
4 minute read
në Mal të Ziapo interes i ndërsjellë?
hej bora në bjeshkë! Të njëjtën kërkesë Isës ia kishte bërë edhe mutasherifi i Pejës kur kishte ardhur në Isniq. Në ndërkohë, anëtari gjykatës në Pejë, Jovan Angjellkoviq, kishte dërguar të besueshmit e tij në nahijen e Beranës që të organizojë malazezët e atjeshëm për luftë. Siç shihet qëllimi i Malit të Zi ishte që duke përdorur Isën, kryengritja në Kosovë të fillojë sa më parë. Në pjesën e parë të muajit gusht të vitit 1911, Isa Boletini u gjend në fshatin e lindjes, në Boletin, nga ku pasi mësoi se gjyqi nuk e ishte liruar, kaloi në territorin e Novi Pazarit. Deri në fund të vitit 1911, sigurimcat malazezë nuk i përcillnin lëvizjet e Isa Boletinit!
Ka gjasa që Krajl Nikolla kishte vëndosur kontakte me njerëz në zë në Kosovë. Kështu fshatarët e rrethit të Pejës që në fillim të vitit 1912 furnizoheshin me armë nga Mali i Zi. Këto lajme vërtetohen edhe nga valija i Kosovës në Shkup, Austriakët, duke luajtur me letrën e kundërthënieve shqiptaro-sllave mundoheshin ta bindin Portën e Lartë për furnizimin me armë të shqiptarëve nga Mali i Zi, ndërsa i dërguari i Italisë në Cetinë e lajmëroi qeverinë italiane se Shqipëria e Mesme është pothuajse nën ndikimin e Krajl Nikollës dhe se prej atij varet a do të ketë trazira.
Advertisement
Në muajin shkurt të vitit 1911, Isa Boletini sigurisht për zgjedhjet e ardhshme bëri marrëveshje me shumë shqiptarë në zë. Në atë kohë deputeti popullor
Sait Hoxha deklaroi për gazetën e Sofjes “Pravo” se edhe pse shqiptarët luftojnë për interesat e tyre kombëtare ata nuk do të punojnë kundër interesave të shtetit. Për këtë arsye, thekson ai, Isa Boletini e ka lëshuar Malin e Zi dhe për të njëjtën arsye populli nuk i ka përkrahur malësorët katolikë dhe as ata myslimanë që kanë mbajtur krahun e Malit të Zi.
Kur në prill të vitit 1912 filloi kryengritja në krahinën e Gjakovës, sipas të dërguarit italian në Beograd, valiu i Kosovës kërkoi të takohet me Isa Boletinin, gjë që e bëri më 15 maj. Pas takimeve në Sokolicë dhe Prekaz ku u vendos që Bajgora dhe Drenica t’u bashkëngjiten kryengritësve, më 17 maj 1912 u mbajt një konsultim i krerëve të Kosovës Veriore, në të cilën mori pjesë edhe Isa. Isa hyri në Shtabin kryesor të kryengritësve që ishte vendosur në Junik. Gazeta “Vardar” e Shkupit, më 23 maj 1912, shkruan se Isa Boletini me udhëheqësit e kryengritjes janë për “krahinën e veçantë autonome”. Isa merr pjesë edhe në takimin e madh në Junik (21-25 maj 1912) ku u formuluan disa vendime të rëndësishme për shqiptarët, ku pika e parë ishte përcaktimi i kufijve të Shqipërisë dhe futja e shqiptarëve në administratën publike dhe jetën kulturore në viset shqiptare. Për luftën e mëtëjme Isa Boletini u mbështet në ndihmen që do të marrë nga Serbia e jo nga Mali i Zi. Ai bashkëpunoi me shumë patriotë shqiptarë si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Riza beg Kryeziu e të tjerë. Mori pjesë në marrjen e Prishtinës, në luftën e Ferizajit dhe organizoi kryengritjen në Gjilan dhe në mënyrë triumfale hyri në Mitrovicë. Isa mori pjesë edhe në marrjen e Shkupit. Hasan Prishtina e thërret Isa Boletinin të kthehen në Prishtinë pasi Porta i kishte pranuar të gjitha kushtet e parashtruara, por ai u përgjigj se komisionerët do t’i presë në Shkup. Në Cetinë u mësua për lidhjet e Isës me Serbinë por nuk kishin mësuar për disponimin e tij kundër Malit të Zi. Por, Isa së shpejti u distancua edhe nga Serbia sepse e kuptoi lojën e Serbisë e cila duke shfrytëzuar kryengritjen dëshironte të zgjërohej me vende shqiptare. Vullnetarët për luftë kundër Serbisë në krahinën e Mitrovicës i organizoi personalisht Isa Boletini. Pse Isa Boletini dhe emigrantët e tjerë shqiptarë kërkuan strehim në shtetin e vogël dhe të varfër të Malit të Zi? Së pari, gjeografikisht Mali i Zi ishte shteti më i afërt ku mund të vëndoseshin, së dyti situata politike në shikim të parë ishte pothuaj e njëjtë, sepse të dy palët tentonin të lirohen nga sun- dimi 500 vjeçar dhe të krijojnë shtetin e tyre të pavarur. Isës i duhej kohë për ndërmarrjen e hapave të mëtejshme, kështu që strehimi në Mal të Zi edhe për arsye të afërsisë, ishte zgjedhje e mirë. Krajl Nikolla e pranoi Isën sepse shpresonte se përmes tij do të shtrijë ndikimin edhe në terrenin e Kosovës, që ishte synim i tij i lig dhe keqdashës. Ligështinë e tij Krajl Nikolla e tregoi kur u mundua të bindë Isën që të fillojë kryengritjen dhe se vendet e marra nga Isa me shokët e tij do t’i sigurojë ushtria malazeze, pra shfaqi haptas pretendimet territoriale ndaj viseve shqiptare. Isa për të mos rënë në grackë të Nikollës, sipas gjasave, edhe nga Nikshiqi dhe Cetina kishte mbajtur kontakte me mbështetësit e tij në Kosovë dhe posa e muar vesh lojën hileqare të Nikollës por edhe të disa malësorëve, u largua nga Mali i Zi.
Isa përsëri në vitin 1915 ishte i detyruar të kthehet në Mal të Zi. Ai dëshironte të shpetojë jetën e vet dhe të shokëve të tij, ndërkaq Gospodari dëshironte që të hakmerrej ndaj gjakpirësit serb, siç e kishte cilësuar ai, për bashkëpunimin me Serbinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër Isa nuk i kishte shërbyer për qëllimet për të cilat ai e kishte mirëpritur e që ishte shtrirja territoriale e Malit të Zi në tokat shqiptare. Kjo mund të ishte edhe arsyeja pse konsulli malazez Aleksa Gjukanoviq e solli Isën përsëri në Cetinë. Siç dihet Isa u vra befasisht në pritë nga xhandarmeria malazeze në momentin kur Mali i Zi po shkonte drejt humbjes së sovranitet shtetëror. Sot e kësaj dite arsyeja dhe ekzekutori nuk dihen. Bogumil Hrabrak thotë se Isa u vra nga frika se ai do të merrte qytetin e Podgoricës! E pamundur me aq pak njerëz të merrej Podgorica ku tashmë kishte hyrë ushtria austriake. Sidoqoftë marrëdhëniet e Isa Boletinit me Krajl Nikollën kanë qenë të qarta: çdonjëra palë ka dashur të shfrytëzojë palën tjetër, prandaj ato marrëdhënie nuk u shkëputën tërësisht deri në vrasjen e Isës.