
2 minute read
të kaluar
pastaj futet shkrimtari. Për shembull, janë dy-tre personazhe të cilët nuk përkojnë me kohën. Është Osja i Falltores, që është një bejtexhi, themelues i muzikës qytetare shkodrane, është autodidakt, muzikant dhe poet i asaj kohe. Kemi praninë e Çerçiz Topullit, i cili në fakt është shfaqur në Shkodër në Luftën e Parë Botërore, jo në Luftën e Parë Ballkanike. Pra, i bie të jetë shfaqur në Shkodër një ose dy vjet më vonë. Por këta më janë dashur të gjithë për ta bërë rrëfimin sa më tërheqës. Sepse në qoftë se do ta shohim në pikëpamje historike, unë nuk jam studiues dhe nuk mund të shkruaj për historinë; mund të gaboj ose mund ta çoj përpara, por nuk është profesioni im”,
“Në fakt, letërsia ka aftësinë të shkojë tek më shumë njerëz sesa vetë historia. Mund të ketë njerëz që e duan historinë dhe e lexojnë për atë që është, po për shumë njerëz historia është diçka e mërzitshme. Dhe kur ti e merr historinë nëpërmjet letërsisë është gjëja më e mrekullueshme, sepse ti edhe informohesh, edhe mëson, por ama edhe kënaqesh me një shije letrare shumë të mirë, e cila ta plotëson edhe shijen artistike”, është shprehur Aida Baro, redaktore letrare e botimeve të Shtëpisë është shprehur ai. Demi ka thënë se në këtë roman ka dashur të tregojë një histori dashurie të pazakontë që merr shkas nga një fotografi dhe se vetë libri është një homazh për të gjithë fotografët shqiptarë të fillimshekullit të kaluar. Ai ka treguar se ka një pasion të madh për fotografinë, sidomos për fotografinë – kronikë, dhe se lidhja e romanit “Rrethimi” me fotografinë i duket e pandashme. Duke folur për romanin “Rrethimi”, redaktorja letrare e botimeve të Shtëpisë Botuese “Pegi”, Aida Baro, ka treguar se pse letërsia është shpeshherë një mënyrë më e mirë dhe më e qëlluar për të treguar historinë sesa librat historikë.
Advertisement
“Në fakt, letërsia ka aftësinë të shkojë tek më shumë njerëz sesa vetë historia. Mund të ketë njerëz që e duan historinë dhe e lexojnë për atë që është, po për shumë njerëz historia është diçka e mërzitshme. Dhe kur ti e merr historinë nëpërmjet letërsisë është gjëja më e mrekullueshme, sepse ti edhe informohesh, edhe mëson, por ama edhe kënaqesh me një shije letrare shumë të mirë, e cila ta plotëson edhe shijen artistike”, ka thënë ajo.
Baro ka thënë se nëpërmjet këtij libri, lexuesit marrin më shumë informacion për luftën e Shkodrës apo Luftën e Parë Ballkanike sesa po të lexonin një libër historie, që do ta mësonin përmendësh në shkollë dhe pastaj do ta harronin.
“Po ky libër ama, të mbetet në kujtesë, sepse ti i ndërton ngjarjet në kokën tënde nëpërmjet personazheve. Dhe duke futur edhe elementin e personazheve të tjera të historisë - Oson e Falltores, apo personazhin si Çerçiz Topulli, plotësohet kuadri i asaj historie”, është shprehur ajo.
Në bashkëbisedim me aktorin Simon Shkreli, shkrimtari Demi ka folur edhe për romanet e tij të tjerë, si “Hide mbi kalldrëm”, “Gurët e vetmisë”, “Ora e ligë” dhe “Flama”, për ngjashmëritë e këtyre romaneve me romanin e tij të fundit “Rrethimi” etj. Ai po ashtu është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në takim.
Takimi është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Libraria “Ulqini”.
