1 minute read
Në garë shtatë kandidatë
Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën (19 mars 2023) në Malin e Zi. Përpos presidentit aktual Millo Gjukanoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve, në garë janë edhe Andrija Mandiq nga Fronti Demokratik, kryetari i Malit të Zi të
Bashkuar Goran Danilloviq, Jakov Millatoviq nga Lëvizja Evropa tani, kandidati i pavarur Jovan Radulloviq dhe Draginja Vuksanoviq – Stankoviq nga Partia Socialdemokrate.
Advertisement
Për të fituar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale duhet që një kandidat të fitojë mbi 50 për qind të votave. Megjithatë sipas parashikimeve, asnjëri prej kandidatëve nuk do të arrijë të fitojë shumicën në rrethin e parë. Shanset më të mëdha për të kaluar në rrethin e dytë të zgjedhjeve i ka Presidenti aktual Millo Gjukanoviq, si përfaqësues i krahut pro pavarësisë së Malit të Zi dhe politkës proevropiane. Nga ana tjetër, Andrija Mandiq, Aleksa Beçiq dhe Jakov Millatoviq do të luftojnë ndërmjet tyre për të siguruar kalimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë kandidat shqiptar për kryetar të Malit të Zi, ndërsa shumica e partive shqiptare nuk janë deklaruar se kë do të mbështesin në rrethin e parë të zgjedhjeve.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542 154 qytetarë, që përbën rreth 2000 votues më shumë se në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, kur të drejtë vote kanë pasur 540 026 qytetarë. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk e fiton shumicën në rrethin e parë, rrethi dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh, më 2 prill 2023.