CYANMAGENTAYELLOWBLACK
13 E premte, 1 Maj 2015
14 E premte, 1 Maj 2015
INTERVISTA
Diellza Kolgeci: Fola dhe shpëtova shpirtin tim…
Nga Albina Gjergji
Ish Miss Kosova dhe Miss Body of Europe për "Koha Jonë" zbulon që ka një shok zemre, i cili e beson dhe mirëkupton në çdo iniciativë që ndërmerr
P
as disa eksperiencave televizive, të cilat ruhen si kuj time të vyera në memorien e ish Miss Kosovës, Diellza Kolgeci premton shumë shpejt rikthimin e saj në ekran me një projekt mjaft interesant; një program i stilit "talk show", i titulluar "Unë jam ajo". Ky program, ndërkohë që po "gatuhet" e po i jepet forma e duhur, sipas Kolgecit kërkon edhe mbështetje e pikërisht për këtë po punohet fort për të siguruar edhe sponsorat. E fokusuar më së shumti në profesionin e juristes, përveç projekteve televizive që bluajnë në mendjen e saj, Diellza na tregon që kjo periudhë është mjaft e ngjeshur për të, duke filluar me trajnimet me gjykatës e avokatë e duke vijuar më tej me angazhimet që i përkasin po botës së artit. Në intervistën e saj, dhënë për suplementin "Koha Tjetër" të gazetës "Koha Jonë", Kolgeci ndalet e na rrëfen shumëçka nga vetja, si përsa i përket jetës profesionale, ashtu edhe për jetën private, ku ndër të tjera zbulon që ka një shok zemre, i cili e beson dhe mirëkupton në çdo iniciativë që ndërmerr. Me se po merreni aktualisht Diellza? Aktualisht jam më shumë e përqendruar në profesionin tim primar, atë të juristes. Jam pjesë e disa trajnimeve me gjykatës e avokatë, si dhe me punë të tjera me disa avokatë. Mund të them se është punë që kërkon mjaft angazhim, por unë po kënaqem duke i ndjekur ato. CV juaj profesionale është mjaft e pasur, por donim të dinim pas disa eksperiencave televizive, kur do ju shohim përsëri në ekran? Ka kohë që kam përgatitur një projekt televiziv të stilit "talk show", që e kam emërtuar, "Unë jam ajo", një projekt shumë interesant ky, por që ka shumë punë për t'u bërë dhe duhet po ashtu një buxhet jo i vogël, megjithatë shpresoj që shpejt do të jetë gati. Mendje e bukur në fizik të bukur. Për t'u rikthyer pas në kohë, sipas jush çfarë e lidh e një ish Miss me botën e spektakleve sot? Unë kam qenë e lidhur me televizionin që në fëmijërinë time, më saktë që nga mosha 5-vjeçare kam filluar si balerinë, pastaj këngëtare e vogël, ku kam marrë pjesë në shumë emisione fëmijësh, po ashtu kam qenë pjesë e festivalit më të njohur, "Akordet e Kosovës", po ashtu nëpër programe të ndryshme për fëmijë. Pra televizoni ishte pjesë e imja para se të hyja në botën e spektakleve të bukurisë e që kjo më ka ndihmuar që të jem
më e sigurt në atë që bëja asokohe. Si e kujtoni pjesëmarrjen tuaj në "Miss Kosova 1996", ku edhe u shpallët Mbretëreshë e Bukurisë? E kujtoj me shumë mall dhe kënaqësi. Ishte kohë e rëndë për Kosovën dhe nga të gjitha vendet e Kosovës erdhën me makina e autobusë që të shihnin live zgjedhjen e "Miss Kosova", organizuar për herë të parë në mënyrë zyrtare nga revista "Kosovarja" dhe e përkrahur nga presidenca e atëhershme e Kosovës. Në sallë ishin mbi 9000 spektatorë e një numër kaq i madh e bënte emocionin shumë më të fortë. Merrnin pjesë mbi 40 konkurrente, vajza shumë të bukura nga e gjithë Kosova. Organizim perfekt i asaj kohe, ku që në sfilimin tim të parë publiku filloi të brohoriste emrin tim, një emocion shumë i bukur dhe nga ai moment unë e dija se jam e preferuara e publikut dhe që nuk e kisha më të rëndësishëm faktin, nëse do ta fitoj, apo jo titullin, sepse publiku më dha emocionin më të bukur që nuk do të kishte të zëvendësuar me asgjë asokohe. Por edhe më të bukur ketë ndjenjë e bëri juria, e cila me shpalli "Miss Kosova". Mes shumë konkurrenteve nga e gjithë bota ju jeni shpallur edhe fituese e "Miss Body of Europe". Nga kjo eksperiencë çfarë detaji kujtoni si më të veçantin dhe sa domethënie kishte për ju ky çmim? Ka qenë një eksperiencë e bukur edhe pse në atë kohë (viti 2002) nuk isha më aq e interesuar për të tilla spektakle, por pasi m'u dha rasti që për herë të parë të përfaqësoj Kosovën si shtet në një spektakël bukurie me përmasa aq të mëdha, në Kosovë mezi e prisnin pjesëmarrjen time dhe natën e spektaklit në shumë vende të qytetit vendosen ekrane të mëdha, që të ndiqnin performancën time. Ishte interesante dhe ndjenjë e bukur kur fitova titullin e "Miss body of Europe", sepse konkurenca ishte e madhe, pra edhe këtë eksperiencë e ruaj si kujtim të veçantë. Para disa kohësh patët premtuar një libër autobiografik, i cili duket se ka qenë një dëshirë e hershme e juaja. Çfarë u bë me të? Libri është një lloj autobiografie, pjesë e jetës sime, por po pret kohën e duhur
për të lindur. Është aty, duke u pasuruar me sfida të tjera të jetës. Në Kinematografi gjithashtu ju numëroni disa role, por më i dashuri dhe i shumë komentuari mbetet "Dashuria e Bjeshkëve të nemuna". Na flisni pak për këtë rol dhe të tjerët më pak të komentuar, ç'vend zënë tek ty dhe e veçanta e tyre parë në aspektin regjisorial? "Dashuria Bjeshkëve të Nemuna" është një ndër përvojat më të bukura që kam pasur, sepse në një moshë shumë të re pata fatin të luaj rolin kryesor përkrah të madhit Faruk Begolli, një aktor fantastik dhe njeri shumë i mirë. Kujtime këto që më lumturojnë e për
15 E premte, 1 Maj 2015
këtë gjë falenderoj regjisorin e madh, Ekrem Kryeziut, i cili më besoi këtë rol edhe pse ishin shumë aktorë të interesuar për personazhin tim. Filmi "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna" mund të them që është një ndër filmat më të shikuar dhe më të dashur. Ndërkohë që ushtroni profesionin e juristes, gjatë karrierës suaj artistike keni provuar edhe në aktrim, prezantim, modeling, designer, kërcim. Me cilin prej këtyre profileve i ke marrëdhëniet më të mira? Profesioni in primar është Drejtësia, profesion ky që e kam dashur gjithmonë. Është një punë që e bëj me qejf dhe më shkon shumë, ndërsa bota e artit është diçka që më relakson e më shumë e shoh si sport të shpirtit tim, sesa si profesion. Fundja është mirë përderisa ke rininë të eksplorosh dhe nëse ke fat t'i prekësh dëshirat e tua, t'i jetësosh ato, sepse përvoja vetëm sa të pasuron më shumë dhe kur vjen një moshë tjetër e di saktë për çka je dhe çka të fle në zemër e në mendje. Dua të them që të rinjtë është mirë të kenë guximin të eksperimentojnë, që nesër të mos ju mbetet peng për diçka. Bukurinë tek femra shqiptare, e shikoni më shumë si avantazh, apo disavantazh në mentalitetin tonë? Mendoj që kudo në botë femra është ajo e cila i orienton të tjerët se si do që ta shikojnë; vetëm si diçka të bukur, apo ta respektojnë edhe për atë çka është Brenda. Bukuria sigurisht luan rol të rëndësishëm në jetën tonë, sidomos tani në kohët moderne, por që bukuria nuk duhet të jetë dominante në personalitet. Gjithçka varet tek ajo se çfarë ti do nga jeta e nëse je kërkuese ndaj vetes, atëherë dyert e jetes duhesh t'i hapësh me karakterin, personalitetin që ke, sepse ato dyer janë më të rënda; nuk kërkojnë pamjen tënde, por kërkojnë mendjen, guximin, vullnetin dhe forcën. Pra, nëse një grua dëshiron të respektohet, të ketë autoritet ajo duhet të punojë dhe të mos presë nga bukuria që t'ia ofrojë të gjitha. Ndoshta bukuria të sjell një çante të bukur Chanel, Valentino, Louis Vuitton, por asesi nuk të sjell respektin dhe fuqinë. Ato t'i sjell mendja jote. Ndjeheni femër e kompletuar Diellza? Deri më tani ndjehem e kompletuar, sepse kam një familje, shoqëri të shëndoshë. Ndjehem mirë me veten, por që e kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës do të jem atëherë kur të shoh afër vetes një Diellzë të vogël, domethënë kur të krijoj familjen time. Besoj se deri më tani kam jetuar dhe sfiduar shumëçka dhe se edhe pak do të planifikoj këtë sfidën më të madhe e më të bukur, sfidën e cila kur fillon nuk mbaron kurrë. Raporti i Diellzës me të pavërtetën? Si reagon kur lexon diçka të pavërtetë për veten tënde në gazetë? Unë kam pasur fatin të rritem në një familje që ka qenë çdoherë në qendër të vëmendjes dhe jam rri-
tur në një farë mënyre me gazetarë, sepse ata ishin shpesh prezent në familjen time. Është normale të komentohesh nga të tjerët dhe të ketë thashetheme edhe pse i injoroj thashethemet, por edhe pse jam mësuar me thashethemet kuptohet se një e pavertetë çdokujt do i bëhej pengesë, sidomos kur ato vijnë nga njerëz që e quajnë veten gazetarë (e që në fakt nuk janë, por e keqpërdorin këtë profesion aq të respektueshem) e pavërteta më pengon shumë. Edhe kur bëhet për dikë tjetër, lëre pastaj për mua, por që në mënyren time e përgënjeshtroj. Edhe shpifësi disi duhet detyruar të përgënjeshtrojë e të kërkoj falje për ndonjë shpifje, por kjo s'më ka ndodhur shpesh. Megjithatë, gjithsesi duhet që ligji t'i dënojë njerëzit që shpifin dhe jam e sigurtë që shumë shpejt ky ligj do të funksionojë edhe tek ne. Po me të vërtetën, cili është raporti yt? Me të vërtetën raporti çdoherë është i mirë edhe pse e vërteta nganjëherë mund edhe të mos na pëlqejë, por kjo është e bukura e jetës se duhet t'i luftojmë gjërat që nuk na pëlqejnë, apo më mirë të them të punojmë në drejtim të asaj që çfarë nuk na pëlqen ta ndryshojmë, ose ta kuptojmë ashtu siç është. Personalisht njihem si vajzë e drejtpërdrejtë dhe i them gjërat siç janë. Më pëlqen thënia "Dixi e salvava mia amen", "fola dhe shpëtova shpirtin tim", por që ka momente kur të vërtetën, apo atë çka ke për ta thënë, ose duhesh ta mbash për një kohë, ose duhesh ta thuash në kohën e duhur për të mos lënduar dikë. Thashethemi më i keq që ke dëgjuar për veten?
Në fakt të gjitha të pavërtetat janë të këqija, por një e pavërtetë që më ka bërë të qesh dhe në të njëjtën kohë më ka habitur është që unëë paskam fituar tenderin për autostradën e Kosovës dhe ky thashethem ka marrë përmasa aq të mëdha, saqë skenari vazhdoi që nga ky tender kam blerë disa pallate në Dubai. Një gënjeshter e madhe dhe aq palidhje, e cila njëkohësisht më ka acaruar, por edhe më është dukur qesharake. Gjeja që çmon më së shumti tek njeriu? Mirënjohja. Unë mund të them se gjëja që çmoj më së shumti te një person është mirënjohja dhe meqë më bërë këtë pyetje shumë të thjeshtë në pamje të parë, por shumë domethënëse me lejo të shprehem sesa mirënjohëse i jam së pari Zotit që më ka dhënë jetën e shëndetin, pastaj familjes sime, që e kam pasur çdoherë pranë dhe kanë pasur durim me mua në kërkesat e dëshirat e mia. I jam mirënjohëse shoqërisë sime që, gjithmonë në gjithçka kam bërë kanë qenë afër meje dhe më kanë
ofruar mbështetjen e tyre. Dua t'i falenderoj nga zemra që janë njerëzit më të mirë. Ata më bëjnë të ndjehem e fortë. Arsyet që të sjellin në Tiranë dhe sa e lidhur jeni me këtë qytet? Tiranën e dua shumë. Kam shumë shoqëri dhe vij për ndonjë punë, apo thjesht për të drekuar, pirë kafe me miqtë, etj.. Tani jemi shumë afër dhe nuk përtoj të vij në Tiranë kur jam e lirë. Duke modifikuar shprehjen popullore, "më thuaj me kë rri të të them kush je" në "më thuaj për çfarë i shpenzon paratë që të të them kush je", mund të na thoni, ju për çfarë i shpenzoni më së shumti paratë? Kur isha adoleshente shpenzoja shumë për garderobë, këpucë, çanta, etj., ndërsa tani nuk është se nuk shpenzoj për këto gjëra, por jam më e matur. Tani më pëlqen të blej gjëra për shtëpi, gjëra praktike, të cilat më duhen për të më lehtësuar punën, kursej para për udhëtime, sepse më pëlqen të udhëtoj shumë, por shpenzoj në libra e sidomos dhurata, që më së shumti ia bëj dikujt. Frekuentuese e jetës artistike në Kosovë? Edhe pse janë të rralla më pelqen të shkoj në Teatër për ndonjë shfajqe. Ndjek baletin kur kam mundësi, ndërsa kur shkoj jashtë vendit çdoherë shkoj në Teatër, sidomos në NY, pasi atje shkoj shpesh. Aktori juaj i preferuar shqiptar që për shijet e tua bën diferencën? Për mua dhe shumë të tjerë ishte Faruk Begolli, një aktor i veçantë, ndërsa sot nuk di kë të veçoj, pasi ka shumë të rinj të talentuar. Shkrimtari dhe libri i fundit që keni lexuar? Drenusha Zajmi, "Engjëjt vdesin ndryshe" dhe Murakami "Kafka on the Shore" Çfarë e bën të lumtur një femër sipas jush? Mendoj që të lumtur të bën njohja me vetveten, sepse kur njeh veten
di çfarë kërkon nga vetja. Shumë njerëz e kërkojnë lumturinë jashtë vetes, e kërkojnë në famë, në pasuri, në karrierë, por ato janë vetëm moment dhe nuk janë lumturia. Për mua lumturi është kur do veten e veten e do vetëm atëherë kur je në gjendje ta kuptosh, ta njohësh, sepse nuk është e lehtë të dish se çfarë të duash nga jeta. Pra lumturia është vetvetja. Lumturia jeton tek ti, tek askush tjetër. Dhe çfarë e trishton më shumë? Mendoj se do të duhet të trishtohemi vetëm nëse humbim një person të dashur, apo nëse sëmuremi, sepse s'ia vlen të trishtohemi për gjëra të tjera. Qani, përloteni shpesh Diellza? Nuk jam nga ata njerëz që përlotem lehtë, sepse mundohem të përmbahem dhe nuk qaj. Kam qarë kur kam humbur personin më të dashur në jetë, shokun më të mirë e ai ishte babai im. Ka momente që qaj kur më kujtohen ngjarje, kujtimet e bukura që kam pasur me babain, por qaj përbrenda, jo me lot. Lotët është vështirë të m'i shohë dikush. Jeta private, pyetje që nuk ju pëlqen përgjithësisht personave publikë; single, apo "in a relationship"? E vërtetë që jeta private është private dhe se nuk ështe për publikun, por që është normale se kur je fytyre publike të tjerët interesohen për jetën tënde private. Unë kam një shok zemre, i cili më kupton dhe ka mirëkuptim e besim në gjithçka unë bëj, prandaj edhe e quaj shok i zemrës sime. Ç'detaj, ç'ves e bën të vogël si njeri një mashkull në sytë e tu? Meshkujt që s'kanë vetëbesim dhe me anën materiale mundohen të joshin një femër. Ata që nuk dinë të respektojnë dhe që s'kanë edukatë e kulturë janë meshkuj, apo njerëz që nuk i shoh. Ajo çfarë vlerësoni më së shumti tek një mashkull? Mendjen, vetëbesimin, edukatën, kulturën, janë gjëra që i vlerësoj më së shumti.
16 E premte, 1 Maj 2015
"Një jetë me klasikët", titullohet koncerti i mbajtur në TKOB të shtunën që lamë pas, ku Beka korri suksesin e radhës, përkrah baritonit Ylber Gjini me disa nga veprat e mëdha të Mozart, Verdit, Zadejës, Jakovës, etj.
INTERVISTA
Nga Albina Gjergji "Një jetë me klasikët", kështu është titulluar koncerti vokalistik i mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të shtunën që lamë pas, një koncert ky, i cili ngjiti në skenë dy prej emrave mjaft të njohur për publikun shqiptar. Shpresa Beka, e cila mund të thuhet me plot gojë që ishte edhe "Mbretëreshe" e mbrëmjes, së bashku me baritonin Ylber Gjini interpretuan disa nga veprat e mëdha të Mozart, G. Verdit, Çesk Zadejës, Prenk Jakovës, etj.. I pritur jashtëzakonisht mirë dhe i cilësuar nga audienca si një koncert mbresëlënës, duke lënë mënjanë modestinë, Beka tregon për "Koha Jonë" se ky koncert me të vërtetë ishte i tillë, i suksesshëm. Sopranoja Shpresa Beka ka kryer studimet e larta me rezultate maksimale në Akademinë e Arteve në Tiranë në 1999. Ajo është fituese e çmimit të parë në konkursin e zërave të rinj Lirik të vitit 1999, fituese e çmimit të tretë në konkursin e parë ndërkombëtar, "Marie Kraja", ndërsa në vitin 2010 u shpall fituese e çmimit "Kult" si interpretuesja më e mirë e vitit. Aktualisht është soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku ndër rolet më të spikatura që ka interpretuar përmendim atë të Fiordaligi në, "Cosi fan tutte", Donna Elvira tek "Don Giovani", Donika tek "Skënderbeu", Kontesha tek "Dasma e Figaros", Adalgisa në "Norma", Leonora në "Il Trovatore", etj.. Por sa e vështirë ka qenë për Shpresa Bekën prekja e suksesit të sotëm, sakrificat që ka bërë në emër të pasionit, mbështetja e munguar nga institucionet e Kluturës dhe ajo e dhuruar nga familja, domethënia e çmimeve dhe lidhja e fortë me operan, sopranoja e talentuar i rrëfen për "KJ".
Përpara se të nisja formulimin e pyetjeve për këtë intervistë, hyra në Youtube dhe rifreskova kujtesën jo vetëm me të rejat e fundit të krijimtarisë suaj artistike Shpresa, por edhe me koncertet e mëparshme që keni mbajtur. Mund të na thoni sa interpretime numëron repertori
juaj deri më tani dhe çfarë i veçon nga njëri-tjetri? Në repertorin tim janë plot 12 role të realizuara në skenë dhe koncerte, numri e të cilave nuk mund ta cilësoj konkretisht, por mund të them që janë të shumtë. Veçoria do të thoja është që unë kam arritur për fat të prek autorë të rëndësishëm si Verdi, Pucini, Moxart, Bize, Bellini, të cilët janë të stileve të ndryshme dhe këtu qëndron edhe veçoria. Në kuriozitetin tim gazetaresk doja të kapja edhe ndonjë detaj të veçantë, që për veshin e syrin tim mund të të bëjnë ndryshe nga artistet e tjera. Në fakt e pranoj, që jam mahnitur nga plastika e jashtëzakonshme, shtrirja dhe potenca juaj vokalistike. Për nga interpretimi aktoresk; si dhe sa e vështirë është të futesh nën lëkurën e personazhit që emocionalisht ndryshon në varësi të historisë që mbart? Ju falenderoj për vlerësimin. Në fakt, në të gjitha rolet që kam interpretuar
Shpresa Beka, sakrificat dhe arritjet e një sopranoje të guximshme jam munduar ta sjell personazhin tek vetvetja, që do të thotë: si mund të ishte Shpresa një "Manon Lescaut"? Si do ta përjetoja unë realisht atë personazh dhe atë kam bërë… kam sjellë vetveten tek personazhi që kam interpretuar. Ndërkohë që keni 15 vitesh që jeni pjesë e TOB keni interpretuar rolin e Donikës në "Skënderbeu" , gjithashtu tek opera "Manon Lescaut", "Il Trovatore", "Don Giovani", "Il Tabaroo", "Carmen", "Aida", etj.. Opera më e veçantë, cila mbetet për ju Shpresa? Çdo rol më ka falur emocione të veçanta dhe të fuqishme t'ju them të drejtën dhe e kam të vështirë t'i ndaj, por një gjë e them me siguri, që kur këndon Verdin, apo Pucinin shpirti im ngrihet peshë. Që në moshën 10-vjeçare në skenë, si e kujtoni daljen tuaj të parë përpara publikut? Me cilin rol dhe çfarë kujtimesh ruani? Kam kënduar që fëmijë në skenë në Shtëpinë e Pionierit asokohe. Di të them që kam fituar çmime gjithmonë me këngët që më caktoheshin atëherë, si nga ana interpretative, ashtu edhe vokale. Opera më e vështirë për ju dhe pse?
Opera më e vështirë, "Il Trovatore" e Verdit, për arsye se kërkon një teknike të lartë vokale, sepse Verdi i tillë është. Në partiturën verdiane këngëtari haset me të gjitha elementët e teknikës si shtrirja, axhiliteti, dramaticiteti, etj. me radhë dhe nëse një këngëtar nuk i ka të ezauruara këto nuk mundet ta këndojë dot Verdin. Karakterin, operan që do donit të interpretonit në vazhdimësi? Opera, të cilen dua ta interpretoj dhe të cilën e kam gati është "Toska". Është një rol, i cili është adapt për vokalin tim. Sipas jush, çfarë e rrit artistikisht një talent Shpresa? Skena. Ajo e rrit artistikisht artistin. Eksperiencat e artistit sa më të shumta të jenë, aq më shumë e rrisin personalitetin e tij. Na përmendi disa nga bashkëpunimet më domethënëse? Për fatin tim në shumë prej roleve që kam interpretuar kanë qenë bashkëpunime si me dirigjentë, ashtu dhe regjisorë të huaj. Kam qenë e vlerësuar prej tyre dhe kjo gjë më ka dhënë sodisfaksion shumë të madh. "Një jetë me klasikët", kështu titullohej koncerti i mbajtur këto ditë në TOB. I vlerësuar nga të pranish-
17 E premte, 1 Maj 2015
Arbana Osmani me emision të ri
Top Fest i fundit për sivjet? Lori Hoxha "çorodit" fansat Lori Hoxha ka shkaktuar një kaos tek ndjekësit, ndërasa në një postim në Instagram ka lënë të nënkuptohet se Top Fest nuk do të jetë më në vitet e ardhshme. "Sonte në orën 20:50 gjysmëfinalja e dytë e Top Fest 12 në TCH! dontmissit, topfestifundit", ka shkruar ajo në foton
që ka postuar në rrjetin social ditën e djeshme. Por ndryshe nga herët e tjera, ku ajo komplimentohet pa masë për stilin e saj, fotoja ka ngacmuar ndjekësit, duke pyetur nëse do të ketë vazhdimësi Top Festi. Lori ka qëndruar në heshtje, duke shtuar edhe më tepër kërshërinë e fansave.
A
Foto të papublikuara më parë të Coco Chanel
Gjurmë kokaine në spitalin ku do lindë Kate Middleton
K
ëto janë disa nga fotot e ikonës së modës botërore, Coco Channel të papublikuara më parë. Të shfaqura në mediat online nga fotografi i njohur Douglas Kirkland, këto imazhe janë pjesë e librit të tij "Coco Chanel: Three Weeks/1962". Në këto foto ikona e modës, shfaqet më së shumti në studion e saj në Paris duke punuar. Disa prej detajeve të përmendura në këtë përmbledhje janë se Chanel konsumonte gjithmonë duhan gjatë kohës që dizenjonte, kurrë nuk hiqte perlat e saj në pjesën e dekoltesë, apo kapelet nga koka. Coco Chanel ndërroi jetë në Paris në vitin 1971 në apartamentin e saj, në moshën 87vjeçare.
P
as alarmit për gjurmë ko kaine në spitalin ku do të lindë fëmija i dytë i princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton, zëdhënësi i spitalit ka konfirmuar se po hetohet dhe se nuk ka nevojë për panik. Kështu, pas alarmit të insekteve pak ditë më parë, Daily Mirror hedh dyshime për gjetjen e gjurmëve të kokainës në Saint Mary's hospital të Londrës, ku pritet të lindë pasar-
dhësi i familjes mbretërore angleze. Në lidhje me këtë çështje dhe për të shuar shumë zëra, zëdhënësi i spitalit ka thënë: "Po hetohet. Siguria e pacientëve dhe e stafit është shumë serioze".
rbana Osmani ka shfrytë zuar rrjetet sociale për të paralajmëruar rikthimin e saj në ekranin e vogël. Moderatorja e Top Channel ka postuar në Instagram një fotografi pranë kamionit të pajisjeve teknike me logon e televizionit. "Shihemi së shpejti", ka qenë komenti saj sipër fotografisë së postuar. Arbana ndër të tjera ka qenë aktive si moderatore e spektaklit të njohur "Big Brother", por ajo i ka munguar skenës për disa muaj, me leje lindjeje. Moderatorja lindi djalin, të cilin e quajti Jon në muajin mars, por duket se shumë shpejt ka gjetur energjinë për t'iu rikthyer punës.
INTERVISTA
mit si mbresëlënës, këtu ju interpretuat disa vepra të klasikëve botërorë edhe përkrah baritonit, Yber Gjini. Na flisni pak mbi këtë sukses të radhës? Koncerti erdhi shumë spontanisht t'ju them të drejtën, pasi unë po përgatitesha për të kënduar rolin e Leonorës në operan "Il Trovatore", e cila do të vihej si vepër e kalendarit artistik në muajin prill, por meqënëse kjo vepër ra dhe nuk u realizua në këtë sezon, atëherë mendova të realizoj një koncert vokal dhe të isha gjithashtu e pranishme përpara publikut. Në koncert ftova edhe baritonin Ylber Gjini, ku së bashku sollem disa duete të bukura për publikun artdashës. Publiku na priti mjaft mirë dhe mund të them me plot gojë që ishte
një koncert i suksesshëm. Sikurse suksesin, një artist mundet të njohë edhe dështimin. Juve ju ka ndodhur ta përjetoni ndonjëherë këtë të fundit? Për fat jo dhe e di përse? Sepse unë asnjëherë nuk marr përsipër të bëj role, të cilat nuk mund t'i realizoj. Aty ku unë guxoj kam garanci tek vetja ime. Çdo artist, apo edhe njeri i thjeshtë ka muzat e tij në art. Ju kë keni pasur dhe keni në muzikën klasike si pikë frymëzimi? Sigurisht! Unë adhuroj Maria Callas. Për mua ajo mbetet unike. Sot në tregun operistik këndojnë mjaft soprano me famë si; Ana Netrebko, Angela Georgiu, etj., që padyshim janë soprano të mëdha, por
mua Maria Callas më duket e pazëvendësueshme, e jashtëzakonshme. S'gjej fjalë ta përshkruaj. Vështirësitë më të mëdha, me të cilat përballet një soprano në tregun artistik? Rivaliteti jo i ndershëm, që do të thote, kur ty të skarcojnë që në pikënisje, pra të hiqet mundësia për të dalë para publikut. Duke qenë se disa prej emrave të operistikës shqiptare kanë bërë emër edhe jashtë vendit, me kaq talent sa posedoni, po ju e keni menduar ndonjëherë mundësitë e të kërkuarit të suksesit ndërkombëtar? Ah, jo me thënë të drejtën dhe e di pse? Duke qenë pjesë e Teatrit unë gjithmonë kam kërkuar të jem pjesë e kalendarit artistik të këtij Teatri, plus dhe shumë arsye të tjera që pak a shumë merren me mend, si ana financiare që është më e rëndësishmja dhe plot arsye të tjera. Vazhdimisht shpreheni se familja ka qenë mbështetje kryesore. Për çfarë i jeni më së shumti mirënjohëse? Atëherë, duke qenë se unë vij nga një familje jo artistësh dhe vetë jam artiste në profesion unë kam gjetur një mirëkuptim të vështirësive që ka ky profesion tek prindërit dhe motrat e mia, sepse kur je produkt i prindërve artistë ke shumë privilegje, sepse ato i njohin mjaft mirë sakrificat që kërkon ky profesion, por dhe mua nuk më ka munguar ky privilegj. Edhe sot që unë jam bërë nënë vetë, mamaja ime vazhdon dhe jep ndihmën e saj
në rritjen dhe edukimin e djalit tim, si e si që unë të mos kem shkëputje nga puna, apo mbingarkesë, si fizike ashtu dhe emocionale. Prandaj u jam mirënjohëse, sepse ndoshta mund edhe t'i kem rënduar pak. Po mbështetje institucionale keni ndjerë që ju ka munguar ndonjëherë? Po shumë herë, më vjen keq që e them këtë, por kjo është e vërteta. Unë kur i kam hyrë kësaj rruge dhe këtij profesioni nuk kam menduar se filani, apo fisteku do më ndihmojë për të arritur këtë, apo atë gjë. Jo, unë këtë rrugë e kam zgjedhur dhe e kam vazhduar, sepse shoh tek vetja ime aftësinë dhe talentin për të ecur përpara, por ja që realiteti nuk është kështu. Është krejt e kundërta. Sakrificat që ju është dashur të bëni për hir të pasionit?
Ah, kam kaluar shumë sfida të forta, të cilat më është dashur t'i përballoj për të fituar skenën dhe këtë sakrificë e kam bërë vetëm për hir të pasionit që kam për artin. Angazhimi i radhës, cili do të jetë? Angazhimi ynë në skenë nuk varet nga ne, por nga kalendari artistik i Teatrit. Për sezonin që vjen kam planifikuar koncerte dhe angazhimet në role që do të jenë ato, të cilat Teatri do vendosë në kalendarin e tij. Sa çmime numëron karriera juaj artistike dhe ç'domethënie kanë për ju trofetë Shpresa? Çmimin e parë ene konkursin e zërave të rinj lirik e kam marrë kur isha ende studente. Pastaj erdhi çmimi i tretë në Festivalin e parë Ndërkombetar operistik, "Maria Kraja". Sigurisht që trofetë kanë domethënie shumë të madhe për mua, sepse unë isha ende një studente dhe ta fillosh karrierën me vlerësime është një hap i sigurtë për të ardhmen. Jeni vlerësuar nga Akademia Kult me një çmim që mbart sa vlera, po aq edhe emocion. Si jeni ndjerë teksa u renditet tek artistët më të mirë të vitit, përkrah ikonave të tjerë të artit? Çmimi "Kult" është një çmim mjaft i rëndësishëm për mua, që ashtu sikurse e thatë edhe ju renditen artistët më të mirë të vitit. Ky çmim erdhi pas interpretimit në operan "Norma". Ka qenë dhe është një sodisfaksion i paharruar i karrierës sime.
18 E premte, 1 Maj 2015
Anila Kalleshi:
Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të konsumojmë në stinën e pranverës Intervistoi: Sidorela Lepuri
K
INTERVISTA
alimi nga stina e dimrit në stinën e pranverës shoqërohet me një sërë ndryshimesh në trupin tonë. Jo vetëm kaq, por kjo është edhe peri udha në të cilën i kushtojmë edhe vëmendjen e duhur trupit tonë. Por çfarë ndodh me organizmin tonë në këtë periudhë të vitit? Cilat janë ushqimet bazë që duhet të konsumojmë? Po ato që nuk duhet? Dietologia e njohur, Anila Kalleshi, në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” i jep përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve, si dhe shumë të tjerave. Ndër të tjera ajo flet edhe lidhur me obezitetin, pasojat komplekse të tij, pilulat e dobësimit, anoreksinë, si dhe për dietat perfekte.
Anila, jemi në stinën e pranverës. Çfarë ndodh me organizmin tonë gjatë kësaj stine? Stina e pranverës vjen menjëherë pas një dimri të gjatë, ku njerëzit kanë qëndruar më të mbyllur dhe kanë konsumuar orë të tëra të shtrirë para televizorit, duke konsumuar edhe ushqime mjaft të rënda dhe kalorike. Pikërisht kalimi nga një stinë shumë e ftohtë në stinën e pranverës shpeshherë shoqërohet me atë që njihet si lodhja pranverore. Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqendrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke. Koha ideale e vitit për “spastrim të përgjithshëm të organizmit” është periudha pas dim-
rit, pra stina e pranverës. Ushqimet bazë që duhet të konsumojmë në një ditë pranverë… Ushqehuni me produkte sa më natyrale dhe eliminoni ushqimet industriale. Ushqehuni me më shumë mish pule që është burim i triptofanit e aminoacideve. Ushqehuni katër herë më shumë me zarzavate e sallata, sesa me mish, vezë, djathë, peshk, ose karbohidrate si oriz, bukë, patate, apo bishtaja. Në gatime, preferoni të shtoni sasinë të konsiderueshme të hudhrës e qepës. Zvogëloni sasinë e gjalpit, djathit e përdorni vajin e ullirit. Mundohuni të konsumoni mish të kuq jo më shumë se dy herë në javë dhe jo më shumë se 120 gramë për femra, apo
175 gramë për meshkuj. Natyrisht t’i jepni përparësi konsumimit të peshkut. Çdo ditë përpiquni që të konsumoni pesë porcione zarzavate të freskëta e të thata. Perimet dhe frutat janë të pasura me antioksidantë. Ato i duhen organizmit të mbrohet nga veprimi i radikaleve të lira, që organizmi ka me shumicë nga veprimi i shumë faktorëve. Asnjë kategori ushqimore që balancon raportin ushqimor nuk duhet të eliminohet plotësisht. Për këtë zgjidhen proteina më të lehta për metabolizmin. Provoni të hani fruta të thata, në vend të tortave, apo brumërave. Konsumoni sa më shumë sallatë frutash në vend të akulloreve. Po ato, të cilat nuk duhet të konsumojmë? Të kufizohen brumërat, sallamet, konservat, ushqimet me shumë yndyrë dhe pijet alkoolike. Obeziteti është një problem për mjaft individë në shoqërinë tonë. Nga se shkaktohetkryesisht? Dikush mund të mendojë se dhjamosja është trashëgimi, apo fryt i mjedisit. Trupi i njeriut vetvetiu depoziton kalori të tepërta që t’i shfrytëzojë në rast nevoje për të ardhmen. Një ndër shkaqet kryesore të dhjamosjes mbetet mënyra e jetesës. Zakonisht mbipesha shkaktohet nga marrja e më shumë kalorive, sesa trupi harxhon. Genet mund të krijojnë terrenin për mbipeshë ose dhjamosje, por në fund të fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga lëvizjet që kryen gjatë gjithë kohës individi, kur për një kohë të gjatë merren kalori të tepërta, bëhet një jetë sedentare, ose kombinohen të dyja bashkë. Kjo çon në dhjamosje. Trashëgimia gjenetike nuk do të thotë se medoemos individi duhet të jetë i dhjamosur. Ajo që përcakton përfundimisht peshën është përzgjedhja e ushqimit të pasur me vitaminat e duhura, zgjedhja e cilësisë së ushqimit si dhe aktiviteti fizik. Faktorët që ndikojnë në obezitet pastaj janë të ndryshme, duke nisur nga mosha, raca dhe vendi, gjendja ekonomiko-shoqërore, marrja më e madhe e energjisë nga ushqimet në krahasim me ata që kanë konsum më të madh, faktorët gjenetike, dëmtimet endocrine, etj.. Ka pasoja komplekse nëse nuk ndërhyhet në kohë? Po sigurisht, duke filluar që nga vështirësia në frymëmarje, gjendrat e
Flet për “Koha Jonë”, dietologia e njohur Anila Kalleshi; obeziteti, pasojat komplekse të tij, pilulat e dobësimit, anoreksia, si dhe dietat perfekte djersës prodhojnë më shumë djersë, shpeshherë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjendje depresioni. Kohët e fundit dëgjojmë shpesh për pilulat e dobësimit. Sa efikase dhe jo të dëmshme janë këto pilula? Unë personalisht jam ekstremisht kundra pilulave çudibërëse. Po ashtu sikurse ka nga ata që duan të humbasin peshë, ka edhe nga ata që duan të shtojnë. Ju, çfarë këshillash do t’i jepnit? Sa më shumë fruta të thata. Nga eksperienca juaj dhe puna në qendrën që ju drejtoni, njerëzit që drejtohen, ndodh të kenë një informacion të gabuar për dietat dhe shumë pak informacion për mënyrën e të ushqyerit dhe rëndësinë që ka? Po është e vërtetë. Ka mjaft njerëz që pa patur idenë fare se çfarë përbërje trupore kanë, i nënshtrohen dietave ekstreme të cilat mund të shoqërohen me pasoja katastrofike për jetën. Obeziteti dhe anoreksia duhen trajtuar si sëmundje? Natyrisht, janë sëmundje me pasoja katastrofike. Më shumë vrap, apo palestër? Unë personalisht do të këshilloja ecje të shpejtë në ajër të pastër, pasi një person mbipeshë, mund të pësojë dëmtime të rënda në gju, në qoftë se do të bënte vrap. A ekziston një ditë e përkryer? Patjetër që ekziston një dietë e përkryer, është dieta e personalizuar dhe e mirë-ekuilibruar, e cila të ofron gjithë mikronutrientët dhe makronutrientët e duhur.
19 E premte, 1 Maj 2015
Ana e panjohur e VIP-ve, ju prezantojmë me yjet që bëjnë diferencën K
a shumë personazhe të famshëm, puna e të cilëve përfundon men jëherë pas daljes së tyre në skenë. Por ka edhe të tjerë, puna e të cilëve nuk përfundon aty. Ato jo vetëm dhe e bëjnë më së miri punën e tyre, por edhe kontribuojnë me donacione të konsiderueshme bamirësie. Shumë prej të famshmëve i përdorin këto bamirësi si një marifet për t'i bërë reklamë vetes dhe sigurisht për të ndikuar pozitivisht në karrierën e tyre. Më poshtë po ju paraqesim një listë të personazheve të njohur në të gjithë botën, të cilët dhurojnë vazhdimisht shuma të majme për bamirësi.
Lista kryesohet nga këngëtari, Elton John Elton John është një nga kontribuesit më të mëdhenj, përsa i përket kërkimeve për AIDS. Ai ka themeluar Fondacionin AIDS me emrin e tij ne vitet '80. Ideja e tij për themelimin e këtij fondacioni erdhi, pasi shumë prej miqve të tij ishin viktima të kësaj sëmundjeje. Elton John ka dhuruar donacione përgjatw viteve në mbi 50 organizata të ndryshme bamirësie. Në vendin e dytë renditet Bono Bono është përcaktuar shpesh si një nga njerëzit më me shumë influencë në jetën sociale edhe për shkak të punës së tij si filantropist i pazëvendësueshëm. Ai ka filluar të dhurojë donacione në fillim të viteve '80. Po ashtu Bono është nominuar edhe tre herë për çmimin Oscar. Në vendin e tretë qëndron Bill Clinton Për shumë presidentë puna e tyre përfundon menjëherë pas përfundimit të mandateve, por
kjo nuk ka ndodhur me ish-presidentin Bill Clinton. Ai ka themeluar "Clinton Foundation", i cili ka në fokus shëndetin, sigurinë, stabilitetin ekonomik, drejtësinë dhe problemet mjedisore. Për vite me radhë Clinton ka punuar më më shumë se 50 organizata të ndryshme bamirësie në rang botëror, duke dhënë kontributin për përmirësimin e shoqërisë. Së katërti, Bred Pitt dhe Angelina Jolie Bred Pitt dhe Anngelina Jolie
personifikojnë një çift të suksesshëm, jo vetëm në karrierë, por edhe në shoqërinë civile. Ata njihen si nga donatorët më të mëdhenj që me anë të donacioneve të konsiderueshme kërkojnë të shuajnë urinë në botë. Po ashtu çifti ka qenë një zë i fuqishëm që mbron emigranët në të gjithë botën. Pitt dhe Jolie kanë themeluar fondacionin e tyre Jolie-Pitt Foundation për të luftuar varfërinë, për mbrojtjen mjedisore dhe kauza të tjera humane. Sting renditet në vendin e pestë Ashtu sikurse shumë të tjerë edhe Sting ka punuar vullnetarisht për shumë organizata në të gjithë botën. Ai ka themeluar "Rainforest Foundation" për t'i ardhur në mbrojtje Pyllit të Arizonës. Ellen Degeneres qëndron në vendin e gjashtë Ellen Degeneres ka punuar në një numër të madh organizatash bamirësie për kauza të ndryshme humane. Ajo bashkëpunon me fondacionin e Susan G.Komen në luftën kundër
kancerit. Ellen njihet edhe si një nga "avokatet" e mbrojtes së kafshëve dhe abuzimeve me to. Në vendin e shtatë renditet këngëtari John Legend Këngëtari i famshëm merret kryesisht me dhurimin e donacioneve për zonat ruale në Afrikë. Në vendin e nëntë është ishpjesëtari i grupit Beatles,
e madhe ka qenë ajo në mbrotje të kafshëve. McCartney ka punuar me organizata si PETA, Animal Defenders International, HIS etj.. Dhe lista e 10 personazheve të famshëm që, përveç profesionit të tyre janë të angazhuar edhe në veprimtari të ndryshme bamirëse, mbyllet me Oprah Winfrey. Për shumë
Paul McCartney Ai cilësohet ndryshe si një nga personat më bamirës në të gjithë botën. Përpjekja e tij më
njerëz, sinonimi i duhur për Oprah Winfrey do të ishte "bamirësi". Përktheu: Sidorela Lepuri
20 E premte, 1 Maj 2015
MODA Fokusi kryesor është vendosur tek kamoshi dhe printimet marramendëse të lules së viteve ‘70. Ndikimet e viteve ‘70 janë ndjerë me praninë e tyre, sidomos në Pranverë-Verë 2015 tek markat më të njohura dhe lukzoze në treg.
Ndërsa vitet ‘60 kanë kaluar, kohët e fundit është vënë re një rikthim i tendencave, ngjyrave dhe stilit të asaj periudhe. Ky efekt i rikthimit ka shënuar një pikë kulminante në botën e modes, përsa i përket veshjeve të meshkujve. Fokusi kryesor është vendosur tek kamoshi dhe printimet marramendëse të lules së viteve ‘70. Ndikimet e viteve ‘70 janë ndjerë me praninë e tyre, sidomos në Pranverë-Verë 2015 tek markat më të njohura dhe lukzoze në treg. Kthim në kohë Edhe pse mund të mendojmë se tendencat dhe stilet e kaluara kanë pasur ndikimin e tyre në botën e modës, e vërteta është se, vitet ‘70 karakterizohen nga një shkrirje dhe harmonizim stilesh në mënyrë të përkryer. Në këtë sezon stilistët i kanë kushtuar vëmendje të gjitha këtyre detajeve, duke i sjellë në koleksionet e tyre Pranverë-Verë 2015. Topman Dizajn ka qenë pro lëvizjes së viteve ‘70 nga fillimi, duke sjellë në koleksionet e tij pantallona kadifeje, këmisha të gjera
shumëngjyrëshe, printime me lule dhe dizajne të tjera. Pjesë të rikthimit të viteve ‘70 në veshjet e meshkujve janë kostumet me xhaketa të gjata, këmishat me dizajne shumëngjyrëshe dhe me jakë të gjerë, si edhe pantallonat e ngushta. Ngjyrat që dominojnë më shumë janë mustardë, portokalli, kafe e çelët dhe printime luledielli të aplikuara në këmisha, xhaketa dhe pantallona. Katy Eary Linja optimiste e Katie Eary shënoi një hap më të gjallë në epokën me hije dhe rozë, vjollcë dhe portokalli në modelet që nuk ishin ndryshe nga iluzionet optike. Ndërsa Eary e prirur për xhinset e saj të zbardhura solli në koleksionin e saj xhinse të mbuluara me arna të ndryshme, si shenjë e paqes, kockat e peshkut, etj.. Aksesorët e përfshirë në koleksion gjithashtu personifikonin vitet ‘70, me aviatorë të gjerë dhe të mirë pasqyruar, shalle mëndafshi dhe varëse me gur të madh. Prada Edhe në vitet ‘70 stilistët e atëhershëm nuk diskriminonin markat, duke i dhënë më shumë prioritet veshjeve luksoze, apo atyre të zakonshme. Kjo ka ndodhur edhe me koleksionet Pranverë-Verë 2015. Në koleksionin e saj për këtë sezon Prada ka sjellë kostume, xhinse të një gamë të gjerë si në vjollcë, ngjyrë bezhë dhe kafe. Lidhur me këtë koleksion Miuçia shprehet: “Ju vini re diçka që është e modës së vjetër. Kjo është e vetmja gjë e re”. Costume National Një pjesë jo e vogël e markave “ngacmohen” nga tendencat e viteve ‘70. Frymëzuar nga legjendat e Stoune, nga David Bowie te Jimi Hendrix, Costume National solli në koleksionin e saj kostume me një diversitet ngjyrash të ndezura, bluza me jakë të gjerë, rripa përshtatur kostumeve, duke i bërë jehonë stilit të disa prej ikonave më të njohur të Rock-ut. Ngjyrat varionin nga blu e kaltër tek portokalli. Saint Laurent Në Saint Laurent, stilisti Hedi Slimane i referohet stilit të një prej dekadave më të afërta për zemrën e tij, duke prodhuar një gamë të gjerë veshjesh frymëzuar nga rock-u. Koleksioni përfshinte çdo gjë, që nga xhinset e ngushta, xhaketat në formën e së prerës, çizme me lëkurë gjarpri dhe kamoshi. Në zonat e luksit Pra, është mjaft e qartë që stilistët janë frymëzuar nga vitet 1970 në
Pranverë-Verë2015, rikthim në mashkullin e viteve ‘70-të
këtë sezon, por nga çfarë dhe pse duhet të kemi kujdes? Trendi i viteve ‘70 njihet si një trend që i jep njeriut tjetër pamje dhe për shkak
të larmisë së vjeshjeve për meshkuj të prezantuara nga stilistët në këtë sezon, duhet kujdes të veçantë në kombinimin e stileve, ngjyrave dhe
gjithë aksesorëve plotësues. E dhëna jonë e parë është se në sezonin e ardhshëm (Vjeshtë- Dimër 2015) do të jenë sërish të pranishme tendencat e viteve ‘70. Në rast se keni nevojë për dëshmi, mjaft dyqane të njohura dhe jo vetëm tashmë ofrojnë veshje të 1970-ës, frymëzuar nga këto koleksione. Hidhini një sy për shembull, koleksionit Pranverë-Verë 2015, i cili përmban ngjyra të pagabueshme si okër të gjelbër dhe të kuqe-kafe. Një vështrim frymëzues Edhe pse shumë njerëz i kujtojnë vitet ‘70 si një nga dekadat më pak elegante, duke i krahasuar me kohët e fundit moderne, kjo nuk do të thotë asgjë. Ideja e rikthimit të këtyre tendencave është për të integruar sa më shumë element - një këmishë të gjerë, kravatë-bojë të “pistë”, shall, apo xhaketë me të prera. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se, pavarësisht që shumë prej detajeve që përmendëm më lart ishin të njohura në atë kohë dhe rikthehen sërish nuk do të thotë që ju medoemos duhet të bëni pjesë të veshjeve tuaja këto tendenca. Në fund të fundit, kjo është ajo çka stilistët sugjerojnë, por gjithçka varet edhe nga përshtatja me personalitetin tuaj. Hidhni një sy fotove për të parë se si modelet, shkurtimet dhe madje edhe hollësi nga epoka e viteve ‘70 mund të sillen sot, duke i kombinuar me modernen, copa të momentit, pra përzierje ideale e së vjetrës dhe të resë. Përktheu: Sidorela Lepuri