Suplementi "Koha Tjetër" e "Koha Jone"

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 26 QERSHOR 2015


14 E premte, 26 QERSHOR 2015

Arta Bajrami, sekreti i një karriere dhe mëmësie të suksesshme Nga Albina Gjergji

P

INTERVISTA

ak ditë më parë ka hedhur në treg albumin e radhës muz ikor, të cilin ka preferuar ta titullojë, “Victory”. Ka përzgjedhur këtë titull, jo vetëm për faktin se e bija quhet Victoria, por edhe sepse me “Victory” puna e saj merr një dimension tjetër, pikërisht atë të sakrificës 1vjeçare dhe triumfit. Arta Bajrami është një nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor në Kosovë, Shqipëri e më gjerë dhe ajo çka duket se e bën më të veçantë dhe ndryshe nga këngëtaret e tjera është origjinaliteti i zërit, i stilit muzikor dhe padiskutim zgjuarsia e prezantimit të këngëve në kohën dhe momentin e duhur. Ky album i këngëtares, Arta Bajrami, përmban 10 këngë, të cilat i përkasin zhanreve të ndryshme muzikore, por ku dominon ritmi folk, ndërsa studio së cilës i ka besuar muzikën është ajo e vëllait të saj – edhe ai një emër mjaft i njohur në tregun muzikor - Don Arbas. “E veçanta e këtij albumi ëështë se përmban muzikë të stilit, që mua më dallon nga muzika që prezantohet sot në treg. Çdo këngë mban një vulë të qartë - Arta. Sapo të dëgjosh tingujt e parë e kupton që jam unë dhe ky është suksesi më i madh i një artisti, pra krijimi i një stili tipik që e bën atë të dallohet nga të tjerët”, shprehet Bajrami për suplementin “Koha Tjetër”, të gazetës “Koha Jonë”. Por këngëtarja nuk ndalet këtu, më poshtë ajo na zbulon edhe disa detaje të tjera që kanë të bëjnë me jetën e saj - jo vetëm profesionale - por edhe miqtë dhe konkurrencën në tregun artistik.

Sapo keni hedhur ne treg albumin e radhës muzikor. Sa këngë përmban ky album dhe pse ky titull Arta? Albumi ka 10 këngë të zhanreve të ndryshme, por dominon muzika folk. Ndërsa për emër jam inspiruar nga vajza ime, Viktoria dhe pastaj medova t’i jap edhe një dimension më të gjerë, pra “Victory”, që do të thot “Triumf” dhe ky album është triumf mbi gjithë sakrificën një vjeçare për realizimin e tij. Sa kohë kishe që punoje për këtë projekt artistik dhe çfarë e bën të veçantë ndryshe nga prezantimet e tjera, sipas jush? Kam punuar rreth një vit intensivisht për të realizuar këtë album. “Victory” është punuar si zakonisht në studion “Arbasound” dhe nuk ka diçka që nuk është dëgjuar më herët nga unë, por e veçanta është se ky album përmban muzikë të stilit, që mua më dal-

Këngëtarja e njohur sapo ka hedhur në treg albumin e radhës me titull, “Victory”, një album që ka rezlutuar mjaft i suksesshëm deri më tani dhe që përmban 10 këngë të zhanreve të ndryshme muzikore

lon nga muzika që prezantohet sot në treg. Çdo këngë mban një vulë të qartë - Arta. Sapo të dëgjosh tingujt e parë e kupton që jam unë dhe ky është suksesi më i madh i një artisti, pra krijimi i një stili tipik që e bën atë të dallohet nga të tjerët. Si është pritur deri më tani në Kosovë dhe cilat kanë qenë komentet më pikante që keni marrë? Albumi është pritur tepër mirë dhe këtë gjë e prisja, sepse me modesti mund ta them se nga dhjetë këngët shtatë, apo tetë kanë potencial për t’u bërë hite. Por çfarë më gëzon është fakti që publiku e di çfarë mund të presë nga unë dhe ata kësaj here janë ndarë më të kënaqur se kurrë. Ndërsa komentet më pikante lidhen me pamjen time, ku shumica po thonë se dukem më bukur se kurrë më parë, e ky për një femër është kompliment i madh. Po komente negative keni marrë dhe si reagoni zakonisht kur lexoni diçka të pavërtetë, ose tendencioze? Komente negative nuk kam marrë. Ka aty-këtu ndonjë që ka pritur më shumë këngë të stilit R&B (e që nuk është për t’u çuditur kur dihet se unë jam pionierja e atij zhanri) por ata janë vërtetë në pakicë krahasuar me një numër enorm të atyre që janë tepër të gëzuar dhe të impresionuar nga ky stili im i ri, që anon nga folku, por është tipik Arta. Bashkëpunëtorët e këtij suksesi Arta? Albumi është punuar nga vëllai im, Don Arbas.

Nga dhjetë këngë, dy prej tyre janë bashkëpunime. Njëra është duet me Dulin (muzikë popullore) dhe tjetra me një anëtar të ri të studios sonë, Boletinin (R&B). Tekstet janë të shkruara nga Avni Qahili, Arsim Bunjaku, Mitat Sadiku, Endrit Mumajesi dhe unë kam shkruar një këngë në gjuhën angleze. Jeni padiskutim një nga këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor në Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Ç’detaj mendoni se ju bën kaq të dashur për publikun shqiptar Arta? Mendoj se stili unik. Kjo është ajo që e thashë edhe më lart, pra sapo fillon kënga, publiku pa më dëgjuar akoma zërin e kupton që është


15 E premte, 26 QERSHOR 2015

Rita Ora e zhgënjyer nga lidhjet e saj

Alban Skënderaj: Unë, Miriami dhe bebja… një ndjesi e jashtëzakonshme

G

jatë pjesëmarrjes në emisionin Express Summer në KTV, Alban Skënderaj ka folur edhe për jetën e tij private, Miriamin dhe fëmijën e tyre të parë që janë duke e pritur e gjinia e të cilit tashmë është bërë e ditur. "Është me të vërtetë për t'u ndalur mirë dhe gjetur fjalët e duhura kur flas për të. Është një ndjesi e jashtëzakonshme dhe këtë e kuptojnë më së miri ata që janë prindër. Jemi shumë të lumtur, sepse ka ardhur në momentin e duhur. Po e përjetojmë me shumë entuziazëm, ndonjëherë edhe më shumë seç është e nevojshme dhe vërtet jemi shumë të lumtur", është shprehur këngëtari për vajzën, të cilën janë duke e pritur. I pyetur nëse çifti do të ketë dasmë, Albani nuk e mohoi një gjë të tillë, edhe pse nuk përcaktoi ndonjë datë sa i përket kësaj. Ai, po ashtu, zbuloi se bashkëpunimi i tij i radhës do të jetë me partneren e jetës së tij, këngëtaren Miriam Cani. Një ditë para koncertit në Prishtinë, kantautori shqiptar rrëfeu për koncertin "Tingujt e ditarit tim", i cili vjen para publikut prishtinas, pasi u shfaq në Tiranë e Gjakovë. Me këtë koncert Albani kremton 11 vjetorin e karrierës. "Është e rëndësishme të përcillet mesazhi i koncertit. E di që publiku nuk është mësuar me koncerte të tilla, kështu ky është

një stimulim për të rinjtë që të shijojnë muzikën në këtë mënyrë dhe jo vetëm në diskoteka", ka thënë ai. Ky koncert sjell 20 këngë në versionin akustik dhe sipas Albanit, pikërisht kjo është pika e fortë e koncertit. Përveç Prishtinës, këngëtari në Express Summer bëri të ditur se me këtë koncert ka në plan të shkojë edhe në disa vende të tjera shqiptare. "Besoj që nga vjeshta. Shpresoj që deri në fundvit të mbyllet me sukses edhe në dy, apo tre qytete të tjera", ka shtuar Albani.

2

4-vjeçarja Rita Ora, e cila njihet për dështimet në lidhjet e saj është shprehur në një intervistë se nuk ka mundur të ruajë miqësitë me ish të dashurit e saj. Gjithmonë këngëtarja është munduar që t'i shmanget kësaj teme, por duket se më në fund ajo ka shprehur zhgënjimin. Këngëtarja ka thënë se nuk ka gjetur një mënyrë si të ruajë miqësinë me Calvin Harris, apo me Rob Kardashian. "Ndoshta ka një mënyrë se si të ruash miqësinë, por për mendimin tim është një gjë shumë e rrallë, pasi gjithmonë do të ketë atë nuancën e asaj çfarë ka ndodhur. Disa njerëz ia kanë dalë të mbeten shokë, unë akoma nuk e kam provuar këtë gjë".

Nora Istrefi organizon festë përrallore për vajzën e saj Nora Istrefi ka organizuar një festë përrallore për ardhjen në jetë të vajzës së saj të parë, Renne. Këngëtarja së bashku me bashkëshortin Robertin, u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar. Ndërkohë Nora ka shkëlqyer me pamjen e saj mbrëmjen e mërkurë, ku edhe ka festuar me miqtë e të afërm gëzimin për ardhjen në jetë të foshnjes së tyre. .

INTERVISTA Arta. Shembull, kur dëgjon këngët e Michael Jackson, ti e kupton që është ai akoma pa filluar akoma kënga. Qëllimi im është krijimi i një imazhi që mua më dallon dhe më bën të veçantë dhe këtë gjë besoj se po ia arrij. Dëgjoni albumin e ri dhe bëni krahasime me muzikën që sot lançohet në tregun shqiptar dhe do ta kuptoni këtë që po them. A ka një filozofi, moto që e udhëheq punën tuaj dhe cila është ajo? Moto e punës sime është, “work hard, play harder”. Këngëtare e suksesshme, nënë e një vajzë e cila quhet Viktoria, si arrini t’i zhvilloni të dy këto role duke qenë njëkohësisht edhe femër e realizuar në familje edhe artiste e kërkuar? Moto më lart shpjegon atë se si ia arrij t’i përmbush këto dy profesione, të qenurit artiste e shumëkërkuar dhe të qenurit nënë. A është e lodhshme? Po shumë. Vajza ime kërkon të jem me të 24 orë në ditë. Por a është e mundur? Po, por vetëm për atë që nuk dorëzohet lehtë. Shumë e apasionuar edhe pas modes, a është shopping-u një tjetër pasion i juaji? Nuk ka femër që nuk e do shopping-un. Unë jam me fat që udhëtoj shumë dhe kam mundësinë të

blej gjëra jashtë, pasi atje edhe ndjehem më e lirë. Por gjithashtu bashkëpunoj me stilistë të talentuar, kështu që nuk jam keq në këtë drejtim. Ka miq në muzikë Arta, apo vetëm konkurrencë? Në çdo lëmi mund të ketë miq, por kuptohet që më shumë ka

konkurrencë. Por konkurrenca është gjë e mirë, pasi të shtyn të punosh më shumë e të përmirësosh vetveten. Si e shihni tregun muzikor sot, me sy kritik, apo pozitiv? Unë provoj ta shoh me sy kritik tregun muzikor, sepse jam pjesë e tij dhe nuk është mirë të mos

kemi vetëkritika. Për mendimin tim, ai që i mbijeton me vite tregut, dëshmon se është duke e bërë mirë punën. Urrej të bëj atë, që disa artistë bëjnë kur thonë se “kjo, apo ajo muzikë ia vlen, apo nuk ia vlen”. Jo! Jetojmë në liri të plotë sa i përket zgjidhjes tonë kë të dëgjojmë dhe kë jo dhe publiku vendos vetë se kë dhe çfarë do të dëgjojë. Koncertet e kësaj vere, agjendë e ngarkuar? Jam në disponim të të gjithë atyre që më duan në restoranin, apo diskotekën e tyre, dasmën, apo ahengun familjar. Mezi pres t’i këndoj këngët e reja live.


16 E premte, 26 QERSHOR 2015

Dorina Mema: Kupa ime më e madhe, njerëzit me të cilët ndaj fitoret

INTERVISTA

Nga Albina Gjergji

Pak ditë më parë në Padova të Italisë u mbajt Kampionati Botëror i “Bodybuilding”, një ngjarje shumë e rëndësishme sportive kjo dhe e shumë komentuar mediatikisht, ku shqiptarja Dorina Mema u shpall në rang ndërkombëtar “The best muscle doll”

Pak ditë më parë ishit pjesë e Kampionatit Botëror të Bodybuilding, zhvilluar në Padova të Italisë, nga ku ju u shpallët vendi i parë në “Fit shape woman”. Si e përjetuat këtë ngjarje sportive dhe mjaft domethënëse për ju Dorina? Kam qenë dhe katër herë të tjera në kompeticione, ku kam dalë me çmimet dhe medaljet e tyre, por këtu në këtë federatë botërore të themeluar që në vitet 1975, e rrethuar nga atletë të njohur e profesionistë të Fitnessit, m’u duk si e para, e vetmja, ajo që desha unë; kupë në shkallë botërore me 25 vende pjesëmarrëse dhe m’u mbush stomaku me një ajër të ftohtë kur thanë, “For the first time: a muscle doll from Albaniaaaaa”! Janë disa momente që i shikon vetëm në filma. Faleminderit Zotit që unë i kam prekur e jetuar. A përkuan pritshmëritë tuaja me rezultatin e garës, apo prisnit të vlerësoheshit më shumë? Më tepër se aq nuk kishte më për kategorinë time. Në fakt, vajta për ekipin me pretendimin që nuk do futem në

Pak ditë më parë në Padova të Italisë u mbajt Kampionati Botëror i “Bodybuilding”, një ngjarje shumë e rëndësishme sportive kjo dhe e shumë komentuar ndërkombëtarisht. Shqipëria në këtë kompeticion përfaqësohej nga trupi më i bukur, Dorina Mema, një vajzë e cila karrierën e saj e ka ngritur tek besimi në vetvete dhe ambicia profesionale. Prej shumë vitesh ajo ka investuar personalisht në pasionin e saj, por asnjëherë Mema nuk ka harruar që të ngrejë flamurin shqiptar në garat përfaqësuese, pa qenë nevoja të ankohej për suportin e munguar nga ana Ministrisë së Sporteve. E stërvitur, trajnuar dhe mbështetur nga Federata që drejtohet nga Rando Kukeli, Dorina Mema pjesë të gëzimit të kësaj fitore që mban era dinjitet bën gjithë ata njerëz që besuan në të, ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe padyshim të bijën, e cila është edhe motivi kryesor që ia bën jetën më të bukur. Pjesë e disa evenimenteve kombëtare e ndërkombëtare, me disa trofe që shkëlqejnë mbi raftet e shtëpisë së saj, eksperiencën e fundit në “Wabba - World Championship” Mema e konsideron unike jo vetëm për faktin se për herë të parë u shpall fituese e “The best muscle doll”, por sepse në gjithë atë sallë të madhe rrethohej nga profesionistë të vërtetë, duke filluar nga konkurrentët, të ftuarit special, (emra të njohur ndërkombëtarisht të botës së sportit) e deri tek anëtarët e jurisë. Këtë eksperiencë speciale, Dorina Mema e ndan edhe me lexuesit e gazetës “Koha Jonë”, rrëfim të cilin e nis pikërisht me suksesin e fundit në radhë, por jo të fundit në karrierë… garë, pasi isha e ftohur e dieta e tharjes u ndërpre dhe isha me antibiotikë. Ishte kryetari i jurisë gjermane, i cili më tha, “duhet të futesh”. E mora me sportivitet dhe më tepër merresha me ekipin, sesa me veten. Kënaqesha dhe bëja tifo, teksa ato ishin në skenë. Sa ditë zgjati eventi dhe çfarë të veçante solli ky konkurs tek ty, krahasuar me listën e çmimeve të mëparshme? Eventi zgjati 3 ditë dhe them se ishin të pamjaftueshme për shkëmbim eksperiencash me sportistët e ekipeve të tjera. Zakonisht mundohem të spikas njerëzit më të dashur e pozitivë, me të cilët lidh shoqëri dhe marr shumë informacion nga to. Më ftojnë në evenimente të ndryshme, pasi shikojnë që fitness-i në Shqipëri nuk është i zhvilluar dhe nivelet e mia i përkasin ecurive të tyre. Në këtë garë nga fotografitë që pamë merrte pjesë edhe Kosova, me të cilën nuhatej lehtësisht dashamirësia dhe miqësia që ju lidhte. Në ç’vend arriti të renditej

konkurrentja kosovare? Kosova është shumë mirë në këtë sport, por vajza që mbante fashën zëvendësoi Betim Krasniqin, pasi aty duheshin femrat përfaqësuese, për zbukurim skenik kuptohet. Vajza quhet Eranda Shuaipi, bikini fitness e Shqipërisë, e cila u fut në 10 nga 30 pretendentë që ishin. Ajo ishte përgatitur mjaft mirë dhe profesionalisht shumë. Në fakt tek ju është për t’u vlerësuar jo vetëm shkëlqimi si konkurrente, por edhe si bukuri, ku fiziku perfekt ndërthuret magjishëm me hijeshinë femërore. Prej sa vitesh merreni me sportin e Bodybuilding Dorina dhe cilat janë sakrificat e vërteta që ky profesion kërkon? E kam dëgjuar dhe nga elementë botërore të jurive këtë. Faleminderit. Unë veten s’e dalloj dot. Ndoshta baza ujore që mora nga antibiotiku nuk ma shëmtoi imazhin, aq sa konkurentet e tjera, apo ndoshta fiksimi im për të mos abuzuar në disa kllapa që përkufizohet “bodybuild-


17 E premte, 26 QERSHOR 2015 ing”. Deri në këtë masë, ku kam ardhur unë arrin edhe pa abuzime, por me regjim të tmerrshem dietik e stërvitje dy herë në ditë për disa vite. Për hir të së vërtetës, duhet theksuar që jeni e para shqiptare që, përveçse ushtroheni fort, jeni komentuar shumë pozitivisht edhe në media për përfaqësimin. A ka një muzë, nga e cila udhehiqeni në profesionin tuaj Dorina? Pyetje me vend. Mendimi im është eksperienca e jetës sime. Kam investuar në trupin tim ndër vite si një detyrë qe ka çdo njeri vesveseli, që të ketë çdo gjë në vendin e vet, por më tepër kam investuar në jetë në formim intelektual, shkolla, familje, në eksperienca të ndryshme pune administrative dhe ç’është më e rëndësishme unë zbatoj normat shoqërore me fanatizëm. Duke qenë prapa kuintave, një njeri i ndershëm, transparent, akoma më pozitiv, i dashur, human me njerëzit… kjo të jep mbështetjen e njerëzve, të cilët fillojnë të të duan ty dhe atë që bën ti. Kjo është kupa ime më e madhe, njerëzit, me të cilët unë ndaj fitoret e mia. Muza ime është zbatimi i Kuranit në marrëdhënien horizontale, e cila është ajo me njerëzit. Na përmendni disa nga pjesëmarrjet tuaja në garat ndërkombëtare? Gara e parë - dhe më vjen për të qeshur kur e kujtoj - ka qenë ajo në Federatën Botërore, “WBPF”, ku dola e treta në Europe me eksperiencë zero, por me një paraqitje trupore shumë profesionale. Gara tjetër u pasua nga ajo mbarëkombëtare në Kosovë, ku nuk kisha konkurente dhe FitParade në Hungari, një eksperiencë speciale. Çfarë spikaste më shumë, sesa tek konkurrentët e tjerë tek ju Dorina dhe cilat ishin komentet e jurisë për performancën tuaj? Çuditërisht arrij që anëtarëve të jurise t’u imponoj buzeqeshjen. Ato gjithmonë më shfaqin një kënaqësi në vështrimin e tyre, që në vend që të jetë gjykues është plot dashuri dhe vlerësim, pastaj qeshin më tepër kur shikojnë që

për pozat e mia atje tej kujdeset një fëmijë në mënyrë profesionale. Nënë e një bukurosheje, që në fakt ngjani si shoqe, mund të

na thoni si keni arritur të mbani këto linja trupore? Askush nuk mund të justifikohet që nuk i gjen dy orë në ditë për t’u marrë me veten. Jam karakter punëtor dhe sistematik. Eksploroj e lexoj shumë dhe kjo më ka bërë që të jem në një vijë me botën përsa i përket kësaj sfere. E nëse them diçka, unë e mbaj fjalën. Kështu nisën garat; si një bast dhe unë fjalën e kam të shenjtë. Dieta e Dorinës? Dieta ime nuk ndryshon nga dietat që tashmë postohen në rrjetet sociale, pra bazë proteinike e karbohidrate komplekse të përllogaritura me peshën trupore. Elementët që nuk i ndaj janë: peshku, ostrikë, pula, veza, qumësht, kafe, sheqer dietik, oriz bazmat, uthull mollë e egër, xhinger, çaji i farës së zezë, çaj jeshil dhe hithër, mjaltë jemeni, fara pishe, brokoli, asparak, finok, selino, bajame, molla jeshile, avokado, papaya, me periudha bananet dhe bazat suplementare proteinike.

Ka ndonjë moment kur gjendeni përpara ushqimit të preferuar dhe i thoni vetes, “nami të bëhet, do e ha”? Mos! Dyqani i ëmbëlsirave rrugës për në shtëpi. Një doktor me famë botërore, Hyman shpjegon se varja e njeriut nga sheqeri është më fortë se ajo e drogës dhe unë luftoj shumë për sheqerin. Në momente gare zgjohem natën dhe çmendem kur nuk gjej nutellen në raft, pasi ma fsheh vajza tërë kohën. Është për të qeshur, por dhe stres për trupin në mungesë sheqeri, sepse është sheqeri nr. 1, dëmi i mbipeshës dhe bazës ujore, apo tuleve. Në performancën tuaj është komentuar edhe kostumi që mbanit veshur, për të cilin thuhej që ishte i tëri me gurë “sëaroskvi”. A ishte ky një detaj i mirëmenduar që do komentohej nga ana juaj, apo shije personale dhe as e keni menduar? Në fakt, është karakteri im që të kem diçka më të mirë, sesa ato që shiten e që do blihen nga konkurentet e mia. Më pëlqen të dizenjoj e t’i punoj vetë. Ndjen kënaqësi kur është e gjitha punë e jotja dhe pse jo kur komentohesh si veshja më e bukur. Kuroj gjithmonë detajet. Për të gjithë ata që, mbase mund të mos kenë shumë informacion mbi “bodybuilder” në Shqipëri, mund të na flisni diçka mbi mbështetjen që shteti I jep këtij profesioni jo shumë popullor tek ne? Kërkon kohën e vet çdo gjë. Duke qenë e para më duhet ta suportoj vetveten e ndoshta vlerat e mia do i njohin brezat që do vijnë. Nuk kam kohë të merrem me burokracitë e Ministrisë së Sporteve, janë ato që duhet të na ndjekin ne e jo ne ato. Mjafton që kam mbështetjen e Federatës tonë me drejtues, Rando Kukelin. Jeni ndjerë e mbështetur ndër vite nga institucionet përkatëse dhe kush mund të bëjë më shumë për këtë sport, sipas jush? Për këtë sport mund të bëjë Ministria e Sporteve, duke mbështetur sportistet kampionë, të paktën si fillim në garat që organizohen nga Federata, sponsorë të ndryshëm, të cilët marketojnë mbi punën tonë e emrat tanë nën hije. Fondi “Besa” dhe Hotel “Palace” kanë qenë mbështetësit e mi në garën e europianit. Për ta lënë pak mënjanë anën profesionale, si nis dita juaj

Dorina dhe kur mbaron ajo? Dita ime nis me vrap dhe mbaron me hapin e fundin në gjumë (qesh). Jam njeri aktiv dhe jam kudo. Stërvitje, shtëpi me vajzën, zyrë, trajnime, tekevizione, me shoqërinë, udhëtime... Jeta është shumë e bukur, kur ke një program e një axhendë të ngjeshur. Rregullat që i vë vetes një “bodybuilder” mbi ushqyerjen, gjumin? Rregullat t’i vendos trupi në këtë sport dhe ti të duash të bësh “party” të mbyllën syte, kur trupi ka nevojë për gjumë. Unë jam njeri që fle shumë pak dhe duke mos abuzuar e duke ruajtur gjenetikën time vazhdoj të jem ajo vajza që fle pak. Gjithë të tjerat s’më pengojnë, sepse është thjesht jetë disiplinore që unë e kam bërë gjithë jetën. Ambicia e radhës? Ambicia e radhës është gara e Federatës “Wabba Univers” dhe e mbyll. Kështu kam thënë gjithmonë “e mbyll”, por s’po mbyll gjë (qesh)!


18 E premte, 26 QERSHOR 2015

Princ George, një ikonë e re në industrinë e modës për fëmijë E fekti i Princ George në botën e modës duket se po zyrtarizohet gradualisht. Që kur princ George u fotogrua teksa çapitej për të ecur në fushën e polos me këpucët e tij, shitjet e këpucëve me pak gomë për fëmijë, të George's fashion janë rritur në mënyrë të habitshme. Por edhe më herët publiku u befasua nga këpucët e firmës Cros dhe shitjet që patën. Sigurisht kjo është tepër e çmueshme, por përbën habi, sesi një princ i vogël mund të sjellë një "revolucion" në botën e modës. "Edhe një herë, princ George provon se nuk ka limit moshe për të qenë një ikonë

e modës", tha Amazon.co.uk. Daniel Silverfield, përgjegjës në departamentin e shitjeve tha se shitjet e këpucëve për fëmijë janë rritur si rrallëherë tjetër. "Ne kemi parë një rritje 16-fish në shitjen e e fëmijëve këpucë Crocband në Amazon.co.uk, që sapo doli një foto e tij e veshur me një palë të tilla. Të gjithë e dinë efektin dhe aftësinë e dukeshës Kate Middleton për të bërë çdo fustan të shitet menjëherë dhe kjo është e dokumentuar shumë mirë. Por efekti princ George? Nuk ka asnjë dyshim se kur Kate zgjodhi të vishte Reiss ka ndikuar shumë në

Del në ankand fustani përrallor i princeshës Diana V

eshjet përrallore të princeshës Diana me copa dhe materiale të veçanta janë dizenjuar nga stilistët më të mirë dhe të njohur në të gjithë botën. Gjatë takimit me ish-presidentin amerikan, Ronald Reagan dhe familjen e tij në SHBA ajo kishte veshur një fustan blu të errët nga Victor Edelstein. Veshja e saj binte lehtësisht në sy dhe nuk mund të harrohet lehtë. Por a mund të harrojmë fustanin kadife që ajo kishte veshur në premierën e komedisë, "Steel Magnolias" në vitin 1990? Kurrsesi! Princeshë Diana asokohe dukej thjesht mahnitëse dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Vetëm një vit pas shfaqjes së bujshme në premirë, Diana mbante veshur një fustan me rruaza nga Versace, posaçërisht për një set fotografik me fotografin Patrick Demarchelier. Mëndafshi i stolisur fund e krye me copëza ari, me piramida të përbëra nga gurë të çmuar që krijonin efektin e dritë-hijes, perla të ngjitura në të dhe

copë të bardhë, vështirë se mund të harrohet. Do të dëshironit që ky fustan të ishte në garderobën tuaj? Eh, sigurisht që po, por kushton shumë! Ky fustan, i cili mendohet të jetë fustani i parë i dizenjuar nga Gianni Versace, vëllai i Donatella është dizenjuar posaçërisht për princeshën Diana. Fustani pritet të dalë në ankand më datën 27 qershor me një çmim fillestar. Blerësit do të ftohen për të vendosur ofertat, duke nisur nga shifra 30.000 $, por është vlerësuar se do të shitet midis 60,000 80,000 $ e megjithatë kjo mund të tejkalohet. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që veshjet e Lady Diana dalin në ankande të tilla që pas vdekjes së saj në gusht të vitit 1997. Veshjet e princeshës janë shfaqur më herët në ekspozitën e Versace-s në Victoria dhe Albert Museum të Londrës pas vitit 2002. Tani mbetet të shohim sesi do të shkojë ankandi dhe kush do të jetë fatlumja që do ta gëzojë, qoftë dhe si relike në garderobën e saj.

markën tonë", tha themeluesi i "Reiss", Reiss David. Edhe më herët Reiss ka treguar për ndikimin e drejtëpërdrejte në shitjet e markës së tyre, pasi dukesha Kate kishte zgjedhur një fustan të kësaj marke. Kur Kate mbante veshur një fustan të markës "Shola" në vitin 2011, efekti ishte sërish i menjëhershëm. Rritja e kërkimeve në internet pas publikimit të imazheve të dukeshës me fustanin solli shitje direkte online, aq sa nuk kishte mbetur më asnjë fustan. Ndërsa përpjekjet e George për të thyer tendencat e modës në internet janë aq mbresëlënëse, saqë ne dyshojmë se kjo nuk do të jetë e gjatë, derisa motra e tij e vogël princesha Charlotte të hidhet në "sulm"!


19 E premte, 26 QERSHOR 2015

Intervistoi: Sidorela Lepuri

Para një muaji këngëtarja, Orgesa Zaimi u bë nënë për herë të dytë. “Është një ndjesi e mrekullueshme, e cila duket edhe më e madhe kur vjen një fëmijë i dytë në jetë. Plotësohet cikli i jetës në këtë mënyrë dhe patjetër që kënaqësia është e madhe. Të mbush me lumturi, por edhe me përgjegjësi akoma më të madhe”, kështu e përshkruan ndjesine e mëmësisë Orgesa. Në një intervistë për suplementin “Koha Tjetër” ajo na tregon se mëmësia ka ndryshuar gjithë botën e saj, perceptimet, apo prioritetet, por pavarësisht përkushtimit maksimal ndaj familjes ajo gjen kohë edhe për angazhimet profesionale. Përveçse muzikës Orgesa ka edhe një dashuri tjetër të madhe e që është radio. “Radio është një tjetër pasion i imi që mund të them me bindje se së fundmi ka dominuar edhe mbi muzikën. Edhe pse sot nuk favorizohet shumë radio, unë jam ndër ata njerëz që pa radion nuk jetoj dot”, tregon Zaimi. Ndër të tjera këngëtarja flet edhe për muzikën, kompeticionet muzikore dhe planet e saj të ardhshme…

INTERVISTA

Këngëtarja Orgesa Zaimi do të xhirojë në vjeshtë videon e saj muzikore

Para pak kohësh jeni bërë nënë për herë të dytë. A mund na të na tregoni diçka rreth kësaj ndjesie? Është një ndjesi e mrekullueshme, e cila duket edhe më e madhe kur vjen një fëmijë i dytë. Plotësohet cikli i jetës në këtë mënyrë dhe patjetër që kënaqësia është e madhe. Të mbush me lumturi, por edhe me përgjegjësi akoma më të madhe. Çfarë ka ndryshuar mëmësia tek Orgesa? Ka ndryshuar gjithë botën time, perceptimet, apo prioritetet e mia. Mendoj se me ka bërë një njeri më të mirë dhe një femër të kompletuar. Mendoj me të vërtetë se të qenurit nënë është detyra më e rëndësishme e një femre, përpos arritjeve në karrierë, apo në profesion. Kjo është diçka që mbetet përgjithmonë e patjetërsuar. Jeni e përkushtuar tërësisht në jetën familjare? Momentalisht jam komplet e përkushtuar, duke qenë se ka pak kohë, një muaj, që jam bërë nënë për herë të dytë. Po e shijoj shumë këtë kohë që më ka sjellë ndjesi të reja edhe pse me pak lodhje më shumë, por në fund të ditës ndihem si një superwoman. Nuk do ta kisha menduar kurrë në rininë time të hershme se do të bëhesha nënë kaq shpejt dhe me dy fëmijë, por jam e lumtur që ndodhi shpejt, sepse në këtë mënyrë besoj do i shijoj frytet e viteve të mëvonshme kur fëmijët të jenë rritur. Si e raciononi kohën midis familjes dhe anës profesionale?

Çdo gjë është e mundur. Nuk është aq e vështirë sa mund të duket. Dy fëmijë nuk janë as shumë, as pak, por me ndihmë nga familja ime e sidomos nënës sime më duket sikur nuk kam asnjë vështirësi që të jem edhe aty ku kam punë jashtë familjes. Megjithatë përkushtimi ndaj familjes është maksimal dhe i tillë do të jetë gjithmonë. Orgesa Zaimi është një emër i njohur dhe i dashur për publikun, megjithëse duket sikur jeni tërhequr paksa nga skena muzikore. Është një zgjedhje afatgjatë, apo jeni duke përgatitur diçka për t’u rikthyer fuqishëm? Siç e përmenda më sipër momentalisht përqendrimi im maksimal është në jetën time familjare, por mungesa ime nuk besoj të jetë shumë e gjatë. Dalja më e fundit në skenë ishte në festivalin “Kënga Magjike” edicioni më i fundit me këngën “Sa keq”, ku dhe isha në pritje të djalit tim, megjithatë ka kohë për të gjitha. Ndërkohë sot me teknologjinë, nëse të merr malli për një artist e gjen në youtube, ose në internet… ngado. Por gjithsesi patjetër që në planet e tjera jashtë familjes ka edhe angazhim me projekte muzikore. Dalloheni për zërin e veçantë, paraqitjet e kuruara dhe stilin rock të të kënduarit, edhe pse kjo rrymë nuk është aq masive në vendin tonë. E shihni si avantazh, apo disavantazh këtë fakt? Nuk e di se çfarë keni ju gazetarët me muzikën rock se gjithmonë e bëni këtë pyetje duke theksuar se rryma rock nuk qenka masive në vendin tonë (qesh). Vitet e fundit muzika rock po mbizotëron, sidomos në kryeqytet ku mund të gjeni shumë ambiente ku preferohet maksimalisht, jo vetëm nga të rinjtë, por mund t’u them me bindje se të gjithë kanë vend në biznesin muzikor, të mirët, të këqinjtë dhe të shëmtuarit. Unë e kam parë gjithnjë zgjedhjen time muzikore, apo artistike si tërësisht të justifikuar nga dëshira dhe pasioni im, sepse me këtë “zanat”, nëse mund ta themi përfitimi material në total është zero. Çdo gjë që kam bërë deri tani ka qenë më shumë shpirtërore. Që në moshë të hershme jeni angazhuar dhe keni marrë pjesë në aktivitete dhe kompeticione të

Orgesa Zaimi:

Nuk jetoj dot pa Radion ndryshme. Çfarë domethënie kanë për ju kompeticionet artistike? Po vetë kompeticionet në përgjithësi? E pranoj se unë mora një njohje nga spektaklet që zbulojnë talentet e reja dhe në atë kohë ishte zgjidhja më e mirë dhe e vetmja rrugë për t’u shfaqur. Sot nuk jam aspak dakord me këtë mënyrë reklamimi aq më tepër që ka ardhur në një masivitet të frikshëm dhe po na dalin më shumë këngëtarë, sesa banorë. Këshilloj gjithnjë kur më pyesin të rinjtë që të ndjekin forma të tjera reklamimi dhe jo formate të tillë. Mua më duket se më shumë shfrytëzohen talentet për të ngritur një spektakël, sesa e kundërta dhe ky me duket biznes e jo spektakël. Në fund, këta të rinj, apo fitues mbeten vetëm pa asnjë ndihmë dhe është njësoj si të rikthehen në anonim. Pothuajse një pjesë e mirë e këngëve tuaja janë realizuar në anglisht. Përse keni zgjedhur të paraqiteni në këtë mënyrë? Kjo sepse ka qenë pjesë e një projekti, të cilin e ndërmora së bashku me producentin e albumit Brand New Day, por më duhet t’u them se suksesi jashtë Shqipërisë nuk vjen duke ndenjur, apo jetuar këtu. Duhet një angazhim tepër i madh për t’u reklamuar në një treg anglisht folës. Momentalisht unë jam përqendruar më shumë tek familja dhe tek jeta në Shqipëri. Muzika për ju është dhunti, pasion, apo profesion? Pasion mbi të gjitha, një pasion i lindur që nuk mund të largohet, apo lihet mënjanë edhe pas disa përpjekjeve të mia për t’u larguar, por më duhet të them që ky pasion më ka shkaktuar shume zhgënjime, apo edhe dhimbje, megjithatë çdo gjë bëhet edhe për t’u ndjerë mirë. Unë ndihem mirë kur këndoj, kur performoj dhe këtë gjë besoj do ta mbaj të tillë e të paprekur gjithmonë. Paralelisht me muzikën, ju i jeni përkushtuar edhe radios. Do t’i riktheheni emisionit në Club Fm? Patjetër që po, sepse radio është një tjetër pasion i imi që mund të them me bindje se së fundmi ka dominuar edhe mbi muzikën. Edhe pse sot nuk favorizohet shumë radio, unë jam ndër ata njerëz që pa radion nuk jetojnë dot.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit mes muzikës dhe radios, cilën prej tyre do të zgjidhnit? Shumë e vështirë, do të isha në udhëkryq, sepse i dua te dyja dhe pa to nuk jam më unë. Ka kaq shumë prurje në mënyrë të vazhdueshme në tregun muzikor, duke krijuar një lloj “dehje” tek publiku. Si e shihni tregun muzikor shqiptar? Në tranzicion të vazhdueshëm e shikoj, por së fundmi edhe të pashpresë, sepse e kam theksuar që nuk bëhet muzikë me trup, por me shpirt. Është nje temë e madhe për t’u zhvilluar, por le të shpresojmë që kjo panoramë të ndryshojë. Të kemi më shumë këngëtarë që këndojnë dhe jo këngëtarë që ekzagjerojnë në skenë, apo që përdorin trupin dhe imazhin e tyre për t’u pranuar si të tillë. Projektet muzikore të afërta? Do të kemi ndonjë këngë së shpejti? Në vjeshtë do të xhiroj videon time të ardhshme që këtë herë do të jetë një bashkëpunim, që vjen në kuadër të një çështjeje sociale shumë të dashur për mua.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.