6 minute read
Vepër unikale e ndriçimit dhe reflektimit të trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare të një etnorajoni
men Perit”, flet lidhur me hulumtimet e Prof. Zymer Nezirit në Kembrixh në koleksionin e njohur amerikan të profesor Millmen Perit në Universitetin e Harvardit, që është ndër koleksionet më të mëdha në botë të llojit të vet për epikën gojore të Ballkanit Perëndimor.
(Vijon nga numri i kaluar)
Advertisement
PhD (c) Fitim Veliu, Kolegji “Mehmet Akif” Prizren, kumtesën “Lahutari rugovas dhe ruajtja e trashëgimisë së këngës shqiptare” e fillon me mendimin për rolin e këngëtarit nga Rugova, duke përzgjedhur disa nga ato me të cilat punoi para dyzet vitesh nga studiuesi Zymer Neziri, të cilët ruajnë kujtesën tonë ndër shekuj nëpërmjet frymës epike. Kjo temë dha rezultate të prekshme sa i përket rolit të këngëtarit (lahutarit) rugovas për epikologjinë tonë.
Fitim Çaushi nga Gjirokastra, kumtesën e vet “Krijimtari shpirtërore që dëshmon për fate historike të përbashkëta (Rugovë-Kurvelesh)” e fillon me të dhënën se në krijimtarinë poetike të popullit tonë, shquhen heronjtë si përfaqësues të idealeve më përparimtare të bashkësisë, bartës të së bukurës, të së madhërishmes dhe heroikes, si elemente që u kundërqëndruan edhe forcave shoqërore më regresive. Ky ka qenë triumfi i jetës mbi vdekjen, këtë detyrë e ka kryer me sukses të jashtëzakonshëm Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”.
Prof. Dr. Sabahajdin Cena nga Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren në kumtesën “Reflektimet e Prof. Zymer Nezirit për Parry Collection të Mill-
Dr. Sc. Rovena Vata nga Akademia e Studimeve Albanologjike - Tiranë, kumtesën “Epika legjendare e Rugovës - vlerë kulturore dhe shpirtërore” e fillon me qëndrimin se epika legjendare e zonës së Rugovës ka visare të pasura etnokulturore. Ajo është një krahinë etnografike në thellësi të rajoneve malore të Kosovës në Alpet Shqiptare. Gjithashtu kjo krahinë ka edhe një rend etnografik të pasur, duke u shndërruar kështu në përmendore kulturore të hapur.
Prof. Dr. Zeqirja Neziri nga Universiteti i Shkupit, në kumtesën “Ndihmesa e rapsodëve të Rugovës për Teorinë e Eposit”, vë në pah se me vazhdimin e studimeve për rapsodët e Rugovës, shumica anëtarë të AFA “RUGOVA”, për të cilët studiuesi Zymer U. Neziri shkroi para rreth tri dekadash në disertacion doktorate, e që kanë jehuar dhe jehojnë në këtë krahinë të njohur etnogjeografike në Alpet Shqiptare që shtrihen mbi Pejë, aktualizohen tri çështje: a) freskimi i njohurive shkencore të studiuesve (shqiptarë e të huaj) me arritjet më të reja në fushën e Teorisë së Eposit dhe i njoftimit me këto çështje i asaj pjese studiuesish që janë formuar në shkolla te ndryshme; b) Zbatimi i metodave të reja në studimet e tyre në fushën e Teorisë së Eposit; dhe c) të vlerësimit të tyre me argumente shkencërisht bindëse.
Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri nga Insti- tuti Albanologjik i Prishtinës, në kumtesën “AFA ‘Rugova’ vatër e madhe e ruajtjes së Eposit të Kreshnikëve”, thuhet se krahina e Rugovës, e cila përfaqësohet nga AFA “Rugova” në fushën e etnokulturës, ka merita të mëdha për t’u quajtur një qendër jashtëzakonisht e fuqishme e Eposit të Kreshnikëve. Këto këngë vlerësohen nga epikologët si një monument i trashëgimisë kulturore e shpirtërore dhe botërore. Sasia e këtyre këngëve të mbledhura në Rugovë është sot sa një e gjashta e fondit tonë kombëtar, që ka rreth 600 mijë vargje duke filluar me një fragment kënge nga Mirdita më 1897, me Gustav Majeri (G. Mayer). Ato i përkasin Koleksionit të Zymer Ujkan Nezirit si provë materiale për dosjen e UNESCO-s. Pra, AFA “Rugova”, është me të vërtetë një qendër e shkëlqyeshme për ruajtjen e Eposit të Kreshnikëve.
Prof. Dr. Hamit Xhaferi, nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë - Maqedoni, në kumtesën “Koncepti etnokulturor i së bukurës në lirikën e krahinës së Rugovës”, pohon se figuracioni i pasur i lirikës së dashurisë, është veshja poetike e perceptimit të ndjenjës dashurore, që poeti popullor rugovas përjeton në këngë. Kënga e dashurisë përdor dendur mjete shprehëse që e afrojnë me çdo tip tjetër të poezisë lirike. Këngëtari rugovas, përmes potencialit shprehës të artit të fjalës, mundëson shprehjen e së bukurës përmes ndjesive të veta. Ideali i bukurisë në lirikën gojore të Rugovës gjendet në harmonizimin e anës së brendshme me atë të jashtme.
Akademik Prof. Zeqirja Ballata nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë, në kum-
Autokton ‘RUGOVA’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare” (2)
tesën “AFA ‘Rugova’ - vlerë e madhe etnokulturore kombëtare”, thotë se monoida karakteristike e shqiptarëve të Veriut me këngët e kreshnikëve, përkatësisht me Eposin e Kreshnikëve, këngë ndër me të bukurat e folklorit shqiptar”, që shoqërohen me lahutën tonë të lashtë, janë shumë të përhapura edhe në Rugovë, krahas gjamës së malësorëve, dikur e njohur po ashtu edhe në këtë anë, një vajtim zërash kumbues recitativ tejprekës e mbresëlënës prej meshkujsh me lëvizje e gjeste nga më dramatiket, që e zhvillojnë përreth të ndjerit, krahas këngëve të femrave rugovase të shoqëruara me tepsi, që po ashtu janë vazhdimësi e lashtë e traditës ilire e ruajtur në Rugovë dhe në Ansamblin e saj të njohur të Folklorit Autokton “Rugova”.
Prof. As. Dr. Albin Sadiku nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në kumtesën “AFA ‘Rugova’ - thesar i madh etnomuzikor i kulturës shqiptare”, pohon se përgjatë 70 viteve të themelimit të Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, në mënyrë të denjë shpalosi dhe prezantoi folklorin muzikor në të gjitha viset tona në Ballkan, në Evropë, në Amerikë, etj. Ata që na identifikojnë përmes gjuhës, zakoneve, veshjes, besimeve e riteve, po ashtu do të na identifikojnë edhe përmes këngës dhe valles popullore. AFA “Rugova”, që përfaqëson këtë krahinë të njohur etnografike kelmendase të Alpeve Shqiptare, që shtrihet në trekëndëshin e maleve Pejë-Plavë-Rozhajë, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit tonë. Prandaj me të drejtë AFA “Rugova” e meriton epitetin thesar i madh i kulturës shqiptare.
Mr. Sci. Melihate Zeqiri nga SHFMU “Meto Bajraktari” dhe SHMTHT “Shtatori” në Prishtinë, kumtesën e vet “E folmja verilindore e Rugovës”, e fillon me mendimin se sipas epikologut të shquar dhe mirënjohur
Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, është një krahinë e vogël gjeografike dhe etnografike. Veçori e këtyre vendbanimeve është e folmja - rugovishtja, veshja, vallet dhe fondi i eposit të lashtë heroik. E folmja e saj ruan karakteristikat themelore të së folmeve veriperëndimore të Malësisë së Madhe. Shumë elemente gjuhësore edhe sot janë ruajtur prej rugovasve dhe janë të përbashkëta me atë të folurit të Malësisë së Mbishkodrës, si bie fjala diftongu -ua-. Ajo ka një të folme unike pa dallime të dukshme prej një katundi në tjetrin, pohon kumtuesja Zeqiri, ku ndikimet e jashtme janë tepër të vogla për shkak të pozitës së saj malore, po me afri të dukshme me të folmet e Malësisë së Madhe, veçanërisht me të folmet e Kelmendit, Hotit, e të Shkrelit, të Plavës e të Gucisë, të Rozhajës e të Peshterit. PhD. Mr. Rini Useini nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kumtesën “Dasma e Strugës si trashëgimi kulturore dhe si atraksion turistik”, paraqet disa analiza për martesat bashkëkohore në terma diakronike, duke marrë metodën krahasuese si bazë të fillimit për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet që u janë dhënë zonave etnografike të Strugës. Kryesisht kumtuesi Useini është përqendruar në aspektin shoqëror dhe psikologjik, në lidhje me personin e ritualizuar dhe vëren që kontrolli shoqëror ose ndikimi i tij në jetën e shqiptarëve, është ende i pranishëm, sepse megjithëse shumica e të rinjve duhet të shmangin këtë ngjarje si rezultat i kostove të mëdha ekonomike, ata përsëri realizojnë pjesën më të madhe të riteve. Kumtesat, por edhe i gjithë materiali tjetër i botuar në Vëllimin II “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë - Ansambli Folklorik Autokton ‘RUGOVA’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare”, janë të përkthyera dhe të botuara edhe në gjuhën angleze. Përkthyes është Prof. Faruk Ferataj, lektorë Mr. sc. Sheremet Krasniqi dhe Prof. Avdi Gashi, korrektor Prof. Avdi Gashi, redaktorë teknik Dr. Sc. Zani Ballani, i cili është edhe autor i ballinës dhe tregues i emrave, Prof. Dr. Adem Demaj. Libri është shtypur në Shtypshkronjën “Blendi” në Prishtinë dhe përbëhet prej 810 faqesh. Në fund, pa hezitim e me plot gojë dhe ndjenja shpirtërore, konfirmoj se libri “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, Vëllimi II, Ansambli Folklorik Autokton ‘Rugova’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare”, të cilin për shtyp e përgatiti dhe e redaktoi epikologu i mirënjohur shqiptar Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, vërtetë dhe padyshim është vepër madhore unikale e prezantimit, ndriçimit dhe reflektimit të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore kombëtare shqiptare të krahinës së mirënjohur të Rugovës së Pejës në të cilin kumtuesit pjesëmarrës në “Tryezën Shkencore AFA ‘Rugova’ - vlerë e madhe etnokulurore shqiptare”, në kumtesat e veta kanë shpalosur dhe pasqyruar në mënyrë shumë përfshirëse qëndrimet dhe pikëpamjet e veta për Rugovën dhe popullatën e saj në përgjithësi. (Fund)