2 minute read

Masakra e Rugovës politikës gjenocidale

Në aspektin gjeopolitik, hapësira etnogjeografike shqiptare ishte në qendër të vëmendjes së diplomacisë së Fuqive të Mëdha nga Perandorinë Osmane ishin të parët që u flijuan për interesat e të tjerëve. Ishin pikërisht fqinjët tanë - sllavët dhe grekët që u zgjeruan filluan legalizimin e spastrimin etnik duke u bazuar në programet shtetërore (Naçertania e Megalo idea). Në saje të aleancës ballkanike cidit, sepse aleanca ballkanike synim parësor kishte ndarjen, përkatësisht aneksimin e territoreve shqiptare. Në saje të urrejtjes Ngjajshëm ndodhi edhe pas Luftës së Parë Botërore përsëri në Plavë-Guci dhe Rugovë (1919), ku u maskruan një numër i konsiderueshëm politikës gjenocidale për spastrim etnik të këtyre krahinave shqiptare në zonën kufitare në mes Shqipërisë dhe Mbretërisë SKS. Këto aneksuara sllavët i donin pa shqiptarë

Rugova - krahinë etnografike

Advertisement

Krahina etnografike e Rugovës gjindet në pjesën perëndimore të Kosovës, me sipërfaqe prej 195 km2, me 13 vendbanime dhe një popullsi prej 2.451 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1981. Ndërsa duke marrë parasysh së në vitin 1991, shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë, regjistrimi zyrtar i radhës është mbajtur në vitin 2011 ku në Rugovë janë evidentuar 203 banorë (ESK, 2011). Një e dhënë e tillë dëshmon se për shkak të luftës (1998 -1999) dhe pas saj, ky mjedis ka pësuar rënie të popullsisë me rreth 90%, duke migruar përkatësisht vendosur kryesisht në

Pejë e gjetiu në Kosovë, por edhe në botën e jashtme.

Në të kaluarën për Rugovën janë publikuar artikuj, studime dhe botime të veçanta. Ndonëse një krahinë e vogël pë nga sipërfaqja dhe numër relativisht të vogël banorësh, ka qenë e kushtezuar nga morfologjia e relievit malor, ajo ka përjetuar gjenocid të dyfishtë në dekadën e dytë të shek.

XIX nga ana e serbëve dhe malazezëve me pasoja të mëdha për popullsinë vendase (1912 dhe 1919). Në saje të të dhënave të deritashme për këto masakra del se kanë ekzistuar të dhëna të kufizuara, sepse në pushtetin monist temat e tilla nuk ishin të preferuara për hulumtim dhe publikimin e ngjarjeve të tilla. Andaj, angazhimi i studiuesve të ndryshëm për të hulumtuar këto ngjarje duhet mbeshtetur, sepse opinioni i gjerë e jo vetëm ai shkencor duhet të njoftohet me të vërtetën e këtyre masakrave nga serbët e malazezët, si dhe politikën e tyre gjenocidale kundër shqiptarëve, duke aplikuar në praktikë spastrimin etnik ndaj një krahine të populluar ekskluzivisht prej shqiptarëve.

Politika gjenocidale serbe kundër shqiptarëve

Tashmë dihet se politika gjenocidale serbe në programin e tyre politik të Naçertanies (1844) ishte identike si ajo e grekëve (Megalo Idea), me të vetmin qëllim për zgjerim territorial duke ëndërruar Serbinë mesjetare. Dhe në praktikë një ide e tillë filloi të realizohej nga viti 1876-1878, duke u legjitimuar në saje të vendimit të Kongresit të Berlinit (1878). Fjala është pikërisht për Sanxhakun e Nishit ku ndaj shqiptarëve u bë spastrim etnik, duke dëbuar rreth 150.000 shqiptarë, nga gjithsej 614 vendbanime ku nga to 370 ishin të banura vetëm nga popullsia shqiptare, si dhe 244 vendbanime të tjera që ishin të përzira (shqiptarë, serbë e çërkez),(Uka,1991:89-95).

Pikërisht gjatë operacioneve luftarake të ushtrisë serbe kundër Perandorisë Osmane në Sanxhakun e Nishit në fund të vitit 1877 , komanda ushtarake shpërndau një proklamatë ku në mes tjerash thuhet:“ Sa ma tepër të shpërngulni shqiptarë, meritat e juaja ndaj atdheut janë më të mëdha”,(Uka, 1991:66) duke mbetur thënia raciste për tërë politikën serbe nga shekulli XIX e deri në ditët tona, ku dëshmi është edhe lufta e fundit në Kosovë (1998-1999). Ngjarjet e zhvilluara me vonë dhe harta e zgjerimit territorial të Serbisë e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. Kemi të bëjmë me një politikë fashiste, e cila varësisht prej rrethanave të kohës paraqitej në modalitete të ndryshme, por objektivi mbetej i njëjtë, ekspansion territorial dhe spastrim etnik e demografik, kryesisht kundër shqiptarëve, por edhe të atyre që nuk ishin ortodoksë, ku pjesëtarët e fesë islame e kanë përjetuar në lekurën e tyre.

Në mënyrë identike ka vepruar edhe Principata e Malit të Zi gjatë luftës kundër Perandorisë Osmane (18761878), përkatësisht kundër shqiptarëve në ato vise e vendbanime që iu dhuruan nga Kongresi i Berlinit (Draga,2017: 25-63).

Komiteti Mbrojtja Kombëtare e

This article is from: