Koha tjeter 3 korrik 2015 supelemnti i koha jone

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 3 KORRIK 2015


14 E premte, 3 KORRIK 2015

INTERVISTA

Ansambli “Mirdita”, ky altar vlerash dhe traditash burimore Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoron me titullin, "Mjeshtër i Madh" Ansamblin "Mirdita". Lidhur me këtë ngjarje, drejtori i Pallatit të Kulturës - Rrëshen, z. Gjergj Marku rrëfen eksperiencën e asaj dite, si dhe na jep leksione të vërteta mbi vlerën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore-artistike Nga Albina Gjergji

P

ak ditë më parë, Presidenti i Republikës, z. Bujar Nis hani ka dekoruar me titullin, "Mjeshtër i Madh" Ansam blin "Mirdita", si një nga ansamblet më emblematike të trevave shqiptare. Me motivacionin, "Për ndihmesë të veçantë në ruajtjen, interpretimin dhe përcjelljen ndër breza të folklorit të Mirditës", ky titull u akordua nën një ceremoni speciale, organizuar nga Presidenca. Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani në këtë ngjarje shumë domethënëse për artdashësit vlerësoi kontributin e madh që treva e Mirditës ka përcellë brez pas brezi, të cilët me artin dhe traditat burimore kanë pasuruar fondin e artë të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Në fjalën e tij, Presidenti inkurajoi Ansamblin "Mirdita" që të mos reshtë përpjekjet për të çuar më tej këtë traditë të shkëlqyer të krijuar dhe t'i shërbejë me devotshmëri, siç ka bërë deri më sot, nxitjes dhe promovimit të vlerave kulturore të zonës së Mirditës, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Emocionet e forta të kësaj ngjarjeje kulturore kanë qenë të pranishme tek të gjithë pjesëmarrësit pa përjashtim, tek emigrantët artdashws që kishin ardhur enkas për këtë datë, tek të rinjtë e të rejat, pjesë e ansamblit, tek të vegjlit që këndonin e kërcenin me prindërit e tyre, tek personalitetet e ftuara, individë kontributorë e veçmas Nikolin Jakaj, apo Gjon Mëlyshi. Por… më të forta këto emocione kanë qenë te drejtuesi i këtij Ansambli, i cili jetën e tij duket se ia ka dedikuar pikërisht kësaj krahine dhe vlerave të padiskutueshme të vendlindjes së tij, Mirditës. Pikërisht, lidhur me vlerësimin që z. Nishani i bëri Ansamblit "Mirdita", për Titullin që iu dha pas vdekjes, kompozitorit, Dorian Nini, këngëtarit Fran Vorfi dhe Kol Picakut, z. Marku ndan me lexuesin e gazetës "Koha Jonë" eksperiencën e bukur të asaj dite, si dhe na jep leksione të vërteta mbi vlerën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore-artistike. Ansambli "Mirdita" para pak ditësh u nderua me çmimin "Mjeshtër i Madh", nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Na flisni pak për emocionet e kësaj ngjarjeje dhe si e përjetuat ju personalisht? Për të qenë realist, më shumë se kurrë jam ndjerë me emocion të fortë. Sepse nuk kishte të bënte thjeshtë me mua si drejtues i këtij ansambli unikal në Shqipëri për ta marrë në anën formale zyrtare atë titull, por me një histori të gjatë të shkruar me mund e sakrificë nga qindra bartës të folkut, apo drejtues të kulturës ndër vite, ndaj ato momente kisha një barrë të madhe përgjegjësie, por pse jo dhe me fat. Dua ta besoj sentencën se, "dikush nga lart të shikon për punën që bën", por se Zotat lart

duhen me zbrit më poshtë për ta parë realitetin. Kësisoj, pa e tepuar m'u duk se u përbashkuan dy anët e forta të një artdashurie për ansamblin e Tokës së Katedraleve, për ta dhënë hakën e merituar prej dekadash. Në ceremoni ku merrnin pjesë të vjetër e të rinj, u nderuan pas vdekjes me titullin "Naim Frashëri", kompozitori Dorian Nini dhe këngëtari Fran Vorfi. Çfarë ju thonë këto dy emra juve? Pas dy nderimeve te bëra para pak vitesh si "Mjeshtër i Madh", të poetit të magjishëm të adresave shqiptare, Gjokë Beci dhe muzikantit të talentuar Mark Gjoka, krejt natyrshëm vinin dhe dy nderime kësaj radhe për mjeshtrin Dorjan Nini dhe Fran Vorfi, të cilët nuk jetojnë më. Edhe pse për artistë të

këtyre përmasave kurrë nuk duhet thënë se, "nuk jetojnë më". Ata janë me ansamblin kudo shkojmë, në çdo skenë, në çdo këngë, në çdo tingull e ritëm, sepse ata ishin gurthemeli. Nuk mund të mendohet ansambli pa poemën e magjishme, thurur me aq finesë e bukuri nga poeti Beci, apo kënga e grupit të burrave që jehonte si piskamë, pa prijësin e grupit të burrave dhe liderin e tyre historik, Fran Vorfi. Por nuk besoj se mund të ketë të dytë muzikant Shqipëria që të bënte atë që bëri Dorjan Nini (i anatemuari i festivalit të 11-të që do sillte stilin e Bitëllsave në Shqipërinë e izoluar marrëzisht) dhe që pas dëbimit për në Mirditën e vogël të Veriut të vendit, do të bënte mrekulli të tilla, që jo vetëm do konstruktonte një ansambël të papërsëritshëm, kënga e të cilit vinte si uragan në 1978-n, porse me këtë risi, do e "modernizonte" gjithë folkun shqiptar. Po i njëjti titull u dha edhe për Kol Picakun që vazhdon të drejtojë grupe fëmijësh. Në fakt, çfarë ngjarjesh artistike organizohen në Mirditë për fëmijë? Me Kol Picakun është e lidhur historia e ansamblit, ndër të gjallët e vetëm që i kanë ngelur si muzikantë, sepse ai ka marrë pjesë në të gjithë fest-foklet kombëtare si artist, kërkues burimor, realizues koral dhe prurës motivesh burimore nga zonat, por dhe një nga

kolonat kryesore të formatimit të grupit përfaqësues. Pos kësaj, ai është personi që formoi bandën frymore të Mirditës duke e mbajtur e ushqyer për afro 3 dekada e gjysmë si një nga bandat më të mira të vendit. Por Kol Picaku, ka një histori muzikore të re, që rrallëkush e ka në këtë vend. Edhe pse në pension prej 7 viteve, ai vazhdon të punojë si të ishte në vitin e parë të punës. Është një "Dahlin" tipik, që drejton grupe fëmijësh në sa e sa instrumente. Kushdo mund të vijë e te shohë në ca "dhomëza" të vogëla në mjediset e rrudhura të QKF-Rrëshen, ku ai lëviz sa në një grup në tjetrin, sa tek piano, organo, fizarmonika, tek grupi i çiftelive për 7-vjecarë, për 10, 12, 15 e deri tek më të rriturit. 9 çmime të para në takimet

mbarëkombëtare me fëmijë dhe çmimin e madh "Ndue Shyti", pjesëmarrja brenda e jashtë vendit në sa e sa evente. Por ajo që është më e veçanta, formacioni orkestral i të rinjve, të cilët pos muzikës popullore, me instrumente popullore, luajnë edhe muzikën klasike që nga Bah, Bethoven, Moxart, etj.. Është i vetmi formacion i tillë në vendin tonë e ai po e kultivon me pasion të pamatë. Diçka mbi eventin dhe fjalën e presidentit Nishani mbi traditën, folkun dhe vlerat artistike të Mirditës? Dhënia e titujve nga Presidenca, nuk është e thënë që gjithnjë të bëhet në sallën përkatëse të këtij institucioni të lartë të shtetit; "të deleguar" të tij i bëjnë dhe në sallat lokale, por vetë Presidenti për ansamblin "Mirdita", duket se kishte porositur të bëhej pikërisht aty me një pjesëmarrje të gjerë të artistëve dhe atyre që e duan artin e Mirditës. E në fakt, numëri i pjesëmarrësve i kaloi 80 vetë, mbase pak të zhurmshëm për një institucion serioz të shtetit, që nga grupi i fëmijëve, të rinjve e artistëve të moshuar, me rreth 20 kostume të paraqitura dhe plot instrumente popullore. Dukej si një post-fesfolk i këndshëm, që u shijoi aq shumë pritësve dhe sidomos Presidentit. Ishte një aktivitet fill pas takimit të Presidentit me ambasadorin amerikan, rreth orës 12:00. Imagjinoni, këtë lloj "kalimi protokollar" me plot çështje të rëndësishme (të mos harrojmë, për


15 E premte, 3 KORRIK 2015

Bujar Nishani “Ky Ansambël, i cili gjatë rrugës së tij gjysmëshekullore përfshiu mbi 600 krijues, këngëtarë dhe interpretues të zhanreve të ndryshme të këngës popullore, e ka zanafillën e vet në vitet 60-të të shekullit të shkuar dhe padyshim, mbetet nga më unikalët për sa i përket tipologjisë folklorike në tërë trevat shqiptare. Bartjet dhe prurjet e brezave kanë ardhur në mënyrë të natyrshme vit pas viti nga gjurmuesit e visarit popullor të hershëm të një krahine në zë të Shqipërisë, e studiuar dhe e udhëpërshkuar nga studiues, etnologë, antropologë, gazetarë, diplomatë e politikanë nga Evropa e Amerika prej shekujsh dhe sidomos në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX.” pak ditë mbaheshin zgjedhjet), për t'u relaksuar me gjithçka të bukur paraqiti ansambli "Mirdita" aty, veshjet, orkestralet, këngët lirike dhe epike. Me tan qejfin e tij, na lejoi që pikërisht vendin e dekorimit për disa minuta ta kthenim në skenë për artistët. Duket se presidenti Nishani ka një simpati të veçantë për krahinën e Mirditës, kjo nisur edhe nga vizitat e mëparshme që ai ka zhvilluar atje… Mirdita, është një oaz etno-kulturor autentik shqiptar, i shëtitur dhe udhëpërshkruar nga të huaj këtu e gati dy shekuj. Kushdo ka ardhur ka mbetur i befasuar, plot libra interesantë të tyre kanë marrë udhë prej këtyre viseve. Presidenti, ka lexuar rreth historisë dhe kulturës së kësaj treve, por takimin më të bukur me Mirditën e kishte para disa muajve, me nderimin tjetër të madh të abat Prend Docit, me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Shkëlqesia e tij erdhi vetë në Mirditë ta jepte këtë nderim, duke vënë në vend një padrejtësi të madhe shekullore ndaj këtij dishepulli të Rilindjes Kombëtare, abat i tre kontinenteve, drejtues i shoqërisë së famshme "Bashkimi" në Shkodër, sendërtues i alfabetit shqip, patrioti i madh me zhgun. Abatin e famshëm pa piedestal, qe pikërisht presidenti Nishani, që u tregu i ndjeshëm ndaj sygjerimeve të elitës studiuese të Mirditës dhe miqve të tjerë akademikë e profesorë që i janë qasur kësaj figure, të lënë padrejtësisht në harresë, për ta vënë në piedestalin e merituar të Kombit. Pikërisht atë ditë, ai do njihej dhe me ansamblin "Mirdita", që i kishte përgatitur një sajdi të veçantë me gjithë arsenalin e vet artistik, madje me orkestrinën e vet të famshme, do të bënte një "shëtitje muzikore" me instrumente popullore edhe nga klasikja gjermane, franceze, motive italiane, të Ballkanit etj.. Presidenti u magjeps nga kjo performancë, ashtu si dhe profilimi i shpejtë që i bëmë përgjatë këtij eventi dhe kjo ishte mjaftueshmërisht ndikuese që të artikulonte para artistëve mirditas, "do të jeni në vëmendjen time!". Artistët e Ansamblit "Mirdita" i dhuruan Nishanit një çifteli dhe një qeleshe. Pse pikërisht këto dy dhurata? Në Muzeun e artë të Luvrit, shqiptarët kanë një simbol të vetin tipik, plisin e bardhë (qeleshen). Mbi këtë fabul, i paharrueshmi

ynë, Gjokë Beci ka ndërtuar me vargje të thekura poezinë "Plis në Luvër", ndërsa Edmond Zhulali në pentagram, për ta kënduar furishëm - e them pa tepri - këngëtarja më potente në zhanrin epik, Mrikë Trumshi, që i solli Shqipërisë në 1978-ën "Mic Sokolin dhe legjendën e tij". Ne menduam që këtë gjë ta sillnim në mënyrë të natyrshme aty në Presidencë, ku pse jo, t'i dhuronim një "plis të bardhë Mirdite e shqiptarie", si dhe çifteli të prodhuar enkas për Presidentin nga mjeshtrit Përshqefa. Njëherit, në këtë përmbyllje, ftuam edhe Presidentin të këndonte me grupin dhe ai u komportua në mënyrë të habitshme, duke qenë hap për hap në refren. E kam pasur afër dhe kam parë në detaje çfarë hovi shpirtëror i dha ajo këngë Presidentit dhe gjithë sallës. Nuk kishte më bukur! Në gjysmë shekulli histori, Ansambli juaj numëron qindra krijues, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë. Duke bërë një retrospektivë në kohë, a janë ruajtur me taban elementët karakteristike të kësaj zone? Më bie të pres tek muzeu etnografik i ansamblit plot vizitorë

të vendit dhe të huaj, profesorë, studentë etj., një muze i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, që na e mundësoi me bujari humanistja austriake, Marianne Graf dhe të bëj një rezyme të këtij ansambli në mbi 60 vite histori. Jo më kot i kemi vënë fotot e vjetra që nga dalja e parë e ansamblit në skenë me një "dasëm mirditore" dhe më pas në festfolket kombëtare, apo pjesëmarrjet në skenat ndërkombëtare. Është një "qytet kulturor disa dekadash" brenda asaj dhome të vogël muzeale, por ka shumë shpirt brenda, disa nuk jetojnë nga artistët, por të tjerët vazhdojnë të kontribuojnë edhe sot. Ndaj, sidomos të huajve ua themi se ansamblet janë një aset i papërsëritshëm, sepse dhe në kohët izolacioniste, ishin fati kulturor i traditës së vendit, pasi së paku në festivalet foklorike, u ruajtën gjërat e traditës, veshjet, këngët burimore, instrumentet e hershme, ritet për t'u sjellë artistikisht nga bardët dhe

interpretuesit, këto shihen me sy aty, por dhe në koncertet tona. Në këndvështrimin tuaj, si ka arritur Mirdita t'i ruajë kaq mirë zakonet, doket, folkun tipik të saj? Ka patur disa zëra para '90-s se, Mirdita është një "rreth politik fanatik". Mbase, në disa gjëra ka vërtetësi, sepse ishte treva më e trysnuar dhe e shtypur mizorisht pas rezistencës antikomuniste dhe sidomos shembjes së kishave, ashtit të vet shpirtëror. Kjo luftë e tip-

torike? Kemi një të shkuar të "begatë" nëse e kundrojmë në disa aspekte, për të cilat çdo vizitor i huaj është i interesuar, pasi askush nuk vjen këtu për gradaçela. Kjo e shkuar mund të kthehet në thesar turistik, por ama nëse kultura, trashëgimia u lihet në dorë njerëzve të duhur, të ditur dhe humanë dhe jo militantëve të rëndomtë. E dini ju, se dhe lisat e moçëm kanë histori në këtë vend, sidomos në Veri ato kanë qenë vend kuvendesh. Mirëpo, nëse nuk e di këtë gjë, atëherë i sheh ato si druvarë me sopatë në krah dhe jo si kulturolog. Po ashtu shpellat, që ofrojnë turizmin speleologjik aq të kërkuar; kullat e vjetra, apo gjurmimet arkeologjike. Nuk do më harrohet një fakt, kur disa djem të rinj të ardhur nga emigracioni, me bëjnë telefon duke më thënë se në X vend (mal-

it unifikues të "njeriut të regjimit", nuk mund të mos linte gjurmë dhe në kulturë. Mirëpo, rishtarët e ansamblit nuk e braktisën thagmën interpretuese dhe krijuese të të parëve. Ndaj dhe ekspeditat që bëheshin nëpër zona asokohe orientoheshin tek më të vjetrit, plaka dhe pleq që mbanin në mendje mijëra vargje, fabula, ritme, etj.. Vite më vonë, Mirdita pati fat poetin Beci, i cili edhe pse e pësoi me rebelizmin e tij karakteristik dhe moskonformizmin, duke punuar në llaç, sërish u ringrit për të sjellë ato perla që tashmë janë pasuri e Visareve të Kombit. Ashtu si dhe poetë të tjerë që shkruanin nën anonimatin vrastar për shkak të ceneve biografike. Pa përmendur pastaj vajtojcat e dheut, apo bareshat, prej të cilave u volën thesare të moçme. Sipas jush çfarë e dëmton më së shumti të shkuarën tonë, Gjergj? Qoftë atë kulturore, qoftë atë artistike dhe his-

or, ku as rrugë nuk ka), duke nxjerrë gurë për shtëpi, i kishin ndërprerë punimet, sepse kishin hasur në disa objekte të çuditshme, të hershme. M'i postuan me viber në telefon dhe nga konsulta me specialistë të fushës, dilnin objekte të kohës neolitike. Pra, në majë të malit. Mirëpo edhe pse ua referova institucioneve të trashëgimisë, askush nuk e mori udhën për atje. Për mua këta njerëz nuk kanë vend në zyrat kulturore të vendit. Kohët e fundit ansambli "Mirdita" shfaqet mjaft aktiv jo vetëm me ftesa nëpër studio të ndryshme televizive. Mendoni se edhe publiku po ndërgjegjësohet për vlerat e traditës burimore, pas një tranzicioni jo të vogël kulturor? Më duhet të them, se mediat kanë një përgjegjësi kombëtare, që para se të merren me kronikat e zeza, apo rozë vend e pavend, duke ua shplarë trutë mizorisht shqiptarëve gjithë ditën, duhet të jenë më afër kulturës, aty ku për-

cillen emocione estetike dhe artistike, ku frymëzohen dhe qetësohen njerëzit e stresuar të kësaj kohe dhe t'ua përcjellin përmes ekraneve. Të them të drejtën, përderisa kishim gatuar gjithë këtë "brum artistik" më shumë sakrificë, pa asnjë lloj ndihme shtetërore, pse ta linim të shkonte në harresë, ndaj iu drejtuam dhe promocionit mediatik dhe për këtë dua të falenderoj disa tv kombëtare, ashtu sikurse dhe juve e dashur gazetare e talentuar e medias, si kulturëdashëse e rrallë e këtij vendi. Vetëm pas këtyre prezantimeve dinjitoze, na thonin: "ua, sa bukur, ku paska qenë Mirdita"! Më besoni se grupe të tilla, ku punohet me pasion e devocion të paparë ka kudo, në çdo skaj të vendit. Më ka rënë të jem në sa e sa konkurime me ta, Shqipëria kulturore është aq e pasur. Mirëpo i njëjti problem si për ne dhe për ata, është "dicka e vockël fare", as 1 kg naftë nuk na e jep kush për të lëvizur dhe as një shishe ujë për fëmijët artistë, së paku! Brezi i ri, sa i përqafon, ose jo vlerat e krahinës së saj? Kjo është e veçanta e grupit kulturor të Mirditës. Kemi dalë në skenat prestigjioze kombëtare çdo vit, që nga TOB, Pallati i Kongreseve, Universiteti i Arteve, Teatri Kombetar, amfiteatrot natyrore të Tiranës, sallat e Sheraton, apo Rogner, por dhe oborret e kullave dhe sheshet e qyteteve, etj., jo me 5, apo 6 artistë, por me gjithë brezat, deri në 70 artistë si rrallë ansambël, ku kemi grupe valltarësh të fëmijëve dhe të rritur, disa formacione orkestrale, solistë, grupin e burrave; me këngë lirike dhe epike; por dhe muzike klasike me instrumente popullorë; mbi 20 variacione kostumesh të traditës, etj.. Të rinjtë e duan traditën po ua kultivove. Ne këtë gjë po bëjmë përditë e më shumë. A keni një projekt të radhës në mendje dhe cili është ai? Projekti i rradhës? Janë shumë, shumë. Tani do kemi një bashkëpunim me nje grup gjerman, që luan muzikën rock dhe do integrojmë dhe çiftelitë me ta, orkestrën tonë. Më vonë do kemi një guidë turistike, pastaj disa koncerte për emigrantët në gusht. Por ajo që është më kryesorja, do të jetë konceptimi i politikave më të sakta kulturore, për ta bërë të prekshëm për çdo banor të Mirditës në qytet, apo fshat, në kuadër të bashkisë së madhe. Kam bindje se do krijojmë një oaz të veçantë kulturor në Veriun e Vendit.


16 E premte, 3 KORRIK 2015

Pedagoge violinçeli, gazetare, aktore, kërcimtare… Keti Bashhysa pas shfaqjes me sukses të recitalit, "E dehur" vjen me një rrëfim mjaft interesant dhe projekte të reja në faqet e suplementit të KJ

G

INTERVISTA

jithmonë kam menduar, se nën lëkurën e një rebeleje, flenë tingujt e një shpirti të butë. Të një zemre plot ngjyra, që në pamundësi për ta bërë botën të shohë me sytë e saj, herë pas here shpërthen mbi padrejtësitë si një vullkan i fjetur. I tillë është edhe personazhi i mëposhtëm, protagoniste e një jete pasionante, të vrullshme, të bukur, zhgënjyese, por të mbushur edhe me energji pozitive që burojnë nga vetë ajo. Keti Bashhysa në profesion është violinçeliste edhe pse personalisht s’e kam kosideruar vetem aq. Ajo është edhe aktorja e bukur, kërcimtarja joshëse, gazetarja e moderatorja që gjithmonë ka diçka në mendje; projekte, të cilat jo rrallë herë edhe i janë ndërprerë për arsye banale. Por, mbi të gjitha Keti është Keti, femra e cila nuk bën kompromise me të pavërtetën. Ajo preferon ta jetojë jetën e saj ashtu siç vjen, siç di dhe siç do. Përtej çdo kostoje që mendësia - shpeshherë mbytëse - ta imponon. E dashuruar pas instrumentit të Violinçelit, Bashhysa sot është pedagoge e kësaj lënde në qytetin e Durrësit, ku edhe ka lindur dhe është rritur. E bija e aktorit të njohur, Cen Bashhysa, në intervistën, dhënë për gazetën Koha Jonë, ajo na rrëfen veten në raport me violinçelin, skenën, televizionin, dashurinë dhe… jetën! Ish studente e Violinçelit, sot profesioniste dhe mësuese lënde. Teksa ktheheni pas në kohë, shikoni ndonjë ndryshim në lidhjen tuaj me këtë instrument Keti? Ndryshe nga periudha e studimeve, marrëdhënia ime me violinçelin nuk është si një detyrë dhe përgjegjësi ndaj pedagogëve, por një marrëdhënie dashurie dhe një përgjegjesi karshi publikut që më ndjek. Bijë aktori, njërit prej emrave më të njohur të Teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, ndoqët një rrugë tjetër nga ajo e babait. Pse jo aktrimin, por muzikën? Ishte zgjedhja e babait tim në fat, duke parë edhe aftësitë e mia, duke qenë dhe adhurues i muzikës klasike. Ai e bëri këtë zgjedhje. Ama aftësitë tuaja aktoriale duhet thënë që vihen re dukshëm, teksa luani në violinçel; qoftë me plastikën e portretit, ashtu edhe më lëvizjet e harmonizuara në varësi të veprës që interpretoni. Mendoni se do shkëlqenit edhe në këtë sferë, po aq sa në violinçel po t'i ishit futur Dramaturgjisë? Në fakt kur unë luaj në violinçel, nuk aktroj. Jam kaq e sinqertë me të, e ndjej kaq shumë... Grimasat, ose ndonjë lëvizje e lehtë e trupit vjen natyrshëm… ndoshta ritmi, tipi i muzikës. Por, po t'i kisha hyrë Dramaturgjisë, do ta pëlqeja pa do ta bëja dhe kur unë bëj diçka që më pëlqen, jap shpirtin tim. Instrumentiste, aktore dhe… këngëtare. Kjo ishte Keti që pamë në skenën e Durrësit pak javë më parë, ku ju mbajtët një recital të titulluar, "E Dehur". Na flisni pak për suksesin dhe emocionet që i morët asaj mbrëmjeje ju dhe publiku durrsak? "E dehur" ishte spektakli i tretë për mua, ku unë kam interpretuar në zhanrin e ak-

Keti Bashhysa,

një mëkatare me këmbë në tokë…

trimit, këngës dhe baletit. E them pa modesti që aktrimi është një pikë e fortë e imja, falë genit nga babai im dhe bashkëpunimit tim vetëm me profesionistë. Unë nuk di ta përshkruaj me fjalë emocionin që marr nga publiku, thjesht ndjej se po më ndodh një mrekulli. Ndërsa për emocionet që unë trasmetoj tek publiku them, "Faleminderit Zot që më ke bërë kjo që jam"! Investoj dhe unë paska për t'i dhuruar njerëzve energji pozitive. Dehja juaj më ëmbël; ajo e tingujve, e dashurisë, apo e verës? Unë dehem nga tingujt, nga dashuria, nga vera. Po ç'rëndësi ka se ç'dehje është? E ëmbël, e trishtë, e frikshme... të dehesh nga motive kaq të bukura është joshëse gjithsesi. Dehet vetmia në një shpirt rebel Keti? Në një shpirt rebel, vetmia është vrastare! Dehet ky shpirt nga vetmia për të mos qenë vetëm. Pak paradoksale, por shpirtrat rebelë janë më shumë të ndjeshëm. Keti, apo Violinçeli, kush është më joshës, sensual në lojën me njëri-tjetrin? Është një marrëdhënie. Forma e violinceclit është sensual dhe ky instrument mes këmbëve të një femre josh. Ne të dy nuk garojmë në joshje dhe sensualitet, ne thjesht shkrihemi me njëri-tjetrin. Ngjashmëria juaj me këtë instrument, në tingull dhe formë? Wow! Palestrohem kaq shumë për të arritur linjat perfekte të cellos. Ka formën e trupit të një femre, pra ngjasojmë. Edhe në tingull. Ashtu herë i ëmbël, here i fortë, i gëzueshëm, i trishtueshëm, i kadifenjtë, ose i çjerrë... pse jo? Kanë gjini instrumentët Keti dhe ç'raport keni me njëri-tjetrin, ka dominancë mes jush? Instrumentin varet si e percepton. Ia jep ti

gjininë. Herë më duket si mashkull, ku unë i përkëdhelem, apo i bej kapricio. Herë më duket si një bebe që më duhet ta marr me të mirë, herë si nje mikeshë e trishtuar, herë si një i/e çmendur. Dominojmë të dy njëri-tjetrin. Nuk rrimë dot larg me periudha të gjata. Për ta lënë pak mënjanë violinçelin, ju keni provuar edhe në Gazetari, ku vite më parë keni drejtuar një emision në TVSH. Çfarë ju lidh me ekranin dhe si e kujtoni atë eksperiencë? Kam punuar disa vite në TVSH si gazetare përgatitëse dhe moderatore e emisioneve të mëngjesit. Ishte periudhë e bukur dhe me shumë punë, por me sukses. Kjo periudhë vjen krenare në kujtimet e mia dhe e di pse?! Sepse e kam ezauruar kënaqësinë që të jep ekrani në bazë vlerash, si pasojë e punës dhe jo në bazë dekoltesh, ose minifundesh. Zhanri që ju tërheq më shumë në Gazetari? Temat sociale më pëlqejnë. Jam marrë me to në periudhën time si gazetare. Edhe Gazetaria politike më tërheq deri diku. Si e shikoni median sot, raporti i saj me të vërtetën dhe jo të vërtetën? Në raport me të vërtetën, media sot për mua është e pabesueshme. Mediat më duken sikur janë bërë monopol i një grupi, apo politike të caktuar. "Politikanët përballë Ketit", ka qenë një ide emisioni që do të mbante firmën tuaj para disa kohësh. Ç'u bë më këtë projekt dhe a vazhdon të jetë pjesë e ambicies tënde? Po ka qenë një projekt i tillë, por që për x arsye nuk u realizua. Gjithsesi, politikanët përballë meje kanë qenë në emisionet që unë drejtoja dikur në TVSH dhe jo të gjithë e kanë ndjerë veten mire (qesh). Nuk vazh-

don të ekzistojë më tek mua ambicia për këtë projekt. Përballë pyetjeve ngacmuese të Ketit, si mendoni se do të reagonin politikanët tanë? Varet nga tipi i politikanit. Përballë pyetjeve të mia, dikush nuk është ndjerë aspak mirë. Varet nga vlerat e politikanit. Çfarë nuk duroni dot tek politikanët e sotëm? Mashtrimin dhe pazaret që bëjnë. Ekspresive, e ndjeshme, ironike, shpërthyese, melankolike, e drejtpërdrejtë, optimiste… po pesimizmi zë vend ndonjëherë tek ju? Pesimizmi është pjesë e jetës. Kam momentet e mia të pesimizmit, por që më zgjasin shumë pak. Nuk kam kohë me tepricë t'ia fal pesimizmit. Mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, si e konsideroni kohën e kaluar me miqtë online? I jap aq kohë sa mua nuk më prish punë. Facebook është një rrjet social i pa censuruar, ku shkëmbehen mendime mes njerëzve, debate, etj.. Beson në krijimin e një raporti real nga Facebook-u? Jo. Nuk besoj. Unë i besoj të prekshmes, të shikuarit në sy, zërit live. Unë i besoj konkretes. A ka një moto shpirti i një uragani si ju Keti? Cila është ajo? Motoja ime ështe: kur nuk ke mundësi të bësh mirë, të paktën mos bëj keq, por nëse të lëndojnë me të padrejtë, mos i lër kusur. Ndonjë projekt konkret, i cili vazhdon të gatuhet në mendje e që do të bëhet publik? Një tjetër spektakël. Shumë ndryshe i perceptuar kësaj here. Do jetë një surprizë tejet e këndshme. Mendoj dhe shpresoj pas 5-6 muajsh. Keti e dashuruar, në një marrëdhënie dashurie? Jam në përshtjellim ndjenjash, por ama… unë e dua dashurinë. Çfarë do t'ju largonte nga një mashkull? Indiferenca dhe mungesa e përkushtimit ndaj meje. Keni lënduar ndjenjat e ndonjë mashkulli? Jam një mëkatare me këmbë në tokë…


17 E premte, 3 KORRIK 2015

Rozi Kostani:

Aktorja dhe regjisorja e njohur rrëfen për karrierën, familjen dhe planet e ardhshme artistike

Skena, tempulli ku unë falem Intervistoi: Sidorela Lepuri

N

INTERVISTA

ga një adoleshente që donte të bëhej astronaute, por tashmë një aktore, ajo zgjohet çdo ditë me ëndrrën për ta realizuar këtë të fundit. Rozi ka veshur petkun e plot personazheve komplekse, duke arritur të interpretojë edhe role meshkujsh, sikurse ishte Xhivola në shfaqjen e fundit "Arturo Ui". Me buzëqeshjen, çiltërsinë dhe mënyrën e të thënit të gjërave ashtu siç i mendon, aktorja dhe regjisorja Rozi Kostani vjen në një rrëfim të sinqertë për suplementin "Koha Tjetër". Teksa na tregon për familjen, profesionin, rolet dhe planet e ardhshme artistike… Shfaqja "Arturo Ui", ku ju interpretonit së fundmi personazhin e Xhivolës dhe Flejkut rezultoi një sukses i vërtetë. Si u ndjetë gjatë këtij interpretimi? Ishte vërtet një shfaqje me përgjegjësi shumë të madhe, sepse është luajtur dhe vënë në skenë nga i madhi Pirro Mani dhe luajtur nga gjithë kolosët e artit shqiptar në vitet '70. Unë kisha dy personazhe aty, Flejkun anëtarin e trustit të lulelakrës, një sqimatar, një biznesmen dhe sigurisht kriza e lulelakrës ishte ajo që i bëri këto personazhe të ndërmarrin veprime antinjerëzore, për t'u futur nëpër kurthe e me radhë. Kështu bie në kurthin e të famshmit "Arturo Ui", i cili e manipulon shumë mirë krizën e tyre dhe fillon epoka e Arturo Ui-së, ose më saktë e Hitlerit, që është pjella më e keqe që ka lindur njerëzimi. Ishte e vështirë për ju të vishnit cilësitë e këtyre dy personazheve? Ishte e vështirë sepse duhej të bëje ndarjen plotësisht të dy personazheve, por them që ia kam dalë. Kurse Xhivola, ai është personazhi me të cilin jam dashuruar më shumë, sepse është krahu i djathtë i Arturos, ose më saktë ai që e rrëmben krahun e djathtë, se krahu i djathtë është Roma, njeriu që i rri më afër. Kurse Xhivola ia merr me zotësinë, fisnikërinë dhe djallëzinë e tij. Është një person që ka një diversitet ngjyrimesh brenda dhe jam kënaqur me këtë personazh. Sigurisht, ka qenë përgjegjësi dhe lodhje shumë e madhe për ta sjellë aty ku duhej. Kam punuar plastikisht duke sjellë një Xhivola ndryshe. Nga ana plastike, jam përpjekur të evidentoj atë lloj ngjalëzimi, që ai rrëshqet në atë mënyrë

të cilën askush nuk e kap dot. Edhe fizikisht. Xhivola i shpëton çdo situate, i shkruan fjalimet Arturos, pra ai arrin shumë mirë të jetë i dyti. Çfarë i kanë shtuar këto personazhe galerisë suaj të personazheve të interpretuara deri tani? Të luash role meshkujsh është shumë më e vështirë, sepse ti duhet të hulumtosh tek një gjini që nuk je. Unë kam luajtur dy herë të tjera personazhe meshkujsh sapo kam mbaruar shkollën, kështu që nuk ishte hera e parë për mua që luaja role meshkujsh. Është një eksperiencë shumë e bukur kur ti perception ato gjëra, të cilat ata vetë nuk i shikojnë që i kanë dhe për më tepër, kur sillen nga një femër. Mezi prisja të fillonte shfaqja sepse kënaqesha pafund. Në petkun e cilit personazh jeni ndjerë vetvetja apo e keni ndjerë më shumë? Procesi ynë është goxha interesant, sepse ne këtë karakterin që ka një formë të caktuar e mbushim me lëngun tonë, kështu që jemi vetvetja gjithandej. Fillon transformohesh gradualisht, sepse ti fillon dhe i hedh edhe një gjë tjetër dhe merr një shije tjetër e vazhdon duke u transformuar. E rëndësishme është që publiku të mos mendojë që është Rozi, por të humbasë me personazhin që përcjell. Përshembull, para se të luanim "Arturo Ui" kemi qenë tek shfaqja "Ata hynë pa trokitur" dhe është pjesë që ka lënë mbresa të jashtëzakonshme tek publiku dhe them që tek ai rol ka qenë një lloj mbruajtje e vetvetes sime, duke e parë tek prindërit e mi të vërtetën e periudhës së shkuar. Ka ndonjë personazh që e keni ndjerë më pak, ose që cilësitë e tij nuk përputheshin me karakterin tuaj? Po, ja tek rasti i Xhivolës, përshembull (qesh). Në fillim thoja që nuk e doja, si do ta bëj, është punë e lodhshme dhe nuk më joshte shumë. Përgjithësisht, unë i gjej çelësat ku hapet ajo derë dhe kështu funksionon. Edhe me Nënë Terezën kam pasur të njëjtin perceptim, nuk doja sepse më dukej super larg vetes. Por në të shumtën e rasteve, nëse flitet për ndjesi njerëzore të vërteta, siç është në rastin e Nënë Terezës, ajo gjendet shumë kollaj. Dhe unë e gjeta çelësin në dashurinë që kam për këtë profesion, kur ajo e kishte për njerëzimin. Edhe profesioni im kështu është. Për një aktor ka gjithmonë personazhe që nuk i ka interpretuar, por që do të donte. Cilat janë këto personazhe për ju? Zhulieta, por më ka ikur koha (qesh). Mbase zonja Makbeth do të ishte një kryevepër. Nëse sot nuk do të merreshit me aktrimin, në çfarë fushe e shihni veten po kaq të suksesshme? Nëse nuk do të merresha me teatër, nuk di çfarë tjetër mund të bëja. Mbase po tregohem e drejtpërdrejtë, por është e vërteta. Ëndrra ime prej adoleshenteje ka qenë të isha astronaute, por kjo ishte totalisht

e pamundur (qesh). Ju kemi parë mes regjisë dhe aktrimit, dy zhanre të ndryshme, por që në thelb të magjepsin. Ku ndiheni më komode? Të jesh aktor është një proces që ti jeton çdo ditë, zgjohesh me një ëndërr që dëshiron ta realizosh dhe je më e pavarur. Kurse kur je regjisore, pesha është gjigande sepse ti duhet të zgjidhësh çdo gjë. Sigurisht, pesha është 5-fish më e madhe. Sa më shumë personazhe, aq më e madhe pesha. Por nuk i ndaj dot, sepse kur futem në atë proces unë di vetëm të dashuroj dhe të punoj fort. Di që kam një vullnet të paparë dhe një përgjegjësi shumë të madhe, edhe e besoj skenën si kishën apo xhaminë time, si tempullin ku falem. Është ky çelësi i suksesit të karrierës suaj? Unë nuk merrem asnjëherë me suksesin, por merrem me Rozin, që të përftojë sa më shumë emocione dhe të japë sa më shumë emocione. Çështja e suksesit i përket publikut. Më pëlqen një shprehje e një pedagogut tim: "Bëj diçka dhe ik fshihu në errësirën tënde" dhe unë e kam moto të punës sime këtë. Deliri është

sëmundje e keqe. Ka ndonjë situatë të vështirë në të cilën je gjendur në skenë, duke ditur që teatri është përballje e fuqishme me spektatorin? Po, ka pasur situata të tilla. Përshembull, kur partneri harron tekstin (qesh). Dhe si i keni anashkaluar? Falë eksperiencës. Unë dëgjoj gjithmonë realisht çfarë thuhet aty dhe kështu dal nga situata duke e thënë vetë tekstin e tij (qesh). Ka ndonjë peng në jetën e Rozit? Jo. Nuk kam pengje, sepse përpiqem t'i realizoj synimet e mia. Përpiqem të mos e shtrij këmbën më shumë sesa kam jorganin, megjithëse artisti është rebel dhe duhet ta shtrijë. Pengje nuk kam. Si është Rozi në jetën e përditshme? Unë s'e kam parë veten asnjëherë nga jashtë, por e shoh nga brenda. Por unë di dhe përpiqem të bëj këtë, që në çdo moment të gjej kohë për familjen, njerëzit dhe gjërat që dua. Çfarë do të thotë familja për ju? Është më shumë sesa vetvetja. Familja është ajo që nuk do ta kuptoja veten pa të, ashtu siç është edhe profesioni. I kam të lidhura kaq ngushtë që të dyja, familjen dhe profesionin. Si e raciononi kohën mes familjes dhe profesionit, mes dy dashurive kaq të mëdha për ju? Them se e menaxhoj mirë. Kam një intuitë të mirë për t'i menaxhuar saktë, por nuk lë asnjëherë asgjë mangut, as me studentët. Se edhe ata janë një familje tjetër (qesh). Dhe së fundmi, cilat janë planet e ardhshme artistike? Plane kam plot, por do Zoti realizohen. Kam aplikuar për një projekt, të cilin shpresoj ta fitoj. Do jetë një shfaqje që do t'i flasë shumë realitetit dhe të pathënës, por të presim. Tani janë pushimet, por kemi për të shkuar në dy-tre festivale me shfaqjen "Ato hynë papritur", pastaj me "Arturo Ui".


18 E premte, 3 KORRIK 2015

Shkrimtarja sjell për lexuesin botimin e radhës, një roman në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre

Vojsava Nelo: "Gruaja me të zeza", një shfaqje konkrete e shëmtisë njerëzore

INTERVISTA

"Gruaja me të zeza", titullohet romani që ka dalë në treg këto ditë nga shtëpia botuese, "Toena" dhe që mban firmën e shkrimtares, Vojsava Nela; një roman, që në vetvete ndërthur një shfaqje konkrete të shëmtisë njerëzore, që mishërohet në kohë dhe në personazhe të ndryshëm në brendësi të saj. I zhanrit roman, "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër, në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension që e bëjnë lexuesin "t'i mbahet fryma". Vetë protagonstja e romanit, "Gruaja me të Zeza" shfaqet herë si një personazh real, herë si një fantazëm; herë e dukshme dhe herë e padukshme, duke përhapur një makth tragjik; duke shkatërruar njerëz dhe jetë njerëzish me tradhtinë, pabesinë dhe perversitetin pa cak. Autorja, duke rifuksionalizuar artistikisht simbole dhe kumte që vijnë nga legjendat; tekste dhe mendësi të botës magjike, realizon një zhvendosje semantike të tyre në kohët e sotme. Përmes kësaj mënyre krijuese shkrimtarja përcjell mesazhin se progresi i njeriut dhe shoqërisë ndjek një trajektore dramatike. Gruaja me të zeza i vjen autores si një imazh nga fëmijëria, që e ka aty, brenda, të mbytur, por papritur e pakujtuar i del përpara. Ballë për ballë. Por ç'ndodh me autoren? Po me gruan me të zeza? Përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave e mësojmë duke lexuar romanin, i cili të intrigon me fabulën interesante dhe të emocion thellë me sintaksën tepër poetike. Si në tërë krijimtarinë e saj, edhe në romanin "Gruaja me të Zeza", autorja qëndron në botën e njeriut. Aty lëviz mendimi dhe emocioni i saj, duke depërtuar në të gjitha thellësitë, deri në skutat më të errëta, prej nga vjen dhe Gruaja me të Zeza, e cila është shfaqja e plotë e shëmtisë së njeriut. Siç shihet në faqet e romanit, në ngjar-

jet që i lënë vendin njëra-tjetrës, Gruaja me të Zeza, gjendet kudo; në të gjitha shtresat dhe nivelet e shoqërisë e kudo përhap zezim, fatkeqësi, shkatërrim. Romani të trondit me dramacitetin, duke të pajisur me mesazhe për jetën dhe njeriun. Ndokush mund të gjejë diçka nga vetja aty, apo të marrë një përgjigje për të vërteta të hidhura, përgjigje që shpesh njeriu nuk arrin t'i gjejë; për një ngërç, për diçka që mund t'i rrijë aty, në fundin e shpirtit, ku, siç thotë shkrimtari i madh francez i shek XIX, Viktor Hygo, "...shpesh gjen gjëra të mbytura më shumë se në fundin e detit". "Gruaja me të Zeza", romani i ri i shkrimtares Vojsava Nelo, që mbërrin shumë afër me romanin magjik, të mbërthen që në faqet e para, duke të mbushur me përjetime, emocione dhe kënaqësi artistike. Fragment nga romani - Do ta vras. Do ta vras, sapo të hyjë në derë... ...Me t'u hapur dera dhe ai hyri, ajo shkrepi plumbin e parë, siç e kishte paramenduar. Drejt e në organet gjenitale. Shpërbërja e parë Pa pritur shumë, plumbi i dytë. Drejt e në kokë. Andej nga burojnë të gjitha të këqiat; mendimet, planet dhe prapësitë ogurzeza të njeriut. Me këtë plumb, të dytin, donte të vriste pikërisht atë, Gruan me të Zeza, që i shkaktoi njëmijë e një të zeza, që e shkatërroi përfundimisht dhe e bëri të notojë në këtë pellg gjaku, që ndjeu ta zinte dhe pa humbur kohë lëshoi plumbin e tretë. Drejt e në zemër. Këtu ai mbylli sytë. Përgjithmonë. Ata sy që, deri në çastin e fundit i mbajti mbërthyer tek ajo, ndërsa e vriste pa u lëkundur. U shtri sa gjatë-gjerë, duke humbur në gjakun e vet, i cili po dilte nga dera e hapur, poshtë shkallëve si lumë. Aty ra e u

mbyt edhe ajo. Nuk pa e nuk dëgjoi më. Kur u përmend... Biografi Vojsava Nelo lindi në Delvinë, ku nisin fillimet letrare të saj. Që në adoleshencë publikoi krijimet e para në revistat e kohës. Në vitet universitare botoi librin e parë, "Kur çelin ëndrrat" (poezi), i cili u mirëprit nga kritika, duke i hapur rrugën e gjatë të krijimit letrar. Në vitin 1977 u pranua anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Krijimtaria e saj letrare-artistike është tejet e pasur, ku një vend të madh zënë librat me poezi si: "Mbretëroj", 1995, "Idil

në dy akte", 1997, "Benvenuta Artemida", (shqip-italisht, 2001), "Tretur tek puthja", (lirika për dashurinë), 2004, "Gërsheti i prerë", 2010. Gjithashtu ka botuar sukseshëm romanet, "Mikesha e yjeve", 1999, "Vajza e gjysmës së Diellit" 2002, "Të fshehtat e mikeve të mia" (Njëzetë e një ngjarje në një, 2007). "Gruaja me të Zeza" 2015. Vepra e saj ka një përgjërim dhe një sinqeritet, siç do të perifrazohet nga kritikë e studiues, si në librat e shenjtë. Ajo është ngjizur me një ndjenjë të thellë, ku gjithçka duket si në përtej-jetë, ku të gjithë nuk kanë nevojë të shtiren; të luajmë teatrin e keq të jetës dhe marrëdhënieve me njëri-tjetrin. Është ndër ata autorë, që mban lidhje intensive me lexuesin e saj, brenda dhe jashtë vendit. Vojsava Nelo është autorja e mbrëmjes poetike-teatrore "EJA TË DUHEMI", vënë në skenë nga Teatri "Metropol" në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, (21 mars, 2012). Ka marrë pjesë në disa takime poetike kombëtare, ballkanike e Ndërkombëtare, duke u përfshirë në antologjitë përkatëse. Krijimtaria e saj është vlerësuar me çmime të rëndësishme si, çmimi i dytë "Për botimet më të mira të vitit", në gazetën "Drita", 1977 - çmimi "ASDRENI" në "Netët Korçare të Poezisë", 2010, etj.. Vojsava Nelo mban titullin, "Qytetare nderi", dhënë nga Këshilli i Bashkisë së qytetit të Delvinës. Sot, shkrimtarja Vojsava Nelo është një zë origjinal i letërsisë shqipe si në poezi, ashtu edhe në prozë.


19 E premte, 3 KORRIK 2015

Princi William dhe Princi Herry, ja si e ruajnë kujtimin e nënës së tyre Unaza e Kate

Koncerti i Princit William dhe Harry për Lady Diana

V

etëm një muaj para 10-vjetorit të vdekjes së nënës së tyre (atë ditë ajo do të kremtonte datëlindjen e saj të 46-të) Princi William dhe Princi Harry organizuan një koncert në stadiumin Wembley të Londrës në nder të Princeshës Diana. Në koncertin e para disa vitesh, në kujtim të Dianës, morën pjesë Elton John, Kanye West dhe mbajtën fjalime disa nga emrat më të njohur botërorë si; Nelson Mandela, Bill Clinton dhe David Beckham. Ngjarja ishte dhe mbetet një nga më të mëdhatë në memorien e publikut, pas funeralit të princeshës Diana.

K

ur William dhe Kate Middleton shpallën zyrtarisht lidhjen e tyre, të gjithë sytë ishin mbi unazën e famshme në gishtin e majtë të Kate. Unaza me diamante ishte e njëjta që Princi Charls i dha Diana në vitin 1981. Gjatë intervistës zyrtare të çiftit pas martesës, William tha se ai zgjodhi këtë unazë për Kate, pasi kjo ishte mënyra më e mirë e mbajtjes afër të Princeshës Diana për të gjithë.

Martesa e William me Kate

Udhëtimi i Princit Harry në Brazil

Kumbarët e Princit George

V

M

itet kanë kaluar, por duket qartë që të dy princat ende e ndjejnë fort humbjen e nënës së tyre. Vitin e kaluar gjatë një udhëtimi në Brazil, Princi Herri u përplot teksa ishte duke folur me dy të rinj jetimë, që kishin humbur nënën e tyre.

Përfshirja e William në spitalin që drejtonte Diana

esa dukej konkurenca ka qenë e ashpër për zgjedhjen e kumbarëve mbretërorë, konkretisht për George, djalin e Kate dhe William. Ishin 7 kumbarët që u zgjodhën. Kate dhe William u kujdesën që mes mundësive të shumta të kushërinjve, miqve e të afërmve të tjerë të zgjidhnin dikë të dashur për Dianën. Julia Samuel, një mike e ngushtë e Princeshës së Uellsit nga viti 1987 deri në vdekjen e saj, u zgjodh njëra nga kumbarët e George.

S

i William dhe Harry janë të përfshirë me shumë organizata filantropike dhe në shumë raste kanë punuar me kauzat që Diana përkrahte. Që nga viti 2007, Princi William ka shërbyer si President i Spitalit të Royal Marsden, një pozicion që nëna e tij e ka mbajtur nga 1989 deri në vdekjen e saj. Ashtu sikurse ajo bëri në vitin 1996 edhe William ka kontribuar gjatë një vizite në nëntor të vitit 2013.

Puna e Princit Herry në Angola

N

ë vitin 2013, Harry ndoqi gjurmët e nënës së tij, kur ai vizitoi Angolan. Një vend, ku nëna e tij dha kontributin e saj kundër përdorimit të minave tokësore. Po ashtu edhe ai bashkëpunoi me të njëjtën organizatë bamirëse që ajo bëri përsëri në vitin 1997. Këtu, ai shtrëngon dorën e Eufrafina, një vajzë 3-vjeçare, mamaja e së cilës takoi Dianën 16 vjet më parë.

D

uke filluar që nga detaji i lu leve e deri tek vendi, martesa e William dhe Kate në vitin 2011 ishte e mbushur përplot me detaje në kujtim të Dianas. Westminster Abbey është vendi ku u mbajt në vitin 1997 funerali i Dianës. Në buqetën e luleve që mbante Kate, kishte lule zambaku, ashtu sikurse bëri edhe Princeshë Diana. Peshkopi i Londrës Riçard Shartrit, i cili foli në shërbimin përkujtimor të Dianës bwri predikimin për martesën e çiftit. Po ashtu dhe himni i parë, "Guide Me Ti", "O Shpëtimtari i Madh", është i njëjti që përfundoi

funeralin e Dianës. Këto detaje flasin më se qartë për lidhjen e fortë të djemve me nënën

Kate dhe William kujdesen vetë për George

A

shtu si Diana, William dhe Kate kanë provuar tashmë të kujdesen dhe mbajnë vetë fëmijët e tyre. Po kështu veproi edhe Diana dhe Charles me William nëntë muaj pas lindjes së tij. William dhe Kate e mbajtën vetë Princin George gjatë turneut të tyre në Zelandën e Re. Kate u fotogrua teksa mbante në krahë princin e vogël. Në gjenerat mbretërore të së shkuarës prindërit i linin fëmijët e tyre në shtëpi nën kujdesin e dados, por Diana e "theu" fillimisht këtë traditë dhe më pas Kate e William.

Emri i Princeshë Charlotte

H

omazhi i fundit i William në nder të së emës është i madh. Pavarësisht zërave të shumtë që thanë se emri i nënës së tij nuk ishte i duhuri për Princeshë Charlotte, kjo për një sërë arsyesh, ai i sfidoi ato. William i vendosi si emër të dytë Princeshës Charlotte atë të nënës së tij, në mënyrë simbolike për të treguar, sesa fort ai e ruan kujtimin e saj. Princesha quhet Charlotte Diana. Përktheu: Sidorela Lepuri


20 E premte, 3 KORRIK 2015

Nora Istrefi sulmohet nga fansat: Je veshur si adoleshente N

ora Istrefi, pas postimit të një fotoje në Instagram, ka ngjallur reagime të shumta nga ana e ndjekësve të saj. Teksa ajo ndodhej pranë familjes, ndjekësit e kanë kritikuar për veshjen e saj, e duke e cilësuar si aspak normale. Një prej tyre madje e ka krahasuar me veshjen e një adoleshenteje, por kjo gjë duket se nuk e nuk ka shqetësuar aspak Norën, e cila nuk ka reaguar fare.

Enrique Iglesias arrestohet nga policia E

Linda Halimi publikon këngën e parë për tregun amerikan

nrique Iglesias ka përfundu ar në duart e policisë së bashku me menaxherin e tij, pasi drejtonte makinën me patentë të pezulluar. Enrique Iglesias raportohet të jetë ndaluar nga policia në Miami, Florida, në muajin maj. Këngëtari spanjoll pretendohet se ka kaluar në krahun e pasagjerit në momentin që polici e ka ndaluar, ndërsa pasagjeri i është drejtuar vendit te shoferit. Enrique, ashtu si edhe shoqëruesi i tij i cili duket se ishte menaxheri i turneut të tij janë ar-

restuar, sipas TMZ. Por pas paraqitjes në polici, Enrique dhe shoqëruesi i tij janë lënë të lirë.

Dafina Zeqiri sjell hitin e radhës A

shtu sikurse flitej edhe më herët, Dafina Zeqiri ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor. Këngëtarja sapo ka hedhur në Youtube këngën më të re në bashkëpunim me Dj Sardin. Fabula e këngës flet për një dashuri të shkuar dhe duket sikur Daffy është gati të japë gjithçka që ajo ka, vetëm për t'u rikthyer me të. Dafina ka njoftuar se ka gati këngën tjetër, në të cilën do të vijë krejt ndryshe, me look si Kleopatra, e cila do të pasojë "Te ti".

K

ëngëtarja Linda Halimi, e cila jeton në Amerikë, ka publikuar klipin e këngës më të re "Cold World" që vjen në gjuhën angleze. Këngëtarja shqiptare kohë më parë njoftoi se do të synojë tregun muzikor në Amerikë dhe me këtë këngë ajo kërkon suksesin përtej oqeanit Atlantik. "Cold World më në fund u publikua... Faleminderit të gjithëve. Jam e lumtur që po publikojë këngën e parë në Amerikë", ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook. Ndërkohë komente e komplimente pafund kanë mbërritur në adresë të këngëtares, përfshirë dhe llogarinë personale në Youtube.

Një ndarje e dytë për çiftin Lawrence dhe Martin D

uket se angazhimet profesionale kanë ndikuar në ndarjen e çiftit të fam shëm Jennifer Lawrence dhe Chris Martin. Burimet thonë se aktorja Jennifer Lawrence është ndarë për herë të dytë nga ylli i Coldplay, Chris Martin. Një burim i tha US Weekly, se ylli i "The Hunger Games" është "rilidhur" me ish të dashurin, Nicholas Hoult. "Jen punon pa pushim dhe ata kurrë nuk e shohin njëri-tjetrin", ka thënë një burim i afërt me çiftin. Sipas US Weekly, ky mendohet të jetë edhe shkaku i ndarjes.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.