1 minute read

promovimi vendase

të Malit të Zi dhe të Bosnje dhe Hercegovinës”, shprehet Berishaj.

I pyetur për kushtet në të cilat kjo qendër e realizon veprimtarinë e saj, Berishaj thotë se aktualisht kushtet nuk janë në nivelin e duhur.

Advertisement

“Së pari na mungojnë pajisje teknike dhe gjëra që janë të lidhura drejtpërsëdrejti me skenën, sepse kjo e fundit është e tejvjetëruar dhe ka nevojë për riparim. Mendoj që në të ardhmen edhe kjo do të bëhet sepse nga Komuna dhe kryetari i saj kam marrë premtime mbështetjeje”, thotë Berishaj.

Ai tha se për përmirësimin dhe avancimin e kushteve të përgjithshme në këtë qendër kulturore-informative ka trokitur në dyer të shumë institucioneve si qeveritare, të ambasadave të shumta e gjithashtu edhe të shoqatave shqiptaro-amerikane në diasporë.

“Ne kemi aplikuar kudo ku ne kemi menduar se mund të fitojmë ndonjë qindarkë”, tregon Berishaj i cili thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ata, por siç tha, shpreson dhe pret të ketë.

Ndërkaq i pyetur për prioritetet që do të synojë t’i realizojë kjo qendër gjatë këtij viti, Berishaj thotë se edhe këtë vit do të ketë si prioritet gjithnjë promovimin e vlerave vendase.

“Pra çdo individ apo organizatë apo kushdoqoftë tjetër që bënë diçka në Malësi, ne jemi të gatshëm që ta mbështesim dhe t’ia promovojmë vlerat dhe këto vlera të shkojnë anekënd jo vetëm tek ne në Malësi, por edhe më larg në të gjithë botën shqiptare dhe më gjerë. Ne jemi këtu në radhë të parë për promovimin e vlerave të komunës sonë (Malësisë) e më pas edhe ato të qendrave shqiptare dhe të atyre qwndrave që ne na rrethojnë e që nuk janë të botës shqiptare”, përfundon Berishaj.

Portret:

Ismet Lamoja

This article is from: