CYANMAGENTAYELLOWBLACK
13 E premte, 15 MAJ 2015
14 E premte, 15 MAJ 2015
INTERVISTA
“Dashuria gangstere” e Çiljetës dhe Noizyt Nga Albina Gjergji
"Hiti po vjen", kështu njofton Çiljeta Xhilaga përmes një postimi në instagram, ku ndër të tjera prezanton edhe projektin më të ri, i cili mban titullin "Gangsta love". Një bashkëpunim me Noizyn, rreperin më të komentuar në Shqipëri e më gjerë, kjo këngë sipas këngëtares do të vijë e shoqëruar me një videoklip, i konceptuar në trajtën e një filmi me metrazh të shkurtër. Klipi do të zgjasë plot 7 minuta, marrin pjesë 50 figurantë dhe protagonistë do të jenë dy të dashuruar, të cilët nga problemet e njëpasshme që krijojnë ndiqen gjatë gjithë kohës nga policia. Fernando, djali i këngëtares do të jetë gjithashtu një nga protagonistët e "filmit", ku në rolin e fëmijës së Çiljetës dhe Noizyt do t'i japë edhe më ngjyra fabulës së këngës. Pikërisht për këtë projekt, që pritet të lançohet shumë shpejt, si dhe për shumë detaje të tjera që kanë të bëjnë me jetën artistike e jo vetëm, Xhilaga rrëfehet në intervistën e mëposhtme dhënë për suplementin "Koha Tjetër, të gazetës "Koha Jonë". "Gangsta love", hiti po vjen, kështu njoftoni në rrjetin social, instagram. Na flisni pak më gjatë për këtë projekt Çiljeta? Ky projekt ka kohë që pret të lançohet në fakt, por është vonuar, sepse do të jetë një këngë me klip të gjatë, i cili zgjat 7 minuta. Është projektuar në formën e një filmi dhe mendoj se ka për t'u pëlqyer shumë.
Bëhet fjalë për një këngë, bashkëpunim me rreperin më të suksesshëm në Shqipëri, Noizy. Në fakt këtë bashkëpunim publiku ka kohë që e pret. Pse u desh kaq shumë kohë për ta sjellë? Gjetja e vendeve të pakonsumuara për ta realizuar klipin, veshjet që do jenë të realizuara në përshtatje me historinë e këngës, detajet e vogla që në fakt bëjnë diferencën… të gjitha këto na ka vonuar disi, por e gjithë kjo vonesë mendojmë se do të justifikohet, sepse ajo çka duam të bëjmë këtë herë do të jetë diçka që publiku s'e ka parë më parë. Kjo është edhe arsyeja e vonesës së publikimit të këngës me klip. Ku dhe si është konceptuar nga ana regjisoriale ky videoklip? Çfarë të reje do të ketë në lojën "aktorëve"? Gjithë klipi vjen në formën e një filmi dhe do jetë një lojë aktoreske mjaft interesante. Pjesë e klipit janë pothuajse 50 vetë dhe duke qenë se skenarin e kam shkruar unë e kam konceptuar si një film me metrazh të shkurtër, ku rrefehet e gjithë historia e dashurisë mes dy të rinjve. Pse ky titull, ç'histori mbart në vetvete kjo këngë? Unë e gjej veten shumë brenda këtij titulli dhe kam përshtypjen se edhe Noizy e gjen veten si karakter. Kështu, në bazë të këngës e klipit kemi përshtatur edhe lojën tonë si personazhe. Fabula flet për një çift të dashuruar, të cilët janë me fëmijë në këtë histori dhe kanë familjet e tyre. Të dy këto protagonistë kanë probleme me policinë, sepse janë "gangsta".
Në një intervistë për gazetën Koha Jonë, këngëtarja prezanton projektin e saj më të ri, i cili pritet të hidhet në treg së shpejti, si dhe ndalet e flet për veten dhe raportin me median e politikën
Ideja e klipit është që mes problemeve të shumta ato i kap policia. Një herë arrijnë t'u shpëtojnë, pastaj i kapin prapë, pastaj mendojnë arat-
isjen, etj.. Pra, i gjithë skenari është menduar në trajtën e një filmi. Është përfolur që pjesë e klipit do të jetë edhe yt bir, Fernando.
15 E premte, 15 MAJ 2015
Është e vërtetë? Po, sigurisht që do jetë edhe im bir dhe në videoklip supozohet që është djali im dhe i Noizy-t. Prej shumë vitesh në treg, një nga këngëtaret më të komentuara në Shqipëri. Si e shikoni raportin personazh-publik në vendin tonë Çiljeta? Unë jam rritur me këtë publik dhe gjithmonë kam gjetur mbështetjen e tyre. Është pikërisht dashuria e djalit tim, por edhe e publikut ajo që më ka motivuar gjithmonë që të ec përpara edhe në këtë treg. Sigurisht nuk ka qenë shumë e lehtë, por duke qenë natyrë e dashur kam preferuar që gjithmonë të shikoj pozitivisht. Marrëdhënien tuaj me median si e keni konsideruar ndër vite, duke marrë parasysh që edhe fama ka koston e saj? Në jetë kemi hasur edhe përplasje me median, por duke qenë se unë e fus veten tek njerëzit paqësore gjithmonë i kam kaluar me dashamirësi edhe keqkuptimet, apo keqinterpretimet. Ka pasur ndonjë moment në jetën tuaj që keni menduar, "më mirë të mos i isha futur botës së këngës" dhe kur ka qenë ky moment? Jo, nuk më ka ndodhur në asnjë moment. Çdonjeri lind me një talent e për të qenë diçka në jetë. Pra çdonjeri vjen me një qëllim në këtë botë, kështu që edhe unë kam lindur për të qenë kjo që jam e do vazhdoj të jem kjo që jam, pavarësisht kostos. Ka pasur ndonjë lajm jo të vërtetë që është botuar dhe ju ka bërë të ndjeheni keq? Cili ka qenë ai? Sigurisht ka pasur shumë raste, por botimi i një lajmi ku krahasohesha me Kim Kardashian dhe që gjoja unë paskam thënë që "Kim duhet të ndjehet inferior përpara meje", kjo më ka çuitur shumë, sepse nuk ka qenë aspak e vërtetë. Ishtenjë sajesë, që s'e kam thënë kurrë. Shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here postoni foto-mesazhe, përfshirë dhe të Fernandos. Mendoni se edhe fakti i të qenurit shumë aktiv në rrjetet sociale ka disavantazhet e veta? S'mendoj që të qenurit aktiv në rrjetet sociale ka disavantazhe, sidomos për një person publik, kështu që nuk e them dot këtë. Pastaj unë jam një natyrë, që më pëlqen t'i ndaj gjërat me të njerëzit, qofshin këto edhe gëzimet, apo sukseset. Kështu jam gatuar. Jeni komentuar nga fansat e shumtë për raportin tuaj të ngushtë me Noizyn, sdm pas
publikimit të një tattoo-je dhe fotoje me grupin OTR. Çfarë do të thotë të jesh pjesë e OTR-së Çiljeta? "On the top of the rest", që do të thotë "në majë të gjithçkaje". Është një grup i formuar nga Noizy dhe ca miq të tij në Angli, por kjo është një histori më vete dhe e bukur shumë. Ndërsa sa i takon bashkëpunimit dhe miqësisë sime të ngushtë me Noizyn duhet ta them që unë kam vite që njihem me të, por ky bashkëpunim na ka afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin jo thjesht si artistë, por edhe si miq. Noizyn unë e konsideroj si vëlla edhe pse s'e kam vëlla nga gjaku. Nëna s’më ka bërë një vëlla që ta kisha prej gjaku, por Noizyn, në jetën time e konsideroj të familjes. Nuk mendoni se, duke qenë pjesë e OTR-së humbisni nga
krahu tjetër fansa, që pëlqejnë rivalin e Noizyt, Stresit? Unë jam një natyrë që kur përfshihem në shoqëri lidhem me zemër, kështu që s'e kam menduar asnjëherë këtë pjesën e fansave. Kjo ka të bëjë me mua e jo me fansat. Sezoni veror po afron, si e keni organizuar axhendën e koncerteve këtë vit? E ngarkuar? Normalisht, pas klipit që do publikojmë me Noizyn do tëkemi një axhendë të përcaktuar. Është ai që do më menaxhojë edhe mua dhe është ai që po mbyll datat e koncerteve, etj.. Gjatë kohës që gjendeni në tur koncertor, kujt ia besoni Fernandon, apo e merrni edhe atë me vete? Vetëm mamasë sime. Po të mos këndonit, ç'profesion mendoni se do të ush-
tronit Çiljeta? Po të mos këndoja, ndoshta do të merresha me ndonjë sport, ose do të isha ndonjë grua shtëpiake shumë e mirë (qesh). Politika, shfaqeni e heshtur në këtë aspekt prej disa kohësh. Pse? Në fakt edhe jam shkëputur edhe s'jam shkëputur nga politika. Them kështu, sepse jam shkëputur fizikisht, pasi nuk kisha kohë të merresha me të prej ardhjes në jetë të tim biri, por shpirtërisht vazhdoj të kem bindjet që kam pasur dhe vazhdoj t'i jem mirënjohëse për mundësinë që më dha doctor Berishës. Ai më dha mundësinë që dëshirat e mia t'i vë në provë dhe aq sa munda dhashë kontributin tim në politkkë. Ishte një eksperiencë e bukur dhe gëzohem që e provova. Më vjen mirë, madje se, që prej startit tim ju hapën shumë dyer edhe artistëve të tjerë. Me pak fjalë këtu gjen vend shprehja, që "unë thyej akullin, të tjerët shfrytëzojnë hapësirat". Me bindje të djathta, si e shikoni kandidatin për kryebashkiak të Tiranës, dr. Halim Kosova përballë Erion Veliajt, ose anasjelltas?
Për të qenë e sinqertë, nuk e kam ndjekur këtë fushatë, sepse jam e zënë me projektet e mia, por le të fitojë më i miri, ai që do të bëjë realisht më shumë për kryeqytetin e vendin, sepse vendi ka nevojë për më të zotin. Jeni ndjerë ndonjëherë e sulmuar politikisht gjatë kohës që ishit pjesë aktive e FRPD? Kam një dhunti që ma ka dhënë Zoti, qetësinë. Jam shumë rehat nga mendja në këtë aspekt. Pra nuk e kam vrarë mendjen në këtë pikë. Nëse e kanë bërë, mua s'më kanë prishur punë. Si reagoni përballë padrejtësive? Zakonisht i injoroj njerëzit që më bëjnë padrejtësi, ose kur shikoj diçka që është me të "futur". Çfarë gjëje i frikësoheni më shumë? Vdekjes. Nga mënyra sesi do më vijë dhe jo vetë procesit në vetvete. Çfarë ju lumturon dhe çfarë ju trishton? Më lumturon djali im dhe më trishton vetmia. Nëse do ju kërkonim t'u jepnit një mesazh atyre që s'ju duan, cili do të ishte ai? Zoti i bekoftë të gjithë.
16 E premte, 15 MAJ 2015
Alfred Trebicka: Të gjithë jemi pak diktatorë në vetvete Intervistoi: Sidorela Lepuri
N
jë personazh kompleks dhe shumë dimensional si "Arturo Ui", lider, dikta tor, njeri human, demagog, etj., ishin këto cilësitë në petkun e të cilave u vesh së fundmi aktori i njohur, Alfred Trebicka. Një shfaqje, në të cilën vlerësimet dhe komentet ishin nga më pozitivet, aktori, regjisori dhe pedagogu i Mjeshtrisë së Aktrimit në Universitetin e Arteve rrëfen vlerësimin më të madh që ka marrë, por jo vetëm. Me çiltërsinë dhe origjinalitetin që e karakterizon, mënyrën e tij të të thënurit të gjërave ashtu siç i mendon, në një intervistë për gazetën "Koha Jonë" Trebicka flet për shfaqjen e fundit, rolet që ka interpretuar dhe që do të dëshironte të interpretonte, raportin me kolegët, çmimet e marra, publikun, si edhe projektet e ardhshme.
INTERVISTA
Shfaqja juaj e fundit "Arturo Ui", ku ju interpretuat rolin kryesor, është cilësuar si një shfaqje mjaft e suksesshme. Ishte e vështirë për ju të vishnit cilësitë e një diktatori, sikurse është Arturo Ui? E vështirë është të bëhesh diktator dhe jo të interpretosh diktatorin. Një nga simbolikat e veprës në tërësi është figura e diktatorit. Unë, së bashku me regjisorin në bazë të konceptit të shfaqjes, këtë momentin e diktaktorit tek "Arturo Ui" e kemi parë në sensin që çdonjeri prej nesh është nga pak diktator në vetvete. Janë një sërë kushtesh sociale, politike etj., që çojnë në lindjen e diktatorit brenda njeriut. Jo çdo njeri mund të bëhet diktator, pasi ndikojnë një sërë rrethanash individuale dhe kolektive. Të mbetemi tek shfaqja e fundit, cili ka qenë vlerësimi moral më i madh që keni marrë? Qoftë ky nga publiku, apo artistë të tjerë? Në përgjithësi komentet kanë qenë pozitive dhe vlerësuese. Një frazë shumë domethënëse që më tha një nga kolegët e mi dhe që më ka mbetur në mendje ka qenë kjo: "Alfred, e
Flet për Koha Jonë, aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, shfaqja e fundit, rolet që ka interpretuar dhe që do të dëshironte të interpretonte, raporti me kolegët, çmimet, publikun, si edhe projektet në vazhdim
ke shkërmoqur këtë karakter deri në indet më të imëta". Më pëlqeu kjo frazë jo thjesht si vlerësim, por edhe si perceptim i së tërës. Çdo aktor përpiqet që ta shkërmoqë karakterin që interpreton, që do të thotë ta
analizosh dhe zbërthesh karakterin në gjithë kompleksitetin e vet dhe kur bëhet fjalë për karaktere të tilla komplekse dhe multidimensionalë, kur personazhet janë njëherazi edhe njerëz, liderë, diktatorë, demagogë, pra mishërojnë shumë cilësi njëkohësisht, ky është një vlerësim shumë i madh. Aktor, regjisor dhe pedagog i Mjeshtrisë së Aktorit në Universitetin e Arteve. Nëse për një moment do t'ju duhej të zgjidhnit t'i përkushtoheshit vetëm njerës prej tyre, cilën do të zgjidhnit? Nuk i ndaj dot. Tani unë i kam zgjedhur këto dhe i kam bërë pjesë timen. Fitues i një sërë çmimesh, si çmimi "Kult", apo "Aktori më i mire" në Festivalin e Preshevës. Çfarë domethënie kanë për ju çmimet dhe a janë gjithmonë tregues i punës së kryer? Çmimet sigurisht janë moment vlerësimi dhe mirënjohjeje ndaj punës së
bërë. Në parim le të themi janë tregues i punës së bërë, por duke parë në rajonin tonë puna e çmimeve e ka humbur vlerën dhe seriozitetin, sepse janë bërë çmimet si puna e doktoraturave në arsim. Në këtë sens është për të ardhur keq puna e ndarjes së çmimeve. Thelbi i dhënies së një çmimi në fund të fundit është të bëjë diferencimin dhe të strukturojë një hierarki vlere. A vlerësohen sa duhet artistët në vendin tonë, qoftë moralisht, apo materialisht? Në kuptimin moral marrin pjesërisht sadisfaksion, ndërsa në kuptimin material është për të mos folur fare. Pagesat janë shumë qesharake dhe gati të pakonsiderueshme. Por vlerësimi real që merr një artist është puna, vepra e tij si edhe impakti që lë tek spektatori. Nëse spektatori merr të gjitha idetë, mendimet që ti ke dashur të përcjellësh nga vepra, atëherë ti je vlerësuar dhe e ke marrë çmimin. Dashuria juaj për teatrin është një dashuri e hershme, apo e kultivuar me kohën? Nuk ka dashuri të hershme, këto janë utopi. Dashuria për një drejtim të caktuar artistik është një gjë që lind dhe kultivohet falë talentit, përkushtimit dhe sakrificave të mëdha. Keni studiuar në Danimarkë dhe më pas jeni rikthyer në Shqipëri. Ndodh të pendoheni për këtë fakt? Në përgjithësi të gjitha vendimet që marr i bluaj mirë e më pas marr vendimin që të mos bëhem pishman. Penduar? (qesh) Në aspektin profesional nuk jam penduar, mbase në aspektin social po. Ndodh të lexoj informacione që Danimarka është vendi më i mirë për të jetuar për shkak të standardit, mirëqënies dhe në këtë pikë mund të kem një lloj pishmani të vogël që nuk jam pjesë e këtij vendi. Njeriu jeton mirë atje ku realizon ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e veta. Mbase atje do të kisha jetuar mirë në aspektin social, por në aspektin profesional nuk do të kisha bërë ato që kam bërë këtu. Bashkëshortja juaj, Violeta Trebicka është gjithashtu një aktore. Partnere në jetë dhe kolege në profesion. Na tregoni pak për këtë raport… Në fakt ka shumë për të treguar. Si është të punosh me të? Kemi punuar në shumë projekte bashkë. Mënyra sesi ne kemi ndërtuar jo vetëm marrëdhënien profesionale, por edhe të gjitha marrëdhëniet e tjera na rezulton produktive. Tashmë jemi prej më shumë se 25 vitesh bashkë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin pa qenë nevoja të flasim. Kot nuk thuhet që dy njerëz që jetojnë shumë kohë bashkë fillojnë e marrin nga njëri-tjetri, qoftë edhe psiko-fizikisht.
17 E premte, 15 MAJ 2015
Rona Nishliu: Të rinjtë kanë nevojë për përkrahje R ona Nishliu kudo që shfaqet rrëmben shumë duartrokitje dhe rikonfirmon vlerat e saj artistike. Rona, së fundmi ka mbajtur koncert me performanca të frymëzuara nga motivet tona, i cili po ashtu është titulluar "Me motivet tona". Flitet se këto këngë do të përmblidhen në një album. Po ashtu këngëtarja ka këndur edhe në Oborrin Qeveritar në Tiranë dhe ka sh-
Big Mama fton këngëtarët të ndihmojnë Kumanovën B
ig Mama u ka bërë thirrje kolegëve dhe kolegeve të saj të tregojnë anën humane dhe kombëtare dhe të ndihmojnë shqiptarët e Kumanovës. Kumanovarët pak ditë më parë ishin viktima të një sulmi të policisë maqedonase, e cila ndërsa kërkonte disa kryengritës të armatosur dëmtoi shtëpitë e shqiptarëve, madje la edhe viktima. Në përpjekje për të ndihmuar bashkëvendësit e saj shqiptar, ajo ka shkruar një status në Facebook, ku ju ka bërë thir-
rje kolegëve të organizojnë një koncert humanitar në Tetovë për të përkrahur vëllezërit nga Maqedonia. "Në këto ditë të vështira për kumanovarët, ftoj gjithë kolegët që kanë shprehur dëshirën të më bashkangjiten në aksionin për të ndihmuar Kumanovën me një koncert në Tetovë, jam e gatshme për cdo aktivitet vetëm se më duhet përkrahja juaj. Më shkruani për t'ju dhënë detajet dhe të tregojmë shpirtin human", thuhet në postimin e saj.
këlqyer para njerëzve me ndikim në jetën politike, art e kulturë. E, pavarësisht sukseve, Rona ruan thjeshtësinë. Ajo mendon se nuk është më e mira, madje thotë se vendi ynë, kosovë e Shqipëri ka shumë zëra të veçantë. "Të rinjtë kanë nevojë për përkrahje dhe unë me aq sa kam mundësi do t'i ndihmoj ata në vazhdimësi", ka thënë këngëtarja e "Suus".
Skivi përfundon xhirimet Cozman feston suksesin e klipit të ri, ja detajet e "Shumë i Smut"
R
eperi i Babastars, Skivi, ka përfunduar xhi rimet e videoklipit të tij të ri, i cili do të lançohet së shpejti. "Emrin qysh e ki", një këngë kjo që vjen në bashkëpunim me Onatin, pritet të shndërrohet në një këngë shumë të dëgjuar. Mësohet se xhirimet dy ditore kanë përfunduar dhe se reperët kanë bërë vetëm tri orë gjumë, pasi kanë punuar intensivisht. Po ashtu mësohet se kënga do të lançohet jo më larg se brenda 10 ditëve të ardhshme. Muzika është punuar nga LiBeats, ndërsa teksti është shkruar nga vetë reperët.
R
eperi i Babastars, Cozman ka festuar sukses in e projektit të tij "Shumë i Smut". Kënga e rreperit të Babastars arriti tre milionë klikime, në mesin e shumë kritikave për shkak të femrave të zhveshura dhe tekstit mjaft provokativ. Megjithatë kjo gjë pak i ka interesuar atij, duke i injoruar këto kritika. Ai në një postim në Instagram ka etiketuar duke u bërë tag bashkëpuntorëve të afërt të projektit dhe ka rikujtuar një prej skenave të këtij projekti. Cozman dhe gjithë Babastars thuhet se po punojnë në projekte të reja që do të lançohen shumë shpejt.
INTERVISTA
Dhe kjo profesionalisht funksionon mirë. Ke një partnere, apo partner që kuptohesh shumë mirë, e nuhat qënien që ke në kontkat dhe kjo të jep një komfort skenik. Bashkëpunimet janë të frytshme, duke parë parasysh që nuk është e lehtë të gjesh personat e duhur për të bashkëpunuar. Meqënëse jemi tek bashkëpunimet, ju ka ndodhur të bashkëpunoni me njerëz që
nuk keni dashur, apo që nuk keni një simpati ndaj tyre? Sigurisht. Kam bashkëpunuar me kolegë që nuk kam ndonjë raport miqësor dhe aty bëhet diferenca mes profesionistëve dhe amatorëve. Nuk kam paragjykuar asnjëherë dhe kur më kanë paragjykuar. Ne nuk duhet të ngatërrojmë profesionin me pjesën pas profesionit. Ashtu sikurse e thamë edhe më lart prej vitesh jeni pjesë
e botës së teatrit. Çdo dalje para publikut, është një emocion i ri? Absolutisht që po. Në momentin që nuk do të jetë më një emocion i ri, do të thotë që ka ardhur koha të heqësh dorë nga kjo punë. Brenda këtij emocioni të përhershëm, përvoja si edhe eksperienca të dhurojnë një magji në kontaktin e emocionit tënd me emocionin e publikut. Ky është një moment magjik. Kjo puna e emocionit është si puna e prushit të zjarrit që duhet mbajtur ndezur dhe nëse shuhet kjo ndjesi më mirë tërhiqu dhe ik. Çcdo rol në vetvete është i veçantë, por disa prej tyre mbeten më gjatë në memorie. Cilat janë këto role për ju? E thashë edhe në fillim që pas disa vitesh karriere çdo njeri bën një rezyme të përgjithshme të karrierës së tij dhe roleve të interpretuara dhe unë kam arritur në një lloj konkluzioni se në përgjithësi të gjitha rolet që kam luajtur jam përpjekur t'i çoj tek niveli mire. Ka që janë shkëlqyeshëm, ka të tjerë që janë shumë mirë, ka edhe të tjerë jo mirë. Është normale. Po rolet që do të doje të luaje? Ka plot. Janë një mori autorësh që vërtiten brenda mendjes dhe shpirtit që të materializohen. Një nga autorët e mi të preferuar është Dostojveski dhe në kontekstin e kësaj që po flasim fatkeqësisht Dostojevski nuk ka shkruar dramë, por veprat e tij në vetvete kanë dramë. A ka mundësi t'i luaj të gjitha ato që ka shkruar ai? (Qesh) Por nuk i luaj dot. Pas Dostojevskit, vjen
Çehovi, Shekspiri e një mori autorësh të tjerë. Keni bërë kompromise për hir të profesionit? Kompromiset bëhen dhe duhen, por jo të bastardojnë. E kam fjalën për kompromise të padëmshme dhe që i bëjnë mirë punës, prandaj them që kompromisi nuk duhet të humbasë balancën me profesionalizmin. Shoqëria jonë në vetvete është një shoqëri shumë problematike. Sa të pasqyruara janë problemet e shoqërisë në teatër? Pyetje e mirë. Ideja është që të ngacmohet publiku edhe të reagojë, qoftë edhe live. Çdo vepër mund të trajtojë një problem të caktuar dhe kur spektatori reagon, bën dialog me njerëzit e
skenës, atëherë impakti do të jetë i madh dhe i frutshëm. Teatri është pasqyra e civilizimit dhe standardeve të një shoqërie. Për ta përmbyllur, cilat janë planet tuaja të ardhshme? Kam një projekt prestigjioz me një mikun tim, regjisor turk që pritet të fillojë tani nga gjysma e muajit maj. Po ashtu është një tjetër projekt në Teatrin e Metropolit ku do të vijë një regjisor gjeorgjan dhe do të vendoset Hamleti. Unë sigurisht nuk do të luaj Hamletin, por do të luaj një rol po aq të bukur sa Hamleti. Kam edhe një projekt tjetër teatror që është me teatrin e Prishtinës, i cili mund të bëhet këtë sezon, ose në tjetrin. Këto janë projektet që momentalisht kanë një marrë një formë më konkrete.
18 E premte, 15 MAJ 2015
Edi Luarasi: Ju rrëfej jetën time dhe çapkënllëqet e rinisë në 75 vjetorin e lindjes Nga Zenepe Luka
M
INTERVISTA
jeshtër i Madh Edi Luara si mbushi75 vjeç. Atë nuk e shqetësojnë aspak vitet dhe sikurse shprehet vetë ajo dhe bashkëshorti, regjisori Mihallaq Luarasi, këtë ditë të shënuar të jetës e shndërruan në festë. Pse jo - thotë Edi. -Shyqyr që arrita të bëhem 75 vjeç, madje me atë mëndje që kam pasur kur isha e re. Edi rrëfen se 7 maji ishte një ditë e mbushur me vizita, me telefonata pa mbarim, ndërsa në mbrëmje, një darkë surprizë për artisten tek "Taivani". - Gëzimin e festës, na e shtoi ardhja e vajzës, Leas - thotë Mihali, që merret vesh më mirë se unë me të ëmën. Ndërsa vetë Lea, që ka emrin e një roli, që ka interpretuar dhe është vlerësuar Edi, shprehet për "Koha Jonë". I kam sjellë plot gjëra të vlefshme prindërve të mi, një shportë të madhe me dhurata për nënën time, por mbi gjithçka dashurinë e vajzës, që i sheh rrallë prindërit. Të njohësh nga afër Edi Luarasin, do të thotë të jesh përballë një gruaje çapkëne, me një humor, që nuk mund të ndalësh të qeshurën,që përcjell mirësi, një femër, që gëzon plotësisht lirinë dhe që si rrallë kush ka interpretuar me dinjitet dramën në jetë dhe në skenë. Duke biseduar gjatë për jetën e aktores, shpejt kupton se Edi Luarasi ka qënë dhe mbetet një personazh e pandreqshme, që guxoi dhe sfidoi si asnjë tjetër gjatë jetës së saj. Vajza e bukur, këngëtarja, të mirënjohurat motrat Mirdita, aktorja e skenës dhe filmit, prezantuesja e festivalit të 11të në RTSH, rrobaqepësja me kategori të shtatë, janë sfida të vërteta, si vetë ajo! Me gjithë jetën e trazuar, artistja interpretoi mbi 70 role në skenë, duke realizuar nga figurat e rëndësishme edhe të skenës botërore, në tre filma, duke filluar me, "Vitet e para, "Gjurmët" dhe duke u bërë e paharruar jo vetëm për artdashësin shqiptar me rolin e Afërditës tek filmi, "Ngadhnjim mbi vdekjen". Edi Luarasi është Mjesh-
tër i Madh, që mban medaljen "Naim Frashëri"dhe tek drama, "Njollat e Murrme" u vlerësua me Medalje Ari për interpretimin e rolit kryesor, Lea. Edi Luarasi është modeli i gruas shqiptare, që sfidoi dhe interpretoi me dinjitet dramën në jetë dhe në skenë. Jeta e saj e trazuar, është kaq e pasur sa do të duheshin një seri librash për ta pasqyruar, por në këtë ditë të veçantë për të, po hedhim këto rreshta eskluzive për "Koha Jonë", pas bisedës së gjatë që bëmë me artisten dhe pjesëtarët e familjes.
Fëmijëria Lindi në Tiranë më 7 maj 1940 nga prindër intelektualë. I ati, Ndoc Mirdita kish kryer shkollë të lartë ushtarake në Austri. Kolonel në ushtrinë mbretërore edhe më pas deri në mbarim të luftës. Vetëkuptohet, pushteti komunist e internoi në kënetat e Lezhës dhe mbeti atje, derisa vdiq. E ëma e Edit, Çezarina Laca, mësuese, nxënëse e Fishtës dhe e Anton Harapit. Grua e rreptë, por e drejtë, e përkushtuar për arsimin, ku punoi derisa doli në pension. Duke
kujtuar vitet e fëminisë, Edi rrëfen: "Mua dhe motrën, nëna mundohej të na fuste në gjak disa mësime morale, si për shembull, "mos gënjeni kurrë", "mos u bëni keq të tjerëve", etj., të vërteta këto që mua më kanë drejtuar tërë jetën. Ishte grua e guximshme për t'i thënë troç mendimet e saj edhe nën diktaturë. Nëna ime e bëri shumë mirë edhe detyrën e babait, që na mungonte. Rruga në fushën e artit Qysh kur ishte e vogël, Edi e veshur si djalë, këndonte gjithë ditën për qejfin e saj. Këndonte kudo që ndodhej, në majë të pemëve, hipur mbi mure, tamam si gjinkalla, që nuk rresht së kënduari as në piskun e vapës. Vazhdoi të këndojë edhe në shkollë, ku ra në sy të atyre mësuesve që merreshin me aktivitetet artistike , duke u bërë pjesë e konkurimeve mes shkollave. Më pas, u bë pjesë e aktiviteteve të Shtëpisë së Pionierit, ku bashkë me të motrën Fildën, organizuan duetin, "Motrat Mirdita". Sikurse tregon vetë Edi, ashtu edhe motra e saj, 2 vjet më e madhe, Filda, natyra e saj, deri në moshën13-14 vjeç ishte ajo e një djali sherrxhi që ishte bërë, "tmerri i lagjes". Edi rrihej me çuna, nuk guxonte kush t'i hidhte ndonjë fjalë të keqe se ia kthente me grushta, madje edhe me gurë.
Kur pret të festojë 70-vjetorin, Edi kujton detaje nga fëminia. "Shkolla nuk më ka pëlqyer kurrë. Nuk mund të rrija gjithë paraditen e gozhduar në bankën e klasës, prandaj shpesh e prishja orën e mësimit me lloj-lloj marifetesh. Kujtoj një rast. Ishte dimër. Ma dha truri, që për të prishur orën e mësimit, nxora nga vendi qyngjin e sobës dhe klasa u mbush me tym. Kjo pati pasoja, pasi më thyen notën e sjelljes! Ishte koha kur do të organizohej festivali artistik i shkollave dhe mësuesit zunë të më luten
19 E premte, 15 MAJ 2015
që të këndoj, që t'i sillja fitoren shkollës. Unë ju thashë: Më hiqni dënimin, ndreqmani notën, përndryshe nuk këndoj! Mësuesja më tha: "Këndo dhe pas festivalit do të ta ndreqim"! Jo, jo - u përgjigja. Ma ndreqni tashti, po të doni"! Deshën, s'deshën ma ndreqën notën. "Ime motër, që ishte më e madhe, por e kundërta ime, qante dhe më lutej të mos bëja nga këto veprime. Ajo mësonte dhe ishte e rregullt". Karriera artistike -Mbasi mbarova shtatëvjeçaren, kujton Edi, pa dëshirën time më dërguan në Shkollën Tregtare , sa larg natyrës dhe pasionit tim ishte kjo shkollë. Ishte zëri dhe talenti, që më ndryshuan drejtimin e jetës. Në vitin 1954, krijohet Estrada Profesioiniste e Ushtarit dhe dueti, "Motrat Mirdita" thirret të punojë atje. Kështu, në moshën 14 vjeç, kënga më bëri me rrogë. Po, nga unë harrakatja, nëna merrte rrogën dhe një rrogë e mirë, por përfitoja edhe triskat e ushqimeve. Përfitimi kryesor ishte artistik. Kishte pedagoge kantoje dhe mësimi i notave muzikore, njohja dhe familjarizimi me skenën, ishin faktorë me rëndësi për të ardhmen time si artiste dhe
koha e tregoi. Në vitin 1956, na kërkojnë në Teatrin e Estradës së Shtetit, që në atë kohë, ky teatër ishte më i kërkuari nga spektatorët. Shfaqjet ishin të përnatshme dhe "thyheshin dyert" për bileta, të cilat në ditët e premierave shiteshin me autorizime. Tashmë Edi Luarasi u bë një këngëtare shumë e njohur dhe e duatrokitur. Në këto rrethana ajo braktisi shkollën tregtare dhe ndoqi "pa shkëputje nga puna" Liceun Artistik të Tiranës, "Jordan Misja". Njohja me regjisorin Regjisori, Mihal Luarasi tregon me gojën e tij njohjen me Edin dhe sesi lindi dashuria mes tyre. Sapo isha kthyer nga studimet në Hungari dhe ishte pikërisht viti 1957, kur shkova në Estradën e Shtetit Edi më kish pëlqyer një vit më parë, kur jo drejtpërdrejt i propozova ta vija në provë për një rol në Teatrin Popullor. Përgjigjia që mora prej saj ishte: "Nuk më pëlqen teatri". Kur e kujtojmë sot këtë moment, na vjen për të qeshur, pasi për ironi të fatit refuzoi atë që do të bëhej pak më vonë, karriera dhe pasioni i jetës së saj. Edi, jo vetëm shmangu aktivizimin në teatër, por "eliminoi" edhe regjisorin, që e simpatizonte, për të cilin ishte shprehur: "Na ka ardhur një regjisor i ri mëndjemadh, që nuk më pëlqen fare".
Por fatin e saj edhe timin, ky opinon i shprehur me ngut nuk rezistoi shumë dhe ndoshta në subkoshiencën e saj fshihte diçka tjetër që nuk vonoi të shfaqet: simpatia... Mbasi u miqësuam, gjetëm gjuhën dhe u martuam - për të kaluar bashkë një jetë të trazuar - thotë regjisori. Çapkënllëqet e Edit Jeta e aktores është e mbushur edhe me çapkënllëqe, që nuk njohin moshë. Disa nga çapkënllëqet e Edit, që mbahen mënd; Heqja e tubit e sobës në klasë që prishi orën e mësimit, për të cilën drejtoria e shkollës i uli notën në sjellje. Veprime të tilla në shkollë ishin të pafundme. Si hyri në shtëpinë e Kico Ngjelës... tregon e motra, Filda. "Kur kisha mbushur 15 vjece, u futa në punë në Ushqimore, ku ishte drejtor Afrim Celi, të cilit i mbahej pak goja. Numri i telefonit në zyrën e tij ishte 24 24. Ne nuk kishim telefon në shtëpi, kështu që Edit i shkrepi në kokë dhe futet nga veranda me xhama në shtëpinë e Kiço Ngjelës, që në të vërtetë ishte shtëpia jonë, por që na e kishin sekuestruar. Ajo telefonoi drejtorin Afrimin, që e pyeti: "Alo, ku… ku… kush je?"! Edi i përgjigjet: E di ve... ve... vetë se ku... ku... kush
jam. Po tttt… tiii… k... ku… kush jee?"! Pasi bëri telefonatën doli menjëherë nga veranda dhe na tregoi se çfarë kishte bërë. Nënës i vinte inat, por edhe për të qeshur me të bijën trazovaçe, por ne ishim mësuar me prapësitë e saj dhe nuk do t'ia kish vënë re as Kiço Ngjela, që në atë kohë ishte Ministër Tregtie. Edi bën grusht me çunat e lagjes, se i ngacmuan motrën Ndërsa ecnim tok me Edin, - tregon e motra, disa djem më hedhin rromuze. Kuptohet, isha më e madhe dhe kjo ndodhte shpesh me vajzat, që ishin edhe të pashme. Edi kaloi një rast, dy dhe të tretin nuk e përtoi. Ajo hoqi xhaketën dhe ia plasi me grusht djalit të fundit që kish ngacmuar dhe më pas ia mbathi vrapit. Por kjo nuk ishte as e para as e fundit. Edi më mbronte gjithmonë nga djemtë, por ajo nuk i donte këto veprime dhe rruga e vetme e zgjidhjes ishte grushti. Duke qenë se rrinte me flokë të shkurtra dhe veshur me pantallona, shumëkush e dinte që ishte vëllai im. "I forti i lagjes" dhe kjo kish frenuar ngacmimet e djemve, kur kalonim rrugës - përfundon ajo. Edi lagte vajzat nga maja e fikut Pemët kanë qënë miqtë më të afërt për Edin.Nuk kish mbetur pemë në lagje pa hipur e zbritur çapkënia, veçanërisht kur shërbenin si strehë për t'u feshur pas gabimeve që bënte. Fiku afër shtëpisë për-
dorej prej saj për të ngacmuar vajzat e djemtë që kalonin rrugës. Ata kthenin kokën për të diktuar se kush i ngacmonte, por ajo fshihej mes gjetheve majë të fikut, që e mbronin shumë mirë. Nuk mund të harroj një rast, që kur e kujtojmë nuk na pushon e qeshura. Një ditë po kalonin balerinat që përgatiste mjeshtri Panajot Kanaçe, ishte rruga e tyre nga kalonin gjithmonë. Edi i pa nga larg dhe u ngjit shpejt në majë të fikut me topin e shpuar të mbushur me ujë dhe i lagte. Ato shihnin rrotull, ngrinin sytë lart, nëse po binin pika shiu, por asnjëherë nuk e mësuan se kush i ngacmonte, kush i lagte. Ato u detyruan të ndryshojnë rrugën. Në majë të fikur Edi këndonte shpesh këngën e saj të preferuar, "Këndon bilbili poshtë zallit" dhe nuk i bënte përshtypje se e dëgjonte jo vetëm Kiço Ngjela, por edhe Ramiz Alia, që ishte aq pranë shtëpisë. Në Pallatin e Brigadave, në prehrin e Enverit dhe të Nexhmijes Vajza e bukur trazovaçe ka rastisur të jetë
në grupin e fëmijve të privilegjuar që ftoheshin në Pallatin e Brigadave me rastin e festës së 1 Qershorit, apo festa të tjera.Në një rast i takoi të jetë në prehrin e Nexhmije Hoxhës, nuk i kish mbushur 5 vjeç. Duket se nuk ndjehej mirë aty dhe i futet në prehër Enverit, më pas kalonte përsëri tek Nexhmija. Me flokët e prera shkurt dhe gjunjët e bërë copë nga prapësitë e saj, askush nuk ia vinte veshin për lëvizjet që bënte. Fatmirësisht ata nuk e mësuan se e kujt ishte kjo vajzë, pasi nuk do ta kishte kurrë fatin të qëndronte në prehrin e bashkëshortëve Hoxha. Meraku i Leas E lidhur aq shumë me prindërit, vajza Lea thotë e shqetësuar se po ikën nga Tirana me kokën prapa, shqetësimin për prindërit e saj. "Erdhi vetë jeta ashtu që unë dhe vëllai të punojmë e jetojmë në emigrim, ndërsa meraku për ta më lë pa gjumë". Do të punësoj një grua që t'ju shpërbejë, por meraku i vajzës nuk tretet kurrë", thotë ajo me lot në sy.
20 E premte, 15 MAJ 2015
tilla veshje nuk munguan dhe si zakonisht, ne po ju sjellim disa nga modelet më të preferuara, më të guximshme dhe sigurisht më të kombinueshme. Në javën e modës së mbajtur Londër, koleksioni pranverë 2015 solli veshje përtej ngjyrave të menduara, printime nga më të guximshmet si përshembull ato me zogj, apo grafite pëlhure të sjella nga Donna Karan. Për sa i i përket printimeve tërhoqën vëmendje shtëpitë e modës si: Carven Paris, Missoni, Emilio Pucci, Peter Pilotto, Maria Katrantzou, etj.. Ndërkohë që të gjitha markat
Printimet në veshje, modelet që dominuan në pasarela ë një kohë që në botë printimet në veshje janë duke u bërë element kryesor i modës, veçanërisht vlerësohen ato stilistë të cilët thyejnë traditën dhe guxojnë të sjellin printime të mëdha dhe të veçanta në veshje. Në koleksionin pranverë 2015 të
N
botërore më të njohura, kishin në koleksionet e tyre veshje me printime, të ndryshme nga njëra firmë tek tjetra krijonin diversitet. Më poshtë po ju paraqesim një koleksion të modeleve të veshjeve me printime që ju mund të vishni.
mendoj që pranimi nga Dior do të thotë shumë, si një grua, që të ndjehesh e bukur, të ndjehesh elegante dhe e përjet-
shme", ka thënë ajo. Rihanna përpos fushatës së Dior është duke punuar edhe për albumin e ri.
Rihanna, përrallore për fushatën e Christian Dior K
ëngëtarja e hitit "Four Five Seconds" është shfaqur për herë të parë në fushatën "Secret Garden" për pranverë - 2015. Këngëtarja me origjinë nga Barbados ka hyrë gjithashtu në histori me këtë shërbim fotografik, sepse është femra e parë me ngjyrë që drejton fushatën e markës së njohur. Fotot për këtë brend të gjigandit francez janë realizuar nga Steven Klein dhe Rihanna shfaqet përrallore. "Kjo gjë më bën të ndjehem ndjehet fantastike. Është diçka e rëndësishme për mua, për kulturën time, për shumë vajza të reja të çdo ngjyre. Unë