GAZETË PERIODIKE, ORGAN I SHOQATËS KLUBI KULTUROR “MIRDITA”, ÇMIMI 30 LEKË, QERSHOR 2015; NR. 15 www.mirditanews.com
Presidenti nderon me titullin “Mjeshtër i Madh” Ansamblin Mirdita
ARRITJET
Erges dhe Brunilda Mrruku, vëlla e motër që po nderojnë vendlindjen në arenën ndërkombëtare
FAQE 6-7
PERSONALITET
Bardhok Sulejmani në visare…
FAQE 4-5
KUJTESE HISTORIKE
Si i printe popullit të vet Abati i Mirditës 126 vjet më parë? FAQE 8-9
PERSONAZH
Kthella shpallet Park Natyror Rajonal
FAQE 12,13
Platforma për reformimin e Shoqatës Mirdita SPONSOR
FAQE 14-15
FAQE 4-5
FAQE 11
Ndrec Dedaj zgjidhet kryetar i Bashkisë Mirditë
Kujtime për Paulin Shqalsin Respekt dhe mirënjohje pafund për mjekun e parë mirditor
Kjo gazetë u mundësua nga zoti Gjon Melyshi
QERSHOR 2015
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
K
reu i Shtetit shqiptar ka vlerësuar me Titul lin “Mjeshtër i Madh” gjatë një ceremonie që u zhvillua në mjediset e Institucionit të Presidentit, Ansamblin Artistik “Mirdita” për ndihmesë të veçantë në ruajtjen, interpretimin dhe përcjelljen ndër breza të folklorit të Mirditës, duke pasuruar fondin e artë të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Presidenti Nishani pasi përshëndeti përfaqësuesit dhe anëtarët e Ansamblit Artistik “Mirdita” si dhe të ftuarit e të pranishmit, shprehu kënaqësinë dhe privilegjin, që në cilësinë e Presidentit të Republikës të mirëpresë në sallën “Skënderbeu” dhe të vlerësojë maksimalisht Ansamblin Artistik “Mirdita” si një ndër ansamblet më emblematike të trevave shqiptare. “Ky Ansambël, i cili gjatë rrugës së tij gjysmëshekullore përfshiu mbi 600 krijues, këngëtarë dhe interpretues të zhanreve të ndryshme të këngës popullore, e ka
zanafillën e vet në vitet 60-të të shekullit të shkuar dhe padyshim, mbetet nga më unikalët për sa i përket tipologjisë folklorike në tërë trevat shqiptare. Bartjet dhe prurjet e brezave kanë ardhur në mënyrë të natyrshme vit pas viti nga gjurmuesit e visarit popullor të hershëm të një krahine në zë të Shqipërisë, e studiuar dhe e udhëpërshkuar nga studiues, etnologë, antropologë, gazetarë, diplomatë e politikanë nga Evropa e Amerika prej shekujsh dhe sidomos në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX.” - vuri në dukje Presidenti. Kreu i Shtetit theksoi se
2
Presidenti nderon me titullin “Mjeshtër i Madh” Ansamblin Mirdita
Mirdita është ndër zonat më kompakte të vendit sa i përket etnokulturës, folklorit, traditave shqiptare, madje edhe përgjatë kohës së pushtimit otoman, ajo mundi që t’i ruajë të gjitha këto tradita ku krijimtaria burimore e popullit veçanërisht u ruajt me stoicizëm. Atje spikat origjinaliteti krahinor e kombëtar, larg huazimeve sllave, orientale, apo të çfarëdolloj pushtuesi këmba e të cilëve ka shkelur padrejtësisht në trojet tona gjatë rrjedhave të shekujve. “Në mbi 60 vite histori dhe krijimtari, ky Ansambël ka dhënë kontribut të pamat në folklorin shqiptar, festival pas festivali kombëtar e deri në përfaqësimet e vendit në skenat prestigjioze ndërkombëtare. Edhe pse brenda një ngushtësie ideologjike që vendi kaloi për dekada të tëra, çka pati ndikimin e vet mbytës dhe mbi artin e kulturën, bartësit, krijuesit dhe interpretuesit e këtij Ansambli arritën të mblidhnin bulëzat më të mira të popullit ndër shekuj, për t’i rreshtuar aq bukur në gjerdanin e artë të kul-
turës burimore shqiptare. Është kjo arsyeja që asnjë festival, asnjë veprimtari e rëndësishme kombëtare, nuk mund të kuptohej pa praninë e Ansamblit me emrin MIRDITA, një kryemetaforë përshëndetëse nga më të spikaturat e botës shqiptare. Janë të shumtë rapsodët e hershëm për t’i numëruar tani, porse ata kanë mbetur si rishtarët autentikë, që do vinin gurin e themelit të një formacioni artistik tipik të strukturuar vit pas viti. E këtu nuk mund të lemë pa përmendur dhe sjellë në kujtesë Grupin e Burrave të Mirditës, kënga heroike-pa-
triotike e të cilit ndikoi fort në kujtesën e kombit tonë, pikërisht asokohe kur Kosova martire kishte nevojë më shumë se kurrë për vargje të tilla si “Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola!”, njëlloj piskame shekullore, e kënduar nga 11 burrat e Grupit të Mirditës. Kështu ky formacion vokal po merrte dhe një mision historik, e bash për këtë nuk do reshte për vite të tëra deri në ditën kulmore historike të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku ky grup i dhuroi kësaj date historike këngën ‘Mirë se vjen dita e shqiptarit’! Pra kudo, kudo ku ishte palca historike e kombit, aty ishte dhe ky formacion autentik vital ‘Mirdita.’” - nënvizoi Presidenti Nishani. “Natyrisht pika kulmore e këtij Ansambli u shënua në vitin 1978, si viti i artë i artit popullor mirditor, kur ansambli ‘Mirdita’ fitoi çmimin e parë dhe flamurin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, çka vulosi triumfin e tij në atë kuvend madhështor të folklorit mbarëshqiptar. Në atë Festival ranë në sy interpretime mahnitëse të vokalit dhe të veglave të shumta instrumentale folklorike. Në veglat muzikore,
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015
përveç atyre tradicionale si çiftelia, sharkia, kavalli apo fyejt e bilbilat, u përdorën dhe linget e guralecët si gjetje burimore nga bareshat e moçme, që vazhdojnë të na mrekullojnë dhe sot me formacionin orkestral të të rinjve, të cilët me mjeshtëri u janë qasur në mënyrë origjinale mjeshtrave të mëdhenj të muzikës klasike botërore dhe mund t’i krahasojmë ata me Bahun, Moxartin, Betovenin, etj.” - u shpreh Presidenti Nishani. “Në këtë vazhdë risish të Ansamblit nuk mund të lëmë pa përmendur dhe ‘Trion e Rubikut’ si një prurje e re e këngës qytetare mirditore, këngë që më pas u kënduan dhe nga këngëtarë të shquar të vendit dhe të Kosovës, dhe sot i kemi edhe nëpër dasmat tona në jug e në veri. Mirdita njihet si ndër trevat më të hershme të punimit të instrumenteve dhe pasurimit të tyre, ndaj mbarë kultura kombëtare u është mirënjohës zejtarëve të saj me emër në histori e veçmas një dere të përmendur si ajo e Përshqefajve të Fanit për punimin e çiftelive. Ashtu siç u është mirënjohëse dhjetëra bartësve të folklorit gojor, këngëtareve dhe vajtimoreve, që i kanë pasuruar Visaret e Kombit me prurjet e tyre origjinale me trajta estetike të rralla. Shqipëria dhe kultura kombëtare i janë mirënjohëse edhe një biri të krahinës suaj të mrekullueshme, Gjokë Becit, që me vargjet e tij brilante thuri poemën epike të festivaleve ndër dekada, një poet jo vetëm rapsodik, por dhe i këngës së muzikës së lehtë, i dekoruar disa vite më parë me titullin ‘Mjeshtër i Madh.’” - përmendi ndër të tjera Kreu i Shtetit.
“Por, sot krahas nderimit të madh për Ansamblin, do të nderohen dhe tre emra që flasin shumë nga puna në vite, me vështirësi e sakrifica, edhe kur është dashur të krijojnë në kushte persekutimi, kur jo gjithmonë e kishin të mundur hapësirën e lirës, por ngahera pa e humbur palcën e artistit. Tipik i kësaj është muzikanti dhe këngëshkruesi i njohur Dorian Nini, i cili edhe pse u dënua në Festivalin e 11-të, i dërguar me detyrim në Mirditë, gjeti një truall të begatë artistik, gjeti familjen tij, mikpritjen e ma dhe mirditore, mbi të cilën do të bënte epokë në folklorin e avancuar shqiptar, duke sjellë një model të ri ne trajtë, formë dhe përmbajtje. Ansambli ‘Mirdita’ ka konkurruar me dinjitet në të gjitha festivalet kombëtare dhe takimet tipologjike të folklorit dhe njëkohësisht është vlerësuar me çmime si në Gjirokastër, Berat, Tropojë, Dibër, Lezhë, Tiranë, Shkodër, por ka dhënë shfaqje të suksesshme dhe në Mal të Zi, Rumani, Zvicër, Itali, Maqedoni, por veçanërisht në Kosovë, në Plavë, Gjilan, Viti, Tuz, Vitojë kudo ku janë e jetojnë shqiptarë. Ky Amnsambël bashkëpunon me shoqata të ndryshme artistike brenda dhe jashtë vendit për shumë e shumë koncerte. Ajo që duhet shënuar në ditët e sotme është se ky Ansambël është kthyer në një aset të rëndësishëm turistik për zonën, por dhe për vendin, duke u përfshirë në një sërë udhërrëfyesish turistikë vendorë apo kombëtare si përmes shtegtimeve kulturore apo ritualeve të hershme të sjella me petkun e moçëm dhe finesën interpretuese të kohës.” - tha
Presidenti. Në përfundim Presidenti i Republikës inkurajoi Ansamblin “Mirdita” që të mos reshtë për asnjë moment në përpjekjet për të çuar më tej këtë traditë të shkëlqyer të krijuar tashmë dhe t’i shërbejë me devotshmëri, siç ka bërë deri më sot, nxitjes dhe promovimit të vlerave kulturore të zonës së Mirditës brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë kësaj ceremonie u nderuan me Titullin “Naim Frashëri” dhe muzikanti dhe këngëshkruesi i njohur
3
Dorian Nini; prijësi i grupit të burrave të Mirditës, Fran Vorfi si dhe Kolë Picaku, i cili vazhdon në pension të punojë po me atë përkushtimin djaloshar me disa formacione orkestrale, veçanërisht me fëmijët e vegjël dhe të rinjtë e talentuar. Në përfundim të ceremonisë së dekorimit, Presidenti Nishani dhe të pranishmit e shumtë ndoqën me ëndje një koncert artistik me këngë dhe melodi të interpretuara mjeshtërisht nga Ansambli “Mirdita”.
Dyvleresimetëmëdhapër kulturën dhe historinë e Mirditës Pershendetja e drejtorit te ansamblit Gjergj Marku Fort i nderuar shkëlqesia Juaj, Zoti President i Republikes Bujar Nishani! Të nderuar të ftuar dhe artistë! Para nderimit të sotëm për ansamblin artistik te një prej krahinave më vitale të Kombit, MIRDITA, cdo fjalë jona do ishte e tepërt. Por, në emër të qindra e mijërave artistëve ndër mote të vendlindjes sone, do doja të përcillja një falenderim prej zemres se seicilit artist mirditas për këtë akt fisnik që ju ndërmorët në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm të burrave dhe grave artiste mirditore në shërbim të kulturës kombëtare për mbi 6 dekada. Më duhet ta them, se nganjëhere të mirën, të bukurën, të vyerën, të cmuarën edhe mund ta kemi para syve ditën për diell, por dhe bëjmë sikur nuk e shohim. Mbase kjo ka ndodhur për vite dhe me ansamblet folklorike, dhe jo thjeshte me Mirditën, sepse jo pak here “perimetri i vlerësimit”, nuk e kalon sinorin e kryeqytetit. Ndaj, me kete vleresim, ne nuk mund të mos mbetemi të mrekulluar me faktin se Presidenti i vendit, në fare pak minuta, arriti të depërtojë në ashtin e një ansambli artistik duke e shenjuar si aset të cmuar në kulturën e Kombit, për ta mbajtur fjalën e dhënë, se ky asset kulturologjik, do ishte në vëmendjen e Tij. Ndaj këtu jemi pikërisht në këtë ditë besëmbajtjeje për t’u ndjerë më mirë se kurrë në gjithë historinë tonë kulturore. Nderimi i sotëm vjen pas nderimit të madh të para pak muajve në Mirditë të Abatit të Tre Kontinenteve, Rilindasit të madh, mbetur për mbi një shekull pa piedestal, Prend Doci, të cilin Shkëlqësia Juaj, zoti President, e vendoset në piedestalin e duhur, atë të Nderit të Kombit! Kulturologët, artistët, studiuesit dhe bartesit e folkut të Mirditës, nuk mund t’ua harrojnë këto dy vlerësime thelbesore për artin dhe historinë e trevës sonë të bekueme, cka na obligojnë fort për të qenë në avangardë të zhvillimeve kulturore në të mirë të Mirditës, dhe kulturës Kombëtare. Edhe nje here faleminderit!
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015
4
Kthella shpallet Park Natyror Rajonal
Z
ona e Kthellës në Mird itë tashmë do të jetë Park Natyror Rajonal. Larmia natyrore, shpellat karakteristike, monumentet e shumta natyre qe ndodhen në këtë zonë si dhe si dhe zakonet e bukura unike Mirditore ka nxitur qarkun e Lezhës për marrjen e këtij vendimi. Në inaugurimin e Parkut Natyror të Kthellës kanë marrë pjesë autoritet vendore, si dhe përfaqësues të shoqatave mjedisore të cilët e kanë vlerësuar peizazhin që të ofron kjo zonë si unike në të gjithë vendin tonë. Drejtori i Kulturës në Mirditë Gjergj Marku i ka konsideruar sipërfaqet pyjore të Mirditës si tepër të veçanta, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj. Në Kthellë është prezantuar edhe Folku, gastronomia si dhe kultura e kësaj zonë të cilët janë një simbioze e bukur me Parkun Rajonal, që sëbashku tentojnë të kenë një tërheqje
më të madhe të vizitorëve dhe turistëve. Përtenajt, dinastia mirditase e drynave Mirdita eshte nder krahinat enjohura per zeje te hershme. Emra te njohur “tymesh” vijne nga thellesite emoteve, si zejtaret e armeve (Skanajt e Oroshit), kemboreve (Marlaskajt e Kuzhnenit), ciftelive (Pershqefajt e Fanit), daltuesit
e gurit e me rradhe, pert’u ndalur tek dinastia e drynave, Pertenajt e Kthelles. Te ardhur nga Ohri qe prej mbi 600 vite, e te ngulur fillimisht ne Ndershene dhe me pas ne Kodren e Madhe, eme pas ne Koder Tenen e Thkelles (Kthella e sotme), thuhet se perfundimisht atymori rrjedhen e vet historike nje nga dyert me te permendura te nje zeje te rralleteper interesante, ajo e drynave. Qe Prendi, mbase zefillesi i kesaj dere, para6 shekujve, qe ngrefi zejtarine e punimit te veglave bujqesore, e ndersa me pasmjeshtri i madh i kohes se Skenderbeut, Pal Pertena, qe do mirrte ze, gjere egjate deri ne Stamboll per zejtarine e veglave bujqesore, armeve etj etj. Eshte 65-vjeçari Dode Pertena, qe na rrefen historine, e cila duket se ka ardhur ne formen e legjendes qe prejnguljes se ketij fisi ne Koder Tene (sot fshati Koder Rreshen), duke ruajtur
nememorie gjithcka eshte transmetuar brez pas brezi per dinastinen e drynave neMirdite dhe ne gjithe Shqiperine, Pertenajt e famshem. Edhe pse per fat te keq, nukka mujt me ruajt asnje relike, oqfte nga farka e vjeter apo dryna te kalibravete ndryshem, ama nje gje e mban mend mire, qe 12 vjec, axhen e vet, mjeshtrin emadh Gjin Pertena, i cili beri dryna deri ne moshen 85 vjec kur e lane fuqite,aty nga viti 1956, si “i fundit i Mohikaneve” te drynave ne Shqiperi, punuar meteknologjine e hershme. Mban mend mire farken e madhe dhe gjithe pajiset, qekane ardhur duke u perfeksionuar mot pas moti ne kete dere me zë në Shqipëri. Pal Pertena, bashkëkohësi i Skëndërbeut Rrefimet e te moshuarve, esjellin kohe pas kohe Pal Pertenen, nje novator i pazakonte i kohes qe jetoi, këtue mbi 5 shekuj më parë, qe perkon me kohen e lavdishme te Skenderbeut.
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015 Ne jemi te njohur se paku ngasekuenca filmash artistike, jo vetem me lufterat, heroizmat, por dhe me faktin sesa ndikonte prapavija ne fitoren e nje beteje. Madje kjo e fundit shpesh here kondicionontebetejat. Na vjen ne formen e trilleve gojore madheshtia e shpatës së Skenderbeut,dhe duket se mjete te tilla luftarake, merrnin fuqine epike, pikerisht nga zejtarete famshem, qe dinin ta temperonin aq mire kete mjet luftarak. Me siguri, njeri prej atyre qebente shpata e mjete te tjera luftarake, ishte dhe Pal Pertena, i kesaj dere tefamshme, i cili jetonte bash ne zemër të trojeve të Mirditës së sotme. Rrefimet ne kufinjte e legjendesper kete zejtar te pazakonte te kohes se ndritur te Skenderbeut, na sjellinudhetimin e tij te parë drejt Stambollit, ku qendron si emigrant per 20 vite. Atjeperfeksionohet ne ushtrimin e zejes se veglave bujqesore dhe armeve luftarake, por mblodhi dhe shume para, e mbi te gjitha vjen me nje kulture tjeter prejandej. Thuhet se dhe ne veshje ndryshonte nga te tjeret qekur vjen prejTurkiet, vishej me kolir te kuq, dukshëm i rënë në sy në miletin e këtushëm. Madje tek kisha e Kthelles, kur ishte futur per meshe me veshjen e tijkarakteristike, besimtaret, kthyen syte nga ky burre i vecante, duke mare dheqortimin e priftit: ndiqni meshen, dhe jo Pertenen! Me vone jane vene re nerrenoja, mbetje te asaj kohe te lavdishme zejtarie, ku Pal Pertena kishtesjelle me vete nga Turqia, mjete qe ndihmonin ne perpunimin e bakrit, bronxit,dherave te vecante (shtufit) ne ate nahije e me rradhe. Shpatat dhe mjetet eluftes, temperoheshin me plot finesë dhe prej solucioneve qe kishte sjelle prejandej. Madje, thuhet se dhe Skenderbeu kishte pyet se ku behen keto llojshpatash aq rezistente. Tek Pertenajt ne Thkelle (Kthellen e sotme), i kishinthene. E prej njohjes se pare ai kishte porositur shpata lufte pikerisht tekPal Pertena. Duke vazhduar ne rrefimin etij kronologjik, Doda, vazhdon te flase per traditen e vazhduar ne shekujt emevonshem te kesaqj zeje nga Luku, Prendi, Ndoj, Kola, Marku...por pa mundur tedatoje vitet (natyrisht eshte nje histori qe duhet te germohet shkencerisht dheme nge), por
ama, kujton vitet e mevonshme te shekullit te 19-te, qe lidhet menje emer te madh, dinastin me te madh te drynave: Pjeter Pertena, mjeshtri i Ballkanit Duhet te kete lindur nga viti 1860. Ka nje histori tejet interesante sa i perket zejes se drynave. Nuk mundte kete te dyte ne Shqiperi, por dhe tej kufinjeve, qe t’ua kete njohursekretin, mjetit qe ruante “sekretin”, drynit. Jo vetem qe futi tekniken memoderne europiane te kohes ne punimin e drynave, por e revolucionarizoi ketezeje vit pas viti. Edhe Pjetri, po si i pari idinastise se tij, Pal Pertena i kohes se Skenderbeut, shkoi ne Turqi per dyqellime: per te pervetesuar teknikat moderne te kesaj zeje si dhe per te sjellemjete te kohes per ta ushtruar ate. Qendron 5 vite atje, duke u specializuar nemetodat me te reja te zejtarise se perpunimit te bakrit, bronxit, te punimit temjeteve te bujqesise, e deri te armeve. Me vete solli dhe plot “alete” per ketelloj pune. Mblidhte gexhoja, dhe i shkrinte, punonte bakrin dhe bronzin, per tebere dryna te sigurise se larte, por dhe te hijshem. Sic kane rrefyer bashkekohesite tij, ai arrinte te bente dryna te tilla, te pahapshem, nga duar te tjera, posatij qe e posedonte, pasi me durim ekstrem, krijonte “sekretin milimetrik’ percdo lloj dryni dhe ata zor te hapeshin pa drynin perkatës. Drynat i bentekryesisht per avllite, dyert e shtepijave dhe kullave dhe drynat e arkave tegranise. Edhe pse pasardhësit, nuk kaneruajt nga keto dryna apo pajisjet, jane jo pak shtepi ne Mirdite, qe kane nga drynate bere nga Pjeter Pertena. Dryna te medhenj, por te hijeshuar me ornamente, qembaheshin ne vargjet e gjata te zbukuruar, nga grate apo te zotët e kullave, sinje mjet identifikues nderi dhe respekti per kete zeje te vecante. “Patenta” ePertenajve njihej kudo, mjafton te shikoje ornamentet me te cilat punoheshindrynat nga duart e mjeshterit, fortesinë dhe hijeshinë e tyre. “Topi i dardhes”, per te tremb ushtrite turke Me emrin e mjeshtrit te madh Pjeter Pertena, lidhet dhe historia me “topin e dardhës”, realizuar nga ai rreth viteve 1900. Pikerisht aso kohe kur zienin kryengritjet shqiptare kunder turqve per liri e pavaresi.
Pjeter Pertena ishte nje emeri njohur per miqesine me deren e Gjomarkajve te Mirdites, me Xhafer Taken apo Canabegajt e Krujes, Pervizajt e Skurajve, apo Balozajt e Kurbinit, ishtebyrazer i Kol Tomes se Veles dhe plot miqesi te tjera me emra te njohur tebotes luftarake shqiptare për kohën, deri ne Prizren ku dhe kishte lidhjet ekonomike. Lipsej qe ne kohen e mesymjeve te medha nga turqit per te nenshtruar Mirditen, te krijohej nje lloj “dume” se dhe ne keto ane ishte shpikur topi. Ndaj iu kerkua nga prijesi i Gjomarkajve qe te mund ta bente dicka te tille. Ndaj shume shpejt mendja e holle e tij do te ideonte topin e pare ne Mirdite. Kishte marre pjeset kryesorete tij metalike nga Turqia dhe gjylet nga Prizreni, ndersa tyten, e beri me drurin e dardhës, si dru qe rezistonte ne kohen e shtenies, krijonte lehtesi permes viaskave ne shtytjen e gjyles,por jepte dhe efektin e bucitjes. Kesisojne pak kohe, u degju dhe e shtena e pare nga topi i Pjeter Pertenes në Mirditë. Ky lajm do te merrte dhenë deri tek drejtuesit e ushtrisë turke. Edhe pse ishte nje top luftarak i realizuar me mjete rrethanore dhe ne kushte zejtarie tradicionale, mori za gjithandej. Ata qe e kane perjetuar ate moment, mbajne mend se pasi realizohej e shtena, gryka e ndertuar me lenden e dardhes digjej edhe pse ishte veshur me rrathe hekuri, ndaj pas cdo të shtëne behej tyta tjeter e me rradhe. Por ama topi idardhes e beri punen e vet, me duhmen e bucitjes, per te stepur sadopak psikologjikisht trupat ushtarake turke. Me vone ne “vitin e zise”, kur ne Shqiperi ishte Nepsja (austriaket), ishte dhene urdher qe armet te grumbulloheshin dhe te digjeshin ne kulme, por pikerisht armet e djegura I merrnin mirditasit dhe i dergonin tek Pjeter Pertena, i cili i rregullonte qenga pjeset metalike, kasa e drurit dhe gjithcka, duke i risjelle ne gjendje pune. Doda rrefen plot histori, dhe neraportin qe Pjetri pati me Preng Bib Doden, me nje rast te futjes ne burgun eDibres, ku dhe shpertheu dyert e burgut, duke i njohur sekretin drynave qekishte neper dyer deri sa i
5
hapi nje e nga nje etj. Gjini, “i fundit i Mohikanëve”… Mjeshtrine e drynave dera ePertenajve, nuk e la te fishkej, edhe pas vdekjes se ketij mjeshtri te madh, aiia trashegoi ate Gjin Pertenes, axhes se Dodes, qe na rrefen pa u ndalur. Doda e mban mend Gjin Pertenen, farken dhe punishten qe ai kishte tek kulla e madhe. Gjini e ushtrojkete zeje qe nga viti 1900 deri ne 1956 dhe la emer te madh. Punonte me orë tëgjata, gjithë ditën. E mbaj mend me shtatin vigan, rrëfen Doda, teksa ulej në postahe atje tek farka, dhe me orë të tana rrinte dukepunuar me morseta e lima, cdo dhëmbëz të drynave apo vegla të tjera. Porosi per drynat beheshin ngaane e anes, jo vetem ne Mirdite, madje ka patur raste kur njerezit qeporositnin alete pune bujqesie etj, si dhe dryna, vinin me kuaj dhe u takontete zinin rradhe per te pritur. Ne keto raste ata rehatoshin ne kullenmikpritese trekateshe deri sa u krehej porosia. Gjini qe dhe zantaliu i funditi drynave nga dera e famshme e Përtenajve, pasi jeta mori tjeter rrjedhe edhe nëkëto anë. Kulla e Pertenajve ishte enjohur per mikpritje te tilla, ndersa trungu familjar u kishte rezistuarshekujve, edhe pse shpesh here kishin shkuar deri ne shuarje. Ndersa pas luftes, ata priten e percollen me dhenie bese si komitët ashtu dhe ata te Luftes, si Mark Gjomarkaj apo BardhokBiben, ashtu sic eshte e shenuar dhe pritja e Bajram Currit ne kete dere tefiseshme. Nje muze i munguar per zejen e drynave Historia me drynat duket sembyllet pas vdekjes se Gjinit, pasi djemte u shkolluan dhe moren drejtimtjeter. Por historia me “topin e dardhes”, si per te treguar se mbeti, duket seu trashegu ne nje menyre tjeter nga pinjolli i familjes Mehill Pertena, aviator(1950-1990), inspektor i njohur shqiptar i kundërajrorëve dhe raketave, per t’ushuar si histori me pastaj si te mos kishte qene kjo dere e madhe zejtaresh! Natyrisht, nje monografi me eplote do ishte e nevojshme per kete dere te famshme, ashtu sikunder, nje muzedrynash, per ata qe i kane neper shtepi drynat e famshem te punuar nga zejtaretPertenas nder mote.
QERSHOR 2015
6
Erges dhe Brunilda Mrruku, vëlla e motër që po nderojnë vendlindjen në arenën ndërkombëtare
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
M
irdita ka qenë një ndër trevat që në shekuj i ka dhënë kombit udhëheqës, talente, drejtues, njerëz të menqur. Njerëz që kanë lënë gjurmë të çmuara në historinë e saj dhe asaj kombëtare. Veprat e tyre janë të faktuara nga shumë studiues të huaj, historianë që kanë kaluar në këto troje. Një ndër to është dhe Edit Durham. Emrat e tyre janë shkruar me shkronjat e arta në fletët e historisë. Sot e kësaj dite po dalin në dritë edhe të tjerë sidomos shumë të rinj në arenën kombëtare e ndërkombëtare në shumë fusha si gazetari, politikë, art, kulturë, sport që po ngrejnë lart emrin e Mirditorit. Edhe në sport Mirdita ka qenë e përmendur dhe mund të themi se ka një brez të sukseshëm
me skuadrën e Minatorit në futboll dhe volejboll. Në futboll mund të përmendim futbollistin Pashk Zefi e shumë të tjerë volejbollistet Arjana Arapi, Vitore Tusha dhe volejbollistja Gjyste Picaku nga Përlati. Pikërisht nga ky fshat e kanë origjinën edhe këto dy talente në tenis që banojnë në Durrës. Ndiqni intervistën e tyre ! Ju lutem prezantohu, ku studion dhe në cilin klub luan ? Ergesi: Jam Erges Mrruku nga Përlati. Jam 17 vjeç, banoj në Durrës dhe luaj në klubin e Teutës së Durrësit. Brunilda: Jam Brunilda Mrruku nga Përlati. Jam 14 vjeçe, banoj në Durrës dhe luaj në klubin e Teutës së Durrësit. Pse zgjodhe tenisin dhe jo një sport tjetër ? Ergesi: Të them të drejtën
më ka shtyrë babai që të luaj tenis pasi atij i pëlqen tenisi. Ai më ka thënë se për herë të parë ka parë në vitin 1985 raketë dhe top tenisi duke lujatur në një fushë rëre, pikërishtë Shkodër dhe më pas rreth viteve ’90 ka ndjekur në televizor tenis (gjë e cila shprehet edhe nga i ati). Ai më këshilloj dhe unë e ndoqa këshillën e tij. Brunilda: Edhe mua më ka shtyrë babai që të luaj tenis pasi ai e kishte ëndërr të kishte teniste kampione në shtëpi. Kur ke luajtur për herë të parë tenis ? Ergesi: Kam luajtur tenis për herë të parë me datë 13.Korrik 2010. Brunilda: Praktikisht kam filluar bashkë me vëllain me datë 13. Korrik 2010. Çmimet që ke fituar në këto
gati 5 vjet ? Ergesi: Kam marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri. Kam zënë vendin e dytë në Shqipëri për moshat 16 vjeçare. Në vitin 2014 kam dal në katërshen më të mirë në Shqipëri për moshat 21 vjeç e lart. Theksoj se ata që janë në moshë më të vogël mund të luajnë në turnetë e moshave më të mëdhaja por nuk lejohet e anasjellta. Brunilda:(Brenda Shqipërisë ) Me datë 6 Janar 2013 kam dalur kampjone e qytetit të Durrësit në kategorinë 12 vjeç për djem dhe vajza. Me datë 28 Qershor 2013 jam shpallur Nën/kampjone e Shqipërisë të kategorisë 16 vjeçe edhe pse isha 12 vjeçe. Me datë 22 Mars 2014 jam shpallur Kampjone e Shqipërisë për vajza deri në moshat 14 vjeçe. Me datë 9 Tetor 2014 shpallem Kampjone Shqipërie për vajza nën 14 vjeçe. Në vitin 2013 shpallem Kampjone e qytetit të Durrësit në rang shkollash. Me datë 21 Tetor 2014 jam shpallur Kampjone e Shqipërisë nën moshën 16 vjeçe. Me datë 23 Maj 2015 shpallem Kampjone e Shqipërisë për vajza nën moshën 16 vjeçe. Pra jam kampjone në fuqi për këtë grupmoshë. (Në arenën ndërkombëtare). Me datë 9 Mars 2014 kam marrë pjesë në një Turne ndërkombëtar në Antalja në nivel Europjan ku nga 32 konkurentë jam renditur e 16-ta. Po në vitin 2014 kam marrë pjesë në një turne (Turne i bashkive Adriatiko Joniane) për moshat 16 vjeçe dhe kam fituar Medaljen e Argjendit në një ndeshje çift. Në vitin 2015 kam marrë pjesë në një turne në Turqi
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015
ku kam zënë vendin e 23 nga 32 konkurentë. Gjithashtu kam marrë pjesë në një turne në Tiranë në nivel Europian. Theksoj se katër ndeshjet e fundit i kam fituar me sete 2 me 0 dhe me gejme 6 me 0. Cilat janë pritshmëritë e tua për të ardhmen ? Ergesi: Synimi im është që të punoj sa më shumë që të përmirësohem për të arritur rezultate të larta, doemos titulli kampjon për moshat 18 vjeç dhe më pas edhe të rritur. Dëshira ime midis të tjerave është të jem një profesor i mirë tenisi në të ardhmen. Brunilda: Synimet e mija janë që të ruaj të gjitha titujt që kam fituar brenda vendit. Të arrij rezultate sa më të larta edhe në arenën ndërkombëtare pse jo të përfaqësoj edhe Shqipërinë. Synoj të fitoj të tjerë tituj si në moshën time ashtu edhe në moshat më të rritura në të ardhmen. Të marr pjesë në sa më shumë turne ndërkombëtarë dhe kombëtarë. Të jem një kampione e mad-
he për të plotësuar edhe ëndrrën e babait tim. Një mesazh për të rinjtë që e duan sportin ?! Pse duhet të zgjedhin tenisin ato dhe jo një sport tjetër ? Ergesi: Mesazhi im për të rinjtë që e duan sportin është që ta realizojnë ëndërrën e tyre duke luajtur tenis pasi tenisi është një sport që të jep zhvillim, mban trupin në formë, forcon karakterin, rrit shkallën e inteligjencës. Mesazhi për ata që na drejtojnë si në pushtet qëndror dhe lokal është të mbështesin sportin, burimin e vetëm që të jep shumë kënaqësi në shumë fusha dhe të ndërtojnë fusha tenisi në parametra të mirë, tenistët të kenë një trajtim më të mirë financiar sepse kjo u jep mundësi aktivizimi më të tepër. Brunilda: Mesazhi im për të rinjtë është të praktikojnë sportin e tenisit nëse duan të mbajnë veten në formë, të argëtohen, të tregojnë se sa të fuqishëm janë në teknikë dhe lëvizje. Një mesazh për të gjithë bashkëmoshataret
e mija është: “Më mirë para për një raketë tenisi sesa para për seanca palestre dhe fitnesi për të ulur kilet e tepërta dhe të mbajnë trupin në formë “. Mesazhi për ata që na drejtojnë si në pushtet qëndror dhe lokal është mbështetja ndaj tenistëve dhe sportistëve si nga ana financiare dhe nga ana teknike. A e din se prejardhja jote është Mirditore dhe a ndihesh krenar për këtë ?? Ergesi: Normal që po e di që në trupin tim rrjedh gjak Mirditor dhe jam krenar për këtë gjë. Unë gjithmonë i ndjek me sa kam mundësi aktivitetet Mirditore. E them gjithmonë edhe kur më pyesin edhe kur s’më pyesin. Dhe unë jam i gatshëm që nëse Bashkia Mirditë do të ngrinte një Klub tenisi në Mirditë patjetër që do të shkoja për të luajtur me Klubin e saj dhe nuk do mendohesha dy herë. Madje do isha i gatshëm edhe të trajnoja edhe të rinj të tjerë qoftë edhe në mënyrë vull-
7
netare. Andaj i bëj thirrje Bashkisë Mirditë që të ngrejë një Klubi tenisi në Mirditë, të ndërtojë edhe fusha tenisi për tu stërvitur dhe ti jape prioritet përveç të tjerave edhe sportit dhe sidomos tenisit. Brunilda: Që në gjenezë jam Mirditore dhe jam krenare për këtë gjë. Gjithmonë kur me pyesin u them jam Mirditore. Disa se dinë në fakt se ku bie Mirdita, po unë mundohem t’ua shpjegoj se ku bie. Më vjen vërtetë keq që akoma në Mirditë nuk ka asnjë klub tenisi. Nëse do të kishte edhe unë si vëllai im do të luaja me kënaqësi për klubin e saj dhe do të qonim titujt në Mirditë për t’u treguar të tjerëve se edhe ne jemi talentë, se edhe Mirdita ka të rinj që spikaten në fusha të ndryshme. Edhe unë i bëj thirrje Bashkisë Mirditë që të krijojë një Klub tenisi dhe të ndërtojë fusha për t’u stërvitur dhe unë marr angazhimin tim për të dhënë gjithë kontributin e duhur. Përgatiti: Fatjon Beci
QERSHOR 2015
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
“Truri dhe figura qendrore e Mirditës, Hamleti Shqiptar, personaliteti më i fortë i Shqipërisë së Veriut”, kështu e quan Edith Durhami, njërën prej figurave më të mëdha të Rilindjes Kombëtare, Abatin e Madh të Mirditës Prend Docin. [ ] 126 vjet më parë, më 29 dhjetor të vitit 1888, me dekretin “supra montem Miriditarum”, Dom Prend Doçi u zgjodh si Abat i Abacisë së Oroshit
të Mirditës nga Papa Leoni i XII. “Prend Doçi si “një nga apostujt më me vlerë të fesë së shqiptarizmës” mendonte se në radhë të parë duhej të zhdukej mosbesimi midis të krishterëve e muslimanëve, që feja e shqiptarit të ishte vetëm shqiptaria” [ ]. Në Promemorjen drejtuar Papës, në tetor të vitit 1886 ai shkruan: “Epirjotët - adhurues të së vërtetës”
8
Si i printe popullit të vet Abati i Mirditës 126 vjet më parë?
“Forca lëvizëse e çdo shqiptari, qoftë mysliman qoftë i krishterë është dashuria për Atdheun, ndjenja e ruajtjes së kombësisë dhe e gjuhës së vet. Në qoftë se ata do të arrijnë të kuptojnë se bashkimi në një fe është një mjet për të ruajtur të paprekur gjuhën dhe kombësinë e tyre, pa ngurrim do ta përqafonin atë”.[ ] Abat Doçi me njohjen e thellë të traditës së vendit të tij dhe me eksperiencën e tij
ndërkombëtare, qëndronte larg mentalitetit mesdhetar dhe ballkanik të Rilindasve të tjerë. Si një intelektual me një horizont tepër të gjerë dhe me një mentalitet pragmatist, pranonte rolin e gjuhës shqipe në likuidimin e prapambetjes kulturore për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, dhe i gëzohej faktit që shqiptarët kishin mundur ta ruanin gjuhën dhe traditat kombëtare ndonëse nën ndikimin asimilues të gjuhëve dhe kulturave më të zhvilluara të botës së lashtë mesjetare. Abat Prend Doçi ka një meritë të jashtëzakonshme në kontributin e tij për eliminimin e elementeve negative me origjinë mesjetare në Trashëgiminë Jo-materiale Shqiptare e veçanërisht në zakonin e gjakmarrjes dhe vëllavrasjes që për fat të keq krijon viktima edhe sot e kësaj dite. Gjatë disa ekspeditave të fundit për vlerësimin e Trashëgimisë Kulturore të zonës së Bulgrit, mësuam se në këtë zonë që i përket vendlindjes së Abatit, ka mbi 100 vjet që nuk ka ndodhur asnjë vrasje për gjakmarrje dhe se popullsia nuk ka probleme me ndarjen e pronave. Banorët ia dedikojnë këtë mënyrë sjelljeje “BESËS” që ata i kanë dhënë Abatit rreth 130 vjet më parë. Mjafton ky fakt për të kuptuar fuqinë e personalitetit më të fortë të Veriut, trurin dhe figurën qendrore të Mirditës, Hamletin Shqiptar, Rilindasin e Madh, i cili vetëm me një fjalë të vetme ka zgjidhur një problem që për dekada me radhë, shoqata, OJF e grupime të
ndryshme, nuk arrijnë dot t’i japin ende zgjidhje, kësaj plage të turpshme dhe makabre të shoqërisë sonë, e cila së fundmi po bën të gjitha përpjekjet për të hyrë në familjen e madhe europiane. Ku j d e s i n e A b a t i t p ë r Trashëgiminë Kulturore e shpjegon edhe Edith Durhami në veprën e saj. Edith Durhami mbetet e mahnitur nga shijet e Abatit dhe nga mënyra se si ai adhuron dhe respekton peizazhin e mrekullueshëm të Mirditës e në veçanti të maleve të
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015
Oroshit, nga të cilat Abacia kishte marrë emrin ndërsa Abati titullin. Ajo e vlerëson jashtëzakonisht mikpritjen në shtëpinë e Kapedanit, nga e cila disa vjet me vonë, Margaret Hazluck do te bënte fotot e para të saj në Mirditë. Durhamit, i bëjnë shumë përshtypje objektet e artizanatit shqiptar në shtëpinë e Kapedanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit, e ndërtuar me gurë të gdhendur, e sidomos mobiliet e gdhendura në stilin e vjetër shqiptar për të cilat ajo lutej që të mos zëvendësoheshin kurrë nga prodhimet e tipit evropian të bëra me makineri. [ ] Po ashtu, ajo vlerëson Traditën e mikpritjes në mënyrë fisnike dhe madhështore si dhe kostumet e mrekullueshme me të cilat janë veshur banorët e shtëpisë. “I vetmi njeri me peshë në zonë - shkruan në shënimet e saj Edith Durham, - ishte dora e djathtë e Kapidanit, Abati i Oroshit Prend Doçi, një njeri i shquar i cili jo vetëm që kishte studiuar në Romë, por kishte shpenzuar vite në Brunswick në Kanada. Jo shumë shqiptare - vë re Durham - ishin të shkolluar jashtë Shqipërisë”. Një element tjetër pozitiv që vë re Edith Durhami gjatë vizitës së saj në Mirditë, ishte fakti që udhërrëfyesi dhe roja që Abati i kishte vënë në shërbim Edith Durhamit ishte një joduhanpirës.”I veçantë në vendin ku çdo mashkull e vendos cigaren në buzë para adoleshencës”. Kur Abati e priti atë në pas-
diten e çajit në Abacinë e Oroshit, me biskota Marie, Durham u mallëngjye tërësisht. Ajo më pas shkruan se kishte ardhur në pjesën më të egër të Ballkanit ku gjeti një luks të madh” [ ] Durhami në këtë rast, na tregon se Abat Doçi ishte një njohës i rafinuar jo vetëm i dokeve dhe zakoneve kombëtare, por edhe i atyre të vendeve më të zhvilluara dhe të emancipuara të botës. Pas kthimit në Atdhe, duke parë gjendjen e rrënuar ekonomike dhe shpirtërore të Mirditës, por edhe të Shqipërisë, ai vendosi që
more dhe përgatitore mbi 15 vjeçare, ai kërkoi ndalimin e gjakmarrjes. Abati jo pa qëllim, vendosi paqen deri të Mërkurën e Përhime [ ]” para Pashkëve të vitit 1909, datë deri në të cilën të gjitha gjaqet duhej të faleshin dhe çdo njeri që vriste një njeri tjetër do të dëbohej jo vetëm nga Mirdita por edhe nga e gjithë Shqipëria. Plaçkitjet midis tribuve duhet të ndaloheshin dhe ligji duhej të forcohej. (për çdo gjë të vjedhur gjoba do të ishte me dyfishin e vlerës së gjësë së vjedhur) dhe nëse ishte e
të marrë disa masa për të përmirësuar rrënjësisht doket, zakonet si dhe jetën shpirtërore dhe ekonomike të malësorëve. Abati, si një njohës i shkëlqyer i Doktrinës Kristiane por edhe si njohës i Kanunit të Lekë Dukagjinit, në të cilin mbeshtetej i gjithë rregulli shoqëror i asaj periudhe, e shfrytëzoi Kanunin dhe ligjet e tij në hartimin e Kushtetutës së vitit 1908, duke deklaruar se do t’i zbatonte me forcë ato ligje. Pas një punë të gjatë studi-
nevojshme, për zbatimin me forcë te ligjit të thirreshin tre batalione nga Shkodra” [ ] Nëpërmjet politikës dhe diplomacisë së tij hamletiane: “të rrosh apo të mos rrosh” apo “Shqyptar, desim asht ma mirë T’zot n’mos kjofshin me u ba t’lirë”, Abati purifikoi vendin nga gjakderdhja e kotë dhe nga veset e këqija. Duke kthyer një faqe të rëndësishme në historinë e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Zgjedhja e
9
të Mërkurës së Përhime për të dhënë BESËN, tregon një largpamësi dhe njohje shumë të thellë të dokeve, traditës dhe jetës shpirtërore të Mirditës, Për të përmirësuar Trashëgiminë Kulturore nga rrënimi, Abati zgjedh pikërisht ritin e vendosjes së hirit, i cili përmban edhe një formulë paralajmëruese të marrë nga tradita e lashtë: “Kujto që hi je dhe në hi do të kthehesh”[ ] Këtë paralajmërim, Abati e bën me shumë finesë për t’u kujtuar bashkëkombasve të tij mesazhin e Apokalipsit : “Mos dëmtoni tokën, as detin, as pemët deri sa ne të shënohemi me vulë si shërbëtorë të Zotit tonë”. [ ] Me anë të kësaj politike ambientaliste, tepër moderne për kohën, Abati tregon për një kulturë të jashtëzakonshme ambientaliste, të cilën ai e mori si bleta nektarin në tre kontinente. Mesazhet e tij, të dhëna nëpërmjet mesazheve biblike rreth 130 vjet më parë, kanë filluar të marrin një vëmendje më të madhe sot e kësaj dite dhe janë më të nevojshme se kurrë, për shoqërinë tonë konsumiste, që me turrin dhe babëzinë e saj të përfitimit të shpejtë, po e çon botën drejt një perspektive Apokaliptike. Por e “Mërkura e Përhime” ku nënkuptohet Apokalipsi, është vetëm disa ditë para Pashkës dhe shoqërohet me agjërimin i cili nënkupton purifikimin e besimtarit para Pashkës. Kjo zgjedhje e tij, jo pa qëllim, tregon që Abati kërkonte ta purifikonte vendin para se ta ringjallte atë. Për Abatin, purifikimi ishte mjeti, ndersa qëllimi ishte ringjallja. Kjo është dhe një nga shumë arsyet që Abat Prend Doçi, Abati i Mirditës e meriton të quhet Rilindas i Madh, misionar i dijes dhe kulturës kombëtare” “Unë kisha parë Tokën e të Shkuarës së Gjallë”,e mbyll librin e saj për Shqipërinë e Epërme, Edith Durham 115 vjet më pare, kur Abati i Mirditës mendonte dhe projektonte “Tokën e së Ardhmes së Gjallë”. (Sh. Bengu. me shkurtime)
QERSHOR 2015
10
Bardhok Sulejmani në visare…
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
R
rethuar nga dy mirësi, për cilën të shkruajmë më parë. Të zgjedh shkronjat që formojnë fjalën më të mirë, apo të thërras zanoret, që theksojnë më shumë bukurinë e saj. Në këtë dilemë të “vështirë” vendosa “të tradhtoi” miqtë e mi dhe të shkruaj për visaret e “shpirtit të visareve”. Më duhet të vlerësoj mjeshtrinë e përdorimit të fjalës nga z. Llesh Sefgjini dhe të “shajë” modestinë e kulturologut të talentuar Bardhok Sulejmani, që “rastësisht” ishte dhe është shkrimtarë, dramaturg, skenarist dhe kulturolog. Libri “Shpirti i Visareve” është model I më i mirë I promovimit, konfirmimit të vlerave të një figure nëpërmjet kultures së një krahin e dhe anasjelltas. Bardhok Sulejmani është simbol i asaj që quhet “Mirditë e re” në arsim, art, letërsi, kulture dhe traditën bashkëkohëse… Me pak fjalë, libri të çel derën e rrethanave, ndërton tribunën e sfidës së vlerës për të shpallur fitoren shpirtit që duke heshtur lavdëron meritat që flasin… Këtu më duhet të mirënjohe të vlerësoj autorin edhe protogonistin që së bashku e bëjnë librina liazhgurësh të çmuarnë unazën e gishtit tregues. Jeta e shkrirë nëpër rrjeshta, konflikti I tjerrur me figura, drama e luajtur me ndjenjën përjetësuese, gjuha e pasur dhe korrekte, që të befasojnë. Redaktimi dhe korrektimi ekselent më ngjajnë si “çangë” alarmipërmorinëfaqeshumëtë “botimeve” pa botë, tëgjuhës pa pikë e pikëpresjeqë “pjellin” shtëpitë tona botuese që në thojza kanë lekun dhe pas presjes fillojën me “të madhe”… Libri i bukur shkruar dhe i bukur thënë nga I heshturi punëmirë Sefgjini, është metodikë për krijuesit, për mënyrën e të qendisurit, përformën e të treguarit, monografinë deduktive, biografinë e përzier me klorofilën e gjetheve të pemës së jetës. Leximi I librit do të na sjellë fig-
Bardhok Sulejmani mes artistëve në vitin 1978
urat idealiste të artit, frymëzimin e vlerës, lodhjet dhe sakrificën e njeriut gjumë pakët e tëmth madh, heshtjen e detyruar, udhën e kujdesit, mençurinë e përdorur dhe talentet e ndrydhura. Të hysh në jetën e Bardhok Sulejmanit do të thotë të studiosh nga brenda të gjithë krijuesit, letrarët, poetët dhe rapsodët e Mirditës së ngujuar në “kullat” e censures së vet. Asnjëherë liria e krijimit nuk ka qenë në kopertinë të talentit të mirditsave, here për arsye politike, here për arsye konservatore, here për arsye fetare dhe më shumë për arsye krahinore… Prindërit e letërsisë pa kurorë, janë të pa lexuar nga emri I autorit, të pa promovuar nga “elita” diskriminuese që zapton ekranet, të pa koment e kritikë nga resa ndaj njëri tjetrit, të pa pranuar nga agjensitë e shitjes dhe përhapjes së librit. Si të vegjël e “provincialë” nuk munden as Lleshët dhe as Bardhët të jenë në piramidën e medias së blerë, as në konkurset e fituara para shpalljes
dhe përkthimet në gjuhë të tjera. Si nuk u gjet një “Llesh” të lexohet italisht dhe një “Ndue” të përkthehet frëngjisht…?! Libri i arritur i zotit Sefgjini, shpirti i lodhur I zotit Bardhok Sulejmani, gdhendja e imët e zotit Ndue Gjika, më japin garancinë se talentet e heshtura të Mirditës e kanë mënçurinë e fjalës, zotësinë e të thënit, mjeshtrinë e të shkruarit, logjikën e kohës për të parë, të lexojnë njëri-tjetrin, që të mësojnë se nëntoka e florinjtë e Mirditës është themeli i pasurisë shpirtërore I trojeve shqipe, krijuesit e talentuar të saj, janë fisnikëria e re, pasardhëse e visarëve të çmuara të ditës së mire dhe ëndërrës së bardhë. Paqa bëhet nga shpirtëra të pastër, nga mendje të kthjellëta, që diellin e marrin nga ambasadorët e saj, bekimin nga frymëzimi pozitiv dhe lejen nga dhimbja e tjetrit. Ndoshta kjo ishte deviza e “Ambasadorit të paqes” Bardhok Sulejmani, që dekoratën e ka vënë në kornizën e jetës së vet për të thirrur meritarët… Nga Gjovalin Ndoja
QERSHOR 2015
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
N
ë garën zgjedhore për kreun e bashkisë së re të Mirditës morën pjesë dy kandidatura, Ndrec Dedaj si kandidat i të majtës dhe Gjergj Prenga si kandidat i koalicionit të djathtë. Gjatë fushatës nuk u shënua asnjë incident, gjë kjo një normalitet për të gjithë fushatat elktorale në Mirditë. Ndërkohë një ditë pas zgjedhjeve, pas numërimit të votave rezultoi se fitues ishte Ndrec Deda me rreth 1500 vota diferencë. Zoti Dedaj do të zëvendësojë në këtë detyre kryetarin Ndue Gega. Një përshkrim i shkurtër jetësor i Ndrec Dedës. Ndrec Dedaj ka lindur në fshatin Shebe të Selitës më 04. 11. 1969. Shkollimin bazë dhe atë të mesëm e mbaroi me rezultate të larta në vendlindje dhe në fshatin Malaj, fshat i cili në atë kohë kishte shkollë të mesme. Pas shkollimit të mesëm z. Ndrec DEDAJ vijon shkollimin pranë Fakultetit të Kulturës Fizike “Vojo KUSHi” në Tiranë. integrimi i tij i hershëm si pjestar aktiv i strukturave të Policisë së Shtetit shërben si indicie për të përfunduar me
11
Ndrec Dedaj zgjidhet kryetar i Bashkisë Mirditë sukses Akademinë e Rendit Publik. Krahas punës intensive z. Ndrec Dedaj përfundon disa specializime të çertifikuara ndërkombëetarisht, ku veçohet kualifikimi për luftën kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse me një CV të pasur shkollimi në fushën e rendit publik, z. Ndrec Dedaj ndjek dhe përfundon me sukses Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës. Ndërsa për sa i përket aktivitetit profesional dhe kontributit të strukturat e Policisë së Shtetit z. Ndrec Dedaj ka një aktivitet që nis në vitin 1992 deri në vitin 2001, vit kur kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës i beson themelimin nga e para të policisë Bashkiake të Kryeqyetit. Ndrec Dedaj njihet si themelues i kësaj policie te cilen e drejtoi me sukses per tetë vite me radhë deri në vitin 2009 , kur filloi të shfaqte tendencë në drejtim të angazhimit politik. Angazhimi Politik Duke parë përkushtimin e Tij dhe korrektësinë e spikatur, kryetari Edi Rama e fton për
të kandiduar në listat zgjedhore për deputet të Kuvendit të Shqipërisë, mandate të cilin e ushtron për dy vite me rradhë 2011 - 2013 në përbërje të grupit opozitar të PSSH-së. Në vitin 2013 Ndrec Deda kryeson fushatën politike zgjedhore në Mirditë, fushatë te cilën e mbyll me sukses, duke u shpallur fitues i këtyre zgjedhjeve në Mirditë. Mernjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, z. Ndrec Deda emërohet në detyrën e lartë të Prefektit të Qarkut Lezhë, detyrë nga e cila jep doreheqjen më 30 prill 2015, në përmbushje të ligjit zgjedhor me rastin e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Mirditës. Vlerësime Ndrec Dedaj, falë angazhimit të tij të përkushtuar në struktura të rëndësishme shtetërore dhe politike ka fitur vlerësime të shumta të komunitetit ku ka shërbyer në Tiranë, por edhe nga komuniteti i origjinës së tij në Mirditë. Ka qënë gjithmonë i vemdshmë dhe i gjëndshëm sidomos për komunitetin e
origjinës Mirditë, ku spikat mbështetja e tij për artin dhe kulturën, sportin dhe shumë angazhime të tjera komunitare dhe individuale. Kjo ka bërë që faktorët kulturorë mirditas më herët ti akordojnë vlerësime të rëndësishme si “Personazh i vitit 2008” për kontribut të veçante në mbeshtetje të kultures Mirditore, akorduar nga Bashkia Rrëshen. Po ashtu Klubi Kulturor “Mirdita” në vitin 2009, i akordon vlerësimin “Personazh i vitit 2009” për ndihmesë në mbështetje të kulturës, sportit dhe arsimit në Mirditë.
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015
12
Kujtime për Paulin Shqalsin
Respekt dhe mirënjohje pafund për mjekun e parë mirditor E dhe pse kanë kalu ar shumë vite, të një dekade, Ai vazhdon të kujtohet me respect dhe mirënjohje të madhe, jo vetëm nga kolegët dhe bashkepunëtorët, por edhe nga ata njërëz të thjeshtë, të cilët kanë marrë shërbimin e tij. Korrektësi në profesion dhe humanizëm i lartë njerëzor, është ajo që e ka karakterizuar doktor Paulin Shqalsin në vite e dekada pune si mjek në gjithë zonën e veriut të vendit. …Paulini lindi në fshatin
Malaj, me 22 Qershor të vitit 1926. Ai ishte nipi i Ndue Pal Dedës(Shqalsi), Iicili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali, dhe emëruar komandant shëtitës i Gjandarmarisë me qëndër në Burrel, ku mbulonte dhe Mirditën, Dibrën. Matin, Lezhën dhe Pukën. Ai u pushkatua nga pushteti komunist pa gjyq në vitin 1944. …Paulini shkollën fillore e mbaroi në konviktin e Burrelit në vitet 1932-1935. Në këtë kohë xhaxhai i tij e dërgon në Itali në vitin 1936
në Romë për dy vjet ku mësoi gjuhën italiane. Në tetor të 1951, kam takuar për herë të parë Paulini. Kujtoj… ishte ditë me shi, kohë kur unë isha në vitin e parë të shkollës mjekësore. Atë ditë më kishte takuar shërbimi në kuzhinë, ku vjen një djalë i dobët, por simpatik, i cili futet për tu tharë, pasi ishte bërë “qull” nga shiu. Aty u prazantuam. Ishte Paulin Shqalsi, nxënës në vitin e fundit për ndihmës/mjek. Biseda me të ishte e këndshme dhe mua më tërhoqi shumë,
respect që e krijova që në momentet e para. Paulini pasi mbaroi shkollën e mesme për ndihmes/,mjek punoi një vit në rrethin e Krujës, e pastaj vazhdon fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 1958 mbaron me rezultate shumë të mira dhe emërohët mjek në spitalin e Rubikut. Në vitin 1959 emërohët drejtor I shërbimit shëndëtësor i Mirëditës dukë kryer edhe punën e mjekut. Në mars të vitit 1960 u ritakuam, por tashmë këtë herë në punën e përbashkët, si dy kolegë.
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015 Po si e kam njohur unë dhe imazhi në memorjen time për doktor Paulin Shqalsin? “ kemi punuar mbi 35 vjet në Spitalin e Rrëshenit dhe e kam njohur si një njeri shumë të zgjuar, me intelekt, si një njeri me kurajo, ishte i thjeshtë, gojëmbël. Ai komunikonte me cilindo, ishte human dhe kishte etikë mjekësore. Ndonësë në atë kohë nuk bëhej fjalë për ekonomi tregu, por dominonte ndjenja e humanizmit për ti shërbyer njeriut në cdo kohë dhe më cilësi të lartë. Paulini zotërontë dy gjuhë të huaja, rusisht dhe italisht dhe zotëronte literaturë mjekësore të konsiderueshme për kohën. Ai ishte i abonuar në ato revista mjekësore që lejonte sistemi i asaj kohe në gjuhë të huaja, ishte nga ata mjekë me njohuri shumë të larta profesionale mjetësorë dhe kulturore. Unë ia dedikoj formimin tim si mjek në punë të përbashkët me doktor Paulinin. Ai ishte nje doktor që nuk bënte diferencime në shërbimin mjekësor dhe I konsidëronte njëlloj si pushtetarin edhe punëtorin, si fshatarin ashtu edhe sekretarin e partisë së asaj kohe. Po me të njëjtin humanizën ai kujdesej edhe për të “deklasuarit”, gjë e cila ishte shumë e vështirë, por që për doktor Paulinin, ishin njësoj në trajtim, njeriu dhe sëmundja. Gjatë këtyre viteve nuk mund të ketë një familje në Mirditë që të mos ketë marrë ndihmën mjekësore të doktor Paulinit, por jo vetëm kaq, por ndihma mjekësore dhe profesionalizmi i tij ishte bërë shumë e njohur edhe për banorët e rretheve që kufizoheshin me Mirditën, si Dibër, zonën e Lurës, Mati, Puka, Kurbini e Le-
Edhe pse ishte i angazhuar edhe me përgjegjësi shoqërore, përsëri Doktor Paulini në çdo kohë ishte me stetoskop me vete. Për punë të mirë me aftësi profesionale në shërbim të popullatës, ai u dekorua me disa Medalje dhe Urdhëra Pune. Ndërkohë që virete e fundit Bashkia dhe Këshilli bashkiak i kanë akorduar titullin “Qytetar Nderi” të Rrëshenit. zha. Madje kishte shumë raste që kërkonin ndihmën mjekësore dhe nga Shkodra. Por të shumta në kujtesën timë janë rastet kur në mënyrë të organizuar shkonim për të dhënë ndihma mjekësore apo për të bërë konsulta e depistime për sëmundje të ndryshme në zona të thella, si Fanë, Kurbnesh, Reps, etj. Kujtoj që…Dr Paulini ishte dhe respektohej si veteran i Luftes Antifashiste, ku kishte qënë pjesë e brigadës së katërt. Në punë edhe pse me prejardhje politike jo të mirë, gjatë gjithë kohës ka qënë i veshur me pushtet si drejtues në shëndetësi dhe anëtar i këshillit popullor të asaj kohe. Edhe pse ishte i angazhuar edhe me përgjegjësi shoqërore, përsëri Doktor Paulini në çdo kohë ishte me stetoskop me vete. Për punë të mirë me aftësi profesionale në shërbim të popullatës, ai u dekorua me disa Medalje dhe Urdhëra Pune. Ndërkohë që virete e fundit Bashkia dhe Këshilli bashkiak i kanë akorduar titullin “Qytetar Nderi” të Rrëshenit. …Në vitin 1959, Ai u martua me Agetinën, e cila rridhte nga një familje me tradita të mira dhe njërëzore dhe kulturore. Ajo ishte mbesa e Ernest Koliqit, klerikut të lartë të Shkodrës dhe gjithë
Shqipërisë. Duke parë këto rrethana, me të drejtë të lind pyetja se si i kanë shpëtuar sistemit të asaj kohe pa u përsekutuar, kohë kur dr Paulini kishte xhaxhain të pushkatuar pa gjyq, por edhe gruan mbesën e kardinalit Ernest Koliqi, në burg politik? Përgjigjja është se Paulini me Agetinën ditën të përballojnë më punë të palodhur në shërbim të gjithë popullatës, pasi ata të dy njëri mjek dhe tjetra laburante, punonin dhe shërbenin në mjekësi. Por sjellja e tyre e shkëlqyer, korrektesa dhe embëlsia që ata përcillnin te cdo njeri ishin faktorët kyc dhe shume favorizues. Paulini dhe Agetina, si dy bashkëshortë, lindën , edukuan dhe arsimuan 3 femijë. Beatrice, e cila u bë mjeke stomatologe, Valentinin, mjek neurolog dhe Antoneta, e cila u be mësuese Gjuhë-Letërsie. Fe mijët u martuan me familje shume te mira, të njohura për tradita të shkëlqyera kulturore dhe bujarie. Djali i vetem i doktor Paulinit, Valentini, se bashku me gruan dhe femijet, pas viteve ‘90 emigruan si shume shqiptare në Gjermani, ku me një vullnet të hekurt arriti të japë provime plotësuese dhe të konvertojë diplomen e mjekësisë, duke u punësuar në këtë mënyre
13
në profilin e tij si mjek neurolog. Me punë dhe përkushtim ata arritën të marrin nënshtetësinë gjermane, çka iu dha ndihme për të bashkuar tashmë familjen e madhe, me prindërit në Gjermani. Por përpjekjet e tij nuk ngelën vetëm në rrafshin personal, por ai ndihmoi dhe shumë bashkëatdhetare të cilët kishin emigruar atje. Tashmë kontributi i tij u shtri dhe jashtë qytetit apo vendit ku ai kishte nisur një jetë të re me familjen e tij. Ai kurrësesi nuk mund të harronte prejardhjen e tij. Kështu në vitin 1998 , Dr.Valentini organizoi dhe dergoi shumë ndihma mjekësore për spitalin e Rrëshenit. Aktualisht Dr Valentini, titull i mbrojtur shencërisht, është mjaft i njohur si mjek neurolog në qytetin LYMEN të Gjermanisë. …..vendosja e familjes së tyre në Gjermani, përkujdesja e djalit dhe e gruas Agetina, ishin dhe elementët që ndikuan shumë në zgjatjen e jetës së Doktor Paulinit, i cili prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Më bindje mund të shpreh se Dr. Paulini ka lënë pasardhës të talentuar, i cili edhe pse në një vënd mjaft të zhvilluar sic është Gjermania, ka krijuar një profil të tijin dhe tashmë ka një emër të respektuar në fushën që ai ushtron profesionin e tij. …Thonë që vdekja merr më të mirët, kështuqë nuk kurseu as Dr Paulinin, i cili u nda nga jeta më 22 Tetor 2005…. i hodha ne letër këto kujtime, pasi mendoj se njerëz të tillë, me kontribute të mëdha, duhen rikujtuar, por edhe përcjellë që ti njohin brezat e ardhshëm.
QERSHOR 2015
14
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
Platforma për reformimin e Shoqatës Mirdita Pas një diskutimi të gjëre Këshilli Drejtues i SHKKM m1 21.05 2015, mori vendim për emërin “Shoqata Mirdita Bashkuar” Në kuderin e reformimit kërkojmë angazhimin e bashkëpunimin tuaj. AKërkojmë mendimin për : 1- Përmirësimin e - plaftormëse “Shoqatës Mirdita Bashkuar” (SHMB) Projekti “Shoqata Mirdita Bashkuar” (SHMB), përfaqëson vlerat, interesat, historine, traditen, kulturen dhe pasuritë e Mirditës natyrore e çdo mirditasi, pavarsisht nga bindjet, kufijt administrativ dhe vendbanimi, brenda dhe jashtë vendit. Në mbrojtje të vlerave, pronësisë intelektuale, historisë, kulturës, biznesit dhe te drejtave kushtetuese përfaqëson organizimin gjithpërfshires dhe përbashkues të çdo mirditasi, pa dallim,, të çdo dashamiresi të ksaj krahine, dhe kontribuesi, me zhvillimin e përparimin e saj... Shoqata “Atdhetare Mirdita Bshkuar”,do ketë qëllimi kryesor të ruhen, pasurohen dhe të promovojë vlerat historike, kulturore, artistike, doket dhe traditat më të mira të Mirditës. Ndikimi mbi politikbërjen për marrjen e vendimeve që kanë për synimrritjen e prosperitetit ekonomik, social e turistik të zonës,nxitjen e kërkimeve me karakler ekonomik, gjeografik, etnik, folklorik, arkeologjik etj Interesat e atdheut, vlerat fondamentale të Mirditës janë të parat dhe të pa cenueshme. Veprimtaria e shoqatës do të jetë në perputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet dhe liritëe grupit, të individit dhe të organizimit qytetarë. “Shoqata Mirdita Bashkuar” (SHMB) udhëhidet nga statuti sajë, do të ketë organet e saj të zgjedhura me votë dhe ata plebishitare. 2- Asambleja e përgjithshme. (perfshihen të gjithëve) Përfaqëson antarsinë, miqt dhe dashamirët e shoqatës që kanë punuar dhe punojnë ne interes të zhvillimit të Mirditës.... Mblidhet zakonisht një herë në tre vjet si organi vendim-marres i shoqatës. Forumi i intelektualëve (të urtit) •Ky forum pranë Shoqatës sherben si filter që nuk lejon asnjë vendim apo veprimtari të Shoqatës “Mirdita” të dobësojë apo të cenojë vlerat e Mirditës se vjeter dhe të re. •Forumi është konsultativ dhe vendosin marrës pa konsensin e tij nuk botohet asnjë produkt në emëer të Shoqatës. •Forumi ka të drejtën e kontrollit të vlerësimeve nga grupi përkatës i shoqatës, anullon dekorimet, spon-
sorizimet për krijimtari apo studime dhe propozon mbeshtetje financiare per botime cilësore. • Forumi është organ përfaqësues elite dhe urtësie. Kështu në këtë strukturë zgjidhen specialistet dhe organizatorët me të mirë, burrat me pajtues e përfaqësues. 3- Shoqata do të ketë degë në diasporë, Tiranë, Kamzë, Vorë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vau Denjës,Gjegjan, Ungrej, Pukë, Laç, Milot, Rrubik, Rrëshen, Ulëz, Shkopet e Sarandë edhe jashtë shtetit për emigrantët Mirditas.. Shoqata Mirdita ju fton dhe mirëpret kontributin dhe vullnetarizmin e sejcilit veteranë, pishtarë, figura publike, miq dashamirë, klerikë, dijetarë, krijues bashkpunëtorë shoqate, gra, vajza të rinj pa dallim politik, fetarë, e shoqeror. Kush kontribon për t’i shtuar vlerat Mirditës është i mirëpritur. Deviza jonë është : “Së bashku për Mirditën” ! 4- Organet që rrjedhin prej saj : Nderi i “Shoqatës Mirdita Bashkuar” Miqtë e”Shoqaës Mirdita Bashkuar” Themelues të”Shoqaës Mirdita Bashkuar” Kryesia e Shoqatës “Shoqaës Mirdita Bashkuar” 15-19 antarë.Kryetari i Shoqatës me mandat 3 vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë Këshilli drejtues i “Shoqaës Mirdita Bashkuar” 25-29 antarë Kordinatorë të”Shoqaës Mirdita Bashkuar” 3-5antarë Grupet e Punës të “Shoqaës Mirdita Bashkuar” Forumi intelektualve të Mirditës Bashkuar
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
QERSHOR 2015
15
Nismëtarët propozues : Viktor Doda Agim Doçi, Luigj Gjoka, Ana Pertena, Gjovalin Ndoja, Ndue Gjika Bib Kaza, Viktor Pjetri, Mendimin tuaj e kërkojmë deri me datë 30. 06.2015, në e-mailin gjonmlleshaj@hotmail.com Me rrespekt Kryetari i grupit nismetarë Gjon Lleshaj.
QERSHOR 2015
REDAKSIA
FOTOKUJTESË
KRYEREDAKTOR Saimir Kola ZV.KRYEREDAKTORË Gjergj MARKU Violeta SHQALSI KORREKTORE LETRARE Ana PËRTENA KOLEGJIUMI I REDAKSISË Mark TIRTA Gjon LLESHAJ Luigj GJOKA Gjovalin NDOJA Anton BOÇI
ORGAN I SHOQATËS, KLUBI KULTUROR “MIRDITA”
SPONSOR Gjon MELYSHI MANAXHER Viktor PJETRI MARKETING Xhelal MARKU PRINTIMI I GAZETES U REALIZUA NE SHTYPSHKRONJEN “MIRGEERALB” NR. I LLOGARISË I SHOQATËS SË KLUBIT KULTUROR “MIRDITA”: Banka Kombëtare Tregtare Tiranë. Nr. Llog. 401210371. Iban (Lek) AL37 2051 1014 2103 71CL TJCL ALLA. Iban (Euro) AL04 2051 1014 2103 71CL TJCF. PUNIMI GRAFIK Alsiva Art Designers
Foto e vitit 1913 Udha e gjatë dhe e vështirë e mëkimit të jetës, e gufimit të limfes, të përtëritjes së një kombi. Një udhë e mbushur përplot me mundim dhe sakrifica. Një kalvar i gjatë i shenjtërimit të aktis sublim të nënës, të kësaj nëne në foto, të mijëra e mijëra të tjerave, që ishin jo vetëm bashkëshorte të denja, nëna të përkushtuara dhe gra të devotshme, por dhe zemra e zëshme e një kushtrimi. Të rrisësh fëmijë në mjerim të skajshëm, është ajo që ata bënë, sprova më e vështirë dhe triumfi me heroik i gjenialitetit të gruas mirdotore, gruas shqiptare
16