2 minute read

e ballkanase

konsiderohej i neveritshëm. Myslimanët e Ballkanit e kanë të ndaluar me fe mishin e derrit, të cilin nuk e fusin kurrë në gojë. Tabuja për ushqimin shkon edhe përtej kësaj që u tha më lart. Gratë e morlakëve të Dalmacisë nuk hanin kurrë bashkë me burrat. Ato qëndronin me përulje rreth tavolinës, duke hequr ose duke sjellë ushqime, por pa guxuar të uleshin as për një çast. Edhe te malësorët shqiptarë ishte poshtërsi të haje me gratë. Nëse ndonjë burrë e lejonte gruan të hajë me të, ajo (gruaja) konsiderohej e pacipë. Zonja Durham përmend rastin që i ndodhi në Vuthaj (fshat i banuar me shqiptarë të besimit mysliman), ku iu lejua të hajë në sofrën e burrave vetëm pasi u mbajt një mbledhje shumë e gjatë dhe u konstatua se ajo është një mysafire tepër e rëndësishme që mund të trajtohej në një shkallë me burrat.

Një tabu shumë e përhapur mes popujve të Ballkanit është edhe ajo për të treguar fytyrën. Edit Durham thotë: “Gratë që mbuloheshin më tepër nga të gjithat, ishin ato të sl- lavëve myslimanë të Mostarit dhe të Sarajevës. Ndërkaq gratë myslimane të fiseve malësore të Shqipërisë nuk e mbulojnë fytyrën kurrë; ato vijnë në treg dhe bëjnë pazare me çdo burrë; fytyrën e kanë të ekspozuar më tepër se shumë të krishtera. Në qytetet që ishin nën administrimin e nëpunësve turq, gratë e të cilëve bënin modën, të gjitha myslimanet shqiptare ishin pak a shumë të mbuluara. Në Ulqin kjo ishte e theksuar dhe ua kalonin pothuajse edhe atyre të Mostarit. Mbulimi i plotë ose i pjesshëm i fytyrës nga gratë nuk ka qenë dukuri e panjohur as në Greqinë e Lashtë… Në Shkodër, më 1901, të gjitha gratë e martuara katolike vinin një vel të gjatë e lidhëse që e mbërthenin në pjesën e poshtme të fytyrës dhe e palosnin mbi kokë. Edhe vajzat e pamartuara katolike e mbështillnin kokën me një pëlhurë të trashë pambuku. Shumica e femrave të fshatrave ortodokse, si bullgare ashtu edhe greke, vinin mbi kokë një shami të madhe dhe dy cepat e gjatë i mbështillnin rreth gojës. Në këtë mënyrë e mbulonin gojën edhe vajzat malazeze dhe gratë kato- like të Bosnjës…”.

Advertisement

Gjithnjë sipas zonjës Durham, mbulimin e kokës e bënin edhe burrat ballkanas. Ata flenin me koka të mbuluara edhe kur bënte vapë e madhe. Këtë e bënin nga frika e syrit të keq dhe shpirtrave të këqij që ishin me bollëk në Ballkan. Ata besonin se shpirti gjithmonë ikën nëpërmjet vrimave të kokës – hundës dhe gojës, ndaj merrnin masa paraprake. Ky zakon ishte i përhapur edhe në Lindje dhe bregdetin mesdhetar afrikan. Ata si pikë të rrezikshme e konsideronin edhe vrimën e veshit.

Këto dhe të dhëna të tjera interesante të lidhura me jetën dhe botëkuptimet e dikurshme të popujve të Ballkanit, që një herë e një kohë, nuk dalloheshin shumë nga njëri-tjetri, mund të lexohen në librat e autorëve joballkanas, si ato të zonjës Edit Durham, që gjërat nuk i kanë parë dhe nuk i shohin nga prizmi i politikave hegjemone, të cilat kanë prodhuar e prodhojnë paragjykime idiote për të justifikuar epërsitë e shpifura kulturore dhe zaptimet e tokave të tjetrit.

This article is from: