Lënda: Shkathësitë e komunikimit
Komunikimi Verbal
Studentja: Edona Halili Profesor: Mumin Sadiku
Hyrje e pĂŤrgjithshme rreth komunikimit
Llojet e Komunikimit
Komunikimi Verbal
Komunikimi: Procesi i dërgimit dhe marrjes së mesazheve të pakten në mes të dy personave Ecuria që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve Procesi i kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi
Elementët e procesit të komunikimit
Dërguesi
Mesazhi
Kanalet
Marrësi
Mjedisi
Feed Back
Ne komunikojmë me të tjerët me qëllim që të këmbejmë:
Informacione Bartjen e përvojave Shprehjen e mendimeve Shprehjen e ndjenjave Shprehjen e emocioneve Shprehjen e dëshirave Shprehjen e botëkuptimeve tona Shprehjen e nevojave
NIVELET E KOMUNIKIMIT Komunikimi Intrapersonal Komunikimi që ndodh brenda jush. Ai përfshinë mendimet, ndjenjat dhe mënyren se si ju e shihni veten tuaj
Komunikimi Interpersonal Ai ndodh kur ju komunikoni me njeri-tjetrin. Mesazhet përbëhen kryesisht nga simbole verbale dhe joverbale
Komunikimi në grupet e vogla Ky ndodh kur një numer i vogel njerëzish duhet të zgjedhin një problem
Komunikimi publik Komunikimi i dërgohet një audience
Llojet e Komunikimit • Komunikimi verbal
• Komunikimi Joverbal
Komunikimi Verbal Komunikimi verbal mundësohet nga gjuha dhe fjala Dhënia e mesazhit bëhet nëpërmjet fjalës Me anë të fjalës së folur e të shkruar hyjmë në kontakt me ata që na rrethojnë. Fjala është celësi i suksesit Mjeti më i rëndësishëm i komunikimit tek njeriu është të folurit
Komunikimi Verbal Të folurit dhe komunikimi foljor ose verbal mbështetet në aftësinë e njeriut që të prodhojë zëra (fonema) Të dish të flasësh do të thotë të dish të ndihmosh dhe të edukosh Të dish të komunikosh do të thotë të dish të dëgjosh
Gjatë komunikimi verbal duhet të kemi parasysh: Të shmangim goditjet me pëllëmbë në shpatullat e bashkëbiseduesit Të mos u vëmë duart e djersitura atyre që dëgjojnë Të mos i lagim me pështymë Të mos i godasim me bërryla shokët që kemi në krahë derisa tjetri flet
Llojet e komunikimit verbal Si në nivelin e shkruar ashtu edhe në atë të folur, komunikimi është i mundur përmes formateve të ndryshme: Komunikimi përmes të folurit Komunikimi përmes shkrimit Komunikimi ballë për ballë Komunikimi përmes telefonit
Komunikimi përmes të folurit Llojet e komunikimit të folur: Komunikimi me veten (monolog) Komunikimi me një person (njëpër-një komunikimi) Komunikimi në grupe (një e më shumë)
Komunikimi përmes shkrimit Llojet e komunikimit me shkrim: Shkrim rreth vetes (Ditari) Shkrim me një person (një me një – letra personale, letra kërkesë) Shkrim për shumë persona (një me shumë – ftesat, tregimet)
Komunikimi ballë për ballë
Komunikimi ballë për ballë është kontakti ballë për ballë në mes të dy personave për arsye personale ose sociale në lidhje me një temë me interes të ndërsjelltë. Ky lloj komunikimi ndodh midis miqëve, të afërmeve, kolegëve, mjekut dhe pacientit etj.
Komunikimi përmes telefonit Bisedat telefonike janë një lloj tjeter i rëndësishëm i komunikimit të cilat në i kryejmë në jeten tonë të perditshme Ky komunikim është mënyra më e mirë për tu lidhur me njerëzit kudo që janë Këtu nuk kemi të bëjme me përdorimin e gjuhës së trupit dhe sy-kontaktit
Veqoritë e komunikimit verbal Fjalët janë pasqyrim simbolik i mendimit Domethënia e fjalëve është me marrëveshje Kuptimi zhvillohet nga konteksti verbal në të cilin përdoret fjala
Komunikimi verbal në pjesën më të madhe është nën kontrollin e vetëdijes
Komunikimi direkt/Verbal Anët pozitive (+) Është i mundshëm reagimi i të dy anëve/palëve •Paqartësitë dhe keqkuptimet mund të sqarohen shumë shpejtë Kur komunikoni ju mund të zhvilloni ide të reja •Komunikimi është i dobishëm për një mirëkuptim të dy anshëm
Komunikimi krijon kontakte ndërnjerëzore
Komunikimi direkt/Verbal Anët negative (-)
Lehtë mund të harrohet përmbajtja
•Më vonë nuk do të mund ta dokumentoni atë që keni thënë/dëgjuar Mund të manipuloni por edhe të jeni të manipuluar
Faktorët që ndikojnë në komunikimin verbal Sjellja jo-verbale
Aftësia e të dëgjuarit Gjuha (Zëri) Ndjenjat Rolet dhe marrdhëniet Bindjet, besimet, pritjet
Komunikimi verbal mjek-pacient
Komunikimi efektiv në mes të mjekut dhe pacientit është një funksion kryesor në ndërtimin e një marrëdhënie terapeutike mjek-pacient që konsiderohet si zemra dhe arti i mjekësisë
Aftësitë komunikuese dhe ndërpersonale të mjekut përfshijnë: Aftësinë për të mbledhur informacion në mënyrë që të lehtësoj një diagnozë të saktë Të japë në mënyrë të përshtatshme këshilla Të japë udhëzime terapeutike Të krijoj marrdhënie dashamirësie me pacientet
Komunikimi efektiv mjek-pacient mund të jetë një burim i motivimit, nxitje, siguri dhe mbështetje Një marrdhënie e mirë mjek-pacient mund ta rrisë kënaqësinë e punës dhe ta forcoj vetëbesimin, motivimin dhe pozitivitetin e gjendjes së tyre shëndetsore
Objektivi përfundimtar i cdo komunikimi mjek-pacient është përkujdesja shëndetsore dhe përmisimi i shëndetit të pacientit
Tre qëllimet kryesore të komunikimit mjek-pacient janë:
Krijimi i një marrdhënie të mirë ndërpersonale Lehtësimi i shkëmbimit të informacionit Përfshirja e pacienteve në marrjen e vendimeve
Dhënia e lajmeve të këqija nga mjeket tek pacientet Faktorët e rëndësishëm gjatë dhënies së lajmeve të këqija përfshijnë:
Kuptimin e perspektivave të pacientit Ndarjen e informacionit Njohuritë dhe pritjet e pacientit
Problemet gjatë komunikimit mjek-pacient Mjeku: Mbajtja e informacionit ose dhënia e informacionit në mënyrë të ftohtë Ngritja e zërit të tij/saj Perdorja e termeve mjekësore të panjohura për pacientët Presion mbi pacientin për të marrë vendime serioze shëndetësore pa dijeninë adekuate ose pa kohen e mjaftueshme për të menduar rreth atij vendimi Nëncmimi i pacientit kur ata bëjnë pyetje që janë të rëndësishme për ta
Problemet gjatë komunikimit mjek-pacient Pacienti: Mbajtja e informacionit (duke mos i treguar mjekut në lidhje me problemet aktuale shëndetsore, apo se nuk janë duke i marrë ilacet sic duhet ose në lidhje me probleme të mëdha personale të cilat ndikojnë në trajtimin e tij) Ngritja e zërit Pretendimi se e kuptoni kur në të vërtetë nuk e kuptoni (Mënyra më ë mirë është të pyes rreth termave që nuk i kupton) Marrja e një sasie të tepruar të kohës së mjekut Të qenurit i sikletosur për të bërë pyetje rreth trupit ose trajtimit që është e rëndësishme për ju Mos analizimi i përgjigjjeve të mjekut
Aftësitë e komunikimit:
* • Dëgjimi i vëmendshëm
*
• Ndjejshmëria
• Përdorimi i pyetjeve të ndryshme
*
Pyetjet e hapura “Çka ju duket se është problem?” Ky lloj i pyetjes e inkurajon pacientin që të flas dhe të tregoj tregimin personal Intervista mund të bëhet më e gjatë dhe më e veshtirë për t’u kontrolluar
Pyetjet e mbyllura ““A ju dhemb kur të kolliteni?” Pyetjet e mbyllura ju mundësojnë që të zbuloni shpejtë detajet faktike
Ato shumë shpesh mundësojnë që brengat dhe ankthet e pacientit të ngelin të pazbuluara
Pyetjet sugjestive “Supozoj se kolli është më i theksuar gjatë natës?”
Pyetjet sugjestive nuk kanë përparësi Pyetjet sugjestive indukojnë pergjegjje të cilat ju i prisni
Pyetjet e shumëfishta “Kur filloi kollitja? A e ka ngacmuar diç? A është më e theksuar gjatë natës?”
Pyetjet e shumëfishta nuk kanë përparësi Pacienti zakonisht i harron pyetjet e para dhe përgjegjet vetem në pyetjen e fundit
Komunikimi ka qenë dhe është gjithmonë i rëndësishëm në jetën e njerëzve, është kulturë, është gjithçka, vërtetë është çelësi i suksesit
Të dish të flasësh është çështje cilësie dhe jo sasie, e për të arritur këtë cilësi, është i nevojshëm: shpirti, maturia, thjeshtësia, inteligjenca, gatishmëria dhe zëri.
Literatura (Referencat) • Psikologji komunikimi (2008) [online] https://archive.org/stream/PSIKOLOGJIKOMUNIKIMI/PSIKOLOGJIKOMUNIKIMI_djvu.txt • Verbal communitation skills (2016) [online] http://www.skillsyouneed.com/ips/verbal-communication.html • Barriers For The Doctor and The Patient (2016) [online] https://www.canceradvocacy.org/resources/communicating-with-yourdoctor/barriers-for-the-doctor-and-the-patient/ • Doctor-Patient Communication : A Review (2010) [online] https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3096184/ • Komunikimi, Wikipedia Enciklopedia e lirë (2016) [online] https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunikimi • Llojet e Komunikimit: Komunikimi verbal dhe joverbal (2011) [online] http://www.drita.info/2015/04/11/llojet-e-komunikimit-komunikimi-verbal-dhe-joverbal/
• Shkathësi komunikimi, Komunikimi Verbal Dr.Bujar Obertinca • Komunikimi, Scribd (Egla Kraja) [online]