1 minute read

Prioritet, promovimi i vlerave vendase

Tuz – Viti i kaluar për Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, vlerësohet si një vit i suksesshëm kur bëhet fjalë për pasurimin e jetës kulturore e artistike të banorëve vendas me organizimin e ngjarjeve të shumta dhe të ndryshme.

Pas kapërcimit të vështirësive financiare që ky institucion përballej para se në janar të vitit të kaluar të mëvetësohej dhe të menaxhohej nga Komuna e Tuzit, ky institucion po vazhdon veprimtarinë e tij sipas planit të paraparë dhe me sukses.

Advertisement

Drejtori i kësaj qendre, Vasel Berishaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, thotë se vitin e shkuar ka pasur një bashkëpunim konstruktiv me Komunën e Tuzit, me shoqëritë kulturore-artistike vendase, por edhe me institucione të shumta kulturore brenda dhe jashtë vendit.

“Kemi bashkëpunuar edhe me të gjitha qendrat shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe me institucione që nuk i takojnë botës shqiptare, pra me ato

This article is from: