2 minute read
Monumentet e kultit katolik në Anë të
Objektet e kultit në
Famullinë e Klleznës
Advertisement
Në Anë të Malit rrethanat historike kanë bërë të mundur të kultivohen dhe bashkëjetojnë tri komunitetet fetare - katolikë, myslimanë dhe ortodoksë. Këta të fundit janë një komunitet fare i vogël, prandaj ata në këtë zonë me shumicë dërmuese të popullsisë të besimit islam nuk kanë pasur objekte të tyre fetare. Gjurmët kulturore të besimit katolik
Materialet dokumentare kishtare, burimet e tjera të shkruara dhe gojëdhënat që janë ruajtur dhe tregohen nga banorët e moçëm vendas, shprehin zhvillimin e jetës kulturore të Anës së Malit edhe nëpërmjet ngritjes së disa objekteve të kultit në Famullinë e Klleznës me vlera arkitekturore dhe artistike. Përveç rëndësisë që paraqesin në aspektin fetar, objektet e kultit të kësaj famullie janë në qendër të interesit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Thuhet se në Kllezën ka pasur shumë kisha, kurse tani janë tri, një në Kllezën Poshtë dhe dy të tjera në Kllezën Nalt.
Gjurmët kulturore të besimit katolik janë pasqyruar në ndërtesat e kultit si edhe në objektet e ndryshme fetare të cilat, përveç se janë dëshmi e kultivimit të besimit fetar përfaqësojnë edhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore për trevën dhe për gjithë trashëgiminë kulturore janë pasqyruar në ndërtesat e kultit si edhe në objektet e ndryshme fetare në Shas dhe në Famullinë e Klleznës, të cilat përveç se janë dëshmi e kultivimit të besimit fetar, përfaqësojnë edhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore për trevën dhe për gjithë trashëgiminë kulturore. Besimtarët islamë, katolikë dhe ortodoksë të Anës së Malit në vazhdimësi i kanë kushtuar rëndësi fesë dhe kanë ditur të vlerësojnë, ruajnë dhe të ndërtojnë objektet e tyre fetare. Kisha dhe xhamia, apo shtëpia e Zotit, është ajo që i lidhi anamalasit të besimit islam dhe katolik me Krijuesin - Zotin - Allahun.
1. Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit
Kisha famullitare e Shën Gjon Pagëzuesit në Kllezën Poshtë (Klleznën e Poshtme), sipas dokumenteve kishtare të shkruara në Monografinë e Argjipeshkvisë së Tivarit, është ndërtuar në kohën e famullitarit Zef Kiri (1864-1872). Aty thuhet se kjo kishë të cilën klleznorët e quajnë Kisha e Shëngjinit, është rindërtuar në vitin 187o, ndërsa është rinovuar në vitin 1888 dhe më vonë. Për shkak të dëmtimeve të mëdha të kishës të shkaktuara nga tërmeti i vitit 1979, shërbimet liturgjike janë kryer në kishën me qelën e vogël barakë, dhuratë e Karitasit gjerman në vitin 1980. Rindërtimi i kësaj kishe me nismën e Imzot Simon Filpaj I dhe Ordinariatit të Tivarit, ka përfunduar më 30 maj 1998 në praninë e bamirësve nga Gjermania (Famullia e Shën Chritophor-it).
2. Kisha e varrezave - Shna Prendja
Kishëza e Shën Prendes në Kllezën Nalt ka qenë kishë varresh dhe është quajtur vendi i bekuar i varreve. Edhe këtë kishë famullitare e ka rrafshuar krejtësisht tërmeti. Kishëza e re e mjaft e bukur e Shna Prenës u ndërtua me mjetet financiare të klleznorëve në mërgim, në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe klleznorëve që jetojnë në Komunën e Ulqinit në vitin 2002. Rreth kësaj kishëze, të cilën e kanë rrënuar dy tërmetet e fundit të fuqishëm, janë varrezat e klleznorëve të punuara me gurë të lashtë e të gdhendur dhe me mermer, të rrethuara me mur betoni. Kjo kishë e cila e hijeshon fshatin e vogël Lulaj-Kosiq, ka një kryq në maje punuar prej mermeri të bardhë, kurse sipërfaqet e varrezave pranë saj janë zmadhuar duke i shtuar një pjesë të tokës përreth që, siç shkruan Rrok Mark Dush Shkreli në librin e tij “Në valët e jetës” , ia ka falur kishës e shoqja e Gjon Tomë Harapit. Kishën dhe murin rrethues, sipas këtij burimi, e ka punuar punëmarrësi Ndoci i Filip Ndocit Filipaj prej fisit të Markushejve të Klleznës Poshtë.
3. Kisha e Shën Nikollës
Kjo kishë e cila ndodhej në një kodrinë sipër fshatit Kosiq, poshtë malit të Millës, në fshatin e vogël Lulaj sipas shënimeve të Dom Simon Filipaj, marrë nga një besimtar i besimit islam, është kisha më e vjetër e