2 minute read

Strehimi i Isa Boletinit politikë, manipulim apo

Hajrullah Hajdari

Oficerët e intelegjencës malazeze në Sanxhak dhe Kosovë, na maj të vitit 1910, kanë lajmëruar se Isa Boletini më 6 maj, ditën e Shëngjergjit është paraqitur në skenën politike me 10.000 shqiptarë të armatosur! Pasi Isa kishte hyrë në territorin e Malit të Zi, konsulli i Malit të Zi në Shkodër, Dushan Gregoviqi, më 19 qershor 1910 e lajmëroi valiun e Shkodrës se Isa gjendet në Mal të Zi. Valiu e luti konsullin që ky emigrant i rëndësishëm shqiptar të largohet sa më larg kufiri turk, gjë të cilin konsulli ia premtoi, madje i tha se Mali i Zi është tokë e vogël dhe ai kurrë nuk mund të jetë larg kufirit të sulltanit. Qeveria e Malit të Zi u ndikua nga kërkesa e valiut të Shkodrës dhe Isën nuk e vëndosen në Podgoricë por në Nikshiq. Është interesant të theksohet se po i njëjti konsull i sugjeroi minisrit përkatës se “nuk do të ishte keq që Isa Boletinit t’ia lehtësojmë rrugën deri te kryengritësit e Krasniqes për të cilët prania e Isës do të ishte e një rëndësie të veçantë. Kjo tregon se politika malazeze që në fillim kishte për qëllim që të manipulojë e shfrytëzojë Isën për interesat e tyre. Por si do të shohim më vonë Isa gjatë gjithë qëndrimit të tij në Mal të Zi nuk u manipulua, ishte vigjilent dhe asnjëherë nuk u bë pjesë e lojrave të ndyra për llogari të Malit të Zi.

Advertisement

Siç dihet Isa u largua nga Mali i Zi në prill të vitit 1911. Në mars të vitit 1911, te emigrantët shqiptarë në Mal të Zi u hap lajmi se Malësia e Shkodrës kishte filluar kryengritjen dhe ka sulmuar postat turke në drejtim të Tuzit. Ky lajm ishte befasues për Isën me shokë, sepse me krerët e Malësisë e sidomos me Ded Gjo’ Lulin e Mehmet Shpendin kishin një marrëveshje për këtë veprim. Nuk ishin lajmëruar as kosovarët dhe e gjitha kjo ngriti dyshimin e madh se kjo ishte një lojë apo dredhi e Krajl Nikollës. Kjo u bë e qartë shumë shpejt pasi vetëm disa ditë më vonë Krajl Nikolla thirri Isa Boletinin, Sulejman Batoshën me shokë dhe u tha se edhe ata duhet të nisin sulmin drejt Kosovës duke potencuar që fillimisht të marrin Plavën e Gucinë. Kjo nuk i pelqeu Isës dhe pasi u shpreh se për momentin Kosova s’është në gjendje të luftojë, ndër të tjera i tha Krajl Nikollës: “Ndoshta njëherë ato vende i marrim, por nuk do të mundemi me i mbajt”! Krajl Nikolla ndërhyri përsëri duke u thënë: “ Ju duke i marrë vendet vazhdoni përpara, ushtria ime iu vjen mbrapa e i mban vendet”. Isa e kuptoi mirë qëllimin, lojën dhe intrigat e Krajlit të Malit të Zi, por edhe veprimet e liga të disa krerëve malësorë dhe duke i thënë krajlit: “Gospodar, na falni, po na nuk luftojmë me ndjekë njënin për me sjellë një tjetër” vëndosën të lëshojnë Malin e Zi e të kthehen në malet e Kosovës. Duhet theksuar se gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Isa mbante lidhjet me të dërguarin turk Sadredib beun i cili u kishte dhënë besën se nuk do të internohen në Azi të Vogël dhe lirisht mund të kthehen në Kosovë. Ndoshta edhe kjo ndikoi që ai të kthehet në Kosovë. Ndërkohë, sigurisht nga Cetina ishte përhapur lajmi se Isa Boletini dhe Sulejman Batusha janë dorëzuar, gjë që s’ishte aspak e vërtetë, por intrigë e vet Gospodarit të Malit të Zi. Sipas studiuesit Bogumil Hrabak, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha, pasi ishin armatosur me pushkë ruse e kishin kaluar kufirin së bashku më 250 ushtarë. Pasi mbërritën në fshatin Batushë, Isa dhe Sulejmani i ndanë disi rrugët pasi Sulejmani ishte për autonomi të shqiptarëve ndërsa Isa kishte kombinime të tjera. Malazezët nuk e linin rahat (të qetë) Isën dhe herë pas herë i dërgonin atij emisarë të veçantë me kërkesë që kryengritja në Kosovë të fillojë. Kështu në pjesën e parë të majit 1911, i dërguari i Gospodarit Millovan Knezheviq, u takua me Isën në fshatin Bjelajë afër Deçanit, ku qëndroi 5 ditë. Isa nuk i premtoi se do të niste kryengritjen, së paku deri sa të shkri-

This article is from: