1 minute read

Rregull që është mirëpritur në opinion

Next Article
Macja dhe miu

Macja dhe miu

Vendimi për të ndaluar përdorimin e celularëve gjatë orëve mësimore, i ndërmarrë para pak ditësh nga një shkollë fillore në Podgoricë, është një gjest i cili është mirëpritur dhe mbështetur në opinion.

Drejtoria e kësaj shkolle kishte vendosur këtë rregull për herë të parë në Mal të Zi, ndërsa u mirëprit në masë të gjerë nga publiku, (komentuesit) në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë si diçka pozitive e cila është dashur të vendoset edhe më herët. Ky vendim është ndërmarrë pas kon- statimit të drejtorisë së shkollës se nxënësit e saj i kanë keqpërdorur aparatet celularë, duke komunikuar (shkruar me njëri-tjetrin), me prindërit, fotografuar dhe xhiruar mësimdhënësit, etj.

Advertisement

Nga kjo shkollë veçanërisht e kanë potencuar si problem faktin që nxënësit i kanë fotografuar detyrat e kontrollit.

Ndërkaq, psikologia e asaj shkolle ka theksuar se nxënësit kanë reaguar mirë ndaj rregullit të ri, duke vlerësuar se ky vendim është një mënyrë e mirë që të reduktohet përdorimi i celuarëve gjatë mësimdhënies.

Në të njëjtën kohë edhe mësimdhënës të tjerë të kësaj shkolle e kanë mbështetur këtë vendim, me shpresë që ai të mbijetoi për një kohë të gjatë, e që ndikon në faktin që nxënësve të mos u tërhiqet vëmendja gjatë orëve kur mund të ndodhë që atyre t’u cingërojë telefoni apo të marrin ndonjë informacion.

Një vendim të tillë e mbështesin shumica nga ata të cilët kanë komentuar mbi këtë çështje, duke u shprehur se një rregull si ky do të duhet të aplikohej në të gjitha shkollat në Mal të Zi. Disa studime të kryera në Evropën Perëndimore ku atje ekziston prej vitesh një praktikë e ngjashme, ka treguar që ndalimi i përdorimit të aparatëve celularë në orën e mësimit, ndikon në ngritjen e performancës së nxënësve.

Prandaj, ky vendim do të duhej të shërbente si model i disiplinës dhe etikës nëpër institucionet edukativo-arsimore, në mënyrë që nxënësit të përfitojnë sa më shumë njohuri të reja gjatë qëndrimit nëpër klasa dhe që ato orë sa ndjekin mësimin, t’i konsumojnë vetëm për qëllime të mësim-nxënies dhe jo ta shpërdorojnë kohën nëpër rrjetet sociale (fejsbuk, instagram, tiktok), etj. t. u.

This article is from: