1 minute read
Populizmi si taktikë
Populizmi mund të definohet si niveli më i ulët i propagandës politike i cili më së shumti përdoret në vendet me standard mesatarisht të ulët socio-kulturor, si dhe në vendet pa traditë demokratike. Disa nga premisat themelore të këtij principi joparimor politik janë: mungesa e autokritikës, teoritë për komplot, ksenofobia; nacionalizmi, etnocentrizmi, kultura pseudo-nacionale; heroizmi, “prodhimi i armiqve”, ndarja në “ne” dhe “ata”; premtime joreale për rritje ekonomike, fushata parazgjedhore të bazuara në histeri, paraqitje e vazhdueshme në media, premtime revolucionare në vend të atyre evolutive, etj.
Qani Osmani
Advertisement
Në shoqërinë shqiptare, por edhe më gjerë, në korniza planetare, në veprimtari të ndryshme shoqërore dhe në ciklet zgjedhore, shënohet një valë e një dukurie që sociologjikisht quhet “populizëm”, dukuri kjo e mobilizimit dhe organizimit, e komunikimit politik që përqendrohet rreth kundërshtisë mes “njeriut” ose popullit dhe një grupi real të “elitave të privilegjuara”. Termi populizëm rrjedh nga fjala latine populus (populli) që nënkupton “një taktikë politike primitive e cila ka për qëllim mashtrimin e turmave, manipulimin me to në saje të premtimit të gjërave që janë të parealizueshme dhe të filtrimit demagogjik me turmat”. Në literaturën politike bashkëkohore populizmi përkufizohet si “ideologji ose doktrinë politike që shoqërinë e sheh si të ndarë në grupe: njerëz të ndershëm dhe elita të korruptuara”. Populizmi është një stil i retorikës politike i cili afirmohet nga ana e pjesëtarëve të partive politike dhe lëvizjeve sociale. Kjo formë e demagogjisë politike, bashkë me moralin politik të eroduar në mënyrë ekstreme, përbën një kombinim shumë të rrezikshëm me të cilin sundohet populli. Qasjet e tipit “ju veç votoni për mua (neve), e unë (ne) do t’i plotësoj/më të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja”, është një qasje standarde-klasike e cila pothuajse nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë këtyre viteve të tranzicionit dhe ka tendencë të vazhdojë edhe tutje për arsye se është opsion “fitues” i cili fatkeqësisht ende jep rezultate. Për fajin e atyre që japin premtime nuk duhet të flitet, fajtorë janë edhe votuesit të cilët nuk i dënojnë populistët duke mos i votuar. Populistët nuk ndjejnë aspak përgjegjësi për mosrealizimin e premtimeve të veta, shpesh herë edhe manipulative dhe si të tillë