![](https://assets.isu.pub/document-structure/200515121652-fa7f205617fe38ddffec93635a57699c/v1/162e60ce4b08bac0ca5cbf1b7dd79ea0.jpg?width=720&quality=85%2C50)
7 minute read
Procedurat e pranimit të studentëve në universitet
ZGJIDH DEPARTAMENTIN E THEOLOGJISË DHE KULTURËS!
Mbi procedurat e pranimit të studentëve
Advertisement
Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, si edhe në programet e tjera në institucionet e arsimit të lartë vendosen me UDHËZIM nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Aplikimi përfshin tre raunde (ose katër), ku për çdo raund përcaktohen afatet e: 1. Pagesës së tarifave, 2. Aplikimit online dhe përzgjedhjes së degëve, 3. Publikimit të renditjes së aplikantëve në U Albania, 4. Regjistrimit në IAL, 5. Ç’regjistrimit.
Aplikimi
Aplikimi kryhet nga maturantët/kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe plotësojnë këto kushte: 1. Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë; 2. Plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me VKM, që për departamentin tonë është 6.5; 3. Plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga IAL-të për programet e studimit për të cilat aplikojnë; 4. Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pasi kryejnë pagesën e tarifës në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare ose bankat e nivelit të dytë, maturantët bëjnë aplikimin online duke zgjedhur deri në 10 programe studimi me formularët A1 dhe A1Z. Në përfundim të të gjitha përllogaritjeve në afatin e përcaktuar, IAL ngarkon një kopje elektronike të listës së renditjes së aplikantëve në portalin U Albania.
Regjistrimi
Regjistrimi kryhet në sekretarinë e IAL-së në datat e përcaktuara në Udhëzim. Dokumentet e nevojshme për regjistrimin janë: 1. Dokumenti i identifikimit, 2. Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës
Shtetërore ose e Dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave, 3. Deklarata të cilën aplikanti e plotëson në sekretari dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe sekretaria, 4. Dy fotografi. Proçedura e aplikimit dhe e regjistrimit e përshkruar më lart zbatohet edhe në dy raundet e tjera.
Aplikime të tjera
Për studentët të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe duan të aplikojnë në një program tjetër studimi ka dy mënyra: Duke aplikuar online në portalin U Albania, ku ndiqen të njëjtat hapa siç përshkruam për aplikantët që sapo kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë.
Ose
Duke aplikuar pranë IAL –së në afatet e përcaktuara në Udhëzim. Në këtë rast aplikimi bëhet si program i dytë studimi. Dokumentet e nevojshme për këtë aplikim janë: 1. Kërkesa drejtuar IAL-së për programin në të cilin aplikon, 2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të shoqëruara me suplementin e diplomës, 3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituar për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, 4. Fotokopje e noterizuar e Deftesës së pjekurisë së shkollës mesme, 5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit, 6. Dy fotografi personale,
Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve në zbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi. Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij, kryhet pranë sekretarive mësimore në afatet e përcaktuara.
Procedurat për kandidatët shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit:
Aplikimi për këta kandidatë bëhet në portalin U Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit, pasi është kryer pagesa e tarifës së aplikimit. Para se të aplikojnë përmes portalit U Albania, këtyre kandidatëve duhet t’u akreditohen diplomat e tyre nga QSHA.
Ndërkohë dokumentet që duhet të paraqesin këta kandidatë, janë të ngjashme me ato të kandidatëve që kanë mbaruar gjimnazin këtu. Shtesë është vetëm dokumenti i njehsimit të studimeve nga MASR.
Procedurat për shtetasit e huaj:
Kandidatët që janë shtetas të huaj aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë në datat e përcaktuara. Ata duhet: • të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, • nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, • të plotësojnë kriterin e notës mesatare dhe kriteret e përcaktuara nga IAL.
Përpara aplikimit duhet që edhe këta kandidatë të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit. Dokumentet që duhet të paraqesin pranë IAL –së janë: a. Formularin e aplikimit, b. Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave të njëhsuar nga QSHA, c. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, d. Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe) si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mirë të gjuhës shqipe, mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe, e. Dy fotografi personale, f. Kopjen e mandat-pagesës, g. Autorizimin për trajtimin e të dhënave persona- -le. Zhvillimi i procedurave të aplikimit dhe të regjistrimit kryhet sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga IAL. Njohja e dokumentacionit të kandidatëve fitues të huaj, mund të kryhet gjatë zhvillimit të semestrit të parë dhe përpara sezonit të parë të provimeve.
Njohja e diplomës së shkollës së mesme
Aplikuesi ia paraqet dosjen e tij të aplikimit Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (Qendrës së Shërbimeve të Arsimit). Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: a) Formulari i aplikimit për njehsim, b) Fotokopje e dokumentit të identifikimit, c) Diploma e shkollës së mesme (e përkthyer dhe e noterizuar), d) Certifikatat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara), e) Dokumenti që vërteton provimet e barabarta me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (Vërtetim për provimet shtetërore- Greqi, certifikatë – Itali, certifikim i pikëve të arritura – Kosovë etj.). Ky dokument duhet të pasqyrojë rezultatet për secilën lëndë të kaluar në provimin shtetëror, f) Dokumentet e paraqitura për origjinalitet kanë “vulën apostile” të shtetit nga vijnë, – Pas protokollimit, dosja duhet të depozitohet në sektor (adresa e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit në Tiranë, Shqipëri). – Departamenti kontakton aplikantin kur ai ose ajo vëren se dosja nuk është e plotë. – Pas marrjes së informacionit të nevojshëm, departamenti e kalon dosjen për shqyrtim. – Një komision i posaçëm, i krijuar me urdhër të Ministrit, bën uniformitetin e diplomave të studentëve të arsimit të mesëm të lartë që vijnë nga jashtë. – Dokumentet e paraqitura për origjinalitet kanë “vulën apostile” të shtetit nga vijnë. – Aplikanti nuk paguan asnjë tarifë. Kur Qendra e Shërbimeve të Arsimit do të njohë diplomën e kandidatit me të gjitha dokumentet, të cilat janë dërguar më parë, kandidati do të marrë një letër nga kjo Qendër e Shërbimeve të Arsimit në Tiranë, si një dokument Verifikimi ose Konfirmimi, me të cilin ai / ajo do të bëjë Aplikimin në Universitetin që ai / ajo zgjedh ose ka zgjedhur më parë.
Fjala
Aplikimi për Leje Qëndrimi
Dokumentet e listuara më poshtë kërkohen si shtojca të kërkesës për leje qëndrimi. Certifikatat dhe dokumentet origjinale duhet të paraqiten gjatë aplikimit. Dokumentet e listuara më poshtë i bashkëngjiten aplikimit: 1. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (origjinali duhet të paraqitet kur paraqisni kërkesën për leje qëndrimi), 2. Tri fotografi pasaporte (47 mm X 36 mm), 3. Vërtetim i akomodimit, 4. Certifikatë e precedentëve penalë me vulë apostile (aplikim për herë të parë). Ky dokument duhet të përkthehet nga një përkthyes i autorizuar në shqip dhe duhet të certifikohet, 5. Sigurimi shëndetësor (privat) -50 euro, 6. Vërtetim nga universiteti që jeni student, 7. Një tarifë prej 10.000 lekësh (rreth 80 euro) që duhet të paguhet në një bankë, për të cilën do t’ju informojë një zyrtar i policisë kufitare. Para paraqitjes së aplikacionit tuaj duhet të dorëzoni faturën bankare, 8. Aplikimi duhet të printohet (dhe të plotësohet) nga fq. 4805 – 4809 në linkun (https://www.ilo. org/dyn/natlex/docs/ELECTRONIC/99781/119213/ F467343735/ALB-99781.pdf) ose të plotësohet përmes aplikimit elektronik në https://e-albania.al (kërko: Kërkesë për leje qëndrimi), në varësi të asaj që do t’ju informojë zyrtari i policisë kufitare të shtetit në Durrës. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga aplikanti në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit në Durrës ose skanohen dhe ngarkohen në aplikacionin elektronik në https://e-albania.al. Për kandidatët që do të aplikojnë për të ndjekur një program të dytë studimor ose që kanë përfunduar studimet e mesme jashtë vendit dhe duan të aplikojnë nëpërmjet portalit U-Albania: Të gjithë kandidatët që do të aplikojnë nëpërmjet portali U-Albania duhet të marrin informacionin e nevojshëm lidhur me procedurat e aplikimit, pranë gjimnazeve ku kanë përfunduar studimet, ose pranë DAR (Drejtorive Arsimore Rajonale), që në muajin janar të vitit në të cilin do të aplikojnë.
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës
![](https://assets.isu.pub/document-structure/200515121652-fa7f205617fe38ddffec93635a57699c/v1/7d9984fe17330bebb2769b589ce4705d.jpg?width=720&quality=85%2C50)