1 minute read
aleatët perëndimorë
forcat ushtarake gjermane në kuadër të NATO-s, morën pjesë në ndërhyrjen ushtarake kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe në Serbi. Më pas ky u bë i afërt me Vladimir Putinin (1952). Në vitet 2016 dhe 2017 ka qenë katër herë në Beograd ku është pritur nga kryeministri, përkatësisht kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Është ndër shtetarët e rrallë, në mos i vetëm që e viziton Beogradin, ndonëse ka marrë vendim për ndërhyrjen kundër makinerisë vrastare serbe. Kjo tregon se qëndrimi i tij ndaj Kosovës ka ndryshuar rrënjësisht. Në kohën e tij, çështja e rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës nuk bëri asnjë hap para. Pas Shrederit, në krye të Gjermanisë vjen kancelarja Angela Merkel (Angela Dorothea Merkel, 1954- ). Kjo qëndroi në krye të Gjermanisë gjashtëmbëdhjetë vjet. Edhe kjo, mu si paraardhësi i saj, ishte e afërt me Moskën, me Putinin. Afrinë me Moskën e arsyetonte me çmimin e volitshëm të gazit natyror rus. Edhe gjatë qeverisjes së saj, çështja e rrumbullakimit të Kosovës fare nuk lëvizi nga vendi. Nën ndikimin e Putinit, Merkeli për Kosovën mbështeste një zgjidhje kompromisi me
Serbinë.
Advertisement
Barak Obama (Barack Hussein Obama, 1961- ) në krye të SHBA-së ka qenë dy mandate. Edhe në kohën e tij, puna e Kosovës nuk u mbyll. Në kohën e presidencës së tij, sekretare e Shtetit ishte Hilari Klinton (Hillary Diane Rodham Clnton, 1954- ). Me një fjalë, Obama për Kosovën s’ndërmori dot gjë.
Zgjidhje përfundimtare s’i dha Kosovës as presidenti Donald Tramp (Donald John Tramp, 1946- ). Duhet thënë se në kohën e tij, Kosova e formoi ushtrinë e vet.
Presidenti i përtashëm i SHBAsë Xho Bajden (Joseph Robinette Biden, Jr. 1942- ) njihej si mik i shqiptarëve. Por, gjatë mandatit të tij të deritashëm, punën e Kosovës mundohet ta zgjidhë me njëfarë kompromisi, thellësisht në dëm të shqiptarëve.
Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar (Gabriel Escobar) ngul këmbë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që s’është gjë tjetër përpos shtet brenda shtetit. Përpos anglishtes, Eskobari flet edhe spanjisht, rusisht, serbisht, kroatisht, çekisht, portugalisht.
Nga sa më sipër rezulton se vitet e fundit Kosova fare s’ka qenë në agjendën e miqve perëndimorë. Përveç kësaj, duhet shtuar se vitet e fundit fuqitë perëndimore si Gjermania, Franca, Austria, Italia, SHBA-ja etj. kanë investuar me të madhe në Serbi. Bëhet fjalë për miliarda euro, për hapjen e dhjetëra mijëra vende pune. Ç’paradoks?! Fuqitë perëndimore investojnë në një Serbi fashiste të udhëhequr nga kriminelët si Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi (1966- ).
(vazhdon)