1 minute read

Kosova dhe aleatët

Vitet e fundit po shihet se aleatët tanë perëndimorë nuk na dalin zot sa duhet, nuk na përfillin si dikur. Mbase janë të zhgënjyer me shqiptarët. Ata çdo vit hartojnë raporte për Shqipërinë dhe për Kosovën. Shqiptarët ndërkaq, raportet e tilla nuk i marrin me seriozitet.

Ka kohë që aleatët tanë perëndimorë janë bërë aletë të Serbisë. Ç’paradoks! Bota demokratike, në miqësi me një Serbi fashiste. Një gjë e tillë rrallë ka ndodhur në histori.

Advertisement

Në Konferencën e Ambasadorëve (1912-1913), gjashtë Fuqitë e Mëdha të kohës: Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, Franca dhe Rusia, me vendimet që morën, më tepër se gjysmën e shqiptarëve i lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Brenda kufijve të shtetit të ri shqiptar u përfshinë vetëm gjysma e tokave shqiptare. Nga trungu i atdheut “gërshërët e rrobaqepësve të mbledhur në Londër – siç u shpreh shtypi i kohës – shkëputën krahinat më pjellore dhe që kishin qenë vatra të Lëvizjes Kombëtare”. Kundër shqiptarëve në këtë konferencë ishin: Rusia, Franca dhe Anglia. Gjermania fare nuk çau kokën për shqiptarët. Fuqitë e Mëdha evropiane nuk e njohën qeverinë e Ismail Qemal Vlorës (1844-1919). Në tetor të vitit 1913 caktuan në krye të shtetit shqiptar princin gjerman nga një familje protestante Vilhelm Vidin (Wilhelm Wied, 1876-1945). Ky erdhi në Shqipëri më 7 mars 1914.

I bindur se e vetmja rrugë për t’u dhënë fund çrregullimeve dhe anarkisë në vend ishte krijimi i një qeverie të vetme për gjithë Shqipërinë, më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqje, duke ia kaluar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Me këtë akt u shënua edhe rënia e qeverisë së tij, që ishte krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 4 dhjetor 1912. Argumentet historike, politike dhe gjeografike të tij në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar, Evropa nuk i përfilli. Megjithëkëtë, këtij burri të shtetit, historia i dha të drejtë. Paqja në Ballkan nuk mund të rivendosej duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste.

A po përsëritet sot historia në rastin e Kosovës?! A po e flijojnë sot Kosovën miqtë tanë perëndimorë?!

Ka kohë që miqtë tanë perëndimorë e kanë shpërfillur çështjen e rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës.

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shreder (Gerhard Schröder, 1944) ka qenë kancelar në vitet 19982005. Është i pari kancelar gjerman që ka miratuar vendimin për ndërhyrjen e forcave ushtarake gjermane në operacionet luftarake jashtë vendit. Me fjalë të tjera, kur ky ishte kancelar,

This article is from: