1 minute read

Intelektual me kulturë

Next Article
promovimi vendase

promovimi vendase

Ai është njëri prej pishtarëve të arsimit në gjuhën shqipe te ne dhe i takon plejadës së ulqinakëve guximtarë, të cilët e kanë lënë vendlindjen e tyre dhe kanë shkuar të shkollohen në

Kosovë dhe qytete të tjera të ish-Jugosllavisë, ku kanë pasur mundësi më të mëdha

Advertisement

Ismet Karamanaga

Të shkruash portretin e një personi që nuk e ke njohur kurrë, por për të cilin kam dëgjuar shumë prej kushëririt tim të ndjerë Basri Karamanaga, derisa isha student në Beograd, është jo vetëm një sfidë por edhe rrezik. Basriu, i cili punonte si makinist në një anije të madhe në lumin Sava në Beograd, takohej shpeshherë me shokun e tij të ngushtë nga Ulqini, Xhemal Lanica, i cili asokohe punonte në Ambasadën e Italisë në Beograd, në kohën e kryeministrit Aldo Moro. Në këto takime, ku më ftonin edhe mua ndonjëherë për darkë, nuk mund të mos bëhej fjalë për shokun e tyre të fëmijërisë Ismet Lamon. Basriu më tregonte se ata kishin qenë gjithmonë të pandarë. Në këtë mënyrë edhe unë kam mësuar prej tij pak për këtë personazh të njohur të qytetit të Ulqinit. Mua dhe shumë ulqinakëve të tjerë u ka mbetur në kujtesë grupi i të rinjve nga Ulqini, mes të cilëve Basri Karamanaga, Ismet Lamoja, Xhemal Lanica, Bahri Mollazeqiri, Rasim Beci etj., të cilët ishin shumë tërheqës, markantë, gjithmonë të qeshur, të vyeshëm, të veçantë dhe të rrallë. Për Ismet Lamon më duket se është shkruar pak ose aspak. Mendoj se ai meriton shumë më tepër sesa një portret modest nga unë. Megjithatë, le të jetë ky portret një përpjekje që mos ta harrojmë jetën dhe veprimtarinë e tij.

Që prej disa kohësh, në fokus të interesimit tim është figura e Ismet Lamos, këtij intelektuali të rrallë nga

Përpos si intelektual, duhet theksuar se Lamoja, falë zemrës së tij të madhe, gjatë kohës që ka jetuar dhe punuar në Kosovë, ka bërë shumë për ata të cilët për herë të parë kanë ardhur në këtë vend, ku duhet veçuar mbështetjen e madhe për të rinjtë nga Ulqini që kanë studiuar në Prishtinë. Këta intelektualë, qofshin shkrimtarë, piktorë, afaristë etj. nuk e kanë harruar ndihmën dhe kontributin e Lamos gjatë kohës së studimeve të tyre në Prishtinë. Kështu kurdoherë që përmendet emri i tij, ata gjithmonë flasin dhe e kujtojnë me një respekt të posaçëm

Ulqini, i edukuar dhe i arsimuar fillimisht në qytetin e tij të lindjes, pastaj edhe në Kosovë, ku edhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës, por edhe në Sarajevë dhe Zagreb, ku ka studiuar dhe është formuar si personalitet. Përpos si intelektual, duhet

This article is from: