Vëllimi I V, 2020
ZGJIDH KOLEGJIN UNIVERSITAR “LOGOS”! ZGJIDH DEPARTAMENTIN E THEOLOGJISË DHE KULTURËS! Mbi procedurat e pranimit të studentëve Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, si edhe në programet e tjera në institucionet e arsimit të lartë vendosen me UDHËZIM nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Aplikimi përfshin tre raunde (ose katër), ku për çdo raund përcaktohen afatet e: 1. Pagesës së tarifave, 2. Aplikimit online dhe përzgjedhjes së degëve, 3. Publikimit të renditjes së aplikantëve në U Albania, 4. Regjistrimit në IAL, 5. Ç’regjistrimit. Aplikimi Aplikimi kryhet nga maturantët/kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe plotësojnë këto kushte: 1. Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë; 2. Plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me VKM, që për departamentin tonë është 6.5; 3. Plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga IAL-të për programet e studimit për të cilat aplikojnë; 4. Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pasi kryejnë pagesën e tarifës në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare ose bankat e nivelit të dytë, maturantët bëjnë aplikimin online duke zgjedhur deri në 10 programe studimi me formularët A1 dhe A1Z. Në përfundim të të gjitha përllogaritjeve në afatin e përcaktuar, IAL ngarkon një kopje elektronike të listës së renditjes së aplikantëve në portalin U Albania. Regjistrimi Regjistrimi kryhet në sekretarinë e IAL-së në datat e përcaktuara në Udhëzim. Dokumentet e nevojshme për regjistrimin janë: 1. Dokumenti i identifikimit, 2. Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës
Shtetërore ose e Dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave, 3. Deklarata të cilën aplikanti e plotëson në sekretari dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe sekretaria, 4. Dy fotografi. Proçedura e aplikimit dhe e regjistrimit e përshkruar më lart zbatohet edhe në dy raundet e tjera. Aplikime të tjera Për studentët të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe duan të aplikojnë në një program tjetër studimi ka dy mënyra: Duke aplikuar online në portalin U Albania, ku ndiqen të njëjtat hapa siç përshkruam për aplikantët që sapo kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Ose Duke aplikuar pranë IAL –së në afatet e përcaktuara në Udhëzim. Në këtë rast aplikimi bëhet si program i dytë studimi. Dokumentet e nevojshme për këtë aplikim janë: 1. Kërkesa drejtuar IAL-së për programin në të cilin aplikon, 2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të shoqëruara me suplementin e diplomës, 3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituar për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, 4. Fotokopje e noterizuar e Deftesës së pjekurisë së shkollës mesme, 5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit, 6. Dy fotografi personale,
5