosë dorën mbi të etj, apo ta vendosë në raft. Nuk është Kurani për
ta mbyllur nëpër rafte. Kurani është për t’i dhënë fjalën Allahut azauexhel se ne me këtë do të punojmë. Pra se të fillojmë jetën bashkëshortore, duhet ta nënshkruajmë këtë marrëveshje që është fjala e Allahut dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selam, as fjala ime as e jotja. Një ditë Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” hyri në shtëpi dhe pa Aishen, me një burrë tjetër , që kishte ardhur në shtëpi.Sigurisht i erdhi pak rëndë. E pyeti se kush është ky ?- tha:” është vëllai im nga qumështi dhe sipas rregullave është vëllai i saj. Muhamedi salallahu alejhi ue selam tha :” në rregull, ngaqë sipas sheriatit është vëllai saj, nuk ka fjalë pas saj. Sheriati ia ka lejuar asaj të rrijë me vëllezër nga qumështi, të pëlqen apo nuk të pëlqen ( si bashëkshort apo/ e. Ai i rregullon problemet shumë lehtë prandaj referenca, është Kurani dhe suneti. Prandaj nëse burri kërkon diçka prej teje zbatoje motër e nderuar, kryeje ngaqë Allahu të ka ngarkuar me këtë. E jo të ndërtohet jeta me inate. Unë ta dëgjoj këtë, po unë kam qënë gjithmonë e lirë, unë ta bëjë këtë e atë. Nuk shkon jeta kështu. Apo burri që thotë:”unë të dëgjoj një grua, nuk
Përtej Fjalës
13
e dëgjoj kurrë!. Nuk shkon jeta në islam me këto lloj inatesh.Nuk duhet ta kalojmë jetën me të tilla qëndrime dhe llogari, hesape, në hakmarrje ndërbashkëshortore, pasi kjo e prish familjen. Shiko Muhamedi salallahu alejhi ue selam, kur dëgjoi një medim të mirë të gruas së tij e respektoi edhe pse ai ishte, pejgamber, ishte udhëheqës shteti, dhe ne nuk jemi ashtu si ai. Njëherë Muhamedi salallahu alejhi ue selam, i urdhëroi shokët e tij për një punë, mirëpo ata nuk e morën seriozisht, hezituan dhe u hamendësuan në zbatim. Fjala është se kur shkuan ta bënin umren u penguan të hynin në Meke, e Muhamedi “salallahu alejhi ue selam tha:” qethni flokët, e therni kurbanë. Kjo ishte shenjë se këtë vit nuk ka umre. Ndërkohë ata ende shpresonin se mos po hyjnë në Meke, prandaj u dhimbsej që ta humbnin këtë udhëtim. Ata nuk e kuptuan shumë seriozisht këtë kërkesë. Muhamedi salallahu alejhi ue selam u nevrikos e tha :” Unë ju them qethni flokët dhe therni kurbanët. Përsëri ata u lëkundën në mendimin e tyre, jo pse kundërshtonin urdhërin e Muhamedit salallahu alejhi ue selam, por prisnin e shpresonin ndonjë urdhër nga Allahu, se po hapet rruga e të hynin në Meke. Kështu Muhamedi “salallahu alejhi ue selam”, hyri në tendën e tij disi i shqetësuar, e atje ishte guaja e tij umu Seleme. Gruaja e tij i tha:” Ja resul Allah. ..... burrë shteti, udhëheqës dhe i nevrikosur, por i jep hapësirë gruas të flasë! Në vënd që të thoshte po ty çfarë të duhet, çfarë po përzihesh ( siç mund të thonin shumë prej atyre që çalojnë në edukatë sot ) Jo nuk tha kështu, ngaqë Kurani e kishte edukuar Muhamedin salallahu alejhi ue selam, që duhet të dëgjohet gruaja, kur ka dobi e kur ka argument për atë që thotë. I tha:” ja resul Allah, pse nuk del vetë të qethesh e të therësh kurbanin tënd. Ata kur të shohin se ti je qethur, do të qethen të gjithë. E do ta kuptojnë mirësinë e këtij veprimi dhe se mori fund kjo punë. Muhamedi salallahu alejhi ue selam, e pëlqeu këtë ide, doli
14
Përtej Fjalës
u qeth, e preu kurbanin, e gjithë të tjerët vepruan ashtu pas tij. Shikoni mendimin e një gruaje që bëri zgjidhje, po flasim për një problem shtetëror, i ushtrisë. Prandaj nuk ka këtu inate, qërim hesapesh, pozita, apo opozita, në një familje. Të gjithë jemi në pozitë, të gjithë në shërbim të familjes, për të arritur kënaqësinë e Allahut azauexhel. Nuk duhet burri dhe gruaja të hyjë në jetën familjare, si në një garë për pushtet. Fjali të
tipit :” ky jam unë, mos ia lë ti atij, mos e dëgjo atë, mos u bëj rob i tij/ e saj. Pikërisht këto fraza boshe prishin familjen. Askush nuk kërkon të jesh rob i askujt, ne po kërkojmë kënaqësinë e Allahut azauexhel. Nëse kënaqësi e Allahut është që të dëgjojmë gjithmonë dikënd, gjithmonë do ta dëgjojmë. Nuk është me rëndësi uni jonë, por kënaqësia e Allahut. Prandaj Allahu na ka mësuar përmes Muhamedit salallahu alejhi ue selam,se kush për hirë të Allahut bëhet modest, e i nënshtrohet Allaht
azauexhel, Allahu do ta ngrejë, nuk e humbë Allahu atë rob, që ndonjëherë heq dorë nga e drejta e tij, nga uni i tij, e shkel të drejtën e vet, për hir të Allahut. Atëherë Allahu ka për të gëzuar në dunja dhe në ahiret, Allahu do ta lartësojë. Prandaj edhe mbi këtë ndërtohet familja e shëndoshë, mbi plan- programe, mbi referencën, që do të zgjidhë problemet tona. E vendos kush pyetet dhe kur. Kush vendos në momente të
caktuara, mendimi i kujt duhet të dëgjohet. Kush e ka mirë e kush e ka keq. Përgjigjja gjithmonë është : thotë Allahu xheleuala, dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selam. Sheriati thotë, se burri dhe gruaja duhet të kenë një dozë të caktuar të xhelozisë. Prandaj kjo dozë nuk duhet të bjerë nën nivelin e caktuar, po as të jetë mbi nivelin e duhur. Xhelozinë e ndërsjelltë ta mbajmë në nivele të përcaktuara, pasi buron nga dashuria, jo xhelozi e tepruar, cila e humb kuptimin e xhelozisë. Kush e përcakton nivelin e kësaj xhelozie? Sheriati përsëri, Allahu azauexhel. Kështu fillon të formohet një familje, e ndershme e mirë, e sigurtë konstruktive, e dobishme , e lumtur e këndshme, e kënaqshme. E pastaj këtë marrëveshje që kaë nënshkruar këtë virtyt që ka fituar, këtë cilësi që posedon, i mbart e i pason,edhe tek fëmijët nesër. I mësojnë fëmijët të jetojnë nën hijen e këtij programi, nën hijen e këtij mësimi, ngaqë ata vetë jetojnë ashtu. Cilësia e fundit që dua të përmend është, që të dy bashkëshortët, të mundohen vazhdimisht, që shërbimin, kontributin, sjelljen, dashurinë që i dhurojnë njëri -tjetrit, gjithmonë kjo të jetë në, suazat e asaj çfarë urdhëron Allahut azauexhel. Ngaqë nëse është në suazat e Allahut, e bëhet për hir të Tij, çdo kafshatë, çdo
Përtej Fjalës
15
pikë uji, do t’i shkruhet vepër e mirë tek Allahu xhelexhelau. Madje në këtë rast Muhamedi salallahu alejhi ue selam, ka përmendur se edhe marrëdhëniet mes tyre kthehen në adhurim. E me këtë janë çuditur sahabët, e kanë thënë:” Ja resulAllah dikush prej nesh shfryn epshin e tij dhe shpërblehet!!? Ka thënë Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” po ta bënte këtë në harram, çfarë do të ndodhte, atëhëherë do të ndëshkoheshin. E përderisa këtë e bënë në hallall, ndërkohë që diku tjetër Allahu ma ka bërë haram, atëherë Allahu të shpërblen për këtë çështje. Prandaj gruaja kur i shërben burrit të saj, e dëgjon burrin e saj, e nuk e kupton këtë si robëri, si nënçmim, nuk e kupton këtë përbuzje, por e kupton këtë adhurim ndaj Allahut azauexhel. Dhe di se çdo punë që e bën, çdo angazhim që e bën, çdo respekt ndaj burrit të saj, Allahu xheleuala ka për ta paguar shumë e shumë
16
Përtej Fjalës
shtrenjtë. Edhe burri në shtëpi, nuk lodhet së shërbyeri, në familje për atë që ata kanë nevojë, për ato që janë obigimet e tij. Nuk lodhet, nuk mërzitet, ngaqë e kupton se po fiton një mundësi të madhe që të shpërblehet tek Allahu. Sot për shembull ndodh ndonjë konflikt në familje, për shumë arsye. Ndodh që burri është në punë, gruaja në punë, e nuk ka kush merret me punët, me shtëpinë. Për sa të ardhura bëhet fjala, për 200 apo 300 euro, po për këto shkatërohet një familje. E Allahu po thotë duhuni ndërmjet jush, në kuadër të adhurimit ndaj Allahut xheleuala, e ju paguan Allahu shumëfish, që nuk llogaritet me para, e as me asgjë të kësaj bote. Prandaj sa njerëz e humbin mundësinë e shpërblimit tek Allahu xhele uala, ngase nuk e aktivizojnë këtë qëllim, këtë nijet. Po bëj, po veproj, për hir të Zotit. Prandaj edhe gru-
aja kur e mirëpret burrin e saj, madje dhe kur i buzëqesh, kur i afrohet, dhe e bën në emër të Allahut xheleuala, edhe për këtë shpërblehet. Burri gjithashtu çdo gjë që e bën në emër të familjes së tij, shëprblehet te Allahu. Prandaj edhe kjo duhet të jetë prezente për t’i evituar problemet, për t’iu shmangur problemeve për të insataluar lumturinë, kënaqësië, qetësinë në familje, çdo kush le të veproj për hir të Allahut, jo për hir të vetes së tij e as për hatër të ndokujt tjetër. Për çdo veprim duhet të themi gjithmonë :” A kënaqet Allahu xheluala, nëse unë e bëj këtë verpim, atëherë unë do ta bëj. Betohem në Zotin e lartë, për ata bashkëshortë që kanë përditësuar këtë, do të jetë jeta e tyre shumë më ndryshe në këtë botë dhe në botën tjetër. Do të jetë një familje krejtësisht ndryshe nga shumë familje që shohim sot, që nuk i kanë këto cilësi që përmendëm.
Të shumta janë cilësitë që do të përmendim, por le të mjaftohemi me këto tre. 1-Shtylla e parë dhe themelore është ajo që ka të bëjë me fazën paramartesore, duke filluar nga përzgjedhja pastaj respektimi i proçeduarve, e rregullave të ndershme për tu kurorëzuar me kujdes akti i fejesës dhe martesës. 2- para se të futen në pragun e derës të merren vesh se kush do gjykojë, kush do të vendosë, ku thamë duhet të jetë gjithmon referencë Kurani dhe suneti. 3- të jenë gjithmonë të motivuar për hir të Allahut, kjo ti shtyjë në respekt, jo frika, hatri interesi. Asgjë nga këto, por vetëm sinqeriteti dhe dashuria për hir të Allahut. Të gjitha angazhimet mes bashkëshortëve të kryhen vetëm për hir të Allahut, e duke pritur shpërblim nga Ai. Vetëm kështu, kurrë nuk do të lodhen. Nga ligjeratat e Hoxhë :Enis Rama
Përtej Fjalës
17
BESA E GRAVE “Shtatë vite pas besës së parë në ‘Akaba, kur zbriti ajeti i besës që jipnin gratë, të cilat emigronin nga Meka në Medine pas marrëveshjes së Hudejbijes, muslimanët e kuptuan se besa e parë që i kishin dhënë Profetit ﷺkishte në fakt përmbajtjen e besës së grave. Me kalimin e viteve, ata e kishin ngritur shkallën e besëlidhjeve të tyre duke i dhënë besë të tjera me natyrë burrërore Profetit ﷺ, si besa e dytë në ‘Akaba dhe ajo e Hudejbijes. Kur zbriti ajeti
18
Përtej Fjalës
i sures Mumtahana për besën e grave, besimtarët patën mundësi të shihnin rrugëtimin e tyre nga besa e parë “e grave” në ‘Akaba deri në besën për t’u vetëmohuar në Hudejbije, dhe kështu t’u shtohej vetëdija për rolin e burrave besimtarë në mbajtjen dhe ngritjen e fesë.” O ti Profet, kur të vijnë besimtaret për të të dhënë besën, se nuk do t’i shoqërojnë asgjë Allahut, se nuk do të vjedhin, nuk do të krye-
jnë marrëdhënie jashtëmartesore, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do t’i atribuojnë bashkëshortëve fëmijë që nuk janë të tyret, dhe nuk do të kundërshtojnë të mirën, atëherë pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirues!”-(El-Mumtahana 60, 12) Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se ‘Aisha ka thënë që, kur gratë besimtare emigronin për te Profeti ﷺnë Medine përpara se muslimanët të ngadhënjenin mbi Mekën, ai i provonte nëpërmjetit ajetit të mësipërm. Nëse ato i miratonin urdhëresat që ai përmbante, Profeti ﷺu thoshte: “Vazhdoni sepse ua kam dhënë besën”. Tantauij ka thënë se dhënia e kësaj lloj bese nga ana e grave për Profetin ﷺka ndodhur më shumë se një herë. Ajo ka ndodhur pas marrëveshjes së Hudejbijes, kur disa gra besimtare braktisën burrat e tyre
idhujtarë dhe emigruan nga Meka në Medine, apo pas ngadhënjimit mbi Mekën, kur banoret e saj erdhën te Profeti ﷺpër t’i dhënë besën në Islam. Ndonëse dhënia e besës nga ana e grave ka filluar në vitin e gjashtë të emigrimit, pas marrëveshjes së Hudejbies, kur gratë besimtare filluan të largoheshin nga Meka dhe të emigronin për në Medine, besa e parë e emërtuar si “besa e grave” është dhënë në fakt nga ana e burrave në pllajën e ‘Akaba-së në Mekë, një vit e disa muaj përpara emigrimit. Ibën Kethiri thotë se dymbëdhjetë muslimanë nga Jethrib-i, të cilët kishin shkuar në Mekë për të kryer haxhin, u takuan me Profetin ﷺdhe i dhanë atij “besën e parë të ‘Akaba-së”. ‘Ubada ibën Samit tregon se ka qenë një prej të dymbëdhjetëve që i dhanë Profetit ﷺtë ashtuquajturën “besë e grave”, e emërtuar kështu sepse në
Përtej Fjalës
19
kohën e dhënies së saj luftimi nuk ishte bërë ende i detyrueshëm dhe sepse, disa vite më vonë, kjo besë do të ngjante në përmbajtje me besën që do të jepnin gratë pas marrëveshjes së Hudejbijes. Në ‘Akaba, besimtarët nga Jethrib-i u zotuan se nuk do t’i shoqëronin askënd Zotit, se nuk do të vidhnin, nuk do të kryenin marrëdhënie jashtëmartesore, nuk do të vrisnin fëmijët e tyre, nuk do të akuzonin njëri-tjetrin pa të drejtë dhe nuk do të kundërshtonin të mirën. Pas një viti, po në pllajën e ‘Akaba-së dhe në sezonin e haxhit, një grup prej rreth shtatëdhjetë besimtarësh nga Jethrib-i i dhanë besën e dytë Profetit ﷺ. Në dallim nga besa e një viti më parë, ku ata ishin zotuar vetëm për t’iu përmbajtur obligimeve të karakterit individual, këtë herë obligimet që duheshin përmbushur ishin edhe të karakterit shoqëror. Përveç atyre, ata duhej të zotoheshin se do ta mbronin Profetin ﷺduke luftuar në rast se ai sulmohej prej armiqve të tij. Ibën Kethiri tregon se Profeti ﷺiu drejtua me këto fjalë besimtarëve nga Jethrib-i, të cilët kishin ardhur t’i ofronin strehim dhe mbrojtje në Jethrib: “Ju duhet të jepni besën se do të dëgjoni dhe bindeni edhe kur është për të vepruar, edhe atëherë kur nuk duhet vepruar, se do të jepni lëmoshë edhe kur të ndodheni në gjendje të mirë, edhe në vështirësi, se do të urdhëroni të mirën dhe do të frenoni të keqen. Do të thoni të vërtetën për Allahun dhe nuk do t’i frikësoheni atyre që do t’ju kritikojnë për këtë, si dhe do të më ndihmoni dhe do të më mbroni – nëse unë vij tek ju – në të njëjtën mënyrë siç ndihmoni dhe mbroni veten, gratë dhe fëmijët tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të shkoni në parajsë”. Pas këtyre fjalëve, Bera’a bin Ma’mur e mori dorën e Profetit ﷺdhe u zotua në emër të besimtarëve të Jethrib-it, në prani të ‘Abbas-it, xhaxhait idhujtar të Profetit ﷺqë e shoqëronte në këtë takim për t’u siguruar se nipit të tij do t’i jepej mbrojtja e nevo-
20
Përtej Fjalës
jshme në Jethrib, duke thënë: “Po, pa dyshim, betohem në emër të Atij që të ka dërguar me të vërtetën, se do të të mbrojmë ashtu sikurse mbrojmë gratë tona nga çdo gjë që i kërcënon ato. Ne po të japim besën, o Mesazher i Allahut, sepse jemi, të betohem për këtë, luftëtarë prej shumë brezash, nga baballarët te bijtë”. Përveç dy besëlidhjeve të ‘Akaba-së, burrat besimtarë i dhanë edhe një besë tjetër Profetit ﷺnë Hudejbije, në vitin e gjashtë të emigrimit, ku “u betuan se nuk do të largoheshin nëse do të përballeshin me armiqtë në luftë dhe nuk do t’i kthenin shpinën atyre në betejë” (Ibën Xherir et-Tabari). Kjo besë u dha ndërkohë që ‘Uthman bin ‘Affani kishte shkuar në Mekë të njoftonte kurejshët për arsyen e ardhjes së Profetit ﷺdhe muslimanëve në dyert e Mekës, e cila ishte kryerja e ‘umres. Vonesa në kthim e ‘Uthmanit bëri të përhapej lajmi se ai ishte vrarë, gjë që e shtyu Profetin ﷺtë thoshte se muslimanët “nuk do të largoheshin derisa të luftonin armiqtë” e tyre (Ibën Xherir et-Tabari) dhe t’i merrte shokëve të tij
besën për këtë. Kjo besë u dha ”nën një pemë akacieje, nga një mijë e treqind besimtarë apo më shumë, të cilët u betuan se do të luftonin kurejshët, se nuk do të largoheshin nga beteja dhe se do të ishin të gatshëm për të vdekur” (Xhelal ed-Din es-Sujuti). Shtatë vite pas besës së parë në ‘Akaba, kur zbriti ajeti i besës që jipnin gratë, të cilat emigronin nga Meka në Medine pas marrëveshjes së Hudejbijes, muslimanët e kuptuan se besa e parë që i kishin dhënë Profetit ﷺkishte në fakt përmbajtjen e besës së grave. Me kalimin e viteve, ata e kishin ngritur shkallën e besëlidhjeve të tyre duke i dhënë besë të tjera me natyrë burrërore Profetit ﷺ, si besa e dytë në ‘Akaba dhe ajo e Hudejbijes. Kur zbriti ajeti i sures Mumtahana për besën e grave, besimtarët patën mundësi të shihnin rrugëtimin e tyre nga besa e parë “e grave” në ‘Akaba deri në besën për t’u vetëmohuar në Hudejbije, dhe kështu t’u shtohej vetëdija për rolin e burrave besimtarë në mbajtjen dhe ngritjen e fesë. Përgatiti: Gerdi Demneri
Përtej Fjalës
21
Shamia bindja dhe mosbindja për mbajtjen e saj Studimore... shumë e vlefshme për të kuptuar Çfarë qëndrimi mund të mbaj për këtë dispozitë thjesht për faktin që nuk jam e bindur për mbajtjen e saj? Përgjigje: Së pari, na duhet të sqarojmë se çfarë kuptohet me fjalën ‘bindje’. Dikush mund të mos jetë i bindur se Islami është feja e vërtetë, dhe natyrshëm ndodh që derisa të krijojë bindjen për vërtetësinë e Islamit, do t’i duhet kohë për të hedhur hapin e pranimit të tij dhe shqiptimin e shehadetit. Kjo kohë do të varet nga intensiteti me të cilin ai do të përballet me argumentet dhe provat bindëse për këtë gjë, si dhe me procesin emocional dhe racional që ai do të kalojë brenda vetes, derisa të marrë hapin e pranimit të Islamit si fenë e tij. Në këtë linjë mund të themi se, një muslimane që ka pranuar se feja e vërtetë për t’u lidhur me Zotin është Islami, nuk duhet ta vërë në dyshim faktin se mbulesa islame e femrës është një obligim i vendosur nga vetë Allahu. Kjo është një çështje për të cilën nuk ka asnjë dyshim mes muslimanëve, sepse ajo sanksionohet në të tre burimet bazë të Islamit, pra në Kuran, në Udhëzimin Profetik (Sunneh) dhe në Konsensusin e dijetarëve të Islamit (Ixhma). Shtrirja e kësaj praktike në kohë dhe hapësirë, kurdo dhe kudo janë gjendur
22
Përtej Fjalës
muslimanët, është vetëm një prej dëshmive që provon sigurinë e këtij obligimi islam. E nëse do ta detajojmë në përmendjen e disa prej argumenteve fetare mund të themi: Në suren en-Nur, ajeti 31, Allahu duke iu drejtuar Profetit (alejhi salatu ue selam) thotë: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre, ta ruajnë nderin e tyre dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave, apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave.”
Fjala “mbulesat e tyre” e përdorur në këtë ajet, në gjuhën arabe është ‘khumur’, shumësi i falës ‘khimar’ që në shqip do të thotë “mbulesë e kokës”, prandaj në përkthimin e H.Nahit është vendosur në kllapa fjala “të kokës”, ndërsa në atë të Sh. Ahmedit, fjala “shami”, sepse pikërisht bëhet fjalë për shaminë e kokës. Kështu në Kuran nuk thuhet drejtpërdrejt, siç e kërkojnë disa, ‘mbulohuni’, sepse kjo nuk ishte aspak e nevojshme, pasi gratë muslimane e mbanin mbulesën edhe para Islamit, por ajeti kërkon diçka më tepër, kërkon mënyrën e mbajtjes së tyre, lëshimin e tyre mbi kraharor dhe jo pas shpine, siç bënin në atë kohë dhe në atë vend një pjesë e grave. Pra, Zoti në Kuran kërkon që gratë me shamitë e kokës të mbulojnë kraharorin e tyre dhe tregon mënyrën se si duhej bërë ky mbulim, pikërisht me anë të shamive të kokës që ato mbanin. Ndërsa në ajetin 59 të sures el-Ahzab, Allahu
Përtej Fjalës
23
përsëri i drejtohet Profetit (alejhi salatu ue selam) duke i thënë: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” Fjala e përdorur në këtë ajet në gjuhën arabe është ‘xhelabib’ shumësi i fjalës ‘xhilbab’, një tjetër sinonim ky për termin e mbulesës në islam, por që më specifikisht identifikon gjuhësisht një mbulesë më të madhe sesa shamia e kokës, e cila edhe ajo vendoset mbi kokë dhe lëshohet mbi tërë trupin si mbulesë dhe mbështjellëse dhe që përdoret kur gruaja del nga shtëpia dhe në udhëtim. Ajeti në këtë rast identifikon një mbulim shtesë mbi atë që identifikon ajeti i mësipërm. Ndërsa nga Tradita e Profetit këtu mund të veçojmë hadithin e njohur të Esmasë, ku Profeti i drejtohet duke i thënë: “O Esma, kur gruaja arrin në moshën madhore (pubertetin) nuk lejohet të shihet prej saj vetëm se kjo edhe kjo- dhe tregoi me dorë fytyrën dhe pëllëmbët e duarve.” (Ebu Daudi nr. 4104) Dijetarë të ndryshëm islamë, si Ibn AbdulBerr (v. 463 h.) dhe mjaft të tjerë kanë cituar konsensusin e dijetarëve islamë, rreth obligimit islam të mbulesës për femrën, që ka mbushur moshën e pubertetit. Në të gjitha shkollat juridike islame gjenden me dhjetëra citime nga një numër i madh dijetarësh për këtë çështje, aq sa diskutimet e tyre rreth mbulesës së femrës shpesh fokusohen në çështjen nëse është obligim që femra muslimane të mbulojë edhe duart dhe fytyrën e saj në disa raste apo jo, dhe asnjëherë për të vënë
24
Përtej Fjalës
në dyshim vetë mbulesën. Nuk ka pasur asnjëherë, përgjatë gjithë historisë islame dyshim mbi këtë obligim islam. Dyshimet dhe tentativat për ta zhveshur atë nga të qenit obligim, janë vetëm të kohëve të sotme dhe nga njerëz të paditur ose me
agjenda të caktuara ideologjike. Për më shumë detaje rreth argumenteve fetare për mbulesën e femrës në Islam dhe përgjigje ndaj dilemave bashkëkohore, mund t’i referoheni librave të Fikhut Islam ose atyre që flasin për këtë temë në veçanti. Kështu që nisur nga sa thamë më sipër, çështja e mbulimit të një femre muslimane, që ka pranuar Islamin si fe, Allahun si Zot, Muhamedin si Profet dhe veten si pjesë e bashkë-
sisë së madhe muslimane, nuk ka vend për asnjë mëdyshje se mbulesa është obligim islam (farz), i kërkuar nga vetë Zoti. Së dyti, nëse me fjalën ‘bindje’ keni për qëllim nivelin e besimit dhe devotshmërisë, pra se ju e keni të vështirë ta kryeni këtë obligim, sepse akoma nuk gjeni forcë besimi të mjaftueshme në veten tuaj për ta zbatuar këtë normë, atëherë vendosja e saj është një nga mënyrat më të mira dhe kryesorja për ta kapërcyer këtë dobësi. Ju ndoshta mund të druheni nga ambienti dhe shoqëria që mendoni se do t’iu paragjykojë, por ky nuk është justifikim i pranuar para Allahut për të mos e vendosur mbulesën. Ai thotë në Kuran: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” (el-Ankebut: 2-3) Dhe obligimet islame, mes tyre edhe mbulesa, janë një lloj testi, krahas sprovave të tjera, për ne, se a do t’i bindemi Allahut apo jo. Është një provim se a do të mundemi ne që për hatër të besimit dhe për të fituar dashurinë e Allahut, të mos e marrim parësore botën, njerëzit e saj dhe opinionet e tyre. Allahu në shkëmbim të kësaj sprove të vogël, na dhuron bekimin dhe mëshirën e Tij të pakufishme, na dhuron Xhenetin e amshuar, na dhuron lumturinë e përjetshme. Dhe jemi ne ata që kemi nevojë për to, dhe jo Ai. Besimi krahas vendit kryesor dhe madhor që ka në zemër, është
edhe praktikë dhe reflektim i jashtëm dhe në Islam nuk ka ndarje mes tyre. Vërtet çdokush është i lirë të veprojë si të dojë, por a mund të ndihet e qetë një besimtare, kur ajo nuk plotëson një obligim të rëndësishëm të fesë? Qetësia e shpirtit dhe kënaqësia e zemrës së besimtares fitohet duke kënaqur Zotin, sepse vetëm Ai e ka këtë forcë ta dhurojë kënaqësinë e ëmbëlsisë së besimit, dhe Ai kënaqet kur besimtaret e Tij i binden të gjitha obligimeve të Tij, çfarëdo qofshin ato. Një femër muslimane, e cila e pranon obligimin e mbulesës,
Përtej Fjalës
25
por nuk e praktikon atë, ka diçka të rëndësishme mangët në adhurimin e saj ndaj Zotit. Ajo i ngjan –deri diku- një muslimani që p.sh. falet vetëm në ditën e xhuma, një i tillë natyrisht që nuk arrin shpërblimin e atij që falet çdo ditë dhe padyshim që nuk ka të njëjtin nivel besimi, apo përgjegjësie dhe gjynahu të atij që braktis, apo përton të kryejë të plotë detyrimin ditor të namazit. Kështu që një muslimane që nuk e mbart shaminë, është fetarisht në të njëjtën pozitë me atë që e heq atë. Fakti që nuk e ka mbajtur asnjëherë, nuk e bën atë më pak përgjegjëse para Allahut dhe me më pak gjynah sesa kur e ka vënë dhe më pas e ka hequr mbulesën, edhe pse në sytë e njerëzve duket e tillë. Besimi shtohet me vepra dhe adhurime praktike, dhe njeriut ato i bëhen më të dashura, sa më shumë t’i praktikojë ato, kështu që edhe mbulesa islame nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Mbartja e saj e shton dashurinë dhe bindjen për të dhe i lehtëson edhe obligimet e tjera, edhe pse në fillim mund të vihet me një farë dobësie dhe hezitimi, për shkak të opinionit. Por, një femër muslimane e pambuluar, nuk do të thotë automatikisht se është e pamoralshme dhe nuk e do fenë dhe Zotin e saj dhe se asaj do t’i mungojë mëshira e Allahut. Jo, por ama ajo ngelet me diçka mangët, me të cilën ajo do të përmbush një detyrim madhor karshi besimit dhe shpirtit të saj. Mbulesa islame, krahas normave të tjera të fesë, e bën femrën muslimane më të plotë dhe më të barabartë me mashkullin në prezencën e saj publike, kjo, sepse mbulesa e privatizon seksualitetin e femrës dhe nuk e bën atë element tërheqës për meshkujt e huaj. Një femër e mbuluar mbron veten e saj nga çdo joshje e mundshme, që natyrshëm mund t’i lindë një mashkulli të huaj, për ta parë atë si një objekt të kënaqësisë së tij seksuale, qoftë edhe vetëm me vështrimin e tij. Profeti ynë na ka treguar se edhe sytë edhe veshët bien në pozita të një lloj imoraliteti seksual, nga i cili njerëzit nuk mund të shmangen dot. Kura më e mirë për këtë, padyshim është mbulesa e femrës, sepse ajo për nga natyra, forma fizike dhe pam-
26
Përtej Fjalës
ja që i ka dhënë Zoti, është më e bukur dhe më tërheqëse sesa mashkulli, kështu që mbulesa e vë atë në këtë aspekt, në kushte të barabarta me të, duke i imponuar kështu mashkullit respekt dhe trajtim të njëjtë, larg joshjes fizike dhe e vendos planin e kontaktit mes tyre, mbi baza më racionale dhe më pak emocionale e seksuale. Kështu që një femër e mbuluar shpërblehet dyfish nga Zoti, pra shumë më tepër sesa një mashkull, në këtë drejtim, sepse ajo jo vetëm përmbush obligimin, por edhe mbron veten dhe tjetrin nga rënia në gjynah. Është e vërtetë se njeriu ka liri zgjedhjeje, si në veshje, në sjellje dhe në atë që beson ose jo, por liria e njeriut, në mënyrë absolute është e kufizuar, brenda përzgjedhjes së modeleve sociale, kulturore dhe identitare që ambienti dhe shoqëria i ofron atij. Ai kurrë nuk e krijon lirinë e tij dhe as modelin që përvetëson, por vetëm përzgjedh dhe kombinon mes atyre që sheh dhe dëgjon, vetëm këtu ekziston liria e mundshme e njeriut, e cila padyshim, edhe pse mbetet liri e kufizuar, është liri që shoqërohet me përgjegjësi, përndryshe nuk do të ishte liri. Ndërkohë, mendësia apo opinioni i gabuar se mbulesa islame të kufizon lirinë dhe të privon nga një ‘kënaqësi’ e kësaj bote, është thjesht një vesvese e shejtanit, që buron nga mendësia materialiste dhe nga pikëpamja hedoniste e botës së sotme, mbi kënaqësinë dhe lumturinë, e ndër të tjera, edhe se seksualiteti njerëzor duhet shijuar në të gjitha përmasat e tij, vizive, verbale dhe fizike, qoftë edhe jashtë marrëdhënies së ligjshme martesore. Normaliteti dhe natyraliteti nuk është zbulimi i trupit, siç mundohen ta paraqesin, por mbulimi dhe zbulimi i trupit janë dy zgjedhje që mbartin pas tyre pikëpamje të ndryshme mbi jetën dhe botën, mbi Zotin dhe njeriun, mbi besimin dhe mosbesimin. Një besimtare muslimane, më shumë se çdokush tjetër, e ka të qartë se cili është modeli dhe përzgjedhja e saj në këtë jetë. Ajo zgjedh t’i bindet Zotit të saj dhe urtësisë së Tij dhe të vendos mbulesën islame që Ai ka bërë obligim për të. Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH
Përtej Fjalës
27
KUR TE THY Kur të thyhet zemra për të parën herë, pesha e dhimbjes është aq e rëndë, saqë të duket sikur të kanë hedhur në më të errëtin det të pikëllimeve, ku me siguri do të mbytesh. Herën e dytë që të thyhet zemra, ujërat e ftohtë ashtngrirës bëhen më pak të frikshëm, por ti ende përpiqesh fort për t’u mbushur me ajër. Herën e tretë që të thyhet zemra, tashmë je mësuar me të ftohtin e ujit dhe i kapërcen dallgët therëse njëra pas tjetrës, derisa ato kalojnë dhe ti e gjen veten në breg. Aty nga hera e katërt, ti tashmë e di se sa i gjatë dhe i vështirë do të jetë udhëtimi që të pret, prandaj i jep vetes forcë sepse je i vetëdijshëm se s’ke tjetër rrugëdalje përveçse të ecësh përpara. Herën e pestë (e çdo herë tjetër më pas), ti e kupton se t’i dorëzohesh
28
Përtej Fjalës
YHET ZEMRA dhimbjes është shumë më e lehtë sesa t’i bësh ballë asaj. Do të ndalosh së kërkuari të njëjtin breg që e ke parë përherë si të vetmen strehë tënden e do të fillosh të shohësh lart, të shtrihesh mbi ujë e ta lësh veten të lirë, duke shpresuar që dallgët do të të çojnë në një tjetër breg të sigurtë, që ti as nuk e dije se ekzistonte. Sprovat dhe përvojat e dhimbshme që kalojmë nuk janë projektuar për të na sjellë shkatërrim, e as për të na zënë në çark. Ato janë projektuar për të na hequr zinxhirët e frikës dhe të shpresave të rreme. Vetëm pas tyre, ne arrijmë ta shohim këtë botë ashtu siç është në të vërtetë. E kur t’i shohim gjërat qartazi, atëherë do ta kuptojmë se i vetmi burim i paqes, i lumturisë dhe i jetës pa dhimbje, është Zoti. Vetëm Ai. Askush e asgjë tjetër.
Përshtati : Klodiana Smajlaj
Përtej Fjalës
29
MBRESA PAS NJ Gjurmë t’mbetuna prej ‘Pluhunit n’ecje’- që do t’i kujtoj gjatë. Autor : Burhan Fili Mundësoi botimin: Lidhja e Hoxhallarëve të Ndër gjithçka tjetër, ajo që binte më së Shqipërisë shumti në sy gjatë fjalëve të tij, ishte thirrja për aktivizëm, thirrja për kontribut të hoxMbresa pas një promovimi të një libri të hallarëve e të besimtarëve në shoqëri, thirrja thjeshtë, pa shumë salltanete letrare e pa për të mos ndenjur skutave e për të mos u shumë ngarkesa metaforike, të një njeriu që vetizoluar, por për t’u bërë si oksigjeni për ka lënë kujtime të çmuara e ndjesi të pash- shoqërinë e për vendin. lyeshme në shumë zemra, të fisnikut Bur- “Kur dikur hynte hoxha n’nji vend, t’gjithë han Fili. ngriheshin n’këmbë prej respektit dhe statusit t’lartë që ai kishte n’shoqëri. Ishte kriju I themi fisnik, se s’di se në çfarë emërtimi bindja se hoxhën, për çfarëdo që ta pyesje, mund të ngërthehet tjetër ajo sjellje, ato dinte me t’dhan’ xhevap. Aq i gjithanshëm fjalë, ai qëndrim, ajo qasje, ajo modesti e ishte hoxha n’dije”. gjithçka tjetër që shpërfaq ky njeri. Këto fjalë i fiksova mbrëmë e më rrinë si këmbanë në kokë. Teksa i dëgjoja, ato fjalë i I nderuari Fili është afër të 70’ve, por kur lidhja vetëm me një njeri, më mishëroheshpërballesh me energjinë që emeton, të duket in vetëm te një figurë: te madhështori Mulla vetja si ujë i ndenjur para tij. Para modestisë Jakupi. Mund t’ketë edhe plot të tjerë, por së tij, të duket vetja i vogël. për shkak të impaktit që Mulla Jakupi pati, për shkak të personalitetit të tij shumëdiShumë u tha mbrëmë në atë promovim dhe mensional, shumëkush atë njeri e ka si simkrejt spektri i emocioneve u përçua në sallë, bol të hoxhllëkut. Vetë zotni Fili i ka kushtun’atë sallë ku n’fakt ishim të gjithë ‘pluhun ar edhe një poezi këtij kolosi. Ndër të tjera, n’karrige”. veçoj vargjet: “Allahu Vetë, atë e nderoi, Duke lënë mënjanë detaje nga jeta e vetë që fjala e tij, në zemra të përshkojë, zotni Filit, disa prej të cilave ai i rrëfeu me dituni, besë e bujari, lot në sy, unë do të përcjell nja dy-tre gjëra gërshetu bashkë me trimni”
30
Përtej Fjalës
JE PROMOVIMI Kur i lexon këto vargje, e kupton se kush i vlerëson shpirtmëdhenjtë është vetë shpirtmadh. Kush u është mirënjohës të diturve, është vetë i ditur. Edhe pse ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes sakrificave të shumta, në fjalët, sjelljen e qëndrimin e zotni Filit nuk ngre krye asnjë grimcë mendjemadhësie. E modestinë e tij ai e mishëron edhe në vargje, në disa prej të cilave, thotë: “Atij që i duket vetja se asht i urt, ai asht si lulja që kurrë s’bahet frut” Ju - të thotë - ju brezi i ri mundeni me ba shumë! Fliste sikur ai s’kishte bërë asgjë! E para një modestie të tillë, t’vjen t’përunjesh. Thua me vete: “Po, hoxhë, po, ne brezi i ri po e shn-
drisim! Ne, që bëjmë një gjë të vogël, e na duket se kemi shpëtu botën. Ne, brezi që e ka mund egoja”. Por unë s’ia thashë dot këto fjalë, se e di që ai i di mirë. Aq mirë, sa edhe me vargje na e tërheq vërejtjen: “Sado që të duket se ke arrit, dy metra vend të presin nji ditë”. Figura si hoxha i mrekullueshëm, që unë s’arrita ta merrja vesh tamam se sa gjuhë të huaja zotëronte, të bëjnë të kuptosh se sa shumë nevojë kemi për të marrë dije, se sa shumë nevojë kemi që “të jemi frut, e jo thjesht gjeth’”. LutemI me zemër që në një të ardhme, edhe ne të bëhemi frymëzim për brezin e ri, ashtu sikurse ky hoxhë i nderuar është frymëzim për ne.AMIN
Përtej Fjalës
31
Muslimani sot nuk e ka braktisur besimin . Ai vazhdon të jetë besimtar, por besimi i tij është “ zhveshur nga efikasiteti” sepse ai humbi rrezatimin e tij shoqëror”. Prandaj, problemi kryesor nuk është që ne ti mësojmë muslimanit vetëm [besimin] që ai tashmë e di, por ajo që është më e rëndësishme është t’i kthejm këtij besimi “efikasitetin, fuqinë pozitive dhe ndikimin social”. Me një fjalë, problemi ynë nuk është ti vërtetojmë muslimanit “ekzistencën e Zotit”, por ta bëjm ta ndjej praninë e Tij. Nga:Malik bin Nabi
32
Përtej Fjalës
Kazinotë
- vazhdon shembulli i keq për rininë tonë Pas shumë vitesh demokracie, ku presupozohet të rrespketohet rregulli, ligji dhe çdo rregullore tjetër. Rinia jonë merr shembujt me të këqinj të një jete të sakatosur përmes kazinove, të cilat kanë mbirë sërish edhe pas një kohe të shkurtër aksioni në qender e më gjerë. Dikush vrau veten sepse i la lekët në llotosport...! O ju njerez, këtu po falimentojnë qëndrat tregtare edhe brenda tyre deklarohen rritje të ardhurash. Këtu po falimentojnë firma të mëdha nafte dhe gazi. Ketu po falimenton çdo biznes i vogël.
Këtu po falimenton çdo emigrant pa kaluar dy javë në Tiranë. Këtu po falimenton kryefamiljari ditën e dytë pasi ka marë rrogën. Vetëm ajo kazinoja në midis të ferrave ka rritje ekonomike. Ti akoma thua luaj_për_qef,_jo_për_hall. Prandaj njeriut tek i fundit i ngelet kjo armë e butë kur thotë: Dje isha i zgjuar, ndaj doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, ndaj po ndryshoj veten time”. -Rumi-
Përtej Fjalës
33
Pushimet verore, pak p Pushimet janë stacionet e domosdoshme ku na duhet të ulemi e të pushojmë pas një viti të ngarkuar me impenjime të vazhdueshme që nuk të lënë të marrësh frymë lirisht. E gjithë sfida njerëzore mbetet aty, tek gjetja e asaj pak kohe për t’ia akorduar vetes, familjes edhe pse gjatë gjithë vitit mendohet se punojmë për familjen dhe veten, sërish, koha të therret për rivitalizim të mendjes e shpirtit dhe se ky i fundit para se të dalë për të udhëtuar përfundimisht, kërkon prehje e qetësi që në këtë botë. Të gjithë duam pushime, por jo të gjithë dimë ku ti kalojmë ato e jo të gjithë mund të realizojnë diçka ndryshe për veten dhe fëmijët. Dëshirat janë të shumta, por mundësitë ekonomike janë pak.
34
Përtej Fjalës
para & shumë dëshira Edhe pse Endriti thotë se nuk punon, familja e tij ia mundëson një gjë të tillë.“Mendoj të shkoj në Ulqin. Jam mësuar të shkoj çdo vit atje. Edhe pse jam student, vëllai im në Londër na ndihmon, e edhe këtë verë do të më ndihmojë financiarisht”, tregon Endriti. “Do të shkoj në Velipojë. Më ka pëlqyer shumë vjet, dhe do të shkoj edhe sivjet. Unë punoj dhe kam mundësi. Për 5 ditë do të shkoj”, thotë Remziu. Mjafton që përtej parave të gjenerojmë ide dhe risi për tu sjellë fëmijëve më të mirën që të mund ti tregojnë edhe ata vetes se sivjet Ndërsa, i riu tjetër, Abdullahu, ishte shumë ndryshe dhe prindërit mendon të shkojë në Mal të Zi: nga ana tjetër të mund të mbulo“Unë do të shkoj në Ulqin dhe do të jnë tablonë e pakëndshme që mund tu krijorri 25 ditë. Ashtu e kam planifikuar”. Endritit i pëlqen shumë Deti Adriatik, andaj ai het fëmijëve se prinderit nuk qenë të aftë të na ka vendosur që këtë verë, ta kalojë në Ulqin. shfaqin pikturën më të bukur të kësaj vere. Të rinjtë kryesisht pushimet i kalojnë me shoqëri, por disa nga ta vazhdojnë të shkojnë për pushime në bregdet me familje. Alvina, studente e Fakultetit Juridik, thotë se këtë verë pushimet do t’i kalojë në bregdetin shqiptar, përkatësisht në Dhërmi. “Me siguri do të shkojmë. Kam planifikuar të shkoj me familje. Dhërminë e kemi zgjedhur sepse kemi qenë edhe më herët dhe na pëlqen shumë ai vend. Unë jam studente, por kam mundësi, meqë babai na financon”.
“ Mes sfidash
për një verë plot diell dhe një jetë më të mirë.
”
Përtej Fjalës
35
Si duhet të veprojmë me fëmijët gjatë pushimeve verore Si duhet të veprojmë me fëmijët gjatë pushimeve verore, ti nxitim të lexojnë libra jashtëshkollorë dhe shkollorë, apo të luajnë gjithë ditën, duke qenë të vetëdijshëm që një pjesë të madhe të kohës e kalojnë me lojëra elektronike dhe celularë? Sociologu Gëzim Tushi thekson nevojën që kanë fëmijët për të pushuar. “Prindërit projektojnë planet e tyre dhe po i çmendin, po i robotizojnë fëmijët. Le t’i lëmë të jenë fëmijë”, thotë sociologu. Kurrikula shkollore nuk duhet zëvendësuar me kurrikul prindërore. Prindërit u kërkojnë fëmijëve të vazhdojnë kurset për gjuhën e huaj, t’i futen një gjuhe tjetër. “Nga muret e shkollës i mbyllim në mure të shtëpisë. Fëmijët duhet të argëtohen me kampingje, shëtitje, lojëra”, thotë Gëzim Tushi. Prindërit bëjnë shumë mirë që interesohen për të organizuar pushimet e fëmijëve, por kjo nuk do të thotë që t’u krijojnë atyre mbingarkesë. “Prindi dhe mësuesi janë dy figura auritative, duhet gjetur balanci mes mësuesit që largohet dhe prindit që afrohet e fëmijës që do të jetë i lirë dhe të marrë fuqi për vitin tjetër shkollor”, thekson sociologu. Prindërit, nga ana e tyre, tregojnë përvojat me fëmijët: “Sa më larg celularëve dhe të shijojnë fëmijërinë. Jashtë vlerësohet jo vetëm 10-tat, por edhe të qenit social, të dish nga gatimi, kultura puna vullnetare e të tjera si këto aktivitete qe i shtojnë atij kureshtjen për të mësuar edhe pa libra. Redaksia
36
Përtej Fjalës
Si të prindëroni kur /nuk/ merreni vesh në çift? 1. Kuptoni partnerin dhe bëni kompromis Kur njëri nga prindërit ngul këmbë që mënyra e tij është ajo “e duhura” me fëmijët, çifti përçahet. Në fakt prindërit tentojnë të kompensojnë për veprimet e partnerit që ata i mendojnë si të papërshtatshme. Prindi më strikt bëhet edhe më shumë strikt kur shikon që partneri është tolerant dhe nga ana tjetër, prindi tolerant bëhet edhe më shumë tolerant kur shikon që ana tjetër është shumë strikte. Nëse gjendeni në të tilla situata duhet të komunikoni me partnerin rreth pikave për të cilat nuk bini dakord në prindërimin tuaj. Nuk është e thënë të keni të njëjtin mendim, por duhet të dëgjoni argumentet dhe ndjesitë e njëri-tjetrit për të qënë më të fokusuar në mbajtjen e një klime të qëndrueshme dhe pozitive në çift dhe rrjedhimisht në prindërim. Fokusi duhet të jetë ajo çka ka nevojë fëmija, jo lufta juaj në çift për t’i treguar partnerit kush nga ju të dy ka të drejtë dhe fiton.
2. Merrni kohën tuaj para se të reagoni Kur fëmija juaj përfshihet në një situatë ku ju kërkohet të reagoni (dhe nuk është ndonjë situtaë urgjente ku kërcënohet siguria për jetën) merrni kohën tuaj. Marrja e situatës me qetësi ndihmon prindërit të shmangin reagime të panevojshme impulsive për të cilat pendohen më vonë. Mos reagoni menjëherë duke e pasuar problemin e fëmijës me tone negative tek partneri duke thënë “Merru ti me të se shiko çfarë ka bërë”. Në vend të kësaj, korrigjoni gabimet si familje duke thënë “ Unë dhe babi do marrim kohën të mendojmë si t’ia bëjmë që të të ndihmojmë ty të sillesh më mirë”.
3. Nxirrni në pah pikat e forta të njëri-tjetrit Bashkëpunoni për të evidentuar pikat e forta të njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për prindërimin. Prindi që është më pak ankthioz mund të marrë përsipër menaxhimin e fëmijës në vende publike duke e ndihmuar atë të ndërmarrë rreziqe të përshtatshme për moshën. Prindi me durimin më të madh mund të marrë përsipër menaxhimin e fëmijës kur ka shpërthime të qarash. Nuk është asnjëherë njëri prind më “i mirë” se tjetri. Secili ka cilësitë e veta dhe nëse të dy janë të vetëdijshëm për këto cilësi, prindërimi bëhet më cilësor.
Përtej Fjalës
37
10 GJËRA QË MUND TË BËSH PËR V 1. Bëni Spa në shtëpi Ju mund të kini dëshirë të shkoni të relaksoheni në një qëndër Spa, por ju mund ta arrini këtë edhe në shtëpi kur nuk është mundësia për të shkuar deri aty. Zgjohuni 20 minuta më herët se të tjerët dhe bëni një banjë të ngrohtë me tinguj të qetë në sfond. 2. Flini Ju mund të flini kur fle fëmija, por në rastet kur fëmija nuk fle gjumë, mësojeni atë të luajë i pavarur dhe shtrihuni pranë tij për të marrë një sy gjumë. 3. Bëni lista Menaxhimi i kohës është problemi i të gjithë prindërve, ndaj bëni lista me detyrat që duhet të bëni për të kursyer kohë dhe për të mos ngarkuar mendjen me çdo detaj.
38
Përtej Fjalës
4. Hiqni prizën Nuk ka mënyrë më të mirë për të pushuar sesa thjesht të heqësh prizën. Krijoni ambjente të vogla në shtëpinë tuaj ku nuk ka celularë, televizor, tablet apo kompjuter. 5. Lexoni libra ose revista Krijoni momentet tuaja të leximit në shtëpi ndërsa fëmijët luajnë ose në park lodrash ndërsa hidhni ndonjë sy kur ata luajnë. 6. Filloni një hob të ri Kërkoni të bëni diçka që ju pëlqen; qëndisje, lexim, not, fotografi, pikturë. Mos i lini dëshirat tuaja pas dore duke menduar që s’keni kohë. Nëse të pëlqen diçka shumë, sigurisht që mund të gjendet koha. 7. Përgatituni për të kërkuar punë
VETEN ME FËMIJËT NËPËR KËMBË Shpesh nënat neglizhojnë mundësitë e tashme apo të ardhme lidhur me mundësitë e punësimit për arsye se ndjehen të zëna me rritjen e fëmijëve. Pavarësisht se nuk mund të keni energjitë e duhura për të punuar, mbajini sytë nga tregu i punës dhe kini CV-në tuaj gjithmonë gati sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ofertash mund t’ju vijnë.
fëmijët nëpër këmbë mund të duket si lodhje kot, por nga ana tjetër të presësh derisa fëmijët të rriten për të vendosur rregull në shtëpi do të thotë të jetosh 10-15 vjet në rrëmujë. Filloni të organizoni pak nga pak, çdo ditë një ambjent të vogël dhe do të çuditeni sa e organizuar dhe e strukturuar do të jetë shtëpia juaj për një kohë të shkurtër.
8. Shkoni në dhomën tuaj Shkoni në dhomën tuaj, shtrihuni dhe lereni derën hapur që të keni një sy nga fëmijët, por në të njëjtën kohë të merrni kohën tuaj për tu qetësuar. Dhoma juaj është hapësira juaj e qetësimit dhe nuk duhet të frekuentohet vetëm për gjumin e natës.
10. Kryeni aktivitete fizike Aktivitetet fizike nuk janë të mira vetëm për trupin, por edhe për mendjen që do të thotë ju ndihmojnë për t’ju rritur durimin me fëmijët.
9. Organizohuni Të organizosh dhe të vesh rregull në shtëpi me
Ecni, bëni një xhiro me biçikletë bashkë me fëmijët. Thjesht çohuni dhe lëvizni që t’ju qarkullojë gjaku, t’ju vijnë energjitë dhe të rinoni veten tuaj.
Përtej Fjalës
39
Strategji që parandalojnë sjelljet e padëshiruara te fëmijët 1. Krijoni marrëdhënje të ngrohtë Shpesh fëmijët nuk sillen mirë thjesht sepse ndjehen të shkëputur nga marrëdhënja me prindin. Kur njerëzit bëjnë sjellje të padëshiruara, shpesh do të thotë se ata ndjehen të friksuar ose të lënduar. Meqënëse motivimi i fëmijës suaj për tu sjellë mirë varet nga marrëdhënja me ju, është mirë që ta ngrohni këtë marrëdhënje para se të kërkoni sjelljen e mirë të tij. 2. Luani Fëmijët i procesojnë emocionet nëpërmjet lojës ndaj është mirë që të “parandaloni” sjelljet e padëshiruara duke e ndihmuar fëmijën tuaj të kanalizojë emocionet e rënda në lojë, shaka e të qeshura. Sa më shumë të qeshura, aq më pak sjellje të padëshiruara. 3. Menaxhoni emocionet e fëmijës Kur fëmija juaj vazhdon të grindet edhe pasi jeni angazhuar në lojë, ai po kërkon ndihmë për menaxhimin e emocioneve të mëdha. Parandaloni përkeqësimin e sjelljes duke mos i neglizhuar këto luahatje të humorit, por duke e ndihmuar atë të shprehet çfarë e mundon në të vërtetë. 4. Vendosni kufij duke kuptuar ndjesitë e fëmijës Është detyrë e prindit të udhëzojë fëmijën, por të gjithë tentojnë t’i rezistojnë kontrollit. Megjithatë, fëmijët e të gjitha moshave ndjekin më shumë udhëzimet e prindit nëse prindërit kuptojnë perspektivën e tyre. 5. Rregulloni emocionet tuaja Kur ne reagojmë me shpërthimin tonë prindëror të inatit , gjërat shkojnë më keq. Nëse ju mund t’i kontrolloni emocionet tuaja, ju do arrini të qetësoni gjithmonë stuhinë. Kështu i mësoni fëmijës nëpërmjet modelit se si të menaxhojë emocionet e tij/saj.
Përgatiti: Elona Çeço
40
Përtej Fjalës
Shtëpia juaj dhe vera Trendet për arredimin e shtëpisë në stinën e verës
V
ërtet që gjatë pushimeve verore, dëshira e çdokujt është t’ia mbathë nga vapa dhe të ikë prej mureve të shtëpisë, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se pjesën me të madhe të vitit ajo ju ka mirëpritur çdo ditë me gjërat ju ia keni pëlqyer por edhe që dëshira juaj do të ishte të ishin ndryshe këtë verë. Që shtëpia juaj t’ju përcjellë freski dhe qetësi gjatë verës mund ta arredoni atë me një stil, në të cilin mbizotërojnë ngjyrat pastel të së gjelbrës dhe blusë, ngjyra e rërës, e bardha etj.Gjithashtu mobilimi i shtëpisë me dru do t’i jepte asaj një stil ekzotik. Për t’i dhënë një imazh ndryshe shtëpisë tonë, lyerja e mureve do të jepte efektin e duhur; ka njerëz që duan ngjyrat neutrale që të jenë në gjendje të luajnë me pëlhurat dhe pajisjet për mobilimin, të cilat u japin mundësinë për t’i dhënë një ajër të ri shtëpisë me një buxhet minimal. Sidoqoftë, nëse na këshillojnë që të ndryshojmë ngjyrën e mureve për të ftohur dhomat, disa sugjerime mund të jenë të dobishme. Por e dimë mirë që lyerja e mureve është shumë e lodhshme dhe në çdo rast është një ndërhyrje që nuk duhet të vihet në kalendar çdo ditë.
Ne duhet të jetojmë në shtëpi, kështu që gjëja e parë që duhet mbajtur parasysh është se ne duhet të ndihemi mirë. Përtej çdo konsiderate, pra, ajo që ka më shumë rëndësi është vetja jonë. Në ndihmën tonë mund t’i referohemi kromoterapisë, ku theksohet lidhja mes ngjyrave dhe mirëqenies psikofizike. Për më tepër, ne kemi parë se si muret e gjelbra po bëhen gjithnjë e më të suksesshme pikërisht për shkak të mirëqenies fizike dhe mendore që ata janë në gjendje të na japin. Hijet neutrale janë më pak të rrezikshme. E bardhë, krem, ngjyrë bezhë dhe gri me disa inkursione ndaj hijeve pastel, janë ngjyra që mund t’i vendosim më lehtësisht në krahasim me ngjyrat e forta. Natyrisht, ngjyrat e ndritshme janë më agresive dhe tendencat e fundit në mobilie gjithashtu mund të propozojnë hije të plota si, të kuqe, të purpurt, të verdhë dhe portokalli, ndoshta për t’i kombinuar me kolltukë dhe shtretër ngjyrë hekuri. Por këtyre tonaliteteve, sigurisht që duhet t’u kushtojmë vëmendjen e duhur: ndërkohë që nga njëra anë mund të na japë imazhin e një hapësire të re, nga ana tjetër për shkak të karakterit të fortë kërkon dizajn të kujdesshëm të të gjithë ambientit para përdorimit të tyre.
Përtej Fjalës
41
42
Përtej Fjalës
Aktivitete verore pranë Qendrës FEMRA INVESTIM I FAMILJES “Me fytyrë drejt së ardhmes” -2 - 6 Korrik 2018 Çdo prind kërkon që pas mbarimit të shkollës, fëmijët të mbajnë lidhje me librin, dijen dhe argëtimin, si mundësi për mirë edukimin e tyre edhe gjatë kohës së tyre të lirë. Këtë mundësi po ofron edhe qëndra Femra Investim i Familjes me qëllim të qenit pranë kësaj moshe, e cila ka shumë nevojë për edukim, këshillë e mëshirën e një mësuesi. I gjithë stafi ynë në dispozicion që çdo pyetje e tyre të marrë përgjigjen e duhur dhe argëtimi i tyre të mbesë gjatë në kujtesë.
Përtej Fjalës
43