1 minute read

QKI “Malësia” shënoi 7 MarsinDitën Kombëtare të Mësuesit

Ky është viti i dytë që Qendra Kulturore-Informative “Malësia” organizon garë në recitim në

Ditën Kombëtare të Mësuesit, ndërsa synimi i organizatorëve është që këtë garë ta bëjnë tradicionale, duke pasur për qëllim që t’i përkujtojnë kolosët e shkollës së parë laike shqipe, dhe njëkohësisht t’i shijojnë emocionet e nxënësve

Advertisement

Tuz – Qendra Kulturore-Informative “Malësia”, me rastin e 7 Marsit - Ditës Kombëtare të Mësuesit organizoi garën në recitim me moton “Poezia na bashkon” për shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, por edhe për shkollat e mesme të Koplikut, Bajzës dhe Tamarës.

Në këtë garë morën pjesë nga dy nxënës/e nga shkollat fillore (një nga cikli i dytë dhe një nga cikli i tretë), kurse nga shkollat e mesme mori pjesë nga një përfaqësues.

Në përfundim të kësaj gare, ku nx- ënësit e pranishëm lexuan poezitë e tyre përpara jurisë së përbërë nga Eliona Kodra-Shkreli, Edina Mustafiq-Avdiu, Nikollë Camaj dhe Idriz Gjokaj, u shpallën fituesit e kësaj gare.

Nga cikli i dytë, vendi i parë i takoi nxënëses Shpresa Shabaj; vendi i dytë Bora Kurtit; vendi i tretë Ermina Dragoviqit.

Nga cikli i tretë, vendin e parë e zuri nxënësja Ardena Gjonbalaj; vendin e dytë Aldan Mucoviq; vendin e tretë Suzana Lucaj.

Ndërkohë nga shkollat e mesme, vendi i parë i takoi nxënësit Anton Arapaj; vendi i dytë Mersiha Lleshit, ndërsa vendi i tretë Kristina Gjonajt.

Ky është viti i dytë që Qendra Kulturore-Informative “Malësia” organizon garë në recitim në Ditën Kombëtare të Mësuesit, ndërsa synimi i organizatorëve është që këtë garë ta bëjnë tradicionale, duke pasur për qëllim që t’i përkujtojnë kolosët e shkollës së parë laike shqipe, dhe njëkohësisht t’i shijojnë emocionet e nxënësve.

This article is from: