Fjala-New Edition.Vol. IV

Page 1

F JAL A R E V I S T A S T U D E N T O R E

VËLLIMI

04

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës

JANAR - MAJ 2020

ISSN: 2706-8609


F JALA R E V I S T A S T U D E N T O R E Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës

KRYEREDAKTORE Msc. Theano Kostoli (Ass. Lektore, Kolegji Universitar Logos)

Departament Our department provides an Orthodox Christian way of life enriching the mental, moral and spiritual life of the students, who will be the new generation of leaders of the Church of Albania. The students do not learn about Orthodox theology only in the classroom, but the program of the Depart-

REDAKTOR Jorgo Belul

ment also includes the liturgical life, participation in the services of matins, vespers, evening, the weekly spiritual discussions and the periodic seminars. The students also take part in wider Christian education programs at least once a week. These include catechesis in the surrounding areas and visits to various institutions in the cities of Durres, Kavaja and Tirana.

FOTOGRAFITË © Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës

Kontakt

Website: https://theolkulogosalb.wordpress.com/ Facebook: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos Instagram: @theolorthalbkulogos LinkedIn: Department of Theology & Culture, College University Logos Youtube: Department of Theology & Culture Soundcloud: Department of Theology & Culture Issuu: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos


Vëllimi I V, 2020

P ËRM BAJTJA FAQJA

04 05 08 09 12 13 14 16 17 19 20 22 24 25 26 27 28 30 31

ARTIKULLI

Editorial (Jorgo Belul) Procedurat e pranimit të studentëve në universitet Ngjyrat e Orthodhoksisë, Shqipëria (Antonio Poshjari) Tre Hierarkët e Kishës (Dr.Georgios Gaitanos) Reportazh - U festua e kremtja e shën Vlashit (Jorgo Belul) Vizitë e Fakultetit Theologjik të Universitetit të Fribourg-ut Kreshma e Madhe (Dr.Georgios Gaitanos) Përkthim - “Mbi Dëshpërimin” (Kristi Baka) Tryezë e rrumbullakët - Marrdhëniet dhe bashkëpunimi religjioz në Shqipëri. Historia dhe perspektivat moderne Mesazh shpirtëror për kohën e pandemisë (Klajdi Dervishi) “Familja” - artikull i botuar në uebsajt-in e KOASh-it Cilën metodë duhet të përdorim në katekizëm? (Dajana Ustia) “Ngjallja, eksod i jetës së pavdekshme” (Jorgo Belul) Fjala Katekitike e Atit tonë ndër shenjtorët, Joan Gojartit Poezi (Kristi Baka) Mjafton vetëm një pikë loti dashurie... (Msc. Theano Kostoli) Të jemi spektatorë apo të luftojmë në një mënyrë (Kristijan Mishevski) Thënie të Etërve (Kristi Baka) Poster “Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës”.

3


Fjala

D

Edi t ori a l

epartamenti i Theologjisë dhe Kulturës boton për herë të katërt, revistën e saj studentore me tematika dhe çështje të përgatitura nga vetë studentët apo dhe pedagogët. Ky vëllim përfshin tematika, të cilat i referohen kryesisht periudhës së Kreshmës së Madhe dhe rrugëtimit të saj deri në Ngjalljen e shenjtë të Zotit tonë, Jisu Krisht, që këtë vit u festua paksa ndryshe, për shkak të izolimit që vendi ynë pati si pasojë e përhapjes së Covid-19 në fillim të muajit mars. Që nga kjo periudhë edhe departamenti ynë ndërpreu studimet dhe, tashmë të gjendur përballë një armiku të padukshëm vazhdojmë të praktikojmë shumë procese mësimi në distancë. Tematika të tjera i referohen jetës spirituale, ku nëpërmjet Etërve të shenjtë këshillohemi dhe mësojmë sesi ta jetojmë jetën e krishterë në përditshmërinë tonë, madje dhe në këtë epokë, ku të gjithë i ka kapluar frika, dëshpërimi, mërzitja dhe ndjenja të tjera negative. Ajo që kuptojmë më shumë sot sesa kurrë është se e rëndësisë së parë është jeta jonë dhe përkujdesja ndaj saj, si dhuratë e vetë Perëndisë; dhe më pas vijnë gjërat e tjera që kanë rol dytësor dhe na ndihmojnë që të mund të jetojmë. Ne të krishterët orthodhoksë festuam Pashkën e Madhe, ngjarjen kulminante përgjatë gjithë vitit tonë kishtar, ndaj dhe dua t’ju kujtoj një shprehje domethënëse dhe shpresëdhëne të Kryepiskopit të Tiranës dhe Durrësit, imzot Anastasit: “Meqenëse jemi në periudhën e përgatitjes për Pashkën, le të kujtojmë se Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur u dhuroi nxënësve të Tij paqen dhe lirinë nga frika, duke u premtuar atyre se Ai do të qëndronte me ta në të gjitha sprovat e mundimet deri në fund të kohëve. Ne duhet të rrisim besimin tonë në praninë e Tij dhe në faktin se Ai nuk do të na braktisë në sprovat tona. Le ta kremtojmë Pashkën të lirë nga çdo sindromë frike dhe ankthi, le të bëjmë rezistencë. Këtë vit, ndoshta nuk do të mundim ta transmetojmë dritën paskale nga një qiri në tjetrin- siç është zakoni në Kishat Orthodhokse. Në vend të saj, le të transmetojmë nga njëra zemër në tjetrën dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë në Zotin tonë të Ngjallur.” Krishti u Ngjall! Përgatiti: Jorgo Belul Student i vitit II

4


Vëllimi I V, 2020

ZGJIDH KOLEGJIN UNIVERSITAR “LOGOS”! ZGJIDH DEPARTAMENTIN E THEOLOGJISË DHE KULTURËS! Mbi procedurat e pranimit të studentëve Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, si edhe në programet e tjera në institucionet e arsimit të lartë vendosen me UDHËZIM nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Aplikimi përfshin tre raunde (ose katër), ku për çdo raund përcaktohen afatet e: 1. Pagesës së tarifave, 2. Aplikimit online dhe përzgjedhjes së degëve, 3. Publikimit të renditjes së aplikantëve në U Albania, 4. Regjistrimit në IAL, 5. Ç’regjistrimit. Aplikimi Aplikimi kryhet nga maturantët/kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe plotësojnë këto kushte: 1. Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë; 2. Plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me VKM, që për departamentin tonë është 6.5; 3. Plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga IAL-të për programet e studimit për të cilat aplikojnë; 4. Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer. Pasi kryejnë pagesën e tarifës në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare ose bankat e nivelit të dytë, maturantët bëjnë aplikimin online duke zgjedhur deri në 10 programe studimi me formularët A1 dhe A1Z. Në përfundim të të gjitha përllogaritjeve në afatin e përcaktuar, IAL ngarkon një kopje elektronike të listës së renditjes së aplikantëve në portalin U Albania. Regjistrimi Regjistrimi kryhet në sekretarinë e IAL-së në datat e përcaktuara në Udhëzim. Dokumentet e nevojshme për regjistrimin janë: 1. Dokumenti i identifikimit, 2. Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës

Shtetërore ose e Dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave, 3. Deklarata të cilën aplikanti e plotëson në sekretari dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe sekretaria, 4. Dy fotografi. Proçedura e aplikimit dhe e regjistrimit e përshkruar më lart zbatohet edhe në dy raundet e tjera. Aplikime të tjera Për studentët të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe duan të aplikojnë në një program tjetër studimi ka dy mënyra: Duke aplikuar online në portalin U Albania, ku ndiqen të njëjtat hapa siç përshkruam për aplikantët që sapo kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Ose Duke aplikuar pranë IAL –së në afatet e përcaktuara në Udhëzim. Në këtë rast aplikimi bëhet si program i dytë studimi. Dokumentet e nevojshme për këtë aplikim janë: 1. Kërkesa drejtuar IAL-së për programin në të cilin aplikon, 2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të shoqëruara me suplementin e diplomës, 3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituar për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, 4. Fotokopje e noterizuar e Deftesës së pjekurisë së shkollës mesme, 5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit, 6. Dy fotografi personale,

5


Fjala Komisionet kryejnë vlerësimin e dosjeve në -le. Zhvillimi i procedurave të aplikimit dhe të rezbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi. gjistrimit kryhet sipas afateve dhe procedurave të Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet per- përcaktuara nga IAL. Njohja e dokumentacionit të sonalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar kandidatëve fitues të huaj, mund të kryhet gjatë prej tij, kryhet pranë sekretarive mësimore në zhvillimit të semestrit të parë dhe përpara sezonit afatet e përcaktuara. të parë të provimeve. Procedurat për kandidatët shqiptarë që kanë Njohja e diplomës së shkollës së mesme kryer arsimin e mesëm jashtë vendit: Aplikuesi ia paraqet dosjen e tij të aplikimit Aplikimi për këta kandidatë bëhet në portalin Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (Qendrës së U Albania nëpërmjet formularit online të aplikim- Shërbimeve të Arsimit). it, pasi është kryer pagesa e tarifës së aplikimit. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet Para se të aplikojnë përmes portalit U Albania, kë- e mëposhtme: tyre kandidatëve duhet t’u akreditohen diplomat a) Formulari i aplikimit për njehsim, e tyre nga QSHA. b) Fotokopje e dokumentit të identifikimit, Ndërkohë dokumentet që duhet të paraqesin c) Diploma e shkollës së mesme (e përkthyer dhe këta kandidatë, janë të ngjashme me ato të kan- e noterizuar), didatëve që kanë mbaruar gjimnazin këtu. Shtesë d) Certifikatat origjinale të të gjitha viteve të është vetëm dokumenti i njehsimit të studimeve shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noteringa MASR. zuara), Procedurat për shtetasit e huaj: e) Dokumenti që vërteton provimet e barabarta Kandidatët që janë shtetas të huaj aplikojnë me Maturën Shtetërore në Shqipëri. (Vërtetim pranë institucioneve të arsimit të lartë në datat e për provimet shtetërore- Greqi, certifikatë – Itali, përcaktuara. Ata duhet: certifikim i pikëve të arritura – Kosovë etj.). Ky do• të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë kument duhet të pasqyrojë rezultatet për secilën dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin li- lëndë të kaluar në provimin shtetëror, gjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, f) Dokumentet e paraqitura për origjinalitet kanë • nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një “vulën apostile” të shtetit nga vijnë, program tjetër studimi, – Pas protokollimit, dosja duhet të depozitohet në • të plotësojnë kriterin e notës mesatare dhe sektor (adresa e Qendrës së Shërbimeve të Arsimkriteret e përcaktuara nga IAL. it në Tiranë, Shqipëri). Përpara aplikimit duhet që edhe këta kan- – Departamenti kontakton aplikantin kur ai ose didatë të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit. ajo vëren se dosja nuk është e plotë. Dokumentet që duhet të paraqesin pranë IAL –së – Pas marrjes së informacionit të nevojshëm, dejanë: partamenti e kalon dosjen për shqyrtim. a. Formularin e aplikimit, – Një komision i posaçëm, i krijuar me urdhër të b. Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave Ministrit, bën uniformitetin e diplomave të stutë njëhsuar nga QSHA, dentëve të arsimit të mesëm të lartë që vijnë nga c. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, jashtë. d. Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në – Dokumentet e paraqitura për origjinalitet kanë Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Univer- “vulën apostile” të shtetit nga vijnë. sitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në – Aplikanti nuk paguan asnjë tarifë. një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqi- Kur Qendra e Shërbimeve të Arsimit do të njohë pe) si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kan- diplomën e kandidatit me të gjitha dokumentet, të didati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare cilat janë dërguar më parë, kandidati do të marrë dhe kanë njohuri shumë të mirë të gjuhës shqipe, një letër nga kjo Qendër e Shërbimeve të Arsimit mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origji- në Tiranë, si një dokument Verifikimi ose Konnës që provon njohjen e gjuhës shqipe, firmimi, me të cilin ai / ajo do të bëjë Aplikimin e. Dy fotografi personale, në Universitetin që ai / ajo zgjedh ose ka zgjedhur f. Kopjen e mandat-pagesës, më parë. g. Autorizimin për trajtimin e të dhënave persona-

6


Vëllimi I V, 2020 nga fq. 4805 – 4809 në linkun (https://www.ilo. org/dyn/natlex/docs/ELECTRONIC/99781/119213/ F467343735/ALB-99781.pdf) ose të plotësohet përmes aplikimit elektronik në https://e-albania.al (kërko: Kërkesë për leje qëndrimi), në varësi të asaj që do t’ju informojë zyrtari i policisë kufitare të shtetit në Durrës. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga aplikanti në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit në Durrës ose skanohen dhe ngarkohen në aplikacionin elektronik në https://e-albania.al. Për kandidatët që do të aplikojnë për të ndjekur një program të dytë studimor ose që kanë përfunduar studimet e mesme jashtë vendit dhe duan të aplikojnë nëpërmjet portalit U-Albania: Të gjithë kandidatët që do të aplikojnë nëpërmjet portali U-Albania duhet të marrin informacionin e nevojshëm lidhur me procedurat e aplikimit, pranë gjimnazeve ku kanë përfunduar studimet, ose pranë DAR (Drejtorive Arsimore Rajonale), që në muajin janar të vitit në të cilin do të aplikojnë.

Aplikimi për Leje Qëndrimi Dokumentet e listuara më poshtë kërkohen si shtojca të kërkesës për leje qëndrimi. Certifikatat dhe dokumentet origjinale duhet të paraqiten gjatë aplikimit. Dokumentet e listuara më poshtë i bashkëngjiten aplikimit: 1. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (origjinali duhet të paraqitet kur paraqisni kërkesën për leje qëndrimi), 2. Tri fotografi pasaporte (47 mm X 36 mm), 3. Vërtetim i akomodimit, 4. Certifikatë e precedentëve penalë me vulë apostile (aplikim për herë të parë). Ky dokument duhet të përkthehet nga një përkthyes i autorizuar në shqip dhe duhet të certifikohet, 5. Sigurimi shëndetësor (privat) -50 euro, 6. Vërtetim nga universiteti që jeni student, 7. Një tarifë prej 10.000 lekësh (rreth 80 euro) që duhet të paguhet në një bankë, për të cilën do t’ju informojë një zyrtar i policisë kufitare. Para paraqitjes së aplikacionit tuaj duhet të dorëzoni faturën bankare, 8. Aplikimi duhet të printohet (dhe të plotësohet)

Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës

7


Fjala

“Ngjyrat e Orthodhoksisë, Shqipëria” “Fotografia është imazhi i momentit, i parë me mendjen e një artisti.” Gjatë vitit 2019, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në bashkëpunim me OrthPhoto. net dhe me Kishën Orthodhokse të Polonisë organizuan një konkurs fotografie me fokus zhvillimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. OrthPhoto.net është një uebsajt që shfaq nëpërmjet fotove, jetën e gjallë dhe adhuruese të Kishave Orthodhokse në të gjithë botën. Kjo faqe e madhe menaxhohet nga një staf i madh dhe dashamirës orthodhoks me qendër në shtetin e Polonisë. por edhe në shumë vende të tjera në botë. Pra qëllimi i këtij organizimi ishte që të paraqiste diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri. Finalizimi i këtij konkursi ishte sjellja e një ekspozite, që u shoqërua me ndarjen e çmimeve fituese dhe promovimin e albumit fotografik në katër gjuhë. Unë kisha bekimin e madh që u përzgjodha nga juria si fitues i çmimit të dytë për kategorinë “Kishë” me fotografinë “Pikturimi i Manastirit të Shën Vlashit” që ishte fotoja me e pëlqyer dhe e votuar nga juria dhe publiku. Për mua është një arritje e madhe, që në fushën time si fotograf të nderohem me vlerësim kaq të madh dhe dëshiroj të ndaj me ju mesazhin fitues. I nderuar z. Antonio Poshnjari, Më 16 tetor 2019, u zhvillua në Tiranë takimi i jurisë ndërkombëtare të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”. Në konkurs u dërguan 472 fotografi nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende. Anëtarët e jurisë ishin shumë të kënaqur me cilësinë e fotografive të konkursit. Pas 5 orësh diskutime intensive, juria veçoi rreth 20 fotografi për secilën kategori (raundi i parë). Në raundin e dytë, juria ngushtoi përzgjedhjen për fituesit dhe çmimet e nderit. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se juria, bazuar në cilësinë e të gjitha fotografive të dërguara, ju përzgjodhi juve si fitues të çmimit të dytë për kategorinë “Kishë” me fotografinë “Pikturimi i Manstirit të Shën Vlashit”. Kjo ekspozitë e bukur u zhvillua ditën e diel, më 19 janar 2020, në orën 18:00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Ndarja e çmimeve u bë nga vetë Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi. Në fotografitë e mia shprehet mesazhi i

bukur i jetës dhe i ngjalljes së Orthodhoksisë në Shqipëri duke treguar lulëzimin e mrekullueshëm në këto 27 vite, si dhe punën kolosale të Kryepeshkopit tonë të dashur, Anastasit për ringritjen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Fotografia për mua nuk është thjesht një pasion. Ajo më ofron njëfarë relaksi shpirtëror. Më shplodh nga angazhimet e mia si student. Gjithashtu, marrja me të, aq sa arrij, sa kam kohë të lirë, më është dukur si mënyrë e mirë komunikimi me njerëz që pëlqejnë artin. Është një komunikim më interesant sesa me fjalë a me tekst. Drita, prej së cilës rrjedh fjala fotografi, ofron aq shumë shenja, aq shumë imazhe që, si të tilla, kur kapen mirë, mundësojnë shprehje të shumta; si të ndjenjës, emocionit, porosisë, protestës etj. Pra, janë këto disa nga arsyet që vazhdojnë ta ushqejnë pasionin tim për fotografinë. Së fundi dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që më vlerësuan me këtë çmin të madh dhe shpresoj të jem gjithmonë aktiv në këto konkurse, sepse është një mundësi për të promovuar artin dhe talentin tim në fushën e fotografisë.

8

Përgatiti: Antonio Poshnjari Student i vitit II


Vëllimi I V, 2020

TRE HIERARKËT E KISHËS Çdo vit, këtë ditë të bekuar, njerëzit e letrave dhe veçanërisht profesorët dhe studentët, nderojnë këta tre shenjtorë të mëdhenj, shën Vasilin e Madh, shën Grigor Theologun dhe shën Joan Gojartin, duke u njohur kontributin e vlefshëm dhe duke i promovuar ata si shembuj të përjetshëm për mësuesit dhe dishepujt. Njerëz të mençur, njerëz të kujdesshëm dhe shkencëtarë nderon Kisha jonë sot: Vasilin e Madh, “mendjen e lavdishme”, Grigor Theologun, “zërin hyjnor” dhe Joan Gojartin, “dritën universale”. Ata ishin, që të tre, prani të gjalla dhe udhëheqëse në rrafshin shpirtëror të Orthodhoksisë Ekumenike; figura me formim të rrallë shkencor dhe me shembull personal jete. Kushdo që përpiqet të flasë për tre Hierarkët ka të vështirë, jo çfarë të thotë, por çfarë të mos përmendë nga një jetë kaq shembullore, një aktivitet kaq i zhdërvjellët dhe një veprimtari shkrimore kaq e pasur, dhe jo nga një, por nga tre personalitete. Ata jetuan gjatë shekullit IV në një kohë trazirash dhe pasigurie. Krishterimit, që sapo kishte kaluar persekutime dhe vuajtje, tani i duhej të merrej me sektet e ndryshme. Jeta dhe puna e tyre ishin vërtet të shkëlqyera. Ata patën bekimin të shkollohen mirë në një kohë kur shkollimi ishte një fenomen i rrallë. Në ligjërim, kishin

fuqi të rrallë. Ishin shembuj të gjallë të vetëmohimit, bamirësisë dhe devotshmërisë. Ata i shërbyen Perëndisë, sepse fuqishëm mbështetën tërësinë e besimit të krishterë, dhe njerëzve, sepse i ofruan të gjitha dhurëtitë e tyre materiale, fizike dhe shpirtërore. Këta tre shenjtorë kremtohen veçmas në janar: Vasili, ditën e Vitit të Ri, Grigori në datën 25 dhe Gojarti në datën 27. Kremtimi i tyre së bashku, më 30 janar, u vendos në vitet e perandorit Kostandin Monomaku (1042-1055) në shekullin XI. Kjo u bë për të pajtuar të krishterët e Kostandinopojës të cilët ishin ndarë në tri grupe: vasilitët, grigorianët dhe joanitët që debatonin se cili nga këta tre Etër ishte më i rëndësishmi. E vërteta është se, është shumë e vështirë t’i krahasosh këta tre Etër të Mëdhenj. Secili prej tyre ishte mësues i mençur, punonjës i palodhur social, mbrojtës i Orthodhoksisë në një kohë kur mbizotërone herezia. Fjalët e tyre ishin zjarr dhe idetë e tyre shkuan përtej kohës së tyre. Ata me pasion i deshën letrat dhe luftuan për të vërtetën dhe drejtësinë. “Për cilin shkollim dhe mësim nuk u kujdes”, – thotë për shën Vasilin, miku dhe bashkëstudenti i tij, Grigori. Ai fillimisht studioi retorikë dhe u bë orator si pak njerëz, pasi retorika e tij kishte fuqi zjarri. Ai studioi gramatikë dhe filozofi – dialektikë. Ishte aq i përparuar në dialektikë saqë, ata që bisedonin me të, mrekulloheshin nga argumentet e fuqishme dhe arsyetimi i tij. Ai nuk la pa studiuar as astronominë dhe gjeometrinë. Nuk mbeti pas as në mjekësi. Në fakt, njohuritë e tij mjekësore e ndihmuan më vonë të organizojë dhe mbikëqyrë kompleksin “Vasiliadha”, të cilin e ndërtoi për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve. Grigori u dallua për dashurinë për letrat që nga fëmijëria e tij. Ai studioi në qytetet e rëndësishme të asaj kohe: në Qesarinë e Kapadokisë, në Qesarinë e Palestinës, në Aleksandri dhe Athinë. Në Athinë, suksesi i tij në retorikë dhe filologji ishte aq i jashtzakonshëm saqë shoqatat studentore, sipas të drejtës së tyre, e caktuan profesor ndërsa ishte ende student dhe nuk e lejonin të largohej me Vasilin. Kur mbaroi studimet, dha mësim në Athinë vetëm për një vit. Malli i madh e shtyu të largohej dhe kështu u kthye në shtëpi.

9


Fjala Dhe Hierarku i tretë, Joan Gojarti, doli i pari në të gjitha studimet e tij, duke zbuluar kështu talentet e tij të rralla. Ai studionte me shumë kujdes. Në shkollën e rëndësishme të oratorëve dhe filozofëve në Antioki admirohej nga mësues dhe studentë. Mësuesi i tij, Livani e quante atë thesar të rrallë. “Mjeshtër, kush do të jetë pasardhësi yt në këtë shkollë?” – e pyetën njëherë atë. “Joani do të ishte,” – tha ai, duke psherëtirë, - “nëse nuk do të na e kishin rrëmbyer të krishterët”. Pas studimeve, ata filluan të vepronin si oratorë. Dëgjuesit mbeteshin të mrekulluar. Lavdi dhe famë i priste. Megjithatë, ne i takojmë ata në shkretëtirë. Dashuria për Perëndinë e tyre i tërheq më shumë se lavdia dhe nderi i kësaj bote. Ata duan t’i shërbejnë Kishës së Krishtit. Por, para se të fillojnë aktivitetin e tyre, ata ushtrohen në shkretëtirë që të çlirohen nga pasionet njerëzore dhe të luftojnë për virtyt. Shën Vasili arriti në një nivel të tillë pastërtie, saqë iu tha se mund të vdiste kur të dëshironte. “Zelli është mirë,” - shkruan Grigori, - “Paqja është mirë, përulësia dhe virtytet e tjera. Secili prej këtyre virtyteve është veç një shteg drejt shpëtimit, por rruga është dashuria. Le ta adhu-rojmë Krishtin, jo vetëm duke u lutur, por edhe duke u shërbyer atyre që janë në nevojë.” Vasili, Grigori dhe Gojarti dorëzohen priftërinj. Ata bëhen pjesë e klerit të shenjtë në një kohë shumë të vështirë për Kishën. Heretikët, shtrembëruesit e Besimit Orthodhoks, kanë mbështetjen e perandorit. Vasili në Qesari shkakton debat me heretikët dhe i tëhuan ata. Por, besimtarëve orthodhoksë, ai u jep fuqi dhe guxim. Grigori ndihmon me bamirësi dhe mësimdhënie babanë e vet të moshuar në episkopatën e Nazianzit. Nga të gjitha, mësimdhënia i përshtatet më shumë. Në një fjalim për arianistët që kishin marrë kishat orthodhokse, ai tha: “Ju keni shtëpinë ndërsa ne kemi atë që jeton në shtëpi. Ju keni tempujt, ne kemi Perëndinë.” Në dymbëdhjetë vitet që Joani ishte prift në Antioki, shumë paganë u bënë të krishterë. U deshën shumë predikime nga Joani që të njihej besimi dhe të përjetohej jeta e vërtetë e krishterë. Zelli për të sapondriçuarit i buronte nga përkushtimi dhe dashuria për ta. “Që tani e tutje, ti do të quhesh i krishterë dhe besnik me hirin e Perëndisë. Do të

10

vishesh me Krishtin dhe gjithçka duhet ta bësh duke kujtuar gjithmonë që ai do të jetë me ty kudo”. Përveç që ofronin të vërtetën, të tre Etërit u shërbenin njerëzve edhe në nevojat e përditshme të tyre. Vasili kishte vendosur si qëllim që asnjë i varfër, fëmijë i sëmurë, jetim apo udhëtar të mos qëndronte në Qesari pa kujdes, mjekim, dashuri, lehtësim. Pasurinë e vet ua shpërndau të varfërve. Shumë nga të pasurit e Qesarisë, madje edhe të varfërit me kursimet e tyre, ofruan për të ngritur një kompleks të madh ndërtesash bamirësie. Atij qyteti origjinal nuk i mungonte asnjë institucion: Vasiliadha; shtëpia e bamirësisë ku të varfërit kishin ushqimin dhe mjedisin e shëndetshëm, kompleksi spitalor për shërimin e të sëmurëve nga mjekë me përvojë dhe të arsimuar mirë, jetimorja për rritjen e jetimëve. Shumë pranë, shtëpia e pritjes që me dashamirësi priste të huajt, të cilët atje gjenin kujdesin dhe gjumin e rehatshëm për të pushuar dhe për të vazhduar, më pas, udhëtimin e tyre. Më vete, ishte lebrosariumi (spitali për lebrozët) ku mjekoheshin njerëzit me lebër. Në një tjetër ndërtesë, jetimëve dhe fëmijëve të varfër u mësonin shkrim e këndim dhe mësime të veçanta për të mësuar arte dhe profesione. Në fund, kishte edhe ndërtesa veçmas për mamitë e të tjera. Për t’u siguruar qumështin pacientëve, hierarku frymëzues këmbënguli të ndërtoheshin madje edhe stalla për lopët. Dhe Joan Gojarti ndërton spitale. Ashtu si


Vëllimi I V, 2020 Vasili dhe Grigori, edhe ai e kalon një pjesë të ditës së tij me të sëmurët, duke mbikëqyrur gjithçka dhe duke shërbyer edhe vetë. Përveç të sëmurëve, kuj-desej edhe për të burgosurit. Ai i vizitonte të burgosurit çdo të mërkurë dhe të premte. Me anë të fondeve të mbledhura lironte robër dhe të burgosur. Kështu u shpreh ai në një deklaratë: “Floriri nuk u gjet për të na lidhur – domethënë me byzylykë e varëse floriri – por për të na zgjidhur nga pranga e zinxhirë”. Të tre shenjtorët qëndronin me përzemërsi dhe përulësi përpara të dobtëve dhe me guxim dhe dinjitet fisnik përpara të pushtetshmëve. Ata nuk ngurronin të luftonin padrejtësinë e kryer qoftë nga njerëzit e thjeshtë, qoftë nga pushtetarët. “Nuk di të jenë formuluar mendime më tronditëse për pasurinë dhe pangopësinë e njerëzve se mendimet e tyre”, - shkruan Anastasi, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, në librin e tij “Globalizmi dhe Orthodhoksia”. Vasili i Madh nuk ngurron të quajë hajdut, jo vetëm atë që i vjedh rrobat dikujt, por edhe atë që, edhe pse mund të ofrojë veshje dhe mbështetje, nuk e bën këtë. Ajo që ai përmend vazhdimisht nuk është vetëm të qenët i pasur, por edhe prirja për pasuri e cila prek jo vetëm të pasurit, por edhe të varfërit. “Më vjen vërtet turp”, - thotë Gojarti, - ” kur shoh njerëzit e pasur hipur mbi kuaj të zbukuruar me ar, të ndjekur pas nga skllevërit e tyre

me rroba ari. Në shtëpitë e tyre kanë shtretër argjendi dhe të tjera gjëra luksoze. Por kur u kërkohet t’i japin diçka njeriut të varfër, menjëherë bëhen më të varfërit e të varfërve. Një bamirësi e këtillë nuk na duhet. Dashuri do të thotë sakrificë; do të thotë bujari dhe ndjeshmëri “. Nëpërmjet jetës dhe punës së tyre, tre Hierarkët na mësojnë dhe na ofrojnë shembullin e përjetshëm të njeriut, atë të shenjtit. Arritja e tyre kryesore ishte eklektika, përdorimi i filozofisë dhe i gjuhës së kohës së tyre si material ndërtimi i së vërtetës së Kishës, si një mjet i edukimit të njeriut dhe përqasjes ndaj tij. Për Etërit, dija nuk ishte qëllimi, por mjeti për ta përjetuar më tepër të vërtetën me fuqinë e ndriçimit shpirtëror. Ata nuk e ndoqën dhe e respektuan këtë dije në vetvete, por e panë atë të dobishme për njeriun dhe për të mirën e tij. Qëllimi i shkollimit për Etërit nuk kufizohet te njohuritë dhe specializimi, por është udha e shpëtimit nga shëmbëlltyra te ngjashmëria, te përmbushja e potencialeve të njeriut, dhuratave të tij. Ky proces i vetëaktualizimit është një ngjitje dinamike lart, një udhë drejt ngjashmërisë me Perëndinë. Kjo nuk është diçka teorike, por është jeta vetë. Orthodhoksia nuk ekziston pa Orthopraksinë, pasi teoria nuk ka as ekzistencë dhe as vlerë pa praktikën. Kjo ndarje mes teorisë dhe praktikës nuk ekzistonte as në jetën e këtyre tre Etërve dhe as, më gjerë, në jetën e shenjtorëve të Kishës. Jisu Krishti ofroi arsimin më të lartë jo vetëm me Fjalën e Tij, doktrinën e Tij, por më tepër me jetën e Tij dhe sakrificën e Tij në kryq. Të tre Hierarkët iu bashkuan Trupit të Kishës Triumfuese me imitimin e Perëndisë, sipas traditës pavliane te “Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit.” (1 Kor. 11: 1). Shkollimi ka të bëjë me thelbin e jetës, realizimin e njeriut si njerëzor, rrugën drejt Perëndisë, hyjnizimin. “Shkollimi është kungimi me shenjtërinë”; këtë propozojnë Etërit për sfidat e çdo shoqërie të globalizuar. Referat i mbajtur nga Dr. Georgios Gaitanos në festën e Tre Hierarkëve, të organizuar nga studentët e departamentit

11


Fjala

ReportazhU festua e kremtja e shën Vlashit Në mënyrë panigjirike dhe plot gëzim u festua e kremtja e Hierodëshmorit të Madh, Vlash, episkopit të Sebastës, emrin e të cilit mban edhe Manastiri i rindërtuar në shek.XX, në një kodër pranë fshatit Shënavlash, afër Durrësit. Panairi nisi në mbrëmjen e ditës paraardhëse me Mbrëmësoren e Madhe dhe Bekimin e Pesë Bukëve drejtuar nga Mitropoliti Nikolla dhe klerikë të shumtë të ardhur nga mitropoli të ndryshme. Shërbesa nisi rreth orës 18:00 që me kohën judaike përkon me nisjen e ditës së re, pra të dt.11 në të cilën nderohet kujtimi i shenjtorit. Në vazhdën historike të nderimit të këtij shenjti është bërë traditë që çdo vit të kryhet një Agripni e vogël, ku pas Mbrëmësores pasojnë shërbesat e Paraklisit, Pasdarkës dhe Himnit Akathist. Në mëngjesin e ditës tjetër, në orën 7:30 u krye shërbesa e Mëngjesores dhe pas saj Liturgjia Hyjnore nën drejtimin e Mitropolitit Nikolla.

Nderimi që Kisha u bën shenjtorëve të saj, nuk lidhet vetëm me respektin dhe shenjtërinë që ata kanë, por edhe me imitimin; sepse duke imituar Krishtin ata janë shembull i gjallë imitimi edhe për ne dhe na nxisin që edhe ne të jetojmë me Krishtin. Në këtë mënyrë ata bëhen “Perëndi sipas hirit”, dhe duke e shfaqur këtë hir me mrekullitë që ata bëjnë, me paprishje lipsanesh apo burim miroje. Në fund të fundit të gjithë jemi thirrur që të bëhemi të shenjtë, të bëhemi bijtë e Perëndisë dhe lutemi që me ndërmjetimet e Hierodëshmorit Vlash, Perëndia të na denjësojë.

Amin.

Përgatiti: Jorgo Belul Student i vitit II

12

Besimtarët si çdo vit nuk munguan, dhe morën pjesë në shërbesa për t’iu lutur shenjtorit dhe për të marrë ndërmjetimet e tij; ku ndër ta kishte të rinj, studentë, nxënës dhe studentët e Departamentit të Theologjisë. Besimtarët u kunguan me Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Predikimi në Liturgjinë Hyjnore u përgatit nga studenti i vitit II, Klajdi Dervishi, i cili foli rreth shenjtorit dhe rolit të tij ndërmjetësues për ata që i luten dhe e nderojnë.


Vëllimi I V, 2020 Lavdia e Thirrtoreve T.T.II Sipas emrit tënd mbive, o Vlash, përmes ushtrimit të virtyteve hyjnore dhe lulëzove si një palmë në oborret e Zotit, si Davidi dhe si cedri u shumuan arritjet e tua. Dhe si një hardhi pjellore që u çua në shtëpinë e Perëndisë, gjatë martirizimit tënd, pasi u copëtove prej dënimeve torturuese dhe si frut i përpjekjeve të tua, na burove një verë shpirtërore, që kur pimë prej saj të mund të mbushen zemrat tona me ngazëllim hyjnor dhe të mbledhur njëzëri në kujtimin tënd të nderuar të përsosjes sate, të lumërojmë me himne dhe kërkojmë të marrim, nëpërmjet teje, paqen dhe përdëllimin e madh. Përlëshorja e Shën Vlashit T.T.I, Ton Sinanarhon Logon Sipas emrit ti mbive si pemë e frytëshme, Hierarku i Zotit, i lavdëruar Shën Vlash; i shfaqe botës frytet e martirizimit dhe burove pasurisht dhuratat e çudirave, o Hierodëshmor i hyjshëm, lutu për ata që më ty përikin, me përkrahjen dhe ndërmjetimin tënd. Troparet janë marrë nga Shërbesa e Shën Vlashit, përpunuar nga Theodhor Peci, Stefan Zhupa & Jani Plakutsis, Tiranë, 2016.

Shkurtorja Bimë e hyjshme që nuk i vyshken lulet je ti, o shën Vlash hyjmbajtës, dhe hardhi plot me me fryte e vreshtit të Krishtit. Të gjithë ata që kremtojnë me gëzim kujtimin tënd, mbushi me ngazëllimin tënd, duke ndërmjetuar pa pushim për të gjithë ne.

Shtëpia Pasi u pajise me fuqi nga Perëndia, o mendjendritur, si Hierark dhe meshtar i Tij, me anë të veprave hyjnore u rendite në rrethin e athloforëve, dhe pasi u njohe si athlofor dhe fitimtar i kurorëzuar, qëndron më lart se flijimi i Aaronit, se je imitues i Krishtit. Bashkë me gjakun e hyjshëm të Abelit, gjaku yt i thërret me zë të lartë Perëndisë për therjen tënde dhe duke qëndruar përpara fronit të hyjshëm të Krijuesit, bashkë me rangjet e Engjëjve, ndërmjeton pa pushim për të gjithë ne.

Vizitë e Fakultetit Theologjik të Universitetit të Fribourg-ut Në datën 3 shkurt 2020, departamenti ynë priti në ambientet e tij një grup profesorësh dhe studentësh të diplomuar nga Fakulteti i Theologjisë në Universitetin e Fribourg-ut, Zvicër. Gjatë takimit dhe vizitës ne diskutuam rreth historisë së studimeve theologjike orthodhokse këtu në Shqipëri dhe ndamë mendimet e përbashkëta për të ardhmen e studimeve theologjike dhe bashkëpunimin e mundshëm midis dy institucioneve.

13


Fjala

Kreshma e Madhe Kur mendojmë për kreshmimin në Kishën e sotme Orthodhokse, pothuajse menjëherë priret mendja jonë të shkojë te rregullat kishtare që lidhen me ushqimin kreshmor. Kjo mënyrë e të menduarit është veçanërisht e lidhur me Kreshmën e Madhe, kreshmimin më të gjatë dhe më të rëndësishëm në Kishë. Kështu, kur bëhet fjalë për këtë kreshmim dyzetditor, disa përqendrohen pothuajse ekskluzivisht mbi kohën kur të privohemi nga çfarë, cilat ushqime specifike të shmangin në cilat ditë dhe cilat janë udhëzimet e Kishës për bulmetin dhe ushqimet me ose pa vaj. Të tjerë janë edhe më të zellshëm; shqyrtojnë me shumë kujdes çdo përbërës në ambalazhin e çdo gjëje që blejnë në supermarket, për t’u siguruar të mos ketë asnjë gjurmë të përbërësve ‘të ndaluar’. Me të drejtë, shpesh lindin çështje dhe shtrohen pyetje në lidhje me konceptimin e mësipërm. A mos është ky i vetmi kreshmim i vërtetë orthodhoks? Kreshma e Madhe është një periudhë përgatitjeje, e cila i përgatit shpirtërisht besimtarët për të takuar Krishtin e Ngjallur në ditën e Pashkës, kështu që ne duhet të shikojmë me kujdes për të vënë re nëse kjo mënyrë e të menduarit për kreshmimin ndihmon në këtë udhëtim shpirtëror. Cili është kuptimi i vërtetë i kreshmimit? A ia kemi zvogëluar rëndësinë kësaj periudhe të shenjtë të vitit? Mos e kemi reduktuar në një grup të thjeshtë rregullash diete? Ndoshta mund ta rigjejmë kuptimin e vërtetë të kreshmimit duke studiuar disa nga himnet e Triodit. Kjo mënyrë është e arsyeshme për shkak se himnet e Kishës Orthodhokse shprehin dhe pasqyrojnë vizionin dhe pikëpamjen theologjike të saj. Më konkretisht, do të shqyrtojmë, megjithëse shkurtimisht, disa himne të shërbesës së Mbrëmësores. Këto himne përshkruajnë në mënyrë specifike se si vetë Kisha e percepton praktikën e kreshmimit dhe janë futur qëllimisht në këtë shërbesë për t’u rikujtuar besimtarëve këtë kuptim të vërtetë. Fatkeqësisht, shumë njerëz sot nuk janë të vetëdijshëm për lidhjen e këtyre himneve me kreshmimin, dhe për pasojë, shpesh nuk e vërejnë rëndësinë e tyre. Qoftë edhe një studim sipërfaqësor i këtyre himneve e tregon qartë se qëllimi kryesor i kreshmimit është ripërtëritja e marrëdhënies sonë me

14

Perëndinë, të afërmin dhe tërë krijimin. Mbrëmja e së Hënës së Bardhë, në fillim të Kreshmës, na rikujton se kreshmimi përfshin pastrimin e plotë personal, jo thjesht “detoksifikim” diete: “Le të mbajmë një kreshmë të pranueshme prej Zotit; kreshmë e vërtetë është shmangia nga të këqijat, përmbajtja e gjuhës, largimi nga inati, ndarja nga dëshirat, përgojimi, gënjeshtra dhe betimi i rremë; mungesa e këtyre është kreshmë e vërtetë dhe e mirëpritur“. Në këtë rast, kreshmimi shoqërohet me pastrim shpirtëror. Krishti na ka thirrur për shenjtërim (Mat. 5:8), dhe në këtë mënyrë, shumë etër të Kishës sonë na rikujtojnë se hapi i parë i domosdoshëm për të “lavdëruar Perëndinë” është të bëhesh “i pastër në zemër”. Prandaj, kreshmimi duhet të shoqërohet gjithmonë me një luftë për pastrimin e shpirtit. Vetë himni na drejton tek i njëjti shenjtërim.

Koncepti i pastërtisë dhe ai i kreshmimit nuk duhet të zbehen. Fjala “pastrim” vjen nga përsosja, d.m.th. procesi për t’u bërë i plotë, i përsosur. Prandaj, pastrimi nënkupton një stabilitet të brendshëm, një karakter të plotë që mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Perëndisë përballë çdo tundimi. Ai kërkon një transformim gradual shpirtëror nga shpërbërja te plotësia. Dhe kështu, sipas himnit, kreshmimi i vërtetë është një “mjet” për të arritur “tërësinë”. Përveç luftës shpirtërore për të eleminuar pasionet, qëllimi i kreshmimit është edhe të sjellë


Vëllimi I V, 2020 besimtarët te madhështia e jetës së re më Zotin nëpërmjet Kryqit. Pra, kur ndiejmë atë uri minimale fizike që sjell kreshmimi, ne përpiqemi t’i japim tjetër formë dhe ta transformojmë atë në “uri dhe etje” për Krishtin. Ky aspekt transformues i kreshmimit mund të gjendet në himnet e psalura në mbrëmjen e së martës së javës së parë të Kreshmës: “Me kreshmim, heqim dorë jo vetëm nga ushqimi i papastër, por edhe nga çdo pasion lëndor, që të tiranizojmë dhe skllavërojmë mishin tonë, që të bëhemi të denjë për misterin e qengjit, në anën e Birit të Perëndisë të vrarë vullnetarisht nga bota, dhe të festojmë shpirtërisht Ngjalljen e Shpëtimtarit nga të vdekurit”. Prandaj, kreshmimi e gjen kuptimin e tij të vërtetë, vetëm kur privimi i jashtëm nga ushqime të caktuara shoqërohet me një luftë të brendshme shpirtërore, qëllimi i së cilës është të rritet dëshira jonë për Zotin. Kjo luftë përjetohet nëpërmjet pastrimit e pendimit dhe përsoset brenda misterit të Kungimit Hyjnor. Por, përveç aspektit fizik dhe atij shpirtëror të kreshmimit të vërtetë, ekziston edhe një dimension i tretë i domosdoshëm: dhembshuria për të afërmin – siç e shpreh qartë edhe himni në Liturgjinë e parë Hyjnore të Dhuratave të Parashenjtëruara: “Duke kreshmuar, o vëllezër, trupërisht, le të kreshmojmë dhe shpirtërisht; le të zgjidhim çdo lidhje padrejtësie; le të thyejmë shtrembërime marrëdhëniesh të dhunshme, le të grisim çdo padi të padrejtë, le t’u japim bukë të uriturve dhe le të futim në shtëpi të varfrit e pastrehë, që të marrim prej Krishtit përdëllimin e madh. ”.

Kreshmimi i vërtetë kërkon jo vetëm privimin, por edhe dhënien. Jo vetëm të qëndrojmë larg ushqimeve të caktuara, por edhe të angazhohemi në lëmoshëdhënie dhe projekte bamirësie, përfshirë këtu eliminimin e padrejtësisë dhe mikpritjen – veçanërisht për ata në nevojë. Himni e shpreh thjesht këtë. Nuk mund të ketë kreshmim të vërtetë pa dashuri për të afërmin, dhe veçanërisht për të afërmin tonë në nevojë. Si përfundim, kreshmimi është një mjet që na rikujton jo vetëm që jemi të varur nga Perëndia, por edhe të vërtetën shpesh të harruar që Perëndia gjendet te fytyra e të afërmit tonë. Pa luftën shpirtërore, pa përpjekjen e vazhdueshme për ta sjellë mendjen dhe zemrën tonë te Perëndia dhe për të parë Fytyrën e Tij edhe tek i afërmi ynë edhe tek i gjithë krijimi, një kreshmim i thjeshtë ushqimor nuk ka asnjë vlerë. Por kur e përqafojmë plotësisht, bëhet kreshmimi një veprim pozitiv, një prani e vërtetë e Perëndisë që na zbulon bukurinë e papërshkrueshme dhe madhështinë e shndritshme të Zotit të Ngjallur. Referat i mbajtur nga Dr. Georgios Gaitanos në programin e Kreshmës së Madhe, të përgatitur nga studentët e departamentit, në të Hënën e Bardhë

15


Fjala

Pjesë e zgjedhur nga libri “Të plagosur nga dashuria: Jeta dhe urtësia e Jerond Porfirit” Mbi Dëshpërimin Në ditët e sotme, njerëzit shpesh ndiejnë trishtim, dëshpërim, përgjumje, përtesë, plogështi dhe të gjitha gjërat satanike. Ata janë të rrënuar, të pakënaqur dhe melankolikë. Ata nuk pranojnë familjet e tyre, shpenzojnë shuma të mëdha nëpër psikanalistë dhe marrin ilaçe kundër depresionit. Njerëzit e shpjegojnë këtë si ‘pasiguri’. Besimi ynë shpjegon se këto gjendje rrjedhin nga tundimi satanik. Dhimbja është një fuqi psikologjike, të cilën Zoti e nguliti te ne, me qëllim që të na bëjë mirë dhe të na çojë drejt dashurisë, gëzimit dhe lutjes. Në vend të kësaj, djalli ia del mbanë të marrë këtë fuqi nga bateria e shpirtit tonë dhe ta përdorë atë për të keqen. Ai e shndërron atë në depresion dhe e sjell shpirtin në një gjendje përtese dhe plogështie. Ai na mundon, na merr rob dhe na bën të sëmurë psikologjikisht. Ka një sekret. Shndërroni energjinë satanike në energji të mirë. Kjo është e vështirë dhe kërkon përgatitje. Përgatitja e domosdoshme është përulësia. Me përulësi ju tërhiqni hirin e Zotit. Ju dorëzoni veten në dashurinë e Perëndisë, për të adhuruar dhe për lutje. Por edhe nëse bëni gjithçka në botë, nuk keni arritur asgjë, nëse nuk keni fituar përulësi. Të gjitha ndjenjat e liga, pasiguria, dëshpërimi dhe zhgënjimi, të cilat vijnë për të marrë nën kontroll shpirtin, zhduken me përulësi. Personit që i mungon

qe që të tërheq nga pas, dhe kjo frymë, kur të përbuzet, do të largohet. Dhe sa më shumë t’i përkushtohesh Frymës së Perëndisë, aq më pak do të shikosh prapa për të parë shpirtin që po zvarritet drejt teje. Kur hiri ju tërheq, ju do të jeni të bashkuar me Perëndinë. Dhe kur keni bashkuar veten me Perëndinë dhe e lini veten tek Ai, gjithçka tjetër zhduket dhe harrohet dhe ju shpëtoheni. Arti i shkëlqyeshëm, sekreti i shkëlqyeshëm, për të hequr qafe depresionin dhe gjithçka që është negative, është t’i dorëzohesh dashurisë së Zotit. Diçka që mund të ndihmojë një person që është në depresion është puna, interesi për jetën. Kopshti, bimët, lulet, pemët, fshati, një shëtitje në ajër të hapur - të gjitha këto gjëra shkëputin një person nga një gjendje pasiviteti dhe zgjojnë interesa të tjera. Këto veprojnë si ilaçe. Të merresh me artet, me muzikën e kështu me radhë, është shumë e dobishme. Gjëja që vendos unë në krye të listës, sidoqoftë, është interesi për Kishën, leximi i Shkrimit të Shenjtë dhe pjesëmarrja në shërbesa. Ndërsa studioni fjalët e Zotit, jeni shëruar pa qenë i vetëdijshëm për këtë.

përulësia, egoistit, nuk dëshiron që ju të merrni rrugën e dëshirave të tij, të bëni ndonjë kritikë ndaj tij ose t’i thoni çfarë të bëjë. Ai acarohet, irritohet, reagon dhunshëm dhe mposhtet nga depresioni. Kjo gjendje shërohet me anë të hirit. Shpirti duhet të kthehet në dashurinë e Zotit. Mjekimi do të vijë kur fillojmë ta duam me pasion Perëndinë. Shumë nga shenjtorët tanë e shndërruan depresionin në gëzim, me dashurinë e tyre për Krishtin. D.m.th. ata morën këtë fuqi të shpirtit që djalli dëshironte ta dërrmonte dhe ia dorëzuan Zotit, ata e shndërruan atë në gëzim dhe ngazëllim. Lutja dhe adhurimi gradualisht e shndërrojnë depresionin dhe e kthejnë atë në gëzim, sepse hiri i Zotit hyn në fuqi. Këtu ju nevojitet të keni forcën për të tërhequr hirin e Zotit, i cili do t’ju ndihmo- Pjesë e marrë nga libri “Wounded by jë të jeni të bashkuar me Të. Love: The Life and the Wisdom of ElArti kërkohet. Kur i jep veten der Porphyrios”, f.178-179. Përktheu: Kristi Baka Perëndisë dhe bëhesh një me Student i vitit I Të, do të harrosh frymën e ke-

16


Vëllimi I V, 2020

Tryezë e rrumbullakët - “Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërreligjioz në Shqipëri. Historia dhe perspektivat moderne” Me rastin e Përvjetorit të dhjetë të Javës së Harmonisë Ndërfetare Botërore, Departamenti i Theologjisë & Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos” organizoi më 3 mars (ora 5 pasdite), një tryezë të rrumbullakët me titull “Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërreligjioz në Shqipëri. Historia dhe perspektivat moderne”. Ky event u zhvillua në kampusin qendror të Kolegjit Universitar “Logos” në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Islame të Kolegjit Universitar “Bedër”, Seminarin Katolik të Shkodrës dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Ekziston një ndërgjegje e përgjithshme që shqiptarët krenohen me traditën e tolerancës religjioze. Besohet se kjo është një karakteristikë kombëtare, në kuptimin që shumica e njerëzve mendojnë se ajo daton në një kohë që nuk mbahet mend. Shpjegimet e zakonshme për tolerancën religjioze janë sugjerimi që shqiptarët e vlerësojnë kombin mbi çdo bindje religjioze dhe pretendimi se shqiptarët kanë qenë gjithmonë indiferentë ndaj çështjeve të religjionit. Këto shpjegime janë pjesë e doxa-s (bindjes apo mendimit popullor) si e përdor Pierre Bourdieu këtë term, sepse Shqipëria ka një histori të gjatë të tolerancës religjioze. Nga një perspektivë afatgjatë, gjatë 200 viteve të fundit, toleranca religjioze pozicionohet në një mjedis të komplikuar kulturor dhe politik, të formuar, ndër të

tjera, nga rënia e Perandorisë Osmane dhe lindja e nacionalizmit shqiptar, krijimi i shtetit shekullar shqiptar, ndryshimet dhe zhvendosjet e shkaktuara nga proceset e modernizimit, vendosja e izolimit dhe ateizmit nga regjimi komunist. Shqipëria e përbërë nga denominacionet e ndryshme – sunitët, bektashinjtë, të krishterët orthodhoksë, katolikët dhe protestantët – ndoqi një model ndryshe nga vendet e tjera të rajonit. I ndarë në komunitete të ndryshme religjioze, vendi u përball me sfidën e paqësimit, jo me lartësimin e dallimeve, që të mbetej një shtet me unitet. Prandaj, grupe të ndryshme me besnikëri, doktrina ideologjike dhe preferenca politike të ndryshme duhej të viheshin nën një ombrellë të vetme “imagjinare” kombëtare dhe kolektive. Për udhëheqësit religjiozë të secilit komunitet religjioz në Shqipëri, religjioni është një forcë unifikuese konstruktive, i cili, së bashku me praktikën e bashkëjetesës religjioze, e mbron dhe e çon përpara kombin. Diskutimi kryesor ishte shqyrtimi se si ka funksionuar kjo tolerancë fetare dhe bashkëjetesë në Shqipëri dhe cilat janë pikat etike të përbashkëta që bashkojnë komunitetet fetare si një bazë e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës së tyre sot dhe në të ardhmen. Pas një prezantimi të shkurtër nga Drejtuesi i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës

17


Fjala (Kolegji Universitar “Logos”), Dr.Georgios Gaitanos, për modelin e tolerancës fetare në Shqipëri dhe qëllimet dhe objektivat e Javës së Harmonisë Ndërfetare Botërore, pjesëmarrës nga Kolegji Universitar “Logos” (Msc. Dhimitër Qosja), Kolegji Universitar “Bedër” (PhD. Cand. Hysni Skura), Seminari ndërdioqezan “Nëna e Këshillit të mirë”, Shkodër (Dom Lorenzo Rossetti) dhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante (IAPS) (Dr. John Quanrud) morën fjalën dhe prezantuan temat e tyre. Konsensusi kryesor pas prezantimeve dhe diskutimit me studentët dhe kolegët që morën pjesë në tryezën e rrumbullakët ishte se prania dhe bashkëjetesa e dy feve më të mëdha monoteiste në botë, Islami dhe Krishtërimi, midis popullit shqiptar, kanë bërë tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar një domosdoshmëri historike, duke shërbyer kështu si një mjet dhe një faktor që kanë siguruar ekzistencën dhe unitetin e tij si një komb i tërë, duke i dhënë asaj një vlerë shekullore dhe të patjetërsueshme jo vetëm të bashkëjetesës paqësore ndërfetare, por edhe ndëretnike dhe ndërkulturore, e cila është vlera më e çmuar për të cilën shumë vende kanë nevojë të ngutshme dhe e kërkojnë dëshpërimisht. Kështu, është vërtet me interes të diskutohet se si ka funksionuar kjo tolerancë dhe kjo bashkëjetesë religjioze në Shqipëri dhe cilat janë pikat e përbashkëta etike që bashkojnë komunitetet religjioze si bazë për bashkëpunimin dhe bashkëjetesën e tyre sot dhe në të ardhmen.

Departamenti i Theologjisë & Kulturës

18


Vëllimi I V, 2020

Mesazh shpirtëror

“Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.” (Jn. 16:33) Në këto ditë vendi ynë, dhe jo vetëm, por e gjithë bota ndodhet përpara një armiku të rrezikshëm. Të mbyllur brenda katër mureve, të detyruar për shkak të Covid-19, po kalojmë ditët tona të karantinës duke mos shpresuar se diçka e mirë do të ndodhë në fund. Besimi se diçka do ta zhdukë këtë virus, nuk gjendet në zemrat tona. E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë është që t’i kthejmë zemrat tona drejt Perëndisë, i cili kurrë nuk e braktis krijesën e Tij. Shën Athanasi i Madh thotë: “Perëndia u bë njeri, që njeriu të bëhet perëndi sipas Hirit”. Dashuria e madhe që Zoti ka për krijesën e Tij kalon çdo mendje njerëzore. Nga ne kërkon që të jemi vigjilent dhe kërkues në çdo moment, që vullneti i Tij të bëhet mbi ne. Të mbështesim shpresat dhe besimin tonë te Perëndia. “Kini besim në Perëndinë.” (Mk. 4:40). Frika ka pushtuar mendjen dhe zemrën tonë. Vetë Zoti, Perëndia ynë na porosit që të mos kemi frikë, por vetëm besim. “Çfarëdo që të kërkoni me besim përmes lutjes, do ta merrni.” (Mt. 21:22). Duke qëndruar në shtëpi dhe duke pasur kohë të mjaftueshme, të përpiqemi sadopak t’i drejtojmë një lutje Perëndisë sonë me sinqeritet të plotë, besim dhe shpresë që të marrë fund kjo situatë e pazakontë dhe përsëri të lulëzojë në zemrat tona një e ardhme e cila të jetë premtuese. Krishti është Ngjallur. Çfarë na bën që të kemi frikë dhe mosbesim?! “Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh”. Që Perëndia të jetë me ne, në mënyrë që mos të kemi frikë, duhet që ne ta ndjekim Atë nga pas duke shpresuar dhe besuar me shpirt

dhe zemër të pastër se Ai do t’i vendosë gjërat në vendin e duhur. Ftesa e Perëndisë na është bërë që në momentin e lindjes nga prindërit tanë, dhe Ai pret me padurim që ne ta ma-rrim atë ftesë dhe të bëhemi bij të Tij. Në këto momente paskale që ndodhemi, të ngjallim veten tonë dhe të çlirohemi nga gjërat që na pengojnë të jemi sa më pranë Perëndisë. Pandemia, në këtë moment, na ka ndaluar që të marrim Krishtin brenda nesh nëpërmjet Kungatës së Shenjtë, por kjo nuk do të thotë se Ai nuk është pranë nesh. Në qoftë se në zemrat tona ekziston dëshira e mirë dhe Fjala e Perëndisë, ne e kemi marrë shpërblimin e caktuar nga vetë Ai në forma të ndryshme. Të falënderojmë Perëndinë në çdo moment që bën të mundur shijimin e të mirave që ai na ka dhuruar dhe të mos bëhemi si nëntë të lebrozurit të cilët morën shërim nga Zoti dhe ikën duke mos e falënderuar. Të imitojmë lebrozin që u shërua dhe nuk veproi si shokët e tij, por hyri në gëzimin e Krishtit (Lk 17:12-19). Me besim, shpresë dhe dashuri le të ecim në rrugën e Perëndisë, që të bëhemi trashëgimtarë të Mbretërisë së Tij. “Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.” (Jn. 16:33). Krishti u Ngjall - Vërtet u Ngjall!

19

Përgatiti: Klajdi Dervishi Student i vitit II


Fjala

Familja Dashuria e vërtetë në martesë nënkupton lindjen e fëmijëve. Ata që dashurohen me të vërtetë në martesë, do të kenë natyrshëm fëmijë si fryti i dashurisë së tyre dhe si lidhja më e madhe e bashkimit të tyre. Ata që i përçmojnë fëmijët dhe nuk pranojnë t’u japin atyre kujdes dhe përkushtim, nuk dashurojnë me të vërtetë. Pa dyshim që ka edhe nga ata, martesat e të cilëve do të jenë pa fëmijë, për shkak të ndonjë tragjedie të natyrës të sjellë nga “mëkati i botës”. Në martesa të tilla mund të ekzistojë dashuria e vërtetë, por përkushtimi i ndërsjelltë në shërbimin e Perëndisë dhe njeriut do të marrë forma të tjera ose në adoptimin e fëmijëve ose në shërbime të tjera të mira për të tjerët. Martesa pa fëmijë, qoftë nga zgjedhja e vullnetshme ose nga tragjedia natyrale, që rezulton në rehati-dashje nuk është një bashkim shpirtëror. Kontrolli vullnetar i lindjes në martesë është i lejueshëm vetëm, sipas thelbit të jetës shpirtërore, kur lindja e një fëmije do të sjellë rrezik dhe mundim. Ata që jetojnë jetën shpirtërore do të vijnë në vendimin e moslindjes së fëmijëve vetëm me hidhërim dhe do ta bëjnë kështu, para Perëndisë, me lutje për drejtim dhe mëshirë. Nuk mund të jetë një vendim i marrë lehtë ose për arsye vetë-rehatie. Sipas mësimit të përbashkët të Kishës Orthodhokse, kur merret një vendim i tillë para Perëndisë, mjetet e implementimit janë arbitrare. Nuk ka në opinionin orthodhoks mjete të kontrollit të lindjes që janë më të mira se të tjerat. Të gjitha mjetet janë njëlloj të trishtueshme dhe të dhimbshme për ata që duan me të vërtetë. Sepse martesë e krishterë është ajo që ka fëmijë sa më shumë që të jetë e mundur. Aborti i një fëmije të palindur është absolutisht i dënuar në Kishën Orthodhokse. Aborti klinik nuk është një mjet për kontrollin e lindjes dhe ata që e praktikojnë atë, për çfarëdo arsyeje, si praktikuesit ashtu edhe ata që e kërkojnë atë, dënohen sipas ligjit kanonik të Kishës me “dënimin për vrasje” (Sinodi në Trulo, Sinodet Ekumenike 5-6). Kur burri ose gruaja është një jobesimtar – dhe kështu është vetëm kur një anëtar i familjes bëhet i krishterë mbas martesës, ose kur njëri

20

nga çifti i martuar e humbet besimin e tij ose të saj, sepse normalisht një i krishterë nuk duhet të martohet me një jobesimtar – çifti, sipas shën Pavlit nuk duhet të ndahet apo të divorcohet, por duhet të vazhdojë të jetojë së bashku. Besimtari duhet të tregojë shembullin më të mirë të jetës shpirtërore të dashurisë ndaj jobesimtarit në çdo fjalë apo vepër, krejtësisht pa shtrëngim ose detyrim në lidhje me besimin dhe, sigurisht, pa akuzim apo dënim. Sepse burri jobesimtar është shenjtëruar me anë të gruas, dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar me anë të burrit, sepse përndryshe fëmijët do të ishin të papastër; kurse kështu janë të shenjtë. Nëse jobesimtari ndahet, le të ndahet; në këto raste vëllai ose motra nuk janë më të lidhur; por Perëndia na ka thirrur në paqe. Sepse çfarë di ti, o grua, nëse ke për ta shpëtuar burrin? Ose ç’di ti, o burrë, nëse ke për ta shpëtuar gruan (1 Korinthianët 7:14-16, kr. 1 Pjetri 3:1-7)?

Këtu apostulli, për hir të paqes, e lejon ndarjen, por nuk e nxit atë. Megjithatë, në rrethana të skajshme, të tilla, si kur ka rrezik shpirtëror ose fizik, vetë Kisha e këshillon ndarjen si një të keqe më të vogël. Por, në raste të tilla, Kisha e këshillon, gjithashtu, të krishterin e ndarë, nëse është e mundur, të “mos martohet përsëri” (1 Korinthianët 7:10). Martesat e dyta, edhe për ata që kanë mbetur të ve, lejohen dhe bekohen nga Kisha, pa dënimin e çkishërimit, vetëm, në teori, në ato raste ku martesa e re ka mundësinë e të qenurit e shenjtë


Vëllimi I V, 2020 (Efes. 3:15). dhe e pastër. Babai i vërtetë e do dhe e disiplinon fëmijën e Brenda familjes, jeta shpirtërore e dashurisë tij, ashtu si Perëndia e do dhe e disiplinon popullin duhet të kërkohet dhe jetohet sa më e plotë që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se çdo anëtar e tij (kr. Hebrenjtë 12:3-11). Kush e kursen shufrën, i familjes duhet të jetojë për të mirën e tjetrit urren birin e vet, por ai që e do, e ndreq me kohë. Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe në çdo rrethanë, “duke mbajtur barrën e njëriai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket. tjetrit” dhe në këtë mënyrë, duke përmbushur “ligjin e Krishtit” (Galatianët 6:2). Atje duhet Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra të jetë prania e vazhdueshme e mëshirës dhe e e ndreqjes do ta largojë prej saj. Mos ia kurse faljes dhe mbështetja e ndërsjelltë. Atje duhet ndreqjen fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, të jetë çdo shprehje e dashurisë së vërtetë, ash- ai nuk do të vdesë (Fjalët e Urta 13:24, 22:6, 15, tu si gjendet në përgjithësi tek ata që janë të 23:13). Ashtu si barinjtë e Kishës, ati i familjes duhet të shenjtë. jetë “i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk i aftë të mësojë, të mos jepet pas verës, të mos jetë i krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, dhunshëm, por i butë, jo grindavec dhe të mos laknuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dy- mojë paranë” (1 Timotheu 3:2-3). Ai duhet të jetë shon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por një shembull për fëmijët e tij “në fjalë, në sjellje, gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson në dashuri, në besim, në dlirësi” (1 Timotheu 4:12). të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban të gjitha (1 Ashtu si ati në parabolën e Krishtit, ati njerëzor duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për të pritur në Korinthianët 13:4-7). Një dashuri e tillë është baza e një jete famil- shtëpi me gëzim fëmijët e tij plangprishës. Gratë jare të qëndrueshme, e jetuar dhe shprehur plot dhe nënat e familjeve duhet të jenë krejtësisht të gëzim e ngazëllim, pa hezitim ose shtrëngim përkushtuara ndaj burrave dhe fëmijëve të tyre. (kr. 2 Korinthianët 9:6-12). Sepse martesa nuk Ato duhet të jenë personifikimi i të gjitha fryteve të është një “ngecje e shenjtë”, siç është shprehur Shpirtit të Shenjtë, si ato që japin jetë si fizi-kisht, një shkrimtar cinik, por, siç thotë shën Joan Go- ashtu edhe shpirtërisht. Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytjarti, një “kishë e vogël” në shtëpinë ku hiri dhe shme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo liria e Perëndisë është me bollëk për jetën dhe e margaritarëve. Zemra e burrit të saj ka besim tek shpëtimin e njeriut. Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, ajo . . . ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e sepse kjo është e drejtë. “Ndero babanë tënd jetës së saj. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe dhe nënën tënde . . . që ti të jesh mirë dhe të qesh për ditët që do të vijnë. Hap gojën e saj me dijetosh gjatë mbi dhe” (Efesianët 6:1-3, Eksodi turi dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë. Ajo 20:12). Ka një kategori njerëzish që mallkojnë mbikëqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë. atin e tyre dhe nuk bekojnë nënën e tyre. Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamburri i saj e lëvdon duke thënë: “Shumë bija kanë ba do t’i shuhet në terrin më të madh (Fjalët e Urta 30:11, 20:20). Kushdo që mallkon të atin bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato”. ose të ëmën, do të dënohet me vdekje, sepse ka Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por mallkuar të atin o të ëmën; gjaku i tij do të bjerë gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet (Fjalët e Urta 31:10-30). mbi të (Levitiku 20:9). Ky mësim i Urtësisë është i vërtetë, gjithashtu, Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin (Kolosianët në shkrimet e apostujve të Krishtit. Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen 3:20). Shën Joan Gojarti thotë se ata që nuk mund hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta të nderojnë, duan dhe respektojnë prindërit e tyre, a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, sigurisht, nuk mund t’i shërbejnë Perëndisë, sepse po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtoAi është “Ati i të gjithave” (Efesianët 4:6), Ai “nga hen perëndishmërisë (1 Tim. 2:8-10). i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë”

21


Fjala Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre, kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë. Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshetimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura, por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë. Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre, ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur zot; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë (1 Pjetri. 3:1-6). Kështu, në “kishën e vogël” të familjes, me çdo anëtar që jeton sipas vullnetit të Perëndisë, Mbretëria e Perëndisë është tashmë e pranishme dhe aktive, duke pritur të përmbushet përsosmërisht në Mbretërinë e qiellit

që nuk do të ketë kurrë mbarim, ku të gjithë janë fëmijët e Perëndisë, nusja e Birit të Tij. Kjo temë spirituale është marrë nga uebsajt i KOASh-it, link: https://orthodoxalbania. org/2020/2012/11/01/familja/.

Cilën metodë duhet të përdorim në katekizëm? 1. Hyrje Duke qenë se që në fëmijërinë e hershme individi ka aftësi të shkëlqyera në përvetësimin e informacioneve dhe njohurive që i jepen, është thelbësor përdorimi i mënyrave efikase të mësimdhënies. Kur themi mënyra efikase, sigurisht që nënkuptojmë përdorimin e metodave që lehtësojnë mësimnxënien dhe, njëkohësisht, rrisin interesin e tyre në përvetësimin e sa më shumë njohurive të reja (Çelmeta & Mato, 2017). Katekizmi është, gjithashtu, një mësimdhënie, e cila lidhet ngusht me besimin. Që të arrijmë të përcjellim në mënyrën e duhur mësimin çfarë llojë metode duhet të përdorim? Fjala metodë vjen nga greqishtja, “methodhos” që do të thotë procedurë ose mënyrë për të arritur te qëllimi i caktuar. Nëse do të përpiqeshim të përkufizonim termin metodë mësimdhënieje, do të na duhej të thonim se ajo nuk është thjesht një mënyrë, përmes së cilës bëhet përvetësimi i diturive, shprehive apo shkathtësive, por, njëkohësisht, është edhe mjet apo formë e veprimit në punën edukativo-mësimore. Për ofrimin e mësimdhënies ekzistojnë disa mënyra, por dy janë parë si më kryesore në taktikën e punës në kuadrin kohor. E para është e ashtuquajtura mënyra tradicionale e mësimdhënies dhe e dyta është mënyra bashkëkohore e mësimdhënies. Kjo temë ka si qëllim të zbulojë metodën më produktive dhe të japë shpjegime mbi to. Mësuesit kanë të drejtë të zgjedhin vetë metodën me të cilën ata do të zhvillojnë punën e tyre, por për të bërë një

zgjedhje të mirë, është thelbësore njohja e avantazheve dhe disavantazheve që secila prej tyre mund të ofrojë. Për të arritur në një përfundim, së pari, ne duhet t’i studiojmë ato, duke nxjerrë në pah pikat e përbashkëta dhe të veçanta të secilës prej metodave të lartpërmendura. 2. Metoda tradicionale e mësimdhënies Metoda tradicionale është pikërisht metoda në të cilën mësuesi i drejton fëmijët drejt një mësimdhënieje, ku memorizimi dhe recitimi luajnë rolin kryesor. Zhvillimi i mendimit kritik, vendimarrjes dhe aftësimit për zgjidhjen e problemeve nuk janë aspak të nxitura, pasi të gjitha këto janë procese që ofrohen në mënyrë të gatshme nga mësuesi. Klasa, mësimi dhe loja janë shumë të strukturuara dhe vërehet një mungesë e theksuar fleksibiliteti. Rutina është elementi që karakterizon këtë metodë, pasi fëmijët e kalojnë shumicën e kohës duke mësuar shkronja, numra, ngjyra dhe bëjnë detyra të shumta me shkrim. Qëllimi kryesor i kësaj metode mësimdhënieje është përgatitja e fëmijëve në mënyrë akademike, duke nxitur të mësuarin te fëmijët në moshë shumë të hershme. Çdo gjë funksionon në sajë të rregu-llave të paracaktuara, gjë kjo e cila sjell vështirësi në krijimin e marrëdhënieve afektive mësues-nxënës. Mësimi është me në qendër mësuesin, roli i të cilit është kontrollues dhe autoritar. Ai përdor

22


Vëllimi I V, 2020 leksione, të strukturuara dhe të drejtuara prej tij. Mjedisi është i kontrolluar prej mësuesit, i cili shpjegon koncepte dhe nocione për të gjithë klasën, duke mos u marrë individualisht me secilin prej tyre. Kalohet shumë kohë duke moralizuar rregullat, sjelljet e papërshtatshme dhe shpesh këto arrijnë në krijimin e një klime jo dashamirëse dhe asociale. Kjo mënyrë mësimdhënieje fokusohet kryesisht në input dhe në lëndë akademike. Është e ngurtë në strukturë dhe njëkohësisht e centralizuar. Kjo e kufizon kohën e nevojshme që i duhet një fëmije të arrijë njohjen konkrete. Si rezultat i ushtrimit të autoritetit nga ana e të rriturit, fëmija është i detyruar të mësojë duke mos u marrë për bazë interesi i fëmijës, por dëshira e mësuesit. Edhe pse kujdeset për memorizimin dhe riprodhimin e saktë të dijes, kjo metodë ngelet e fokusuar në përmbushjen e metodave skolastike (Montessori, 2015; Çelmeta & Mato, 2017). Roli i nxënësit është të jetë kryesisht dëgjues dhe mbi të gjitha të jetë i vëmendshëm në atë që dëgjon, sepse i duhet që të riprodhojë dhe të bindet. Nxënësi është pak i motivuar për të nxitur krijimtarinë e tij dhe nuk arrin të shpalosë intelektualitetin dhe botën e tij (Montessori, 2015; Çelmeta & Mato, 2017).

3. Metoda bashkëkohore e mësimdhënies Ndryshe nga metodologjia tradicionale, metodologjia bashkëkohore na sjell në qendër fëmijën. Roli i mësuesit ndryshon nga ai i nxënësit dhe si qëllim kryesor ka lehtësimin e të nxënit. Komunikimi me fëmijën shihet si primar dhe të gjitha përvojat synojnë plotësimin e nevojave, duke nxitur të mësuarin sipas zhvillimit individual të tij. Të konsideruarit e fëmijës si individ unik ndikon në zhvillimin e ndjenjave pozitive për të mësuarin. Mësuesi krijon një mjedis të përshtatshëm dhe nxitës për fëmijën, por pa ndikuar në zgjedhjen e aktivitetit që do të kryhet. Në përgjigjet që fëmijët i japin pyetjeve të mësuesit apo pyetjeve

që ngrenë edhe ata vetë, ekziston më shumë se një përgjigje e drejtë dhe ky është orientimi që mësuesi i jep fëmijës duke e nxitur kërkimin e tij deri në të fituarit e kompetencave (Kamani &Mato, 1997; Montessori, 2015). Gjatë këtij procesi fëmija zhvillohet paralelisht në disa drejtime si: social, emocional, njohës, motorik, estetik etj. Atij i jepen mundësi të shumta për të bashkëpunuar, ndihmuar dhe negociuar me të tjerët. Fëmijët zhvillojnë të kuptuarit e koncepteve rreth vetes, të tjerëve, botës që i rrethon dhe Perëndisë nëpërmjet vëzhgimit dhe ndërveprimit real me ta. Në këtë metodë, veprimtarive artistike u jepet mjaft rëndësi. Kështu fëmija mund të ketë mundësi të pafundme shprehjeje, jo vetëm me anë të vizatimeve të thjeshta e prerjeve fikse, por edhe me materiale të ndryshme. Kureshtja natyrale e fëmijëve, interesi dhe dëshirat e tyre janë dhe motivimi më i mirë. Fëmija pranohet si i barabartë në ndarjen e ideve, pasurimin dhe zhvillimin e tyre (Kamani &Mato, 1997; Montessori, 2015). Një shembull interesant i zbatimit të kësaj metode është qasja e Reggio Emilias, e cila është mjaft inovative dhe frymëzuese për edukimin e hershëm të fëmijërisë, sepse e vlerëson fëmijën si të fortë, të aftë dhe elastik, të pasur me çudi dhe njohuri. Do fëmijët, sjell kuriozitet dhe potencial të thellë, të cilat shtyjnë interesin e tyre për të kuptuar botën dhe vendin e tyre në të (Arseven, 2014). 4. Konkluzione Në këtë punim pamë analitikisht si metodën tradicionale, ashtu edhe atë bashkëkohore dhe analizuam në mënyrë të detajuar karakteristikat, duke theksuar pikat e forta të secilës prej tyre. Në të dyja rastet fëmijët arrijnë të përvetësojnë njohuri, por mënyrat me të cilat

23


Fjala kjo gjë arrihet nuk është e njëjtë. Mund të themi se ka një shumëllojshmëri metodash, por e rëndësishme është gjetja e asaj ideales dhe vënia e saj në praktikë, me përfundim arritjen e qëllimit. Pra, formimin e secilit individ, duke marrë parasysh unikalitetin që ata zotërojnë. Pavarësisht nga kërkimet e shumta që janë bërë ndër vite, përzgjedhja e metodës më të suksesshme mbetet një nga detyrat më të vështira të edukimit. Gjithsecili prej nesh zotëron një mendim kritik e për pasojë është i aftë të gjykojë se cila metodë është më produktive. Duhet të jemi gjatë gjithë jetës kërkues dhe eksperimentues që qëllimi ynë të realizohet me sukses. Mësuesia nuk duhet të konsderohet si një profesion, por si një mision që zhvillohet me bazë dashurinë dhe për më tepër kur bëhet fjalë për transmetimin e Fjalës së Perëndisë. Fëmijët mbartin në veten e tyre një botë të mahnitshme. Misioni ynë do të kthehet në një eksperiencë të paharrueshme, e rëndësishme është të gjejmë çelësin që do të na mundësojë hyrjen në botën e tyre. Ka një shumëllojshmëri aktivitetesh që mund të zhvillojmë në orën tonë të katekizmit. Pasi të kemi shpjeguar mësimin, është e rëndësishme t’i angazhojmë fëmijët. Ata mund të bëjnë dramatizime të ndryshme, mund t’u mësojmë këngë të ndryshme, t’u japim mundësi të shpalosin botën e tyre me anë të

pikturave, apo mendimeve rrufe dhe plotësimit të pemëve të mendimit etj. Ka kaq shumë mundësi dhe opsione, mjafton të jemi kreativ dhe të dashur me fëmijët dhe ata do të përfshihen tërësisht në orën e katekizmit. Metoda bashkëkohore është ideale, pasi e kthen orën e mësimit në një orë të këndshme loje dhe ajo ç’ka është më e rëndësishmja, ata do të mund të mësojnë ato që ne përpiqemi t’u shpjegojmë. Bibliografia

• Arseven, A. (2014). “The Reggio Emilia approach and curriculum development process”, International Journal of Academic Research, 6.1, f. 166-171. • Çelmeta, E. & Mato, J. (2017). Projekti mësimor në arsimin parashkollor, Tiranë: Kumi. • Kamani, P.& Mato, E. (1997). Përvoja Edukative e Rexho Emilias (Në ndihmë të mësueseve të kopshteve), Tiranë. • Montessori, M. (1914). Dr. Montessori’s own handbook, New York: Frederick A. Stokes. • Montessori, M. (2015). “The Education of the Individual”,The NAMTA Journal,Vol.40.2, f. 1528.

Përgatiti: Dajana Ustia Studente e vitit II

Ngjallja, eksod i jetës së pavdekshme

24


Vëllimi I V, 2020

****

Jisui tha: Unë jam ngjallja dhe jeta. Ai që më beson mua, edhe në vdektë, do të rrojë. Edhe kushdo që rron e më beson, nuk do të vdesë për gjithë jetën. (Jn. 11:25-26). Kisha Orthodhokse tashmë na ka futur në periudhën e shenjtë të Pashkës, në të kremten e të kremteve, gjatë së cilës kremtojmë Ngjalljen e Birit të Perëndisë, Jisu Krishtit. Me anë të Ngjalljes, u mposht vdekja, armiku i fundit i njeriut dhe u ridha përsëri jeta; një jetë e re në frymë. Ky është besimi i të krishterëve, “Besojmë sepse Krishti u ngjall” - thotë Shën Agustini. Ngjallja prej së vdekurësh është një kalim, eksod nga jeta e rënë dhe e vdekshme në atë të pavdekshme. Patjetër, që këtë kalim nuk do mund ta realizonte dot askush, përveç Perëndisë; por nga ana tjetër Jisu Krishti na e thotë shumë qartë, që nëse duam të shpëtohemi, le të ndjekim të njëjtën rrugë që ndoqi edhe Ai, një rrugë Kryq-Ngjallje, sepse Ai është edhe Rruga, edhe Kryqi, edhe Ngjallja. Po ky Kryq është edhe kryqëzimi i sëmundjes dhe vdekjes, i dy pasojave të rënies së njeriut. Pra le të kryqëzohemi me të, sepse nëse kryqëzohemi me të, jemi kryqëzuar tashmë me mëkatin, me pasionet dhe egoizmin tonë. Sepse ajo që presim është që të mos shkojmë nga Kryqi në Ngjallje, por që Ngjallja të burojë nga Kryqi, aty ky gozhdohet sëmundja dhe vdekja bashkë. Dhënësi i jetës nuk nguron të na e rijapë jetën, siç e bëri kur na krijoi, por përtej kësaj na ofron një jetë në përjetësi, një jetë që të jetojmë me të, sepse kjo jetë i referohet vetëm të jetuarit në Perëndinë, ndërsa jeta pa të është një jetë në mosekzistencë. Tashmë fryn në hundët tona, duke na dhënë frymën e përjetësisë dhe të shenjtërisë, na rigjallëron dhe na mbush me dhurata hyjnore. Ngjallja e Krishtit na siguron se krijimi i tij nuk do të shkatërrohet edhe nëse është prishur apo deformuar, por do të restaurohet dhe rikthehet në gjendjen fillestare. Ngjallja është ajo që do të sjellë mosprishjen e trupave dhe pavdekshmërinë e shpirtrave, është rruga për në mbretërinë qiellore, në një jetë pa mbarim me Zotin. Ajo që na pret në jetën e përjetshme, është diçka e pashpjegueshme, pasi ne, krijesa të Krijuesit mundësohemi që të marrim pjesë në gëzimin dhe dashurinë hyjnore të Perëndisë Triadik, në soditjen dhe drejtësinë hyjnore të tij. Krishti u Ngjall!

Fjala Katekitike

Cilido shpresëtar dhe hyjdashës le të gëzojë këtë panair të mirë e të shkëlqyer. Cilido shërbëtor mirënjohës le të hyjë te gëzimi i të Zotit. Ai që u mundua duke kreshmuar, le të gëzojë tani dinarin. Ai që punoi që prej orës së parë, le të presë tani shpagimin e drejtë. Ai që erdhi pas së tretës, le të kremtojë me gjithë zemër. Ai që mbërriti pas së gjashtës, le të mos dyshojë aspak, se nuk pëson asnjë dëm. Ai që u vonua deri në të nëntën, le të afrohet pa hezituar sikurse dhe tē parin, çlodh atë të fare. Dhe ai që mbërriti vetëm në njëmbëdhjetës, si atë që punoi të njëmbëdhjetën, le të mos trem- që prej së parës. Dhe të fundin e bet nga vonesa. Se Zoti, duke qenë përdëllen dhe të parin e shëron; zemërdhembshur, pret të fundit dhe atij i jep dhe këtij i fal; dhe pu-

25

Përgatiti: Jorgo Belul Student i vitit II nët i pret dhe mendimin e pëlqen; dhe veprën e pëlqen dhe qëllimin e lavdëron. Hyni, pra të gjithë te gëzimi i Zotit tonë, dhe të parë dhe tē dytë, gëzoni rrogën. Të pasur e të varfër, vallëzoni me njëri-tjetrin; të përkorshëm dhe të ngathët, nderoni ditën; sa kreshmuat dhe nuk kreshmuat, dëfreni sot. Tryeza është plot, hani që të gjithë. Viçi është i shumtë, asnjë le të mos dalë i uritur. Të gjithë gëzojeni darkën e besës; të gjithë gëzojeni pasurinë e mirësisë. Shën Joan Gojarti, Kryepiskop i Kostandinopojës


Fjala

Krishti u ngjall!

Poezi

Realiteti? KRISHTI U NGJALL! U krijuam,...Mos e ka fajin Perëndia?! Gabuam, humbëm, por Shpresën Jo, ajo është! Realiteti? Mëshiro o Zot! Vrasje, tortura, përdhunime, sëmundje, shkatërrime . Ku është dashuria thua? Humbi? U mbyt nga xhelozia, krenaria, u venit... Iku Shpresa? “Këtu është... mes nesh”, - kështu tha apo jo? Pabesi? Probleme? Ngatërresë. Do të dorëzohemi? Kaq është? Nuk do të përpiqemi? Dëshpërim! Në mendje një lëmsh me ide: Pse? Si? Kur? Çfarë? Realitet i zymtë. Martesa si forcë e zakonit! Paaftësia për të rritur NJERËZ! Brez i mbrapshtë! Përgjegjësia ku mbetet? Mjaftohemi me MISHIN?! Për DASHURI as që mundohemi, se çfarë ofrojmë ...nuk na intereson! INDIFERENTIZËM total. Krizë! Mungesë vërtetësie. Të gjallë, por të vdekur të pa mbuluar!!! Të gjithë zgjedhin një pjesë, por jo pjesën më të vlefshme, më të çmuar! KAFSHË...kur na mohohet një copë mishi!!! Epsh, ngacmim, inat, zemërim, kënaqësi fraksioni...SKLLAVËRI! Turma që kalojnë jetën si derrat, të zhgrryer në gropën e epshit. Po kështu. Më pas vjen spektakli...! Thërrasim: PËRSE?!!!!! Përse kaq shumë tërmete? Përse cuname? Përse përmbytje? Përse sëmundje? Përse zi buke dhe uji? Përse njerëz te egër? Përse zjarre, luftra, tortura, therrje dhe kafshëri me tmerre të papërshkruara? PËRSE- thërret njeriu, i ndodhur në një rrugë të panjohur! Edhe Hija është lodhur, është përkulur, është frikësuar!

26

Por përsëri njeriu kokën lart, krenar, i verbuar, i shkatërruar... Prit pak, me kujdes. Ka Dritë. Ai erdhi dhe u shfaq ndër ne! Qetësohu! Fillo beso . Mos u habit . Syno Paqen, Dashurinë, Jetën e vërtetë, PERËNDINË! Ne me të vërtetë gabuam, por Dashuria kurrsesi nuk harroi atë që krijoi! Erdhi! Kjo është vepra e Perëndisë, të besosh, të mos dyshosh. Ke uri apo etje? Eja...të fton të shkosh drejt tij, me dëshirë për të njohur të vërtetën që do të të bëjë të lirë! Beso! Me krahë të hapur të pret, sa është ditë, shko, vrapo! Ati i dhembshur po të pret. Ngrihu, merre shtrojën tënde dhe ec. Nevojitet pakëz dëshirë; Ai erdhi në botë, që kushdo që beson në Të, të mos mbetet në errësirë. Mos dëgjo gojët që veç flasin, dhe le të mos të tronditet zemra, fillo beso, lutu, dashuro. Nuk po them që nuk do të vuash, nuk do të qash a nuk do të vajtosh, por merr zemër, se në fund do të shpëtosh. Nga trishtim do të kthehet në gëzim, mos ki frikë, vazhdo ec, vazhdo kërko, shko drejt Tij, thirr Hosaná me besim. Ai erdhi vetëm për një arsye që të shpallë Ungjillin e Mbretërisë për popullin e tij të vyer. Atë bota nuk e njohu, e goditi, e pështyu, këtë vazhdon të bëjë edhe sot...duke vrarë, duke prerë, duke vjedhur e duke mashtruar. Por një gjë di të them atë që Pagëzori tha: “Pendohuni se Mbretëria e Zotit po vjen! “ Por ai përsëri ka dashuri për krijesën e tij të rënë, për këtë erdhi dhe u shfaq në botë, si një foshnjë nga Virgjëresha hirplotë. U rrit, punoi e mësoi dhe misionin e tij e plotësoi. U sakrifikua dhe të premten u kryqëzua! E mbërthyen në një kryq, uthull i dhanë të pinte, por Ai nuk u kthye, veçse thirri se U krye! Mori të gjitha mëkatet, i gozhdoi dhe të gjithë popullin e tij e çliroi!


Vëllimi I V, 2020 Por edhe kjo vepër njerëzve nuk u mjaftoi, mosbesimin kishin rrëmbyer, thua kaq shumë ishte ngurtësuar zemra e tyre! Besnikët trupin e tij morën, u kujdesën. e mbështollën me pëlhura dhe me vaj erëmirë e lyen. Por të dielën në mëngjes, ndërsa ishte errësirë, miroprurëset dhe apostujt shkuan te varri për të parë mësuesin e tyre të mirë! Ç’të shikonin... varri ishte boshatisur!!! Lajmëronin plot habi; është ngritur, është ngjallur Zoti ynë prej varrit! Të gjithë e panë, madje dhe e prekën dhe me ardhjen e Ngushëllimtarit, të gjithë nxënësit morën stafetën. Duhet të shkonin nëpër botë, të lajmëronin dhe të predikonin Fjalën që u trupëzua, që u shfaq dhe që u kryqëzua! Por thelbi ishte ky, për t’i thënë çdo njeriu: “Gëzohu se Krishti erdhi për ty!”

Përgatiti: Kristi Baka Student i vitit I

Mjafton vetëm një pikë loti dashurie...

Perëndia i mirë na dha kohë të njohim veten, që kohët e fundit ishim tepër të shpërqendruar dhe të zënë për ta bërë. Koha që i kushtuam vetes ishte si një pikë modeste shiu, që takonte sipërfaqen e çrregullt të oqeanit të rutinës sonë të përditshme. Ditë pas dite të shpërqendruar që nga zgjimi deri në kohën që me sytë mbyllur pushonim, kishim humbur drejtimin që Perëndia dëshiron për ne, ishim rrëmbyer pas gjërave të fundme tokësore dhe me pavetëdije çdo ditë vendosnim nga një tullë në muret e një fortese me materiale tokësore dhe mendonim se siguria dhe lumturia ndodheshin brenda saj. Me po të njëjtën pakujdesi edhe në lutjet, me anë të të cilave madhështojmë veprën e Zotit të tërëfuqishëm dhe lutemi që me dashurinë e Tij të na ndihmojë në rrugën e gjatë të jetës, kërkesat tona ishin gjithnjë e më shumë materiale, duke harruar qëllimin dhe arsyen për të cilën Trinia e Shenjtë na ka bekuar, duke na dhuruar Parajsën. Parajsa është krijim i Perëndisë për gëzimin dhe lumturinë e shpirtit. Ne duke u kujdesur padrejtësisht vetëm për mirëqenien e trupit, shpirtin e kishim mbuluar me pluhura si një fotografi me domethënie të rëndësishme që për një periudhë të gjatë për shkak të fuqisë së madhe të rutinës së jetës kemi vite pa e lëvizur nga kutia e vogël e kujtimeve. Ndërsa Perëndia, qëllimi i të Cilit është të na ndihmojë me bekimet e Tij të fitojmë Parajsën dhe pse nuk iu lutëm të na shpëtojë shpirtin, sepse e harruam që e kemi, lejoi

27

të ndodhë situata e jashtëzakonshme e krijuar nga Covid-19, që në këtë mënyrë vëmendja jonë të mund të kthehej te gjërat që kanë vërtet rëndësi: te Perëndia, te shpirti dhe te mendja e kthjellët. Zoti na mëson të mos kemi frikë, sepse asgjë nuk ndodh pa dijeninë dhe lejen e Tij. Asgjë e keqe nuk vjen te ne, nëse pas saj nuk fshihet e mira jonë absolute. Nëse zemra dhe dashuria jonë janë plotësisht me Perëndinë, atëherë asnjë forcë e botës nuk do të mund të prekë asnjë qelizë apo molekulë tonën dhe t’i dëmtojë ato. Ne kemi antivirusin dhe ilaçin më të përkryer e mrekullibërës me vete. Përpjekja më e madhe, që


Fjala Perëndia pret dhe vlerëson nga ne, është të duam krijesën e Tij dhe të vlerësojmë bekimet e Tij në jetën tonë. Simboli më i lartë i dashurisë është një pikë loti që rrjedh nga sytë tanë për dhembshurinë drejtuar gjithë krijesës së Tij. Vetëm një pikë loti e derdhur nga dashuria do të na shpëtojë. Nëse duam që zemrën tonë ta pushtojë dashuria e pamasë e Perëndisë dhe çdo sprovë ta kalojmë me sukses e përfitim shpirtëror, mjafton t’i lutemi për të gjithë krijesën me një pikë loti dashurie… Përgatiti: Msc. Theano Kostoli

Të jemi spektatorë apo të luftojmë në një mënyrë... Ndonjëherë ne kemi mbetur në një gjendje parashikimi dhe vëzhgimi të heshtur. Kjo është ajo që ne, qytetarë të thjeshtë, mund ta quanim veten në dy muajt e fundit. Spektatorët e heshtur. Me këtë veprimtari (jo) tonën, ne mund të luftojmë më së miri kundër armikut të padukshëm, i cili heshtur po futet brenda nesh. Këta dy muaj kanë qenë dhe janë ende duke u trajnuar për: durim, dashuri, shpresë, dhembshuri. E tëra që përmenda, ishte ajo që ne ishim të afërt, dhe për fat të keq, ne jemi akoma të zënë çdo ditë. Kur dëgjuam se në Kinën e largët kishte një sëmundje që prek njerëzit dhe ishte veçanërisht e dukshme në gjeneratat e vjetra dhe të sëmurët kronikë, menduam se ishte larg dhe se diçka lokale do të mbetej. Por ishte pikërisht paradoksi i njerëzimit. Ne po shikonim një vuajtje të gjatë, menduam se do të ishte një vuaj-tje atje larg. D.m.th. ne nuk e pamë atë nga perspektiva e njerëzve të gjallë, por nga shifrat statistikore dhe të largëta. Ne u argëtuam me idenë se nuk na arriti.

28

Ndërkohë, Kina e largët u bë më e afërt me Italinë. Në vetëm një javë, shakatë për kinezët janë bërë një burim frike dhe loti për italianët dhe spanjollët, banorët e zonave të reja të koronavirusit. Tani ishim në frikë të madhe. Meqenëse kishim të njohur që u gjetën atje në kohën e përhapjes së sëmundjes, kishim frikë se dikush nga atje do ta kalonte te ne. Me regjistrimin e qytetarit të parë pozitiv në vendin tonë, shakatë tallëse u ndalën, filluan përgatitjet masive, pothuajse si në një luftë. Qeveria tha se situata ishte e keqe dhe do të duheshin të ndërmerreshin masa më të ashpra. Ata bënë thirrje për solidaritet dhe respekt për shëndetin e tij, dhe kështu për shëndetin e të tjerëve. Marrja e një vendimi për të mbyllur pothuajse gjithçka, ishte shumë e vështirë për t’u pranuar. Por guximi për të ndërmarrë atë hap kërkonte një seri lëshimesh që bëmë të gjithë. Ajo që do të dëshiroja të theksoja është studimi online. Njeriu është një qenie elastike dhe mund të përshtatet me situatën. Si provë e asaj


Vëllimi I V, 2020 karakteristike të mahnitshme është mënyra në të cilën shumica e fakulteteve dhe ndërmarrjeve më të mëdha vazhdojnë të funksionojnë. Ajo që nuk mund të arrihej ishte grupimi dhe vazhdimi i arsimit klasik. Por kjo nuk na ndaloi të ndjekim njohuri të reja teologjike dhe personalitetin tonë në drejtim të shpëtimit. Është kjo veprimtari që na ka lënë në një gjendje të shëndetshme mendore. Lajmi ishte një profesion i vazhdueshëm në çdo familje. Të gjithë flisnin dhe kishin frikë nga ajo që po ndodhte në botë. Por në momentin që dëgjuam profesorët tanë dhe kthyen vëmendjen tonë për atë që na u dha si material, ishte një mundësi për t’u shkëputur nga mendimet e dhimbshme të përditshme dhe të fluturonim në botën e shkencës. Duke u përqendruar në studimet tona, ne në fakt po ruajmë frymën e familjes. Duke mësuar për mendimin e zakonshëm teologjik, përpjekja e guximshme e Etërve kundër çdo rreziku të krijuar nga krijimi i Zotit në të vërtetë na dha forcën për të ngushëlluar të afërmit tanë, të cilët vuanin nga depresioni, tensioni, frika e padukshme dhe pagjumësia. Duke vepruar kështu, ne kemi përmbushur Ungjillin e Krishtit dhe kemi ndjekur shembullin e shëmbëlltyrës së Tij për të vizituar të sëmurët dhe për të ngushëlluar të qarat (Mat. 25). Meqenëse ne kemi një zakon të ngrihemi dhe të dëgjojmë rregullisht profesorët, kjo mundësi për të punuar nga shtëpia ka qenë një zëvendësim i mrekullueshëm i ligjëratave të vërteta. Ajo na ka frymëzuar të përdorim edhe më thellë metodat që profesorët tanë na kanë treguar duke përdorur faqet shkencore në internet. Në këtë mënyrë komunikimi dhe pune qëndron e ardhmja e arsimit. Ne mund të jemi kudo, dhe megjithatë mund të përmirësohemi në edukimin tonë. Pavarësisht nëse jemi pranë lumit, në mal, në shtëpi apo në një lokacion tjetër, mundësia për të dëgjuar ligjëratën ose për të lexuar rezultatin e dhënë është e patëmetë. Ju mund të dukeni pasiv në shtëpi, por nuk është kështu. Është gjithçka për mendimin. Nëse kemi mendime të mira, do të kemi rezultate të mira. Duhet t’i japim vetes motivimin. Varet nga ne që të vazhdojmë të punojmë dhe rezultati do të vijë vetë, sipas punës sonë. Mbetet pyetja: a jemi spektatorë memecë dhe pasivë apo

29

jemi duke luftuar dhe përmirësuar në një mënyrë tjetër? Etërit e Shenjtë kanë qenë gjithmonë të guximshëm për të marrë një qasje të ndryshme të luftës. Pas tyre, ne bëjmë të njëjtën gjë. Mësuesit e vërtetë dhe studentët e vërtetë. Punoi: Kristijan Mishevski Student i vitit I


Fjala

Thënie të Etërve Çdo vuajtje provon vullnetin tonë, duke treguar nëse ai është i prirur për të mirën apo për të keqen. Kjo është arsyeja pse një tronditje e paparashikueshme quhet një provë, sepse i mundëson një njeriu të provojë dëshirat e tij të fshehura. Shën Mark Asketi Duke thënë lutjen “Zot, Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshirome mua mëkatarin”, të ndihesh i gëzuar që Shpëtimtari të lejon, megjithëse i padenjë dhe mëkatar, të thuash emrin e Tij. Kjo lutje përvëlon demonët, largon mendimet dinake, të fut frikën e Perëndisë në zemër dhe pastron shpirt e trup. Kjo lutje bashkon njerëzit me Perëndinë duke sjellë shpëtimin. Kjo lutje është më e fuqishme nga shumë të tjera bashkë. Ta thoni përherë dhe nëse është e mundur ta thoni pa ndërprerje”. Shën Theodhosi i Kaukasit, Pohues dhe Çudibërës Ai që pranon mëkatin e tij, i cili me anë të eksperiencës e njeh dobësinë e natyrës njerëzore dhe prirjen e tij drejt së keqes, do ta falë fqinjin e tij më shpejt, duke hedhur poshtë shkeljet dhe duke u larguar nga një gjykim i ftohtë i mëkateve të të tjerëve. Le të kujtojmë se edhe skribët dhe farisenjtë që e çuan gruan të kapur në kurorëshkelje ndaj Krishtit, u detyruan të largoheshin, kur ndërgjegjja e tyre foli, duke u akuzuar për mëkatet e tyre. Shën Tikhoni i Moskës Nëse keni ardhur në Kishë për të kërkuar njerëz të shenjtë, atëherë keni gabuar. Nëse keni ardhur këtu për të kërkuar Zotin, keni bërë zgjedhjen e duhur. Shën Joan Gojarti Zjarri dhe uji nuk përzihen, as nuk mund të përzieni gjykimin e të tjerëve me dëshirën për t’u penduar. Nëse një njeri kryen një mëkat para jush në momentin e vdekjes së tij, mos jepni asnjë gjykim, sepse gjykimi i Perëndisë është i fshehur nga njerëzit. Ka ndodhur që njerezit kanë mëkatuar shumë hapur, por kanë bërë vepra më të

30

mëdha në fshehtësi, kështu që ata që do t’i përçmonin, janë mashtruar me tym në vend të dritës së diellit në sytë e tyre “. Shën Joani i Shkallës Prandaj, mos i mbaj mëri asgjë vëllait tënd, por bëji atij siç bën për Zotin; veçanërisht pasi nuk e dini te cili do të vijë Zoti dhe do t’ju vizitojë; të jeni i paanshëm me të gjithë, të jeni i mirë me të gjithë, i sinqertë dhe mikpritës. Mos harroni se nganjëherë Zoti flet edhe përmes jobesimtarëve, ose vendos zemrat e tyre ndaj nesh, siç ndodhi në Egjipt, kur Zoti i dha Josifit favorin para syve të drejtorit të burgut. (Zan. 39:21) “ Shën Joani i Kronshtandit Gjithmonë lini mëshirën të peshojë mbi gjithçka tjetër mbi ju. Le të jetë dhembshuria jonë një pasqyrë ku ne mund të shohim në veten tonë atë ngjashmëri dhe atë imazh të vërtetë që i përkasin Natyrës Hyjnore dhe Esencës Hyjnore. Një zemër e vështirë dhe e pamëshirshme kurrë nuk do të jetë e pastër “. Shën Isaak Siriani Një njeri i zemëruar me ne, është një njeri i sëmurë; ne duhet të aplikojmë një ilaç në zemrën e tij – dashuri. Duhet ta trajtojmë me mirësi, t’i flasim butësisht, me dashuri. Dhe nëse nuk ka keqdashje me rrënjë të thella kundër nesh brenda tij, por vetëm një zemërim i arsyeshëm, do të shihni se si zemra e tij ose keqdashja e tij, do të shkrihet përmes mirësisë dhe dashurisë suaj - se e mira do ta pushtojë të keqen. Një i krishterë duhet të jetë gjithnjë i sjellshëm, i hirshëm dhe i mençur, në mënyrë që ta mposhtë të keqen me të mirë “. Shën Joani i Kronshtadit “Jeta ime në Krishtin” Përgatiti: Kristi Baka Student i vitit I


VĂŤllimi I V, 2020

31


Department of Theology & Cul ture The Department of Theology & Culture belongs to the Faculty of Human Sciences of College University Logos. Our Department provides a three-year undergraduate program in Theology, recognized by the Albanian state and operating according to the Bologna system. The off icial start of the courses under the new circumstances was on 15thOctober 2018. The department is housed in a modern building complex around the Holy Monastery of Shen Vlash, in the homonymous village, 5 minutes outside the city of DurrĂŤs.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.