1 minute read

Shtrejtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë

Inflacioni global është një tematikë e cila po sillet dhe risellet nëpër rubrikat e shumë gazeteva dhe të mediave online e audio-vizuale të vendit, rajonit, Evropës dhe botës. Rritja e inflacionit në periudhën e ardhshme ka ngre shqetësim për shumë ekspertë të disa kompanive evropiane të autobusëve dhe udhëtimeve, por edhe të autoriteteve të kërkimeve të karburanteve për shkak se Bashkimi Evropian do të ndërpresë lidhjet e tij energjetike me Rusinë, që konsiston në ndalimin e importeve të naftës siç është karburanti dhe produktet e tjera të cilat prodhohen nga nafta bruto në rafineritë ruse.

Në një artikull që Zëri i Amerikës ia ka kushtuar ditë më parë kësaj çështjeje, theksohet se ky ndalim i BE-se hyri në fuqi më 5 shkurt, ndërsa vjen pas embargos ndaj qymyrit dhe shumicës së prodhimeve të naftës nga Rusia.

Advertisement

Artikulli vijon duke nënvizuar se ky ndalim nga ana e bllokut 27-anëtarësh ka rreziqe, sepse çmimet e naftës janë rritur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa këto çmime mund të rriten sërish për karburantin që luan një rol kyç për ekonominë globale.

Në lidhje me këtë çështje, njëri ndër përfaqësuesit e kompanisë gjermane të autobusëve dhe udhëtimeve është shprehur: “Ne po shpenzojmë shumë para për të qenë në gjendje të ofrojmë shërbimet tona”. Në këtë artikull theksohet se shtrejtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë, pasi që shumica e gjerave që njerëzit blejnë ose hanë, transportohen me kamionë të cilët kryesisht punojnë në naftë duke mundësuar kështu funksioninim e pajisjeve të

This article is from: