1 minute read
Pasurim i fondit libror në gjuhën shqipe
Dhurimi i librave është pjesë e aksionit për pasurimin e fondit libror në gjuhën shqipe të bibliotekave në trevat shqiptare në Malin e Zi. Biblioteka Popullore në Plavë ka një numër shumë të vogël të librave në gjuhën shqipe, sidomos në raport me fondin e librave në gjuhën malazeze
Plavë - Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” kanë dhuruar libra për Bibliotekën Popullore në Plavë, e cila funksionon në kuadër të Qendrës së
Advertisement
Kulturës “Husein Bashiq”. Ceremonia e dorëzimit të librave është zhvilluar të martën, më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit.
Dhurimi i librave është pjesë e ak- sionit për pasurimin e fondit libror në gjuhën shqipe të bibliotekave në trevat shqiptare në Malin e Zi.
Drejtori i Qendrës së Kulturës “Husein Bashiq” në Plavë, Vlladimir Knezheviq, ka falënderuar për donacionin si dhe ka nënvizuar rëndësinë dhe vlerën e tij për lexuesit. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kanë premtuar se edhe në të ardhmen do të vijojnë me aksione të dhurimit të librave për Bibliotekën në Plavë dhe bibliotekat tjera të qyteteve ku jetojnë shqiptarët dhe bibliotekat e shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Biblioteka Popullore në Plavë ka një numër shumë të vogël të librave në gjuhën shqipe, sidomos në raport me fondin e librave në gjuhën malazeze.