Koha tjeter koha jone 10 korrik 2015 albert vataj

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 10 KORRIK 2015


14 E premte, 10 KORRIK 2015

Anxhela Peristeri: Asgjë që Këngëtarja Anxhela Peristeri flet për këngën e saj më të re “Ta kam dhon”, si dhe për jetën jashtë muzikës

thuhet për mua s’më mërzit Intervistoi: Sidorela Lepuri

Përveçse këngëtare, ajo është edhe një violiniste e një shkrimtare e heshtur, që i pëlqen proza. Anxhela Peristeri është një emër i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar. Së fundmi ajo ka prezantuar për publikun këngën e saj më të re “Ta kam dhon”. “Subjekti i këngës është i thjeshtë. Flet për një të vajzë, e cila është rrëmbyer nga pasioni për partnerin e saj në një ditë dhe natë vere”, tregon Anxhela. Edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, këngëtarja tregon se komentet e para kanë qenë shumë të mira jo vetëm për këngën, por mbi të gjitha për look-un e saj. Në një intervistë për suplementin “Koha Tjetër”, Peristeri rrëfen për karrierën e saj muzikore, hapat e parë, shkëputjen për një periudhë relativisht të gjatë kohore, angazhimet në shtetin fqinj, jetën private, si edhe planet e ardhshme në tregun muzikor.

INTERVISTA

Sapo është prezantuar për publikun kënga juaj më e fundit, “Ta kam dhon”, një këngë tepër ritmike. Si lindi ideja për këtë këngë? Ideja për realizimin e kësaj kënge, sigurisht ishte e imja, por e realizuan me sukses De Vox dhe Gramoz Kozeli. Mund të na tregoni diçka më shumë për subjektin e këngës? Në fakt, subjekti i këngës është i thjeshtë. Flet për një të vajzë, e cila është rrëmbyer nga pasioni për partnerin e saj në një ditë dhe natë vere. Po përsa i përket bashkëpunëtorëve të saj? Sikurse e thashë dhe më lart, autorët e këngës janë De Vox dhe Gramoz Kozeli. Klipi është realizuar nga shtëpia diskografike, Max Production. Përsa i përket imazhit është kujdesur Joni Peçi dhe grimiere Dhurata. Zakonisht pas tekstit të çdo kënge qëndron edhe një mesazh. Çfarë keni dashur të thoni me këtë këngë? Nuk është këngë me ndonjë mesazh shumë kuptimplotë. Është një këngë verore e kërcyeshme që tregon pasionin e dy të rinjve ndaj njëri-tjetrit. Më shumë të vajzës. Cilat kanë qenë komentet e para pas prezantimit të

këngës? Komentet e para pas prezantimit të këngës kanë qenë shumë të mira edhe jo vetëm për këngën, por mbi të gjitha për look-un. Vërtet i falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Ju kemi parë të këndoni në

zhanre të ndryshme muzikore. Por ku ndjehet Anxhela më komode? Më komode siç të gjithë e dinë, ndjehem tek baladat. Anxhela Peristeri është një emër i njohur edhe i dashur për publikun shqiptar, por për një

periudhë relativisht të gjatë kohore ju patët një shkëputje nga muzika. Ju mungoi skena? Jo, skena nuk më mungoi se në Greqi për 7 vite me rradhë kam qenë pothuajse çdo ditë duke performuar në skenë. Ajo që më mungoi është publiku shqiptar dhe


15 E premte, 10 KORRIK 2015

dashamirësia e tij. Keni jetuar në Greqi për disa vite. Vëreni ndonjë ndryshim midis mënyrës sesi funksionte tregu muzikor atje dhe këtu? Sigurisht që në Greqi është 100 herë më e vështirë të ecësh për-

para. Prandaj dhe jam shumë krenare për arritjet e mia si shqiptare në shtetin fqinj, ku sigurisht paragjykimet ishin të ndjeshme. E mendoni sërish të ktheheni në Greqi, apo do t’i përkushtoheni karrierës

suaj në Shqipëri? Për momentin i jam përkushtuar Shqipërisë. Mendoj se pas pak kohësh do mundem të ndjek karrierën në të dyja vendet paralel. Muzika për ju është profesion, apo pasion? Muzika është pasioni im më i madh. Përveç muzikës, me çfarë merreni tjetër? Jam violiniste dhe një shkrimtare e fshehur. Më pëlqen proza. Kur bëhet fjalë për personazhe të njohur, publiku është tejet kurioz t’i njohë ato përtej imazhit skenik. Si është Anxhela në përditshmërinë e saj? Ata që më njohin thonë se jam më e thjeshtë seç duhet. Duhet? Asnjëherë nuk eci me parimin duhet. Unë jam kjo që jam dhe bëj atë që unë dua. Shpeshherë spekulohet me jetën private të artistëve. A ka ndodhur në rastin tuaj diçka e tillë që mund të ju ketë mërzitur? Nuk më mërzit asgjë që mund të thonë njerëzit për mua. Meqënëse jemi tek kjo pjesë, mund të na tregoni diçka për jetën tuaj private? Jeta ime private në këtë periudhë nuk ekziston. Të rikthemi sërish tek muzika, si i përzgjidhni bashkëpunëtorët tuaj? Mundohem që me artistët, të cilët bashkëpunoj të përshtatem sa më shumë në stil dhe në muzikë. Ky është kriteri kryesor. Përsa i përket teksteve muzikore, i shkruani vetë, apo merret dikush tjetër? Edhe vetë, por edhe me ndihmën e të tjerëve.Varet nga frymëzimi i momentit. Në gjykimin tuaj, sa e rëndësishme është zgjedhja e duhur e tekstit? Shumë e rëndësishme. Teksti është nga faktorët kryesorë të një kënge.

Kemi parë plot prurje të reja muzikore ku imazhi dominon mbi tekstin. Si do t’i komentonit? Mendoj se imazhi është gjithashtu shumë i rëndësishëm për një artist. E mira do të ishte që të alternohej me tekstin dhe këngën, por në fund të fundit çdokush bën zgjedhjet e veta dhe nuk më mbetet mua të gjykoj. Sikurse e përmendëm, tregu ynë muzikor është i pasur me prurje vazhdimisht, pavarësisht cilësisë. Ku qëndon diferenca mes amatorëve dhe profesionistëve? Do ta bëja ndarjen në artistë dhe jo artistë. Kjo mendoj i shpjegon të gjitha. Anxhela, jeni e pranishme në tregun muzikor prej shumë vitesh. Kujt ia atribuoni suksesin tuaj? Vetes. Si i kujtoni fillimet e para në muzikë? Kam pasur një fillim jo të vështirë dhe të lavdishëm me këngën “Ishe Mbret”. Shpresoj të vazhdoj të bëj këngë që të

ngelen në repertorin e muzikës shqiptare. Ka ndonjë këngëtarë/e që ju inspiron? Ka këngëtarë që më pëlqejnë shumë, por asnjë që më inspiron. Më pëlqen të jem vetvetja. Cili është vlerësimi më i madh për ju si këngëtare? Vlerësimi më i madh për mua janë duartrokitjet e publikut. Sezoni i verës ka mbërritur zyrtarisht. Cilat janë planet tuaja? Përsa i përket planeve, shumë koncerte gjatë korrikut dhe gushtit dhe në shtator, pse jo një këngë e re. Po përsa i përket pushimeve? Do mundohem të bëj disa ditë, por akoma nuk e kam vendosur ku dhe kur. Planet e ardhshme artistike? Nuk dua t’i zbuloj që tani se ndonjëherë bën vaki dhe nuk dalin.Thjesht dua të them se do mundohem të sjell këngë sa më të bukura për fansat e mi dhe të gjithë publikun shqiptar!


16 E premte, 10 KORRIK 2015

INTERVISTA

Flet basketbollistja e ekipit “Kamza Basket”: Do doja që i tërë brezi im të ndiqte rrugën e kryeministrit Edi Rama

Miranda Sinani,

një basketbolliste e diplomate e zonja

Intervistoi: Aranit Muraçi

Basketbolli në Shqipëri për hir të së vërtetës duhet thënë se ekziston, vetëm sepse ka vajza e djem të pasionuar pas këtij sporti, të cilët ndonëse hasin vështirësi nga më të ndryshmet dhe nuk fitojnë thuajse asgjë, mbajnë gjallë një ndër sportet më popullore dhe të zhvilluar në botë. Një ndër to është edhe basketbollistja e “Kamza Basket”, Miranda Sinani, e cila pranon se është pikërisht pasioni që e mban të lidhur me këtë sport. E angazhuar edhe në sporte e fusha të tjera dhe po ashtu e impenjuar me studimet e larta, në një rrëfim ndryshe për “Koha Jonë”, basketbollistja Miranda Sinani përveç suksesit në sport kërkon të behet edhe një diplomate e zonja në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama ka qenë më parë një basketbollist dhe si me diplomaci, Miranda Sinani uron që karrierën dhe sukseset e tij në politikë t’i ndjekin koleget, apo kolegët e brezit të saj në basketboll.

Si nisi karriera juaj si basketbolliste profesioniste? Ishte më tepër pasioni juaj që në fëmijëri, apo ndokush pa se kishit talent dhe ju tërhoqi të merreshit me këtë sport? Gjithçka nisi kur unë isha në klasë të pestë dhe në një nga orët e mësimit, vjen një trajner basketbolli, i cili

kërkonte vajza për krijimin e ekipit të tij. Sigurisht ai në përzgjedhjen e tij kërkonte vajza të gjata, ndër të cilat unë u përzgjodha e para, për vetë faktin se isha vajza më e gjatë e klasës. Këtë gjë e diskutoj me pjestarët e familjes dhe ata e mirëpresin shumë pozitivisht, sidomos babai. Mua nuk më pëlqente kjo gjë, pasi e konsideroja veten të vogël, por babai arriti të më bindë që t’i futem botës së sportit, konkretisht basketbollit. Dhe kështu nisa të stërvitem me ekipin Studenti, për rreth një vit, derisa pësova një dëmtim të vogël te gjuri. Përveç faktit që unë nuk e kisha me vullnet basketbollin që në fillimet e mia dhe ajo që më ndodhi, u bënë “shkas” për ta lënë sportin, sepse do të thoja se ishin më shumë pretekste sesa arsye të vërteta. Pas një kohe jo shumë të gjatë bëhem pishman për zgjedhjen që bëra dhe pak nga pak fillon të më hyjë në gjak basketbolli, pasi i shikoja shoqet e mia tek luanin dhe ndjeja një zili shumë të madhe që nuk isha më pjesë e ekipit. Në atë moment vendosa që ta filloj prapë stërvitjen dhe flas me trajnerin, i cili më pranon sërish në ekipin e tij. Nga ky çast e kam vazhduar basketbollin në mënyrë intensive deri tani, vetëm me përjashtim të disa shkëputjeve të vogla, të cilat kanë qenë për hir të studimeve universitare. Cilat janë vështirësitë që has një basketbolliste në Shqipëri edhe kur luan në një prej skuadrave më të mira në Shqipëri?

Të them të vërtetën, sporti në përgjithësi, sidomos edhe basketbolli për femra, has në shumë vështirësi në disa aspekte, pavarësisht se në cilin ekip bën pjesë. Unë po përmend vetëm ato më të rëndësishmet ku bëjnë pjesë: palestra, kushtet në të cilat stërvitemi, dhomat e zhveshjes, baza materiale (uniformat, topat e basketbollit dhe mjetet e tjera ndihmëse) dhe e fundit, por jo nga rëndësia është stimuli, i cili është i papërfillshëm. Jo vetëm unë si basketbolliste, por edhe për shumë të tjerë mund ta themi me plot gojën se për basketbollin në Shqipëri nuk investohet pothuajse fare dhe nuk ka perspektivë. Pagat që marrin janë simbolike dhe kushdo që e vazhdon akoma basketbollin e bën më shumë për pasion. Sa kohë në ditë ju merr basketbolli dhe si përjetohet sporti në familjen tuaj? Basketbolli është një sport, i cili kërkon shumë impenjim. Në fazën e kampionatit, ne stërvitemi çdo ditë, nga e hëna në të premte, përveç ditës së shtunë, që kemi ndeshjen me ekipet e tjera përkatëse dhe të dielës, që përgjithsisht e bëjmë pushim. Kohëzgjatja e stërvitjes nuk është më shumë se dy orë në ditë. Faktikisht stërvitjen e zhvillojmë pasdite, pasi

kemi mbaruar angazhimet e tjera të ditës dhe do të thoja se nuk më merr aq shumë kohë nga axhenda ime. Ndërsa përsa i përket pyetjes se “si përjetohet sporti në familjen time” do të thoja se përjetohet në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi për një periudhë 5-vjeçare kam pasur edhe motrat, që stërviteshim bashkë dhe tani kemi edhe vëllain e vogël, që luan futboll me ekipin e të rinjve të Tiranës. Pavarësisht se dy motrat e lanë basketbollin, tani në familje jemi vetëm, unë dhe vëllai, dy sportistët e shtëpisë. Kush ju ndjek më tepër në ndeshjet zyrtare dhe cilat janë disa nga emocionet më të mëdha që keni përjetuar në karrierë? Që në fillimet e mia ka qenë babai, ai që më ka ndjekur në çdo hap timin. Ishte ai, i cili nuk mungonte jo vetëm në ndeshje, por kishte shumë raste që vinte e më ndiqte edhe në stërvitje. Sot vazhdon të më ndjekë rregullisht në ndeshjet zyrtare të kampionatit, por përveç atij, vijnë motrat dhe një rreth i ngushtë i shoqërisë sime. Emocionet që të fal basketbolli janë të shumta dhe të mëdha, për vetë natyrën e këtij sporti dhe është e vështirë të përcaktojë disa prej tyre, sepse çdo ndeshje, çdo moment që përjetoj, janë shumë të bukura dhe


17 E premte, 10 KORRIK 2015

Genta tregon gjoksin, fansat: E ka të bërë K

Miss Universe Kosova synon parlamentin e Zvicrës

ëngëtarja Genta Ismajli ka postuar një foto ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku shfaqet shumë seksi gjatë xhirimeve të klipit të saj më të ri. Bëhet fjalë për projektin e ri, për të cilin ajo ka punuar shumë këto kohë, në mënyrë që të shfaqet sa më në formë. Përveç ushtrimeve në palestër, në sajë të të cilave ka arritur këtë rezultat që shihni me muskujt e barkut, Genta na shfaqet me një gjoks fatal. Por mënyra sesi gjoksi i saj qëndron ngritur poshtë veshjes rrjetë ka vënë në dyshim fansat e saj. Ata mendojnë se këngëtarja këto kohë ka bërë ndërhyrje estetike në gjoks. Nëse kjo është e vërtetë, apo jo pritet ta konfirmojë, ose ta hedhë poshtë vetë Genta.

Komente të frikshme për "ndërhyrjet" plastike të Luanës

C

VP në Bernë ka nominuar një Miss si kandidate për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Kështjella Pepshi beson se përvoja në modelim do t'i ndihmojë në politikë. Mediat zvicerane janë marrë dje me kandidaturën e Kështjella Pepshit, e cila për herë të parë e ka bërë publike në albinfo.ch. Bukuroshja 28-vjeçare, shqiptare nga Berna kandidon për CVP Bern, njofton "NZZ". Pesë vjet më parë ajo është zgjedhur Miss Universe Kosova. Në të njëjtin vit ajo ka mbërritur në gjysmëfinale në një garë tjetër të bukurisë "Miss Bernë". Në skenën politike, megjithatë mbretëresha e bukurisë është ende e panjohur. Pepshi është e bindur se modelimi ka më shumë ngjashmëri me politikën. Pepshi nuk është kandidate e vetme me rrënjë kosovare që kandidon në listën e CVP-së. Bukuroshja beson se nuk do të marrë vetëm votat e shqiptarëve, por edhe të zviceranëve.

Ë

shtë më e pëlqyera në rrjetet sociale për bukurinë e saj, por komentet kundër moderatores së "Top Channel", Luana Vjollca, nuk kanë të ndalur. Pak, pasi kjo foto është postuar në faqen "Shoëbiz-i shqiptar" në Facebook, kanë vërshuar komentet për pamjen e Luanës. Ata merren me çdo tipar të fytyrës së saj, që sipas tyre janë kaq të bukura vetëm në sajë të ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë, që nga hunda, buzët, heqja e rrudhave sipas tyre, e deri te qerpikët e syve që përdor. Mes tyre ka dhe fansa, që kundërshtojnë gjithçka thuhet për Luanën, duke deklaruar se tiparet duken të plota vetëm në sajë të grimit të duhur dhe profesional, që Luana aplikon në fytyrë.

INTERVISTA unike. Ka pasur edhe momente të vështira në karrierën tuaj dhe përmendi ndonjë prej tyre? Sigurisht që kam pasur edhe momente të vështira në karrierën time si basketbolliste. Disa nga këto momente të vështira kanë qenë kur unë e vazhdoja basketbollin, pavarësisht mundësive të familjes sime për të më ndihmuar për çdo gjë që kisha nevojë dhe momentet kur pas një shkëputje të gjatë kohore i jam rikthyer basketbollit, për ta vazhduar deri në ditët e sotme dhe më tej. Përveç basketbollit, ka ndonjë sport tjetër që ju pëlqen, apo ushtroni? Privilegji i të qenit basketbolliste, të lejon të ushtrosh apo luash edhe sporte të tjera. Përveç basketbollit, më pëlqen të luaj volejboll, ku shpeshherë mblidhemi me ekipin e shkollës dhe zhvillojmë ndeshje të ndryshme. Volejbolli është një lojë tradicionale në vendin tonë dhe të fal emocione të veçanta. Çfarë synimesh keni për të ardhmen, për pjesën e mbetur të karrierës suaj si basketbolliste? Në Shqipëri është shumë e vështirë të mbijetosh vetëm falë

sportit, sepse nuk të sjell përfitime ekonomike dhe nuk të jepet mundësia të promovohesh si sportiste. Të vetmet synime që

kam për të ardhmen në sport janë që ta ndjek basketbollin dhe në një të ardhme jo të largët të bëhem pjesë e një ekipi jashtë

vendit. Përveç basketbollit, cilat janë angazhimet tuaja të tjera, apo ambiciet e së ardhmes? Krahas basketbollit kam edhe angazhimet e mia të tjera në shkollë dhe punë. Për momentin jam duke ndjekur Masterin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku i kushtoj pjesën më të madhe të kohës sime. Por jo vetëm, aktualisht punoj edhe si gazetare në një nga gazetat e përditshme me karakter kryesisht social. Përsa i përket ambicieve të për të ardhmen, do të thoja se janë disa, ku ndër më kryesoret janë se dua të jem një basketbolliste e suksesshme si edhe një diplomate e zonja. Kryeministri Edi Rama ka qenë më herët një basketbollist dhe ky është një ogur i mirë për basketbollistët në Shqipëri, pavarësisht vështirësive që hasin, se mund të kenë të ardhme në politike. Ju mendoni se në një të ardhme mund të përfshiheni në politikë? Do kisha dëshirë dhe do të uroja jo vetëm për vete, por për të gjithë që të ndiqnin shembullin e kryeministrit z. Edi Rama, sidomos brezi i ri. Dhe këtu e kam fjalën për basketbollin konkre-

tisht, sepse është një sport shumë i bukur, por edhe politika është një botë, tek e cila mund të bëhem pse jo, pjesë e saj në të ardhmen, pavarësisht se nuk është një ndër përparësitë e mia. Jeni vlerësuar si një ndër basketbollistet më simpatike të basketbollit në Shqipëri. Sa ndikim ka për të qenë i suksesshëm në sport paraqitja e jashtme, sidomos për një sportiste femër? Vlerësimi si një ndër femrat më të bukura basketbolliste, ka ndikuar pozitisht në jetën dhe karrierën time, jo vetëm si basketbolliste, por edhe në çdo aspekt tjetër. Paraqitja e jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për një femër, ka ndikim vetëm në momentin kur je konsoliduar si sportiste dhe ky ndikim është më shumë plotësues dhe jo vendimmarrës për karrierën. Dhe së fundmi, jemi në kohë pushimesh. Ku do t’i kaloni ato dhe me kë? Si çdo vit pushimet i kaloj me familjen time dhe një pjesë të tyre, edhe me shoqërinë. Por për momentin, të them të drejtën akoma nuk kam vendosur se ku do t’i kaloj këto pushime, për hir të angazhimeve të shumta që kam.


18 E premte, 10 KORRIK 2015

INTERVISTA

Hermes Nika: Në jetë është bukur të provosh gjithcka E

shohim çdo mëngjes në Tv Klan, në emisionin e mëngjesit, "Aldo Morning show", ku në lidhjet direkte me Tiranën informon publikun me lajmet urbane. Gazmor, pozitiv dhe mjaft i kuruar estetikisht, Hermes Nika ka ditur ta bëjë për vete publikun me batutat e momentit dhe sjelljen krejt ndryshe nga gazetarët e tjerë të terrenit që jemi mësuar të shohim. Në intervistën e mëposhtme, ai na tregon për eksperiencën e tij në lidhjet direkte me tv Klan, atë çfarë do të donte të bënte më së shumti në jetë, përditshmërinë e tij, si dhe na flet për jetën private, dashurinë e fortë që ndjen për partneren, Angjela, me të cilën bën dy vite sëbashku.

Hermes, ju shohim çdo ditë në ekranin e TV Klan me "Aldo Morning". Sa i realizuar ndjeheni në këtë format televiziv ? Përshëndetje të gjithë lexuesve të gazetës KJ. Ndjehem shumë mirë në programin ku bëj pjesë, një format i cili më përshtatet dhe falenderoj produksionin, të cilët më besuan drejtimin për kronikën e Tiranës, në veçanti regjisoren e mirënjohur Edlira Baholli. Si është një ditë me Hermesin ? Një ditë me mua është plot energji dhe plot me punë të planifikuara. Zgjohem rreth orës 5:00 të mëngjesit, ndërkohë që pi kafen dhe lëngun e portokallit, pastaj vishem dhe dal nga shtëpia. Rreth orës 6.45 më duhet të jem gati, pasi filloj transmetimin në "Aldo Morning". Pjesën më të madhe të ditës e kaloj në Klan, duke plani-

fikuar temat e emisionit. Megjithëse jam i zënë, gjej kohë edhe të takoj miqtë e mi herë pas here për drake, ose për kafe. Kthehem në shtëpi rreth orës 17:00, shkoj në palestër dhe pastaj e kaloj kohën me partneren time. Fundjavave dalim për darkë për të pirë dicka, ose shkojmë në club. Sa e vështirë është të bësh atë që bën ti, gazetarin e lajmeve urbane që në mëngjes? Ka pasur ndonjë moment që keni menduar të hiqnit dorë? Nuk është e thjeshtë. Pa dyshim që, pjesa e planifikimit dhe organizimit është më e vështirë sesa të prezantuarit të emisionit, por më ndihmon fakti që emisioni tashmë është i afirmuar dhe shumica e njerëzve e njohin dhe e vlerësojnë. Ka plot momente frustrimi, stresi dhe tensioni. Mund të them me plot gojën që, asn-

jëherë nuk më ka shkuar nëpër mend të heq dorë. Sa i suksesshëm ishte ky sezon për ju? Arritët t'i realizonit të gjitha synimet që kishit përcaktuar ? Unë e konsideroj të suksesshëm. Kam arritur shumë nga gjërat që kam synuar. Për sa i përket punës qëllimi im ka qenë që emisioni të afirmohet më shumë, të flitet për të dhe të shtohen njerëzit që frymëzohen prej tij. Ndërsa për sa i përket jetës përtej punës, jam i lumtur në lidhjen time 2-vjeçare me Angelën, krenar për veten që kam nisur seriozisht palestrën dhe i kënaqur gjithashtu që kam udhëtuar mjaftueshëm për të ushqyer shpirtin dhe relaksuar mendjen. "Aldo Morning Show" është një program që përfshin një audiencë të gjerë, po vetë emisioni a i drejtohet një target grupi të caktuar? Mbase një target grup i caktuar kupton më mirë aspektin material dhe vanitoz te emisionit, por unë u drejtohem të gjithëve atyre që duan të informohen e të argëtohen me kronikat e kuruara në detaje. Keni prekur disa profesione të ndryshme si balerin , model e prezantues. A ka ndonjë profesion tjetër që do të dëshironit të provonit? Jam shumë i lumtur për çdo mundësi që më është dhënë në jetë.Mendoj se në çfarëdo profesioni të isha, do të bëja më të mirën time që të arrija sa më lart dhe të isha i suksesshëm. Duke qenë natyrë ambicioze, asnjëherë nuk jam kënaqur me mediokritetin. Baletin e kujtoj si një pasion të vegjëlisë. Ndërsa modelingu dhe televizioni besoj se do të jenë pjesë e imja për një kohë të gjatë në të ardhmen. Unë mendoj për një karrierë afatgjatë dhe me ndikim e jo për diçka të shkurtër vetëm për të rënë në sy. Sa i rëndësishëm është një imazh i mirë për ju? Me kë këshilloheni përpara se të dilni në ekran? Imazhi është tejet i rëndësishëm, sidomos kur je person publik. Unë nuk mendoj vetëm për veten time, por mendoj edhe për të gjithë ndjekësit që mund të frymëzohen nga stili im. Mundohem që në çdo dalje të jem i kuruar në detaje, i veshur me shije dhe pa devijuar nga stili im modern. Sigurisht që këshillohem edhe me stilisten time, Senida Divintari, të cilën gjej rastin ta përshëndes. Të ndalemi pak te historia me An-

gelën, si nisi kjo histori, nga u njohët? Jemi njohur nga një mikesha jonë e përbashkët, Andja. Kështu u takuam me Angelën, e cila më tërhoqi me thjeshtësinë e saj, më pas gjërat erdhën krejt natyrshëm. Cila është pika më e fortë e marëdhënies suaj? Dashuria, kjo është pika më e fortë. Çfarë të tërheq më tepër te Angela? Çiltërsia, është e thjeshtë, bujare, e sinqertë dhe e përkushtuar në gjithçka. A mendon se ke gjetur njeriun, me të cilën mund të kalosh jetën? E ku i dihet jetës, unë preferoj më mirë t'ia lë kohës. Keni ndonjë peng në jetë? Peng?! Në jetë fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë peng. Jeta ime ka rrjedhur ashtu siç e kam dashur. Sigurisht qe ka gjëra të vogla të parëndësishme, por po të mos kishin qenë këto gjërat e vogla do të thoja që nuk kam jetuar. Në jetë është bukur të provosh gjithçka!


19 E premte, 10 KORRIK 2015

Çfarë mendojnë yjet botërore për kirurgjinë plastike? K

irurgjia plastike nuk është një gjë e rrallë në Hollywood dhe as një çështje private. Duke filluar nga botoksi edhe deri tek kirurgjitë e tjera më të "rënda", disa prej yjeve botërore i kanë praktikuar këto operacione dhe pa hezitim, nëse do të ishte e nevojshme do t'i praktikonin sërish. Por ka edhe disa prej tyre që i kanë qëndruar larg me fanatizëm dhe thonë se nuk do t'i përdorin asnjëherë. Më poshtë ju sjellim opinionet e 16 personazheve të famshëm nga fusha të ndryshme lidhur me kirurgjinë plastike.

1. Jennifer Aniston Unë jam me fat që njoh gra si Gloria Steinem, për të cilën mendoj se është një nga gratë më mahnitëse të planetit dhe kurrë nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj. Po ashtu edhe gra të tjera si Diane Keaton, Annete Bening, të cilat janë të përsosura dhe e duan veten për atë që janë. Unë nuk gjykoj askënd që përdor kirurgjinë plastike, por ndonjëherë më vjen t'i "lus" të gjithë njerëzit e mi të dashur dhe që janë afër meje të mos i përdorin këto kirurgji dhe të mos e dëmtojnë fytyrën e tyre. 2. Iggy Azalea Unë i dua kaq shumë operacionet plastike dhe kështu që mund të flas për to. I kam përdorur,

andaj nuk e kam problem të flas. Është më mirë kështu, sesa ta mbash sekret. Gjithsesi në fund të fundit, dikush do të gërmojë dhe e vërteta do të dalë në dritë. 3. Naomi Campbell Nuk jam kundra për ato njerëz, të cilët i bëjnë këto operacione për veten e tyre dhe jo për të kënaqur të tjerët. 4. Kylie Jenner Ju më keni parë mua teksa rritem. Fytyra ime është duke ndryshuar. Tani unë e di sesi mund të bëj make-up, konturet dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë aspekt. Nuk kam përdorur deri tani kirurgjinë plastike dhe nuk jam kundër saj. As nuk them që nuk do ta përdor ndonjëherë, por tani nuk më duhet. 5. Kim Kardashian

Unë nuk jam tërësisht kundër kirurgjisë plastike. Unë e kam provuar botoksin më herët. Më besoni që kjo është e vetmja ndërhyrje që kam bërë. Por ajo që më duket qesharake dhe është

sesi do të dukej pas operacionit. Nuk më pëlqeu dhe nuk isha më unë. 6. Kourtney Kardashian Unë kam bërë ndërhyrje në gjoks dhe kjo nuk është një

pasiguria ime më e madhe për të më çuar drejt një ndërhyrje të tillë është pikërisht hunda. Gjithmonë kam dëshiruar të rimodeloj hundën time. Kështu që shkova tek një mjek, të cilit i tregova sesi dëshiroja që të dukej hunda ime. Më pas ai më tregoi

sekret. Shumë pak më intereson. 7. Nicole Kidman Unë kam provuar botoksin për fat të keq, por rëndësi ka që tani e kam superuar dhe nuk do ta provoja më. 8. Lady Gaga Unë kurrë nuk e kam përdorur

kirurgjinë plastike, por njoh shumë artistë të tjerë që kanë rënë pre e saj. Për mua, kirurgji plastike do të thotë pasiguri për veten, përveçse është e dëmshme. 9. Karl Lagerfeld Asgjë nuk ju bën të dukeni më të vjetër, sesa duke u përpjekur të rinoheni. Më e keqja janë operacionet e buzëve. Ka njerëz që i kanë bërë buzët operacion dhe nuk i kam njohur më pas. Duken kaq shëmtuar. 10. Julianne Moore Unë nuk dua të gjykoj askënd që i përdor, sepse unë mendoj se të gjitha këto gjëra mund të kontribuojnë për të bërë njerëzit të ndjehen më mirë për veten e tyre, por unë dua të dukem si vetja ime. Me këtë dua të them që ne nuk do të jetojmë gjithmonë dhe çdo moshë ka bukurinë e saj. 11. Gwyneth Paltrow Unë përdor produkte organike, po ashtu edhe lazerin. Kam provuar botoksin. Ndoshta duket sikur kam provuar çdo gjë, por operacionet plastike i kam frikë. Mbase kur të kem mbushur 50 vjeç, mund të lindë nevoja për ndonjë të tillë, por di një gjë me siguri, që nuk do të bëj më kurrë botoks, sepse dukesha si e çmendur, si Joan Rivers. 12. Julia Roberts Fytyra jonë tregon një histori dhe kjo nuk duhet të jetë historia e një operacioni në zyrën e mjekut. 13. Gwen Stefani Unë shpresoj që fëmijët e mi të më ruajnë nga të tilla kotësi. 14. Ema Thompson Vetja ime ka plot vlerë kështu siç është. Është e tmerrshme kur 60vjeçaret kërkojnë të duken 30. 15. Sofia Vergara Pse jo? Nuk e kam fjalën për tani, por vite më vonë po. 16. Kate Winslet Jam kundra, nuk do t'i përdor kurrë. Është kundra parimeve të mia, apo frymës që jam rritur. I besoj bukurisë natyrale.


20 E premte, 10 KORRIK 2015

S

tina e verës është joshëse për secilin prej nesh dhe mundësia më e mirë për t'i lënë radhë veshjeve të lehta dhe higjienike. Por, para se të ndryshoni rrobat në dollap, hidhini një sy personazheve që, tashmë zyrtarisht kanë filluar të tregojnë stilin e tyre veror. Frymëzohuni nga ato dhe pastaj vendosni, cilat ju shkojnë dhe cilat jo. Me një stil mjaft të thjeshtë, por seksi, emrat e mëposhtëm dinë të jenë gjithmonë më të lakuarit në botën e showbiz-it.

Frymëzohuni nga të famshmet për veshjet e përditshme gjatë verës

Miranda Kerr

Sandra Bullok

Miranda Kerr mban veshur një palë xhinse të shkurtra, të kombinuara me një të bluze të zezë, sandale "Chloe" dhe një çantë "Valentino", të dyja të dekoruara me zbukurime. Çfarë na pëlqen edhe më shumë, është se ajo e ka lënë bluzën sipër pantallonave, duke i dhënë një pamje shumë të këndshme.

Fustani i stampuar nga Raquel Allegra, ka bërë që Sandra Bullok të lërë përshtypje të mirë, teksa shëtiste nëpër rrugët e Los Angelosit. Thjeshtë e bukur.

Reese Witherspoon Heidi Klum

Reese Witherspoon ka kombinuar pjesën e sipërme me ngjyrë të kuqe, me një fund të stampuar, të dyja nga Kate "Spade Saturday" dhe ka preferuar ta kompletojë look-un me sandale e çantë të bardhë.

Heidi Klum e ka kombinuar pjesën e sipërme me lidhëse, me një palë pantallona të shkurtra, për një xhiro ditore në Los Angelos.

Gwen Stefani

Jennifer Lopez

Gwen Stefani e ka bërë edhe më drithëruese dukjen e saj, me një bluzë të bardhë dhe pantallona me motive leopardi, nga koleksioni saj L.A.M.B., teksa bënte xhiro nëpër Beverly Hills.

Jennifer Lopez me veshje sportive të Alice dhe Olivia dhe syze me kornizë të bardhë rrugës për East Hampton. Gjithmonë seksi dhe me një buzëqeshje rrezëllitëse ajo di të jetë femra më IN ndër personazhet e tjerë.

Eva Longoria Eva Longoria duket shumë femërore me këtë fustan të vogël dhe me sandale, tip papuçe, ngjyrë rozë. Në këtë fotografi ajo është kapur, teksa po dilte nga një sallon flokësh në Los Angeles.

Kylie Minogue Kylie Minogue ka kombinuar bukur sandalet e kuqe, me një bluzë me lule, ndërsa është fotografuar, duke dalë për një shëtitje në New York.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.