CYANMAGENTAYELLOWBLACK
13 E premte, 22 MAJ 2015
14 E premte, 22 MAJ 2015
Ema Andrea: Përtej "Pragut", 7 ëndrra dhe një vello për Nazime Vishen
INTERVISTA
Nga Albina Gjergji
M
e mallin që u lexohej në portret e dhimbjet që pasqyroheshin ndër rrudha, si asnjëherë më parë të martën në mbrëmje, shtatë të burgosura u ngjitën në skenën e Teatrit Kombëtar me gjithë historitë e tyre. Mes këtyre "aktoreve", asesi nuk mund të mungonte Nazime Visha, 21-vjeçarja, historia e së cilës padyshim mbetet ndër më të lakuarat në opinionin publik për pikëpyetjet dhe trishtimin që mbart. E veshur me një fustan përrallor nuseje, për të cilin kishte menduar me detaje "Geraldina Sposa" dhe me vello në kokë, Nazimja përcolli tek publiku atë emocion të fortë që... mbase asnjë aktor profesionist nuk e kishte sjellë më parë. Me një regji fantastike të mjeshtres Ema Andrea dhe skenografi të Klod Dedes, Visha e gjashtë gratë e tjera të burgut 325 përcollën tek publiku një mesazh të fortë ndërgjegjësues (të cilin shpeshherë e harrojmë), atë të rëndësisë së lirisë dhe mënyrës sesi duhet ta kuptojmë e sillemi me të. Të kuruara estetikisht thjesht, secila prej tyre rrëfeu në sallë "kalvarin" e saj. Me gjestikulacione plot ndrojë, mimika mallëngjyese, dëshira të flakta, të mbushura me shpresë, zëra të vërtetë e larg çdo hipokrizie... për një natë protagoniste ishin ATO, shtatë zonjat e 325-ës, të cilat depërtuan në zemrat e trazuara të kohës dhe publikut shqiptar. Dhe... pas gjithë këtij suksesi, komentuar shumë fort në media e jo vetëm... "fshihet" regjisorja e talentuar, unike në llojin e saj, Ema Andrea; skenografi Klod Dedja, si dhe z. Artur Zoto, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë në cilësinë e bashkëpunëtorit.
Shtatë të burgosura ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar, mes tyre edhe e shumëlakuara për nga përmbajtja e historisë së jetës, Nazime Visha. Si lindi tek ju ideja e kësaj shfaqjeje të jashtëzakonshme për teatrin shqiptar? - Prej kohësh, siç mund ta keni vënë re, punoj për një art përtej suksesit personal dhe daljes në skenë. Qëkur, bashkë me Klod Dedjan krijuam fondacionin "M.A.M", projektet tona kanë qenë për të krijuar ura lidhëse dhe komunikuese midis artit dhe shtresave të ndryshme sociale, të paragjykuara apo të margjinali-
zuara, si dhe problemeve sociale. Kishim kohë që mendonim se duhej bërë diçka edhe për këtë shtresë të izoluar të shoqërisë, pasi njohim forcën e artit, lëvizjen e brendshme dhe sidomos në rolin e tij në komunitet, në forcën reflektive, jo vetëm emocionale që ka arti në secilin individ. Dukej se universi këtë herë bashkoi idetë dhe dëshirat tona me idetë progresive të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Nëse do të ndalesha në detaje, historia fillon me një mike, Linda Brahja dhe përfundon për të filluar me takimin me z. Artur Zoto. Kisha idenë dhe dëshirën që të bëja diçka për një realitet që nuk e njihja, por për një gjë isha e sigurtë, shfaqja do t'u
Flet regjisorja e shfaqjes "Prag", historitë jetësore të të burgosurave që tronditën emocionalisht publikun shqiptar. Jeta përtej hekurave të burgut të grave, vuajtjet nga malli dhe dëshirat e tyre që marrin hov për në hapësirat e blerta të lirisë
përkiste atyre (të burgosurave) më tepër se mua. Mbaj mend takimet e para që ishin si një tërmet brenda meje. U përballa me femra që më shihnin me dinjitet drejt në sy dhe me dëshirë të madhe për të jetuar. Nuk luanin viktimën (siç shpesh lexojmë, apo i gjykojmë ngjarjet e tyre) dhe as heroinën e viktimizuar. "Jetova" me gra tashmë të forta që vuajnë dënimin, duke u përpjekur të mos humbnin shpresën, besimin (edhe pse në ato kushte duket e vështirë, mbi të gjitha vlerësimi për veten). Kam reflektuar gjatë për ndjesinë e fajit dhe mbi të gjitha për gjykimin, apo paragjykimin që kemi ne për realitetin e tyre, krejt të panjohur për ne. Dita e tyre ka një rutinë punësh fizike dhe rregullash, rutinë e cila vlon nga njëmijë ngjyra mendimesh të pathëna, mendime të natës e të ditës, të gjitha këto nën ndjesinë e fajit dhe shpesh kur dilja nga takimet mendoja "Zot, mos më vër në provë!". I kam shpëtuar dëshirës dhe kuriozitetit për të pyetur dhe folur, mësova t'i dëgjoj e t'i vëzhgoj pa i dhunuar me superioritetin që më jepte liria ime dhe kështu filluam një raport nga zero
në të cilin nuk kish as ndjenjë inferioriteti e as mëshire e superioriteti. Ky ishte momenti i besimit midis nesh, drejt shprehësisë artistike. Nga ky moment, çdo gjë u bë më e lehtë për komunikimin tonë dhe shprehësitë e detajet që ato ofronin ishin shumë më tepër se ç'mund të imagjinoja. Ka qenë proces delikat në fije pragjesh personale dhe artistike. Sa vështirësi paraqiste një ide e tillë në fillim të projektit, duke qenë se vetë bashkëpunimi me Drejtorinë e Burgjeve, për nga siguria paraqet një proces mjaft delikat? - T'ju them të drejtën, shumë sinqerisht, kam gjetur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm prej Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. E kam kuptuar dhe vlerësuar shumë faktin që janë dedikuar shumë në këtë projekt, duke e bërë atë që edhe mua më dukej e pamundur, realitet. Gjatë provave, por edhe kur dolëm dy ditë në skenë ka qenë një energji bashkëpunuese, ku edhe pse e kuptoje pozitën aspak të lehtë të forcave të sigurisë, emocionoheshe nga dedikimi dhe respekti i gjithësecilit për këtë akt artistik dhe shoqëror. Të gjithë të jash-
15 E premte, 22 MAJ 2015
tëzakonshëm, profesionistë dhe qytetarë që kryen detyrën e tyre në mënyrë të rreptë, duke respektuar dinjitetin dhe krijimtarinë e grave që do të performonin. Unë sinqerisht, (le të tingëllojë patetike), u jam mirënjohëse. Një shfaqje e parë në llojin e saj në Shqipëri, nga ku u panë qartë emocionet dhe ovacionet. Çfarë e bënte më të veçantë për syrin e një regjisoreje të arrirë si ju performancën e 7 të burgosurave? - "Prekjet" tona artistike ishin shumë të holla dhe delikate. Unë u përpoqa të kthej në shprehësi artistike realitetin dhe rutinën, duke e ndërthurur me situatën e tyre shpirtërore dhe mendimet e tyre. Menduam të krijojmë një urë lidhëse mbi padijen e këtyre dy botëve paralele dhe besoj ia doleë. Publiku e priti shumë mirë dhe besoj se ovacionet kishin të bënin me zbulesat që kjo shfaqje i ofroi. Gratë nuk aktronin, thjesht kishin rastin të shprehnin të pathënat, në gjuhën e tyre, sipas mënyrës së tyre. Unë thjesht pasurova me mjete të tjera skenike gjithë procesin tonë. Ishte një shfaqje e sinqertë, e ndoshta kjo është edhe arsyeja që publiku e pranoi, reagoi e ndoshta reflektoi mbi atë realitet. Nuk kam ndjesinë e regjisores në këtë shfaqje. E vetmja gjë që më shqetësonte ishte që gratë të flisnin për mungesën dhe dëshirën. Kjo shfaqje ishte procesi ynë, midis meje e prurjes sime artistike dhe "botës" që krijuam midis nesh. Tek une si grua dhe si artiste, kjo shfaqje do të qëndroje shtrirë brenda meje për shumë kohë. Suksesi nuk është imi, por i atyre të cilat patën kurajon të bëjnë ndryshimin mbi skenë. Ndaj lutem të mos quhen "aktore", pasi ato nuk luanin asgjë... thjesht komunikuan me ne në formën më të sinqertë, që është edhe më e vështira. Jam krenare që jam pjesë e këtij akti të rëndësishëm social dhe artistik, si qenie njerëzore më së shumti. Dikush më shkruante për këtë shfaqje: "tash mundesh me vdekë"! Nëse ia kam dalë të lëviz diçka në mendjet dhe zemrat e këtyre dy botëve paralele "mundem edhe me shku"! Nuk më pëlqen të jem njeriu që bërtet pas ekranit, por nëse mundem të bëj diçka që vlen... e bëj! Ndaj sinqerisht uroj t'ia kem dalë, njerëzisht. Regjisorja Ema Andrea ka marrë një dhuratë që i kalon kufijtë e suksesit artistik, apo duartrokitjeve, por për momentin do ta lë të reflektojë pas këtij tërmeti. Kjo shfaqje nuk më përket mua dhe as egos sime. Arti bëhet i bukur prej së vërtetës! Pse "Prag"? - Besoj se kjo fjalë i thotë të gjitha. Që nga pragu i vetvetes e deri tek pragu shoqëror. Pragu për t'u kapërcyer si shpresë, pragu i mendjeve që nuk duan të njohin, pragu që ndryshon jetën kur kapërcehet... Besoj është fjala e përbashkët për këto botë paralele pak të njohura nga njëra-tjetra. Pragu i fjalës, pragu i kohës që shkon ndryshe për secilin nga ne! Ndryshe nga shumë regjisorë të tjerë, ndjej të theksoj unikalitetin tuaj artistik në fantazi, krijim dhe produkt. Sa e vështirë është të jesh Ema në ditët e sotme, dmth të ruash origjinalitetin... veten?
- Dikur ka qenë më e vështirë, pasi tundimi për të qenë "rehat" besoj se kalon në pragun e gjithësecilit, por unë nuk e kapërceva atë prag dhe vendosa të shtyj kufijtë e vetvetes. Tani është si pesha, apo lehtësia e papërballueshme e vetvetes deri në perëndim. Tanimë nuk bëj dot ndryshe, vetja ime më ka zgjedhur kështu dhe jo unë. Nazime Visha vishet nuse, e burgosura, e cila duket sikur është "përdhunuar" më shumë nga mentaliteti i mykur shqiptar, sesa nga ngjarja-realiteti i përjetuar nga ajo. E kujt ishte kjo ide dhe pse pikërisht Nazimja nuse dhe jo një e burgosur tjetër? - Gjatë procesit në burg, ne flisnim për dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe thjeshtësisht me shumë pak fjalë, Nazimja më tha: "Dua të bëhem nuse" e filloi të përshkruante fustanin e saj dhe si do të donte të ishte ajo ditë! Unë thjesht krijova mundësinë që kjo dëshirë t'i plotësohej (nuk mund ta imagjinoni vështrimin e saj kur veshi fustanin). Kaq besoj mjaftonte, pa shumë fjalë, një gjest për Nazimen dhe ëndrrën e saj. Fustani i saj ishte fustan i vërtetë nuseje nga "Geraldina Sposa" dhe më duhet ta falënderoj Armand Pezën, mikun tim, për ndjeshmërinë që jo çdokush e ka në të tilla raste. Nazimja pati për një çast, fustanin e ëndrrave të saj... në skenë. Uroj ta ketë po kaq të bukur kur të martohet. Kjo ishte ëndrra e saj, që e bëri skenën dhe teatrin të bukur dhe spektatorin të emocionohej. Një performancë përtej hekurave, të lira qoftë dhe për pak
orë, por brenda të cilave trishtimi dhe dhimbja dukej sikur kishin krijuar "vend"; ç'mesazh dha protagonizmi i vetë Nazimes në këtë "paradë" historish? - Kuptimi i lirisë për ato gra është shumë më ndryshe nga yni. Në fakt, Nazimja nuk ishte protagoniste. Në skenë ishin 7 ëndrra, 7 dëshira, 7 rrëfime. Nazimja kthehet në protagoniste prej historisë së saj në mendjet e njerëzve dhe në media, por në shfaqje kishte 7 ëndrra dhe dëshira e në vallen e tyre ishin edhe ëndrrat e bashkëvuajtëseve të tyre. Ishte një kërcim që u përket atyre dhe që e krijuan ato vetë me gjestet e dëshirave të paplotësuara. Unë thjesht i bashkova në një shprehësi artistike. Mesazh? Nuk e di, ftesë për reflektim. Nën masa të rrepta sigurie, ku Teatri Kombëtar ishte rrethuar me policë, publiku nuk i rezistoi tundimit për t'i ndjekur live historitë e grave të burgut. Shumë duartrokitje, lot dhe 'bravo'... Cila ishte pika kulmore e shfaqjes? - E gjitha. Që në hyrje, spektatori provokohet në ndjesi nga imazhet e larta të videove në hollin e teatrit dhe nga skenografia delikate dhe konceptuale e Klod Dedja nën tingujt e violinës së Valin Qerimaj. Heshtje e gjatë... çdo gjë të çon tek tensioni, izolimi, ëndërrimi, por aspak tek imazhi i rëndë i burgut që imagjinojmë në skemat tona imagjinare e kështu, ndjesia e izolimit shpërndahet edhe në spektatorë, e prej këtu fillon dalja e vajzave në skenë... në heshtje, duke i vështruar nga përtej xhamave të pragut. Pa fjalë, por me shumë his-
tori në qenien e tyre (sikundër takimi im i parë me to), spektatori fillon të duartrokasë që në këtë pikë e thuajse pas çdo fjale gjatë shfaqjes. Ato numërojnë, vetëquhen në metafora që i përfaqësojnë e në fund vetëquhen për çka ka më kuptim për to në realitetin e tyre, quhen sa ditë e sa muaj kanë mbetur drejt lirisë dhe spektatorët mund t'i quajnë si të munden, por ato e thanë të vërtetën. Me pak fjalë e pak gjeste të sinqerta, në ato pak fjalë mund edhe të kuptoje një histori të gjatë e të patreguar. Dëshirat, imagjinata, ankthi i pritjes, etja për liri... Të gjitha këto detaje që transmetuan emocione të forta në sallë ishin menduar nga ju që do kishin këtë impakt të jashtëzakonshëm edhe përtej mureve të teatrit? Qoftë në diskutimet e publikut, të cilët duan që shfaqja të ketë herë të dytë, por edhe mediatikisht? - Nuk e kisha menduar impaktin. Unë e dija që ky do të ishte një akt i rëndësishëm social e artistik, një vepër që do të kapërcente një prag të rëndësishëm midis artit dhe realitetit, por për mua ishte e rëndësishme që ky kapërcim të bëhej mirë dhe mbi të gjitha, të vlente për gratë që vuajnë dënimin, që ky akt të mos dëmtonte pragun e askujt. Eshtë hera e parë që ndodh si në historinë e teatrit, ashtu edhe në historinë e burgjeve ndaj ishte i rëndësishëm për mua procesi, i cili duhej të rrinte ashtu i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë. Natyrisht që do të hapë, apo rizgjojë diskutime dhe interes, sepse kjo është forca e artit dhe artit i takojnë këto merita. Tani që ju shpjegova procesin, besoj e kuptoni që kjo shfaqje-akt nuk mund të përsëritet, pasi ishte dhe mbetet një akt i sinqertë ku nuk ka lojë, apo manipulime mbi gratë që performonin. Eshtë një çast që nuk mund të kthehet. Nëse do të ndodhë, atëherë do të jetë një shfaqje tjetër e kështu po! Natyrisht që ky është një projekt i cili do të vazhdojë edhe në fusha të tjera të artit dhe shfaqje natyrisht. Jam duke menduar të ftoj aktorë profesionistë ta ribëjnë këtë shfaqje për publikun duke krijuar një laborator tjetër teatror, mbi të njëjtat personazhe dhe të njëjtat ëndrra apo histori, kështu zëri i tyre do të përçohet, por ato (gratë) nuk do të përdoren, apo manipulohen si aktore për një realitet të jetuar prej
tyre në ato dy orë e më shumë, jo nga unë të paktën! Më vjen mirë që kjo shfaqje ka "trazuar" mendime dhe ide, apo ka kapërcyer një prag të padukshëm, apo të panjohur. Në media është shkruar që pas performancës së Nazimes, një familje amerikane ka kërkuar adoptimin e saj (jo juridik për vetë moshën e saj). Jeni në dijeni të këtij informacioni, konfirmuar i rezervuar edhe nga ana e familjes, por edhe nga burime të burgut? Si ju bën të ndiheni ky fakt, "kumbara" e së cilës i bie të jeni ju nëpërmjet shfaqjes që dhatë? - Përgjigjen zyrtare natyrisht që nuk më takon mua ta jap, por nëse i solla pak fat me këtë shfaqje do të isha shumë e lumtur! Elementët e jetës së tyre të përditshme në realitetin ku jetojnë, unë u përpoqa t'i kthej në elementë komunikues metaforikë për spektatorin, larja e rrobave, zhurma e tyre kur i shkundin me forcë, përplasja e objekteve, një fustan nuseje që varet në kremastarët e ëndrrave të parealizuara, njësoj si rrobat e tjera, një nuse që kërcen e vetmuar me gjeste të thjeshta, një numërim sa njëmijë fjalë, cigarja e ndezur, vendi bosh i shoqes që u lirua, puna me grep me fije të gjata e shumëgjyrëshe, lulet e vërteta në duart e tyre, ngjyrat dhe pikturat mbi pragun e padukshëm që i ndante me spektatorët, etj. Këto gjeste të thjeshta më shërbyen mua regjisores si elementë komunikimi. E vërteta e tyre, u bë arti im! A ka shumë Nazime shoqëria jonë sot Ema? - Fenomeni 'Nazime' nuk është as i një fshati, as i një qyteti dhe as i një individi. E sheh kudo në mënyrë të sofistikuar veshur me Prada, apo me një fustan të thjeshtë, me fjalor të pasur, apo midis fjalëve të thjeshta. E jo vetëm që ekziston, por edhe shpesh stimulohet nga perversiteti i atyre që ndihen të paprekshëm nga ky fenomen, e shumë të tjerë që "ushqehen", duke u marrë me ngjarjen dhe Nazimen, por jo me fenomenin që e bën Nazimen fenomen shoqëror. Duke qenë se një artist nuk "kënaqet" kurrë në objektivat e tij, sa përqind arritët ta preknit suksesin ju Ema me realizimin e kësaj shfaqjeje?l - Çfarë ka ndodhur atë natë në skenë i ka kaluar pritshmëritë e mia. Jam krenare që krijova një mundësi artistike për një akt real dhe nëse kjo shfaqje ka ndikuar sadopak në vetëbesimin e tyre dhe në reflektimin qytetar larg mëshirës së shumëpërdorur, do të isha e plotësuar. Nëse do të fillojmë të reflektojmë nga pak mbi fajin kolektiv dhe përgjegjësitë tona, me akte konkrete, kjo shoqëri do të ish më e mirë ndoshta... Bashkëpunëtorët e këtij projekti mbresëlënës? Artur Zoto, Bledar Skënderi, Linda Brahja, Ersejla Murati, Kadri Sula, punonjësit socialë, punonjësit e sigurisë së lartë, studentë të Universitetit të Arteve, studentë të tjerë, vajza ime, aktore, regjisorë, qytetarë të thjeshtë, shkrimtarë, përfaqësues të atyre që mbështetën dhe besuan tek ky projekt e mbi skenë ishin Ema, Klod Dedja, forcat e sigurisë, Valin Qerimaj, stafi i TK dhe gratë, sipas numrave përkatës që mbartin.
16 E premte, 22 MAJ 2015
Felix Bilani: “Lidhja me fotografinë, pse hoqa dorë nga zhanri informativ...” P
ara disa ditësh, fotografi i njohur Feliks Bilani çeli ekspozitën e tij të dytë fotografike me titull “Lux Lucis et Anima”. E ko mentuar mjaft pozitivisht nga vizitorët, por edhe nga media, foto-reporteri dhe artisti Bilani shfaqet mjaft i kënaqur që pritshmëria e ekspozitës rezultoi pozitive. I tërhequr nga zhanri informativ dhe social, pasi sipas tij gazetaria e sotme ka mbetur vetëm në kuadrin e fotove të Facebook-ut, ku nuk ka më vlerë vërtetësia e tyre, apo “lufta” e madhe që foto-reporterët bënin me njëri-tjetrin për foton e faqes së parë, tani ai ka vendosur të merret me krijimtari të lirë ... deri në një moment ku sipas tij, gazetarisë shqiptare do t’i rikthehet kërkesa per fotoreporterë profesionistë. Për këtë ekspozitë, këndvështrime artistike, si dhe mbi projektin e ardhshëm, Bilani flet më poshtë për gazetën “Koha Jonë”, duke na zbuluar edhe disa të pathëna....
INTERVISTA
Para pak ditësh çelët ekspozitën tuaj të dytë fotografike me titull “Lux Lucis et Anima”. Pse me këtë titull? - “Lux lucis et Anima” do të thotë “Dritë dhe shpirt”. Zgjodha këtë titull nga ajo çfarë fotografia është, pra është dritë dhe drita është baza e saj, ndërsa shpirti është i imi. Pa shpirt dhe pa dritë, as njeriu nuk mund të jetojë. Ekspozita qëndroi e hapur deri më 29 prill, na flisni pak për interesin e publikut, përfshirë dhe pjesëmarrjen? - Interesi i publikut ishte i madh, u ndjeva mirë mes miqve dhe artistëve, ku sigurisht nuk mungoi edhe kritika e tyre, gjë që për mua vlen shumë, sepse një e thënë “Uaaa, sa bukur” është amatoreske, ndërsa një kritikë e mirë
është ajo çfarë e vë në punë artistin për të kërkuar më shumë drejt një perfeksioni . Nga zhanri informativ dhe social, në një personazh artistik... Pas ekspozitës tuaj të parë, të vitit 2009 me temë “Nuditeti femëror”, këtë herë u prezantuat me “Dritë dhe Shpirt”. Cila ishte përmbajtja e punimeve dhe ç’nuanca mbizotëronin më shumë? - Nga zhanri informativ dhe social jam tërhequr, pasi gazetaria e sotme ka mbetur në fotot e Facebookut ku nuk ka më vlerë vërtetësia e tyre, apo ajo ‘’luftë” e madhe që bënim me njëri-tjetrin për fotografinë e faqes së parë. Sot niveli është tepër i dobët, ku fotografia shihet më tepër si plotësuese dhe jo si baza e një informacioni të pakundërshtueshëm. Dikur në gazetën “Koha Jonë”, gazetë e cila ishte dhe shkolla jonë, qe bukur, provuam edhe shkopat e gomës, apo birucat për vërtetësinë e lajmit, ndërsa sot çdo gjë është false. Keshtu që vendosa të merrem me krijimtari të lirë, deri në një moment kur shpresoj se në gazetarinë shqiptare do rikthehet kërkesa për foto-reporterë profesionistë. Vendosa të dal pas 9 vitesh nga nudoja në natyrë dhe abstraksioni. Baza ishin lulet dhe erotika e tyre; lulet janë si njerëzit, edhe ato kanë sensualitetin e tyre dhe seksualitetin e tyre. Ç’do të thotë për ty BIMËSI, përtej asaj çka shohim në përballjen e parë me bimën, ngjyrën…? - Për mua, bimësi do të thotë shumë, mjafton të jemi pak të vëmendshëm dhe natyra fal shumë dashuri, shumë ngrohtësi. Nëse do ta krahasonim me një aromë “Lux Lucis et Anima”, ç’emër do t’i vinit kësaj arome? - Nëse do e krahasonim “Lux lucis et Anima” me një aromë, ajo do ishte vetëm aroma e një femre dhe erotika që ka kjo aromë në natyrën e saj. Çdo artist përcjell nga një mesazh me artin e tij, cili ishte mesazhi juaj në këtë ekspozitë? - Mesazhi është i thjeshtë: të sho-
Disa ditë më parë, foto-reporteri Bilani çeli ekspozitën e tij të dytë fotografike me titull “Lux lucis et Anima”. Dhe së shpejti, ekspozita numër tre e tij ...
him natyrën dhe të vlerësojmë atë nga ne erdhëm, pra nga natyra. Një fotograf me karrierë të gjatë, si foto-reporter, por edhe si artist, po t’ju pyesnim nëse ndonjë ditë të mendonit të çelnit një ekspozitë në pikturë, cila do të ishte përgjigjia juaj? - E kam menduar, por nuk e shoh veten këtu. Ekspozita e ardhshme do të jetë në tetor dhe do jetë me foto të një stili dhe teknikë të veçantë. Parë me syrin e fotografit, cili është njeriu i 2015-ës sipas jush dhe a ka pësuar njeriu i sotëm ndryshime thelbësore në qenien e tij? - Për mua, njeriu i 2015-ës ka ndryshuar, nuk është më human dhe ka filluar ta largojë shpirtin dhe ta kthejë atë në ngurtësi. S’ka më buzëqeshje, por është vetëm një chat-ues i rregullt, ku i ka mohuar vetes kënaqësinë e librit, jetës dhe dashurisë. Kap fenomene negative syri i një fotografi dhe si përballet me to? - Fenomenet negative janë pjesë e përditshmërisë sime, ku shoh shumë dhe fotografoj pak, pasi sado t’i kushtohem, do mbeten thjesht në arkivë. “Bardh e zi”, sa i lidhur jeni me këtë linjë të fotografisë? - Bardh e zi është fotografia reale, ajo çfarë shpesh një fotograf ndihet disi në pozitë të vështirë, sepse bardh e zi nuk fal, aty ndahet shpirti me teknikën. Bardh e zi është fotografia që do impenjim dhe shpirt për t’i dhënë jetë çdo nuance. Do kemi ekspozitë të radhës? - Ekspozita e radhës do jetë në tetor, por nuk mund të zbuloj akoma temën dhe veçantinë e saj. Por do jetë surprizë e bukur.
17 E premte, 22 MAJ 2015
Erik Lloshi:
Suksesi i një artisti nuk ka nevojë për çmim Këngëtari i njohur flet për "Koha Jonë" mbi këngën e re prezantuar para publikut, por edhe planet rreth së ardhmes së tij artistike
"Suksesi i një artisti nuk ka nevojë për çmim sepse nëqoftëse je i aftë dhe di të zgjedhësh, e ke me vete çmimin e publikut kudo të shkosh". Ky është mendimi që këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ka mbi treguesit e vërtetë të suksesit që gëzon një artist. Sepse sipas tij, ajo që vlen është në fund të fundit është fakti që kënga të mbetet tek publiku. "Nuk ka asnjë vlerë nëqoftëse kënga që ke marrë pjesë në festival nuk ngelet tek publiku. Ka ndodhur shpeshherë që shumica e këngëve të cilat janë vlerësuar, kanë humbur shumë shpejt", pohon ai lidhur me një fakt të tillë. Duke vijuar më tej, edhe me vlerësimin e tij për paraqitjen e këngëtares Elhaida Dani në "Eurovizion". "Elhaida është një këngëtare shumë e mirë dhe perfomanca e saj ishte e mirë. Në finale kam përshtypjen se do të jetë akoma më e mirë", thotë ai për "Koha Jonë" ...
INTERVISTA
Keni surprizuar publikun me këngën e re, e cila s'ka shumë ditë që është hedhur në treg. Na tregoni diçka mbi pritshmërinë e saj në publik. - Është diçka ndryshe, më popullore se çdo projekt tjetër që kam bërë unë dhe kolegët e mi Anxhela, Aureli dhe Blerina. Për të katërt ne është hera e parë që paraqitemi në ekran me këtë rrymë muzike. Faktikisht, ka dhënë shumë rrezultat dhe është pëlqyer shumë. Një bashkëpunim ky me këngëtarët më të lakuar të momentit në tregun muzikor. Si erdhi ky bashkëpunim mes jush? - Të katërt ne punojmë me njëritjetrin në një club me emrin 'Fari'. Është hera e parë që midis kolegëve që punojnë në një vend pune, të bëhet një bashkëpunim dhe çdo gjë ka qenë krejt e rastësishme dhe shumë e shpejtë. Kënga dhe klipi janë realizuar për vetëm dy javë. A mund të themi që ishte një bashkëpunim i mirëmenduar nga ana juaj, për të qenë pjesë e koncerteve? - Po, patjetër që e bëmë këtë gjë dhe për pjesën e koncerteve verore, sepse fundja përtej pasionit, ne e kemi edhe profesion këtë gjë. Është edhe puna jonë. Fabula dhe mesazhi i këngës cilat janë, sepse dihet që çdo këngë supozohet të përcjellë një mesazh. - Në këtë këngë përcillen momente të ndryshme të jetës dhe në refren përmbledh çdo gjë, gëzimin dhe
harenë. Jemi mësuar të të shohim solo dhe në zhanrin e muzikës së lehtë. Në fakt, ku ndihesh më komod? - Normalisht që ndihem më komod në zhanrin e muzikës së lehtë, por dhe muzika popullore më pëlqen. Nuk duhet të harrojmë që ne jemi vend ballkanas dhe muzika popullore na rrethon kudo. Përderisa unë di të këndoj shumë mirë dhe muzikën popullore, nuk asnjë arsye përse mos ta këndoj.
Erik Lloshi është një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar, ka marrë disa çmime të rëndësishme në festivale, por akoma çmim të parë. Si i shikoni festivalet shqiptare Erik, flas në gjykim vlerësimi... opinioni juaj? - Festivalet shqiptare janë shumë të rëndësishëm për çdo artist dhe pavarësisht çmimeve të tjera duke përfshirë dhe çmimin e parë, nuk kanë asnjë vlerë nëqoftëse kënga që ke marrë pjesë në festival nuk ngelet tek publiku. Ka ndodhur shpeshherë që shumica e këngëve të cilat janë vlerësuar kanë humbur shumë shpejt. A janë çmimet tregues suksesi sipas jush? - Absolutisht që jo. Suksesi i një artisti nuk ka nevojë për çmim sepse nëqoftëse je i aftë dhe di të zgjedhësh, e ke me vete çmimin e publikut kudo të shkosh. Ndonjë këngë të re në projektet e tua? - Shumë shpejt do të vij në treg projekti më i ri në bashkëpunim me 'Threedots' dhe Kledi Bahitin. Këtë herë do të jetë diçka verore dhe jo
baladë. Këto ditë mbahet festivali i këngës europiane në Austri. Si ju duk performanca e Elhaidës? - Në një skenë aq të madhe besoj që kushdo mbytet në emocione dhe është shumë e vështirë që të përballosh 100% atë peshë të madhe mbi supe. Elhaida është një këngëtare shumë e mirë dhe perfomanca e saj ishte e mirë. Në finale kam përshtypjen se do të jetë akoma më e mirë. I uroj suksese pa fund! Nga disa elementë që përbëjnë këngën në tërësi, ku do ndaleshit ju, cilët elementë e bënin më të veçantë këngën tonë sipas jush? - Kënga jonë në përgjithësi është një produksion i arrirë dhe shumë melodioz. Mbi të gjitha do të veçoja që është hera e parë që ne paraqitemi në formë moderne në këtë festival dhe ky ështe një nga elementët krysesorë që e bën të veçantë. Gjithashtu, nuk do të lë pa thënë që dhe vokali dhe paraqitja artistike e Elhaidës janë elementë të rëndësishëm. Përveç Shqipërisë, cili shtet tjetër ju pëlqeu në përfaqësuesen e saj? - Rusia dhe Greqia më pëlqyen shumë në çdo detaj dhe çdo element. Keni menduar ndonjë bashkëpunim me Anxhela Peristerin, apo Blerina Brakën? - Çdo gjë mund të ndodhë. Për momentin nuk kemi asgjë në duar, por gjithmonë e kemi menduar për të bërë diçka të tillë, si me Blerinën ashtu edhe me Anxhelën. Përveç muzikës, me se merreni tjetër Erik? - Shumicën e kohës e merr muzika, se dhe ditën punoj në studio për të sjellë gjëra sa më të mira për të gjithë fansat. Gjatë ditës mundohemi që të mbajmë dhe pak trupin në formë me palestër dhe me pak futboll. Synimet, qëllimet artistike në të ardhmen? Qëllimi im është që në një të ardhme të lë gjurmë të thella në artin shqiptar dhe pse jo, të sjell ndryshimin që duhet në këtë gjë. Muzika nuk ka fund dhe unë gjithmonë do mundohem që mos t'i zhgënjej kurrë njerëzit që më duan.
18
MODA
E premte, 22 MAJ 2015
P
ranvera ka trokitur dhe është thuajse në gjysmë të rrugëtimit të saj. E me siguri që tashmë, çdokush prej nesh do të dëshironte të bënte disa ndryshime në stilin e tij. Mos kini frikë prej tyre, sepse ato janë gjithmonë të pranueshme dhe të nevojshme. Vetë moda si e tillë, na jep mundësinë të “rishpikim” veten sa herë që duam, duke na krijuar sfondin e përkryer për një ndryshim të tillë. Përshembull, Kim Kardashian zgjodhi të ndryshonte look-un e saj dhe t’i jepte vetes një pamje të re. Ju pa hezituar do të thoni që nuk jeni Kardashian dhe me të drejtë, por ka një zgjidhje për të gjithë. Kështu, ka plot gjëra të vogla dhe me kosto të ulët financiare që ju mund të bëni për të sjellë një ndryshim të madh e për t’u bërë një person krejtësisht i ri. Më poshtë, po ju prezantojmë 5 mënyra të thjeshta dhe të realizueshme që do t’ju vijnë në ndihmë për ta realizuar këtë ndryshim.
Stili i veçantë që duhet të keni në stinën e ngrohtë, ja disa nga detajet kryesore
Si t’i jepni vetes një pamje të re në pranverë? 1. Vendosni pirsing
2. Investoni në këpucë të hapura dhe me ngjyra
Q
N
ë kur Kelye Jenner njoftoi se kishte bërë pirsing në gjoks, shumë njerëz, veçanërisht vajzat e grupmoshës së saj, ishin kurioze për të parë sesi do të dukej ky pirs tek ato dhe nuk ngurruan për të marrë një hap të tillë. Ndërkaq, zgjedhja e modelit të pirsing dhe vendit është tërësisht individuale e në bazë të dëshirave të çdokujt. Por ajo çfarë sugjerohet është të mendoheni mirë përpara se të merrni një vendim të tillë, pasi ka plot pjesë të trupit që ju mund të zgjidhni për pirsing. Dizenjuesja e njohur në të gjithë botën e bizhuterive dhe veçanërisht pirsing, Maria Tash këshillon: “Në varësi të interesit tuaj dhe asaj çka keni menduar të bëni, po ashtu në varësi të tipit tuaj apo nëse doni ta tejkaloni këtë, ne ju sugjerojmë disa modele duke filluar nga modelet e thjeshta dhe deri tek ato që ne i quajmë spirale të sipërme”.
ëse ka një kohë kur duhet t’u kushtoni vëmendje maksimale këpucëve të hapura dhe me ngjyra, ajo është pranvera. Edgardo Osorio, drejtor i markës luksoze të këpucëve ‘Aquazzura’ pajtohet me këtë mendim duke shtuar: “Një palë këpucë me ngjyra janë gjithmonë zgjidhja e duhur”. Këpucët janë një detaj i veshjes suaj që bien menjëherë në sy, pavarësisht nëse keni një veshje të thjeshtë. Kushtoju rëndësi ngjyrave, cilësisë dhe detajeve të tjera tërheqëse për syrin tuaj. Para së gjithash, gishtërinjtë tuaj kanë qenë të mbuluar gjatë gjithë të dimrit dhe tani është koha që ato të shijojnë rrezet e diellit. Por nëse ju nuk dëshironi që pedikyri juaj të marrë të
4. Kushtojini rëndësi bluzës suaj
N gjithë vëmendjen dhe doni të shtoni diçka të madhe, por jo shumë të çmendur, këpucët e hapura dhe me ngjyra janë zgjedhja e duhur.
jë gjë që ju patjetër vishni dhe do të vishni në muajt e ngrohtë është T-shirt, prandaj sigurohuni që të mos jenë të gjitha të bardha dhe të mërzitshme. Ka shumë gjëra zbavitëse për të bërë me një formë të T-shirt-et. Ata janë përdorur pafund dhe janë të përshtatshme për raste të shumta nga zyra deri në plazh. Por, pse të mos shpenzojmë para këtë sezon në një dizajn origjinal me dhe cilësi të shkëlqyera?
3. Provoni një siluetë të re xhins
5. Zgjidhni syza dielli shumëngjyrëshe
X
Ë
shtë një periudhë e ngrohtë dhe ju nevojiten syze dielli. Në këtë peri udhë, nuk keni nevojë për syze të zeza, pavarësisht faktit që janë shumë elegante, nuk janë ato çfarë u rekomandojmë. Drejtoresha e dizajnit të markës luksoze të syzave të diellit Cutler dhe Gross, Marie Uilkinson thotë: “Zgjidhni syzet e diellit shumëngjyrëshe që krijojnë ndjesinë e ‘lakuriqësisë’. Janë pikërisht këto syze që ju nevojiten për të rinovuar pamjen tuaj”.
MODA
hinsi është dhe do të jetë gjithmonë një element i rëndësishëm në veshjen tuaj, pavarësisht kohës. Edhe nëse jeni duke menduar sesi t’i jepni vetes suaj një pamje të re, sërish xhinsi do t’ju hyjë shumë në punë. Provoni të bëni diçka ndryshe me bluzën tuaj. ‘MIH Jeans’, themeluesi dhe shefi krijues i ‘Chloe Lonsdale’ thotë: “Ka shumë gjëra që dalin jashtë modës dhe të tjera që rikthehen sërish si tendenca, por duket se kjo nuk ndodh me xhinsin”. Ndryshimi i siluetës duke provuar një siluetë tjetër xhins do t’ju ndihmonte për një pamje të re. Ndaj ju sugjerojmë t’i kushtoni rëndësi këtij detaji.
Përktheu: Sidorela Lepuri