Revista Pertej Fjales Nr.53

Page 1

Përtej Fjalës

Revistë Social-Edukative

Mujore nr. 53 Nentor 2018

LIBRAT DHE DITURIA

ÇFARË ËSHTË DIJA E FIRASES ?

Dukja e madhe në facebook, llumi i një personaliteti të vogël


PËRTEJ FJALËS NR 53

PËRMBAJTJA 04

DUKJA E MADHE NË FACEBOOK,

LLUMI I NJË PERSONALITETI TË VOGËL

06 LIBRAT DHE DITURIA 14

ÇFARË ËSHTË DIJA E FIRASES?

20 SEXHDJA QË BËHET ME QËLLIM

PËRSHËNDETJE PËR NJERËZ APO PËR DIJETARË

22

ISLAMOFOBIA DHE STRUKTURIMI I RENDIT TË RI BOTËROR PAS LUFTËS SË FTOHTË

24 26

MBRETËRIA QIELLORE I BESUESHËM SI PROFETI

29

THUAJU “JO’KONKURSEVE TË BUKURISË PËR FEMIJË

32

DY JANË FJALËT MË VRASËSE NË BOTË: ËSHTË VAJZË.

34

DRITARET NE JETEN E STUDENTEVE

39 KUR THUA SE JE I LODHUN... 41

DEPRESIONI POSTPARTUM.

44 7 MREKULLITE E BOTES NE SYTE E FEMIJEVE

27

EDUKIMI DHE MESIMI

45 NE DHE FEMIJET 47 LUMTURIA E FËMIJËS SUAJ NUK ËSHTË DETYRA JUAJ

2

Përtej Fjalës


STAFI Kryeredaktore A. Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr

Redaktore letrare A. Muja

Këshilli i redaksisë Sh. Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota A. Baholli T. Xeka A. Basha K. Ndreu E. Kodra Sh. Koçi M. Qoshja

Art Grafika E. Laci

ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2018

Përtej Fjalës

3


EDITORIAL

n e h d a m e a j k u D a n o s r e p ë j n i i m llu Nisur nga kjo thënie zgjuar ka shumë për të folur dhe shumë këndvështrime të nxjerrin në situata kur merr kuptim të drejtpërdrejtë e çdo gjë që sot hidhet në fushë të mejdanit me mendimin se: hë se shumica e njerëzve do mendojnë si unë …ose nuk do e kapin thelbin se përse po e bëj një tip action si për shembull: Dalja en facebook, foto, selfie, poza të shumta si në një garë vetëkënaqësie. Trendet që merr shoqëria sot janë të tilla që vijnë shpejt furishëm, gjejnë hapësirë tek te rinjtë kryesisht, por tek ne shqiptarët po zënë vend më shumë tek “moshtarët” se sa te të rinjtë” . Nxjerrja e fotove në profile, statuse që nga ato më artistiket e deri tek pjata e pilafit që po ha me shoqet/ shokët/ gëzim me familjarët etj / janë vox pop-e që kërkojnë të ngrihen duke e ndjerë vetë se kjo nuk është rruga e duhur, por

4

Përtej Fjalës

dëshpërimisht shfaq madhështi të fishkur përzier me banalitete e folklorizma idioteske, një turshi e tërë kjo krejt e pakripë. Nëse jemi larg dhe kemi mall për njerëzit tanë, facebook dhe çdo rrjet tjetër ka ofruar opsione pa fund që arritjet e tua e deri tek gjellnajat që servir, i shikojnë veçse familjarët e ty, dashamirësit, të afërmit. Por jo të ngrihet secili në garë me tjetrin të tregojë se çfarë arrita që me mëngjes. Në fakt arritjet duhen parë në fund të ditës, ndërkohë shqiptari e nis që me mëngjes e pispilloset me kafenë e mëngjesit si student me detyrë të pabërë, pedagogu me detyrë të pakorrigjuar, gazetari pa skaletë të skicuar e deri tek shtepiakja me punët e shtëpisë pa bërë. Si pa të keq , tregojnë a thua se çfarë u bë, pse feston, pse rri me shoket/ shoqet, tregon në detaje edhe pse fotoja flet se ti vetë po i tregon


në facebook, aliteti të vogël

vendin vetes se në çfare bataku kërkon të ngresh piedestalin tënd. Një kompleks që nuk po shqitet, sepse kemi parë në çdo vend ku njohu përhapje të gjerë facebook, statistikat e thonë se nuk zgjati më shumë se 6 muaj marrosja pas tij, ndërsa marrosja tek ne nuk di të shqitet. Në takime këtu, në një vend të largët, takime mes kolegësh, mësues kryesisht, kur flitet për adresat e emailit, dërgesat e materialeve, apo për një mënyrë komunikimi, nuk zihet fare fjala fcb, nuk dëgjohet. Ka prej atyre që prej vitesh nuk e kane parë dhe klikuar as edhe mbi një gërmë. Tek ne vazhdon i madh e i vogël, kush më parë e kush më pas, foto pa fund se ia dola, arrita, ja certefikata dhe diploma, pa harruar se as certefikatat e as diplomat nuk eshtë se i kanë marrë krejtësisht lehtë vetë ata/ ato. Një çoroditje tjetër që vihet re, kur të gjithë

bëhen mendimtarë, poetë e shkrimtarë, me foto të akullta apo të ringjallura mveshin shkrimin apo mendimn e tyre. Një katraurë në komunikim, pyetje –përgjigjesh, mbajtje qëndrimesh, zënkash deri në marrëzi, për gjera që mund të shkruhen në private. Jemi mirë ne apo jo? Mendojmë se cunamet bien vetëm në Indonezi dhe se lufta kërcet vetëm në Gaza apo rrënjë e gjethe hahen vetëm në Jemen? Duhen mirënjohur mirësitë e Zotit mbi ty dhe ato mbaji fort në kraharor dhe mos i trego ato si arritje të tuat se edhe pse ti nuk do, shokët e shoqet e dinë sa herë ke ngelur para se të hedhësh kapelen e studentes në ceremoni, edhe pse çuditërisht vetëm atë moment nuk e ke shfaqur në status….. çuditërisht.

ALBANA MUJA

Përtej Fjalës

5


LIBRAT DHE DITURIA

6

Përtej Fjalës


ÇFARË THOTË

ISLAMI PËR DITURINË?

N

a duhet të kuptojmë realisht pozitën e dijes në islam dhe nga ana tjetër të kuptojmë drejt se si e përkufizon islami dijen dhe si e trajton diturinë, çfarë quan islami dituri, çfarë nuk është për të dituri, e kështu me radhë.Një njeri i ditur, pozita e tij,vlera e tij dhe gjithashtu nga ana tjetër rreziku i injorancës dhe i njerëzvë injorantë. Kur flitet për dituri nga aspekti islam dhe çfarë thotë feja për diturinë, çfarë thotë islami për diturinë, zakonisht duhet psur një fillim të rëndësishëm dhe ky fillim nuk është përsëritje,por është një adresë e rëndësishmë që duhet t’i referohemi sa herë të flasim për diturinë dhe pozitën e saj në islam. Prandaj gjithmonë përmendet se fjala e parë, ajeti i parë që i ka zbritur Muhamedit në Kuran ishte “Lexo,mëso,studio!”Do të thotë ishte një ajet,një shprehje që është e ndërlidhur ngusht më diturinë. Kështu islami,që nga dita e parë kur trokiti në këtë botë,që nga kontakti i parë i Xhibrilit (a.s.) me Muhamedin(s.a.a.s.),fjala e parë që u lakua dhe u përmend në këtë takim me urdhrin e Allahut,me shpallje nga Allahu,ishte në lidhje me

diturinë.Kjo përçon qartë sinjale se kemi të bëjmë me një shpallje, e cila i jep diturisë vend të posaçëm. Të fillojë shpallja e Allahut dërguar Muhamedit(s.a.a.s.) me këtë shprehje , më këtë ajet me këtë kërkesë hyjnore, padyshim se nuk është diçka shumë e zakonshme. Jo për shkak të shpalljes,por për shkak të disa rrethanave të caktuara të asaj kohe.Pra është pak e shoqëruar me një habi,çudi që e ka përgjigjen e vet,prandaj në aspektin e parë mund të jetë e çuditshme,mund të jetë jo e zakonshme pse të fillohet me këtë ajet. Por kur të jepet përgjigja e duhur,atëherë largohet habia e çudia dhe e gjithë kjo bëhet e zakonshme dhe normale për një shpallje që vjen nga I Gjithëdijshmi,që vjen nga Allahu. Habia e parë me të cilën ndeshemi me rastin e zbritjes së ajetit të parë që ka të bëjë me diturinë është se Kurani kur ka përfunduar zbritja e tij,do të thotë në Kuranin që kemi sot para vetes,gjejmë se ka trajtuar mijëra tematika dhe të gjitha të rëndësishme.Madja disa shumë të rëndësishme për jetën e njeriut,shumë të rëndësishme për shoqërinë, shumë të rëndësishme për botën, për jetën që ne jetojmë.Megjithatë

Përtej Fjalës

7


të gjitha këto janë lënë për më vonë dhe është filluar me diturinë. A thua,vallë pse? Në fillim mund të jetë e çuditshme,pse dituria,pse nuk është filluar me një term tjetër,me një tematikë tjetër,edhe pse ajo është e rëndësishme dhe është trajtuar më vonë në Kuran,por është filluar me diturinë. Kjo për shkak se për të treguar që nga dita e parë feja e Allahut (azeuexhel), kjo shpallje e dërguar Muhamedit (s.a.a.s.) nuk ka të bëjë me hamendje, nuk ka të bëjë me dyshime,nuk ka të bëjë me dilema, nuk ka të bëjë me bestytni,nuk ka të bëjë më trillime, por është fe e diturisë dhe dituria ne këtë fe është çelësi i kuptimit të saj. Prandaj, për aq sa ke dituri,do ta kuptosh fenë,do ta kuptosh jetën, do ta kuptosh botën,do ta kuptosh raportin me Zotin, raportin me njerëzit.Prandaj u fillua me këtë çelës të rëndësishëm për të na treguar se rruga jonë drejt kuptimit të kësaj feje kalon përmes diturisë. Nuk mund të kuptohet Islami pa dije! Madje asnjë adhurim ndaj Allahut(azeuexhel) nuk mund të kryhet pa dije,dhe çdo adhurim I kryer ndaj Allahut(xhele-ue-ala) nuk është I ndërtuar në hamendje, në paragjykime,në përpjekje të caktuara mendore të zhveshura nga argumenti,nuk pranohet tek Allahu(xhele-xhelaluhu). Por duhet të jetë e kordinuar, e shoqëruar, e përcjellë me dituri.Pra,në qoftë se këtë përgjigje e kemi të qartë, nuk është atëherë diçka e çuditshme apo për tu habitur,nuk është diçka e pazakonshme, pse ka filluar shpallja me ajetin e parë:”ikra”-“lexo”. Habia e dytë me të cilën takojmë në rrugën e

8

Përtej Fjalës

sqarimit, se pse ka zbritur shpallja fillimisht me këtë fjalë,është se kërkesa për dituri,kërkesa për lexim,ishte plotësisht jo aktuale në kohën e arabëve në kohën kur ka zbritur Kurani, dhe jo vetëm në kohën e arabëve, por në kohën e njerëzvë në përgjithësi.Ngaqë edhe Europa edhe civilizimet e asaj kohe ishin të zhytura në bestytëni,në trillime,në paragjykime, në studime të caktuara të zhveshura nga fakti. Prandaj,kjo është për tu çuditur,pse nuk zbriti ndonjë ajet që kishte të bënte me aktualitetin e njerëzve, por erdhi Allahu(xhele-ue-ala) me një ajet që përbënte tërësisht një jo-aktualitet për kohën kur zbriti. Nuk ishte koha e dijes. Arabët,të cilëve u zbriti Kurani,u mungonte dija në çdo aspekt.Nuk e kishin të zhvilluar.Ata ishin të theksuar,ata ishin të zhvilluar vetëm në një aspekt të veçantë që kishte të bënte me dijen. Dhe ajo ishte proza dhe poezia,aftësia e tyre në rrafshin letrar,ku aspektin gjuhësor e kishin shumë të zhvilluar dhe të gjitha aftësitë për të kultivuar dijen I kishin të fokusuar dhe përqendruar në këtë aspekt .Këtu ishin shumë të fuqishëm,madje ishin të njohura garat për poezinë më të fuqishme, e cila kishte përmbajtje më të pasur gjuhësore,alegorike dhe gjithçka tjetër që ka tjetër të bëjë me letërsinë. Allahu e zbriti fjalën e parë, Ikra,për tu imponuar njerëzve një aktualitet të ri që atyre u duhej ndërkohë që ata nuk merreshin me të. Prandaj shikoje fuqinë e Kuranit,imponon aktualitet të caktuar,përkundër angazhimeve dhe axhendave të njerëzve,për tua treguar se Unë jua mësoj axhendën ju,jua tregoj se me çfarë


ëshët mirë e duhet të merreni. Edhe sot Kurani na e mëson axhendën e preokupimeve tona, se me çfarë duhet të merremi. Dhe çdo mosrespektim I kësaj axhende,na çon në gjendjen e arabëve të parë.Ndoshta të zhvilluar në një aspekt,por tepër të prapambetur në aspektet e tjera. Prandaj Allahu e zbriti fjalën e parë, Ikra-Lexo,studio,mëso,të gjitha këto sinonime të dijes,për të treguar se shkenca, dituria,njohuria është diçka shumë më e gjerë,shumë më përfshirëse se ajo në të cilën ju jeni fokusuar.Edhe në atë rrafsh ku arabët ishin shumë të fuqishëm,edhe aty I mposhti Kurani.I mposhti ngaqë I sfidoi që të sjellin një sure,madje vetëm një ajet te ngjashme me atë që I erdhi Muhamedit. Vdiqën arabët e asaj kohe,shkuan,erdhën të tjerë dhe sfida mbeti e ngritur në këmbë, por kjo sfidë mbeti e parrënuar,kjo sfidë mbeti pa përgjigje.Nuk patën mundësi arabët me gjithë fuqinë që kishin në rrafshin e gjuhës dhe letërsisë,të sillnin diçka të ngjashme. Prandaj Kurani I mposhti në këtë rrafsh,ua mësoi se si është gjuha,ua mësoi letërsinë,por ua mësoi edhe aspekte të tjera të dijes dhe njohurisë,për të treguar se ky Kuran ka ardhur që ta nxjerrë njeriun nga errësirat e padijes,nga errësirat e bestytënive,nga errësirat e trillimeve dhe paragjykimeve, në dritën e dijes dhe njohurive.Në atë që është në përputhje tërësisht me mendjen e shëndoshë, arsyen e pastër dhe logjikën e shëndoshë të njeriut. Nuk ka mundësi asnjëherë të bjerë ndesh arsyeja e pastër,bukur e përcaktuar nga dijetarët,larg

tendencave, larg interesave,larg epsheve lokale, personale,të bjerë ndesh me Kuranin famëlartë. Logjika e sëmurë bie ndesh me Kuranin,logjika e shëndoshë jo.Dituria e faktuar,e argumentuar nuk bie ndesh me Kuranin,kjo është sfidë që Kurani I ka sfiduar të gjithë që mendojnë ndryshe ta vërtetojnë se bie ndesh.Mirëpo rregullat shkencore me dituri, fakte,logjikë të shëndoshë dhe arsye të pastër përputhen me të. Nuk patën mundësi arabët t’i përgjigjen kësaj sfide e as ndokush pastaj pas arabëve.Mbeti Kurani baza e dijes dhe kështu është edhe sot,mirëpo kjo nuk është tema jonë se si Kurani është baza e dijes. Ne qoftë se e kuptojmë drejt, e kuptojmë se përmes Kuranit kuptojmë të gjitha shkencat e tjera. Prandaj,në qoftë se dhe këtë përgjigje e kemi të qartë,nuk është për çudi pse atëherë ajeti I parë ishte Lexo! Për tua mësuar edhe atë në të cilën ishin të theksuar,por edhe për ta shtrirë kuptimin e dijes më gjerë nga çka ata e kishin kufizuar.Pra edhe sot njerëzit e kanë kufizuar dijen në qarqe të caktuara dhe vetëm përmes atyre mejdaneve dhe fushave vlerësojnë ndokënd a është I dijshëm apo jo. Ndërsa Islami erdhi,Kurani erdhi për të zgjerurar kuptimin e dijes,për të futur në konceptin e diturisë edhe mejdane, fusha të tjera që fatkeqësisht sot te njerëzit nuk konsiderohen dije,por ato janë dije.Kështu Islami I nxori njerëzit nga ngushtësia e epsheve të tyre,nga errësira e kësaj bote,në gjerësinë e logjikës,në gjerësinë e arsyes,në gjerësinë e diturisë dhe dritën e Allahut,dhe dritën e cila ua ndriçon njerëzve jetën edhe në

Përtej Fjalës

9


këtë bote edhe në botën tjetër. Për këtë arsye fjala e parë ishte Ikra. Porsa të njihet përgjigja,rrënohen këto çudi,nuk mbetet më habi.Andaj arabët e thonë një fjalë:”Idha urife sebeb,batalel axheb”-“Kur dihet shkaku,çudia nuk ka më vend”. Ndërsa kur nuk dihet shkaku,është për tu çuditur. Prandaj dhe njëhërë është për tu çuditur se si Islami përzgjodhi dijen nga mijëra tematika të rëndësishme për njeriun.Është për çudi se si Isalmi nuk e ‘respektoi’ aktualitetin që njerëzit e asaj kohe preferonin dhe imponoi aktualitet tjetër,dhe imponoi koncept të zgjeruar të diturisë,që të përfshihen në të, të gjitha dituritë e nevojshme dhe të dobishme për njerëzimin. Prandaj nuk lejohet që të përkufizohet dituria në një aspekt të caktuar dhe njerëzit të fokusohen vetëm aty, sikurse arabët që u fokusuan vetëm në gjuhë dhe letërsi, e pastaj të privohen njerëzit nga fusha të tjera të diturisë,në emër të asaj se kjo nuk është dije dhe kjo nuk është shkencë. Pra ta mësojmë atëherë se çfarë është shkenca,çfarë është dituria.Por u ndalëm vetëm në një hyrje të përgjithshme se çfarë thotë feja për diturinë.Feja thotë se me diturinë kemi filluar kontaktin me ju, kemi zbritur ajetin e parë. Allahu(xhelexhelaluhu) thotë :”Ikra-Lexo.”Kjo është për çudi,ngaqë mjetet dhe rrugët që ndjek njeriu për të marrë dituri janë të llojllojshme,disa janë më të lehta e disa janë më të vështira. Kërkesa e Allahut përmes ajetit të parë për dituri ishte që kjo të bëhet përmes mjetit më të vështirë që përdoret për nxënien e dijes,ai është leximi.Njeriu mund të mësojë duke dëgjuar vetëm, dëgjon,rri dhe mëson diçka,ose vetëm duke shikuar,shikon dhe përfiton,duke analizuar,duke menduar, I bie në mendje që edhe ashtu mund të kuptohet ndonjë dije,mund të mësohet ndonjë informatë.Në këtë rast leximi është më I vështirë nga të gjitha këto. Pse atëherë e kërkoi diturinë që të merret përmes rrugës më të vështirë? Për të kuptuar rëndësinë, se sa është e

10

Përtej Fjalës

shtrenjtë.Allahu(xhelexhelaluhu) këtë libër që e zbriti duke filluar me ajetin e parë :”Ikra nga i cili treguam disa prej aspekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë fillim. Menjëherë pas kësaj erdhi xhibrili me një ajet tjetër duke I thënë suren Muzzemmil: ”O ti I mbuluar”,ngaqë profetikur I dëgjoi këto ajete :”Lexo,nuk e kishte të lehtë ta përballonte, nuk ishte kjo situatë e lehtë,mëgjithatë Allahu(xhele-ue-ala)

e ngarkoi me këtë obligim dhe ai shkoi si I trembur, me një lloj frike,shqetësimi te gruaja e tij Hadixhja dhe tha “zembiluni”-“Më mbuloni!”Pothuajse kishte ethe.Pse tërë kjo situatë,a nuk pati mundësi Allahu me lehtësi t’ia zbresë të dërguarit të Tij,pa u shqetësuar,pa u ngarkuar? Për ti treguar se kjo që po merr ti, është e


shtrenjtë, ta vlerësosh dijen,prandaj ai që e merr dijen lehtë,duke e ditur se si ndodh sot,nuk di ta vlerësojë dijen nesër.Nuk e di ai vlerën e librit,nuk e di vlerën e njeriut të ditur. Ndaj një nga shkaqet që sot nuk vlerësohet njeriu I ditur është se njerëzit nuk kanë dije dhe në qoftë se kanë , e kanë marrë shumë lehtë, pa ndonjë mund të theksuar,nuk kanë paguar djersë për të ,për t’ia ditur më pas vlerën. Prandaj Allahu

e bëri të rëndë në fillim, përmes një metode të rëndë,që të dihet se kjo dije është e vështirë, nuk është e lehtë.Dhe thotë Hasan el-Basriu:”Po të ishte kjo dije e lehtë,të mësohet përmendësh ,të mësohet,mos të harrohet,atëherë të gjithë do të bëheshin dijetarë.”Por nuk bëhet dijetar përveç atij që lufton për të qenë i tillë. Pra Allahu na e rikujtoi që nga dita e parë se

dituria është e shtrenjtë, prandaj është e vështirë,ngaqë çdo gjë që është e shtrenjtë nuk është lehtë të arrihet.Kështu Allahu I tha “O ti I mbuluar,ngrihu dhe falu”E mësoi si të falet natën,në çfarë pjese,dhe në fund I tha”Ne do të zbresim mbi ty fjalë të rëndë”Një fjalë me peshë,me rëndësi të madhe për juve.Ja se si e filloi Islami,që nga dita e parë, trajtimin e dijes.Dhe kjo është e mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë dhe pozitën e diturisë që i dha Islami dijes dhe njerëzve të dijes.Duke kaluar në një hap më tej,fjala Ikra-Lexo,studio,mëso me të gjitha këto sinonime të diturisë,pajisu me dituri, të gjitha këto shërbyen si një ndarje e historisë më dysh. Që nga ajo ditë u nda historia në dysh.Si u nda? Periudha para fjalës Ikra u quajt xhahilije-injorancë dhe periudha pas fjalës ikra u quajt periudha e diturisë.Madje edhe njerëzit të cilët pajisen fatkeqësisht me tiparet e njerëzve që ishin para fjalës ikra, sheriati I quan injorantë,edhe pse ata mund të jetojnë në këtë kohë,sot.Andaj shiko çfarë goditje të fuqishme I dha njerëzimit në kuptimin pozitiv,çfarë kahje tjetër I dha historisë,kjo fjalë historike,Ikra-Lexo,që është sinonim i drejtpërdrejtë i diturisë.Pra një fe që i bën këtë trajtim,që nga fillimi dijes,a mund ti lerë njerëzit të prapambetur,a mund t’i lerë të pashkolluar,a mund t’i lerë të paavancuar,a mund t’i lerë larg shkencës? Absolutisht kurrë,- nuk ka mundësi ngaqë është kushtëzuar kuptimi I fesë me dituri,e ka kushtëzuar adhurimin e Allahut me dituri,prandaj fjala që ne me të hyjmë në islam,fjala me të cilën ne dëshmojmë përkatësinë tonë në islam është La ilahe il-Allah.Në suren Muhamed,dhe kjo nuk është rastësisht Allahu thotë :”Fe-alem!,dije fillimisht! Fealem ennehu la ilahe il-Allah. Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush tjetër përveç Allahut.Shikoni. I dha përparësi dijes pastaj i drejtoi njerëzit përmes dijes në njohjen e shehadetit dhe adhurimit të Allahut(azeuexhel).

Përtej Fjalës

11


Prandaj imam Buhariu(rahimehullah) në librin e tij, një kaptinë të tërë e ka quajtur ‘Kitabul ilm’-Kaptina mbi dijen, dhe një kapitull I këtij libri thotë” el-ilmukablel kauli ëel amel”-“Dituria vjen para fjalks dhe para veprës.”Do të thotë se në islam nuk lejohet të flasësh asgjë,përveçse me dituri,nuk lejohet të veprohet asgjë përveçse me dituri. Çdo fjalë e pakoordinuar me diturinë është injorancë,çdo vepër e pakoordinuar me diturinë të kthen në kohën e paganizmit që ishte para fjalës ikra.Andaj prapambetja,degradimi,paganizmi janë të huaja për islamin, janë absolutisht larg nga ai,ndërsa dituria me këtë fjalë që ka zbritur, padyshim se i dha një kahje të re historisë së njerëzimit duke e ndarë njerëzimin më dysh.Në të ditur, të ndriçuar me shpalljen e Allahut,dhe ata që mbetën në terrin e injorancës. Dhe githashtu I dha kuptim të ri diturisë duke e zgjeruar dhe duke përfshirë në këtë koncept të gjitha ato dituri dhe informata që i duhen njeriut dhe i bëjnë dobi. Ajo që duhet përmendur është se dijetarët janë munduar të bëjnë një numërim të fjalës dituri në Kuran.Në gjuhën arabe -ilm,numëruar vetëm përmes kësaj shprehjeje,edhe pse janë përdorur sinonime të tjera për diturinë apo indirekt,është përmendur rreth 779 herë,do të thotë me një mesatare nga 7 herë nëçdo kaptinë.Në çdo kaptinë të Kuranit,përafërsisht 7 herë vetëm përmes fjalës dituri,Kurani I nxit lexuesit e tij, mësuesit e tij,që të pajisen me dituri.Nuk ka stimulim më të fuqishëm për studentët,për arsimtarët, për nxënësit,për mësuesit për diturinë, sesa ta bëjnë këtë përmes Kuranit.Pra ai që e lexon Kuranin,ai që mëson me Kuran,nuk ka mundësi asnjëherë te mbetet në karvanin e njerëzve të prapambetur,të paditur.Me automa-

12

Përtej Fjalës


tizëm do të bartet në karvanin e njerëzve përparimtarë, njerëzve të civilizuar,njerëzve të dobishëm për shoqërinë,njerëzve që janë të ditur. Ndërsa përmendja e kësaj fjale në hadithet e Profetit(s.a.a.s.) është aq e shpeshtë sa mund të themi se nuk mund ta numërojmë. Meqë përmendëm sahihun e buhariut më herët,libri I sahih Buharit është një, vetëm një koleksion nga koleksionet e shumta që kanë përmbledhur hadithet-fjalët e Muhamedit(s.a.a.s.). Prandaj në qoftë se marrim vetëm librin e Buhariut,duke përjashtur koleksionet e tjera që janë edhe shumë më të mëdha dhe me më shumë hadithe,por duke marrë vetëm këtë libër,I cili konsiderohet si libri më I saktë I hadithit,fjala dije përmendet mbi 300 herë.Një popull që në çdo kaptinë me 7 herë mesatar-

isht të përmendur fjalën dije,ku thuajse në çdo faqe të Kuranit nxitet nga fjala dije, I tërhiqet vërejtja që të mos bëhet nga injorantët. Çfarë pret më nga ky libër që gati në çdo faqe të tij të nxit për dije,të tërheq vërejtjen që të mos bëhesh nga injorantët , përveçse të jetë libër I shkencës, I udhëzimit për të cilin njerëzit kanë nevojë shumë sot. Pra të flasësh për dobinë e dijes, për rëndësinë e dijes në islam,është të flasësh për diçka që nuk mund të përfundosh së foluri në pak emisione.Pra thjesht u paraqit vetëm një hyrje e përgjithshme,pa përmendur ajete dhe hadithe të panumërta. Nga ligjëratat e

H. Enis Rama

Përtej Fjalës

13


Ë T H S Ë Ë R ÇFA

? S E S A R DIJA E FI K

a një dije të tillë dhe për të ka folur Ibn El-Kajim -Allahu e mëshiroftë- në librin e tij të njohur Medarixh Es-Salikin! Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- e ndan këtë dije e ndan në tre llojesh: Firase e besimit. Me këtë lloj ai ka për qëllim intuitën e dhuruar nga Allahu për shkak të besimit për të dalluar të vërtetën nga e kota, të plotën nga boshja dhe të sinqertën nga gënjeshtra. Kjo firase u jepet njerëzve besimtarë siç thotë Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Origjina e kësaj dije është prej gjallërisë dhe dritës të cilat ua jep Allahu -Allahu i madhëruaratij që do prej robërve të Tij dhe për pasojë zemra e tij gjallërohet dhe ndriçohet dhe kështu gjykimi i tij rrallë herë mund të gabojë. Allahu i madhëruar në Kuran thotë: “A është ai i cili ishte i vdekur dhe ne e ngjallëm dhe i dhamë atij dritë me të cilën ecën midis njerëzve, si ai që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!” suretu El-Enam: 122. Ai ishte i vdekur me mohim dhe injorancë por Allahu e gjallëroi atë me besim dhe dije dhe i dha atij nëpërmjet Kuranit dhe besimit dritë për të parë me të në mes të njerëzve rrugën e drejtë dhe për të ecë me të në errësirë”. Besimtarët në lidhje me këtë firase janë sipas besimit të tyre: ai që është më i fortë në besim është më i mprehtë në firase. Firase ushtrimesh.

14

Përtej Fjalës


lëvizjen e shpeshtë të tij se ai është Ai me këtë firase ka për qëllim intumashtrues dhe dinak etj. Pastaj Ibn itën e fituar me stërvitje sepse njeriu Kajimi tregon se këto domethënie kur largon pengesat e saj e fiton atë më së shumti gjenden te syri sepse ai sipas largimit të tyre. Në këtë firase është pasqyra e zemrës dhe pastaj te barazohen besimtari dhe jo besimgjuha sepse ajo është përkthyesja e tari dhe nuk tregon as për besim dhe saj. as evlijallëk. Kjo lloj firasje është si Dy fjalë rreth origjinës së kësaj intuita e udhëheqësve, e komentuesve dukurie (firases së pamjes) dhe kujdetë ëndrrave apo mjekëve etj siç është si që duhet treguar në gjykime të tilla. thënë: gjysma e mjekësisë është Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftëintuita e saktë dhe shoqërohet nga gjithashtu thekson: “Origjina e kësaj përvoja. firasje është te pamja e jashtme e Firase e pamjes. rregullt që përkon me rregullsinë e përbërjes së brendshme dhe të shpirAi me këtë firase ka për qëllim të tit. Nga rregullsia e tyre rezultojnë bazohesh në pamjen e dikujt për të rregullsi në morale dhe në veprime gjykuar për moralin e tjetrit për shkak dhe sipas devijimit të tyre nga rregulltë lidhjes së ngushtë që ka mes tyre si sia ndodh devijimi në morale dhe në rezultat i urtësisë së Allahut. veprime. Ibn El-Kajimi përmend disa shembuj të kësaj firasje psh: të argumentohesh Kjo ndodh nëse pamja mbetet në me kokën e vogël jashtë normales natyrën e saj, sepse ai që ka pamje të dikujt se ka logjikë të vogël, apo të rregullt fiton nga shoqërimi dhe me kokën e madhe të dikujt se ka jetesa moralet e atyre që shoqëron logjikën e madhe, apo me kraharorin dhe jeton me ta deri dhe nga kafe gjerë të dikujt se është zemërgjerë, shët duke u bërë nga më të këqijtë apo me fikjen e syrit dhe dobësinë e njerëzve në morale dhe veprime, e shikimit të tij se ai nuk ka zgjuarsi, pastaj i vulosen ajo natyre dhe i bëhet apo me të bardhen e theksuar të syrit e pamundur apo e vështirë largimi të përzier me të kuqe se ai është trim, prej tyre. Kështu edhe ai me pamje apo me rrumbullakësinë e syrit të dhe jo të rregullt, fiton nga shoqërimi me

Përtej Fjalës

15


njerëzit e përsosur dhe përzierja me ta, morale dhe veprime të ndershme të cilat i bëhen atij si ato të natyrshmet sepse praktika dhe veprimi i shpeshtë i jep njeriut aftësi dhe morale. Le të vërehet me kujdes kjo çështje dhe të mos nxitohet dikush të gjykojë me firase pa marrë atë parasysh sepse ai që gjykon pa të do të ketë gabime të shumta....”. Çfarë duhet të zotërojë ai që gjykon me firase? Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- thotë: gjykimi mbi bazën e firases ose intuitës varet nga: syri, veshi dhe zemra. Syri për të dalluar shenjat, veshi për të dalluar fjalët dhe zemra për të kaluar nga argumentimi me atë që shihet dhe dëgjohet për te e brendshmja dhe e fshehta. Pastaj thotë se firasja ka dy

16

Përtej Fjalës

kushte qe duhen plotësuar: I pari: Cilësia i intelektit, mprehtësia e mendjes dhe largpamësia. I dyti: Shfaqja e shenjave dhe e fakteve te njeriu që kërkon të gjykosh për të . Nëse këto të dyja janë atëherë rrallë herë gabon firasja, nëse këto të dyja nuk janë atëherë rrallë herë ia qëllon firasja dhe nëse njëra është dhe tjetra jo atëherë firasja është mes gabimit dhe qëllimit. Këto kushte duhet duhet të jenë te te gjitha llojet e firaseve por sidomos në lidhje me besimin duhen edhe disa punë të domosdoshme siç thotë Shah bin Shuxha El-Kermanij -Allahu e mëshiroftë-:


“Ai i cili ul shikimin nga harami, pengon dëshirat e tij, mbush të brendshmen e tij me ndjesinë e mbikqërjes së Allahut dhe të jashtmen e tij me ndjekjen e sunetit dhe bën zakon ngrënien e hallallit nuk i gabon firasja”. Citat i marrë nga libri Hiljet El-Eulija dhe që e përmend shpesh herë sheikhul-Islam Ibn Tejmije dhe Ibn El-Kajim në librat e tyre -Allahu i mëshiroftë-. Përfundime dhe udhëzime. Kjo dije ekziston dhe që të gjykohet me të dhe gjykimi të jetë i saktë duhen të plotësohen kushtet e lartpërmendura të cilat janë dhunti prej Allahut dhe nuk gjenden te çdo kush siç edhe duhet të largohen pengesat si ato që përmend Shah bin Shuxha -Allahu e mëshiroftë-. Ndërsa ne lidhje me firasen e pamjes e cila po lakohet shpesh

herë kohet e fundit, nuk duhen harruar se gjykimi i bazuar ne të, nuk duhet ta anashkalojë situatën, mjedisin, shoqërinë ku njerëzit jetojnë sepse siç theksonte Ibn El-Kajimi ato ndikojnë shumë te njeriu madje nganjëherë e bëjnë ndryshe nga çduket. Ja një rast i një tabiini të njohur Ata’ bin Ebij Rabah -Allahu e mëshiroftë-! Ibn Sead -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me të thotë: “Kam dëgjuar prej disa dijetarëve se Ata’ bin Ebij Rabah ka qenë: zezak, me një sy, hundështypur, i paralizuar (në një dorë), çalaman, pastaj u verbua dhe ka qenë njeri shumë i besueshëm dhe dijetar i madh i fikhut dhe i hadithit” shih librin Sijer Ealam En-Nubela te imam Dhehebiut -Allahu e mëshiroftë-.

Përtej Fjalës

17


Shtojcë në lidhje me aftësinë e firases. Nuk është aftësia e firases, aftësi për të vënë në provë njerëzit dhe as e kemi parë këtë ndonjëherë në fjalët e profetit -alejhi selam- i cili njihet për aftësi të shumta e aq më tepër të gjykohet për të ndryshuar realitetin e jashtëm me intuitë të fshehtë. Aishja -radiallahu anha- tregon: Sead bin Uekkasi dhe Abd bin Zum’a debatuan njëherë te profeti -alejhi selam- në lidhje me birin e një robëreshe të Zum’as. Sadi thoshte: Më ka porositur vëllai im Utbe që kur të arrish në Meke, kërko për birin e robëreshës së Zum’as dhe merre me vete se është biri i tij. Kurse Abd bin Zum’a thoshte: ai është vëllai im dhe ka lindur në shtratin e babait tim. Profeti -alejhi selam- pa ngjashmëri të qartë me Utben dhe tha: fëmija i takon shtratit ku ka lindur kurse kurvarit i takon guri kurse ti o

18

Përtej Fjalës

Seude bintu Zum’a, mbulohu prej tij! E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Profeti -alejhi selam- në këtë hadith nuk ndryshoi realitetin e jashtëm të fëmijës, ama Seude bintu Zum’an -radiallahu anha- e cila është gruaja e tij dhe motra e fëmijës për të cilin debatohej, e këshilloi të mbulohej prej tij dhe kjo vlen për rezervim për tu ruajtur. Kështu, kjo aftësi mund ti shërbejë atij që e ka për tu ruajtur nga e keqja e mundshme e dikujt apo për të ndjellë mirë në lidhje me dikë por aspak për të etiketuar njerëzit, apo i provokuar ata, apo për të bërë firasen rrugë për të nxjerrë në pah atë që fshehin njerëzit në brendësinë e tyre. Profeti -alejhi selam- thotë: “Unë nuk jam urdhëruar të çaj zemrat e


njerëzve dhe as të zbuloj çështjet e brendshme të tyre” E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Kjo aq më tepër kur dihet se ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e njeriut si: edukimi, shoqëria, mjedisi ku jeton siç theksonte Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- se kush nuk i merr parasysh ato dhe i mbështetet vetëm pamjes së jashtme ka për të rënë në gabime të shumta. Duhet të ruhemi nga teoritë e gabuara me të cilat e kanë përzier firasen sufitë dhe ehlul-kelami (pasuesit e logjistikës), apo nga çdo kush që mundohet ta kthejë atë në qendër të vëmendjes për interesa personale, apo ta marrë atë mënyrë për fitimin e jetesës gjë të cilën nuk e kemi parë kurrë te dijetarët e këtij ymeti. Shi’itët nuk hanë mishin e lepurit sepse thonë se është kafshë e shndërruar nga një lloj tjetër kafshe, e pse? Sepse ajo nga ana e jashtme ka tipare që u ngjajnë disa kafshëve të tjera

të egra ndërkohë që kjo gjë nuk ka ardhur në asnjë fjalë profetike. Nëse më të vërtetë dikush do të përdorë firasen dhe të përfitojë diçka të dobishme prej saj, le ta përdorë atë për të medituar në krijesat e Allahut dhe bukurinë e krijimit të tij, për të medituar ne librin e Allahut dhe ne sunetin e profetit të Tij, që të shtojë me anë të saj besimin dhe diturine sepse edhe vet ajeti i Kuranit i cili mendohet se bën fjalë për firasen: “Me të vërtetë në këtë ngjarje ka shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato” suretu ElHixhr: 75, bën fjalë për dënimin e popullit të Lutit -alejhi selam- dhe kërkon prej nesh të nxjerrim mësime nga kjo ngjarje nëse jemi që kuptojmë. O Allah na mëso atë që është e dobishme dhe na bëj dobi prej asaj që na ke mësuar! Amin! Shkroi:

Dr. Abdullah Nabolli

Përtej Fjalës

19


Sexhdja që bëhet me qëllim përshëndetje për njerëz apo për dijetarë Sexhdja që bëhet me qëllim përshëndetje për njerëz apo për dijetarë është shirk dhe kufër, sepse sexhdja është një adhurim që i kushtohet vetëm Allahut. A është e vërtetë kjo? Përgjigje: Së pari duhet të dimë që veprat vlerësohen sipas qëllimeve. Jo çdo sexhde, ruku, përulje apo përgjërim që mund të shohim te njerëzit për krijesat e tjera duhet të përkthehet patjetër në shirk dhe dalje nga feja. Ndërkohë sexhdja ose përkulja në formë respekti dhe jo adhurimi ka qenë traditë e popujve të mëparshëm. Allahu i lartësuar na e përshkruan në Kuran[1] sexhden e engjëjve për Ademin (alejhi selam) si dhe sexhden e vëllezërve të Jusufit (alejhi selam) për të pasi doli në pah e vërteta.[2] Në shpjegim të këtij ajeti, imam Kurtubiu sqaron: “Kjo ka qenë traditë te popujt e mëparshëm dhe është shfuqizuar si gjykim dhe traditë në sheriatin tonë. Të gjithë komentuesit e Kuranit kanë rënë dakord se kjo sexhde e vëllezërve të Jusufit për Jusufin (alejhi selam) ka qenë në formë respekti, përshëndetjeje dhe jo në formë adhurimi. Imam Katade thotë se kjo ka qenë forma e përshëndetjes së mbretërve ndërsa për umetin tonë, Allahu përcaktoi selamin që është përshëndetja e banorëve të xhenetit.”

20

Përtej Fjalës

Po kështu edhe imam Ibn Kethiri thotë: “Kjo ka qenë e lejuar në sheriatin e tyre, që kur përshëndesin një të madh i binin në sexhde atij dhe kjo ka qenë e lejuar që nga koha e Ademit deri në sheriatin e Isait (alejhi selam), por u bë haram në këtë sheriat. Sexhdja (në Islam) bëhet vetëm për Zotin e madhëruar.”[3] Nga ana tjetër duhet të kemi kujdes që të mos futemi në zemrat e njerëzve dhe të lexojmë qëllimet e tyre me hamendje, por të gjykojmë me dituri dhe maturi vetëm atëherë kur na bëhet e qartë çështja dhe qëllimi. Për këtë arsye shikojmë se kur Profeti (alejhissalatu uesselam) e pa Muadhin që iu përul dhe i bëri sexhde, nuk gjykoi menjëherë, por e pyeti përse po e bën këtë sexhde? Atëherë Muadhi e sqaroi se ishte në Sham dhe kishte parë njerëzit atje t’i përshëndetnin dhe t’i nderonin në këtë mënyrë parinë e tyre dhe se ai dëshironte ta nderonte Profetin në të njëjtën mënyrë. Edhe pse rezultoi që Muadhi nuk po bënte sexhde adhurimi, por sexhde nderimi dhe respekti Profeti (alejhissalatu uesselam) gjithsesi ia ndaloi. [4] Pikërisht për këtë dijetarët e sqarojnë çështjen duke gjykuar ndryshe për sexhden e adhurimit dhe ndryshe për sexhden e nderimit


dhe respektit. Këtu përfshihen dhe përkuljet në formën e rukusë dhe jo vetëm sexhdet. Imam el-Buxhejremi thotë: “Përkulja për krijesën, siç bëhet zakonisht në takimet e parisë është pa diskutim haram kur nuk synon madhërimin sikur madhëron Allahun. E nëse e bën me qëllimin për ta madhëruar sikur madhëron Allahun ka bërë kufër.”[5] Kurse imam Mustafa ibn Sa’d er-Ruhajbani thotë: “Sexhdja që u bëhet pushtetarëve ose të vdekurve në formë adhurimi është kufër, sipas mendimit unanim të të gjithë muslimanëve. Ndërsa përshëndetja që u bëhet krijesave nëpërmjet sexhdes konsiderohet prej gjynaheve të mëdha.”[6] Ndërsa imam Neveviu shkon akoma më larg kur thotë se sexhdja që bëjnë shumë injorantë para hoxhallarëve të tyre është haram, nëse bëhet për nder të tyre, por edhe nëse kjo bëhet për Allahun në drejtim të kibles, por para prezencës së tyre. Madje ka shumë raste kur këto sexhde bëhen në forma dhe mënyra që tregojnë kufër apo diçka të përafërt me të.[7] Siç shikojmë të gjitha llojet e sexhdes të cilat

bëhen para hoxhallarëve apo dijetarëve, nëse nuk janë kufër dhe shirk së paku janë të ndaluara. Madje imam Burhanuddin et-Tarabulusi shkon dhe më tej kur thotë: “Është haram puthja e tokës përpara një dijetari në formë nderimi për të.”[8] Ndërsa Fahrudin ez-Zejlai thotë: “Ajo që bëjnë ata, që puthin tokën para dijetarëve, është haram, dhe si ai që e bën dhe si ai që kënaqet me të, që të dy janë mëkatarë, sepse kjo i ngjason adhurimit të idhujve.”[9] Kështu nuk duhet që muslimanët të nxitohen dhe të akuzojnë për shirk ose kufër muslimanë të tjerë kur ata bëjnë sexhde të tilla, kur nuk e dinë qëllimin e tyre në e bëjnë për adhurim apo nderim, por njëkohësisht nuk duhet që disa muslimanë të tjerë të tolerojnë në këto lloje përuljesh të cilat janë të ndaluara rreptësishtë në sheriatin tonë edhe nëse mund të bëhen për respekt dhe nderim siç shpjeguam nëpërmjet thënieve të dijetarëve. Allahu e di më së miri / Komisioni Pyetje &Përgjigjeve pranë LHSH

Përtej Fjalës

21


Islamofobia dhe strukturimi i Rendit të Ri Botëror pas Luftës së Ftohtë Nga Hatem Bazian

Çasti vendimtar i shfaqjes së islamofobisë, në formën gjithëpërfshirës dhe të padiferencuar në aspektin e sektit apo të grupimit, lidhet drejtpërdrejt me rënien e Bashkimit Sovjetik, pasojat e menjëhershëm të Luftës së Parë të Gjirit dhe kryengritja palestineze, gjë që çoi në shtrimin e terrenit për problematizimin e Islamit dhe muslimanëve si një subjekt i vetëm kërcënues.

Zhvendosja e vëmendjes drejt islamofobisë dhe përdorimi i muslimanit si objekt kërcënimi strategjik global i njëanshëm u shfaq gjatë fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Bashkimit Sovjetik. Megjithëse Revolucioni Iranian i vitit 1979 intensifikoi përfaqësimin negativ të islamit dhe muslimanëve në Perëndim, veçanërisht në SHBA, qëllimi i demonizimit nuk ishte në atë shkallë që u shfaq në periudhën e pas Luftës së Ftohtë. Në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, shfaqja e islamofobisë si koncept në politikat publike mund të lidhet me Revolucioni Iranian dhe me çështjen e Selman Rushdies, që mori një vemendje të veçantë në komunitetin musliman për shkak të mbështetjes së fetvasë së perceptuar apo reale të Ruhollah

22

Përtej Fjalës

Khomeinit ku bëhej thirrje për vrasjen e Rushdies. Sigurisht, fjalimet e udhëheqësve politik dhe deklaratat e asaj kohe në media ishin të mbushura me retorikë anti-muslimane dhe theksonin vijën ndarëse midis Iranit (që përfaqësonte një aspekt të frikshëm të Islamit) dhe Perëndimit. Nuk është për t’u habitur që libri i Eduard Saidit “Të mbulosh Islamin”, është shkruar për të eksploruar demonizimin e Islamit dhe muslimanëve pas Revolucionit Iranian të vitit 1979. Nga ana tjetër, orientalizmi i Saidit, përmes shkrimeve shkencore, hulumtoi në historinë e gjatë të përfaqësimeve dhe stereotipave që shpesh shërbenin si material burimor i qëndrueshëm për targetimin e arabit dhe muslimanëve si “Tjetri” dhe “I ndryshmi”.


Diskursi anti-iranian dhe anti-shiit në shtypin perëndimor dhe arab u balancuan në atë kohë duke ndërtuar një pikëpamje të favorshme për Muxhadinët sunit, të cilët kishin një funksion të rëndësishëm strategjik në përballjen me gjakderdhjen e shkaktuar nga Bashkimit Sovjetik në Afganistan. Kështu, në SHBA dhe Evropë u formua një botëkuptim i caktuar ndaj sunitit xhihadist, i cili mbështeti nga njëra anë luftën në Afganistan dhe nga ana tjetër gatishmërinë për të kundërshtuar dhe përballur me Revolucionin Iranian, si pretekst mbrojtjen e portës lindore të botës arabe nga përhapja e shiizmit iranian. Kjo do të thotë që në mes të vitit 1979, me rënien e Bashkimit Sovjetik, islamofobisë iu dha një qëllim lokal dhe i dallueshëm anti-shiit, në vend që të ishte një strategji gjithëpërfshirëse për të demonizuar islamin apo muslimanët si një kategori e vetme. I rëndësishëm është fakti se më vonë fokusi u zhvendos tek “pengesat e dyfishta” në politikën e jashtme të SHBA-ve, një politikë e përqëndruar më së shumti në luftën kundër nacionalizmit arab dhe fundamentalizmit islamik, që kishte si synim të shënjestronte Iranin për revolucionin shiit, Organizatën Nacionaliste të çlirimit Palestinez, Libinë, si dhe Irakun që kur u bashkua me strategjinë arabe dhe perëndimore për të përmbysur, kundërvënë dhe lyer me gjak Revolucionin Iranian. Në këtë periudhë, “kërcënimi islamik” konkretisht nënkuptonte më specifikisht kërcënimin shiit iranian dhe aleatët “tanë “ishin fundamentalistët xhihadist sunitë që përfshinin spektrin e plotë të grupeve dhe sekteve të orientuara nga sunitë. Drejtimi i kësaj strategjie kërkonte një kultivim të kujdesshëm të aleancave

dhe ndërtimin e një narrative që do të bënte jehonë dhe do t’u mundësonte qeverive me shumicë sunite të mobilizonin agjencitë e tyre të inteligjencës për të rekrutuar individë që do të merrnin pjesë në luftën me dy fronte: atë afgane kundër rusëve dhe në Irak si kundërshtim ndaj Iranit. Në të dyja rastet, ndërtimi i islamit xhihadist sunni ishte tonaliteti “fetar” i duhur i nevojshëm për të sjellë me mijëra ushtarë këmbësorë të panjohur në fushëbetejë për të ndihmuar më pas SHBA-në, Evropën dhe shtetet arabe e muslimane në zbatimin e strategjisë së kontrollit. Çasti vendimtar i shfaqjes së islamofobisë, në formën gjithëpërfshirës dhe të padiferencuar në aspektin e sektit apo të grupimit, lidhet drejtpërdrejt me rënien e Bashkimit Sovjetik, pasojat e menjëhershëm të Luftës së Parë të Gjirit dhe kryengritja palestineze, gjë që çoi në shtrimin e terrenit për problematizimin e Islamit dhe muslimanëve si një subjekt i vetëm kërcënues. Grupet, sektet dhe organizatat islamike luajtën një rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Ftohtë, duke siguruar në mënyrë indigjene një kundërvënie dhe një epistemë fetare të përshtatshme për të kundërshtuar nacionalizmin e orientuar nga socializmi, komunizmi dhe vetëvendosja, e cila ka rezultuar të jetë një strategji shumë e suksesshme. Megjithatë, fundi i Luftës së Ftohtë dhe shndërrimi në një botë unipolare prodhuan konflikte dhe gara brenda dhe jashtë vendit për të përcaktuar “Rendin e Ri Botëror”, por, më e rëndësishmja, një ndjekje e mundësive për të riformuar prioritetet ushtarake dhe ekonomike të SHBA-ve të epokës së re. Perkth. Nada Dosti/Marre nga: observer.al

Përtej Fjalës

23


MBRETËRIA QIELLORE E mahnitshme është harmonia, në të cilën ngado është mirësia, gjithandej gjallëria, e Përjetshme Perëndia. Gjithçka frymon në lumturi, e përulur kësaj Madhërie, engjëjt që në adhurim, në këmbë, të përkulur, dhe në sexhde rinë. Mjafton vetëm një çast të ndalemi në përsiatje, sidomos natën kur e gjithë bota në gjumë frymon, kur heshtja nën qiellin kaltërosh, të mbush me një ndjenjë të çuditshme dhe të frymëzon. Duke qenë kështu, për një çast shkëputesh prej dimensionit të panjohur në të cilin çdo çast jeton, për t’u lidhur me përtej dimensionin ku e panjohura e padukshme tek fillon. E panjohura e padukshme që ti nuk arrin ta perceptosh, sepse syri yt është i dobët për ta parë atë dimension. Atje tej ku jeta e vërtetë fillon, ku jeta me jetën puqet, dhe gjithçka që këtu filloi vazhdon. Pseudo shkenca e fantastikës, realitete të turbullta na ofron, prej esencës sonë ajo na devijon, ose së paku na privon sa herë që futemi më thellë të lundrojmë në fantastikën e saj, mbesim të verbër ndaj fantastikës reale për të cilën ekzistojmë, ndaj së cilës duhet të ndjejmë ëndje e dëshirë për ta arritur të pafundmen Mëshirë. Për ta arritur lumturinë, të jetojmë amshueshëm, përjetshëm në Parajsën e dëlirë. Ngado që lexojmë e dëgjojmë, mund të hasim në temat që për botët paralele flasin e kuvendojnë, a ekzistojnë apo nuk ekzistojnë, e për UFO mendjet na i trazojnë. Nuk ka pse të mashtrohen mendjet tona, pasi bëhen të udhëzuara. Botët paralele ekzistojnë, dhe ne për këtë bindshëm dëshmojmë, sepse besojmë në një mbretëri, në krye të së cilës është Mbret i të gjithë

24

Përtej Fjalës


mbretërve. Ajo mbretëri është qiellore, e në krye të saj është i Lartësuari, Zoti i të gjitha botëve paralele. Këto botë ‘paralele’ njëkohshëm jetojnë, si ata në qiej, si përkohshëm ata në tokë apo në det.

Gjithçka jeton në harmoni, në krijimin e Tij, nuk ka mangësi.

I Gjalli pa fillim, i Vetmi në Sundim. Kur nata e mbulon ditën, dhe kur zërat gjithandej shuhen, në Portën e Tij trokit o njeri, sepse njëmend të do Ai ty. Atëbotë kur njerëzia flenë, ti rri zgjuar dhe bashkohu në nënshtrim ndaj Zotit me mbretërinë qiellore, ku engjëjt në reshta rinë dhe madhërojnë të Lartësuarin. Si mos të na mjaftojë ajo se i Gjalli na dha jetë, na bëri prej të gjallëve duke na mundësuar ta shijojmë jetën, i Cili na premtoi lumturi të përjetshme pas kësaj jete sprove. Çka të bëri ty e të jesh kryelartë e mendjemadh ndaj Atij që të dha jetë, duke e mohuar. Mjafton një vështrim i shkurtër kur heshtja kudo mbretëron, në qiellin e pastër si loti që nga syri i penduar pikon, që të kuptohet madhështia që gjithandej rrethon. Në pastërtinë e qiellit duket se yje valle vallëzojnë, nga lumturia e harmonisë ato ndritshëm xixëllojnë.

Sheh sa e vogël është kjo krijesë madhështore, e vogël karshi krijesave tjera, të botëve paralele, por e madhe ngase i Lartësuari e ngriti, mbi krijesa tjera atë e dalloi.

Akoma nuk bindesh o njeri, pa shih se sa të bukur Zoti të bëri ty. A nuk e sheh se gjithçka pos teje Atë e madhëron, dita dhe nata i binden, qielli e toka me çka ka në to të Tij janë. E ti bëhesh koprrac, dhe ende nuk bindesh se duhet t’i bashkëngjitësh vargut të harmonisë universale në të cilën të gjitha krijesat Mbretin e mbretërve e madhërojnë:

Zgjohu o njeri, para se i zgjuar do të jesh.Trokit në portën e Zotit, pendohu para se kohë të mos kesh.

Shkroi: Behrim JUSUFI

Përtej Fjalës

25


I besueshëm

si profeti

Profeti a.s. ishte i besueshëm si njeri, para se të ishte i besueshëm si Profet. Njerëzit i besuan në këtë botë para se ti besojnë botën tjetër, i besuan atë që kishin në duar para se ti besonin atë që kishin në zemër, i besuan atë që kishin para syve para se ti besonin atë që kishin në mendje, i besuan pasurinë para se ti besonin shpirtin, i besuan jetën para se ti besonin vdekjen. Profetin a.s. e besoi bashkëshortja e tij para se ta besonte fqinji, e besoi shoku i fëmijërisë para se ta besonin njerëzit, e besuan banorët e qytetit të Mekes para se ta besonte bota. Një besimtar që nuk krijon besueshmëri akoma nuk e ka kuptuar besimin e tij.

Nga: Vladimir Kera

26

Përtej Fjalës


EDUKIMI DHE MESIMI Edukimi ka të bëjë me “të mirën dhe të merzitet mami pastaj”. Këto shprehje, që më keqen”, “të drejtën dhe të padrejtën”, ndërsa shumë e bëjnë fëmijën konfuz se e ndihmomësimi ka të bëjë me “e di, nuk e di “. jnë të njohë e mësojë të mirën, vazhdojnë të jenë pjesë e fjalorit të të rriturve në edukimEdukimi, kjo formë e brishtë krijuese dhe in e fëmijëve. Për fat të keq këto shprehje lehtësishtë e pervertueshme, kërkon shumë i përdorin jo vetëm prindërit dhe gjyshërit, vullnet nga njeriu për tu realizuar. Kërkon por edhe edukatorët e mësuesit. Të rrituimpenjim dhe vetëdije deri në ekstrem, sido- rit në vënd që ti nxitin e zhvillojnë fëmijës mos nga institucionet që njeriu ka ndërtuar. vetëdijen dhe respektin për veten, duke përEdukimi ashtu si dhe gjuha ( pasi janë të lid- dorur shprehje të tilla, i tregojnë fëmijës që hura ngushtësishtë me njera tjetren), “ushai vetë nuk ka ndonjë rëndësi, e vetmja gjë e qehet” nga e ardhmja. Ndërsa mësimi apo e rëndësishme, është të mos mërzitet nëna. mësuara “ushqehet” nga e shkuara. Këto shprehje që fëmija i interpreton se ai Edukimi operon në nivelet e thella të gjuhës, është bezdi dhe barrë do të ishte mirë të atje ku mundësohet krijimi për të ardhmen, mos përdoren më. Këto shprehje vrasin ndërsa e mësuara operon në “sipërfaqe” dhe pikërisht atë që e bën njeriun zot të vetes është e lidhur më shumë me vetin e gjuhes si së tij. Është siguria dhe besimi te nëna që mjet komunikimi dhe jo si mjet krijimi. sëbashku do të bëjnë këtë udhëtim, i cili Pse sillesh kështu, ti po e mërzit mamin”. i rrit të dy, fëmijën si njeri dhe nënën në “Bëhu djalë i mirë , bëhu vajzë e mirë se mëmësi. Është kjo marrëdhënie e fuqishme

Përtej Fjalës

27


nënë-fëmijë, që bën të mundur pranimin e jetës si zbulim dhe kënaqësi edhe pse vështirësitë janë shoqëruese të kësaj rruge.

Të qenit prind, është vetëdije e fuqishme e njeriut per njeriun, është vetëdije, që qëndron mbi lodhjen dhe sakrifiçën. Njeriu, kur Fëmijës kur i bën pyetjen “pse sillesh këshbëhet prind, fillon të mësojë dhe zhvillojë tu?” nuk e kupton se ku qëndron e keqja. diçka shumë të rëndësishme në jetë, të bërit të Fëmija mendon se i rrituri i di të gjitha dhe gjërave pa sakrifiça dhe lodhje. duhet të kuptojë kur fëmija është keq dhe ka Të bërit të gjërave nëpërmjet përgjegjsisë nevojë për ndihmë, mirëpo kjo ndihmë nuk i dhe vullnetit, ku detyra nuk është më bezdi vjen dhe gjëndja acarohet edhe më shumë. por zgjedhje. Ai, njeriu, fillon të përdorë me Të rriturit nervozohen, ata nuk kanë durim të zhdërvjelltësi “zgjedhjen” e ndjesive, fjalëve presin dhe aq më tepër ta qetësojnë fëmijën. dhe veprimeve. Njeriu tashmë prind, shmang Nuk kanë “kohë” dhe kështu i bien shkurt dhe vorbullën e ndjesive në veten e tij dhe çdo i thonë: “je i keq” dhe “mërzite mamin”. Të minutë, çdo orë, çdo ditë dhe për gjithmonë, rritur jini pak më të vëmëndëshëm dhe mos udhëhiqet nga vetëdija e të qenit prind. Lodhflisni e veproni pa menduar. Gjithashtu, mos ja dhe sakrifica janë pjesë e këtij proçesi, por harroni parimin “në interesin më të lartë për nuk duhet të udhëheqin dhe dominojnë këtë fëmijën”. Me fjalë e pranoni të gjithë, por me marëdhënie dhe udhëtim në kohë. vepra çaloni shumë Nga: Lira Gjika

28

Përtej Fjalës


Thuaju “jo’ konkurseve të bukurisë për femijë Para disa ditësh një kolege kishte dëgjuar për një eveniment në të cilin do zgjidhnin Miss-in më të bukur nga fëmite pjesmarrës; djem dhe vajza. Ma fton të regjistroj në të, Danian(vajzën time).“ Vishe Danian bukur pasi me siguri do fitoj vendin e parë. Është vajza më e bukur dhe më e bardhë që kam parë ndonjëher. Dania s’duhet ta humbasë këtë shanc” – Më thotë teksa qëndron karshi meje me sytë tek vizatimet e autocadit. I dhuroj një buzeqeshje të lëhte duke e falenderuar njëkohesisht për pozitivitetin që më përcolli. I rikthehem punës, ama përqëndrimi tashmë ish zhvendosur tek ai konkurs. Pasdite pasi mbylla një dite te lodhshme në punë, marr vajzen nga kopshti. Si cdo ditë tjetër, ndaluam për pak caste tek këndi i lojrave, i cili është mu përballë pallatit. E kemi bërë si

stacionin tonë të zakonshëm, ku kalojmë gati 30 minuta cdo ditë duke lozur. Ndërkohe që ajo luante në lisharsen përballë, unë po mendoja cilin nga fustanet ti vishja ditën e konkursit. Përhumbem në kujtime dhe filloj të kujtoj kohën kur kam qenë vetë fëmi. Unë s’kam qenë e bukur,(ose të pakten këtë përshtypje kam patur për veten kur isha e vogel) pasi sot, ose kur rritesh vajzat coc rregullohen pak, një laps në sy, një rimel , pak pudër, ualaaaa.. bëhen yll. Sic po thoja: Përher jam ndjerë inferiore sa i përket fizikut. Nuk kam marrë pjesë as në konkurse bukurie, (mis lagja, apo mis klasa, e shkolla) as në sfilata të shkollës. Fat i mire i imi ,më saktë, ishte dhuratë nga Zoti që më kishte dhënë intelek-

Përtej Fjalës

29


tin, zgjuarsinë, vullnetin për të mësuar dhe për cdo vit merrja pjesë në olimpjada kombëtare; herë matematikë, herë letërsi, e herë fizikë. Si dhe nuk mungoja asnjëher në koncertet artistiko- kulturore . Fakti që dalloja në mësime më bënte ti kapërceja lehtë mangësite në bukurinë e jashtme. Ndërsa sot, sot sigurisht jam mjaft e vetëdijshme të kuptoj cfarë është më e rëndësishme tek një njeri. Dhe defektet që vazhdoj ti kem as që i vej re më, pasi bukuria e jashtme shkon e vjen, ajo c’ka mbetet është ajo këtu; brenda teje. Rikthehem me mendje dhe fizik tek vajza e cila po lodronte në park dhe as që e kishte idenë se c’po bluante në kokë mamaja e saj. Kur pashë Dania-n e cila për mua është një ëngjëll i bukur që shndërrit cdo gjë përreth saj, ndjeva keqardhje. Po po, keqardhje, se si

30

Përtej Fjalës

ne të rriturit dashje padashje, i mbjellim që në vegjëli këtyre krijesa të padjallëzuara ndjenjën e të bukurës mbi të tjerë. “Sa gabim”- them me vete: “Si mund të lejoj vajzen të marrë pjesë në një konkurs bukurie dhe pasi ajo të fitoj (nëse fiton) tërë shoqet e saj do shpresonin të ishin në vend te saj”. Për me tepër askush as do mund të arrinte ndonjehër fizikun e tjetrit. Si mundemi ne prindërit me vetëdije ti orientojmë fëmijet tanë në të dukshmen, fasadën e jashtme. Me siguri as që e kemi menduar ndonjëher kaq thellë apo jo? Për të gjithë është thjesht një aktivitet argëtues, por a e kemi vënë ndonjëher veten në vendin e fëmijëve? Imagjino pastaj cfarë mundësie po i ofrojmë në tryezë një fëmije në kopësht, e në shkollë? Mundësinë për t’u bërë miss dhe modele? A nuk do të instalohet në trurin e fitueses një ndjenjë superi-


oriteti karshi të tjerëve? Po fëmijët të cilët nuk do të fitojnë? A nuk do të ndihen inferior për shkak të pamjes? Me siguri një farë ndjenje do përshtjellohet në brendësi të tyre. Fatkeqësisht bota në të cilën jetojmë më shumë se kurdoherë tjetër është drejtuar masivisht kah fizikes, fasadës së jashtme. Tani më shumë se cdo herë tjetër po përballemi me një brez të kompleksikuar, më një shoqëri materialiste, e cila është vazhdimisht në luftë me vetveten dhe kohën për ti ngjasuar modeleve që shabllon na serviren në cdo ambjent, sidomos atë mediatik. Ndërkohë ne kemi kaq shumë nevojë të ngrejmë në piedestal të tjera indekse ku fëmijët tanë (e ardhmja) të referohen. Dhe ato virtyte për të cilat duhet të konkurojnë me siguri nuk bazohen mbi bukurinë e jashme, por mbi talentet, aftësitë të fituara me punë,

intelekt, mësimnxënie. Për më tepër: Si mund te bazohet një filozofi e tërë, duke konkuruar mbi një dhuratë të dhënë vetëm nga Zoti? Askush nuk e zgjodhi fizikun e tij. Është e pafalshme të krahasojme krijimin e Zotit ndërmjet veti, kur Zoti i Gjithëdijshmi nuk shikon në pamjen e fizikun e dikujt, por shikon në zemrën e tij. Sic thotë Profeti Muhamed: “…i bardhi nuk është më i mirë se i ziu përveçse nëpërmjet devotshmërisë” Jo, jo, fëmijët tanë duhet ti drejtojmë drejt aktivitete të cilat janë të dobishme, drejt virtytit, drejt dashurisë per vetveten dhe të tjerët duke u bazuar në vlerat shpirtërore.

NGA: BRUNILDA BASHA

Përtej Fjalës

31


Dy janë fjalët më vrasëse në botë:

Është vajzë.

S

ipas përllogaritjeve që nga viti 1990 në Shqipëri janë vrarë 33 000 fetuse bebesh vetëm për arsyen e thjeshtë se ishin vajza. Aborti selektiv ka bërë kërrdinë ndër ne dhe ka prishur ekuilibrat shoqëror, por mbi të gjitha ka forcuar çdo ditë e më shumë stigmën se të lindësh femër qenka krim. Është krim për atë që e sjell në jetë e krim shumë i rëndë edhe për vet të lindurën që sapo i vjen shpirti në mitrën e nënës damkoset me vulën e fajit. Aborti selektiv është tipar i shoqërive të prapambetura patriarkale që anatemojnë çdo vlerë e tipar femëror. Këto shoqëri e shohin femrën si fatkeqësi, si gjëmë të madhe që bie mbi familjen e mbi të gjithë. Edukimi dhe investimi tek vajzat shihet si një mund i çuar dëm, që as nuk vlen të ndërmerret, ndaj shpesh shqiptarët i bien shkurt duke i vrarë foshnjat e tyre ende të palindura. Ky është tregues i barbarisë dhe primitivizmit që për fat të keq njësoj siç merr jetët e vogëlusheve të palindura, ashtu njësoj me të

32

Përtej Fjalës

njëjtin makabritet merr jetët e dhjetra grave e vajzave çdo vit për arsye nga më banalet. Gjithë kjo sjellje shpërfytytuese buron prej ndjenjave pronësore që burrat kanë ndaj grave, ndaj bijave, ndaj motrave dhe ndaj nënave madje.

A

borti në vetvete është një krim ndaj qenieve më të pafajshme e më të pambrojtura, që ne humanoidëve normal na lind detyrimi t’i mbrojmë e t’iu garantojmë një të ardhme të begatë. Por duke kaluar përmasat e një krimi sa moral aq edhe ligjor, aborti i bebeve femra është një spastrim me baza gjinore. Duke i prerë të drejtën e jetës një fetusi të palindur ne i tregojmë ëngjëjve të palindur brutalitetin tonë dhe njëkohësisht iu tregojmë të gjitha grave dhe vajzave të gjalla se nuk janë të denja për të gëzuar të drejtën e jetës, lirisë apo nderit. Çdo frymëmarrje e tyre në këtë botë varet nga burrat dhe për këtë duhet t’iu jenë mirënjohëse atyre.


N

ë këto vitë të gjata tranzicioni, pozita e gruas në shoqërinë shqiptare ende lë shumë për të dëshiruar dhe të jemi të sinqertë nuk është ndonjë fat apo privilegj të lindësh femër në këtë vend, përkundrazi. Sot e ndër vite gratë bëjnë punët më të rënda, paguhen më keq, janë të robëruara ekonomikisht e nuk mund të vendosin të lira për të ardhmen e tyre. Sot e ndër vite gruaja dhunohet e përdhoset nga kush të mundet që nga familjarët më të afërt e deri tek punëdhënësit apo kalimtarët në rrugë që i japin vetes të drejtë ta shohin shtrembër vetëm pse është femër. Kontributi i grave në familje shihet si i padobishëm, i kotë apo edhe inferior, kur në fakt statistikat tregojnë se gratë kalojnë më shumë orë duke i shërbyer fëmijëve, bashkëshortëve apo duke bërë punë shtëpie edhe pse janë më të arsimuara dhe të afta se meshkujt përsëri bëjnë punët më të rëndomta që paguhen shumë më pak, ose aspak.

këtyre 33 000 jetëve të marra ka edhe shumë jetë të tjera që i kanë shpëtuar kosës së selektimit gjinor e që i kanë dhënë ngjyra të tashmes e premtojnë shumë për të ardhmen e vendit tonë. Nëse djemtë mbajnë e trashëgojnë mbiemrin, vajzat mbajnë e trashëgojnë të jetën. E ardhmja nuk mund të jetë e plotë dhe e begatë pa gjysmën e shoqërisë, pa vajzat dhe ato duhet të jenë jo vetëm të ditura e të edukuara, por edhe të kenë rol kyç në proceset shoqërore.

G

ruaja ngarthen në qenien e saj forcën, intelektin, mëshirën, vullnetin, vendosmërinë për të lënë gjurmë në shoqëri, po aq sa një burrë. Forca e një kombi qëndron pikërisht në duart që përkundin djepin e mëkojnë me dashuri e dije jetën e re. E ardhmja e një vendi kushtëzohet pashmangshmërisht nga

P

o njësoj e papranueshme është trajtimi i grave dhe vajzave si objekte zbukurimi e aq më tepër si objekte seksi. Shpesh figurat fëmërore i përdorin gjerësisht për të shitur e për të fituar vëmendje, fenomen që ndodh kryesisht në media dhe shoëbiz. Vajzat paraqiten si kukulla silikoni të modeluara në seri, mendjelehta e koketa, sipërfaqësore e aspak të zgjuara.

N

ë gojët e tyre vendosen idiotësi e absurditete që e steriotipizojnë edhe më shumë gjininë femërore si të paaftë për të udhëhequr procese të ndërlikuara me ndikim në shoqëri. E gjitha kjo retorikë përcillet si emancipim dhe liri e femrës, por në vetvete i shërben axhendës patriarkale për ta mbajtur gruan të nënshtruar. Nëse gruaja rifiton pozitat dinjitoze që i takojnë, sigurisht që bëhet problem që cënon status quonë tashmë të vendosur të elitave kryesisht misogjene.

S

igurisht që tregues të tillë janë deprimues për një shoqëri që aspiron një të ardhme më të mirë të ndërtuar mbi bazën e vlerave dhe meritokracisë, por vlen të theksojmë se përkundër

pozita e gruas në atë shoqëri, nëse ajo është e nëpërkëmbur, edhe e ardhmja nuk premton gjë tjetër. ë gjithë siç jemi duhet të ndërgjegjësohemi se gjninia nuk na bën as superior e as inferior, por janë vlerat tona që duhet të na përcaktojnë vendin në shoqëri. Sot se nëser është vonë! Sot t’iu themi ndal abuzimeve, shtrembërimeve që kërcënojnë vitalitetin dhe qëndrueshmërinë tonë si komb. Nëse numri i martesave bie, nëse numri i divorceve rritet, nëse numri lindjeve ulet, nëse djemtë emigrojnë dhe vajzat i vrasim, çfarë të ardhme po i ofrojmë si shoqëri këtij vendi? Mos i vrisni vajzat. Mos i vrisni gratë. Mos i vrisni foshnjat!

T

Nga: Albina Ferko Nanaj

Përtej Fjalës

33


DRITARET NE JET EN Mbi xhamat gjysmë të hapur të makinës përplaset melodia e erës pranverore,që loz me cepat e shamisë sime.Pas shumë kohësh po rikthehem këtu në qytetin e të rinjve,ku ëndrrat e tyre për një të ardhme më të mirë,janë më të larta se ndërtesat e konvikteve ku ata jetojnë për katër vite.Rikthehem në rrugët,ku përpjekjet dhe sakrificat,i përcjellin studentët me emra të ndryshëm nga ata që kishin kur shkelën në to. Nga dritaret e konvikteve kumbojnë të qeshurat e studenteve që banojnë aty.Dikur isha dhe unë prej tyre.Para meje parakalojnë konviktet e ndryshme,në të cilat strehohen studentet sipas degëve përkatëse.I pari konvikti i bio-kimisë,më pas gjuhët e huaja.Ja dhe konvikti im.Dritarja e vogël ku ndenim rrobat dhe nga ku shihnim copëzat e kaltra të qiellit studentor,është po e njëjta,vetëm se ne nuk shihemi më në xhamat e saj.Në këtë qytet, njohëm për herë të parë sfidën e të qenit vetëm,pa familjen.Në këto rrugë mësuam për herë të parë përgjegjësinë e marjes së vendimeve vetë për veten tonë. U djersitëm në këto rrugë kushedi sa e sa mëngjese për të mos humbur orët e para të mësimit,por fituam në vitet e kaluara aty bukurinë e zgjedhjes.Shumë shokë,por pak miq.Kjo gjë nuk ndodh vetëm këtu,por kudo në jetë.Miqësia e vërtetë është e vështirë të formohet,m-

34

Përtej Fjalës

bajtja e saj edhe më shumë.Në shiritin e jetës sime shumë njerëz kanë zhurmuar.Ka prej tyre që kanë ikur ashtu si erdhën,pa lënë asnjë gjurmë,por ka edhe prej tyre që u bënë yje të vlerave në shpirtin tim.Të tilla ishin edhe shoqet e mia të veçanta muslimane,me të cilat u njoha gjatë kohës së studimit tim ne fakultet.Ishim shumë të reja në atë kohë,nuk dinim asgjë nga jeta.Interesat që futen zakonisht në marrëdhëniet e ndryshme,nuk kishin filluar të ngrinin akoma kokën në zemrat tona të reja,ndaj mundësitë për shoqëri të sinqertë ishin të shumta,sidomos kur bëhej fjalë për shoqëri besimtare. E kisha në zemër besimin,ndaj e kërkova islamin,në përzgjedhjen e shoqërisë,por edhe më shumë.U angazhova të mësoj për vendet,në të cilat përhapej mesazhi islam.Dhe kjo gjë bëhej nga një grup vajzash dhe grash,në një shtëpi shumë pranë konvikteve tona.Në atë kohë kjo shtëpi,ishte nga të vetmet që merej me thirrjen e studenteve në islam.Ishte kjo shtëpi,për tek e cila jam nisur sot që më njohu me sa e sa vajza muslimane,të cilat vazhdoj t’i kem mike në zemrën time,edhe pse jemi larg.Makina eci ngadalë,por rruga mbaroi shpejt. Dhe ja ku jam para dyerve të saj.Pas shumë vitesh u ktheva këtu,në shtëpinë e studenteve,në shtëpinë e dauas,ku për shumë vite me radhë


N E STUDENT EV E morën mësim sa e sa vajza.U ktheva në shtëpinë e dashurisë,ku përkujdesja e ëmbël e mësueseve të saj,bën akoma dhe sot të pamundurën për të përhapur udhëzimin,mirësinë,virtytin.Sa e sa banesa më kalojnë para syve. Vajzat me rroba në krahë që bartin me shpërnguljen,edhe dashurinë e tyre për të mësuar Islamin.Nuk ishin ndërtesa luksoze,ato që mereshin me qera për të bërë mësimin dhe aktivitetet,nuk kishin as mobilim të mirë,por për çudi ajo shtëpi qëndronte gjithnjë plot. Në dhomat e saj gjysmë të zhveshura nga orenditë dhe në shtretërit e saj,jo shumë komodë,me lagështirën që shpeshherë ndihej në ajër,endeshin dhe historitë e qindra vajzave që njiheshin,jetonin,mësonin,por ndonjëherë edhe ndalonin përkohësisht në brendinë e saj. Të gjitha të ndryshme,në dekada të ndryshme,me mënyrat tona të përjetimit,por me një qëllim të përbashkët brenda vetes,të gjenim prehje në strehën e Islamit.Dhe aty gjeje prehje,dhe ç’prehje të ëmbël në prehrin e mësimeve të vyera,por mbi të gjitha në prehrin e një af-

rimiteti dhe përkushtimi të painteresshëm nga ana e mësueseve të saj.Më bënte aq përshtypje dikur,si vajzë e re gadishmëria e tyre për çdo problem tonin,ashtu si më bën përshtypje edhe sot si nënë,përkushtimi i tyre,prej motre të madhe,për të gjitha vajzat që bëhen pjesë e saj. Po me atë shikim të ëmbël,me atë buzëqeshje të përzemërt,me këshilla të vlefshme dhe me shumë po shumë kohë për t’u dhënë përgjigje të gjitha atyre të rejave,të degdisura nga të gjitha cepat e Shqipërisë.Gëzohesh pra,kur e di që ekziston edhe një vend i vogël në gjithë këtë mrekulli ekzistenciale të madhe me emrin botë që mban mbi supet e saj qëllimin e mbjelljes së dashurisë për Zotin,njeriun dhe virtytin. Gjykimet që skaliten në zemrën e të rinjve janë ato që na vijnë lehtazi me aromën e përjetimeve,dhe kur përjetimet janë të mrekullueshme,ndjenjat janë të pallogaritshme dhe falënderimet janë të shumta. E ndërtojmë mënyrën e jetesës,nisur nga rrethanat,por e zgjedhim rrugën e jetës,nisur nga ëndrrat tona.Nuk është çudi të ndodhë dhe e kundërta,ama ëndrrat

Përtej Fjalës

35


janë ato që na udhëheqin dhe na lehtësojnë udhëtimin e lodhshëm të ditëve tona.Janë ëndrrat ato që na bëjnë të fuqishëm,dhe kur këto ëndrra përputhen me qëllimin e krijimit tonë,adhurimin e Zotit,atëherë në bëhemi me zemërgjallët,me ata që ëndrra e tyre i udhëheq drejt përjetësisë. Dhe ëndrra e këtyre vajzave,aq shumë të ndryshme nga njëra-tjetra,ishte e njëjtë,të kënaqnin Zotin e tyre,nëpëmjet veprimit të asaj që e kënaq Atë.Të gjitha këto vajza,përfshirë edhe mua,kishin bërë aq sakrifica dhe kishin harxhuar aq shumë mund për t’iu afruar Zotit,sa tanimë ëndrra e tyre ishte kthyer në qëllim.Qëllim për ta jetuar jetën ashtu si Zoti do,për të kryer detyrat që ai ka vënë dhe për t’iu larguar asaj që ai ka ndaluar.Po a thua vallë mund të ketë jetë më të mirë se sa jeta që Zoti do për ne?A mundet dikush,më mirë se sa Ai që na krijuar të dijë se si duhet të jetojë njeriu,të zgjedhë se çfarë i bën dëm dhe çfarë i bën dobi atij?A mundet vallë ndonjë dritë përveç dritës kuranore ta mbushë dhe forcojë boshllëkun dhe dobësinë e qenies njerëzore? Këto vajza e kishin njohur qëllimin e krijimit të tyre,dhe tashmë po përpiqeshin me çdo kusht të përmbushnin,me aq sa mundnin jetën e tyre,me rrugën e ndriçuar.Por sfidat ishin shumë të mëdha,pengesat e brendshme dhe të jashtme ishin të shumta.E si të mos ishin kur

36

Përtej Fjalës

ato po ecnin në drejtim të kundërt me rrjedhën. Kur të gjitha moshataret e tyre jetonin dehjen që të çon deri në shthurje,ato ishin strehuar në gjirin e moralit.Kur të gjitha te rejat rendnin pas bukurive magjepsëse të çastit,ato kishin zgjedhur përjetësinë,dhe përjetësia do kohë dhe mund.Kur shoqet e tyre kishin zgjedhur të lehtën,këto vajza,ndoshta më të veçantat e gjithë shoqërisë shqiptare,kishin zgjedhur me ndërgjegje të plotë dhe dëshirën më të madhe:Të vështirën.E çfarë është ajo e vështira?E vështira është të mos biesh në hutim,kur të gjithë kanë rënë,të mos ia kthesh shpinën falënderimit ndaj Zotit,kur të janë dhënë aq të mira,të flasësh të vërtetën,kur gënjeshtra sundon,të mos të tërheqë vala e gjynaheve,kur rrugët janë mbushur me gjynahqarë,të mos shkosh pas dëshirave,por të ndjekësh qëllimet e mbushura me besim. Kur të gjitha bashkëmoshataret e tyre ecnin në rrugët e qytetit të zhveshura nga besimi në zemër,të mahnitura me vetveten dhe bukuritë e kësaj bote të përkohshme dhe gjysmë të zhveshura në trupin e tyre,këto vajza kishin zgjedhur për zemrat e tyre besimin dhe për trupat e tyre,mbulesën islame.Eh,sa e vështirë për ata që s’e dinë,por sa e lehtë për ata që e kuptojnë. E shoh “shtëpinë e dashurisë”dhe ndër mend më vjen ëndrra ime e dikurshme për mbulesën,lotët e mi të sinqertë për të qenë edhe unë në mesin


e atyre vajzave dhe grave që mëshira e Zotit i përzgjedh me velin e përkushtimit në kokën e tyre.E ndërsa në zemër më përtërihen ndjenjat miqësore,në mendje më vijnë njëra pas tjetrës ngjarjet e kthyera tashmë në histori,të shumë prej vajzave të kësaj shtëpie,që dikur kam njohur. Histori të rrugëtimit të njohjes së Vërtetës

dhe të nënshtrimit ndaj saj me forcën e vullnetit. Histori që përplasen në dyert e sfidave dhe provave të vështira të pranimit nga shoqëria. Histori që më bëjnë të qaj, por edhe më japin forcë për të ecur para.

Nga:Marjeta Çurumi

Përtej Fjalës

37


Dritarja nuk është e mbyllur dhe dita nuk është e fikur, përjashta ka akoma zëra të çiltër si thirrje të qelibarta zgjimesh, dyert s’janë kyçur dhe shpresat s’janë tharë Ai burimi që dikur aty ishte i mbushur me ëndrra, sot nuk ka shterur Askush në rrugë nuk e ka shtrirë dorën të lypë mirëkuptim njerëzor, dhe askujt nuk ia kanë taksur haraçin e lumturisë… Rrugët s’janë boshatisur dhe qiejt nuk janë ftohur krahët kanë mbetur të përqafuar dhe duart shtrënguar rrugicat s’janë mbushur hartash malli dhe trotuaret mbushur,jo skica lotësh lëndimet s’janë rritur zgavrash dhe dhimbja,jo tretur nofullash dhimbja s’është pjekur kraharorësh dhe lutjet,jo thyer rënkimesh… Dashuritë janë akoma aty dhe buzëqeshjet s’janë fikur Zemrat janë akoma zemra dhe gurët akoma gurë Netët s’janë të gjata dhe shpirtrat nuk janë boshatisur Në ajër vallëzon akoma një tjetër melodi…

Marjeta Çurumi

38

Përtej Fjalës


Kur thua se je i lodhun... Sa e sa herë i përsërit fjalët “lodhje” e “stres”, pa e dit në t’vërtetë se nuk asht’ trupi që t’u ka lodh e as mendja?! Sa e sa herë thua se ngrihesh nga shtrati sikur me t’pas kalu naj kamion përsipër? E thua këtë, jo sepse ti ia ke idenë e ndjesisë së kalimit të kamionit mbi trup, por sepse ky përshkrim të duket ma i rëndi e ma ekstremi për me e shpjegu atë çka ndjen. E kshtu, duke mendu se je n’trup i lodhun, mezi e pret fundjavën për me pushu, me idenë se ke me fjet pak ma shumë e ke me i rimarrë forcat. Asht’ mirë nji gjë e tillë. Asht’ mirë kur ka efekt. Por jo gjithmonë ka. Jo gjithmonë ajo lodhje që ndjejmë, ka lidhje me trupin. Asht’ nji lodhje, që në të shumtën e herëve, ne s’e kuptojmë e as nuk e shpjegojmë dot. Asht’ lodhja e shpirtit.

Vetëm n’çastet ma shpërthyese, vetëm n’çastet ma t’padurueshme, vetëm atëherë kur s’mundemi më, ne themi: “M’u ka lodh shpirti! Plasa bre! S’po mundem me duru më!” E kjo, pikërisht kjo, asht’ lodhja e shpirtit. Një lodhje që shumicën e kohës ia mveshim trupit. Kjo sepse me trupin jemi mësu me u marrë. Trupit ia dimë terezinë. E kurojmë, e qetësojmë, e trajtojmë, e ushqejmë, i shkojmë mbas fijesh. E kur vjen puna te shpirti, aty stepemi. Aty kemi frikë me ndërmarrë veprime konkrete, se s’ia dimë hiç terezinë. S’ia njohim hiç brendësinë. E prandaj rrimë. Rrimë e presim të ndodhë ndonjë mrekulli me na e qetësu, se ne vetë rrallëherë jemi t’aftë për me hy n’brendësi të tij. S’kemi si të hyjmë. Fundja, kush na ka mësu me e ba nji gja të tillë?! Kush na e mëson? Askush.

Përtej Fjalës

39


Vetëm trupi asht’ piedestali i kohëve t’sotme. Vetëm trupit i thuren lavde. Vetëm atij i bëhen trajtime. Vetëm atij i jepen përkujdesje, si me qenë klient i piacës ma

t’naltë. Me shpirtin s’merret njeri sot. Ai asht’ botë e panjoftun dhe neve e panjoftuna nga frikëson, na bën armik t’saj. E kshtu, duke mos u marrë me shpirtin, duke mos e ushqy, duke mos i dhënë vendin që i takon, ai bie n’lëngatë, e atë lëngatë e përçon shumëfish n’strehën tokësore të tij: n’trup. E nëse për lodhjen e trupit, ne mund t’i dimë arsyet e përpiqemi me i shmang me sa kemi mundësi ato, për arsyet e lodhjes së shpirtit e vrasim mendjen pak ose aspak. Kur na lodhet shpirti, pra? Ka pafund arsye. Na lodhet kur s’jemi t’vërtetë me veten tonë. Kur ajo çka bëjmë nuk përkon askund me atë çka mendojmë e ndjejmë.

40

Përtej Fjalës

Lodhet kur pafund herë në ditë themi “Po”, ndërkohë që brenda nesh gati sa s’na mbyt ulërima e “Jo-së”. Lodhet kur merremi me thashetheme e debate t’kota, se shpirti asht’ n’thelb hyjnor e hyjnorja s’i duron kotësitë. Lodhet kur rrimë me njerëz toksikë, që s’bëjnë tjetër veçse na shterrojnë energjitë. Lodhet për pafund gjëra të tjera... E tash, sa herë që do t’thuash “Jam i lodhun”, përpiqu ta bësh dallimin e lodhjes. Nëse kupton se je i lodhun n’shpirt, atëherë ushqeje me atë që ai meriton. Kushtoji atij kohë cilësore me meditim, lutje, mendime pozitive e përshpirtje. Jepja mundësinë që t’ngjitet n’hapësira qiellore. Furnizoje shpirtin tënd me ushqim hyjnor, se veç me atë lloj ushqimi mund t’ia largosh urinë, e për pasojë edhe lodhjen...

Nga: Klodiana Smajlaj


Depresioni

Sëmundje dhe çrregullime të shumta bëjnë që miliona njerëz të vuajnë dhe duke menduar se këto sëmundje shkaktohen kryesisht nga faktorët psikologjikë dhe kështu ekzistojnë mundësi të mëdha për t’i përmisuar këto dhe një arsye mjaft e qartë është marrëdhënia mes personalitetit dhe sëmundjes. Kohët e fundit është shfaqur në masë një lloj sëmundje apo çrregullim mund ta quajmë, në varësi të nivelit të saj, që prek më së shumti femrat dhe pikërisht gratë, nënat e reja pas lindjes së foshnjave të tyre, pasi dihet se javët e para pas lindjes janë shumë të lodhshme, por edhe stresuese dhe ankthioze duke marrë në konsideratë se nëna mund ta ketë për herë të parë këtë lindje e sidomos nëse ato nuk ndahen me pjesëtarë të tjerë të familjes. Ky ç’rregullim është quajtur stresi ose depresioni pas lindjes. (Postpartum depression ).

postpartum.

Çfarë është depresioni pas lindjes ? Depresioni pas lindjes ndonjëherë është normal , ndërsa ndonjëherë është serioz dhe tepër i rrezikshëm. Ai nuk përfshin vetëm një status të caktuar social apo kategori të veçantë, por çdo grua mund të jetë subjekt i tij. Në këtë fazë të re të jetës, sidomos kur nëna e ka rastin e parë të lindjes së saj, ajo ndikohet shumë nga ndjenjat dhe emocionet e ndryshme, qofshin këto emocione e ndjenja pozitive apo negative. Depresioni pas lindjes është i ndryshëm nga depresioni i përgjithshëm, ky është i lidhur veçanërisht me lindjen dhe mund të ndikojë te një grua në këtë kohë. Simptomat (shenjat) e këtij depresioni janë : Manifestime të ndryshimit të humorit, kriza hormonale, qarje pa shkak, trishtim, alergji në disa raste dhe reagime të shpejta dhe të shpeshta emocionale, gjithashtu gratë mund të për-

Përtej Fjalës

41


jetojnë probleme të pagjumësisë dhe shpesh ndodh që të përjetojnë ndjenjën e fajit, të pafuqisë dhe mungesës së efikasitetit në kujdesin ndaj fëmijës dhe s’mund t’i japë foshnjës vëmendjen dhe kujdesin e duhur, por edhe nëse e arrin këtë e bën mekanikisht, pa asnjë kontakt emocional me të. Kjo gjëndje zakonisht shfaqet nga java e dytë pas lindjes dhe ky lloj i depresionit quhet depresion i maskuar që nuk është i qartë dhe është i padukshëm nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Ndërsa, depresioni i dukshëm që vihet re lehtë mund të shfaqet pas një apo dy muajsh pas lindjes, por edhe pas një periudhe akoma më të gjatë. Simptomat e tyre janë: Mbingarkesa emocionale, nervozizëm të tepruar, ankth të përgjithshëm dhe nëna nuk është më në gjëndjen e saj normale, por fillon të vuajë haluçinacione dhe të imagjinojë gjëra që janë jo reale dhe të rrezikshme dhe sigurisht një neglizhencë ekstreme ndaj fëmijës deri në braktisje të tij. Çfarë e shkakton depresionin tek gratë pas lindjes? - Ka shumë faktorë që luajnë rrol në arritjen e kësaj faze, ato fillimisht mund të jenë të papërgatitura për një shtatëzani të mundshme, veçanërisht nëse për nga natyra ato janë shumë të ndjeshme, kanë gjasa më tepër për të zhvilluar depresionin pas lindjes. Faktorë të tjerë janë faktorët fizikë, psikologjikë dhe emocionalë. Ndryshimet fizike pas lindjes mund të ulin estrogjenin dhe progesteronet në trup, pasi të dy këto hormone janë rregullatorë të rëndësishëm të trupit

42

Përtej Fjalës

të femrës, duke ndikuar në bukurinë, ndjeshmërinë e lëkurës dhe feminilitetin, si dhe janë përgjegjës për fillimin e ciklit menstrual. Kjo e bën gruan të ndihet e demoralizuar, e lodhur, letargjike dhe në ankth e depresion. Shpesh i mundon fakti që ato janë bërë më pak të bukura dhe tërheqëse, pikërisht për shkak të shtatëzanisë dhe trupit të deformuar, duke pasur në brendësi një konflikt me vetveten dhe vuajnë ndjenjën e humbjes së kontrollit mbi trupin dhe identitetin e tyre, e deri në humbje të kontrollit të jetës. Ndryshimet me apetitin (oreksin) kanë rritje apo zvogëlim të dietës ushqimore dhe ç’rregullim të tij. Humbja totale e energjisë dhe motivimit në punë dhe familje, duke u ndjerë të padobishme në lidhje me veten, fëmijën dhe njerëzit që e rrethojnë. Të gjitha këto çojnë në mendime negative si vetëvrasja, pasi e sheh situatën tejet të vështirë dhe pa zgjidhje e rrugëdalje të mundëshme. Trajtimi i depresionit postpartum. - Trajtimi i parë bëhet përmes psikoterapisë. Psikoterapia ndihmon në lidhje me shqetësimet, ndjenjat, zgjidhjen e problemeve dhe përcaktimin e qëllimeve realiste duke i’u përgjigjur situatave në mënyrë pozitive. Ndërhyrja dhe ndihma e psikologut është e domosdoshme, pasi ai jep opsionet më të mira të trajtimit në bazë të ashpërsisë së simptomave, duke bërë vlerësimet dhe ekzaminimet e duhura.


- Diagnostifikimi dhe fillimi i një trajtimi sa më të hershëm nga ana e punonjësit të shëndetit mendor në këtë situatë është shumë efektiv dhe përmirëson dukshëm aftësitë dhe mirëfunksionimin e vetë nënës, por edhe të familjes dhe marrëdhënien sociale të saj. - Faktorë të tjerë lehtësues janë edhe mbështetja e pakushtëzuar e bashkëshortit, por edhe e pjesëtarëve të tjerë të familjes, pasi neglizhimi i situatës çon gjithashtu në një ndikim negativ të fëmijës në marëdhënien me nënën . Ajo nuk duhet te ndihet e diskriminuar qoftë nga bashkëshorti qoftë nga pjesëtarët e tjerë të familjes së saj apo edhe të afërmit përreth, përkundrazi ato duhet t’i qëndrojnë pranë dhe të konsultohen me maturi për çdo nevojë të saj, duke e pasur vëmendjen e tyre vazhdimisht me të. Ajo duhet të ndihet mirë në një mjedis familjar të ngrohtë, pasi ardhja në jetë e një fëmije është si shkak i të dy prindërve, ndaj të dy ato luajnë rol aktiv në mirërritjen e tij dhe të dy duhet t’i ndajnë përgjegjësitë mes tyre, por gjithashtu edhe pjesëtarët e tjerë duhet të kontribuojnë sadopak, me qëllim që mos t’ia lënë të gjithë barrën vetëm nënës. Gjithashtu, pasja e ndonjë shoqeje apo mikeje të afërt luan një rol të veçantë tek ajo, pasi mund të ndajë çaste dhe emocione me të, duke reduktuar sadopak ankthin dhe stresin e saj. - Një rrol jo pak të rëndësishëm zënë vend edhe aktivitetet sportive brenda dhe jashtë shtëpisë, pasi ato nxisin sekretimin e endorfinës e cila është përgjegjëse për aktivizimin e shumë proçeseve trupore, që në vetvete ulin stresin dhe reduktojnë dhimbjet e trupit duke përmirësuar gjëndjen e mirë të humorit.

Nga:Dafina Avdija

Përtej Fjalës

43


7

MREKULLITE E BOTES NE SYTE E FEMIJEVE

Mësuesja vendosi që këtë herë t’u kërkonte diçka ndryshe nxënësve të saj. Ajo u kërkoi vogëlushëve një kërkesë të thjeshtë për ta: – “Më bëni ju lutem listën me ato që mendoni se janë 7 mrekullitë e botës“, – tha ajo. Pjesa më e madhe e nxënësve dhanë këto përgjigje: Piramidat e Egjiptit, Kulla Eiffel, Muri i madh Kinez, Kanali i Panamasë, Koloseu, Kanioni i Madh, Taj Mahali. Pasi i mblodhi përgjigjet mësuesja vuri re që një nxënëse nuk e kishte dorëzuar fletën. Mësuesja e pyeti: “Përse vallë nuk më ke dhënë një përgjigje? A nuk po të kujtohej asnjëra nga këto?”Vogëlushja e sigurtë se nuk kishte bërë asnjë gabim që nuk kishte shkruar

44

Përtej Fjalës

asgjë, e pa drejt e në sy dhe i tha: “Isha e pavendosur se cilët të fusja në atë listë prej 7 vendesh Mësuese, sepse ka shumë”. “Thuaj ndonjërën prej tyre”, – e inkurajoi mësuesja. Vajza pasi hezitoi për një çast tha: “Për mua 7 mrekullitë e botës janë: Prekja, Shija, Dëgjimi, Shikimi, Buzëqeshja, Dashuria ,Ndjenjat… Në klasë pllakosi një heshtje dhe as miza nuk pipëtinte. Mësuesja vuri buzën në gaz me zemrën plot, vogëlushja e kishte lënë pa fjalë… Në jetë mundohemi të kërkojmë për gjëra të mëdha, të jashtëzakonshme dhe që nuk i ka askush. Harrojmë se gjërat e mëdha përbëhen nga ato të voglat, nga ato pa të cilat nuk bëjmë dot. Ato që na mbushim jetën dhe na bëjmë të ndjejmë gëzimin dhe hidhërimin, dashurinë, adhurimin, shpresën. Janë ato jetësoret që i marrim si të mirëqena dhe nuk ua dimë vlerën e paçmuar që kanë. Gjithë këto gjëra që nuk i vëmë re më, sepse janë kaq të thjeshta dhe të zakonshme janë Mrekullitë e jetës.


NE DHE FEMIJET 1. Fëmijët ndjekin axhendën e tyre

Ata zbulojnë se të luajnë me dheun është zbavitëse dhe e mahnitshme ndërkohë që ju jeni duke i bërë gati për t’i cuar në shkollë. Ata nuk duan të flenë dhe të hanë kur dhe sic thoni ju. Ata duan të lexojnë të njëjtin libër, të dëgjojnë të njëjtën këngë, të shikojne të njëjtin film pambarimisht. Të kesh një fëmijë është si të kesh gjymtyrët e tua dhe papritur ato të zhvillojnë një mendje të tyren me dëshira dhe interesa që janë të ndryshme nga të tuat. Ju jeni të ngjitur me to, por prapë nuk doni dhe nuk mundeni të shpëtoni prej tyre. Megjithatë, të jetosh me to papritur bëhet një sfidë e vërtetë. Dhe kjo jo sepse tani ju duhet të jetoni me dicka që më parë ju bindej sesa pavarësia e re e mendjes bëhet një kujtesë e vazhdueshme se të kontrollosh cdo gjë në jetë është një iluzion.

2 .Ne duam të bëjmë cdo gjë për ta

Shpeshherë kjo ndodh për arsye të pikës së parë. Fëmijët nganjëherë lëvizin kaq ngadalë saqë na mbaron durimi dhe fillojmë t’i veshim bluzën, pantallonat, dhe këpucët kur janë plotësisht të aftë t’i bëjnë vetë këto gjëra. Dhe jo vetëm për këtë, por ka momente kur ne I kursejmë fëmijëve tanë ballafaqimin me vështirësitë. Megjithatë, dëshira jonë për të bërë këtë gjë është sa e pavend aq dhe e kuptueshme. Pas se gjithash, si mesuam ne të jemi të suksesshëm në punët sfiduese përvec se duke pasur mundësinë për të humbur në to, duke mësuar si të tolero-

Përtej Fjalës

45


jmë zemërimin tonë për ta kanalizuar atë që të mund të provojmë përsëri? Në fakt, mund të mendoj disa aftësi që janë të rëndësishme për t’i mësuar – këmbëngulja përballë cdo pengese – për të cilat prindërit bëhen një pengesë më vete.

3. Ne duam t’u kursejmë atyre dhimbjen

Kjo është pika që e bën prindërimin më sfidues. Ne thjesht duam që fëmijët tanë asnjëherë të mos lëndohen, as fizikisht as emocionalisht. Kur fëmijët lindin, ne nuk jemi të surprizuar se sa shume i duam ata sepse kjo vjen natyrshëm. Nga ana tjetër, ndjejmë një nevojë të madhe t’i mbrojmë këta fëmijë. Megjithate, askujt nga ne nuk i është kursyer dhimbja në jetë, dhe sa më shpejt të mësojmë si t’i mbijetojmë asaj, aq më shpejt mësojmë se si ta kapërcejmë atë. Prandaj si prindër duhet të lejojmë që fëmijët të ballafaqohen me dhimbjen ndërkohë që duhet të jemi vigjilentë dhe të zotërojmë një vetëkontroll të mirë për kohën kur duhet të ndërhyjmë. Ne duhet t’i mbrojmë nga kërcënime serioze apo lëndime traumatike, dhe në të njëjtën kohë t’i lejojmë të perjetojne ato dhimbje që ne mendojmë se ata mund t’i menaxhojnë. Kjo do t’i shërbejë atyre më vonë në jetë kur ne të mos jemi më rreth tyre për t’i bërë gjërat mirë për ta, por ata të jenë në gjendje t’i bëjnë gjërat mirë vetë. Për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë duhen sakrifica, të cilat do të na lëndojnë dhe do të na lodhin, por në fund ia kemi dalë për të rritur fëmijë që t’i bëjnë ballë jetës me të gjitha sfidat e saj. Nga: Brikena Vorpsi /QENDRA KHALIFA

46

Përtej Fjalës


Lumturia e fëmijës suaj

nuk është detyra juaj

Prindërit e sotëm kanë një zell të jashtëzakonshëm për të mbrojtur fëmijët e tyre nga emocionet negative dhe bëjnë çdo gjë vetëm që fëmija të mos mërzitet. Rezultati i gjthë këtij mundimi është ndërtim i një fëmije pa vetëbesim. “Qëndrimi prindëror ka ndryshuar shumë” shprehet Gëyneth Penman, eksperte edukimi. “ Prindërit e sotëm duan të jenë më afër me fëmijët sesa kanë qënë prindërit e dikurshëm, por ky intimitet po sjell role të papërshtatshme ku duket sikur lumturia e fëmijës është tashmë përgjegjësia e prindit”. “Në mënyrë të çuditshme, prindërit e perceptojnë lumturinë e fëmijëve si suksesin e tyre”. Në fakt, nëse prindi përpiqet të shmangë çdo mërzitje të fëmijës, ai nuk po kryen detyrën e tij si prind. Studimet tregojnë se privimi nga shumëllojshmëria e emocioneve është e dëmshme. Fëmijët që nuk mësohen me shprehjen e emocioneve të ndryshme janë më të prirur të përfshihen në sjellje devijante në adoleshencë. Ndjenjat negative si inati dhe merzija janë shmangur gjithmonë nga prindërit. Dikur përdoreshin ndëshkimet fizike për të pushuar të qarat apo ankesat e një fëmije. Sot ofrohen

aktivitete dhe të mira materiale për të pushuar mërzitjen dhe nervozizmmin e një fëmije. Thelbi është që prindërit, pavarësisht mënyrave të sjelljes, kanë tendencë të mos e lejojnë fëmijën të ndjehet keq. Sigurisht është një progres shumë i mirë që është ulur dhuna ndaj fëmijëve, por duket sikur prindërimi ka kaluar në ekstremin tjetër ku autoriteti i prindit sa vjen e zbehet. Penman vë re se prindërit sot lejojnë tu ndërpritet fjala nga fëmija. Ata nuk i venë dot fëmijët të veshin këpucët dhe madje s’kanë çfarë tu bëjnë nëse nuk duan të shkojnë në shkollë. Kjo duhet të ndryshojë. Prindërit duhet të mësohen që fëmijët do qajnë, do mërziten, do kundërshtojnë dhe do frustrohen që të mësohen dhe të edukohen. “ Prindërit në ditët e sotme ndjejnë një presion të madh për të qënë prindër të mirë” thotë Linsday Barton, psikoterapiste. “Ata heqin shumë gjëra nga lista e jetës së tyre vetëm që të mbajnë fëmijën gjithë kohës në argëtim, por fëmijët duhet të mësojnë se argëtimi ka fund dhe duhet të mësojnë që të vegjël se nuk ka gëzim dhe kënaqsi pa mërzitje.

Përgatiti: Elona Çeço

Përtej Fjalës

47


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.