Koha tjeter koha jone 19 qershor 2015

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E enjte, 18 QERSHOR 2015


14 E enjte, 18 QERSHOR 2015

Gentian Demaliaj, Nga Albina Gjergji "Mirënjohje e qytetit", këngëtarit që shkroi me gërma të arta emrin e tij në historinë e muzikës moderne shqiptare, duke i dhënë emër qytetit të Lezhës në hapësirën mbarëkombëtare", me këtë motivacion, Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, me kryetar z. Viktor Tushaj ka vlerësuar mbrëmjen e martë liderin e grupit "Djemtë e Detit", të ndjerin Gentian Demaliaj. Në një ceremoni të zhvilluar në zemër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, ku Genti bashkë me anëtarët e tjerë të grupit kaloi pjesën më të madhe të rinisë së tij, kreu i Bashkisë Tushaj vlerësoi maksimalisht kontributin e lezhjanëve, të cilët me muzikën e tyre sollën një frymë të të bërit art në rininë e viteve '90, kohë kur shoqëria shqiptare përjetonte trancizionin post-komunist. "Është një ceremoni e jashtëzakonshme kjo. Për dy gjëra është njohur qyteti I Lezhës; për Hotelin e Gjuetisë dhe për "Djemtë e Detit", kështu që është kënaqësi e nder për mua që u jap titullin "Mirënjohje e Qytetit" Gentit dhe "Djemve të Detit", të rinjve, të cilët me muzikën që bënë sollën një frymë të re në shoqërinë tonë. Ndër shumë vlera historiko-kulturore që qyteti ynë gëzon, me muzikën që "Djemtë e Detit" bënë i dhanë edhe më shumë vlera Lezhës, duke u bërë kështu edhe

një Det mirënjohjeje nga qytetarët e Lezhës

ndër promovuesit tanë më të mirë në art", u shpreh kryetari i Bashkisë, z. Tushaj në fjalën e tij, ndërsa më tej shtoi se, pavarësisht ikjes së parakoshme të liderit të këtij grupi, Gentian Demaliaj do të vazhdojë të jetojë në mendjet e gjithë artdashësve shqiptarë, si një nga perlat e gjerdanit të artë të qytetit të Lezhës, Shqipërisë e më gjerë. Të pranishëm në këtë ngjarje shumë domethënëse për familjarët e të ndjerit, Gentian Demaliaj, si dhe për fansat e "Djemve të Detit" ishin shumë personalitete të njohura nga bota e artit, politikës, medias dhe sportit, disa prej të cilëve ndanë me të pranishmit copëza kujtimesh dhe vlerësimet maksimale për "rebelët" e qytetit, që bënë revolucion në muzikën tonë. Pas fjalës së kryebashkiakut Tushaj, ish drejtori i Pallatit të Kulturës, Ismet Zusi gjithashtu rrëfeu përjetime personale me djemtë dhe liderin e këtij grupi, Gentian Demaliaj. Mes shumë emocionesh, deri në përlotje ai risolli në vëmendje portretin e Gentit dhe sesi e mbante mend atë teksa bënte prova në Shtëpinë e Kluturës. "Teksa isha i ulur tani në stolin tim dhe i përqendruar në prezan-

timin e krijimtarisë së "Djemve të Detit" m'u shfaqën para syve shumë skena e kujtime që ruaj me këto talentë. Genti nuk është e vërtetë që s'është mes nesh. E shikoni atë yllin që shkëlqen atje lart? Vetëm një yll shihet sonte dhe pikërisht ai Yll është Genti, i cili na ndjek e këndon bashkë me ne sonte", u shpreh ish drejtori i Pallatit të Kulturës me lot në sy, ndërsa gjithë të pranishmit duartokisnin e thërrisnin emrin e Gentit. I moderuar me mjaft sportivitet nga këngëtari dhe prezantuesi lezhjan, Keler Sufja në këtë ceremoni mirënjohjeje nuk u la pa u përmendur, me shumë të drejtë vonesa e këtij Titulli për Djemtë e Lezhës, megjithatë siç edhe vetë kryetari i Bashkisë theksoi, disa gjëra ndodhin jo kur i dëshirojmë, por kur piqen kushtet. Kujtojmë këtu, se Komuna Shëngjin, me kryetar Salvador Kaçajn, i cili ishte edhe i pranishëm e ka dekoruar në të gjallë të tij artistin Gentian Demaliajn! Pas fjalimeve të mbajtura nga disa prej figurave më të njohura në vend, të cilët nuk lanë pa përmendur edhe anëtarët e tjerë të grupit, që për arsye distance nuk mundën të ishin të pranishëm, në skenë është ngjitur e bija e Gent Demaliajt, fituese e "X Factor Albania 4", Edea Demaliaj. "Gjithë gjëja që po mësoj nga kjo që po shoh sonte këtu është që muzika gjithmonë do të vlerësohet. Nuk ka rëndësi se kur, por rëndësi ka që të vazhdosh të bësh atë që do", u shpreh ndër të tjera ajo. Pas fjalimit prekës për të atin, Edea, Gentian Deda dhe Keler Sufja kënduan disa prej baladave më të njohura të "Djemve të Detit", ndër të cilat kujtojmë "Mos Qaj", "Ëndrrat që për ty i thura", etj.. Në përfundim të ceremonisë, ku qindra qytetarë ishin mbledhur në kujtim e nderim të Gentian Demaliajt, kanë qenë djemtë e "Ultra-s" të ekipit të futbollit të Besëlidhjes ata që kanë surprizuar, duke i dhuruar vajzës së Gentit flamurin, shallin dhe bluzën e ekipit të tyre të zemrës, Besëlidhjes, ndërsa familjes së Gentit posterin me protretin e tij, që e mbajnë në stadium në çdo ndeshje që ekipi i tyre i zemrës luan. Mes shumë eksperiencave të ndara me qytetarët e pran-

Në një ceremoni, zhvilluar pranë Pallatit të Kulturës, me pjesëmarrës të afërm, miq, personalitete dhe qindra fansa, Bashkia e Lezhës nderoi me Titullin, "Mirënjohje e Qytetit", vokalistin dhe grupin "Djemtë e Detit"…

Djemtë e Detit në vitet '90. Flamur Toska, Gent Demaliaj, Valentin Markvukaj, Shkëlqim Metaj dhe Altin Leka

ishëm në këtë ceremoni ishte edhe Teodor Ngjela, djali tezes së Gentit, (njëkohësisht pjesë e mëvonshme e grupit "Djemtë e Detit"), i cili mes emocioneve të shumta shprehu mallin që ndjente për mikun, kushëririn dhe liderin e grupit që bënë histori në rock-un shqiptar. Të krijuar në fund të vitin 1989, fillimisht në Lezhë, "Djemtë e Detit" spikatën me talentin e tyre dhe me rrymën e veçantë që ata përfaqësonin. Muzika rock, zëri rock, të veshurit rock, kultura e të sjellurit rock do të ishin frymëzim për gjeneratën e asaj kohe, për brezat e mëvonshëm dhe për shumëkënd "stil jetese" krejt ndryshe nga ç'ishim mësuar të dëgjonim e shihnim më parë. Djemtë e Detit, një grup të rinj të sapodalë nga Instituti i Lartë i Arteve dhe Liceu Artistik padyshim ishin risi më vete, për vetë muzikën që bënin dhe tekstet e këngëve që shkruanin. Vargjet e tyre vinin krejt ndryshe nga autorët e tjerë, me mesazhe të forta sociale e sentimentale, për t'u identifikuar më vonë si Unikë në llojin e tyre, në përmbajtje e


15 E enjte, 18 QERSHOR 2015

Gentian Demaliaj në musical-in, "Romeo & Juliette"

formë. Ndryshe nga sa ishim mësuar të dëgjonim asokohe, muzika e tyre kishte tingull dhe ndikim të qartë nga hard-rokcu e metali, muzikë kjo mjaft aktuale në mesin e viteve '80 në botë. Dalja e tyre e parë në skenë ka qenë pikërisht në Pallatin e Kulturës, Lezhë me datë 15 maj 1991 me një koncert recital të grupit, asokohe me soliste këngëtaren e mirënjohur, Mimoza Selimi. Pjesëtarët e Djemve të Detit fillimisht ishin, Mimoza Selimi - vokaliste, Flamur Toska - Lead guitar, Shkëlqim Metaj - Bass guitar, Shkëlqim Rrustja-Keyboard, Theodhori Bllahova - Bateri. Më pas, bandës lezhjane do t'i bashkohej Gentian Demaliaj, një djalë i ri në moshë, vetëm 17 vjeç, por me një vokal brilant e të jashtëzakonshëm, që nuk të linte indiferent. Jo më kot pas kësaj daljeje, rruget e "Djemtë e Detit" dhe Gent Demaliaj do të shkonin në të njëjtin drejtim për shumë gjatë. Vlen të përmenden gjithashtu dy kompozitorët dhe autorët e dy këngëve të para, Bujar Daci -tastierë e kompozitor, si dhe Gëzim Toska - letrar e poet. Gentian Demaliaj shquhej gjithashtu edhe për penën e hollë në vargje, dora e të cilit nuhatet lehtësisht në disa prej këngëve të grupit që bënë histori në muzikën e mirëfilltë shqiptare. Ditën e

djeshme, Genti do të mbushte 41vjec, fat të cilin jeta nuk ia dha e megjithatë… nëse na shikon nga lart, në emrin e fansave të tu, Gëzuar datëlindjen legjendë, atje… mes engjëjsh! Flamur Toska (Djemtë e Detit) Mbaj mend një kujtim shumë të veçantë me Gentin. Kur ishim në një tur koncertor në Gjermani në vitin '96, në një koncert që dhamë për shqiptarët e Kosovës në Liverkusen, mbasi mbaruam koncertin me këngë të repertorit

dhe do të fillojmë të krijojmë bandat e para kundër serbit". Genti u prek shumë dhe siç ishim të gjithë bashkë u çuam dhe montuam edhe një herë instrumentet dhe ai nisi ta këndonte me një fuqi të jashtëzakonshme, si asnjëherë më parë. Shumë i mallëngjyer në fund të këngës, ai porositi 15 bluza - aq sa ishin djemtë - me foto të grupit dhe shkoi i stampoi në dyqanet e posaçme dhe jua bëri dhuratë. Të nesërmen i përcolli vetë Genti të gjithë djemtë nga Liverkusen i Gjermanisë deri në Slloveni. I thamë që ishte pak larg, por ai ishte aq patriot dhe e donte aq shumë Kosovën, sa nuk di ta shpjegoj. Inçizimin që bënë djemtë, donin ta përdornin si Himn të batalionit, në mënyrë që kur ta dëgjonin t'u jepte forcë në përballjet me serbët. Gjatë gjithë kohës, pas kësaj ngjarjeje Genti ka mbajtur kontakte me ta. Edhe pse njëri prej tyre ra dëshmor në Luftën e Kosovës, Genti e kujtonte me mall e dhimbje. Një tjetër kujtim që më lidh me Gentin dhe që nuk do ta harroj kurrë ishte ai i 9 muajve para se të ndërronte jetë. Në një nga ato ditët që Genti vinte në Lezhë, më thotë te Pallati i Kulturës, "Ke kohë të pijmë një kafe" dhe sigurisht që kisha kohë gjithmonë për të. Kisha dëgjuar për sëmundjen e Gentit, por sa herë flisnim në telefon ma shmangte këtë temë. Më tha, "Flamur, e ke marrë vesh

Performanca dhe Çmime:  1991 - çmimi i dytë në RTSH me "Ëndrrat që për ty i thura"  1995 - çmimi i dytë në Festivalin e parë të rock-ut  1996 - çmimi i parë në Festivalin e dyte të rock-ut  1996 - çmim special në RTSH, "për përpunimin e Këngës popullore etno-rock, "Jakup Ferri"  1997 - çmim në Festivalin e RTSH "Interpretuesi dhe Grupi më i mirë" me këngën, "Mos Qaj"  1997 - del në treg albumi i parë "Izolimi Vdes"  1998 - cmim në RTSH, si "Interpretuesi më i mirë", si dhe çmimi special, "Kënga më e mire" ër këngën, "Kohë pa ty".  2002 - çmim i parë në "Mikrofoni i Artë 1" me këngën, "Jo tani"  2002 - karriera e Gentian Demaliaj do zhvillohej e ko mpletohej edhe në fushën e dramës dhe filmit, ku në këtë vit mbron Diplomën dhe gjithashtu luan në filmin e regjisorit, Mevlan Shanaj, "Lule të kuqe, lule të zeza", (personazhi i Ben Pashës)  2004-2005 - profilizohet gjithashtu në regjisurë si regjisor në Drejtorinë e Aktualitetit në RTSH.  2006 - pjesëmarrje në musical-in, "Romeo &Juliette" me regji të Gjergj Xhuvanit (personazhi i Tibaltit)  2008 - pjesëmarrje në musical-in, "Mouline Rouge"  2008-2009 - del në treg albumi numër 2, "Epos". shme, sikur të mos ishte hiç i sëmurë e në fakt mua nuk më jepte përshtypjen e një njeriu që priste t'i ndodhte diçka e keqe. Pas 1 ore e gjysmë e pamë që e kishim tepruar disi me pije dhe i thashë ta ndërpisnim. Mu drejtua, "Flamur do këndojmë edhe një këngë dhe do ta mbyllim". Në fund më tha, "Dëgjo Flamur, nje-

Gjatë ceremonisë së dhënies të titullit "Qytetar Nderi" i Shëngjinit, Gentian Demaliajt. Në foto: Gentian Demaliaj (Djemtë e Detit), kryetari i Komunës - Shëngjin, Salvador Kaçaj, ish presidenti kroat, Stipe Mesiç dhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

të grupit një grup djemsh të rinj na afrohen e na bëjnë një kërkesë speciale, duke iu drejtuar Gentit, "Të lutem, a mund ta këndosh edhe një herë këngën e Jakup Ferrit? Ju paguajmë sa të doni, por e kemi përshëndetje speciale"! Genti u habit nga kërkesa e pagesës dhe ju tha, "Përse e doni" e ata ju përgjigjën, "Sepse duam ta inçizojmë. Ne jemi një grup të rinjsh, që nesër do të nisemi për në Kosovë ilegalisht

që jam i sëmurë dhe jam afër vdekjes?"! Ishte shumë i qetë, dukej mirë fizikisht dhe tepër i kuruar estetikisht, pra nuk e jepte që ishte i sëmurë. I thashë, "Genti, ti je i fortë dhe nuk do të të ndodhë asgjë e keqe". Pastaj shtoi, duke më thënë, "Kam shumë dëshirë të shkojmë tek pianoja e parë, ku kemi nisur provat në Pallatin e kulturës. Dua të këndojmë për qejfin tonë". I thashë që sigurisht, por prapë kishte një kërkesë tjetër. "Të marrim edhe 1 shishe whiskey me vete, që duke kënduar edhe të pijmë ndonjë gotë". I thashë, "O Genti të bën keq", për më kundërshtoi. I telefonova një shoku për ta pyetur, nëse Genti konsumonte alkool e ai më tha, "jo, nuk konsumon". Por atë ditë ai donte të pinte! U ngjitëm sipër dhe nisëm të këndonim që nga këngët e para, disa prej të cilave s'janë publikuar e të gjitha me radhë. Kështu, duke kënduar e duke pirë nga një gotë shihja tek ai një energji të jashtëzakon-

riu vdes fizikisht, por asnjëherë shpirtërisht. Sot që kënduam bashkë me këtë piano, për të cilën ndjeja mall e që kisha 10 vjet pa e parë, kjo besoj se do të më ketë shtuar edhe 3 muaj jetë". "Më i sëmurë po dukem unë, sesa ti i thashë", e kështu nisëm të qeshnim. Genti për mua është gjallë. Valentin Markvukaj (Djemtë e Detit) Një vlerësim i tillë, si "Mirënjohja e Qytetit" më emocionon pa masë dhe sinqerisht më bën të ndjehem mirë, një ndjenjë kjo disi e mirë, e hidhur. Sigurisht çdo gjë e "Djemve të Detit" lidhet me liderin e grupit, Gentin dhe mungesa e tij natyrisht është e pranishme. Nëpërmjet zërit të Gentit ju dëgjoni jo vetëm zërin e tij, por shpirtrat tanë, botën emocionale tonën, atë çfarë ne besonim dhe jetonim, ndaj përtej artit, apo skenës ikja e parakohshme e Gentit më bën të ndjehem i trishtuar. Por, sigurisht ajo çka Genti la pas është

jo trishtim, por një vlerë artistike që ben krenar jo vetëm çdo bashkëqytetar të tij, por edhe ne që patëm kënaqësinë dhe fatin të krijonim së bashku. Ndaj jam shumë i emocionuar dhe i privilegjuar që ky qytet, ku ne hodhëm hapat e parë dhe krijuam atë që tanimë ju e dini dhe i këndoni, të na vlerësojë dhe nderojë. Sapo kam mbaruar së aranzhuari këngën "A'të" të Gentit dhe është një Power Ballade, që them se do të pëlqehet shumë. Genti është në fillim (si tip Vintage, ngaqë e ka inçizuar me telefon) dhe në pjesën tjetër, Eugent Bushpepaj. Sa i takon kujtimeve me Gentin, s'di ç'të them, por sinqerisht më ka mahnitur gjithmonë mënyra sesi ai përballoi fundin. Një njeri me një forcë të tmerrshme dhe që nuk ankohej kurrë. Optimis, shumë optimist. Natën e fundit, para se të kthehesha (fjeta tek shtëpia e tij) ishte një ndjejnë shumë e çuditshme, sikur të dy e dinim që ishte e fundit natë bashkë dhe nuk kishte qejf të shkonim të flinim. Unë isha i vdekur për gjumë, sepse më kishte vdekur xhaxhai dhe dy net pothuajse pa gjumë fare. Por, më pas kuptova që ishte e pamundur ta bindja, se s'do më linte të flija nga kujtimet dhe batutat e shumta ndër vite që më tregonte. Kështu ndenjëm gjithë natën zgjuar. Gent na mungon!


16 E enjte, 18 QERSHOR 2015

Valbona Mema, "Pengu", libri i jetës sime… Këngëtarja e njohur së shpejti do të lançojë projektin e ri muzikor, si dhe do të hedhë në treg librin e saj të parë me përjetime personale

P

INTERVISTA

ërveç famës si këngëtare karriere e muzikës së vërtetë popullore, nëse do të vlerësohej edhe për diçka tjetër Valbona Mema, me siguri origjinaliteti në karakter do të ishte një virtyt që do ia theksonin të gjithë njëzëri. E cilësuar si një nga personazhet më simpatikë edhe nga juria e DWS ku ajo mori pjesë para disa kohësh, Mema padiskutim tashmë ka krijuar simpati të gjerë në publik. E thjeshtë dhe mjaft e drejtëpërdrejtë vjen edhe në intervistën e mëposhtme, dhënë për suplementin e gazetës "Koha Jonë". Sapo është kthyer nga një tur i suksesshëm koncertor, zhvilluar në SHBA e ndërsa po pushon, njëkohësisht shënon me stilolaps datat e shumta të gëzimeve familjare që do të marrë pjesë në stinën e verës. Sa i takon projekteve në muzikë, sigurisht që Valbona po përgatit diçka. Një këngë dedikuar qytetit të saj të zemrës, Tiranës, e cila do të vijë me një tekst shumëvjeçar dhe që vetë ajo mezi pret ta lançojë. Por ky është vetëm një projekt, të tjerë flenë për momentin në kokën e Valbonës e që do t'i prezantojë në kohën dhe momentin e duhur. Sa i takon jetës përtej skenës gjithashtu, artistja në rrëfimin e saj ndalet e na tregon shumëçka... Çdo ditë e më e freskët, në look e në daljet publike... cili është sekreti i suksesit tënd Valbona, çfarë e bën kaq të dashur e të kërkuar emrin tuaj në tregun muzikor, sipas jush? Ndoshta ruajtja e imazhit tim dhe mos dalja jashtë kornizës që unë kam krijuar ndër vite. Çdo herë ndryshe, e mirëkuruar edhe estetikisht, a mund të themi që, përveç muzikës që është pasioni juaj më i madh, një tjetër pasion është edhe Moda? Gjithkush nga ne ka stilin e vet dhe mendoj se gjithsecili vishet ashtu siç ndjehet më mirë. S'e di, unë kam një stil timin, të cilin shumë e pëlqejnë e për këtë më bëhet qejfi, pasi stili im është unik, në kuptimin që kijoj idetë e mia dhe i vë në jetë duke i stiluar që në mendje. Çfarë është e bukura në tërësi për ju? E bukura për mua është origjinaliteti dhe pikërisht ky detaj e bën njeriun më të bukur. Të njëjtën gjë do të thoja edhe për thjeshtësinë. Sa më pak të lyera, sa më e freskët, sa më pak make-up dhe sa më shumë femër "ujë e sapun", aq më mirë bukur do te dukemi edhe tek të tjerët. Raporti me kohën, ç'marrëdhënie keni me të shkuarën, të tashmen dhe a ndodh ta planifikoni të ardhmen? Ndoshta me të shkuarën raporti është shumë i këputur dhe nuk mund ta harroj dot. Do doja ta harroja, sepse në jetën time kanë ndodhur ngjarje

të trishta që kanë lënë shenjë në mua, por që në fakt edhe pa këto kujtime nuk do mund të jetoja. Ndërsa sa i takon së tashmes, jam shumë e lumtur, shumë krenare me fëmijët e mi, ndërsa me punën time në të ardhmen ndjehem shumë optimiste, sepse njeriu kështu duhet të jetë, duhet t'i buzëqeshë së ardhmes. Aktualisht me se po merreni Valbona? Aktualisht jam duke punuar për një projekt, titullin e së cilës ia dedikoj Tiranës sime. Është një dedikim me një tekst shumëvjeçar. Falendenderoj shumë me këtë rast Klinton Malokun, i cili më solli një tekst të mrekullueshëm dhe që është një dedikim për bukuritë e qytetit tim. Bëni pjesë tek ato këngëtarë, që në stinën e verës duhet patjetër të lançojnë një projekt të ri muzikor, qoftë për hir të tregut? Absolutisht jo. Nuk e shoh fare si praktikë timen dhe as më intereson fare nëse është verë, apo dimër. Unë kam investuar shumë gjatë jetës për karrierën që kam ngritur dhe mendoj se pikërisht nga emri që kam krijuar është publiku ai që më kërkon të lançoj herë pas here këngë. Prandaj unë përpiqem të jem korrekt e ko-

herente me gjithë dashamirësit e muzikës sime, duke u sjellë këngë e klipe me motivet e tyre të preferuara. Kështu që me këtë rast mund të them që është edhe vetë publiku që kujdeset daljet e mia artistike. Ndonjë bashkëpunim është në projektet tuaja? Nëse po, me kë? Po kam ndërmend edhe një bashkëpunim me një këngëtare tironse, por që për momentin nuk dua ta zbuloj emrin e saj. Ta lëmë surprizë.

Koncertet, prej vitesh jeni ndër më të kërkuarat për ngjarje artistike brenda dhe jashtë vendit. Po këtë verë si paraqitet agjenda? Mendoj se agjendën e kam më shumë të ngarkuar me dasma, sesa me koncerte. Flas për gëzimet famijare, ku pjesë e tyre bëhem edhe unë me këngët e mia. Kështu që dy muajt e verës i kam shumë të zëna vetëm me dasmat shqiptare. Përtej këngëtares, Valbona është një familjare shembull, nënë e dy fëmijëve dhe mike e shumë artistëve. Sa i takon pjesës së parë të pyetjes, na flisni pak për lidhjen e veçantë që keni me fëmijët? Raporti im me fëmijët, si kur ishin të vegjël dhe tani që janë rritur është një raport prind-fëmijë. Nuk është raport shumë shoqëror, apo raport shumë konfidencial, por është ai raport që unë e mbaj dhe do ta mbaj gjithmonë me portretin e nënës. Nëse do ta konsideroja veten shoqe me fëmijët e mi, atëherë do të ishte marrëdhënie shoqërore. Për mendimin tim një nënë duhet të ketë raport prind-fëmijë dhe duke mos patur praninë e babait të tyre, mua më është dashur të mbaj një lloj autoriteti në familje, që të jem vërtetë një nënë kërkuese, një nënë edukuese dhe një nënë me imazh të mirë. Po me kolegët?


17 E enjte, 18 QERSHOR 2015

Tuna konfirmon projektin e ri, punoi me stilistë të Madonnas dhe Rihannas N

ë mënyrë të befasishme, Tuna ka konfirmuar lançimin e pro jetit të saj të ri jo më larg sesa mbrëmjen e sotme e që siç duket deri tani është projekti më serioz i realizuar nga një artiste shqiptare për skenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për bashkëpuntorët dhe detajet që janë zgjedhur nga këngëtarja për realizimin e këtij projekti. Mediat kosovare bëjnë me dije se projekti i kushtueshëm rreth 40 mijë euro ka mbledhur rreth vetes firmën e disa prej emrave më të njohur të industrisë botërore. Kënga titullohet "Nobody There" dhe është në gjuhën angleze. Bëhet fjalë për maskën dhe garderobën që këngëtarja ka shfrytëzuar në këtë videoklip. Maska është punuar nga Malaki, stilisti i njohur botëror, i cili ka punuar edhe për Madonnan në videklipin e fundit. Ai po ashtu ka punuar edhe me Rihannan. Se për çfarë maske bëhet fjalë, do të shihet në premierën që do të lançohet sonte. Nga ana tjetër muzika mban firmën e DaBeatFreakz. DaBeatFreakz më parë ka realizuar këngë edhe për Usher, Justin Bieber, Katy Perry dhe të tjerë artistë të njohur botërorë. Videoklipi ku Tuna shfaqet thjesht e jo ekstravagante si herat e tjera, është realizuar nga Max Production.

Ermal Mamaqi: Luaj më shumë, puno më pak Ermal Mamaqi ka dalë me një moto të re satirike për shqiptarët, me qëllim për të shkuar përpara si komb. Ai ka postuar një video në Instagram, ku ka ftuar fansat t'i bashkohem me moton "Luaj më shumë dhe puno më pak", mbase

sa për t'u tallur me faktin se shqiptarët tashmë e bëjnë këtë gjë. "Ej miq, unë dhe miku im Elvisi kemi një moto. "Luaj më shumë dhe puno më pak". Bashkoju edhe t'i kësaj moto që ta çojmë Shqipërinë përpara", thotë ai në këtë video.

Kaltrina prezanton djalin, Tristanin Kaltrina Selimi ka vendosur të zbulojë detaje nga jeta e saj private, duke prezantuar edhe djalin e saj. Këngëtarja kosovare bëri një pauzë muzikore, pas sjelljes në jetë të fëmijës së parë vitin e kaluar. Por këtë muaj ajo është rikthyer në skenë, duke lançuar këngën e saj të re, "Kohën me kthy", për të cilin realizoi edhe videoklip. Ndërkohë Kaltrina ka vendosur të tregojë edhe detaje nga roli i saj i ri, ai i nënës, si dhe të prezantojë djalin. Këto ajo i ka zbuluar për emisionin "Expess Summer".

INTERVISTA

Edhe me kolegët kam një raport jashtëzakonisht korrekt e të mirë. Jam person që ruaj raporte të shëndosha dhe mendoj se kjo është pikënisja e një shoqërie pozitive. Një personazh mjaft simpatik gjithashtu, ju Valbona jeni sukses më vete edhe për pjesëmarrjet në spektakle televizive. Kujtojmë këtu konkurrimin në "Dancing with the

stars", ku publiku njohu një Valbonë edhe më tip. Si e kujtoni eksperiencën në këtë garë-show? Që në momentin që më është bërë ftesa për të qenë pjesë e këtij spektakli e kam pranuar me kënaqësinë më të madhe, sepse në këtë produksion kishe të bëje me një staf profesionist, balerinë profesionistë, kolegë profesionistë. Edhe pse më është dashur

të anuloj projektet e mia koncertore, pranova me dëshirë dhe e mora me sportivitet konkurrimin aty. Gjëja më e bukur që unë kam provuar në jetë ka qenë dashuria ime e parë dhe mendoj se dashuria e parë dhe e fundit është lindja e fëmijëve dhe kjo eksperiencë e paparë që unë kam përjetuar dhe shijuar pafund në DWS. I falenderohem shumë stafit dhe i falenderohem shumë Holtës. Aty unë kam gjetur veten dhe publiku ka njohur vërtetë Valbonën e vërtetë. Do ju shohim në ndonjë spektakël tjetër në vazhdim? Nuk e di nëse do jem pjesë e ndonjë spektakli tjetër, por nëse ndodh do të ishte me të vërtetë diçka e bukur dhe do t'i shtohej edhe më shumë origjinaliteti spektaklit. Mendoj se skena e "Dancing ëith the stars" për mua ka qenë një magji dhe lum kush e provon të paktën një herë në jetë. Gjëja e parë që bëni, sapo zgjoheni në mëngjes, cila është Valbona? Pasi laj dhëmbët që i kam fiksim dhe gjithë gjërat e tjera që bën një femër për kujdesin e saj, është shoku im, Rocky, (qeni i familjes) që dalim bashkë në mëngjes, pimë kafen bashkë, flasim të dy, përkëdhelemi… Është domosdoshmëri kafja e

mëngjesit për ju dhe me kë preferoni ta pini? Kafja e mëngjesit është sigurisht domosdoshmëri dhe gjithmonë e pij poshtë pallatit tim me qenin tim. Fundjavat e Valbonës? Shumë të zëna. Normale tani është periudhë pushimi, sepse unë vij nga turne jashtë vendit, eksperiencë e bukur, por nëse do të më jepej mundësia të jepja ndonjë intervistë për shqiptarët që jetojnë në SHBA kam shumë për të folur. Raporti me kujtimet? Jeni natyre nostalgjike? Unë jam natyrë nostalgjike, por jo pesimiste. Nuk jetoj me të kaluarën time, por nuk e harroj sepse është pjesë e jetës sime,

sepse e kaluara ime ka qenë e bukur, pavarësisht se u lëndova shumë e re në moshë, por ajo është një plagë që nuk dua ta gërvisht, sepse do më dhembë gjithmonë. Nëse do t'i vinit një titull kënge jetës suaj, cili do ju përshtatej? Libri im që del shumë shpejt në treg është titulluar "Mes pasionit dhe dhimbjet", sepse pasioni për këngën ka qenë shumë i madh dhe dhimbja në jetë ka qenë shumë e madhe. Nëse jeta ime do të kishte një titull atëherë duhej t'ia vija "Peng", sepse jeta ime është një peng, pasi unë meritoja më shumë. Peng, sepse unë nuk munda ta jetoj deri në fund dashurinë e jetës sime.


18 E enjte, 18 QERSHOR 2015

MODA

Verë 2015/ Tendencat e fustaneve dhe aksesorëve verore

Moda ndryshon pothuajse çdo sezon me qëllim për të sjellë risi në stile, ngjyra dhe detaje të paeksploruara më parë. Ajo gjithashtu na ka treguar ndër vite se nuk ekziston një kufi i mirëfilltë për diçka të tillë, por ky kufi barazohet në ngjyrat që sillen, stilet që i përshtaten siluetave të veçanta në bazë të preferencave të gjithkujt. Shpeshherë këto ndryshime të vazhdueshme shoqërohen me zemërim nga femrat dhe meshkujt, të cilët për shkak të punës, angazhimeve dhe prioriteteve të tyre ju duhet t'i përshtaten sezonit. Bazat e stinës së verës Ndërsa shumica e markave, si

dhe stilistët e modës flasin rreth saj me terma të fushës përsa i përket llojeve të veshjes në një sezon të caktuar, të gjithë bien dakord kur bëhet fjalë për rotacione. Ndryshimet gjithmonë ndodhin me detajet më të vogla, si hijet, apo ngjyrat. Kur zgjidhni veshjet për sezone të ndryshme, ngjyrat duken shpesh kaq të përafërta me njëra-tjetrën, stilet po ashtu, por në fakt kjo është vetëm ajo që duket. Çdo sezon sjell me vete ndryshime dhe risi. Në sezonin e verës, për shem-

bull duke u bazuar nga stilet e përbashkëta dhe kërkesave ndaj veshjeve, ajo çfarë do të dominojë në këtë sezon janë copat shumëngjyrëshe me lule, ngjyra smerald, akuamarin, violet, si dhe dritë-hijet e forta të krijuara enkas. Dukshëm këto ngjyra paraqesin një kontrast të fortë midis tyre dhe kjo ishte mjaft e pritshme, duke marrë parasysh ndikimet nga arti pop dhe tendencat grafike. Përsa i përket ngjyrave neutrale ato nuk janë një opsion i këshillueshëm, por në fund të fundit

gjithsecili zgjedh në bazë të shijeve vetjake. Ngjyra e bardhë me të gjitha nuancat e mundshme, si edhe dritë-hijet do të jetë mbizotëruese dhe ndër më të preferuarat. Mos u çudisni kur këto ngjyra t'i shihni të gjitha të ndërthurura në një veshje, ose mund t'i ndërthurni dhe ju vetë. Disa sugjerime për zgjedhjen e veshjeve dhe fustaneve verore Fillimisht edhe personazhet e famshëm kanë filluar nga puna për përzgjedhjen e disa prej ngjyrave dhe stileve të tyre të preferuara për këtë sezon. Disa prej këtyre përzgjedhjeve janë këto: -Fustane me printime të theksuara lulesh dhe me ngjyra të shndritshme -Dantella e epokës së mbretëreshës Viktoria dhe rudhosjet gjithashtu kanë një vend në listë, por me disa ndryshime moderne, duke i sjellë të harmonizuara bashkë. -Fustanet xhinse në pistë ka tërhequr vëmendjen e entuziastëve dhe atyre që eksperimentojnë me veshjet. Kush mund të dukej keq me një veshje të tillë gjithsesi? -Fustanet me copë pëlhure gjithashtu zënë një vend të veçantë, sidomos me siluetat e lirshme dhe hijet pastel që i përshtaten

plotësisht verës. Kjo gjithashtu ekspozon anën ultra-femërore të gruas. -Veshjet me detaje të viteve '60 dhe '70 do të gjejnë vend në këtë sezon, duke na bërë të ndihemi njëkohësisht modernë dhe elegant. Aksesorët verorë Dhe për të përfunduar veshjen tuaj tërësisht e për t'u dukur ashtu sikur dëshirojmë një kujdes të veçantë duhet t'i kushtojmë këpucëve dhe sandaleve që do të zgjedhim. Sigurisht, përveçse të bukura, duhet të jenë edhe të rehatshme. Kur është fjala për mundësitë e zgjedhjes së këpucëve sandalet me rripa, këpucët e sheshta të hapura, pupat e punuara me copa veshjesh të ngjyrave të ndryshme janë disa nga mundësitë që ju mund të përzgjidhni. Megjithatë duke marrë parasysh ngjyrat dhe stilet e shumicës së fustaneve gjatë këtij sezoni, kjo do të jetë e njëjta edhe për sa i përket këpucëve. Aksesorë të tjerë shtesë që sugjerohen për këtë sezon veror janë edhe kapelet shumëngjyrëshe, jo vetëm për t'u mbrojtur nga dielli, por edhe për të plotësuar veshjen tuaj. Mos i harroni t'i kushtoni rëndësi edhe thonjve dhe ngjyrave të tyre. Janë një detaj më vete. Përktheu: Sidorela Lepuri


19 E enjte, 18 QERSHOR 2015

Laert Vasili,

Aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili flet për karrierën e tij dhe planet në teatër

më i dobishëm për teatrin shqiptar, sesa atë grek Intervistoi: Sidorela Lepuri

P

INTERVISTA

ara pak ditësh është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja, "Shembja e Shtëpisë Asher", ku aktori dhe regjisori i njohur, Laert Vasili interpretonte rolin e Orestit. Një shfaqje kjo, e cila rezultoi e suksesshme jo vetëm nisur nga fakti i pjesëmarrjes së shumtë të publikut, por edhe sa i takon lojës së aktorëve. "Çështja nuk është si ndjehem unë gjatë interpretimit. Qëllimi kryesor është që çdo interpretim të pëlqehet nga publiku. Nëse i shkakton emocion publikut, atëherë ia ke arritur qëllimit", kështu e nis rrëfimin e tij Vasili. Aktor i shumë roleve në teatër dhe në film, regjisor i plot shfaqjeve, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, modestisht ai na tregon se e gjitha kjo është thjesht pjesë e punës së tij disa vjeçare. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", Laerti flet lidhur me karrierën e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë, shfaqjet e vëna në skenë, rolet e interpretuara, problemet e teatrit, si dhe planet në vazhdim.

Para pak ditësh është vënë në skenën e T eTeombëtar shfaqja "Shembja e Shtëpisë Kombëtar atrit K Asher" ku ju interpretonit rolin e Orestit, si dhe kishit përkth yer pjesën. Si u ndjetë përkthy gjatë këtij interpretimi? Çështja nuk është si ndjehem unë gjatë interpretimit. Qëllimi kryesor është që çdo interpretim të pëlqehet nga publiku. Nëse i shkakton emocion publikut, atëherë ia ke arritur qëllimit. Duke qenë se jemi tek shfaqja, cilat ishin komentet e para lidhur me të? Mesazhet që na kanë dërguar ishin jashtëzakonisht emocionuese dhe me superlativa. Shfaqja "Elektra" nën regjinë tuaj është cilësuar tepër e suksesshme suksesshme,, duke marrë parasysh vvetë etë kompleksitetin e saj. Përse zgjodhët pikërisht "Elektrën" dhe jo një vveepër tjetër? Elektra flet për një shpagim, i cili është harruar nga koha dhe kemi vetëm një element që kërkon të vendosë drejtësinë në vend, e cila është Elektra. Duke qenë se gruaja në atë kohë trajtohej si objekt dhe jo subjekt nuk ka mundësi ta vendosë të drejtën në vend dhe pret mashkullin e familjes që është Oresti. Po të shohësh edhe në kohën tonë, ajo që ndodh është shpesh harresa nga brezi i ri për atë që ka ndodhur një, apo dy breza më para. Harresa nuk e ndihmon një popull të eci përpara, gjërat nuk duhen harruar. Mund të

mirëkuptohen, të falen ose të ndëshkohen, por jo të harrohen. Sepse, nëse harrohen atëherë populli është i destinuar të përsërisë vazhdimisht historinë, derisa të nxjerrë mësime. Aktor i plot rolev rolevee në teatër dhe në film, regjisor i plot shfaqjev yes i mjaft shfaqjevee, përkth përkthy të tjera ve. Ndiheni i realizuar? tjerav Nëse do të ndihesha i realizuar do të kisha dalë në pension. Mua nuk më duket ndonjë gjë e jashtëzakonshme, është thjesht punë. Është njësoj si ato goditjet e marangozit që dëgjojmë tani. Kjo është puna ime dhe unë çdo ditë zgjohem për të bërë punën time. Nëse nuk do të merreshit me aktrimin, në çfarë profesioni tjetër e shihni veten po kaq të suksesshëm? Do të isha bërë futbollist. Keni bashkëpunuar me disa prej regjisorëv regjisorëvee më të shquar të skenës europiane si, R obRobert Ëilson, Aleksandar P opo vski, etj.. Çfarë Popo opov ju kanë mësuar këto bashkëpunime? Unë kam patur fatin që të punoj që në moshë të vogël me regjisorë të huaj, duke mbaruar shkollën në Athinë dhe ata i tërhiqte fakti që ishte një djalë nga Shqipëria, i cili mbaroi shkollën në Athinë. Isha cilësuar që në fillim si hibrid, duke qenë se rrjedh nga një nënë minoritare greke dhe një baba shqiptar dhe kështu duke u rritur me dy kultura të ndryshme në familje më ndihmoi pastaj që të përzgjidhem. Por duke qenë se edhe prindërit e mi janë ushtarakë, jam rritur me një disiplinë të hekurt dhe kjo është shumë e rëndësishme në teatër dhe nga bashkëpunimet me këto regjisorë të njohur si, Popovski, Ëilson, Vinsevski, Terzopoulos, etj. mësova thjeshtësinë dhe përkushtimin në punë. Ata janë vërtetë njerëz gjenialë, por po t'i takosh në jetën e tyre të përditshme janë shumë të thjeshtë. Jeni penduar që jeni kth yer në Shqipëri, kthy duke qenë se keni vënë edhe disa shfaqje në teatrin grek dhe mund të vvazhdonit azhdonit të bënit karrierë atje? Nuk kam braktisur ndonjë karrierë. Unë jam aktor, Shqipëria është vendi im dhe qyteti ku

u rrita është Tirana. Këtë sezon kisha disa oferta këtu dhe u vendosa në Shqipëri. Nëse do të jetë kështu do të vazhdoj edhe sezonin tjetër. Me bindje të plotë them se jam më i dobishëm për teatrin shqiptar, sesa atë grek. Teatri grek ka disa si unë. Keni marrë disa çmime si "R egjisori më i "Regjisori mirë në FFestiv estiv alin Ballkanik të K omedisë", estivalin Komedisë", "Çmimi në FFestiv estiv alin Ndërkombëtar të Saestivalin rajevës", si edhe jeni shpallur "Artisti i vitit" në Greqi. Ç'domethënie kanë çmimet për ju? Çmimet janë një moment sikleti (qesh). Zgjohesh dhe të duket sikur ke një peshë më të madhe në kurriz. Është sikur të kanë bërë një piedestal dhe të duhet ta mbash. Janë siklet i madh. Vetëm në një moment janë të bukura, kur ti shpallesh fitues e ndihesh jashtëzakonisht i lumtur, por të nesërmen duhet të justifikosh psenë e dhënies së atij çmimi. Në punën tjetër që do të bësh nuk je më Laerti, por je Laerti që ka marrë një çmim. Janë gjithmonë çmimet tregues i punës? Jo, sigurisht që jo. Charlie Chaplin, nuk mori asnjë çmim, përveç atë të karrierës. Kështu që nuk janë tregues i punës. Thjesht në atë moment ishte diçka që u pëlqye nga juria dhe me dhanë çmimin. Aktorët në Shqipëri janë kategoria që paguhen më pak mes artistësh të tjerë? P o në Po Greqi? Njësoj është në të gjithë botën, përjashto Hollyëood-in. Ky nuk është një profesion për të nxjerrë para, se pastaj mund të bëheshe biznesmen, apo të merreshe me tregti. Është në planet tuaja të afërta rikthimi në teatrin grek, nëse do të keni ndonjë ofertë? Unë gjatë këtij sezoni të dimrit për shkak të angazhimit tim në Teatrin Kombëtar, braktisa një film grek. Është shumë e rëndësishme për mua të jem në teatrin shqiptar dhe të sjell përvojën që kam fituar gjatë 20 viteve në skenën e europës dhe jo t'i shërbej thjesht egoizmit tim vetjak për të bërë karshillëk të tjerëve, se unë jam në Europë dhe vuani ju. Artisti në radhë të parë është human dhe duhet të kthehet të ndihmojë aty ku ka nevojë. Në këndvështrimin tuaj si profesionist, cilat

janë disa nga problemet më evidente që eatri K ombëtar? Teatri Kombëtar? hasen tek T Problemet e Teatrit Kombëtar janë pafund dhe shpresoj që Hervini t'ia dalë mbanë, siç ia dalë deri tani. Por ka probleme të jashtëzakonshme godina, ana e teknikës. Është turp që shteti fqinj që ende nuk njihet si shtet nga shumë shtete të botës, investon 46 milionë dollarë dhe bën një kopje të teatrit të Vjenës në Shkup. Nuk e di, nëse janë investuar 46 mijë dollarë për Teatrin Kombëtar, se 46 milionë nuk bëhet fjalë. Po përsa i përket cilësisë së aktorëv e? aktorëve? Shqipëria ka aktorë shumë të mirë. Ajo që gjithmonë vihet re kur kam ardhur me të huajt, apo në festivale të ndryshme, aktorët shqiptarë janë ata që kanë marrë kupa. Po bashkëpunimet me aktorët e rinj? Aktorët e rinj janë gjithmonë një shpresë jetëdhënëse për teatrin. Është një gjak i ri, një vrull i ri dhe unë prandaj zgjodha të bëja "Elektrën" totalisht me aktorë të rinj. "Elektra" mund të bëhej në atë mënyrë vetëm me ato aktorë, sepse vetëm ato mund të sjellin risi dhe ndryshim në teatër. Publiku shqiptar ju ka njohur me serialin "Dashuria erdhi nga larg". Dashuria e vërtetë vjen nga afër afër,, apo nga larg? Dashuria vjen nga larg, se po ta kishe afër nuk do kërkoje (qesh). Kështu që në momentet që ti e takon një person, larg teje ka qenë gjeografikisht. Nga larg varet se, mund të jetë tek blloku përballë, qytetit më të afërt, apo në një shtet tjetër. Çfarë do të thotë për ju dashuri e vërtetë, përpos dashurisë për profesionin? Kur sheh një njeri dhe nuk mund të marrësh sytë nga ai njeri dhe biologjikisht ti thjesht mbetesh pa frymë, pëson një aritmi zemre dhe ndryshon mënyrën e rrahjes. Me çfarë shfaqjesh po merreni momentalisht dhe cila do të jetë shfaqja më e afërt? Tani gjatë verës jemi duke punuar për filmin e Mond Budinës, i cili do të xhirohet nga fundi i gushtit, pastaj është Tartufi që do të vazhdojë shfaqjet në Teatrin Kombëtar dhe jam duke përkthyer dy pjesë. Njërën po e dramatizoj e bazuar në romanin "Kush e solli Doruntinën" të Ismail Kadaresë që është një projekt i fituar me Ministrinë e Kulturës. Tjetra është Pelikani që po e përthej për ta vënë në skenë. Së fundmi, cilat janë disa nga shfaqjet që do të donit të vinit në skenë si regjisor? Për momentin do të doja shumë të vija Pelikanin e Strimbergut.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.