1 minute read
Libër homazh për fotografët shqiptarë fillimshekullit të kaluar
Në parathënien e romanit, shkrimtari e bën të qartë se “Rrethimi” nuk është një libër historik dhe nuk ka qëllime studimore. Demi ka treguar se ka zgjedhur trillimin për të përshkruar Rrethimin e Shkodrës, pikësëpari sepse nuk është historian. Ai ka thënë se në këtë roman ka dashur të tregojë një histori dashurie të pazakontë që merr shkas nga një fotografi
Shkrimtari dhe gazetari Enkel Demi, i njohur me pseudonimin e artit Tom Kuka, ka qenë mysafiri i radhës me të cilin është zhvilluar takim i hapur të shtunën mbrëma në Librarinë “Ulqini” dhe është bërë paraqitja e romanit të tij të fundit “Rrethimi”.
Advertisement
Ky roman trajton nëpërmjet rrëfimit letrar të autorit një ngjarje historike siç është Rrethimi i Shkodrës nga malazezët në vitet 1912-1913. Në parathënien e romanit, shkrimtari e bën të qartë se “Rrethimi” nuk është një libër historik dhe nuk ka qëllime studimore.
“Në të janë përfshirë ngjarje të vërteta, të marra nga kronikat e kohës, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën se si kanë jetuar shkodranët apo të tjerët të cilët u kapën në grackën e rrethimit. Por kushdo që e njeh historinë, apo e njeh këtë ngjarje, mund të vërejë mospërputhje historike apo gabime. Fjala vjen, personazhe të paqena në atë kohë. Kjo vjen si pasojë e trillimit, ose siç e quajnë ndryshe me gjuhën e sotme, fiction”, shkruan ai në parathënie. Demi ka treguar se ka zgjedhur trillimin për të përshkruar Rrethimin e Shkodrës, pikësëpari sepse nuk është historian.
“Unë nuk mund ta tregoj si historian, sepse ka historianë më të mirë se unë që e kanë treguar”, ka thënë ai. Shkrimtari ka treguar për mënyrën e ndërtimit të rrëfimit të tij, duke futur në roman edhe personazhe që nuk përkojnë me kohën kur ka ndodhur Rrethimi i Shkodrës.
“Rrethimi i Shkodrës ka një sfond të tillë, por personazhet që unë kam futur në libër, ndoshta jo të gjithë kanë qenë aktualë për kohën, por këtu