1 minute read

për të ardhmen e tyre

jektet politike shqiptare në vitin 2018, është dëshmi se të tillat kanë dështuar në skenën politike lokale në kundërshtim me vullnetin e elektoratit në këtë mjedis, sepse votuesi shqiptar ata i ka mbeshtetur që të arrijnë një koalicion në mes tyre e jo ta mbeshtesin PDS-në për të qenë pjesë e koalicionit, madje edhe duke ia mundësuar për të zgjedhur kryetarin e komunës. Diaspora vlerë kombëtare Kur trajtojmë diasporën pikë referuese te shqiptarët në Mal të Zi mbeten diaspora nga Malësia e cila veçohet me organizimin dhe përkushtimin ndaj vendlindjes së vet. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse në diasporë kemi më shumë se sa në vendlindje, madje sipas disa të dhënave jashtë janë edhe tri Malësi të tjera. Ardhja e disa qindra malësorëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Malësi, pasoi pas suksesit të vitit 2019, ndërsa kësaj here suksesi nuk mungoi, duke i dhënë vulën fitores absolute të Forumit Shqiptar. Nuk ka dilemë se diaspora shqiptare ishte dhe ka mbetur ndërgjegja e kombit përkatësisht vlerë kombëtare. Votuan për veten Fitorja e pushtetit lokal në vitin 2019 dhe përsëritja e tillë edhe më 5 mars 2023, dëshmon së malësorët janë vetëdijësuar se duhet të votohen partitë shqiptare e jo të tjerëve jashtë Malësisë. Nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje ndaj Forumit Shqiptar konkurrent kryesor ka qenë Koalicioni “Rrugës së drejtë” i udhëhequr nga

PDS e M.Gjukanoviqit me mbeshtetje të tre partive tjera (PB, UDSH, SD). Por, si para katër vitesh edhe kësaj here malësorët vlerësuan më tepër Forumin Shqiptar, sepse mjaft kanë votuar për të tjerët. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse deri në vitin 2019, PDS-ja Malësinë e ka trajtuar si rezervuar votash për të mbajtur pushtetin në Podgoricë e jo për çështje të tjera, që është dëshmuar me mosinvestime e ngecje zhvillore e ekonomike, që ka ndikuar në emigrim të vazhdueshëm të shqiptarëve. Pikërisht një qasje të tillë injoruese, malësorët e denuan me votën e tyre, duke dëshmuar se qeverisja lokale me kuadrat vendase në komunën e pavarur është në favor të qytetarëve të Malësisë.

Advertisement

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

This article is from: