Koha tjeter gazeta koha jone 16 prill 2015 albert vataj

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 17 Prill 2015


14 E premte, 17 Prill 2015

Agnesa Vuthaj: “Rrofshin armiqtë, pa ata s'do isha kjo që jam…”! Ish Miss Kosova dhe ish Miss Albania, Agnesa Vuthaj, tashmë edhe një biznesmene e suksesshme vjen në "Koha Jonë" me lajme të reja. Për herë të parë një shqiptare përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën në "Fashion For Europe"

Nga Albina Gjergji

INTERVISTA

P

ërveçse e bukur dhe e zgjuar, ish Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, tashmë edhe një biznesmene e suksesshme, ka shumë lajme të reja e të mira për t'u dhënë dashamirësve të saj. Së shpejti ajo do të marrë pjesë në, "Fashion For Europe", një ngjarje e madhe mode që këtë vit organizohet në Vjenë të Austrisë më 18 maj. Por çfarë është "Fashion For Europe" në vetvete? I konceptuar nga organizatorët e huaj si një para-prezantim me krijime dizajnerësh, ky event vjen në kuadër të Eurovisionit, i cili këtë vit mbahet në Austri. E pikërisht në Vjenë të Austrisë vendet pjesëmarrëse të Eurovisionit do të prezantojnë nëpërmjet modës kulturën dhe krijimet e vendeve që përfaqësojnë. Kështu, në mesin e shumë krijuesve të njohur europianë do të jetë edhe firma, "Agnesa Vuthaj". Mjaft e kënaqur jo vetëm për pjesëmarrjen, Vuthaj shprehet për gazetën "Koha Jonë", se një tjetër kënaqësi edhe më e madhe është fakti që do të ndjekë live gjithë Festivalin dhe sidomos zërin brilant të përfaqësueses sonë, Elhaida Dani, për të cilën sigurisht bën edhe tifo. Si erdhi ky event tek ish Miss Kosova dhe ish Miss Shqipëria, çfarë synon me pjesëmarrjen e saj në "Fashion For Europe", çfarë krijimesh do të prezantojë, si dhe shumë detaje të tjera rreth jetës private, Vuthaj na i zbulon në rrëfimin e mëposhtëm.

Tashmë edhe biznesmene e suksesshme, Agnesa Vuthaj së shpejti do të merrni pjesë në ngjarjen "Fashion For Europe" që organizohet këtë vit në Vienë të Austrisë. Si erdhi tek ju kjo pjesëmarrje dhe na e përshkruani në vija të përgjithshme përmbajtjen e eventit? Jam ftuar për pjesëmarrje nga kompania që organizon këtë event. Duke pasur parasysh rëndësinë e eventit, pjesëmarrjen e dizajnëreve të suksesshëm nga shtetet e tjera, eksperiencën internacionale të kompanisë që organizon dhe padyshim që është një event që mbahet në kuadër të Eurosong, e kam konsideruar si një rast ideal për të prezantuar koleksionin tim. "Fashion For Europe", një organizim prestigjioz i modës ky, i cili mbahet si para-prezantim

në kuadër të Eurovisionit. Në këtë ngjarje të madhe muzikore, pra Eurosong, Shqipëria përfshirë dhe gjysmën tjetër të saj, Kosovën - përfaqësohet me këngëtaren Elhaida Dani. E keni dëgjuar këngën e saj? Si ju duket dhe a mendoni se do të vlerësohet objektivisht nga juria? E kam dëgjuar këngën përfaqësuese të Shqipërisë. Jam adhuruese e Elhaida Danit dhe kënga më ka pëlqyer shumë. Besoj se Shqipëria do të ketë një sukses të madh këtë vit. Jam e lumtur që do të jem e pranishme në Vjenë edhe për të përkrahur dhe për të përjetuar nga afër emocionet e prezantimit të Shqipërisë në Eurosong këtë vit. Ju vetë çfarë synoni nga pjesëmarrja në "Fashion For Eu-

rope"? Meqë marka "Agnesa Vuthaj" është fokusuar më shumë në treg ndërkombëtar, është një mundësi e mirë për të shpalosur koleksionin tim në një skenë me dizajnerë të dëshmuar ndërkombëtarisht, të cilët përfaqësojnë vendin e tyre në këtë event, para mediave ndërkombëtare dhe mes të ftuarve të fushës së artit dhe biznesit. Këtë pjesëmarrje e konsideroj si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të vizionit që kam për biznesin tim. Mes shumë emrave të njohur disenjatorëve evropianë gjendet edhe marka juaj, "Agnesa Vuthaj". Ç'ndjesi ju jep fakti që emri juaj radhitet mes markave të tjera prestigjioze? Fillimisht jam ndjerë shumë e gëzuar që më kanë përzgjedhur për të qenë përfaqësuese e Shqipërisë në këtë ngjarje. Sigurisht jam edhe krenare që përkushtimi im po shpërblehet dhe që produktet e markës "Agnesa Vuthaj" vlerësohen për të qenë pjesë e një ngjarje-

je kuluturore kaq të rëndësishme, krahas dizajnerëve të tjerë evropianë. Krijimet që do të prezantoni në këtë event, na flisni pak për to? Do të prezantoj fustane mbrëmjeje, të cilat janë pune dore, të punuara me gurë nga Japonia dhe që kërkojnë deri në 52 ditë kohë për t'u realizuar. Pastaj këpucët dhe çantat e koleksionit të fundit. Ndërssa këpucët janë elegante dhe përshtaten me fustanet, koleksioni i çantave këtë herë paraqet një storie, ku secila çantë përmes pikturimit me dorë në lëkurë prezanton një storie mes reales dhe iluzionit. Dikur "Miss Kosova" dhe "Miss Albania", Agnesa Vuthaj, prej pak kohësh ju keni hapur edhe një boutique në qendër të Prishtinës, që mban emrin tuaj. Sa kohë kishit që e mendonit hapjen e një biznesi privat? Kisha kohë që punoja në projekte të ndyshme dhe gjithmonë kisha dëshirën të krijoja diçka timen, që


15 E premte, 17 Prill 2015

Jam adhuruese e Elhaida Danit dhe kënga më ka pëlqyer shumë. Besoj se Shqipëria do të ketë një sukses të madh këtë vit. Jam e lumtur që do të jem e pranishme në Vjenë edhe për të përkrahur dhe për të përjetuar nga afër emocionet e prezantimit të Shqipërisë në Eurosong këtë vit.

gjithë kohën, idetë dhe përkushtimin tim ta investoj në një biznes timin. Ideja e një butiku erdhi nga përvoja ime në fushën e modës dhe nga pasioni për të krijuar një markë shqiptare, që të prodhohej me cilësinë e lartë që ofron Italia dhe të bëhej e njohur edhe në tregun ndërkombëtar. Butiku në Prishtinë krahas produkteve "Agnesa Vuthaj" ofron edhe marka të tjera italiane. Ju e vizitoni shpesh Parisin. Kjo lidhet më shumë me punën tuaj, apo sepse ky qytet për nga romanticiteti mbetet më i bukuri në botë edhe për ju? Para pak ditësh kam vizituar Parisin për herë të parë, ishte një udhëtim i mrekullueshëm dhe Parisi më ka magjepsur. Për mua udhëtimet gjithmonë janë të ndërlidhura mes punës dhe pushimit. Jo vetëm e bukur dhe e talentuar, por edhe e ndjeshme. Agnesa, herë pas here ju shohim që bëheni pjesë e fushatave të ndryshme sensibilizuese. E fundit ka qenë ajo "Me fëmijët dhe nënat e qytetit më të helmuar në Evropë! Ajër për Kosovën". Në fakt, a kanë ndikim këto pjesëmarrje në përmirësimin e vendit, sipas jush? Unë mundohem gjithmonë të jap kontributin tim aty ku më kërkohet për të ndihmuar, duke shpresuar që zëri im të ketë efekt për ndryshim, si dhe të organizoj e përkrah edhe evente bamirësie për të ngritur fonde që të ndihmojmë ata

që kanë nevojë. Unë besoj qe secila ndihmë, sado e vogël ka ndikim, jo vetëm e personazheve publikë, por e të gjithëve. Ju ka ndodhur shpesh të dëgjoni lajme të pavërteta për veten, si ndjeheni kur i dëgjoni dhe si reagoni? Nuk më ka ndodhur shpesh të degjoj lajme të pavërteta, por kur ndodh varet nga lajmi, ka raste që nuk më bëjnë shumë përshtypje, ka të tilla që më bëjnë për të qeshur, por ka edhe raste që më bëjnë të ndjehem keq, kur vërej që lajme të tilla janë shkruar me një qëllim të caktuar, për të më dëmtuar imazhin, apo thjeshtë për të më lënduar. Sa të besueshëm janë portalet, apo ëebsitet e lajmeve sipas jush? Mendoj që nuk është shumë e vështirë të bësh dallimin mes një lajmi të vërtetë dhe atij të pavërtetë. Po kur shkruajnë mirë për ju, ju bën përshtypje? Po, ndjehem mirë kur shoh një lajm të mirë për veten. Në jetë njeriu dëshiron të rrethohet ngahera me njerëz që e duan dhe vlerësojnë, pra me miq. Ka miq të vërtetë në plotkuptimin e fjalës Agnesa, sa ju mbështesin dhe sa ndikim kanë ato në vendimmarrjet e tua? Po, kam miq të vërtetë dhe e konsideroj veten me fat që i kam takuar dhe që arrijmë të mbajmë një miqësi të mirëfilltë. Është mrekulli të kesh miq të tillë, që përveçse të

vlerësojnë edhe të këshillojnë në raste të nevojshme dhe për mua mendimi i tyre ka rëndësi dhe e marr në konsideratë në vendimet e mia. Po armiq a ka Agnesa dhe si reagon nëse ndodh të përballeni me ta? Armiqtë janë pjesë e karrierës do të thoja. Unë i shoh me pozitivitet, sepse më shtyjnë të punoj akoma më shumë. Kur më rastis t'i takoj i përshëndes me shumë mirësjellje. Familja, sa ju mbeshtet ne iniciativat tuaja? Familja më ka përkrahur gjithmonë në çdo projekt a sfidë timen. Sa e lidhur jeni me Shqipërinë dhe pse? Për Shqipërinë kam një dashu-

ri të madhe. Përveç punës dhe sukseseve që kam përjetuar në Shqipëri ndër vite, ndjenja që kam sa herë jam aty më mbush më shumë. Udhëtimet, ç'vend zënë në jetën tënde? Udhëtimet janë shumë të rëndësishme për mua, mendoj që jam një shpirt i lirë që duhet të udhëtoj gjithmonë. Nuk mund të rri shumë kohë në një vend, duhet patjetër që gjithmonë të jem në lëvizje dhe udhëtimet për mua kanë efektin e ngritjes së energjisë dhe frymëzimit. Me gjithë këto angazhime profesionale, a ju mbetet ndopak kohë e lirë për veten dhe si e kaloni atë? Puna ime është pasioni im,

prandaj edhe kur jam duke punuar nuk ndjej nevojë për shkëputje a pushim. Më shumë më mërzit koha kur nuk bëj asgjë, sesa kur jam e angazhuar. Edhe kur jam në pushime, gjithmonë merrem edhe me ndonjë punë. Më pëlqen ky stil jete, punë pa orar dhe pushim pa orar. Motoja që udhëheq punën dhe jetën tënde Agnesa? "Edhe nëse je duke shkuar nëpër ferr, mos ndalo"! Fol vetëm atëherë kur ajo çfarë ke për të thënë është më e vlefshme se heshtja, thotë një shprehje. Mendoni se kjo bisedë ishte më e vlefshme se heshtja? Patjetër që po. Besoj se u thanë gjëra që ia vlen të lexohen.


16 E premte, 17 Prill 2015

Niko Komani Qetësohu! Profesionistët nuk acarohen…

Fashion Designer & Personal Stylist, rrëfen bashkëpunimin me VIP-at seriozë e tekanjozë, trendet më IN të momentit që do të hyjnë edhe në Shqipëri dhe ngjyrat që do të frekuentohen më shumë në sezonin Pranverë/Verë 2015

Nga Albina Gjergji

Ë

shtë një nga emrat më të lakuar në fushën e modës në Shqipëri dhe jo vetëm si personal stylist & fashion designer, por edhe për natyrën e tij të “çmendur” në përditshmëri. Niko Komani padiskutim mund të thuhet se tashmë është një “markë e licensuar” në shijet e VIP-ve më të komentuar në vend. I lidhur ngushtë me “international fashion” dhe të rejat më të fundit që industria botërore e modës prezanton, nëpërmjet frymëzimit të tyre dhe krijimeve personale unike ai ka arritur të sjellë edhe në Shqipëri një frymë të re në dukjen e artistëve më IN të momentit. Prej pak kohësh Komani ka hedhur në tregun online edhe linjën e tij të veshjeve, të cilën e ka quajtur “Morphinë”, një linjë që ndërthur stile, ngjyra dhe materiale nga më të veçantat në përbërjen e tyre. Si e ka konceptuar këtë linjë veshjesh, ku mund të gjendet dhe si funksionon porosia e blerësve ai i shpjegon në këtë intervistë, por pa harruar të flasë edhe për trendet botërore të Pranverë/Verë 2015 dhe sesi është të punosh me VIP-at tanë… të gjitha këto”i çmenduri” simpatik na i zbulon më poshtë.

INTERVISTA

Fashion Designer & Personal Stylist, Niko Komani, jeni emri më i lakuar, jo vetëm si editor mode në revistat më në zë të vendit tonë, por edhe në botën e shoëbiz-it për vetë faktin se kuroni VIP-at tanë. Duam ta nisim këtë intervistë me një pyetje ndryshe nga standardet: Ka modë në Shqipëri? Në Shqipëri ka lindur vitet e fundit shumë dëshira për informacion nga të rinjtë për modën. Duke qenë se tani informacioni merret më shpejt nga interneti. Por është akoma dhe ai brezi i “thyer” që nuk dinë kombinojnë bluzën me pantallonat. Pra moda po fillon të ketë goxha evoluim edhe duke ditur që mundësitë ekonomike janë të pakta. Sa ndiqet ajo dhe duke patur parasysh edhe mundësitë ekonomike sa “origjinalë” (në material-stil) jemi ne si popull në të veshur? Siç e thashë edhe më lart mundësitë ekonomike janë të pakta, por më pëlqejnë disa individë me aq mundësi sa kanë që krijojnë një look të paparë. Ka njerëz që ndjekin tendencat e fundit dhe huazojnë nga ato shumë detaje. Pastaj nëse qarkullon në vendet e duhura shikon edhe njerëz me stil shumë origjinal dhe disa herë avanguard! Duke qenë se keni kuruar dhe vazhdoni të kuroni disa prej personazheve më të njohur të vendit, mund të na thoni, sa e vështirë është të punosh me to? Në fakt, ështe kënaqesi të punosh me këngëtarët “ON TOP” të momentit, por të qenurit “ON TOP” ka dhe disa

“disavantazhe”, të cilat duan DURIM. Një personazh që është në qendër të vëmendjes ka shumë kërkesa dhe disa herë shumë teka, por që në fund kur të dyja palët bien në kompromis del një rezultat i shkëlqyer. Shumë herë më ndodh të nevrikosem, por gjithmonë i them vetes: Niko qetësohu, profesionistët nuk acarohen kurrë! Por edhe kënaqësi merrni nga puna me to, apo jo? Ja pra që “tekat”, përveç vlerësimit financiar shpërblehen dhe me dashurinë që merr nga njerëzit! Rezultati del në fund, por ama ndjen kënaqësi që edhe “produkti” yt është në treg! Na thoni disa nga personazhet e veshura më mirë për javën (ose muajin) që lamë pas jashtë dhe brenda Shqipërisë?

Nga jashtë mund të them se Rihanna me rikthimin e saj ka marrë gjithë vëmendjen e mediave për stilin e ri të saj. Pastaj të mos harrojmë Kim Kardashian që ishte femra që bëri pothuajse të gjitha femrat e botës të presin e flokët e më tej për look-un e saj në ngjyrë platin. Cara Delevigne është harruar! Kendall Jenner, motra e Kim Kardashian po bëhet modelja e preferuar e shtëpive të mëdha mode si; Chanel, Dior etj. (e të mendosh që u bë e famshme nga hiçi). Nga Shqipëria vazhdoj të them që nga të veshurat më mirë është Lori Hoxha. Ka një stil shumë “american” dhe njëkohësisht me aq detaje momentale. Pastaj

dashuria ime e madhe, Jonida Maliqi. Ajo mbetet “The Fashion Icon”! A janë bashkëpunëtorë VIP-at, me të cilët punoni dhe në rast se nuk bien dakord me stilin që ju sugjeroni, si reagoni? Disa herë rastis që nuk përputhen idetë, por secili është këmbëngulës në të veten. Do më thuash “në fund, artisti të paguan dhe do ti bësh atë që do”, por unë nuk funksionoj kështu. Unë dua me projektin që realizojmë ta ndërtojme nga themelet, të ketë një “story”, një plan-list dhe jo punë në moment të fundit “shpejt e shpejt”. Nëse nuk perputhen idetë deri në sekondën e fundit unë gjithmonë tërhiqem nga ai projekt për ta lënë artistin të lirë që të mos humbasë kohë, duke ditur se sa e vështirë është procedura e të bërit një projekt. Ju ka ndodhur të hiqni dorë nga një bashkëpunim dhe pse? Më ka ndodhur shumë herë të heq dorë, por ama kemi ngelur miq me artistin, apo artisten. Kam patur raste dhe nuk kam folur me personazhet, ose jam zënë për ndryshime në look në moment të fundit. Dua të informohem mbi gjithçka nëse bëhet një ndryshim, sepse në fund projekti mban edhe emrin tim dhe dua që punën ta bëj me dashuri. Para disa kohësh keni premtuar se do të vini me linjën tuaj të veshjeve. Kjo linjë do të quhet “Morphine-Clothes”, por nuk dimë


17 E premte, 17 Prill 2015

Korseja rikthehet sërish në skenën e Hollywood

MODA

D

MODA

uke filluar me Kim Kardashian, e cila shquhet për për dorimin e korsesë e deri tek Hirushja, duket se korseja ka qenë shumë e pranishme në Hollywood kohët e fundit. Kujtojmë këtu që edhe ikonia e bukurisë, Marylin Monroe shquhej për përdorimin e saj. Por përveç personazheve të njohura, sa është e pranishme korseja në veshjet e njerëzve të thjeshtë amerikanë? Kompania që merret me prodhimin e tyre ka thënë për "The Telegraph" se tre muajt e fundit ka patur rënie të shitjeve, por mesa duket kjo nuk vlen për yjet e Hollyëood-it, prandaj provojeni edhe ju për raste të veçanta, sidomos kur bëhet fjalë për t'u dukur sa më elegante në mbrëmjet gala.

Rozë e çelur për pranverë 2015-të Kapelet, trend i ri për të gjitha rastet

K

ëto kapela janë aksesorë që vënë në pah stilin, ndërkaq ju zgjidhni atë që më së shumti ju përsh tatet. Gjatë javëve botërore të modës, kur disenjatorët i krijojnë trendet e reja për sezonin e ardhshëm, femrat e famshme kanë paralajmëruar trendin, të cilin këtë pranverë vështirë se do të mund ta anashkaloni. Mjafton vënia e një kapeleje elegante dhe me ngjyrat e duruara për t'u bërë të dukeni tejet trendi dhe të veçantë njëkohësisht. Këtë stil ndjekin edhe yjet e njohura: Beyonce, Naomi Campbell, Victoria Beckham, Kim Kardashian, Charlize Theron, Gwen Stefani, Jessica Alba, Rita Ora, Christina Aguilera, Jennifer Aniston, Kate Moss, Reese Witherspoon, të cilat këtë tendencë e kanë shfaqur në mënyrën unike të tyre. Ia vlen ta provoni edhe ju!

Kur mendojmë për pranverën ngjyra rozë është e para që na vjen në mend. Ngjyra rozë është një nga ngjyrat më tradicionale, simboli i kauzave te bukura. Por në vend të një ngjyre rozë intensive, apo një mjedre të errët, kjo nuancë rozë e çelur do të jetë popullore gjatë pranverës. Shumë shpesh, ngjyrën rozë e lidhim me kukullën Barbi. Në botën e modës, të vishesh me rozë mund të jetë një sfidë, por në qoftë se ju bëni kombinimin e duhur do të dukeni e përsosur. Pink është një ngjyrë universale dhe ju ka hije, nëse gjeni nuancën e duhur dhe padyshim që përqaset edhe me stinën e ngrohtë të pranverës, që më në fund ka ardhur. Ngjyra rozë është më joshëse sesa e zeza, apo grija.

INTERVISTA si do të funksionojë sa i takon blerjeve të tyre... (?!) Po, shumë e vërtetë. “Morphine” ka dalë në fund të sezonit të dimrit, duke u prezantuar me koleksion Pranverë/Verë 2015. Është linja ime e parë për femra dhe e para që një fashion designer e ka vetëm ONLINE. Mund ta gjeni në linjën në Instagram : @morphine_clothes dhe në Facebook : Morphine Clothes! Aty gjeni dhe katalogun elektronik me fotot e Pranverë/Verë 2015 dhe imazhi është Roza Lati, sepse stili i saj është totalisht Morphine. Fotografitë janë nga profesionistja dhe mikesha ime, Edvina Meta. Këto veshje do të jetë unike, në kuptimin të limituara në stil? Po. Veshjet jane nga katër copë secili artikull. Veshje do të ketë në vazhdimësi. Çdo muaj deri në gusht do të dalin pesë-gjashtë produkte të reja. Është njësoj siç funksionojnë edhe linjat jashtë vendit. Mr. Who. Para disa kohësh jeni bërë pjesë e ëebsitit të Vogue.It, hera e parë kjo që një mashkull shqiptar klikohet nga mijëra, apo miliona ndjekës posaçërisht për look-un. Na flisni pak më gjatë për imazhin dhe prezencën tuaj në këtë web? Si u bëtë pjesë e tij? Mr. Who është alterego im. Ju më njihni si të “çmendur”, por ana

tjeter e imja është shumë artistike, shumë e qetë dhe shume e çuditshme. Kur Edvina Meta më tha për projektin MrWho dhe kush ishte roli gjeta veten. Më tha që do isha mashkulli i parë që do fotografohesha për këtë projekt, duke qenë se MrWho do vinte nga shumë personazhe të ndryshëm. Fotosesioni i parë ishte gjetje dhe u përcoll me shumë dashamirësi nga mediat. Edvina në atë kohë i hodhi në ëebsite dhe u përgjodhen nga editoria e fotografisë për website e Vogue.it. Ishte një ekseperiencë shumë e bukur dhe e pa imagjinueshme për mua. Si përfundim unë e mbajta rolin e MrWho, meqë isha “gjetje” e Edvinës. Unë dhe Edvina kemi ide të çmendura që akoma që i kemi në projektet në vijim. “Mix & Match”, herë pas here ju flisni për kombinimet e stileve të sezoneve të ndryshme me njëri-tjetrin. Si realizohet ky kombinim në ngjyra, material, etj.? “Mix & Match është një kombinim jo vetëm i sezoneve, por edhe i materialeve dhe i çmimeve. Për shembull imagjinoni një bluzë tutë gri me një fund tutë dhe një palë atlete sportive, pra diçka sportive me diçka klasike?! Mund të shtohet një varëse me gurë të çmuar, nëse bluza tutë nuk është e ngarkuar me motive dhe orë të shtrenjtë në dorë. Një çantë

shpine nga ato tip “shkollore” nga HM me motive dhe një pale syze Cazal të këtij sezoni. Siç e kupton nga shpjegimi ka një “Mix & Match” të dukshëm dhe kaq original, por dhe kaq lehtë i bëshëm! Sa i përditësuar jeni me trendet që prezantohen në botë? Shumë. Mundohem të informohem “non stop” me tendencat e fundit. Jam i abonuar për tendencat e fundit. Madje sapo më ka ardhur libri me tendencat e verës 2016. Ky libër është një farë udhëzimi gjatë vitit. Informohem veç dhe me internetin. Momentet para gjumit janë ato me celular në dorë, duke bërë “searching” në çdo trend të ri. Ju ka ndodhur të huazoni ndonjë stil? Po. Të gjithë stilistët, apo fashion designer huazojnë. Pastaj secili e përvetëson siç di ai. Si stilist preferoj stilin perëndimor dhe tendencat e fundit. Si fashion designer, për linjën “Morphine” kam

bërë një “90 comeback”. Përveçse është në kulmin e vet si tendencë më pëlqejnë shumë ato vite dhe kisha shumë nostalgji për to dhe vendosa t’i sjell në mënyrë më moderne. Keni një pikë referimi, që ju frymëzon për stilin e veçantë? Po në këtë sezon çfarë ju frymëzon më shumti, ku jeni fokusuar? Jam inspiruar nga vitet ‘90 dhe millenium. Spice Girls, Carrie Bradshow në “Sex and the City” në 2000, në Street Style dhe filma të viteve ‘90. Stili i viteve ‘90 është në kulmin e vet, por për pak kohë do të kemi një rikthim të viteve ‘70. Ngjyra më në modë i momentit, cili është? Këtë verë ka dhe ngjyra të forta, por dhe të zbehta dhe të lehta. Ngjyra kyçë e sezonit është roza/ nude. Po ngjyrat në sezonit e Pranverë/Verë 2015? Jeans. Materiali? Floriri po thyen rekord sërish edhe këtë sezon. Sa ju takon aksesorëve? Ndodh të shikoni kombinime të gabuara të veshjeve me aksesorët dhe si reagoni në raste të tilla? Dikur dhe unë gaboja shumë në kombinimet e aksesorëve. Por është çështje kohe të të ambien-

tohet syri dhe të mos i ripërsërisësh më. Pastaj për ato që guxojnë sërish të gabojnë u them që, nëse nuk di të kombinosh aksesorët, atëherë prefero ato të thjeshtët që shkojnë me gjithçka, si për shembull perlat, varëse e hollë floriri me gurë të vegjël, apo vëthë rreth. Veshjet/stili që nuk duroni dot dhe që nuk do ta sugjeronit kurrë? Stili “too much”. Nuk duroj dot sajimet. Më kap një alergji e brendshme dhe fillon më ha trupi! Po sa ju takon ngjyrave, cilët janë kombinimet më të papërshtatshme? Tani, meqë mund të veshësh blu dhe jeshile bashkë, apo gold me silver asgjë nuk është më e papërshtatshme! Aktualisht me se jeni i angazhuar Niko? Aktualisht jam drejtor imazhi pranë kanalit më modern muzikor të momentit “Mad Albania” dhe po mundohem të sjell imazhet televizive ndryshe nga cliché-të dhe nga të qenurit të lodhshëm. Linja ime “Morphine”, që është bebi im i parë! Është si fëmijë dhe momentalisht jemi në fillim akoma. Vazhdoj të jem fashion editor pranë revistës elektronike, Anabel.al dhe të kem rubrikat e mia pranë revistës “Who”! Nuk besoni se janë shumë? E të imagjinosh që dua ta angazhoj veten akoma më shumë (qesh)!


18 E premte, 17 Prill 2015

Rezarta Smaja: Kompozitorët dhe tekstshkruesit janë suksesi ynë

Këngëtarja shkodrane flet për pjesëmarrjen e saj në edicionin e radhës të Top Fest, si dhe për projektet e ardhshme në muzikë

"Zëri në radio", kështu titullohet kënga me të cilën këngëtarja Rezarta Smaja (Rumija) këtë vit merr pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të muzikës moderne shqiptare, "Top Fest". Një këngë, e cila për të nuk është thjesht një e radhës, por duke numëruar edhe arsyet e veçantisë së saj e ndjen vërtetë të dashur. Një bashkëpunim me kompozitorin e njohur, Erjon Zaloshnja këtë vit, Rezarta shfaqet e sigurtë në suksesin e kësaj kënge dhe jo pa arsye. "Zëri në Radio" deri më tani renditet e pesta në klasifikim, sipas klikimeve në Youtube dhe mjaft e kërkuar në radiot më të dëgjuara në vend.

INTERVISTA

"Zëri në Radio", titullohet kënga e radhës, me të cilën merrni pjesë në Festivalin "Top Fest". Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky festival dhe si është pritur nga publiku deri tani? "Zëri në radio" nuk është thjesht kënga ime e radhës, por një këngë që e kam vërtetë shumë për zemër. Publiku e ka pritur shumë mire e kjo më lumturon. Aktualisht është në pesëshen më të klikuar. Ka marrë përgëzime pafund dhe për këtë dua t'i falenderoj të gjithë. Për çfarë e vlerësoni më së shumti këtë event muzikor? Është i dyti festival i madh i muzikës shqiptare ku performohet live. Faza e parë është vetëm prezantimi, puna e vështirë vjen më pas, gjysmëfinalja-faza live, ku këngëtarët bëjnë mirë të jenë vërtetë këngëtarë. Këngëtarët profesionistë e njohin mirë impenjimin që kërkon kjo fazë, sidomos kur bëhet fjalë të jesh Lead Vocal shoqëru-

ar nga një bandë e saktë, profesioniste si banda e Top Fest. Publiku duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Si ju duken prurjet sivjet, nuhasni konkurrencë të fortë? Prurje të mira ka çdo vit. Shqipëria nuk është pa artistë, por vërej një tendencë nga këngëtarët e rinj për të qenë më shumë një "copy" e këngëtarëve On Top, sesa për origjinalitet. Konkurenca pastaj në kompeticione të tilla varet nga shijet e publikut. Deri në finale do shohim, nëse publiku shqiptar do zgjedhë muzikën dhe tekstet që ia vlen vërtetë për t'u vlerësuar, apo do të zgjedhë këngë konsumi me afat një vjecar. Autorët e këngës janë emra mjaft të njohur në tregun muzikor shqiptar. Si e bëni zakonisht përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve dhe sa ndikim kanë ato në suksesin tuaj si këngëtare? Në fakt kompozitorët dhe tekstshkruesit janë vetë suksesi ynë. Gjithçka fillon nga ata dhe vazhdon me ne. Nëse themelet janë të forta projekti do rezultojë me sukses. Pyetje që nuk i shpëton asnjë gazetari; lidhur me fabulën e këngës, cili është mesazhi i saj dhe pse me këtë mesazh në këtë prezantim? Fabula është e bukur, flet për dëshirën e njeriut për të qenë çfarë dëshiron të jetë, jo çfarë u thuhet të jetë. Flet për një vajzë, e cila është e detyruar të jetë njeri tepër serioz si në punë, ashtu edhe jashtë saj, por njëkohësish brenda vetes fsheh atë vajzën me shpirt energjik, e cila refuzon të ndryshojë pamjen e jashtme vetëm për të mbajtur vendin e punës. Fsheh vajzën, e cila pëlqen të veshë atlete, një bluze të thjeshtë, jeanspunk të grisura dhe të dëgjojë muzikë rock në programin e saj të preferuar në radio. Ajo dashurohet me zërin e prezantuesit të tij dhe lë gjithçka pas për të qenë ajo çfarë ishte përpara, por kësaj radhe... in Love! Mesazhi është i qartë besoj. Teksti i këngës është një detaj mjaft i rëndësishëm në suksesin e saj. Cili është kriteri kryesor që duhet të plotësojë një tekst-shkrues për t'u bërë pjesë e këngëve të tua? Të jetë krijues, jo delirues (qesh)! Jo,

vërtetë shumë njerëz mendojnë që mund të krijojnë, por nuk munden. Vetëm një javë pas prezantimit të këngës në "Top Fest" keni arritur të merrni mbi 50.500 klikime në YouTube. Si ju bën të ndjeheni ky fakt? Jam e lumtur që kënga ngjalli interes që në fillim, ndërsa sot kur shoh që kënga "Zëri në Radio" po afrohet në pesëshen më të votuar pas kaq pak ditësh që nga publikimi i saj ndjehem e qetë për të vazhduar përpara. Çfarë është më e rëndësishme për ju; që kënga të vlerësohet me çmim, apo të pëlqehet nga publiku? Po ju përgjigjem me pyetje; Çfarë i duhen trofetë një artisti me karriket bosh? Që pas pjesëmarrjes në talentshoën, "The Voice of Albania" dhe prezantimit të disa këngëve në Festivale, emri juaj është bërë mjaft i dashur për publikun Rezarta. Përveç talentit, a ka një tjetër çelës suksesi për arritjen e synimeve të një artisti? Nuk mjaftohesh dot me talentin. Duhet shumë punë dhe pasion. Prej disa kohësh gjithashtu jeni e angazhuar dhe këndoni në klubin më të famshëm të muzikës rock në Shqipëri, Rockstock. Si është të këndosh çdo fundjavë live dhe mes artistëve të talentuar si Elton Deda, Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja? Po është e vërtetë. Të punosh përkrah Elton Dedës, kantautorit, producentit dhe djalit të të madhit Ferdinand Deda, një këngëtareje aq të talentuar dhe të dashur për publikun shqiptar siç është Eneda Tarifa dhe një kompozitori, muzikanti dhe këngëtari të suksesshëm si Erjon Zaloshnja nuk është pak. Duhet të jem shumë me fat që m'u hapen dyert e Rockstock-ut, ku këngëtarë dhe muzikantë përzgjidhen përmes një "site" shumë të hollë dhe me kujdes të madh. Të punosh me këta artistë është shkollë drejt profesionalizmit, ndër gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë. Njëkohësisht me thjeshtësinë e tyre Rockstock tashmë është kthyer në një shtëpi të dytë për mua.

Ke menduar ndonjëherë të realizosh këngë me emrat e lartpërmendur? Do të më pëlqente një bashkëpunim me secilin prej tyre, sigurisht edhe me bandën e Rockstock. Këtu gjej rastin t'i falenderoj edhe instrumentistët aq të mirë dhe elastikë, siç janë Arjan Gjici, Delar Turku, Franc Fierca, Gerti Hima, të cilët plotësojnë çdo javë tekat e secilit prej këngëtarëve të Rockstock-ut. Rezarta ju jeni nga Shkodra dhe dihet që ky qytet ka prodhuar shumë talente jo vetëm në fushën e artit. Për çfarë i jeni më shumë mirënjohëse këtij qyteti? Për qetësinë, dashurinë dhe kulturën që më ka dhënë. Ndoshta pa këto element nuk do isha kjo që jam. Ç'muzikë dëgjoni në kohën e lirë, këngëtarët shqiptarë dhe të huaj që i dëgjoni me kënaqësi? Dëgjoj shumë muzikë. Muzika është dashuria dhe qetësia ime, sigurisht muzika pop-rock, rock, blues funky, etj. më tërheqin më shumë. Klasiken më pak tashmë, ndoshta për shkak të punës dhe muzika klasike kërkon qetësi, por nuk lë pa dëgjuar edhe zhanret e tjera për kuriozitet. Me qejf dëgjoj këngëtarët rock të viteve '60-'70'80-'90, por jo vetëm! Pas "Top Fest" keni ndërmend ndonjë projekt tjetër. Çfarë konkretisht? Mendoj që projekti më i afërt është t'i bëj një klip këngës së "Top Fest", pasi ka një fabul interesante, e cila do të përkthehej mjaft bukur edhe në një klip shumë të mirë. Pastaj sigurisht dua të kujdesem për këngët që do përzgjedh në të ardhmen, pasi së shpejti dua të bëj një album cilësor. Albina Gjergji


19 E premte, 17 Prill 2015

Ajola Xoxa bashkëshortit: Je njeriu më punëtor që njoh, krenare për ty E

ka mbështetur në çdo hap, që kur janë njohur me njëri-tjetrin, para martese dhe pas martese. E këtë ka bërë edhe këtë herë. Ndërkohë që ditën e djeshme u zyrtarizua emri i Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa nuk ka vonuar dhe ka shprehur mbështetjen e saj për, tashmë ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Në një postim në rrjetin social Facebook dhe Instagram, ajo shkruan: "Njeriu më punëtor që njoh e që do ta bëjë Tiranën të shkëlqejë, duke i përkushtuar asaj të gjithë energjinë (e pashtershme) që ka", shprehet Xoxa në postimin e saj, duke theksuar se ndjehet shumë krenare për të. "Si kurdoherë tjetër, sërish jam aq krenare për ty! #teamEV", përfundon Xoxa urimin dhe solidaritetin, duke shpërndarë njëkohësisht edhe foton e Erionit.

Silvia Night këndon këngën "I'm Alive", të Elhaida Danit

Jozefina dhe Majlinda, "dy shoqe ne dhe duhemi si motra"

J

emi mësuar t'i shohim gjithmonë se rioze, rrallë herë të qeshin e herë pas here edhe duke ngritur zërin më shumë se burrat. Këtë të fundit e theksuam për potencën që kanë burrat për nga vetë gjinia dhe jo sepse kanë të drejtë ta ngrenë zërin më shumë se femrat, por këtyre të fundit sikur ju shkon më shumë portreti i brishtë. Gjithsesi sot nuk duam të ndalemi tek "forca e zërit", por tek "pushteti i shijes" në të veshur. Të dyja këto politikane, pra ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli dhe deputetja Majlinda Bregu gjithmonë janë shquar për shijen e hollë në look, por këtë gjë nuk mund ta themi

këtë herë. Siç e shikoni edhe në foton e shkrepur ditën e djeshme nga LSA asnjëra nuk është se meriton notë kaluese. Znj. Topalli ka bërë një kombinim të tmerrshëm në material, por jo në ngjyrë, ndërsa znj. Bregu që, përveçse ka zgjedhur momentin e gabuar për të veshur një fund mbi gju edhe xhupi lëkure me çizmet të japin përshtypjen sikur sapo ka dalë nga ndonjë alla "Rock-Bar" e jo se ka qenë në parlament. Mbase ka ardhur koha që, përveç këshillave politike të marrin edhe këshilla mode, si dhe të rilexojnë rregulloren e etikës në hyrje të Kuvendit.

P

Ágústa Eva Erlendsdótti e njohur si Silvia Night ka kënduar këngën e këngëtares Elhaida Dani nga Shqipëria "I'm Alive", me të cilën kjo e fundit përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Artistja Silvia Night vlerësohet për faktin, që jo vetëm e ka reali-

zuar shumë mirë coverin, por edhe sepse ka arritur të realizojë notat e lart të kësaj kënge. Ajo është shprehur se është dashuruar me këtë këngë duke besuar se do të jetë në top. Silvia Night ka marrë pjesë në Eurosong me këngën "Celebration" në vitin 2006.

Mediat serbe: "Gjarpri" i quajtur Thaçi do të festojë ditëlindjen në Beograd

Ja kush është dashuria e Eli Farës

as shumë vitesh divorci nga martesa e saj e vetme, e përkushtuar vetëm në rritjen e vajzës dhe karrierën e saj, Eli Fara nuk e fsheh aspak të tregojë se kush është dashuria e jetës së saj. Fotografia që shikoni bashkëngjitur e tregojnë më së miri këtë: ajo quhet Marina, e bija e këngëtares, të cilën ajo ndryshe e quan dashuri. Më shumë sesa një raport nënë e bijë, Eli dhe Marina ngjajnë si dy mikesha dhe kjo duket qartazi edhe në këto fotografi ku ato duken sikur luajnë pozash me njëratjetrën. Ajo që bie në sy është se të dyja janë të bukura dhe me një imazh tej mase të kuruar. Duket qartë se këngëtarja Eli Fara i ka trashëguar së bijës genin e bukurisë, por jo atë të këngës, sepse Marina nuk merret aspak me këtë fushë.

Lajmi që Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi mund të vizitojë në fund të prillit Beogradin për herë të parë vazhdon të bëjë zhurmë në Beograd dhe në mbarë Serbinë. Gazeta më e madhe serbe "Blic" ka shkruar një artikull me një titull interesant për këtë vizitë të mundshme. "Gjarpri" do të festojë ditëlindjen në Beograd". Ky është titulli që media serbe ka vënë mbi artikull e ndërsa po kjo gazetë shkruan se rrjetet sociale në Kosovë kanë shpërthyer me informacionin se Hashim Thaçi ditëlindjen e tij të 47-të më 24 prill do ta festojë në Beograd.


20 E premte, 17 Prill 2015

TIME publikon listën e personazheve më me influencë në botë Lexuesit e TIME nga e mbarë bota kanë votuar prej disa ditësh për personazhet e tyre më me influencë në botë. Këngëtarë, aktorë, politikanë, shkrimtarë, feministë, persona transgjinorë dhe të profesioneve të tjera janë futur në listën e 100 personave më me influencë në botë. Në këtë listë nuk mundojnë Lady Gaga, Taylor Swift, shkrimtari Haruki Murakami, Malala, aktorja Ema Watson, trasgjinorja Laverne Cox, Kim Kardashian, Dalai Lama, Barack Obama, Kanye West. Lista është e ndarë në artistë, pionerë, liderë të botës dhe ikona të fushave të ndryshme. Angela Merkel mbetet po ashtu në këtë listë si një prej ikonave më me influencë, ndërsa edhe Bjork e cila së fundmi nxorri albumin e ri nuk mungon në listë. Javë më parë, TIME ka publikuar edhe listën e njëjtë me anë të votave të lexuesve të gazetës, në të cilën ka fituar bindshëm Vladimir Putin.

Monica Bellucci e Nicolas Sarkozy në PSG-Barça

Tony Dovolani

T

rrëfen për "New You" se si u shpëtoi plumbave në Kosovë

ribuna Vip e "Parc des Princes" ishte e tejmbushur mbrëmjen e sw mwrkurws. Emra të njohur të politikës, ekranit dhe futbollit ishin të pranishëm në tribunën Vip të "Parc des Princes" për të ndjekur nga afër çerekfinalen e Champions League mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës. Mes shumë personazheve Vip kamerat kanë mundur të kapin aktoren e famshme italiane Monica Bellucci, ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy si dhe ish "Topin e Artë" George Weah.

M

Gisele Bundchen u thotë lamtumirë pasarelave M

odelja më e paguar në botë, Gisele Bundchen, përfundimisht i ka dhënë fund sfilatave në moshën 34-vjeçare. Nëna e dy fëmijëve dëshiron t'i kushtojë më shumë kohë familjes, ndërsa ka vënë në dukje se do t'i kushtohet me të njëjtën intesitet botës së modës. Në San Paolo, Gisele Bundchen u ka thënë zyrtarisht lamtumirë pasarelave. Top modelja braziliane sfiloi për herë të fundit për shtëpinë e modës "Colcci", shtëpi e së cilës është dhe ikona. "Kam mësuar të njoh sinjalet e trupit tim dhe e kuptova se kishte ardhur momenti që të ndaloja", ka thënë Bundchen. Pas 20 vitesh karrierë, modelja më e vlerësuar nga stilistët ka sqaruar se dëshiron të vazhdojë punën, por jo në pasarelë. "Dua të shoh projekte të reja dhe të kaloj më shumë kohë me familjen", ka thënë ajo. Gisele është e martu-

ar nga viti 2009 me yllin e futbollit amerikan Tom Brady, me të cilin ka dy fëmijë, Benjamin, 5 dhe Vivian, 2 vjeç.

und të jetë një prej pro fesionistëve më të mëdhenj në "Dancing With The Stars America", duke ushtruar emra si NeNe Leakes, Audrina Patridge e së fundmi edhe Suzanne Somers, se si të kërcejnë. Por, jo gjithçka ka qenë e lehtë për Tony Dovolanin. Në revistën "New You", veterani 41-vjeç rrëfen se si ka qenë në prag të vdekjes në vendlindjen e tij në Kosovë në vitet e 90-ta kur vendi ishte në gjendje lufte. Në atë kohë, Dovolani, baba i tre fëmijëve ishte vetëm student. "Hodhën bomba me tym përmes dritareve të shkollës sonë dhe ne dolëm jashtë dhe protestuam për lirinë e shprehjes dhe për republikë", ka thënë eksperti i Cha Cha-s. "Por ata vazhdonin të gjuanin plumba ndaj nesh". Në moshën 15-vjeçare, babai i Tonyt vendosi që ishte koha të largoheshin nga vendi dhe ishte me fat që shpëtoi i gjallë. "Rojat e njohën babanë tim (figurë politike në Kosovë) dhe ai vazhdonte të shikonte në ulëset e prapme të makinës", tregon ai. Pasi kaluan kufirin, familja kaloi me viza turistike përmes Kanadasë në Meksikë. Dolovani thotë se babai i tij i kishte thënë që ta linte shkollën që në ditën e parë në Amerikë në mënyrë që t'i ndihmonte familjes të fitonin "bukën e gojës". "Ka qenë kjo hera e fundit që jam ndjerë keq për veten time", ka pranuar Tony. "Babai im më kishte ushqyer me vlerat për të bërë vendimet e duhura, se si

jeta jonë ka më shumë rëndësi sesa jeta e një njeriu mesatar për shkak të asaj që kishim përjetuar dhe na duhej ta mbronim atë", ka rrëfyer më tej ai. E ato rrethana të errëta ende e motivojnë atë që të vazhdojë me suksese edhe sot. Nga larja e enëve e deri tek përgatitja e ushqimit, Dovolani ka punuar shumë në një restorant. Atëherë atij i erdhi ideja që të merrej me vallëzimin. "Një ditë pashë njërin prej kuzhinierëve në restorant të hidhte një ftesë të studios së vallëzimit "Fred Astaire" në kosh", ka thënë ai. "E mora nga koshi dhe e pyeta atë, nëse kishte mundësi ta dërgonte në studio, sepse asokohe nuk kishte makinë. Sa isha në Kosovë, vallëzoja balet, jazz dhe hip-hop dhe kështu kur hyra në sallën e vallëzimit, aty më erdhi

një "shkëndijë" dhe kuptova se kjo ishte ajo që unë doja të bëja gjithë jetën", ka thënë Dovolani dhe kur ia doli iu falënderua shumë për gjithçka vendit që e ndihmoi të arrinte atë që donte. "Ta përfaqësoj këtë vend me krenari është jashtëzakonisht ndjenjë e mirë, posaçërisht kur dihet se Amerika na ka shpëtuar jetët. E në çfarë mënyre tjetër do të mund t'ua paguanim më mirë sesa me një titull", ka shtuar ai. Tani ai është duke jetuar ëndrrën. "Çdo ditë duhet të luftoni që të jeni versioni më i mirë i vetes suaj. Unë gjithmonë them se jeta është sikur të ngasësh makinën - retrovizori është interesant dhe mund ta shikoni atë kohë pas kohe, por mos ia hiqni sytë. Xhami i përparmë është shumë më interesant".


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.