2 minute read

taktikë politike primitive

mundohen “t’u hedhin pluhur syve të votuesve” vetëm me një qëllim të vetëm - të jenë në pushtet. Populizmi mund të definohet si niveli më i ulët i propagandës politike i cili më së shumti përdoret në vendet me standard mesatarisht të ulët socio-kulturor si dhe në vendet pa traditë demokratike. Disa nga premisat themelore të këtij principi joparimor politik janë: mungesa e autokritikës, teoritë për komplot, ksenofobia; nacionalizmi, etnocentrizmi, kultura pseudonacionale; heroizmi, “prodhimi i armiqve”, ndarja në “ne” dhe “ata”; premtime joreale për rritje ekonomike, fushata parazgjedhore të bazuara në histeri, paraqitje e vazhdueshme në media, premtime revolucionare në vend të atyre evolutive, etj.

Advertisement

Siç shihet nga kjo që cekëm më lart, populizmi nuk mund të konsiderohet si mjet i nevojshëm, por në praktikë kemi një pasqyrë tjetër, përdorimi i populizmit është në nivel maksimal.

Për këtë gjendje deri diku fajtor është edhe profili mesatar i votuesit tonë vendor. Edhe pse ky profil ka përjetuar një evoluim pozitiv kohëve të fundit, ende është shumë larg profilit mesatar të votuesit nga shtetet me traditë të theksuar të demokracisë. Kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë, me reformat të cilat dalëngadalë po zhvillohen dhe jetësohen në vend me qëllim të arritjes së standardeve për anëtarësim në institucionet dhe sistemet euroatlantike, do të rritet niveli mesatar i vetëdijes dhe kulturës politike tek votuesit i ndjekur me rritje të nivelit të moralit politik të subjekteve politike. Padyshim se në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi të ndjekim fushata politike të cilësuara me pjekuri dhe përgjegjësi të lartë, në të cilat elektorati do të mund të identifikojë cilësinë dhe prosperitetin e vërtetë e jo premtime boshe. Elektorati duhet të mos lejojë që të manipulohet, gjë që ka ndodhur në ciklet e kaluara zgjedhore, por duhet të jetë monolit në insistimin për plotësimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatave. Jam i paluhatshëm në mendimin se elektorati veç e “ka lexuar” strategjinë e manipulimit të kombinuar politiko-sentimental të masave të gjera si dhe të demagogjisë socio-ekonomike, të cilën në mënyrë të pamëshirshme e përdorë establishmenti ekzistues politik për t’i arritur objektivat e veta.

Populizmi politik është ngushtësisht i lidhur edhe me shumë çështje dhe kategori të tjera siç janë: morali politik, edukimi, niveli mesatar i ulët i kulturës së përgjithshme politike, gjendja socio-ekonomike dhe standardi jetësor, ideologjizimi dhe profilizimi i partive politike, zhvendosja e besimit në institucione në kahje pozitive, edukimi i elektoratit, sundimi i ligjit, etj. E njejta gjë vlen edhe për mediat të cilat janë ana e tretë dhe jo më pak e rëndësishme e këtij sistemi. Ekziston nevojë urgjente për ristrukturim të brendshëm të vetë mediave të cilitdo lloj me qëllim të informimit sa më objektiv, pa paragjykime dhe sterotipe të trashëguara nga sistemi i kaluar. Demokratizimi i mediave duke përjashtuar të gjitha ndikimet joparimore mbi veten, duhet të ndihmojë në procesin e eliminimit të populizmit nga agjenda politike e partive si dukuri e dëmshme për zhvillimin e përgjithshëm politiko-shoqëror të një vendi.

Morali politik është faktori kryesor i cili do të ndihmojë në çrrënjosjen e përdorimit të populizmit si mjet për të përfituar trupin votues. Vlerat e larta morale duhet të jenë atribute të të gjitha subjekteve politike serioze të cilat synojnë të udhëheqin shtetin në emër të popullit. Aspekti i moralit politik duhet të jetë princip themelor i fushatave dhe aksioneve postzgjedhore të partive politike. Nuk do të ishte e dëmshme edhe përfshirja e këtij parimi në platformat politike të partive me çka automatikisht do të rritej besimi i luhatur i votuesve ndaj partive, si dhe numri i paktë i qytetarëve në format e ndryshme të participimit të tyre në jetën aktive politike.

This article is from: