1 minute read

Himara, Greqia dhe

Në shek. XIV-XV dhe më pas, ishte praktikë e Perandorisë Osmane që disa krahinave të thella malore, ose pa rëndësi në aspektin ekonomik dhe politik t’u njihte një autonomi të kufizuar. Kjo ndodhi me Himarën dhe disa zona të tjera në Veri të Shqipërisë. Sulltani u njohu atyre të drejtën për t’u vetëqeverisur me “venome” (norma juridike zakonore). Por, nga ana tjetër këto rajone paguanin haraç dhe dërgonin kapedanët e bajraktarët e tyre sa herë që shteti osman kishte luftë. Pas 28 nëntorit 1912 ekzistenca e rajoneve autonome brenda shtetit shqiptar nuk kishte asnjë log- jikë. Në aspektin juridik ato nuk u njohën as nga “Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile”, që miratoi Qeveria e Vlorës më 22 nëntor 1913 dhe as nga Statuti Organik i hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në prill të vitit 1914.

Me nxitjen e qarqeve vorioepirote çështja e vetëqeverisjes së Himarës do të kthehet në problem serioz për shtetin shqiptar. Për të shmangur çdo ekuivok, qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjës do t`u bëjë disa lëshime himariotëve, siç ishte përjashtimi nga taksat etj. Kjo bëri që në sytë e opinionit brenda dhe jashtë vendit të lihej hapësirë për ta interpretuar këtë si një status i veçantë.

Advertisement

Administrata e kohës do të përpiqet disa herë për të shtrirë influencën e saj mbi Himarën dhe banorët e saj. Por reagimi i tyre që ishin mësuar prej shekujsh të vetëqeveriseshin ngjallte reaksion. Një praktikë e tillë jolegjitime do të marrë fund nga një qeveri po ashtu jolegjitime. Pas lëvizjes së qershorit 1924, Qeveria e Fan Nolit u tregua e vendosur për t`i dhënë fund vetëqeverisjes së Himarës. Ajo e konsideroi këtë si diçka anakronike. Sipas saj i gjithë vendi duhej qeverisur në mënyrë unike. Edhe Himara si pjesë e shtetit shqiptar duhej t`u nënshtrohej ligjeve të shtetit. Ky veprim ngjalli reagimin e Athinës zyrtare dhe shtypit grek, i cili ndezi një fushatë intensive për të mbrojtur Himarën “që lëngonte nën thundrën e një tiranie”. Madje, qeveria greke

This article is from: