1 minute read
Tabu shqiptare e
Në vitet e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, intelektualja, artistja, piktorja, shkrimtarja, historianja, antropologia dhe udhëtarja e famshme britanike Edit Durham (1863-1944), erdhi ta vizitojë dhe ta njohë nga afër Ballkanin, dikur djep të kulturës evropiane, kurse në kohën e saj gropë e prapambetjes së kontinentit. Rezultat i udhëtimeve dydekadëshe janë librat që hedhin dritë mbi kulturën dhe traditat e ballkanasve, veçmas ato mbi kulturën, fiset, ligjet, zakonet dhe besëtytnitë e shqiptarëve të Malësisë së Veriut. Me veprat: “Shqipëria e Epërme”, “Brenga e Ballkanit”, “Lufta për Shkodrën”, “Ngatërresa 20-vjeçare ballkanike”, “Përmes tokave të Serbisë”, “Për fiset, ligjet dhe zakonet e ballkanasve” dhe me shkrimet që botoi në revistat e njohura britaneze, Edit Durham e bëri të njohur çështjen shqiptare dhe e përkrahu të drejtën tonë për krijimin e një shteti të pavarur në kufijtë e natyrshëm. Kurorë e veprave në fjalë është përmbledhja e artikujve dhe letrave të zgjedhura të zonjës Durham “Shqipëria dhe Shqiptarët”, e përkthyer në shqip dhe e botuar më 2001 nga historiani dhe studiuesi i mirënjohur shqiptaro-britanik Bejtullah Destani.
Kontributi i zonjës Durham për internacionalizimin e çështjes shqiptare vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm edhe në kohën tonë. Ajo si rrallë ndonjë studiues/e tjetër, është preokupuar edhe me tiparet e karaktereve kolektive të etnive ballkanase, botëkuptimet, virtytet, cenet, besimet, besëtytnitë dhe tabu-të e shpërndarë pothuajse në gjithë Ballkanin.
Advertisement
Në kapitullin VIII të veprës “Për fiset, ligjet dhe zakonet e ballkanasve”, ajo shkruan për tabu për emrat, për ushqimet, për flokët, për të treguar fytyrën, për të huajt, për hekurin etj. Këto tabu s’janë tjetër pos ndalime për të kryer një veprim të caktuar, për të zënë në gojë një fjalë, për të përdorur një send etj., sepse ndryshe pasonin ndëshkimet nga fuqitë e mbinatyrshme.
Sipas E. Durham tabuja për emrat (frika për të përmendur emrin e anëtarëve të familjes) ishte e parhapur edhe te shqiptarët edhe te sllavët. Bie fjala, nuset e reja nuk i thërrisnin njerëzit e familjes së burrit me emrat e tyre të pagëzimit, sepse kjo konsiderohej e turpshme. Në vend të emrave ajo shpikte nofka që shprehnin admirim dhe respekt. Në krahinat e Dukagjinit nuk ishte e këshillueshme të njihej emri i vërtetë i një burri. Në Bosnjë dhe në Mal të Zi e shtynin pagëzimin e foshnjave për dy-tri vjet dhe e thërrisnin me një nofkë që shpesh u mbetej për tërë jetën. Tabu shumë e përhapur gjithandej Ballkanit ishte dhe ajo për ushqimin. Sllavët ortodoksë e hanin mishin e derrit, por e shihnin me neveri mishin e breshkës, që preferohej nga katolikët e Dalmacisë dhe Shqipërisë. Katolikët, ortodoksët dhe myslimanët e konsideronin mishin e kalit si shumë të papastër. Në Dalmaci mishi i viçit