1 minute read
sportist, poet
firmën e tij për shërbime mjekësore dhe infermierike.
Ndërkohë specijalizohet për degën e fizioterapisë.
Advertisement
Punon në klinikat e ndryshme rehabilituese në rrethin dhe qytetin e Frankfurtit.
Ka vite që Rifat Stankaj ka praksën e tij private në Frankfurt në zonën e vjetër të qytetit.
Njëkohësisht ka çelur ne Frankfurt Qendrën shëndetësore për mirëmbajtje dhe rehabilitim dhe shërbim ambulator. Kjo qendër sot administrohet nga vajza e tij Teuta.
Mbas një periudhe të gjatë kontributi në punën e tij dhe me artikujt e shumtë shkencorë, atij i jepet titulli Doktor i shkencave në menaxhim shëndetësor.
Ështe ekspert për mjekësinë inten- sive si dhe në fushën e fizioterapisë, ku edhe aktualisht vazhdon të punojë.
Gjithashtu në praktikën e tij private trajtohen sportistat të mirënjohur.
Në aktivitete shoqërore Dr. Rifat Stankaj ka dhënë dhe jep një kontribut të vecantë në SCANJ (Shoqatë Joqeveritare ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë).
Aktivitetin e vet shoqëror e kurorëzon në vitin 2014 me funksionin e kryetarit të Shoqatës Montehes.
Që prej 38 viteve vazhdon të punojë me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të pacientëve në Qendrën shëndetësore të tij dhe më gjërë.
Takimi në Port Milenë
U nisa të shkoj për t’u larë në det te
Kepi i Gjeranave në fillim të Plazhit të Madh. Pas disa viteve u takova me Rifat Stankaj. Ishte duke u kthyer nga plazhi me bashkëshorten... Biseduam në këmbë.
“Do të bashkëpunojmë prapë. Jam duke përgatitur diçka të re”- tha Rifati.
Në fund
Rifat Stankaj u takon intelektualëve të gjithanshëm. Poet, biznesmen, fizeoterapeut. Në përgjithësi, mërgimtar i sukseshëm në Gjermani.
Njëkohësisht, urë-lidhëse ndërmjet njërëzve tanë në Gjermani me vendlindje.
(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)