1 minute read
ndikon gjë
fermave, autobusëve të qytetit dhe pajisjet industriale dhe kështu duke ndikuar në rritjen e inflacionit i cili ka vështirësuar jetën në nivel global. Ndër të tjera, duke u ndalur tek pyetja se a do të rrisë kjo embargo çmimet e naftës për karburant, Zëri i Amerikës thekson se Evropa mund të kërkojë burime të reja për shkak se nafta shitet globalisht, si në SHBA, Indi ose në vende të Lindjes së Mesme dhe nëse kjo shkon pa probleme, atëherë ndikimi në çmime mund të jetë i përkohshëm.
“Evropa tashmë pothuajse ka përg- jysmuar importet ruse të naftës, nga 50% e importeve totale para luftës në 27%. Furnizuesit amerikanë kanë rritur dërgesat në nivele rekord, nga 34.000 fuçi në ditë në fillim të vitit 2022 në 237.000 fuçi në ditë deri më tani, sipas “S&P Global”, theksohet në këtë artikull.
Advertisement
Ndërkaq, zyrtari më i lartë i energjisë i BE-së, Kadri Simson ka thënë se tregjet kanë pasur kohë të përshtaten pasi ndalimi u njoftua në qershor dhe se evropianët gjithashtu duket se kanë rezervuar naftën ruse përpara afatit me importet që janë rritur muajin e kaluar.
“Ekziston një faktor ndërlikues: Grupi i Shtatë vendeve të mëdha demokratike po e diskutojnë vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse (dizel) që shkon në vende të treta, ashtu siç bënë për naftën e papërpunuar ruse. Ashtu si me naftën e papërpunuar, ideja është që të krijohet mundësia që edhe dizeli rus të vazhdojë tregtimin në tregjet botërore, por të reduktojë të ardhurat që përfiton Moska”, thekson artikulli.
Sipas të njëjtit artikull, nëse çmimi tavan funksionon siç pretendohet, flukset globale të naftës duhet të riorganizohen me Evropën që duhet të gjejë furnizues të rinj dhe me naftën ruse të gjejë klientë të rinj pa një humbje të madhe të furnizimit. Por është e vështirë të thuhet se si do të funksionojë çmimi tavan pa e ditur se ku do të vendoset çmimi dhe nëse Rusia do të hakmerret duke ndaluar dërgesat.
Ndërkaq edhe Hedi Grati, kreu i kërkimeve të karburanteve dhe rafinerive për Evropën në “S&P Global Commodity Insights”, është shprehur se përderisa eksportet ruse janë të kufizuara mund të shkaktojnë telashe në të gjithë procesion e riorganizimit . “Evropa do të konkurronte me importues të tjerë të mëdhenj dhe kjo do të shkaktonte presion në rritje mbi çmimet”, ka thënë Grati.
Artikulli vazhdon më tutje duke pasqyruar se çfarë ndimi do të kishte një çmim tavan, çfarë ndodhë nëse benzina bëhet më e shtrenjtë dhe çfarë mund të shkojë keq?! t. u.