1 minute read
Qeveria e Fan Nolit
nuk u mjaftua me kaq. Prefektura e Gjirokastrës informonte Ministrinë e Brendshme se në gjysmën e parë të shtatorit 1924, një luftanije greke ishte futur disa herë në Sarandë, duke shkelur normat ndërkombëtare. Më 23 shtator ajo ishte ankoruar në Spile të Himarës. Por komandanti i saj nuk ishte lejuar nga policia shqiptare të zbriste në tokë. Pyetjes se përse kishte ardhur, ai i ishte përgjigjur se kërkonte të takohej me administratorin lokal. Më 14 tetor 1924, Ministria e Brendshme informoi për këtë incident Ministrinë e Jashtme ku ndër të tjera e vinte në dijeni se “qëllimi i vizitimit s`asht tjetër veçse me i shtue guximin himariotëve tue i ba ata me pandehun se do të kenë përkrahjen e Greqisë në çashtjen e venomeve e se me dukjen e luftanijeve nëpër brigje do të frikësojnë qeverinë për të penguar programin e saj në drejtim të zbatimit unik të ligjeve”. E gjendur përballë këtij provokimi, Qeveria e Fan Nolit protestoi me anë të legatës shqiptare në Athinë. Një notë proteste iu dorëzua edhe legatës greke në Durrës, ku iu bë e ditur se asnjë luftanije greke nuk kishte të drejtë të shkelte ujrat shqiptare pa njoftuar dhe pa miratimin e autoriteteve shqiptare. Ministria e Brendshme u dha urdhër prefekturave të Vlorës dhe Gjirokastrës që të mos lejonin asnjë luftanije greke të shkelnin pa leje ujrat shqiptare.
Çështja e Himarës u bë objekt i diskutimeve edhe në Lidhjen e Kombeve. Përfaqësuesi grek,
Advertisement
Politis protestoi lidhur me “presionin e qeverisë shqiptare ndaj himariotëve”. Ndërsa drejtuesi i seksionit të minoriteteve në Lidhjen e Kombeve, Kolben, gjatë një vizite në Athinë u takua me ministrin shqiptar atje, të cilit i shprehu ankesat greke. Diplomati shqiptar i mohoi pretendimet e Athinës zyrtare. Gjithashtu, ai kundërshtoi çdo përpjekje për ta paraqitur Himarën dhe popullsinë e saj si zonë minoritare. Sipas tij, ajo ishte një rajon i banuar krejtësisht me shqiptarë.
Heqja e venomeve të Himarës dhe bashkimi i saj me administratën e shtetit shqiptar ishte arritja më e madhe e Qeverisë së Fan Nolit. Pas këtyre ngjarjeve, popullsia e saj do të bëhet pjesë organike e shtetit shqiptar.