1 minute read

Telegram ngushëllimi për

T Rmetin Shkat Rrues N

Turqinë juglindore

Advertisement

Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht të pikëlluar për lajmin e këtij tërmeti, i cili goditi sot vendin tuaj duke shkaktuar dëme kolosale dhe humbje të mëdha jetësh të çmuara.

Në emër të qytetarëve tanë dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe lutjet e mia të sinqerta për të gjithë ata që humbën jetën dhe familjet e tyre të prekura, si dhe shpreh keqardhjen time për të gjithë njerëzit e plagosur. Ne kemi marrë gjithmonë mbështetje vëllazërore nga vendi juaj në kohë të mira dhe të këqija. Ju lutemi ndjehu- ni të lirë të na njoftoni nëse mund t’u ofrojmë ndonjë ndihmë personave të prekur.

Sinqerisht,

Genci Nimanbegu Kryetar i Forcës së Re Demokratike deputet në Kuvendin e Malit të Zi

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh

This article is from: