2 minute read
Malësorët votuan për
Në zgjedhjet lokale në Malësi, që u mbajtën më 5 mars nuk ndodhi ndonjë befasi, por u verifikua ashtu siç pritej - fitorja absolute e Forumit Shqiptar duke vazhduar të udhëheqin me Komunën e Tuzit edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke dëshmuar se komuna e pavarur arsyetoi ekzistimin e saj në çdo aspekt që u mbeshtet nga qytetarët e Malësisë në shenjë vlerësimi për qeverisjen dhe investimet e realizuara në favor të qytetarëve të saj ndryshime sasiore sipas subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Kështu atëherë Forumi Shqiptar (ASH, LDSH, UDSH,) ka fituar 3.682 vota (47.2%) dhe 16 këshilltarë, nga del se pas katër vitëve ka pasur rritje prej 600 votash (14%).
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 5 mars, kanë marrë pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, ku të drejtën e votës prej 12.387 qytetarëve e kanë shfrytëzuar 8.245 qytetarë apo 66.63% e tyre. Qytetarët kanë votuar në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 keshilltarë në kuvendin komunal dhe këto ishin zgjedhjet e dyta në Komunën e pavarur të Tuzit.
Advertisement
Sipas rezultateve të publikuara nga KKZ, subjektet konkuruese kanë fituar këtë numër votash: Forumi Shqiptar (ASH, LDSH, UNSH, LDnëMZ) 4.282 vota (51.83%)-18 këshilltarë, Koalicioni “Rrugës së drejtë” (PDS, BS, UDSH, SD) 2.755 vota (33.35%)-12 këshilltarë, Demokratët e Malit të Zi 417 vota (5.05%)-1 këshilltarë dhe Partia
Socialdemokrate - Lëvizja për Tuz 333 vota (4.03%)-1 këshilltarë, ndërsa pragun elektoral nuk e kanë kaluar: Koalicioni Shqiptar (PD-FORCA) 189 vota (2.29%), PSP-160 vota (1.94%) dhe PDP-126 vota (1.53%), duke mbetur jashtë skenës së parlamentit lokal. Votuesit favorizuan Forumin Shqiptar Nëse krahasojmë votimet e para katër vitësh (2019), del qartë se kemi
Nga ana tjetër PDS në vitin 2019 ka pasur 2.461 vota (31.80%)-10 këshilltarë, Partia Boshnjake 953 vota (12.20%)-4 këshilltarë, Socialdemokratët 357 vota (4.58%)- 1 këshilltarë, ku gjithsej ishin 15 këshilltarë. Ndërsa Demokratët kanë fituar 245 vota apo 1 këshilltarë. Ndërsa në vitin 2023, ndonëse PDS ka dalë në zgjedhje në koalicionin e zgjeruar, ai është humbësi më i madh sepse nga 10 dhjetë këshilltarë në vitin 2019, tani ka rënë në 5 këshilltarë, ndërsa nga 3 kanë UDSH e PB, ndërsa 1 e ka SD. Rënia për tre këshilltarë nga 15 në 12, dëshmohet edhe nga numri i votave të përgjithshme nga 3.771 në 2.755 më pak për 1.016 apo 26.94%. Ndonëse një koalicion i tillë ka qenë premtues se do të jetë me potent, qytetarët e Malësisë nuk e kanë mbështetur siç kanë parashikuar ata. Malësorët dëshmuan se dijnë të qeverisin Si në vitin 2019, edhe tash në zgjedhjet e dyta lokale duke vlerësuar se bashkimi i subjektdeve politike ka përparësi në ruajtjen dhe mbajtjen e pushtetit lokal në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar ia arriti objektivave poli- tike. Madje kësaj here edhe më shumë, sepse qytetarët e Malësisë kanë hetuar ndryshimin nga qeverisja vendore për katër vite më tepër se disa dekada kur këtu ka udhëhequr PDS. Nuk ka si të ishte ndryshe, sepse vetëm miopët dhe maleciozët mund të mohojnë të arriturat katërvjeçare. Madje, qeverisja vendore nga kuadrat vendase dëshmoi se dijnë të udhëheqin dhe të menaxhojnë sikurse komunat e tjera me përvojë shumëvjeçare. Ndërsa tash qeverisjes vendore i mbetet të realizojnë ato objektiva të cilat janë nisur dhe nuk kanë pasur mundësi për t’i realizuar për shkaqe të ndryshme.
Malësia model për Ulqinin
Në saje të angazhimit dhe rezultateve të arritura, Malësia si model mund t’i shërbejë edhe Ulqinit jo vetëm në organizimin politik por edhe në fusha të tjera. Ndërsa bashkimi i subjekteve politike shqiptare në një koalicion parazgjedhor identik si Forumi Shqiptar në Tuz garanton sukses në zgjedhje. Por për diçka të tillë duhet vullnet politik për të vendosur në Ulqin pa animozitete personale e partiake, duke e cilësuar Ulqinin si qendrën e shqiptarëve për të vendosur në mënyrë autonome për pushtetin lokal. Çdo eliminim i vetvetës duke i dhënë përparësi Podgoricës, është nënshtrim politik me pasoja për identitetin politik të shqiptarëve në këtë mjedis. Mosgatishmëria për arritjen e një koalicioni për qeverisjen lokale në Ulqin nga sub-