Pertej Fjales Prill 2018

Page 1

Përtej Fjalës

Revistë Social-Edukative

Mujore nr. 46

MESI I ARTË I TIRANËS

Prill 2018

Lidhur me çështjen e Xhamisë së Namazg jasë në Tiranë

MES PROFETEVE

Aspekti çlirimtar i misionit profetik të Musait


PËRTEJ FJALËS NR 46

PËRMBAJTJA 04

MESI I ARTË I TIRANËS.

06

LIDHUR ME ÇËSHTJEN E XHAMISË SË NAMAZGJASË NË TIRANË.

10

MES PROFETEVE

44

TËND

TË JESH I DOBISHËM PËR VENDIN

48 14

LUMTURIA

16

ÇFARË THOTË FEJA PËR PËRGJEGJËSINË E FJALËS

GJENERATAT E PARA DHE KUR’ANI KERIM

54

BUKURITE E ISLAMIT PERMES SHEMBUJSH

58 SUPORTI PSIKO-SOCIAL I 24

ÇFARË THOTË FEJA PËR EDUKATËN E PRINDËRVE NDAJ FËMIJËVE.

32

MARTESAT E LEJUARA DHE TË NDALUARA.

41

TË PËRBASHKËTAT DHE DALLIMET MES ZEKATIT DHE TAKSËS

2

Përtej Fjalës

FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

62 5 HAPA PËR TË EDUKUAR FËMIJËT TË RESPEKTOJNË LEKËT E PRINDËRVE!

63 PSE JANË MAMATË GJITHË KOHËS TË INATOSURA ?

64

GJYSHJA E MIRË


STAFI Kryeredaktore A. Muja ( CIKU) anabla2004@yahoo.fr

Redaktore letrare A. Muja

Këshilli i redaksisë Sh. Basha - drejtore e FEMRA INVESIM I FAMILJES M. Cota A. Baholli T. Xeka A. Basha K. Ndreu E. Kodra Sh. Koçi M. Qoshja

Art Grafika E. Laci

ORGAN I QENDRES SOCIALE-KULTURORE “FEMRA INVESTIM I FAMILJES” 2008- 2018

Përtej Fjalës

3


EDITORIAL

MESI I ARTË I TIRANËS

4

Përtej Fjalës


U

bënë vite që nga miratimi për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Shqipëri, xhamisë së namazgjasë në mes të Tiranës. Në atë vend që thujase çdokujt i bie të kalojë shpesh herë, të ecë, të lëvizë për punë, për tregti, takime, shkëmbime, pushim e argëtim. Që në gurët e parë, ajo xhami ngjalli kërshërinë e të gjithë besimtarëve se si do jetë dhe çfarë panorame të re do t’i jepte qytetit tonë, i cili rëndohet çdo ditë e më tepër nga ndërtesa të larta e të zhurmshme. Ne besimtarët e presim me shumë kënaqësi vendosjen e shpejtë të çdo guri në mënyrë që të shikojmë tek përfundojnë muret, kanxhellat, tek konkurojnë me qiellin minaret prej drite e që do të përhapin këndshëm qetësinë e shpirtit që të ofrojnë ezanet. Dita - ditës pamë që përtej pengesave rrethuese doli në diell të bukur pamja madhështore e xhamisë. Ajo ka marrë bukurinë që të falë islami për çdo vend kulti e për çdo dispozitë që kryhet në të. Mesi i artë për ne, qëndra e vëmendjes dhe e re-

hatisë shpresojmë të jetë po aty, si për tu përmbysur ideja e deri tanishme se në qendër vetëm këndohet e kërcehet live, feston ajo po kjo kompani e jona apo e huaj, marshojnë apo sjellin shfaqje të pahijshme çdokush që mesin apo qendrën e qytetit e ka për tu vënë medoemos në dukje. Kurse besimtarët janë njerëz mesatarë, e duan të mesmen dhe Zoti jua sjell në çdo frymë të tyren argumentet se mesi i artë ju takon atyre. Në mesin e Tiranës shtëpia e bukur e Zotit pret të na surprizojë çdo ditë me çdo namaz, çdo shikim drejtuar fisnikërisë që mbart kjo xhami në qëndër të një qyteti plot besimtarë.

ALBANA MUJA

Përtej Fjalës

5


AKTUALITET

Lidhur me çështjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 6

Përtej Fjalës


Një grup besimtarësh muslimanë i janë drejtuar Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë me këto pyetje në lidhje me Kompleksin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë:

Pyetje: Cilat janë rregullat dhe kriteret e shpronësimit të pronës së patundshme për qëllime publike sipas jurisprudencës islame? Përgjigje: Së pari, këtu duhet të sqarojmë se shpronësimi në terminologjinë juridike islame futet tek ato transaksione që njihen ndryshe edhe si transaksione të imponuara me të drejtë[1]. Pra në këtë rast shteti, si autoriteti më i lartë ekzekutiv ligjor në një vend të caktuar, vendos që për arsye publike dhe për interes të përgjithshëm t’i marrë pronën e patundshme një pronari të ligjshëm, kundër dëshirës së tij, duke e kompensuar atë me vlerën reale të asaj prone. Për ndryshe, nëse ka dakordësi dhe marrëveshje mes palëve, kemi të bëjmë me një transaksion normal të lirë shkëmbimi dhe jo me shpronësim. Së dyti, shembuj nga historia islame të praktikës së shpronësimit janë të shumtë, duke nisur që nga praktika e Umer ibn Hatabit, në shpronësimin e pr-

onarëve të shtëpive që gjendeshin pranë Xhamisë së Qabes dhe Xhamisë së Profetit, për të zgjeruar këto dy xhami, dhe pagesa e imponuar që ai u bëri atyre, edhe pse disa prej tyre refuzuan t’i shisnin apo dhuronin ato në interes të zgjerimit të xhamive në fjalë, si dhe raste të ngjashme që kanë ndodhur në periudhën e Uthman ibn Afanit e më pas,[2] e deri në ditët e sotme. Kjo është një normë e pranuar gati me konsensus mes juristëve islamë, të djeshëm dhe të sotëm.[3] Së treti, rregullat juridike islame për shpronësimin e një prone të patundshme i kemi bërë të qarta në publikimin e datës 13 Tetor 2004, në fetvanë e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, ku në të thuhet: 1. Shpronësimi i pronës së patundshme duhet të shoqërohet me kompensim të menjëhershëm. Ky kompensim duhet të jetë i drejtë dhe i përcaktuar nga specialistët, dhe jo më pak sesa vlera reale e një prone të tillë.

Përtej Fjalës

7


2. Shpronësimi duhet të bëhet nga shteti ose organi i deleguar prej tij për këtë çështje. 3. Shpronësimi duhet të bëhet për interesa publike, për të cilat ka domosdoshmëri ose nevojë publike që shihen si domosdoshmëri, siç janë xhamitë, rrugët dhe urat, etj. 4. Prona e shpronësuar nga pronari i saj privat, nuk duhet të shkojë për investime fitimprurëse me interes publik apo individual, si dhe nuk duhet të merret para kohës së nevojshme. Pyetje: A janë zbatuar apo jo këto rregulla dhe kritere në rastin e shpronësimit të truallit për ndërtimin e Kompleksit të Xhamisë së Namazgjasë? Përgjigje: Në rastin konkret, për aq sa jemi në dijeni, nga ajo që është bërë publike në media dhe nga pronarët e tokës kufitare me namazgjanë, është se palët (në këtë rast KMSH, pronarët e tokës dhe shteti) fillimisht kanë pasur një marrëveshje të miratuar, ku pronarëve të tokës kufitare, do tu jepej në shkëmbim të pjesës së tokës së dhënë prej tyre, një leje ndërtimi zhvillimore për pronën që ata kishin, më pas kjo leje u anulua nga qeveria e re, kështu që palët, në kushtet e krijuara, nuk arritën një marrëveshje të re mes tyre. Në këto kushte pronarët e tokës kanë hedhur në gjyq vendimin e qeverisë duke mbrojtur në gjykatë marrëveshjen e parë, ndërsa nga ana e saj qeveria ka përdorur ligjin e shpronësimit për interes publik në dobi të ngritjes së një muzeu, nga i cili përfiton edhe kompleksi i namazgjasë, ndërkohë pronarët janë përfshirë në skemën e të shpronësuarve për interes publik, me një vlerë, e cila refuzohet prej tyre si jo e drejtë. Në këto kushte çështja ka një problem të pazgjidhur: Toka në fjalë përmban një konflikt gjyqësor, në mes qeverisë nga njëra anë dhe pronarëve të tokës, në anën tjetër, për mënyrën dhe vlerën e kompensimit të pronës së tyre. Kështu që në të tilla kushte, ne e kemi të vështirë, të japim një përgjigje të detajuar përfundimtare për këtë pikë, sepse ajo kërkon zgjidhje nëpërmjet gjykimit mes palëve dhe jo fetva. Parimisht mund të themi vetëm se, nëse rezulton se toka në fjalë nuk është kompensuar me vlerën

8

Përtej Fjalës

reale, siç pretendojnë pronarët, dhe kompleksi në fjalë prek një pjesë të kësaj toke, atëherë çështja çalon në kriterin e parë, të përmendur më lart, për vlerën e kompensimit të drejtë. Pyetje: Nëse këto rregulla dhe kritere nuk janë zbatuar në rastin në fjalë, a e cenon ky fakt vlefshmërinë e shfrytëzimit të truallit të shpronësuar për ndërtimin e Kompleksit të Xhamisë së Namazgjasë? Përgjigje: Kjo pyetje ka lidhje me përgjigjen e pyetjes më sipër. Por, parimisht mund të themi se, nëse kompensimi rezulton se është i padrejtë, pra më pak se vlera e tij reale, atëherë po, kjo e cenon vetëm vlefshmërinë e shfrytëzimit të asaj pjese të truallit të pronarëve që preket nga Kompleksi i Xhamisë së Namazgjasë, dhe jo pjesën tjetër. Ndërkohë që gjendemi në një situatë kur çdo gjë është bërë fakt i kryer dhe përgjigja do të kishte vlerë, nëse do të jepej para ndërtimit, dhe nga ata që janë përgjegjësit kryesor për këtë gjë, dhe do të reflektohej në terren. Pyetje: A është e lejuar kryerja e namazit dhe veprimtarive të tjera në Kompleksin e Xhamisë së Namazgjasë? Përgjigje:


Përgjigje: Përgjigja e kësaj pyetje ka lidhje me përgjigjet e mësipërme. Por, në parim mund të themi se, për çështjen e vlefshmërisë së namazit në rastin e një toke të grabitur me pa të drejtë (erdun magsubeh), mendimi më i saktë dhe i shumicës së dijetarëve është se namazi në të është i saktë, për shkak se saktësia e namazit nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë vlefshmërie me statusin juridik fetar të tokës, sepse nuk prek as kushtet dhe as shtyllat e tij,[5] edhe pse personi që e ka grabitur apo ai që e di, ngarkohet me gjynah.[6] Kjo ka të bëjë me rastet kur toka ku falet namazi është e grabitur (magsubeh), ndërsa në rastin kur kemi të bëjmë me një shpronësim, për të cilin ka kontestime për vlerën e tij dhe jo me një gasb (grabitje pa asnjë dëmshpërblim) dhe prek vetëm një pjesë të vogël të xhamisë, çështja këtu ndryshon.[7] Lejimi i faljes së namazit dhe i aktiviteteve të tjera në këtë kompleks varet nga statusi fetar i kësaj toke. Ndërtimi mbi pjesën e namazgjasë, pra mbi atë pjesë toke për të cilën pronari i saj i vetëm është KMSH, është hallall dhe mbi të lejohet namazi dhe çdo veprimtari tjetër e lejuar islame, ndërsa për pjesën tjetër për të cilën ka një pretendim padrejtësie në vlerën e kompensimit, nga ana e pronarëve fqinj, nuk japim dot një përgjigje të prerë, për aq kohë sa kjo çështje nuk është mbyllur mes palëve. Parimisht vetëm mund të themi se, nëse rezulton se një pjesë e një xhamie (pjesa më e vogël) është ndërtuar mbi një tokë që nuk është kompensuar me një vlerë të drejtë, kjo nuk e bën pjesën tjetër (më të madhe) të kësaj xhamie të përfshihet nga i njëjti gjykim fetar, ndërkohë që gjykimi për të tërën, në raste të tilla, mbështetet mbi shumicën truallit[4] dhe statusit fetar që ai gëzon në rastin konkret. Kështu që për sa i përket namazit në një xhami të tillë, ai namaz është i saktë dhe i vlefshëm dhe xhamia në tërësinë e saj gjykohet si e tillë. Por, këtu ngelet të dihet vetëm se sa është pjesa e pronarëve që është zënë nga ky ndërtim dhe cila është ajo, dhe vetëm mbi këtë pjesë mund të thuhet se lejohet apo jo namazi si dhe shfrytëzimi për aktivitete të tjera. Pyetje: A ngarkohen apo jo me mëkat besimtarët që falin namazin në këtë Kompleks, dhe a rrezikon të konsiderohet i pavlefshëm namazi i tyre?

Për ta përfunduar, këtu vlen të shtojmë se konflikti në fjalë, duke ditur ndjeshmërinë fetare dhe komunitare që ai ka, si dhe nisur nga argumentet fetare që ndalojnë padrejtësinë në pronën e tjetrit siç është thënia e Profetit (alejhi salatu ue selam): “Kush bën padrejtësi një pëllëmbë tokë, do ta mbart atë në qafë nga shtatë toka (ditën e kiametit).”[8]. Kështu që është e domosdoshme që çështja të zgjidhet në mirëkuptim mes palëve. Ndërkohë urojmë që pronarët e tokës, që ndjehen të dhunuar dhe se u është hyrë në hak me kompensimin e ofruar, të marrin të drejtën e tyre dhe çështja të zgjidhet me drejtësi, për aq sa kjo është e mundur në realitetin ku ne jetojmë, të cilin jemi të ndërgjegjshëm se ka shumë probleme dhe padrejtësi nga të cilat vuan mbarë shoqëria jonë. Nëse në përfundim të proceseve gjyqësore pronarët në fjalë nuk marrin nga shteti të drejtën që u takon, atëherë ata kanë të drejtën e tyre morale që të kërkojnë nga institucioni përfitues, plotësimin e kompensimit për atë pjesë toke, që preket nga kompleksi i namazgjasë. Lusim Allahun e Madhërishëm për mirëkuptim dhe interpretim dashamirës. Për opinionin e mësipërm janë marrë konsulta juridike islame edhe me juristë islam nga jashtë vendit. Vetëm Allahut i takon dija dhe gjykimi absolut.

Komisioni i Pyetjeve & Përgjigjeve pranë LHSH

Përtej Fjalës

9


MES PRO

Aspekti çlirimtar i misi

10

Përtej Fjalës


OFETEVE

ionit profetik të Musait Në epokën e shekullarizmit, kur fesë i është mohuar luajtja e një roli aktiv në sferën publike, një angazhim i saj në çështjet e lirive dhe të drejtave politike të shoqërive duket i vështirë për t’u kuptuar. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, një cungim i tillë i fushëveprimit të fesë duket se ka prekur edhe vetë përfytyrimin e muslimanëve mbi shtrirjen e parimeve fetare në çdo rrafsh të jetës njerëzore. Një shembull tipik i këtij kuptimi të cunguar është paraqitja e misionit të Profetit Musa tek Faraoni si një angazhim për të paralajmëruar dhe qortuar Faraonin për mosbesimin e tij dhe për ta ftuar atë të besonte e t’i nënshtrohej Zotit. Madje vetë ndëshkimet që goditën Egjiptin si shenja paralajmëruese dhe ngadhënjimi i Musait mbi magjistarët konsiderohen mjete të fuqishme pikërisht për të bindur Faraonin të besojë. Me këtë logjikë, largimi i izraelitëve nga Egjipti, dhe i Musait bashkë me ta drejt tokës së premtuar, duhet interpretuar si rrjedhojë e mospranimit të Islamit nga ana e Faraonit. Por, a ishte vërtet misioni i Musait në Egjipt grishja e Faraonit në besim? Kërkesa me të cilën Musai shkoi te Faraoni nuk qëndronte në nënshtrimin e tij ndaj Zotit dhe besimin në profetësinë e Musait, por në lejimin e izraelitëve të skllavëruar që të largoheshin me të prej Egjiptit. Argumentet për cilësitë e Zotit dhe vërtetësinë e profetëisë së Musait vijuan pas refuzimit të dhënies së lirisë izraelitëve. Kjo

sekuencë shfaqet qartë në dialogun mes Musait dhe Faraonit në suret A’araf, TaHa dhe Shu’ara. Kërkesa për çlirimin e izraelitëve është kërkesa e vetme, të cilën Allahu porosit Musain t’ia parashtrojë Faraonit. Polemika mes tij dhe Musait rreth Zotit dhe argumenteve me të cilat Ai kishte dërguar Musain është rrjedhojë e refuzimit të kërkesës prej Faraonit, duke qenë se Musai e parashtroi atë në emër të Zotit prej të Cilit ishte dërguar. Ajetet e mëposhtme që tregojnë dialogun e zhvilluar mes Musait dhe Faraonit, në prani të rrethit të ngushtë të këshilltarëve të tij, argumentojnë më së miri qëllimin e misionit të dërgimit të Musait te Faraoni: “Musai tha: “O Faraon, unë jam një Mesazher prej Zotit të botëve. Nuk më takon të them vetëm se të vërtetën. Kam ardhur tek ju, pa dyshim, me një argument të qartë prej Zotit tuaj, prandaj lëri të vijnë me mua bijtë e Izraelit”. Ai tha: “Në rast se ke ardhur me ndonjë shenjë, tregoje atë nëse je me të vërtetë i sinqertë”. Kështu ai hodhi shkopin e tij që u shndërrua në moment në një gjarpër të gjallë, si dhe nxori dorën që shndriti menjëherë për të pranishmit. Njerëzit e rrethit të Faraonit thanë: “Ky është me të vërtetë një magjistar shumë i ditur” (El-A’araf 7, 104-109). “Shko, ti dhe vëllai yt, me shenjat Tona, dhe mos reshtni së Më përmenduri Mua. Shkoni, të dy ju, te Faraoni, vërtet ai i ka tejkaluar kufijtë. Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta ai përkujtohet ose frikësohet. Shkojini atij dhe thuajini:

Përtej Fjalës

11


“Ne të dy jemi Mesazherë të Zotit tënd, prandaj lëri të vijnë me ne bijtë e Izraelit dhe mos i torturo ata. Ne të kemi ardhur, me të vërtetë, me një shenjë prej Zotit tënd. E paqja është për atë që ndjek udhëzimin”. Tha: “Kush është Zoti i ju të dyve, o Musa”? Ai u përgjigj: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e saj, pastaj e udhëzoi” (TaHa 20, 42-44; 47; 49-50). “Përkujto kur Zoti yt i thërriti Musait: “Shko te populli i padrejtë, populli i Faraonit. A nuk po frikësohen ata”?! Ai tha: “Zot, unë kam vërtet frikë se do të më përgënjeshtrojnë, se do të më ngushtohet kraharori dhe do të më lidhet gjuha, prandaj dërgo edhe Harunin. Gjithashtu, unë kam bërë një krim ndaj tyre, prandaj kam frikë se do të më vrasin”. Ai tha: “Kurrsesi, prandaj shkoni të dy me shenjat Tona, Ne do të jemi me ju duke dëgjuar. Shkojini të dy Faraonit dhe thuajini: “Ne jemi Mesazherë të Zotit të botëve, që bijtë e Izraelit të vijnë me ne”. Ai tha: “A nuk të kemi rritur që kur ishe i porsalindur, a nuk qëndrove te ne disa vite të jetës tënde, e pastaj bëre veprimin që bëre dhe tani je mosmirënjohës”?! (Esh-Shu’ara 26, 10-19). Musai ishte rritur si një princ në pallatin mbretëror të Faraonit. Duke ndjerë kërcënimin që përfaqësonte kërkesa e Musait për pushtetin e tij, Faraoni i përmendi që në fillim të takimit

12

Përtej Fjalës

vrasjen e kryer prej Musait përpara se të largohej nga Egjipti. I vetëdijësuar për Zotin, si dhe për skllavërimin e padrejtë të izraelitëve, Musai mund të kishte kërkuar të pranohej përsëri si pjesëtar i oborrit të Faraonit duke shfaqur pendesë për vrasjen e egjiptianit, e kështu të përpiqej për çlirimin e izraelitëve nga brenda sistemit faraonik. Por, Zoti deshi që Musai të përballej me Faraonin e t’ia thoshte publikisht të vërtetën në sy, dhe në emër të Zotit t’i kërkonte heqjen dorë nga robërimi i izraelitëve dhe lirinë e tyre. Në anë të kundërt me atë të Musait qëndroi Karuni, i cili vërtet ishte një izraelit, por kishte mundur të fitonte pasuri dhe status si pasojë e përfshirjes në sistemin e Faraonit. Allahu e citon Karunin në Kuran përkrah Faraonit dhe ministrit të tij Hamanit, në grupin e individëve kryesorë të cilëve iu drejtuan shenjat e Tij: “Ne e dërguam Musain me shenjat Tona dhe një provë të qartë, te Faraoni, Hamani dhe Karuni, të cilët thanë: “Është magjistar, një gënjeshtar i madh” (Ghafir 40, 23-24). Në një kohë kur izraelitët shtypeshin dhe skllavëroheshin prej Faraonit, për një izraelit si Karuni ishte e pamundur të bëhej “më i pasuri i vendit”(Ismail ibën Kethir) pa bashkëpunuar me Faraonin dhe njerëzit përreth tij. Është e


mundshme që, duke qenë “funksionar i Faraonit për të mbikqyrur izraelitët” (Muhammed el-Kurtubij), Karuni të ketë përdorur pasurinë e tij për t’i bërë izraelitët gjithashtu bashkëpunëtorë të sistemit faraonik, sepse Allahu përmend në ajetin 76 të sures Kasas që Karuni i shtypi izraelitët “me pasurinë e tij të shumtë” (Ibën Xherir et-Tabari).

tur mënyrën e integrimit dhe bashkëveprimit me sistemin në të cilin gjenden. Por shembulli më i drejtë për t’u ndjekur është ai i Musait, jo i Jusufit. Mbreti i Egjiptit në kohën e Jusufit ishte një sundimtar i drejtë, që nuk robëronte qytetarët e vendit të tij dhe që përpiqej për mirëqenien e tyre. Ëndrra që ai pa dhe që Jusufi ia interpretoi është treguese e shkallës së lartë të shqetësimit për mbarëvajtjen e sundimit të tij. Nxjerrja e Jusufit nga burgu nga ana e mbretit, qortimi publik i gruas së ministrit të tij dhe mikeshave të saj që u bënë shkak për futjen e tij në burg, dhënia e postit drejtues Jusufit kur kuptoi domethënien e ëndrrës, janë episode që vërtetojnë drejtësinë e qeverisjes së tij, pjesë e së cilës u bë edhe Jusufi. Nga ana tjetër, Faraoni i Egjiptit të Musait është arroganti më i madh i historisë, ai që pretendoi hyjnizimin dhe adhurimin nga të tjerët, që robëroi popullin e tij dhe sfidoi shenjat e Zotit. Për Musain nuk kishte vend bashkëpunimi me një pushtet të tillë, sepse ai meritonte denoncim dhe ballafaqim. Të njëjtin qëndrim me Musain duhet të mbajnë dhe muslimanët sa herë gjenden në një shoqëri që i ngjason dhe ka marrë trajtat e sistemit faraonik.

Nëse Faraoni dhe Hamani ishin projektuesit dhe ndërtuesit e sistemit robërues faraonik, Karuni ishte pjesëtari i popullit të robëruar që ishte bërë palë me robëruesit. Edhe pse ishte “djali i xhaxhait të Musait” (Ibën Xherir etTabari), pasuria e madhe, e fituar në një kohë kur izraelitët persekutoheshin dhe skllavëroheshin, e çoi në arrogancë, e bëri që “ta mohonte Zotin, të mos i bindej Musait” (Muhammed esh-Sheukani) dhe “ta akuzonte atë për shkelje kurore” (Ibën Xherir et-Tabari), derisa “toka u hap dhe e gëlltiti bashkë me shtëpinë e tij” (El-Kasas 28, 81). Në Kuran gjejmë edhe historinë e Profetit Jusuf, i cili u bë pjesë e sistemit politik të kohës duke marrë një detyrë të lartë drejtuese nga mbreti i Egjiptit. Muslimanët shqiptarë sot mund t’i referohen më shumë shembullit të Jusufit në kërkimin e modelit kuranor për të gje- Përgatiti: G. Demneri

Përtej Fjalës

13


Lumturia

Lumturia, mund të thuhet, është qëllimi kryesor i jetës së njerëzve. Edhe pse ata mund të kenë kuptime të ndryshme rreth lumturisë, të gjithë e synojnë atë. Kërkimi dhe arritja e lumturisë është aq e rrënjosur në thelbin e shpirtit njerëzor, sa në Deklaratën e Pavarësisë të Shba-ve të vitit 1776 theksohet se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të pajisur prej Krijuesit të tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, mes të cilave e drejta për Jetën, Lirinë dhe kërkimin e Lumturisë”. Shumica e njerëzve do ta përkufizonin lumturinë me mirëqenien trupore dhe shpirtërore, jetën e mirë, të rehatshme dhe pa probleme, si dhe të ndjerit mirë me veten dhe realizimin e saj. Në pamje të parë, një përkufizim i tillë i lumturisë duket shumë i arsyeshëm, por besimi se arritja e kësaj mirëqenieje do ta bëjë njeriun të ndjehet vërtet i lumtur, është provuar të jetë i pavërtetë. Nëse do të ekzistonte vërtet lumturia sipas konceptit të shtjelluar më lart, ajo lumturi do të gjendej në mirëqenien e parajsës. Allahu e përshkruan parajsën në Kuran si vendin ku njerëzit nuk do të kenë etje dhe as do të ndjejnë të nxehtë (TaHa 20, 119), ku do të kenë çfarë u dëshiron shpirti dhe u kënaq sytë (Ez-Zukhruf 43, 71). Por Zoti në Kuran nuk i ka atribuuar lumturi gëzimit dhe shijimit të prehjes dhe të mirave të parajsës. Në ajetin e shtatë të sures 101 Gjëmimi, Allahu e përshkruan gjendjen e banorit të saj si të një njeriu që po shijon një ‘jetesë të kën-

14

Përtej Fjalës

aqshme’, dhe jo të një njeriu që lumturohet nga kënaqësitë sensuale të parajsës. Jetesa e kënaqshme në parajsë nuk prodhon lumturi, sepse përndryshe ajo do të ishte quajtur ‘jetë e lumtur’. Jo se në parajsë nuk ka lumturi, por burimi i

lumturisë në të ndodhet përtej kënaqësive materiale të jetesës së mirë. Nëse besimtari ka për ta gjetur lumturinë në parajsë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për jetën e kësaj bote, sepse ai nuk do të gjejë lumturi aty, por nga ana tjetër do të përjetojë gëzim. Si besimtarët, ashtu edhe jobesimtarët, do të gjejnë gëzim në këtë jetë, por për arsye të ndryshme. Allahu


i ka përshkruar jobesimtarët se i gëzohen të mirave të kësaj jete, të cilat nuk janë vetëm se një kënaqësi e përkohshme (Er-Ra’ad 13, 26), se sa herë u vjen një bekim prej Zotit gëzohen në mënyrë arrogante dhe të shkujdesur (ErRum 30, 36; Esh-Shura 42, 48). Nga ana tjetër, besimtarët i gëzohen Islamit dhe Kuranit: “Thuaj: Bujarisë së Allahut (Islamit) dhe mëshirës së Tij (Kuranit), këtyre t’u gëzohen, ato janë më të mira sesa ajo që grumbullojnë” (Junus 10, 58). Veprat e mira të besimtarëve që kanë pranuar bujarinë dhe mëshirën e Allahut, në formën e Islamit dhe Kuranit, bëhen shkak që ata të çojnë një jetë të këndshme në këtë botë: “Kush vepron të mirën, mashkull apo femër qoftë, dhe është besimtar, Ne do të bëjmë që të kalojë një jetë të këndshme” (En-Nahl 16, 97). Allahu e përshkruan jetën e besimtarëve të lartpërmendur si ‘të këndshme’, sepse lumturia i takon parajsës në botën tjetër: “Sa i takon atyre që u lumturuan, ata do të jenë në Kopësht përjetësisht” (Hud 11, 108). Allahu ka përmendur në Kuran se kjo lumturi pason një lloj të veçantë shndritjeje në fytyrat e banorëve të parajsës: “Allahu i shpëtoi nga e keqja e asaj dite, dhe u dhuroi shndritje dhe lumturi” (El-Insan 76, 11), “shndritje në fytyra, dhe lumturi në zemra” (Ibn Xherir et-Tabari). Kjo lumturi e tyre nuk buron prej kënaqësive lën-

dore të parajsës, por prej kundrimit të Fytyrës së Allahut: “Fytyrat atë ditë do të jenë të shndritura, duke vështruar Zotin e tyre” (El-Kijama 75, 22-23). Muslimi transmeton se Profeti ‫ ﷺ‬ka thënë: “ Kur banorët e xhenetit të kenë hyrë në xhenet, Allahu i Lartësuar do t’i pyesë: “A dëshironi ndonjë gjë që t’ua shtoj”? Ata do të përgjigjen: “A nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në xhenet dhe na shpëtove nga zjarri”? Atëherë Allahu do të heqë perden dhe kundrimi i Zotit të tyre do të jetë gjëja më e dashur që u është dhuruar”. Dallimi mes atij që thjesht shijon dhe i gëzohet kënaqësive sensuale të parajsës dhe atij që vështron Allahun del në pah edhe në hadithin e transmetuar nga Imam Ahmedi, ku Profeti ‫ﷺ‬ ka thënë: “Banori me gradën më të ulët të xhenetit do të vështrojë mbretërinë e tij që shtrihet sa distanca në ecje dy mijë vjet, do të vështrojë fundin e saj sikurse i sheh fillimin, do të vështrojë gratë dhe shërbyesit e tij, ndërsa banori me gradën më të lartë do të vështrojë Fytyrën e Allahut dy herë në çdo ditë”. Ideja se lumturia arrihet nëpërmjet plotësimit të nevojave trupore dhe shpirtërore i ka lënë të zhgënjyer të gjithë ata njerëz që nuk e kanë gjetur lumturinë kur i kanë përmbushur këto nevoja. Duke kërkuar lumturinë ata kanë ndjekur një mirazh, mos-arritja e të cilit vetëm se ua ka shtuar vuajtjen, sepse ata kanë ushqyer iluzionin se lumturia është e arritshme në këtë jetë. Lumturia nuk arrihet as me jetesën e kënaqshme në parajsë, por vetëm në kundrimin e Allahut. Duke qenë se lumturia nuk i takon kësaj bote, besimtari duhet t’i gëzohet në këtë jetë bamirësisë dhe mëshirës së Allahut, të zbritura nga Zoti në formën e Islamit dhe Kuranit, e të përmallohet për takimin me Allahun, të kundruarit e Fytyrës së Tij dhe lumturinë që do ta pasojë atë.

Nga: G. Demneri

Përtej Fjalës

15


Çfarë thotë feja për përgjegjësinë e fjalës

16

Përtej Fjalës


Ç

do njeri, i cili e lexon Kuranin, e lexon fjalën e Muhamedit “salAllahu alejhi selam”, vëren se në këto 2 burime ka mësime aktive që japin gjallëri dhe jetë. Insistimi i vazhdueshëm i mësimeve të Kuranit, dhe mësimeve të Muhamedit “salAllahu alejhi selam” është që individin, njeriun si krijesën më të privilegjuar ta ndryshojë për mirë, në mënyrë që veset e mbeldhura të tij t’i flakë, të minimizojë ndikimin e tyre dhe përballë kësaj të përvetësojë vlera të mirëfillta njerëzore, të cilat e bëjnë njeriun të përgjegjshëm, për rolin që ka në jetën e kësaj bote. Prandaj islami synon pikë së pari që një individ të jetë i përgjegjshëm. Të mbart amanetin e Zotit me përgjegjësi, të sillet me përgjegjësi, konform rolit që ka në jetën e kësaj bote. Nuk paramendohet një musliman, i cili i ka kuptuar drejt fjalët e Allahut azauexhel dhe fjalët e pejgamberit “salAllahu alejhi selam”, nuk paramendohet si një shpërfillës i përgjegjësisë, pra një njeri pa përgjegjësi.Prandaj përgjegjësia e një muslimani nuk përkufizohet në një fushë të caktuar, por ajo përfshihet në të gjitha fushat e kësaj jete. Përfshihet në të e gjithë qënia e njeriut. Prandaj syri ka përgjegjësi, dhe duhet të sillet konform kësaj përgjegjësie. Veshi ka përgjegjësi dhe për këtë përgjegjësi do të japë llogari nesër tek Allahu azauexhel. Gjuha po ashtu ka përgjegjësi, dora ka përgjegjësi, çdo gjë ka përgjegjësi. Allahu na përmend se çdo gjë ka përgjegjësi:“ Dëgjimi i njeriut, shikimi i njeriut, e brendshmja e njeriut, i tërë njeriu do të pyetet për vetë njeriun”. Do të pyetet - nënkupton se ka përgjegjësi. Po, Allahu xhelexhelau, e ka krijuar njeriun dhe e ka privilegjuar, e ka ngritur, ia ka nënështruar gjitha krijesat e tij të jenë në shërbim të tij, të njeriut. Shikoni diellin sa i madh që është, sa i fuqishëm, më shumë sesa ne, dhe përsëri na është nënshtruar në shërbimin tonë, jo se ne ja

kemi imponuar, po për shkak se Allahu e ka vënë në shërbimin tonë, e ka obliguar që të jetë në shërbimin tonë. Të jetë dita e ndriçuar që të kemi mundësi të shohim të lëvizim, të punojmë. Gjithashtu Allahu këtë diell e ka obliguar që të perëndojë, e pas kësaj të vijë nata. Që ne njerëzit të kemi mundësi të pushojmë, e të jemi më të gatshëm për ditën e re. E kështu me rradhë për të gjitha krijesat e tjera. Që të gjitha këto janë në shërbim të njeriut. Mirëpo ky njeri përballë këtyre privilegjeve, përballë këtyre nderimeve, nga ana e Allahut azauexhel mbart një përgjegjësi shumë të madhe. Një përgjegjësi aq të madhe sa e refuzuan kodrat e mëdha, e refuzuan qiejt, madje edhe toka. Allahu përmend në Kuran për një kohë në të cilën ne nuk kemi qenë, për një periudhë në të cilën nuk kemi qënë, por ne na mjafton dëshmia e Allahut xheluala ku thotë: “Ne këtë përgjegjësi ia prezantuam qiejve dhe tokës madje kodrave, e ato nuk e mbajtën dot, madje u trishtuan mga mbartja e saj. E këtë përgjegjësi e mbajti njeriu. U betua para Allahut xheleuala.” Zoti përmend, se përballë kësaj përgjegjësie shumica e njerëzve janë injorantë dhe të padrejtë. E çfarë nënkupton kjo? Ose shumica e njerëzve nuk e dinë me çfarë përgjegjësie janë ngarkuar, ose e keqpërdorin atë duke e drejtuar dhe orientuar në drejtim të gabuar, e të dëmshëm. Prandaj Allahu ka dërguar pejgamber dhe ka zbritur libra që ta udhëzojnë njeriun në drejtimin e duhur, që të ecë në shtegun e duhur me përgjegjësi. Të sillet me përgjegjësi me korrektësi konform pozitës që Allahu i ka dhënë. Të gjitha mësimet islame janë në funksion, në shërbim të kësaj që ta bëjnë njeriun të përgjegjshëm. Prandaj dhe në kohën kur ka jetuar Muhamedit salAllahu alejhi selam, kur ndodht që dikush nga muslimanët e asaj kohe të mos sillej në mënyrë të përgjegjshme, përballë detyrave që kishte, apo rolit që kishte, ndërhynte shumë

Përtej Fjalës

17


shpejt i dërguari Zotit Muhamedit salAllahu e njerëzve, e sa fjalë kanë sjellë konflikte, luftra alejhi selam dhe i qortonte. e mospajtime mes njerëzve. Prandaj duke u bazuar në këtë Muhamedi Sikurse e përmendëm përgjegjësia nuk përf- salAllahu alejhi selam na mëson se përgjegjësia shin vetëm një fushë të caktuar, por ajo është e fjalës është me një vlerë të posaçme në islam, e shtrirë në të gjitha dimensionet e jetës në sheriat. Jo vetëm një vlerë të veçantë, por njerëzore. E tërë qenia jonë është e përfshirë është edhe e një rangu të lartë obligimi që duhet në këtë përgjegjësi, e çdo pjese të qënies tonë i të ketë besimtari. E të ketë kujdes përballë saj. takon një përgjegjësi e caktuar. Në këtë kuadër Sikurse e përmendëm, kur dikush sillej me paedhe gjuha edhe fjala që nxjerrim nga goja ka përgjegjshmëri me gjuhën e tij, shumë shpejt përgjegjësi. Prandaj Allahu xheluala përmend ndërhynte Muhamedit salAllahu alejhi selam. në Kuran duke thënë:” Çdo fjalë që njeriu e nxjer nga goja i ka kujdestarët në kraharorin e tij Po përmendim dy raste. Një ditë Muhamedit që shënojnë, atë që ky njeri flet. Në mënyrë që salAllahu alejhi selam po ecte me gruan e tij nesër të japë llogari para Allahut azauexhel se a Aishen Zoti qoftë i kënaqur me të, e aty del e ka përdorur me përgjegjësi gjuhën e tij, fjalën Safija një grua tjetër e profetit, e Aishja thotë e tij etj. Apo e ka tejkaluar në këtë drejtim?. :” sa e shkurtër Safija”.Dhe në të vërtetë Safija ishte e shkurtër, pra nuk kishte një shtatlartë. Fjala e nxjerrë nga goja është tingull i përbërë Muhamedi “salAllahu alejhi selam” deshi ta nga disa shkronja, por nuk është kaq e thjeshtë. ndërgjegjësojë, të këshillojë dhe i tha:“ ti ke Sa fjalë kanë zënë vënd në zemër, sa kanë flu- thënë një fjalë që nëse do të hidhej në det, do turuar në erë, sa kanë mbjellë gëzim në zemrat ta turbullonte atë”. Thotë Aishja “ SubhanAle njerëzve. E sa fjalë të tjera kanë dëshpëruar lah, një fjalë që turbullon gjithë detin, po çfarë e zhgënjyer të tjerët. Sa fjalë kanë bashkuar e thashë, nuk thashë asnjë gjë të madhe, thashë pajtuar njerëz, e sa fjalë kanë ndarë e përçarë, atë që është”. -Jo nuk është kjo, por nuk u njerëz. Sa fjalë kanë sjellë paqe e mirëqnie mes ballafaqua si duhet me pergjegjësinë e fjalës, a e

18

Përtej Fjalës


di çfarë do të thotë kjo fjalë?. Nëse Safija e dëgjon këtë fjalë, e të thotë diçka tjetër e ti përsëri diçka tjetër, e kush e mban pastaj përgjegjësinë e këtij konflikti? Do ta mbante ai që tha i pari, ngaqë ti the një fjalë pa e menduar mirë dhe kjo ishte papërgjegjshmëri për atë fjalë, e si e tillë po të hidhej në det do të turbullonte detin. Allahu na ruajtë.

nuk i morën parasysh pasojat fatale. Ndoshta nuk e thanë me përgjegjësi sa duhet. Dhe çfarë ndodhi? Ky njeri i dëgjoi shokët dhe përdori ujë për tu larë dhe më pas vdiq. Kur dëgjoi për këtë Muhamedi “salAllahu alejhi selam” u shqetësua shumë dhe reagoi si asnjëherë më parë e tha: “E vranë, Allahu i vraftë”. Shikoni ky nuk është fjalori i Muhamedit salAllahu alejhi selam. Ai nuk fliste kurrë kështu, nuk ishte e zakonshme për të. Por kishte të bënte me disa njerëz që nuk e kishin parasysh përgjegjësinë e fjalës.- A e dini se çfarë keni thënë? -Ata përgjigjen:” po ne nuk e kishim me qëllim...! nuk është me rëndësi qëllimi në këtë situatë, por a e dinit se kjo do të kishte përgjegjësi. Keni patur një njeri të plagosur dhe kërkon lehtësim, nëse nuk ke aftësi intelektuale t’i japësh përgjigje të përshtatshme, më mirë hesht. Hesht përballë kërkesëë së këtij njeriu, e jo ti thuash sin ë rastin konkret: lahu. Kush i merr pasojat e larjes pastaj? Kush është përgjegjës për vrasjen e dikujt? Ju që keni folur pa përgjegjësi.

Një herë tjetër ndodh që një nga sahabët e Muhamedit salAllahu alejhi selam u plagos rëndë në luftë dhe mori plagë të rënda. Normalisht kishte plagë të rënda, ende të hapura nga të cilat ridhte gjak prej tyre. Ra të flinte për tu shlodhur dhe kur u çua në mëngjes, ishte sprovuar dhe gjatë gjumit kishte ejakuluar dhe ishte i detyruar të merrte gusull për tu falur. Mirëpo kishte merak të përdorte ujin përshkak të plagëve. E në pamundësi për të shkuar te Muhamedi “salAllahu alejhi selam” pyet shokët që kishte përreth, se çfarë i sygjerojnë. Pra të mos lahej për shkak të plagëve, e të merrte tejemum. E ata iu përgjigjën që nuk mund të përdorësh tejemum, për sa kohë ka ujë duhet të përdorësh ujin dhe jo tejemumin. Ata menduan kështu dhe në këtë konkluzion dolën, por Kështu u soll Muhamedi “salAllahu alejhi se-

Përtej Fjalës

19


lam” me shokët e tij. Prandaj besimtari është i përgjegjshëm, i kujdeshëm në atë që flet. Para se të mendojë çfarë duhet të thotë, ai mendon disa here:Kjo fjalë a e kënaq Allahun xheluala. Kjo fjalë a është në pajtim me fjalën e Muhamedit salAllahu alejhi selam, apo nuk është në pajtim me të, kjo fjalë a thua vallë mund të shkaktojë konflikt e mospajtim, apo është çdo gjë në rregull. Pra duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj fjalës. Kjo është edukarë që na e ka mësuar Allahu xheluala dhe Muhamedi salAllahu alejhi selam. Në kuadër të kësaj shfrytëzojmë rastin e dëshirojmë të jap një këshillë të përgjithshme, përballë disa debateve përballë disa shkrimeve të shumta, që kohëve të fundit janë bërë problem, e që në esencë në fakt nuk përbëjnë problem. Në lidhje me një ligjërim që është tej e i zakonshëm, por për disa njerëz ka qënë i jashtëzakonshëm dhe e kanë keqpërdorur që të bëhet bujë e madhe, për interesa të caktuara. Ata që e kanë nisur e dinë fort mirë për çfarë e kanë bërë këtë. Nuk dua të merrem me rastin, as të komentoj, as të flas pasi ai ka kaluar dhe mendoj se njerëzit e kanë kuptuar realisht se për çfarë është bërë fjalë. Por më duhet të analizoj për pak minuta mënyrën e reagimit sesi ka ndodhur, në kuadër të temës që folëm. Nëse marrim dhe bëjmë një prezantim të përgjithshëm të reagimeve, do të shohim se ka nga ata që e kanë përkrahur hoxhën dhe ata që nuk e kanë përkrahur dhe mendojnë se kjo është ofenduese, është sharje, është fyerje dhe cënohen të drejtat e tyre. ( rasti i këshillës nga na e hoxhës, e këshillës ndaj grave të shëndosha kundrejt bashkëshortëve të tyre) Pra këto 2 ndarje kemi patur. Brënda këtyr 2 ndarjeve edhe këtu ka mundësi për klasifikim. Ka nga ata që janë munduar të jenë të matur nga ata që e kanë mbrojtur, disa të tjetërë më emotivë dhe shpërthyes e në

20

Përtej Fjalës

kuadër të kësaj janë thënë fjalë fyese ndaj palës tjetër. Po edhe pala tjetër, disa prej tyre janë munduar të ruajnë balancën, disa të tjerë nuk kanë qënë fare të kujdeshëm, kanë filluar me shpifje e akuza, të cilat padyshim mund të jenë të rrezikshme. E për rrjedhojë mund të prodhojnë konflikt shumë problematik në vendin tonë. E të gjithë thirrën të jenë të përgjegjshëm për atë që thonë. Atë që e shkruan nëqoftëse si pasojë e debateve të caktuara, e fjalëve të caktuara, thashethemeve të caktuara, spekulimeve të caktuara, ndodh ndonjë problem. Zoti mos e bëftë , Allahu na ruajt, por ka qarqe të ndryshme që mund ti keqpërdorin situatat e tilla. Dhe ndodh që nga e gjithë kjo, dikush dëmtohet. Kush jep përgjegjësi për këtë ? Fillimisht para Allahut azauexhel e pastaj para njeërzve, para fesë tonë para popullit, kush jep përgjegjësi? Prandaj nuk duhet të përfshihet çdokush në këto situata. Të gjithë janë përfshirë, çdokush flet, jo vetëm unë mendoj kështu, por feja jonë na ka mësuar kështu. Probleme të tilla, situata të kësaj natyre nuk duhet të dalin në publik, të gjithë njerëzit të angazhohen në këto çështje. Njerëzit duhet të kenë edhe probleme të tjera. Na duhet që njerëzit e mençur të këtij vendi të trajtojnë probleme të tjera. Ka institucione të duhura, ka ura të tjera komunikimi.


Njerëzit e ditur, njerëzit e mençur, njerëzit e matur ata duhet ta mbledhin problemin e ta trajtojnë brenda kufijve normalë. Duke mos e ekzagjeruar, po edhe nëse duhet të trajtohet, të mos e minimizojmë apo ta neglizhojmë. Por jo çdokush të përfshihet, ai shan atë, ky tjetri ofendon atë tjetrin, pa asnjë nevojë. Prandaj nëse ka ekzagjerime r r jed h i m isht dalin probleme të paqëna në kuadër të problemit. Janë thënë fjalë shumë dhe mendoj se shumica e këtyre fjalëve nuk burojnë nga përgjegjësia e kërkuar që na mëson islami. Duam të themi se islami na mëson të jemi të përgjegjshëm. Nëse nuk të takon të merresh me një problem, lërja atij që i takon. Në këto situata duhen njerëzit e

dijes, njerëzit e mençur, njerëzit e matur, ata që e kanë situatën nën kontroll, ata merren me këtë çështje. Marrin vendimet e duhura dhe e zgjidhin problemin siç duhet, nëse është një problem. Nëse nuk është problem nuk e lejojnë fare,ai lokalizohet dhe miminizohet skajshmërisht, ngaqë nuk ia vlen të bëhet problem. Sikurse rasti i fundit, as nuk ia vlejti që të bëhej problem, por ja që ndodhi. E pastaj çdo njeri shfrytëzon rastin, e shfryet teksa flet për islamin, apo muslimanët. E ngrejnë shqetësime se çfarë po ndodh këtu aq sa nganjëherë kur lexojmë disa shkrime themi:” jemi në Kosovë, në Shqipëri apo apo ku jemi…?! A thua se këtu qarkullojnë njerëz të armatosur të rezikshëm, nuk je i sigurt të dalësh në rrugë, po për çfarë Kosove/ Shqipërie bëhet fjalë. Ngaqë ne i referohemi gjithmonë një arritjeje shumë të madhe kombëtare se këtu ka tolerancë,e këtu ka qetësi, ka siguri, nuk ka rezik. Prandaj dhet ti kushtojnë kujdes ata që shkruajnë shkrimit të tyre. Mos keqpërdorni, mos ti hapet rruga misionarëve të ndryshëm, të cilët me qëllime të caktuara elektrizojnë situatën, provokojnë, ekzagjerojnë probleme të panevojshme, fusin në axhendën e këtij vendi gjëra që nuk janë. Kemi me se të merremi, dimë se cfarë axhende kemi. E kështu inkuadrohen në këtë problem edhe njerëz të thjeshtë, që ndoshta edhe niveli i tyre intelektual, nuk lejon që të merren me këto probleme, shkollimi i tyre e shumë e shumë të tjera. Lloj - lloj zëdhënësish të islamit e lloj- lloj zëdhënsish të të tjerëve. Çdolloj njeriu flet, ku është përgjegjsia? Prandaj duhet të jemi të përgjegjshëm, të jemi të kujdeshëm. Ta ruajmë këtë vend, të ruajmë veten tonë. Çdokush konform përgjegjësisë që e ka. Pra nëse ndodh një problem në rrafshin e energjitikës,

Përtej Fjalës

21


unë mendoj dhe besoj se ministria e Shëndetësisë nuk merret fare me këtë punë, përveçse nëse ka djegur korenti apo flakët dikënd prej banorëve dhe duhet ta shërojë. Sepse ka njësi përkatëse që merren me këtë problem. Sepse kështu funksionon shteti, kështu janë të ndara ministritë. Çdo ministri, ka ministrin e vet buxhetin, përgjegjsinë e vet dhe sillet konform përgjegjësisve që ka dhe jep llogari konform përgjegjësive dhe kompetencave që ka. Prandaj edhe këtu, ka të tjerë që mund të merren me këtë çeshtje. Nëse është problem i nënështrohet problemi institucionit përkatës. Nëse ka problem, merren masat e duhura dhe ne duhet tua besojmë këtë instancave përkatëse. Prandaj nëse në këtë rast bëhet fjalë për një shkelje të caktuar, duhet të vendosë dikush tjetër a është shkelje apo nuk është shkelje. Pra, jo të çohet gjithë populli e të thotë:” ky e ka mire, ky nuk e ka mirë, e të elektrizohet situata deri në këtë masë. Ngaqë njerëzit e mençur nuk kanë radhë për tu shprehur, njerëzve të ditur nuk u është dhënë rasti të prononcohen e të flasin. E nga njëra anë nuk kanë patur edhe guximin, sepse automatikisht do të ishin selektuar diku apo etiketuar me diçka. Prandaj ti lëmë çdokujt të bëjë punën e tij, atë që ka, jo nën presion e nën dhunë, jo me paragjykime, por ti besojmë çdokujt vetëm detyrën që ka.

e dëmtohet ky projekt, kush jep përgjegjësi para Allahut për këtë. Kush do të japë llogari?. Ndoshta ata që nuk janë të formuar fetarisht, nuk e ndjejnë përgjegjësinë para Allahut. Edhe ata i këshilloj të jenë të përgjegjshëm, të jenë të kujdeshëm se edhe ata do të japin llogari para Allahut. Edhe ata që shkruajnë nëpër gazeta apo media, e si pasoj e kësaj mund të dëmtohet ndokush, apo diçka prej dobive apo të mirave,apo të dëmtohet një projekt i rëndësishëm për muslimanët, mund të ndodhë, kush jep llogari për këtë, kush mban përgjegjësi.? Ata me një fjalë e vranë një njeri dhe Muhamedi salAllahu alejhi selam, tha:”E vranë, i vraftë Alla-

Edhe në rastet e diskutimeve fetare, a ka shkelje apo jo, ka kush flet për këto çështje. Por kur shkelen kufijtë e përgjegjësisë çdokush përfshihet.Vlon interneti, vlojnë gazetat, e debatet e shumta, po për çfarë arsye? Mirë është të bëhen debate, por jo të fryra e të orientuara paraprakisht, jo me paragjykime. Të jemi të kujdesshëm. Po nëse dëmtohet dikush, apo ndonjë projekt i mirë që njerëzit ia njohin mirësinë apo dobinë, hu”.

22

Përtej Fjalës


Po nëse dikush bëhet sebep që të mos arrijë non i pranon, çështja mbetet e hapur, kush nuk drita e islamit tek njerëzit, e të vdesin njerëzit e pranon është çështja e lirë e tijë në këtë botë, në mëkate, në terr informative, kush ka përg- përgjegjësia i mbetet para Allahut xhelehxelalu. jegjësi për këtë? Prandaj muslimanë të nderuar, të ruhemi nga Prandaj të jemi të përgjegjshëm, të sillemi kon- fjala e pa paramenduar. Të ruhemi nga fjala e form përgjegjësive, secili nga pozita që ka. Të zhveshur nga përgjegjësia, e të flasim me atë që respektojmë përgjegjësitë dhe profilet tona. jemi të gatshëm, që nesër para Allahut xheleuaTë largohemi nga paragjykimet, nga mision- la të themi se kemi patur fakte dhe argumente arizmi, por të punojmë për të mirën e këtij për këtë. Kjo është ajo me të cilën na ka mëvendi, për të mirën e këtij populli në qetësi, në suar Muhamedi salAllahu alejhi selam. Prandaj kuadër të respektit, të tolerancës, në kuadër të edhe vetë Muhamedi salAllahu alejhi selam, i mëshirës dhe dashurisë. Sikurse na ka mësuar cili ishte më i idituri i njerëzve, më i devotshmi Allahu xheluala dhe Muhamedi “salAllahu ale- i njerëzve, ishte më së afërmi Allahut azauexjhi selam”. Dhe ata që dëshirojnë ta mbrojnë hel, e megjithatë fjalët e tij numëroheshin, aq islamin dhe ata që dëshirojnë të mbro- pak ka folur. Pse, ju mendoni se nuk ka ditur të jnë hoxhallarët, nuk mbrohet islami flas shumë ? Ai ka ditur shumë e shumë të flasë, as hoxhallarët me zë të ngritur por ishte i kujdeshëm në tërë atë që thonte. as me fyerje. Nuk mbrohet Prandaj të ngrihemi e të themi se filani është islami me inat, por me kështu, ai tjetri ashtu, kjo nuk na takon ne si mature, me argument. muslimanë. Ne duhet të përdorim metodën, Të gjitha këto mirësi rrugën dhe fjalorin që ka përdorur Allahu i kemi dhe përse të xheluala në Kuran dhe Muhamedi “salAllahu mos i përdorim?. alejhi selam” në hadithet e tij. Prandaj sikurse thotë një Lusim Allahun që të na bëjë të jemi të përgjegproverbë ar- jshëm në sjelljet tona, në fjalët tona, në veprat abe :“Atij që tona, në qëndrimet tona. Të jemi me të vërtetë i mungon njerëz e besimtarë të drejtë, të cilët luajnë rolin a r g u m e n t i , e tyre në këtë botë siç duhet, me përgjegjësi. tenton që ta Që nesër konform kësaj përgjegjësie do të japin mbulojë këtë llogari para Allahut xheleuala dhe në bazë të boshllëk me kësaj llogarie, do të përcaktohet shpërblimi apo zë të ngritur”. e kundërta e tij, Zoti na ruajt. Ndërsa ai që ka argument, Lusim Zotin që të na ruajë nga njerëzit e panuk ka nevo- përgjegjshëm, nga ata, të cilët nuk hezitojnë të jë të shajë, as të na prishin rehatinë dhe qetësinë. Allahu na ruofendojë, as të ajtë nga dëmi i atyre që ekzagjërojnë probleme ngrejë zërin, as të të paqena, për të realizuar qëllime të caktuara. akuzojë dhe të gjyko- Ka të tillë Allahu na ruajtë. Por Zoti na bëftë jë. Ai prezanton argu- prej atyre që e luftojnë të mirën me të mirë dhe mentet e veta, e çështja të keqen gjithashtu me të mirë. mbetet e hapur. Kush i pra-

Përtej Fjalës

23


ÇFARË THOTË FEJA PËR EDUKATËN E PRINDËRVE NDAJ FËMIJËVE. 24

Përtej Fjalës


Normat dhe rregullat e edukatës bëjnë që musliman të jetë i formuar siç duhet, të jetë i drejtë të jetë korrekt në raport me çdokënd duke kryer obligimet që ka ndaj të tjërëve, duke fillluar nga Zoti i gjithësisë e pastaj me të tjerët që e rrethojnë. Ky është muslimani, i cili nuk i kryen obligimet ndaj njërës palë, duke shkelur obligimet ndaj palës tjetër. Por mundohet që të jetë në këtë drejtim i përkryer, që të mos i bëjë padrejtësi askujt. Ngaqë ai e di se ndaj çdokujt ka obligime të caktuara. Prandaj ai jeton për ta realizuar këtë mision. Prandaj është i edukuar ndaj çdokujt, në varësi të lidhjes apo raportit që ndan me të. Sot do të flasim për një lloj tjetër edukate që ne si muslimanë duhet ta kemi parasysh. Kemi folur më herët për edukatën e fëmijëve ndaj prindërve, ndërsa sot do të flasim për edukatën e prindërve ndaj fëmijës. A thua vallë prindërit duhet të jenë të edukuar ndaj fëmijëve të tyre? Po ! Ata duhet të kenë një edukatë të caktuar sesi duhet të komunikojnë me fëmijët e tyre. Duhet të kenë një edukatë të caktuar se si sillen me ta dhe përballë tyre.

Mbi çfarë bazash i ndërtojnë ata raportet me fëmijët e tyre. Ngaqë Allahu xheleuala, ua ka lënë fëmijët amanet atyre, prandaj duhet të kujdesemi, duhet t’i ruajmë. E pa dyshim se të gjitha këto arrihen nëqoftëse ne dimë si të sillemi me ta. Pra, duhet të dimë mbi çfarë baze duhet të ndërtohen marrëdhëniet tona me ta. Pasi Allahu xheleuala thotë: “O ju që keni besuar, ruajeni veten tuaj dhe familjet tuaja nga zjarri i xhehenemit.Aliu radiallahu anhu, kur e komenton këtë ajet thotë se :”fjala “ruajini” veten dhe familjet nënkupton, mësojini dhe edukojini. Por kjo nuk do të thotë që ne ti edukojmë fëmijët që të jenë korrektë përballë nesh, të jenë të tillë para shoqërisë, e ata, fëmijët, të mos shohin asnjë edukatë të caktuar kundrejt tyre. Pa dyshim që çdo gjë që është vetëm nga një kah dhe jo nga të dyja, padyshim se nuk ka funksionuar siç duhet. Ne zakonisht për shkak të pamundësisë që një rrugë të jetë me 2 kahe, bëhet me një kah, sepse nuk është e mundur me 2. Përndryshe nëse do të ishte me 2 kahe, do të ishte e përkryer dhe funksionale.

Përtej Fjalës

25


Sikurse një burrë që dëshiron të ketë një grua që e respekton, duhet që edhe ai vetë ta respektojë fillimisht gruan dhe e kundërta. Nëse një grua dëshiron respekt ndaj burrit të saj, duhet që fillimisht ajo të tregojë respekt ndaj tij. Edhe një njeri nëse do që të tjerët ta respektojnë duhet fillimisht ai t’i repsektojë të tjerët, ngaqë raportet shkëmbehen në këtë mënyrë. Pra shkëmbehet respekti, shkëmbehet edukata. E njëjta mënyrë vlen edhe për fëmijët tanë. Sigurisht nuk duhet që të njëjtën që fëmijët kanë obligim ndaj nesh, ndaj prindërve, t’ua kthejmë në të njëtën mënyrë, ngaqë nuk është e përshatshme. Por ne kemi mënyrat tona të përcaktuara të komunikimit me fëmijët tanë dhe kjo paraqet edukatën tonë përballë fëmijëve. Sikurse fëmijët kanë mënyrën e caktaur të komunikimit me ne, e që kjo nënkupton edukatën e tyre ndaj nesh. Kur dhe si konsiderohet një prind i edukuar përballë fëmijëve të tij? Feja na mëson se një prind është i edukaur përballë fëmijëve të tij, atëherë kur kjo edukatë, ndërtohet mbi disa pika të caktuara. Kur ky komunikim është aktiv në disa fusha apo shtigje të caktuara. E para nga këto që pak prej njerëzve e kanë parasysh dhe kujdesen për të, është lutja e vazhdueshme e Allahut për ta. Nuk është edukatë për një prind që asnjëherë, apo shumë rrallë të bëjë du`a që ta lusë Allahun që ta mbrojë fëmijën e tij, t’i udhëzojë fëmijët e tij , të lutet që Allahu ti ruajë fëmijët e tij. Ka disa raste që fatkeqësisht nuk di si ti vlersoj, të shumta apo të pakta, por që ekzistojnë. Nuk do të kishim dëshirë të ekzistonin me shumicë. Që kur bie fjala për lutje, sidomos lutjet e nënës ndaj fëmijës, kjo bëhet kur mallkon duke thënë: “ Allahu të vraftë”, “Mos të qoftë hallall qumështi im. E shprehje të tjera të komunikimit të prindërve mes fëmijëve të tyre. Mirëpo këshillohet ti thojë: Allahu të udhëzoftë, Allahu të bëftë të hajrit.Allahu ta përmirsoftë

26

Përtej Fjalës

gjëndjen. E të mos flasim për në vetmi, që të ulet në gjunjë babai dhe nëna, e në sexhde kur të jenë më afër Allahut t’i bëjnë lutje atyre që Allahu xheluala t’i ruajë e t’i udhëzojë. Ne po jetojmë në një kohë të mbushur me sfida me probleme të stërmbushur, të cilat e ndotin pastërtinë e fëmijëve tanë. Përballë këtyre burimeve jemi ne ata që duhet të rezistojmë në këto situata. Nuk kemi mundësi ndoshta në çdo aspekt t’i përcjellim fëmijët tanë, atëherë tërë atë mungesë që kemi në këtë drejtim le ta përmbushim me lutje. Sa nga prindërit ngrihen në pjesën e 3 të natës, atëherë kur Allahu xhelueala, thërret “ a ka kush kërkon diçka nga Unë dhe që Unë t’ia jap. Dhe në këtë moment kur Allahu të thërret në pjesën e tretë të natës, ti ngresh duart lart e të thuash: “ o Allah ruaje vajzën time nga mëkatet, ruaje nga devijimi dhe amoraliteti”. Në këtë kohë një lutje që del nga zemra e prindit, një lutje e sinqertë shkon drejt Zotit të qiellit. E kush ia do të mirën fëmijës më shumë se prindi?. Prandaj nga një zemër që sinqerisht të do, nga një zemër që sinqerisht e lut Allahun. Të përsëritet kjo lutje në kohën kur Allahu thërret. E kur kjo takohet, thirrja e Allahut dhe kërkesa


Prandaj themi: “O Zot për hir të këtyre dy rekateve, për hir të kësaj sakrifice që bëra sonte, u çova dhe prisha gjumin. Për hir të kësaj lutje që po të drejtohem Ty, mi ruaj fëmijët e mi, përmirësoji o Zoti im, ruaji nga çdo e keqe. Ruaji nga rruga e keqe, ruaji nga çdo e keqe. o Allah na ndero me ta në dunja dhe ahiret. Na bëj të jemi krenarë për ta në këtë botë e në botën tjetër”.

e prindit, me lejen e Allahut përgjigja ëshë e gatshme. Sejd Ibën Musejeb rahimullah, ishte nga dijetarët e hershëm të tabijinëve. Një ditë ai i tha birit të tijë: “O biri im unë natën kur ti fle, ndaj çaste të caktuara dhe kohë, pra e prish gjumin që ta lus Allahun për ty, që Allahu të të ruajë ty. Prandaj nëse ne duam që Allahu të na i ruajë fëmijët, ne duhet të jemi të ruajtur. Ngaqë ndodh shpesh që fëmijët të pësojnë, si pasojë e mëkateve të prindërve të tyre, si pasojë e koprracisë së këtyre prindërve. Së paku të përpiqen me buzët e tyre dhe zemrat e tyre që Allahu xheleuala ti dëgjojë e tua ruajë fëmijët. Prandaj duaja e nënës, duaja e babait për fëmijën e tij është vështirë të kthehet mbrapsht. Rrallë ndodh mos të të përgjigjet Allahu xheleuala. Edukata jonë përballë fëmijëve tanë është që të mos i harrojmë kurrë në lutje. Prandaj të falim namaz nate 2 rekate, për hir të Allahut xheleuala, e pastaj t’i përdorim këto 2 rekate ndërmjetsim tek Allahu. Ngaqë lejohet ndërmjetësimi me vepra të mira tek Allahu, që për hirë të kësaj vepre, Allahu të na plotësojë lutjen.

Nëse Allahu të nderon me fëmijë të mirë në këtë botë, kjo krenari do të përcillet edhe në botën tjetër. Një prind që është kujdesur që fëmija e tij të mësojë Kuranin, ditën e gjykimit Allahu e thërret dhe ia vendos kurorën e nderit mbi kokë. Ngaqë ti ke vendosur në zemrën e fëmijës tënd Kuranin, fjalën e Allahut xheluala. Nderohesh në këtë botë edhe në botën tjetër. Prandaj edukatë me fëmijët tanë është që ta lusim Allahun xheluala që Allahu ti udhëzojë. Ta kemi gjithmonë parasysh këtë situatë natën dhe ditën. Në namazin tonë, në sexhdet tona, ta lusim Allahun xheluala për ta. për Zotin tim, ata kanë shumë nevojë për lutjet tona. Ngaqë të shumta janë burimet që po njollosin pastërtinë e besimit të tyre, pastërtinë e tyre siç është interneti pa kufi, televizioni për orë të tëra, rruga , shkolla, shoqëria, e shumë të tjera. Të pakta janë ato burime që i sigurojnë fëmijëve tanë një furnizim të shëndoshë, një furnizim të pastër. Prandaj ne nuk mund t’i ndjekim në çdo hap. Kjo është e vështirë. T’ia dorëzojmë Allahut azauexhel. Duhet të bëjm njëherë ne maksimumin e në fund të themi:’“O Allah ti kujdesu për ta, Ti ruaji o Zot “. Ne ia dorëzojmë Allahut, pasi kemi bërë ato që kemi patur mundësi, pas kësaj nuk kemi më mundësi dhe ia dorëzojmë Allahut me lutje. Kur o dorëzohet Zotit një amanet në dorë, Ai nuk e humb atë amanet. Prandaj dorëzoja Allahut amanet fëmijën tënd

Përtej Fjalës

27


dhe thuaj:“ O Zot, unë i fola, e mësova, u kujdesa për të, e këshilova. Më shumë nuk mundem. Ti e di që nuk mundem. Tani po e çoj në shkollë, në rrugë, në udhëtim, është larg syve të mi, bëhu Ti kujdesar i tij o Zot. Ti ruaje o Allah. Lute Allahun në këtë formë, dorëzoja këtë amanet, ngaqë ia kemi borxh këtë fëmijëve tanë. Kjo është edukata e prindit me fëmijën e tij. Gjithashtu tjetër rregull prej edukatës me fëmijët është t’i sigurojmë, furnizim dhe ushqim hallall. Mos t’i prishim fëmijët tanë me ushqim haram, ngaqë nuk i prish fëmijët asgjë më tepër se ushqimi haram. Një fëmijë mund të qëndrojë në mesin e 100 gënjeshtarëve,e të shpëtojë. Mundet të qëndrojë në mesin e 100 hajdutëve, e të shpëtojë, të mos bëhet hajdut. Mundet fëmija të jetë në klasë me 50 nxënës të dobët, e ai vetë të dalë i shkëlqyer. Mund të ndodh! Edhe pse e dimë që ambienti rreth e ka ndikimin e tij. Mirëpo një fëmijë që vazhdimisht ushqehet me haram, vetëm me haram, e ka shumë të vështirë që dhe në fund ai të mos dali haram. Nuk është edukatë që t’i prishim me duart tona fëmijët tanë. Në emër të asaj që të jenë mirë,

28

Përtej Fjalës

e të mos iu mungojë asgjë. Nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi mbushur barqet haram, e pas saj asgjë nuk ka kuptim. Prandaj kujdesu për ushqimin hallall, qoftë edhe pak, qoftë edhe i mangët, por le të jetë hallall. Mos i ushqeni fëmijët tuaj me kredi, mos i veshmbathni fëmijët tuaj me kredi nga banka, por punoni hallall. Mos i ushqeni fëmijët tuaj me korrupsion, me mashtrim, ngaqë duke u ushqyer kështu tërbohen dhe prishen. E ju do të jeni të parët ndaj të cilëve do të hakmerren me mos rrespekt, me rrebelim me nënçmim, madje edhe me dëbim nga shtëpia. Ose sikurse kemi dëgjuar, kur prindi sëmuret, preokupimi i fëmijëve është se si do të ndajë pasurinë. Ku është investimi yt, nuk kanë respekt për ty as kur je i shendetshëm, as kur je i sëmurë. Ajo që i intereson, është që ti të vdesësh e të mund ta ndajnë pasurinë me komoditet, pikërisht për shkak të saj, për shkak të haramit. I pari që pëson nga kjo je ti, sepse i ke ushqyer fëmijët haram. Edukata jonë ndaj fëmijëve tanë është që t’i sigurojmë hallall dhe këtë ua kemi borxh atyre. Për sa kohë jemi mbikqyrës ndaj tyre, ua kemi borxh t’i sigurojmë ushqim hallall. Të fusin në barqet e tyre të pastra, pa mëkate ngaqë janë fëmijë, të futin atë që është hallall.


Një baba ka luajtur në baste, e ka fituar, është gëzuar dhe me ato lekë u ka blerë fëmijëve ëmbëlsira, ushqim,sepse do t’i gëzojë fëmijët e tij. Ata nuk dinë, ngaqë janë fëmijë. Sot do të gëzohen, mirëpo do të shndërrohet harrami që ke futur në barkun e tyre, me paratë e basteve, e kamatës, do të shndërrohet nesër në urrejtje ndaj teje. Madje atëherë kur më së shumti ke nevojë për ta. Sepse ti i ke ushqy me haram. Prandaj kujdes: ushqeji me hallall, qoftë edhe me kripë, me ujë. Më mirë është se sa me haram. Edhe pse duket i shijshëm, i mirë dhe i këndshëm, nesër ai ushqim sa nuk të zë frymën, nesër sikurse shumë njerëzve ua ka zënë frymën. Ngaqë harami nuk tretet, dikush mendon me ato para haram kam ble një rrobë, ajo u gris, e iku nuk ka më haram. Jo, nuk është ashtu. Ushqimi mund të tretët, pija gjithashtu, apo rroba mund të griset, të dalë nga përdorimi apo paisje të caktuara, mirëpo nuk tretet pasoja e haramit. Ajo të godet, ndoshta në momentin kur nuk e pret. Prandaj edukata e dytë është që tu sigurojmë fëmijëve tanë ambjent, veshmbathje, ushqim, e çdo gjë hallall, të fituar me djersë e me mund. Të fituar në rrugë legjitime, të fituar me kënaqësinë e Allahut azauexhel. Dikush do thotë po dhe hajduti me djersë e ka, se djersitet. Po! Por djersa e një hajduti është e pisët, nuk është sikurse djersa e ndershme e punëtorit, dallon shumë. Prandaj me djersë të pastër, hallall që e do Allahu xheleuala. Edukata e trete ka të bëjë me të mësuarin e namazit. Nuk është edukatë ndaj fëmijve që ata të rriten dhe të mos dinë të falen. E kemi obligim. Një prind që nuk i mëson fëmijët e tij të falin namaz, i mungon edukata përballë fëmijëve. Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” thotë: “Urdhërojini fëmijët tuaj që kur të mbushin 7 vjeç të falen”. Kjo nënkupton që duhet t’i mësoni të falen para 7 viteve, kur janë 4 apo 5 vjeç. Mësojini lutjet, mësojini rukunë, sexhdet. Mësojini të falen, ngaqë e kemi obligim

ndaj tyre. Nuk është edukatë që fëmija të ritet e të mos dijë suren El Fatiha. Nuk është edukatë ndaj fëmijëvë tanë, nuk është edukatë prindërore, që duhet tua japim fëmijëve tanë. Nuk është edukatë që fëmijët tanë të rriten e të mos dinë nga është kibla, të rriten e të mos dinë sa namaze duhet të falen, të mos dinë kush është Muhamedi “salallahu alejhi ue selam”, të mos dijë kush është Allahu xhelxhelalu. Duhet t’u u mësojmë fenë, t’u mësojmë vlerat, moralin dhe sjelljen. Kjo është edukata jonë ndaj fëmijëve tanë. Edukatë tjetër është që të jemi të drejtë, të mos bëjmë padrejtësi. Ndodh që të kesh dashuri më tepër ndaj njërit fëmijë, por kjo dashuri nuk duhet që të ndikojë në drejtësi. Të jemi të drejtë. Tu blejmë atë për të cilën kanë nevojë, të sillemi korrektë. Kur njëri nga fëmijët për shembull është i dëgjueshëm, ta shpërblejmë për shkak të dëgjueshmërisë. Këto dallime lejohen që të bëhen, por të kenë një shkak të caktuar. Dhe jo pa ndonjë shkak të caktuar vetëm pse këtë e dua shumë e ti bëjmë padrejtësi tjetrit, apo ta nënçmojmë apo përbuzim. Nuk është edukatë me fëmijët tanë që ata të na dëgjojnë ne t’i shajmë. Është e tmerrshme të dëgjosh një prind që shan fëmijën e vet. Kjo nuk është edukatë,të të dëgjojë fëmija duke folur fjalë të ndyra e të pakëndshme. Të gjitha këto duhet t’i kemi parasysh.Në mënyrë që duke investuar me këtë edukatë tek fëmijët tanë, pastaj ky investim të na kthehet me edukatë të fëmijëve ndaj nesh. Ngaqë kjo shkon me të shkëmbyer. Ti ia jep atij edukatën i pari, ngaqë ti ke mundësi t’ia japësh, e ai duke u rritur me këtë edukatë, ushqehet me këtë të ushqim tëndin, ia kthen prindit me një edukatë tjetër siç u takon fëmijëve të jenë të edukaur në raport me prindin e tij. Së fundi prej edukatës së prindërve me fëmijët është që t’i përkëdhelin dhe t’i përqafojnë. Jo si dikur, sepse tani Elhamdulilah nuk ka më të tilla raste, por ka qënë turp që prindi ta merrte fëmijën qoftë edhe në prehër. Kjo absolutisht

Përtej Fjalës

29


nuk ka të bëjë me islamin dhe nuk ka të bëjë absolutishtas edhe me mëshirën. Të jetë njeriu aq i kompleksuar sa të mos përqafojë fëmijën, apo të mos i flasë një fjalë të mirë para shokëve, para miqve para të afërmve.? Fëmijët janë e ardhmja, le të rriten në hijen e dashurisë dhe mëshirës, që nesër ta shkëmbejnë mes njëri-tjetrit këtë dashuri dhe mëshirë. Fëmijët që rriten me dhunë, me arogancë, me të bërtitura, çfarë do të japin nesër ata për shoqërinë. Arrogancën, injorimin, nënçmimin përbuzjen. Ngaqë ata këtë mall kanë marrë në tregun e shoqërisë. Një njeri erdhi tek Muhamedi “salallhu alejhi ue selam” dhe e gjeti Muhamedin duke lozur me nipërit e tij. Pra i Dërguari “salallahu alejhi ue selam”, burrë shteti, njeriu më i dashur i Allahut azauexhel. Njeriu që kishte shumë ngarkesa, impenjime e qindra obligime, kishte kohë të luante me nipat e tij. Ky njeri kur e pa Muhamedin :salallhu alejhi ue selam” duke luajtur ashtu, i tha:“ Ti i dërguari i Zotit luan kështu, ku është burrëria?- Unë kam 10 fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur. Burrëri përballë fëmijëve?! Trimëri dhe guxim, përballë më të dobtëve? Kur ka qënë kjo trimëri e guxim, këto janë për diku tjetër, por jo përballë gruas dhe fëmijëve. Ato nuk e kanë vendin këtu. Muskujt, trimëria fuqia kanë fushën e tyre. Fëmija do dashuri dhe mëshirë. Ashtu siç ndonjëherë vendosmëria ndaj tyre kërkohet me

30

Përtej Fjalës

ngulm. Por vendosmëria dhe arroganaca nuk janë të njejta. Vendosmëria dhe dhuna nuk janë të njejta. Por vetëm vendosmëri, kur themi kështu duhet të jetë, për hir të edukatës, për të mirën e tij. Por jo dhuna, jo shtypja as nënçmimi e as përbuzja. E si iu përgjigj Muhamedi “salallhu alejhi ue selam” njeriut që tha kurrë nuk i kam puthur 10 fëmijët e mi?- Muhamedi “salallhu alejhi ue selam” tha:”Kur Allahu e ka nxjerrë mëshirën nga zemra jote si mund të ta fus unë atë në kraharor”. Pra kjo nënkupton se si mund ta vendosim mëshirën në zemrën tënde kur Allahu e ka nxjerrë atë, nuk është faji im që ti nuk ke pikë mëshire për t’ua dhënë të tjerëve. Muhamedi “salallhu alejhi ue selam” falte namaz, e nipat e tij Hasni dhe Husein, bijtë e Fatimes v a -


jzës së profetit hipnin mbi kurrizin e tij tek ai falej. Kur Muhamedi “salallhu alejhi ue selam ishte në sexhde, ata hipnin mbi qafën e tij. E nuk ngrihej nga sexhdja, ashtu qëndronte, që të mos ua prishte lojën. Muhamedi “salallahu alejhi ue selam e mbante një vajzë njëvjeçare në prehër, dhe ajo e urinoi. Njeriun më të pastër, më i dashur tek Zoti, e urioni një vajzë e vogël. Çfarë tha ai?- Ma largoni këtë fëmijë? -Jo përkundrazi e përqafoi dhe tha se nuk ka asgjë.! Ajo vajzë një vjeçare nuk kupton.Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” veproi si duhet pasi u largua vajza u mësoi muslimanëve sesi duhen pastruar rrobat kur urinojnë fëmijët. Enes ibën Malik tregon për Muhamedi “salallahu alejhi ue selam”, nuk ishte fëmija i tij, por një shërbëtor një ndihmës në shtëpinë e tij. Nëna e tij Sumeja e dërgoi në shtëpinë e Muhamedit salallahu alejhi ue selam, dhe i tha: shko atje dhe ndihmoje, qëndroji pranë. Enes ibën Malik thotë: “Kam qëndruar duke i shërbyer Muhamedit salallahu alejhi ue selam 10 vite, e për Zotin tim, kurrë nuk më ka nënçmuar. Ai kujton vetëm një rast kur kishte bërë një gabim në shtëpi dhe Muhamedi “salallahu alejhi ue selam” i kishte thënë: për Zotin

tim, po të mos ishte frika ndaj Allahut, do të kisha goditur me këtë misvak. As këtë nuk e bënte Muhamedi “salallahu alejhi ue selam”. Çfarë durimi! Ne këtë durim nuk e kemi as me fëmijët tanë. Allahu na faltë! Por, na duhet vendosmëria me fëmijët, duhet dashuria dhe mëshira, duhet përqafimi, ngaqë kështu na ka mësuar Muhamedi “salallhu alejhi ue selam”. Këto ishin vetëm disa nga pikat e edukatës që prindi duhet të ketë ndaj fëmijës. Lusim Allahun që të na përmirsojë në këtë drejtim. Të na bëjë prindër të sukseshëm, të na bëjë prindër, të cilët i ofrojnë fëmijëve të tyre, një ambjent të sigurtë, të mirë në shtëpitë e tyre. Një edukatë të mirëfilltë, që nesër të krenohemi e të mburremi me ta. Lusim Allahun të na japë fëmijë të mirë e të edukaur ndaj nesh, por kjo arrihet atëherë kur ne jemi të edukuar me ta. Allahu na mundësoftë që të jemi gjithnjë e më mirë.!

Nga: Ligjëratat e hoxhë Enis Rama

Përtej Fjalës

31


Martesat e lejuara dhe të ndaluara.

32

Përtej Fjalës


(Studim krahasues)

Ç

ështja e martesave të lejuara apo të ndaluara shpesh herë bëhet objekt bisede te njerëzit dhe ata nga padituria nxjerrin nga gojët e tyre gjykime në kundërshtim me gjykimet e Allahut të madhëruar. Nuk ka aspak dyshim se gjykimet e tyre në kundërshtim me ligjet e Allahut, vijnë nga zakonet dhe traditat e vendit ku jetojmë, mirëpo ajo që ata asnjëherë nuk kujtohen në bisedat e tyre në lidhje me këto kundërshtime është se njerëzit gjithmonë janë martuar që nga babai i tyre i parë Ademi e deri më sot. Atëherë le ta pyesin veten: si janë martuar njerëzit? Çfarë ligjesh kanë pas? Ç’thonë librat e Allahut për këtë gjë? Nga kanë ardhur zakonet e tyre në përputhje apo në kundërshtim me ligjet e Allahut? Këto pyetje, atyre jo vetëm që nuk u vijnë ndërmend por edhe nëse u vijnë ndërmend nuk u japin dot përgjigje atëherë bëhet e detyrueshme për ne t’jua shtrojmë pyetjet dhe t’jua përgatisim edhe përgjigjet në mënyrë që të sqarohen ligjet e Allahut. Për ta realizuar këtë gjë bëhet e detyrueshme gjithashtu ta shtrojmë çështjen nga ana historike për të parë se çfarë ka ndodhur gjatë historisë së njerëzimit në lidhje me martesat siç bëhet e detyrueshme njëkohësisht të bëjmë edhe krahasime kur është e nevojshme mes ligjit të Allahut madhëruar dhe zakoneve që kanë ndjekur njerëzit në kundërshtim me ligjin e tij. Para krijimit. Allahu i Madhëruar kur vendosi të krijojë njeriun u tha melaikeve: “Përkujto! Kur Zoti yt u tha melaikeve: Unë do të krijojë në tokë një krijesë që trashëgohet. Ata i thanë: A do të krijosh në të atë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak? Ne të madhërojmë me lavdinë Tënde dhe të lartësojmë ashtu siç të takon Ty. Ai u tha:

Unë di atë që ju nuk e dini” Sure El-Bakara: 30. Fjala e Allahut [një krijesë që trashëgohet] dmth: krijesë që vetzëvendësohet shekull pas shekulli dhe brez pas brezi siç thotë Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë-. Pra, prej cilësive të kësaj krijese do të jetë se kjo krijesë do të vetshtohet dhe Allahu i Madhëruar për ta realizuar këtë gjë, e krijoi atë në çift që të martohen dhe prej tyre të dalin trashgimtarët siç e ka bërë me të gjitha krijesat e Tij -veç melaikeve- dhe thotë: “Ne prej çdo lloji kemi krijuar çifte që ju të meditoni” Sure Edh-Dharijat: 49. Krijimi. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i cili ju krijoi prej një njeriu, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij dhe prej tyre krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut me emrin e të cilit përbetoheni dhe ruani lidhjet farefisnore! Vërtetë, Allahu është mbikëqyrës me ju” Sure En-Nisa: 1. Në këtë ajet Allahu i Madhëruar tregon se fillimisht ka krijuar vetëm një njeri dhe ky është Ademi -alejhi selam- të cilin siç jemi njoftuar në ajete të tjera e ka krijuar nga balta: “Kujto kur Zoti yt u tha melaikeve: Unë do të krijojë një njeri nga balta * Kur ta bëj atë dhe t’i fryj shpirtin, atëherë t’i bini atij në sexhde” Sure Sad: 71-72. Ndërsa bashkëshortja e tij, referuar ajetit kuranor, gjithashtu nuk është krijuar në të njëjtën mënyrë, por është nxjerrë prej Ademit -alejhi selam- sepse aty thuhet [e nga ai krijoi bashkëshorten e tij]. Detajet e krijimit të saj nuk janë përmendur në Kuran por janë përmendur nga profeti Muhamed -alejhi selam- kur ka thënë: “Silluni mirë me gratë sepse gruaja është krijuar

Përtej Fjalës

33


nga një brinjë. Më e shtrembëta pjesë e brinjës është pjesa e sipërme e saj. Nëse përpiqesh për ta drejtuar thyhet dhe nëse e le siç është do vazhdojë të jetë e shtrembër. Kështu është gruaja, nuk ka për tu drejtuar me ty në të njëjtën rrugë. Nëse do ta drejtosh do ta thyesh dhe thyerja e saj është ndarja (shkurorëzimi) dhe nëse vendos ta mbash, do të jesh i lumtur me të duke e pas atë shtrembëri. Prandaj silluni mirë me gratë!” Transmeton imam Ahmedi, Buhariu, Muslimi etj Ky hadith i cili, edhe pse është treguar për të nxitur për sjelljen e mirë me gratë (dhe se mashkulli nuk mund të kalojë jetë të mirë bashkëshortore, veçse nëse e toleron atë) përmban në vetvete një fakt të rëndësishëm i cili sqaron detajet e krijimit të saj dhe se ajo është krijuar nga një brinjë e Ademit -alejhi selam-. Disa detaje të tjera i kanë përmendur shokët e Profetit -alejhi selam- si Ibn Abasi, Ibn Mesudi etj -radiallahu anhum- të cilët njoftojnë se: “Iblisi doli nga Xheneti kur u mallkua dhe në të banoi Ademi. Ademi ecte nëpër xhenet i vetmuar pa bashkëshorte që të prehej te ajo. Ai njëherë fjeti, pastaj kur u zgjua gjeti pranë tij një grua të ulur të cilën e krijoi Allahu nga një brinjë e tij. Ai e pyeti atë: kush je? Ajo i tha: jam një grua. Përse je krijuar? Ajo i tha: Që ti të gjesh prehje tek unë. Melaiket për të parë se deri ku kishte mbërritur dija e tij i thanë: Si quhet, o Adem? Ai tha: Hava! Ata i thanë: pse është quajtur kështu? Ai u tha: sepse është krijuar nga diçka e gjallë. Pastaj Allahu i tha: O Adem, bano ti dhe gruaja jote në xhenet dhe hani prej tij të lumtur ku të dëshironi!” e transmeton imam Taberiu. Ajeti gjithashtu kur thotë [dhe prej tyre krijoi shumë

34

Përtej Fjalës

meshkuj e femra] tregon se njerëzimi është shtuar më pas prej bijve të Ademit dhe Havasë -alejhima selam- të cilët për njëri-tjetrin ishin vëllezër dhe motra. Kjo sepse në atë kohë nuk kishte njerëz të tjerë në tokë dhe Allahu i Madhëruar i cili kishte vendosur të krijonte një krijesë e cila do të vetshtohej dmth: jo me krijim si krijimi i parë, ia lejoi atyre martesën mes tyre. Lejimi i martesës mes bijve dhe bijave të Ademit -alejhi selam-. Në lidhje me këtë çështje nuk kemi shumë detaje edhe pse jemi të sigurt që ka ndodhur pasi Allahu i Madhëruar në Kuran i drejtohet të gjithë njerëzve të tokës me thirrjen “O bijtë e Ademit!” si në ajetin: “O bijtë të Ademit! Mos t’ju mashtrojë Shejtani siç mashtroi për të nxjerrë dy prindërit tuaj nga xheneti” Sure ElAraf: 27. Disa detaje të kësaj çështjeje janë përmendur nga sahabët si Ibn Abbasi, Ibn Mesudi etj -radiallahu anhum-. Ibn Mesudi dhe Ibn Abbasi e të tjerë -radiallahu anhum- tregojnë: “Ademit, sa herë që i lindte një djalë, i lindte me të dhe një vajzë (binjakë). Ai martonte të lindurit e kësaj shtatzënie me ata të një shtatzënie tjetër.” E transmeton Taberiu. Ibn Abbasi -radiallahu anhu- në një transmetim tjetër tregon: “Allahu i ndaloi (Ademit) që femra të martohej me vëllain e saj binjak dhe e porositi ta martonte me një tjetër prej vëllezërve të saj sepse atij i lindnin për çdo shtatëzani, një mashkull dhe një femër” E transmeton


Ibn Ebij Hatim dhe Ibn Kethiri thotë: zinxhiri Sheikh Muhamed bin Abdul-Uehhabi -Allahu i transmetimit të tij është i mirë. e mëshiroftë- në disa libra të tij thotë: “Është transmetuar se Ademi martonte birin e një Këto transmetime -siç shihet- nuk janë nga barku me bijën e barkut tjetër dhe nuk është Profeti -alejhi selam- dhe në raste të tilla thuhet transmetuar se ai ka martuar ndonjërin prej se ato: ose janë fjalë profetike por që trans- tyre me hallën e tij apo tezen e tij sepse tezmetuesit nuk i kanë shprehur si të tilla, ose janë ja është si nëna dhe halla është si xhaxhai dhe fjalë të dëgjuara nga ehli kitabi por që për ras- xhaxhai është baba siç është cilësuar në fjalën e tin në fjalë nuk bën problem sepse ajo gjë dihet Allahut [A ishit dëshmitarë kur iu afrua Jakubit se ka ndodhur përderisa Allahu i quan të gjithë vdekja dhe u tha bijve të tij: kë do të adhuroni njerëzit bij të Ademit -alejhi selam-. Mirëpo pas meje? Ai u tha: do të adhurojmë të adhuruajo që nuk dihet me saktësi është detaji i për- arin tënd dhe të adhuruarin e baballarëve të tu; mendur në këto transmetime se Ademit nuk i Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut. lindnin veçse binjakë mashkull femër. Kjo gjë Një i adhuruar i vetëm dhe ne atij i dorëzohenëse qëndron atëherë ajo përben një shenjë se mi] suretu El-Bakara: 133. Kështu martesa me Allahu do ti ndalonte më vonë këto martesa hallën dhe tezen është më e shëmtuar te Allahu përderisa Ademi -alejhi selam- u porosit për se martesa me motrën” shih librin: “Çështjet të ndryshuar mes barqeve në martesë siç edhe që përmblodhi Muhamed bin Abdul-Uehabi ndodhi realisht kur në tokë pati njerëz të tjerë nga fjalët e Ibn Tejmijes”. veç tyre. Fjala e Allahut [Të adhuruarin e baballarëve të Një gjë tjetër që del në pah gjithashtu nga këto tu; Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut] tregon se transmetime është se Ademi, përderisa u urd- xhaxhai është baba sepse Ismaili -alejhi selamhërua të martonte mes bijve dhe bijave të tij edhe pse për Jakupin -alejhi selam- ishte xhaxnënkupton se ai vet, nuk lejohej të martohej me ha është përmendur në grupin e baballarëve të to edhe pse mendohet se ka jetuar shumë gjatë, tij. prandaj dhe dijetarët e islamit thonë se martesa Pse Allahu i madhëruar e lejoi martesën mes me bijat asnjëherë nuk ka qenë e lejuar në tokë, bijve dhe bijave të Ademit -alejhi selam-? siç nënkupton gjithashtu edhe ndalimin e mar- Duhet ditur se Allahu Zoti i botëve kur flet tesës së bijve me nënën e tyre. për veten e tij thotë: “Nuk pyetet (Allahu) për çfarë bën por ata (robtë) do të pyeten për çfarë Ndalimi i martesës me bijat dhe nënat ka përf- punojnë” suretu El-Enbija: 23. Kjo sepse çdo shirë për brezat pas tyre edhe mbesat (qoftë gjë tjetër veç Tij është pronë e Tij dhe Ai është nga bijtë, qoftë nga bijat) edhe gjyshet (qoftë sundimtari i saj dhe kështu që nuk i takon nga babai, qoftë nga nëna) sepse ato të askujt ta pyes Atë me pyetje kundërshtuese. gjitha janë bija dhe nëna. Rregul- Pyetje kundërshtuese nuk i shkojnë përshtat li mund të ketë përfshirë njëkohë- madhështisë së Tij por ajo që i shkon përshtat sisht edhe ndalimin martesave me madhështisë së Tij është të pyetet me pyetje hallat dhe tezet siç mund të ketë sqaruese, për të zbuluar urtësinë e Tij në lidhje përfshirë edhe mbesat nga vëllai me urdhrat dhe porositë e Tij sepse krijesat e edhe motrat (dmth: bijat e vël- dinë mirë se Ai është i urti, i dijshmi i drejti etj lait dhe bijat e motrave) sepse dhe çdo urdhër apo porosi e Tij nuk del jashtë hallat dhe xhaxhallarët janë rrethit të urtësisë, dijes, drejtësisë etj. si babai kurse tezet dhe dajat janë si nëna. S’ka dyshim se Allahu fuqiplotë kishte mundësi

Përtej Fjalës

35


të krijonte më shumë se një çift që ti largonte martesat nga farefisnia mirëpo nuk e bëri atë gjë dhe zgjodhi ti martonte në farefisni dhe kjo patjetër ka një domethënie sepse Allahu i madhëruar nuk kryen punë pa urtësi siç e thamë më lart. Ndoshta -dhe Allahu e di më së miri- shkaku i zgjedhjes së Allahut të madhëruar këtë mënyrë për shtimin e njerëzimit në kohën e Ademit -alejhi selam- është se Ai ka dashur ti tregojë njerëzve se: të gjithë jeni bijtë e një njeriu dhe askush për nga ana materiale nuk ka dallim nga tjetri, prandaj jeni vëllezër sepse rridhni nga një baba! Mos e urreni njeri-tjetrin, mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit, jini të dashur të mëshirshëm dhe të drejtë me njëri-tjetrin dhe mos u ndani në fe sepse Ademi -alejhi selambabai i juaj nuk kishte fe të ndryshme por një fe! Gjithashtu nga kjo ngjarje nxirret edhe një mësim shumë i rëndësishëm se ligjvënësi është Allahu dhe kështu nuk i takon njeriut të nxjerrë rregulla nga vetja e tij pa lejen e Zotit të Tij. Allahu i madhëruar në Kuran thotë: “A nuk është Ai krijuesi dhe atij i takojnë ligjet?! I lartësuar qoftë Allahu Zoti i botëve!” Suretu El-Araf: 54. Domethënia e ajetit është se ai i cili ka në dorë krijimin, ka në dorë edhe ligjet e krijesave të tij dhe ky është Allahu i madhëruar. Nuk duhet të harrojmë dhe një çështje tjetër gjithashtu shumë të rëndësishme dhe e cila është se farefisnia dhe çdo gjë tjetër që gëzon vlerë në këtë botë si: drejtësia, mëshira, besnikëria, turpi etj e kanë marrë vlerën prej Allahut të madhëruar dhe se ai është ai i cili i ka ngulitur ato në natyrën njerëzore dhe kështu njerëzit nuk ia kanë njohur asaj vlerën veçse prej Tij dhe për pasojë nuk mund të jenë më të drejtë se Ai. Ja çfarë thotë profeti -alejhi selamnë lidhje me farefisninë! Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se Pro-

36

Përtej Fjalës

feti -alejhi selam- ka thënë: “Kur Allahu i madhëruar krijoi krijesat dhe mbaroi krijimin e tyre, u ngrit farefisnia dhe u kap pas mesit të tij (Allahut). Allahu i tha: Përmbahu! Ajo i tha: Unë jam ngritur për të më mbrojtur nga prerja e lidhjeve farefisnore. Allahu i tha: a je e kënaqur që të mbaj lidhjet me atë që i mban ato me ty dhe ti shkëpus lidhjet me atë që i shkëput ato me ty! Ajo tha: Sigurisht, o Zot! Allahu i tha: ashtu qoftë!” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Kjo ngjarje është shumë e hershme që në kohën e krijimit dhe që nga ky moment Allahu i dha vlerë farefisnisë dhe për hir të saj njerëzit e vlerësojnë atë. Ndalimi i martesave mes vëllezërve dhe motrave. Nuk dihet saktësisht se sa kohë ka zgjatur lejimi martesave mes vëllezërve dhe motrave por ato duhet të kenë vazhduar për njëfarë kohe derisa në tokë u bë e mundshme martesa mes kushërinjve. Abdul-Melik bin Xhurejxh (një historian islam i vdekur në vitin 150 sipas hixhretit -Allahu e mëshiroftë-) thotë: “Kanë vazhduar bijtë e Ademit me këtë adet derisa kaluan katër breza. Ata pastaj u martuan me bijat e xhaxhallarëve dhe u hoq martesa me motrat” e transmeton Taberiu. Ehlu kitabi thonë se këto martesa mes vëllezërve dhe motrave nuk janë ndaluar veçse në ligjet e ardhura nëpërmjet Musait -alejhi selam- dhe për ta faktuar këtë gjë përmendin rastin e Ibrahimit -alejhi selam- i cili sipas tyre ka qenë i martuar me Sarën motrën e tij nga babai (sipas tyre). Në Teuratin e pretenduar nga hebrenjtë dhe të krishterët, kur përmendet udhëtimi i Ibrahimit për në Gerar (vend në Palestinë) së bashku me Sarën, njerëzit e atij vendi u mahnitën nga bukuria e saj dhe njoftuan për të mbretin e tyre,


i cili ishte një tiran i asaj kohe. Mbreti dërgoi njerëz për të pyetur Ibrahimin për Sarën dhe ai nga frika se mos e vrisnin për t’ia marrë atë, u tha: “Është motra ime”. Ai pastaj e porositi edhe Sarën t’ju thoshte “Është vëllai im” dhe kështu ata e morën Sarën dhe e çuan te mbreti për tu bërë gruaja e tij. Në Teurat thuhet se Allahu i doli në ëndërr mbretit dhe frikësoi atë për gabimin që po bënte sepse Sara ishte gruaja e Ibrahimit. Mbreti pas kësaj ëndrre zmbrapset dhe e qorton Ibrahimin se pse e gënjeu? Atëherë Ibrahimi i përgjigjet: “Përveç kësaj ajo është në të vërtetë motra ime, bijë e babait tim, por jo bijë e nënës sime; dhe pastaj u bë gruaja ime” Shih kapitullin Zanafilla: 20/12.

përhap fjala se Ibrahimi është futur (në vendin e tyre) me një grua e cila është më e bukura grua. Mbreti dërgoi dikë ti thoshte atij: O Ibrahim, kush është kjo që është me ty? Ai i tha: ajo është motra ime. Ibrahimi shkon pastaj dhe i thotë asaj (Sarës): Mos ma përgënjeshtro fjalën sepse unë u kam thënë se ti je motra ime dhe pasha Allahun nuk ka mbi tokë besimtarë (monoteist) veç meje dhe teje. Mbreti dërgoi njerëz ta merrnin Sarën dhe kur ia sollën, tentoi ta prekë atë. Ajo u ngrit, mori abdes dhe duke u lutur tha: O Allah, nëse kam besuar në ty dhe në profetin tënd dhe e kam ruajtur nderin për tim shoq, mos më le të më nënshtrojë ky mohues! Atëherë atij iu bllokua fryma derisa filloi të vraponte. Atëherë ajo i tha: O Allah, nëse ai vdes do të thonë se ajo e ka vrarë! Dhe ai u lirua. Ai tentoi ta prekte përsëri dhe ajo përsëri mori abdes dhe u ngrit duke u lutur: O Allah, nëse kam besuar në ty dhe në profetin tënd dhe e kam ruajtur nderin për tim shoq, mos më le të më nënshtrojë ky mohues! Dhe kështu atij iu bllokua përsëri fryma derisa filloi të vraponte. Atëherë ajo tha: O Allah, nëse ai vdes do të thonë se ajo e ka vrarë! Dhe ai u lirua për së dyti. Ai tentoi përsëri dhe pas të tretës tha: Pasha Allahun nuk më keni sjellë veçse një shejtane. Kthejeni te Ibrahimi dhe jepjani Haxheren për shërbëtore! Ajo kur u kthye, i tha Ibrahimit: Dije se Allahu e ktheu mbrapsht mohuesin dhe pastaj më dha një shërbëtore” E transmeton Buhariu. Ndryshimet mes dy tregimeve:

Kjo ngjarje për fatin e mirë është përmendur edhe nga profeti Muhamed -alejhi selam- dhe mes dy tregimeve ka disa ndryshime. Ja ngjarja e përmendur sipas fjalëve të profetit Muhamed -alejhi selam-! Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Ibrahimi -alejhi selam- emigroi bashkë me Sarën dhe hyri 1- Në hadith nuk është përmendur emri i vennë një vend të banuar ku ishte një mbret prej dit ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa në vargun e mbretërve apo një tiran prej tiranëve. Atje u Teuratit thuhet se ajo ka ndodhur në Gerar i cili

Përtej Fjalës

37


është n j ë vend i Shamit në kufi me Egjiptin. Është për tu çuditur se sipas Teuratit, e njëjta histori në të njëjtat rrethana ka ndodhur edhe një herë tjetër me Ibrahimin por kësaj radhe në Egjipt jo në Gerar dhe ja ngjarja e Egjiptit sipas Teuratit! Në Teurat thuhet: “Në fakt kur Abrami arriti në Egjipt, Egjiptasit panë që gruaja ishte shumë e bukur. E panë edhe oficerët e Faraonit dhe e lavdëruan para Faraonit; dhe gruan e çuan në shtëpinë e Faraonit. Dhe ai e trajtoi mirë Abramin për shkak të saj. Kështu Abramit i dhanë: dele, buaj, gomarë, shërbyes, shërbyese, gomarica dhe deve. Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit. Atëherë Faraoni thirri Abramin dhe i tha: “Ç’më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote? Pse më the: “Është motra ime”? Kësisoj unë e mora sikur të ishte gruaja ime. Ja, pra, ku është gruaja jote; merre me vete dhe nisu!” shih kapitullin Zanafilla: 12/14-19.

38

Përtej Fjalës

Në këtë rast bie në sy se Ibrahimi -alejhi selam- nuk është shprehur se çfarë motre ishte për të Sara. 2- Në hadith thuhet qartë se Sara ishte motër besimi për Ibrahimin sepse ai tha asaj: [Mos ma përgënjeshtro fjalën sepse unë u kam thënë se ti je motra ime dhe pasha Allahun nuk ka mbi tokë besimtarë (monoteist) veç meje dhe teje]. Kjo sepse besimtarët janë vëllezër. Allahu i madhëruar thotë: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër” suretu El-Huxhurat: 10. Kështu kjo që thuhet në hadith më shumë i shkon përshtat asaj ngjarjes së ndodhur në Egjipt sesa ngjarjes së Gerarit sepse te ngjarja e Egjiptit siç thamë më lart nuk thuhet se Sara ishte motër gjaku e Ibrahimit. 3- Në hadith përmendet me detaje se çfarë ndodhi mes Sarës dhe mbretit dhe se si Allahu e ruajti Sarën prej tij duke e nderuar atë me mrekulli kurse në Teurat përmendet se Allahu e ruajti atë nëpërmjet një ëndrre frikësuese. Duke medituar në këto ndryshime mes dy versioneve; atij të Teuratit dhe atij të Hadithit profetik, mund të themi se ka shumë mundësi që ngjarja e Ibrahimit me Sarën të mos ketë ndodhur dy herë por një herë dhe ajo është ngjarja e Egjiptit por shkruesit e Teuratit e kanë ngatërruar dhe kjo përkrahet nga dy fakte të tjera: Fakti i parë: Ibrahimi nuk ka gënjyer veçse tre herë.


Ebu Hurejra -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kurrë nuk ka gënjyer Ibrahimi -alejhi selam- veçse tre herë. Dy herë për hir të Zotit: Fjala e tij [Unë jam sëmur] dhe fjala e tij [ Jo, por e ka bërë atë ky i madhi i tyre]. (Dhe e treta) fjala e tij në lidhje me Sarën sepse ai kur arriti te një vend i një tirani......” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Kështu, nëse dy gënjeshtrat e para nuk kanë lidhje me me Sarën atëherë ajo e Sarës nuk mbetet të ketë ndodhur veçse një herë. Fakti i dytë: Haxherja, robëresha e dhuruar nga mbreti ishte egjiptiane. Në hadithin e lartpërmendur thuhet se mbreti pas asaj ngjarjeje, i dhuroi Sarës një robëreshë me emrin Haxhere dhe ajo, në një hadith tjetër cilësohet si egjiptiane. Profeti -alejhi selam- thotë: “Ju do ta çlironi Egjiptin vendi ku përdoret Kijrati (pjesë ndarëse e dinarit apo dërhemit) dhe kur ta çlironi atë, silluni mirë me banorët e tij sepse aty keni besë dhe farefis apo besë dhe lidhje martesore” e transmeton Muslimi. Me fjalën [Besë] është për qëllim çlirimi i këtij vendi me marrëveshje.

Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- në disa libra të tij për t’ju kundërvënë ehli kitabit të cilët justifikojnë disa raste martesash mes të afërmeve të përmendura në librat e tyre me pretekstin se ato nuk janë ndaluar veçse në Teurat, thotë: “Teurati i përgënjeshtron ata sepse Ibrahimi, i dashuri i Allahut, kur u frikësua në kohën e tij se mos e vrasin egjiptianët nga lakmia për gruan e tij Sarën, e fshehu martesën e tij duke u thënë: [ajo është motra ime] sepse ai e dinte se nëse do ta thoshte atë fjalë, ata nuk do të mendonin keq për të” shih librin “Igathet El-Lehfan”. Kjo që thotë Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- është shumë e saktë, madje nga ana tjetër tregon se ndalimi i atyre martesave duhet të ketë qenë shumë kohë para shfaqjes së idhujtarisë sepse mbreti tiran ishte idhujtar dhe Ibrahimi kur arriti të shpëtojë me atë justifikim do të thotë se te njerëzit e asaj kohe ishte ngulitur në mendjet dhe zakonet e tyre se vëllai nuk martohet me motrën. Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- na jep edhe një detaj tjetër ne lidhje me Ibrahimin dhe Sarën -alejhima selam-. Ai thotë: “Më e njohur në mesin e dijetarëve është se ajo për Ibrahimin ka qenë bija e xhaxhait të tij Haranit” shih librin “Kasas El-Enbija”.

Kështu martesat me motrat duhet të kenë qenë ndaluar më herët se koha e zbritjes së Teuratit dhe ajo që thotë Abdul-Melik bin Xhurejxhi -Allahu e mëshiroftë- është më e pranueshme se ajo që thonë ehlu kitabi sepse martesat me motrat janë lejuar për shkak se në tokë nuk kishte femra të tjera dhe kalimi i katër brezave është e mjaftueshme që njerëzit të kenë mundësinë e Atëherë bazuar në këto fakte mund të themi martesave me femra më të largëta nga gjaku se se ngjarja e vërtetë e Ibrahimit me Sarën –ale- motrat e tyre dhe Allahu e di më së miri! jhima selam- dhe mbretit tiran është ajo e Egjiptit dhe as në të dhe as në hadith nuk thuhet Vazhdon në numrin e muajit Maj 2018 se Sara ishte motra e Ibrahimit nga gjaku por motër nga besimi. Dr. Abdullah NABOLLI Me fjalën [Farefis] është për qëllim Haxherja nëna e Ismailit, babait të arabëve e cila ishte nga Egjipti. Me fjalën [Lidhje martesore] është për qëllim Maria nëna e Ibrahimit djalit të Profetit -alejhi selam- e cila ishte gjithashtu egjiptiane.

Përtej Fjalës

39


Të përbashkëtat

dhe dallimet

mes zekatit

dhe taksës Taksa përkufizohet si një detyrim financiar që u ngarkohet individëve në dobi të të shtetit, ku individi nuk përfiton në mënyrë të drejtëpërdrejtë prej saj, por që nëpërmjet saj realizohen objektiva publike të caktuara. Në legjislacionin islam nuk ka detyrim tjetër përveç zekatit, por në rast se këtij detyrimi i bashkangjitet edhe detyrimi i taksës, atëherë kjo mund të jetë e mundur vetëm në këto rrethana: 1Kur shtetit nuk i mjaftojnë burimet e paracaktuara nga legjislacioni islam, sepse shpenzimet e shtetit mbulohen nga pronat dhe asetet shtetërore. 2- Kur shteti ka nevoja reale për të ardhura. 3Taksa të bëhet e detyrueshme vetëm pas

40

Përtej Fjalës

konsultimit me njerëzit e fushës dhe që njohin jurisprudencën islame. 4- Shpenzimi taksës t’i nënshtrohet një kontrolli të vazhdueshëm. 5Mbajtja e drejtësisë në shpërndarjen e barrës së taksës dhe në përdorimin e shumës së mbledhur. 6Detyrimi i taksës të bëhet për një kohë të caktuar dhe të jetë i lidhur me nevojën, në mënyrë që taksa të mos kthehet në qëllim në vetvete. 7Shuma e mbledhur nga taksat të zbritet nga të ardhurat e mbledhura nga zekati. 8Taksa e merituar të konsiderohet prej borxheve, të cilat mund të zbriten nga zekati.


Sipas juristëve muslimanë pavarësisht se taksa merret pa u plotësuar kushtet e lartpërmendura kjo përbën një padrejtësi, nuk lejohet që individi t’i shmanget pagesës së saj, sepse në rast se ajo përbën një padrejtësi, do të jetë mëkëmbësi ai që do të japë llogari përpara Allahut a.xh.. Të përbashkëtat dhe ndryshimet mes taksës dhe zekatit: 1Zekati përngjason me taksën për nga fakti se të dyja këto janë të detyrueshme të paguhen dhe se shteti merr përsipër mbledhjen dhe shpenzimin e tyre për interesa sociale dhe ekonomike. 2Zekati duhet të paguhet me forcë nëse nuk paguhet me dëshirë, dhe në të njëjtën

formë veprohet edhe me taksën. Ashtu si zekati edhe taksa ka objektiva sociale, financiare dhe ekonomike. Përsa i përket ndryshimeve mes taksës dhe zekatit, mund të përmendim faktin se dallimet mes tyre jane thelbësore, ku ndër dallimet më të rëndësishme është fakti se: 1Zekati është një detyrim i ngarkuar prej Allahut të Lartësuar duke u konfirmuar edhe nga suneti profetik, i cili ka përcaktuar edhe llojet e pasurive që përfshihen tek zekati, masën dhe përqindjen e detyrimit. Këto norma që lidhen me zekatin nuk mund të ndryshohen nga askush, as të shtohen dhe as të pakësohen.

Përtej Fjalës

41


42

Përtej Fjalës


Ndërkohë që burimi i detyrimit të taksës është njeriu, ku masa e saj dhe forma e shpenzimit të saj bëhet nga vetë njeriu. Sigurisht që ka dallim të madh mes një detyrimi që buron nga Allahu dhe atij që buron nga njeriu. 2Nga ana terminologjike termi “zekat” do të thotë pastrim, rritje, zhvillim dhe begati, domethënia e të cilave e nxisin njeriun, që ta nxjerrë zekatin me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Nga ana tjetër, termi “taksë” do të thotë barrë, peshë dhe ndëshkim. Të gjitha këto domethënie e bëjne njeriun që ta shohë me syrin e ndëshkimit, duke e nxitur që të gjejë rrugët dhe format për t’u shmangur prej saj. 3- Gjithashtu zekati është një adhurim ashtu si namazi, haxhi, agjërimi etj, nëpërmjet të cilit besimtari afrohet me Allahun a.xh. dhe për vlefshmërinë e të cilit ka nevojë për nijetin, që përbën një kusht për pranimin e veprës. Ndërsa taksa është një detyrim qytetar që është e zhveshur nga të gjitha domethëniet, adhurimi dhe afrimi me Allahun a.xh. 4Zekati përfaqëson shtyllën e tretë të Islamit dhe për këtë arsye prijësi i muslimanëve nuk mund t’i ngarkojë muslimanët me një detyrim tjetër vetëm brenda disa normave të caktuara. Kjo do të thotë se për aq kohë sa plotësohen kushtet e dhënies së zekatit besimtari duhet ta nxjerrë atë, edhe nëse nuk ekziston nevoja për të, ndërsa taksa shtohen dhe pakësohen në varësi të shpenzimeve pubilike të shtetit dhe për këtë arsye ajo mund të anullohet, nëse është e panevojshme. 5Përderisa zekati është një adhurim, ai është i detyrueshëm vetëm për muslimanin që plotëson disa kushte të caktuara, ndërsa taksa e detyrueshme nuk bën dallim mes muslimani dhe jomuslimanit. 6Zekati është një detyrim hyjnor, që dallohet për qëndrueshmërinë e tij nga koha në kohë dhe vende të ndryshme, ndërsa bazat dhe parimet mbi të cilën ngrihet taksa ndryshojnë sipas nevojës. 7Zekati ka qëllime dhe objektiva mad-

hore, siç është pastrimi i shpirtit, si burim i koprracisë dhe lakmisë, si dhe largimin e urrejtjes dhe zilisë nga shpirti i të varfërit, ndërkohë që taksa është shumë larg këtyre qëllimeve. 8Zekati është detyrim vetëm për pasurinë e fituar në mënyrë të lejuar, ndërkohë që taksa nuk bën dallim mes pasurëi së fituar në mënyrë të lejuar dhe asaj të fituar në mënyrë të ndaluar, sepse që të dyja janë lënda e taksës. 9Barra e zekatit është një përqindje e pandryshueshme, ndërsa barra e taksës sa vjen dhe rritet për të përballuar nevojat financiare. Përfituesit e zekatit janë përcaktuar në ajetin nr. 60 të sures Teube: “Vërtetë që sadekatë janë për të varfërit, të vobektit…”, ndërsa tek taksat vërejmë se ato shpenzohen për të përballuar shpenzimet publike të shtetit. 10- Në thelb zekati shpenzohet në vendin që është mbledhur dhe nuk transferohet diku tjetër vetëm se përmes një justifikimi fetar, ndërsa taksa mund të mblidhet në zona të ndryshme dhe më pas derdhet në arkën e shtetit. 11- Zekati nuk shfuqizohet nëse i kalon koha e nxjerrjes, por ai mbetet një borxh që rëndon mbi muslimanin derisa të nxirret, ndërsa taksa sa vjen dhe shfuqizohet sa më shumë kohë që të kalojë nga mospagesa e saj. 12- Shpërblimi dhe ndëshkimi për zekatin është i kësaj bote dhe i botës tjetër, ndërsa shpërblimet apo ndëshkimet që vijnë nga taksat janë vetëm të kësaj bote.

Dr. Isam A. Ebu Nasr

Përtej Fjalës

43


TË JESH I DOBISHËM PËR VENDIN TËND

Islami është një fe që ruan ekuilibrat në çdo aspekt të natyrës njerëzore, atë shpirtërore dhe materiale, atë sociale dhe individuale, pa cenuar në asnjë momentasnjërën prej tyre edhe pse në mjaft raste ai vendos përparësi për njërën prej tyre karshi tjetrës në kohë, vende apo kushte të caktuara. Kështu Islami ka vendosur parime dhe përgjegjësi që besimtari të jetë një qenie individuale e pavarur nga të tjerët, por njëkohësisht i ka caktuar atij edhe përgjegjësi, të cilat e bëjnë atë një qenie shoqërore të dobishme për njerëzit. Ky dimension islam nis që me familjen, e cila përbëhet nga prindërit dhe fëmijët. Muslimani për çdo njërin prej tyre ka detyrime dhe përgjegjësi të veçanta. Për fëmijët Islami ka urdhëruar që të duhen dhe trajtohen me dashuri dhe mëshirë, të mbahet drejtësi mes tyre dhe të edukohen në mënyrën më të mirë të mundshme. E kjo për kohën dhe vendin ku jetojmë merr një rëndësi primare. Madje Profeti ynë (alejhisalatu ue selam) veç këshillave të përgjithshme që jepte në këtë drejtim, shpesh e vinte theksin tek problemet sociale të kohës së tij, si për shembull kujdesi i veçantë që duhej

44

Përtej Fjalës

treguar për vajzat. Kjo sepse arabët e asaj kohe, të sapo dalë nga periudha e injorancës para-islame i diskriminonin vajzat me pa të drejtë. Po kështu Islami e obligon njeriun të sillet mirë me prindërit dhe të kujdeset për ta, sidomos kur ata janë të thyer në moshë dhe kanë nevojë më shumë për ndihmë dhe përkrahje, e cila përfshin si anën materiale dhe financiare, por edhe atë emocionale dhe shpirtërore. Ndaj do të ishte vërtet gjynah, nëse prindërit e një muslimani apo njëri prej tyre do të përfundonte në azil për shkak se fëmijët e kanë braktisur atë, një fenomen ky i panjohur më parë për besimtarët. Dashuria dhe respekti ndaj tyre është i pakushtëzuar, madje edhe kur ata nuk janë besimtarë; i vetmi përjashtim qëndron në rastin kur prindi të urdhëron për diçka që ndalohet qartë nga feja, pra për një haram apo gjynah që njihet si i tillë nga Islami. Por ndërkohë bindja ndaj tyre nuk e humbet vlefshmërinë në raste të tjera. Allahu për këtë thotë në Kuran: “Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë


Përtej Fjalës

45


me ata në këtë jetë” (Lukman: 15) Teksti i ajetit tregon qartë se pavarësisht rasteve të veçanta kur kemi të bëjmë me shkelje të ligjeve të Zotit, kjo nuk përbën justifikim që bindja ndaj prindërve –edhe kur prindërit janë njerëz mëkatarë ose jobesimtarë- të mos jetë norma themelore për çdo gjë tjetër që nuk cenon ndalesat e Zotit. Urdhëresat prindërore sipas Islamit marrin përparësi madje edhe ndaj adhurimeve fetare, kur ato nuk janë obligative. Rasti më tipik është shembulli i ndalimit që Profeti i bëri atij njeriu që donte të shkonte në një luftë, që nuk e kishte detyrim, ndërkohë që nuk u kishte marrë leje prindërve, madje i kishte lënë ata të dëshpëruar.Kjo edhe pse vetë Profeti ishte shprehur kushedi sesa herë për vlerën dhe shpërblimin tepër të madh që ka kjo vepër për atë që ka qëllim të sinqertë, çka tregon rëndësinë që ka vendosja e drejtë e përparësive të detyrimeve dhe përgjegjësive fetare. Më pas Islami i shtrin detyrimet shoqërore, respektin dhe mirësinë për farefisin dhe njerëzit e afërm, për fqinjët, miqtë dhe shokët, për mbarë bashkësinë e besimtarëve në veçanti dhe njerëzve

46

Përtej Fjalës

në përgjithësi. Janë të njohura thëniet e Profetit, që i krahason besimtarët si një ndërtesë, ku gurët e saj shtrëngojnë njëra-tjetrën, apo ku ata konsiderohen si një trup i vetëm organik, ku shqetësimi për një pjesë të tij është shqetësim për gjithë trupin. Këto dhe ajete e hadithe të tjera tregojnë dimensionin social të parimeve dhe mësimeve islame, aq sa Omer ibn Hatabi thoshte, se “Nuk ka Islam pa një bashkësi njerëzish.” Një dimension i rëndësishëm i kësaj marrëdhënie shoqërore është edhe dashuria dhe respekti për mbarë besimtarët muslimanë kudo në botë, por kjo edhe nga vetë paraqitja që treguam më sipër kalon nëpërmjet një përparësie, e cila nuk mund të neglizhohet. Detyrimet më të mëdha që ne si besimtarë kemi ndaj shoqërisë në të cilën jetojmë nisin me njerëzit më të afërm e duke vazhduar tek ata më të largëtit, e këta nuk janë vetëm se njerëzit, të cilët na rrethojnë dhe që përmendëm më sipër, dhe që padyshim përbëjnë shoqërinë dhe banorët e këtij vendi. Allahu thotë për këtë në Kuran: “Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njeri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë” (El-Ahzab: 6) Kjo do të thotë se përgjegjësia dhe


detyrimi që ne kemi për njerëzit që na rrethojnë është më e madhe sesa për ata që janë më larg. Rrjedhimisht edhe kontributi për këtë vend dhe këtë tokë ku kemi lindur dhe rritur është më parësor sesa për një vend tjetër. Kjo nuk do të thotë aspak, që ne si besimtarë muslimanë të tregohemi moskokëçarës dhe të mos solidarizohemi me vuajtjet dhe hallet e besimtarëve kudo në botë, me ata që vriten dhe masakrohen me pa të drejtë nga regjime kriminale, siç është rasti me muslimanët e Sirisë. Ne nuk kemi pse të trembemi për të thënë të vërtetën apo të heshtim për hir të një vetëkonformizmi absurd, për të drejtat e atyre me të cilët ndajmë të njëjtin besim kudo në botë, por në anën tjetër nuk mund të harrojmë detyrimet që kemi ndaj këtij vendi, duke treguar një internacionalizëm më shumë emocional, që sjell më shumë dëme sesa dobi dhe ndërkohë lëmë pa bërë detyrat e shtëpisë sonë të përbashkët. Është interesant ndoshta për një pjesë të mësojnë se Islami e shtrin marrëdhënien e besimtarit edhe me mjedisin jo-njerëzor që e rrethon. Kështu ne jemi të urdhëruar të jemi të mëshirshëm edhe me kafshët, si dhe të mos dëmtojmë ekosistemin e

vendit ku jetojmë. Thëniet Profetit për mëshirën që duhet treguar ndaj kafshëve dhe mos-dëmtimin e pemëve dhe të mbjellave janë të njohura mirë për një pjesë të besimtarëve. E padyshim të gjitha këto mund të përmblidhen me dimensionin qiellor që vetë Profeti (alejhi salatu ue selam) ia jep me fjalët e tij, kur ai thoshte: “Mëshironi çka në tokë t’iu mëshirojë Ai që është në qiell.” Kështu pra si mund të jetë i mëshirshëm muslimani me krijesat e kësaj toke, nëse ai nuk është i dobishëm për vendin dhe shoqërinë e tij?!… Vetëm duke qenë i tillë ai e plotëson misionin dhe detyrimin që ka në këtë botë për të qenë adhurues i Zotit, vetëm kështu ai ndjek shembullin e Profetëve të Zotit, siç na e përshkruan Ai Isain (alejhi selam) kur thotë: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin, më ka bërë Profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zekat sa të jem gjallë, dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime, dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.” (Merjem: 30-32)

Burimi: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipëerisë

Përtej Fjalës

47


GJ

Falënderimi i qoftë Allahut, bekimi dhe paqja qofshin mbi Muhamedin, a.s., të cilin Allahu xh.sh. e ka zgjedhur për Pejgamberin e Tij të fundit, përmes të cilit e ka zbritur shpalljen e Tij të fundit Kur’anin, si udhëzim dhe programin më të mirë për edukimin e shpirtit dhe të zemrës, ndërtimin e personalitetit të njeriut, siç është cekur në ajetin: “All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në

48

Përtej Fjalës

rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë…” (El-Ma ida, 16) Çdo pejgamber i Allahut e kishte mu’xhizen e caktuar (mrekulli mbinatyrore) si provë e profetësisë së tij. Musa a.s. kishte shkopin, i cili shndërrohej në gjarpër. Në kohën e tij veçanërisht ishte përhapur magjia, dhe ai me mrekullinë e tij i zbuloi dhe i shkatër-


JENERATAT E PARA DHE KUR’ANI KERIM roi gënjeshtrat dhe mashtrimet sihirbazeve – magjistareve. Në kohën e Isait a.s., mjekësia ka qenë në rritje, dhe Allahu i dha mundësinë qe në mënyrë të mbinatyrshme te shëron lebrosët, verbërinë dhe shumë sëmundje tjera. KUR’ANI ËSHTË MREKULLIA MË E MADHE E MUHAMEDIT S.A.V.S. Sa i përket Muhamedit, s.a.v.s., koha e tij ishte e shënuar me oratori dhe poezi, ash-

tu qe poetët më të njohur dhe më të talentuar ishin shumë te çmuar dhe te vlerësuar. Por, kur Muhamedi s.a.v.s., erdhi me Kur’anin dhe nisi t’u mësojë atyre dhe t’ua lexoj, para madhështisë dhe natyrshmërisë së tij, u shtangën poetët më të mëdhenj dhe dashamirët e fjalëve të bukura, kështu që njëri nga udhëheqësit e kurejshëve, Velid ibn Mugire, u betua në Latin dhe Uzanë, se Kur’ani ka një bukuri dhe ëmbëlsi të

Përtej Fjalës

49


mahnitshme që tejkalon çdo fjalim, kurse atë asgjë nuk mund të tejkalojë. Kur’ani i është drejtuar dhe dërguar njeriut si të tillë edhe në Kur’an, në bazë të marrëdhënieve të tilla burimore njerëzore, njeriu për njeriun është vëlla. Pra, nuk është çudi që Kur’ani edhe kundërshtaret e Pejgamberit s.a.v.s. i thërret si vëllezërit e tyre, si në ajetin: “Edhe populli i Nuhut mohuan të dërguarit. Kur vëllai i tyre Nuhu u tha: “Si mund të mos jeni të drejtë?” (Shuara, 105) Rregulli Kur’anor thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. “(El-Huxhurat 13) Kur iu drejtohet idhujtarëve te Mekës, Kur’ani iu drejtohet me fjalët “o popull” e jo ” e jo mushrik”, gjë e cila është një konfirmim i Kur’anit për respektin e personalitetit njerëzor. Kur’ ani nuk e lë pas dore dynjanë e as ahiretin, por secilës prej tyre i jep vëmendje aq sa meriton. Në këtë kuptim, Kur’ani thotë: “O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit të zjarrit” (El-Bekare, 201) Ibn Asakiri transmeton hadithin e Enesit, r.a., në të cilin Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: “Nuk është i mirë prej jush ai i cili e lë dynjanë për botën e ardhshme, as boten e ardhshme për dynjanë, dhe pastaj i humbet të dy botët” Kur’ani një vëmendje te veçantë ia ka kushtuar diturisë dhe arsyes dhe ndalon pasimin e verbër. Disa dijetarë kanë thënë se me shpalljen e fjalës “Ikre” – “lexo”, filloi një epokë e re e njerëzimit, dhe se ideja e Platonit në lidhje me udhëheqjen e shtetit nga më të mirët dhe me te zgjuarit , u realizua

50

Përtej Fjalës

vetëm në kohën e Pejgamberit a.s., dhe te katër kalifëve te drejte. Bazuar në Kur’an, gjeneratat e para te muslimanëve kanë ndërtuar një qytetërim të shquar, gjurmët e të cilit po ndihen në të gjitha pjesët e botës. Civilizim i mbështetur në teuhid (monoteizem), akide dhe besim të qartë në të gjithë Librat e Allahut, qytetërim që është i bazuar në mësim dhe shkencë, e cila afirmon njohuri të dobishme, qytetërim në bazë të moralit dhe vlerave morale dhe bënë thirrje në bamirësi dhe mirëbërje për të gjithë njerëzit . Kur’ani ka ndërtuar një gjeneratë të njerëzve që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori dhe shembullin me te mirë te sjelljes dhe qëndrimit ndaj jetës islame. Një prej këtyre shembujve është gjithsesi sahabiu – shoku i njohur, Abdullah ibn Mes’ud, i cili ishte dhe është shembull i Kur’anit që “ec” në tokë. NJERËZIT TË CILËT ISHIN KUR’AN QË ECËN MBI TOKË Abdullah ibn Mes’udi ishte njeri i varfër, bari i cili ruante delet e mekasëve të pasur dhe ishte i njohur sidomos si bari i Ukbe ibn Ebi Muajta. Megjithatë, ai ishte njeriu i gjashtë me radhe, i cili përqafoi Islamin. Ne një rast duke ruajtur delet në vapë, ai u takua me Pejgamberin s.a.v.s. dhe Ebu Bekrin, ku i kërkuan qumësht, e ai u tha atyre se ai ishte bari besnik dhe se nuk mund t’u jepte qumësht nga dora e tij. Ishin të habitur me besimin dhe ndershmërinë e tij, Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi që t’ia sjellë një qengj femër, e cila nuk milet fare. Ibn Mes’ udi u befasua me një kërkesë të tillë, dhe pyeti


çfarë i duhet qengji femër që nuk milet?! Pasi që ia solli, Pejgamberi s.a.v.s., mori qengjin dhe dorën e tij te bekuar e vendosi ne gjinjtë ende të formuar dhe qumështi filloi të rrjedhë. Ibn Mes’udi u shtang nga kjo skenë dhe kjo e çoi për të lënë punën e bariut, ta pranoi Islamin dhe t’i bashkëngjitet Muhamedit s.a.v.s. Që atëherë, donte t’i shërbente vetëm Pejgamberit s.a.v.s., dhe jo vetëm kaq, por ai u bë aq i afërt me të sa që Ebu Musa el-Esh’ ari ka thënë: “Ne e kemi konsideruar Ibn Mes’udin pjesë të familjes së Pejgamberit s.a.v.s.” Mësoi nga Pejgamberi Muhamed s.a.v.s., virtytet më të mira: ndershmërinë, kurajën, modestinë, bujarinë, urtësinë në thirrjen e njerëzve në Islam, dashurinë për njerëzit, të mësuarit e kështu me radhë. Kështu ish bariu dhe shërbëtori, Ibn Mes’ udi

përshkroi devotshmërinë e tij dhe frikën e mëkatit: “Besimtar i vërtetë mëkatin e tij të vogël e sheh si një bjeshkë e cila do të shembet mbi të, përderisa hipokriti këmbëngul në mëkatim e tij dhe mëkatet e mëdha të tij i sheh si një mizë që i ka rënë në hundë dhe me një lëvizje të vogël të dorës e largon”. Plotësisht e ka kuptuar esencën e jetës dhe vlerën e kohës, dhe tha: “Me se shumti e urrej të shohë njeriun e papunë, ose duke bërë diçka për dynjallëk, e asgjë për botën tjetër “ Ai dhe të ngjashëm me të kanë arritur të bëjnë për disa vite, atë që kombe të tëra nuk kanë mundur të bëjnë për disa shekuj. Këta janë njerëzit të cilët i edukoi Kur’ani dhe për ta nuk kishte pengesa. Ahlaku i bukur dhe devotshmëria u treguan në çdo situatë, udhëzimi Kur’anor, organikisht ishte bërë pjesë e tyre, e njëjtë si të ishin të pasur apo të varfër, sundues apo barinj. Nuk ishin të nënshtruar e as të përulur si të dobët dhe të varfër, as arrogantë si sundimtarët, siç është tani rasti me shumë muslimanë. Një rast, halifi Umer ibn Hatabi, r.a., u nis për të kryer Umren, dhe në rrugë për në Mekkë, u takua me Amr ibn Nafiun, guvernatorin e Mekkës, dhe e pyeti: “Kënd e ke lënë, guvernator të Mekkës?” Iu përgjigj: “E kam lëne Ibn Ebzu”. “E kush është ai?” pyeti Omeri. “Njëri nga skllevërit e liruar”, u përgjigj Amri. Pastaj Omeri e pyeti: “Si është e mundur që një njeri të tillë ta caktosh zëvendës tëndin?” Amri u përgjigj: “Po, është e mundur, pasha Allahun, sepse ai e njeh mirë Librin e Allahut dhe rregullat e tij”. Pastaj Omeri tha: “Pasha Allahun, kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., kur ka thënë:. ‘Allahu i lartëson disa njerëz me Kur’an dhe disa i përul – poshtëron”. Ibn Ebza ishte rob i liruar, Ibn Mes’ udi ishte bari, por Kur’ani i ngriti atëherë kur me të vërtetë e r . a . , deshën, e mësuan dhe e praktikuan.

Përtej Fjalës

51


Këto janë shembuj të njerëzve të cilët e kanë barturr Kur’anin në zemrat dhe jetën e tyre, dhe jo si shembuj të atyre të cilët Islamin dhe Kur’anin e kane vetëm në gjuhë. Musa ibn Nusajr e pushtoi Magribin dhe ishte udhëheqës më i madh ushtarak në Andaluzi. Kur i dërguari i tij Ali ibn Rebbah erdhi te halifi Velid, i tha: “Musa Ibn Nusajr e ka pushtuar Andaluzinë dhe gjithçka që kishte për t’u pushtuar. All-llahu xh.sh. në tërësi ia ka hapur dyert e fitores. Disa nga bashkëpunëtoret e tij i thanë: “Deri kur më, ku po na qon, a nuk është e mjaftueshme, do të humbasësh ushtrinë?!” Iu përgjigj: “Pasha Allahun, nëse armiqtë tanë do të kishin ikur në Romë, unë besoj se Allahu do të ma mundësonte për t’i kapur dhe për t’i mbytur.”

këtë nuk e shohin turpin.” SI TË SILLEMI NDAJ KUR’ANIT? Roli i Kuranit në jetën e muslimanit është “që të jetë paralajmërim për të gjithë ata që janë te gjallë” (Li jundhire men kane hajjen). Pse? Sepse të mendojnë për ajetet e tij (Lijeddebberu ajatih) dhe të jetojnë në përputhje me udhëzimet e tij, jo për ta mbajtur Kur’anin për bereqet, në një vend të veçantë në shtëpi, në një kuti të artë, të mbështjellur me peshqir ngjyrë ari, e as që t’ua lexojmë vetëm të vdekurve . Kur Pejgamberi s.a.v.s., lexonte Kur’anin, siç transmetohet nga Aishja r.a. dëgjohej diçka sikur gumëzhinë e bletëve, dhe kur i lexonte ajtetet rreth mëshirës, e luste Allahun për mëshirë, dhe kur i lexonte ajetet e dënimeve, e luste Allahun që U takua një herë me halifin Sulejman ibn ta ruaj prej Abdulmelikun dhe filluan bisedën. Kalifi d ë n i m i t . Sulejman e pyeti Musa ibn Nusajrin: “Çfarë Pra, ka është ajo që ke kërkuar ngushëllim dhe strehim gjatë planifikimit të luftimeve dhe aq shumë betejave?” Ai u përgjigj: “Mbështetja në Allahun dhe dërgimi i lutjeve vetëm Atij.” Halifi pastaj e pyeti: “ti si komandant, a ishe në kala – fortifikate, në ndonjë vend te fshehur komandues, apo ishe në luftë”. Ai u përgjigj: ” Unë në luftë kam qenë i pari dhe kam udhëhequr ushtrinë, dhe nuk jam fshehur për ta shpëtuar jetën time. Kamë ditur se çfarë mund të bëj me shpatën time dhe kërkova ndihmë prej Allahut, dhe nuk kisha asnjë frikë dhe asnjë brengë”. Në fund, halifi Sulejman kërkoi t’ia përshkruaj bizantinët, e Musa ibn Nusajr i tha: “Ata janë luanë në kalatë e tyre, shqiponja të zeza mbi kuaj të tyre, dhe gra të vërteta në anijet e tyre. Sa herë që kapin mundësinë për të përfituar nga sulmi i papritur, sulmojnë dhe e shfrytëzojnë, e kur e shohin se ata do të mposhten shpejt ikin në male dhe në push-

52

Përtej Fjalës


uar pas çdo ajeti, duke menduar rreth tij dhe në atë ka ndier kënaqësi, sepse ajo është adhurim. Tregohet se si një njeri nga Jemeni erdhi te Pejgamberi s.a.v.s., për të mësuar Islamin, dhe Muhamedi s.a.v.s. e urdhëroi sahabiun Ebu Dherrin, r.a., për t’ia mësuar bazat e Islamit. Ebu Dherri r.a. u ul me të dhe ia mësoi kaptinën El – Zelzele, dhe kur erdhi te ajeti: ” E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” njeriu filloi të qajë dhe tha: “Më mjafton kjo që dëgjova. A thua Zoti ynë do t’i vejë në peshojë veprat të cilat peshojnë sa një grimcë?!” Ky njeri posa erdhi të njihet me Islamin, menjëherë, pas leximit të disa ajeteve, kuptoi thelbin e besimit. Këto janë ato gjeneratat e para të muslimanëve të cilët menduan për kuptimet e Kur’anit dhe mesazhin, dhe nuk e lexuan thjeshtë për muzikalitet. Për këtë shkak Allahu xh.sh. i bëri udhëheqës të njerëzimit. Imam Hasani b. Ali, r.a. ka thënë: “Gjenerata e parë të muslimanëve Kur’anin e kanë shikuar si një letër që ua ka dërguar Zoti i tyre, dhe për këtë shkak u treguan të kujdesshëm, rreth tyre kanë menduar natën dhe u kanë humbur gjatë ditës.” (Imam – Neveviu, El-Tibjan, f. 28) Ibnul-Kajjim el-Xhaziu ka thënë: “Kushdo që e dëgjon leximin e Kur’ anit, le të

mendoj se është duke e dëgjuar drejtpërdrejt dhe direkt nga Allahu” (Ibnul-Kajjim el-Xhavziu, Medarixhul-Salikin, I / 504 .) Le të shërbejnë këta shembuj si frymëzim i vërtetë dhe inkurajim që t’i kushtojmë kujdes leximit dhe studimit të Kur’anit, duke menduar për porositë e tij dhe zbatimin e rregullave të tij dhe të jetë udhëzim në jetën tonë ashtu që të arrijmë ringjallje të vërtetë dhe sukses në të dy botët. Dijetari islam Sirhindi, ka thënë: “Ramazani është muaji i Kur’anit dhe për këtë arsye është shpallur në të . Ai në vetvete i ka mbledhur të gjitha të mirat dhe begatit, dhe çdo e mirë, begati që u vjen njerëzve gjatë vitit janë vetëm pika nga detit i muajit të Ramazanit, shumë të mira në të janë shkak i një numri të mirave në ditët tjera. Kush bën vepra të mira në këtë muaj, atë do të përcjellë udhëzimi për punë të mira gjatë gjithë vitit, e kujt i kalon ky muaj në papunësi dhe mëkat, i tillë do të jetë i gjithë viti i tij. ” E Ibn Mes’udi, r.a., ka thënë: “Ai që e do Kur’anin – Ai e do Allahun dhe të Dërguarin të Tij” (Taberaniu)

Nga: Abdusamed N. Bushatliq Përktheu: Esat Rexha

Përtej Fjalës

53


BUKURITE E ISLAMIT PERMES SHEMBUJSH 54

Përtej Fjalës


Shembulli i gjashtë: Fe që e urdhëron të mirën dhe e ndalon të keqen Feja nxit urdhërimin e së mirës dhe ndalimin e së keqes. * Lufta është e ligjëruar si masë për të sprapsur agresionin dhe pengesat që ngrihen kundër kësaj feje dhe të drejtave të saj. Nuk ka synime grabitqare dhe as lakmi apo qëllime vetjake. Ai që i studion argumentet e këtij parimi dhe historinë e Profetit‫ ﷺ‬dhe të shokëve të tij me armiqtë e tyre, pa dyshim do të mësojë se ky veprim hyn te nevojat dhe mbrojtja nga sulmet e agresorëve. * Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes janë një vijim i përpjekjes për ruajtjen e fesë dhe të ithtarëve të saj, duke i orientuar ata nga e mira dhe duke i larguar nga e keqja. Kështu, besimtari edukohet me zbatimin e normave, e lufton të keqen që ka brenda vetes, që e nxit drejt së ndaluarës dhe mospërmbushjes së detyrimeve që ka mundësi t’i bëjë. Prej këtu buron edhe pesha e madhe dhe bukuria e këtij parimi urdhërues e ndalues, çka e bën zbatimin e tij domosdoshmëri për shoqërinë, me qëllim që të vetëpërsoset vazhdimisht, të vetëpastrohet nga veset dhe të lartësohet drejt virtytit. Ndërkaq, lënia e hapësirave të lira për të keqen e vesin, shoqërisë do t’i shkaktojë shumë dëme e padrejtësi, veçanërisht në lidhje me zbatimin e të drejtave që kërkohen nga feja, ligji dhe tradita. Shembulli i shtatë: Ligjërimi i transaksioneve të dobishme Legjislacioni islam ka parashikuar forma të ndryshme të shitblerjes, qiradhënies, ortakërive dhe transaksioneve ku njerëzit shkëmbejnë mes tyre mallrat, financat, përfitimet etj. Me lejimin e këtyre marrëdhënieve financiare mes njerëzve, legjislacioni islam e shfaq plotësinë e tij, sepse i përfshin si përfitimet e domosdoshme, ashtu edhe përfitimet e nevojshme dhe ato të luksit. Në këtë mënyrë ky ligj u ka lënë njerëzve hapësirën e përshtatshme për të rregulluar punët, gjendjen dhe jetën e tyre.

Për ligjërimin e këtyre transaksioneve, legjislacioni islam si kushte kryesore ka vënë që: marrëveshja të kryhet me pëlqimin e të dy palëve, të jetë transparente, objekti i vet dhe kushtet që burojnë prej saj të jenë të njohura. Nga ana tjetër, Islami ndalon çdo transaksion që përmban dëmtim apo padrejtësi, siç janë lojërat e fatit, marrëdhëniet me kamatë apo ato në të cilat ka mosnjohje dhe mungesë transparence. Nga vëzhgimi i transaksioneve të lejuara vërehet lidhja e tyre me përfitimin moral dhe material. Gjithashtu, dëshmohet gjerësia e mëshirës së Allahut dhe plotësia e urtësisë së Tij, sepse del qartë që Ai u ka lejuar njerëzve gjithçka të mirë: mjetet e pastra të jetesës dhe mënyrat e rregullta të fitimit. Shembulli i tetë: Ligjërimi i gjithçkaje të pastër Në lidhje me ushqimet, pijet, veshjet, martesën etj., legjislacioni islam ka ligjëruar çdo gjë që është e mirë dhe e pastër. * Për sa u përket ushqimeve, feja ka lejuar të gjitha ato që janë të dobishme, si, fjala vjen, drithërat, frutat, perimet, mishin e kafshëve të detit tërësisht, kurse mishin e kafshëve të tjera me kushte, si dhe ka ndaluar vetëm atë që është e dëmshme për fenë, mendjen, trupin dhe pasurinë e njeriut. Pra, çdo gjë e lejuar nga Zoti vjen prej mirësisë së Tij dhe konsiderohet si pjesë e bukurisë së fesë. Po ashtu, çdo gjë e ndaluar nga Zoti vjen prej mirësisë së Tij, sepse Ai ka ndaluar atë që është e dëmshme për njerëzit. Edhe kjo konsiderohet si një prej mirësive të fesë, sepse mirësia e diçkaje përcaktohet nga urtësia, domethënë nga dobia që sjell dhe nga dëmet që shmang. * Për sa i përket martesës, Islami, jo vetëm që e ka ligjëruar martesën midis burrit dhe gruas, por edhe e nxit atë, sepse është në të mirën e të dy palëve dhe shmang shumë të këqija për të gjithë. Islami e ka kufizuar poligaminë deri në katër gra, për arsye të padrejtësive që shkakton kalimi i këtij kufiri. Madje, nëse ekziston frika nga padrejtësitë e mundshme apo pamundësia për të përmbushur normat hyjnore në martesë,

Përtej Fjalës

55


për ta ruajtur qëllimin e martesës, Islami e nxit monogaminë. * Martesa është një prej mirësive më të mëdha dhe domosdoshmëri, por, kur njeriu e ka të pamundur të jetojë me dikë që nuk përshtatet e nuk pajtohet me të, kur qëndrimi bashkë krijon një gjendje të nderë e të vështirë, i tillë konsiderohet edhe lejimi i divorcit. Allahu thotë: “E nëse ata ndahen, Allahu e bën të pavarur çdonjërin prej tyre, me begatinë e Tij.” (Kurani, 4:130)

56

Përtej Fjalës

Shembulli i nëntë: Ligjërimi i të drejtave të ndërsjella Allahu dhe i Dërguari i Tij për njerëzit kanë ligjëruar një seri normash, të cilat realizojnë mirësinë, drejtësinë dhe shmangien e padrejtësive. Të tilla janë, fjala vjen, të drejtat që ka sanksionuar për prindërit, për fëmijët, për të afërmit, për fqinjët, për pronarët, për bashkëpunëtorët dhe për çdonjërin bashkëshort kundrejt tjetrit. Të gjitha këto të drejta, të domosdoshme


apo plotësuese, shihen si të përshtatshme nga natyra dhe logjika e pastër. Nëpërmjet tyre arrihet ndërveprimi dhe shkëmbimi i përfitimeve dhe interesave ndërmjet njerëzve, varësisht situatës dhe pozitës së atij që e zotëron të drejtën. Sa më shumë të thellohesh në shqyrtimin e këtyre normave të së drejtës, do të shohësh ç’të mira sjellin ato dhe sa të këqija shmangin. Do të vëresh se si përmbushen dobi të përgjithshme e të veçanta, se si realizohet bashkëjetesa e qetë dhe e plotë. Këto janë tregues se feja islame ku-

jdeset për lumturinë në të dyja botët. Te këto norma do të shohësh se si të drejtat ecin me kohën e me vendin, me situatat e me traditat, se si i rregullojnë interesat e ndryshme dhe e arrijnë bashkëveprimin e përkryer në çështjet e fesë dhe të jetës, si i pajtojnë dëshirat e ndryshme dhe i zhdukin mëritë e armiqësitë. Sigurisht, këto përfundime arrihen duke hulumtuar dhe duke ekzaminuar burimet e këtyre normave.

Përtej Fjalës

57


Suporti psiko-social i fëmijëve me nevoja të veçanta Problemet dëgjimore Stadi aktual i zhvillimit të shoqërisë sonë kërkon që sistemi arsimor dhe ai fushës së psikologjisë t’u paraprijë problemeve aktuale, sociale, ekonomike dhe shëndetësore duke bërë që nxënësit e shkollave por edhe fëmijët me nevoja të veçanta tu bashkangjiten mundësive të arsimimit dhe edukimit duke i përballuar me sukses sfidat e jetës, barrierat fizike edhe ato sociale. Një mënyrë kjo për të qenë të aftë

58

Përtej Fjalës

për jetën e tyre të përditshme, por pse jo edhe për tu afirmuar, pasi dimë se mjaft prej këtyre fëmijëve dhe të rinjve mund të bëhen të aftë edhe për tregun e punës. Zhvillimi i komunikimit Në vitet e hershme dallohet lehtë zhvillimi gjuhësor mes fëmijëve normalë ku belbëzimet janë të kompleksuara ndërsa atyre që nuk dëgjojnë janë të limituara.


Në një familje, ku fëmija nuk dëgjon komunikimi me shenja është i zakonshëm. Nëna dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes duhet ta modifikojnë gjuhën e folur nëpërmjet gjesteve duke e bërë më të lehtë për fëmijën. Vëzhgimet me adoleshentë që nuk dëgjojnë kanë zbuluar se përdorimi i fjalorit dhe sintaksës janë në nivele shumë të ulëta krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Përgjatë viteve të shkollës - Sfidat e mëdha me këta fëmije janë

zhvillimi i mjeteve efikase që lehtësojnë komunikimin. Studimet psikologjike tregojnë se zhvillimi konjitiv dhe ai social i tyre dëmtohet nëse nuk garantohen mjete vizuale që ndërmjetësojnë komunikimin me të tjerët. Rëndësi të madhe i jepet komunikimit me gjeste – Gjestikulacioni Një system ky që prezanton gjuhën gramatiko-

Përtej Fjalës

59


re me formën vizuale pamore, folësi shqipton duke përdorur shenja dhe në rastin e nxënësit ,mësuesi duhet ti mësojë këto dhe ta modifikojë gjuhën konform kërkesave të tyre Shkaqet e mosdëgjimit Janë shkaqe gjenetike (trashëgimia) dhe për këtë duhen konsulentë gjenetikë për të këshilluar rreth lidhjeve martesore dhe të pasurit fëmijë. Rubeola Tek nëna shtatzënë ku në fetus përgjatë tre muajve të parë efektet janë shkatërruese. Faktor tjetër është Meningiti Ku ai përfaqëson një invasion bakteriali, cili ndodh nëpërmjet veshit të mesëm, gjithashtu një tjetër infeksion i rrezikshëm i quajtur:Ostis Media Ky infeksion shkakton grumbullimin e lëngjve në veshin e mesëm duke turbulluar përçueshmërinë e tingullit duke krijuar humbje të butë ose të plotë të dëgjimit, po ashtu përfshihen sëmundje të ndryshme në fëmi- Rëndësia e ndërhyrjes jëri,ose dëmtime dhe të tjera probleme që - Studiuesit theksojnë rëndësinë e ndërhyrjes së hershme pasi sa më shpejt vërehet si problem, mund të shfaqen pas lindjes së fëmijës. aq më lehtë bëhet trajtimi. Ndryshe nga ato që identifikohen shumë vonë, Çrregullimet dhe tipet e dëgjimit Të dëgjuarit matet zakonisht me anë të inte- kur pasojat bëhen të rrezikshme dhe të paksitetit të tingullit, që është në gjendje të kapë thyeshme. veshi. Niveli humbës i dëgjimit ndahet në 5 Mungesa e degjimit apo humbja në fazat e para ka pasoja të moszhvillimit të të folurit spontan . kategori: Fëmija nuk mëson të flasë ngaqë nuk dëgjon dhe a-i butë pas kësaj këto fëmijë janë të ekspozuar dhe nga b-i moderuar një sërë barrierash të tjera sociale, konjitive dhe c-i ashpër motorrike, nje hap tjeter tejet i vështirë për ta. d-i thellë Tipet kryesore të mosdëgjimit janë: Humbja sensore nervore, konduktive që konsiderohet si e përkohëshme nga infenksionet e krijimit të dyllit dhe dëmtimi i lodres së veshit apo edhe e ftohura e rëndë. Humbja e përhershme Pothuaj 99% është dëmtimi i nervit edhe për shkak të gjenetikës.

60

Përtej Fjalës

Edukimi i këtyre fëmijëve me probleme të dëgjimit pasi ai bëhet një problem jo vetëm individual, por edhe familjar gjithashtu dhe bashkëpunimi në çdo hap dhe me çdo pjestar të saj bëhet pjesë përbërëse e tyre. Studiuesit shtrojnë pyetje nëse fëmijët me problem dëgjimi mësojnë për të komunikuar apo komunikojnë për të mësuar? Ato janë po aq të aftë sa edhe ato që dëgjojnë dhe leximi ofron akses për to në


i vonuar, kompetencat finale mbeten të kufizuara në nivelin e të kuptuarit dhe të shprehurit, çka do të thotë se problemet më të rëndësishme ndodhin në nivelin e persekutimit pasi në moshë të rritur këta persona ngelen me defiçencë të lehtë intelektuale ku përfshihen dhe jeta profesionale. Parandalimi i shurdhërisë në Shqipëri Tentativat kanë filluar vite me parë ku profesorë të ndryshëm duke parë mundësitë e pakta dhe të kufizuara të vendit kërkuan bashkëpunim me specialistë të rinj italianë duke siguruar kështu bazat e para materiale dhe femijët shqiptarë u pajisen me proteza dëgjimi falas dhe iu nënshtruan një trajtimi logopedik, ndërhyrja e parë ishte Depistimi i uljes se degjimit, grumbullimi i të dhënave edukimi dhe sensibilizimi i personelit mesimor. Qëllime të tjera të ketij projekti ishin depistimi i problemit të dëgjimit që në moshën foshnjore, zbulimin e hershëm, trajtimi dhe integrimi në jetën normale dhe gjithashtu ne institucionet e edukimit përfshirja e tyre në aktivitetet sociale. Të tjera programe ndërhyrjesh u morën si: përforcimi, modelimi, formësimi, ku fëmijët dhe nxënësit angazhohen në sjellje të dëshirueshme, shpërblimin e tyre duke i bërë bashkëpunues me të tjerët, demonstrimi i sjelljes se tyre nëpërmjet videove të incizuara ku vetë ata marrin pjesë në të, gjithashtu këtyre nxënësve u mësohet të përballen me probleme të përgjithshme, gjithashtu u sigurohet një rol aktiv edhe prindërit nxiten për një marrëdhënie dhe shoqërim efektiv mes tyre.

botën e dëgjimit. Prej zhvillimeve teknologjike që kanë ndodhur vitet e fundit këtyre fëmijëve dhe nxënësve u kërkohet aftësi në shkrim dhe lexim. Barrierat Sociale – Ekonomike të tyre, analizimi i marrëdhënieve sosiale të këtyre nxënësve që nuk dëgjojnë me pjesën tjetër të shkollave të zakonshme vihet re një izolim I tyre dhe ato kanë një vetërrespekt të ulët dhe ndihen inferiorë ndaj të tjerëve. Ndaj lypset që këta nxënës të transferohen në shkolla të specializuar ku edhe do gjejnë intersimin e duhur përkatës. Problemet e tyre janë të shumta dhe komplekse dhe këtij kompleksiteti i shtohen edhe pengesa të tjera si rrezultat i faktorëve ekonomikë, socialë,njohuritë e pakta të punonjësve të arsimit Punoi: Dafina Dobreshi në këtë fushë dhe neglizhenca për ti arsimuar këta fëmijë si fëmijët e tjerë. Prapambetja e lehtë mendore Të nxënit e gjuhës realizohet pa vështirësi të medha, por zbatimi i kësaj forme është pak

Përtej Fjalës

61


5 hapa për të edukuar fëmijët të respektojnë lekët e prindërve! 1. Kërkoni mundësi për të dhënë mesazhe Në disa situata fëmija juaj do kërkojë të bëjë blerje impulsive, apo do kërkojë më shumë para për të blerë një artikull më të shtrenjtë. Në vend që t’i jepni menjëherë disa para të tjera, përdoreni këtë situatë për t’i treguar se paratë janë një burim i shterrshëm, i cili duhet menaxhuar në periudha të dhëna kohore. Kur i harxhon të gjitha paratë duhet të presësh derisa të bësh disa të tjera. 2. Tregoni se paratë fitohen me punë Disa prindër përdorin shpërblimin me para pasi i vendosin fëmijët të kryejnë një punë të caktuar shtëpiake, por shumë të tjerë nuk bien dakord me këtë mënyrë edukimi. Punët e shtëpisë janë detyrë e gjithësecilit prej familjarëve dhe kjo detyrë kryhet pa u paguar. Fëmijët duhet të mësojnë se paratë fitohen me mund duke parë modelin e prindërve. 3. Ndërtoni një sistem të mbajtjes së shpenzimeve Gjithësesi, nëse keni vendosur një sistem shpërblimi me anë të parave duhet të kërkoni që fëmijët tuaj të shënojnë si i shpenzojnë paratë e fituara. Nëse ju vendosni fokusin e duhur mbi mënyrën si i shpenzojnë paratë, ata do të fillojnë të vërejnë shpenzimet e kota dhe do të

62

Përtej Fjalës

vendosin cilat blerje të eleminojnë. 4. Përdorni shënime të dukshme nëpër shtëpi Nëse përdorni arkat e kursimit për fëmijët tuaj, blijini ato transparente që fëmijët të ndjekin ecurinë e kursimeve të tyre. Këto objekte ndihmojnë fëmijët të kuptojnë qartë konceptin abstrakt të kursimit. 5. Nxitini të vendosin një objektiv të caktuar kursimi Ka një ndjesi plotësimi dhe plotfuqishmërie kur arrihet një qëllim i caktuar pa dredhi dhe pa ndihmë. Ndihmojini fëmijët tuaj ta ndjejnë këtë kur i nxitni të praktikojnë sjellje ekonomike. Herën tjetër kur t’ju kërkojnë të blejnë diçka, sugjerojuni të ndërtojnë një plan kursimi që ta arrijnë ta blejnë vetë artikullin që duan. Ky proçes kursimi me një qëllim të caktuar rrit kënaqësinë, vetëvlerësimin dhe pavarësinë tek fëmija. Nuk është asnjëherë herët të fillosh të edukosh fëmijën të fitojë zgjuarsi financiare. Është më e vështirë të mësosh të tilla aftësi kur je i zhytur në kredi studentore. Mësimi i këtyre aftësive në kohë të hershme është i rëndësishëm për suksesin e tyre më vonë.


Pse janë mamatë gjithë kohës të inatosura ?

A e keni menduar ndonjëherë pse shumë nga mamatë janë të inatosura? Mjafton të shkelin një lodër të fëmijës, apo ta gjejnë tualetin të papastruar që të shpërthejnë. Pse babai, mbasi kthehet nga një ditë e gjatë në punë, mund të dëfrehet me fëmijët derisa dëgjon një të bërtitur “ Mos i ngacmo fëmijët tani se është koha për gjumë!”. Pse janë femrat kaq të tensionuara?

gjithë familjen. Komunikoni lodhjen, mungesën e respektit dhe neglizhencën që në momentin e parë që e ndjeni. Tregojuni familjarëve cilat janë nevojat tuaja që të përmirësoni jetesën dhe gjëndjen emocionale të gjithë familjes. Mos mblidhni agresionin në heshtje dhe mos prisni që familjarët tu lexojnë mendimet sepse asnjëri nuk meriton të jetojë në një shtëpi të mllefosur. Nëse e ndjeni që nervoziteti juaj është i lartë, gjeni shkakun duke e pyetur veten: Jam e lodhur? E mbingarkuar? Kam marrë shumë përsipër? Mos po shmangin përgjegjësitë e tyre fëmijët? Gjejeni shkakun dhe kërkoni zgjidhje. Nuk është e thënë të parandalojmë nervozizmin sepse të gjithë kanë ditë të këqija, por nëse kjo gjëndje është shumnë e shpeshtë në familjen tuaj, është koha të reflektoni çfarë nuk shkon në jetën tuaj. Nëse fëmijët dhe partneri juaj do të ndjeheshin të shpërfillur, të lodhur dhe të ngarkuar, a do të ndërhynit për tu kujdesur për ta dhe për t’i siguruar se janë të rëndësishëm dhe të çmuar për ju? Nëse përgjigjia juaj është “po”, atëherë dhe ju meritoni të njëjtin respekt.

E vërteta është se këto ndjesi burojnë nga një pjesë e lënduar. Sipas “Psikologjia sot”, nervoziteti nuk është pothuajse asnjëherë një emocion primar. Nervoziteti ka në themel ndjesi të tjera siç janë “ të ndjerit e neglizhuar, e parëndësishme, e pavlerësuar dhe e pafuqishme”. Është pikërisht për shkak se femrat ndjehen të pavlerësuara dhe të padukshme ndonjëherë ajo që i bën ato të shpërthejnë kundrejt personave të tyre të dashur. Mamatë shkojnë në punë, gatuajnë, lajnë dhe pastrojnë për të mbajtur familjen në këmbë, ndaj është e kuptueshme që nervozohen kur vijnë pjestarët e familjes dhe i hedhin sendet e tyre si të duan nëpër shtëpi. Nga ana tjetër, mamatë nuk duhet të presin derisa nervoziteti të arrijë kulmin dhe të Përgatiti: Elona Çeço shpërthejnë në të bërtitura dhe tension për

Përtej Fjalës

63


Gjyshja e mirë Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën. Nuk zëvendëson nënën dhe e siguron vazhdimisht fëmjijën se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë sepse beson tek ajo (gjyshja). Mirë do të ishte që gjyshja ti shpjegonte fëmijës që ashtu si ai, fëmija, ka nënë edhe nëna e babai ka nënën e tij (gjyshen). Ajo e falenderon fëmijën, që ai pranon të rrijë me atë, falenderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën e saj. Realiteti ynë është i dhimbshëm. Gjyshet ashtu siç kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre vazhdojnë që të sakrifikojnë dhe për nipërit, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë një gjyshe. Të rritesh nëpërmjet sakrificave do të thotë të rritesh i pasigurt dhe me ndjenjën e fajit se dikujt po i bën keq. Të rritesh në sakrifica do të thotë të jesh në kushte mbijetese, ku nuk mund të njohësh shijen e gëzimit. Gjyshe, e para ji

64

Përtej Fjalës

mirënjohëse dhe ndjehu e nderuar që nëna e fëmijës të beson ty fënijën e saj, qoftë kjo edhe vajza jote. Shihe si vlerësim dhe respekt të thellë. Të ka besuar fëmijën. Dhe ti nuk mund të bësh me atë fëmijë si do ti, ashtu si di ti. Ti do të diskutosh gjithmonë me nënën dhe bababnë e fëmijës për çdo problem. Mos përdor autoritetin tend dhe ti bësh fëmijët e tu që të ndihen në faj, pse duan ta rrisin fëmijën e tyre sipas kohës, me mënyra që dikton koha. Gjyshe ju keni dashuri pa fund, mos e keqpërdorni. Është radha të jeni gjyshe. Shijojeni. Është shumë e bukur kur fëmija i vogël të thërret nëna. Kur fëmija i vogël të buzëqesh. Kur fëmija i vogël të zgjat dorën. Këto janë dhurata perëndie. Nuk ekzistojnë dhurata më të vërteta se këto. Mos i çoni dëm. Mos i keqpërdorni.

Dr:Lira Gjika


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.